PDA

View Full Version : Skėnder luarasi


petrol
12-12-11, 20:18
SKĖNDER LUARASI
PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA LETRARE
PĖRSHKRIM BIBLIOGRAFIK I VEPRĖS

Nga Petro Luarasi

HYRJE

Punimi, qė po paraqesim, synon tė ofrojė njė informacion sa mė tė plotė mbi krijimtarinė e Skėnder Luarasit duke u pėrqėndruar nė hartimin e njė bibliografie tė veprės sė tij nė pėrputhje me kėrkesat e studimit tė fushėn sė bibliotekonomisė.
Njė ndėrmarje e tillė ėshtė sa e vėshtirė, aq edhe delikate po tė kemi parasysh shtrirjen nė kohė dhe shpėrndarjen e materialeve. Pėr mė tepėr, prezantimi i veprės sė Skėnder Luarasit nuk do mund tė kuptohej si duhet pa e ndėrthurur me personalitetin e veprimtarinė e tij, tė bazuar nė sintezėn e njė informacioni tė gjerė, tė vjelė pėr njė kohe tė gjatė nė forma tė ndryshme.
Zgjidhja e detyrės do tė orientohet edhe nga disa ēėshtje qė i kemi trajtuar nė artikuj e studime tė publikuara mė parė, tė cilat do t’i pėrdorim sipas kritereve shkencore nė shėrbim tė temės.
Kur analizohet njė personalitet i shquar me veprimtari nė shumė fusha, ėshtė e rėndėsishme tė pėrcaktohen motivimi i tij, veēoritė e personalitetit, faktorėt qė kanė ndikuar, drejtimet, rezultatet e veprimtarisė dhe vepra konkrete.
Ndaj punimin e kemi ndarė nė dy pjesė tė ndėrlidhura me njėra-tjetrėn ku personaliteti dhe veprimtaria e Skėnder Luarasit i paraprijnė pėrshkrimit bibliografik tė veprės sė tij. Nė pėrcaktimin dhe shtjellimin e temės jemi mbėshtetur tek fakti i rėndėsishėm qė Skėnder Luarasi kurrė nuk e ndau fjalėn nga vepra. Nė prozėn poetike “Fjala Shqipe”, ai shkruan simbolikisht mbi Fjalėn Shqipe dhe Veprėn. Ai thekson se nė fillim qe Fjala, mė pas Fjala u shkrua nė Abetare dhe Abetarja pėrhapi Dritėn. Nė kėtė rrugėtim tė vėshtirė qenė Shenjtorėt e saj, martirėt dhe mjeshtrit qė i dhanė Fjalės Shqipe fytyrė, frymė, fuqi dhe krahė Shqiponje pėr tė flatruar anembanė vatrės stėrgjyshore ku ngriti ēerdhe nė zemrėn e tė gjithė popullit duke e nxjerrė nga Errėsira nė Dritė: tė rilindur, tė bashkuar, tė ndritur.
Ai shpreh besimin qė mendja shqiptare do tė dijė ta shkruajė Fjalėn Shqipe nė Librin e Qytetėrimit: “Dashtė fati i mirė i Shqipėrisė qė Fjala Shqipe tė fitojė nė bukuri dhe mbarėsi...Kuptimi i vjetėr ia lėshoftė vendin mendimit tė ri! Dhe Fjala Shqipe u bėftė Vepėr!”
Skėnder Luarasi vlerėsohet nga bashkėkohėsit si njė nga personalitetet mė pėrfaqėsues tė inteligjencies shqiptare nė shekullin XX, me veprimtari tė gjerė atdhetare-demokratike-antifashiste, mėsues edukator e pedagog, biograf, publicist, pėrkthyes, dramaturg, etj.
Ai e ka nisur krijimtarinė letrare qė nė moshėn 17-vjeēare duke krijuar pėr 65 vjet njė vepėr madhore nė shumėllojshmėri, sasi e cilėsi. Shkrimet e tij dallohen pėr nga forma e stili, gjuha e pasur e brendia, ritmi e muzikaliteti, shumėllojshmėria e portreteve dhe shtrirja e tematikės, ndėrthurja e kulturave, e zhanreve letrare e publicistike. Ai shfaqet diku si idealisti rilindas i “Shqipėrisė zonjė”, diku si njė realist qė pėrballet me gjendjen e rėndė sociale, ekonomike, arsimore e kulturore tė vendit, i ndjeshėm si pėr nevojat e popullit shqiptar dhe tė mbarė popujve tė botės. Ideali i tij u shpreh si nė pėrballje me armiqtė e lirisė e demokracisė nė Shqipėri dhe kundėr fashizmit pėr mbrojtjen e republikės spanjolle (1936-1939).
Tematikat e shkrimeve me karakter atdhetar, demokratik e antifashist, ndėrthurja e subjektit romantik me realizmin kritik, dėshmohen veēanėrisht nė revistat “Studenti”, “Dialėria” e “Vullnetari i Lirisė”, tė cilat i drejtoi vetė, por edhe nė ato dhjetra organe tė censuruara para e pas ēlirimit tė Shqipėrisė.
Pėr shkak tė bindjeve demokratike antifashiste u burgos tre herė nga rregjimi i Zogut, vuajti kampet e pėrqėndrimit tė kolaboracionizmit francez e tė nazizmit gjerman dhe u pėrndoq nga regjimi i Hoxhės. Ndėrkohė qė nė mjaft raste iu pengua dhe ndalua botimi.
Kėto rrethana kanė ndikuar qė personaliteti, veprimtaria dhe vepra e Skėnder Luarasit nuk janė njohur, studjuar, evidentuar e vlerėsuar si duhet mbi baza shkencore.
Duke analizuar rrethanat historike e politike, ngjarjet dhe faktet, nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se harresa apo vlerėsimi sipėrfaqėsor i veprės letrare tė Skėnder Luarasit rrjedh nga:
-Krijimtaria letrare e shtrirė nė vende tė ndryshme, nė shumė organe, nė njė periudhė tė gjatė kohore.
-Aktiviteti politik e shoqėror qė shpesh e ka detyruar tė botojė si anonim, me iniciale apo pseudonime.
-Pėrndjekja e rregjimeve jodemokratike gjatė etapave pėrkatėse nė Shqipėri si pasojė e aktivitetit dhe karakteri jokonformist tė Skėnder Luarasit qė ka lėnė gjurmė edhe tek mendimi kritik. Ajo shfaqet diku haptas, diku e zbukuruar me hipoteza apo opinione tė pėrpunuara sipas interesave tė caktuara.
-Klane e individė qė nisen nga interesa subjektive jashtėletrare.
Edhe disa studjues dashamirės e seriozė, tė paorientuar si duhet, nuk ia kanė arritur qė tė njohin dhe interpretojnė tė vėrtetėn e dokumentuar tė jetės, veprimtarisė dhe veprės sė tij letrare, madje, nė disa raste, ia kanė tjetėrsuar.
Nuk mund tė mohoet qė nė dy dekadat e fundit, nė periudhėn e demokracisė, nė kuadėr tė mendimit tė hapur e tė lirė, janė shkruar artikuj tė shumtė, poezi e libra, janė zhvilluar aktivitete letrare e kulturore qė kanė vlerėsuar personalitetin, veprimtarinė dhe disa anė tė veprės sė Skėnder Luarasit. Pėrgjithėsisht ai pėrmendet nė fushėn e pėrkthimeve, mė pak nė punimet biografike dhe pothuajse aspak si duhet nė publicistikė, pedagogji, studimet historike dhe dramaturgji. Pėrkundėr ndonjė kapitulli pėrshkrues, ende nuk i ėshtė botuar ndonjė biografi apo bibliografi. Vepra e tij ende nuk pėrfshihet nė tekstet shkollore, universitare dhe botimet akademike ndėrkohė qė vėrehen referime ndaj krijimtarisė sė tij nė libra, periodikė dhe nė burimet elektronike.
Me ndryshimet demokratike, qeveritė e ndryshme nė Shqipėri e Kosovė e kanė vlerėsuar Skėnder Luarasin pėr personalitetin, veprimtarinė dhe veprėn e tij me dekorata tė larta, emėrtime institucionesh arsimore e kulturore dhe aktivitete letrare artistike si p.sh.me filmin dokumentar “Njeriu i fjalės sė lirė”.

