PDA

View Full Version : Vargje Dashurie


aferdita
23-04-04, 07:47
Lexo kete mesazh qe del nga shpirti im
e ne me do ruaje si kujtim.
Grise ne s'me do, beje cop e therime,
po bashke me te ta dish ke thyer zemren time.

************************


"Momentet kur me mungon me shume jane ato kur te mbaj ne krahet e mi..."


************************

Ai qe me shume me Merziti
me nxiu e me mundoi,
Ai njeri kurre nuk me"urreu"
e kurre nuk me "DASHURO"

Megjithese me lendove
deri ne qelizat me te thella te shpirtit,
nga zemra ime,
kurre ske per te dale.
Ti do te jetosh perjetesisht aty,
derisa ajo te dale.

*********************************

Per ty

Te shkruaj leter ty smundem,
S'mundem qofte dhe nje fjale
Do te trishtoheshe nga lotet perzier me germa,
E di, do shkreheshe patjeter ne vaj.
Por une nuk dua te te trishtoj ty
Ndaj po e pertyp te cmendurin mall.
Lotet po i derdh diku
Dhe letren po e dergoje te bardhe.

aferdita
01-05-04, 06:14
Dahuris se pare

Dashuria e pare nuk harrohe, apo jo?
Ti ke qen dhe ende je dashuria ime e pare
dhe dashuria ime me e madhe.
Sa shum net vaji kam bere per ty.Vetem per ty.....!
Sa shum kam bere perpjekje te te harroj, por sapo ti mbyllja syte,
ti ishe ne mendjen time. Mund ta dua dikend tjeter, por vetem me gjysm zemr,
gjysma tjeter pergjithmon eshte jotja.
Ne nuk jemi bashk. Megjtihat dije se ti je dashuria ime e par, e cila kurr nuk
harrohet!!!

aferdita
08-05-04, 07:00
Heshtja me dhemb

Koha po kalon e vuajtjet e mia gjithnje e vin duke u shtuar.
mundohem t'i shkruaj disa fjal te bukura,
por ti prap hesht. Heshtja te duket menyra me e bukur ne jete!
Perse nuk lufton per dashurin tende te jetes?!
Lufto se afer e ke burimin. Gjykoje veten, mblidhe veten se
qka je duke bere dhe mos rri ne heshtje!
Thuaje te verteten,te miren a te keqen ne syte e mi.

Dr. Leone
27-05-04, 12:14
Afėrdita te pershendes per keta poezi shum te bukura me domethenje shum temir edhe shum prekese dhe ja ne shenje pershendetje dhe urimi per keta poezi te postoj edhe un ty njje poezi.

TE PRES ME KURORE

cdo mengjes
e vej gishtin mbi daten e dites
i humbur

cdo mengjes
e vej giashtin ne mes te mendimit
si kujtim ia le vijat e identifikimit

cdo mengjes
mendoj
per mengjesin nen hije

cdo mengjes
ngritem me ankth mendimesh
per te kthjellur mjekulliren

cdo mengjes
i hapi syt per te mprehur shikimin
ne realitetin ngjyrndryshem

cdo mengjes
e vet gishtin mbi daten e dites
per te par fuqin e shpirtit
ne dridhjet e buzes se njome ne pritje
gjer ne bashkimin e enderres me realitet

cdo mengjes

Me respekt
Dr. Leone

abi_bbc
02-06-04, 19:38
"Te dua shpirt
Shum larg te kam
Me kilometra
Pore ne zemer

Ase me milimetra
Asgje nuk du prej teje
Vetem me te pase afer meje"

tung ju pershendes te gjithve kalofsh mir ne net tungi

abi_bbc
02-06-04, 19:41
copeza "Dashurie" !!!
--------------------------------------------------------------------------------

copeza "Dashurie"

Te Shtune u martove
te Djele muajin e mjaltit mbarove
te Hene ne pune shkove
te Marte u baresove
te Merkure sec deshtove
te Enjte n'pazar u harrove
te Premten burrit syte c'i nxorre
po shyqyr nga gjumi u zgjove
dhe ketij ankthi i shpetove.


* * *
Syte e tu te bukur
e moren ne qafe,
teksa ecte e t'veshtronte
... me makine e shtypi nje plake.

* * *

Lule me lule shkonte
si bleta nektarin leshonte
por tek lulja Side
shpejt e lane fuqite...

* * *

O shpirt ,o yll, o drite
pse je kaq e mire?
Po .. c'e do,
jam i verber e s'shoh dot nga syte.

* * *

Te putha, me puthe,
gjuhen ta kafshova
ti dhembet mi ngule,
te rashe me shpulle
ti me grusht ma fute.
Hmm... here tjeter
arbiter do marrim, patjeter.

* * *
Ai e qerasi, e cfare nuk i dha:
amaro, krem uiski
birre e shampanje,
kur llogaria erdhi
i tha asaj te paguaje kte rradhe.

* * *
Vjehrri nusen lavderonte
dhe me gishtat e dores
vetite ja numronte:
e mire ,puntore ,e ndershme
e thjeshte dhe e lezetshme....

* * *
Nje trendafil te kuq i solli
por pa gjethe ne kercell,
vajza e pa me habi
por djali shpejt ja perkthen:
"pa rroba ne trup ti me shum' shkelqen".

* * *
Asaj i propozoi,
i tha se do vetvritej
po nuk i pranoi.
Vajza, Jo- i tha,
dhe Ai vdiq,
por pas 60 vjetesh ama.

* * *
100 lek per te folur me ty
2000 per te chat-uar te dy
500 lek per te ardhur tek ti
... le qe s'po vij fare se po bika shi.

Ca pika shiu rane mbi qelq
dhe une per ty se c'ndjeva mall
hajde ti tek shpia ime
pastro xhamat per merak.

****
Ish i dashuruar,
me krahe ishte bere
shpirti lart i fluturoi
derisa ... dikush e qelloi,
nje gjahtar ne toke e rrezoi,
por pastaj falje i kerkoi
per zog te madh ai e kujtoi
dhe nje keshille i ofroi:
qe shume lart te mos shkonte
se mendja me s'do i punonte.

* * *
Vrapoi se mos e kapte
e me ze te larte therriste,
per nje cast mendoi se e arriti
por, i iku dhe nuk e priti.
U kthye mbrapsht se e dinte:
"autobuse" ka plot ,
nje tjeter do vinte.

* * *
Nje lule dele mori
dhe petalet nisi ti heqe
me do ,s'me do
thoshte per cdo njeren flete.
Kur hoqi te fundit shume u gezua:
me do, ajo me do mua-bertiti
dhe me vrap shkoi
Miss Europes qe ti propozoje.

* * *
Shume vjet bashke kishin
dhe sa mire shkonin
ajo priste diten kur do kurorzonin'.
Me ne fund djali i tha:
Te dua... vertet qe te dua
por ,jo per grua.
Vajza e merzitur pyet:
mire, po ne kush do na marr'?
Djali tha se nuk e dinte
dhe ai k'te frike kishte
e shtoi fjalet qe vijojne:
te tjere duam
te tjere na duam
me te tjere perfundojme.

Sa here ne shtepi i shkonte
ai asaj ne qafe ju leshonte
e perqafonte... dhe fort e shtrengonte,
por here te tjera i kujdesshem u tregua
kur i thane se si pa dashje
motren binjake kishte ngaterruar...

* * *

Nje grua e ve 10 femije kishte
te gjithe me nje emer i therriste,
por kur ndonjerin femi ne vecanti kerkonte
atehere, bashke me emrin
edhe mbiemrin e ndryshem i shtonte...

* * *

Me pare ,byzylyk e ore i kish vene ne dore
per fejese,varese floriri i dhuroi,
per martese,unaze diamanti i dha,
kur u ndane edhe tatuazhin mbi trup ja kerkoi.

