PDA

View Full Version : E pėsova nga njė “engjėll”!


Stili
02-05-04, 16:52
Shoqja e ngushte.


Une kam deshire qe te hap nje teme rreth nje vajze e cila ka nje shoqe te ngushte, i beson gjithcka asaj i tregon gjithcka dhe eshte e sigurt qe ajo eshte shoqe besnike dhe e sinqerte ndaj saj. Por per cudi nje dite ajo e shikon te dashurin e asaj me shoqen e asaj te ngushte. Ajo nuk ju besonte syve per ate qe pa.
Ajo humbi njekohesisht dy njerez qe i kishte dashur shume, te dashurin dhe shoqen e saj te ngusht.

Si e mendoni ju, a do pranonit te kishit shoqeri me shoqen e ngushte n.q.f ju ndodhte nje gje e tille?

Pasi per te dashurin e saj nuk ja vlen te bej pyetje se ne e dim shume mire qe mashkulli ku gjen ben.
STILI/BENNY

hana
05-05-04, 18:22
Absolutisht jo!
As qe behet fjale te vazhdoj shoqerine me ate shoqe, sepse ajo duhet te kishte menduar me perpara, pasojat e veprimit te saj, plus nuk ka me keq se i dashuri te te tradhetoje me shoqen. Ne kete rast tradhetia eshte e dyfishte, si nga i dashuri po ashtu edhe nga shoqja.

lazdrani
05-05-04, 19:47
Stili te pershendes,
Dic te ngjashme pata lexuar ne nje reviste shqiptare, me duket se ishte Kosovarja....
Te them te drejten, une kam shoqe shume. Po i vecoje ato d.m.th kam nje shoqe gjermane dhe me te mundem gjithcka te bisedoje, cdo problem apo edhe anasjelltas. Nuk kemi interese ne mes veti, asgje. Dhe kjo na mbane.
Te kthem te tema juaj. Eshte ligesi apo primitive kur shoqja apo shoku i ngushte keso ngjarje bejne, por mos te harrojme se edhe ajo shoqe apo shok, qe pranon kesi lidhje, per mua jane njerez si me thene pa karakter apo moral...lazdrani

Murgesha
05-05-04, 20:39
Mos me rafte me e perjetu nje gjendje te tille.
Megjithate keto gjera ndodhin.

florian
05-05-04, 22:11
Duhet te gjendesh ne nje rast te tille, per ta ditur cdo beje, po sido qe te jete puna une nuk do kisha folur me me te, te pakten keshtu mendoj, pastaj varet se cfare shoku eshte. Ka shok e shok :wink:

sexybrikenda
06-05-04, 10:13
Absolutish jo as qe behet fjal te vazhdoj shoqerin me ate shoqe sepse ajo duhet te kishte menduar me perapar pasojat e veprimit te saj,plus nuk ka me keq se i dashuri te te tradhtoj me shoqen ,ne kete rasst tradhtia eshte e dyfisht si nga i dashuri po ashtu edhe nga shoqja. Korrekt,
Pajtohem me mendimin tend hana, se ashtu ashte :wink:

Barbaroza
06-05-04, 14:58
Vertete keso rastesh kane ndodhur dhe ndodhin.
Asesi nuk do te pranoja te jem edhe me tutje ne shoqeri me ate vajze!

Gentiana
06-05-04, 16:51
Desha edhe une te jap mendimin tim.

Kisha thene se nese ata dy jane aq besnik, sa qe ne mospranine time me tradhetojn, atehere ndoshta as qe ja vlen te mendoj me per kete ngjarje. Po mendoj se ai nuk ja vlejti, nese me shoqen time te ngushte ka pasur dic, po as shoqeria ndaj saj nuk ja ka vlejtur, nese ajo ka bere diqka te tillė.
Une mendoj se jam tolerante mjaft, po ka gjera qe nuk mund te tolerohen, sepse atehere mendojne njerezit se je naiv/e. Po prap po them cdo njeri gabon......

Stili
07-05-04, 16:50
Pershendetje te gjitheve.