* * *

Pjesa e dytė e punimit bazohet nė drejtimin profesional tė shkencės sė bibliotekonomisė dhe i kushtohet paraqitjes e pėrshkrimit bibliografik tė veprės (origjinale e tė pėrkthyer) tė Skėnder Luarasit.
Ajo synon tė pasqyrojė pėr herė tė parė, pothuajse tė plotė, krijimtarinė e tij 65-vjeēare (1917-1982) si biograf, publicist, dramaturg, pėrkthyes, pedagog etj., qė nga botimi i tij i parė nė moshėn 17-vjeēare.
Ky punim i shton vargut tė bibliografive tė pėrfaqėsuesve tė kulturės e letrave shqipe si Naim Frashėri, Migjeni, Lasgush Poradeci, Eqerem Ēabej, Dritėro Agolli, Petro Marko, Jup Kastrati, Shaban Demiraj e tė tjerėve, atė mbi njė tjetėr personalitet i cili, pavarėsisht nga pėrndjekjet politike e pengesat klanore, krijoi e botoi njė vepėr tė begatė.
Nė kėtė bibliografi Skėnder Luarasit i paraqiten shkrime tė botuara nė 56 organe brenda e jashtė vendit ku figuron me identitet tė mirėfilltė apo tė ndryshėm (Skėnder Nini, Skėnder P. Nini, Skėnder P. Nini-Luarasi), me iniciale (S.L, L.,) me pseudonime (S.Raullasi, Lek Petroni) dhe anonim.
Bibliografia ėshtė e ndarė nė katėr rubrika dhe pėrmban vepra tė botuara (bibliografi, pėrmbledhje publicistike, drama, tekste mėsimore), shkrime origjinale tė botuara nė periodikė, botime vepravesh tė pėrkthyera dhe pėrkthime tė tjera tė botuara nė periodikė .
Ajo ka renditje kronologjike d.m.th. botimet janė renditur sipas vitit dhe pėrbrenda rubrikės janė renditur alfabetikisht.
Nė bibliografi shkrimet publicistike janė tė komentuara me qėllim qė tė rritet shkalla e njohjes dhe e vlerėsimit tė tyre.
Bibliografia ofron njė aparat tė pasur informativ nėpėrmjet gjashtė lloj treguesish. Atje jepet treguesi alfabetik i veprave dhe i shkrimeve tė botuara, treguesi alfabetik i autorėve tė krijimeve tė pėrkthyera, treguesi alfabetik i titujve tė krijimeve tė pėrkthyera, treguesi kronologjik i veprave dhe artikujve tė botuara, treguesi kronologjik i pėrkthimeve tė botuara dhe treguesi alfabetik i organeve tė periodikut, nė tė cilat janė botuar pjesė tė veprės letrare dhe pėrkthime nga Skėnder Luarasi.
Pėr hartimin e bibliografisė janė shfrytėzuar burime tė ndryshme informative, klasike dhe elektronike, bibliografitė kombėtare retrospektive e korrente, tė periodikut e librit shqip, fondi i shtypit dhe i librit tė Bibliotekės Kombėtare tė Shqipėrisė, tė Bibliotekės sė Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, tė Bibliotekės sė Akademisė sė Shkencave e Fakultetit tė Histori-Filologjisė, fondet e bibliotekave publike nė Elbasan, Shkodėr, Durrės, Korēė, Vlorė. Janė shfrytėzuar katalogu elektronik i Bibliotekės Kombėtare Universitare tė Kosovės, i Bibliotekės elektronike “Besa” tė Kozencės, etj. Gjithashtu janė konsultuar e pėrdorur shkrime nga fondi i familjeve tė Skėnder Luarasit, Lasgush Poradecit, Aleks Budės e Petro Markos, janė kryer konsultime me pjesėtarė tė familjeve tė tyre, me farefis, bashkėpunėtorė, miq, nxėnės e studentė.
Mbi bazėn e informacionit janė zbuluar libra, artikuj e pėrkthime tė panjohur, tė botuar nga Skėnder Luarasi nė shtypin shqiptar e tė huaj. Gjithashtu pėrmenden libra e artikuj tė pabotuar apo “tė humbur” por pa i pėrfshirė nė bibliografinė e veprės sė botuar.
Treguesi i veprave dhe shkrimeve tė Skėnder Luarasit ėshtė paraqitur me titull pėr tė mos pėrsėritur emrin e tij ndėrsa pėr autorėt e tjerė ėshtė pėrdorur emėrtimi si nė gjuhėn e tyre tė origjinalit.
Pėr inicialet, anagramat dhe pseudonimet e identifikuara, janė pėrdorur shėnime referuese, qė sqarojnė identitetin e vėrtetė tė tij.
Me kėtė bibliografi tė veprės sė Skėnder Luarasit, tė shoqėruar me shpjegime plotėsuese mbi jetėn, veprėn, personalitetin e veprimtarinė, tentojmė tė kontribuojmė sado pak, nė njohjen mė nė detaje tė figurės dhe vlerave tė tij duke shpresuar qė tė tjerė tė interesuar nė lėmin e studimeve nė fushė tė gjuhėsisė, letėrsisė, publicistikės, pedagogjisė, historisė, dramaturgjisė, do tė dinė tė nxjerrin nė pah mė shumė aspekte dhe do ta thellojnė mė tej analizėn.
