PDA

View Full Version : Recetat e mia


Linka_pz
12-06-07, 12:53
Mishe i bardhe me majdanoz

1Kg copa mishi i bardhe
4 luge vaj ulliri
2 thelpinje hudher te grire
2 luge majdanoz i grire
piper i bluar, i fresket
kripe
1 gote qumesht
1/2 gote leng mishi ose koncentrat

Kontrolloni qe mishi te mos ket dhjamera. Ne nje tenxhere te larte,nxehni vajin dhe fergoni ne zjarr te avasht hudhren dhe majdanozin.Shtoni mishin dhe zijeni me lengun qe do te leshoj vete ,kur lengu te jete mpiksur apo shterrur ,sperkateni me piper te fresket,hidhni kripe,dhe mbulojeni me qumesht dhe leng mishi.Copat e mishit nuk duhet te mbulohen krejtesisht nga lengu i vete .Mbulojeni pjeserisht me kapak dhe zijeni ne zjarre te avashe duke e perzier shpeshsepse qumeshti tenton te ngjitet derisa salca te mpikset e tera dhe te formohet nje krem i dendur. Sherbejeni te nxehte ne nje pjate me bizele me hudher dhe majdanoz.
Ju beft mire!

Linka_pz
12-06-07, 13:06
Fileto mishi me kerpudha


6 Luge vaj ulliri
500gr fileto mishi
kripe e piper i bluar, i fresket
300 gr kerpudha pylli te perziera
2 thelpinje hudher e grire holle
2 luge majdanoz e grire holle
125 ml.vere e bardhe

Nxehni 2 luge vaje ne nje tigan te gjere ne zjarr te forte .Skuqni mishin derisa te krijoje kore ne siperfaqe .Hidhni kripe e piper.Zijeni per 10 min. duke bere qe mishi te mberet i kuq nw qender .Hiqeni nga zjarri dhe lereni menjane.Nxehni vajin e mbetur ne tigan ,fergoni kerpudhate pastruara mire dhe te prera ne copa , hudhren dhe majdanozin per 8-10 min. ose derisa kerpudhat te zbuten .Hidhni veren dhe zijeni derisa ajo te avulloj .Hidhni kripe e piper sipas deshires .Mishin dhe salcen e kerpudhave sherbejeni se bashku.
Ju beft mire!

Linka_pz
12-06-07, 13:20
Qofte me domate

2 luge qepe e grire holle
60 ml vaj ulliri
450 gr domate te fresketa ose kutie te qeruara dhe te prera ne copa
6 gjethe berzilloku
kripe e piper i bluar
125 gr buke e grire
60 ml. qumesht
450 gr mish i bluar viēi
125 gr djath deleje i forte i grire ose parmezan
2 veze te rrahura
2 luge majdanoz i grire
2 thelpinje hudher e grire


Ne nje tenxhere te madhe skuqni qepen ne vaj dhe shtoni domatet e berzillokun ,hidhni kripe e piper dhe zijeni ne zjarr te mesem per 10 min..Ne nje tas per perzieni buken e therrmuar me qumesht dhe shtoni mishin e grire ,djathin vezet majdanozin dhe hudhren.Hidhni kripe e piper dhe perzijeni qe te bashkohen ne nje te gjithe perberesit .Me kete perzierje beni qofte dhe verini ne salcen e domateve .Lerini ne zjarr te vlojne per 20-25 min.,duke i kthyer me kujdes ,sherbejini te nxehta.
Ju beft mire!

Linka_pz
12-06-07, 13:33
Mishe qengji me domate


4 luge vaj ulliri
1 qepe , 1 karot , 1 kercell selino te grira holle
2 thelpinje hudher te grire holle
1 luge spec djeges i grimcuar
120 gr pershut e prere ne kube
1 kg.kofshe ose shpatull qengji ne copa
kripe e piper i zi sipas deshires
150 ml.vere e bardhe
1/2 kg. domate te pjekura te qeruara dhe te prera ne copa


Ne nje tenxhere te madhe , ose me mire vorbe balte nxehni vajin dhe skuqni qepen , karoten kercellin e selinos , hudhren ,majdanozin , specin dhe pershuten , ne zajrr te plote .Kur qepa dhe proshuta te kene marre ngjyre hidhni edhe mishin dhe lereni ne zjarr per 7-8 min.duke e perzier vazhdimisht .Hidhni kripe e piper , shtojini veren dhe kur te avulloje , shtojini edhe domatet. Verini kapakun dhe lerini te ziejne ne zjarr te avashte per 1 ore duke hedhur pak uje te nxehte , nese salca eshte therre shume .
Sherbejeni te nxehte
Ju beft mire!

Linka_pz
12-06-07, 13:43
Torte me oriz

1 L.qumesht
pak kripe
250gr. oriz
80 gr. sheqer
lekura e nje limoni e grire
100 gr. bajame te pjekura
2-3 pika esence bajamesh te hidhura
4 veze te bardhe dhe te verdha vezesh te ndara
gjalp ose margarin ,
buke e therrmuar

Ne nje tigan me fund te trashe zijeni qumeshtin me kripe , pastaj i hidhni orizin dhe zijeni e sa ta hiqni nga zjarri , perzijeni mire sheqerin , lekuren e limonit te grire dhe lereni te ftohet Ne kete pike shtoni bajamet e grira esencen e bajameve te hidhura dhe te verdhat e vezeve , pastaj rrihni te bardhet e vezeve si bore me pak kripe dhe shtojani pjeses tjeter ngadal duke e futur lugen me levizje nga poshte lart per te mos e ulur vezen e rrahur . Bejeni me gjalpe dhe therrime buke nje tave me diameter 24 cm. dhe hidhni aty perzierjen e pergaditur .Piqeni torten ne furren e ngrohte tashme , ne 180 grade , per afro 40 min.
Ju beft mire!

Linka_pz
14-06-07, 14:01
Rizoto me majdanoz

30gr palce e therrmuar mire
30 gr gjalpe
3 luge vaj ulliri
1-2 thelpinj hudher e grire
350 gr oriz i imet
7. 5 leng zarzavatesh ose koncentrat vegjetal
1 luge plot me berzillok i grire
1 luge me majdanoz te grire
kripe e piper
3 luge djathe deleje i forte ose parmezan i grire

Ne nje tenxhere shkini ne temp. te ulet pascen .Pas 1-2 min. shtoni gjalpin ,vajin, hudhren dhe lerini te fergohen edhe nje min.Shtoni orizin ,lerini te marre shije duke e perzier vazhdimisht ,pastaj filloni ta lagni me lengun e zarzavateve ,pak nga pak duke e perzier vazhdimisht.Pak min. para se orizi te jete gati shtoni berzillokun dhe majdanozin .Provojeni per kripe dhe shtojini edhe piperin dhe ne fund i shtoni djathin e therrmuar .

Linka_pz
14-06-07, 14:21
Domate me oriz


6 domate te pjekura te rrumbullaketa
6 luge oriz
1 thelb hudher
1 luge majdanoz i grire
5 luge vaj ulliri
kripe

Ua prisni fundin e domateve duke i zbrazur nga tuli dhe vendosni te kullojne per pak min. Nderkaq perzijeni orizin me tulin e domateve ,hudhren e grire holle ,majdanozin , 2 luge vaj dhe pak kripe.Kriposini leht se mbrendshmi domatet dhe mbushni me perzierjen e pergaditur. Mbulojini me fundet qe i keni vene menjane , vendosni ne nje ene zjarrduruese te qelqit duke i hedhur 2 gisht uje dhe nje sperkatje vaj .Kalojini ne furre tashme te nxehur ne 200 grade dhe piqini per rreth 30 min.
Ju beft mire !

Linka_pz
14-06-07, 14:38
Buke thekre


30 gr.maja birre kfasac
1 luge me sheqer
3 l. uje i vaket
450 gr miell thekre
250 gr miell i bardhe
1 luge me fara koperi
2 luge kripe
2 luge vaj ulliri ose vaj


Hidhni ne nje pjate dy tipet e miellit dhe farat e koperit , perziejini me kujdes dhe hidhni kripe ,shtoni majane ,vajin dhe perzijini mire dhe lejini te vij apo te bymejet posate mbaroj ardhja e pare e brumit kthejeni mbrapsht brumin mbi tavolinen e ebere me miell dhe punojeni apo ngjesheni per 1 deri ne 2 min. Ndajeni ne 4-6 pjese ,ne forme te rrumbullaket .Lereni te vijne per rreth 1 ore .
Piqeni ne furre ne temp. 200 grade per rreth 30 min .
Ju befte mire !

Linka_pz
15-06-07, 14:55
Torte me gjize dhe fruta pylli

500gr. gjize pa kripe
270 gr sheqer
1 kos yogurt
400 ml. ajke
500gr fruta pylli te perziera
lengu i nje gjysem limoni
2 pjese pandispanje te blera pra pete brumi per torte


Ne nje pjate perzieni gjizen s situr mire me 120 gr,. sheqer dhe me kos.Rrihni ajken deri sa te trashet dhe shtojani perzierjes me ngadale qe te moj arij shfryerjen .Shtoni pastaj 100 gr . fruta pylli dhe perzijini ,sistemoni nje disk pandispanje ne fundin e tepsis, hidhni persiper kremin e gjizes duke e niveluar mire dhe mbulojeni me diskun tjeter .
Ne nje tenxhere te vogel vendosni ne zjarr frutat qe qe mbeten me sheqerin qe ka tepruar dhe lengun e limonit dhe zijeni ne zjarr te plote derisa te jene bere si shirup .Lerini te ftohen . Me kete perzierje frutash lyni siperfaqen e tortes dhe vereni ne frigorifer per 3 ore se paku.
Ju befte mire !

Linka_pz
15-06-07, 15:02
Krem me bajame te thata


300ml.qumesht
1 levore limoni
4 te verdha vezesh
150 gr miell i bardhe misri
100gr bajame te thata

Zijeni qumeshtin me lekuren e limonit hiqeni nga zjarri dhe largojeni lekuren e limonit .Rrihni te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te zbardhen ,duke i perzier me miell te bardhe misri e duke i tretur me qumesht in e nxehte . Zijeni kremin ne zjarr shume te ulet duke e perzier vazhdimisht dhe lereni te vloje afro 3 min. Hiqeni enen nga zjarri , perzijini aty bajamet e thata , por mbani ca edhe per dekorim . Kremin sherbejeni ne kupa teke me garniture bajamet e thata te lena menjane.
Ju befte mire !

Linka_pz
19-06-07, 12:33
Pule e pjekur


1 luge rozmarin te grire
2 thelpinje hudher te grire
kripe
piper i bluar i fresket
1 pule 1.2kg
1 limon i tere
5 luge vaj ulliri


Perzijini bashk rozmarinin dhe hudhren me kripe e piper dhe lyjeni pulen e pastruar mire mbrenda dhe jasht , futni nje kokerr limon te lare mire ne mbrendesi te pules , do te sherbej per ti dhene shije te kendshme dhe per te eliminuar yndyrnat . Vendosni pulen ne nje tave te lyer me vaj , piqeni ne furren e nxehur 200 grade . Perpara se ta hiqni nga furra , pula duhet te marre ngjyren e duhur do te keni arritur nje rezultat te mire nese pula eshte e pjekur jasht dhe bbrenda mire . Sherbejeni menjehere duke e prere ne katersh , ose ne pjese me te vogla ,sherbejeni me patate dhe sallate te gjelbert !
Ju befte mire !

Linka_pz
19-06-07, 12:43
Qengj me Patate


1 kg mish qengji i prere ne copa
750 gr patate ,te prera ne copa te medha
4 domate te medha te prere ne katersh
1 qepe mesatare ne feta
4 luge vaj ulliri
kripe e piper i zi sipas deshires
1 degez rozmarin
1 luge rigon


Vendosni qengjin ,patatet , domatet dhe qepen ne nje tave qelqi te madhe . Hidhni vaj , pak kripe e me shume piper ,rozmarin dhe rigon. Mbulojeni dhe futeni ne furre tashme te nxehur ne 200 grade per rreth 1 ore , ose derisa mishi te zbruhet mire , duke e lagur shpesh me pak vere te badhe .Sherbejeni te nxehte .
Ju befte mire !

Linka_pz
20-06-07, 14:40
Buke me rozmarine



1 dege rozmarine
4-5 luge vaj ulliri
15 gr.maja per buke
2 luge plote me sheqer
140 ml.uje i vaket
350 gr. miell
80 gr rrush i thate
1-2 luge kripe


Shkeputeni rozmarinen nga deget por mund te perdoret edhe e thate , duke lene ca prej tyre menjeane, fergojini ne nje tigan me tre luge vaj , ne zjarr te ngadalte per afer 10 min. Hiqni nga zjarri filtrojeni dhe lereni te vaket . Pergaditni majan , hidhi miellin ne nje tas te madh , hidhni kripe , vaj, sheqerin dhe ujin e mbetur duke e perzier , shperlajeni rrushin e thate shkundeni dhe tereni .Si te vije brumi pas 2 oresh vendosni ne siperfaqen e punes te bere me miell , punojeni apo ngjesheni per 3 min. duke e shtuar rrushin dhe rozmarinen .
Ndajeni ne 6-8 racione dhe lyjeni ne siperfaqe me vajin e mbetur , duke formuar rrumbullake . Vendosini ne tave per pjekje , large njeri nga tjetri dhe ne secilen beni dy te prera ose dy vija qe te piqet me leht .
Lerini te vijne per 30 min.
Piqni ne furre ne 200 grade per rreth 20 min.
Ju befte mire !