* * *

Ajo ishte e ndare ,
Ai beqar i lindur,
Ajo vec burra donte ,
Ai merrte viagra nga shtrati per tu ngritur,
Ajo nuk e dinte se c'burre kishte gjetur
mendja i ish mbushur vetem per tu lidhur,
Ai ish gezuar per infermieren e shumpritur...




tung ju pershendes te gjithve net tungi tungi

canabis
04-06-04, 01:46
ishte dit vere
4 dit mas pranvere
dola ne penxhere
te pash me tenxhere

me mahnite me bukurin tende
ma bere zemren me 26 kende
syt e tu te shkruar
asnjeher sme shikuan

Zemren ma pervlove
vdekjen ma afrove
gjyshja ime me kendonte
donte te me ndihmonte
por ajo nu reagonte

fillova te fantazoj
kinse me ty dashuri po qoj
9 here te putha ne goje
pastaj te lidha me toj

fantazmat prfunduan
dhe realitetin ma treguan
ti e imja kurr s'do te jeshe
qaj e qaj, e qesh e qesh.

>>>>>>NDOSHTA KJO POEZI , PER JU ESHTE E THJESHTE, NDONJI ME TE MIRE PRITENI NE VJESHTE, NDOSHTA TE KJO S'DO TA PERDORIM RIMEN PO BASHK ME FATIMEN , DO TE SHKRUAJM PER DIMER.<<<<<<

[/i][/b]

aferdita
24-07-04, 13:08
E DON DASHURIN

nese e don bukurin
ateher mos me duaj mua
sepse ka te tjer
qe jan me te bukur se une
nese e don menqurin
ateher mos me duaj mua
sepse ka te tjer
qe jan me te menqur se une
nese e don pasurin
ateher mos me duaj mua
sepse ka te tjer
qe jan me te pasur se une
por nese e don dashurin
ateher duam vetem mua
sepse nuk ka asnje
qe te dashuron me shum se une.

aferdita
24-07-04, 13:16
Mė Prit

Mė prit sonte ne ėnderr do te vij,
por nuk do te tremb,
nuk do te trokas ne derė.
As nuk do t zgjoj ,
por do te PUTHI leht
dhe do te shkoj perseri!!!!!

aferdita
24-07-04, 13:34
pse po me qan shpirti
pse po vuaj me zemer
pse ende pa te takuar
u dashurova ne emer



http://de.geocities.com/xesbi/herzen.gif



DITET VERORE

Ne keto dite verore
ne vuajtje dhe nxehtesi
kur djersa pershkon trupin
E une mendoj per ty

Ditet me vape
Te gjata jane pa ty
enderrat me mundojne
Ne netet plote freski

Nen rrezet e diellit
Ulur mbi gjelberim
Keto dite verore
Ti me je kujtim

Ti me je kujtim
Dhe pjese e pa ndare
Keto dite verore
Buzet mi ke thare.

aferdita
27-07-04, 15:14
do te doja te isha pike loti
te lindja ne syte e tu
ne faqen tende te rreshqisja
na buzen tende te vdisja

jeta eshte te dashurosh
te dashurosh eshte te vuash
te vuash eshte te vdesesh
ateher pse te jetosh ??????????,

mos duaj cdo kend
mos vuaj kot
por duaje ate
qe per ty derdh lot
Kur te ndihesh vetem
dhe te mos kesh qetesi
vere doren ne zemer
per mua pak mendo
ulu prane dritares dhe henen shiko
ateher une nga larg do te ndiej
se vertet me do
ateher tek dritarja do vrapoj
ngre koken dhe henen shikoj
dhe atje larg ne qiell ne largesi
do te bashkohen shikimet tona
plot dashuri

aferdita
27-07-04, 15:49
DĖSHIRA

E kam njė dėshirė
Oh sa ėshtė e thjeshtė
Me ti puthė buzėt
Tjeter s'kisha deshtė

*************


mė duhesh nė kėtė moment
kur nuk ndihem mirė
tė jesh pran meje
edhe pse je larg
afro shpirtin nga unė

aferdita
04-09-04, 18:26
JE LARG


Jam njeri si gjithė bota
kam njė shpirtė kam njė lotė
kam dėshir me tė taku
Se larg teje jam qėllu
Se nė ty djal jam dashuru

Je larg,je larg
larg shpirtit tim
Pėr ty do tė vuaj
Deri nė pambarim

mr_beni
20-09-04, 20:35
DASHURIA
Dashuria ėshtė e ėmbėl
dashuria n`bot mbretėron
para syve del si engjėll
fytyra e ati qė don
Kur Zoti madh krijoi njerėzin

kur kėt botė e gjallėroi
ai na fali dashurinė
me njėri tjetrin na ofroi.

IceGirl
02-02-05, 04:33
Dashuria e vonuar

Kurre nuk e pata dhe me erdhi
Nje gje te bukur dhe me perkedheli

Ma lere te lutem ma lere

Zemeres sime qe kurre s'gezoi
Gjdo gje te bukur i dhuroi

Ma lere te lutem ma lere

Syri im qe kurre s'pushoi
Ne lote dashurie e shenderroi

Ma lere te lutem ma lere

Keto vitet e tera qe jetova
Nje gje te tille kurre nuk shijova

Ma lere te lutem ma lere

Shpirtin tim qe shume lendoi
Me ngadale erdh e sheroi

Ma lere te lutem ma lere

Heshtja ...vetmia qe me shoqeroi
Te gjitha keto mi largoi

Ma lere te lutem ma lere

Dhimbjet qe pata...perjetova
Te gjitha ato i harrova

Malere te lutem ma lere

E vonuar por me dergove
Nje gje te shtrenjet qe me shpetove

Ma lere te lutem Zot... ma lere.

IceGirl
07-02-05, 02:39
Une do te vdese...
Ti a do te me kujtoshe?
Lule tek varri...
A do te me dergoshe?
Tjetren me shume se mua
A do ta dashuroshe?

Per mua...
A do te kesh lote ne sy?
Apo do te jem... vetem....
NJE E KALUAR PER TY?

NobodysFool
24-03-05, 20:31
Nuk di kush ka shkru kjo poezin.


Une jam e jotje ,imi je ti,
kete ta dish me siguri.
Ty te kam mbyll ne zemren time,
Ēelsin e humba ,s“di se ku,ndaj ti do te mbetesh mbyllur ketu.

NobodysFool
24-03-05, 20:33
Mos mendo se te kam harru,
mos mendo se tjeter du,
mos mendo se zemren time tjeter kush ka me gezu.

as kta nuk di autorin, po ma pelqen dicka.

GURI SYLAJ
30-03-05, 22:40
Tuj shetit lugut te bardhokes
me dy male fola
s'pata kohe te ndalem gjat
ne anen tjeter dola

Ne maje te tyre
buron jeta-o cfar bukurie
permbi to e preka zjarrin
nje zjarr dashurie.

Me mori etja dhe u ndala
tek nje krue sheqeri
pak me lart dy kroje lotesh
me cemer ylberi.

Jo fort larg prej ketu
shtrihet lugu i gales
heren tjeter shkojm atje
me i ba qefin lales.

Me merr malli shpesh te vij
te shetis ne keto ane
por kjo rruge nuk behet vet
e bejme bashk moj zane.

Guri Sylaj

leta_vushtrrija
23-04-05, 23:26
Me mall ne zemer ,
me lot ne sy,
po i shkruaj keto kujtime per ty...

Digju ne zjarr
mbytu ne det
secilit laper
besn mos ja jep!!