Me behet qejfi nga mendimet tuaja interesante, por pyetje rreth kesaj teme ne vazhdim do te ishte se:
NESE DO T`JU NDODHTE (Ishalla Jo), A DO TE HAKMERRENI DHE SI DO TE HAKMERRENI??

Sinqerisht nga Stili.

rafet llapjani
03-06-05, 01:50
Jashte teme!

Kurvani
03-06-05, 12:32
Une per veti, me mall e kam te kem nje shoqe.

jadore
14-04-06, 00:06
..Shoqja e ngushte....!!

..Eshte ajo ti e cmon, eshte ajo qe ti e kupton, eshte ajo qe ti idealizon, eshte ajo qe ti e kritikon, pra eshte shoqja e ngushte ( ndryshe nuk do te quhej me kete emer. Ndoshta eshte dhe fat se sa dime te zgjedhim shoqen. ...

( Kushtuar shoqeve te mija, qe per momentin jane ne vendet e ndryshme te botes, atyre, qe veprat e dinjiteti i tyre me bene te ndjehem e lumtur, qe i takova ne jete ...)

halla e madhe
14-04-06, 01:52
Shoqja e ngushte, eshte ajo qe qan dhe qeshe me mua.

Angel_of_love
02-06-06, 23:53
Per kete teme qe keni zgjedhur po them edhe vet dicka.

Une mendoj se esht e mundshme qe nje shoqeri kur fillon me nje koh te gjat, qe ajo shoqeri te shpeton edhe pse njeri nga ata dy gjen apo ka fatin e vete.
Une vet kam disa shoqe te cillat kan dashnor, e une kur kam lidhur shoqeri me shoqet e mija te dashurit e tyre s'kan qen ne jeten e tyre fare.
I kam pyetur dhe shoqet e mija te nderuara me kan then se s'do pranojn kurre se i dashuri i tyre me nda nga shoqerija qe kemi.
Cfare po theme me kete esht qe kur SHOQERIJA ka shume besim mes vete, atehere s'besoj se ndodh dicka.
Nuk esht mire fare qe ta duash te dashuren apo te dashurin e shokut/shoqes se kjo ta hup fetyren qe mendoj zhdo njeri ka veq 2 pllam e jo 1 hekter.
Respectoni shoqerin sepse ajo esht qe fillon me se pari. Un mendoj se shoqerija mes 2 njerzve lind heret pa pas ndinja per vajz/mashkull. E per kete duhet secilli ta ruan shoqerin dhe te mban afer.

Kalofshi mire

Domira
03-06-06, 01:16
Poqese ndodh dicka e tille ne mes shoqes se ngushte dhe te dashurit atehere nuk ia vlen ti mbash me asnjerin ne jeten tende.

Dilaver
28-01-08, 19:39
E pėsova nga njė “engjėll”!

Pėrshėndetje “Intervistės” dhe gjithė lexuesve, nėse stafi juaj do tė vendosė ta botojė letrėn time nė faqet e saj. Jam njė nga lexueset mė tė rregullta tė gazetės suaj dhe tė them tė drejtėn, kur hapėt nė fillim rubrikėn e mėkateve, ju paragjykova. E dini? Unė mendoj se gazetat duhet tė na vlejnė pėr tė mėsuar diēka mė shumė, pėr tė na “edukuar” e jo pėr tė na ēedukuar, siē mendova se mund tė ndodhte me shkrimet qė do tė botoheshin nė kėtė rubrikė. Nė fakt, pasi nisa t’i lexoja ato qė shkruheshin nga lexuesit tuaj, rrėfimet e mėkateve tė tyre, kuptova se kjo rubrikė ishte ndėr mė tė vlefshmet. Kėshtu, vendosa tė rrėfeja edhe unė diēka, veēse jo njė mėkat qė e kam bėrė vetė, por njė mėkat nga i cili e kam pėsuar, megjithėse nuk kisha asnjė faj… Po e nis mė mirė nga e para.