Linka_pz
27-06-07, 13:55
Pice me kerpudha


250 gr. kerpudha
2-3 luge vaj ulliri
1 luge plot me majdanoz
1 thelb hudher i grire
kripe , piper


Pergaditni brumin me qumesht , ve krip 1 luge sheqer dha pluhur per ardhje.
Qeroni kerpudhat dhe fshijini me nje lecke te lagesht per te eliminuar dheun , pastaj pritni ne feta te holla .Ne nje tenxhere nxehni nje luge vaj ulliri , shtoni kerpudhat dhe ,ne nje flake shume te larte , lerini te skuqen per 2-3 min Hidhni majdanoz e hudher , perzijini dhe lerini menjane . Si te vije brumi punojeni per 1 min. ne tavolinen e bere me miell .Formojeni picen dhe shtrojeni ne tave . Hidhni kerpudha , pak kripe e piper si dhe vajin e mbetur .Piqeni ne furre ne 250 grade per 10-20 min. Sherbejeni picen te nxehte .
Ju befte mire !!

luckyman
27-06-07, 20:50
Mishe qengji me domate


4 luge vaj ulliri
1 qepe , 1 karot , 1 kercell selino te grira holle
2 thelpinje hudher te grire holle
1 luge spec djeges i grimcuar
120 gr pershut e prere ne kube
1 kg.kofshe ose shpatull qengji ne copa
kripe e piper i zi sipas deshires
150 ml.vere e bardhe
1/2 kg. domate te pjekura te qeruara dhe te prera ne copa


Ne nje tenxhere te madhe , ose me mire vorbe balte nxehni vajin dhe skuqni qepen , karoten kercellin e selinos , hudhren ,majdanozin , specin dhe pershuten , ne zajrr te plote .Kur qepa dhe proshuta te kene marre ngjyre hidhni edhe mishin dhe lereni ne zjarr per 7-8 min.duke e perzier vazhdimisht .Hidhni kripe e piper , shtojini veren dhe kur te avulloje , shtojini edhe domatet. Verini kapakun dhe lerini te ziejne ne zjarr te avashte per 1 ore duke hedhur pak uje te nxehte , nese salca eshte therre shume .
Sherbejeni te nxehte
Ju beft mire!émémmmémmm,.njamnjam,.:biggrin: .
Ej kur po na thirré nje naté per darké :biggrin: uné do e sjelli Veren (t`kuqe).

Linka_pz
28-06-07, 14:02
Kroketa me djathe dhe proshute


0.5L. qumesht
pak kripe
100 gr. gjalpe
100 gr. miell
100 gr. proshute e pjekur
100 gr. djathe
4 ve
200 gr. buke te therrmuar
0.5L vaj per ti ferguar


Zijeni qumeshtin me kripe, nderkaq shkrini gjalpin ne nje tenxhere, shtoni miellin dhe perzijeni,pastaj shtoni qumeshtin ,pak nga pak, derisa te arrini nje perzierje te treshe dhe te njetrajtshme , hiqeni nga zjarri dhe shtoni proshuten , djathin dhe dy te verdha vezesh .Perzijeni mire dhe lereni te ftohet .Vezet e mbetura rrihni veq .Kur perzierja te behet e nje trajtshme , me nje luge formoni toptha ne madhesin e arres dhe kalojini per dy here ne vezet e rrahura dhe ne buken e therrmuar .
Fergojini ne vaj te nxehur mire , derisa te skuqen.Thithjani vajin e tepert me leter kuzhine dhe sherbejini.
Ju befte mire!

Linka_pz
28-06-07, 14:13
Rizoto me kungull


1 kg. kungull i verdhe
400 gr oriz per pilaf
4 luge vaj ulliri
100 gr gjalpe
1/2 gote vere e bardhe
1/2 L leng mishi apo koncentrat
100 gr kaēkavall
kripe e piper


Qeroni kungullin hiqjani filet dhe farat , pastaj priteni ne feta te holla.Ne nje tigan me fund te trashe tretni 50 gr gjalpe me vaj , hidhni kungullin dhe lereni ne zjarr te lehte , kur ai te jete gjysem i zier , shtoni orizin, kavurdiseni mire qe te marre shije , pastaj hidhni veren , kripe dhe piper .
Bejeni te zieje orizi ne flake shume te ulet , duke shtuar leng mishi pak nga pak dhe duke e perzier , duhet te behet i thate , por i bute . Hiqeni nga zjarri , hidhni gjalpin e mbetur dhe kaēkavallin, pastaj sherbejeni .
Ju befte mire !

Linka_pz
05-07-07, 16:02
Kuleē me fara susani dhe djathe


20 gr maja birre apo maj per ardhje
1 luge sheqer panxhari
150 ml.uje i vaket
200 gr miell
150 gr miell integral
1 luge kripe
4 luge vaje ulliri
2 luge fara susami
6 luge djathe kaēkavall
pak parmixhan i grire


Majan e tretni ne pak uje .Hidhni ne nje ene te madhe dy tipet e miellit , kriprn, majan ,3 luge vaje dhe ujin e mbetur dhe i perziejme mire dhe e leme te bymejet . Si te kalojne 45 min., shtoni farat e susamit , punojeni edhe per 2-3min. dhe lereni te bymejet edhe 45 min te tjera . Shtrijeni brumin ne nje siperfaqe pune te bere me miell , duke i dhene nje forme katrore ne nje trashesi 1.5 cm.Priteni ne 12 porcione dhe dhe vendosni kuleqt ne nje tave te lyer me miell , hidhni siper vajin e mbetur dhe kaēkavall te grire, duke e shtypur me gishta qe te ngjitet mire .Piqeni ne furren e ngrohur me pare ne 200 grade per 12-15 min.Dhe sherbejeni te nxehte .
Ju befte mire !

Linka_pz
13-07-07, 14:33
Supe me oriz e spinaq


350 gr spinaq i fresket
30 gr gjalpe
1L leng mishi ose koncentrat
200 gr oriz jo krejt i imet
1 ve
kripe
piper i bardhe
3 luge djathe parmixhan i grire


Shperlajeni mire spinaqin , kullojeni, vendoseni ne nje tenxhere , mbulojeni dhe lereni te zieje ne flake te ulet per 2-3 min.Hiqeni nga zjarri , lereni te ftohet aq sa te shtypet me dore , pastaj grijeni trashe .Po ne ate tenxhere , te shperlare dhe te thare me nje lecke , shkrini gjalpin , shtoni spinaqin ,hidhni kripe dhe lereni te marrin shije per 3 min. duke i perzier shpesh .Mbajini menjeane.Vloni lengun e mishit , hidhni oriz dhe zijeni per 13-15 min. ,pastaj shtoni spinaqin e pergaditur me pare . Menjane rrihni vezet me kripe dhe piper sipas deshires dhe me djathin e grire .
Kete gatese hidhjani supes , duke e perzier dhe duke fikur menjehere jarrin .Sherbejeni pas gjysem minute.
Ju befte mire !

Linka_pz
19-07-07, 14:04
Peshk i furres me leter alumini


1 peshk i fresket rreth 1.2 kg
1 luge rozmarin e grire
1 luge majdanoz i grire
2 thelpinje hudhre te grire
1/2 limonit jo i grire
kripe
piper i bluar i fresket
4 luge vaj ulliri
1 flete leter alumini per furre


Pastroni peshkun ,pastaj shperlajeni dhe thajeni me leter kuzhine.Perzijeni rozmarinin dhe majdanozin e grire me hudhren e grire,pastaj shtojini kripe e piper dhe mbusheni peshkun me kete perzierje nga pjesa e hapur e barkut .
Lani dhe prisni limonin ne feta te holla dhe futini edhe ato ne pjesen e hapur te barkut, ne menyre qe ,te dale pak perjashta , ti japin nje game ngjyre interesante pjates . Sperkateni edhe ne siperfaqe peshkun me kripe e piper dhe vendosni ne letren e aluminit e pastaj ne furre , hidhni vaj dhe mbylleni letren , kalojeni ne furren tahme te nxehur ne 200 grade per 25 min.Dhe sherbejeni sapo te dale nga furra.
Ju befte mire!

Linka_pz
01-08-07, 15:10
Gatimi roman i mishit te qengjit


1 kg mish qengji
6 luge vaj ulliri
2 thelpinj hudher
2 luge rozmarin e grire
kripe e piper
1 gote vere e bardhe
1/2 gote uthull e bardhe
2 cironka


Priteni qengjin ne copa jo te vogla , verini ne nje tave , me vaj ,nje thelb hudher e nje luge rozmarin , hidhni kripe e piper dhe kalojini ne furre tashme te nxehur ne 200 grade. Pas 10 min. lagini me vere te bardhe dhe vazhdoni pjekjen per 50 min .duke i perzier here pas here . Nderkohe grini cironkat ne nje pjate bashk me thelpinjet e hudhrave hidhni edhe 1 luge rozmarin e uthull te bardhe . Ne fund te gatimit , kur mishi te kete marre ngjyren e duhur ,sperkateni me salcen e pergaditur dhe lereni te piqet edhe 5 min.
Sherbejeni te nxehte me patate te furres qe do t`ia shtoni mishit ne momentin e fundit .
Ju befte mire !

Linka_pz
01-08-07, 15:22
Qepe me djathe ne furre

12 qepe te bardha mesatare
30 gr. gjalpe
250 ml.leng mishi i pergaditur me mishe ose koncentrat
kripe e piper i zi i sapobluar
250 gr. djathe kaqkavall apo parmezan

Pastroni qepet . Lyjeni me gjalpe nje tave me diameter 25 cm dhe vendosni qepet . Hidhni nje sasi te mjaftueshme leng mishi per te mbuluar 1 cm fundin e taves , hidhni kripe e piper , mbulojeni dhe piqeni ne furren e ngrohur me pare ne 160 grade per 1 ore , ose derisa qepet te zbruhen .Nese eshte e nevojshme shtoni leng gjate gatimit .Hidhni djathe te grire dhe vendosni taven ne nje zgare per 5-10 min , ose derisa djathi te shkrihet dhe te marre ngjyre .Sherbejini te nxehte .
Ju befte mire!

Linka_pz
04-08-07, 11:35
Mish viēi i mbushur ne qumesht



1 fete viēi rreth 800 gr.
krip
piper i bluar, i fresket
100 gr. proshute e thate
80 gr kaēkavall
4 luge vaj ulliri
rreth gjysem litri qumesht

Eliminoni dhjamrat e mundshem nga feta e mishit dhe rriheni leht , pasi ta keni mbuluar me leter alumini ,ne menyre qe te mos shkeputet .Bejeni me kripe e piper , mbulojeni me fetet e proshutes dhe mbi to vendosni kaēkavallin e grire.
Rrotullojeni feten e mishit dhe lidheni disa here rreth me spango kuzhine .Ne nje tigan pak a shume te thelle, nxehni vajin ne zjarr mesatar dhe skuqeni mishin .Hidhni pak kripe e piper , mbulojeni me qumesht , zijeni ne zjarr te ulet mbuluar pjeserisht me kapak , duke e kthyer disa here ,derisa salca te jete mpiksur e tera , do te duhet rreth nje ore .Sherbejeni mishin e prere ne feta ,te ngrohte , sherbejeni me pure patatesh .
Ju befte mire!

Linka_pz
08-08-07, 13:29
Mish keci me limon



1 kg. mish keci
300-400 ml. leng mishi i ngroht
lengu i dy limonave
kripe e piper
Vaj

Vajin vendoseni ne tigan ,vendosni copat e mishit te kecit ,hidhni kripe e piper dhe piqeni ne furre ne 180-200 grade per me pak se nje ore , duke e kthyer mishin here pas here e duke e lagur me leng mishi .
Ne fund sperkateni me leng limoni.
Kjo gates mund te realizohet dhe te jet e shishme edhe me mish qengji

Ju befte mire!

