PDA

View Full Version : SHĖRIMI ME KUR’AN


4peace
23-07-05, 14:46
.









SHĖRIMI ME KUR’AN

Muharem Shtullanoviq




HYRJE





-Pas mbarimit tė luftės nė Bosnjė e Hercegovinė FSHI-sė i ofrova njė ide pėr temė disertacioni „Shėrimi me Kur’an – qasje nga aspekti i fikhut“. Mirėpo, hasa nė njė mosmarrėveshje qė mund tė kuptohet vetėm nė dritėn e faktit se kjo tematikė ėshtė fare e panjohur te ne, po qe se veēojmė metodėn e hajmalive rundimentale laike, e cila ka qenė nė pėrdorim te ne dhe ėshtė ushtruar si njė lloj „shėrimi shpirtėror“.




-Edhe vetė, pėr tė parėn herė jam njoftuar praktikisht me metodėn e shėrimit tė drejtė kur’anor, inshaall.llahu, qysh si imam i Qendrės Islamike nė Vienė, nė vitin 1995, ku profesorėt e hermeneutikės kur’anore nga Universiteti i Kairos, El-Ez’heri, i shėronin xhematlinjtė boshnjakė pėr ēdo ditė gjatė tre javėve me leximin e rukjes.



Unė kam qenė pėrkthyes dhe ndihmės i tyre, nė rastet kur personat e sėmure, pas dėgjimit tė leximit tė ajeteve tė caktuara, kalonin nė trans dhe pastaj profesorėt vėnin kontakt me fuqitė xhinore. Kurse, pacientėt me zė tė ndryshuar, nė atė gjendje, kanė bėrė dialog, janė kacafytur, janė shkarravitur nėpėr tokė me shikime tė shtrembėruara dhe zgėrdhirje tė papėrshkrueshme e pastaj, menjėherė, nė rastet e shėrimit, u ėshtė kthyer sėrish pamja normale dhe shikimi i kthjelltė normal.




Nė fillim kam qenė i habitur me ngjarjet e tilla dhe duke mos besuar ua kam pėrkthyer nė mėnyrė simultane profesorėve dhe pacientėve, nė tė vėrtetė xhinėve, tė cilėt paraqiteshin tė irrituar nga „kėndimi“ (recitimi) i Kur’anit. Profesorėt, po ashtu, kanė qenė tė habitur nga pėrqindja e lartė e atyre qė kanė reaguar nė leximin e Kur’anit dhe kanė rėnė nė trans. Pra, kjo pėrqindje e lartė e tė sėmurėve ėshtė sqaruar nė mėnyrė logjike me faktin se nė luftė shpesh kanė ndodhur situata tė vdekjeve tė frikshme, trishtimeve tė mėdha, depresioneve tė rėnda e tė ngjashme, nė tė cilat ka ardhur nė shprehje mundėsia e veprimit drejtėpėrdrejtė e xhinėve-shejtanė dhe depėrtimi i tyre nė trupin e tė sėmurit.




Atėherė kur filluan tė vijnė pėr ēdo ditė grupe tė mėdha burrash e grashė nė Qendrėn Islamike dhe ta bllokojnė atė, profesorėt e El-Ez’herit, fizikisht tė pamundshėm qė sejcilit t’i dalin nė ndihmė, ata u desht patjetėr tė kthehen nė Kairo. Pasiqė ununė kam punuar si imam i Qendrės Islamike, nėn trysninė e shumė pacientėve ose, thėnė mė mirė, tė gjorėve qė vinin nė pėrcjellje tė familjeve tė tyre tė kėrkojnė adresėn e profesorėve nė Kairo, edhe vet kam filluar tė merrem em kėndimin e rukjes dhe shėrimin me Kur’an, me qėllim qė t’ua lehtėsoj dhimbjet dhe t’i kursej pėr tė mos marrė rrugėn pėr Egjipt.




Shqyrtimi i tė gjitha ēėshtjeve tė shėrimit kur’anor ka tė bėjė me Kur’anin, si fjalė mbinatyrore tė All-llahut, e jo me personin e cili e kėndon atė (edhepse edhe ai duhet t’i plotėsojė kushtet e caktuara). Kjo ėshtė ekskluzivisht nė ingerenca tė All-llahut.




Pastaj, kėtė metodė tė shėrimit me rukje, e kam pėrcjellė edhe te ne nė BeH dhe haptas e kam demonstruar nėpėr xhami nė disa qytete tė vendit, nė qindra tė sėmurė, qė ankoheshin nė simptome tė ndryshme tė sėmundjeve nga xhinėt. Shėrimi ėshtė bėrė haptazi dhe ėshtė inēizuar me video.kamera. seanca e fundit ka qenė nė Xhaminė e Vėrpoljes, te Sanski Mosti, me njė grup prej shtatėdhjetė burrash, nė njė termin tė pėrbashkėt, pastaj, tė njėjtėn ditė pat njė seancė pas ikindie, me njė grup tė veēantė prej mė se njėqind femrash, qė tregon pėr numrin e madh tė atyre tė cilėt ankohen se janė tė prekur nga kjo sėmundje.




Pra, pasi qė kėto shėrime u inēizuan me video-kamera, edhe nė Vienė edhe te ne, pa ndonjė cenzurė tė veēantė, dhe pasiqė kasetat e inēizuara u shpėrndanė lirisht, ky lloj shėrimi u bė i njohur te pjesa dėrmuese e popullatės. Kėshtuqė profesorėt e pėrmendur tė El-Ez’herit organizuan gjat njė vere disa ditė shėrim me Kur’an nė Kakanj, nė pėrcjellje tė mediumeve dhe tė TV-sė Islame tė Kakanjit, gjė e cila ndikoi edhe mė tepėr nė promovimin e mėtejmė publik tė kėsaj metode shėrimi.




Pas kėsaj, si kėpurdhat pas shiut, u paraqitėn „mjekė“, lexues tė rukjes, si dhe libra e pėrkthime tė literaturės qė kanė tė bėjnė me kėtė fushė.





Ėshtė kėnaqėsi qė para gjithė kėsaj ndodhie nė FSHI nuk u pranua tema e lartėpėrmendur e disertacionit nga kjo fushė, kėshtuqė nė kohėn e dukur do tė botohej libri me njė qasje juridike me dispozita autentike tė fikhut, qė kanė tė bėjnė me ēėshtje tė ndryshme tė kėsaj lėmie.

* * * * *
* * *
*





Shėrimi me Kur’an nga ndikimi i xhinėve-djajė, nga sihri dhe marrja mėsysh nuk ka alternativė tjetėr. All-llahu xh.sh. thotė:
„Ne tė shpallim Kur’anin qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt, kurse jobesimtarėve nuk u shton tjepėr pos dėshpėrim“. (Kur’an, 17:82)




- Dijetarėt muslimanė e kanė pėr detyrė qė nė njė makroplan tė vigjėlojnė mbi akiden e drejtė, ideologjinė e ummetit islam. Shumė individė dhe grupe muslimanėsh, pėr fat tė keq, tė vetėdijshėm ose tė pavetėdijshėm, dalin nga feja dhe hyjnė nė ujėrat e apostazisė duke shkuar te falltorė, astrologė e magjistarė tė ndryshėm, duke thėnė se si ata „ēdo gjėje ia kanė qėlluar“, nė realitet, duke pohuar se ata e njohin „gajbin“.




Kur tė analizohet gjendja e tyre, do tė shihet qartė se ata nuk dinė pėr ndonjė alternativė tjetėr, e qė ėshtė shėrimi i lejuar dhe i drejtė me Kur’an, ose nė thelb, nuk kanė rast pėr njė shėrim tė tillė. Tė shtrėnguar nga gjendjet e ndryshme shpirtėrore dhe psikike, pėr shkak tė sėmundjeve tė ēuditshme e tė pashpjegueshme, prej tė cilave pėson sistemi nervor, qė nuk u dihet shkaku nė aspektin medicinal, me paraqitjen e dashurisė ose urrejtjes, impotencės sė pashpjegueshme vetėm ndaj personit tė cvaktuar etj.; ata kėrkojnė ēfarėdoqoftė zgjidhjeje ose rrugėdaljeje nga ky ferr. Po qe se udhėzohen nė atė qė ėshtė e lejuar me Sheriat, do ta pranojnė, siē e pranojnė edhe atė qė pėrndryshe ėshtė e ndaluar e qė u ofrohet nė formė tė hajmalive, talismanėve, falleve, sihreve e fromave tė ngjashme „tė shėrimit“. Sipas saj, duhet ofruar mundėsi konkrete ose alternativė me metodė tė lejuar tė shėrimit me Kur’an.

* * * * *
* * *
*






- Duhet pasur parasysh edhe faktin se ummeti islam ėshtė nė shėnjestėr tė armiqve tė ndryshėm, sidomos grupet ose individėt e shquar, tė cilėt janė tė rėndėsishėm e me vlerė pėr Islamin dhe da’ven islame.




Vehid Abdusselam Bali shkruan nė njėrin nga librat mė tė njohur e mė tė rėndėsishėm tė kohės nė lėmin e shėrimit me Kur’an,“ Vikajetul insani minel xhinni veshshejtani“ (Mbrojtja e njeriut prej xhinėve e shejtzanėve) se Vatikani, priftėrinjtė krishterė dhe ekzorcistėt e tyre, me sihėr, dėrgojnė ushtri xhinėsh kundėr muslimanėve. Ai pėrmend rastin e njė muslimaneje tė mirė tė pushtuar nga njė xhin i krishterė, e cila, derisa ishte e sėmurė, ēdo herė kur takonte nė rrugė ndonjė prift tė krishterė, binte nė sexhde, duke shprehur thellėsisht respekt ndaj tij.




Poashtu edhe muxhahidėt nė Bosnjė kanė qenė shėnjestėr e preferuar e Vatikanit drejt tė cilėve e kanė drejtuar ushtrinė e xhinėve.




Mė kujtohet rati i njė tė riu nga popullata e pėrmendur kur u drejtua pėr ndihmė nė njė gjendje tė rėndė e tė ēuditshme shpirtėrore, i qėlluar nga ushtria e xhinėve qė ka qenė e drejtuar nga Vatikani. Gjat shėrimit tė tij kemi mbetur prej dreke deri nė sabah tė ditės sė nesėrme duke bėrė pėrpjekje qė i sėmuri tė lirohet nga pushtimi i ēetave tė xhinėve, tė dėrguar nga ana e Vatikanit kundėr muxhahidėve nė Bosnjė. Nė fund, pas kėndimit shumėorėsh i cili rezultoi qė xhinėt tė paraqiten, tė bisedojnė, tė prezentohen dhe tė pranojnė se kush kujt ia ka dėrguar, kėshtuqė, pas shumė bisedash, polemikash e bindjesh, disa oficerė e eprorė tė tyre e pranuan Islamin sė bashku me pjesėn e ushtrisė e cila u nda nė dy taborre; nė muslimanė tė konvertuar dhe nė tė krishterė.




Pas shumė pėrpjekjeve tė pasuksesshme qė xhinėt jomslimanė tė nėnshtroheshin dhe tė dalin, nė mes kėtyre dy taborreve, nė trupin e tė sėmurit, vie deri te lufta pėr jetė o vdekje.




Tė pranishmit qė ndihmonin, e mbanin dhe e frenonin kėtė djalosh – derisa lexohej rukja dhe zhvillohej dialog – kanė qene tė habitur me atė qė ndodhi para tyre. U hodhėn nė kėmbė dhe filluan tė kėndonin tekbire, duke shikuar se si nėpėr trup tė tė sėmurit, sidomos nėpėr bark, (shihej) menjėherė sikur tė zihej diēka. Valėzimi i ēuditshėm i barkut dhe lėvizjet, tė cilat nė sipėrfaqe tė lėkurės tė pėrkujtojnė lėvizjet qė i bėn uji kur vlon, me shpejtėsi ndėrroheshin para shikimeve tė shtangur tė pė pranishmėve. Duart dhe kėmbėt menjėherė u pėrleshėn. Dora e djathtė i binte tė majtės, e majta tė djathtės, e nė atė mėnyrė edhe kėmbėt.




Ka prezentuar aty edhe TV kameramani qė i ka inēizuar detajet mė interesante. Nė mbarim tė kėsaj lufte mbrenda trupit tė tė sėmuarit, e cila pėrfundoi me ikjen e zvarritjen jo tė natyrshme tė dorės sė majtė, tė cilėn e djathta e kapte e mundohej ta ndalė, u paraqit me selam eproro musliman, i mbushur me frymė dhe i plagosur, duke dhėnė raport pėr fitoren, pėr shehidėt dhe tė vrarėt, tė plagosurit dhe armiqtė e zėnė rob. Pasi muslimanėt (xhinė) fituan, ata, pa kurrfarė problemi u pajtuan qė ta lėshojnė trupin e kėtij djaloshi, i cili, me dėshirėn e All-llahut, u shėrua.

* * * * *
* * *
*






Pėr arsye tė dėshmive tė pėrmendura vendosėm ta shkruajmė kėtė libėr nė gjuhėn tonė, si ndihmesė e ēėshtjes mjaft delikate tė shėrimit me Kur’an, duke konsultuar shumė libra e burime meritore nė gjuhėn arabe.




Sa u pėrket librave nga kjo lėmi, qė ten e janė botuar si pėrkthime ose si punime tė pavarura, pas njė vėshtrimi sipėrfaqėsor, nė mėnyrė globale mund tė klasifikohen nė dy lloje:
a) nė librat qė pėrmbajnė metoda tė lejuara tė shėrimit me Kur’an dhe
b) nė libra qė pėrmbajnė metoda tė pa lejuara „tė shėrimit“ me sihėr.

Qė tė mund ne ta njohim tė lejuarėn nga e pa lejuara, do tė shėrbehemi pėrgjithėsisht me vbalorizimin dhe mėnyrėn se si Vehid Abdisselam Bali e dallon sihirbėrėsin, veprimi i tė cilit ėshtė i ndaluar me Sheriat. Ai shkruan:

Nėse, tek ai qė merret me shėrim,vėren vetėm njė shenjė prej shenjave vijuese, ai, pa dyshim ėshtė sihirbėrės:

- e pyet pacientin pėr emrin dhe emrin e nėnės sė tij,
- shfrytėzon ndonjė gjė personale tė pacientit (pėr tė bėrė sihėr) siē janė: teshat, kėsula, mindili (faculeta) e tė ngjashme.
- Ndonjėherė e kėrkon ndonjė kafshė me cilėsi tė caktuara qė ta therrė, pa e pėrmendur emrin e All-llahut, me gjakun e sė cilės mbase e lyen vendin e sėmurė ose vet stėrvinėn (e kafshės) e gjuan nė ndonjė vend tė shkretė,
- Shkruan talismanė,
- Bėn disa magji e talismane tė pakuptueshme,
- I jep pacientit hajmali, tė cilat pėrmbajnė figura katėrkėndėshe dhe nė mbrendėsinė e tė cilave ka numra e harfe tė palidhura,
- E urdhėron pacientin tė qėndrojė vetėm nė ndonjė lokal tė errėt ku nuk depėrton drita e diellit,
- Ndonjėherė kėrkon nga pacienti qė tė mos e prekė ujin katėrdhjetė ditė. Kjo tregon se xhini qė e pėrdor sihirbėrėsi ėshtė i krishterė,
- I jep diēka pacientit qė ta gropojė nė tokė (nėn dhé),
- I jep pacientit letra tė cilat do t’i kallė dhe do tė tymoset me to,
- Pėshpėrit disa fjalė tė pakuptueshme,
- Ndonjėherė sihirbėrėsi ia tregon pacientit edhe merin, vendin dhe problemin pėr tė cilin ai ka ardhur (pėr shėrim),
- I shkruan pacientit shkronja tė palidhura nė hajmali, ose nė enė nga poēeria e bardhė, duke e urdhėruar qė atė ta tretė dhe ta pijė.

Sipas saj, librat qė pėrmbajnė diēka prej kėtyre mėnyrave e metodave tė palejuara tė shėrimit, nuk janė tė lejuar. Perms dispozitave tė fihkut, qė janė shkoqitur nė vijim tė tekstit tė kėtij libri, do tė mund tė vėrehet dhe kuptohet dallimi nė mes mėnyrave tė shėrimit tė lejuar dhe atij tė palejuar, e me tė automatikisht edhe dallimi ndėrmjet librave korrekt dhe jokorrekt.

* * * * *
* * *
*
Autori







...

4peace
23-07-05, 15:03
...






Bota jomateriale e xhinėve realisht ekziston





Nė mėsimet islame ekziston besimi nė “gajb”, botėn transcedentale. Nė Kur’anin Famėlartė thuhet:
“Ky ėshtė libri qė nuk ka dyshim net ė (sepse ėshtė prej All-llahut), ėshtė udhėzues pėr ata qė janė tė devotshėm, tė cilėt e besojnė tė fshehtėn” (Kur’an 2:2-3)







Bota e padukshme, metafizike ėshtė transcendentale dhe e pakapshme pėr njerėzit, pėrveē asaj qė lajmėron I Gjithėdijshmi me anė tė shpalljes dhe asaj qė tregon i Dėrguari, alejhisselam. Ajo ēka nuk ėshtė nė mėsimet e vėrteta tė Shpalljes, ose nė lėndė“n e transmetimeve tė Pejgamberit a.s., kurse bėn pjesė nė sferėn e kėsaj bote tė padukshme dhe nė manifestimin e saj sipas rrėfimit tė zakonshėm, bėn pjesė nė bestytni (supersticion).







Nė kėtė botė transcedentale, paralelisht me njerėzit (por nuk janė botė paralele) jeton edhe bota e xhinėve, nga lloji I tė cilėve janė edhe shejtanėt (djajtė). Kėtė e vėrteton edhe Kur’ani e Sunneti.







Nė Kur’an ekziston edhe kaptina qė e ka emrin “Xhinėt”. Nė ajetin e parė tė kėsaj kaptine thuhet::
„Thuaj: „Mua mė shpallet se njė grup i vogėl nga xhinėt vuri veshin dhe dėgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te tė vetėt) thanė: „Ne kemi dėgjuar njė Kur’an qė mahnit“. (72:1)




Nė kur’an, nė shumė vende, pėrmenden xhinėt:
„(Pėrkujto) Kur disa prej xhinėve i drejtuam te ti qė tė dėgjojnė Kur’anin“ (46:29)




Muslimi e shėnon njė transmetim prej Ibni Mesudit: „Njė natė kemi qenė me Pejgamberin e All-llahut, i cili atė natė u humb. E kėrkuam (kot) nėpėr kodra e lugina.
Thamė: „Ėshtė i kindapuar ose i mbytur!“.
Atė natė kaluam nė njė gjendje tė vėshtirė, tė pasigurtė, sa mė keq qė njerėzit mund tė pėrjetojnė. Megjithatė, shkrepi agullimi, kur ai ia behu rrugės nė drejtim tė shpellės Hira.
I thamė: O Pejgamber i All-llahut, tė humbėm, tė kėrkuam dhe nuk tė gjetėm kund. Na zuri nata dhe kaluam natėn mė tė keqe qė mund ta kalojnė njerėzit.
Ai tha: “Mė erdhi njė lajmėtar prej xhinėve me tė cilin shkova dhe ua mėsova atyre Kur’anin”.
Mandej u nis sė bashku me ne dhe na I tregoi gjurmet e pranisė dhe zjarrit tė tyre”.









Xhinėt janė tė obliguar juridikė
mukel-lefinė







Xhinėt pėrmenden nė burimet eSheriatit dhe ata janė tė adresuarit (obliguarit), ose subjektet sekundare tė drejtėsisė, sikurse edhe njerėzit. Pėr ta janė sjellė normat juridike tė Sheriatit dhe ata duhet t’iu nėnshtrohen.




Nė Kur’an thuhet:
“O grumbull i xhinėve e i njerėzve! A s’ju erdhėn nga mesi juaj tė dėrguar t’ju rrėfejnė argumentet e Mia dhe t’ju tėrheqin vėrejtjen pėr takimin tuaj nė kėtė ditė? Ata thane: “Dėshmojmė kundėr vetvetes. I pat mashtruar ata jeta e kėsaj bote dhe ashtu (tė detyruar) dėshmuan kundėr vetvetes se me tė vėrtetė e refuzonin (tė vėrtetėn)”. (6:130)




Komentatorėt e Kur’anit dhe juristėt e Sheriatit, siē janė: Fahruddin Razi, el-Kadi Abdulxhebbari, es-Subki e tė tjerė, konsiderojnė se ekziston konsenzus sa I pėrket asaj se xhinėt janė tė obliguar juridikė.




Ibni Kethiri dhe disa tjerė shėnojnė prej Abdullah bin Mes’udit se Pejgamberi I All-llahut, u ka thėnė as’habėve deri sa ka qenė nė Mekė:
“Kush dėshiron mund tė prezentojė nė takimin me xhinėt, i cili do tė mbahet sonte”.

Thirrjes sė tij iu pėrgjigja vetėm unė. Dolėm nė skaj tė Mekės s Pejgamberi a.s. e shėnoi me kėmbė vendin nė tokė e pastaj mė vendoi aty. U largua e filloi tė lexojė Kur’an. Menjėherė u duk njė turmė e panumėrt e gjėsendeve tė zeza, nė tė cilat u zhduk edhe Pejgamberi, dhe mė nuk e dėgjoja as zėrin e tij.

Kur filluan tė shkojnė, ndaheshin nga ajo turmė si pjesė e reve dhe, deri nė sabah, kur mbaroi me ta, mbeti vetėm njė grup i tyre. M’u afrua e mė pyeti:
“Ē’po ndodh me kėtė grup?”
I thash: “Ja ku i ke, o Pejgamber i All-llahut!”
Ai atėherė ma dha furnizimin: kocka e bajga kafshėsh. Pastaj i urdhėroi njerėzit qė tė mos i pėrdorin kockat dhe bajgat pėr pastrim (pas nevojės fiziologjike)”.