Objekti. Tenton tė japė njė informacion sa mė tė plotė mbi krijimtarinė e Skėnder Luarasit me njė pėrshkrim bibliografik tė veprės sė tij (punime origjinale dhe pėrkthime). Kėtij objekti i paraprin njohja e personalitetit dhe veprimtarisė sė tij mbi bazėn e parimit tė unitetit tė Fjalės me Veprėn, tė cilat ai nuk i ndau kurrė.
Metoda. Qasja ndaj objektit bazohet tek kėrkimet nė arkiva shtetėrore e private, nė botime periodike, nė vepra tė gjinive tė ndryshme, tek kritikat letrare, intervistat, korespondencat, shkrime e kujtime bashkėkohėsish dhe botimet e ndryshme bibliografike.
Risia. Shton njohjen e veēorive tė personalitetit dhe anė tė veprimtarisė sė Skėnder Luarasit.
-Plotėson, nė mėnyrė gati shterruese, njohjen e veprės sė botuar tė tij me krijimtari origjinale, dramaturgji, publicistikė, tekste mėsimore, pėrkthime veprash e pjesėsh letrare.
-Ofron tė dhėna tė reja nė shėrbim tė historisė sė publicistikės, dramaturgjisė shqiptare dhe mendimit pedagogjik.
-Pėr herė tė parė botohet njė bibliografi e mirėfilltė pėr veprėn e tij.
Nė vijim tė pėrshkrimit tė kapitujve tė lėndės theksojmė qė i kemi kushtuar rėndėsi analizės sė fakteve qė i shėrbejnė njohjes sė veprės sė Skėnder Luarasit nė pėrgjithėsi, sipas kėndvėshtrimit tė fushės sė bibliotekonomisė dhe jo analizės teorike nė fusha tė tjera, tė cilat shpresojmė t’i kryejnė specialistėt pėrkatės.
Struktura:
Punimi paraqitet nė dy pjesė qė ngjizin me njėra-tjetrėn personalitetin, aktivitetin dhe veprėn e Skėnder Luarasit me bibliografinė e krijimtarisė letrare tė botuar.
Pjesa e parė:
1. Nė kapitullin e parė kemi dhėnė njė pamje tė pėrgjithshme tė ambjentit nė tė cilin u lind e u rrit Skėnder Luarasi: krahina e Kolonjės, fshati Luaras dhe familja Kostallari-Luarasi me veēoritė pėrkatėse.
Besojmė se kjo do tė ndihmojė pėr tė krijuar njė pėrfytyrim tė qartė tė gjenezės sė Skėnder Luarasit qė ndikoi nė personalitetin dhe botėkuptimin e tij.
2. Nė kapitullin e dytė kemi dhėnė nė mėnyrė tė pėrmbledhur jetėn dhe veprėn e Skėnder Luarasit, ngjarjet e datat kryesore, tė cilat japin njė ide tė pėrgjithėrishme mbi jetėn, veprimtarinė politike, arsimore e social-kulturore dhe veprėn e tij letrare, tė botuar dhe tė pabotuar, duke pėrmendur edhe shkrimet “e humbura”.
3. Nė kapitullin e tretė kemi trajtuar personalitetin e Skėnder Luarasit: veēoritė e faktorėt ndikues, tiparet kryesore tė tij si njeri e intelektual dhe disa mendime tė bashkėkohėsve pėr traditėn “Skėnder Luarasi”.
4. Nė kapitullin e katėrt tregohet aktiviteti i pėrgjithshėm i Skėnder Luarasit: si pedagog,
tė veprimtarisė politike, shoqėrore, arsimore e kulturore, tė ndarė nga krijimtaria letrare.
5. Nė kapitullin e e pestė kemi trajtuar veprėn letrare tė Skėnder Luarasit. Do tė pėrqėndrohemi nė evidentimin e gjinive letrare: punimet biografike, publicistikė dhe pėrkthimi i veprave. Do tė pėrmendim vetėm krijimet tė cilat i gjykojmė si mė pėrfaqėsuese.
6. Nė kapitullin e gjashtė kemi shprehur pėrfundimet pėrkatėse tė punimit.
Nė pėrfundim, por mbi tė gjitha, falenderohen pėrzemėrsisht Prof. Bashkim Gjergji pėr kurajon e ofruar dhe drejtimin profesional, Prof. Hamit Boriēi e Maksim Gjinaj pėr konsulencėn dashamirėse dhe familjet Poradeci, Buda e Marko pėr materialet e pėrzemėrsinė e shprehur.
Pjesa e dytė:
1.Nė ndarjen e parė tė bibliografisė jepet vepra e botuar e cila pėrmban monografi, drama, pėrmbledhje letrare dhe publicistike me kriteret pėrkatėse.
2.Nė ndarjen e dytė paraqiten shkrime tė botuar nė periodikė tė ndryshėm, vendas e tė huaj. Ajo a jep njė ide tė qartė tė llojit tė zhanrit dhe tematikės sė publicistikės sė autorit
3.Nė ndarjen e tretė jepen veprat e pėrkthyera.
4.Nė ndarjen e katėrt jepen pėrkthime tė botuar nė organe tė ndryshme tė periodikut shqiptar
5.Nė ndarjen e pestė paraqiten disa tregues bibliografik: treguesi alfabetik i veprave dhe i shkrimeve tė botuara, treguesi alfabetik i autorėve tė krijimeve tė pėrkthyera, treguesi alfabetik i titujve tė krijimeve tė pėrkthyera, treguesi kronologjik i veprave dhe artikujve tė botuara, tregues kronologjik i pėrkthimeve tė botuara dhe treguesi alfabetik i organeve tė periodikut, nė tė cilat janė botuar pjesė tė veprės letrare dhe pėrkthime nga Skėnder Luarasi.