Linka_pz
18-08-07, 09:26
Paēe Koke


Pėr 4-5 persona duhen:
Lėng koke 1 litėr, gjalpė ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djegės 1/2 luge kafeje, kripė, piper, uthull 2-3 lugė, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepė, karrota 2-3 copė, selino, majdanoz
Koka pastrohet, copėtohet, vihet nė ujė tė ftohtė qė tė lahet e ti ikė gjaku, pastaj vendoset nė tenxhere, mbulohet me ujė tė ftohtė dhe vihet ne zjarr. Kur tė ketė marrė i hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė, duke i hedhur qepė karrota, selino, kripė, piper, dafinė majdanoz. Lihen derisa tė jenė zier mirė d.m.th. kur mishi tė ndahet lehtė nga kocka. Kullohet, qėrohet mishi nga kockat dhe pritet nė copa tė vogla kubike. Nė njė tenxhere hidhet yndyrė, pak salcė dhe lėngu i marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė ketė marrė valė, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen tė ziejnė nė zjarr te avashėm edhe per disa minuta duke i hedhur kripė e piper tė zi.
Nė fund paēes i hidhen hudhra tė shtypura me uthull.

Linka_pz
23-08-07, 22:37
sallate dimerore



Priteni sallaten apo lakren ne fije te holla
Grini karoten
Pergatisni salcen e sallates ne kete menyre. Vaj ulliri aq sa te arrije per sallaten, utthull 1/2 e sasise se vajit te ullirit.
Shtojini salces nje salce ulliri dhe dy thelbinj hudhre te shtypur. Kripe dhe piper te zi.
Perzijini ingredientet mire dhe hidhjani sallates siper. Kujdes! Per ata qe nuk e durojne hudhren mund ta lini jashte recetes. Perndryshe, sasite e ingredienteve mund t'i provoni per te gjetur masen e tyre te sakte sipas shijes suaj. Perzierja e rekomanduar me siper eshte relativisht e shijes se forte.

Linka_pz
23-08-07, 22:41
"BOMBICA ME FIQ"

400 gr. sheqer
11 lug uje
1 margarin(1 pako gjalp 150gr)
250 gr, arra te bluara
150 gr biskota te bluara (plazma keks)
1 lug rum
1 cokollate
500 gr fiq.

Sheqeri me ujin ziejn pastaj i shton arrat biskotat rum cokollaten dhe gjalpin.
5oo gr fiq ( te blera ne pako) i le ne uj te ngroht qe te zbuten ia heq bishtat me kujdes dhe i mbush me thelba arre, duke mos e car kokrren e fikut

I mbeshtjell me masen e fituar mesiper, i rrotullon ne kokos ose arra te bluara dhe i le ca ore derisa te forcohen mire
Pastaj i ndan pergjysem dhe mmmmmmmmm jan te mrekullueshme !
Po ti provoni do me kujtoni Biles jan dhe shume te bukura per tu par, sepse dallohet arra ne mes , fiku dhe masa qe mbeshtjell !

Kavaleri
30-08-07, 10:24
Hmm po e zoja qenke, a t`kisha pas gru paskam pas me u knaq tu honger tyli jemeki.
P.s te lumt dora per keto recepte.

Qe ta pruna ni thes me patate, nese ke nevoj edhe per kryp,apo byber veq trego.
haaaa haaaaaaa p`shuuuuuuuuuuuuuuuu.

Linka_pz
31-08-07, 09:23
Pėrbėrėsit pėr 4 persona: 6 vezė, 200 gr mish vici i grirė, 40 gr bukė e thekur e grirė, 30 gr miell, vaj ulliri, kripė, piper.


Procedure
Zihen 4 vezė nė njė enė plot me ujė. Koha e zierjes duhet tė jetė ekzaktėsisht 8 minuta nga momenti qė fillojnė zierjen. Pas kėsaj, ftohen nė ujė tė ftohtė tė rrjedhshėm, u hiqet lėvozhga, u hidhet pak kripė dhe piper.
Merret me dorė pak mish i grirė dhe mbulohen vezėt e ziera.
Nė njė tas rrihen vezėt e mbetura. Mielli dhe buka e thekur e grirė vendosen nė dy pjata tė ndryshme.
Vezėt e mbuluara me mishin e grirė lyhen me miell, lyhen me vezėt e rrahura, dhe pastaj lyhen me bukėn e thekur tė grirė.
Pastaj skuqen pėr 10 minuta nė vajin e ullirit tė nxehur shumė, rrotullohen shpesh, kullohen nė kartėn e kuzhinės, u hidhet kripė dhe shėrbehen tė ngrohta.

Linka_pz
03-09-07, 18:11
Rolo Me Mish Te Grire



Per te bere kete lloj gatimi duhet te kemi
mish te grire 500-1000gr
sallam te grire ne feta 3-4 cope
djathe kackavall ne feta 3-4 cope
veze te ziera 4 cope
ereza te ndryshme piper rigon dhe kripe
buke bajate
marrim mishin egrire dhe e pergatisim si per qofte ku e perziejme me buken bajate,erezat dhe kripen.Perzierja duhet te behet mire derisa te marre trajte te njejte dhe pastaj e shtrijme ne nje leter alumini dhe aty shtrojme sallamin djathin dhe vezet pasi ti kemi vene mbeshtjedhim me kujdes letren e aluminit dhe e leme 5 min keshtu dhe pastaj heqim letren e aluminit dhe e vendosim ne nje tepsi te lyer me vaj dhe e sperkasim dhe siper me pak vaj dhe e fusim ne furre ku e pjekim ne 200 grade per 30-45 min nqs deshironi mund te shtoni dhe patate te prera te medha(ne fillim roloja duhet te jete e mbuluar me leter alumini)
ju befte mire.

Linka_pz
05-09-07, 23:00
Strudel me Molle

Masat:
2 filxhane caji miell
1 kokerr veze
2-3 luge gjelle gjalp
3-4 kokrra molle
2 filxhane fafeje sheqer
1 luge gjelle buke te grire
pak kanelle edhe karafil

Mielli i situr hillet ne tryeze, hapim nje grope ku hillen ne mes vezet, gjalpi dhe sasia e ujit. Zihet brumi i forte edhe lihet te qendroje per 20-30 min. Pastaj hapen petat e holla. Peten e sperkasim me gjalpe, mbulohet me molle te grira holle dhe te sperkatura me sheqer te perziera me buke te bardhe te thare, e shtypur holle me kanelle pluhur. Mbeshtillet me forme roleje. Vendoset ne tepsi edhe lyhet me gjalpe. Shpohet ne disa vende me maje te thikes edhe vihet te piqet ne temp 200-250 (400) grade per 25-30 minuta. Pas pjekjes i hillet sheqeri puder.

Mollet pergatiten keshtu: i qerojme, i pastrojme, i presim ne feta te holla, ne rast se jane te forte i kalojme ne tigan ose ne tepsi edhe futen ne furre per ti zbutur gati 20-30 min, duke i shtuar sheqer dhe pak gjalpe. Nqs mollet jane te buta trazohen me sheqer e kanelle.

Per mbushje mund te perdoren: qershi, kajsi, vishnje etj. Gjithashtu mund te perdoren peta te gatshme nqs doni.

Linka_pz
11-09-07, 21:33
Gjyveē me patate

Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salcė domate 1 lugė gjelle jo e plotė, kripė, piper i zi, spec i kuq, majdanoz.

Mishi pritet nė thela, skuqet me qepė, shtohet pak salcė domate ose domate tė grira hollė, kripė, piper, dafinė, ujė sa tė mbulohet mishi dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė.
Ndėrkaq pėrgatiten patatet tė cilat pastrohen, lahen, priten nė feta tė rrumbullakėta me trashėsi 1 cm dhe skuqen lehtė me yndyrė.
Nė tavė vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripė, piper, pak spec i kuq dhe nė fund lėngu i mishit. Tava lihet nė furrė pėr gjysmė ore. Pasi hiqet gjyveēi, vihet nė pjatė dhe spėrkatet me lėngun e vet e majdanoz tė grirė hollė.

Linka_pz
15-09-07, 22:41
HAVAI TOST

6 feta te holle buke te bardhe
6 feta te holle proshute (sallami)
6 feta ananasi(komposto)
6 feta te holla kackavall i bute
6 kokrra qershi

1.Mbi fetat e bukes vendosen me radhe : proshuta(ose sallami),ananasi,kackavalli dhe ne qender kokrra e qershise.
2.Futen ne furre per 15 min dhe sherbehen te nxehta.

Linka_pz
30-09-07, 17:52
Keksa me susam

2 te verdha vezesh ,
4 luge gjelle sheqer ,
125 gr. gjalp,duhet te jete ne temperatur te dhomes
2 gota uji miell,
1 bakin
1 sheqer vanilje
susam.

2 te verdha vezesh , sheqerin , gjalpin ,miellin ,bakinin dhe sheqeri e vaniljes i gatuajme me dore derisa te tretet mire gjalpi por brumin nuk duhet ta bejme te forte ,pastaj brumin e formojme ne forme te arres ,e lyajme me te bardhat e vezeve dhe pastaj ne susam , dhe i pjekim ne temperatur 200 G
Ju befte mire !

Linka_pz
03-10-07, 22:05
Gjelle me mish te grimcuar


2 Qepe
1 luge gjalp
2 karrota te prera ne rrathe
1/2 e mishit e prere ne ne copa jo shume te vogla
250 gr bizele
250 gr . kerpurdha
1 gjethe gjethe dafine
kripe , piper majdanoz


Qepa e grire imet fergohet 5 min .shtohen karrotat dhe mishi i prere dhe se bashku fergohen edhe 5 min . ne zjarr te ulet .
Gjella kriposet , piperoset ia hedhim edhe gjethen e dafines per arome , 1/2 e gotes me uje dhe e mbuluar zihet 35-40 min.ne zjarr te ulet , shtohen kerpurdhat dhe vazhdon zierja gjersa te zihet mishi .
Bizelet zihen veq ,kullohen dhe hidhen ne gjelle, perzihen me kujdes i hidhet majdanozi i grire ,dhe sherbehet me pure patatesh ose pilaf .
Ju befte mire !

Brahim Pit
05-10-07, 21:37
Linka po i marr lakmi atij mashkulli qe te merr ty (nese s'je e martume hala) se po dijshe shume rezepte. :wink:

Po pyetja eshte a i ke gatu te gjitha keto. Nese po shkruje ka nje yllze edhe me komet a e preferon a jo :smile: :wink:

Linka_pz
07-10-07, 11:55
Linka po i marr lakmi atij mashkulli qe te merr ty (nese s'je e martume hala) se po dijshe shume rezepte. :wink:

Po pyetja eshte a i ke gatu te gjitha keto. Nese po shkruje ka nje yllze edhe me komet a e preferon a jo :smile: :wink:



Hahhahaha, flm shume Brahim Pit......

Po I KAM GATUAR POR JO TE GJITHA ,keto jan disa nga mijera recetat qe kam ,nga shume gjuhe .....!

Linka_pz
08-10-07, 14:34
Sulpite

Perberesit per 5 persona:
10 veze;
6 luge sheqer;
miell;
qumesht.

Pregatitja: 10 vezet i rrahim me 6 luge sheqer. Me pas i shton gjysem litri qumesht dhe 9 luge miell dhe i perzjejme te gjitha. Leyjme nje tave me vaj dhe hedhim brumin ne te, dhe e pjekim ne temperature te larte. Me pas bejme sherbetin duke zjere 1 liter uje me 10 luge sheqer. Kete sherbet ja hedhim sulpites se nxehte.
Sherbehet e ftohte

Linka_pz
09-10-07, 15:27
Patėllxhanė tė mbushur
Pėr 4-5 persona duhen:
Patėllxhanė 1 kg,
qepė 6-7 kokrra ose salcė njė lugė gjelle,
hudhra 2 kokrra, kripė, piper, majdanoz.

Patėllxhanėve u qėrohet bishti, u hiqet lėkura nė tre rripa sipėr dhe nga tė dyja anėt. Priten pėr sė gjati te pjesa e sipėrme deri nė mes tė tulit. Patėllxhanėt vendosen nė ujė me kripė pėr gjysėm ore. Ndėrkohė nė tigan me yndyrė skuqet qepa e grirė nė formė gjysėmrrethi,shtohen domate tė qėruara dhe tė prere nė copa tė vogla; vazhdon kaurdisja nė zjarr tė avashėm nė mėnyrė qė qepa tė zbutet.

Nė fund shtohen hudhra tė grira, majdanoz, kripė, piper dhe pak uthull. Patėllxhanet kullohen, shpėlahen dhe skuqen nė tigan me pak yndyrė pastaj rreshtohen nė tavė, hapen nė vendin e prerė dhe mbushen me masėn e pėrgatitur. Sipėr u vihet nga njė fetė domate.
Shtohet fare pak ujė dhe piqen pėr njė orė nė furrė jo shumė te nxehtė.

illyria
11-10-07, 22:32
Mish i bardhė pule me karrota pėr 4 persona
Reēetė shumė e thjeshtė

Nevoiten:
2 copė mish tė bardhė pule
500 gr karrota
1 patate e madhe
1 qepė
1 thelb hudhre
pak shampinjon(nga konzerva)
pak bizele (nga konzerva)
magdanoz i freskėt
kripė
biber
vaj

Pėrgaditja:
Mishi copėtohet nė pjesė tė vogla (katrorė 2 cm),vendoset tė fėrgohet nė vaj.Patatja vendoset tė zihet nė enė tjetėr me lėvore.Pasi tė fėrgohet mishi,largohet nga ena.Nė tė njėjtin vaj vendosen karrotat e prera nė shkopinj 3-4 cm dhe qepa e prerė imėt.Fėrgohen mirė dhe pastaj vendoset mishi paraprakisht i fėrguar,patatja e qėruar dhe e prerė nė katrorė 1-1,5 cm,shampinjonėt dhe bizelja,hudhra e prerė imėt,kryposet me kripė dhe biber,mė nė fund vendoset magdanozi i freskėt dhe i prerė imėt.Sipas dėshirės shtohet ujė.
Shumė thjeshtė dhe shumė shijshėm,e kam provuar vetė disa herė.
Ju bėftė mirė!