Shejh Abdulvehab esh-Sha’rani, nė vitin 955/H. E ka shkruar librin si pėrgjigje ndaj pyetjeve tė xhinėve, tė cilėt ia kishin dėrguar ta nė formė tė shkruar. Nė realitet, ata kanė kėrkuar shpjegime pėr disa pyetje tė rėnda, nė tė cilat s’kanė ditur tė pėrgjigjen ulematė e tyre. Me tė kanė pranuar se zgjidhje pėrfundimtare tė recensionuar nė ato pyetje mund tė japin vetėm ekspertėt prej njerėzve. I dėrguan, tė shkruara nė gjuhėn arabe, nė qese tė cilėn me dhėmbė e solli deri te Shejhi njė qen i verdhė shkretinor. Gjatė dajles, qeni u dasht qė tė kalojė nėpėr njėfarė lozhe mbretėrore, kėshtuqė e ndaluan rojet dhe e pėrzunė, duke ia fshirė gjurmėt qė kishte lėnė, duke menduar se bėhet fjalė pėr njė qen tė rėndomtė. Libri brej njėqind e tredhjetė faqesh mban emrin “Heqja e perdes dhe ndryshkut nga pyetjet e dėrguara prej xhinėve”, ėshtė ruajtur dhe jep pėrgjigje nė tetėdhjetė pyetje.









Xhinėt pabesimtarė i pret dėnimi







Nė kuptimin ideologjik, doktrinar xhinėt janė pasues, njėsoj si njerėzit, tė religjioneve, besimeve, sekteve e drejtimeve tė ndryshme. Kur’ani flet pėr xhinėt:
“Ėshtė e vėrtetė se prej nesh ka muslimanė dhe prej nesh ka qė janė jashtė rrugės (jobesimtarė), e kush e pranoi Islamin, tė tillėt mėsyen rrugėn e shpėtimit”. (72:14)




Dijetarėt muslimanė janė konsenzual nė atė se xhinėt pabesimtarė do tė dėnohen me xhehennem, kurse kanė mendime tė kundėrta rreth ēėshtjes se athua xhinėt besimtarė do tė hyjnė ne xhennet.




Transmetohet prej Ibni Tejmijes se xhinėt pabesimtarė, sipas koncenzusit tė dijetarėve, do tė dėnohen me xhehennem. Ndėrkaq besimtarėt, siē konsideron pjesa dėrmuese, do tė shpėrblehen dhe do tė vendosen nė hyrje tė xhennetit, ku do tė mund t’i shohin njerėzit, e ata nuk do tė mund t’i shohin. Kjo pėrcillet prej malikut, Shafiut, Ahmedit, Ebu Jusufit dhe Muhamedit. Prej Ebu Hanifes pėrcillet se shpėrblim i tyre ėshtė shpėtimi nga zjarri i xhehennemit.









Mundėsia e pamjes sė xhinėve dhe paraqitja e tyre fizike








Specifika e kėsaj bote tė padukshme qėndron nė atė se nė njėfarė mėnyre ata mund tė shndėrrrhen nė formė tė figurave njerėzore; tė burrave e tė grave; nė formė tė kafshėve, siē janė: qentė, macjet, gjarpėrinjtė e tė ngjashme. Dijetarėt, prapseprapė, nuk janė tė njė mendimi sa i pėrket ēėshtjes se a mund tė shihen xhinėt:

1. Pjesa dėrrmuese e dijetarėve konsiderojnė se, ndonjėherė, disa individė tė veēantė (tė zgjedhur) mund t’i shohin nė format e tyre tė paraqitura, e jo nė format e tyre natyrore, origjinale.


2. Imam Shafiu, Ibn Hazmi e disa tė tjerė konsiderojnė se xhinėt mund t’i shohin vetėm tė dėrguarit.


3. Disa tjerė konsiderojnė se xhinėt s’mund t’i shohin as tė dėrguarit as njerėzit (e zgjedhur) tė rėndomtė.


4. Alusiu dhe Ibn Arebiu konsiderojnė se xhinėt nė fizionominė e tyre origjinale mund t’i shohin tė dėrguarit dhe njerėzit e veēantė (tė zgjedhur).




Nga Muxhahidi transmetohet se xhinėt frigohen prej njerėzve siē frikohen njerėzit prej tyre. Ua kanė zili atyre dhe mund t’i marrin mėsysh. Tirmidhiu dhe Nesaiu shėnojnė hadithin nga Ebu Seidi se Pejgamberi i All-llahut, ka kėrkuar prej All-llahut ta mbrojė nga xhinėt dhe marrja mėsysh e njerėzve deri nė momentin e shpalljes sė sures “El-Felek” dhe “En-Nas”, pastaj ėshtė mbėshtetur vetėm nė leximin e kėtyre sureve, duke i lėnė tė gjitha format tjera qė i ėshtė drejtuar Zotit.




Xhinėt shpėrndahen nėpėr tokė nė muzgun e parė tė akshamit. Buhariu dhe Muslimi regjistrojnė thėnien nga Xhabiri, i cili rrėfen se Pejgamberi i All-llahut ka thėnė:
“Kur bie muzgu i mbrėmjes ose, kur ju zė nata, tuboni e ruani fėmijėt, sepse atėherė shejtanėt shpėrndahen nėpėr tokė. Pasi tė kalojė njė kohė, atėherė jepjuni leje. Kyēnie derėn dhe pėrmendnie emrin e All-llahut, sepse shejtani nuk e hap derėn e kyēur. Mbėshtillni shtamat (me ujė) edhe atė duke pėrmendur emrin e All-llahut dhe mbuloni enėt tuaja duke vėnė mbi to ēkado qė tė jetė. Dhe fikni kandilėt tuaj”.









Ndikimi i xhinėve te njerėzit





Xhinėt i sulmojnė njerėzit dhe ndikojnė te ata. Kjo vėrtetohet nė tekstet fetare dhe ėshtė e njohur nga pėrvoja nė shoqėritė muslimane e jomuslimane dhe nė bazė tė saj janė paraqitur shumė adete, vepra letrare, artistike e madje edhe vepra filmike.




Sulmi dhe tė munduarit e njeriut nga ana e xhinėve mund tė jetė i shkaktuar me ndonjė veprim ose irritim pa dashje njerėzore qė s’ka pėrherė motiv logjik, e mund tė jetė edhe pa kurrfarė shkaku. Megjithatė, shpeshherė edhe te njerėzit zullumqarė, despotė, mendjemėdhenj qė pa shkak t’i mundojnė, torturojnė e sulmojnė mė tė dobėtit se vetvetja.




Nė njė hadith mė tė gjatė, tė cilin e regjistron Muslimi nga Ebus-Saibi, tregohet pėr rastin e njė sabahiu tė ri, Ensar, i cili nė shtratin e tij martesor e ka mbytur njė gjarpėr tė madh tė mbėshtjellur dhe nė tė njėjtin moment ka rėnė i vdekur. Kur ia kanė pėrmendur kėtė rast Pejgtamberit, e ka shpjeguar:
“Nė Medinė ka xhinė tė cilėt e kanė pranuar Islamin. Nė qoftė se e shihni ndonjėrin prej tyre, kėrkoni qė tė largohet nė afat prej tre ditėsh. Po qe se paraqitet sėrish pas kėsaj, mbytne, sepse bėhet fjalė pėr shejtanin”.




Nga ky transmetim shihet qartė se xhinėt janė hakmarrė ndaj djaloshit, i cili e ka mbytur gjarpėrin (xhin) nė shtratin e tij martesor. Pėrcjellėsi i kėtij transmetimi madje nuk ėshtė i sigurtė se “cili ka rėnė mė parė viktimė, athua vallė gjarpėri nga goditja e shtizės apo djaloshi nga veprimi xhinor”.




Edhe nė njė verzion tė kėtij transmetimi tė shėnuar nga Muslimi thuhet:
“Nė Medinė ka xhinė tė cilėt e kanė pranuar Islamin. Nė qoftė se e shihni ndonjėrin prej atyre qė banojnė nė shtėpitė e njerėzve, kėrkoni tre herė qė tė largohet. Nėse paraqitet sėrish psa kėsaj – mbytne – sepse bėhet fjalė pėr shejtanin”.




Neveviu e komenton kėtė hadith duke thėnė se vėrejtja qė u jepet xhinėve pėr t’u larguar dhe pėr ta lėshuar vendin, duhet tė bėjė dallim nė mes xhinėve “tė shtėpisė”, atyre qė e kanė pranuar Islamin dhe shejtanėve. Vėrejtja ka ardhur nė formė tė hadithit: “Ua pėrkujtoj kontratėn qė keni bėrė me Sulejmanin, tė birin e Davudit, a.s., qė tė mos na shqetėsoni dhe tė mon na paraqiteni neve”. Maliku mendon se mjafton tė thuhet: “Dil! Pėr (pasha) All-llahun dhe pėr (pasha) Ditėn e Gjykimit, mos na u paraqit dhe mos na shqetėso neve!”




Pejgamberi a.s. i ka veēuar dy lloje gjarpėrinjsh tė cilėt lejohen “tė mbyten menjėherė pa iu dhėnė vėrejtje; gjarpėrin helmues me dy pika tė bardha pėrsipėr dhe cubelin (kėrcyes) qė shkakton abortimin (te gratė shtatzana) dhe humbjen e tė pamurit”.




Ekzistojnė rrėfime tė veēanta pėr xhinėt qė, sipas besimit paraislamik tė arabėve, u janė treguar udhėtarėve duke i orientuar nė drejtim tė gabuar me qėllim qė t’i zhdukin. Nė hadithin, tė cilin e shėnon Neveviu, nė veprėn e tij “Edhkar” nga Xhabiri, seket se “Po qe se ju paraqitet fantazma (lugati), kėndojeni ezanin”.




Xhinėt ua pėrcjellin poezinė poetėve, gjė pėr tė cilėn, poashtu, ekzistojnė transmetime.









Fuqia dhe dobėsia e botės djallėzore






a) Pushteti dhe fuqia

All-llahu i Madhėrishėm iu ka dhėnė xhinėve njėfarė fuqie dhe disa cilėsi, tė cilat nuk i posedojnė insanėt/njerėzit. Pėr njė gjė tė tillė ka mjaft tė dhėna nga burimet tradicionale. Ja disa specifika tė tyre:
1. Shpejtėsia e lėvizjes, pėr ēka bėhet fjalė nė rrėfimin kur’anor ku Sulejmani a.s. kėrkon qė t’ia sjellin fronin e mbretėreshės nga Saba, kurse xhini e lajmėron:

(shih Kur’an, 27:39-40)

2. Mundėsia e lėvizjes sė tyre natyrore nė kozmos (deri te kufiri i caktuar), sepse xhinėt qė nga momenti i krijimit tė tyre kanė pasur mundėsi tė ngjiten nė sferat qiellore dhe tė dėgjojnė lajmet qiellore, sic tregohet nė transmetimin autentik tė Ibni Abbasit, tė regjistruar nė veprėn e haditheve tė Muslimit.

“Derisa Pejgamberi a.s. ishte nė mesin e grupit tonė tė ensarėve, lart nė qiej shkėlqeu ylli rėnės, i cili e shėndriti ēdo gjė.
Ai pyeti: Ēka keni thėnė nė kohėn paraislamike nė rastet e tilla?
Kemi thėnė: Ka vdekur ndonjė kolos ose ka lindur ndonjė kolos.
Pejgamberi a.s. tha: Ylli rėnės nuk bie pėr shkak tė lindjes apo vdekjes sė ndonjė kolosi, mirėpo, All-llahu i Madhėruar, kur dėshiron diēka, atėherė bartėsit e Arschit dhe banorėt e atyre qiejve e pėrmendin Atė me tesbihė, pastaj edhe banorėt e qiejve pasues deri kur tė pėrcillet nė sferat tona.



Pastaj banorėt e shtatė qiejve i pyesin bartėsit e Arshit: Ēka tha Zoti ynė? Dhe ata i lajmėrojnė. Nė kėte mėnyrė lajmi pėrcillet deri te qiejt tanė. Shejtanėt e grabitin atė qė e dėgjojnė dhe ua gjuajnė mbrojtėsve tė tyre. Atė qė e sjellin nė versionin origjinal, ėshtė e vėrtetė, mirėpo, ata shumė gjėra edhe i shtojnė”.




Nė njė version tė transmetimit Ma’meri i ka thėnė Zuhriut:
“Vallė, a ėshtė e gjuajtur me yje edhe nė kohėn paraislame?
Ai u pėrgjigj: Po: Mirėpo, ajo u forcua kur u dėrgua Pejgamberi i All-llahut”.




Nė suren “Xhinn” thuhet: (shih Kur’anin, 72:8-9)

Nė komentin e kėtyre ajeteve, Ibni Kethiri thotė:
“I Lartmadhėruari lajmėron pėr xhinėt gjatė kohės se pejgamberisė sė Muhammedit a.s. dhe tė shpalljes sė Kur’anit , kur, pėr ta ruajtur Kur’anin, vendoi “rojtarė tė fuqishėm”, qė i pėrzunė shejtanėt nga pritat e tyre, duke mos iu lejuar tė dėgjojnė diēka nga Kur’ani e t’ua pėrcjellin mbrojtėsve dhe sihirbėrėsve tė tyre, nė kėtė mėnyrė ua bėnė tė pamundshme vjedhjen e gajbit dhe pėrdorimin e tij duke prejudikuar Shpalljen pėr qėllime mashtrimi”.




Ata kanė edhe njė mėnyrė mė tė lehtė pėr tė zbuluar fshehtėsitė duke i pėrgjuar melekėt dhe bisedat e tyre nė mjegulla, siē transmeton hazreti Aisheja nga i dėrguari i All-llahut:
“Melekėt lartė nė mjegulla bisedojnė pėr ndonjė ngjarje qė do tė ndodh nė Tokė. Shejtanėt e dėgjojnė fjalėn dhe e derdhin nė veshin e fallxhorit, ashtu siē derdhet uji nė gastare, duke e mbushur atė me qindra rrena tjera”




Xhinėt s’i dijnė gjėrat e gajbit, pėrveē nė qoftėse nuk mėsojnė diē nė mėnyrėn e pėrmendur. E sikur tė kishin ditur, atėherė nuk do tė qėndronin duke punuar punė tė rėnda, tė pėrulur ndaj Sulejmanit a.s. edhe kur ai vdiq, deri kur krimbi e brejti shkopin e tij, nė tė cilin ishte i mbėshtetur ai. Kur e lėshoi shkopi, pas njė viti dhe, kur Sulejmani a.s. u rrėzua, atėherė ata e kuptuan se ai kishte vdekur. Kurse deri nė atė moment ata kanė qenė tė pėrulur (nėnshtruar) ndaj tij.




Nė Kur’anin Famėlartė thuhet:
(shih Kur’anin, 34:14)




Nga kjo ngjarje nxirren dy konkludime me rėndėsi:
1. Trupat e pejgamberėve nuk shkatėrrohen kurrė. Xhinėt tė cilėt kanė punuar mu para Sulejmanit a.s., nuk e kanė hetuar se ai ka vdekur, madje as nje vit pas vdekjes sė tij.


2. Ky ėshtė argument se xhinėt nuk i dijnė gjėrat e gajbit (fshehtėsisė) nė ēka kanė bėrė pėrpjekje pėr t’i bindur njerėzit. Kur ata vazhduan edhe pas vdekjes sė Sulejmanit a.s. tė punojnė tė pėrulur atė qė ai i kishte urdhėruar si njė lloj dėnimi pėr ta, njerėzit e kuptuan se atra nuk dijnė pėr tė ardhmen e as pėr tė fshehurat sekrete.



Kur ėshtė kėshtu me xhinėt, atėherė, fshehtėsitė e gajbit dhe tė ardhmes aq mė pak i dijnė fallxhorėt e sihirbazėt e ndryshėm, te tė cilėt nuk guxojmė tė shkojmė pėr “zbulimi” e dofarė gjėsendeve tė panjohura, pėr “hapjen e yjeve” e tė ngjashme. Gajbin e din vetėm All-llahu i Madhėrishėm, i Cili nė Kur’an thotė:
(shih Kur’anin, 72: 26-27)




Muslimi e regjistron hadithin qė vijon:
“Ai i cili shkon te fallxhori dhe e pyet pėr ndonjė gjė, atij nuk do t’i pranohet namazi pėr katėrdhjetė ditė”.




Megjithatė, ai qė informatat e tilla tė fallxhorit i konsideron si tė vėrteta, atėherė bėn njė lloj kufri, siē thuhet nė transmetimin qė e shėnon Ahmedi nga Ebu Hurejreja:

“Ai i cili shkon te astrologu (falltori, magjistari) dhe i beson atij, ai me atė e ka shkelė atė qė i ėshtė shpallur Muhammedit a.s.”.




3. Aftėsia e ndėrtimit tė sotistifikuar dhe tė arriturave shkencoro-teknike, tė cilat kanė qenė me shekuj para atyre njerėzore, siē thuhet nė Kur’an pėr pushtetin e Sulejmanit mbi ta: (shih Kur’anin, 34:12-13)




Ibėn Tejmije (1263-1328) pėrmend disa shujuhė, tė cilėt kanė pasur kontakte me xhinėt. Njėri prej tyre rrėfen se “xhinėt ia kanė treguar “berrakun” (diēka tė shkėlqyeshme, qė shkėlqen) sikur ai tė jetė prej uji e qelqi, nė tė cilin do t’ia tregonin atė ēka kanė dėshiruar tė informohet pėr tė...”
Mė tej thotė: “Me ndėrmjetėsimin e tij ata do ta pėrcillnin fjalimin e shokėve tė mi. Unė do t’ju pėrgjigjesha atyre, kurse ata, fjalimin tim, atėherė, me ndėrmjetėsimin e tė njėjtės, do t’ua pėrcillin atyre”.




4. Aftėsia pėr t’u materializuar, siē u paraqit shejtani, ditėn e Bedrit nė mesin e idhujtarėve, nė formė tė Suraka bin Malikut, duke i stimuluar me anė tė premtimeve kinse ėshtė me ta e do t’iu ndihmojė nė luftė kundėr muslimanėve. Megjithatė, kur u ndeshėn tė dyja palėt, ai, sipas adetit shejtanor, i la dhe iku nga lufta, prej frikės sė madhe nga melekėt qė u erdhėn nė ndihmė muslimanėve nėn udhėheqjen e Xhibrilit. Nė suren Enfal thuhet: (shih Kur’anin, 8:48)



5. Aftėsia (e shejtanit) pėr tė qarkulluar nėpėr trupin e njeriut sikur gjaku. Nė lidhje me kėtė, Buhariu shėnon hadithin, nė tė cilin thuhet: “Vėrtet, shejtani qarkullon nėpėr trup tė njeriut pėrmes enėve tė gjakut”.







b) Paaftėsia dhe dobėsia








1. Xhinėt, shejtanėt, s’kanė forcė e supremaci ndaj robėrve tė mirė, tė pėrulur tė All-llahut, sepse Zoti i Madhėrishėm atė e thotė nė mėnyrė eksplicite nė Kur’an: (shih Kur’anin, 17:65, 15:42 dhe 15:39-40)




Ibėn Xhevzi e cekė transmetimin nga Hasan Basriu, prej tė cilit kuptohet se njeriu mund ta fitojė (mposhtė) shejtanin, nėqoftėse punon nė emėr tė All-llahut xh.sh., dhe e kundėrta, shejtani i mposhtė (fiton) atė, nėqoftėse punėt nuk i bėn nė emėr tė Lartmadhėrishmit:
“Ka qenė njė dru qė idhujtarėt e kanė adhuruar nė vend tė All-llahut xh.sh.. Njė njeri u hidhėrua dhe e dha fjalėn nė emėr tė Zotit se do ta prejė atė. Kur u nis pėr ta realizuar premtimin, e takoi shejtani nė formė tė njeriut dhe e pyeti:
-Ēka dėshiron?
-Dėshiroj ta pres drurin qė adhurohet nė vend tė All-llahut.
- Po qe se ti nuk e adhuron, atėherė pse tė pengon nėse atė e bėn dikush tjetėr?
- Unė ate, prapseprap, do ta pres gjithsesi!
Shejtani i propozoi atij:
- A dėshiron diēka mė tė mirė se kjo? Mos e prej drurin, ēdo mėngjes do tė keshė prej meje nga dy florinj te jastuku.
- Prej nga kėto?
- Do t’i jap unė.

Ai u kthye nė shtėpi e, me tė vėrtetė, tė nesėrmen i gjeti te jastuku dy florinj. Megjithatė, ditėn tjetėr nuk gjeti asgjė. U hidhėrua sėrish dhe u nis pėr ta prerė drurin. Shejtani iu shfaq sėrish nė fotografinė (pamjen) e njohur, duke e pyetur:
- Ēka dėshiron?
- Dėshiroj ta pres drurin qė adhurohet nė vend tė All-llahut.
- Gėnjen! Nuk mund ta bėsh tė kėtė.

Ai u nis pėr ta realizuar qėllimin e vet por, shejtani e kapi dhe e rrėzoi pėrtoke dhe filloi ta shtrengojė pėr fyti sa gati nuk ia nxorri shpirtin e pastaj i tha:
- Unė jam shejtani! Herėn e parė kur u nise, ishe i zemėruar nė emėr tė All-llahut dhe unė nuk kam mundur tė tė pengoj. Tė mashtrova me dy florinj dhe ti e ndryshove qėllimin. Kur erdhe herėn e dytė, zemėrimi ishte nė emėr tė dy florinjve, ndaj dhe munda tė tė mposhti”




2. U frikėsohen disa robėrve tė All-llahut dhe ikin prej tyre pėr tė mos u takuar, siē pėrmendet nė mė shumė versione se Pejgamberi a.s. i ka thėnė Omer b. Hattabit:

“Pasha atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, - shejtani nuk takohet me ty nė rrugė e tė mos e ndėrrojė drejtimin.
O Omer, shejtani tė frikėsohet!
Vėrtet, kam parė njerėz e xhinė/shejtanė se ikin nga Omeri”.




