PDA

View Full Version : FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE


Pages : [1] 2

Psikologu
08-04-05, 05:23
Te nderuar :


E hapi ketė temė ku ndoshta mundemi te flasim sikur dikur neper oda burrash sepse aty ka qenė dija nderi dhe burrnija e shqiptaris.

Ju kisha lutur qe mundesishte ti permbahemi temes e te mos kalojm ne tema tjera, nese ka mundesi.

Tė gjithė janė te mirė se ardhur pa dallim gjinije.

Ramadan Shabani , plak i meqem ka thanė:

Oda te vesh dhe te zhvesh,te ftofė e te nxenė , andej ata qe hynė nė odė burrash le ti lan hujet ne oborrė.

Por pleqnija ka dalė prej grave -thojshin burrat.

Nderime.

Krokodilli
09-04-05, 11:06
Gjyshi jem rahmetlia thojke:,
''aj qe fol shum rrall, fol me ven,,,, tjert flasin pa nal, po kurr sja qellojn''

--
Adem Baba rahmetlia:plak i ni katunit te Drenices:

''ne ode te burrav po su ule kamkryq sje per bised po per rrena e hajni''

Psikologu
09-04-05, 16:08
Qka te ja bejsh dikuj ta benė dikush ty.

Lejleku dhe dhelpra kishin lidhė njė shoqeri te mirė
Njė ditė lejleku e thirri ne darke dhelpren.
Kur shkoj dhelpera per darke , lejleku e kishte vendos ushqimin ne njė shishe te lartė dhe i tha dhelpres:
-Urhero , mirė se ke ardhur.
Dhelpra u mundue te haj nga shishja por aspak nuk mundi aspak dhe mbeti e uritur.
Lejleku e ngrani ushqimin dhe u ngop mirė.
Nuk shkoj kohė e gajtė dhe dhelpra e thirri lejlekun per darkė.
Ajo e kishte vendos ushqimin ne njė tepsi dhe i tha lejlekut.
-Urdhero , mirė se ke ardhur, por lejleku , shkaku i sqepit te gjatė nuk mundi te haj , tentoj dhe tentoj por kot,dhe me ne fund tha tha:

Po ti e din qe une nuk mundem te ha keshtu, pse se ki qit ushqimin tjeterkund tha ai???!!!

Po edhe une mendova te jejten gjė kur isha per darke te ti , se pse ti se ke qit tjeter kund po mbeta e uritur, e tash argat per te kthyer.

Dhe nga ajo ditė e prishen miqasin.

Odise
11-04-05, 23:40
u kofte mire

e paski ba tim duhani, he Tomorri i ka fajet, se po e pijka duhanin e forte:)
hape dritaren bre pak


niset njani per pazar dhe tu shku ka gjysa e udhes e pshtjell ni cigare dhe nxori shkrepsen m'i kall, po frynte nje ere e forte dhe ky burri ia ktheu shpinden frymes, eres se nuk mujke m'i kallė cigaren. E pazari ne dejtim kah fryne era, e ky u kthye kah veri apet dhe po ece e po ece dhe mbas do kohe mberrini apet ne shpi te vet.

A po rrime ma, a u qumė. Burra t'mire ishin konė qata qe u qunė.

Odise
14-04-05, 07:32
jo keto s'jan fjale odash shqiptare, po fjale divanhanje - para ode e mbas fjaleve te burrave :)

I shkojne njonit do mysafirė dhe iu qet perpeq. Po gjithmone e hajshin perpeqin me buke. Mysafiret e lane buken e po hane vetem perpeq. I zoti i shpise po i thote djalit te vet Mujes: O Mujė - me buke! - disa here (me iau shtie ne mendje mysafireve ta hane perpeqin me buke se nuk iu del) dhe kur mbas pak Muja ia priti babes se vet: O babe, me buke e pa buke se shkoi perpeqi!


***


i kish ble njoni nji pale kepuce te reja, por i bijshin ngusht dhe ia kishin vra kamben edhe shkon me pa, ne te pame, per ngushllime. Tue prite ne rend, ky burri po mendon vetem per kepucet e ngushta e po ban vetmeveti: ngusht, ngusht... dhe kur i erdh rendi me e ngushllua te zotin e dekes, ne vend t'i shprehu ngushllime, i tha - ngusht bre burre. I zoti i dekes, ia priti: ngusht ti me kepuce te ngushta! - (se e shihke tue u valavite me kambet e veta).

Odise
14-04-05, 07:41
E thirri baba djalin me i dhane nasihat (me e mesua dicka) edhe po i fole e po i fole nja nji gjyse ore. Djali po e veshtron qenin nen hambar gjate gjith kohes, qe i folke baba. Kur e mbaroi fjalen baba, e pyeti djalin: a more vesh djali jem, a nxune najsend? Po, i tha djali: prej se je kah fole ti babe, qeni i nxuni dhe i hanger 13 miza, ia ngjeha rend!

Murgesha
14-04-05, 23:28
Tomori dhe Lailoli ju hjeka shkrimet e juaja se ja kishin humbė qėllimit tė kėsaj teme tė inicuar nga Psikologu.
Mbetem me shpresė se do tė hasi nė mirėkuptim.

Psikologu
18-04-05, 17:12
Pershendetje te gjithve dhe nderime.

Falenderoj te gjithė ata qe shkruan dhe do te shkruajn ne oden tonė shqiptare, ne fakt isha pak i nxenė dhe ju kerkoj falje per mos pranin time ne ketė temė.

Njehere kishte kerkuar njeri qe te takohej me sherrin e femres dhe i tha ta atit te vetė:

-O babė , dua ta njoh sherrin e femres , se me kan thenė se ai eshtė i fortė.
-Le ore bir i tha i ati - rri ne shtepi e mos shko me largė sepse pleqnia ka dalur prej femrave dhe jo prej mashkujve , mirpo ai i gjori nuk e ndegjoj te atin dhe vajti ne kerkes te sherrit te femrave.

Duke kaluar disa fshatra e pa nje grua e cila nxirrte ujė nga bunari.
Iu afrua me ngadale dhe e pyeti:
-Me fal , a benė te me tregosh se ku mund ta takoj sherrin e femrave , tek cila grua-tha ai.

Gruaja vetem qeshi dhe tha:- Po qte duhet ty sherri i gruas , shko rruges tende dhe nese do ujė ja te jap.
Jo -tha ai, vetem me trego se me cilen grua te ndeshem dhe ta vertetoj se kush eshtė me i fortė , trimeria ime apo sherri i gruas.

Kukuuuuuuuu-bertiti gruja.

Burrat qe po punonin afer ares vrapuan me shati , e kosa ne dorė dhe i thanė.

Qka u ba bre , qka u ba???!!! dhe i drejtuan te gjithė veglat e punes kah ky burri.

Asgjė - tha gruaja , vetem i mbeti uji ne fyt kah po pinte dhe mendova mos po pelset me ujė ne fytė.

Burrat u larguan dhe shkuan te punojn prapė.

O zotri-i tha gruja , a e takove sherrin e gruas , po sikur te ju thoja burrave qe me ke prek me dorė, do te benin copė e grime, pra shko nga ke ardhur e mos kerko sherr te gruas , sepse nga gruja kan dalur fjalet e pleqnia e burrave, shko pra tash.

Ai u kthye me kokė ulur nga kishte ardhur.

GURI SYLAJ
22-04-05, 22:24
Ekishin pas vet nje plak nje here se pse pleqnine duhet me e ba me njezetekater pleq, eshte ndonje rregull apo eshte vetem nderim i fiseve .
Plaku pergjigjet , kjo e dyta edhe mundet me qene por pleqnine e bajn tre pleq e ata jan:
Nje plak i menqur qe din me e tjerre holle pleqnine,
Nje qe e ka kullen dhe pasunin e forte dhe shtron darka e dreka per islihatin ,
dhe nje trim qe gjithmone e mban koburen ne brez dhe mbas cdo pajtimi hyn dorzan.
Dhe si per hajgare plaku vazhdoj;
Sot kete pune e kryejn politika e menqur, ekonomija e forte dhe ushtreija ,pasha mixhen , nese doni me pas shtet.

Psikologu
25-04-05, 03:15
Agese i kishte vdekur njė djalė , dhe shkoj edhe njė i varfun ne te pame per ta ngushlluar Agen.
- A po merzitesh o Agė- i tha Mark Sneri -Ages.
-Qe besa po -ja ktheu Aga.
-Mos u merzit se kugja nuk eshtė kjo punė-i tha Marku!!!
Keto fjalė e preken Agen pa masė dhe i mbeti hatri.
Mirpo pas disa vitesh edhe Markut i vdiq djali dhe Aga tash kishte momentin te hakmerrej ne fjalė.
I hypi atit Aga dhe shkoj ne te pame.
-Apo mersitesh o Mark -i tha Aga??
-Qe besa po - iu pergjegj Marku.
-Mos u merzit se nuk eshtė asgjė kjo punė-i tha Aga.
Marku e shikoj Agen dhe iu pergjegj:
-O Agė , kur te ka vdekur djali , ti ke pas vetem njė vdekje , ndersa une i kam dy.
-Pse , e pyeti Aga??!!!
Sepse kur te ka vdekur ty djali , ke pasur , konakun , sheqerin , kafen e qka te eshtė dashtė , e kjo quhet njė vdekje, ndersa une as per ato se kam takatin , e kjo quhet dy vdekje.
Aga vetem uli koken dhe pa ba fjalė doli nga aty.

experti_lu
26-04-05, 03:39
kur te thot dikush ne ode te burrave,FOL diqka,mos thuj valla s,po di.se kujtojne se je budalle.
-por thuj s,po du me fole.

Reana
26-04-05, 03:42
Po mos me fole i urti, nuk dallohet prej te marrit :wink:

experti_lu
26-04-05, 03:47
RAMADAN SHABANI i kjeves ka qen burr i menqur,dhe pleqnar.

ish kan ramadan shabani ne nje ode te burrave,
por aty ish kan edhe vllavi ti asllani.
dhe sallani(vllavi ramadanit) jo bash i menqur,kish pas fol shume.
veq kish pas fole qysh ka rreh njerez,tu paraqit trim i madh.
dkur i thon burret RAMADANIT.
-oh ramadan shabani e paske vllavin trim te madh,paska rreh shume njerez!! po ti ramadan a ki rreh naj njeri?
-ramadani tha:
po une e kam rreh ni her ni magjup.
-qysh ramdan me rreh magjupin ti burr plqnar?
-ehhh more burra s,pata qare pa rreh se ai magjupi ma pat rreh qet ASLLANIN,tha ramadan shabani.

Odise
27-04-05, 07:22
Njani mbante ne krye nji plis te ēkyer tan shenja-shenja dhe nji mik i tij nji dite e dveti: Pse bre burre po e mbane kete plish te ēkyer kshtu, a hiē nuk kij bile me ble nji plis a?
- Paj kam m'i ble, po ket e mbaj per shėj, se ky plis kallxon diēka!
- Po pse tu ka ēkyer plisi kaq shume bre? - Ia priti miku.
- Tue fole drejte, mu ka ēkye plisi. sa here fola drejte, me rrehen shtage krese e ma ēkyen plisin.

***

- Pse tu ka ēkyer plisi?
- Tue fole drejte!

GURI SYLAJ
27-04-05, 19:18
NJANI E KISH PAS NJE DJAL TE MBRAPSHT DHE NUK LENTE TE ZEZE PA BA NEPER KATUND:

NISEN NJEREZIT E PO I VIN TE DERA E PO I THON:
O FILAN DJALI I YT M'A BERI KETE E KETE TE KEQE E PLAKU TUJ MOS PAS CKA ME I BA FILLOJ E PER QDO TE KEQE TE DJALIT E NGULKE NGA NJE BASKI NE DERE TE KULLES.
KUR U MBUSH DERA PLOT GOZHDA , PLAKU E THIRRI TE BIRIN E PO E BENE DERT KETE PUNE: TANI DJALI ISHTE RRITE PAK DHE E SHIHTE SE ATO PUNE NUK JAN TE MIRA DHE VENDOSI ME U PERMISU. NDIGJO KETU I THA BABES PREJ SOT, T'A JAP BESEN NJEREZIT KAN ME ARDHE ME TE FALENDERU PER TE MIRAT QE DO T'I BEJE TASH E TUTJE. DHE VERTET ASHTU EDHE NDODHI DHE PLAKU PER CDO FALENDERIM E HIQTE NGA NJE GOZHDE NGA DERA E KULLES. KUR U HOQEN TE GJITHA DJALI ERDHI E PO LAVDROHET PARA TE ATIT PER KETO VEPRA . PLAKU IA KTHEJ ;PO MORE BIR GOZHDAT U HOQEN PO KAN MBET BIRAT E ATO , PASHA BABEN; NUK MBYLLEN BASH KOLLAJ.
hajt mire mbeteshi

GURI SYLAJ
27-04-05, 19:21
Aka me te menqur se ju qe ndani pleqni, e kishin pas bvet nje plak.
Po tha plaku. Me i menqur se na eshte ai qe nuk vjen para nesh me ia pleqnu punet, por punet e veta i pleqnon vet.
Guri sylaj

GURI SYLAJ
27-04-05, 19:24
Kush e prish oden e kishin pas pyt nje plak te menqur.
Plaku tha: Oden e prishin dy vet ; nje qe nuk din me fole e flet dhe nje qe din me fole e nuk flet.

Guri Sylaj

Odise
28-04-05, 06:09
Dy pleq po bisedojne:
- E kam nji djale 't'menēem', qe mbasi te bahet puna e din.
- Besa une e kam edhe ma te 'menēem', se bahet puna e nuk e din.
- Po, sa djem i ki? - Ia priti ky tjetri.
- Pese - ia ktheu i pari.
- A i ki me voe te pules, a te shotes?
- Ēka po thue bre bure?
- N'i paē me voe te pul's, t'rrine ngat kah shpija, e n'i paē me voe t'shot's - si t'rriten shkllum e n'uje, tretin.

Medet per at vend, ku mbetet baba ma i menēem se djali! (po thom u).

(Per Pavaresine e Kosoves, e kam fjalen)

***

GURI SYLAJ
28-04-05, 15:18
Djali po mendon se u ba me i menqur se baba e po ithot:

HAJDE BABE T'I KALLXOJ MEXHAT E ARAVE KAH I KENA.
TYBE MIRE E KI JA PRITI AI SE KAM HARRUE KAH KAM LAVRUE QE PESEDHJETE VJET.

Odise
28-04-05, 20:58
KUR A KANE BABA GJALLE, JANE KANE BASHK KATER VILAJETET SHQIPTARE: SHKUPI, SHKODRA, MANASTIRI E JANINA, QE I KANE THANE - SHQIPNI - e sot ne Kosove duhet me hy me viza edhe shqiptaret. Shqiptaret u gezuan kur u ba nje cope shqipni 1912-en, e po gezohen edhe kur po bahet nje cope kosove (jo 2005, jo 2010-ten) edhe kjo me deregje tu ia pi gjakun e derdhun, e tue iau ba mendjen e gjakun hirrė.

Baba i ka dijte megjat, Guri i Shpuem, Tivar e Preveze, e sot i biri knaqet edhe me i cope kosove edhe aty me kshtjella shkijsh, pavaresi pa sovranitet! Luje biri i bab's luje, luje mace kryet e bullit!

Fetah cka fitove...faqen e zeze e 'i pare pishtole!

GURI SYLAJ
29-04-05, 15:18
Ne nje kuvend te burrave shtrohet pyetja se pse fiomijte ne shumicen e rasteve bajn be pash nanen e basa edhe te rriturit kur kan dhimte thone ofa nane . Kish pergjegj te shumta une po isjelle vetem dy

1. Femija eshte i sigurt njeqind perqind ken e ka nene
2 Femja jet jetim kur t'i vdse nana e jo baba .

Por si po shihet neve na kan gjete ter dyjat.

Odise
05-05-05, 08:50
Njani i kish pase tre djem dhe don me i provue, a jane fara e tij. E thirre djalin e madh ne kulle edhe i thot:
- Po m'dhemb kryet shume e tingllomi dy shuplaka te nxehta, se ndoshta me pushon dhimta e krese! - Djali i tha i skuqur babes: Jo babe une nuk muj me t'ra shuplake ty! Atehere baba nxori koburen e ia ktheu djalit:
- Ose bjem shuplaka, ose te vras! E kur e pa djali se baba ish idhnu teper, iu afrue e t'ia krisi dy shuplaka flakqe babes. Baba u qetsue edhe i tha hajt tash, se nuk kam ma dhimbje kreje. Djali doli nga kulla.
Baba e thirri djalin e dyte dhe e detyroi poashtu sikur te madhin. Edhe ky kur e pa se po don me e vra baba, t'ia krisi dy shuplaka flaqe edhe ma te nxehta babes. Edhe ky doli jasht edhe baba e thirri djalin e trete edhe e detyroi si dy tjeret, por ai assesi nuk pranonte t'i bie babes shuplake. Baba u idhnue aq teper sa qe gati ia shkrepi koburen ne balle djalit. Kur e pau djali se vertet, baba po don me e vra, t'ia ngjiti kemishes se vet dhe e shkeu edhe ia ktheu gjoksin e ballin babes se vet edhe i tha:
- Babe, qe ku jam, vramė se kurre ty nuk te bie shuplake! - Kur e pa baba se djali assesi nuk po pranon, e leshoi koburen poshte dhe me lot per faqe, e rroku djalin dhe e puthi ne balle. Posa djali doli nga kulla, plaku e thirri gruan e tij (nanen e djemve) edhe t'ia rrasi koburen ne goje edhe i briti:
- I kujt asht djali i madh? Ose kallxom ose t'vrava! - Plaka, kur e kapi zori, i kallxoi, se babe ai e ka filan fistekun. Po djali i dyte i kujt asht? Plaka poashtu i kallxoi drejte se ai asht i filan fistekut tjeter.
- Po djali i trete, i kujt asht, kallxom se t'vrava! - Atehere plaka e shkeu kemishen e vet dhe ia hapi gjoksin edhe i tha:
- Me te drejte te zotit asht i yti e i askujt tjeter! Edhe plaku e mori vesh se kush asht, e kush nuk asht fara e tij! Thohet se ai plak i vrau dy djemte e vet te medhajt edhe i thirri baballaret e tyre dhe i detyroi t'i varrosin djemt e tyne! Kurse derisa vdiq, jetoi me djalin e trete.

***
Femija yt kurre nuk ta kthen fjalen, as nuk te ofendon, as nuk te bie as me fjale as shuplake, sepse asht gjaku yt. Femiu yt, kurre nuk te ndane e te vdesesh ne vetmi edhe nuk te dergon ne shtepi pleqesh. Femijet e vertete, nuk i lane prindet me hjeke keq, po prindet e mire, besnike, vdesin ne prehen te t'bijve te tyre dhe bijte iu dalin hakut (anipse, kurre nuk mund te dalim hakut te prindve)! Kur perzihet fara, mbine keq ara! Dikush po iu merr lakmi atyre, qe nuk e njohin faren as fisin e tyre! Se kjo, mos me mbete askund nji figure kombetare jona e paperlyeme, e pa ofendueme botnisht, nuk ngjane ne kombet e verteta! Si me pase dale rodi e sojit! I parodi ban gjithcka te lige! Anmiku ka planifikue moti!
Bijte e huaj, nuk ia dijne vleften as gjakut, as luftes, as lirise!

Kur pat ndodhe, qe nji djale e pat vra baben e vet, shkuam ne te Pame edhe oda nisi me u perzie fort me fjale: qysh djali me e vra baben e vet, cka na ka gjete etj. U ēue njani ne kambe edhe iu tha: o nuk e ka vra djali baben e vet, jo! Zoti iu lashte shendosh!

GURI SYLAJ
05-05-05, 10:31
PO I ANKOHET BURRI GRUAS SE ,KOJSHIT PO THONE, QE DJALI I TYRE I VOGLI I KA GA RROKTARIT:
GRUAJA IA KTHEU:
EU NJERI EDHE TI KREJT BUDALL JE; FMIJA SHKON E I GAN DAJES SHTAT KATUNE LARG E NUK PO I GAN RROKTARIT QE E KEMI NE SHTEPI.

********** ***************


PO ITHOT DJALI NENES, NENE I KEMI ZAN FEMIJT E KOJSHIVE TUJ MARR KUMLLA NE BAHQE:
NENA PO I THOT; E PSE NUK JAU KAJSHI NANEN E MI BA YLYM PER QYLYM:
DJALI E KQYRI EDHE PO I THOT:
E MORI NANE T'U THAFTE AJO GOJE QE KURR NUK DITE ME NA MESU PER MBARE PO VEQ PER MBRAPSHT E KREJT CKA PO N'A THUE ME JU BA TJEREVE PO N'A GJEN NEVE:

***************** ***************

GURI SYLAJ

Kastri
05-05-05, 13:37
Na kishte qen nje here nje njeri i pasur edhe e kishte pasur vetem nje djale, nje dite na kishte shkue per nje pleqeri ne nje katun te larget edhe i kishte porositur rroktaret e ti qe te ja ruenun djeali se me ba me gjet diqka te mos e presin ne shtepi.
Mirpo pas dy dite djali kishte shkue me luen edhe ishte ra ne nje puse edhe ishte mytur,kur e gjeten rroktaret djalin te vdekur gati u myten edhe vet qka me be tani si me i tregue zotnis se ju ka myte djali ne puse,edhe vendosen me shkue disi e me i tregue ne ate katun ku kishte shkue zotniu sa me shpejt me ardhe e me vorrose djalin ,po kushe me hy e me i tregue se rroktaret bejshin plan ,kur arrite te ai katuni e pane nje plak bari i deleve edhe e pyten se ku gjindet shtepia ku u mbajshine ato pleqni edhe plaku u tregoi ,tani filluen ata te flasin se cili duhet me hy e me i trehue zotniut per djalin plaku po i ndegjon edhe po i pyet se qka ka ndodhe ata i than kuku per ne qka na ka gjete na eshte myte djali i zotnis edhe nuk kemi qare pa hy e me i tregue edhe me hy si me hy ka me na myte te gjithve se vetem ate djale e ka pase ,plaku u tha valla bolle keq qenka puna por qe po hy une e po i tregoi e nese eshte i menqur zotniu juaje nuk ka me ju be denue juve ,e nese jo atehere ikni .
Hyri plaku ne oden e madhe edhe u ule te dera ,pase nje kohe e pa ai zotniu edhe e pyeti plakun ,hajde plak qka e mira te pruni ketu , plaku ju pergjegje o e kame nje problem me nje zotni qe po ja ruej delet ,ja ktheu plaku ,edhe po i tregon plaku se zotnia qe po ja ruen delet para dy viteve ja ka fale nje kingje e tani kingji eshte be dashe i mir edhe po do me ja marre prape a ka te drejt po pyet plaku zotnin me ma marre tani dashin , zotniu mendoi pake edhe i tha o plake po me vjen keq por dashi kurre nuk ka qen i yti zotniu te ka be vetem qefin pake e tani po e kerkon mallin e vet edhe duheshe me u pajtue edhe me ja kthye dashin kjo eshte zgjidhja .
Plaku i tha mir e ke ti zotni ashtu eshte ,por edhe ju ZOTI ju ka marre birin e vete qe ju ka dhene edhe ZOTI ju lashte shndeshe se djalin qe ju ka fale ZPTI prape e ka marre ,ja ku jane rroktaret tuaje te dera por nuk paten guxim te hyne e te tregoin.
Pake e gjate por e vertete se nje gje qe nuk fitohet por falet ajo edhe mirret prap nga ai qe ju ka fale .