E dua nje leter
e dua nje kujtim
e dua nje PUTHJE
per qefin tim

leta_vushtrrija
15-05-05, 23:20
TE DUA


une nuk do te isha ky qe jam
si kur ty mos te kisha pran
nuk do ti gezohesha kesaj jete
sikur ti te mos ishe pran meje

dhe te lutem shume
te me shikosh syte e mi
me lotet sikur lume
qe te shohin vetm ty

te lutem me qendro pran
se veq ty te kam
e nese ti shkon nga une
per mua jeta merr fund

te lutem me degjo mua
se e kam vetm nje fajl per ty

TE DUA






NESE TI SHKON

e di
ti nuk e ke te lehte
e di
ti e ke veshtire
e di
se une jam fajtore
e di
se kemi mundu me shume

ti nuk e di
se as une nuk e kam lehte
ti nuk e di
se edhe une e kame veshtire
ti nuk e di
se edhe ti je fajtor
ti nuk e di
se kemi mundur me shume
dhe
nese ti shkon
nuk humb vetem une

Edhe zogjte e qiellit ndaluan, kur...pane syte e tu...dhe, ne nje hapesire pezull ne kohe...harruan te fluturojne!

altin mehmeti
04-02-06, 15:31
Mos ik kthesave to harreses
mos ik nga shpirti im
se per ty o enderr e jetes
qan kjo zemer gjith ngushllim

altin mehmeti
04-02-06, 15:34
Mes mijra sysh e ndjej prekjen e syve tu
dhe veshtrime yt me pervelon
rinia eshte mosha me e bukur,a vall pa dashuri ajo kalon?
Ikin ditet sa shpejt kalojne
ne buzeqeshjen tende mbet e pa kuptuar
c'do dite per ty mendoj
dhe nuk e di ne e kupton se me ty jam dashuruar

altin mehmeti
04-02-06, 15:48
U largova shume larg nga ty
Por prap ne zemren time eshte vetem nje ndjenje.
Ndjenje qe kam pasur dhe do te kem per ty
Ajo eshte ndjenja qe me mban me shprese qe te kthehem nje dite
Ndjenja qe me ben te mendoj per ty,
per perqafimet tona,
per puthjet tona,per castet e kendshme qe do kalojme bashke.
Kjo eshte ndjenja e dashurise qe kam per ty.
Dhe shpresoj nje dite do te kem rastin te ta dhuroj kete dashuri
si nje buqete lulesh ne pranvere. xx

altin mehmeti
04-02-06, 15:53
Une do te vdese...
Ti a do te me kujtoshe?
Lule tek varri...
A do te me dergoshe?
Tjetren me shume se mua
A do ta dashuroshe?

Per mua...
A do te kesh lote ne sy?
Apo do te jem... vetem....
NJE E KALUAR PER TY?

nga njehere e kaluara te ben me lot ne sy
mbase jane lot gezimi ose hidherimi
por te ndahesh nga dashuria e jetes
eshte nje lot i pa thare dhe i pa harruar

Dr. Leone
03-07-06, 14:12
Bravo Aferdita keni shkruar shum bukur keni ne gjuh te paster poestike me pelqejne poeztit tua besoj se do vazhdosh te na shkruash.

Me respekt
Dr. Leone

Linka_pz
04-04-07, 15:41
te prita te prita deri sa u rrita te prita te pres deri sa te vdes:

ndash me plus ,ndash me minus,ndash me pjestim,ndash me barazim,te dua o shpirti im:

mendova se u treta deshmova dashurin po nese me dashuron do ta gjesh lumturin:

Linka_pz
04-04-07, 15:42
do te dua dikur do ta dua dikend por kurr askend si dikur dikend

Linka_pz
04-04-07, 15:44
Pres
pėrse mė don ti mua ? pėrse unė ty tė dua ? Pėrse mė rrėmbeve zemėrėn ? Moj pėllumbeshė syshkruar ! Pėrse mė nxite ndjenjat ? Pėrse mi more sytė ? Pėrse tė lutem mė thuaj pėrse ? Fillove tė kesh frikė ! I frigohesha hėnės i frigohesha perėndisė i frigohesha vetvetes moj engjudhi i perėndisė ! I thelluar nė mendime pėr ty fillova te shkruaj natė dhe ditė si zog i humbur me padurim pres pėrgjigjen tuaj...

Linka_pz
04-04-07, 15:45
DUHET TĖ VAZHDOJ PA TY

Shtėpi tė heshtura,
Nėn qiellin e rėnduar,
Shiu dhe Unė,
Tė ftohur nė vetmi,
Nė kėtė qytet qė asgjė s’ka marrė nga Ti.

Nė pritje harrova hapat e tu,
Mė ngjan si nė ėndėrr,
Eh...! kur largohesh Ti...
Mė duhet tė filloj pėrsėri.

Linka_pz
04-04-07, 15:46
TĖ LUTEM


Mjegullat nėpėr sy,sytė mė janė verbuar,me duket se jame ne qiell,
e preki gjithėsinė,sa shpraztirė,era e ftohtė,yjet pa dritė,
edhe ato tė vetmuara,askund askush,shpraztirė e pafund,
i shqetėsuar jamė nuk di katė shkojė.
Cila rrugė mė shpie nė drejtim tė duhur,jam nė udhėkryq
pa emėr,
i humbur e i hutuar qėndrojė nė gjithėsi,
i mjeri i humburi unė nė kozmosin e pafundė.


Dua tė zgjohem nė jetėn qė isha ,dua tė bėrtasė LIBERTAS,
dua tė jemė ai qė isha,
dua tė dalė nga ky labirint,dua tė gjejė rugėn e humbur.
Endem anė e mbanė kozmosit tė pafundė kėrkojė atė...


Kėrkojė kohėn e humbur, kėrkojė jetėn kur isha fėmijė,
kėrkojė ditėn kur u dashurova pėr herė tė parė,
kėrkojė atė qė e kam humbur e qė nuk vjen dot!
e dashura kohė tė lutem kthehu vetėm pakė

aLbaChiCk
16-06-07, 00:50
Kur malli te te kete marre
Dhe une te mos jem me ty
Mbyll syte dhe me thirr
Se une do te vij aty...

Kur buzet te te jen thare
Dhe puthja te mungon
Hap dritaren dhe lutju henes
Se puthjen time ajo ta dergon..

Kur ti te ndihesh ne vetmi
Dhe zemra po te qan
Zhytu ne kujtime
Dhe mua do tme kesh pran..

aLbaChiCk
16-06-07, 00:52
Ate Qe E Kam Ne Zemer Do Ta Shkruaj"


Dikur Larg Ne Rrug Pa Kthim
Do Te Largohem Me Pikllim
Do Te Zhdukem Per Gjithmon
E Kur Zdo Ta Haroj Dashurin Ton
Do Te Pyesish Perse U Largove
Pergjegjen Kur Zdo Ta Kuptosh
Do Te Behesh Dhenderr E Do Dashurosh
Mua Me Gjith Kujtimet Do Te Me Harosh
Kur Te Lind Dielli E Te Perendoj
Xhdo Dit Lule Ty Te Dergoj
Ne Pranver Kur Dallendyshja Fluturon
Ne Dritaren Tende I Leshon
Ate Qe E Kam Ne Zemer Do Ta Shkruaj
Te Tregoj Se Sa Shum Te Dua
Dhe Sa Shum Per Ty Po Vuaj
Do Tme Mer Malli Te Te Shof Me Sy
Do Tme Digjet Zemra
Te Ri Te Bisedoj E Te Shetis Me Ty

aLbaChiCk
16-06-07, 00:54
Sa vjeshta te vin,per ty kob dot jen.
Se ne asnje vjesht,mua ma sme gjen.
Do ta shikosh murin,mua dot m`kujtosh.
Fotografin time,me lot ta lotosh.
Dhe pse tash dot qash,qe me deshte shum.
Do te jet shum von,se tash nuk jam un.
Kujtimet dot humbin,dhe fjala te du,
Jeto me pikturen,se ma sje per mu....

aLbaChiCk
16-06-07, 00:59
Si kuptova ata as ty nuk te kuptova
vajtoi zemra ime se shum e lendova
Me ty isha perher e sinqerte
te thash se te dua kjo ish e vertete
vajto zemra ime vajto edhe vuaj
malli qe kam brenda me detyron te shkruaj
do te shkruaj derisa gishtat te me punojne
derisa mallin per ty do te ma largojne
shuhet jeta ime per nje qast te jetes
ska me shprese per mua i kthehem te vertetes
Por ska as te verteta paska vetem genjeshtra
sa shum me le me mall kam mbetur veq ne eshtra!
vlen ende fjala ime vetem ty te dua
dua te jem prane buzve tua,
dua ti shoh dhe nje here syte e tu
dhe te them se shum shum te du

armani__-
19-06-07, 00:25
Mesnat E Qet Eresira Ka Mbuluar Cdo Gje Nje Stuhi E Lehte Vjeshte Ledhaton Trupin Tim E Un I Vetmuar Me Keng E Me Fjal E Me Shpresa Ngushlloj Veten Dua Tet Kem Afer Tet Ledhatoj Tet Perqafoj Te Puth Ta Fali Zemren Zdi Se Ku Gjindesh Ku Je Ulur Cka Ben A Je Duke Fjetur Te Vi Te Shtrati Ta Largoj Flokun Nga Balli Te Ledhatoj Ti Puthi Syt.perher Mendoj Ne Ty Se Ti Je Endrra Ime Deshta Te Them Se Nuk Jam Poet Se Kto Fjal Nuk Dalin Nga Mendja Por Nga Zemra.