3. I janė nėnshtruar Sulejmanit alejhisselam, duaja e tė cilit u pranua: (shih Kur’anin (38:35)


Nė bazė tė duasė qė iu pranua, shihet qartė se ai ka pasur pushtet mbi ta, ashtuqė i (shih Kur’anin, 34:12-13)





4. Nuk janė nė gjendje tė bėjnė mrekulli, siē pėrmendet tekstualisht nė Kur’an (shih Kur’anin, 17:88)
5. S’mund tė paraqiten nė ėndėrr nė pamje tė vėrtetė tė Pejgamberit a.s., siē shkruan Muslimi:




“Ai i cili mė sheh nė ėndėrr, mė ka parė mua. Shejtani nuk mund tė shfaqet nė pamjen time”.

Mirėpo, ekzistojnė transmetime autentike edhe me tesktin se “ nuk do tė ishte dashur qė shejtani tė paraqitet nė pamjen time”, gjė e cila nė komentin e disa dijetarėve nėnkupton se s’ėshtė ēdo ėndėrrim i Pejgamberit a.s., ėndėrrim i vėrtetė i tij, pėrveē nė rastin kur personi i ėndėrruar i pėrgjigjet pėrshkrimit tė tij autentik.

6. Nuk mund t’i pėrkufizojnė sferat e caktuara qiellore nė kozmos, siē vėrtetohet nė Kur’an: (shih Kur’anin, 55:33)


7. Nuk mund t’i hapin dyert e mbyllura duke pėrmendur emrin e All-llahut.

Buhariu shėnon transmetimin:
“ Kur tė errėsohet, kur t’ju zėjė nata, tuboni dhe mbroni fėmijėt, sepse atėherė shejtanėt lėshohen nė tokė. Kur tė kalojė njė orė, atėherė lejoni, kyēne derėn dhe pėrmendnie emrin e All-llahut. Shejtani nuk i ēelė dyert e kyēura”.




...

4peace
23-07-05, 17:21
...






Sėmundjet qė i shkaktojnė xhinėt






Ndikimi i xhinėve te njerėzit paraqitet nė formė tė sėmundjeve tė ndryshme me simptome tė njohura. Ata mund tė ndahen nė dy grupe sėmundjesh, varėsisht nga ajo se a janė shkaktuar nga sėmurja e ashtuquajtur messe (ograku, ogradisja), nga veprimi spontan i xhinėve ose nga sihri (falli, magjia) qė e bėn sihirbėrėsi (fallxhori). Veprimet mė tė pėrhapura xhinore kanė ardhur nė shprehje nga sėmurja e ashtuquajtur sar’a (ograku, ogradisja), e cila shfaqet nė trajtė e me simptome tė ēmendurisė, tėrbimit dhe epilepsisė, pastaj isabetul-a’jni (marrja mėsysh) derisa veprimi i sihirbasve (falltorėve) manifestohet pėrmes shumė llojeve tė sihrit.




Xhinėt gjinden dhe banojnė nėpėr shtėpitė e njerėzve. Xhini shtėpiak e ka emrin ‘Amir, shumėsi ‘Ummar. Banojnė nė vende tė papastėrta, nėpėr banjo (hamame), nė nevojtore, nė vorreza, nė konteniere pėr mbeturina e nė vende tė ngjashme tė ndyta. Pejgamberi a.s., me rastin e hyrjes nė nevojtore, ka thėnė: “Me emrin e All-llahut” Kėrkoj prej Teje tė mė mbrosh nga xhinėt e xhineshat”.










Shėrimi me Kur’an









Njė pjesė e madhe e adeteve dhe bestytnive, qė kanė tė bėjnė me kėtė temė, janė ngulitur dhe kanė zėnė vend, andaj do tė japim njė shpjegim mė tė gjėrė mbi baza tė drejtėsisė – Sheriatit Islam, qė ka tė bėjė me ēėshtjen e ndikimit tė botės sė padukshme – sekrete nė formė tė sėmundjeve tė ndryshme dhe mėnyrėn preventive tė tyre si dhe shėrimin me Kur’an.






Kur’ani ėshtė ilaē






(shih Kur’anin, 17:82)

Nė hermeneutikėn kur’anore, gjatė komentimit tė ajetit nė fjalė, disa dijetarė muslimanė thonė se “Kur’ani ėshtė ilaē i plotė pėr tė gjitha sėmundjet fizike e shpirtėrore; tė kėsaj dhe tė botės es’hatologjike. Mirėpo, sejcili nuk ėshtė kompetent as i aftėsuar pėr tė shėruar me Kur’an. Por, nė qoftėse i sėmuri e gjenė formulėn e shėrimit duke e vėnė Kur’anin pėrballė sėmundjes, me bindje tė fortė, tė sinqertė nė efikasitetin e tij, duke pėrmbushur kushtet pėr shėrim, atėherė nuk ka sėmundje qė mund t’i dalė pėrballė”.




Ibnul Kajjimi shkruan: “U sėmura nė Mekė dhe nuk gjeta as mjek, as ilaē. U shėrova me Fatihanė. Do ta lexoja mė shumė herė nė njė gllėnkė uji tė zemzemit e pastaj do ta pija atė. Mė nė fund u shėrova. Pas njė pėrvoje tė kėtillė fillova atė ta zbatoj nė llojet tjera tė sėmundjeve dhe t’i shėroj plotėsisht nė mėnyrė efikase”.









Provat shkencore si vėrtetim i efikasitetit tė shėrimit me Kur’an







Shėrimi me Kur’an ėshtė verifikuar me prova tė ndryshme, rezultatet e tė cilit janė publikuar. Njė verifikim i tillė eksperimental me efekt tė dobishėm shėrues kur’anor ėshtė realizuar nga ana a Asociacioneve tė shkencave mjekėsore islame nė Floridė, SHBA, duke zbatuar teknikėn e kompjuterizuar tė kohės elektronike. Qėllimi i eksperimentit ka qenė qė tė verifikohet veprimi i kėndimit (recitimit) tė Kur’anit nė funksion tė organeve trupore dhe llogaritja matematikore e veprimit tė tillė, nėqoftėse ekziston. Kur’ani u ėshtė lexuar grupeve tė kandidatėve duke matur ndryshimet e caktuara fiziologjike. Shembuj tė kandidatėve janė marrė nga tri kategori:


1) grupi i muslimanėve qė e dijnė gjuhėn arabe dhe e kuptojnė krejtėsisht.

2) Grupi i muslimanėve qė nuk e dijnė gjuhėn arabe (joarabė) dhe

3) Grupi i jomuslimanėve.




Rezultatet e matjes treguan se leximi, nė 97% tė eksperimentit, ndikon nė qetėsimin e dėgjuesit dhe ėshtė dėshmuar se Kur’ani e zbutė dhe e pakėson tensionin nervor.




Nė provėn e dytė ėshtė vėrtetuar ndikimi i fjalėve kur’anore tek ai person, i cili nuk i kupton me anė tė dy metodave, nė realitet me pėrdorimin e dy mjeteve:



a) kontrollimin e drejtėpėrdrejtė psikologjik mė anė tė teknikės kompjuterike dhe


b) kontrollimin dhe mbajtjen e ndryshimeve fiziologjike nė trup, me anė tė veprimeve vijuese:

1. programi kompjuterik pėrfshinė kontrollimet psikike dhe kontrollin e ndryshimeve tė shndėrruara nė raport tė botuar me rezultate konkrete dhe


2. aparatet e kontrollot elektronik, qė pėrmbanin katėr kanale:


• dy kanale pėr matjen e pulsimeve elektrike tė muskujve si reaksion i veprimit nervor,

• njė kanal pėr matjen e elektricitetit tė lėkurės,

• njė kanal pėr matjen e sasisė sė qarkullimit tė gjakut nė lėkurė, pulsit dhe temperaturės.




Arsyeja e kėtyre matjeve qėndron nė atė se me rritjen e zvogėlimin e temperaturės shpejtohet puna e zemrės. Po ashtu, me qetėsimin dhe zvogėlimin e tensionit zgjerohen enėt e gjakut , pastaj rritet sasia e gjakut nė lėkurė dhe shkakton rritje tė temperaturės dhe zvogėlimin e rrahjeve tė zemrės.




Ėshtė bėrė eksperiment nė shembuj prej pesė jomuslimanėve (tre meshkuj dhe dy femra) me moshė mesatare prej 22 vjetėsh.




Janė bėrė 210 eksperimente:

1. nė 85 eksperimente kandodatėt kanė dėgjuar zakonisht leximin e Kur’anit nė gjuhėn arabe,


2. nė 85 eksperimentet tjera ata kanė dėgjuar arabisht imitimin e kiraetit tė leximit tė Kur’anit me tė folmen e zakonshme njerėzore, pa leximin e tekstit tė shenjtė kur’anor.


3. nė 40 eksperimentet e fundit, kandidatėt i janė nėnshtruar qetėsisė sė plotė dhe nuk kanė dėgjuar kurrfarė zėri (eksperiment qetėsie).


Rezultati i kėtyre eksperimenteve ka qenė si vijon:
1. eksperimenti i qetėsisė nuk ka ndikuar aspak nė zbutjen e tensionit nervor,


2. leximi me tė folmen e zakonshme njerėzore (teksti jokur’anor) ka ndikuar pozitivisht nė 35% tė eksperimenteve.

3. leximi i tekstit kur’anor nė mėnyrė pozizive ka ndikuar nė 65% tė eksperimenteve.




Mensur Abdulkerim Muhamedi ka shkruar librin, nė tė cilin, nė bazė tė provave dhe analizave mjekėsore qė i ka bėrė Muhamed Huseini, magjistėr i shkencave medicinale, me bashkėpunėtorėt e tij ka arritur tė bėjė zbulime tė mrekullueshme. Nė tė vėrtetė, grupi i gjakut tė shembujve tė marrė nga gjaku i personave tė sėmurė nga sar’aja ose sihri, gjatė leximit tė rujes, dallohet nga grupi i gjakut tė tyre kur nuk lexohet rukja. Gjaku i tė njėjtit person i marrė nė momentin e leximit tė rukjes dhe nga i njėjti vend (shpuarje) kur nuk lexohet rukja, ka pasur dallim grupi tė gjakut!? Rruzullat e kuqe tė atij gjaku, jo vetėm qė nuk kanė vdekur pas 12 orėsh, por edhe janė shumuar?!





Natyrisht, nuk kemi pėr qėllim tė polemizojmė rreth kėtyre ēėshtjeve por, kėto i sjellim vetėm si shembuj tė publikuar, deri tek tė cilat mund tė arrihet lehtė.




...

4peace
23-07-05, 20:46
.





SHĖRIMI I SAR’ASĖ








Sar’aja, pėrndryshe, ėshtė njė formė e sėmurjes shpirtėrore qė paraqitet nėn ndikimin e prekjes sė xhinėve-shejtanėve (ograkut, ogradisjes) nė tė cilin i sėmuri nuk ėshtė pėrherė i vetėdijshėm pėr fjalėt e tij, psikikisht ėshtė i pabaraspeshuar, e humb mbamendjen, fizikisht nuk ėshtė stabil dhe nuk mund tė kontrollohet gjetė lėvizjeve e sjelljeve. Kjo ėshtė njė formė ēmendurie, epilepsie ose e ndonjė ērregullimi tjetėr psikik. Mund tė shkaktohet nga veprimi i xhinėve tė kėqinj nga arsye tė shumta.



Ibėn Kajjimi el-Xhevzi thotė:
“Sar’aja ėshtė dy llojesh:
a) sar’aja e shkaktuar nga shpirtėrat e kėqinj tė kėsaj botė (el-ervah el-habithe esh-sherire el-erdije) dhe


b) ērregullim medicinal.

Lloji i parė (a) i sar’asė shėrohet me pėrpjekje tė dyanshme:

1) nga ana e tė sėmurit dhe

2) nga ana e mjekuesit.



I sėmuri duhet tė harxhojė shumė fuqi dhe tė bėjė shumė pėrpjekje nė synimin e tij tė sinqertė dhe nė kthimin e tij nga Krijuese dhe Sunduesi i kėtyre shpirtėrave me ndikim tė drejtė dhe tė plotfuqishėm (et-tea’vuz) nė tė cilin do tė mbulohen e shkrihen komponenta e gjuhės dhe e zemrės, sepse kjo ėshtė njė lloj lufte. Fitorja kundėr armikur nuk arrihet vetėm me ndihmėn e armėve, me pėrjashtim nėse ajo ėshtė kualitative nga vetvetiu, dhe nėse ndihmuesi ėshtė i fuqishėm dhe i fortė. Nė rast se njėra nga komponentet nė fjalė mungon, atėherė vihet nė pikėpyetje (s’ėshtė e sigurtė) fitorja, e sidomos kur mungojnė tė dyjat: nėse zemra ėshtė e zbrazėt, pa iman, pa mbėshtetjen nė All-llahun dhe nė devotshmėrinė, dhe nė qoftė se nuk ka armė.




Kėto dy komponente duhet patjetėr t’i posedojė edhe mjeku(esi). Nuk mjafton qė ai vetėm tė thotė: “dil”, ose “bismil-lah”, ose “la havle ve la kuvvete il-la bil-lah”. I Dėrguari a.s. ka thėnė: “Dil, o armik i All-llahut, unė jam i Dėrguari i All-llahut!”




E kam parė shejhun tonė duke ia dėrguar tė sėmurit njė person qė tė bisedojė me shpirtin qė ka hyrė nė tė dhe t’ia dėrgojė porosinė: “Shejhu tė porosit tė dalėsh, sepse nuk tė ėshtė lejuar njė gjė e kėtillė!” I sėmuri pas kėsaj do tė zgjohej nga transi. Ndonjėhere ndodhte qė shpirti i keq tė mos dėshirojė tė dalė, kėshtuqė ai e dėbonte me tė rėna. I sėmuri do tė zgjohej duke mos ndier dhimbje, kėtė e kemi parė shumė herė.




Posēėrisht nė vesh tė tė sėmurit pėrsėritte gjatė duke lexuar ajetin: (shih Kur’anin 23:115)




Mė ka rrėfyer shejhu se njė herė e ka lexuar rukjen nė vesh tė tė sėmurit dhe ėshtė paraqitur shpirti: “Po!”, me zė tė rėnduar. “Pėr kėtė shkak”, tregon shejhu, “e ngrita shkopin dhe fillova t’i bie nėpėr damarėt e qafės derisa u lodha. Tė pranishmit aspak nuk dyshuan se i sėmuri u ėshtė nėnshtruar tė rėnave. Menjėherė u paraqite xhineja duke thėnė:

- Unė e dua!
- Ai ty nuk tė don.
- Kam dėshirė ta bėj haxhxhin me tė.
- Ai nuk don tė vijė nė haxhxh me ty.
- Atėherė do ta lėshoj pėr hir tė kerameteve tua.
- Jo, por pėr shkak tė pėrulshmėrisė ndaj All-llahut dhe Pejgamberit tė Tij.
- Mirė, pra, do tė dal.

I sėmuri erdhi nė vete, shikoi anė e mbanė e tha:
- Ē’bėj unė te shejhu?
Ata e pyetėn: - E tė gjitha kėto tė rėna qė i ke marrė, a s’janė boll?!
- Pse tė mė rrahė shejhu, pasi unė nuk (i) kam bėrė asgjė?

Nuk i kujtohej aspak se e ka rrahur shejhu.



Shejhu ka shėruar me leximin e ajetul-Kursisė duke urdhėruar qė mjeku(esi) dhe i sėmuri ta lexojnė e pėrsėrisin gjatė atė, e poashtu edhe suret “Mua’vvidhetejn”.




Shkurt, ky ėshtė njė lloj i sar’asė, shėrimin e tė cilit e mohojnė njė grup i vogėl injorantėsh qė nuk kanė njohuri e menēuri.




Shpirtėrat e kėqinj mė tepėr ndikojnė tek ata tė cilėt janė tė dobėt nė fé, zemrat e tė cilėve janė tė zbrazėta nga imani, dhe tek ata tė cilėt nuk mbrohen me mbrojtje tė imanit-sunnetit, pastaj kur takohen me shpirtėrat e kėqinj, tė pa armatosur dhe lakuriq, ata i fryjnė dhe veprojnė nė ta”.









Argumentet tradicionale pėr ekzistimin dhe mundėsinė e shėrimit tė kėsajė sėmurjeje








Ka shumė argumente nga burimet tradicionale tė Sheriatit, tė cilėt vėrtetojnė veprimin e xhinėve- shejtanėve nė formė tė sar’asė.




Nė kur’an thuhet: (shih Kur’anin, 2:275)




Nė komentin mė tė njohur klasik tė Kur’anit nga Imam Taberiu thuhet se “prekja e shejtanit ėshtė njė lloj sar’aje ose ēmendurie”,




Nė tesfirin e Kurtubiut, nė lidhje me shpjegimin e kėtij ajeti, thuhet:

“Nė kėtė ajet kemi argumentin kundėr atyre tė cilėt konsiderojnė se sar’aja nuk ndodh nga ana a xhinėve, dhe kundėr atyre qė thonė se ata janė shfaqje (fenomene) natyrore, kurse shejtani s’mund tė qarkullojė nėpėr trup tė njeriut e tė shkaktojė tė ashtuquajturėn “prekje”, nė realitet njė lloj ēmendurie”.




Nė hadithin, tė cilin e transmeton Taberaniu, pėrmendet se Pejgamberi i All-llahut e ka shėruar njė djalosh, tė cilin ia kanė sjellė tė lidhur, sepse ka qenė nė gjendje ēmendurie. I ka rėnė shpinės duke thėnė: “Dil, o armik i All-llahut!Dil!”, derisa i ėshtė kthjelluar plotėsisht pamja e tij e ēmendurisė. Pastaj ai e ka lexuar duanė dhe e ka pėrshkuar me duar fytyrėn e tij. Djaloshi ėshtė shėruar dhe prej asaj kohe ka qenė nė gjendje aq tė mirė shėndetėsore sa qė askush nga shoqėria e tij nuk ka qenė mė normal e mė i menēur se ai.




Nga ky transmetim mund tė konkludohet se:
1. shejtani, armiku i All-llahut, mund tė ndikojė tė njeriu nė formė tė sėmundjes sė sar’asė (ograkur, ogradisjes, ēmendurisė).


2. ky lloj i sėmundjeve mund tė shėrohet me atėmėnyrė siē ka vepruar Pejgamberi i All-llahut.


3. shejtani mund tė vejė kontakt me njeriun, tė hyjė nė tė e tė veprojė nė tė. Kjo kuptohet nga veprimet e pėrcjella tė Pejgamberit a.s., kur ai kėrkon qė shejtani ta lėshojė trupin e personit tė sėmurė. Ėshtė logjike qė daljes duhet t#i paraprijė hyrja.




Rivajet i ngjashėm ėshtė eshe ai qė e shėnon El-Hajthemi, e nė tė cilin thuhet se Pejgamberit tė All-llahut i ka ardhur njė grua dhe ka kėrkuar qė ai t’i lutet All-llahut tė Gjithėmadhėrueshėm pėr shėrimin e djalit tė saj, tė cilit i kishte luajtur mendja. Ai kėrkoi prej sa t’i sjellė ujė. Ia solli njė enė tė vogėl prej guri me ujė, nė tė cilin pėshtyu, e shpėrlau fytyrėn, bėri dua dhe urdhėroi: “Shpėrlaje me kėtė ujė dhe lute All-llahun qė ta shėrojė”. Pėrcjellėsi i kėtij hadithi thotė: “Kėrkova qė prej atij uji tė mė japė edhe mua pėr djalin tim. Mora pak me gishtėrinj dhe e leva nėpėr trup. Pastaj u bė njeriu mė i shėndoshė. E pyeta edhe atė gruan pėr djalin e saj dhe ajo mė tha se ėshtė shėruar plotėsisht”.




Ebu Davudi shėnon transmetimin qė Neveviu nė veprėn e tij “Edhkar” e konsideron tė besueshėm, e tė cilin e pėrcjell Harixhetu b. Es- Salt prej mixhės sė vet, i cili e pranoi Islamin para Pejgamberit a.s. dhe duke u kthyer prej tij i takoi disa njerėz qė e mbanin njė njeri tė lidhur me zinxhir. I thanė se kanė biseduar nė mes vete se, me siguri, kolegu i tij (Pejgamberi a.s.) ėshtė dėrguar me ndonjė dobi e mirėsi pėr njerėzit. Pastaj e pyetėn se a ekziston diēka, me tė cilėn (muslimanėt) shėrohen? (Ai mė pastaj rrėfen):




“Ia lexova atij rukjen (disa pjesė tė caktuara tė Kur’anit) nė formė tė Fatihasė deri sa u shėrua. Ata mė dhuruan njėqind dele. Shkova te Pejgamberi a.s. dhe e lajmėrova pėr tė. Mė pyeti: A ke kuvenduar diēka tjetėr? I thash: Jo! Ai tha: Pranoje dhuratėn e tillė. Vaj halli pėr atė qė ushqehet prej rukjes sė pavlefshme! Ti je ushqyer me rukjen e vlefshme”.




Ky trasmetim pėrcillet edhe nė kėtė version:
“Ia lexoi atij rukjen tre ditė, nė mėngjes dhe nė mbrėmje, nė mėnyrė tė pėrsėritjes sė Fatihasė. Kur e lexonte suren, atėherė e mblidhte pėshtymėn dhe pėshtyente”.