Linka_pz
12-10-07, 14:59
illyria (http://www.dardania.de/vb/upload/member.php?u=15021) te falenderoj per prurjen e kesaj recete ketu !

Linka_pz
12-10-07, 15:00
Bakllava me pete te gatshme



Doza p?r 10 persona:
- 1/2 kg bajame t? q?ruara,
- 400 gr. gjalp?,
- 40 gr. kanell? dhe karafile,
- 1 kg pet? bakllavaje.
P?r shurupin:
- 1/2 kg mjalt?,
- 700 gr. sheqer,
- 1/2 l. uj?,
- aroma t? ndryshme.

? M?nyra e gatimit. I p?rv?lojm? me uj? t? nxeht? bajamet dhe u q?rojm? cip?n (po t? duam nuk ua heqim, por i hedhim ashtu si? jan?) dhe, si t'i thajm? duke i f?rkuar pak me nj? pecet?, i shtypim ose i presim me thik? n? m?nyr? q? t? b?hen si nj? trahan i trash?. Shtypim, nj?koh?sisht, dhe kanell?n bashk? me karafil?t, pastaj v?m? gjalpin t? shkrij? n? zjarr.
? Marrim nj? tepsi t? p?rshtatshme, t? llogaritur me shtresat e pet?ve, e lyejm? mir? me gjal? dhe shtrojm? n? t? dy pet? bashk?, lyejm? sip?rfaqen e pet?s me gjalp? dhe hedhim mbi t? disa th?rrime bajamesh e pak pluhur er?zash (kanell? e karafil). Shtrojm? mbi to nj? pet? tjet?r e, si ta lyejm? me gjalp?, hedhim p?rs?ri mbi t? bajame dhe kanell?. Vazhdojm? pastaj duke shtruar nga dy pet? e mbi to nj? shtres? bajame, duke pasur parasysh se, m? n? fund, do t? shtrohen p?rsip?r 3 pet?, t? lyera me gjalp? por pa shtres? bajamesh mbi to.
? S? fundi lyejm? mir? me gjalp? edhe sip?rfaqen me maj?n e nj? thike t? mpreht?. Maja e thik?s duhet t? futet derisa t? cik? pet?t e fundit e t? shkoj? pa nd?rprerje deri n? fund t? ?do vije, por cipat t? mbeten t? bashkuara nj?ra me tjetr?n. Gjithashtu, pet?t nuk duhet t? ngjeshen gjat? heqjes s? vijave, prandaj thika duhet t? jet? e mprehur mir?. Pasi ta kemi p?rgatitur n? k?t? m?nyr?, tepsin? e v?m? n? furr? me nxeht?si mesatare, q? bakllavaja t? piqet p?r afro nj? gjysm? ore. E l?m? pastaj t? ftohet pothuaj krejt dhe vet?m at?her? i hedhim p?rsip?r shurupin, e jo kur ?sht? ende e nxeht

illyria
12-10-07, 20:03
Me nder qofsh Linka-Pz

Do tė provoj sė shpejti njė reēetė tėnden dhe pastaj do ti shkruaj kėtu pėrshtypjet e mia.
Unė kėtu nuk do tė vendosi reēetė tė cilėn paraprakisht nuke kam provuar vet.
Gjithashtu mendoj qė pos reēetave,kėtu duhet tė shkruajm edhe pėr ate nėse kemi provuar tė bėjmė diēka nga kėto, pėrshtypjet, kėshillat, sygjerimet,pyetjet.

FLM :smile:!

Linka_pz
12-10-07, 20:17
Pershendetje.......me te drejte e ke ,mirepo edhe nese nuk i kemi pergaditur te gjitha eshte mire qe ato qe i kemi mbledh per vete pse mos ti ken edhe te tjeret qe ta ken me te leht pregaditjen ......une mundohem ti shkruaj ato qe materiali per pergaditje te gjendet ne treg !
Une nga keto i kam pergaditur gati gati te gjitha !

rilinda
12-10-07, 22:43
Bakllava me pete te gatshme



Doza p?r 10 persona:
- 1/2 kg bajame t? q?ruara,
- 400 gr. gjalp?,
- 40 gr. kanell? dhe karafile,
- 1 kg pet? bakllavaje.
P?r shurupin:
- 1/2 kg mjalt?,
- 700 gr. sheqer,
- 1/2 l. uj?,
- aroma t? ndryshme.

? M?nyra e gatimit. I p?rv?lojm? me uj? t? nxeht? bajamet dhe u q?rojm? cip?n (po t? duam nuk ua heqim, por i hedhim ashtu si? jan?) dhe, si t'i thajm? duke i f?rkuar pak me nj? pecet?, i shtypim ose i presim me thik? n? m?nyr? q? t? b?hen si nj? trahan i trash?. Shtypim, nj?koh?sisht, dhe kanell?n bashk? me karafil?t, pastaj v?m? gjalpin t? shkrij? n? zjarr.
? Marrim nj? tepsi t? p?rshtatshme, t? llogaritur me shtresat e pet?ve, e lyejm? mir? me gjal? dhe shtrojm? n? t? dy pet? bashk?, lyejm? sip?rfaqen e pet?s me gjalp? dhe hedhim mbi t? disa th?rrime bajamesh e pak pluhur er?zash (kanell? e karafil). Shtrojm? mbi to nj? pet? tjet?r e, si ta lyejm? me gjalp?, hedhim p?rs?ri mbi t? bajame dhe kanell?. Vazhdojm? pastaj duke shtruar nga dy pet? e mbi to nj? shtres? bajame, duke pasur parasysh se, m? n? fund, do t? shtrohen p?rsip?r 3 pet?, t? lyera me gjalp? por pa shtres? bajamesh mbi to.
? S? fundi lyejm? mir? me gjalp? edhe sip?rfaqen me maj?n e nj? thike t? mpreht?. Maja e thik?s duhet t? futet derisa t? cik? pet?t e fundit e t? shkoj? pa nd?rprerje deri n? fund t? ?do vije, por cipat t? mbeten t? bashkuara nj?ra me tjetr?n. Gjithashtu, pet?t nuk duhet t? ngjeshen gjat? heqjes s? vijave, prandaj thika duhet t? jet? e mprehur mir?. Pasi ta kemi p?rgatitur n? k?t? m?nyr?, tepsin? e v?m? n? furr? me nxeht?si mesatare, q? bakllavaja t? piqet p?r afro nj? gjysm? ore. E l?m? pastaj t? ftohet pothuaj krejt dhe vet?m at?her? i hedhim p?rsip?r shurupin, e jo kur ?sht? ende e nxeht

Linka, pse t'kanė dal k'to pikėpytje?

Linka_pz
13-10-07, 09:27
Linka, pse t'kanė dal k'to pikėpytje?


Me te drejte e ke Rilinda ,kur e kam vene ne folder nuk me ka bere tastatura ne ė dhe me ka dal kesht ..............nese nuk e kuptoni do ta rishkruaj ,une kur e kuptoj vete mendoj se e kuptojne te gjithe !

Shendet ........Vendase

Linka_pz
17-10-07, 09:09
Akullore torte

10 veze
10 luge miell
10 luge sheqer
1 bakin
2 pudinga te vaniles
2 pudinga te cokollades
2 margarina
1 L qumesht

Per pergaditjen e brumit

10 te bardhat e vezeve te cilat i ndajme nga te verdhat
10 luge sheqer ,10 luge miell dhe nje barin i rrahim me mikser dhe i hedhim ne nje tepsi per pjekje dhe i pjekim

Per fillin

2 margarinat te cilat me pare i kemi lene ne temperature te dhomes me 10 luge sheqer dhe 10 te verdhat e vezeve i rrahim me mikser deri sa te formohet si krem dhe i leme anash
Ne nje tengjere e hedhim 1/2 e qumeshtit dhe e leme te valoj dhe pudingen e cokollates e tretim me pak qumesht dhe e ziejme dhe e leme te ftohet , keshtu veprojme edhe me pudingun e vaniles dhe i leme te ftohen mire ,te jene te ftoheta duhet patjeter ,pastaj gjysmen e kremit te pergaditur nga margarina ia shtojme pudingut te vaniles e gjysmen te cokollates dhe pastaj se pari fillin e perzier mire nga cokollata e hedhim ne brumin e pjekur dhe te ftohur dhe pastaj fillin e vaniles dhe e dekorojme me kokos .
Kjo torte duhet te qendroj ne friz ,2 ore para sherbimit duhet te hiqet nga frizi .
Ju befte mire !
Ju them qe ta provoni se me ete vertet eshte nje tort e lezetshme !
Une e kam pergaditur disa here .

Linka_pz
20-10-07, 11:34
Byrek me domate te zeza


1 ve
2 gota miell
1 kos
1/3 e margarines {te jete ne temperature te dhomes ,e bute)
Krip
I perziejme te gjitha keto me dore ,e bejme brumin si te pites dhe e leme pak .

Ne nje ene e shtypim ndjathin ne thermia te vogla(dhjathi i bardhe )
2 thelpinj hudhre te rendisura ,
2 domate te prera imet
2 domate te zeza (te qeruara dhe te grira) te gjitha keto i perziejme mire dhe u hedhim pak krip .
Brumin e hapim me t-holluese si te llokumave dhe e nxjerim forma me gote ku ne rrath hedhim nga materiali dhe e mbyllim me pirun e bejme si gjysem hene duhet mbyllur mire qe mos te dale materiali, ku te gjitha i rendojme ne tepsi te lyer me margarin dhe permbi i lyejme me te verdh vezes dhe i pjekim deri sa te skuqen .

Ju preferoj ti pergadisni .......jane shume te shijshme .

Ju befte mire!

Kete recet e kam marre nga Televizionet Turke pra eshte nga kuzhina Turke

Linka_pz
25-10-07, 14:09
Tiramisu ne gote


1 Kuti Keksa savoj(keto keksa gjenden per ti bler neper markete)
1 luge e gjelles ness kafe
2 luge miell
2 luge sheqer
2 gota qumsht
1 ve
kakao

Te verdhen e ves e hedhim ne nje tengjere, miellin,sheqerin , qumeshtin, ness kafen dhe i perziejme mire dhe i ziejme mirepo duhet perzier vazhdimisht ne temperatur te ulet ,pasi te zihet e leme anash qe te ftohet .
Ne nje ene tjeter e tundim te vardhen e ves dhe pastaj e perziejme me fillin e zier dhe te ftohur .
Keksat i hedhim pak ne qumesht dhe i qesim ne gote dy keksa dhe ia hedhim kremin e pergaditur prap keksa prap krem ,keshtu veprojme disa here sa te kemi keksa dhe sa gota deshirojme ti pergadisim dhe permbi i hedhim kakao.
Kjo eshte edhe njera nder recetat e preferuara te mia , e leht per pergaditje dhe shume e shishme .

Ju befte mire!

Linka_pz
31-10-07, 14:31
Kocka te akullta


6 ve
6 luge sheqer
6 luge miell
1/2 bakin
3 luge kakao

I tundim mire dhe i pjekim ne nje tepsi te lyer me vaj dhe eleme te ftohet

Kremi

1/2 qumesht
2 pudinga te vaniles
250 gr. margarin
200 gr sheqer pluhur


E vlojme qumeshtin ia hedhim sheqerin , pudingun e tretur , margarinin dhe i ziejme ngadal , dhe i`a hedhim brumit te pjakur .

Cokollata

100-150 gr cokollate per zierje ,2 luge sheqer,4 luge uje,pak margarin i tretim ne zjar te ngadalsuar duke i perzier vazhdimisht dhe pastaj ia hedhim permbi kockave te akullta , e prejme sipas deshires .

Ju befte mire!

Amina
04-11-07, 10:07
Ju te Prizrenit ja keni zanat ushqimeve valla. Ju lumt.
E faleminderit Linka, qe e ndan kete dituri me neve.

Linka_pz
04-11-07, 11:25
Pershendetje, Amina shpresoj qe ndonjeren nga keto receta ta pergaditesh se me te vertet jan te shishme .