Ngjarja, apo mė mirė, ngjarjet qė do t’ju tregoj, kanė ndodhur njė vit mė parė dhe pėr mua janė shumė tė freskėta, madje akoma ndjej dhimbje kur mendoj se si mund tė fitojė shpirtligėsia mbi drejtėsinė, se si njerėz shumė tė ndyrė mund tė hiqen si engjėj e t’i bėjnė tė tjerėt tė besojnė se janė tė tillė. Nga njė “engjėll” i tillė e pėsova dhe unė. Kisha vite qė punoja nė njė shkollė tetėvjeēare si mėsuese dhe tė them tė drejtėn, ndihesha mirė, ndonėse nuk isha fort e kėnaqur me pagėn. Megjithėse paratė janė shumė tė rėndėsishme, sidomos nė kėtė situatė ku jemi sot tė gjithė, unė, sa herė kisha ndonjė vėshtirėsi ekonomike dhe mendoja se duhet tė kėrkoja njė punė mė tė mirė, mendoja se mė i rėndėsishėm se mirėqenia financiare ishte fakti qė unė ndihesha mirė dhe e qetė me kolegėt e me shefat e mi. Megjithatė, nuk ishte e thėnė qė kjo gjendje tė vazhdonte gjatė, pasi do tė vinte njė ēast kur pikėrisht shoqja ime mė e ngushtė nė atė shkollė do tė shndėrrohej nė ogurin e keq tė sė ardhmes sime. Unė jam e martuar dhe kam njė djalė qė tani ėshtė pesė vjeē. Me tim shoq gjithmonė jam kuptuar, megjithėse nuk mund tė them se kam qenė shumė e apasionuar pas tij, aq mė tepėr qė u martuam me shkuesi.
Megjithėse mes nesh nuk kishte asnjėherė ēmenduria nga ata qė bėjnė tė dashuruarit, unė mendoja se ai ishte fati im dhe se duhet tė pajtohesha me tė. Burri im nuk ėshtė nga ata burra qė bien nė sy. Flokėt i ka pak tė rėnė, ėshtė mesoburrė dhe pak i shėndoshė. Kurrė nuk jam bėrė xheloze pėr tė, por nuk mund tė thuash tė njėjtėn gjė pėr tė kundėrtėn. Ai, herė pas here, bėnte skena xhelozie, edhe atėhere kur nuk kishte asnjė arsye pėr tė dyshuar. Nė fillim e pėrjetova keq kėtė anė tė karakterit tė tij, por me kalimin e kohės u mėsova dhe madje nisa t’i ruhesha. E dija ēfarė e shqetėsonte mė shumė dhe ēfarė mund t’i zgjonte xhelozinė, ndaj edhe e privova veten nga shumė gjėra. Me kalimin e kohės, unė, qė gjithmonė mė kishte pėlqyer tė mbahesha e tė rregullohesha si rrallėkush, tashmė isha shndėrruar nė njė femėr qė kishte harruar tė ishte femėr. Nuk bėja tualet, vishesha si njė 50-vjeēare dhe kur ecja rrugės, e mbaja vazhdimisht kokėn ulur. Nuk merrja pjesė nė asnjė festė qė zhvillonte kolektivi i punės dhe nuk dilja kurrė pėr kafe, pasi im shoq do tė bėhej xhind po ta merrte vesh se futesha pa tė nė njė lokal “ku kishte burra”, siē thoshte ai.