Kastri
05-05-05, 13:45
Na ishine nje here tre vellezer edhe dy te mdhejte ishin te martuem kurse i vogli jo ,nje dite ky vellau i vogel po i lute qe te kqyrin diku edhe ati te ja zene nje nuse por ata dy i thane qyre po ti nuk din se qka eshte gruja sherr jo more rri mir je ti ,por gjithmon mase darke ata dy shkonin ne dhima te tyne e ate e lenin vetem ne ode .
Prape keshtu nje dite ky i vogli po i lute keta dy o kqyrni bre edhe mue nje nuse o vllazni ,ata prap me te vjetren ,e keshtu po nja dy tre muj .
Nje nate kur po don me shkue vllaznit te grate ky vellau i vogel e mori pushken e ja u zuni deren e jo tha ,ku po doni valla une i gjalle e ju me shkue ne sherr jo kurr po ketu me mue me fjet ne ode po a ju kame vllazni a jo
qyshe une me i lane vllaznin me shkue ne sherr kurr vallahi.
Te nesermen ata ja dhane besen se kam me ja zenen nje nuse eddhe pa u be nje muje e martune.

Kastri
05-05-05, 13:58
Na ishte nje here nje plake edhe i kishte pase tre djem te martuem ,edhe nje dite plaku po ankohet te djemet se nuk po e kqyrin rejat ,mirpo djemet nuk ja moren plakut fajalet edhe mase nja nje jave prap plaku ju tha djemve o djemet e mi folni me grate e juve se me kane len mase dore hiq nuk po me kqyrin,prape kurgje .
Nje dite plaku i thirri tre djemet edhe ju tha kqyrin vetni secili grate cila prej tyne e fundit e ka fshi oden mos e ka gjet qesen se me ka hupe e djemet u ben dhe ,edhe secili shkoi e pyeti gruen e vete ,se pari i madhi po e pyet gruen mos ja ka pa qesen plakut gruja ju pergjegje qy qe tre muje nuk ka qen me pa bile e le qesen jo more e ky u mburre se gruja e ti nuk e paska marre qesen , i dyti e pyet edhe ai gruen e ti edhe ajo i thote qy qe dy a tre muje nuk ka qen ne ode e le ma me marre qesen
poashtu edhe i treti edhe ati i thote gruja se ka dy muje qe nuk ka qen ne ode me pa plakun e le ma marre qesen .
Edhe te tre djemet te gzushem se grate e tyne nuk ja paskan marre qesen plakut shkuen te baba edhe po e qortoin o babe mos ja rrakat po i thot i madhi kqyr ku e ke lan qesen se gruja jeme qe tre muj nuk ka qen me fshi ode ,edhe i dyti poashtu po i thot babes ja tranue prej se mirave se edhe gruja jame nuk ka qen qe dy tre muj ktu ,edhe i treti i thote o babe mos na i merre grate per goje se edhe gruja ime qe dy muje be me ka be qe nuk ka qen ne ode ,plaku keshi edhe ju tha e sa mir qe ato vete ju paskan tergue kur per here te marame me kane pa , po qe ku e kame qesen por kur ju thojsha nuk po me kqyrin grate e juve ju i shtishite veshte ne leshe e tani une nuk po ju them kurgje vete ato ju kane tregue sa po me kqyrin.

Kodra
05-05-05, 16:26
Kastri tė lumtė pėr kėtė Tregim se jam knaq duke qeshur kur e lexova

Kastri
05-05-05, 21:19
Edhe keso biseda jane be ne oda kur ka qen disponimi i mir .
Nje familje e kishte pregatite dasmen,por djali nuk deshiroike te martohet edhe po i thote babes:O babe valla nese nuk mi bjen dy nuse une nuk hy dhenderr veq per nje nuse ose dy ose hiq qka me be me nje,baba i ngrate po e lute djalin hajt bre bir se qe edhe une veq me nanen tane edhe bolle po me del ,jo se jo ose dy ose hiq.
Baba i ngrate ju deshe me ja dhene besen se menjehere po sa te marrin nusen e pare te nesermen ka me que msite edhe me ja zene edhe nje nuse.
Kur erdhi nusja baba e porositi gruen me i thane nuses se po nuk e kryene punene sonte mir edhe ate mos me len me fjet djalin hiq po me ja gerrdite mir ka me pase edhe ortake le te din mir.
Te nesermen ne mengjez u que plaku e po shkon ne shtepi ku rrin robet te gjithe edhe po e shefe djalin ulur ne nje shkame afer oxhakut, por qka me pa kryet nuk po mundet me que nalt ishte lodhe bile nje knues ja qokatke hunden edhe ai nuk mujke as me leviz,plaku po i thote qu djalo po bejme bised ku me shkue me te lype edhe nje nuse se te kame dhene besen: Djali QKA ik more qfar nuse te dyte kjo eshte bolle e mir jo nuk ka nevoje kame be hajgare tha djali ,e plaku ja nisi me keshe hahahahahahahah i tha plakes valla ja paska punue nusja pirolla i qofte plaka ahhaahhaahahahha po de si une ty hahahahaahahh

Odise
06-05-05, 01:32
Njoni shkon te nji pleqnar edhe e lute me ia kallxu do fjale pleqnie edhe plaku fol e ky shkruj. Kur e mbaroi fjalen, plaku i tha: qe a t'i kallxova fjalet e pleqnise? Po, tha ky. Te mira e te mentshme.
- Po, tha plaku - jane te mira e te mentshme edhe nuk asht zor me i mbajt mend, po asht zor me ua gjete vendin ku me i fole! Jo veē hajt e po foli diēka fjale burrash, po me domethanje simbas rendit te bisedes - me e lidhe biseden e jo me e zgidhe!

***

Njoni niset me nuse te prindet e saj (ne gjini) edhe nusja e porositi udhes, se kur te hyjsh ne ode, te folish fjale te medha. Kur hini ne ode, u pershendeten dhe u ul ne rend burrash edhe ata e luten te flas dicka. Ky tu mendu me fole fjale te madhe, u kujtu pak e tha:
- BULL

Daja POLIC
06-05-05, 01:53
Psikologu i nderruar

burra ska mo femrat jan bo burra e na jena bo BURRECA gruja komandant

Odise
06-05-05, 04:05
Shkoi Nastradini te kadiu dhe e pyeti: a asht mire me e ndigju gruen?
- Jo, nuk asht mire - i tha kadiu.
- Parase me u nise me ardhe te ti, grueja me pyeti, pse po shkon me duer thate te kadiu, merre nji qyp mjalte e qoja.
- Paj, nganjihere asht mire me e ndigjue gruen - ia priti kadiu.

Kastri
08-05-05, 21:14
Na ishin ra ne halla disa burra me dite se si eshte vendosur qe njeriu te jetoi edhe sa.
- Njeri si deshmitare filloi edhe po tregone ja tha se si u vendose:
-na ishin shkue njeriu,gomari edhe qeni me marre vendimin se sa vjet do te jetoin,njeriu po ju jepe perparsi gomarit e qenit edhe i tha hyn ti gomar i pari.
-Hyni gomari,i than gomar ti si gomar a i ke boll 40 vjet me jetue
-Gomari kuku mo bre qyshe aqe shum 40 vjet si gomar a jo bre shum a ben 20 boll jane,mir i than dil jashte 20 vjet i ke.
-Qeni hyn edhe ati i thon mir qen qe pra ti i ke 40 vjet me jetue
-Qeni ku jo bre shume jane 40 vjet lidhur ner hamare me prit nje cop buk edhe ate veq kur te ju vjen rahmet me ma dhen,jo shum a ben 20 vjet boll jane,mir i than qenit dil jasht20vjet i ke.
-Tani i erdhi radha njeriut kur hyni njeriu edhe njeriut i than 40 vjet i ke me jetue.
- Njeriu ku bre sa pak a ben bre diqka ma shum, valla jane nja 20 vjet te magarit nese i do po te behen 60, po more si jo a ka edhe ma shum
po jane edhe 20 te qenit nese i do po te behen 80vjet,po more aiiiiiii
a ka ma shum se,jo valla i than nuk ka ani faliminer se mir eshte 80 vjet.
- Pra njeriu jeton 40 vjet si njeri,se shkoine vitet deri te martoheshe e kur ti formoshe familje veq i mushe 40 vjet,tani deri ne 60 i ke te gomarit veq me bajt ne shtepi per familje deri te rriten femija veq i bere 60 vjet,
tani jane ne radhe vitet e qenit je plak edhe je smure metesh rate ne krevet e pret rahmet nese te kqyr dikushe si qeni ner hamar.
ahahaahhahaahhahaahhaha hahahaahhahahahahahahahh
keshtu njeriu lakmiqare u mashtrue ahahahahahahahhhahaha

Psikologu
09-05-05, 05:37
Psikologu i nderruar

burra ska mo femrat jan bo burra e na jena bo BURRECA gruja komandant

I nderuar dajaPolic:

Gruja si gru nuk behet komandant , por pleqnia thotė se gruja eshtė dyreku i shtepis dhe shpesh te nxjerr faqebardhė.

Ishte njehere njė njeri i varfer dhe i shkojn miqet per viztė ne kohen e veres.
Ai e kishte ble njė bostan ( shalqin) per femijet e vetė ,por simbas zakonit te shqiptarit , duhet nderu musafirin.

Pasi pin kafe e thirri gruan dhe i tha:
-Oj gru na sjellė njė bostan te prejm ketu nen hije.
-Gruja shkoj e solli bostanin dhe ia dha, por ky i ra me gisht pak bostanit dhe i tha asaj:
-Shko sjelle njė tjeter se nuk qenka i pjekur.
Gruja shkoj dhe te njejtin bostan e lau mė mirė , e greu pak me thikė dhe e beri me lara dhe ia qoj.
Kt prapė i ra me gisht dhe tha:
-Shko njė tjeter se as ky nuk qenka i mirė.
Musafiret i than te Zotit te shtepis:
-Le bre burrė se e loshe grun duke e munduar.
-Jo tha ky , por te na sjellė te tjetrin bostan.
Ajo shkoi dhe e zheu pak me dhe dhe e sjelli bostanin.
-E ky qenka i mirė tha njeri nga musafiret.
Ore burra tha i zoti i shtepis.
-Ky eshtė i njejti bostan qe nga fillimi ,por vetem deshta te ju tregoj se gruja e mirė ta run edhe ftyren edhe nderin.

GURI SYLAJ
09-05-05, 17:44
Bahet nje dasme dhe nder dasmoret e ftuar i kishin ftu edhe QYRRANIN; ZHUGANIN DHE QELANIN:
Gjate rruges u moren vesh qe te durohen e te mos bien ne sy se jan te tille. Por konaku i vogel e shum dasmore dhe nisi me u ba pa zheg.
Zhugani nuk mujti me u duru por vendosi me e u kru dhe per mos me ra ne sy foli :
E more burra ka shku baba me m'a ble nje gjemedan por nuk e dij a me bie taman dhe me pellembet e duarve i ra kryq e terthor trupit kah i kruhej zhuga.
Qeli ia priti e tha : edhe mu kan shku me m'a ble nje kapuq po nuk e dij a do te m'i mbuluj krejt floket dhe me duar i ra kokes ane per ane . Kur per fat qyrrani qellon ne mes ule dhe pa nje pa dy ngrit njeren dore , ne drejtim te zhuganit e me tjetren ne drejtim te qelit dhe po ju thot vallha edhe ti po rren edhe ti po rren se as ti gjemedan e as ti plis vec koka shkru me u ba hore.

Nga Guri Sylaj

puqi
13-05-05, 06:42
U QOVA N'SABALE VEQ SA JA KISH NIS MU ZDRIT ,EH THASH DAL TA DERDHI NI UJ E TANI KQYRI A ASHTE NOJKUSH N'FORUM . KUR DAL QKA ME DAL QE DERA E ABORRIT QEL KRHA-KRAH,THASH T'KQYRI NAHER A JAN TANA LOPT A JO , KUR HI QKA ME HI KAVI I MADH NUK A :!: E TI BERTITA QENIT QYSH MOS ME KALLXU ,SHKOVA E THIRRA BACIN QE ESHTE NJE MOTMOT PARA MEJA E I KALLXOVA............KESHTU U TREGONTE GJYSHI IM MYSAFIRVE QE ISHIN NE ODEN E TIJ NE DIMRIN E VITIT 1990 :idea:

GURI SYLAJ
18-05-05, 22:22
Poe pyesin njerin- Kush eshte zotshpije ne shpin e juaj ?
Ai u pergjigj- Vallha tane ngapak e baba hiq!
******** ****************

Shkon njani me thirre ne dasem e kur shkon te dajt ata , burr kallabllak po ketij i vjen keq me i nda e ju thot jeni tan te thirrur ne dasem.
Njani prej dajallareve po i thot. O nipash mos u ban budall e me i thirr tane se na jena kallaballak. Nipi ia ktheu eu daj po nkofsha une budall e ju thirri ju mos u bani budall e me ardh te gjithe.

************** ****************

GURI SYLAJ
18-05-05, 22:22
Poe pyesin njerin- Kush eshte zotshpije ne shpin e juaj ?
Ai u pergjigj- Vallha tane ngapak e baba hiq!
******** ****************

Shkon njani me thirre ne dasem e kur shkon te dajt ata , burr kallabllak po ketij i vjen keq me i nda e ju thot jeni tan te thirrur ne dasem.
Njani prej dajallareve po i thot. O nipash mos u ban budall e me i thirr tane se na jena kallaballak. Nipi ia ktheu eu daj po nkofsha une budall e ju thirri ju mos u bani budall e me ardh te gjithe.

************** ****************

GURI SYLAJ
19-05-05, 23:01
E kishin pas vet njanin cka ke qite me shite ne pazar ?
ai erifi pergjigjet- jo me shit nuk kam pru kurrgja se nuk kam shka shes po kam dal me e ba nje njeri ma kallabllak.

Dilingjia
20-05-05, 07:47
E kishin pas vet Ibishin?
Ibish a e han mishin e thiut?-Po valla
Qysh bre Ibish a nuk je musliman a?
-More ma mire me hanger une THIUN se me m'hanger THIU mue qy

Odise
20-05-05, 09:02
Del njoni m'i shite n'pazar nji thii, e nji zog thiu (thiu i vogel). Afrohet nji blesė dhe e pyet:
- Sa kushton thiu i madh?
- 1000 grosh - iu gjegj i zoti i thiut.
- Po ky thiu i vogel, sa kushton? - e pyeti blesi.
- 5000 grosh - iu gjegj i zoti i thiut
- Qysh bre thiu i madh njimije grosh, e thiu i vogel pesemij grosh?
- Sepse ky asht THIU I BIRI THIUT - ia priti i zoti i thiut.
- Per atė kushton pesėfish ma shtrėjtė.

GURI SYLAJ
20-05-05, 09:23
Bahet marak nasradini ne kazan te kojshis dhe vendos me mia marr.
Nje dite shkon e merr per me zie dicka dhe ku ia kthe ia qon edhe nje kusi te vogel. Kur e sheh fqiu e pyet:
Nasradin e kjo kusi cka eshte ?
Ka pjelle kazani ia kthen Nasradini.
Kojshia tuj mendu se Nasradini eshte pak i kriszr.
Pas nje kohe shk on , Nasradini e merr kazanin prap por tash nuk ia kthen ma.
Vjen kojshia e i thot, Nasradin kam ardhe me e marr kazanin se po me duhet.
Vallha po me vjen keq po kazani ka cofe.
Qysh bre cofe kazani?
Vallha nese pjell s'ka qare pa cofe.
Kojshia e kuptoj por edhe e pa se e ka humbe lojen me nje te "krisur".

Guri Sylaj

Murgesha
21-05-05, 00:52
Njėherė tre burra trokitėn nė derė tė njė shtėpie, dhe derėn ua hapi njė vajzė e re.
-E pyetėn vajzėn:
-Ku janė Burrat?
-Kanė shku njė shteg me e mshelė, e dhjetė me i qelė.

-Po ndonjė plakė a gjindet nė shtėpi?
-Jo tha plakat kanė shku me zanė argat.

-Po gratė e kėsaj shtėpie ku janė?
-Gratė tha janė nė shtėpi e po marojnė shtėpia.

-Po ti kush je?
-Unė tha jam hajni i kėsaj shtėpie.
-----------------------------------------------------------

Kush din tė shtjelloj kėtė bisedė?

GURI SYLAJ
21-05-05, 07:46
MURGESHE E NDERUAR

Ne pyetjen e pare mund te pergjigjet dikush tjeter e te tjerat po mundohem une nese ia qelloj:

Grate kan bisedu per me u da , secila me dale ne shtepin e vet.

Plakate kan shku ne ndonje varrim apo te pame kurse kjo vajza eshte hajn se krejt cka ka ne shtepin e saje ,tash, mundohet neser me i qu te shtepija e burrit ku eshte e fejuar apo ku do te martohet me vone.

me nderime Guri Sylaj

Murgesha
21-05-05, 11:08
MURGESHE E NDERUAR

Ne pyetjen e pare mund te pergjigjet dikush tjeter e te tjerat po mundohem une nese ia qelloj:

Grate kan bisedu per me u da , secila me dale ne shtepin e vet.

Plakate kan shku ne ndonje varrim apo te pame kurse kjo vajza eshte hajn se krejt cka ka ne shtepin e saje ,tash, mundohet neser me i qu te shtepija e burrit ku eshte e fejuar apo ku do te martohet me vone.

me nderime Guri Sylaj

Shumė bukur Guri Sylaj, pėrgjigjet tė gjitha janė tė sakta.
Tė parėn s`po e tregoj edhe pak se ndoshta mund ta thojnė tė tjerėt.
Rrespekt pėr ty.

Odise
22-05-05, 09:34
Njėherė tre burra trokitėn nė derė tė njė shtėpie, dhe derėn ua hapi njė vajzė e re.
-E pyetėn vajzėn:
-Ku janė Burrat?
-Kanė shku njė shteg me e mshelė, e dhjetė me i qelė.

-Po ndonjė plakė a gjindet nė shtėpi?
-Jo tha plakat kanė shku me zanė argat.

-Po gratė e kėsaj shtėpie ku janė?
-Gratė tha janė nė shtėpi e po marojnė shtėpia.

-Po ti kush je?
-Unė tha jam hajni i kėsaj shtėpie.
-----------------------------------------------------------

Kush din tė shtjelloj kėtė bisedė?


huh Murgesha, na paske qite n'pune t'trollit:)

1. Tre burra: vet i treti nxen vend deshmia (dy jo, se sa eshte e jotja po, eshte e atij jo - i treti e verteton, vet i dyti nuk nxan vend kuvendi).

2. Burrat kane shkua me Nda Nje Pleqni. E Kur nuk ndahet nje Pleqeri mire, behen dhjete bela (ndahen lagte).

3. Plakat nxane argat: hyn ne mekat me plaka mos me i trajtua mire, sidomos rejat, i paguajne argatet e plakave (cka t'ia beshe dikujt, prite prej tjeterkujt).

4. Grate mbarojne shtepia: fjalosen dhe e ndajne shtepine (grate e mbajne edhe e shkatrrojne shtepine).

5. Vajza eshte hajni i shtepise: se Bija (e martuemja) kqyre me marre gjithcka ne shtepi te prinderve e me qua tek burri e familja e femijet e vet (jo vajza). Bija asht hajni i shpise (se prindeve).

***

Nina nana, djali i sime re, e nipi i tem bir. (cka jane nderveti familjarisht me femiun, gruaja qe perkunde djalin ne djep, kush eshte ai femij)?



tash kush e din

halla e madhe
22-05-05, 16:53
Njani e veti ni gjakovali:
_Sa djem i kie bre jaran?
_Nja,vlla,edhe ata sakat.
_Po shka te miren ka?
_Kurgja,e pin duhannin,njanen dore gjithemone e ka nxane :wink:

GURI SYLAJ
22-05-05, 19:51
Po e pyte djali baben:
Babe me u rrehe dy te menqur a duhet me nderhy.
baba po i thot , jo djali i jem nuk ke nevoj se te menqurit nuk rrehen.
Po me u rreh nje i menqur e nje budalla ateher a duhet me nderhy.
Jo i tha plaku se i menquri gjen nje shteg dhe leshon rruge.
Po dy budalla-
E aty djali jem qellofsh ti e jo baba.

halla e madhe
22-05-05, 20:56
U cu me shkue nji djale i ri me bujte tu motrat.N'jana moter ish anej Drini e tjetra knej Drini.
-Ma s'pari,_tha_po shkoj me bujte tu Hava,anej Drini e,ka t'kthehna,vij e buj tu Huma,knaj Drini.
U nis e i ra Drinit midis.Drini ish kane rrite.E kapi e perplasi per disa cunga qe ishin kane midis lumit.U rrok per cunga djali i ri e hypi permi ta,e pshtoi pa u myte.Aty permi cunga nejt gjith naten.Tuj nejt ata nisi e po menon me veti:
_Aman jarebi!Kame pase menu me shkue me bujte edhe tu Hava edhe tu Huma,po tash meta midis Drinit,
As tu Hava
as tu Huma,
Midis Drinit,
mi dy cunga :wink:

Odise
22-05-05, 21:00
dy te mencur, e ngrehin fijen e kashtes, e nuk keputet fija

dy budallej, e ngrehin tranin dhe e keputin

dy budalle e thejne edhe tranin

GURI SYLAJ
22-05-05, 21:26
Kur te ulesh ne sofer te kallablakut mos kqyr si te tjeret po han por mundohu edhe ti dicka me nxane!!!

************** ******************

KUR MERR RRUGE NEPER SHI MOS E KAJ KOKEN PO KEMBET!!!

**************** *****************

Argatet ne are e vete ne pazar tybe n'shkofte!!!!

*************** ******************

E kishin pyet plakun se kur hiqet bora nga qajo bjeshke. Plaku duke e kuptu mire se fjala eshte per floket e tij te bardha tha: kur te rrezohet bashk me bjeshken!!!

Murgesha
22-05-05, 21:36
Shkoi njani te motra e martuar, dhe pasi miqtė i banin muhabet u ba java e ky as llafė nuk po e ban qė tė kthehet nė shtėpi.
Edhe pse miqtė i banin muhabet, motra e tij ngushtohej se ishte edhe kohė vere, dhe njerėzit e shtėpisė ishin tė lodhur nga punėt e ditės.
Njė mėngjez na zgjohet vėllau dhe e thėrret tė motrėn me i shpurė ujė pėr tė la sytė.
-Oj motėr mė hjedh pak ujė tė laj ftyrėn.
-Uh vlla ti me pas ftyrė lypė izė pėr me shku te shpija- i tha motra e inatosur.

GURI SYLAJ
22-05-05, 21:50
Bjen njani ne bunar e shkojn kojshit me e nxjerr dhe njani po e pyet se si rae atje posht e ai prej ujit i tha : more qysh jam ra une e di po qysh dal ishall e dini ju.

Odise
22-05-05, 22:14
THIRRE NEVOJEN SE AJO TE NDIHMON

Baba i tha djalit:
- Shko ne mal e ngarkoe kalin e samarit me dru.
- Po qysh e ngarkojune vetem kalin me dru - tha djali.
- Thirre nevojen, se ajo te ndihmon - ia ktheu baba.
Djali mori kalin shkoi ne mal, po nuk mundke ta ngarkoi, se barret e druve i bijshin ne anen tjeter. Mundou e mundou, nuk dijti cka me ba dhe mbasi vuajti rrast, i shtini gishtat ne vesh e piskati derisa iu shtjerr zoni:
- Oj nevooooje, hajde ndihmom ta ngarkoj kaliiin!
Kur u lodhe fort tu thirre, tha me vete:
- Hej baba jem po budalla qe je! U kujtue pak dhe i ra ndermend me e marre nji cop shkop dydegesh, ia shtini ne njanen ane barres se druve me e mbajte derisa ta ngarkon tjetren ane dhe ngarkoi kalin me dru, e shkoi n'shpi. Iu afru babes e i tha:
- Babe, qysh me shtine me piskate si i trenti - thirre nevojen?
- Po babo, nevoja te meson me dal n'breg! - I tha baba djalit.