Falenderim
Nė pėrfundim, por mbi tė gjitha, u shprehet mirėnjohja e thellė Prof. Bashkim Gjergji pėr kurajon dhe ndihmėn profesionale, Prof.Hamit Boriēit e Maksim Gjinaj pėr ndihmesėn dhe dashamirėsinė, familjeve Poradeci e Buda e Marko pėr materialet e ofruara dhe konsulencėn.

petrol
12-12-11, 20:21
Petro Luarasi

PJESA E PARĖ
SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA


I AMBIENTI KU U LIND E U RRIT SKĖNDER LUARASI

1. Krahina e Kolonjės.
Ndodhet nė skajin jug-lindor tė kufirit administrativ tė Shqipėrisė dhe dallohet pėr kontrastet natyrore e klimaterike.2
2 Rrugėtimi pėrgjatė Krahinės Malore Qendrore, pasi kalon rrafshinėn korēare, pėrballet nė jug-perėndim me masivin shkėmbor tė Qafės sė Qarrit. Pėrtej shfaqet pllaja madhėshtore e Kolonjės: nė njė anė mali i Gramozit ku tė rrok syri kullota, nė anėn tjetėr mali i Zi me pyje pishe dhe tej majtas feks maja e Ēukapecit. Rrėzė malit Gramoz shtrihen njėri pas tjetrit fshatrat; Butka, Bezhani, Starja, Rehova, mė poshtė Erseka, mė lart Prodani, mė tej Borova dhe Qafa e Badrės prapa sė cilės gjenden Poda, Gėrmenji, Leskoviku dhe mė poshtė Melesini e Postenani. Mė tė djathtė, rrėzė malit tė Zi, dallohet Vithkuqi, Selenica, Qyteza, majat e Qelqėzės, prapa sė cilės fshihet Frashėri dhe mbyll horizontin mali i Dhėmbelit. Nė qendrėn e kėsaj treve madhėrisht tė bukur, anės sė majtė tė rrjedhės sė Osumit, dergjen fshatrat Qafėzez, Vodicė, Gostivisht dhe nė tė djathtė, mbi kodrat, ngrihen mėhallat e fshatit Luaras. Kolonja dallohet pėr ashpėrsinė e dimrit dhe verėn e freskėt por klima ėshtė zbutur nė krahasim me tė shkuarėn kur thuhet se dėbora shkonte nė lartėsinė e avllive.
Vrojtimet nė terren dhe gėrmimet arkeologjike, kanė provuar se ajo pėrfaqėson njė nga rajonet mė tė pasura tė qytetėrimit prehistorik, brenda vendit tonė e mė gjerė nė rrafshin ballkanik. “Krahina e Kolonjės ėshtė banuar nė lashtėsi nga fisi ilir i Desaretėve. Vendbanimi neolitik i Kamnikut, fortifikata e Gradecit e Kalaja e Hollmit, tumat ilire nė Prodan e Rehovė... provojnė lashtėsinė e vendbanimeve nė kėtė trevė” 3
3 S.Aliu.Tumat e Luarasit, Tiranė, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, 2004, f.9.