armani__-
19-06-07, 00:29
Pyeta Shpirtin Dhe Ndjeva Vuan,pyeta Doren Dridhje Ndegjova,pyeta Syrin Loti Pikoj,pyeta Zemren Dhe Ty Te Dashuroj.

armani__-
24-06-07, 22:53
Nje dite para se te martohej,lashe letren qe asaj i dedikohej,qe martesa te anulohej,qellimit tim nuk ja arrita,per nje dashuri ne parajs mberita,te nesermen ora 10:00,casti qe aq shume adhurohej,si engjull cdo gje nga lart shikohej,ajo e veshur nuse ne makine zbuluar,e un i veshur dhender ne arkivol mbuluar.!!!

armani__-
24-06-07, 23:01
D ashuroje pranine tende
A dhuroja frymen tende
S impatizoja buzqeshjen tende
H utohesha pas rrefimeve te tua
U rreja mos kokecarjen tende
R roja per te te dashur ty
I nteresohesha vetem c'fshiheshe ne ato sy
A roma e largimit me la ne vetmi...:(
dhe tani rri e mendoj vecse per ty...:(

armani__-
24-06-07, 23:06
Sytė mė pikojn lot,
zemra mė pikon gjak,
ti pranė meje sje,qėndron shumė larg,
trupi sec mė dridhet,gjaku smė lėviz,
kam shumė mall pėr ty se tė dua vetėm ty...

Lady_mk
25-06-07, 22:56
DASHURI E SINQERT
U semura nga zemra dhe duhej te bej nje operacion te veshtire,,mbas nje kohe te gjate munda te dal nga spitali dhe te shkoja tek dashuria ime e vetme!!
Hyra ne te gjitha dhomat por nuk e gjeta ne asnje vend...hyra ne dhomen e tij dhe mbi komodine gjeta nje leter ne te cilen shkruhej; JAM GEZUAR QE ZEMRA IME ESHTE BRENDA TEJE!!! :frown:

aLbaChiCk
30-07-07, 12:53
Kendo - E zeri mos te degjohet
Qesh - E buzeqeshje mos te vrehet
Qaj - E lotet mos te rrjedhin
Vuaj - E dhimbjet falja kohes
Shpreso -E mos e kujto te kaluaren
Dashuro -Se s“mund t“ju dua me
Jeto -Se jeta eshte e embel edhe pa mua ....!!!

aLbaChiCk
30-07-07, 12:54
Ne litarin e kohes me lidhen
Ne flaken e zjarrit me dogjen
Ne valet e detit me hodhen
Vetem prej teje te largohem

Me shikim litarin e kepus
Me gurra loti zjarrin e shuaj
Shikimi yt detin e ndalon
Vetem dashuria jon gjithmon te jeton

aLbaChiCk
30-07-07, 12:57
Ate Qe E Kam Ne Zemer Do Ta Shkruaj"

Dikur Larg Ne Rrug Pa Kthim
Do Te Largohem Me Pikllim
Do Te Zhdukem Per Gjithmon
E Kur Zdo Ta Haroj Dashurin Ton
Do Te Pyesish Perse U Largove
Pergjegjen Kur Zdo Ta Kuptosh
Do Te Behesh Dhenderr E Do Dashurosh
Mua Me Gjith Kujtimet Do Te Me Harosh
Kur Te Lind Dielli E Te Perendoj
Xhdo Dit Lule Ty Te Dergoj
Ne Pranver Kur Dallendyshja Fluturon
Ne Dritaren Tende I Leshon
Ate Qe E Kam Ne Zemer Do Ta Shkruaj
Te Tregoj Se Sa Shum Te Dua
Dhe Sa Shum Per Ty Po Vuaj
Do Tme Mer Malli Te Te Shof Me Sy
Do Tme Digjet Zemra
Te Rri Te Bisedoj E Te Shetis Me Ty

aLbaChiCk
02-08-07, 23:48
Ku?

Kur hena mbi koken time u copezua,
Ku ishe ti?
Ku ishe ti
Kur plaga tek une edhe me shume u thellua
Kur lotet dhe trishtimi u bene miqte e mi
Mik i kujt ishe ti?
Kur dhimbja ndertoi fole ne zemren time,
Zemren e kujt mbaje ti?
Po kur zemra mu coptua
Ku gezoje ti?
Kur me mungoje shume
Ku fshiheshe ti?
Kur mengjesi nuk vinte
Ku ishe ti?
Ne ē'krahe preheshe o njeri
Kur u ndjeva e harruar
Ku ishe ti, i paharruari im?
Kur nata thonjte me ngulte ne shpirt
Ti ku ishe atehere?
Ku ishe ti kur shpresa nuk donte te vdiste?

aLbaChiCk
02-08-07, 23:50
Te kam afer

Te kam afer e s\'te kam
te kam prane e s\'te kam
te ndjej edhe atehere kur e imja sje
te ndjej edhe atehere kur me tjetren je

Nuk je ti shkaku qe ne mua kjo ndodh
nuk jam as une
por eshte kjo zemer e imja qe po vuan kaq shume

Do vish? jo e di se s\'do vish
megjithate un te pres ne eresire
e mbuluar me re te nje muzgu te ndyre
jo jo...nuk jan re...
por eshte realiteti qe mua me vret
realitet ne te cilin ti i imi s\'do jesh

megjithate te dua dhe prap te ndjej

aLbaChiCk
03-08-07, 00:02
Nese ste kujtohem
Do te prezantohem;
TE DUA e kam emrin
VETEM TY mbiemrin

E lindur nga nje femer
Me vendbanim tek nje zemer
Nga kombesia jam SHQIPTARE
Ne LIEBE Sjam TRADHTARE

aLbaChiCk
09-08-07, 14:47
Lamutmir..

U than gjethet e ksaj stine
dhe ran para meje
po kjo zemer qe te deshti
tash po rrah larg teje
Edhe boten te ma falni
une prap do te vuaj
sepse dora jote
mban unaz te huaj

I kujtoj buzet e tua
dhe e pyes veten
ame genjeve ti a genjeva veten
Shko jeto larg meje
edhe pse une te dua
sisha per ty si ishe ti per mua.....

aLbaChiCk
11-08-07, 14:30
Sot ti sje me ketu
dhe qielli seshte me blu.
Dielli eshte zhdukur bashk me ty
dhe une ndjej lotet qe me mlidhen ne sy.
Kaluam bashke me shume se nje vit
duke menduar se nuk do te na ndante me asgje.
Deri sa erdhi e sotmja ku ti sje me.

E tani qe nuk te shoh
tani qe trupi yt me nuk me ngroh.
tani qe e di qe mua sme do
sme mbetet tjeter vetem
gjith te mirat te uroj
Me shpres se nuk dot thyesh asnje zemer
Mbetesh i pershendetur o i pa emer

SANTANA-29
11-08-07, 21:06
Ti je njė lotė qė pikon nė mua,
Ti je njė lotė i nxehtė valė,
Njė lotė i patharė qė shumė e dua,
Kur pikon ēdo dhembje m'i n“dalė...

Ti je lotė me plotė hidhėrim e gėzim,
Cdoherė pikon i bukur si kristali,
Qė kurrė s'pushoj nė syrin tim,
Vetėm ty sytė e mi do t'i fali...

Ti je njė lotė shumė larg nga unė,
Nga sytė e mi kurrė nuk u trete,
Ti je ai loti qė e dua shumė,
Nė zemėr gjithmonė mė mbete...!!!

egi
15-08-07, 15:36
HARRO DORĖN QE TĖ KA SHKRUAR...