GURI SYLAJ
23-05-05, 18:38
Para Luftes se Dyte Boterore vijn do historian serb ne Kosove dhe e pyesin TAHIR BERISHEN( nje plak shum i menqur i Malesise se Drenices- fshatit Berishe), se a jan moti shqiptaret ne keto troje . Plaku ju pergjigjet shkurt:
Kur e ka zhdryp Zoti - Dreqin ketu ne keto troje , neve n'a ka gjete tuj livru n'ara.
Serbet , si njerez te shkolluar e kuptojn pergjigjen dhe qohen e shkojn.

************* *************


Pas Luftes se dyte nje mik i Tahirit ia qon nje selam:
"Moj e mire qe shkon me edha , gzohu pak se n'a dul vera.
Tahir Berisha duke e njoft situaten nga afer, sepse Rifatin e kishte djal vellau , ia kethen pergjegjen:
"Moj e mire qe shkon me dhene , terrta-verrta kurr nje sen".

******************* ******************

halla e madhe
23-05-05, 19:07
Ish kane ra njani prej Malsije n'Gjakove.E kish pase emnin Mule.N'at kohe nuk kane dite m'u thane boksave sukur tash,qe u thone boksa,po shula.E kishin pa rrehe Mulen n'Gjakove me boksa se ish kane ngatrrue me njanin.
Duel Mula prej atyhit ku e kishin rrehe.I thane disa qe e kishin pa kah e rrehin:_Mule,t'kane myte me shula.
U thote:_Mula per shula a,msue. :lol:

GURI SYLAJ
23-05-05, 20:08
SHKON NJANI MUSAFIR TE DO MIQE PO ATA KALLABLLAK E KUR E BIEN DARKEN E BIEN NJE PERPEQ. KUR IA NISEN THA, TEPSIA VEQ U SILLKE NEPER SOFER. TASH I ZOTI I SHTEPISE NE SHENJ NDERIMI PO I THOT MUSAFIRIT: MIK MERR- MOS UNGUT: MUSAFIRI PO I THOT ; JO, MIK NALI TUT N'MUJSH SE PO NUK U NGUTA KETU PO UNE ME MBETE SONTE PA DARKE.

Odise
23-05-05, 23:52
Dheze njo o Guri, dhezne ka njo o burra, ndera e Qarrit Hasit!

Nji qike te marrshme, u munduan me e shtie me kcye (vallzua), po ajo nuk dojke dhe dikur e qiten gati si me zor ne valle para defit e tupanit. Kcej sa kcej dhe kur u ul, e ama i tha: uh moj bije, ti kcejshe, e une u dridhsha!

uliksi31
24-05-05, 05:53
Me nje raste baba i tha djalit te vete, a po shko deri ne lame te bagtive e blenae nje qingj ta presim se na vijn edhe bijat, e te kemi me cka t'i presim. Besa djali i ri nja 20 vjecar edhe niset me gomar e shkon ne pazar e blen qingjin e dikur para natet mrrini ne Malsi.Kur e uli qingjin prej gomarit,filloi te heci,me nxi ci mahej.Ishte i dobet,vec eshtnit kishte.Siellet baba rreth ati qingji,e ven doren permbi sy, me pa mire.Nuk bene ze, spo ja mbush synin qingji aspak.Me sha djalin ska mujt se vec qat djal kish pas.Kthehet plaku e thot: Paste faqen e zeze, ai ci eshte kujtua me shit kyt gjo,se me e ble eshte desht dikush. :lol:

GURI SYLAJ
24-05-05, 15:08
Ulen me hanger sille e ne sofer edhe speca. Ja nisi djali po i qellon nje spec i djeges e prej sikleti i dalin lote . Po e pyet e ema se cka ka, e ai po i thot . Me ra ndermend per vellaun qe na ka vdek vjet. Por kur e kerkoj edhe nena nje spec e mur vesh ku po i djeg atij i tha: EU BIRI JEM AI VJET E TI SIVJET , po kta po te kallkan bre.

halla e madhe
24-05-05, 15:29
E veti njaniMulla Avdullahin e Pollacit;
_Mulla Avdullah,kur t'jem ngat vorreve,cfare dove duhet me knue?
_Masi i ke ba gjashtedhete vjet e s'din hala cfare dove duhet me knue,knoe kangen e Isuf Hajdarit_i tha Mulla Avdullahi. :wink:

GURI SYLAJ
24-05-05, 16:23
E BVESIN Mulla SHERIFIN ; A ME SEVAP ESHTE ME HECE PARA TABUTIT A MAS TINA KUR PERCILLET DIKUSH NE RRUGEN E FUNDIT.
aI THOT : KRYESORJA ESHTE MOS ME KAN N'TABUT SE NDASH HEC PERPARA N'DASH PERMAS.

halla e madhe
24-05-05, 17:44
Marash Marku i Malesise iu ankue burrave;
_O burra,nizet e kater here m'ka rrehe grueja.
_Po rren“!_i tha e shoqja.
_Qe,o burra,a u bane nizet e pese here? :wink:

Odise
30-05-05, 09:41
E pyeten Lan Selimin:
- Lan, a po t'ngucė kush?
- Jo bre, veē - Lani po e ngucė veten!


edhe une e nguca veten, erdha n'ode, e oda thate
eee s'kanė folė burrat kot: m'i hapė s'a^ zor, po m'i mbajtė a^ zor:)

GURI SYLAJ
30-05-05, 21:36
Malsorja ka thene : ME KAN KALLAJ ME MAJT SHPI KOLA I JEM I KISH MAJT TRI !!!

ODISE kur t'ia nisesh me shkepe duhan qitjau taneve kutine perpara e jo veq njanit se ne ode jemi bukur do burra e besa edhe do burrnesha qe ndoshta najhere ia qesin timin- flaken.

Me nderime i juaji Guri Sylaj

Odise
30-05-05, 22:05
Kola jem i kish mbajte tri
me takat e me fuqi - po shpia nuk mbahet me takat e fuqi 'asha buken!

O GURI SYLAJ


kutine e kini perpara e percielljani shoqishoit, sa t'qindron, une nuk ta qita kutine ty m'i mbajte muhasere, po shkepjau tanve, kush e pin, e mos t'dhibmet - Nderi i Qarrit t'Hasit! :lol:

Psikologu
31-05-05, 02:20
Malsorja e kishte pas ditė me kohė qe hatri i tepert asht edhe dam.
Nji malsore nuk kishte pasun burrė.
E kohė prej kohe mbeti me bark,
Katuni edhe e dveten:
Qysh moj ti pa burrė e me bark , shka u ba kshtu.
Tha :

Pasha tokė e qill se dij , veq hater me kta e hater me ata mbeta keshtu qysh jamė.

Odise
31-05-05, 04:22
Daut Kolica i Baranit, plakė e s'mujke me punu ma, veē i rujke dhėntė. Pėrdit, mashkujt i thojshin: Babė ēou me i l'shu (me i rujtė) dhėntė! Nji ditė e pėr dit, e dikur u mėrzit edhe nji ditė, ēohet heret e shtrėhet nė ēergė gjanegat edhe nuk po lunė vendi. Erdh koha me i kullotė dhėntė, e ai nuk po lunė vendi, veē i shtrėmė. Dikur erdhen djemt edhe e panė t'shtrėmė.
- Ēka kij babė? - e dveten djemt. Dauti pa lujtė vendi, iu tha:
- Qe vdiq Daut Kolica, iu vdiq baba, e tash ēka doni me ba?
- Hajt e l'shoni dhėntė e bani ēka t'doni!
Prej asaj dite, ma nuk e thirren djemt baben, me i l'shu dhėntė.

Odise
07-06-05, 00:24
ou pasha musafin, jena pak ngusht bre, oda e vogel, bile me pas kone n'kat te trete te kulles meidan babalukė, me na pas hapė nji hyqmetperzore (qysh po i thoni ne komp. nenforum, dritare)...qy qy qyre erdh edhe ky k...kk...karvani (kurvani) jaaa terrsyshe m'ra, po ku e ke bre ate tjetrin Qyrranin, po a s'dijti kush emna ma t'mire me ju ngjite a? :lol: hajde mireserdhe burre bre, po k'tu 'asha krisht e muhamet, nuk ka asi
ēka po lype emni yt bre, hajde 'njattjeta, e rahatou se na kane dhone izė :wink: po ēka u ba me ate mahallen e sadriovite e saitovite, mbasi ai axhamia e paska qethė stamen, a u moren vesh a jo? Ēudi, ky cfare emni paska, e ēka fole ketu! Elhyqmyrylah!

Shkon njoni musafir, e zotshpia, po mundohet me hy n'llafe me to, po kurrqysh me ia gjete vegzen e muhabetit e me ia zgidhe gojen edhe i tha:
- E ka njoni nji kali t'shal's, si kush s'e ka! Musafiri, tha po bre kemi boll te na. (hah nuk koka binxhi (kalores) ky, mendoi zotshpia.
- A bre po bashtina t'forta ka kjo mahalle (pasuni)! - tha zotshpia.
- Po bre te na kemi bashtina t'forta, sa t'duesh! - ia ktheu musafiri (hah, as shpijanik s'koka ky, mendoi zotshpia)
- A bre e kemi nji prrue q'atje, e gjithditen rrine gra e qika n'prrue tuj la tesha, u shkallmuen t'shkretat! - thot zotshpia.
- Haaah, q'aty deshta me fole, po pritova kah rava asajde! - ia ktheu musafiri. Tash, ky zotshpia e mori vesh se koka kurvar edhe t'i hyne muhabetit gjithnaten e lume me zanat, se musafirit duhet me ia gjete fijen e lamshit, kah e ka zanatin e me fole n'zanatin e tij, n'daē me bo muhabet!

Psikologu
07-06-05, 07:34
E kishin pas dvet njėhere nji plak!
-Cka eshtė dija ma e madhe?
-Po -tha plaki;
-Kur ndegjon e ndegjon ,e flet kur tė dvet dikush, se me fol eshtė njė grushte serm , e me ndegju nje kilo dukat.
Se goja nga pak , huduti rahat!!!

Odise
07-06-05, 19:27
goja kapak - huduti rahat :wink:

Psikologu
07-06-05, 22:01
Ishte kan njeherė njė hajn dhe kishte pas vjedhun shumė.
Kohė prej koe e nxun dhe ja pėr veper e denuan me vdekjem por i dhanė mundesi qė tė ka plotsojn deshiren e fundiy.
Ai kerkoj pėr deshiren e fundit qė ta ketė njė Advokat tė cilin ky kishte deshirė ta merrte mė para por nuk ja lejun.
Deshira ju plotsu dhe ja sjellen advokatin.
-A me shpeton ti mua - e pyti hajni -Advokatin.
Po -tha advikati , veq qka marrė une prej teje.
-E dajm pergjysė mallin i premtoj hajni.
Mirė pra !
Para se tė shkojn ne gjyq , advokati e kshilloj se qka me ba ky ne gjyq.
-A pendohesh pėr vjedhje , e pyti gjykatsi hajnin?
-Fiiijjjjjjjjjjjuuuuuu- fishlloj hajn!
-A din qė do tė vjerrim - i tha gjykatsi!
-Fijjjjjjuuuuuuuu-prapė fishlloj hajni!
--A mendon ti me kokė - e pyten prapė?
-Fiiiijjjjjjuuuuuu- fishlloj prapė hajni.
-Prikurori tha;- Lshone se qenka budallė!
Kur ketė e lirun , ne te dalun jashtė , advokati i tha hajnit:
-Ej , ne jemi marrė vesh diqka!
Fijjjjjjjjjuuuuuuuuuuu- fishlloj hajni, dhe foli.
Ti ore Advokat me ketė fijjjjjuu tanden i paske shpetu shumė klineta gjoja se je i meqem , por edhe une tash po ta bejė ty fijjjjjuuuuuuuu!

Odise
11-06-05, 08:23
Nastradin, pse tu ka shkye plisi
Tue fole drejte - tha Nastradini!

uliksi31
11-06-05, 09:40
Me njefar vakthi thoshte nje plak: Kur t'i luteni Zotit lutjuni edhe per 3 gjera "extra"; Thuaj, o Zot ruajem nga:

1.Gruja e leshume (leshueme nga goja)
2.Shaka (kudra) e terbume. (cartun)
3.Rrasa e lemueme. (se ta then qafen)

Odise pshtielle i duhan Shkodret,perciellja kutin edhe Gurit. :wink:

GURI SYLAJ
11-06-05, 15:25
uliksi 31-jr . T'u rrite nera e muhabeti!

Oda eshte e musafirit po jo edhe me lu guxha neper ode.

Me nderime GURI SYLAJ

halla e madhe
11-06-05, 16:22
Njani i kish pase dy gra.Gjithmone shkojke i pari n'xhami me fale sabahin.Ni dite e veten shoket:
_Pse po vjen gjithmone i pari?
_Ikam dy gra edhe po m'bajne gati shpejt;njana po mi ban gati teshat,tjetra ujt me marre avdes,e keshtu po vi i pari.
Njani i sh kane i pasun edhe,kur i njeu kto fjale,vetmeveti tha:"Si te shkoj te shpija kam me e ba plan ku me e lype edhe ni rob edhe me i ba dy gra".Mbas do ditesh u martu ky i pasuni edhe i bani dy gra.
Kur shkuen nestret n'xhami,kit t'pasunin,qe i bani dy gra,e gjeten aty tuj prite.
_Pse je ardhe kaq heret?_e veten xhemati.
_E more shoke,une kame dashte me ardhe prame se s'mujsha me nejte n
shpi pej dy grave :wink: :lol:

Edon
11-06-05, 18:22
hahahah

halla e madhe qka paskam qef me bo muhabet me ty,shum bukur kjo puna e dy grave. 8)

Odise
11-06-05, 18:24
Me njefar vakthi thoshte nje plak: Kur t'i luteni Zotit lutjuni edhe per 3 gjera "extra"; Thuaj, o Zot ruajem nga:

1.Gruja e leshume (leshueme nga goja)
2.Shaka (kudra) e terbume. (cartun)
3.Rrasa e lemueme. (se ta then qafen)

Odise pshtielle i duhan Shkodret,perciellja kutin edhe Gurit. :wink:

***o tu rrittndera, Zog Shqipje uliksi31-jr, urdheroni kutine e burrit, o Guri i Vendit, e deri ta ndezi cigaren, po bluej nji kutulle: kane thone, oda e burrave, se ka fole Burri dhe osht ngulė Guri, po tash ma mire - Oda Shqiptare, ku ka edhe burrnesha, qe ia ngulin gurin fjales. Halla_Madhe, respekt per ty - burri me dy gra, kemisha pa la - burri me dy gra, mjere kush i ka...e askush nuk ka ēka i ikė Fjales se Vertete, o uliksi31-jr, se nuk mundet edhe po deshti, se fjala e burrit e vret shejin, po edhe fjala e burrnesh's!

Ma e madhja burrni osht me ia dijte hadin vetit! Lum kush merr fryme per gabzherr t'vetin, se burrat e provuem kane lane edhe fjale t'provueme
- shkoi njoni per pleqni te Ramadan Shabani i Kieves, per nji keshille, per fatin e vet, se nuk dijtke, a m'i marre nji grue vejushke, a nji qike te pamartueme, apo nji grue te leshueme edhe qellon i biri i pleqnarit, nji djale i vogel (mbase pleqnari nuk qelloi aty), ia ndau pleqnine: vaji me vajė, gazi me gaz, ik se po t'bjen pela shkelem! :lol:

Perciellja Odes kutine o Guri i Vendit! :lol:

halla e madhe
11-06-05, 19:12
Jane shkue miqt e “Carrallukes me da vade n'Drenice.Burrat e asaj shpije s'kan mujte me da vade pa pelqimmin e grave.Miqt edhe e nien zhurmen e grave,kur shkuen burrat te grate.Selman Jashari i Carrallukes ju ka brite shokve:
_Conu burra se e mujti Shyta Kaprecin! :wink:

Odise_theze nji duhan prej kutije se shkelmat e Shytes lajne shenja bilahi...hahahaa :wink:

Odise
11-06-05, 19:58
o tu rrittndera halla_madhe, se vertet, duhan burrash po pijke :lol:

Nastradinit, i kish pjelle nje macė, kater maca te vogla - e gruaja e tij, si perdreq, i lutet me ua ngjite emnat macave te vogla. Nastradini, u nxu ngusht, qysh me ua ngjite emnat macave te vogla? Po e shoqja nguli kembe - veē me ua ngjite emnat! Nastradini i tha te shoqes: po qysh me ua ngjite emnat macave, moj vrafsh veten, po a ka ba vaki kund?
- Hajt ti nisja me t'paren, emnoe ti, e une ia ngjes te dytes! - ani tha gruja.
- Maca e pare e ka emnin: ēka baj une, ti nuk e din! ani, ia ktheu i shoqi.
- Maca e dyte e ka emnin: besa e dij po s'kam ēka boj! Hajt ti tash tjetres!
- Maca e trete e ka emnin: ēka osht kone, ajo osht shkue! tha grueja
- Maca e katert e ka emnin: ēka piqet, nuk hiqet! - tha Nastradini. Edhe i emnuen macat e vogla - shqip :wink:

O Guri i Vendit, ēka kij qe je ra shybe, e po dredhe mustakun? :lol:

halla e madhe
11-06-05, 20:17
Ish kane n'vakt t'mretit Zeke Sallahi i LLaushes edhe kish pa rrehe njerz edhe kish pa myte besa njerz.Ni i katunas i thote:
_Zeke,bre!
_Hoja!
_A ke rrehe?
_Po valla.
_Po a ke vra?
_Po valla.
_Po a munde kush me t'rrehe ty?
_Jo.
_Amundet kush me t'vra ty?
_Jo valla.
_A i tutesh kujt?
_Kerkujt si tutna hic.
_Po zoti,bre Zeke,a munet me t'vra?
_Zoti munet me m'vra.
_hej Zeke,mos e lashte pa t'vra! :wink:

Odise
11-06-05, 20:34
nji trim, u takua me nji burre trim e te menēem:

- O daja Murat!
- O hoja, tha Murati.
- A din qe te rrehi?
- E dij - tha Murati.
- A din, qe t'vras?
- E dij - tha Murati.
- A din qe te diegu, e t'i qes mijte per lendine?
- E dij - tha Murati
- A din, se nuk la gja pa ba n'ty?
- E dij - tha Murati.

- E cili jemi ma trim, pra? - i tha trimi.

- Une jam ma trim, se sa ti! - ia ktheu Murati

- E qysh je ti ma trim edhe i pranove te gjitha keto ligesina?

- Jam ma trim se sa ti, qe nuk e nxierri kete kobure nga brezi, e ta pickon miza lulen e ballit ty! Per ate jam ma trim se sa ti, e te duroj kaq shume!

O thuej dikujt te na sielli nganje kafe, se na mbyti duhani, oj halla_madhe! :lol:

halla e madhe
11-06-05, 20:59
Odise_ jo nji kafe po kjo oda jone ka kafe sa te duash per neve se bile tymi i duhanit na mbyti bash :lol:

Nasradini i sh kane marak n'bostan.Ni dite n'pazar do dashamire kishin ble bostan e po hajshin.Asajde kapercejke Nasradini.Ata,si e pane i thane:
_Merre kete fleger e rrena diqka?
_More,m'ka deke nona e s'po kame pare me e shti n'dhe.
Ata ja dhane paret e ky shkoie bleu bostan e shkoi te shpija.Mas do dite u zateten e i thane:
_Pse na rrejte Nasradin?
_Paj vete m'thate me ju rrejte. :wink:

uliksi31
11-06-05, 21:30
Vallha u knaqa tue digijua;here Hallen e here Odiseun.Njifar Markut ne Detroit ka kjen cudnar e vec me e shiqua te ka bo me qesh :lol: Shkon me vizitua nji shoke te vetin sa ish dal prej spitalit,por ai i smuti kish pas rrejt e sakatua.Pacin drite te dy se kane deke.
He i thot Marku shyqyr paske pshtua,po cka te than doktort.Paj tha shyqyr ci sjam kjen en duor te doktorve jugosllave se sigurish sakat me kishin len.Po pse ja kthen Marku. :?: :!:

Aiiiiii i i thot ky, tu lshuon nja 3 doktora ne mua e ma xierren nji dell prej shpatullet te shmakt. (kish pas pinch nerves).E kqyren e e siellen ne drit latriks.Dikur ky doktori kryesor e luejti kryet prej cudiet,si kame mujt me qindrua.E kruen,pastruan me nji brisk edhe ma vun prap ne shpatull,si eshte me mire.

Valla i tha Marku metaman ti paskan pastrua krejt dejt,vec qat dellin e rrenave ta paskan lane, sic e ke pas tere jeten :lol: :lol:

Odise
11-06-05, 22:12
o uliksi31, ty t'lumte goja, po rrena i ka kombet e shkurta - thone.

Njoni hyn n'ode burrash, e ne shenje respekti e ulin n'balloxhaku. Ani mik bre, folna diēka? - e pyeten burrat.
- Paj, nuk po dij, veē po ju kallxoj - kah erdha ketu, e pava nji maēorr paraderet, qe bishtin e kishte, sa ketu e tek dera e oborrit!
- Pa shkurtonja edhe pak bre burre, se giuha osht pej tulit - i thane burrat.
- Eshtna se, dej ne pragshpijet, e kish pase bishtin i rumidreqit! - tha ky.
- Po a ban edhe pak me e shkurtua ate bishtmaēorri, se nuk osht ashtu!
- Eshtna e na paste bo mire, se beli dej tek pragu i deres se kesaj ode, osht kone! - ua ktheu ky musafiri.
- O burro, i tha njoni pak si sert, a po na kallxo drejte, a jo!
- Eh, beli sa kjo sandraēė oxhaku, osht kone!
- E ku ka bishtmaēorrit, sa sandraēa bre dahi? E p'veti tjetri edhe ma sert!
- Paj si teper, ma shkurtuat, po maēorr me bisht bre osht! - iu gjegj ky.

Nji plak p'i kqyre me bishtsynit, e iu kthye kt'ij musafirit:
- Ngo kho burro - l'shoje sa t'duesh giat bishtin, se burrat edhe ta presin e ta bojne cubel!

:lol: A osht vakti tash edhe per 'i sofer, nga 'i gote, e... oj halla_madhe, ouu
pshesh bre! (k'shtu piskatke nji Kadri Tafa n'dere ode, n'vakt buke, po psheshin duhet edhe m'i ulė:)

halla e madhe
26-06-05, 08:22
Dreqin e kishin pase vete:
_Qysh ja nis ma s'pari,kur don m'e ba njerin per veti?A te vjen zor hiq kjo pune?
_Ekam zor,_tha dreqi_dej ta idhnoj njerin se,kur ta idhnoj,e coj kah t'due vete :wink:

Odise
26-06-05, 10:25
Gruaja e tha dreqit:
- Ti gjithshka ban, po nji nuk mundesh me ba kurre!
- E ēka nuk mundem une me ba? - ia ktheu dreqi
- Ti nuk mundesh me hy ne gryke te kesaj gastarje!
- Nuk mundem a? - E tfup e dreqi mbenda, e gruaja - krrup e ia mbylli kapakun dhe e shtini dreqin n'gastare!

GURI SYLAJ
26-06-05, 10:57
Rroktarit nuk i jepnin ushqim te mjaftueshem dhe ai vidhte ve dhe ne aher i piqte ne flake te qirit. Nje nate i zoti i shpise e zuri e po i thot: a dreqi te ka mesu keshtu-a?
Kur dreqi u lajmru prej grazhdit e tha: jo , keshtu si ky s'di as une.

GURI SYLAJ
26-06-05, 11:07
Ekishin pas vete dreqin ,a nerth? E ai kish pas thane jo, se une kurr nuk heci vet.

