PDA

View Full Version : ZEMRA


hana
02-05-04, 14:53
Zemra

Simptomat e semundjes se zemres, si shfaqet?
A eshte pulsi i larte ose i ulet tregues i semundjes se zemres, dhe kush eshte kufiri normal i te rrahurave ne minute

Ne rralle te pare rrahjet e zemres varen nga mosha qe jeni. Sa me i vjeter te jete njeriu aq me i pakte eshte # i rrahjeve te zemres. Po te shikosh nje femije 2 vjecar rrahjet e zemres jane nga 100-120 dhe po te shikosh ne anen tjeter nje person rreth te 20 normalja duhet te jete rreth 75-80. Lind pyetja cili u shmanget me shume semundjeve te zemres ai qe ka rrahje te larta apo ai qe ka rrahje te ula. Me mire eshte normalja ne rralle te pare, por ai qe ka rrahje te larta ka nje numer me te madh qe te rrezikoje te marre semundje se ai qe e ka te ulet, nuk them te pushoje zemra fare por psh. me mire do ishte 60-70 se 80-90 rrahje per/minute. Kjo pra varet nga mosha, dhe nuk do te thote ai qe eshte i vjeter dhe ka keto rrahje qenka me i parrezikuar nga semundjet.

Zemra duhet te dihet qe eshte nje pompe qe pompon gjakun. Dhe ne rastin e semundjeve te zemres kemi prishje te funksionit te saj si pompe. Dhe ne semundjet e semres ka rendesi si kur prishet ritmi, ashtu edhe kur prishen valvulat, ose kur prishet teresia e mureve te saj. Kur prishet ritmi kemi aritmite qe jane dy llojesh, me ritem te shtuar ose takikardite ose me ritem te ngadalesuar qe jane bradikardite. Po ashtu kur prishen valvulat zemra nuk funksionon mire si pompe dhe ne keto raste behen operacione te ndryshme per zevendesimin e tyre. Po ashtu nje lloj tjeter semundjeje te zemres jane edhe ato qe prishin muret e zemres sic eshte infarkti. Ne te gjitha keto raste duke mos funksionuar si pompe ajo nuk con dot gjakun ne te gjithe trupin, dhe keshtu nuk furnizohet organizmi me oksigjen edhe me lende ushqimore. Duke mos u furnizuar me to orgaizmi do te filloje te mos funksionoje si duhet. dhe ne semundjet e zemres do te kemi shenja si marrja e frymes, enjtje e kembeve, nxirje e buzeve, ose edhe dhimbje kur kemi infarkt per arsye se ndodh vdekje e nje pjese te murit te dhomave te zemres.
Stadi i fundit i semundjes se zemres eshte pamjaftueshmeria e zemres (insuficienca kardiake) ne te cilen zemra nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu behet invalid. Ne momentin kur kjo pamjaftueshmeri nuk mund te perballohet nga organizmi atehere organizmi vdes.



Attak ne zemer ndodh kur furnizimi i pjeseve te zemres me gjak rrallohet apo pritet fare. Shkaqet qe e krijojne jane arterie te bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose ndonje koagulim (mpiksje gjaku) ne ndonje prej arterieve koronare.


Nga shenjat me te hershme te infarktit (qe duhet te pasohen me kontroll te menjehershem tek mjeku) jane:

-Bllokim, shtrengim ose dhimbje ne kraheror per me shume se dy minuta (dhimbja nuk eshte e thene te jete pikerisht nen gjoksin e majte). Dhimbja mund te prezantohet graduale duke u shtuar. Fillimisht mund te jete ne formen e nje ndjesie te ēuditshm
shoqeruar me shume dhimbje, por me shume si shtrengim, si ngerē ne kraheror.

- Dhimbje e forte, therese, marrje mendsh, renie te fiket, djerse, provokime te vjellash ose mungese mbushjeje me fryme.

-Dhimbje ose ndjesi e ēuditshme ne nofulla ose krahe. Me termin e ēuditeshme: kur duket sikur dicka nuk shkon si duhet, sikur ka kontraktim te lehte te muskujve ose gjymtyret nuk u binden plotesisht levizjeve instiktive, megjithese dhimbja mund te mos jete e pranishme.

Nje nga shkaktaret e shpeshte te infarkit myokardial eshte tensioni i larte i gjakut ose hypertensioni.