Ibni Tejmije konsideron se xhinėt hyjnė nė trup tė njeriut, ky ėshtzė edhe mendimi i ulemave tė proveniencės sė ehli sunnetit, tė cilėt me koncenzus pajtohen pėr kėtė ēėshtje. Brenda njeriut shkaktojnė sar’anė dhe flasin me gjuhėn qė ai nuk e kontrollon (dot). Transmetohet se Pejgamberi a.ss.tė ketė thėnė nė njė transmetim, tė cilin e shėnojnė Buhariu dhe Muslimi: “Shejtani qarkullon nė trupin e njeriut, nėpėr enėt e gjakut”.




Transmetohet se Ahmed b: Hanbeli, themelues i medhhebit hanbelit. E ka shėruar sar’anė. Ati i ėshtė ankuar Halfi Mutevekkil pėr rastin e vajzės-robėreshės sė mikut tė tij, e cila ke qenė e sėmurė nga sar’aja. Imam Ahmedi i nxorri prej kėmbėve nallet e drunjta me rryp prej gjetheve tė palmės, me tė cilat merrte abdes dhe ia dha shokut tė vet duke i thėnė:




“Shko nė rezidencėn e Halifit, ulu pranė shtratit tė robėreshės dhe thuaj (xhinit qė ka hyrė nė trupin e tė sėmurės): Ahmedi tė ka porositur si vijon: A dėshiron me vullnetin tėnd tė dalėsh apo tė marrėsh 70 tė rėna me kėta nalle”.




Xhini i lig u paraqit me gjuhėn e tė sėmurės:
“Dėgjojmė dhe iu pėrulemi urdhėrave. Ahmedi, edhe sikur tė na urdhėronte tė shpėrngulemi nga Iraku, ne do ta dėgjonim atė. Ahmedi ( me tė vėrtetė) u ėshtė nėnshtruar urdhėrave tė All-llahut, kurse ai i cili iu nėnshtrohet urdhėrave tė All-llahut meriton qė t’i nėnshtrohet atij sejcili”.




Xhini doli nga trupi i vajzės me fjalė dhe ajo u bė plotėsisht normale, lindi fėmijė dhe ēdo gjė shkoi nė mėnyrė normale derisa Ahmed b. Hanbeli ishte gjallė. Kur vdiq, xhini u kthye sėrish nė trupin e saj. Halifi iu drejtua Ebu Bekėr El-Merveziut, i cili e trashėgoi Ahmed b. Henbelin si dijetari mė i njohur i kohės sė vet. Ai, duke ditur pėr rastin e Ahmedit, e mori nallen dhe shkoi tek e sėmura. Megjithatė, xhini refuzoi t’i dėgjojė urdhėrat e tij dhe tha se Ahmed b. Hanbeli ka qenė nė mėnyre tė veēantė i pėrulur ndaj urdhėrave tė All-llahut. Randaj xhinėt kanė qenė tė urdhėruar qė patjetėr t’iu nėnshtrohen urdhėrave tė tij, gjė qė nuk ėshtė rasti i njėjtė edhe me El- Merveziun.




E njėjta gjė pėrcillet edhe pėr Ibėn Tejmijen, gjė tė cilėn e kemi cituar mė parė. Nxėnėsi i tij, Ibnull Kajjimi, rrėfen se Shejhu ka ditur vetėm tė dėrgojė dikė me porosinė drejtuar xhinit qė ta braktisė trupin e personit tė sėmurė, gjė qė ka mjaftuar pėr shėrim. Nė rastet e tjera ai vetė do tė vepronte. Ndonjėherė do tė haste nė shembullin e xhinit tė lig qė s’ėshtė pėrulur, ashtu qė tek ai tė zbatonte metodėn e rrahjes fuqishėm me shkop sa qė tė pranishmit mendonin se i sėmuri tė rėnat e tilla nuk mund t’i durojė dhe s’mund tė mbetet gjallė. Mirėpo, i sėmuri do tė kthehej nga transi dhe gjendja e Cmendurisė nė gjendje plotėsisht normale, i habitur duke pyetur se ē’kėrkon Shjehu tek ai, duke mos ndier kurrfarė dhimbjeje nga ato tė rėna.









Situatat kur ndodhin sulmet e shejtanėve








Prekja e xhinėve mund tė ndodhė nė rastet qė vijojnė:
1. kur xhini irritohet nga ndonjė sjellje e pakontrolluar qė e godet, sepse xhini ėshtė i padukshėm ( e pėrvėlon me ujė valė kur e derdh ujin, bie mbi tė e te ngjashme),


2. kur xhini ose xhinesha dashurohet nė krijesėn njerėzore.


3. kur xhini i lig bėn zullum e padrejtėsi, madje edhe pa kurrfarė arsye, e qė paraqitet tek njerėzit nė njėrėn prej kėtyre katėr gjendjeve qė vijojnė:

a) nė gjendje hidhėrimi

b) nė gjendje frike,

c) nė gjednje kėnaqėsie dhe

d) nė gtjendje depresioni.




Hyrja dhe ngjitja e xhinit me njeriun mund tė ndodhė pėr shkak tė natyrės dhe karakterit tė xhinėve, tė cilėt janė tė pamaterializuar, nė realitet tė krijuar “nga flaka e zjarrit”.









Simptomet e veprimit tė xhinėve








Simptomet e njeriut tė sėmurė mund tė ndahen nė simptome tė cilat manifestohen nė zhgėndėrr apo nė ėndėrr.

Simptomet qė manifestohen nė ėndėrr janė:
1. pagjumėsia, zgjuarja e shpeshtė nga gjumi, ankthet e natės, ngritja dhe ecja nė gjumė;


2. ėndėrrat e tmerrshme dhe pėrndjekjet nga tė cilat nuk mund tė ikė;


3. ėndėrrimi i kafshėve: gjarpėrinjve, macjeve, mive, qenve, luajve e tė ngjashme;


4. kėrcėllitje e dhėmbėve;


5. qeshja e pakontrolluar me zė, qarja, britma ose kukatja;


6. ėndėrrimi i vetvetes nė varr ose nė ndonjė vend tė shkretė;


7. ėndėrrimi i njerėzve me dimensione tė panatyrshme tė zgjatur, tė shkurtuar, tė zi dhe


8. ėndėrrimi i tmerreve dhe fantazmave.




Simptomet tė cilat mund tė ndihen nė zhgėndėrr janė:
1. shtytja e averzionit tė brendshėm dhe largimi nga ēdo lloj ibadeti, sidomos nga namazi dhe dhikri;


2. kokėdhembja konstante e cila nuk ka shkak medicinal;

3. mosprania e shpirtit;


4. dembelia dhe plogėshtia trupore, tė cilat tė pėrkujtojnė lėvizjen e paharmonizuar tė robotit;


5. shtangimet dhe krizat nervore;


6. dhimbjet nė disa pjesė tė trupit qė nuk mund tė shėrohen nė aspektin medicinal.









Cilėsitė e lexuesve tė rukjes








Ata tė cilėt praktikisht merren me shėrimin e sėmundjeve tė pėrmendura, do tė duhej poseduar cilėsitė vijuese:

1. tė kenė besim tė drejtė, tė pakontestueshėm, monoteist islam qė e pason praktika me fjalė e me vepra:


2. tė jenė definitivisht tė bindur nė vėrtetėsinė hyjnore tė Kur’anit dhe nė ndikimin e Tij nė xhinėt dhe shejtanėt, tė cilėn adresėn e kanė nė Shpallje;


3. tė njohin mėsimet islame qė kanė tė bėjnė me botėn e fshehtė tė xhinėve e shejtanėve, sepse me rastin e shėrimit dhe kontaktit me xhinėt duhet patjetėr tė sjellin vendime, kėshtuqė mund tė bėhen gabime katastrofale;


4. tė njohin tė drejtėn islame, mėsimet e saj dhe tė mund qė t’i zbulojnė intrigat dhe mashtrimet e shejtanėve, siē transmetohet prej Ibni Tejmijes tė cilit, me njė rast, xhini i ka ofruar dalje nga personi i sėmurė duke thėnė: “Dal pėr shkak tė rrespektit qė kam ndaj teje”. Megjithatė, Shejhu ia kthen: “Jo! Duhet patjetėr tė dalėsh nga nėnshtrimi ndaj All-llahut dhe Pejgamberit tė Tij”,


5. do tė ishte mirė qė individi, i cili merret me shėrim, tė jetė i martuar nė mėnyrė qė mundėsia e tij tė jetė mė e vogėl pėr tė gabuar dhe mos tė bie nė sprovė me femrat e sėmura, tė cilat, me rastin e shėrimit, nė njė pėrqindje tė madhe, ndodhen nė trans dhe plotėsisht tė varura, duke mos iu kujtuar atyre fare se ēka ka ndodhur me to. Pėr kėtė shkak, gjat kohės sė shėrimit me pacienten, duhet patjetėr tė jetė i pranishėm edhe tutori i saj, kėshtuqė t’i iket mundėsisė pėr tė gabuar;


6. t’iu shmangen gabimeve, pėr arsye se gabimet e ndihmojnė shejtanin dhe i japin tė drejtė tė mos dėgjojė, tė mos nėnshtrohet dhe (kėshtu) tė mbetet te personi i sėmurė;


7. t’i kryejnė detyrimet fetare dhe ibadetet me tė cilat dobėsohet ndikimi i shejtanit;


8. tė pėrkujtojnė dhe lėvdojnė All-llahun e Madhėrueshėm ashtu si ėshtė urdhėruar me sunnet ne raste e situata tė ndryshme;
9. tė kenė nijjet (qėllim) tė drejtė e tė pastėr gjat shėrimit;


10. tė imunizohen dhe tė mbrohen me dhikre tė llojeve tė veēanta tė sunnetit. Sa mė tepėr qė dikush i afrohet All-llahut tė Madhėrueshėm me ibadet, me dhikėr, me pėrulshmėri e tė ngjashme, aq mė tepėr largohet nga shejtanėt dhe mundėsia e tyre qė tė ndikojnė nė tė.









Rukja








Nė Sheriat kėto sėmurje shėrohen me metodėn e kėndimit tė rukjes, qė do tė thotė, tė ajeteve tė caktuara (fjalive, fragmenteve. Kur’ani ėshtė ilaē, siē thotė edhe vetė: (shih Kur’anin, 17:82)




Nė njė transmetim, tė cilin e shėnojnė shumė muhadithė, siē janė: Ibnus-Sunni, Hakimi, Bejhekiu dhe Abdullah b. Ahmed bin Hanbeli, jepen ajetet e zgjedhura qė lexohen pėr mjekimin e sar’aja-sė dhe ėshtė bazė e rukjes qė lexohet te shėrimi nga sar’aja.



Ubejj b. Ka’bi rrėfen: “Kam qenė te Pejgamberi a.s., kur erdhi njė beduin e tha:
- O i Dėrguar i All-llahut, e kam njė vėlla tė sėmurė.
- Ēfarė sėmundje ka?
- Ėshtė ēmendur.
- Sille kėtu.



E uli para vetes, pastaj i kėndoi ajetet qė vijojnė:
1. Fatihanė
2. ajetet prej 1-5, 163-164, 255, 284-286 tė sure Bekare,
3. ajetin e 18 tė sire Ali Imran,
4. ajetin e 54 tė sures El-A’raf,
5. ajetin 116 tė sures El-Mu’min
6. ajetin e 3 tė sures El-Xhinn,
7. ajetet prej 1-10 tė sures Es-Saffat,
8. ajetet prej 21-24 tė sures El-Hashėr,
9. suren Ihlas dhe El-Mu’avvidhetejn”









Ajetet e rukjes








Pra, ajetet e rukjes, sipas kėtij transmetimi, janė:
El-Fatiha
(1-7)

El-Bekare
1,2, 3,4, 5,102,163,164,255,256,257,284,285,286

Ali Imran
18,19

El A’raf
54,55,56,117,118,119,120,121,122

Junus
81,82

Ta Ha
69

El-Mu’minun
115,116,117,118

Es-Saffat
1,2,3,4,5,6,7,8,9,10

El-Ahkaf
29,30,31,32

Er-Rahman
33,34,35,36

El-Hashėr
21,22,23,24

El-Xhinn
1,2,3,4,5,6,7,8,9

El-Ihlas
1,2,3,4

El-Felek
1,2,3,4,5

En-Nas
1,2,3,4,5,6






...

4peace
23-07-05, 20:53
...







Stadet e shėrimit









Vetė shėrimi pėrbėhet prej tre stadesh:
1. pėrgatitja pėr shėrim

2. procesi i shėrimit me kėndimin e rukjes dhe

3. periudha e passhėrimit.








Hyrja nė shėrim








Kjo fazė e shėrimit pėrbėhet nga parapėrgaditjet qė kanė tė bėjnė me tė sėmurin, me atė qė kėndon rukjen dhe kushtet pėr shėrim tė suksesshėm. Sa u pėrket mjekuesit dhe tė sėmuarit do tė duhej imunizuar dhe mbrohen me mbrojtjet kur’anore dhe sunnetore, para se tė fillohet me vetė shėrimin, me leximin e isti’adhes (formulės sė mbrojtjes dhe strehimit tek All-llahu), ajetul-Kursisė (el-Bekare, 155), duave dhe dhikreve.









Procesi i shėrimit: kėndimi i rukjes









Nė kėtė fazė lexuesi i rukjes personit tė sėmurė ia vė dorėn e djathtė nė kokė dhe e kėndon rukjen, nė tė vėrtetė ajetet dhe suret e zgjedhura, tė cilat kėndohen me njė kiraet tė qartė nė veshin e djathtė tė personit tė sėmurė. Nė transmetimin e Ubejj bin Ka’bit i kemi sjellė ajetet qė Pejgamberi i All-llahut ia ka lexuar njėrit nga tė sėmurėt. Rukja e vlefshme ėshtė e lejuar dhe ėshtė e urdhėruar me koncensus, nėqoftėse pėrmbushen kushtet e saj.









Argumentet pėr lejimin e rukjes








Ekzistojnė shumė hadithe qė argumentojnė se rukja ėshtė e lejuar:
1. Pėrcillet nė disa transmetime autentike se i Dėrguari i All-llahut ia ka kėnduar rukjen vetes. Buhariu shėnon prej Aishes r.a. se ai (i Dėrguari) kur do tė shkonte tė flejė, i fryente durt e veta duke kėnduar suren “Kul huvall-llahu ehad” dhe “Mua’vvidhetejn” (El-Felek dhe En-Nas) pastaj me duar e pėrshonte fytyrėn dhe tėrė trupin deri sa mund ta arrijė.



2. Poashtu pėrcillet se i Dėrguari a.s. ka urdhėruar qė t’iu lexohet rukja edhe tė tjerėve. Buhariu shėnon prej Ummi Selemes se Pejgamberi i All-llahut ka parė nė shtėpinė e saj njė robėreshė, nė fytyrėn e sė cilės mund tė vėrekeshin simptome xhinore tė marrjes mėsysh, andaj urdhėroi: “Lexonia rukjen sepse tek ajo shihet se e kanė marrė mėsysh”.



3. Pėrcillet poashtu se Pejgamberi a.s. ua ka kėndur rukjen tė tjerėve. Buhariu shėnon prej hazreti Aishes se ai (pejgamberi) i ka imunizuar dhe i ka mbrojtur disa tė sėmurė duke ua fėrkuar dorėn e djathtė dhe duke kėnduar duanė: “Largoje sėmundjen, o Sunduesi i njerėzve, shėroje, sepse Ti je Ai i cili jep shėndet. S’ka shėrim pėrveē shėrimit tėnd qė nuk zmbrapset para sėmundjes”.



4. Transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka lejuar edhe pėlqyer rastet e kėndimit tė rukjes nga personat e tjerė. Buhariu shėnon njė transmetim nga Ebu Se’idi, nė tė cilin tregohet se njė grup as’habėsh duke udhėtuar u gjet nė territorin e njė fisi arab. U paraqitėn si mysafirė, mirėpo ata i refuzuan e nuk i gostisėn.



Nė atė kohė ndodhi qė tė parin e fisit nė fjalė ta kafshojė njė gjarpėr helmues. Ata u munduan qė ta shėrojnė duke i provuar tė gjitha metodat e njohura mjekuese qė i dinin, por nuk patėn sukses. Dikujt nė atė fatkeqėsi iu kujtuan edhe mysafirėt, ndaj tė cilėve nuk u sollėn mirė dhe kėrkuan prej tyre qė tė ndihmojnė, sepse ndoshta ndonjėri prej tyre e njeh mjeshtrinė e shėrimit.





Njė as’hab u lajmėrua qė t’ia lexojė rukjen. Por, ua pėrkujtoi atyre sjelljen ndaj as’habėve si mysafirė dhe refuzoi tė kėndojė, pėrveēse me kompenzim. U morėn vesh se, nė qoftė se e shėron, do t’ia japin njė tufė delesh. Sahabiu filloi me pėshtyerjen dhe me kėndimin e rukjes nė formė tė leximit e pėrsėritjes sė “”El-Hamdu lil-lahi rab-bil a’lemin-it”, deri kur i helmuari u ngrit sikur tė ishte liruar nga prangat. Ai eci aq sa i dėshironte zemra. Ia dhanė atij tufėn e premtuar tė deleve. Disa prej as’habėve kėrkuan qė delet t’i ndajnė mes vete.





Megjithatė, lexuesi i rukjes u propozoi qė atė ta lėnė pasi ta lajmėrojnė Pejgamberin a.s., pėr mėnyrėn se si kanė vepruar. Kur erdhėn tek ai dhe e lajmėruan pėr rastin e tyre, ai u pajtua me mėnyrėn e veprimit tė tyre, duke u thėnė: “Prej nga e din se (Fatiha) ėshtė rukje? E keni qėlluar! Ndanie fitimin dhe mė bėni edhe mua hisedar nė tė”.





Ky transmetim i besueshėm dhe shumė tė tjerė janė bazė e koncensusit pėr lejimin e rukjes, e cila mund tė ndahet nė dy lloje:
a) rukja qė lexohet pėr shėrim, pasi qė njė person sėmuret dhe


b) rukja e cila lexohet si masė preventive pėr t’u mbrojtur, imunizuar dhe pėr t’i penguar sėmundjet.










Argumentet pėr pėrdorimin e rukjes nė shėrimin e tė sėmuarit









Rukja qė lexohet pėr shėrim ka baza nė transmetime tė shumta:


1. Hazreti Aisheja, transmeton se kur sėmurej Pejgamberi i All-llahut, meleku Xhibril ia lexonte rukjen: “Me emrin e All-llahut tė mbrojmė nga e keqja e ziliqarit qė ka zili dhe nga e keqja e marrjes mėsysh dhe (ne) tė shėrojmė prej ēdo sėmurjeje”. Poashtu, pėrcillet edhe verzioni, nė tė cilin, Xhibrili a.s., lexon: “Me emrin e All-llahut ta kėndoj rukjen kundėr ēdo gjėje qė tė mundon, dhe All-llahu tė shėroftė kundėr ēdo personi ziliqar e lakmitar. Me emrin e All-llahut po ta lexoj rukjen”.



2. Hazreti Aisheja pėrcjell se Pejgamberi i All-llahut, “kur do tė sėmurej ndonjėri nga familja e tij, e fryente atė duke e lexuar “El-Mua’vvidhetejn”-in. Kur edhe vet e sėmur pėr vdekje, e fryeja atė dhe e pėrshkoja me dorėn e vet, e cila ėshtė mė bereqetlije se dora ime”.









Argumentet e rukjes preventive








Rukja e cila kėndohet si masė preventive, pėr tė penguar veprimet dhe sėmundjet xhinore, po ashtu ka argumentet e veta nė hadithet qė vijojnė:



1. Buhariu shėnon nga Ibni Abbasi se i Dėrguari i All-llahut, u ka kėnduar rukje mbrojtėse nipėrve, Hasanit e Huseinit, duke thėnė se stėrgjyshi i tyre (Ibrahimi a.s.) u ka kėnduar Ismailit dhe Is’hakut: “Kėrkoj mbrojtjen e All-llahut me fjalė tė plota qė tė mė mbrojė nga ēdo shejtan e brengė, dhe nga ēdo sy i keq”.



2. Muslimi shėnon se Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: “Kur dikush prej jush tė hyjė nė banesė le tė lexojė: ‘ Kėrkoj mbrojtjen e All-llahut me fjalė tė plota qė tė mė mbrojė nga e keqja e asaj qė ėshtė krijuar’, asgjė s’mund t’i bėjė dėm deri kur ta lėshojė atė vend”.



3. Imam Ahmedi nė “Musned” shėnon hadithin autentik, nė tė cilin Osman bin Ebil-‘Asi i ankohet Pejgamberit tė All-llahut: “O i dėrguar i All-llahut, shejtani mė pengon tė falem dhe tė mėsoj”. Ai i tha: “Ai ėshtė shejtani i cili quhet Hanzeb. Sapo ta hetosh, kėndoje “isti’adhen” dhe pėshtyj tri herė nė anėn e majtė”. Osmani rrėfen: “Veprova nė atė mėnyrė, andaj All-llahu i Madhėrishėm e largoi prej meje”.










Rukja e vlefshme









Rukjet qė kanė ardhur me anė tė transmetimit nga Pejgamberi a.s., duhet lexuar sipas mėnyrės sė caktuar pa shtuar ose hequr asgjė, sepsejanė tė natyrės doktrinare. Nėse ėshtė transmetuare se rukja e caktuar lexohet nė mbrėmje, atėherė nuk ėshtė e lejuar qė ajo tė bėhet pasdite e tė ngjashme.




Megjithatė, nėqoftėse nga pėrvoja dėshmohet donia e ndonjė rukjeje e cila nuk ėshtė caktuar nė mėnyrė doktrinare, as qė i prish kushtet e rukjes sė vlefshme, do tė ishte e lejuar tė zbatohet, sepse njė gjė e tillė kuptohet nga sunneti.