GURI SYLAJ
26-06-05, 11:15
Shkan nje i Drenicse me e da nje pleqni ne malesi dhe mbasi burrat nuk qillojn te shpija , nje malsore e re i hap konakun.
Iqet edhe buke e per sille kish pas kerlan me duqa.
Kur pleqnari meson se burrat jan tuj e krasit nje gardhe fillon nje bisede jo te mire me malsoren.
Ajo i thot - o pleqnar ha buke e mos luaj se une edhe t'myti e edhe te ngjalli .
Pleqnari nuk e kupton dhe vazhdon te tijen .
Malsorja pa nje pa dy pisket e burrat me sopata ne dore vijn sahora.
Pleqnarit nga friga i bie te fikte .
Burrat pyesin , cka ka e malsorja ju thot se i ka mbete kerlana ne fyt e i ra te fiket.
E ndihmojn e mbasi i dhane edhe pak uje pleqnari vjen ne vete por tash gjithecka ishte e kjarte. Malsorja kishte pas te drejte.

A e kan pshtjelle tane se po due me e pshtjelle edhe nja per vete , si shume po e vononi kutine.

Guri Sylaj

halla e madhe
26-06-05, 16:58
Ish kane njani i Maticeves,burre i padokshem,i zi edhe i vogel.Doke nuk kish pase,po kishte knue mire kange malsorce qe kur knojke,lisat e malit kajshin.
Ishte kane ardhe nji nuse n'at katun si risht.Ni dite ish kane tu'shkue me mledhe sane n'bjeshke me do shoqe.Udha e kuale ish kane shpatit,neper mal,e udha e kamsorve ish kane kput perpjete,ma shkurt,per me dale n'bjeshke.
I maticevci ish kane tu'u ngjite me kali malit.E kishte marre ni kange malsorce tuj knue.Kur dalin grate maje bjeshke,ku perpiqen dy rruget,e kuale edhe e kamsore,aty ishte kane nji krue.Ai kajkatari ish kane dale perpara e ishtu'i dhane kalit uje.Edhe ato grate ishin kane dale aty.Shoqet e veta i kallxuen nuses edhe i thane:
_N'dash me e pa at kajkatarin,qeky asht.
Ajo nusja,kur e pa,iu duk i keq e tha:
Aiiii,zanin ja njefsha e me sy mos e pafsha :!: :wink:

Murgesha
26-06-05, 17:21
Shkon njani musafir tek miqte, dhe ne ode po e sheh te varur nje Ēifteli.

Po i pyet miqtė.

More shumė e hijshme qenka ajo ēifteli, po a di kush prej jush me i ra?

Ata i thojnė.

Jo valla miko nuk dimė me i ra asnjė, po nėse ti din merre e mėshoi pak.

Po tha miku i bie qė ē8ke me tė.

E mori ky ēiftelinė dhe po i bjen, po edhe s`ja kishte fort zanat dhe burrat nė odė ulėn kokėn e po e ndėgjojnė, me i thėnė se s`po dinė me i ra se donte ndera dhe zakoni, por edhe dikur u lodhėn e po ja bėjnė me shenja plakut tė odės qė tė ndėrrmarrė diēka.

Khė, khė u kollit plaku dhe musafiri qoi kokėn e po i thotė Hė Bacė a po tė pėlqen?

More tha ky me mė pėlqy po shumė por ne e kemi njė adet Baco.

Ne vėrtet s`dimjė me i ra por kur e bajmė bollė e dijmė.

Musafiri uli kokėn i turpėruar.

halla e madhe
26-06-05, 18:09
Heret bashkohen grate me shku e m'u ankue tu kadija pse po imarrin burrat ka dy gra.Mirepo njana koka kane me e mecme,paska pa'dite shkolle e thote:
_Mori gra,kadija i ka dy gra vete.
Po dojme m'u kthye.
_Shka bajme?_thone.
_Dona me marue ni ankese e m'e cue tu perenija."A ban me hjek kete zakon?"
_Me kan me e cue?
_Me sorren e larme.
Marrin e ja ngjesin n'bisht sorres 'larme lutjen per perenine.
Tash,sa here si bertet sorra e larme"kerrk,kerrk",grate thone:"Haber i mire!"Cfare haberi i mire kur e kane vu lutjen n'bisht t'sorres!
Edhe sote ka mete fjala:"n'bisht t'sorres"qe do me thane kurgja,pune e pakryme,sikur me kane n'anderr,por kur t'i del gjumi zhganderr,kurrgja s'ka,kur bahen premtime t'mdha e punet s'kryhen. :wink:

GURI SYLAJ
26-06-05, 19:17
Njani dojke me shku msit ne nifar veni e po e merr me vete edhe nje ndihmes. Rruges po i thot, kur une them se se djali i ka dy ekter toke , ti thuaj - jo more tre a kater e kesht me radhe.
Kur ia nisen muhabetit te msitnise , cka thojke msiti ky nihmaqari ia shtojke poak dhe ne fund msiti po thot , djali e ka veq nje behane ne njanin sy eshte qorr kur ky ndihemesi po thot: jo valla veq njanin po dyte.

Odise
26-06-05, 22:18
Njoni fukara i lodhur e i shkrete sa s'ka ku shkon, asgja mbas shpirtit veē trupin e shpirtin edhe don me nxane nuseee! E ēon nji msit te mentshem ma ia nxane nusen. Po ky msiti tu e dijte gjendjen e fukarasė, u nis te miku e po ia lype ēiken. Kur hine ne muhabet, e pveti miku:
- Po a ka najsend far irati ai djale bre, a ka gja e pasuni hiē?
- Viq perpjete! - i thot msiti
- Qysh ke kjo, viq perpjete? - e pveti miku.
- Viq perpjete, s'ka ku shkon ma! - ia ktheu msiti.
Edhe miku i besoj dhe ia dha ēiken edhe kur erdh koha me shkue miku me e pa dhendrrin, me dijte se kujt ia dha ēiken - nuk pat ēka me pa me sy - dipiduz njeri, pa asgja mbas shpirtit edhe iu kthye msitit:
- Pse bre bure me more n'qafe k'shtu?
- Jo tha msiti, nuk te mora n'qafe, po te thash - viq perpjete, se ma poshte s'ka ku shkon!

Odise
26-06-05, 22:32
Dikush mundohet me t'i lane kombte e arush's n'dore!

Njoni shkon tu ece neper bjeshke, e tpat, e zatetet ne nji arushe edhe ajo e mesyne e i bjen n'gjoks. Ky burri, i shperdhit, i zhdervjellte edhe ia kapi dy kambet e para arushes edhe nga tuta, i erdh e sjellnja mbas nji ahut, e shtini ahun ne mes tij e arushes dhe kur dojke me ia ngjite arusha, ky ia ngrehke njanen kambe edhe mbet ashtu pak kohe, tu u valavite me shpirt n'fyt. Kur qe erdh nji tjeter burre rruges dhe e pa kete burrin me kambe te arushes n'duer rreth ahut.
- Hiii bre, ēka po ban ashtu?
- O burre bre, hajde hajde shpejt, e mbaji keto dy kambe te arushes, se
po du m'i mbyte. Ai burri tjeter udhtar, u mashtrua dhe shkoi e ia kapi kambet e arushes rreth ahut. Ky sa ia l'shoi n'duer, kambet e arushes, u largue edhe i tha: O diten e mire e bafsh dahi!
- Qysh more - diten e mire, e m'i le kambet e arush's n'duer?
_ O diten e mire e zoti ta bafte ēaren! - edhe shkoi rruges e ia la kambet e arushes n'dore!

Arb
27-06-05, 05:18
Mesiti po flet rreth marteses se mundshme te nje djali me vajzen e mikepritesit. Ne nderkohe, mikepritesi (baba i cikes) po e pyet mesitin, "Po te ishte cika e jotja, a ja kishe ba per hajr?"

E mesiti po i pergjigjet, "po te ishin keto fjale qe i fola, n'vend perhajr ja kisha ba!"

GURI SYLAJ
27-06-05, 22:20
Po man Hoxha ders node e po u thot burrave se gruja nuk asht musliman po ashte per musliman e edhe do fjale tjera jo t'mira e e zoja shpise e paska nije muhabetin . Kur e pruni darken, pule e pite i la n'shpi e ne ode e pruni do lang e do rasoj e po i thot Hoxhes - goja t'past n'qafe e.
Hoxha i menqem nuk bani za .
Mbas nje kohe pe qet puna Hoxhen me ni ode tjeter e burrat po i thone - hajde hoxhe bana llaf , kallxona naj sen shka thot qetapi.
Jo burra , tha Hoxha , me qitap asht gjynah me majt ders para darke!!!

I juaji Guri Sylaj

Odise
27-06-05, 23:41
Njoni dojke me kalu Drinin, qe ish rrite e turbullue fort. E sheh tjetrin andej Drinit dhe i pisket: o shoq bre! - O hoja, ia ktheu ai. Po a hihet ne kete uje bre dahi? Po more, qysh nuk hihet! Ky shklup e n'uje e kur shkoi deri kah gjysa, ta muren valet e rrebta, e gati e mbyten. Nejse doli me shpirt n'fyt edhe iu dejtue atij tjetrit: Pse bre gati me more n'qafe, e kesh kah mbytna? Jo qe besa, e more veten n'qafe, se askush nuk te mori, se me the - a hihet ne kete uje, e nuk me the a mundem me dale - a dilet nga ky uje! Me hi hin kollaj po me dale asht zor!

halla e madhe
27-06-05, 23:55
Xhemajl obrija ish kane shkue m'i pajtu ni gjak n'Nahije t'Pejea.Ai,si u dufke me i ra mrena per pajtim,ish kane njeri ahmak edhe as s'u hypke,as s'u zhdrypke.Xhemajli i shkoi te dyert,ja lshoi ni za,po ai s'dojke me dale!
Duel nana e tij edhe po i thote Xhemajlit:
_Kur asht shpija me s'ngushti?
_Kur e ka belane mi krye!_i tha Xhemajli.
_Po,Xhemajl aga,vec edhe ma ngusht a'shpija kur e ka ahmakun mrena se sa belane mi krye. :wink:

GURI SYLAJ
28-06-05, 06:06
Meselet jan si kroni ne bjeshke. Kur te duash me pi uje, ne kroje bjeshke, ne fillim duhet fry shiblave e mandej me pi uje te paster se perndryshe te mbushet goja plot shibla.

lekos
03-07-05, 19:08
PSIKOLOG TE PERSHENDES.
KISHA PAS PER TY NJE PYETJE SI PSOKOLOGJIKE ASHTU EDHE PYTJE PER ODA BURRASH
NE KOHEN E BALLISTAVE(L2B).NA KISHTE QEN NJI BURR(L.M.),MERR ME VETE EDHE TRE BURRA TE ARMATOSUR DHE NISET NE DREJTIM PER DRENIC.
RRUGES I ZAN NATA DHE VENDOSIN ME BA KONAK TE (F.P.).SHKOJN ATY SI HYN BRENDA I MERR PUSHKET I ZOTI I SHPIS DHE I VAR NE BASKI NE MUR.
MBAS NJA 2 ORE DMTH MBAS DARKE BJEN PUSHKA DHE E GODET NJERIN PREJ BURRAVE TE L.M. DHE VDES NE VEND.

KUSH KUJ DUHET TI PERGJIGJET PER GJAK

ME RRESPEKT

Psikologu
03-07-05, 19:39
Pershendetje i nderuari lekos!

Ju falendetroj qe me jeni drejtuar ne pyetjen tuaj , por do te pergjiogjem ne menyren e odave shqiptare.

Ishte kan njehere nje babe dhe e kishte pasur nje dfjale hasreti.
Palku kishte qellim dhe deshire qe ta martoj djalin me nje vajze te bukur qe se ka shoqin ne katun, por djali nuk e deshti at mendim te babes dhe u dashuru ne njen vajze te pa dokshme , e plaku nuk e respektoj aspak te rejen e vete.
Dita dites , nje qen i plakut e kafshoj nje kojshi dhe e mbyti.
U mbledhen pleqnaret dhe nisen te pleqnojn.
Gjaku lypej per gjake , e plaku e kishte vetem nje djale ,. por gjaksi nuk zgjedhe kurre.
Njani kerkonte keshtu , e tjetri kerkonte qe gjaku te mbetet borgj , por te shtyhet pak kohe.
Nusja e pa bukur qe dikur plaku e urrente ishte duke e la sofren dhe ja vnoj veshin deres ne ode dhe po vezhgonte.
Plaku u ngushtua nga fjalet e burrave dhe dul pak jasht te ajroset.
Kur dul , e takoj tev ren e vete afer deres dhe i tha:
Qka po vezhgon ti ketu , a eshte kjo pune per ty?!
Nusja ju pergjegj:
O babe , kjo eshte pune e vogel , e spo dij se qka po merzitesh , e nese ban ta pleqnoj une kete pune.
Plaku njehere nuk pranoj n, por kur i erdhi koha ngusht dul dhe e thirri:
Bijo si me ja ba.
Nuk eshte zor bab , hyn ti ne ode se une vij tash per pak kohe.
Nusja shkoj e mur qenin qe e kishte ba gjakun , dhe u fut ne ode.
Burrat ja nisen e po bertasin:
Nxirre jashte kete dreq se nuk e ka vendin ne ode ky.
Jo tha nusja, ky eshte ai qe e ka ba gjakun se eshte hajvanat e pra ky e ka ba , e jo njeri.
Pleqt nuk pranun qe te vrasin qenin per gjake, por nusja ja kishte varur qenit edhe lirat ne qaf e tha:
Ose vrane , ose merrni lirat, njanen dysh po, se njeri nuk e qet menden e vete ne kafsh , se ska goje kjo.
Ma ne fund pleqt e vendosen ti marrin lirat nga qafa e qenit dhe u krye kjo pleqni.
Pra, nese pushka ka kersit veti e ka ra ne toke , e eshte vra dikush ajo eshte pa qellim , e ska se qka kerkohet gjaku aty , sepse pushken e mbush dreqi njehere ne vite , kan thene pleqt, e per pa qellim e pa plan as shteti nuk e ka denu askend .
Besoj se te jam pergjugjur i nderuar.
Kaloni mire.

Odise
03-07-05, 21:23
Lexova mendimet e juaja edhe ato te huazuara, por une kam edhe nje mendim tjeter:

Nese i zoti i shpise, ua ka marre pushket dhe i ka vare vet ne gozhda (sikur shkruan, lekos), e nje pushke paska ra dhe e paska vra nje nga ata, atehere gjaku shkon ne te zotin e shtepise - qe nuk e ka ngule gozhden mire, ose nuk e ka vare armen mire ne gozhde!

Ky eshte mendimi im!


Nderime,


Odise

GURI SYLAJ
03-07-05, 21:55
Psikologu ka te drejt.
Shume me pergjegjes eshte mysafiri qe ka hy ne konak me arme te mbushur.
Por ne kete rast -pleqet kete do t'a lenin si vrasje me pahiri.
Kjo mun t'i ndodhte edhe me buke mysafirit, t'i mbetet mishi ne fyt dhe te vdes.
Per kete rast nuk ka borgj.
Gozhda ndoshta eshte ngule mire por koha e bene te veten dhe prej vjetersise a ndryshkut e ka leshu armen.

Kurse te qeni duhet skjaru se ku ka ndodhe rasti . Ne oborre , ne rruge etj. Nese qeni vrahet ne oborrin e shtepise, vrasesi hyn borq nje gjak , jo per qenin por per qellimin per te cilin e ka kry kete veper.

argomenti .
03-07-05, 21:57
Mos be tjetrit , ate qe nuk do qe te bejn ty !!!

Odise
04-07-05, 00:59
Per vrasje nga pushka e rene nga gozhda, kemi edhe raste tjera.

Pleqeria e ka ndare keshtu: nese eshte kepute rrupi i pushkes, gjakun e mbane pronari i pushkes, e nese e ka leshua gozhda, gjakun e mbane i zoti i shtepise! Keshtu edhe ndare gjyqi i popullit.

Poashtu kemi rast tjeter: dy ushtare te rij, pasi moren municionin per pushket (se ne fillim iu japin pushke pa municion), njeri duke biseduar me shokun tjeter ushtar, ia drejton pushken ne loje, mahi shokut dhe duke mos e dijtur, se kishte harruar nje fyshek ne pushke, duke qeshur e ven ne shenje, ja tash e ke ne ball, ja tash e ke ne sy dhe ia rrudhe kembezen pushkes edhe e vret vdekur!

Pleqeria mblidhen dhe thone se eshte vrasje pahiri, e paqellimte edhe dojne ta shuajne gjakun. Mirepo, njeri u thot: nuk eshte vrasje gjakhumbur dhe une e ndaj keshtu - qite ti djalin tend te qendroj tre-kater hapa larg (babait te vrasesit) edhe ky babai i djalit te vrame, le ta merr ne shenje me pushke te mbushur edhe a po ia ngreh kembezen! Keshtu nuk mbeti gjakhupur!

Askush nuk ka te drejte, ta quaj gjakhumbur, njeriun qe vrahet ne mes te njerezvet!


Odise

GURI SYLAJ
04-07-05, 18:53
Nje zot shpije qe kishte rreth tridhjete antare qohet e shkon te hoxha e i thot , kam ardhe me e shkru nje hajmali. Hoxha i thot- hajlkoft , po per ken ashtu.
Per robet e shpise se me jan tranu.
Po sa rob jini?
Me mu tridhjete e nja.
Ani mire , dhe ia shkruen nja dhe kur ja jep ithot: kete hajmali baje ti e kurrkush mos t'a sheh.
Jo bre burre une se kam per veti po per familje.
Jo valla burr ksihovi baje ti se tridhet rob te trent e nje zotshpije me mene qikjo nuk ban vaki.

halla e madhe
04-07-05, 19:04
_Njanit iu kish pa semu kau.E preu edhe mishin e ti e qiti m'i shite.Krejt e blene ka pak mish,vec kojshija i vet i pare jo.E dveti e shoqja:
_Po pse s'na bleve edhe neve nji kille mish?
_Shuej_i tha burri_se kau a kane i smute e s'bahet mi honger mishin e ti,se po droj qe po smuhemi.
_Po kur t'smuhen krejt katuni,cka po na duhet vec neve me mete t'shnoshe? :wink:

GURI SYLAJ
04-07-05, 19:15
Njani e qet kalin me e shit (atin e shales)
Nje marakli e edhe nevojtar afrohet me e ble dhe po e vet per cmim dhe per gjerat tjera - si n'pazar.
Jaran asht shum i mire veq nje huj e ka , kur t'i hypsh tri here kcen perpjet.
Jo valla nuk koka per mue se dy here po kcejka badihava.
Qysh burr badihava.
Po pode me t'paren mue me qet ne toke e dy here tjera po kcejka kot.

Dilaver
05-07-05, 00:43
Takohen njė ditė dy burra nė qytet duke kryer far pazari, fjalė mbas fjale krijojnė njė far miqėsie dhe ftojnė njeni tjetrin nė konak.

Secili shprehte deshiren qe tė ftoj mikun ne shtepin e vet dhe nuk mund tė bijnė nė ujdi, por ma ne fund vendosin me shku tek ai qe e ka shtepin ma afer.

Duke shkuar nė shtepi, po i thot nikoqiri musafirit, qyre miko, kur tė shkojmė nė shpi, i kam bukur kallaballėk mashkuj, por njė prej tyre e kam si zaif prej kreje, asht pak noksan (i trent) e mos tė bie nė befasi.

Po mirė de ia kthen musafiri ska problem ishalla veq me dor nuk luen.
Nikoqiri i thot, jo jo me dor nuk luen por me goj bluen shum.

Kur shkojnė nė shtepi, i zoti i shtėpis e ul mysafirin nė ball tė oxhakut e po i ban muhabet.
Dikur ma von i zoti i shpis po i thot njenit prej djemve, o biro qou e qitna nga nji qaj tė nxehtė qaty.

Ky djali qohet e merr xhygymin e tja kthen ujin nė oxhak e i len edhe pa qaj edhe pa zjarm me u mberdhi e del jasht.

Po e pyet mysafiri tė zotin e shtepis, a asht qeky ai i trenti?

I zoti i shtepis ja kthen jo valla qeky nuk o kon deri tash i trent po qetash tek u tranu, he mozomakeq se boll e kam pas nja e tani mu ban dy.

GURI SYLAJ
05-07-05, 06:30
Njera prej me te mirave qe e kam lexu deri tani.
Dilaver te falemnderit - topi s'e luan.


Dy djem te ri udhtonin bashk dhe besa ishin edhe shike te mire . Gjat rruges njeri po i tote : shih sa bukur e paskan qethe ket livadh.
Ai tjetri po i thot ; nuk e kan qethe po e kan rrue.
Jo qethe , jo rrue dhe erdhe deri te konflikti.
Mbas shume viteve , ishin plake , takohen prap ne njefar neje kur njani po thot kqyrne qit plakun ktu , kur jemi kan te ri jemi rreh per ni livadh ky thojke e kan qethe , une thojsha e kan rrue dhe i nrrum do grushta , po athere jena kan axhami. K ur ai tjetri po i thot pode e kishin pa qethe , ky ia kthej jo qethe po rrue dhe po s'paten me ju hi burrat nermjet ata paten me z rreh prap.
************************************************** ************

Femije e axhami,
i ri e telashegji,
i keq e jardamgji,
fukara e tereqi,
burr e hujli,
e plak e dilinxhi..........

Murgesha
05-07-05, 23:04
Ishin kan taku rrugės njė herė njė zotni nė Kali me njė fshatar nė Gomar.
Ruga ku po kalonin ishte njė pėrpjetėz e madhe.
Kali i pėrton pėrpjetzės kurse Gomari ngjitet si Dhi.
Po e shikon Zotnia dhe po quditet.
Vendosi ta blejė atė Gomar dhe ta quaj At.
Pas disa ditėve i erdhi radha Zotėrisė tė hypė nė Gomar pėr tė shkuar dikund, gjatė rrugėtimit tė tij filloi tė binte shi.
Udha nė pikė tė rrafshit u bė balt dhe ujė e Gomari filloi tė bėjė naze.
U ba nervoz zotnia e po i thot.
-"O kam ba be mos me tė quajt mė nė emėr se ti ai i moqmi je."

Odise
05-07-05, 23:38
E dveten Brahim bajramin ne ode burrash: qysh ta merr mendja, qysh asht muhabeti i burrave? Po tha Brahimi: E kini pa magarin me barre ngarkue? Po i thane ata. Vetem nje guri me ia qite njanes barre, randon e i bje barra ndershej!

K'shtu nuk bohet balleperballe muhabeti i burrave!

Murgesha
06-07-05, 10:41
Shkojnė disa Hajna me vjedh nė nė njė stėpi.
I Zoti i shtėpisė i ndėgjon dhe merr ēiften, del nė oborr dhe shkrep pėrpjet pėr me i tremb hajnat.
Njėri qė kishte hipė nė kumbull, bėrtiti me tė madhe.
Mos se mė vrave.
Eh tha i zoti i shtėpisė, veq nė paqe hip nė Kumbull se ndryshe s`kam si tė vras.

lekos
06-07-05, 22:10
ODISE HALLALL
TE PERSHENDES

lekos
06-07-05, 22:15
NE NJE RAST DASHUROHEN 2 TE RIJ
NDERSA FAMILJET NUK U LEJOJN...
DJALOSHI NUK KA KURRFAR ZGJIDHJE DHE E LEN VAJZEN SHTATZEN...
KUR NDEGJON BABAI I VAJZES E RREH QAQ SHUM SAQE VAJZA E HUMB FRYTIN(FEMIUN).
PASTAJ KY DJALOSHI APO BABAI I FEMIJES SE HUMBUR LYP NGA BABAI I QIKES GJAKUN.......
SI E SHPJEGONI JU
SI PERFUNDON KJO RAST QKA MENDONI????

