PDA

View Full Version : Transplanti i parė i veshkave nė Shqiperi


Dilaver
28-07-05, 10:32
Ndėrhyrja, e para tek ne, do tė zhvillohet me asistencė tė mjekėve egjiptianė. Nė radhė pėr transplantin, 100 pacientė

Transplanti i veshkave, nė fund tė shtatorit

Profesori egjiptian, Mohamed Goneim: Nė Shqipėri, ėshtė e mundur kryerja e transplantit

Bruna Prifti

Transplanti i parė i veshkave nė vendin tonė, do tė realizohet nė vjeshtė. Fundi i muajit shtator e fillimi i mujait tetor, ėshtė pėrcaktuar si koha e pėrshtatshme, pėr tė nisur radhėn e ndėrhyrjeve aq tė nevojshme, pėr tė sėmurėt me insufiēencė renale. Gjithēka do tė bėhet me asistencėn e mjekėve tė njohur egjiptianė me pėrvojė nė fushėn e transplanteve, tė cilėt ndodhen nė Shqipėri, pėr tė njohur nga afėr kushtet dhe mundėsitė pėr fillimin e ndėrhyrjeve. “Nė vendin tuaj ėshtė krejtėsisht e mundur kryerja e transplantit. Madje janė edhe kushtet pėr t’u realizuar njė ndėrhyrje e tillė”. Kėshtu ėshtė shprehur dje, profesori i njohur egjiptian, Mohamed Goneim, qė kryeson grupin e mjekėve egjiptianė qė do tė bashkėpunojnė me mjekėt shqiptarė pėr kėtė sipėrmarrje shumė tė rėndėsishme tek ne. Sipas profesor doktor, Flamur Tartarit, kirurg urolog pranė pavijonit tė urologjisė nė Qendrėn Spitalore “Nėnė Tereza” nė Tiranė, i cili shoqėron tė huajt, bashkė me profesorin egjiptian, ka mbėrritur edhe njė doktoreshė imunologe. “Gjithēka do tė bėhet nė bashkėpunim me stafin e mjekėve specialistė shqiptarė nė kėtė fushė”,- thotė Tartari, duke e cilėsuar kėtė ndėrhyrje si shumė jetike pėr pacientėt.
Takimi
Profesori egjiptian, shoqėruar nga mjekė shqiptarė, janė takuar dje me nėndrejtorin e Qendrės Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, Arben Gjata. Sipas tij, puna pėr kėtė inisiativė, do tė konkretizohet sė shpejti edhe nė vendin tonė. “Do tė krijohen tė gjitha mundėsitė pėr realizimin e transplantit edhe tek ne. Pėr kėtė, duhet qė t’i kėrkojmė edhe njė buxhet shtesė Ministrisė sė Shėndetėsisė”,- tha Gjata, duke shtuar se duhen pasur tė gjitha garancitė qė ndėrhyrjet tė realizohen me sukses tė plotė. “Kjo gjė do tė duket qė nė ndėrhyrjet e para”,- theksoi ai. Ndėrkaq, sipas profesor Tartarit, qė shoqėron grupin egjiptian, edhe mjekėt shqiptarė janė nė dispozicion. “Do tė bashkėpunohet me urologėt, nefrologėt, imunologėt e gjithė stafin e mjekėve tė specializur pėr ndėrhyrje tė tilla”,- thotė Tartari. Pak ditė mė parė, Ministri i Shėndetėsisė, Leonard Solis, deklaroi se transplanti tek ne do tė realizohet nė bashkėpunim me mjekė tė njohur egjiptianė. Sa i pėrket plotėsimit tė kushteve, ai ėshtė treguar i gatshėm qė nė momentin e parė qė u deklarua me bujė, nisja e punės pėr tė ēelur rrugėn e zėvendėsimit tė veshkės edhe tek ne. Sipas tij, kėrkesat e bėra pėr disa aparatura shtesė qė janė tė nevojshme, materiale dhe pajisje tė tjera, do tė plotėsohen.
Nė radhė, 100 pacientė
Plot 100 pacientė presin nė radhė, pėr t’iu nėnshtruar ndėrhyrjes qė do t’i bėjė tė pavarur nga makina e dializės. Ndėrkohė qė numri i atyre qė vuajnė nga insufiēenca renale nė vendin tonė, sa vjen e shtohet. Sipas mjekėve specialistė, me prioritet pėr t’u futur nė sallėn e operacionit, do tė jenė ata pacientėt qė do tė kenė zgjidhur problemin e dhuruesit tė veshkės. Dhurues qė do tė jenė padyshim familjarėt, qė do tė sigurojnė edhe njė pėrshtatshmėri gjenetike tė mirė pėr organizmin e marrėsit tė organit tė ri. “Janė parė tė gjitha kushtet dhe profesori egjiptian ka arritur nė pėrfundimin se tek ne, ėshtė mundėsia e realizimit tė transplantit tė veshkės. Tani do tė shihen me shumė kujdes analizat laboratorike tė domosdoshme pėr njė ndėrhyrje tė tillė”,- thotė Tartari, duke shtuar se detaje tė tjera lidhur me kėtė procedurė do tė publikohen mė vonė, nga vetė profesori egjiptian.
Mė lirė se dializa
Ndonėse herėt pėr tė pėrcaktuar kosto, njė gjė nga mjekėt thuhet me siguri. Kostoja e transplanit renal tek ne, do tė jetė padyshim, mė lirė se nė vendet e tjera. Ndėrhyrje qė llogaritet tė kushtojnė nga 15 mijė dollarė-40 mijė dollarė. Nga ana tjetėr, deklarohet se ajo do tė jetė mė lirė se kostoja e dializės. Sipas tė dhėnave, kostoja vjetore e njė pacienti qė trajtohet me hemodializė i kalon edhe 17 mijė dollarėt. Pa llogaritur atė qė heq vetė pacienti, duke qėndruar i ”ngjitur” pėrjetėsisht pranė makinave qė bėjnė zėvendėsimin artificial tė veshkės.