Une per vete e kam pasion dhe tradit gatimin dhe kam deshir te mbledh dhe te pergadis receta nga vendet e ndryshme .

mybera
23-11-07, 12:01
Mishe i bardhe me majdanoz

1Kg copa mishi i bardhe
4 luge vaj ulliri
2 thelpinje hudher te grire
2 luge majdanoz i grire
piper i bluar, i fresket
kripe
1 gote qumesht
1/2 gote leng mishi ose koncentrat

Kontrolloni qe mishi te mos ket dhjamera. Ne nje tenxhere te larte,nxehni vajin dhe fergoni ne zjarr te avasht hudhren dhe majdanozin.Shtoni mishin dhe zijeni me lengun qe do te leshoj vete ,kur lengu te jete mpiksur apo shterrur ,sperkateni me piper te fresket,hidhni kripe,dhe mbulojeni me qumesht dhe leng mishi.Copat e mishit nuk duhet te mbulohen krejtesisht nga lengu i vete .Mbulojeni pjeserisht me kapak dhe zijeni ne zjarre te avashe duke e perzier shpeshsepse qumeshti tenton te ngjitet derisa salca te mpikset e tera dhe te formohet nje krem i dendur. Sherbejeni te nxehte ne nje pjate me bizele me hudher dhe majdanoz.
Ju beft mire!shum e mir do e provoj

Linka_pz
23-11-07, 14:55
shum e mir do e provoj



Pershendetje , cenke anetare e re ne kete Forum sa po e shoh une , shpresoj te pelqej ,mua me kan pelqyer dhe i ka shkruar edhe per ju qe te keni pak ndryshime ne tryezen tuaj ?!

Linka_pz
26-11-07, 13:02
Pasta(makarona)



500 gr pasta
300 gr mish te bluar
100 gr pershut
100 gr kerpurdha
50 gr kackavall
3 luge sos domatesh apo(ketqap)
1 qepe
krip,vaj, origano (nje lug gjelle),piper


Pastat i ziejme ( jo shume)
Ne nje tigan hedhim pak vaj dhe e fergojme qepen e grire imet pastaj ia shtojme mishin ,kepurdhat ,pershutin ,sosin e domates,krip ,piper,origano i fergojme mire dhe i lem anash .
Pastat i kullojme mire dhe pastaj ne nje tepsi i hedhim pastat dhe sosin (pra i perziejme te gjitha ) dhe i fusim ne furre pas 10 minutash ia hedhim kackavallin e rendisur dhe prap i kthejme ne furre qe te shkrihet kackavalli .

Ju befte mire!

Keto pasta jan pastat me te preferuara dhe pastat te cilat i pergadis me shpesh !

Linka_pz
01-12-07, 15:19
Patate me peshk ne furre


1 /30 kg.patate
1 peshk deri ne 1/30 kg. (apo 4 peshq mesatar )
rozmarin , kripe ,limon
vere te bardhe 1 gote te mesme

Patatet i prejme (me te trasha pak se per promfrit),peshkun e pastrojme dhe e thajme me pallom kuzhine .

Ne nje tepsi hedhim patatet dhe peshkun dhe i hedhim veren, kripen ,rozmarinin dhe limonin (lengun e limonit)dhe i perziejme me dore dhe i shtim ne furre ne temp.200 grade,por ne fillim i hedhim permbi tepsi Alumin folie,pasi qe te pjeken ia heqim folin dhe e shtim prap ne furre qe te skuqet.
Ju befte mire!

Kete lloj gjelle une e pergadis shpesh dhe eshte shume e shishme .

Linka_pz
04-12-07, 19:59
Sallate me patate


1kg.patate
3 ve
1 ajke (shmand )
1 qepe
kripe , piper ,uthull.

Patatet dhe vezet zihen (kujdes qe patatet mos te zihen shume ) .......,i leme te ftohen dhe i qerojme dhe i prejme ne pjese jo shume te vogla edhe vezet edhe patatet,duhet te ftohen mire ,pastaj ia shtojme qepen e prere, edhe (qepen duhet prerene pjese te holla),ia hedhim kripen ,piperin uthullen (pak jo shume uthull)dhe pastaj dhe ajken .
Servireni sipas deshires ne nje pjate per sallate.
Ju befte mire!

Ju them qe eshte shume e mire ,provojeni !

Linka_pz
05-12-07, 11:52
Krofne

1/2 L qumesht
2 veze
1/2 e filgjanit vaj (filgjan qaji )
4 luge te gjelles sheqer
tharme (kvasac)
Te gjitha keto i perziejme se bashku dhe i leme te bymehen (te vijne pra).
Pastaj e shtrime brumin e bejme si pete (me t-holluese ) dhe e prejme (ose nxjerim forma te rrumbullaketa ,sikur krofnet , me gote )dhe i fergojme ne vaj te nxeht (tengjerja apo friteza duhet te ket vaj te mjaftueshem )qe mos te ngjiten gjate fergimit .

Ju befte mire !

Arkza ,kjo recete eshte receta me e thjesht e Krofneve ,nese don kam edhe disa lloje !

Linka_pz
07-12-07, 18:08
Rrollat me keksa

1 kg.keksa
3 ve
7 luge sheqer (ben edhe pa sheqer sepse keksat kane sheqer,....une e pergadis pa sheqer)
1 buter (margarin)
7 luge kakao
1 kokos
alumin folie per mbeshtjellje apo cellofon

Keksat i thejme me dore sa te mundemi (i lem ne nje ene te madhe qe ta kemi me te leht perzierjen )
Buterin e hedhim ne nje ene dhe e shkrime ne zjarr,pastaj ia shtojme keksave gjithashtu edhe vezet,sheqerin dhe kakaon ,i perziejme mire me dore derisa te behet masa e njejte ,pastaj ne ,alumin folie hedhim kokos dhe masen e keksave dhe e mbeshtjellim mire (e bejme rrollat)
Kjo rrollate qendron ne friz apo frigorifer (eshte shume ,shume e mire ..........,provojeni)
Para sherbimit duhet hequr nga frizi dy ore me heret!

Ju befte mire!

Cia-Ferizaj
10-12-07, 17:00
Patate me peshk ne furre


1 /30 kg.patate
1 peshk deri ne 1/30 kg. (apo 4 peshq mesatar )
rozmarin , kripe ,limon
vere te bardhe 1 gote te mesme

Patatet i prejme (me te trasha pak se per promfrit),peshkun e pastrojme dhe e thajme me pallom kuzhine .

Ne nje tepsi hedhim patatet dhe peshkun dhe i hedhim veren, kripen ,rozmarinin dhe limonin (lengun e limonit)dhe i perziejme me dore dhe i shtim ne furre ne temp.200 grade,por ne fillim i hedhim permbi tepsi Alumin folie,pasi qe te pjeken ia heqim folin dhe e shtim prap ne furre qe te skuqet.
Ju befte mire!

Kete lloj gjelle une e pergadis shpesh dhe eshte shume e shishme .

mir shum "pesce all forno " qa eshte ky rozmarin sna tregove mori

Prishtinasja_
10-12-07, 17:08
Rrollat me keksa

1 kg.keksa
3 ve
7 luge sheqer (ben edhe pa sheqer sepse keksat kane sheqer,....une e pergadis pa sheqer)
1 buter (margarin)
7 luge kakao
1 kokos
alumin folie per mbeshtjellje apo cellofon

Keksat i thejme me dore sa te mundemi (i lem ne nje ene te madhe qe ta kemi me te leht perzierjen )
Buterin e hedhim ne nje ene dhe e shkrime ne zjarr,pastaj ia shtojme keksave gjithashtu edhe vezet,sheqerin dhe kakaon ,i perziejme mire me dore derisa te behet masa e njejte ,pastaj ne ,alumin folie hedhim kokos dhe masen e keksave dhe e mbeshtjellim mire (e bejme rrollat)
Kjo rrollate qendron ne friz apo frigorifer (eshte shume ,shume e mire ..........,provojeni)
Para sherbimit duhet hequr nga frizi dy ore me heret!

Ju befte mire!


Linka....

Me lart e ke shkrua se nevojitet 1 Butter ( Margarine).
Se ke shkrua se sa gram!Mendon ate qe i ka 250 g ???

Sepse dua neser ta provoj kete receptin tende...:biggrin:

Linka_pz
10-12-07, 17:19
Linka....

Me lart e ke shkrua se nevojitet 1 Butter ( Margarine).
Se ke shkrua se sa gram!Mendon ate qe i ka 250 g ???

Sepse dua neser ta provoj kete receptin tende...:biggrin:


Pershendetje
Prishtinase po per ate 250 g. kam menduar ,per ndonje paqartesi mund te me kontaktosh !
Kalo mire

Linka_pz
10-12-07, 17:23
mir shum "pesce all forno " qa eshte ky rozmarin sna tregove mori

Pershendetje


Rozmarin eshte lloje Ereze ,qe perdoret zakonisht per ti dhene shije mishit dhe patateve !

Ketu tek ne nuk ka te freskt por edhe gjendet rralle, per tu blere por gjendet ,nese je i interesuar !

Cia-Ferizaj
10-12-07, 19:14
Pershendetje


Rozmarin eshte lloje Ereze ,qe perdoret zakonisht per ti dhene shije mishit dhe patateve !

Ketu tek ne nuk ka te freskt por edhe gjendet rralle, per tu blere por gjendet ,nese je i interesuar !


flm flm shum ,,,, prap mbetesh e pershendetur

turisti
11-12-07, 15:39
Pershendetje


Rozmarin eshte lloje Ereze ,qe perdoret zakonisht per ti dhene shije mishit dhe patateve !

Ketu tek ne nuk ka te freskt por edhe gjendet rralle, per tu blere por gjendet ,nese je i interesuar !


Ku tek ti ????????? :biggrin:

Linka_pz
11-12-07, 16:44
Ku tek ti ????????? :biggrin:




Tek ne ...........ne Kosove !

mybera
11-12-07, 19:44
e provova dje e bera ket rollat esht teper i shishem

Linka_pz
12-12-07, 20:23
e provova dje e bera ket rollat esht teper i shishem


Ju befte mire ,Zonjusha Mybera!!

Linka_pz
13-12-07, 13:30
Princes Krofne

150.ml.vaj vlohen me 50ml.uje pastaj i shtojme 300 gr.miell grize (grize e imet ) largohen nga zjarri dhe lihen te ftohen duke u perzier.
Kur te ftohen i shtohen 7 veze nje nga nje ,perzihet derisa masa te behet e lemuar pastaj vendoset ne tepsi te lyer me vaj e miell, ne madhesi te nje veze (vendosen me lug) .
Duhet te piqen ne temp. te larte derisa te skuqen ne te gjitha anet .

Kremi
Perzihen 4 te kuqe te vese me 5 lug sheqer dhe 5 luge miell , mielli tretet me pak qumesht te ftohte dhe pak nga pak qitet ne nje liter qumesht te nxehte (te vluar ) , zihet rreth 20 min .deri sa te trashet .
Kur te pergaditet ftohet i shtojme pak margarin dy vanilin sheqer dhe perzihet derisa masa te jete plotesishte e lemuar .
Secila krofne ndahet pergjysem dhe mbulohet me fill.

Ju befte mire !

Arkza
13-12-07, 13:33
Princes Krofne

150.ml.vaj vlohen me 50ml.uje pastaj i shtojme 300 gr.miell grize (grize e imet ) largohen nga zjarri dhe lihen te ftohen duke u perzier.
Kur te ftohen i shtohen 7 veze nje nga nje ,perzihet derisa masa te behet e lemuar pastaj vendoset ne tepsi te lyer me vaj e miell, ne madhesi te nje veze (vendosen me lug) .
Duhet te piqen ne temp. te larte derisa te skuqen ne te gjitha anet .

Kremi
Perzihen 4 te kuqe te vese me 5 lug sheqer dhe 5 luge miell , mielli tretet me pak qumesht te ftohte dhe pak nga pak qitet ne nje liter qumesht te nxehte (te vluar ) , zihet rreth 20 min .deri sa te trashet .
Kur te pergaditet ftohet i shtojme pak margarin dy vanilin sheqer dhe perzihet derisa masa te jete plotesishte e lemuar .
Secila krofne ndahet pergjysem dhe mbulohet me fill.

Ju befte mire !
Oooooo E Perferuara Imeeeeeeeee Te Flm shume Linka per kete Mundim qe po e Bon per neve te Lumttt Motrushe !!!!!!!!! :smile:

Linka_pz
13-12-07, 14:32
Oooooo E Perferuara Imeeeeeeeee Te Flm shume Linka per kete Mundim qe po e Bon per neve te Lumttt Motrushe !!!!!!!!! :smile:


Me vjen mire qe te ndihmova Arkza !!