GURI SYLAJ
07-07-05, 13:30
LEKOS

Familja e djalit kerkon nje gjak sepse "i eshte derdhur mielli i gatshem nga thesi"
Familja e vajzes i thot se nuk i ka asnje gjak borgj sepse "kurrkush nuk i ka thene qe miellin e gatshem me e qit ne thes te huaj"

Me nderime Guri Sylaj

GURI SYLAJ
07-07-05, 13:31
Kush don me pi uje ne krua te mos pritoj me ju fry shiblave....

Murgesha
07-07-05, 14:35
Nė njė ndejė dimri tek po bisedonin disa veta, befas u dėgjuan tė lehura tė ashpra qenėsh.
Pasi pushuan sė lehuri qenėt, priti e foli njėri:
-Burra, para dy ditėsh, herėt nė mėngjes sa nuk mė kanė bėrė copė e grimė tre qenė!
Priti e foli njėfar Delia nga Gjilani:
-He, ty tre, po mua qė besa para njė jave desh mė shkyen nja 25 qenė!
-Nuk po habitem se si paske shpėtuar, -ja priti tjetri, -sa po habitem se si paske mundur t'i numėrosh aq sakt nė gjithė atė rrėmujė...

Murgesha
07-07-05, 14:37
Kishin vdekur tri gra dhe shkojnė nė amshueshmėri tek Xhebraili pėr t’ju treguar se a ju takon parajsa apo ferri.

E merr Xhebraili dosjen e gruas sė parė pėr tė shiquar se a ka bėrė ndonjė mėkat apo jo , dhe qka me pa ajo nuk kishte qenė fort e rehatshme dhe kishte shume mėkate. Xhebraili ia jep ēelėsat e Mercedesit 600SL dhe i tregon me gisht rrugėn kah ferri.

I vie radha tė dytės e cila kishte mė pak mėkate dhe Xhebraili po ia jep ēelėsat e Golf katėrshit dhe po i tregon me gisht rrugėn kah ferri.

I vie radha edhe tė tretės e cila nuk kishte mėkate dhe Xhebraili po ia dhuron krahėt dhe po i tregon rrugėn kah parajsa. Kjo po fillon tė ankohet se si ėshtė e mundur qė kjo i fitoj vetėm krahėt kurse tė dy tė tjerat fituan edhe vetura.Xhebraili po kthen pėrgjegjėjen:

- Shiqo, Ēurė ke qenė nė tokė dhe se Ēurė do tė mbetesh nė qiell! :P

GURI SYLAJ
07-07-05, 21:52
Udhtonte Hoxha me nje bashkeudhtare dhe ky i dyti po i ankohet se e ka nje problem e nuk po mundet me i gjete zgjidhje.
Hajlikofte po i thot Hoxha po cka eshte kjofar pune?
Po shaj shume dhe u bana hore.
Ja kjo nuk eshte hiq mire , me sha eshte gjynah i madh.
Po une e kam nje ilaq. Merri keto kokrra te pasulit e mbushe gojen dhe edhe kur te duesh me sha keto te pengojn.
Mire i tha udhetari.
Kur gjate rruges po kalojn afer nje shtepie dhe paprit ju del perpara nje femij e po ju thot:
O Hoxhe po thot nana prit pak qaty.
Hajlikofte tha hoxha dhe u ndalen kurse femiu hyri brenda dyreve te oborrit.
Prite e prit po nuk luante sen .Hoxhes ma shum i vinte keq qe qelloj vet i dyti e tash nuk e dinte cka po don me pjelle kjofar pune .
Kur pas nje kohe dul djali e po i thot ; o Hoxhe hajt hecni tash se e krytum.
Po cka kryet bre djal po ithot Hoxha.
O vallahi nana ke tuj e qit nje pule klluq e tha nale hoxhen mos do t'kapercen se tana voet dalin mllujka.
Ky bashkeudhtari deshti me sha po kokrrat e pasulit e pengonin, kur hoxha po i thot - o hiqi e shaje sa te mundesh se ja me sha ja me plas.

Odise
08-07-05, 01:57
Nji grua shkoi ne treg me ble rasad perimesh, se kish hjek t'zite e gazepit me mihė kopshtin e vet. Iu ofrua njonit qe shitke rasad neper do gota t'vogla. Ajo mori nji gote rasad specash edhe e d'veti shit'sin:
- Sa kushton kjo gote rasad specash dhe a dalin speca te mire?
- Veē merre, t'kallxoi, kur t'bine rasadi e merr vesh, s'ka ma t'bukur me i pa! Gruja e bleu goten e rasadit edhe shkoi e i mbolli farat e specave ne kopsht. Kur prit e prit, nuk po sheh naj bime t're dhe mbas do ditesh, ajo shkoi ne kopsht dhe pau se kishin bii bim't e reja te specave. Hoq gazep tu ujite e prashite e herre specat - pleh iu kish qite boll se gja shume k'sajde edhe kur erdh vakti m'i pjeke specat - ēka me pa, e ēka me kerkue - secili spec ma i djeg's se shoqi, me t'kalle! E muer vesh kur i bini rasadi po vone, mbasi u rrue motmoti!

Odise
08-07-05, 02:02
VONĖ ADEM AGA



Ne nji ode plot burra, folke Adem Aga i Rashkocit, kur qe hyni njoni ne ode dhe u ule dikund ku mujti me gjete vend. Te tane burrat e pershendeten, e Ademi ish mbete tu fole, as qe i ra n'mend kush hini n'ode, e kur e pau kete burrin, i tha:
- O mirseerdhe burre, po a je a si je bre!
- Vone, Adem Aga! - Ia priti ky burri!

GURI SYLAJ
08-07-05, 10:31
Erdhe nusja ne shtepin e burrit dhe pas pak ditesh po i thon qu nuse sot me i leshu dhite. Ajo pa nja pa dy tha -HIQ, qe ka kuptimin jo.
Te gjithe u quditen e po ithone ; e pse nuse hiq.
Paj ma mire sot hiq se per cdo dite kiq-kiq.

(Une kam qene bari u kam borgj nje spjegim atyre qe nuk kan pas fatin tim. Kiq , kiq u thon dhive kur dojn me iu grah ne kullote apo me i tremb).

Kloni
08-07-05, 10:41
Hyn nusja ne ode me i shkep kafet dhe i shpeton nje pordhe...
I zoti i shtepise qe ishte prane stufes dhe nuses, nderhyni: heh c'me korite (ne aludim te prapanices se vet), duke e marre persiper turpin e nuses duke tejkaluar situaten...

GURI SYLAJ
08-07-05, 11:12
Bjen Mirditasi(qe nga ne , ne ate kohe i kan thene Fane,)per te shite peshkve ne rrafsh-dikund ne Kosove. Dhe mbasi qellon Ramazan i thon hajde shkojm i falim taravit.Po une nuk dij thot ai. Hajt se s'ka gajle , cka te bejme ne ban edhe ti.
Bahen varg dhe kur fillon namazi, mysafirin e vendosin ne safin e pare , drejt me Hoxhen . Kur biejn ne sexhde , oda ngusht e dikush musafirin e prek mbrapa. Ky pa nja pa dy, duke mendu se ajo eshte rregull , ia ngjet Hoxhes lidhas. Hoxha per mos me e prish namazin vetem e kthen koken dhe e shiqon.
Po ky i thot ; jovalla mos kqyr hiq se tej te dera e odes jemi lidhe qishtu.

Odise
08-07-05, 18:27
Shkon njoni musafir te nji mik. Duel nji mashkull shpije e ja muer atin. Musafiri i tha: merre e lidhe kete kali, e mos te lidhet vet edhe u ngjit shkalleve ne ode burrash! Ky mashkulli, si pak hujli tha me vete: paj tybe bal, nuk po ta lidhi dhe e la kalin n'aher. Mirepo aty neper leqe te gjave tjera, u thur kali e mbet tamruk. Kur duel musafiri me shku n'shpi t'vet, thirri ta merr kalin, kur
ēka me pa: kali ish thure n'leqe te gjave tjera edhe musafiri i tha atij mashkullit: a te thash se me te lidhe dikush, te zgidhe dikush, e me u lidhe vet - mbetesh tamruk!

GURI SYLAJ
08-07-05, 19:25
E kish zene Nasradini nje lepur dhe per t'u krenu , e mbuloj lepurin me buquk dhe shkoj me i thirre kojshin. Por gruaja per me pa se cka mshefi Nsaradini shkoj e qoj buqukun perpjete dhe lepuri iku.Kur erdhe Nasradini me kojshi po ju thot: kqyrni burra dhe po e qon buqukun por kur e pa qe nuk eshte lepri, per mos me u korite ju tha - tre qisi burra bajn nje sheke.

GURI SYLAJ
08-07-05, 19:32
Po e pyet djali baben , babe me u rreh dy te menqur a duhet me hy e me i nda . Jo , po i thot baba, dy te menqur nuk ke nevoj me i nda se ata nuk rrehen.
Po nje i menqur e nje budall. As aty nuk ke nevoje se i menquri leshon rruge.
Po dy budalle , babe. E aty qellofsh ti bre bire e mos qellofte baba.

GURI SYLAJ
08-07-05, 19:53
Nje djale i halit bente probleme e nje burr po i thot: rri mire se me te kape per veshi te sjelli rreth e rreth Goleshi. Ai djal po i thot, valla mbasi nuk ke qare pa ardhe me mu po t'a baj hallall.

( Goleshi eshte nje koder qe e ndan nje pjese te Drenices me rrafshin e Kosoves, per me ju sjell rreth e rreth duhen nja 20km. mas paku)

Dilaver
09-07-05, 00:51
Pasha i thirri djemt e vet. Dojke m’e ditė kujna me ja lanė postin masi se e shihte veten qi asht lodhė edhe se do me dekė. E thirri djalin e madh dhe i tha:
- Qyre, biro, me i kallxue babės shka a ma e ranė n’kėt dyja.
- He, more babė, ma e ranė asht Toka.
- Mirė, - tha baba edhe i tha t’birit me dalė. E thirri djalin e dytė. Edhe ate e veti:
- Kallxom, bre bir, shka asht ma e ranė?
- Oh, more babė, fukarallėku a ma i ranė.
Edhe kti i tha “mirė”. E thirri djalin e tretė, ma t’voglin. E veti:
- Shka a, bre bir, ma e ranė n’kėt dyja?
- Ah, bre babė, ma e ranė a pleqnija.
- Mirė, bre, bir, po vėllau yt ma i madh tha: “Toka asht ma e ranė”.
- Toka cok asht e ranė, po kėrkush nuk e ka matė. Edhe qi asht e ranė, na s’e nijmė peshėn e saj se njerzit nuk e bajnė tokėn po toka i banė njerzit.
- Paj vllau i dytė m’tha “fukarallaku asht ma i ranė”, - foli prap baba.
- Fukarallaku asht pėrnime i ranė, po e ka ymytin. Gjithkush man ymyt se i nimon fati e e pėrmirėson gjendjen e vet. Ma shumė ymyt ka fukaraja se do tė bahet zengjin, se zengjini qi s’fiket krejt.
- Po ti shka po thue, bre bir?
- Ah, bre babė, i mjeri ti qi je plakė e rrokatė, se gjaja ma e ranė a pleqnija. Njeri plak nuk ka ymyt qi bahet as ma i ri, as ma i fortė, as ma i menēėm, as ma i dishėm, as ma trim, as ma i vyshėm, as ma i mirė. Pleqnija asht ma s’rani n’kėt dyja.
- T’lumtė, bre bir, se bash qashtu asht, - tha plaku. – Baba ta paftė hajrin, se ti duhet m’e trashigue venin tem.

GURI SYLAJ
09-07-05, 07:16
Dilaver - Topi i Allamanit tybe n'e lun.Ani me ba e me ka dyat bashk , pleqni e fukarallak..............

Odise
09-07-05, 08:13
Token, fukarallekun e pleqnine, njeriu i mund me burreri! Nje burre qe eshte i pathyeshem ne jete kunder te ligave: servilizmit, pabesise, tradhetise, hipokrizise, spiunazhit, imoralitetit, alkoolizmit e narkotizmit, korrupcionit e krimit edhe kurre nuk behet vegel e huaja, as e miqve, as e armiqve te kombit - ai burre i mundė te gjitha te ligat e kesaj bote!

Pleqnia e deka, nuk kane asnje ilaē, kane thane burrat, por te dyjat i mundė Fuqia - me qene burre, e me mbete burre edhe me vdeke burre!

Njeriu qe mbetet burre e vdes burre - Bir Besnik i Kombit e Atdheut - Ai i mundė te gjitha te Ligat e Kesaj e Asaj Bote!


Odise

halla e madhe
09-07-05, 08:23
Odise_ja dine rendin ti :wink: Dheze more nji duhan prej kutije e bajna pak tym, se bilevallahi jemi lodhe na pleqte, e po duhet me u mbajte me fjale trimerije :wink:

Odise
09-07-05, 08:55
halla_ per dikend jane fjale e per dikend jane edhe pune trimerie!

Tu rrittndera - duhan kaēak per marak, edhe dhezne kush e pini rend, veē mos i fshini tevona syte prej tymit... :wink:

GURI SYLAJ
09-07-05, 11:12
E kish pas njani nje shoke per krye kreje dhe ,gati tere jeten e kishin que bashk po nje dite prej dite vdes. Dhe kur shkon ky , te gjithe vajtonin, ketij veq qe nuk i kish plas zemra prej merzie. Ju afru te vdekurit, po pa e dhan vetin , po i thot; o jaran o que e dhezum edhe ka nja se tybe trequntybe ma as nuk m'a pive as nuk t'a piva dhe per mos mu korite e me i pa lotet tjeret tha, mue m'falni se po shkoj n'ode t'burrave.

Odise
10-07-05, 00:43
oda shqiptare, ka mbajte gjithcka tylifar ujemi edhe qe jane mundue me shpike mesele edhe kane qite ne balle oxhaku shumekend: pylltarin (shumarin) e milicin edhe krejt nje ode ka fole ne gjuhe te tyre (te huaj) veē ma iau 'mbarue' qejfin :lol: E Njihere, nji plak thepan paska fole shqip, e ai milici e pylltari nuk e paskan marre vesh. Ky plaku e pyet: ti je i leme ketu - i ke afer 60 vjet edhe nuk e din asnje fjale shqip edhe nuk merresh vesh shqip - ēka i thone kesaj pune?

***

Ne nji ode burrash, nuk kish oxhak dhe burrat ishin ulė sipas qejfit te tyne (si ketu) edhe po flasin e diskutojne, se kah i bjen me kone oxhaku i odes se burrave ne kete ode. Njoni prej tjetres ane u pergjegj - balli i oxhakut asht kah jane burrat!

GURI SYLAJ
10-07-05, 00:58
Martohet njani po i kish pa ra fati me marr ni vejushk.
Nje nate ja nis e pe vet. Allahile fisnike cilli jena ma burre une a ai burri i pare-demek cilli..... Ajo nuk bante za ,po ky s'u kryke veq ia perseritke te njejtin muhabet. Dikur nusja u merzit e po i thot : O njeri hajde e bina se me pas kan ai rahmetlia(demek burri i pare )te dyve tej tash na kish ba rrote.

Odise
10-07-05, 01:09
Nji burre e nji gure e kishin pase nji thmi shume t'perpjekte, nuk i prante vaji gjithnatenelume, e gruja per m'i prajt thmine, i tha burrit:
- Hajt allahile e del jasht ode e leh e grrith ne dere, e une po e mashtoj djalin, se na qiti menē. Duel burri ngadale jasht dere edhe po leh e po grrithe n'dere. E shoqja, ia bajke - qyp bre, se djalin tem nuk mundesh ti m'i hanger jo! E djali pushoi vajin!

Stuhia
10-07-05, 01:16
E kishin pa vet:

A po rritesh hiq o Selmon Haruni.

O jo se spo me len kapuqi.- ishte pergjigjur ai. :lol:

GURI SYLAJ
10-07-05, 01:21
Edhe ata te ngratit pej dashnise e kan pas.

Stuhia
10-07-05, 01:24
Edhe ata te ngratit pej dashnise e kan pas.

Me duket se tjeter send simbolizon kapuqi o Guri Sylaj.

Mos ma ha hakun me e perzi kapuqin me dashni. :wink:

GURI SYLAJ
10-07-05, 01:29
JO,jo Stuhija fjala eshte per ate "Qenin "qe ka gerrithe ne dere , se juve e keni me vend-topi s'e lun.

Odise
10-07-05, 09:16
sa here gabojke, e ngulke nganji gozhde ne dere, sa here u permiresojke, e heqte nganji gozhde nga dera - po shenjat mbetshin

halla e madhe
10-07-05, 10:45
E kish pase rrehe njani njanin njihere.Ai qe po u rrehke,thojke:
_O boll,dushman bre!O boll dushman bre!
Ai tjetri s'ja dajke hiq.Kur e pa ky qe s'e kish menen me ja ndale dajakun, po i thote:
_O ndrroja venin,dushman bre!O ndrroja venin,dushman bree!

Kloni
10-07-05, 10:58
Mos t'ke hoxha paten mem myt

E kishin pa zna xhnadaria njanin dhe ken tu ja nxjerr shpirtin me dajak. Kalon hoxha dhe ju thote: udri, udri (mshoni, mshoni, me falni per origjinalin ne serbisht!), sikur me ju than puna e mar. E rrahen sa e rrahen bashkekefashatarin e hoxhes dhe e leshuan dikur. Ky nuk e kuptoi cka tha hoxha kur kaloi dhe kah shkonte thoshte se mos t'ke hoxha mem shpetu, paten mem myt dru!

Hajt ishalla po pshtojna edhhe ne prej hoxhallarve a!

GURI SYLAJ
10-07-05, 12:13
Ish kan ra njani n'bunar e kur vijn kojshia me e nxjerre njani pe bvet. Allahile qysh rae qikaq poshte.
Ai erifi po i thot nga fundi i bunarit, o qysh jam ra pe dij po qysh dal ishalla e dini ju.

Dardan Shkodra
10-07-05, 12:24
Kishte qenė njė gomar duke kullot nė njė livadh pran njė rruge qe ishte e frekuentuar.
Atypari kalonin perditė me mija atllarė, e ky gomari as qe qonte koken me pa me sy ndonjenin sa i kishte zili e le ma me i pershendet.
Njė ditė atypari po kalon njė gomar i lodhur, i ligsht i vramė bryme e i zhugavt sa menxi mbahej nė kėmbė.
Kur e pa ky qe kulloste ne livadh, u dalldis e tja ka lshu taturangjen me sa za kishte duke e pershendet kolegun, e menjiherė edhe ai i lodhuni tja kthej me te njejtėn mas pa u hamendur fare, besoni burra krejt ate vend pesh e qun dy gomar.

GURI SYLAJ
10-07-05, 12:52
Miku im tash veq perpjet se m'posht s'ka.

Po pak von Adem Aga......................

uliksi31
10-07-05, 17:24
Ne vakth te Austris,diku kah 18-ta sene, kish shpall Austria ore policore ne troje tona.Qe naten mos te endet askush.Po nje i ri ish kjen tue me hanger rrush ne vneshten e vet,mirpo plaku baba ish bo marak per djal se nata e ai nuk ish kthye ne shtepi hala.
Del baba ne shkall dhe e thirr djalin: Ooooooo (per emen) haaaaaajde ne shpiiiiiiiiiii se u boooooo naaaaataaaaaaaa moreeeeeeeeee. Ky i ngrati e nien baben kah e thret,por austriakt ishin tue me "pegllat" edhe dikur i kthen gjegje: Oooooo pata me aaardh po spom leshoooojn.

progoni
10-07-05, 18:31
Njė hajn ja kish m'sy bashqes me bostan te haxhi Hajrizit.

E zen haxhia ,
po i mshon krroqe ,hajni ktij po ja kthen me dyfishe.

Po i bertet i biri nga larg :

lėsho haxhibabė


ooooooooooo unė po e lėshoj po ky nuk po mė lėshon

ja kthen haxhi Hajrizi

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------




GURI SYLAJ



Anėtarėsuar: 21 Mar 2005
Mesazhe: 621
Vendodhja: Gjermani
Postuar: Sun Jul 10, 2005 12:52 pm Titulli i mesazhit:

Miku im tash veq perpjet se m'posht s'ka.

Po pak von Adem Aga......................

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

uliksi31
10-07-05, 19:31
Kane qene dy cobana; Jusufi dhe Doda. I kane ruajt dhent, pak edhe si pleqe po tue bisedua e shofin ne shpatin tjeter nje coban me dhen poashtu.Po dvet Jusufi Doden: kush do t'jete ai coban :?: Doda ja kthen pom duket se eshte Ahmet Rami. Jo i thot Jusfi por eshte Zef Gjoni.Keta njani po e tjetri jo.Thon a lidhim kusht.Po, pranojn per krejt dhen qe i kane pase, (diku kah 30 kokrra per shoq).Jusufi i thot Dodes, hajt e thirr ti i pari,Zefin. Edhe Doda po thrret: Oooooooooo Zeeeeef Gjooooooooooniiiiiii, tri here.Askush nuk pergjigjet. Tash i thot Doda thirr ti Jusuf e ki rendin me thirr Ahmetin. Cohe4t Jusufi edhe ashtu mbi 2 metra i madh e thirr: Ooooooooooooo Ahmeeeeeeeeeeeeet Raaaaaaaaaaaaaaaaaamiiiiiiiiiiiiiii.Pergjigjet ai cobani nga mali tjeter; Ooooooooooooooooo hooooooooooooojaaaaaaaaaaaaaaaa. Jusufi ja kthen: Po a ti jeeeeeeeeeeee aaaaaaaaaaaa :?: Poooooooo. Hajt thot mos te past nana se me shkuen dhent rreth tejet. :lol: :lol:

P.s. Doda nuk ja ka marr dhent,mirpo kjo pune ka pas shkua deri te pleqt e Malsis se Jusufi ka then, si dua se kame humb.Burri nje here flet.

Kastri
10-07-05, 20:40
Njani kishte qen ne bashqe te vet duke mjelle kep,kur qe kumara aty pari edhe e pershendeti:

Puna e mare o kumare.
Jame tu mjelle kep.
Po qyshe eshte Heta.
I mjolla vjet po nuk mi bani.
Hajt u shurdhofshe o kumare.
T“mir e bafshe e udha e mbare.