Bypass

Mbeturina (teprica) Colesteroli grumbullohen ne arteriet koronare (qe qarkullojne gjakun brenda perbrenda zemres) duke krijuar nje shtrese qe ngushton arteriet. Arteriet e ngushtuara nuk lejojne gjithe sasine e nevojshme te gjakut te shkoje ne zemer, duke provokuar keshtu krizat e zemres ose deri ne arrest kardiak. I vetmi test i sakte ne ditet e sotme per diktimin e bllokimit te arterieve koronare eshte angiograma kardiake.
Ne rastin e nje krize ne zemer, shpesh ndodh qe pjese nga muskujt e zemres te pushojne se funksionuari, pra vdesin. Kjo sjell dobesimin e funksionimin te zemres si nje pompe. Bypass i zemres eshte eleminimi (anashkalimi) i asaj pjese te arteries/venes qe eshte e bllokuar dhe nuk funksinon.
Gjate fazes se operacionit (anesthesi e plote dhe hapje e derrases se kraherorit), funksionin e zemres si shperndarese dhe kontrolluese te gjakut e merr persiper nje aparat mekanik i jashtem. Nderkohe, zemra ndalohet kimikisht qe te behet i mundur procedimi i operacionit. Nderkaq, pjese venash zakonisht nga kofshet ose pulpat, ose pjese arteriesh te lokalizuara ne derrasen e kraherorit (ne varesi te enes se bllokuar qe zevendesohet) perdoren per te zevendesuar (anashkaluar) seksionin e bllokuar dhe per te ndihmuar shtimin e sasise se gjakut qe ushqen zemren dhe ben te mundur funksionimin normal te saj.

Pas procedures, pacientit i merr zakonisht nje kohe te konsiderueshme te rifitoje aktivitetin e perditshem. Gjate kesaj kohe pacienti mbahet nen vezhgim te plote, nje diete strikte dhe ushtrime e aktivitete fizike e mendore te lehta qe te bejne te mundur ambjentimin e zemres me "rutinen" e re.

Nuk ka asnje garanci apo parashikim se c'mund te ndodhe me vone ne nje pacient qe i eshte nenshtruar me pare nje by-pass (apo 2 apo 3 apo n). Megjithese perderisa pacienti a nje histori me bllokime arteriore me pare, shkalla e rrezikut te rishfaqjes se nevojes jane me te larta sesa normalisht; ky eshte nje nga shkaqet e rregjimit te rrepte e kufizimeve ne ushqime e aktivitete tek pacientet qe i jane nenshtruar by-pass (shkaku tjeter eshte se merr nje fare kohe perpara se trupi dhe zemra te vendosin nje ritem te ri :-)

Shenja kryesore e infarktit eshte dhimbja. Zakonisht mbas derrases se kraharit dhe qe shperndahet ne drejtimet qe u pershkruan me siper. Por shpesh dhimbja mund te ndjehet ne stomak dhe te mos shkoje ne mend fare per infarktin. Nga ana tjater jo cdo dhimbje ne kraharor eshte infarkt i miokardit.
Ne disa raste si ne diabetin e sheqerit mund te kemi infark pa dhimbje.

By pass sic u tha me lart eshte zevendesimi i nje pjese te arterjes qe furnizon zemren me nje pjese vene qe zakonisht e marrim nga kemba.

Ka edhe nje lloj operacioni tjeter ne zemer kur nuk ka ndodhur akoma infarkti por arteriet kane filluar te zihen nga arterioskleroze (ose si e permenden me lart ne gjuhen popullore dhjami. Ky quhet arterioplastike dhe brenda enes se gjakut futet nje si rjete ne forme tubi qe te mos lejoje zenien e metejshme te arteries. Por si eshte permendur mund te ndodhi perseri zenia dhe mbas kesaj rradhe kerkohet by-pass.

turisti
27-08-04, 01:20
Pershendetje Hana. Faleminderit per spjegim te gjere lidhje me KARDIOLLOGJI,a une vetem kisha thene se DASHURIA eshte elementi i rendesishem per funkcionimin e mire te zemres. :P :wink:

Gentiani
20-11-04, 16:18
A e keni ditur,se zemra e njeriut rrah 100.000 herė brenda ditės dhe 2,5 miliardė herė nė 70 vite. Gjatė asaj kohe do tė mbushej njė rrokaiqiellė me gjakė. Nė njė rrjetė prej 2500 km Arterie, venė dhe kapilare e barabartė me gjatėsinė e rrugės Paris-Moskvė – furnizohen tė gjitha organet e trupit me gjakė. Kjo ėshtė pompa e cila funksionon pa defekte dhe nė pėrgjithėsi pa pjesė rezerve punon gjatė njė jetė njeriu. Kėrkesat e ndryshme tė qarkullimit tė gjakut dhe veprimtaria e zemrės i pėrshtaten shumė shpejtė ngarkesave tė ndryshme. Shembull: nga Sasinė e gjakut = Sasinė e zemrės tė paraparė pėr minutė nga 5 litra mundet tė rritet nė 30 litra nė minutė, mvarėsisht nga puna e vėshtirė e muskujve.

Kapaciteti i zemrės ėshtė rreth 1 Nm/s ndėrsa tek makinat teknike kapaciteti (= pesha / njėsi) i tyre pėr njėsi. Nė njė peshė tė zemrės prej 0,3 kg pesha e kapacitetit tė saj ėshtė 300 g/(1 W) = 300 g/W = 300 kg/kW pėr derisa tek motorėt teknikė kjo vlerė mbetet e ulėt.

Motorėt Diesel (Anijet e mėdha) 60,0 kg/kW
Motorėt Diesel (Kamionėt) 6,0 kg/kW
Motorėt me benzinė (automjetet) 1,6 kg/kW
Motorėt e lehtė me benzinė (aeroplanėt) 0,6 kg/kW

Gjatė punės fizike kapaciteti i zemrės rritet dukshėm dhe (= pesha / njėsi) i ofrohet atyre tė pompave teknike.

musaUSA
26-11-04, 16:55
sa killa gjak hyn e dalin neper zemer ne dit?? a

Naki
27-01-05, 04:09
Studim mbi sėmundjet e zemrės


Astrit Lulushi

Ndėrsa dy studime tė reja nė fushėn e sėmundjeve tė zemrės tregojnė se vetėm ulja e nivelit tė kolesterinės mund tė mos jetė hap i mjaftueshėm pėr parandalimin e njė goditjeje nė zemėr. Shkencėtarėt kanė vėnė re se krahas nivelit tė lartė tė kolesterinės, ėshtė edhe niveli i inflamacionit tė artereve qė shton rrezikun e goditjeve nė zemėr. Ēdo vit qindra mijėra amerikane pėsojnė goditje nė zemėr apo bllokim tė artereve koronare, pavarėsisht nga niveli normal i kolesterinės. Doktor Steven Nisen i klinikės sė Klevelandit thotė se duke parė nivelet e kolesterinės si dhe nivelin e inflamacionit brenda artereve tė pacientit u shpjeguan disa probleme. Gjithnjė e mė shpesh po vihet re se kur arteret pėrbrenda janė tė prekura apo tė acaruara, kolesterina dhe pllakėzat e kane kanė mė tė lehtė pėr t’u grumbulluar pėrgjatė mureve tė brendėshme tė artereve. Me kalimin e kohės inflamacioni ose ky acarim mund tė bėjė qė pllakėzat tė pėsojnė frakturė, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjė qė bėhet shkak pėr goditje nė zemėr. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotė se tė dhėnat e reja tregojnė se ulja e shkallės sė inflamacionit pakėson dukshėm rrezikun nga goditjet nė zemėr. Nė studim u morrėn nė shqyrtim pacientė qė kishin pėsuar goditje nė zemėr dhe qė pėrpiqeshin tė shmangnin njė goditje tė dytė. Gjatė studimit, niveli i kolesterinės ra dukshėm, ndėrsa me uljen e nivelit tė inflamacionit, rreziku ndaj goditjeve nė zemėr pakėsohej me 50 pėrqind.Shkencėtarėt thonė se niveli i inflamacionit tė artereve mund tė matet nėpėrmjet njė analize tė thjeshtė gjaku. Niveli i inflamacionit mund tė ulet nėpėrmjet ilaēeve si dhe nėpėrmjet dietave, rėnies nga pesha, ushtrimeve fizike dhe heqjes dorė nga duhani.




15/01/2005
Nga Gazeta Shekulli