vazhdon

Dilaver
28-01-08, 21:32
Nuk mund tė mos e pranoj se duke u pėrpjekur t’i pėrshtatesha mentalitetit dhe kėrkesave tė tij, unė kisha nisur tė shndėrrohesha. Nuk ndihesha aspak mirė, por mendoja se duhet tė bėja njė kompromis me veten time, pikėrisht pėr tė mos prishur familjen. Nė atė kohė mendoja se po sillesha ashtu siē duhet, por nė fakt s’kishte qenė aspak ashtu. Kėtė po e kuptoj vetėm sot, pas asaj qė mė ndodhi. Nuk e kisha kuptuar se duke u vetėprivuar e duke mos luftuar kundėr xhelozisė sė tepruar tė tim shoqi, po e zhysja veten nė njė vorbull nga e cila do ta kisha tė vėshtirė tė dilja dhe se, sa mė shumė unė pėrpiqesha t’i pėrshtatesha atij, aq mė shumė ai e ngushtonte “unazėn” me tė cilėn mė mbante lidhur pas vetes. Nuk kisha folur kurrė me mamanė time dhe aq mė pak me motrat pėr jetėn qė po bėja, pasi nuk doja qė ata ta paragjykonin tim shoq.
E vetmja me tė cilėn hapesha ishte njė shoqe e punės, njė tjetėr mėsuese qė s’kishte shumė qė kishte ardhur nė shkollėn tonė, njė vajzė 32 vjeēare, qė akoma nuk e kishte gjetur fatin e saj nė jetė. Ishte ajo e para qė m’u afrua. Tani qė mendoj, them se e bėri kėtė pasi e pa se sa njeri i trishtuar e i dėshpėruar isha unė dhe deshi tė pėrfitonte nga kjo. Nė atė kohė unė s’kisha si ta njihja karakterin e saj, aq mė tepėr qė ajo dukej aq e mirė, me njė fytyrė engjėllore qė tė bėnte tė mendoje se nuk mund t’i bėnte keq as njė mize. Pak nga pak, me ėmbėlsinė e saj ajo arriti tė mė bėnte pėr vete. Mė thoshte se tek unė shihte figurėn e mamasė sė saj qė kishte kohė qė i kishte vdekur dhe se ndihej mirė kur bisedonte me mua. Pėr ēudi, unė qė tregohesha shumė e rezervuar me tė gjithė, me tė u hapa menjėherė, madje arrita t’i tregoja edhe ēėshtje tė jetės sime intime, pėr tė cilėn nuk kisha folur me askėnd mė parė. Pak nga pak, para saj, nisa tė ndihesha si e “zhveshur” nga gjithēka. Ajo dinte ēdo gjė pėr mua, ndėrsa unė dija shumė pak pėr tė apo mė mirė tė them, asgjė. Megjithatė, nuk ndihesha keq, pėrkundrazi. Mendoja se mė nė fund kisha gjetur njė njeri qė mė dėgjonte dhe nuk mė paragjykonte, por isha gabuar.
Ajo kishte qenė pikėrisht ajo qė do tė shkaktonte edhe tėrmetin nė jetėn time familjare.