Kastri
10-07-05, 21:33
Hoxha me zile

Na ishte martue nje djaloshe i pasure edhe kishte marre nuse te hieshme.
dite mase ditve po i thote nusja burrite.
O njeri allahile hjeki kuajte nga shtalla e shiti se po me vjen marre me hy aty e me i mjelle lopet,se kure po hy gjithnje po i shofe keq,edhe pase nje presioni te vazhdueshem u dufte me i shite kuajte.
Mirpo prape gruja ja nisi edhe po i thote,qyre njeri edhe kiete duhet me i hjeke se valla nuk hy ma te lopet me i mjele,i ngrati u detyrue edhe kiet ti sheqe,edhe pasuria vetem sa po shkone e po i voglohete.
Gruja e detyroi qe edhe knojsite ti hjeke se po marrohet kur po shkone ti mledhe vete,i ngrati skishte qka te bente se gjithnje gruja ja zente kryet se (namuzli)ndershme edhe nuk mundete te shikoi diqka asi soi,
P.SH. kur po ju kcen knusi pulave.
Nje dite po i thote burri, kqyre moj grue se u fikume krejte qka na bane,
gruja po ja kthene,jo valla une jo po gjithe fajine e ka motra jote,edhe nese do me vertetue hajde me mue ke me pa se edhe buka nga qerepi
po na ikune ,shkone burri me gruen edhe ,gruja i thote merre lagraqen e ruje buken se ka me ike kur te qes ne qerepe,edhe me te vertete kur ja nise buka me u pjeke ne qerepe nise e fryhete,po ky i ngrati nuk e kishte dite se i kishte besue shume gruese,edhe po i thote gruja ,ja kqyre se sa po fryhet edhe po do me ike buka nga qerepi po mshaje lagraqe,edhe ky as nje as dy e i bjen lagraqe bukes me gjithe qerepe e prishe,
edhe po e pyet si ka mundsi kjo,guuja po i thote , ka mundsi edhe mir se motra jote te ka pordhe ne voter edhe krejte pasuria ka me na ike.
Ky i ngrati duke mendue se gruja po i thote te drejten(po ksaje kure i vjen marre prej knusi)e vendose te shkoi te motra edhe ti thote se pse moj moter ma ke be ate te pa bese.
Qohet edhe shkone te motra edhe i thote pse moj moter me ma be ate te keqe e po do me ma hupe pasurin, motra i thote ooo more vllau jem i mir po qyshe po menone se motra po ta do te keqen,jo vlla une jo po gruen e ke te keqe,jo i thote vllau qfare te keqe asaje edhe nga knuesi i vjen marre e ti po me thue e keqe.
Motra i thote a di qka vlla, a e di gruja qe ke me bujte sonte ktu,po i thote vllau,mir atehere hiq mos hupe kohe e ktheu sonte ne shtepi por mos te shehe ajo ,e ti hype ne tavane e veq kqyre se qka po bahet ne shtepi tane.
E ngone vllau motren,edhe shkone pa e diktue grujase eshte kthye,e hype ne tavane edhe po e kqyre se qka po bane gruja.
Kure u be nate qe po vien dy burra e po hyne ne shtepi te ti,ky nuk po lajmrohet,dule gruja e i shtine mrenda, qka me pa, jo me nje po me dy periher ajo,kuku po thote ai me veti po qe ku me paska shkue pasuria,edhe i vrete te tre.
Mirpo e denoine me burge,edhe kure lirohet nga burgu ska ku me shkue veq e shete edhe ate pake pasuri qe i kishte mete edhe shkone ne nje qytete larget,fillone jeten disi ne ate qytete,kur nje dite ne nje kafene te ati qyteti po i ngegjone disa burra duke bisedue se prape paska ndodhe nje hajni e madhe e kushe nuk po mundet me gjete hajnine,po i pyet ky se qka eshte puna e ati hajni qe nuk po nxinet,ata po i tregoine se ka qe shume vite qe ky hajne ben kerrdi ketu ne kete qytete edhe kurre nuk po i bien ne trage kushe,bile edhe ka shperblime te mir kushe e zen ate hajne,aiiiiii tha ky burri po kjo qenka shume lehte me gjete,veq qomni ju mue te kadija se nuk ka me vidhe me ai edhe kane me zane shpejt.
E quen burrine te kadija,edhe po i thone se ky njeri po thote se e di kushe eshte hajni veq,po do me fole me ty vetun nja dy fjale edhe ka me te tregue kushe eshte hajni,mir i thote kadija hajtni ju tashe e lena neve vetun.
Kadija po i thote hajte fol qka ke me fol,kadi efendi se pari me thuej kushe eshte ketu njeriu me i respektuare ne kete qytete e une te tregoi kushe eshte hajni.
Kadija menone pake edhe i thote valla njeri ma te mir se Hoxha me zile nuk ka.
Ky po pse Hoxhe me zile,qka eshte puna e ti qfare zile ka ai.
O edhe ne kame i ka lidhe zilet qe te mose i shkele as bubrrecat .
Kadi efendi hajni eshte Hoxha pra,veq shkoni te shpija e ti e kontrolloni , ne mos i gjejshite te gjitha ato sene qe jane vidhe te Hoxha une me jete po lidhem.
Mezi u binde kadija me shkue me kontrollue Hoxhen me zile,po kur shkuen e kontrolluen nime i gjeten te gjitha aty,e muren Hoxhen e burgose,po i met qudi kadise se ku e diti ky njeri qe Hoxha eshte hajni ,edhe dha urdhnine me ja prue ate njeri edhe nje here me fole me te .
Kure erdhi te kadija,kadija e pyeti po si bre bure e dite qe Hoxha eshte hajni kur ti veq sa ke ardhe ne kete qytete,e ja ktheu ai une e kame pase nje grue qe prej namuzllaku te madhe qe e ka pase edhe knojsit me ka shti me i shite, e kur e kame zane,jo me nje burre qe me ka tradhtue por me dy periher.
Edhe kadija e shperblene kete njeri edhe e merre kshilltare te vetine.

Se e zgjata pake burra,po ja dhezne edhe nga nje duhane me kafe se shkone ,koka muhabeti i mire sonte.

Odise
11-07-05, 02:01
heu kastri, goja te lumte (t'lumshin gishtat), se fort bukur ia ke qellue edhe e ke vra shejin - po nese e lexojne deri ne fund ate shkrim tandin, vertet, ka me u gjete 'hajni'. Une e kam pase thane bukur moti ketu ate fjale edhe si pahiri bile - e po don me dale e sakte!

ti vertet, tek je kastri i kastrioteve!

Stuhia
11-07-05, 12:06
heu kastri, goja te lumte (t'lumshin gishtat), se fort bukur ia ke qellue edhe e ke vra shejin - po nese e lexojne deri ne fund ate shkrim tandin, vertet, ka me u gjete 'hajni'. Une e kam pase thane bukur moti ketu ate fjale edhe si pahiri bile - e po don me dale e sakte!

ti vertet, tek je kastri i kastrioteve!

Mos u ngut ta vleresojsh mikun pa e njohur mire, se kur te ja shohesh te metat te bahet Armik. :lol: :lol:

Kastri
11-07-05, 17:51
heu kastri, goja te lumte (t'lumshin gishtat), se fort bukur ia ke qellue edhe e ke vra shejin - po nese e lexojne deri ne fund ate shkrim tandin, vertet, ka me u gjete 'hajni'. Une e kam pase thane bukur moti ketu ate fjale edhe si pahiri bile - e po don me dale e sakte!

ti vertet, tek je kastri i kastrioteve!

.............................................
.............................................

Pershendetje

Odise FLM per komplimente.
Jeni i nderuare.

Po me sa e di une fjalet e ODAVE tona jane secila nje fakultete ne veti.

Odise
11-07-05, 18:19
heu kastri, goja te lumte (t'lumshin gishtat), se fort bukur ia ke qellue edhe e ke vra shejin - po nese e lexojne deri ne fund ate shkrim tandin, vertet, ka me u gjete 'hajni'. Une e kam pase thane bukur moti ketu ate fjale edhe si pahiri bile - e po don me dale e sakte!

ti vertet, tek je kastri i kastrioteve!

Mos u ngut ta vleresojsh mikun pa e njohur mire, se kur te ja shohesh te metat te bahet Armik. :lol: :lol:


*******une i ēoj njerezit ketu ne baze te secilit shkrim. Ne ate shkrim kastri ishte ne rregull, e poqese nderron, eshte e drejte e tij! Perndryshe nuk kam se si ta quaj askend armik, vetem nese bie ne baza armiqesore, duke shkruar sikur ne emer te armiqve... tjetergje nuk ka!

Murgesha
11-07-05, 23:12
More a di kush tė mė tregoj se si ėshtė mė lehtė me e ba Gomarin me e kalu Urėn??

Kloni
11-07-05, 23:25
More a di kush tė mė tregoj se si ėshtė mė lehtė me e ba Gomarin me e kalu Urėn??

Jo me lehte, por e vetmja menyre eshte jo me ngreh per kupreshi se me vra nuk i bie ures, por duhet me dale me ngrehe ne te kunderten qe ai me ec para, pra me ngreh nga bishti ai i bie rrezikut dhe kalon uren vec si kundershtim!

Murgesha
11-07-05, 23:29
More a di kush tė mė tregoj se si ėshtė mė lehtė me e ba Gomarin me e kalu Urėn??

Jo me lehte, por e vetmja menyre eshte jo me ngreh per kupreshi se me vra nuk i bie ures, por duhet me dale me ngrehe ne te kunderten qe ai me ec para, pra me ngreh nga bishti ai i bie rrezikut dhe kalon uren vec si kundershtim!

More unė kam pas ndėgjuar se me njė filiz thane e ban ta kaloj Urėn, e pėr ate pyeta se a ėshtė e mundur Veshgjati tė dorėzohet nga njė Filiz???

Kastri
12-07-05, 00:18
More a di kush tė mė tregoj se si ėshtė mė lehtė me e ba Gomarin me e kalu Urėn??

Jo me lehte, por e vetmja menyre eshte jo me ngreh per kupreshi se me vra nuk i bie ures, por duhet me dale me ngrehe ne te kunderten qe ai me ec para, pra me ngreh nga bishti ai i bie rrezikut dhe kalon uren vec si kundershtim!

More unė kam pas ndėgjuar se me njė filiz thane e ban ta kaloj Urėn, e pėr ate pyeta se a ėshtė e mundur Veshgjati tė dorėzohet nga njė Filiz???


.....................................
....................................

Pershendetje

E nderuare,kisha pase deshire te di se kushe nuk i dorzohet nje filizi se.
Me nderime e nderuare.

Stuhia
12-07-05, 01:13
.....................................
....................................

Pershendetje

E nderuare,kisha pase deshire te di se kushe nuk i dorzohet nje filizi se.
Me nderime e nderuare.

Filizi te len nje "vrrage" trupit, kur e humb "fytyren"* te behet me "vrrage" shpirti.

________________
* ne kuptimin e atyre qe kane fytyre.

Kastri
12-07-05, 16:30
.....................................
....................................

Pershendetje

E nderuare,kisha pase deshire te di se kushe nuk i dorzohet nje filizi se.
Me nderime e nderuare.

Filizi te len nje "vrrage" trupit, kur e humb "fytyren"* te behet me "vrrage" shpirti.

________________
* ne kuptimin e atyre qe kane fytyre.



..............................................
..............................................

Pershendetje

E keni nga provoja ,apo nga thenjet popullore.

Me nderime i nderuare.

Murgesha
12-07-05, 17:47
.....................................
....................................

Pershendetje

E nderuare,kisha pase deshire te di se kushe nuk i dorzohet nje filizi se.
Me nderime e nderuare.


I nderuari Kastri, nuk di sa e kupton fjalėn filiz qė kam pėrdorė kėtu.
E kam pėrdorur nė kuptimin e njė shkopi tė hollė qė pritet nga filizat e ndonjė druri.
Janė tė hollė shumė, dhe nuk thyhen me njė tė mėshuar.

Odise
12-07-05, 20:01
Njoni ia kish pase fale nji mikut te vet nji gomarice, per sherbim, se kish pase disa sosh edhe kur shkoi nji dite tek miku - ajo gomarica ish perzier me kafshe tjera ne bashqe e po bajshin dam neper kopsht. Kur erdhi nji mashkull shpije me u fale me musafirin, parase te falet, i foli babes se vet:
- Babe, ajo gomarica e Hasanve, e prishi krejt kopshtin (pa menduar se aty ishte bash i zoti i saj qe ia kish fale mikut te vet). Edhe musafiri, tue e dijte punen, i tha te zotit te shpise:
- Dua m'i marre gomaricen me veti, anipse ta kam fale edhe iu la amanet, mos i falni kuj gomar as qen, se sahere te pallin e lehin, njerezit iu thone:
ajo bre gomarica e Hasanve edhe e muer gomaricen me veti!

halla e madhe
12-07-05, 20:56
_Ja kishin pase fale nji fukaraje nji magar per sevap.Fukaraja i shkret u gzu per ate magar.Po shka i boni vaki se?_ai magari e kish pase nji zanate t'keq qe pallke pa da.E coj peshe krejt katunin.Ni dite per i'dite erdhi njoni e po e vete:_Allahile bre burr kush ta dha kete magar qe na tranoj dite e nate?!
_KOjshija jem bre Milloradi ma fali per sevap_tha fukaraja.
Ky herifi po i thot:
_Kape more ktheja magarin Milloradit se me kone i joni nuk palle ashtu po asht "ROD" shkau e s'dine t'nalne ky magar.

Tanushi
12-07-05, 21:22
Ish kane hi njeher nje gomare ne xhami e kish ba xhmine lame!
Hoxha shkon te zoti i gomarit dhe po i thot, qysh bre burre me hi gomari jot ne xhami e me nae ba kerdi?!
Paj, ja priti zoti i gomarit, a mos kam hy najhere une ne xhmi, o hoxhe?
Jo! Iu pergjegj hoxha.
Po ai gomar eshte o hoxhe, e ku din ai cka eshte xhamia, se me pas dite si une tube nkish hi kurre!

Kastri
12-07-05, 21:25
.....................................
....................................

Pershendetje

E nderuare,kisha pase deshire te di se kushe nuk i dorzohet nje filizi se.
Me nderime e nderuare.


I nderuari Kastri, nuk di sa e kupton fjalėn filiz qė kam pėrdorė kėtu.
E kam pėrdorur nė kuptimin e njė shkopi tė hollė qė pritet nga filizat e ndonjė druri.
Janė tė hollė shumė, dhe nuk thyhen me njė tė mėshuar.


............................................
............................................


Pershendetje

Kerkoi falje e nderuara Murgesha,qe kame keqeperdore fjalen tuaje.
E kuptoi se qka eshte filizi,se edhe pse kame linde ne qytete jame rrite ne fshate,kur theme se jame rrite ne fshate mendoi se qdo pushime qe e kame pase e kame shfrydzuare ne fshate me te bukure ne bote.

E nderuara Murgesha edhe nje here kerkoi falje,nese jeni gjende e ofenduare.

Me nderime e nderuare.

Kastri
12-07-05, 21:27
Ish kane hi njeher nje gomare ne xhami e kish ba xhmine lame!
Hoxha shkon te zoti i gomarit dhe po i thot, qysh bre burre me hi gomari jot ne xhami e me nae ba kerdi?!
Paj, ja priti zoti i gomarit, a mos kam hy najhere une ne xhmi, o hoxhe?
Jo! Iu pergjegj hoxha.
Po ai gomar eshte o hoxhe, e ku din ai cka eshte xhamia, se me pas dite si une tube nkish hi kurre!


............................................
............................................


Pershendetje

Tanushi i nderuare edhe une e kame ndegjue,por une e di se gomari ka hy ne kishe.

Me nderime i nderuare.

Murgesha
12-07-05, 21:28
............................................
............................................


Pershendetje

Kerkoi falje e nderuara Murgesha,qe kame keqeperdore fjalen tuaje.
E kuptoi se qka eshte filizi,se edhe pse kame linde ne qytete jame rrite ne fshate,kur theme se jame rrite ne fshate mendoi se qdo pushime qe e kame pase e kame shfrydzuare ne fshate me te bukure ne bote.

E nderuara Murgesha edhe nje here kerkoi falje,nese jeni gjende e ofenduare.

Me nderime e nderuare.

Jo Kastri tė lutem.
Nuk ka arėsye tė ndjehem e ofenduar, dhe as nuk ka nevojė tė mė kėrkoni falje, se ndoshta edhe unė e teprova pėr spjegimin e Filizit, ku nuk mendoj qė ka gjė tė keqe kėtu.
Tė dėshrioj ēdo tė mirė.

Odise
12-07-05, 21:31
Ka ba vaki, qe token e vet shqiptari e ka ble disa here. Njihere ish rast i vertete, ne katundin Hereq - kur njifare Milloradi mbasi ish nrrue regjimi, ia kish pase grabite per s'treti nje are nji shqiptarit edhe ky i shkreti u desht ta paguej edhe 'i here, sepse kur ishin kone mbledhe ne kuvend burrat, paska pase hyj n'ode burrash e shoqja e Milloradit edhe iu paska thane: edhe une dij ship, edhe e kam me veti krejt rezhimin, n'dash pagyj paret, n'dash ik, s'ka k'tu kosmet! Kur i pane per dritare do milic tue ardhe drejt ne ode, njoni u tha burrave:
- ēohi burra, se e shoqja e Milloradit, na kallxoi me vakt! Edhe u ēuen burrat e dolen perdere. Perseri gjate Luftes ne Kosove 1998-99, Milloradi me te shoqen Jelenen, e kane ba logetrog shpine e Sh. Rames, derisa e shtien bishtin ner kambe, me 12 qershor!

Kodra
12-07-05, 21:31
Ish kane hi njeher nje gomare ne xhami e kish ba xhmine lame!
Hoxha shkon te zoti i gomarit dhe po i thot, qysh bre burre me hi gomari jot ne xhami e me nae ba kerdi?!
Paj, ja priti zoti i gomarit, a mos kam hy najhere une ne xhmi, o hoxhe?
Jo! Iu pergjegj hoxha.
Po ai gomar eshte o hoxhe, e ku din ai cka eshte xhamia, se me pas dite si une tube nkish hi kurre!


............................................
............................................


Pershendetje

Tanushi i nderuare edhe une e kame ndegjue,por une e di se gomari ka hy ne kishe.

Me nderime i nderuare.


*********
*********
*********


hahahahahahahaahahahhahahahahhaha

Kastri
12-07-05, 21:38
............................................
............................................


Pershendetje

Kerkoi falje e nderuara Murgesha,qe kame keqeperdore fjalen tuaje.
E kuptoi se qka eshte filizi,se edhe pse kame linde ne qytete jame rrite ne fshate,kur theme se jame rrite ne fshate mendoi se qdo pushime qe e kame pase e kame shfrydzuare ne fshate me te bukure ne bote.

E nderuara Murgesha edhe nje here kerkoi falje,nese jeni gjende e ofenduare.

Me nderime e nderuare.

Jo Kastri tė lutem.
Nuk ka arėsye tė ndjehem e ofenduar, dhe as nuk ka nevojė tė mė kėrkoni falje, se ndoshta edhe unė e teprova pėr spjegimin e Filizit, ku nuk mendoj qė ka gjė tė keqe kėtu.
Tė dėshrioj ēdo tė mirė.

:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::



Pershendetj

TE FALEMDEROI PER MIRKUPTIMINE E NDERUARA MURGESHA.
TE UROI QDO TE MIR.

Kastri
12-07-05, 21:40
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::


Pershendetje

Pse hahahahahah-kure une e di keshtu o Kodra i nderuare.
ahahahahahahhhhhhhhaahahahahahahahahahha.
Me nderime i nderuare.

GURI SYLAJ
12-07-05, 21:40
Vjen njani musafir ne laxhen tone ( nuk po i beje me emra sepse te gjithe protogonistet e kesaj ngjarje te vertete kan vdekur qe moti), dhe kur e shtin musafirin mbrenda , i zoti i shpise i thot nje djali , merre bre bire gomarin e mikut e qoje n'livadh te Xhamise le te kullot. E merr ai e ne vend qe me e kullote t'i gjuhet ne shpine e t'ja jep nje rruge bukur te gjate . Miku veq kish kerku ize po gomari kerkund . I zoti shpis po i thot ,qe pe qoj nje femije e e bijn se e kan que me kullote. Kur u kthyn jo qe e kishin kullote po as n'kam nuk mujke me ndejt prej vrapit e rruges se gjate.
Ngjarje e vertete .


Guri Sylaj

Kastri
12-07-05, 21:50
Ne kohen e komunizmit k“tynehere nje Kosovare kishte shkue ne Shqiperi per vizite te vllai, edhe pase disa ditve daline vellezrite me be nje sheti ne fshate,edhe ky Kosovari po e pyet se me qka e keni mbjelle kete toke.
Ky i pergjigjete se kjo toke eshte e mbjellure me kulture te grurite,kurse tjetra me kulture te thekres e keshtu me radhe...

Kure erdhi ky Kosovari ne Kosove,duel me fshate edhe po shetite neper ara kur e pa se ne nje are kishte hy nje magare,edhe ja nisi e po piskete o mulni bre djeme e pritne magarine se eshte hi ne kulture e po e prishe grurine.

Odise
12-07-05, 22:05
E d'veten nji plak: kur vrahen desht ma se forti? Plaku iu gjegj:
- Desht vrahen ma se forti, kur qethen, se dashi i qethun, nuk e sheh veten se asht qethe, e kujton se hala asht me bashke leshi mbi shpinde edhe i doken tjeret te vogjel!

Nji dash ish kone m'sue me vra, e ēobani, p'shtetet n'krrute breg nji prroni
e po k'qyre poshte n'uje - kur dashi po i vjen mbas tinez, e t'ia zdriti n'kopaē dhe e gjujti n'uje, n'prrue. Kur duel ēobani pej ujit qull, dashi po fillon e p'i l'pine t'lagte, ky nxorri thiken dhe breg prroni e preu dashin. Kur ndjeu baba i ēobanit dhe e pau dashin e preme, i tha:
- More bir, a s'pate vend n'oborr, pa e pre dashin breg prronit?
- Valla bre babe, pata, po nuk ia pata besen t'rrumit t'dreqit.

Ngjarje e vertete!

Dardan Shkodra
12-07-05, 22:22
Ishte njė familje mjaft e pasur ne Shkoder, i zoti i shtepisė Ndue Kolgjini ish miqasu me nji malcuer, e njė ditė po vjen malcueri tek Ndou por kur u afrua te dera e oborrit po vjen njė zagar me kumon ne qafė e drejt e po don me kafshue malcuerin, por ky ja dha nji shqelb e perplasi zagarin edhe pse ish rrit e ba gati sa njė magjar.
Nejse hyri mbrenda malcueri e po dveten per te shendosh e te mirė por malcueri nuk u permbajt dot pa ja leshu njė thumb Ndue Koles, e po i thot a bre mik, po boll u pedata ne ketė dynjė, boll shum pash e boll shum njeva, po me ja qit kumonen zagarit kete punė hala nuk e njeva.
Heeee, po i dredh mustaqet Ndue Kola, e po i thot mikut, pasha i zot me vend e ke por dua me ta qit ne pleqni punen e kumonės.
Para 6 muajve na erdh e hyni mbrenda nji zagar i lodhun, veq si nuk i kish dal shpirti, e kur e pan mashkujt drejt me te than ju erdhi gjynah e po thojnė me ja qit pak buk bre se tek ju paska kap barku per shpine, edhe qashtu po e ushqejn zagarin, e mbas pak ditėve ja nisi me u gjallu zagari, ja nisi e po i ndjek granimin e thmin me i kafshu, e dikur besa ja nisi edhe mashkujve hygjym ju bajke, po le ata po nisi edhe neper katund me ju msy hallkut e besa edhe i kafshojke tinza.
Vazhdon rrefimin Ndue Kola, ja nisi ni mashkull e po qon pluhen, po thot a bre babė kahre na bane me ket zagar, shpija jon nuk e ka pas kurr me zagar e edhe ne qet deregje na prune me to, dikur ja nisi edhe nja edhe nja e nuk shkoi shum koh gati krejt shpia u ban ikal me hup zagarin.
Ni djal i madh si e kam ma te mirin puntor po me thot a bre babė zagar zagar po disi me hup nuk po me bahet se disi edhe damet e tij nuk jan qaq te mdha po a po me nigon edhe mua niher e nashti nuk bahet e madhe kjo punė.
Ky djali i madh i thot a tja nojm nji kumon e katundi e shpia e kan marr vesh si po kafshon tinza e i ruhen, po ky zagar osht, nuk osht arush si me ju tut e me hup, po thom mos po bahem kahre, e gjen dikush e thojn zagari i Ndue Kols, e besa edhe thojn nuk ka pas nji kafshat buk me ja qit.

Aferim tė koftė o Ndue Kolgjini se beli mik paskam nxane po i thot macueri.
Edhe ashtu mbet me ja ndue kumonen zagarit

GURI SYLAJ
12-07-05, 22:22
E kishin thirre nje pleqnare, te anes tone, me nje pleqni.
E vesh qyrkun ai erifi e po don me u nise kur gruaja po i thot; Po ku po shkon o ti njeri?
M'kan thirre me nje pleqni, ia kthen ai ,plot mburrje.
Po a e din qe tybe as njepare grushta miell ne magje nuk i kena.
Pleqnari u zu ngusht. Po i thot.