Linka_pz
16-12-07, 15:33
"Bajadera"




2 gota uje
2 gota sheqer
1 margarine(gjalp)
200 gr.keksa te bluar
200 gr.arra te bluara
3 luge (gjelle) kakao
1 qokollade qe zihet

Ujin bashk me sheqer e vlon deri sa te vloje shume mire.Ne nje ene tjeter i vendos keksat,arrat dhe margarinen dhe i perzien bashke.Mandej ne ate ene vendosim ujin me sheqer qe ishin duke vluar dhe keto i perziejme mire.Pasi ti kemi perzier mire i ndajme ne dy pjese njeres pjese ja vendosim kakaon e tjetren e leme ashtu siq eshte.Ne nje tepsi vendosim nje here pjesen pa kakao tani ate me kakao dhe ne fund e lyejm me qokollade qe zihet.Dhe e leme keshtu per disa ore.
Tortja duhet ta kete formen e rollades.

Ju befte mire

Prishtinasja_
16-12-07, 21:52
Pershendetje
Prishtinase po per ate 250 g. kam menduar ,per ndonje paqartesi mund te me kontaktosh !
Kalo mire




Linka,

kete receptin qe ke sjelle ketu (Rollat me Keksa ) ..e kam provua para disa dite...!

Me te vertet ishte e shishme...:biggrin: Bilem per 1 dite shkoj...e fshin..:rolleyes::biggrin:

Te flm !

Linka_pz
16-12-07, 21:54
Linka,

kete receptin qe ke sjelle ketu (Rollat me Keksa ) ..e kam provua para disa dite...!

Me te vertet ishte e shishme...:biggrin: Bilem per 1 dite shkoj...e fshin..:rolleyes::biggrin:

Te flm !


O ju befte mire ,me vjen mire Prishtinase qe te kam ndihmuar !!

Te pershendes shume !

Linka_pz
17-12-07, 18:19
Bombice

1 kg .keksa
1L .qumeshte
1 .buter 250 g.
5 luge gjelle sheqer,
100 gr.arra te bluara
100 gr. rrushe te thate
1 kakao apo 100 gr .cokollate per zierje /
2 kokosa

Qumeshtin e vlojme ne nje tengjere i`a shtojme edhe buterin.... keksat i thejme dhe i leme ne nje ene te madhe ,ia hedhim arrat, rrushin,kakaon apo cokollaten dhe sheqerin ,pastaj ia hedhim qumeshin e vluar ku e kemi vene dhe buterin te shkrihet (pasi qe te shkrihet buteri )i perziejme mire dhe i leme te ftohen ,pasi qe te ftohen i bejme sa nje arre i bejme te rrumbullaketa dhe i kalojme ne kokos ,i leme ne frigorifer nja 2 ore dhe i sherbejme .

Une i kam bere disa here ,behen shume te mira .

Ju befte mire !

mybera
21-12-07, 16:44
urime festa e bajramit kalofsh per mrekulli ket fest kam ber disa nga recetat e tuaja per bajram;shum te mira

Linka_pz
29-12-07, 21:18
Rafaelo

1/2 kg sheqer apo sipas deshires me pak
400 gr qumesht pluhur
250 gr margarin
300 gr kokos
2 vanilin sheqer
2 filgjana qaji uji
lajthia

2 filgjana uji i qesim ne nje tengjere te vlojne e hedhim margarinin ,sheqerin pasi te vloj e heqim nga zjarri ia shtojme qumeshtin pluhur e perziejme prap me mikser ,ia shtojme edhe kokosin ,vanilin sheqerin prap e perziejme me mikser mire .Masa duhet te qendroj ne frigorifer 2 ore dhe pastaj i bejme toptha ku seciles ia vem nga nje lajthi dhe ebejme me kokos !

Ju befte mire !

Linka_pz
06-01-08, 13:54
Rrollat me mak


300 gr .keksa te bluar (pllazma me te mira )
2 banane
3 luge gjelle mak
200 gr. margarin
100 gr arra te bluara
1/2 L qumeshte
kokos 100 gr .
alumin foli

Qumeshtin dhe margarinen i veme ne zjarre deri sa te vloj qumeshti , ia shtojme keksat ,mak, arrat i perziejme mire .

Ne foli derdhim kokos dhe e shtrim me dore materialin dhe i qesim bananet dhe e mbeshtjellim rrollaten .
E leme ne frigorifer !....eshte shume e shishme dhe eshte pa sheqer une e preferoj shume kete rrollate .

Ju befte mire !

Fshatari
10-01-08, 17:22
Rrollat me mak


300 gr .keksa te bluar (pllazma me te mira )
2 banane
3 luge gjelle mak
200 gr. margarin
100 gr arra te bluara
1/2 L qumeshte
kokos 100 gr .
alumin foli

Qumeshtin dhe margarinen i veme ne zjarre deri sa te vloj qumeshti , ia shtojme keksat ,mak, arrat i perziejme mire .

Ne foli derdhim kokos dhe e shtrim me dore materialin dhe i qesim bananet dhe e mbeshtjellim rrollaten .
E leme ne frigorifer !....eshte shume e shishme dhe eshte pa sheqer une e preferoj shume kete rrollate .

Ju befte mire !


Kjo receta e fundit po ma ēon ujt pėr goje po me than drejten nuk i kuptova disa fjalė:
-rrollat;
-mak;
-kokos e
-alumin foli.

A kisha mujt me realizue atė recetė edhe pa to ?

Linka_pz
10-01-08, 19:39
Kjo receta e fundit po ma ēon ujt pėr goje po me than drejten nuk i kuptova disa fjalė:
-rrollat;
-mak;
-kokos e
-alumin foli.

A kisha mujt me realizue atė recetė edhe pa to ?


Valla me te vertet eshte shume e shijshme ....

Rrollate -sepse i tere materiali mbeshtillet edhe behet Rrollat ....s`besoj se nuk ke pare apo ngrene ndonjehere rrollate qe nuk po e kupton .....

Mak - eshte nje lloje meteriali qe i jep shije (jane si rruza te zeza te vogla ) gjenden per tu blere ,,,nese je i interesuar mund ta gjesh neper Markete ku ka shume artikuj ,,besoj .

Kokos - si nuk po e din Cfare eshte Kokosi po me habit ,kultivohet te vende bregdetare ...

Alumin Fole - eshte si najllon por prej alumini qe me te behet mbeshtjellja e rrollates apo edhe e gjerave qe ngelin qe deshirojm ti perdorim me vone ....mbeshtillen me te dhe kur ti leme ne frigorifer as nuk marrin ere dhe ruhen te fresketa .....Kaq di une Fshatare i respektuar ,,,kalo ne Qytet dhe i meson te gjitha ,,,hahahhahah!

Fshatari
11-01-08, 18:46
Valla me te vertet eshte shume e shijshme ....

Rrollate -sepse i tere materiali mbeshtillet edhe behet Rrollat ....s`besoj se nuk ke pare apo ngrene ndonjehere rrollate qe nuk po e kupton .....

Mak - eshte nje lloje meteriali qe i jep shije (jane si rruza te zeza te vogla ) gjenden per tu blere ,,,nese je i interesuar mund ta gjesh neper Markete ku ka shume artikuj ,,besoj .

Kokos - si nuk po e din Cfare eshte Kokosi po me habit ,kultivohet te vende bregdetare ...

Alumin Fole - eshte si najllon por prej alumini qe me te behet mbeshtjellja e rrollates apo edhe e gjerave qe ngelin qe deshirojm ti perdorim me vone ....mbeshtillen me te dhe kur ti leme ne frigorifer as nuk marrin ere dhe ruhen te fresketa .....Kaq di une Fshatare i respektuar ,,,kalo ne Qytet dhe i meson te gjitha ,,,hahahhahah!


Flm pėr sqarimet e detajuara, Linka-PZ!
Besoj se tani do bėhem mė leht "Rrollat" : nė ditėt, javėt e muajt nė vijim mė pret njė festė e madhe : vetėm rrollat do tė ketė nė tavolinė.
Festėn n'katun do ta organizojė !

Tė pėrshendet "ėmbėlsisht"(si rrollat ma), fshatari

halla e madhe
12-01-08, 13:18
Rrollat me mak


300 gr .keksa te bluar (pllazma me te mira )
2 banane
3 luge gjelle mak
200 gr. margarin
100 gr arra te bluara
1/2 L qumeshte
kokos 100 gr .
alumin foli

Qumeshtin dhe margarinen i veme ne zjarre deri sa te vloj qumeshti , ia shtojme keksat ,mak, arrat i perziejme mire .

Ne foli derdhim kokos dhe e shtrim me dore materialin dhe i qesim bananet dhe e mbeshtjellim rrollaten .
E leme ne frigorifer !....eshte shume e shishme dhe eshte pa sheqer une e preferoj shume kete rrollate .

Ju befte mire !


Linka_pz_Rolladen e bera sote,shume e mire u be,por pak sheqer po i mungonte,besoj qe heren tjeter ja shtoj se paku 3 luge sheqer (ne reqete po mungonte):wink: flm!!

Linka_pz
12-01-08, 20:24
Linka_pz_Rolladen e bera sote,shume e mire u be,por pak sheqer po i mungonte,besoj qe heren tjeter ja shtoj se paku 3 luge sheqer (ne reqete po mungonte):wink: flm!!


Valla ,,Hallushe une e pergadis pa kokerr sheqeri .......po mvaret edhe prej keksave ,ti jeton jasht Kosoves e nuk e di cfare keksa keni atje por bon me i hedh edhe sheqer sipas shijes ......!

Se une kam deshire me ju ik sheqernave aty ku mundem !

jadore
12-01-08, 21:05
...shyqyr Linka, qe nje here po ta lexoj kete teme prej shtepise..( tash ishalla veq nuk me hidhet asnje recept se me ze sabahi...)
...paramendoni bre neper cfare torture po kaloj gjate orarit te punes, lexo temen ..receptet Linkes ,dhe tere diten e uritur ,ska ku shkon me sfidim...

Linka_pz
26-01-08, 14:13
Zall Torte


6 pudinga te vaniles
1 puter (margarin 250 gr )
200 gr arra
200 gr kokos
200 gr keksa te bluara ....eshte mire te jene Pllazma Keks
18 luge gjelle sheqer
1 ,1/2 qumesht (1 liter e gjysme pra )
2 Krema (shllaga )

Qumeshtim e qesim te vloj ne nje tengjere ia shtojme dhe sheqerin ,ne anen tjeter e tretim pudingun e vaniles me pak qumesht dhe e hedhim tek qumeshti i vluar dhe e leme deri sa te trashet pudingu (zihet ),pastaj ia shtojme dhe puterin duke e perzied deri sa te shkrihet mire ....e ndajme ne tri pjese ,,,
pjesen e pare e shtrim mire ne nje tepsi ku deshirojme ta vendosim torten dhe permbi ia hedhim keksat e bluara ,prap hedhim mbi te pudingun dhe permbi kokosin ,permbi prap pudingun dhe permbi arrat e bluara .....duhet te kemi kujdet ta lagim lugen me uje kur veprojme me shtrierjen e pudingut dhe permbi e dekorojme me krem (shllag sipas nevojes) duhet te qendroj aty ku eshte ftohte .....

Ju preferoj ta pergaditni ,,,eshte shume e shijshme ....

Ju befte mire !

Elina
09-02-08, 22:45
Linka sot e kam be rollaten me mak,,,vertete dul shume shishme... Vetem se ja kam shtu nja 3 luge sheqer se keksat nuk i pata te embel sa duhet.

Linka_pz
12-02-08, 11:00
Linka sot e kam be rollaten me mak,,,vertete dul shume shishme... Vetem se ja kam shtu nja 3 luge sheqer se keksat nuk i pata te embel sa duhet.


Pershendetje ,Elina t`past bere mire rrollata ,se shpejti do te shkruaj edhe te tjera receta ...

Linka_pz
13-02-08, 14:53
Embelsire me molle


2 kg. molla te tharta (duhet te qerohen dhe te rendisen ne rende)
2 kokosa
200 gr. rrushe te thate
1 kg sheqer
100 gr. arra te thyera
Uje sipas nevojes

Ne nje tengjere hedhim sheqerin dhe pak uje sa te mbulohet sheqeri dhe e leme te zihet per 10 min .pastaj ia hedhim mollat e grira ne rende dhe i leme te ziejne derisa te behet masa e trashe dhe te behet ne forme gjemi ,pastaj ia shtojme rrushin , arrat dhe i leme te ftohen mire .....pasi qe te ftohen ,i formojme si bombicet dhe i kalojme ne kokos .
Dhe sherbehen te ftohura

Keto qendrojne me muaj ne frigorifer dhe nuk prishen...nese keni paqartesi ,une do t`ju ndihmoj .

Ju befte mire !

luckyman
13-02-08, 18:54
Linka pz,kur je ka na thirrė mojė me honger drekė njė herė :biggrin:

Linka_pz
13-02-08, 21:20
Linka pz,kur je ka na thirrė mojė me honger drekė njė herė :biggrin:


Hahahahha,nuk e di ,ndoshta ndonjehere......