Tartari
Suksesi i transplanit te ngjashmėria gjenetike
Qė tė realizohet njė transplant me sukses, duhet patur garanci pėr pajtueshmėrinė gjenetike. Sipas mjekut urolog, prof.dr. Flamur Tartari, “natyra nuk e mendoi siē duket rastin e transplantimit tė njė organi, prandaj i dha njeriut dhuntinė e atij mekanizmi imunitar, qė tė aktivizohet sa herė ndodh hyrja e njė organi tė ri”. Flakja, sipa tij, ėshtė njė proces imunologjik, ndaj sistemi imunitar i njeriut i njeh si “jo tė vetėt” antigenet e organit tė transplantuar, duke vepruar kundėr tyre. Ai pranon se nė vendin tonė, ēdo gjė ėshtė e zgjidhur pėr realizimin e transplantit, qoftė nga ana e mjekėve, kirurgėve, urologėve, etj. Po ashtu edhe sallave nė dispozicion. Por megjithė kėtė, ai nuk e sheh si zgjidhjen pėrfundimtare tė problemit, qė do tė lėrė mėnjanė dializėn. “Njė nga zgjidhjet do tė vazhdojė tė jetė dializa, ashtu si ndodh sot edhe nė vendet shumė tė zhvilluara. Vetėm 10% e pacientėve tė sėmurė, mund tė kryejnė transplant, qė do tė thotė se roli i dializės nuk humbet”,- thekson ai.


Insufiēenca relane
Nė vit, rreth 350 tė sėmurė
Afėrsisht 350 tė sėmurė me funksion tė dėmtuar tė veshkės, shtohen pėrvit nė vendin tonė. Shumė prej tyre, pasi vuajnė pėr njė kohė tė gjatė, humbasin edhe jetėn. Sipas statistikave zyrtare, nė Shqipėri ēdo vit regjistrohen 110 raste tė reja pėr njė milionė banorė. Mundėsia e trajtimit me dializė nė spital, nuk ėshtė e mundur pėr tė gjithė, duke pasur parasysh numrin e kufizuar tė shtretėrve. Pa u bėrė shtimi i aparaturave, vetėm 50-55 persona tė sėmurė, trajtoheshin nė pavijonin e nefrologjisė nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” nė Tiranė. Pjesa tjetėr, mjerisht e madhe e ardhur edhe nga zonat e thella, duhet tė presė lirimin e shtretėrve. Por kjo ndodh shumė rrallė, pasi pacienti ėshtė i detyruar tė marrė tė njėjtin mjekim shumė herė. Specialistė tė nefrologjisė, e cilėsojnė dializėn si metodėn e vetme efikase, per tė siguruar mbijetesėn e pacientėve nė stad tė avancuar tė sėmundjes. Ndėrsa transplantin si garancinė pėr njė jetė mė tė gjatė dhe tė pavarur nga spitali.


110
Raste tė reja pėr njė milionė banorė nė vit shtohen tek ne, me funksion tė dėmtuar tė veshkės

30
Transplante pėr 1 milionė banorė nė vit, ėshtė mesatarja e ndėrhyrjeve qė realizon Evropa

10
Transplante pėr 1 milonė banorė realizon Greqia, qė ėshtė disi mė prapa se vendet e tjera