Po ku ke pa ti edhe burrin pleqnar edhe magjen plot miell.

Odise
12-07-05, 22:55
Dy gjuetarė (H.M. e P.R.) nxane miqesi te ngushte dhe vendosin edhe ta perzijne gjakun me martesa. Nji nate per darke te njoni gjuetar, vijne musafire edhe gjithnatenelume (sa kane ndejte n'ode) ata dy miqtė, po flasin vetem per zagaret, gjuetine, sa e bane oden krejt gjah. Njoni mbasi piu kafen ne fund te ndejes - u tha burrave:
- Ēohi burra, e leni zagarxhinjte, te flasin gjithnaten nderveti - se zagarxhia e ka gjithmone mik zagarxhine!

halla e madhe
12-07-05, 23:10
Ni hoxhe shkon musafir n'Hade edhe per darke e lyp nji fli.Pak pa ardhe darka,hoxha nxehet teper n'fjale,Tuj dhane ders,po thote;
_E kam pa n'Kuran si gruja nuk asht njeri,po njerit i duhet.
Bacica e nien edhe m'inati,e derdh fline pej tepsije,kishe i pshtoi pej dore.
Kur u kthye sofra me buke e lang,hoxha po i thote konakxhise.
_Flija s'na paska ardhe,po s'pi di a je ti fajtor a bacica?
_Besa as une,as bacica,po "dersi"i paradarkes,_i tha i zoti i konakut.

Tanushi
12-07-05, 23:24
Pe dvet njani hoxhen: a ban me ngu gruen?
Jo! iu pergjegj hoxha
Heu shyqyr qe nuk pasna gabu se kur u nisa per xhami me tha merre nje qyp mjalte e qoja hoxhes!
E drodhe hoxha bigen: po kajhere ban edhe me ngue!

GURI SYLAJ
16-07-05, 21:24
Po e sheh musafiri ciftelin, ne ode vjerr, e po thot . Jam shum marak me i ra.
E me knu a din ?po e vet dikush n'ode.
Di , po thot , por me vjen marre me ia nise.
Ia dhan cifteline e kur t'ia krisi kenges e kno , e kno dikur nisen edhe me u merzie se ai nje t'knueme e bajke po jo kumedite se cfare .
Dikur kur u lodhen tuj e ngu po ithot i zoti i shpise; o mik ti thae se te vjen marre me ia nis po me e lane a te vjen marre?

Flaka_1
21-07-05, 21:30
NA ISHTE NJE HERE NJE SHITES
SI PRONE KISHTE NJE DYQAN
DHE PER TE EVITUAR SA ME SHUME PLAQKITJEN
KISHTE ANGAZHUAR NJE MAJMUN
MAJMUNI E BENTE PUNEN E TIJ ME KUJDES SA QE ASGJE NUK MUNGONTE
MIREPO NJE DITE NJE MYSHTERI KISHTE SHPIKUR MENYREN
SE SI TA MASHTRONTE MAJMUNIN:
SE PARI JA BERI MAJMUNIT ME NJERIN SY,PASTAJ ME TJETRIN
DHE NE FUND ME TE DY SYTE
MAJMUNI FILLOI TA IMITONTE
KESHTU QE MYSHTERIU IA DOLI TE PLAQKISTE
NE MBREMJE SHITESI KUPTOI PER PLAQKITJE
ANDAJ E MORI MAJMUNIN DHE E RRAHU
DITEN TJETER MAJMUNI PRAPE NE DETYRE
PO ATE DITE ERDHI PRAPE MYSHTERIU NE SHITORE PER TA MASHTRUAR MAJMUNIN POR MYSHTERIU MBETI I HABITUR KUR VREJTI MAJMUNIN SE SYTE I MBANTE VAZHDIMISHT TE HAPUR ME GISHTERINJE
MYSHTERIU PROVOI PRAP ME TE VJETREN POR MAJMUNI JA KTHEU:
LOJA E TILLE ME KA KUSHTUAR SHUME SHTRENJTE...! :roll: :roll:

Flaka_1
21-07-05, 22:06
ISHIN KAN DY SHOKE TE MOQEM :wink:
JU KISH PAS RA UDHA ME SHKU DIKUN NEPER MAL :!:
DIKU NE MES TE UDHES JU DEL NJE ARUSHE :roll:
EDHE NJANI JA NIS E IK E HYP NE LIS NGA TUTA :evil:
TJETRIT NGA TUTA I BJEN TE FIKET :twisted:
ARUSHA JU KISH PAS AFRUE EDHE PO I MERR ERE :twisted:
NUK E KISH PAS NGUCE MA SHUME E ISH LARGUE. :wink:
MBASI KISH PAS KALU RREZIKU KISH PAS ZBRIT KY NGA LISI :oops:
EDHE JU KISH PAS AFRU SHOKUT TIJ E KISH PAS PYET : :cry:
A NUK TE HANGER ARUSHA AAA? :roll:
KY I KISH PAS THANE: :x
JO VEQ MA LA NI POROSI,ME THA : :!:
ME QESI SHOKI MOS MERR MO UDHE KURRE.......! :roll: :roll: :roll:

Psikologu
05-09-05, 14:00
Te i paskan thanė njė herė njė plaku:
A po shef andrra naten?!
Po tha plaku-me sy qel po , se me i mbyllė spo mundem hiq.

albioni_nl
19-09-05, 09:09
E kishte pase zane njanin nata e ndalet me fjete me nje han ktyne here,e shtrihet me fjete afer nje malsore se hani plot e nuk kishte pase vend tjeter kund.Dikur vone kur i merr tjeret gjumi filloi e po i afrohet malsores e po e prek.Kur e hetoi malsorja pa nja pa dy e kapi nje cope dru qe i kishte qellue afer e ja krisi krye e ja bani synin zi si futa!Prej marres ky nuk bani za e u largue po kur u quen ne mengjes po ja shohin njerzit synin e po e dvetin;ēka ke more zotni po ku e vrave synin?
-Ky u zu ngushe e po ju thote;mbrame tha nuk me zuni gjumi e u qova me e kqyre pelen po me duket u tremb e me ra shkelem.
-Malsorja qelloi afer e kur e ndegjoi nuk u durue e po i thote;te na ne malsi thojne pleqt mos ju afro kurre peles se huej pa ja dite hujin,se kjo te gjene :P
Mire mbetshi!

Psikologu
10-10-05, 22:19
Kur e muren njanin per me e pushkatu e pyeten:
-Cila ėshtė deshira e jote e fundit???
-Me mė liru prej litari tha ai!!
-Po , ke ba veper kunderligjore -i thanė...
-E sikur tė ishim krejt si ligji , as Maliqi nuk kish punu ne mulli-u pergjegj ky.

loni19
11-10-05, 15:40
e ka pyet dhelpra luanin
Pse ju luanet nuk jeni aq te mencur si ne dhelprat qe ti keni nga 7 e 8 kelysh por vetem nje.
tha luani: un kam nje por LUAN

halla e madhe
19-11-05, 14:51
Ali Meta i JunikitIsh kone mashkull i mire.Ish kone nji mledhje ne katund.N'ate mledhjenji nipash i veti, i thojshin Muse Haliti i Carrabregit.Kish pase thane;
_Daja Ali!
_Hoj!
_Shka asht puna jote keshtu qe mashkulli i mire po, i zoti po, e ty kurrfare zani nuk te doli e s'qite kurrgja n'drite?
_Le Muse,mos t'hime atje.
_Jo,kame qef me dite dishka.Shka asht puna jote kshtu?
_Muse,me t'hanger qeni i huej, me nji pasul e shnosh varen,po me t'hanger qeni yt,kurrfare ilaci nuk t'shnosh.E mue m'kane hanger qent e mij :wink:

Problematiku
15-01-06, 23:03
Lexova nė temėn fjalė tė urta dy fjal tė urta qė mė lan pėrshtypje;

1. “Tani nuk janė fjalė tė urta por tė ēmendura”

2. “Lehjeve nuk duhet pergjigjur me lehje”

Duke u nderlidhur me keto dy fjalė po e tregoj njė mesele e ndarė ne dy pjesė.

Sadik Ēaka

Pjesa parė
Shkon Sadik Ēaka nė njė tė pame, kur hyn mbrenda qka me pa plot oda burra (100 burra).
Si hyn mbrenda Sadik Ēaka, futet arave, ju drejtohet tė pranishmive me kėto fjalė: “tė gjithė kėtyre burrave nė kėtė odė kėshtu e ko jau bėfsha perveē njėnit”.
Asnjėni nga tė pranishmit nuk reagon!
Kur u krye e pamja burrat duke u shpernda nė grupe tė vogla, po e pyesin njėni tjetrin, e pse nuk fole more burr po a ndėgjove se tė shau Sadik Ēaka, secili pėrgjigjej JO MUA NUK ME KA SHA, ai tha perveē njenit e ai njeni mund tė jem unė, dhe kėshtu tė gjith ata 100 burra u ndan shkuan nė shtepi tė veta duke thėn jo nuk mė shau mua pasi qė tha perveē njenit!

Pjesa e dytė
Prap e nxėn puna Sadik Ēaken me dal nė tė pame, njejtė si nė rastin e parė por nė tjeter katund.
I kujtohet Sadik Ēakės herėn e parė nuk ja ktheu kush tė shamen e ketė herė vendos mos mė sha, mirėpo e ngacmon dreqi e nuk pėrmbahet dot pa shkretu diē, por ketė herė e zbut pak.
Si i vjen rendi me fol thot: “njenit qėtu nė ketė odė kėshtu e ko ja bėfsha”, ata 100 vet, e secili vjen tuj u zie nė veti edhe tuj mendue valla mue ma drejtoi atė tė shame, njėni mendonte po unė ja kam pas da vaden para dy vitesh e pėr mua e pat, tjetri mendonte po po plaku jem i ka pas prish kollomoqin me gjo, tjetri mendonte po po unė nuk i kam shku me kosit nė ver e per ata ma lėshoi mua, e kėshtu secili e gjen njė arsye tė dyshoj se e shamja ju drejtue atij dhe secili prej atyre 100 burrave e gjet veten tė shar.

Qellimi im nuk ishte tė ofendoj dikend kėtu por mos te behemi si Sadik Ēaka dhe as publik i grupit te dytė.

Psikologu
20-01-06, 19:31
E pyten njerehe nji mullixhi:
-Allahile a po tė lodhe zhurma e rrotes sė mullinit hiq?
-Jo edhe shumė besa , se ma shumė po me lodhin do burra neper oda qe kur flasin veq bertasin si me ken ma shumė se kjo rrota e mullinit.

vjeshta
24-09-08, 14:47
Ish shku njoni tek Ramadan Shabani i Kjeves me e qa nje hallė ,edhe i kish than :Ramadan bre ,e kam nje cung ne shtepi edhe nje krane nuk po mundem me hjek nga ?

Ramadani e pyeti ;po qe sa kohe e ke ate cung ?

Qe 2 vjet ,ja ktheu hallexhiu .

Ai bre burrė ,po i thote ai ,po une e kam qe 20 vjet nje cung si ti edhe nje bujashkė nuk po mundem me ja nxjerr !!!:biggrin:

lyra2
24-09-08, 16:34
Ish kan njani ne nje katun dhe gjithmon folke prap e ish lute pert' keq.Katunaret u merziten prej tij dhe nje dite thirren dhe i thane :
-ka nje shinik grune per shpi e kie,veq mos fol prap ma kurr!
-Po me ra breshen,cka bani ju?-i veti ai.
katunaret e pan qe s'a pune me te dhe e leshuen.Keshtu ky qe ish msue me fole keq,nuke nderroi tabjatin e vet edhe pse i premtuen katunaret qe do t'i japin mjaft drithe !!

DetiJon
29-09-08, 18:27
ishin kan dy vlazen dhe njani ish kan pak si merak me fol por kurr sja qellojke , sa here folke e shkrtojke krejt.
nji dite tuj shku ne nje mbledhje ky vellau i madh po i thot ti ske me ardh se po foll shum palidhje dhe krejt po e prish ate mexhlis.

Ky ishte merak me kan ne mbledhija dhe ju betua vellaut se skom gojen me e qele.
Kur shkuen atje ishte atmosfer e mire dhe ketij ju krujke dhe nuk u durue e pa fol .

kur e pa vellau i madh qe nuk eshte ka e lene te llomotitnit , vellau i madh i drejtohet te pranishmeve dhe ju thot a ka djal nane qe ja shillon nanen ketij far insani se mue sme bjen me e sha.

vjeshta
02-10-08, 16:21
Ish kan nje plak qe kish shku me thirre tek nje shtepi ,dhe i lajmerohet nje ze femre .

Ku jan burrat -kish pyet ai ?

Kan shku me e mbyll nje gardhė dhe me i qel dhjete tjere .

Po plaka e shtepies ku eshte -pyeti prap ai?

Ka shku me nxan argate -ju pergjigje ajo .

Po grate ku jane ?

Po marojn shtepija ne shtepi .

Po ti kush je -kish pyet prap ai ?

Une jam hajni i shtepijes -ju kish pergjegje ajo .

Plaku e kuptoi dhe kthy !

GURI SYLAJ
03-10-08, 17:26
Dy vet e prishin oden.
Ai qe din e nuk flet dhe ai qe nuk din e flet!

Dilaver
06-10-08, 21:06
BINI JU SHEHADET

Ni i Drenovcit kish ba me dekė. Robt e shpisė po i thonė:
Bjer shehadet, babė!
Bini ju shehadet se mue m'rrou dreqi.

luckyman
07-10-08, 20:22
Shpija e filonit e kish pas vjedh ni KA n`katun.
E marrin kaun e qojn te shpija,...po mas do ditve mledhen burrat (qata se e kan vjedh kaun)me e bo dert seeee valla nuk osht ka han Kau kurgjo (ligsht),..e thirrin edhe t`zotin e shpis e i thojn qeshtu qeshtu osht kon puna (i tregojn se e kan vjedh Kaun n`kojshi)!
I zoti shpis ju thot (mashkujve t`shpis) me ja qit kaut 10 duj tall! (me kqyr a po han Kau a jo).
I bin ata 10 duj tall,...Kau ja nis me u afru kadale (shkon tuj marr ere),kur t`mrrin te e 7-ta duj ja nis Kau me honger!!
Plaki ju kthehet djemve e ju thot :"I 7-ti brez ka me ja pa sherrin kti Kau!!

Hade more gzuar,..:biggrin:

Veterani
07-10-08, 21:03
Pleqnari nga Drenica

Derisa njerzia vinin e shkonin, dhe karavani i atyre qė kėrkonin tė pleqnonin hallet apo zėnkat(Drejtėsin)gati sa shtohej dita ditės, Gruas sė Pleqnarit i'u bė e padurushme kjo gjendje.
(Meqė edhe ishte nė mosh shumė mė e re se burri).

Njė ditė prej ditėsh njė grup qė kishin ardhur pėr tė pleqnuar njė hall, vazhdoi tė qėndroi mė gjatė si zakonisht, "Pleqnari" e kishte nuhatur rėndėsin, dhe mundohej tė pėrfitonte nga "Vajzi-Dituria" e tijė.

Gruaja kohė pas kohe derisa kalonte pran turmės, hedhte aty kėtu ndonjė shiqim fsheurazi, dhe vėrente tek i mbante "peng" i burri hallėgjinjėt qė kishin ardhur.
Su durua, dhe tek kalonte nė afėrsi lėshoi njė tė "qeshure" tė qėllimshme.

Pleqnari qė lėmonte mjekrrėn e dridhte mustakun, u step nga tė "qeshurit" e gruas nė prani tė "kuvendarve", sepse me atė dhe e pati "pleqnia" e tijė.

U ngritėn burrat duke shiquar njėri tjetrin nė shenjė qudie pėr "guximin" qė gruaj e tijė kishte tė prishte njė "megjliz" tė tillė, dhe se prej atij momenti nuk ishin ata qė u duhej "pleqnia", por ishte vetė "pleqnari" ai qė kishte nevoj pėr "pleqni".
Duhet cekur qė nė ato kohėra, pėr njė tė "qeshure" gruaje, apo tė ngjashme bėheshin Gjaqe.
Burri qė deri nė momentin "pleqnoi" tė tjerėt, u ngrit dhe u drejtua nė tė hyrė tė shtėpis sė tijė. Kėrkoi gruan pėr ti "qeruar hesapet" pėr pandershmėrin qė i bėri.

Po mirė moj fisnike, pa mė thuaj (para se unė tė vendos me "t'imen"), ēfar tė shtyri tė mė "poshtrosh" deri nė atė masė para masės.

E mirė, "drangue" ja bėri e shoqja duke i shikuar nė drit tė syve. Pasi mė pyetėn, edhe unė do tė tregoi.
U kujtova derisa sa mbaje peng ata "hallegjinjė" qė kishin ardhur, dhe mė ra nė sy tek dredhoje mustakun, derisa gjithashtu mė ra nė mend nata e mbrėmshme dhe mustaku i lagur qullė.

Athua si u'a merr mendja ka vepruar "pleqnari". ?

GURI SYLAJ
08-10-08, 04:53
E pash qe nuk ka ra bore dhe vendosa te shkruaj!!!


Ktyne here ish kan adet ,neper shtepite (familjet) e medha ,qe, ne mengjes, kur zgjoheshin dhe e shihnin se ka ra bore ,ata i merrnin dhe i lidhnin budallenjet qe kishin ne shtepi.Arsyja e vetme ishte qe te mos dalin te paret me e qele rrejen (me e shky boren)!!??

vjeshta
10-10-08, 17:06
Dy vet e prishin oden.
Ai qe din e nuk flet dhe ai qe nuk din e flet!

Po e lidhi kete shkrimin tim me te Syles

Kjo ka ndodhe para 2 vitesh ..

Ishin shku burrat e Rafshit te Dkagjinit me pa ne nje t'pame per kryeshnosh ne Rahovec ...dhe hyjn keta ne ode ...dhe njeri qe ishte prites po ju thote ...folni diqka bre ju burra te dukagjinit se ju ja keni zanat odave se na valla vetem me gra rrime .

Ish kan mat njeri nga keta te qe kishin shkue ne kryshnosh me ju thane ;ku i keni grate? ...pse si keni marr me veti? .hahhhaaaaa

GURI SYLAJ
10-10-08, 18:46
E kishin pa bvete nje plak se prej kujt duhet me u tute burri.
Ai pa nja pa dy thot.
Veq pej Gruse e edhe pej maxhupit se bani e te rrehen me i myte munesh po me nxerre hak kurr!?

ShEjToNkA
10-10-08, 23:56
Po e lidhi kete shkrimin tim me te Syles

Kjo ka ndodhe para 2 vitesh ..

Ishin shku burrat e Rafshit te Dkagjinit me pa ne nje t'pame per kryeshnosh ne Rahovec ...dhe hyjn keta ne ode ...dhe njeri qe ishte prites po ju thote ...folni diqka bre ju burra te dukagjinit se ju ja keni zanat odave se na valla vetem me gra rrime .

Ish kan mat njeri nga keta te qe kishin shkue ne kryshnosh me ju thane ;ku i keni grate? ...pse si keni marr me veti? .hahhhaaaaa

Ishte qenė njė burrė, qysh nė fėmijrin e tij kishte qėndruar nė odė dhe ishte plak si i tillė.
Njė ditė prej ditėsh ,nė pleqerin e vet, po mbetet vetėm nė odė. Tė gjithė meshkujt e atij konaku ishin me detyra tė ndryshme jashtė shtėpisė, pėrderisa grat e atij konaku nė kyre me zojėn e shtėpis ishin tė gjitha kah shtėpija.
Kishin pėrgatitur drekėn pėr tė ngrėn dhe natyrisht t'ia dėrgonin drekėn edhe plakut nė odė. Njėri nga nipėrit e plakut, qė ishte fare parshkollor, thotė:
-Po pse nuk e thrasim gjyshin pėr tė ngrėn edhe ai me neve??
- Nuk vjenė, pėrgjigjet gjyshja.
-Do shkoj ta ftoj, shton nipi.
----

- O gjyshhh, thret nipi po sa futet nė odė.
-Fol o bir, pėrgjigjet gjyshi.
-Po eja me neve tė ngranim drekė, pasi je vetėm kėtu.

Gjyshi iu bindet fjalve tė nipit dhe shkon pėr hatėr tė tij. Ishte hera e parė pėr plakun qė ulet nė shtėpi pėr tė ngrėn bukė me gra, me familjaret e shtėpisė. Pėrderisa po ngranin, zonja e shtėpisė, grat, niprit dhe mbesat po folni dhe qeshnin. Dhe po ashtu edhe plakut po i pėlqente, dhe nga mallengjimi qė ishte hera e parė nė njė drekė tė tillė thotė plaku:
-Paj s'paska ma kėnaqesi se me ngran gra me bukė... ((:biggrin: ) ai duke menduar tė thotė se qenka kėnaqesi tė ngranet buke me gra, me familjaret e shtėpisė nė pėrgjigthesi.)

GURI SYLAJ
19-10-08, 13:53
Ne nje meshlis benin llaf burrat dhe ju kishin teke njanit e i thojshin ;
qysh bre po ta bane ftyra e nuk po len sen pa ba?
Ai erifi ish kane perime i paftyre dhe po ju thot;
aiiii burra nuk po kam lira se ftyre ndashi edhe ni ekter!
Nje plak me teshat plot harrna ,dikund kah trapazani po i drejtohet e po i thot;
Pej kahit te patem o buurr?
Pej Shehrit mixhok ,ia ktheu ky erifi me ftyre te madhe!
Ti e paske kallaj me ba edhe lira ,po i thot plaku.
Pse qysh mixhok?
Pasha , ne sheher po e lyp nje trull bile edhe pe pagujke me kogja do lira , shko shitja nje cope ftyre!??
Kuvendin e mori heshtja ,u pa se puna po don me shku fell!
E pse cka po i vyeke ky trull pashes tha erifi?
Me e maru nje nevojtore per ata qe bijne ne sheher e nuk kan ku me krye nevojen ,bre djal ,i tha plaku dhe dora e plakut pa dashas u lidh me shoken rreth brezit se praj te paftyrit veq kjo t'a run ftyren!

Dilaver
19-10-08, 20:22
I MEĒMI JA LSHON UDHĖN BUDALLĖS
E veti djali babėn e vet:
-Babė, mu kapė dy gjin t’meēum nėr veti, shka bahet?
-Jo, i tha baba djalit s’ka rrezik, se gjinja e meēun e zgjidhin punėn si duhet vetė.
-Po mu kapė budalla me t’meēmin, shka bahet?
-As aty s’ka rrezik, se i meēmi ja lshon rrugėn budallės.
-Po, mu kapė dy budallė nėr veti, shka me ba?
At’herė i tha baba djalit:
-Mus qillofsha aty.

GURI SYLAJ
20-10-08, 11:34
Mas darke po i drejtohet musafiri te zotit te shtepise e po i thot;
E paski ujte e mire ne kete trull -mik!
Po besa -po bunari i jone e ka damarin pej fllanikut , i tha plaku!

luckyman
20-10-08, 17:10
Ne nje meshlis benin llaf burrat dhe ju kishin teke njanit e i thojshin ;
qysh bre po ta bane ftyra e nuk po len sen pa ba?
Ai erifi ish kane perime i paftyre dhe po ju thot;
aiiii burra nuk po kam lira se ftyre ndashi edhe ni ekter!
Nje plak me teshat plot harrna ,dikund kah trapazani po i drejtohet e po i thot;
Pej kahit te patem o buurr?
Pej Shehrit mixhok ,ia ktheu ky erifi me ftyre te madhe!
Ti e paske kallaj me ba edhe lira ,po i thot plaku.
Pse qysh mixhok?
Pasha , ne sheher po e lyp nje trull bile edhe pe pagujke me kogja do lira , shko shitja nje cope ftyre!??
Kuvendin e mori heshtja ,u pa se puna po don me shku fell!
E pse cka po i vyeke ky trull pashes tha erifi?
Me e maru nje nevojtore per ata qe bijne ne sheher e nuk kan ku me krye nevojen ,bre djal ,i tha plaku dhe dora e plakut pa dashas u lidh me shoken rreth brezit se praj te paftyrit veq kjo t'a run ftyren!Goja t`lumt o GURI, a po e pshtjell ni cigare duhon?!