Linka_pz
15-02-08, 16:33
Kifle

1/2 L qumeshte
1/2 qese tharme buke (kfasac )
4 luge sheqer
2 ve
1/5 e margarinit
pak krip
dhe miell sipas nevojes

Qumeshtit te vaket i qitet tharmi i bukes dhe sheqeri dhe lihen qe te bymehet pak (te vije )...
Miellit i qiten vezet dhe margarina e zbutur dhe ketij materiali i shtohet edhe tharmi me perberesit e tjere .
Behet brumi jo i forte dhe lihet qe te bymehet ...
Pastaj ndahet ne kuleq te cilet t`hollohen dhe behen kifle sipas deshires te cilave mund ti qesim nese kemi deshire edhe djathe apo gjem dhe piqen ....

Ju befte mire !!

Linka_pz
04-03-08, 12:44
Domate te zeza te ferguara

4 domate te zeza
2 domate te kuqe
2 speca te gjelbert
300 gr. mish i grire
1 qepe
vaj,kripe e piper..
majdanoz sipas deshires

Ne nje tigan hedhim vaj ,dhe e fergojme qepen pak ,hedhim mishin e grire dhe i fergojme edhe keto dyja bashke .
Domatet e zeza i grim ne copa ,edhe domatet e skuqura gjithashtu i prejme ,dhe me specat veprojme njejte .
Pastaj keto ia shtojme mishit dhe qepes se ferguar me pare ku i hedhim edhe kripe e piper sipas nevojes ,dhe majdanoz i fergojme mire apo nese kemi deshire i hedhim edhe ne furre deri ne skuqje .

Eshte nje zgjedhje e mire per dite te nxehta dhe eshte ushqim i lehte.

Ju befte mire

Linka_pz
18-03-08, 12:31
Buke Misri

40-50 gr maja birre (kfasac )
1 luge sheqer
200-250 ml. qumesht i ngrohte
300 gr miell gruri
300 gr miell misri (Kollomoqi )
1 ve
3-4 luge kripe


Majin e ulim me pak qumeshte dhe e lem anash .
Bejme bashk te dy llojet e miellit ne nje ene te madhe , e shtojme ne fillim kripen ,pastaj vezen e rrahur,majin , sheqerin dhe qumeshtin e mbetur i perziejme dhe e leme te bymehet (te vije ),
Pasiqe te bymehet ,brumin vereni ne tavolinen e bere me miell dhe punojeni (ngjesheni)edhe per 2-3 min.
Ndajeni brumin ne dy pjese ,formoni dy bruma(pjese) te rrumbullaket e sperkasim pak me miell dhe e leme te bymehet edhe nja 30 min.dhe pastaj vendosni ne tepsi dhe pjekini ne tem . 200-210 grade ,rreth 30 min .

Ju befte mire .

Linka_pz
25-03-08, 16:12
Krem Pite

7 luge sheqer
7 luge miell
7 luge qumesht
7 te verdhat (te kuqt) e vezeve
1 bakin (peciv )

I perziejme te gjitha keto me mixer dhe i pjekim .


Per kremin

6 pudinga te vaniles
5 gota uje
15 luge sheqer
7 te bardhat e vezeve

4 gota uje i qesim ne nje tenxhere dhe i vlojme ,pastaj ia shtojme sheqerin , dhe pudingat e tretur me nje gote uje dhe i ziejme mire ,pastaj 7 te bardhat e vezeve i tundim mire me mixer deri sa te behen si bore (deri sa te trashet mire ),pastaj nga dal ia qesim pudingun duke e perzier me mixer dhe e bejme krem ...

Kur te ftohet brumi i pjekur ia qesim kremin permbi dhe e dekorojme me kokos apo banane .

Eshte nder recetat me te preferuara per mua ,eshte shume e lehte dhe e shishme .

>>{SpOnGeBoB}<<
04-04-08, 17:24
Linka_pz, belivallha qkamos po dishe mori ti, taman qike e shpijes -shpijanike! A e din ti qysh ndreqen gurabijat ??? thash ta provoj neser receptin me i ndreq se moti nuk na ka gatu kush.

Linka_pz
04-04-08, 18:25
Linka_pz, belivallha qkamos po dishe mori ti, taman qike e shpijes -shpijanike! A e din ti qysh ndreqen gurabijat ??? thash ta provoj neser receptin me i ndreq se moti nuk na ka gatu kush.

Po more si jo ,ato me te lehta sa s`ka me ......,flm per mendimin njehere qe ke lidhur me Recetat dhe mua .


Gurabi

2 veze
1/2 L qumesht
2 filxhana vaj (te kafes)
1 bakin (peciv)
2 luge sot bikarbonike (sod buke).
2 filxhana sheqer
Miell sipas nevojes

Te gjitha keto i perziejme mire dhe pastaj i bejme ne forma ashtu siq kemi deshire (te rumbullaketa ,apo forma te ndryshme),e lyejme tepsin me vaj dhe i pjekim ,...
Kjo eshte menyra me e lehte kurse tani ka lloje te ndryshme te gurabive ....

Ju befshin mire .

halla e madhe
05-04-08, 20:30
Linka_te pershendes me nje falenderim per receten e gurabijave:smile: gjysmen e brumit pjeka ashtu siq ishte receta dhe verejta se shume pak sheqer ishte per ate mase me dy filxhan sheqer,gjysmes tjeter ja shtova edhe pak sheqer dhe pak cokollade te bluar me lajthia,u bene shume me te shishme:wink:

ps.ma thave shneten moj ti pa kokerr sheqeri:biggrin:

>>{SpOnGeBoB}<<
05-04-08, 21:17
Po more si jo ,ato me te lehta sa s`ka me ......,flm per mendimin njehere qe ke lidhur me Recetat dhe mua .


Gurabi

2 veze
1/2 L qumesht
2 filxhana vaj (te kafes)
1 bakin (peciv)
2 luge sot bikarbonike (sod buke).
2 filxhana sheqer
Miell sipas nevojes

Te gjitha keto i perziejme mire dhe pastaj i bejme ne forma ashtu siq kemi deshire (te rumbullaketa ,apo forma te ndryshme),e lyejme tepsin me vaj dhe i pjekim ,...
Kjo eshte menyra me e lehte kurse tani ka lloje te ndryshme te gurabive ....

Ju befshin mire .



Faleminderit shume Linka_pz per receptin e Gurabijave, shihe ti tash halla e madhe paska ardhen ktu e paska marr recpetin bija bile edhe i paska gatue.

Linka_pz
06-04-08, 09:47
Linka_te pershendes me nje falenderim per receten e gurabijave:smile: gjysmen e brumit pjeka ashtu siq ishte receta dhe verejta se shume pak sheqer ishte per ate mase me dy filxhan sheqer,gjysmes tjeter ja shtova edhe pak sheqer dhe pak cokollade te bluar me lajthia,u bene shume me te shishme:wink:

ps.ma thave shneten moj ti pa kokerr sheqeri:biggrin:


Mire ,Halle qe po e ndryshoj pak ,se halla kur flet se ka gabim asnjehere ,po une e shkreta duke pas frike nga Diabeti (sheqeri ) qe eshte trashegimi ,po i iki kur po mundem duke i hedhe bile embelsirave me pak sheqer ,po me hahen te shkretat qka me bo .



Gurabi

2 veze
1/2 L qumesht
2 filxhana vaj (te kafes)
1 bakin (peciv)
2 luge sot bikarbonike (sod buke).
2 gota uji sheqer
Miell sipas nevojes

Te gjitha keto i perziejme mire dhe pastaj i bejme ne forma ashtu siq kemi deshire (te rumbullaketa ,apo forma te ndryshme),e lyejme tepsin me vaj dhe i pjekim ,...
Kjo eshte menyra me e lehte kurse tani ka lloje te ndryshme te gurabive ....

Ju befshin mire .



Faleminderit shume Linka_pz per receptin e Gurabijave, shihe ti tash halla e madhe paska ardhen ktu e paska marr recpetin bija bile edhe i paska gatue.


Po ,pra mbesa prej halles mesohet edhe besa i gatuan e edhe ndonjehere halla merr marifet prej mbeses pse jo ?!!

Linka_pz
20-04-08, 16:10
KEK

3 gota miell
1 filxhan kafeje rrush i thate ose kokrra rreceli
1-2 filxhane kafeje gjalp
1 gote uji sheqer
3 veze
1 maje luge kafeje kripe edhe sode buke
pak kanelle
1 luge gjelle kakao
1/2 luge konjak, ose rum

Zbutet gjalpi dhe perzihet mire me sheqer, rrihet me luge druri edhe duke e rrahur shtohen pak nga pak vezet, pak kripe e konjak. Pasi rrihet per10-15 min shtohet rrush i thate ose kokrrat e rrecelit te grira. Pastaj shtohet mielli i perzier me soden. Zihet brumi, i cili nuk duhet punuar shume qe te mos behet elastik. Brumi hidhet ne taven e lyer me gjalpe. Piqet ne furre per 40-45 min. Pasi piqet, ftohet pak edhe pritet ne copa duke i hedhur siper sheqer pluhur.
Sipas deshires gjysma e brumit mund te perzihet me kakao, dhe si arome mund ti hidhet lekure limoni ose portokalli.

Ju befte mire !

Linka_pz
25-05-08, 17:29
Tave verore

100 gr mish viqi te bluar
100 gr oriz
veze sipas deshires
1 kokerr qepe
300 gr spinaq
leng mishi apo uje 1 gote uji
vaj, krip e piper

Qepen e grim dhe e hedhim ne tigan per skuqje pasi te skuqet hedhim mishin orizin e pastruar i fergojme edhe keto per disa minuta dhe pastaj ia shtojme spinaqin e pastruar dhe te prere ,pastaj ia hedhim lengun e mishit apo ujin kripen dhe piperin dhe pak vaj dhe kete e veme ne nje tepsi dhe e hedhim ne furre qe te ziej mire pastaj ne tave me luge bem pak hapsire dhe hedhim vezen mos te jene te ngjitura (hedhim sa te kemi nevoj ) dhe prap e kthejme ne furre deri sa te kete pjekur veza dhe e thajme pak taven sipas deshires .

Eshte nje tave shume e shijshme per keto dite te nxehta mua personalish ma ka endja shume .

Ju befte mire !

Linka_pz
15-06-08, 16:15
Limonat

1 kg limona -pastrohen dhe vihen ne frigorifer qe te ngrihen (te behen akull),
Sheqer sipas shijes sone ,
limontoz (per ata qe nuk e din eshte e idhet dhe i jep shije limonates )
4 L uje

Pasiqe limonat te jene ngrire i heqim nga frigoriferi i presim dhe i miksojme me mikser (i bejme si pire /pure ), pastaj i hedhim ne nje ene te madhe ku ja shtojme ujin sheqerin dhe limontozin dhe i perziejme mire i kullojme dhe i qesim ne shishe (preferohet te lihet ne frigorifer )qe te jete e ftohte .

Ky lloj lengu /limonate ne ditet e veres eshte me i preferuari ne familjen time .
Ju befte mire !

Alkimisti_ch
15-06-08, 20:01
Limonat

1 kg limona -pastrohen dhe vihen ne frigorifer qe te ngrihen (te behen akull),
Sheqer sipas shijes sone ,
limontoz (per ata qe nuk e din eshte e idhet dhe i jep shije limonates )
4 L uje

Pasiqe limonat te jene ngrire i heqim nga frigoriferi i presim dhe i miksojme me mikser (i bejme si pire /pure ), pastaj i hedhim ne nje ene te madhe ku ja shtojme ujin sheqerin dhe limontozin dhe i perziejme mire i kullojme dhe i qesim ne shishe (preferohet te lihet ne frigorifer )qe te jete e ftohte .

Ky lloj lengu /limonate ne ditet e veres eshte me i preferuari ne familjen time .
Ju befte mire !

Linka shume flmn. per keto receta se me kane munguar e tash po i lexoj me kujdes e nje dite do te filloj me i praktiku...Shume flmn edhe njiher, je e mrekullueshme..

Linka_pz
16-06-08, 15:52
Linka shume flmn. per keto receta se me kane munguar e tash po i lexoj me kujdes e nje dite do te filloj me i praktiku...Shume flmn edhe njiher, je e mrekullueshme..


Te falenderoj shume Alkimisti .

Linka_pz
19-06-08, 11:25
POGAĒE LULEDIELLI

Materiali: 2 ve, 1 l qumėsht, kripė, pak tharmė buke.

Pėrgatitja: Ky material pėrzihet dhe trashet. Pasi tė lihet me ardhė ndahet brumi nė 4 pjesė (njėra pjesė mė e vogėl). Tre kuleētė mė tė mėdhenj t’hollohen sė bashku dhe pastaj ndahen nė 8 pjesė. Brumi i vogėl vihet nė mes ndėrsa tė tjerėt pėrreth.

Linka_pz
21-06-08, 21:31
TAVĖ ME ORIZ

Materiali: 700 g domate tė zeza, 400 g oriz, 3 ve, 50 g gjalpė, 100 g bizele konservė, 1 karrotė, 1 qepė, majdanoz, 200 g salcė domatesh, 1 l supė vegjetale, 30 g kaēkavall i grirė, kripė.