Buhariu shėnon hadithin tė cilin e pėrcjell Ebu Sei’di, e nė tė cilin thuhet se njė njeri ka ardhur te Pejgamberi a.s. dhe i ėshtė ankuar se vėllai i tij ka dhimbje nė bark. E ka urdhėruar: “Jepi mjaltė!”. Pastaj ka ardhur edhe herėn tjetėr, kurse ai i ka thėnė: “Jepi mjaltė!”. Mandej sėrish ka ardhur duke pohuar se kėsaj radhe ka vepruar sipas porosisė, atėherė i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: “Tė vėrtetėn e ka thėnė All-llahu i Madhėrueshėm, kurse rrenė barku i vėllait tėnd. Jepi mjaltė!”. I dha mjaltė dhe ai u shėrua.




Nga ky hadith kuptohet se mėnyra doktrinare ėshtė mė e preferueshme ndaj pėrvojės, do tė thotė, ajo qė ka ardhur nga Pejgamberi a.s. ėshtė mė e preferueshme se e zakonshmja dhe pėrvoja.




Pejgamberi a.s. ka lejuar rukjen me prejardhje jodoktrinare qė as’habėt e kanė mėsuar prej tė tjerėve, nė qoftėse nuk ka pengesa sheriati. Muslimi shėnon transmetimin e Ebu Zubejrit se akrepi e ka kafshuar e helmuar njė njeri, pėrderisa ai rrinte ulur me Pejgamberin a.s. , e dikush prej tyre tha: “O Pejgamber i All-llahut, t’ia kėndoj rukjen?” Pejgamberi a.s. i tha: “Kush mund t’i bėj mirė vėllait tė vet, le ta bėjė atė”.




Imam Muslimi shėnon prej A’uf bin Malik El-Eshxhe’iut, i cili ka thėnė: “ E kemi lexuar rukjen nė periudhėn paraislame. Ne i thamė: ‘ O Pejgamber i All-llahut, ēka mendon pėr kėtė?’ Ai tha: ‘M’i tregoni ato rukjet tuaja qė t’i shoh. Ėshtė e lejuar rukja nė tė cilėn nuk ka shirk (bestytni, politeizėm)”




Nga ky transmetim kuptohet se ėshtė e lejuar ēdo rukje nė tė cilėn s’ka shirk, do tė thotė, prishje tė monoteizmit tė proklamuar islam, pėrndryshe Pejgamberi a.s. nuk do tė kėrkonte qė t’ia tregojnė t’i shohė rukjet e tyre paraislame, por a priori do t’i gjuante dhe do tė kėrkonte tė bėhen vetėm rukjet qė dalin nga Kur’ani dhe sunneti.




Nga transmetimet qė flasin pėr rukjen kuptohet zbatimi i saj i tėrėsishėm pėr shėrimin e sėmurjeve dhe s’ėshtė specifike vetėm pėr sėmurje tė caktuara.










Kushtet e vlefshmėrisė sė rukjes








Kushtet e vlefshmėrisė sė rukjes mund t’i ndajmė ose definojmė, duke u mbėshtetur nė tekstet e mėparshme tradicionale:


1. Rukja duhet tė ketė pėrmbajtje monoteiste dhe nė mėnyrė definitive tė jetė pa pėrzierje shirku. Nuk guxon tė pėrmbajė kurrfarė betimi me cilėndo krijesė, siē janė: dielli, hėna, yjet, xhinėt, melekėt etj. Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Ai i cili betohet nė diēka tjetėr, pėrveē All-llahut, ka bėrė apostazi (ka dalė nga feja)”.



Poashtu, rukja nuk guxon tė pėrmbajė lutje ose me tė tė kėrkohet ndihmė prej krijesave tė All-llahut, pėr gjėrat tė cilat mund t’i bėjė vetėm All-llahu dhe qė janė vetėm ne kompetencat e Tij.




Nė Kur’anin famėlartė thuhet: (shih Kur’anin, 35:13-14)




2. Rukja s’guxon tė pėrmbajė sihėr (magji) dhe fall. Sihri ėshtė i ndaluar (haram) dhe juridikisht trajtohet si njė lloj apostazie.



3. Rukja s’guxon tė jetė as prej atij qė nxjerr fall, parashikon, po bile edhe sikur tė mos jetė sehirbėrės. Ahmedi dhe Hakimi shėnojnė njė transmetim, nė tė cilin thuhet: “Kush shkon tek ai qė nxjerr fall dhe parashikon, pastaj i beson, me tė ai bėn kufėr (apostazi) nė atė qė i ėshtė shpallur Muhamedit a.s.”.



4. Rukja duhet patjetėr tė jetė e kuptueshme, sepse ajo qė nuk kuptohet mund tė ketė domethėnie mosbesimi, e prej saj duhet tė largohemi patjetėr.




Ibni Haxheri shkruan se ulematė pajtohen mbi vlershmėrinė e rukjes sė lejuar:
a) tė jetė fjalė e All-llahut ose pėrmendje dhe dhikėr i emrave tė bukur tė Tij dhe cilėsive tė Tij;



b) tė jetė arabisht ose pėrkthim i kuptimeve tė lejuara me Sheriat;



c) tė ekzistojė bindja se rukja nga vetvetiu ose ai qė e kėndon nuk janė faktorė vendimtarė nė shėrim, por vendimtar ėshtė veprimi (ndikimi) i All-llahut Fuqiplotė.





5. Rukja duhet tė jetė si njė lloj forme, e cila ėshtė transmetuar nga Pejgamberi a.s. dhe gjeneratat e as’habėve, e nuk guxon tė jetė nė ndonjė formė tė ndaluar, sikur tė lexohej me qėllim xhunub ( i papastėr), nė varr, nė hamam (banjo), nė mėnyrė qė tė shkruhen shkronjat dhe shenjat e rukjes duke shikuar nė yje e tė ngjashme; ose tė shkruhen me papastėrti etj.



6. Nuk guxon tė jetė duke shqiptuar sharje e mallkime.




7. Lexuesi i rukjes ose i sėmuri s’guxojnė tė jene tė bindur se rukja nga vetvetiu shėron ose shpėton nga fatkeqėsia. Duatė dhe mbrojtjet e ndryshme tė cilat lexohen, nė njė mėnyrė janė armė ose mjete tė cilat nuk veprojnė me mprehtėsinė e tyre, por fuqinė e shkathtėsinė a atij qė merret me to, do tė thotė, edhe lexuesi duhet patjetėr tė ketė veti tė caktuara dhe t’i plotėsojė kushtet e caktuara pėr rukje. Rukja duhet tė jetė e lejuar (xhaiz) ose sė paku e lėvduar (mendub).




Lexuesi i rukjes, pra, duhet patjetėr tė jetė nė shkallėn e pėrgjegjėsisė me nijet tė mirė dhe kushte tė pėrmbushura tė lutjes sė pranuar, qė All-llahu i Madhėrishėm, krahas gjithė kėsaj, tė dojė shėrimin dhe ta pėrcdaktojė atė.




Pas rukjes sė lexuar, xhini i cili ėshtė shkaktar i sėmundjes pėrzėhet e largohet nga trupi i tė sėmurit. Nėse xhini vetėm me lexim detyrohet tė dalė, ajo ėshtė forma mė e mirė. Megjithatė, po qe se nė atė mėnyrė nuk arrihet sukses, atėherė bėhen pėrpjekje qė xhini tė detyrohet tė flasė dhe nė bazė tė bisedės, dialogut, tė rėnave e metodave tjera tė ndryshme, detyrohet, me ndihmėn e All-llahut, tė dalė nga trupi.





...

4peace
23-07-05, 20:56
...








Stadi i tretė i shėrimit









Kjo ėshtė periudha pas leximit tė rukjes, kur tė sėmurin e pret njė detyrė mjaft e rėndė, e ajo ėshtė tė mbrohet dhe imunizohet, ashtuqė xhini tė mos i kthehet sėrish. Mbrojtja arrihet vetėm me besim, me jetėsimin e besimit dhe me ibadetin e tė sėmurit. I sėmuari ka nevojė pėr ndihmėn e anėtarėve tė shtėpisė dhe tė shokėve, tė cilėt mund t’i ndihmojnė duke bėrė ēmos qė t’iu iket gabimeve nė rrethin dhe shoqėrinė e tė sėmurit, nė mėnyrė qė tė mos i mundėsojnė sulmuesit tė mbetet ose tė kthehet nė qoftėse ėshtė dėbuar me anė tė rukjes.




Posaēėrisht do tė duhej qė i sėmuri, i cili shėrohet prej kėtyre sėmundjeve, t'iu kushtojė mjaft kujdes veprimeve vijuese:




1. qė sipas mundėsisė tė jenė me abdes dhe rregullisht tė falin namazin, sidomos me xhematė (pėr meshkuj),


2. tė kėndojnė ose tė dėgjojnė Kur’an,


3. tė mos dėgjojnė muzikė, kėngė e tė mos shikojnė programe zbavitėse nė TV e tė ngjashme,


4. tė marrin abdes para se tė flejnė, tė kėndojnė ajetul Kursinė dhe mbarimin e sures Bekare,


5. tė kėndojnė nė shtėpi, nė ēdo tė tretėn ditė, suren Bekare,


6. tė kėndojnė suren Mulk para se tė flejnė, e pas sabahut tė kėndojnė suren Jasin


7. tė shoqėrohen me tė devotshmit dhe njerėzit e mirė, e tė largohen nga shoqėrimi i mėkatarėve,


8. femra sidomos do tė duhej tė vishej nė bazė tė Sheriatit,


9. tė kėndojnė ose tė dėgjojnė pėr ēdo ditė nga njė xhuz prej Kur’anit,


10. tė kėndojnė nė sabah njėqind herė dhikrin qė ka kėtė pėrmbajtje: (La ilahe il-lell-llahu vahdehu la sherike lehu. Lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-lishej’in kadir). “S’ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut Njė i pashoq. Atij i takon pushteti dhe Atij i takon falėnderimi. E ai ėshtė i Gjithėfuqishmi”,


11. tė kėndojnė Besmelen nė ēdo aktivitet e punė,


12. tė mos flejnė vetėm,


13. tė kėndojnė sipas nevojės pėr ēdo ditė edhe vird (zgjedhje) tė veēantė tė dhikreve e lutjeve tė cilat janė tė pėrmendura si mbrojtje.











Kėshillat praktike












Shpesh ndodh qė edhe leximi i rukjes me rastin e tentimit pėr shėrimin e personit tė sėmurė thjesht tė mos ketė sukses. Shkaktar i kėsaj, shpeshherė, mund tė jetė kėnduesi i rukjes ose i sėmuri.nė tė vėrtetė, pėrpjekjet e shėrimit dhe kėndimi i rukjes prej ndonjė personi joprofesional dhe qė nuk i plotėson kushtet, me bindje jo tė mjaftueshme nė ndikimin kur’anor, nė vent qė ta irritojė xhinin mund ta bindin nė mundėsinė e mbetjes sė tij nė personin e sėmurė. Pėr kėtė shkak, pėrpjekjet e para tė shėrimit janė mjaft me rėndėsi, siē ėshtė mjafdt me rėndėsi edhe kryerje nga ana e personit me cilėsitė e pėrmendura dhe nė mėnyrėn e lejuar qė e kemi pėrshkruar mė heret.




- Nga ana tjetėrt, i sėmuri, me qėndrim tė gabuar dhe jo tė drejtė ndaj fesė, duke mos iu pėrmbajtur trajtimit pėr shėrim, po ashtu, i jep legjimitet e tė drejtė xhinit qė tė mbetet nė tė. Gabimi i tė sėmurit xhinin e bėn tė ndjeher sikur ėshtė nė ambientin e ver, dhe sikur nė shtėpinė e vetr, nga e cila askush nuk e dėbon. Pėr kėtė arsye ndonjėherė ndodh qė tė sėmurit, derisa i kėndohet rukja, nė mėnyrė jo tė natyrshme, vazhdimisht i hapet goja nga mėrzia sikur don tė thotė; “Pse mė shqetėson nė shtėpinė time?!”



- Ngandonjėherė, gjatė leximit tė rukjes, i sėmuri ndjen marramendje, ngushti dhe dridhje, por xhini, pėrkundėr kėsaj nuk paraqitet. Nė atė rast kėndohet rukja tri herė e pastaj, nėse edhe kjo nuk sjell ndonjė ndryshim, tė sėmurit i propozohet trajtim i veēantė, tė cilit do t’i pėrmbahet njė muaj. Pas kėsaj sėrish kėndohet rukja, e cila do tė duhej tė jetė efikase e ta detyrojė xhinin qė ta lėrė (braktisė) e tė largohet nga trupi i tė semurit, me ndihmėn e All-llahut, nėse i sėmuri vėrtet i pėrmbahet saktėsisht trajtimit dhe udhėzimeve qė e irritojnė xhinin.



- Nė tė njėjtėn mėnyrė veprohet edhe atėherė kur paraqitet xhini, por refuzon tė dalė.



- Nė rast se i sėmuri qanė me rastin e kėndimit, duke mos mundur tė pėrmbahet, ajo tregon se bėhet fjalė pėr sihėr qė mund tė hulumtohet duke lexuar ajetet e sihrit.



- Ndonjėherė xhini mund tė paraqitet me britma, kėrcėnime e zhurmė. Nuk duhet frikėsuar nga ai. Nė kėtė rast ėshtė mirė tė kėndohet ajeti i cili bėn fjalė pėr dobėsitė e intrigave djallėzore: “S’ka dyshim se intriga e djallit ėshtė e dobėt” (4:76)



- Ndonjėherė xhini e shanė dhe i kėrcėnohet lexuesit. Hidhėrimi asgjė nuk zgjidh e s’ndihmon, kėshtuqė lexuesi i rukjes duhet patjetėr tė qėndrojė i qetė dhe tė jetė i durueshėm.



- Nganjėherė xhini shėrbehet me dinakėri e mashtrime, kėshtuqė bėn lajka me fjalėt: “Ti je i mirė dhe i devotshėm, do tė dal pėr hatėr tėnd”, e tė ngjashme. Atij duhet thėnė kėshtu: “Unė jam njeri i rėndomtė, kurse ti dil i pėrulur ndaj All-llahut tė madhėrishėm”.



- Nė rast se xhini ėshtė posaēėrisht i padėgjueshėm, atėherė lexohet Kur’an mbi ujė, tė cilin pastaj e pin i sėmuri. Xhini nga ai do tė ndjejė dhimbje e do tė dalė, nėse don Zoti.



- Nė rast se xhini sė pari paraqitet e mandej largohet e ikė nėpėr trup tė sėmurit, me rastin e marrjes sė besės (a’hdit) pėr dalje, atėherė detyrohet tė vijė duke pėrsėritur kėndimin e katėr ajeteve nga sureja Er-Rahman: “O turmė e xhinėve dhe e nerėzve, nėse keni mundėsi tė dilni pėrtej kufinjve tė qiejve e tė tokės, depėrtoni pra, po nuk mundeni vetėm me ndonjė fuqi tė fortė (por ju nuk e keni atė)...” dhe vazhdon ajeti mė tej.



- Ndonjėherė xhini dėshiron tė lėre pėrshtypje se ka dalė nga trupi, kurse nė tė vėrtetė s’ka dalė. Kjo mund tė vėrtetohet me vėnien e dorės nė kokėn e tė sėmurit e cila nė mėnyrė tė panatyrshme lihtė dridhet, nė qoftė se ai ėshtė aty ende i pranishėm.



- Xhini i ngushtuar me kėndim, ndonjėherė, vė kushte pėr tė dalur. Nė qoftėse kushtet janė nė pajtim me Sheriatin, mund tė merren parasysh por. Vetėm si pėrulje ndaj All-llahut tė Madhėrishėm, e jo ndaj xhinit. Po qe se do tė kushtėzojė atė ēka nuk ėshtė e lejuar, s’guxon ajo t’i plotėsohet, as qė duhet tė merret parasysh.



- Nė momentin e pėrzėnies sė xhinit, lexuesi i rukjes, i sėmuri dhe krejt ata qė prezentojnė gjatė shėrimit, e falėnderojnė All-llahun e Madhėrishėm, duke rėnė nė sexhde.



- Me rastin e shėrimit, lexuesi nuk do tė duhej tė thotė: “Unė e kam pėrzėnė atė” ose “Unė e kam shėruar”, por, ajo u bė me dėshirėn e All-llahut. Pra, shihet se mendjemadhėsia ia hapė dyert veprimit dhe mashtrimit djallėzor.



- Ai i cili dėshiron tė merret me leximin e rukjes dhe tė shėrojė me Kur’an duhet patjetėr tė studjojė, tė kuptojė dhe tė pėrvetėsojė literaturė qė merret me kėtė tematikė, pastaj veprat e hadithit e artikujt qė flasin pėr mjekėsinė e Pejgamberit a.s. Personi i tillė duhet ta njohė fikhun sepse shpesh do tė ket rast tė sjellė vendime pėr tė cilat do tė duhet tė pėrgjigjet.





...

4peace
23-07-05, 21:16
...










SIHRI









Bota e sihrit (magjia e zezė, shtrignia) ėshtė botė e ēudirave ku gėrshetohen tė vėrtetat e fesė dhe bestytnitė, dituria dhe shkathtėsia me iluzionin, kurse shtytjet dhe stimulet harmonizohen me qėllimt dhe tendencat. Ajo ėshtė botė e maskės, botė e jashtme e papėrballueshme, joshėse, magjepse, e nė qenien e vet ėshtė forma mė e zezė e mė e ndytė e shėrbimit fizik e shpirtėror ndaj shejtanit tė pandershėm, gjė qė e urren ēdo natyrė e shėndoshė njerėzore.




Historia e sihrit ėshtė vetėm terr dhe errėsirė. Ajo ėshtė ana e zezė e hapėrimit njerėzor nėpėr historinė e intrigave, tradhtive e iluzioneve tė shejtanit, si mjete pėr mashtrimin e robėrve tė All-llahut, qė pėr pasojė tė fundit tė shkrihen nė llojet mė tė rėnda tė gjynaheve tė pafalshme tė apostazisė (kufrit, shirkut dhe dalatetit), prej nga nuk ka mė kthim nė rrugėt e shpėtimit.












Njė pasqyrė e shkurtėr pėr sihrin nė historinė e qytetėrimeve mė tė njohura









Historia e sihrit shtrihet deri nė kohėn parahistorike, fiset dhe popujt e lashtė, qė iu ka ardhur shpallja, padėgjueshmėrinė e tyre, refuzimin dhe mosndjekjen e udhėzimit tė All-llahut e kanė arsyetuar dhe argumentuar duke shpifur pergamberėt e All-llahut se janė falltorė, sihirbėrės e magjistarė.




All-llahu i Madhėrishėm, nė Kur’anin Famėlartė, thotė: (shih Kur’anin 51:52)




Historikisht, pra, mund tė vėrtetohet pėrdorimi i sihrit nė qytetet, shtetet e popujt e lashtė, duke filluar qė nga Babiloni i lashtė e deri te Egjipti, India, Persia, Greqia, Tibeti, Kina etj., qė nė tė shumtėn e rasteve mund tė ndiqet edhe pėrmes rrėfimeve kur’anore pėr disa pejgamberė tė All-llahut. Do tė japim njė pasqyrė tė shkurtėr tė asaj historie tė sihrit.









Sihri nė Babilon nėpėr hermeneutikėn kur’anore








Kur’ani pėrmbledh edhe sihrin e banorėve tė Babilonit: (shih Kur’anin 2:102)




Ky ėshtė pėrkthim i ajeteve nga pėrkthyesi Sherif Ahmeti. Mirėpo, nė tefsirin r Ibėn Kethirit ky ajet komentohet nė mėnyrėn si vijon:
Ka thėnė Es-Sedijji:



“Shejtanėt janė ngjitur nė qiej duke zėnė pritat pėr tė pėrgjuar. Kanė dėgjuar bisedat e melekėve pėr atė qė do tė ndodh nė Tokė nė mesin e tė vdekurve, ose pėr disa fshehtėsi dhe ndodhi tė ardhshme. Kėto lajme pastaj ua pėrcillnin falltorėve e magjistarėve. E ata, lajmet e tilla, ua pėrcillnin njerėzve, tė cilėt i pėrjetonin si tė vėrteta. Kur e panė se falltorėt u besojnė atyre, ata filluan t’i rrejnė dhe tė vėrtetave t’iu shtojnė edhe tė pavėrteta. Ēdo fjale tė vėrtetė i kanė shtuar shtatėdhjetė fjalė tė rrejshme. Njerėzit kėto i kanė hetuar nėpėr libra dhe janė bindur se xhinėt i dijnė fshehtėsitė e gjėsendeve. Nė atė periudhė, All-llahu i madhėrishėm, e ka dėrguar Sulejmanin a.s., qė i ka mbledhur tė gjitha ato shkrime qė i kanė shkruar njerėzit lidhje me tė, i ka vėnė nė njė kuti e i ka gropuar nėn fronin e tij. Shejtanėt nuk kanė mundur t’i afrohen fronit, se pėrndryshe, do tė digjeshin. Ai ka thėnė: - Nuk dua tė dėgjoj askend tė thotė se shejtanėt i dinė fshehtėsitė se, pėrndryshe, do t’ia kėpus kokėn”.