Dilaver
28-01-08, 22:13
Ju thashė, ajo dinte gjithēka pėr mua, bile dinte edhe numrin e celularit tė tim shoqi, pasi i kisha telefonuar shpesh prej telefonit tė tij. Njė ditė prej ditėsh, pikėrisht nga kjo do tė mė vinte edhe e keqja… Im shoq mė telefonoi ndėrsa po jepja mėsim. Mė tha tė merrja ēantėn me vete dhe tė dilja urgjentisht jashtė pėr ta takuar. Me thėnė tė drejtėn, u tremba dhe e pyeta se ē’kishte ndodhur, por ai ma mbylli telefonin menjėherė, pa mė lėnė kohė pėr ta marrė veten. Nuk mė lejohej tė dilja nga ora e mėsimit dhe t’i lija nxėnėsit vetėm, por ku kishte arsye qė tė mė pengonte mua pėr tė dalė qė tė takoja tim shoq?! Menjėherė mendja mė vajti te djali. Ēfarė mund t’i ishte ndodhur tim biri?
Shkallėt nga kati i dytė nė tė parin, nuk i zbrita, por i kapėrceva dy e nga dy. Rrugėn nga klasa ime deri jashtė, nė oborrin e shkollės, nuk mbaj mend si e bėra. Isha krejt e ngrirė dhe mė dukej sikur do tė rrėzohesha nga momenti nė moment. Kur dola jashtė, qė nga porta e shkollės, arrita ta dalloja tim shoq qė mė priste nga ana tjetėr e oborrit. Qė nga andej dukej qė i kishte ikur ngjyra e fytyrės.
I shkova pranė pa arritur ta mblidhja veten dhe pa e shmangur dot njė dridhmė tė madhe qė mė kishte pėrfshirė tė gjithė trupin.
- Ēfarė ka ndodhur? – e pyeta.
Ai mė pa me njė vėshtrim qė nuk mund ta pėrcaktoj sa urrejtje mbante brenda.
- Edhe mė pyet? – ulėriti, pa e vrarė mendjen pėr njerėzit qė kishim pėrreth. – Edhe mė pyet se ē’ka ndodhur? Ti duhet ta dish mė mirė se unė se ti je ajo qė bėn gjėra tė bukura… Hajde se i zgjidhim nė shtėpi kėto probleme! - pėrfundoi dhe u nis pėrpara.
Mė tepėr sesa habi, ajo qė mė pushtoi qe njė frikė e tmerrshme.
Nuk arrija mė tė logjikoja, por thjesht e ndoqa pas si njė kone, me njė ndjesi tė madhe faji qė nuk e dija se ku buronte. Nuk e dija ē’kisha “bėrė”, por pėrderisa ai ishte aq i alarmuar, me siguri do tė kishte qenė diēka e keqe…
E habitshme se si shndėrrohemi ne gratė kur pushtohemi nga ndjesia e njė skllavėrie legjitime ndaj atij qė e quajmė bashkėshort, por qė nė raste tė tilla, ėshtė thjesht dhe pastėr, “pronari” ynė. Kur e mendoj tani, pas kaq kohėsh, them me vete se nuk ėshtė vetėm dashuria ajo qė na bėn tė verbėr, por edhe prirja jonė femėrore pėr tė sakrifikuar deri nė fund vetveten, pėr t’u nėnshtruar, pėr tė pranuar edhe atė qė na duket e papranueshme…