Jeto per veten tende,e vetmuar
harro te lutem doren qe te ka shkruar
dhe une i vetmuar ashtu do te jetoj
harro se ne kete jete une ekzistoj

shum bera per ty dhe sdite ti qmosh
zemren qe te deshti smunde ta dashurosh
lotet qe pikuan smunde ti ndalosh
sdua tash per asgje qe te me kujtosh

Harro fjalet qe vetem ty ti thash
harro zemren qe e ke perveluar
harro netet qe te kam enderruar
harroje doren qe veq ty te ka shkruar

harro se te pata dikur ne zemer
harro se te thirra dite e net ne emer
harro se ne jete sdo te dua tjeter
per mua ti mbetesh nje plage e vjeter

harro se ekziston ne bote emri elvis
nuk me deshte si asgje se sme kishe as fis
harro se ne jete nje djale
shpirt e zemer ti ka fale

harro se te deshta dhe ende te dua
harroj te gjitha nese sje me mua
por nje gje te vetme te lutem mbaje mend
se si une ne kete bote sdo ta gjesh askend

mbaje mend nje gje ne jete
se te deshta me te vertete
edhe pse sme besove ska tash rendesi
veq dije se jeten do ta jepja per ty

tash harro fjalet e mia dhe bej si do vete
lerem mua me kete dhimbje, te qete
une do te vuaj e vuaj e lotoj
derisa jete nje dite te nderroj

per ty tregova shum respekt
ne qdo ane e ne fjale
por kjo nuk pat aspak efekt
tash po vdes per ty ky djale

me fal qe jeten pa ty se dua
me fal qe vdekjen tash e kerkoj
me fal se ndoshta keshtu qenka shkruar
se veq i vdekur mund te harroj

egi
15-08-07, 15:38
U MUNDOVA TE HARROJ!!

U mundova te harroj
por kjo nuk ishte aq lehte
vloi zemra ime e mjere
dhe gjaku im i nxehte

u mundova te mos flas
por hija jote me vinte pas
nuk munda te harroj
mendova veten ta vras

u mundova te mos shkruaj
por kjo me bente te vuaj
ishe larg por te doja
edhe pse pa ty jetoja

nese ti me harron
dije nje zemer shkatrron
e nese ske fare meshire
bere kete me gjith deshire

egi
15-08-07, 16:34
SOT PO SHKRUAJ NGA MALLI!!!

Sot po shkruaj nga malli
per ty qe e kam ne zemer
ka kohe qe ste kam pare
as ste kam thirre ne emer

ti se din si po jetoj jeten !
dhe malli im po me mbyte
duke te qare me dite e nete
beso me jan verbuar syte

sot po shkruaj nga loti
nga vuajtjet qe zemra i ka
a e din sa eshte e rende
pa meshire nje njeri me e vra !!?

ndalu edhe mendo
ne zemer e forte qendro
sa te kam dashur une
askush nuk do te do ....

egi
15-08-07, 16:35
MOS ME THIRR ME KURR NE EMĖR...


Mos me thirr me kurr ne emer
mos ma djeg me shum kete zemer
mos me lendo shpirtin e shkrete
se asnje shpirt tjeter sdo mbete

Mos me thirr me kurr ne emer
se nuk je e vetmja femer
qe te me bej shum te vuaj
dhe per te poezi te shkruaj



emrin tim kurr mos e permend
se sdo te zihet vendi vend
se i vetmi zot do te denoje
askush bindu ,askush sdo te shpetoje

me fal per keto fjale qe ti them
se ndoshta do te duken te hidhura
por kjo qe them eshte e vertete e paster
ne mes te dy enderrave te lidhura

harro ate qe mbeti pas
harro zemren qe tash po plas
harro lotin tim qe pikoi
harro zemren qe te dashuroi

Mos me thirr me kurr ne emer
pos me djeg si zjarr ne zemer
mos me fal enderra te gjata
se dhe keshtu spo kalon nata

harro se une ekzistoj
edhe se une smund te harroj
harro se une tash po vdes
perjete humba qdo shprese

SANTANA-29
15-08-07, 21:50
Pija qė deh

I thashė zemrės, je nė risk
Kur kaq fort ti rreh!
Pse tė trembem, thotė zemra
Ndjenjat pse t'i fsheh...?!

Sa pandehma, iluzione
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria
Ėshtė "pije" qė deh...!

Me shigjeta helmatuese
Tė godet e ti s'sheh
Le tė gjuajnė, gufon zemra
S'mė vdes ai helm...!

Dhimbjen kur unė thellė ndjej
Botės pse t'ia fsheh
Ēfarė mė shumė se dashuria
Na merr mendtė, na deh!

egi
16-08-07, 19:09
ME KISHE DASHT VETEM PER EMER!

Me kishe dashte vetem per emer!
e jo sikur une me shpirt e zemer
por dhe une pranoj pjesen e fajit tim
qe emrin e vertete sta thash qe ne fillim...

u zhduke pa asnje fjale,pa gjurme!
me lae te vetmuar, me net pa gjume
me lae te mendoj valle ku kam gabuar
sepse ti gabimin tend jo se ke pranuar!

vertete shum te deshta dhe nese se beson
nese ke pak zemer pyete, ajo te tregon
sa dite sa nete kam qare per ty
e serish me lae me lot ne sy ...!

per mua skishte rendesi qfare emri kishe
por qfare njeriu ne zemer ishe...
qfare shpirti ,qfare nderi e qfare respekti?
qe skishte pase kurrfare efekti!

te qofshin fale poezite qe ti shkrova
te qofshin fale lotet qe ti dhurova
te qofshin fale netet qe te kam enderruar
dhe vuajtjet qe per ty i pata krijuar!!!


le te denoje veq i madhi zot
derisa keto fjale i shkruaj me lot !
derisa mendoj se kete se ke merituar
qe nje djale si une me te dashuruar!

me fal qe te deshta me zemer..
derisa ti me deshte veq per emer..!
me fal qe krijova enderra per ty
dhe shpresa te vdekura , e lot ne sy

e di qe tashme gjithqka mori fund
e di se me kurr ste takoj askund
por nje gje kurr ti mos e harro
sa te urren kjo zemra , ende aq te do...

pa mase zemren time zhgenjeve
ne mijera pjes ate e theve
ne enderrat e mia me kurr su ktheve
atq qe une ndjeja ti kurr se ndjeve !!!

SANTANA-29
21-08-07, 21:53
Naten e mire dashuri Naten e mire,rruge e te gjitha hapave
naten e mire,hene e te gjitha neteve
naten e mire,gushti i te gjitha viteve
naten e mire,qiell i te gjitha shteteve
naten e mire,dashuri
kulmi themeleve,:smile:

egi
23-08-07, 16:05
U NDANĖ RRUGET TONA!

U ndane rruget tona
ne oret e vona
kur ti me the mua
kaloi tash e jona ...


u ndane rruget tona
per jete e per mot
dyshoj se ti kurr
sbesove ne zot...

ku je tani valle?
qe mua me le me malle
digjet zemra ime
se ti e ke kalle

po mendoj si ne enderr
si me thua lamtumire
lamtumiren e fundit
ne qastin e veshtire

ska me kurr per mua
as gezim as lumturi
vetem nje enderr te gjate
qe quhet vetmi...

koha e gjate kalon
nje shekull si nje dite
e une qendroj ne kujtime
sdi qka jam tu prite...!

qka paska qene kjo jete
thjeshte jo e vertete...
qe me solli dhimbje
ne zemren e shkrete...

shum te kam besuar
shum te kam nderuar
por mbi te gjitha....
shum te kam dashuruar..

tash me nuk me shkruan
as une me ste shkruaj
por kjo sdo te thote
se per ty me nuk vuaj...



jeta po vazhdon perseri
e une po vuaj e qaj per ty
por kush spo e kupton perse..
po me rrjedh loti ne sy

dije se kjo jete pa ty
per mua qenka e kote
dhe spaska aspak kuptim
te jetoj pa ty ne kete bote

per fund te pershendes
kudo qe te jesh
edhe pse sje me mua
ne qdo hap afer do me kesh...

laj syte e tu me lotet e mi
dhe mos harro,per ty mbaj zi

Zemera e djegur
24-10-07, 18:20
Mere i dashur thiken
prehe zemren time
aty do te gjejshe nje
krumbull kujtimesh.


Mere i dashur thiken
zemren time me e pre
se une nuk mundem
se jam ende e re.


Mere i dashur thiken
zemren coptoma e
me gure mermeri
vorin regulloma.