Pas vdekjes sė Sulejmanit a.s. dhe tė dijetarėve qė i kanė ditur fshehtėsitė e Sulejmanit dhe pas gjeneratės pas tyre, u paraqit shejtani nė pamje tė njeriut, erdhi te disa izraelitė e u tha atyre:
“ A dėshironi t’ju udhėzoj nė thesarin tė cilin kurrė nuk do tė mund ta harxhoni”.
“po, dėshirojmė!”
“Groponi nėn fron”.
Ai shkoi me ta dhe ua tregoi vendin, e pastaj qėndroi me njė anė. Ata i thanė: “Afrohu!”
“Jo! Unė do tė pres kėtu afėr jush dhe, nėse nuk e gjeni, vritmėni mua”.
Duke gropuar gjetėn libra. Kur i nxorrėn, shejtani iu drejtua atyre me kėto fjalė:
“Sulejmani me kėtė magji (sihėr) i ka sunduar njerėzit, shejtanėt dhe shpezėt”. Pas kėsaj fluturoi e u zhduk.
Nė kėtė mėnyrė, nė mesin e njerėzve u pėrhap se Sulejmani a.s. ka qenė sihirbas (falltor, magjistar). Izraelitėt i morėn librat e gjetur dhe me to iu kundėrvunė Muhammedit a.s., kur ai erdhi si pejgamber. Ky ajet iu pėrgjigjet duke sjellė tė vėrtetėn mbi Sulejmanin a.s., i cili “nuk ishte i pafé, djajt ishin tė pafé, sepse u mėsonin njerėzve magjinė”.
Ibėn Kethiri shkruan mė tej:
“jehuditė kanė konsideruar se melekėt, Xhibrili dhe Mikaili, ia kanė sjellė sihrin Sulejmanit a.s., andaj All-llahu i Madhėrishėm ua zbuloi rrenėn atyre duke e lajmėruar pejgamberin e vet, Muhammedin a.s., se ajo s’ėshtė e vėrtetė dhe se Sulejmani a.s. ėshtė i pafajshėm sa u pėrket akuzave tė tyre, pastaj konstaton se ajo ėshtė punė e shejtanėve, tė cilėn e ushtronin nė Babilon duke ua mėsuar njerėzve sihrin. Mėsues kanė qenė dy njerėz qė quheshin Harut e marut. Sipas kėtij komenti, pjesėza mohuese “ma” nė ajetin “ve ma unzile a’lel melekejni” ėshtė pėrdorur si negacion e jo si pėremėr lidhor...Ai shėnon komentin e Ibni Abbasit se fjalėt “ve ma unzile a’lel melekejni” e kanė kuptimin: “nuk u ėshtė shpallur (sihri) dy melekėve”.



Pra, kuptimi i ajetit , sipas Ibni Kethirit ėshtė si vijon:
“E ndoqėn atė qė thonin djajtė nė kohėn e sundimit tė Sulejmanit. Kurse Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin tė pafé, sepse u mėsonin njerėzve magjinė pėrmes Harutit e Marutit nė Babilon. Kurse me tė (sihėr) nuk ishin frymėzuar dy melekėt...”
Sihri i babilonasve ėshtė pėrcjellė pėrmes qytetėrimit persian, tė cilėt e pushtuan Babilonin.









Sihri nė Egjiptin e lashtė








Historia e famshme e Egjiptit tė Vjetėr tregon se ky qytetėrim mė i njohur botėror, poashtu, ėshtė i lidhur ngushtė me pėrdorimin e sihrit, magjisė sė zezė dhe fallit. Shkrimet mė tė vjetra tė hieroglifeve qė janė gjetur tė shkruara nėpėr piramida, varreza e nė disa gjurmė tjera materiale tė Egjiptit tė Lashtė, sipas mendimit tė disa arkeologėve, janė nė formė tė talismanėve, teksteve tė sihrit, vizatimeve e magjive.





Nė Muzeun Britanik, nėn numrin 22542, gjendet sarkofagu i njė punimi preciz, nė tė cilin ka qenė mumia e ndonjėrit nga anėtarėt e familjes mbretėrore egjiptase.




Prospekti i sarkofagut pėrmban informatėn se tė gjithė ata tė cilėt kanė pasur ēfarėdo kontakti qoftė me tė, kanė pėrjetuar fatkeqėsi, duke filluar prej pronarit tė parė, i cili e ka blerė nė Egjipt, me dėshirė qė ta dėrgojė nė shtėpi tė vet nė Londėr, pastaj familja e tij, trashėgimtarėt dhe miqtė e ytre, deri nė momentin e vendosjes sė sarkofagut nė muze, pėr t’i ikur fatkeqėsive qė shkakton ai.




Madje edhe njė hamall i Muzeut ka rėnė i vdekur, pra se tė depozitohet sarkofagu nė muze.




Nga kėto fatkeqėsi nuk u kursye as fotografi qė e kishte fotografuar. Kur u zhvilluan fotografitė, nė to gjetėn figurėn e gdhendur tė magjistares sė vogėl me njė ēehre qė shpreh hidhėrimin e zemėrimin. Krejt ata qė para kėsaj e kanė parė sarkofagun pohojnė se atė figurė nuk e kanė parė nė tė.




Kur’ani Famėlartė nė shumė vende i pėrmendė sihirbėrėsit egjiptas dhe konfliktin e Musait a.s. me ta. All-llahu i Madhėrishėm i dhuroi hazreti Musait mu’xhize (mrekulli) nė formė tė shkopit, i cili shndėrrohej nė gjarpėr: (shih Kur’anin, 7:107)




Faraoni dhe suita e tij atė e konsideronin sihėr: (shih Kur’anin, 7:109)




Pėr kėtė arsye i mblodhėn magjistarėt mė tė aftė tė Rgjiptit qė t’i kundėrviheshin Musait a.s. dhe e caktuan ditėn kur do tė paraqiteshin haptas para popullit. Atė ditė kur u mblodhėn magjistarėt egjiptas, thanė: (shih Kur’anin, 7: 115-117)




Magjistarėt vėrtet e kuptuan fuqinė e porosisė sė shkopit tė Musait a.s. dhe muxh’izes (mrekullisė) sė tij duke e parė se ajo s’ėshtė magji e rrejshme magjepsėse por, realitet, e vėrtetė qė zhdukė magjinė dhe mashtrimin e tyre, andaj e pranuan tė vėrtetėn dhe u hodhėn nė sexhde edhe pėrkundėr asaj se faraoni ndaj tyre do tė ushtronte mundimet mė tė tmerrshme: (shih Kur’anin, 20:70-73)









Sihri nė qytetėrimet e tjera tė lashta







Nė qytetėrimin e lashtė tė hindusve, besimi e magjia kanė qenė tė pandashme, jo vetėm si mėnyrė mbrojtėse nga fuqitė e errėta por edhe si mjet pėr t’iu nėnshtruar zotėrave tė tyre. Budizmi, si njė formė e brahamizmit tė reformuar, vetėm i ka vėrtetuar qėndrimet e mėhershme tė sihrit, i cili luan rol me rėndėsi nė Tibet e Kinė. Njėra nga katėr librat e Vedės, tė shkruara nė sanskritishte pėrmban tekste magjike dhe i ėshtė kushtuar sihrit.




Nė qytetėrimin helenas tė grekėve tė vjetėr, poashtu ėshtė i njohur sihri e, sidomos, praktikimi i tij ka shkuar pėrpara menjėherė pas luftėrave tė tyre me me persėt. Nė botė ėshtė i njohur Delfi, falltore e vjetėr greke, nė tė cilėn ka nxjerrė fall Pitia.




Shpalljet qiellore e kanė ndaluar sihrin. Dihet se nė Teurat (Torė), qė u ėshtė shpellur hebrenjve, eshte ndaluar sihri. Nė Teurat urdhėrohen izraelitėt qė sihirbazėt t’i dėnojnė me vdekje. Megjithatė, ata, kohė pas kohe, e kanė shtrembėruar Teuratin dhe fenė e tyre, kėshtuqė Talmundi i tyre e lejon sihrin dhe ėshtė pėrplot me tekste tė magjive e sihrit.




Nė Kur’an, pėr ta, thuhet: (shih Kur’anin, 2:101-102)




Hebrenjtė e bartėn sihrin-fallin edhe nė Europė pėrmes Spanjės islame. E kanė pėrhapur nė shtetet europiane: Gjermani, Itali e Francė. Ata janė tė parėt, tė cilėt e hapėn shkollėn e magjisė sė zezė dhe mes tjerash qėndrojnė edhe pas shumė shoqatave qė merren me kėtė, madje edhe pas lėvizjes masonerike: Disa prej kėtyre shoqatave kanė shkaktuar, vetėm pėr shtatė vite ekzistence, vdekjen e mėse nje mijė fėmijėve, tė cilėt janė zhdukur pa gjurmė si sakrifica pėr shejtanin (satanin).







...

4peace
23-07-05, 21:19
...






DEFINICIONI I SIHRIT







Ibni Kudameja, sihrin e definon nė kėtė mėnyrė:
“Sihėr janė: lidhja e nyjeve, talismanėt, nuskat, hamajlitė; kjo ėshtė e folme me tė cilėn flitet ose e cila shkruhet ose me tė pėrgatitet diēka qė vepron, pa prekje fizike, nė trupin e tė magjepsurit, ndodh me tė vėrtetė, realisht, nė zemrėn dhe nė mendjen e tij. Sihri mund tė shkaktojė vdekjen ose sėmundjen, mund tė shkaktojė impotencėn, tė ndajė gruan dhe burrin, tė fisė urrejtjen e dashurinė ose neverinė e pakontrolluar nė mes dy personave e tė ngjashme. Ky ėshtė mendimi i Shafiut”.




Sado qė njerėzit tė largohen nga All-llahu dhe programi i Tij i jetesės, po aq do tė jenė tė nėnshtruar proporcionalisht ndaj veprimit shejtanor-xhinor.




Xhumhuri i dijetarėve muslimanė, nė bazė tė burimeve tradicionalė tė Sheriatit konsiderojnė se sihri, me tė vėrtetė, realisht, vepron, ndaj dhe pėr kėtė arsye ėshtė e ndaluar dhe, pėr ata qė e bėjnė dhe e dėrgojnė ėshtė caktuar dėnim nė kėtė dhe nė botėn tjetėr.




Edhepse ekziston njėfarė ngjashmėrie nė mes sihrit, mu’xhizes (veprime tė mbinatyrshme qė u janė dhėnė vetėm pejgamberėve pėr argumentimin e tyre profetik) dhe kerameteve (veprime tė jashtėzakonshme qė u janė dhėnė njerėzve tė mirė, por nuk janė nė shkallėn e mu’xhizės), ato kanė dallime kruciale nė mes vete:




- sihri, pra, ėshtė njė lloj shkence, shkathtėsi e pėrvetėsuar, e cila mėsohet me anė tė hulumtimit dhe praktikės.



- Mu’xhizeja dhe kerametet asnjėherė s’mund tė realizohen nga gjynahqari (mėkatari), pėrkundėr sihrit, tė cilin ėshtė nė gjendje ta realizojė vetėm ai,



- Mu’xhizeja ėshtė dhuratė e All-llahut xh.sh. pėr pejgamberėt dhe ajo ėshtė vetėm e vėrtetė. Ajo nė vete mbartė tekaddi (nxitje), tė cilin askush tjetėr pos pejgamberit, tė cilit i ėshtė dhėnė, nuk mund ta bėjė e imitojė, po edhe sikur tė bashkoheshin tė gjithė e tė mundoheshin tė bėnin njė vepėr tė tillė o tė ngjashme. Ashtu siē mund tė pėrgatitė sihėr ndonjė sihirbėrės, po ashtu mund ta pėrgatisė edhe ēdokush tjetėr, pasi qė ajo ėshtė shkathtėsi e shkencė (qė mund tė mėsohet nga sejcili),



- Mu’xhizen s’mund ta prishė askush, ta pengojė veprimin e saj ose t’i kundėrvihet. Sihrin mund ta prishė ndonjė sihirbėrės tjetėr i ngjashėm me atė qė e ka bėrė ose mė i shkathtė se ai dhe mė i udhėzuar nė fshetėsitė e magjisė. Pėr kėtė shkak bėhet vazhdimisht luftė nė mes tyre si dhe ndihmėsve tė tyre shejtanorė. Sihrin mund ta prishin dhe shfuqizojnė edhe dijetarėt muslimanė, tė cilėt, me rukje, dhikėr e me dua, siē ka vepruar Pejgamberi a.s., i shėrojnė njerėzit nga kjo e keqe.










Faktet e veprimit tė Sihrit








S’diskutohet dot, nga aspekti i Sheriatit ekzistimi dhe veprimi (ndikimi) i sihrit. Kėtė e vėrtetojnė shumė ajete kur’anore dhe hadithe tė Pejgamberit a.s.




Nė Kur’an thuhet: (shih Kur’anin, 2:102 dhe 10:79-81)




Buhariu dhe Muslimi shėnojnė transmetimin e Aishes r.a. ku thuhet se Lubejd bin El-E’asami, sihirbėrėsi mė i njohur hebre, i kishte pėrgatitur sihėr Pejgamberit tonė me qėllim qė ta mbyste. Sihrin e kishte pėrgatitur nė krėhėr dhe kishte vėnė qime nė lėvoren e palmės, duke e vėnė ate nė gurin e pusit Zervan. All-llahu i Madhėrishėm, siē kuptohet nga komentimi i kėtij hadithi, e shndėrroi kėtė magji tė fortė tė zezė, e cila mund tė shkaktojė vdekjen, nė llojin mė tė butė tė sihrit (impotencė e pėrkohshme) dhe i dėrgoi melekėt tė lajmėrojnė se ku gjindet sihri. Kur u zhduk sihri, Pejgamberi a.s. u shėrua.




Buhariu dhe Muslimi shėnojnė nga Ebu Hurejra r.a. transmetimin se Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Largohuni prej shtatė gjynaheve tė mėdha shkatėrruese!” Dhe, pastaj theksoi se edhe sihri ėshtė njėri prej tyre.




Tė qenėt dhe ndikimin e sihrit e kanė mohuar vetėm dijetarėt e rrallė tė proveniencės racionaliste.









Kontrata e sihirbėrėsit dhe shejtanit









Sihri ėshtė njė lloj shkathtėsie dhe njohuri qė fitohet me mėsime e ushtrime, pas bėrjes apostazi (kufėr) si kusht pėr tė hyrė nė fshehtėsitė e magjisė sė zezė, e cila ndalohet rreptėsisht me Sheriat. Kjo ėshtė njė kontratė e sihirbėrėsit me xhinin/shejtanin, qė nė njė mėnyrė tė caktuar tė magjepset ndonjė person, siē shkaktohet me sihėr; impotenca, dhembja e kokės. Migrena, marrja e tė folurit, paralizimi i pjesėrishėm apo total etj. Krejt kjo bėn pjesė nė sihėr, ku sihirberėsi e pėrdor xhinin ose shejtanin si hadimus – sihėr (shėrbėtor magjie) dhe e drejton atė me sihėr nė personin e caktuar me tė cilin ai lidhet, kyn nė trupin e tij dhe shkakton simptomet e sėmurjeve tė pėrmendura. Sihirbasi nė kėtė rast ėshtė projektues i gjendjes sė sėmundjes, kurse xhini realizues praktik i projektit tė tij. Nė pėrgatitjen e sihrit shfrytėzohen gjėra tė ndryshme qė i pėrkasin tė sėmurit (sulmuarit), siē janė: teshat, flokėt, thonjtė e tė ngjashme. Pastaj, sihri i pėrgatitur futet nė gropė apo fshehet, pas kėndohet apo bėhen ritualet e caktuara magjike qė pėrmbajnė elemente apostazie. Pas kėsaj xhini e zbaton pjesėn e vet tė punės qė e ka pranuar ta bėjė me kryerjen e ritualit tė caktuar dhe kėndimit tė sihirbėrėsit.




Thirrja e xhinit dhe kontrata nė mes sihirbėrėsit dhe xhinit bazohet pikėrisht nė fjalė e vepra tė apostazisė.




Sihri pėrgatitet nė bazė tė dėgjueshmėrisė dhe adhurimit tė shejtanit. Dėshira mė e madhe e shejtanit ėshtė qė t’i kthejė njerėzit nga adhurimi i drejtė i All-llahut tė Madhėrishėm dhe t’i shtijė nė ujėrat e apostazisė. Nė kėtė drejtim ka paramenduar forma, rrugė e programe tė mrekullueshme tė veprimit qė shpiejnė, nė konsekuencėn e fundit, nė kufėr.




Ibni Tejmije shkruan:
“Shejtani mundohet qė tė mashtrojė ēdonjėrin, mvarėsisht prej aftėsisė dhe postit tė tij. Atyre qė adhurojnė e i luten diellit, hėnės e yjeve, shejtani iu paraqitet nė formėn e mashtrimit ashtu qė ata e mbajnė si yllėsi shpirtėrore. Edhepse shejtani i ndihmon njeriut nė realizimin e disa qėllimeve, kjo vetėm i shėrben atij qė ta dėmtojė shumėfish...”




Shejtani, nė esencė, ėshtė i keq i prishur, i cili e don tė keqen e tė shėmtuarėn nė ēka ai kėnaqet. Ai i don ata qė janė tė ngjashėm si ai dhe tė cilėt i afrohen duke bėrė mėkate e ligėsi, andaj nė atė drejtim i ndihmon duke korresponduar me ta nė formė tė shpirtit qė i shtyn tė mendojnė se bėhet fjalė pėr melek (engjull).









Tė fshehtat qė i pėrcjellin shejtanėt








Shejtanėt e kanė lajmėruar El-Esved El-A’nsiun, qė ka pohuar se ėshtė pejgamber, pėr disa fshehtėsi. Madje muslimanėt u frikėsuan se shejtanėt do ta lajmėrojnė pėr atė qė ata rrėfejnė pėr tė. Megjithatė, gruaja e tij, duke parė se ai ėshtė kafir, u ndihmoi atyre ta kapin e ekzekutojnė. Edhe Musejleme Kedhabi ka pasur, poashtu, ndihmės nė formė tė shejtanėve qė e kanė lajmėruar pėr disa fshehtėsi. Kėshtuqė, nė kohėn e Abdulmelik Mervanit, Haris Dimeshkiu e shpalli veten si pejgamber. Shejtanėt e kanė ndihmuar nė atė mėnyrė sa qė nuk ka mundur ta arrijė as arma. Mermeri do tė fliste duke lėvduar Zotin sikur ai ta pėrkėdhelte me dorė. Njerėzit i shikonin kalorėsit qiellorė pėr tė cilėt ai thoshte se janė melekė. Kur muslimanėt arritėn ta kapin, njė ushtar dashti ta shpojė me shtizė, mirėpo ajo nuk e arrinte, abdulmeliku i tha: “Nuk e ke pėrmendur emrin e All-llahut. Pėrmende emrin e All-lahut!” Kur ai e pėrmendi emrin e All-llahut, atėherė shtiza e shpoi atė.




Shejtanėt kanė mundėsi t’i njohin ca fshehtėsi nė mėnyrėn tashmė tė sipėrshėnuar, e qė pėrcillet nė njė hadith tė besueshėm tė Ibėn Abbasit, tė cilin e shėnon Muslimi.




I pari qė ka pohuar nė Islam se i vijnė shpirtėrat dhe i drejtohen, ka qenė El-Muhtar bin Ubejd Eth-Thekafiu, i kanė thėnė Ibėn Omerit dhe Ibėn Abbasit se El-Muhtari pohon se i vjen shpallja dhe se si i vijnė (qenie shpirtėrore), andaj ata thanė: “Ėshtė e vėrtetė!”, duke sjellė ajetet e sures Esh-Shuara dhe El-En’am: (shih Kur’anin, 26:221-223 dhe 6:121)




Ekzistojnė tri mendime mbi veprat qė duken si vepra mbinatyrore:


- Tė parėt mendojnė se vepra mbinatyrore nuk mund tė bėjė askush tjetėr pėrveē pejgamberėve.



- Tė dytėt, poashtu, mendojnė se ēdonjėri tek i cili ndodhin vepra mbinatyrore ėshtė i zgjedhur i Zotit, madje edhe nėse ėshtė i krishterė apo idhujtar.



- Tė tretėt mendojnė (gjė qė ėshtė edhe e saktė) se ndihmės tė jomuslimanėve, idhujtarėve, asketėve tė tyre, kitabive e tė tjerėve, nė realitet janė xhinėt e shejtanėt qė janė nga lloji i tyre (jomuslimanė, pabesimtarė), e jo nga tė zgjedhurit e Zotit.





***

4peace
23-07-05, 21:23
...







Kėnga, dėfrimi dhe duartrokitja janė ibadete tė shejtanit








Ibėn tejmije mes tjerash pėrmend se veprimet dhe gjendjet shejtanore mė tė fortė i pėrmban dėgjimi i kėngėve dhe dėfrimi, gjė qė ėshtė praktikė e lashtė e idhujtarėve qė pėrmendet nė Kur’an: (shih Kur’anin, 8:35)





Ibėn Kethiri konsideron se kėrcėnimi i tillė me dėnim ndaj idhujtarėve ėshtė realizuar tashmė nė kėtė botė nė betejėn e Bedrit, nė formė tė robėrimit dhe vrasjes sė tyre. Ky ėshtė edhe mendimi i Ibėn Xherir Et-Taberiut.





Pra, britmat, fishkėllimat dhe duartrokitjet kanė qenė (dhe kanė mbetur) si praktikė e “ritualeve” tė pabesimtarėve. E sa i takon ibadetit tė Pejgamberit a.s. dhe tė as’habėve tė tij ėshtė nė formė tė namazit, kėndimit tė Kur’anit, dhikrit e tė ngjashme. Pejgamberi a.s. dhe shokėt e tij asnjėherė s’kanė organizuar festivale tė muzikės e kėngės, por, kur janė gjetur bashkėrisht, e kanė zgjedhur ndonjėrin me zė tė bukur qė t’iu kėndojė Kur’an. Ibėn Omeri i ka thėnė Ebu mUsa El-Esh’ariut: “Na e pėrkujto neve Zotin tonė!” Atėherė Ebu Musa do tė kėndonte Kur’an kurse tė tjerėt do tė dėgjonin. Edhe Pejgamberi a.s. ka kėrkuar prej Ibni Mes’hudit qė t’i kėndojė Kur’an...