Kolonjarėt historikisht kanė qenė tė prirur pėr tė njohur popuj e vende tė huaja. Nė lashtėsi banorėt e Kolonjės kanė qenė tė orientuar drejt qytetėrimit egjean, nė udhėtimet e tyre shfrytėzonin kryqėzimin e rrugėve adriatiko-egjeniane dhe luginat e lumenjve Osum e Langaricė. Punėtorė prej fshatrave tė Kolonjės, nga Bezhani, Shtika, Rehova, Vodica, Gėrmenji, i gjejmė qė nė shekullin e 19-tė nė Bullgari, nė Turqi, nė Rumani, nė Rusi. Punėtorėt e Perasit, tė Gostivishtit e tė Lėngėzės, tė dalluar si mjeshtėr e sharrėxhinj, shkonin pėr tė ushtruar zanatin e tyre nė Mal tė Shenjtė, nėpėr qytetet e bregdetit grek; nga Kallabaka dhe Janina arrinin gjer nė Athinė e nė Patėr tė Moresė.
Kur ktheheshin nga kurbeti, u sillnin familjeve kursimet por edhe pėrvojė apo ndonjė lajm mbi jetesėn e popujve, luftėn e tyre pėr liri e njė jetese mė njerėzore.
Kultura e traditat e pasura kolonjarė, ku ndihet ndikimi i faktorėve tė brendshėm e tė jashtėm, shfaqen tek muzika karakteristike, vallet e veshjet tradicionale, tė cilat i kanė ruajtur e zhvilluar ndėr shekuj, nė fushėn e folklorit gojor, instrumental, koreografik e vokal si dhe tek zejet tradicionale qė i kanė ruajtur brez pas brezi.
Nė shekullin I tė erės sonė Kolonja ishte pjesė e zotėrimeve tė Muzakajve me kryeqendėr nė Berat. Nė shekullin V-IX u pushtua nga sllavėt dhe mė pas nga turqit, tė cilėt kanė lėnė toponimet e tyre. Qyteti i Ersekės ėshtė qendra kryesore e Kolonjės, i themeluar nė fillim tė shekullit XVIII. 4
4 Nga ana gjeografike dhe etnokulturore Kolonja pėrfshin malin e Gramozit me fshatrat nė tė dy faqet e tij lindore e perėndimore, qafėn e Kazanit nė veri deri nė urėn e Shalėsit nė jug. Nė tė bėjnė pjesė edhe fshatrat e Osumit tė sipėrm e tė pėrrenjve qė derdhen deri nė Orgockė me zonat e Vithkuqit dhe tė Vakėfeve. Nga krahina e Leskovikut e ndan lumi i Podės.
Kolonjarėt janė krenarė pėr traditat atdhetare, liridashėse e arsimdashėse dhe vlerėsohen si njerėz punėtorė dhe me kulturė. Nga kjo trevė e kane origjinen e kanė dalė mjaft ideologė tė shquar, publicistė tė talentuar, mesues tė perkushtuar ndaj shkollės e arsimit shqip, si dhe kapedanė trima qė kanė zėnė vend nderi nė panteonin e kujtėses sonė kombėtare. Treva e Kolonjės dhe fshatrat e saj janė tė ngarkuara me ngjarje e emra tė shėnuar ndaj dhe shpesh pėrmenden nė histori me emrat e pėrfaqėsueve tė tyre si Poda e Zylyftarit, Postenani i Jani Vretos, Vithkuqi i Naum Veqilharxhit, Gėrmenji i Themistėkliut, Luarasi i Petro Ninit, Butka e Saliut, Prodani i Zalos, Qyteza e paraardhesve tė Fan Nolit apo Perasi i Qiriazėve.
Nė Periudhėn e Rilindjes Kombėtare, pas disfatės sė Lidhjes sė Prizrenit, patriotėt kolonjarė, tė pėrkushtuar pėr tė ēelur shkolla nė gjuhėn amtare u ndeshėn me Portės e Lartė tė Stambollit dhe Patrikanėn greke tė cilat kishin qėndruar gjithmonė krah pėr krah pėr pushtimin dhe asimilimin e kombit shqiptar. Ndėrkohė mjaft shqiptarė, duke mos e njohur njėri-tjetrin si bashkėkombas, vriteshin pėr tė huajt e pėrkatėsinė fetare.
Pėrgjithėsisht nė Kolonjė djenjat atdhetare kanė qenė tė forta edhe nė kohėt mė tė vėshtira pėr shqipėtarėt. Sulltani nuk i bėri dot turq myslimanėt kolonjarė dhe Patrikana nuk i bėri dot grekėr ortodoksėt e kėsaj krahine.
Qė nė fillim tė rilindjes sonė kombėtare kolonjarėt e provuan patriotizmin e tyre pėr shkollat kombėtare shqipe dhe luftuan deri nė fund kundėr tiranisė sė sulltanit dhe politikės shoviniste tė kishės greke. Zylyftar Poda dhe Naun Bredhi, Zyko Kamberi dhe Petro Nini Luarasi qenė disa nga kėta atdhetarė tė pėrkushtuar kolonjarė.

2. Fshati Luaras
Njihet si njė nga fshatrat mė tė shquar tė trevės sė Kolonjės, me gjenezė e rrėnjė tė shtrira thellė nė lashtėsi. Gjurmėt mė tė hershme i perkasin epokės sė Neolitit tė pėrfaqėsuara nga kultura materiale e zbuluar nė vendbanimin e Gurit tė Ninės. Me dhjetra gjurmė ilire ndodhen mbi shpatet veriore tė tij nė lagjen Zizkollarė. “Mbėshtetur mbi materialet e gjetura mendojmė se shek. XIV para Krishtit shėnon njė kufi tė pranueshėm pėr fillimin e ndėrtimit tė kėsaj tume nė Luaras. 5
5 S. Aliu. Tuma e Luarasit, Libėr i cituar, f.136.
Prova tė tjera janė platforma me varre nė sheshin e Pradellės, varri monumental nė vendin e quajtur ‘’Lisi i Madh’’, dy kalatė: njėra te Shkėmbi i Madh e tjetra te Guri i Ninės, dhe qindra objekte muzeale me vlera tė rralla.
Ndėr shekuj Luarasi u shkatėrrua disa herė dhe disa lagje tė tij mbetėn tė shkreta. 6
6 S.Luarasi. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar : Kujtime nė dorėshkrim, V.1, f. 96. (Fondi familjar S.Luarasi)
“Historia e Luarasit ėshtė e mbushur me ngjarje tragjike shkatėrrimesh e plaēkitjesh nga pushtimet e huaja qė lanė kudo gėrmadha fshatrash si Valanji, Kisha e Keqe, Arat e Zeza, Qyteza e Vjetėr, Lisi i Madh, Perasi, Pėrrenjasi, Petranji, Haskaj. Nė pjesė e kaptuan malet e Pindit e arrinė nė Maqedoni ku ngrehėn shtėpi tė ra nėpėr fshatra ku banonin tė tjerė shqiptarė, si nė Negovan, Bellkamen, Lehovė, Ellovenė e Sipėrme, Sllovė, Pleshovicė e tjera katunde rreth Follorinės e Manastirit.”
Nė shekullin XIX Luarasi pėrmendet si fshati mė i rėndėsishėm i krahinės sė Kolonjės, si “sofra e parė kolonjare”, pėr rangun e ofiqarėve tė Perandorisė Otomane, me dy oxhaqet e lidhura ngushtė me Portėn e Lartė tė Stambollit, tė pėrfaqėsuara nga Xhafer Beu i Shkėmbit dhe Mehmet Be Alltėni.
“Nė fund tė shekullit XIX Luarasi kishte mbi 200 shtėpi tė shpėrndara nė 10 mėhalla, ortodokse e myslimane tė emėrtuara: Mal, Kostallarė, Penkollarė, Pepillarė, Priftanj,
Frėngjas, Mujollarė, Gurakė, Ziskollarė e Matorukė”. 7
7 S.Luarasi. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar, Libėr i cituar, f.14

Banorėt e tij dalloheshin pėr tolerancėn fetare, traditat dhe nivelin kulturor qė pasqyrohej nė aktivitetet e ndryshme qė zhvilloheshin me rastin e festave fetare e familjare ku shpaloseshin kostumet popullore, kėngėt, vallet dhe zakonet e moēme. Pėrfaqėsuesit e tyre tė shquar Petro Nini Kostallari-Luarasi, Kristo Papa Stefan - Luarasi e dhjetra tė tjerė u dalluan nė veprimtaritė atdhetare brenda e jashtė vendit.