Zemera e djegur
26-10-07, 00:02
Edhe kur kujtesa
ime e lodhur ashtu
si ato tramvajet e
pasmesnatės vetėm
nė stacionet kryesore
do tė ndalojė, une ty
s'do tė harroj.

GURI SYLAJ
26-10-07, 08:05
......Me merr malli shpesh te vije,
te shetis ne keto ane.
Por kjo rruge nuk behet vetun,
e bejme bashk moj zane...!!

Zemera e djegur
26-10-07, 15:21
Nese dashuria per
ty esht urrejtje
mos ju fal te tjerve
por mbaje per vete
nese ti ke humbur
shko gjej rrugen tuaj
veē mos i plagos
te tjeret si mua
nese dashuria
te duket si plumb
ruaje per vete
se duhet per fund
nese je penduar
mos e mallko fatin
zoti ka meshir
Dhe ta fal mekatin.

Zemera e djegur
26-10-07, 15:29
ēdo Dit pa ty, ėshtė si njė dit pa diell
ēdo mbrėmje pa ty, ėshtė si njė nat pa yje
ēdo or pa ty, ėsht si njė jetė pa ndjenja
ēdo minut pa ty, ėshtė njė minut si mos te isha nė jetė
ēdo sekond pa ty, ėshtė si mos tmė reh zemra.

Zemera e djegur
26-10-07, 15:36
A ka shpirt nė botė dhimbje qė ska pas
cila zemėr mjer dikė se ka dasht
a mė ke dashur ti sa tė kam dashur un
spo mund tė besoj se kjo ka mar fund
a do te ishe kthyer nese tė kisha thirr
se nuk mund tė pajtohem tė them lamtumir.

egi
11-11-07, 14:25
PRITJA

Dhe e theva kete dege dafine,
per ta vene mbi
varrin e dashurise qe po vdes,
do ikesh...
mes pluhurit te ndonje makine,
e une si gur varri,
ketu do te pres.


dhe do humbasesh tutje mes hijeve,
mes sharjeve te mia,
grusht i pendimit,
do behesh nje yll i vogel mes yjeve,
do tretesh si lot mes trishtimit.


se une e theva ate dege dafine,
qe te nderoj dashurine qe po vdes...
ti ike,
fshehur mbas xhamit te nje makine,
e une,
si gur varri ketu do te pres.

*B*u*K*i*
17-01-08, 22:50
Pse ekziston kjo dashuri?
Pse secili tė shijon fjalėn tradhti?
Pse s“dėshirojnė ta njohin dashurinė?
Pse filluan ta shkatrojnė rininė?
Pse tek rinia sékziston e vėrteta?
Pse pėr qdo gjė ju mėrzitet jeta?
Pse kėshtu po ndodh a mė thoni?
Pse dashurinė e vėrtetė e tradhtoni?
Pse nuk rrini dorė- pėr- dore?
Pse askush nuk e bėni vetėn fajtorė?
Pse thoni qė seriozisht dashurojmė?
Pse ia vyshkėni gjethet luleve?
Pse ia theni krahėt pėllumbave?
Pse e harroni njė shpirt tė ri?
Pse atėherė jetoni nė dashuri?




E dua Dashurine si Toka --> Diellin
E dua Dashurine si Trėndafilat --> Shiun
E dua Dashurine si Pemėt --> Dheun.
E dua Dashurine si Peshqit --> Ujin

E dua Dashurine si Nėna --> Foshnjėn
E dua Dashurine si Femija --> Gjirin
E dua Dashurine si Mbreti --> Fronin
E dua Dashurine mė shumė se Jeta
Se Jeta nuk ka kuptim pa Dashuri

*B*u*K*i*
17-01-08, 22:52
Me e nxet se flaka
me e shtrejt se lirija
ne shpirtim tim per
ty qendron dashurija??

Mos i besoni djemve
qe te thirr oj zemer
por besoj ati
qe te thirr ne emer??

Gjith qka me than per
ty me than se sje per
mua por un nuk ta
ktheva shpinen por te
thash se te dua??

Jana
28-05-08, 00:11
Dritat e neonit u fiken, qyteti flen i qetė
mbrėmja puqet me agimin e zbeht
athua ne cilin shtrat ka fjetur lumturia ime

paqe e qetsi ka ra mbi qytet
e njė shpirt prehje smun me gjet
kerkon drit nė errėsirė

mbrėmja puqet me agimin e zbeht
heshtja ka rėn mbi qytet
heshtja qė vret...

lirik
23-06-08, 15:16
do te doja te isha pike loti
te lindja ne syte e tu
ne faqen tende te rreshqisja
na buzen tende te vdisja

jeta eshte te dashurosh
te dashurosh eshte te vuash
te vuash eshte te vdesesh
ateher pse te jetosh ??????????,

mos duaj cdo kend
mos vuaj kot
por duaje ate
qe per ty derdh lot
Kur te ndihesh vetem
dhe te mos kesh qetesi
vere doren ne zemer
per mua pak mendo
ulu prane dritares dhe henen shiko
ateher une nga larg do te ndiej
se vertet me do
ateher tek dritarja do vrapoj
ngre koken dhe henen shikoj
dhe atje larg ne qiell ne largesi
do te bashkohen shikimet tona
plot dashuri



















E nderuara aferdita nė kto vargje tua gjeta bukuri dhe ndjenja pėrkushtim
tė shkruara me njė thurje ndjenjash shum tė bukura
NDJENJAT paraqesin kerkesa motive dhimbje sakrifica dhe gatishmeri per tu shendrruar nė gjithqka tė afert dhe bashkuese me te adhuruarin
ktu gjej ne kto vargje afshe te ndezura dashurie dhe gatishmeri per flijim per dashurinė si ideal si diqka shum e lartė vargu ktu shpreh dhemb jehon flet tregon motivon
bukur shum ju pergzoj per kta rreshta shum te kendshem artistikisht dhe domethens

lirik
23-06-08, 15:26
PRITJA

Dhe e theva kete dege dafine,
per ta vene mbi
varrin e dashurise qe po vdes,
do ikesh...
mes pluhurit te ndonje makine,
e une si gur varri,
ketu do te pres.


dhe do humbasesh tutje mes hijeve,
mes sharjeve te mia,
grusht i pendimit,
do behesh nje yll i vogel mes yjeve,
do tretesh si lot mes trishtimit.


se une e theva ate dege dafine,
qe te nderoj dashurine qe po vdes...
ti ike,
fshehur mbas xhamit te nje makine,
e une,
si gur varri ketu do te pres.














EGI E NDERUAR
BUKUR E SHKRUAR KJO VJERSHė POETIKE ME SHUM TALENT
VARGJE SHUM DOMETHėNSE KU LėNDIMI DHE SAKRIFICA KAN FJALEN KRYESORE
DEGA E DAFINES E GATSHME PER VARRIN E DASHURIS NJI DHIMBJE E MADHE DESHTIM I IMPONUAR ME PLOT MėRZI E VUAJTJE COPTIM SHPIRTROR QE GJEN SHPREHJE DHIMBJE
Qė GJEN ė MERZI APATIZEM DHE SITUAT E NJI FAKTI TE KRYER PARA DRAMES PERFUNDIMTARE TRAGJIKE E PERCJELL ME SHUM DHIMBJE DHE NE FUND SAKRIFIKIM
MOS PAJTIM ME HUMBJEN POR VYSHKJE PER SE GJALLI VDEKUR SI GURė VARRI Nė JETEN PA DASHURI QE DO TE THOT VDEKJE PER SE GJALLI HUMBJE E MADHE DHE GJENDJE E MJERUSHME VUAJTSE DERI NE SHENDRRIM NE GUR VARRI I CILI NUK MUNDOHET MA PER JET PAS HUMBJESE DASHURIS E DHIMBSHME DH E ME PARAQITJE VLERE POEMė E DHIMBJES POR ME PLOT NDJENJA ME THEKS ARTI DOMETHENS DHE METAFORIZEM
MJAFT E DHIMSHME MJAFT PARAQITSE MJAFT VUAJTSE
JU PERGZOJ PER SHPALOSJE MJESHTRORE TE NDJENJAVE NE VARGJE
JU PREFEROJ TE VAZHDONI TE SHKRUANI

Antika
02-09-09, 18:52
Dua tė krihem nė dy sytė e tu tė bukur
Dhe flokėt t’i ndaj me vizė nė mes.
Pastaj mbi qepallė tė tė qėndroj si flutur
Tė vij si breshėr e tė shkoj si vesė.