Aspekti juridik i vėnies sė xhinit nė shėrbim tė njerėzve









Ai qė e pėrdorė xhinin dhe e urdhėron tė kryejė ato ibadete e ceremoni qė ka urdhėruar All-llahu dhe i Dėrguari i Tij, bėn pjesė nė robėrit e mirė dhe tė zgjedhur tė All-llahut.




Ai i cili i shfrytėzon nė gjėra tė lejuara ėshtė nė shkallėn e atij qė i shfrytėzon njerėzit nė punė tė lejuara.




Ai i cili i pėrdorė pėr qėllime tė palejuara, ėshtė mėkatar, kurse ai qė i pėrdorė pėr tė bėrė apostazi (kufėr) edhe vet bėhet kafir etj.





Mirėpo, ai i cili i pėrdorė ata pėr disa qėllime mbinatyrore, duke mos e njohur sa duhet Sheriatin dhe duke menduar se ato janė keramete (sikur ta bartin prej nje vendi nė vend tjetėr ose ta ēojnė nė haxhxh etj.) s’din tė bėjė dallimin e mashtrimeve shejtanore prej kerameteve.









Edhe Pejgamberit a.s. i ėshtė bėrė sihėr









Pėjgamberit a.s. i ėshtė bėrė sihėr nė qime tė flokėve tė kokės dhe tė mjekrrės sė tij, tė cilat robėresha e tij ua ka dhėnė ēifutėve. Meleku Xhubril e ka lajmėruar Pejgamberin a.s. pėr vendin e sihrit dhe ai e ka dėrguar Aliun, Ammar b. Jasirin dhe Zubejrin qė ata ta nxjerrin dhe ta shkatėrrojnė. Xhibrili ia ka kėnduar rukjen me suret “El-Mua’vvidhetejn”, por edhe Pejgamberi a.s. vetė ia ka lexuar vetes dhe ėshtė shėruar.




Nga hadithi i lartėpėrmendur kuptohet se pėr tė shkatėrruar sihrin dhe pėr t’u shėruar me sukses nga ai, duhet ndėrmarrė hapat e caktuar:



1. Kėrkimi dhe gjetja e vendit ku ėshtė fshehur sihri, nxjerrja dhe shkatėrrimi i tij, ėshtė mėnyra mė efikase e shėrimit, pas ēkahit i sėmuri ndjehet sikur tė jetė i liruar nga prangat.



2. Imunizimi dhe mburoja arrihet me kėndimin e rukjes, e cila nė mėnyrė preventive tė mbron nga veprimi i sihrit ose tė shėron nga ai, nėse tashmė ėshtė pėrgatitur.



3. Veprimi i sihrit ndjehet nė trupin e personit, tė cilit i ėshtė drejtuar sihri, pėr shkak tė magjepsjes xhinore dhe pushtimit tė trupit tė tė sėmurit. Me ekzorcizmin dhe pėrzėnien e xhinit nga trupi i tė sėmurit prishet edhe ndikimi i sihrit.









Llojet e sihrit









Ekzistojnė shumė lloje tė sihrit nė bazė tė asaj qė shkruajnė ekspertėt, tė cilėt merren nė mėnyrė profesionale me kėtė tematikė.



1. Sihri me tė cilin bėhet ndarja nė mes dy vetėve: ndarja e burrit dhe gruas, ndarja me dy ortakėve, fėmijėve e prindėrve e tė ngjashme.



2. Sihri i cili pėrmban gjendjen momentale (status-quo-nė)



3. Sihri i cili shkakton sėmundje,



4. sihri i cili shkakton vdekje,



5. sihri qė shkakton ēmendurinė, pėrēarjen etj.



Pėrgatitja e sihrit (shtrignive), ta mėsosh atė e t’ia mėsosh dikujt tjetėr mund t’i ketė dy aspekte juridike:




a) Sihri me tė cilin bėhet kufėr (apostazi)




Ky lloj i sihrit tė nxjerr nga mbrojtja e Islamit, kurse pėrgatitet me ndihmėn e xhinėve shejtanė, tė cilėve, sehrbėrėsi, iu dorėzohet dhe lidh aleancė me ta, duke i adhuruar me rituale tė ndryshme, gjė qė ėshtė “mėkat i kobshėm”









Dėnimi i sihirbėrėsit pėr bėrje sihri









Dijetarėt muslimanė, pra, me koncensus e kanė ndaluar kėtė lloj sihri dhe kanė caktuar qė sihirbėrėsi i cili merret me tė duhet tė ekzekutohet. Dėnimin me vdekje tė sihirbėrėsit e pėrkrahė e tėrė plejada e dijetarėve muslimanė, siē janė: Omer b. El-Hattabi, Osman b. Affani, Hafsa, Omer b. Abdulazizi, Ebu Hanifeja, Imam Maliku e tė tjerė, shafiu mendon qė sihirbėrėsit tė mos i shqiptohet dėnim me vdekje vetėm pėr pėrgatitjen e sihrit, por atij t’i shqiptohet dėnimi vetėm atėherė kur me magjinė nė fjalė e ka mbytur ndonjė person. Sipas tij, vetėm nė atė rast mund t’i shqiptohet dėnimi me vdekje.




Nė Kur’anin Famėlartė thuhet: (shih Kur’anin 2:102)




Buhariu shėnon hadithin ku thuhet: “Largohuni nga mėkatet qė ēojnė nė shkatėrrim: politeizmi dhe sihri”.





Sipas normave tė kėtilla tradicionale tekstuale dijetarėt mendojnė se sihirbėrėsi ėshtė pabesimtar, pėr ē’gjė duhet tė dėnohet doemos me vdekje, nė historikun e tė drejtės sė Sheriatit ceket zbatimi i dėnimit me vdekje ndaj sihirbėrėsit (magjistarit) nga ana e Omer b. El-Hattabit, Osman b. Affanit, Hafsės r.a., bashkėshortes sė Pejgamberit a.s. dhe tjerėve.




Juristėt kėtė e arsyetojnė me argumentet vijuese:

1. Pejgambėri a.s. ka thėnė, siē ėshtė shėnuar nė veprėn “Mustedrek”: “Haddi (sanksion i caktuar) i sihirbėrėsit ėshtė goditja me shpatė”.



2. Ajeti mbi sihrin (El-Bekare:102) lajmėron se sihri nuk mund tė sjellė dobi por vetėm dėm: (shih Kur’anin, 2:102)




Nė njė ajet nė suren “Ta Ha” mohohet se do tė ket sukses sihirbėrėsi: (shih Kur’anin 20:69)




3. Pejgamberi a.s. e ka shpjeguar se All-llahu i Madhėrishėm s’e ka bėrė tė mundshėm e efikas shėrimin me haram, pėrndryshe nė tė do tė kishte kundėrthėnie. Kėshtu, Ibnul Kajjimi sjell njė kaptinė tė tėrė me hadithe pėr ndalimin e shėrimit me haram, ku, mes tjerash, nė njė transmetim thotė: “Mos u shėroni me haram (tė ndaluarėn)”.









b) Sihri me tė cilin bėhet gjynah (mėkat) i madh









Lloji i kėtillė i sihrit nuk trajtohet si apostazi (kufėr) edhepse ėshtė mėkat i madh. Pėrgatitet nė formė nyjesh magjike, me dua tė papėlqyeshme etj., por pa rituale shejtanore, pa u dorėzuar e pa lidhė kontratė me xhinėt. Te pjesa dėrmuese e dijetarėve. Prej tyre veēojmė Ebu Hanifen, Malikun dhe, sipas mendimit tė tij mė tė njohur, Imam Ahmedin, edhe sihirbėrėsi i kėtillė duhet patjetėr tė dėnohet me vdekje. Pėrgatitja e sihrit, poashtu, ta mėsosh atė e t’ia mėsosh dikujt tjetėr, konsiderohet apostazi (kufėr).









Shėrimi nga pasojat e sihrit









Shėrimi nga sihri mund tė bėhet:


1. Me leximin e rukjes sė vlefshme, dhikreve, duave, formulave mbrojtėse e tė ngjashme, gjė qė nga aspekti juridik ėshtė e lejuar me koncensus, krahas kushteve tė njohura tė cilat i kemi pėrmendur mė lart.



2. Me metodėn e sihrit, me tė cilėn shėrohet veprimi i sihrit e, nė tė njėjtėn kohė, shkatėrrohet me influencėn e shejtanėve pasi qė i sėmuri ose sehirbėrėsi i bėn lajka dhe i nėnshtrohet me fjalė ose vepėr apostazie, nė mėnyqė qė t’i ndihmojė.









Shėrimi me metodėn e Sihrit









Pėr sa i pėrket metodės sė kėtille, ajo mund tė manifestohet praktikisht nė shumė mėnyra:

1. Qė sihirbėrėsi, pasi qė t’i vijė nė ndihmė xhini, shejtani, e lajmėron tė sėmurin ose atė qė kujdeset pėr tė pėr vendin ku ndodhet sihri, madje, ndoshta edhe personin e cili e ka pėrgatitur atė, gjė e cila ia mundėson tė sėmurit ta shkatėrrojė e tė shėrohet.



2. Qe sihirbėrėsi me ndihmėn e shejtanit/xhinit, ta gjejė sihrin gjatė kohės derisa i sėmuri ndodhet tek ai. Ndoshta edhe nė rastin e parė edhe nė tė dytin, kohė pas kohe, ai kėndon edhe ndonjė dua dhe ajet kur’anor, duke e fryrė tė sėmurin qė ai tė fitojė bindje se kjo ėshtė mėnyrė e lejuar e shėrimit me Kur’an.



3. Qe sihirbėrėsi t’ia caktojė tė sėmurit disa veprime, flijime ose rituale qė nė vete pėrmbajnė apostazi, siē ėshtė dhėnia sakrificė (kurban) nė emėr tė ndonjė xhini, sunduesit apo tė parit tė tyre, nė emėr tė ndonjė njeriu e tė ngjashme.



4. Qė sihirbėrėsi t’i caktojė tė sėmurit t’i thotė disa talismanė tė pakuptueshėm shejtanor, “dua me mburoja” qė tė ēojnė nė apostazi, ose i pėrgatitė asi hajmalie, tė cilėn ai e varė nė trupin e vet, nė automobil, nė shtėpi, nė krevatin ku flen etj. Atė ndoshta e shkruan me gjak, me fėlliqėsirė, me urinė e tė ngjashme.






***

4peace
23-07-05, 21:28
...







Shėrimi me metodėn e sihrit pėrmban veprime tė palejueshme









Mund tė ndodh tė arrihet shėrim me metodėn e sihrit. Megjithatė, kėto mėnyra pėrmbajne shumė veprime qė janė nė kundėrshtim me Sheriatin dhe harame (ndalesa) tė rėnda., e tė cilat janė:




a) shkuarja te sihirbėrėsi, magjistari, falltori dhe kėrkimi i ndihmės prej tij etj., gjė e cila ėshtė haram (e ndaluar), pa marrė parasysh se a bėhet fjalė pėr shėrim apo pėr diē tjetėr;



b) pėrkrahja e haramit dhe pajtueshmėria me atė qė nuk ėshtė e lejueshme;



c) pėrulja e sihirbėrėsit ndaj xhinit, shejtanit, ashtuqė ai pastaj tė vėhet nė shėrbim tė tij; e njėjta gjė mund tė pėrcillet drejtėpėrdrejtė ose tėrthorrazi edhe tek i sėmuri, sepse ai pajtohet me atė forme tė marrėdhėnieve me shejtanin;



d) pranimi i tė sėmurit dhe vėrtetimi i falleve qė ia serviron sihirbėrėsi dhe falltori;



e) shpėrblimi i pagesa e sihirbėrėsit me shuma tė mėdha parashė, gjė qė ėshtė harxhim i pasurisė nė qėllime haram etj.









Aspekti juridik pėr kėtė lloj shėrimi









Juristėt muslimanė kanė qėndrime tė ndryshme nė pikėpamje tė kėtij lloji shėrimi:








a)Lejimi








Ėshtė e lejuar tė hiqet sihri me sihrin e atillė tė njėjtė, atėherė kur i sėmuri ka haxhet (nevojė) dhe daruret (shtrėngesė) ose vetėm kur ai ka shtrėngesė. Ky pra, ėshtė mendim i disa juristėve hanbelitė. Ata kėtė e arsyetojnė me argumentet vijuese:




1. Imam Ahmedi nuk ka dhėnė asnjė fetva sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje kur ia kanė pėrshkruar kėtė mėnyrė tė shėrimit. Ai vetėm ėshtė distancuar me fjalėt: “Nuk e di ē’ėshtė ajo!” Sikur ta konsideronte atė haram, do tė shqiptonte ndalesė eksplicite, sepse ka qenė i pyetur drejtėpėrdrejtė pėr atė ēėshtje.



2. Nė hadithin autentik tė Se’id b. El-Musejjebit, kur ėshtė pyetur pėr shėrimin dhe heqjen e sihrit nga i magjepsuri, ai ėshtė pėrgjigjur se njė gjė e tillė nuk do ta pengonte. Ai ka thėnė: “Ajo qė sjell dobi nuk ėshtė e ndaluar”. Ai edhe nė verzionet e tjera tė kėtij transmetimi ka lejuar shkuarjen tek ai qė do ta heqė sihrin. El-Haseni e ka qortuar njė veprim tė tillė duke konsideruar se atė shkathtėsi e din vetėm sihirbėrėsi. Se’idi nė atė ėshtė pėrgjigjur: “S’pengon heqja e sihrit! All-llahu e ka ndaluar vetėm atė qė bėn dėm, e nuk e ka ndaluar atė qė sjell dobi”.



3. Domethėnia e pėrgjithshme e transmetimit, tė cilin e shėnon Muslimi nga Xhabiri, tė udhėzon nė atė. Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Ai qė mund t’i ndihmojė vėllait tė vet, le t’i ndihmojė”.



4. Kjo, pra, ėshtė e lejuar pėr zor, nė shtrėngesė. Ashtu si ėshtė lejuar pėr zor tė hahet coftina e ndaluar, poashtu, pėr zor ėshtė lejuar tė shkohet te sihirbėrėsi pėr t’u shėruar, nė atė mėnyrė qė tė rreegullohen raportet e ērregulluara midis burrit e gruas ose pėr t’u shėruan nga impotenca, pastaj pėr rastet kur ėshtė nė pyetje dobia e njerėzve. Sheriati i ka lejuar gjėrat e ndaluara pėr zor, pėr tė larguar dėmin mė tė madh.



5. tregohet nga Aisheja se i ka lėnė testament robėreshės pėr ta liruar pas vdekjes sė saj. Ajo, pėr kėtė shkak i bėn sihėr dhe Aisheja r.a. sėmuhet. Tė afėrmit e saj kanė shkuar tek ai qė ėshtė marrė me heqjen e sihrit. Ai i ka lajmėruar pėr pėrgatitėsen e sihrit me kėto fjalė: “Mė keni ardhur pėr ēėshtjen e gruas, tė cilės i ka bėrė sihėr robėresha. Nė dhomėn e asaj robėreshe tash ėshtė duke urinuar njė femijė”. Aisheja urdhėroi t’ia sjellin robėreshėn dhe ajo pranoi se i ka bėre sihėr. Atėherė urdhėroi qė atė t’ua shesin beduinėve, tė cilėt kanė qenė tė njohur me sjelljet e tyre tė vrazhdta ndaj robėrve.




Logjika e dėshmisė sė kėtillė qėndron nė faktin se personi i cili ėshtė marrė me heqjen e sihrit i ka lajmėruar tė afėrmit e hazreti Aishes edhe pėr gjėrat “e panjohura”: pėr kėnd bėhet fjalė, kush ėshtė i sėmurė, kush e ka pėrgatitur sihrin, ēka ndodh me pėrgatisėsen e sihrit nė atė moment, ēka mund tė bėjė vetėm personi qė ėshtė nė kontakt me xhinėt. Pasi qė Aisheja r.a. nuk e ka kundėrshtuar mėnyrėn e marrjes sė kėtyre informatave, kurse mėnyra e tillė ka qenė shkuarja te njeriu qė ėshtė marrė me heqjen e sihrit, do tė thotė se ajo mėnyrėn e tillė nuk e ka konsideruar si tė ndaluar.









b) Ndalimi









Marrė nė pėrgjithėsi, ėshtė e ndaluar heqja e sihrit me sihėr ose me shtrigni tė panjohura e tė pakuptueshme, qoftė edhe pėr zor apo pa zor. Ky ėshtė mendim i ulemave tė ummetit islam. Ibėn Tejmije dhe Ebul I’zzi vėrtetojnė se kjo bėhet pėr shkak se shėrimi me sihėr pėrmban apostazi. Andaj ėshtė i ndaluar, madje edhe ēdo fall tjetėr i pakuptueshėm, nė tė cilin mund tė ketė apostazi tė fshehur. Pėr kėtė ka shumė argumente:

1. Shumė norma tė sunnetit drejtojnė nė ndalimin:


- e shkuarjes te sihirbėrėsi.



- E shkuarjes te magjistari,



- E shkuarjes tek ata qė shikojnė nė filxhan tė kafesė,



- E shkuarjes tek ata qė nxjerrin fall etj.



- E pranimit dhe vėrtetimit tė informatave tė tyre pėr fshehtėsitė,



- E interesimit dhe kėrkimit prej tyre qė tė heqin sihrin ose pėr tė marrė ndonjė informatė, e tė ngjashme. Muslimi shėnon hadithin, nė tė cilin thuhet: “Mos i vizitoni sihirbėrėsit dhe falltorėt”, “Kush shkon te falltori dhe e pyet diēka, nuk i pranohet namazi pėr katėrdhjetė ditė”.





2. Vizita e atyre kategorive tė njerėzve, paguarja e shėrbimeve tė tyre etj., konsiderohet ndihmė dhe nxitje e magjisė sė zezė, pra, detyrim i njerėzve ne shėrbime tė tilla, e nė Kur’n thuhet: (shih Kur’anin , 5:2)



3. Pejgamberi a.s. e ka pasė ndaluar nė mėnyre eksplicite tė ashtuquajturėn nushre. Kur e kanė pyetur pėr tė, iu ka thėnė “se ajo ėshtė punė shejtani”. Nushra ka qenė heqje e sihrit nė mėnyrėn xhahilije, paraislamike si dhe shėrim me ndihmėn e xhinit, duke pėrdorė nuska e talismanė tė ndryshėm xhinorė, duke kėrkuar mbrojtjen e tyre etj.



4. Natyrisht, kur rukja, pra ne kėtė rast nushra paraislamike pėrmban forma tė apostazisė, atėherė statusi i saj juridik bie nė ndalesėn e pėrgjithshme tė shėrimit me haram, qė ėshtė cekur nė mėnyrė eskplicite nė shumė hadithe, siē janė: “Mos kėrkoni shėrim nė haram”, “All-llahu nuk e ka bėrė qė ilaēin ta gjeni nė atė qė pėrndryshe ėshtė e ndaluar” e tė ngjashme.










Analiza e dėshmive dhe mendimi i zgjedhur pėr shėrimin me metodėn e sihrit








Nė dritėn e argumenteve tė besueshme ėshtė e preferueshme dhe mendim i drejtė ndalimi i rreptė i shėrimit me sihėr. Kurse, sa u pėrket “argumenteve” tė pėrmendura, ata me tė cilėt ėshtė bėrė pėrpjekje tė lejojet shėrimi i sihrit me sihėr, do tė thotė, s’janė tė qėndrueshėm na krahasim me argumentet tekstuale, tradicionale tė cilėt e ndalojnė atė.




a) Shtyerja e tyre qė Imam Ahmedi tė ngurrojė tė japė gjykimin e vet pėr rastin e pėrshkruar s’lidhet me kurrfarė norme, e aq mė tepėr nuk pėrmban leje. Imam Ahmedi, si njė nga autoritarėt e mėdhenj tė hadithit, madje transmeton hadithin, tė cilin e kemi cituar, e nė tė cilin ndalohet nė mėnyrė eksplicite nushra paraislame dhe trajtohet si “punė shejtani”.



b) S’bėhet asnjė pėrpjekje pėr lejim nė hadithin e Se’id b. El-Musejjenit nga fjalėt e tė cilit kuptohet se rukje e lejuar ėshtė ajo e cila sjell dobi, nė realitet ajo e cila ėshtė e lejuar me Sheriat.



c) Tentimi pėr futjen e shėrimit tė sihrit me sihėr nėn normėn juridike se “shtrėngesa (uzri) e lejon tė ndaluarėn”, nuk qėndron, sepse shėrimi sipas Sheriatit s’bie ne statusin e obligimit por tė lejimit, andaj analogjikisht s’mund tė krahasohet me rastin e shtrėngesės pėr ngrėnien e mishit tė ndaluar, ngase shėrimi mund tė bėhet nė mėnyrė tė arsyeshme e tė lejuar me Sheriat, duke kėnduar rukjen kur’anore, ashtuqė s’ka nevojė pėr pėrdorimin e mėnyrės sė ndaluar qė e zbaton sihirbėrėsi.



d) Sa i pėrket transmetimit pėr robėreshėn, e cila i ka bėrė sihėr Aishes r.a. dhe sjelljes rreth shėrimit tė saj, nga ai nuk kuptohet se Aisheja ėshtė shėruar me ndihmėn e sihirbasit. Pėrkundrazi, nga verzionet tjera tė kėtij hadithi, kuptohet se mjeku i konsulltuar nė fjalė ka qenė sindian “pėr tė cilin ėshtė dėgjuar se shėron”. Nuk pėrmendet se ai ka qenė sihirbėrės apo magjistar. Ajo qė “e ka qėlluar ose ka paraparė disa fshehtėsi” edhe nuk ka qenė fshehtėsi, sepse nga transmetimi kuptohet se informatat e tilla ka mundur t’i dijė e t’i marrė prej atyre tė cilėt e kanė lajmėruar pėr Aishen r.a. Nga transmetimi kuptohet vetėm ajo se ai ka lajmėruar se Aisheja ėshtė nė gjendje tė njė lloj sihri. Prej tij nuk ėshtė kėrkuar qė t’ia heqė sihrin Aishes, as prej vetė robėreshės, e cila ka pranuar se ka pėrgatitur sihėr. Aisheja r.a. atė e shiti dhe njė kohė qėndroi e sėmurė, derisa nuk ia tregoi All-llahu i Madhėrishėm nė ėndėrr mėnyrėn pėr t’u shėruar, shėndoshjen duke u larė nė ujė tė sjellur nga tre burime, gjė tė cilėn ajo e bėri praktikisht dhe u shėndosh plotėsisht.