3. Familja Kostallari-Luarasi.
Nė fillim tė shekullit XX familja e Skėnder Luarasit banonte nė njė shtėpi dykatėshe prej guri nė ballė tė sheshit tė mėhallės Kostallarė, e themeluar nga Kosta, paraardhėsi i 12-tė i kreut tė shtėpisė, Petro Nini Luarasi, i cili nė fshat njihej edhe me mbiemrin Kostallari. Nė familjen Kostallari emrat mė tė pėrsėritur brez pas brezi kanė qenė Kostandin (Nini) dhe Petro. Nga gojėdhėnat, vetėm njėri nga djemtė e Kostės, Sotiri, qėndroi nė shtėpinė e tij, ndėrrsa tė tjerėt u larguan nė Stamboll, Volo e Athinė.
Petro N.Luarasi kishte tre motra dhe ishte martuar me Lina Sevon nga Luarasi. Petro qe bėrė i njohur pėr kontributin e tij tė gjithanshėm nė organizimin e lėvizjes kombėtare e ēeljen e shkollave shqipe. Atdhetarėt dhe populli atė e vlerėsonin pėr menēuri dhe trimėri. Trimėrinė thuhej se e trashėgonte nga geni i gjyshes, Vasile Naun Pando nga Gostivishti, nėntė vėllezėrit e sė cilės i qenė vrarė me armė nė dorė. Nga kjo familje rridhte edhe heroina atdhetare Paro Kita, e cila gjithashtu u vra nga forcat pushtuese greke.
Petro N. Luarasit i jetuan mė gjatė dy djem (Dhimitri e Skėnderi) dhe dy vajza (Thomaidha e Shega). Sipas ritit ortodoks emrin e fėmijės duhej ta zgjidhnin dhe ta pagėzonin vetėm nuni e ndrikulla. Kur lindėn dy fėmijėt e parė, Petro Nini Luarasi gjendej nė Bukuresht e Stamboll, ndėrsa pėr tė tjerėt u gjend nė atdhe dhe kėmbėnguli qė tu vihen emra shqiptarė Skėnder e Shega. 8
8 S.Luarasi. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar, Libėr i cituar, f.21.
“Aq fort pati rėnė nė sevda me emrin e heroit tonė kombėtar sa, me siguri, e pati vendosur tė ma vinte emrin Skėnder, po tė lindja djalė, jo Gjergj, jo Aleksandėr, por Skėnder. Dhe vėrtet kėshtu mė quajtėn, pėr tė keqen e vetė nunit, pėr tė keqen e tim eti dhe timen, pėr tė keqen e tė gjithė atyre qė mė vonė, duke patur mbiemrin Luarasi, u pagėzuan me emrin Skėnder.”

Skėnder Luarasi kujton rrethanat e pagėzimit dhe si i ati lajmėroi autorin e poemės “Histori e Skėnderbeut”, mikun e tij Naim Frashėri, se i kishte lindur njė djalė tė cilit ia vuri emrin Skėnder. Naim Frashėri i gėzuar, iu pėrgjigj: “Skėnderi u bėftė 100 vjet dhe i ngjaftė t’et”. Skėnder Luarasi krenar pėr emrin dhe “kumbarin” e tij thoshte: “Kam bekimin e Naim Frashėrit unė!” 9
9 S.Luarasi. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar, Libėr i cituar, f.5