Ignis
04-09-09, 19:12
Dua tė krihem nė dy sytė e tu tė bukur
Dhe flokėt t’i ndaj me vizė nė mes.
Pastaj mbi qepallė tė tė qėndroj si flutur
Tė vij si breshėr e tė shkoj si vesė.

Disi kėshtu kaq mahnitėse e pėrshkruan ndjenjėn e dashurisė miku im nė forumin shqipėtar, ashtu si bukur i zgjodhėt vargjet qė ju sollėt kėtu dhe dėshiroj tė bėhem unė ambasadore e fjalėve tė tij nė vazhdim.........


Dua tė zhytem nė sytė e tu tė bukur,
Si notari nė thellėsitė e detit tė kaltėr,
Ndoshta gjej Zotin nė strofkė tė strukur
Dhe t’ia them hapur: nuk jam i ashpėr.

Mė mirė tė lahem tek dy sytė e tu tė bukur,
Ashtu lakuriq siē mė ka lindur nėna,
Kėshtu asgjė nuk kemi pėr tėr tė humbur,
Shuamė vullkanin qė mė djeg nga brenda.

Buzėqeshjen ta mbjell para syve tė bukur,
Pastaj , eh, le tė kėputem nė mes,
Patjetėr,do ndihem i lumtur,
Pastaj nuk ka rėndėsi nė rroj,apo vdes.


Riza2008 Forumi shqipėtar.

Antika
07-09-09, 19:24
....
Prania jote mė harbon.
Shikimet lule nė pranverė.
Hėna vetė qė vezullon,
Mė porosit: puthe pėrherė.

Atje tek ty kam pėr tė ardhur,
Si nata pyjeve tė dėndur.
Do vi i ngrohtė apo i mardhur,
Do vi normal apo i ēmėndur

S'lėviz nga dera si statujė
Dhe sytė si heq nga trupi yt.
A vi pėr mall apo pėr bujė,
Kėtė e di vetėm ky shpirt.

Antika
12-07-10, 10:31
BARASVLERĖ - Alma Papamihali


Pėrkulu,
nė do tė mė puthėsh,
s“jam aq e gjatė sa ti...

Zgjatu, nė do tė mė duash,
zvarritja s“ka vendnė dashuri...

progress
12-07-10, 11:49
Une dheTi.

Kam luftuar me vetveten
shum here i jam perulur shpirtit?
qe t'i liroj ndjenjat nga kafazi

sa here i kam mbyllur brenda
duke mos dashur te dije,
nese kane frike nga errsira
duke mos mendu se ato
duan te ken afer


Natyra nuk krijoi vetem
te bukuren!por edhe te shemtuaren..
E koha e eger kete burg te ndjenjave
e krijoi njeriun?

ne kohen e fundite te ftoht jemi!?
ndoshta une dhe ti
kurre te nxet skemi qene???/

YanYan
03-09-10, 20:18
Dashuria ime kishte sy...
Pse ja verbuat ?
Dashuria ime kishte veshe...
Pse ja shurdhuat ?
Dashuria ime kishte ardhmeri...
Pse ja ndaluat ?
Dashuria ime ishte e shendosh....
Pse e lenduat ?
Dashuria ime ishte e paster....
Pse e njolloset ?
Dashuria ime ishte e lire....
Pse e burgoset ?
Dashuria ime nuk kishte lot...
Pse ja sollet ?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje...
Pse ja mbollet ?
Dashuria ime donte te jetoj...
S'ja lejuat...do ju mallkoj !!!!
TE MALLKUAR QOFSHI PER JETE
QE VRATE NJE DASHURI TE VERTETE !!!!

Suelaa
03-09-10, 21:16
ti shqiperi me jep nder ma jep emrin shqipetar.


Hahahahahahahahaha, a po sqenkan vargje dashurie. :biggrin:

murrizi
03-09-10, 21:20
ti shqiperi me jep nder ma jep emrin shqipetar.


Hahahahahahahahaha, a po sqenkan vargje dashurie.
Vazhdo me kėto se nga diēka duhet t'ia nisėsh.
Ah po, edhe nė lojen e dashuris pėr tė hyr duhet ditur "hymnin" kombėtar !:biggrin:

Oqeani
03-09-10, 21:22
ti shqiperi me jep nder ma jep emrin shqipetar.


Hahahahahahahahaha, a po sqenkan vargje dashurie. :biggrin:


hahahaha a jo shqipetare a haahaah - po tutesh po ta nderon gjinine a ahahahah

Suelaa
03-09-10, 21:24
Vazhdo me kėto se nga diēka duhet t'ia nisėsh.
Ah po, edhe nė lojen e dashuris pėr tė hyr duhet ditur "hymnin" kombėtar !:biggrin:


Po per me dale te tema e dashuris, hahahahaha, shum po ka tema per dashuri. shum popull i dhanun mas dashuris jemi.:biggrin:

Suelaa
03-09-10, 21:26
hahahaha a jo shqipetare a haahaah - po tutesh po ta nderon gjinine a ahahahah


Ashtu jane vargjet e shkruajtura, edhe se di pse duhet me ndrrua gjinin sjam tu te kuptuar hic vadhahi.

Naki
13-01-11, 01:17
Ju parashkruesit mos beni zhurme ne kete teme!:biggrin:



Dhe ndodhi

Dhe ndodhi
Duhej tė ndodhte
Ashtu, papritur siē filloi.
Sa bukur
E frikshme
Bukuri e frikshme mbaroi.

Por, mbeti
S’kish si mos mbetej
Gjurmė e pabėrė mėkati.
Veē gjeti
S’kish si mos gjendej
Dashuria e vėrtetė qė pati.


nga mondishall

xxxxx

Hajra
14-01-11, 09:38
Leremni ju kujtime
gjakun mos ma trazoni
te kaluaren e jetes sime
s keni q te ma tregoni

E q te me tregoni
per dashurin*
qe per mua ka vdekur
ajo qe e ngren njeriun
ajo qe me ka mbrejtur

Domira
14-01-11, 12:43
Dashuria ime kishte sy...
Pse ja verbuat ?
Dashuria ime kishte veshe...
Pse ja shurdhuat ?
Dashuria ime kishte ardhmeri...
Pse ja ndaluat ?
Dashuria ime ishte e shendosh....
Pse e lenduat ?
Dashuria ime ishte e paster....
Pse e njolloset ?
Dashuria ime ishte e lire....
Pse e burgoset ?
Dashuria ime nuk kishte lot...
Pse ja sollet ?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje...
Pse ja mbollet ?
Dashuria ime donte te jetoj...
S'ja lejuat...do ju mallkoj !!!!
TE MALLKUAR QOFSHI PER JETE
QE VRATE NJE DASHURI TE VERTETE !!!!





YanYan bukur e thene kjo poezi per dashurine...:smile:

Hajra
14-01-11, 17:14
Dua te takoj ne kulm
tek vija roze dhe blu
aty ku mbaroin boterat
ne skaj te gjithesis
aty ku eshte fundi
dhe fillimi i lumturise


Me aromen e bukuris shpirtrore
lehtas ne qetsin hyjnore
ku shikimet thone romane
me ndjenjen e pa fund
mbushur me fuqi te shenjt
atom te mega dashuris

YanYan
08-02-11, 06:05
Nese pranon nje keshille
mos u dashuro kurre me nje si une.

Do te gjendeshe ne nje bote qe nuk te perket
e dite pas dite dite do te te duhej te zbuloje fytyren e saj te vertete.

Do te te duhej te mesoje te pasqyrohesh ne endrrat
te shikosh pertej aparencave.

Do te te duhej te kuptoje heshtjet
fjalet e pathena...lotet e fshehur...

Do te te duhej ta pranoje ate vajze ashtu siē eshte
bashke me te qenurit e saj e thjeshte dhe e komplikuar njekohesisht.