Me kėtė shlyhen dėshmitė e lejimit tė shėrimit tė sihrit me sihėr dhe preferohet mendimi i juristėve muslimanė, tė cilėt e ndalojnė atė rreptėsisht.










Procesi i shėrimit tė sihrit







Vetėm shėrimi i sihrit, i cili ėshtė identik sikur shėrimi na sar’aja, pėrbėhet pre tre stadesh:


1. Pėrgatitja pėr shėrim



2. Procesi i shėrimit duke lexuar rukjen tashmė tė pėrmendur
pėr shėrimin nga sar’aja qė i shtohen edhe ajetet e sihrit dhe



3. Periudha pas shėrimit.




Ajetet qė kėndohen nė rukjen pėr shėrimin nga sihri, e qė i kemi shėnuar mė lart nė zgjedhjen e ajeteve tė rukjes, janė:
El-Bekare: 102,
El-A’raf: 117-122,
Junus: 81-82 dhe
Ta’ha:69.




***

4peace
23-07-05, 21:32
...







MARRJA MĖSYSH









Nė hadithet e tė Dėrguarit a.s., marrja mėsysh quhet “el-ajn” (syri). Ibni Haxheri e definon “se ai ėshtė shikim me admirim nga ana e personit shpirtlig, tė pėrzier me zili, prej tė cilit paraqitet dėmi (sėmundja)”. All-llahu i Madhėrishėm ka dhėnė fuqi dhe aftėsi tė ndryshme nė trupat dhe shpirtėrat e njerėzve, ai qė turpėrohet reagon ashtu qė i skuqet fytyra kur e shikojnė, ai qė frikėsohet zverdhet etj.




Pėr shkak tė lidhjes sė pandashme tė shikimit dhe tė kėtyre reaksioneve, veprimi i tillė i pėrshkruhet syrit, edhepse, nė tė vėrtetė, ai ėshtė veprim i shpirtėrave qė nė natyrėn e tyre kanė tipare, eaftėsi e fuqi tė ndryshme me tė cilat ndikojnė nė personat tjerė, ndonjėherė vetėm me shikim, pa prekje fizike. Pra, nga syri i atij i cili merr mėsysh, nganjėherė fluturon shikimi si shigjeta dhe ai, po qe se e qėllon trupin e pambrojtur, vepron (ndikon) nė tė ose, po qe se trupi ėshtė i imunizuar me dhikėr e lutje, ia kthen pronarit tė vet. Vehid Abduselam Bali pėrmend se dijetarėt muslimanė, siē janė Ibni Xhevzi, Ibni Kajjimi, Ibni Haxheri, En-Neveviu e tė tjerė, bėjnė dallim mes zilisė dhe marrjes mėsysh.




Zilia ka kuptim mė tė gjėrė se marrja mėsysh. Personi i cili mund tė marrė mėsysh ėshtė njė lloj i veēantė i ziliqarėve. Kurse, ēdo ziliqar, s’ka aftėsi tė marrė mėsysh. Zilia buron nga urrejtja dhe dėshira tė zhduket ndonjė mirėsi, kurse marrja mėsysh nga mahnitja dhe admirimi me bukurinė e diēkaje. Tė dyja kėto cilėsi kanė veprim tė pėrbashkėt, do tė thotė, shkaktojnė dėm.




Dijetarėt muslimanė, sipasnormave tesktuale e tradicionale, vijnė nė pėrfundim:

a) zilia ėshtė njė realitet i njohur nga tekstet e Kur’anit e tė sunnetit, kurse ndikon me dėshirėn e All-llahut,



b) zili kanė si njerėzit ashtu edhe xhinėt; xhinėt munden me anė tė zilisė tė ndikojnė te njerėzit,



c) zili mund tė posedojė edhe personi i verbėr,



d) zilia e njeriut ka mundėsi tė ndikojė edhe ne vetvete, nė pasurinė apo familjen e vet.










Dėshmitė e ekzistimit dhe veprimit tė marrjes mėsysh





Ashtu siē ekzistojnė nė Sheriat, pa dyshim, dėshmi mbi ekzistencėn e ndikimit/veprimit tė sihrit, ashtu edhe nė burimet tradicionale ekzistojnė dėshmi tekstuale mbi ekzistimin dhe ndikimin e marrjes mėsysh:




1. Nė komentin e Kur’anit nga Ibėn Kethiri thuhet: “Jakubi a.s. i urdhėroi djemtė e tij, kur i pėrgatiti tė shkojnė me Benjaminin nė Egjipt, tė mos hyjnė pėr njė derė, por tė hyjnė nė mė shumė dyer, duke druajtur qė syri i keq i njerėzve tė mos u bėjė dėm, ngase ai, vėrtet ekziston dhe mund ta rrėzojė kalorėsin nga kali. Sepse, ata fizikisht kanė qenė tė bukur e elegantė”.




Nė Kur’anin Famėlartė thuhet: (shih Kur’anin, 12:67-68)




Buhariu shėnon hadithin nga Aisheja r.a., e cila thotė:
“Mė ka urdhėruar (ose: ka urdhėruar) i Dėrguari a.s. tė kėndohet rukja pėr marrje mėsysh”.




Ibni Haxheri, nė komentin e kėtij transmetimi, sjell hadithin e Ahmedit nga Ebu Hurejreja:

“A’jn (marrja mėsysh) ėshtė realitet ku marrin pjesė shejtani e zilia e pasardhėsve tė Ademit a.s.”





2. Edhe Muslimi shėnon transmetimin nga Ebu Hurejreja, nė tė cilin thuhet: “Marrja mėsysh ėshtė e vėrtetė, realitet”.



3. Ibni Maxhe shėnon transmetimin nga Aisheja r.a., tė cilin Albani e konsideron si verzion autentik: “Lypni mbėshtetjen e All-llahut nga marrja mėsysh, sepse marrja mėsysh ėshtė realitet i cili ekziston”.



4. Buhariu shėnon nė “tarihun” e vet hadithin nga Xhabiri se Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Mortaliteti mė i madh i ummetit tim, pas caktimit tė All-llahut, do tė jetė nga veprimi i marrjes mėsysh”. Kėtė hadith Albani i konsideron hadith hasen ( i mirė).









Teknika e shėrimit nga marrja mėsysh






Mėnyra e shėrimit prej marrjes mėsysh ceket edhe nė transmetimin qė e shėnon Ahmedi, Nesaiu dhe Ibni Maxhe nga Umame b. Sehl b. Hunejfi, i cili rrėfen: “Babai im, Ebu Sehl b. Hunejfi, ėshtė larė nė Harrar duke hequr xhyben e vet para syve tė Amir b. Rebi’as. Lėkura e trupit tė tij ishte mjaft e bardhė dhe me ten tė bukur. Amiri tha: - “Deri sot nuk kam parė kėso lėkure as te virgjėresha e mbuluar”. Nė po tė njėjtin vend Sehlin e kapi njė dhimbje e fortė, gjithnjė duke i rritur. E lajmėruan Pejgamberin a.s. se Sehli s’e ngre dot kokėn, andaj ai pyeti:
“A dyshoni nė ndokė?”
“Nė Amir b. Rebi’an” – i thanė.
Pejgamberi a.s. e thirri dhe iu drejtua me njė ton tė ashpėr: “Pėr ēfarė dikush nga ju e mbyt vėllanė e vet? Pse nuk e bekove atė? Laju pėr t’i ndihmuar atij!”
Amri, me njė enė, e lau fytyrėn, duart, bėrrylat, gjunjtė, skajet e kėmbėve edhe nėn rrobat e tij. Pastaj atė ujė ia lėshoi Sehlit pėr shpine djhe ai u shėrua pėrmenjėherė”.




Nga trasmetimi nė fjalė kuptohet se qėlluarja me sy (marrja mėsysh) mund edhe tė vrasė. Ulematė nuk janė tė njė mendimi rreth dėnimit me vdekje pėr vrasje me anė tė syrit tė keq. Kurtubiu ėshtė i mendimit se sykeqi duhet ta kompenzojė dėmin, nėse e shkakton atė. Nė qoftė se e mbyt ndokė me marrje mėsysh tė dėnohet me kisas (dėnim me vdekje) ose tė paguajė dije (demshpėrblim pėr vrasje). Nė kėtė aspekt, sipas mendimit tė ulemave, sykeqi ėshtė i njėjtė me sihirbėrėsin dhe nuk e konsiderojnė tė dalur nga feja dhe s’kėrkojnė vrasjen e tij pėr kufėr (apostazi).




Imam Shafiu e ndalon dėnimin me vdekje, duke menduar se me tė marrur mėsysh, nė tė shumtėn e rasteve, nuk mbytet.




Neveveiu konsideron se sykeqi nuk e ka obligim as kefaretin (shpengimin) as dėmshpėrblimin, ngase fizikisht nuk ka bėrė asgjė, pėrveē se ka pasur zili dhe dėshirė qė tė ndėrpritet nimeti i dikujt.





Ibni Bettali transmeton prej disa ulemave se pushteti do tė duhej sykeqin ta mbyllė nė burg, e pėr tė tė pėrkujdeset tutori, po qe se ėshtė i varfėr. Ai e arsyeton kėtė me faktin se dėmi nga personi i tillė ėshtė mė i madh se sa dėmi i bartėsit tė elefantiazės, tė cilit Omeri r.a. ia ndaloi qė tė pėrzihet me njerėz ose nga dėmi tė cilin e shkakton ai qė han qepė dhe qė i ndalohet tė marrė pjesė nė faljen me xhematė.




Vehid Abdusselam Bali sjell edhe teknika tjera tė shėrimit nga marrja mėsysh:




Njėra nga mėnyrat e shėrimit ėshtė ajo qė tė vihet dora nė kokėn e atij qė ka marrė mėsysh e pastaj tė kėndohet duaja: (Bismil-lahi erkike, vall-llahu jeshfike min kul-li dain ju’dhike ve min kul-li nefsin ev a’jnin hasi-dinil-lahu jeshfike, bismil-lahi erkike). “Me emrin e All-llahut ta kėndoj kėtė rukje, All-llahu tė shėron nga ēdo sėmurje qė tė mundon dhe prej ēdo personi ose syri ziliqar All-llahu tė shėron. Me emrin e All-llahut ta lexoj kėtė rukje”.




Ose tė kėndohet duaja:
(All-llahumme rebbennasi edhhibil-be’se, vesh-fi entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke la jugadiru sekamen).
“Zoti im, Zot i tė gjithė njerėzve, largoje sėmurjen, shėroje, sepse Ti je shėrues nuk ka ilaē pos ilaēit Tėnd qė mundet t’i qėndrojė ballė sėmurjes”.




Ose i kėndon suret:
- Ihlas dhe Mua’vvidhetejn.










Parandalimi nga marrja mėsysh







Nga transmetimi i lartėpėrmendur kuptohet, poashtu, se parandalimi nga marrja mėsysh ėshtė nė formė tė duave (lutjeve) pėr bereqet.




Zilia dhe marrja mėsysh nė mėnyrė preventive, para se tė ndodhin, pengohen duke kėnduar duatė mbrojtėse tė Pejgamberit a.s. si dhe suret Mua’vvidhetejn.




Ai qė ka sy qė merr mėsysh e pengon ndikimin e tij nė tjetrin, duke shqiptuar formulėn:
(Ma shaall-llahu la kuvvete il-la bil-lahi) “Atė ēka don All-llahu, bėhet. Nuk ka fuqi pos fuqisė sė All-llahut”.




“Kush sheh diēka qė e mahnitė, le tė thotė Ma shall-llahu la kuvvete il-la bil-lahi, dhe nuk do ta dėmtojė atė”.










Shėrimi me Kur’an si njė profesion i paguar
(qasje nga aspekti i fikhut)







Nė mbarė botėn islame, nė Lindje e Perėndim, ekziston njė numėr i madh i atyre qė merren me shėrim kur’anor, si profesion, duke marrė shpėrblim pėr atė dhe duke fituar nė kėtė mėnyrė pėr jetesė. Pasiqė kėtu punohet pėr shfrytėzimin e vlerave doktrinare pėr qėllime thjesht materiale, do tė japim shpjegim nga e drejta e Sheriatit pėr kėtė ēėshtje me qėndrim pėr lejimin apo ndalimin e njė veprimi tė tillė. Natyrisht, kėtu mė nuk do tė bėhet fjalė pėr llojet e shėrimit qė s’kanė bazė nė Sheriat dhe pėr tė cilat nuk ka ē’tė thuhet, pėrveē se janė tė ndaluara.




Nė hadithe autentike pėrmendet leja e kėndimit tė rukjes sė vlefshme si dhe marrja shpėrblim pėr leximin e saj, siē e kemi parė nė hadithet e cekura mė heret. Buhariu shėnon hadithin ku Pejgamberi a.s., pasi e kanė pyetur pėr shpėrblimin pėr rukjen, thotė:




“Mė e vlefshme ēka mund tė merrni shpėrblim, ėshtė pėr librin e All-llahut (pėr kėndim tė rukjes)”.




Nė njė transmetim, kėrkon madje qė edhe atė ta bėjnė hisedar nė ndarjen e tufės sė deleve qė ėshtė marrė si shpėrblim pėr kėndimin e rukjes. Kėndimi i rukjes sė vlefshme si dhe shpėrblimi pėr tė, me Sheriat , ėshtė e lejuar. Temė dikutimi ėshtė vetėm praktika dhe mėnyra se si dikush i kushtohet leximit tė rukjes, pastaj bėhet e njohur, pėr ditė nė termine tė caktuara i pranon tė sėmurit dhe atė e pranon si profesion jete me pagesė.










Anomalitė e natyrės doktrinare e personale nė Sheriat qė ndjekin kėtė profesion







Nė praktikėn e tillė paraqiten anomali tė Sheriatit qė mund tė shpiejne nė pasoja tė padėshirueshme tė natyrės doktrinare dhe t’i shkaktojnė dėm kėnduesit dhe atij qi i kėndohet, gjė qė do tė duhej shmangur:



1. Masa e njerėzve e cila vazhdimisht gjendet tė kėnduesi i caktuar i rukjes (mjeku/esi) mund tė krijojė bindje tė gabuar te njerėzit e rėndomtė, injorantė e kryelartė, tė cilėt fillojnė tė besojnė se personi i tillė ka ndonjė cilėsi privilegjuese, mbinatyrore dhe mundėsi shėruese, duke lėnė pasdore rėndėsinė e duave, dhikreve dhe fjalėve tė All-llahut qė lexohen, ose, nė fund tė fundit, duke harruar se ajo ėshtė nė kompetencat e All-llahut, tėre fuqinė ia kushtojnė ardhjes deri tek ai person qė kėndon, nė mėnyrė qė tek ai tė caktojė termin, duke harruar atė ēka ėshtė mė e rėndėsishme.

Nė Kur’anin Famėlartė thuhet: (shih Kur’anin 17:82 dhe 41:44)

Nė kėte mėnyrė zvogėlohet rėndėsia e veprimit kur’anor, gjė e cila ėshtė dėm nė qasjen doktrinare ndaj besimit, tė cilės do tė duhej shmangur.




2. Nė historinė dhe nė biografinė e Pejgamberit tonė, tė as’habėve tė tij dhe tė gjeneratave tė para tė ulemave besnikė, s’kemi ndonjė shembull se dikush prej tyre i ka lėnė tė gjitha punėt e tjera dhe i ėshtė kushtuar vetėm shėrimit me rukje, duke fituar pėr kafshatėn e gojės vetėm nė atė mėnyrė.




3. As halifėt, si udhėheqės tė muslimanėve, nuk kanė caktuar kėndues tė posaēėm tė rukjes qė t’i shėrojnė njerėzit ashtu siē i kanė caktuar gjykatėsit, muftitė dhe organet tjera me rėndėsi tė Shtetit Islam, edhepse nė ēdo gjeneratė ka pasur prej atyre qė kanė qenė tė sėmurė e me simptome tė veprimit shejtanor-xhinor, tė sihrit dhe marrjes mėsysh. Tė sėmurėt e kanė kėnduar rukjen, ose pėr vetveten, pse kanė shkuar te ndonjė dijetar qė ua ka kėnduar rukjen dhe e gjithė kjo ka pėrfunduar me kaq. Pra, nuk ka pasur tė caktuar mjekė tė veēantė, lexues tė rukjes, si profesion i kategorisė sė veēantė pėr tė fituar kafshatėn e gojės.




4. Kur shejtani (djalli) sheh se masa e njerėzve po tubohet rreth njeriut tė caktuar, “e ndihmon atė” duke u deklaruar se si shejtanėt i frikėsohen dhe se si dalin nga i sėmuri tė frikėsuar nga ai, nė mėnyrė qė njerėzit tė fillojnė tė mendojnė se ai posedon disa cilėsi tė veēanta sekrete mbinatyrore, kurse krejt kėtė e bėn me qėllim qė sėrish tė pėrdhoset besimi nė vlershmėrinė dhe mbinatyrshmėrinė e fjalėve tė All-llahut. Intrigat shejtanore janė tė thella e mjaft inteligjente. Ata mund t’i diktojnė vetėm njerėzit qė e njohin mirė Sheriatin. El-A’lejani citon se Ibni Tejmije thotė: “ I njoh njerėzit tė cilėve u drejtohen bimėt me pėrmendjen e dobive qė i posedojnė. Nė realitet, paraqiten shejtanėt tė cilėt kanė hyrė nė to. I njoh edhe disa qė u lajmėrohen drunjtė dhe gurėzit, duke thėnė: ‘Mbetshit me tė mirė, o robėr tė dalluar tė All-llahut’. Mirėpo, kur e lexojnė ajetul-Kursinė, zėrat zhduken. I njoh njerėzit qė shkojnė tė gjuajnė zogj, e ata ju lajmėrohen duke iu thėnė: ‘Mė merr mua, qė tė ushqehet ndonjė i varfėr’. Tė gjitha kėto janė fjalė tė shejtanit i cili hyn nė to ashtu siē hyn nė njeri”.



5. Edhe vetė lexuesi i rukjes ėshtė nė sprovė doktrinare. Nė tė vėrtetė, ai kur i sheh njerėzit qė i drejtohen atij dhe tė cilėt shėrohen me nxjerrjen e xhinit pas rukjes sė tij, fillon tė mendojė se ai ėshtė shkaktar i gjithė asaj, dhe se eshtė i zgjedhur i All-llahut. Ai mendon me logjikėn e lartėsimit tė vetvetes. Ja pra, tė gjithė muslimanėt kėndojnė Kur’an, por vetėm atij i drejtohen pėr shėrim. I imponohet ta shohė atė masė tė madhe tė njerėzve, e cila i drejtohet atij. Nė atė mėnyrė edhe lexuesi i rukjes lehtė mund tė kthejė nė qorrsokakun doktrinar.



6. Lexuesi i rukjes pas kėndimit tė rukjes, nėse xhini nuk irritohet e nuk flet, nuk din pėr ēdo rast veē e veē se ku ka arritur, ndaj nganjėherė jep diagnozė tė gabuar se personi nė fjalė ėshttė i shėndoshė, nė tė nuk ka xhin ose nuk ėshtė i marrur mėsysh, sepse ai nė ndėrdije ka bindjen se xhini duhet tė paraqitet patjetėr pas rukjes, gjė qė s’ėshtė e thėnė patjetėr tė jetė e saktė. As qė ėshtė patjetėr tė paraqitet sejcili xhin, as qė frikėsohet ēdonjėri prej tyre nga leximi. Me tė mashtrohet i sėmuri, i cili e lė kėndimin e duave dhe mbrojtėsve tė caktuar.



7. Disa as’habė kanė qene tė njohur si tė mirė, tė cilėve u ėshtė pranuar lutja te Zoti, siē ka qenė Sa’d bin Ebi Vekasi, njėri nga dhjetėshi qė Pejgamberi a.s. ua ka premtuar xhennetin pėr sė gjalli, ose ata tė cilėt Pejgamberi a.s. me dua i ka furnizuar me cilėsi. Prej gjeneratės sė tabi’inėve me kėtė cilėsi ka qenė i njohur edhe Uvejs El-Karni. Prapseprapė nė biografinė e tyre nuk ceket se iu kanė ardhur muslimanėt nė shtėpi nė formė tė masave qė kanė pritur nė terminin e caktuar dhe trajtimin, ashtuqė me duatė e tyre t’iu ndihmojnė.




Pra, mund tė konstatojmė se pranimi i kėndimit tė rukjes si nje lloj profesioni jetėsor nuk ka qenė i njohur nė kohėn e as’habėve dhe gjeneratave tė para tė dijetarėve besnikė. Poashtu, kjo mund tė sjellė edhe deri te anomalitė e padėshirueshme doktrinare pėr lexuesin (e rukjes) dhe pėr atė qė i lexohet, edhepse nė esencė lejohet shpėrblimi dhe marrja dhuratė pėr leximin e rukjes, nėqoftėse nuk ėshtė nė formė tė mjeshtrisė profesionale jetėsore. Pra, porosia ėshte se, nga kjo veprimtari si profesion, ėshtė mė mirė tė iket.







***F U N D***