petrol
12-12-11, 20:24
Petro Luarasi

SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA

II JETA DHE VEPRA

1. Biografi
Skėnder Petro Luarasi u lind nė Luaras tė rrethit tė Kolonjės, mė 19 janar 1900. Kreu arsimin fillor nė mėsonjėtoret shqipe tė drejtuara nga i ati, Petro Nini Luarasi, nė Korēė (1909) e Negovan (1910-1911). Nė vitin 1912, me rekomandim tė shoqėrisė atdhetare “Pėrparimi”, nisi studimet nė Robert Kolegj, Stamboll-Turqi me bursė nga Fondacioni amerikan Charles Crane. Pas njė viti u kthye nė atdhe pėr tė ndihmuar familjen qė po pėrndiqej nga forcat pushtuese greke dhe i ndėrpreu studimet pasi autoritetet greke ia mohuan lejen e kalimit. Mė 1916 emigroi nė Sh.B.A ku studjoi nė “Easton Academy” dhe “American International College”-Springfield Mass, nė Sh.B.A, deri nė vitin 1920. Nė kėtė periudhė u dallua si veprimtar atdhetar, qe inisiator e njė nga themeluesit e shoqėrisė Lidhja e Studenteve Shqiptarė (1918) dhe editor i organit tė saj, Studenti (1920) ku botoi disa artikuj. Sė bashku me tė vėllanė, Dhimitrin, iu pėrgjigj thirrjes sė Kongresit tė Lushnjės pėr tė kontribuar nė Shqipėri. Pėr dy vjet punoi si sekretar e mėsues nė shkollat e Kryqit tė Kuq tė Rinisė Amerikane nė Elbasan. Me bursė tė shtetit shqiptar studjoi nė Austri nė Gjimnazin Klasik, Fraishtadt (1922-1926) dhe u diplomuar nė Fakultetin e Filozofisė tė Vjenės (1930) nė degėn Letėrsi Moderne.
Skėnder Luarasi qe pėrkrahės i bindjeve politike tė Fan Nolit. Sė bashku me tė vėllanė iu gjendėn me armė nė dorė nė ditėt e fundit tė qeverisjes dhe e pėrcollėn kur u largua pėrgjithnjė nga vendi.
Nė vitet 1926-1927 ai u zgjodh kryetar i shoqėrinė “Albania” tė studentėve shqiptarė nė Austri dhe editor i organit tė saj, “Djalėria”. Pėr shkak tė qėndrimit politik, njė artikulli qė botoi mė 28 nėntor 1927 nė revistėn “Djalėria” dhe protestės ndaj shpalljes sė Shqipėrisė monarki, iu pre bursa nga shteti shqiptar dhe mė pas u arrestua.
Pasi pėrfundoi studimet, ministri i arsimit Hilė Mosi e ndihmoi tė punėsohej si arsimtar nė Shkollėn Teknike Amerikane (1930-1931). Pėr shkak tė pikėpamjeve e veprimtarisė sė tij “tė padėshiruar” e transferuan nė disa shkolla tė mesme: nė Institutin Tregėtar tė Vlorės (1931-1933), nė gjimnazin e Tiranės (1933-1934), nė gjimnazin e Shkodrės (1934-1935), ku drejtoi edhe konviktin e saj “Malet tona” si dhe sėrish nė gjimnazin e Tiranės (1936). Nė kėtė periudhė kreu njė veprimtarisė tė gjerė social-kulturore e emancipuese me nisma, eskursione dhe grupe teatrale rinore, kontribuoi pėr zhvillimin e arsimit nė frymė kombėtare, laike, demokratike e antifashiste dhe ndihmoi nė organizimin e disa shoqatave dhe revistave progresive. Skėnder Luarasi konsiderohej njė nga pėrfaqėsuesit mė elitarė tė inteligjencies sė re shqiptare, i cili u vu nėn shėnjestrėn e agjenturės fashiste dhe u persekutua nga regjimi qė e burgosi tri herė: nė janar 1928, nė janar 1931 dhe nė gusht 1935. Ndonėse gjendej nė kushte tė vėshtira, i ndaluar dhe i censuruar, u dallua nė krijimtarinė letrare: nė publicistikė, dramaturgji dhe pėrkthime.
Nė 14 dhjetor 1936, Skėnder Luarasi u nis vullnetarisht pėr tė mbrojtur Republikėn Spanjolle nė luftė kundėr intervencionit nazi-fashist. Nga dokumentat arkivore provohet qė ai ėshtė i pari antifashist qė u nis drejtpėrdrejt nga Shqipėria pėr nė Spanjė duke u bėrė shembull pėr disa nga nxėnėsit, shokėt e njė shoqe, Justina Shkupin, tė cilėt e pasuan. Duke vlerėsuar personalitetin e tij, shtabi i Brigadave Ndėrkombėtare i besoi detyra tė rėndėsishme si pėrgjegjės i vullnetarėve shqiptarė nė Shtabin Ballkanik, shef i propagandės dhe i censurės, redaktimin dhe botimin e revistės “Vullnetari i Lirisė” nė gjuhėn shqipe (pėr daktilografimin e materialeve dhe si gazetar kontribuoi Petro Marko). Ndėrkohė ai pėrgatiti dhe transmetoi disa emisionet radiofonike nė gjuhėn shqipe nga radiot Valencia, Madrid e Barcelona. Ato janė tė parat programe shqip nė historinė e radiodifuzionit shqiptar dhe me platformė antifashiste.
Nė kėtė periudhė, shkroi disa artikuj nė revistėn “Vullnetari i Lirisė” dhe nė organe tė tjera.
Mbas marrėveshjes pėr largimin e forcave tė Brigadave Ndėrkombėtare, nė 13shkurt 1939, Skėnder Luarasi u largua nga Spanja pėr nė Francė, ku vuajti persekutimin nė kampet e pėrqėndrimit nė St.Cuprien, Gurs, Vernet dhe Bordo. Dashuria dhe malli pėr atdheun e familjen, dėshira pėr tė kontribuar sa mė shumė pėr Shqipėrinė e lirė, bėri qė pėrkundėr kėrkesės sė vėllait dhe Fan Nolit, nė vend tė SHBA tė zgjidhte riatdhesimin.Pas nėntė vitesh lufte e vuajtjesh nė Spanjė e Francė, mė 13 qershor 1945, Skėnder Luarasi u kthye nė Shqipėri. Nė fillim u mirėprit nga personalitetet mė tė larta tė qeverisė, u zgjodh pėrfaqėsues i Kolonjės nė Kongresin e Parė tė Frontit Demokratik dhe deputet i Kolonjės pėr njė legjislaturė. Gradualisht u pėrball me realitetin antidemokratik, me presionet dhe interesat joparimore tė disa klaneve tė pėrkrahura nga kreu i diktaturės me tė cilin qė nė takimin e parė pati mospėrputhje mendimesh.. Pėr pasojė, edhe ndaj Skėnder Luarasit u zbatua principi “ Ose me ne, ose kundėr nesh. Rrugė tė mesme s’ka!”
Skėnder Luarasi punoi kryesisht si arsimtar nė shkollat e mesme tė Tiranės: nė liceun e Tiranės dhe Teknikumin Financiar (1946-1948), nė Institutin e Shkencave (1949-1954), nė Ndėrmarrjen e Botimeve Shtetėrore (1954), nė shkollėn pedagogjike, nė Institutin e Gjuhėsisė dhe tė Historisė dhe nė Universitetin e Tiranės. Mė 1960 kontribuoi nė ēeljen e degės sė gjuhės angleze, tė cilėn e drejtoi pėr disa vjet. Nė vitin 1967 e nxorėn nė pension. Luarasi qe nė grupin nismėtar tė themelimit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve.
Nė mbledhjen themeluese mbajti fjalimin programatik qė u diskutua nė dy ditė dhe drejtoi njė seancė tė mbledhjes.Gjithashtu u zgjodh pėr disa muaj anėtar i bordit tė botimit tė organit tė lidhjes sė shkrimtarėve, ku botoi disa artikuj e pėrkthime. Pėr shkak se kundėrshtoi metodat antidemokratike tė udhėheqjes dhe pėrkrahu Sejfulla Malėshovėn e pėrjashtuan si anėtar nga lidhja e shkrimtarėve. Mė pas pėrballoi pėrndjekje tė gjerė, ia hoqėn tė drejtėn e botimit dhe ia fshinė emrin nga tekstet shkollore dhe botimet e ndryshme. Edhe pas ripranimit nė Lidhjen e Shkrimtarėve, nė vitin 1954, ndonėse pėr fasadė respektohej, iu kufizuan pėrgjithnjė tė drejtat e botimit pasi etiketohej shkrimtar borgjez, i cili nuk pajtohej me normat e realizmit socialist. Nė kėtė periudhė botoi kryesisht pėrkthime, biografi historike, njė dramė dhe artikuj studimorė e me tematikė historike Shpesh veprat e shkrimet nuk i botoheshin, i pėrgjysmoheshin, madje nė disa raste edhe i shtrembėroheshin qėllimisht duke i shtuar paragrafe te papėrshtatshme. Nėn kėto kushte tė vėshtira, Skėnder Luarasi arriti tė botojė njė pjesė tė krijimtarisė sė tij deri sa u nda nga jeta mė 27 prill 1982.
Deri nė vitin 1990 krijimtaria e tij nė monografi, publicistikė, drama, studime letrare e historike, nuk analizohej shkencėrisht dhe nuk pėrmendej nė botimet shkollore e akademike
Mbas rrėzimit tė sistemit totalitar, personaliteti i Skėnder Luarasit ėshtė nderuar e rivlerėsuar nė Shqipėri dhe nė Kosovė.
Krahas vlerėsimit si “Qytetar nderi i Ersekės” dhe dekorimit me “Urdhėrin e Flamurit” e “Nderi i Kombit”, mban emrin e tij biblioteka e qytetit tė Ersekės, shkolla e mesme teknike nė Therandė-Kosovė, njė shkollė 8-vjeēare nė Tiranė, disa rrugė nė qytete tė Kosovės e nė Tiranė. Tashmė ai zė vend nė fjalorin enciklopedik shqiptar dhe nė botimet akademike.
Por, sikurse pėrmendė, ndihen mungesa e njė biografie serioze, bibliografia e veprės sė tij apo studime tė mirėfillta shkencore mbi krijimtarinė e tij qė vazhdon tė zbulohet e botohet.