GURI SYLAJ
21-10-08, 17:56
Moti ,ne mergate ,ne nje tubim benim zhurem per Rend te Dites!
Nje plak qe n'a kishte ndegju nje kohe po na thot:
Koki djem te mire se po bani zhurem per Rend e pasha migjen Ren duhet me pas gjithkun.
Une ,tha plaku ,njezet vjet kam punu punen e mullingjise ,po pasha migjen mulli ,mulli po ka pas ren.
E neve nuk na u duru pa e bvete se a ka pas asi qe kan dasht me blu pa rend.
Plaku tha po.
Vjen azgani me nje gjyse thesi edhe don me blu se me blu pa rend!
E ju Migje??
Po na kur e shohim qe eshte azgan i thojm ;qyre djal i mire na po ta blujm po gurin nuk e kena dicka mire e tutna qe nuk ta blun mire.
Po ai nuk e ka gajlen e millit po gajlen me u kallxu azgan para miletit dhe veq me blu se me blu.
Na shkojm e e qojm gurin e mullinit pak ne pyke edhe ne ven qe me e ba drithin mill e bajm ballgur!
Qysh migj a guxojshi a ?
Po qyshjo me migjen se :
Ai qe nuk e din e nuk e rrespekton renin banja shlire ballgur se tybe nuk e merr vesh!!
E per qita po ju tham qe koki djeme te mire se po dojki dhe po e dishi cka eshte reni -he ju past migja!

GURI SYLAJ
24-10-08, 16:08
Tal Salihi i Salih Xhemse te Xhem Ibishit te Ibishaviqe te Perkorubes ki pa shku musafir ne Drenice.
Kur hyne ne ode e falet me te Zotin e shpise pas pak i zoti konakut i thot:
Mire se te ka pru e mira e po me nderon konakun.Tash ktu do te vijne krejt vllaznillaku e e kena nja qe noshta edhe flet shume e banvaki edhe nuk ia qillon po pash udhen qe e ke ba tej ktu nuk um del i idhnun pej konakut.
Jo bre burr po na nuk jena as thmi as gra me u preke per fjale e muhabete.
Kur nuk vonoj e oda u mush plot.Nisi muhabeti po shkojke si ne te pshtjellen.Tali po i drejtohet te zotit shpise e po e bvete:
Cili ke ai qe po i lypni nuse mik?A qyky a??
Jo valla more mik ky koka ba pej sodit se ni tjeter u kan ne ren!

lovely
24-10-08, 17:01
Moti ,ne mergate ,ne nje tubim benim zhurem per Rend te Dites!
Nje plak qe n'a kishte ndegju nje kohe po na thot:
Koki djem te mire se po bani zhurem per Rend e pasha migjen Ren duhet me pas gjithkun.
Une ,tha plaku ,njezet vjet kam punu punen e mullingjise ,po pasha migjen mulli ,mulli po ka pas ren.
E neve nuk na u duru pa e bvete se a ka pas asi qe kan dasht me blu pa rend.
Plaku tha po.
Vjen azgani me nje gjyse thesi edhe don me blu se me blu pa rend!
E ju Migje??
Po na kur e shohim qe eshte azgan i thojm ;qyre djal i mire na po ta blujm po gurin nuk e kena dicka mire e tutna qe nuk ta blun mire.
Po ai nuk e ka gajlen e millit po gajlen me u kallxu azgan para miletit dhe veq me blu se me blu.
Na shkojm e e qojm gurin e mullinit pak ne pyke edhe ne ven qe me e ba drithin mill e bajm ballgur!
Qysh migj a guxojshi a ?
Po qyshjo me migjen se :
Ai qe nuk e din e nuk e rrespekton renin banja shlire ballgur se tybe nuk e merr vesh!!
E per qita po ju tham qe koki djeme te mire se po dojki dhe po e dishi cka eshte reni -he ju past migja!


qe, qishtu po bojn do azgana n mulli tone :biggrin:

GURI SYLAJ
24-10-08, 18:58
Po hajt"blunjav" demek banjau ballgur e hiqni qafe se nryshe nuk qiten ne krye !!!!

lyra2
24-10-08, 19:17
Kish pas thene nje Prtizrenali:
-Katunari ,kur po vjen n'sheher ,po e pin nje gote raki edhe po behet pijan,e na shehernjant,po e pim ka ni kill edhe as men a hiq .

luckyman
25-10-08, 08:35
Thojn se,burri lidhet per guhe e qeni per gardhi.

GURI SYLAJ
25-10-08, 16:19
E kishin pa vete nje pleqnare se a ka njerez qe jan me te menqur se ju po nuk pleqnojn.
Plaku , i preht pej fjaleve ,i tha ;
Ka edhe shume bile!!
Po kush jan lum mixha??
Tan qata qe punet e veta i pleqnojne vet e nuk i bin ne qerge te burrave ,jan ma te mequm se na!

Skyfter
26-10-08, 10:19
Cka e ki me t'bleme hiqet, e cka e ki me t'leme per hajr t'koft .

vjeshta
26-10-08, 20:04
Ish kan plaki tuj dhone shpirt ,edhe e thirr djalin e vetem per amanete dhe po i thote : djalo ,kur te bjen puna me shku neper oda te burrave merri dhėnet me vet e gomaret lej te shpija ...nejse ,plaki vdiq dhe djalit i ra puna me shku ne nje t'pame dhe po i kujtohen fjalet e babes .Edhe tuj shku udhes me dhėnė po mendohet se pse baba nuk i ka than me i marr gomaret qe i kish lidh dikund por te gjitha ato dhene ,nejse ...ia merrin ne ate shpine qe ish nis dhe po e sheh njoni dhe po e dvete ,ku je nis more me te gjitha keto dhene ,dhe ai po ja kthen valla baba para se me vdek ma ka lane amanet me shku me to n'oda te burrave e gomart me i lon te shpija ..

O i mjer ,po ja kthen ai ,po baba ka desht me t'thon me i marr mendet me veti e gomarhanet me i lan te shpija !

Veterani
26-10-08, 20:38
Kur e don, e don- Kur se don, se don !!!


Njė zejtarė i vjetėr e qė tėrė jetėn e tijė e kishte kaluar nė puntorin e tijė tek pėrgadiste Samar pėr kuaj, kishte arritur tė siguronte goxha njė jetė tė mirė jetese, edhe bile tė kursente ca metelik ari tė asaj kohe.

Njė ditė prej ditėsh nė derė ja bėhu i biri, e qė poashtu tėr jetėn nuk i hynte dyqanit mbrenda dhe rrinte mejhaneve e punėve tė kota. Babė, bėrtiti qė nė tė hyrė nė derė i biri. Kam ardhur sot tė ndėrroj qė edhe ti tė kesh pak kohė tė lirė.
Plaku i gėzuar tej mase, nuk pati fjalė tė tjera veqse nga buzėt i rrodhėn kėto fjalė:

Kur don, donė !

Aty kah mbrėmja u kthye i ati tė shihte sa kishte punuar sot i biri. Ē'tė shihje, tė gjithė samarėt qė me muaj ishin grumbulluar i kishte shitur i biri, Shiqo Babė, edhe atė samarin e prisht aty nė qoshe qė ka vite qė rri e kam shitur.

Ė,ėėė "Kur s'don, s'don.

Tė nesermen prap i gjori plak vetėm nė dyqan, tė gjitha tė shiturat i kishte marrur me vete i biri, dhe prap kishte filluar avazėve tė vjetra, kafeneve e bixhozit.

Plaku i mėrzitur tek godiste me forcėn e fundit ndonjė nga samarėt e rinjė qė i pėrgadiste, lėshonte vetem tė vetmet fjalė: Kur s'don, s'don, kujtova qė e don ,por se don.
Aty kah orėt e mbrėmjes ja bėri njė njeri me njė pelė plak duke bėrtitur e turfulluar.
Plaku sapo e pa i shkoi buza nė gaz, dhe e kapi e shtėrngoi shumė "myshterin e paknaqur". Jo zotni, vazhdonte i hutuar myshteria, dua qė ta merrni prap kėtė samar, se ma ka vrar pelen time edhe ashtu tė lodhur.
Po si, posi. vazhdon ta qetsoj plaku i gėzuar qė shihte prap atė samar tė "prishur". Juve do tė merrni njė samar tė ri menjėher.
Dhe vazhdonte tė psherėtiste disa fjalė qė myshteria i hutuar nga sjelljet e plakut aspak si kuptonte pėr ē'ishte (ē@ishte) fjala.
Kur don, don !

Sapo shkoi myshteria, plaku mori samarin e prisht dhe vėrejti qė tė gjitha tė kursyerat pėr vite me radhė aty ishin.

Kur don, don!

Skyfter
29-10-08, 11:02
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.

GURI SYLAJ
30-10-08, 11:27
E thone kah na nje muhabet:

- Mos e bvet se te kallxon vet !!!!
Po nime -Tim per shpi e qef per njeri,
edhe ju mos ia lini seri:
Dikush ece edhe naten
e dikuj edhe ne dill i vyne feneri!

GURI SYLAJ
01-11-08, 11:26
Qohet i zoti i shpise e shkon te hoxha me ju shkru ni hajmali robve!
Po e bvete hoxha sa rob i kie ne shpi ?
Me mu ,po thot ky erifi ,jena katerdhete e nja!
E kush u ba per hajmali lum daia a krejt robet a veq naja aty ktu .Jo valla tha ky esnafi veq une jam ne ren se krejt tjeret e kan lshu renin e n'mujsh me mi qite ne rene me naj te shkrume!
Mire i tha hoxha merre kete hajmali e baje karaheqafe ti!
Qysh une ????
Ti lume erifi se katerdhete te trente e veq nja ne mene tybe nuk um ka ba vaki e kjo hajmali ksiheri po te bjen Ty e nashta bjen ne ren!!

GURI SYLAJ
09-11-08, 10:34
Ne nje sofer hanin buke dy qorra!Per dreke pasul (nuk e dij me mish a pa mish)
Po ithot i pari ta dytit:
Pse ti me nje kashore buke po i merr dy luge pasul!
Ky po ithot : jo bre vallahi veq ka nja!!
Po ku pe din ti ,ku po me sheh???
Jo more me te pa nuk po te shoh po pe zamariti ne veti !!?

uliksi31
10-11-08, 15:57
Pas demonstratave te 81-shit, pat ardh ne Kosove Ali Shukarija me ju mbajt fjalim luftetarve. Ku mes tjerash ju pat then:... Vdiq Kardeli, shkoj edhe Tita, besa as une hic mire spe niej vetin....:biggrin:

Urata
11-11-08, 16:34
Pas demonstratave te 81-shit, pat ardh ne Kosove Ali Shukarija me ju mbajt fjalim luftetarve. Ku mes tjerash ju pat then:... Vdiq Kardeli, shkoj edhe Tita, besa as une hic mire spe niej vetin....:biggrin:

...o te budallaqet nihesh mire!

uliksi31
11-11-08, 16:55
...o te budallaqet nihesh mire!

Po qysh cohet Ali Shukrija te budallaqet, edhe ti.:biggrin:

Urata
12-11-08, 02:23
Po qysh cohet Ali Shukrija te budallaqet, edhe ti.:biggrin:


...bofsh hajr qe erdhe e ma hajr qe po shkon!...s'na duhet Alia atje ku dominon fuqia...

vjeshta
24-01-09, 13:31
Ish shku nje sheherli ne katund .Edhe e shtrojn sofren ne ode dhe ne fund vjen edhe pitja .Ky sheherlia mbasi honger ju tha atyre ne ode ;a ban me ma pshtjell pak se gruaj e tij(por ai i ka than me emer ) e ka shume merak !!!:biggrin:

GURI SYLAJ
24-01-09, 17:48
Vin dy musafir ne Drenice dhe njani nuk kish pa hanger kurr fli e as nuk e kish dite cka eshte flija.
Mbasi han darke ,kuptohrt fli, me i bvete menjehere i vjen keq!
Kur bijn me fjete po e pyte ngadal shokun e vete .Cka hangrem per darke ?
Ky po i thot- Fli!
Mbas pak po e pyet prap.
Nuk umkallxove cka hangrem per darke.
Ky po i thot .Fli more te thash!

Mbas nje cope here, pak me nervoze ,po i thot :
Fli ,fli!!
O pa me kallxu cka hangrem per darke as gjumi nuk po me merr!

vjeshta
05-02-09, 22:17
Kishin qene dy vllezer dhe kishin vendos me u nda .I ndajn te gjithat dhe vjen rendi se cili me marr gomarin e cili baben .Njeri djal shkon e ban dert me gruan dhe i thote : gru po e marrim ne gomarin se na duhet per me bajt dru .Gruaj i thote o ti njeri : po e marrim baben se baba shkon ne mal vet , ngarkohet vet dhe shkarkohet vet se me marr gomarin duhet me shku me ta e me e ngarku e me e shkarku.

shfletuesi_
05-02-09, 22:43
U koft mire burra , hiq mas luni se une po ja maj qety te kta djemt e rij.....Eh vazhdoni ju ku e keni pas ... Une veq nja di me jav than se qeshtu s'na e qet...

lyra2
06-02-09, 18:55
Nastradini i kish pase dy gra.I kish ble dy unaza dhe,kur ja u kish dhane grave msheft,u kish thane :
-Mos allxo ortakes tane ,se ta kam ble ty unazen
grate ishin qefue,se gjithsecila kujtojke se ata po e dojke Nastradini ma shume.Nje pramje, tue hanger darke ,iu teken e po e dvesin:
-Nastradin,cilen na do ma fort?
-Qata qe ja kam ble unazen.

guriko
06-02-09, 19:54
pa e lu kudra bishtin. qent nuk i shkojnč mas.

GURI SYLAJ
06-02-09, 20:26
Nje mjeshter i kulmave kish pa thane ; Qe tri here qe po e shkurtoj edhe apet shkurt po me bjen !!!(Per nje mertek e kish pas fjalen )
Mos po ia bajn kta mjeshtrit ton edhe me Kosoven njashtu dishka!????

vjeshta
06-02-09, 23:06
E kish pas nxan njanin nata ne nje vend te panjohur dhe thirre tek nje shtepi .I zoti i shtepijes del edhe i ofron konak .Kthehet darka dhe kishin pas nje laknor por edhe kish pas qene pa kryp !Njese ky han dhe nuk thote asgje dhe te nesermin i pershendet per mikepritjen dhe e merr rugen e vet ,por duke ec rruges ndalet ,mendon dhe kthehet prap tek shtepija e konakxhiut .Del i zoti i konakut dhe e pyet se qka u bo ?

Ky ja ktheu : jo asgje vetem u ktheva me ju tregu se q'ai laknori i mbremeshit kishte pas qene pa kryp dhe u ktheva me ju tregu qe mos mendoni qe kam qene budall e se kam kuptu !

guriko
07-02-09, 14:56
sen spo marr vesh.
titulli po shkrun, fjalč tč odave e shqiptare, e ktu po lexoj tregime e mesele..

shfletuesi_
07-02-09, 18:49
sen spo marr vesh.
titulli po shkrun, fjalč tč odave e shqiptare, e ktu po lexoj tregime e mesele..

guriko, pajtohem me ty....

shfletuesi_
07-02-09, 18:50
Burra.. Fell a puna...

Makresh
08-02-09, 15:24
Merhaba,

Ni hoxhe shkon musafir n'Hade edhe per darke e lyp nji fli.Pak pa ardhe darka,hoxha nxehet teper n'fjale,Tuj dhane ders,po thote;
_E kam pa n'Kuran si gruja nuk asht njeri,po njerit i duhet.
Bacica e nien edhe m'inati,e derdh fline pej tepsije,kishe i pshtoi pej dore.
Kur u kthye sofra me buke e lang,hoxha po i thote konakxhise.
_Flija s'na paska ardhe,po s'pi di a je ti fajtor a bacica?
_Besa as une,as bacica,po "dersi"i paradarkes,_i tha i zoti i konakut.

Ktu than qe po bohet muhabet odash, po si n'ēdo od, jan edhe rrencat.

E kush e prish oden, ??

Baca Syle, na ofroj pergjigje,.. > Ai qe din e nuk flet, dhe ai qe flet e nuk din.

GURI SYLAJ
08-02-09, 15:39
E kur e luten , mas nja dy jave ,hoxhen me tregu dicka, ne nje ode tjeter- tha:
Jo , bilahin ,ne libra te fese shkrun qe DERSI i paradarkes eshte gjynah ....( te len pa fli demek!)
Ders duhet me mbajt veq mas Darke!!

uliksi31
09-02-09, 17:16
Kish qen nje belaxhi i madh me nje katund, kish pas rreh njrz e bo gjithfar t'zezash katunarve. Nuk kish pas guxue kush civ me bo prej ktij far katili. Do me thane, dy gur bashk si kish pas len.
Nje dite nji plak i katundit po ju thot fshatarve: kurgjo sesht keta, cka kemi me ja pa sherrin pasi te vdes. Kalon kohe e gjat e askush as nuk ja kish vu veshin fjalve t'plakut. Dikur po vdek ai far hundleshun. Krejt katundi gezohen se shpetuan nga belaxhia.

Pas shum vitesh ne vorr te tij marojn shtratin anzat e egra ose grejzit, apo (yellow jack per me u marr vesh ma mire ).:biggrin:
Sa here qe kalonin gra, fmi e bageti pran vorrit te tij, ato anzat i thumbojshin edhe disave qe ma te ndieshim ju rrezikohej jeta.

Cka me bo fshataret, marrin benzin e tja fusin zjarmin atyne ferrave qe e kishin mbulue vorrin e belaxhis. Pasi kish qellue kohe veret e thatsi e madhe, zjarmi deperton prej vorrit ne vorr e kalon vorrezat e ti hi flaka krejt katundit. Gjysa e katudit ish kjen djeg. Dikur njani prej tyne e kish pas majt mend fjalen e plakut qe ju kish pas then: kurgjo spo ja shohim sherrin per se gjallit cka kemi me ja pa per se vdekurit.:biggrin:

Deshta me then, fjalet e pleqve duhet ndegjua, se pleqt tan odat i kane pas institucion arsimor e edukativ.

guriko
09-02-09, 19:03
e di luga qka ka vekshi.

lyra2
09-02-09, 19:56
..ne vakt t'hyrjetit,ushtrija turke e rrethoi Gjakoven dhe,kush dojke me hy n'seher e tvetshin:
-A je turk a kaurr?
Kush thojke se asht katolik e rrehshi dru.Ni katolik nga Klina :P,kur erdhi ngat tyne ,e hetoitoi pse po i rrehin rrugtaret,dhe .kur e d'veten ato"
-Cfar feje je ti,ore?
ai u pergjegj pau menue gjate.
-'sha Krishtin,turk edhe i mire fort. :D

(..kto muhabete t'odave po i ngoj prej jasht se mozalla me hy na aty :P:P)

luckyman
09-02-09, 19:59
E kish pas qit Nasradini Kaun e vet me nga me Kual!!..vjen ni dashamir e ja bon : a je nveti ti ,qysh po don Kaun me qit me nga me Kual?!! Nasradini ja bon: me ngah Kau qysh ka ngah kur osht kon viq tonve jau kalon?!

se ju lodha edhe une tu fol,..........

vjeshta
10-02-09, 13:15
Ma kujtoj nje me kali Luckmani.

Ish kan njani me kerr e kali duke shkuar rruges dhe kali i merr kry dhe del ner rruge dhe ky rrezohet.E qohet ky e rreh kalin dhe aty pari kalon njani dhe e pyet se pse po e rreh kalin ?
Ky i thote qe i ka dal ner rruge .

E ky tjetri ja kthen po ku e din kali rrugen ?

Paj si po e din ner rrugen pra,ja ktheu ? !

GURI SYLAJ
10-02-09, 21:11
Allahile qysh po din me e ba murin me gure kaq drejt e kaq mire- po i thone nje muratorit!??
Po nuk po e beje une vet -tha ai!Tre jemi!

Ku tre ,ne veq ty po te shohim ?
Jo tre jemi .Une ,peni e cekiqi!!
Qysh ashtu ?
Po .Une i gjeje guret qe me duhen “,peni e ban murin drejt ... e ckiqi !???
Cekiqi me ndihmon me i pru ne veti ata gure qe nuk bin ne ven e qe dalin pej penit, tha mjeshtri!

uliksi31
15-02-09, 14:15
Njifar Rexha, kengetar dhe hokatar, kendonte neper dasma kenge trimnie, si per Azem Bejten, Qorr Ilazin, Bec Sinanin, por ne mbyllje e kendonte edhe kengen;
"Marshall Tita n'kali te bardhe". Ne menyre qe ta kishte si mbules, nese ndonje hafi e denonconte te hyqymeti i Serbise.

Nje dite e therrasin ne stacion te milicis dhe i thone: Rexhe, ti po kendon do kenge jo te mira. Per kete duhet te paguani tatim (porez). Ky edhe u habit. Si more me pague, per gojen teme? Po me dasht ja fus gishtat dhe e shkyej!
Njeri nga inspektoret e humbi durimin dhe i tha: Rexhe ti po ha m... e po kendon per dasma kenge per; Azem Bejten Qorr Ilazi e Bec Sinanin. Pra kenge kunder Serbise.

Kadal tha Rexha, ne cdo fund dasme e ha edhe nga nje m... te madh duke kenduar kengen Marshall Tites.:biggrin: Kete po e harron z. inspektor, deshi te arsyetohej Rexha, por krisi dajaku.

vjeshta
15-02-09, 14:50
E kish pa nxon njanin nata larg shpije edhe e merr nje taxi .Duke shkuar rruges qe ja tepron rrugen nje mac e zeze dhe taxisti ndalet dhe i thote ;une nuk mundem me vazhdu rrugen se ma trupoi nje mac e zeze ! Ky udhtari nuk po fol hiq dhe ja gjuajti disa te holla extra se qe kishin bo pazarin .Taxisti i mori the i tha ; mu paska doke qe maca ishte e zeze se e bardhe paska qėnė ...:biggrin:

uliksi31
15-02-09, 15:00
Njefar Hashimit iu kishin pas ndar tre djemte dhe dy prej tyne shkojn ne qytet me jetue e i treti ne fshat. Ky edhe nuk u percaktue se me cilin do te shkoj, por here rrinte te njani e here te tjetri. Nje dite po e pyet nje bashkmoshatar i tij: Hashim, me cilin djale shkove?

Qe besa jame azil, here te njani e here te tjetri. Letra te perhershme, spo me japin as njeni.

GURI SYLAJ
16-02-09, 09:16
Ne nje dasem e pyt nje shahir (kangetare )hoxhen se ku e kan venin shahirat ne ate dynjane tjeter !
Hoxha pak si per hajgare e pak si perime i thot:
Ju shahirat qaty te dera e Xhenetit si rojtar hesapi!
Po a? Demek si qene te Xhenetit?
Qashtu dicka i thot Hoxha!
E ngo pra i thot shahiri !
Nu bafsha une qen i xhenetit ,ju do mos ja msyni hiq ne ate dere se tybe nuk ju la me hi veq kam me kallxu krejt cka kini ba ne kete dyja ...shkoni kah te doni po qaty jo!