Do te te duhej te gjeje vend ne historine e saj
ta vendosje ne qender te botes tende
ashtu siē ka bere ajo me ty.

Nese do nje keshille te sinqerte
mos u dashuro kurre me mua...

Bota eshte plot me njerez me pak te komplikuar...

tipi engjellor
08-02-11, 17:40
Nese pranon nje keshille
mos u dashuro kurre me nje si une.

Do te gjendeshe ne nje bote qe nuk te perket
e dite pas dite dite do te te duhej te zbuloje fytyren e saj te vertete.

Do te te duhej te mesoje te pasqyrohesh ne endrrat
te shikosh pertej aparencave.

Do te te duhej te kuptoje heshtjet
fjalet e pathena...lotet e fshehur...

Do te te duhej ta pranoje ate vajze ashtu siē eshte
bashke me te qenurit e saj e thjeshte dhe e komplikuar njekohesisht.

Do te te duhej te gjeje vend ne historine e saj
ta vendosje ne qender te botes tende
ashtu siē ka bere ajo me ty.

Nese do nje keshille te sinqerte
mos u dashuro kurre me mua...

Bota eshte plot me njerez me pak te komplikuar...


hiq spo me pelqen kjo se po flet keq per veten hahahahah ai kishe ban mu dashuru se per mos mu dashuru po e di hahahahah

YanYan
10-02-11, 00:14
Siē del njė violinė nga kėllėfi i saj*
Ti dole prej fustanit dhe mbete lakuriq*
As njėqind neonė tė ndizeshin njėherėsh
S’do vdiste errėsira nė atė dhomė siē vdiq.

Unė isha tani harku tendosur pėr kujė*
Qė duhet tė luaja mbi honet e tua*
I tmerrshėm ėshtė ēasti pėr notėn e parė
Pastaj sinfoninė di ta shkruajė vetė njė grua.

U mpleksėm me vrull si hardhia nė lis*
Dhe gjaku u prish* u bė verė perėndije*
Asnjė skenė nė botė s’pati fatin ta shoh
Si luhet nė shtrat njė vallzim dashurie.

As harku i ylberit i bėrė prej Zotit
Nuk ėshtė si yti kur hepohesh mbi mua*
Asnjė orė nė botė nuk ėshtė shpikur si unė*
Tė mas aq saktė gjithė klithmat e tua…

As ujė nė rėrė nuk pihet kaq shpejtė
Sa ē’bėn ti me mua si me lumin nė gusht*
Tek ēahesh ngado si kokrra e shegės
Dhe prźt tė tė mbush me mjaltė e me musht.
.................................................

Tani qė u zgjuam* shpejt* eja* t’i mbledhim
Gjymtyrėt e trupit shpėrndarė mbi krevat*
Pa shih nga dritarja sa tė bukur e bėmė botėn
Nga qė duhemi kaq shumė dhe bota ka fat.

~Petrit Ruka

Antika
12-09-11, 19:22
Ruaj pak dashuri pėr nė fund, o njeri i mirė,
se shpejt gostia jote do venitet e mbarojė…
mikeshat e djeshme do tė treten nė errėsirė
e nė mėngjesin e sprapsėm askush s’do tė tė kujtojė…

nga dashuritė e mėdha njė copėz rrėmbeje dhe fshihe
nga sytė epshorė tė sirenės sė rradhės,
nė shpirtin tėnd struke…nė zemėr mbille...
e po munde edhe nė pjesėn e padukshme tė hėnės…

nėse njė ditė do tė ndjehesh i huaj
nė tė huaja gosti pa ndrojtje shko…
e nė u ndjefsh edhe atje i paftuar,
sė paku veten do duash si dikur ato

tipi engjellor
13-09-11, 13:43
Varg pas vargu unė gjithēka e jap pėr ty dhe pse heshtja qan
Nėpėr fletėt e bardha rrėfehem ashtu siē di tė flijohet poeti,
Do tė doja tė tė bekoja sot qė urrejtja ndėrron fytyrė,
Jam kėtu ekzistoj!Jam lot i hidhur tek valėt e kėtij deti!
Mė pati mbytur dimri i vrazhdė dhe jorgan trishtimin flaka,
Njė fije rreze shprese mė ngazėlloi dhe mė fali magjinė,
Qė tė besoj se ka diej tė zjarrtė te cilėt as reja si shuan,
Dhe pse dashuria jote s'ishte e vėrtetė.......

tipi engjellor
13-09-11, 13:46
Nuk di nė isha zgjuar,nuk di tė isha fjetur,
Nuk di si tė kam dashur..Me shpirt tė pėrvėluar!
Ka mbetur nė sirtarė sot ndjenja e zhgėnjyer,
Vegimi emrit tėnd...Mes ngėrēesh rri gjymtuar!
Lėkura e ngrohtė e ndjenjės,vetė shpirtin mori hua,
Dhe buza seē mu lodh,nga heshtja shumė e gjatė,
Nė qiellin mė tė pastėr kėndonte gjysėm hėna,
E kredhur mes mendimesh po pres tė bėhet Natė..

zanaa
15-04-13, 11:18
Dashuria ime kishte sy...
Pse ja verbuat ?
Dashuria ime kishte veshe...
Pse ja shurdhuat ?
Dashuria ime kishte ardhmeri...
Pse ja ndaluat ?
Dashuria ime ishte e shendosh....
Pse e lenduat ?
Dashuria ime ishte e paster....
Pse e njolloset ?
Dashuria ime ishte e lire....
Pse e burgoset ?
Dashuria ime nuk kishte lot...
Pse ja sollet ?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje...
Pse ja mbollet ?
Dashuria ime donte te jetoj...
S'ja lejuat...do ju mallkoj !!!!
TE MALLKUAR QOFSHI PER JETE
QE VRATE NJE DASHURI TE VERTETE !!!!




E bukur,por mungon emri i autores....:confused:

Dardanesha
15-04-13, 11:23
E bukur,por mungon emri i autores....:confused:

Shkruja ti emrin e Autores :wink:

zanaa
15-04-13, 11:27
Shkruja ti emrin e Autores :wink:
Jame une shkruesja e ketyre vargjeve,por qe fatkeqsisht po e gjej ne shum forume tjera,dhe vertet po me habit fakti qe dikush mund te beje nje gje te tille....

Dardanesha
15-04-13, 12:56
Jame une shkruesja e ketyre vargjeve,por qe fatkeqsisht po e gjej ne shum forume tjera,dhe vertet po me habit fakti qe dikush mund te beje nje gje te tille....


E di qe je ti autorja e ketyre vargjeve per ate edhe u shpreha ashtu motrushke :smile:

YanYan
28-10-13, 23:16
Jame une shkruesja e ketyre vargjeve,por qe fatkeqsisht po e gjej ne shum forume tjera,dhe vertet po me habit fakti qe dikush mund te beje nje gje te tille....

Pershendetje Zanaa,

Kerkoj ndjese per vonesen e mesazhit por tani e pashe. Nuk me kujtohet egzakt se ku e kam lexuar kete poezi (ne nje tjeter faqe apo ne fb) por me pelqeu dhe prandaj e postuar ketu. Nuk citova kund se e kam shkruar une kete, biles nqs ke lexuar postime te miat ketu tek nenforumi I letersise, kudo kam cituar autorin...edhe tek kjo poezija jote nqs e ke lexu titullin siper kam shkruar "E marre ne net". Kete poezi ashtu e kam gjetur e ashtu e lashe pa I nderru pike apo presje.
Gjithsesi pergezime per poezine! Eshte shume e bukur dhe e ndjeshme. Fatkeqsisht secili prej nesh qe poston shkrime personale, ne kete rast poezi, egziston mundesia te keqperdoret autoresia. Me ka ndodhur edhe mua te lexoj nje poezi te nje shoqes time ne kete forum dhe jemi sqaruar me personin ne fjale ne privat pasi ai/ajo I kishte vene emrin e vet poshte.

Gjithe te mirat!

YanYan
28-10-13, 23:30
Me pas sy
e mos me t'pa ty
Fatkeqsi!

Me fry ere
me te ndje
pa te prek ty
Tragjedi!

Me qesh me ty
me qa per ty
tuj majt zemren me dore
tuj mat me fryme or't
Tmerr, o Zot!

©YanYan