Pėrgatitja:Priten domatet e zeza nė copa me trashėsi rreth gjysmė cm me gjithė lėvoren. Zihen vezėt, qėrohen dhe priten nė feta. Nė njė tenxhere hidhet gjysma e gjalpit, karrota, majdanozi, qepa e grirė dhe orizi. Lihet pak nė zjarr, i shtohet salca e domateve dhe lihet tė ziejė derisa orizi tė jetė zier dhe kohė pas kohe i hidhet pak nga supa e nxehtė. Shtohet gjalpi i mbetur, djathi dhe kripa. Ndizet furra nė 200*C. Mbulohet tava me njė letėr furre, shtrohen fetat e domateve tė zeza, pastaj njė shtresė oriz, mė pas vezėt e kėshtu mje radhė. Pėrfundohet me domatet e zeza dhe mbulohet me letėr furre dhe piqet pėr 30 min.

Linka_pz
28-06-08, 20:50
BISTEK KOLAĒE

Materiali: 2 ve, 2 filxhanė vaj, 2 filxhanė qumėsht, 1 pecivė, pak kvacas, kakao dhe miell sipas nevojės.

Pėrgatitja: Pėrzihen tė gjithė pėrbėrėsit (pėrveē kakaos) dhe i qitet miell derisa brumi tė jetė sikurse i bukės. Pastaj brumi ndahet nė dy pjesė dhe njėrės i qitet kakao. Nga secili brum ndahen kuleq tė vegjėl dhe fomohen dy shkopinj (njėri i bardhė dhe njėri i zi), sillen nė mes vete dhe lidhet brumi nyje. Lihen me ardh pėr 30 min. Kur tė piqen i qitet sherbeti.

Sherbeti: 9 filxhanė ujė, 9 filxhanė sheqer.
Ju befshin mire!

Linka_pz
11-07-08, 16:05
Corbe Verore

1 tube te madhe Spanak -spinaq
1 gote oriz
300 hr bizele te fresketa
50 gr. djath (kaqkavall)
1 luge margarin
2 lug vaj
8 gota leng mishi pule
majdanoz , krip dhe piper i zi ,keto sipas nevojes .

Pergaditja

Lengu i mishit te pules ,kripa , piperi ,orizi dhe bizelet i veme ne nje tenxhere qe te ziejn (apo nese jane te ziera me pare i leme edhe nja 15 min qe te ziejne ),pastaj ne kete uje te valuar e vem spinaqin .
Nje karrot , majdanozin ,margarinen ,2 lug vaj ia shtojme edhe keto dhe i ziejme edhe 10 min (apo e shijojme nese eshte zier sipas deshires sone .

Kaqkavallin e rendisim imet dhe pastaj ia shtojme pjatave te servuara me ēorbe si dekorim .


Ju befte mire !

Linka_pz
05-08-08, 17:06
AKULLORE

Materiali: 8 ve, 300 g sheqer, 1 lugė miell, 1 l qumėsht, 100 g puter, 2-3 sheqer vanilje apo 1 ēokollatė pėr zierje.

Pėrgatitja: Tė kuqtė e vesė tunden me mikser pėr 15 min dhe pastaj i shtohet mielli. Masa e fituar qitet nė qumėshtin e nxehtė dhe lihet tė vlojė. Hiqet nga zjarri, i qitet puteri dhe pėrsėri qitet nė zjarrė qė tė vlojė pak. Pasi tė jetė ftohur i shtohen tė bardhat e vesė tė tundura me sheqerin. Pėr aromė mund t’i qitet sheqer vanilje, ēokollatė apo ndonjė aromė tjetėr pemėsh, e tere kjo mase pasi te jete ftohur pak futet ne frigorifer dhe pastaj kur te ftohet sherbehet .

Ju befte mire !

Linka_pz
01-09-08, 21:28
REĒEL PREJ MARAFERRAVE

Materiali: 1 kg manaferra, 1300 g sheqer, 1 qese limontoz.

Pėrgatitja: Manaferrat pastrohen, kullohen dhe lyhen me limontoz tė shkrirė me pak ujė. Sheqeri vlon me pak ujė dhe nė tė qiten manaferrat dhe zihen. Pasi tė hiqet nga zjarri, ena nė tė cilėn ėshtė zier reēeli mbulohet me njė pecetė tė lagur dhe lihet tė ftohet. Tė nesėrmen vendoset ne kavanoz dhe mbyllet mirė.

Ju befte mire !

rebeldja
07-09-08, 01:32
mir shum qe po dishe me pergadit hahahahaha e tash pet duhet me i msu tjeret:wink:

Linka_pz
26-12-08, 20:52
Patate tė skuqura me salcė djathi dhe vezė

Materialet pėr 4 persona

· 600 gr. patate
· 200 gr. djathė kaēkavall, i butė, i grirė
· 2 thelpinj hudhre tė prera hollė
· 100 ml. verė e bardhė
· 200 ml. krem qumėshti
· 2 tė kuqe vezėsh
· 2 lugė gjelle majdanoz
· 60 gr. gjalpė
· kripė dhe piper

Pėrgatitja

1. Lani shumė mirė patatet; i lyeni me pak gjalpė dhe nė vazhdim i mbėshtillni me letėr alumini. I piqni nė furrė pėr 1 orė, derisa tė zbuten,

2. Menjėherė mė pas u hiqni cipėn: i prisni nė copa tė mėdha dhe i vendosni nė njė enė tė lyer me gjalpė.

3. Sipėr patateve hidhni pak djathė tė trashė tė butė, tė grirė trashė.

4. Rrihni kremin e qumėshtit me verėn, tė kuqet e vezėve dhe kripėn e piperin. Shtoni djathin e grirė, hudhrėn, majdanozin dhe i pėrzieni mirė tė gjitha materialet.

5. I spėrkatni patatet me masėn prej djathi dhe I piqni derisa djathi tė shkrijė. E servoni gatimin menjėherė.

Ju befte mire !

Linka_pz
04-01-09, 11:59
Kroketa me patėllxhanė

Pėr 6 persona
Materialet:
* 1 kg. patėllxhan
* 2 patate me madhėsi tė mesme
* 1 filxhan djathė i bardhė i grirė
* 1/2 filxhan djathė kaēkavall i grirė
* 2 filxhanė galeta (grimca buke)
* 2 lugė gjelle majdanoz i prerė hollė 4 vezė
* 2 filxhanė vaj gjelle, kripė dhe piper
Pėrgatitja:
Nė njė tepsi shtroni patatet e paqėruara dhe gjysmėn e sasisė sė patėllxhanėve. I vini nė furrė nė temperaturė tė lartė qė tė piqen.
Menjėherė mė pas, sapo tė jenė ftohur, nė njė enė grini tulin e patateve, tė patėllxhanėve, majdanozin, djathėrat dhe tė kuqet e vezėve.
I pėrzieni tė gjitha kėto deri sa tė krijohet njė masė e fortė dhe e vendosni nė frigorifer pėr t'u ftohur. Skuqni patėllxhanėt e mbetur (tė prera nė feta tė holla) dhe i mbushni me masėn qė keni vėnė nė frigorifer.
Veproni kėshtu: vendosni mbushjen e nevojshme nė anė tė fetės dhe i mbėshtillni nė formė tė rrumbullakėt. I zhysni ato nė vezėt e rrahura dhe mė pas i kaloni nėpėr galetė qė tė bėhen krokante.
I skuqni nė vaj tė nxehtė.

Ju befte mire !


http://www.telegrafi.com/fo/receta/f.0104005452277_m.jpg

Telegrafi

Linka_pz
05-02-09, 18:33
SARMA TĖ PJEKURA ME LAKRA TĖ ĖMBĖLA

Materiali dhe pėrgatitja: 2 kg lakėr e ėmbėl pastrohet me thikė, i hiqet mesi dhe mbulohet me ujė tė nxehtė ku qėndron njė kohė aty. Mishit tė bluar i shtohet 1 ve, kripė, piper dhe pak thėrmija buke. Me kėtė material mbėshtillen sarmat. Pasi tė renditen nė tepsi i qitet ujė dhe lėng domatesh dhe lihen tė vlojnė ngadalė nė furrė. 2 dl kos dhe 1 lugė miell i pėrzier i qiten sarmeve. Lihen ashtu tė mbuluara nė furrė derisa tė zbuten.

Ju befte mire !

Linka_pz
29-06-09, 22:45
Skuqje e shpejtė me pak vaj



Pėrbėrėsit:

* 500 gr perime tė ndryshme: karota, kungulleshka, presh, bishtaja, speca ngjyrash tė ndryshme, shparguj, kėrpudha, qepujka, 2 lugė vaj, 1/2 lugė gjalpė, kripė, piper, erėza tė pėrziera.

Pėrgatitja:

Perimet lahen, fshihen dhe priten pėrafėrsisht nė pjesė tė njėjta. Karotat dhe kungulleshkat priten shumė hollė nė rrathė. Perimet ėshtė mirė tė fėrgohen nė wok pau (enė kineze me fund masiv tė lakuar), por nė mungesė, ato fėrgohen nė tigan tė madh tefloni. Nxehet ena nė zjarr tė fuqishėm. Hidhet yndyra dhe sa tė nxehet, derdhen perimet. Kriposen, piperosen, hidhen erėzat dhe fėrgohen 3-4 minuta duke i pėrzier. Kėsaj mase i shtohet 1 lugė salcė domatesh, specall djegės sipas dėshirės dhe fėrgohen edhe 1 minutė. Perimet e fėrguara shpejtė dhe me pak vaj, shėrbehen me mish, pilaf, vezė etj.

Gjumashja
05-07-09, 22:46
a po ki pune hiq ?

Linka_pz
06-07-09, 21:54
a po ki pune hiq ?

Mjaftueshem per veten time .:biggrin:

Linka_pz
10-10-09, 18:35
Torte me patate


Pėrbėrėsit

1 kg patate
500 gr sheqer
300 gr arra te coptuara
1 kuti plazma keks te bluar 250 gr
1 qokolate per zierje
1 margarin

Pergaditja

Patatet zihen mire i derdhet uji dhe i shtypim mire si pire.Margarinen e shkrijme dhe e hedhim mbi patate pastaj arrat, sheqerin dhe keksat. Masa e fituar perzihet mire dhe ndahet ne dy pjese, njeren pjese te mases e leme ashtu si eshte ndersa pjeses tjeter i hedhim qokolaten e shkrire.Ne ene qiteni se pari pjese me qokolate pastaj pjese tjeter dhe e dekoroni sipas deshires.

Ju befte mire!

Linka_pz
09-11-09, 13:34
Mantia Dibrane


Pėrbėrėsit

* 1 kg miell
* 2 gota uje te vaket
* 2 luge vaj
* pak krype per brumin sipas deshires
* 600 gr mish i grire
* 3 koka qepe te medhaja
* krip,vaj dhe piper i zi


Pergaditja

Nė tavolinė ose nė tepsi hidhet miell, ujė i vakėt, vaj, krip dhe pėrzihen dhe nga brumi i formuar bėhen 30 kulecė tė vegjėl. Secili kulac zmadhohet me tholluese sa shuplaka e dorės. Lyhen kulecėt me gjalpė dhe bashkohen nė dhjetėshe. Secila dhjetėshe tėhollohet nė njė petė tė madhe dhe tė tre petėt bashkohen nė njė petė tė vetme.

Peta ndahet nė katrorė shahu. Pėr mbushjet e katrorėve nevojiten mish i grirė, qepė tė grira hollė, krypė piper i zi . Masa e pėrgatitur skuqet nė vaj dhe nė fund tė skuqjes i hidhet pak piper i kuq pėr ngjyrė. Masa duhet tė lihet tė ftohet dhe mė pas mbushen me tė katrorėt e pėrgatitur mė parė. Cdo katrore mbėshtillet diagonalisht nga tė katėr anėt (si zarf) dhe vihen nė tepsi pėr tu pjekur.

Mantia piqet njė gjysėm ore. Pasi ėshtė pjekur mbulohet me njė picetė pėr 10 minuta .

Sherbehen me kos

Linka_pz
15-12-09, 14:03
Makarona me mish pule

500g makarona
500g gjoks pule
250ml krem (kremi eshte i njenjte me ajken e qumeshtit)
400ml salce
kripe dhe vaj

Veme tenxheren ne zjarr dhe hedhim makaronat dhe kripen.Copetojme mishin e pules ne kube te vegjel dhe i hedhim pak kripe dhe i veme ne zjarr ne nje tenxhere tjeter per ti zjere.Pasi te jene bere makaronat i kullojme dhe i hedhim pak vaj qe te mos ngjiten.Ne nje tigan te madh hedhim salcen dhe kremin dhe i leme te ziejne pak sa te marrin vetem nje vale te vogel.Shtojme mishin e pules dhe makaronat dhe i perzjejme te gjitha ne tigan. I leme dy minuta te gjitha ne zjarr dhe pastaj jane gati per tu servirur.

Ju befte mire !