Dilaver
29-01-08, 20:13
Ju doni ta dini ēfarė kishte ndodhur? Kishte ndodhur diēka qė unė as qė mund ta merrja me mend. Kishte ditė qė im shoq merrte SMS anonime nė celularin e tij dhe ai nuk mė kishte thėnė asgjė. Atė ditė, kur u futėm nė shtėpi, ai ma hodhi telefonin para kėmbėve dhe mė tha vetėm kaq:
- Lexoji ato mesazhe!
Me zemėr tė thyer hapa rubrikėn e mesazheve dhe lexova: “Je burrė shumė i mirė, por kot ke besim te gruaja jote…
Dil e shih njėherė me kė ka mė shumė miqėsi nė shkollė se s’tė del keq”. Tjetri: “Shumė po e duron kėtė, mor burrė. Njė njeri si ti, nuk e meriton kėtė lloj gruaje. Ke qenė pa fat me tė…”.
Nuk mė bėnte zemra tė lexoja mė tutje, por ai mė detyroi, duke mė shtyrė nė divan me forcė. Ato qė lexova mė tutje nuk po i shkruaj sepse mė vjen turp…
Isha e sigurtė se nuk kisha armiq dhe nuk po arrija ta kuptoja se kush mund tė kishte interes tė ma shkatėrronte jetėn nė atė mėnyrė. Pėrpiqesha ta bindja tim shoq se nuk duhet t’u besonte mesazheve qė ia ēonte njė person krejt i panjohur, por ai ishte tėrbuar.
- Ti, - mė tha – mė ke tradhtuar me mėsuesin e fizkulturės! Jam i sigurtė… Tė kam parė vetė.
Mė kot e pyeta se “kur”, sepse ai nuk do tė mė jepte shpjegime. Nuk po e njihja mė tim shoq. Ai kishte ndryshuar totalisht. Pėr ca ditė, nė shtėpinė tonė mbretėroi njė klimė e egėr lufte. Unė nuk shkova nė shkollė sepse ai nuk mė lejonte. Gjatė kėtyre ditėve u mundova ta bėja tė arsyetonte, por ishte e kotė. Nė ato mesazhe kishte aq shumė tė dhėna intime pėr mua, sa ai kishte tė drejtė tė besonte nė vėrtetėsinė e atyre qė shkruheshin aty. Nisa tė dyshoja te shoqja ime, por nuk doja ta besoja se mund tė ishte vėrtet ajo qė ma kishte bėrė tė zezėn. Sa herė nisja tė dyshoja, bazuar nė faktin qė gjėra aq intime pėr mua i dinte vetėm ajo, ajo mė telefononte shumė e shqetėsuar pėr tė mė pyetur si isha, pasi unė i kisha thėnė se isha e sėmurė, prandaj edhe nuk kisha shkuar nė shkollė.
Pas shumė ditėsh tė akullta, im shoq njė ditė erdhi nė shtėpi krejt i dehur. Nuk e kisha parė kurrė nė atė gjendje dhe u tremba, por tani mendoj se qe mė mirė qė e pashė ashtu, pasi nė gjendje dehjeje tė plotė ai ishte krejt i sinqertė me mua… mė tha se mė donte dhe se nuk donte ta besonte se unė e kisha tradhtuar, por qė ta bindja pėr kėtė, unė duhet tė hiqja dorė nga puna. Kjo ishte njė tjetėr goditje pėr mua, por mendova se kėtė ia thonte pija. Nė fakt, edhe tė nesėrmen kur u zgjua, ai mė tha se nėse doja qė tė mos e shkatėrronim martesėn tonė, unė duhet ta lija punėn, pėrndryshe… “ik mė mirė te jot ėmė!”, mė tha ai.
Dhe unė, u binda sėrish. E pata tė vėshtirė sa nuk di si ta them, por pėr mua, mė e rėndėsishme edhe se vetja ime ishte familja dhe im bir… Fill pasi lashė punėn, mė telefonoi nėndrejtoresha pėr tė mė thėnė se nė vendin tim tė punės kishin marrė motrėn e “shoqes” sime, pasi ajo paskėsh patur kohė qė e luste nėndrejtoreshėn pėr njė vend pune nė atė shkollė, por ata nuk kishin patur asnjė vend tė lirė.
Ajo telefonatė mė kthjelloi plotėsisht, por tashmė ishte vonė. Afrimi i asaj vajze, si “shoqe”, kishte qenė thjesht njė kurth tek i cili kisha rėnė me tė dyja kėmbėt. Mėkati im i vetėm ishte se i kisha besuar njė shtrige tė vėrtetė, qė donte tė arrinte thjesht synimin e saj, pavarėsisht se shkatėrrohej familja ime.
Tani, kam arritur nė njė pėrfundim tė cilin do tė doja ta mbanin vath nė vesh tė gjithė ata qė lexojnė kėtė letėr: “Kurrė mos besoni plotėsisht dhe kurrė mos i tregoni gjithēka pėr veten tuaj, askujt! Jetojmė nė njė botė ku vėrtet, s’mund t’i besosh as kėmishės qė mban nė trup”.

emine
20-03-08, 09:32
Shoqja e ngushte.


Une kam deshire qe te hap nje teme rreth nje vajze e cila ka nje shoqe te ngushte, i beson gjithcka asaj i tregon gjithcka dhe eshte e sigurt qe ajo eshte shoqe besnike dhe e sinqerte ndaj saj. Por per cudi nje dite ajo e shikon te dashurin e asaj me shoqen e asaj te ngushte. Ajo nuk ju besonte syve per ate qe pa.
Ajo humbi njekohesisht dy njerez qe i kishte dashur shume, te dashurin dhe shoqen e saj te ngusht.

Si e mendoni ju, a do pranonit te kishit shoqeri me shoqen e ngushte n.q.f ju ndodhte nje gje e tille?

Pasi per te dashurin e saj nuk ja vlen te bej pyetje se ne e dim shume mire qe mashkulli ku gjen ben.
STILI/BENNY

Shoqeria eshte e shejt,dhe kur humbet besimi ske qka humb kohen me ate shoqe/shok me:(:(:(