2. Bibliografi
Kontributin e Skėnder Luarasit nė lėmin letrar do ta paraqesim nė periudhat : 1917-1944 dhe 1945-1982 – (2011) .. pasi vazhdon botimi i veprės sė tij.
Nė periudhėn 1917-1944 kontribuoi nė:
- Publicistikė. Shkroi me dhjetra artikuj: studime letrare e historike, reportazhe, portrete, esse, kritikė e satirė, nė organe tė rėndėsishme brenda e jashtė Shqipėrisė.
Ndėr artikujt mė tė rėndėsishmit pėrmendim: “Letėrsia moderne nė Shqipėri”, “25 vjet indipendencė”, “Naim Frashėri”, “Lasgush Poradeci-Vija themeltare”, “Popullsia e Kosovės”
- Dramaturgji: Shkroi dramat “Agimi i Lirisė” dhe “Liria”.
Pėrkthime: Botoi disa vepra tė njohura tė letėrsisė botėrore si : “Vilhelm Teli” nga Schiler, “Sakuntala” nga Kalidasa, “Enoh Arden” nga Tennyson, “Pėrralla” nga Oscar Wilde ndėrsa “ Lirika” nga Li Taj Pe dhe “Prometeu” i lidhur “nga Percy Shelley kanė “humbur”.
- Biografi: Botoi biografinė e shkurtėr “Kolonel Tomson”
Ai gjithashtu qe editor i revistave “Studenti” (1920), “Dialėria” (1926-1928) dhe pėrgjegjės pėr redaktimin dhe botimin e revistės “Vullnetari i Lirisė” (1937).
Nė periudhėn 1945-1990 kontribuoi nė :
- Publicistikė. Shkroi me dhjetra artikuj: studime letrare e historike, reportazhe, portrete, esse, kritikė e satirė. Ndėr mė tė rėndėsishmit pėrmendim: “Kongresi i Dytė i Manastirit”, “Skėnderbeu nė letėrsinė angleze”, “Bajroni nė Shqipėri”, “Shileri nė Shqipėri”, “Fletė nga historia e shkollave tė para shqipe”, “ Publicistika e motrave Qiriazi”.
- Pėrmbledhja me artikuj “Fjala shqipe”
- Dramaturgji: Botoi dramėn “Stuhi nė Prill”
- Pėrkthime: Shkroi mbi tridhjetė kryevepra tė letėrsisė botėrore si “Fausti” nga Goethe, “Gėci i Berlihingenit” nga Goethe, “Fije bari” nga Whitman, “Mbreti Lir” nga Shakespeare
- Biografi: Shkroi biografitė e rilindasve Ismail Qemali, Isa Boletini, Petro Luarasi, Gjerasim Qiriazi, Sevasti Qiriazit ndėrsa ajo pėr Fan Nolin “humbi”
Mbas ndarjes sė tij nga jeta, nė periudhėn e viteve 1990 - 2010 janė botuar nė:
- Publicistikė. Janė botuar pėr herė tė parė disa shkrime tė Skėnder Luarasit
me kujtime, studime letrare e historike, korespondenca , ndėr mė tė rėndėsishmit pėrmendim: “Ditari i Skėnder Luarasit: Si u likuiduam. Debatet qė fshehu diktatura”, “Ambasadori amerikan, miku ynė i besės : Herman Bernstein“, “Komplotonjėsit e heshtjes" “Mbylle gojėn Skėnder Luarasi!-kujtime”, “Ata qė nuk mė deshėn nė Lidhjen e Shkrimtarėve”: kujtime.
U botuan pėr herė tė parė, i plotė, sipas variantit nė dorėshkrim “Fausti” nga Goethe, “Vajza e Orleansit” nga Schiller, “Si ta doni” nga Shakespeare, “Zgjimi kombėtar shqiptar” nga Stavro Skėndi si dhe libri “Nė brigadat Internacionale nė Spanjė : Kujtime”
Janė ende tė pabotuara librat: Skėnder Luarasi: ‘’Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar : Kujtime”, F.Reshpja: “Albanian Rhapsody” (pėrkthim nė anglisht), Schiller: “Don Karlos”, Aleksandr S. Gribojedov: “Mjerė kush ka mend”, Rodrigues. “Kėtu fjeti njė perėndi”, Morton F.Eden: “Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre” etj. Konsiderohen “tė humbura” (nuk gjenden njėsi fizike) librat “Fan Noli: Jeta dhe vepra” dhe “Sevasti Qiriazi-Dako”; pėrkthimet: Percy Shelley: “Prometheu i lidhur”, Li Tai Pe: “Lirika” dhe dispencat: “A people history of England” (1963) dhe “English Literature” (1963) etj.

petrol
12-12-11, 20:30
2. Faktorėt ndikues
Personaliteti i tij u formua e u forcua nga tre faktorė tė rėndėsishėm: trashėgimia e pasur familjare e krahinore, talenti dhe ndikimi i rrethit shoqėror.
Skėnder Luarasi trashėgoi genin e tė atit, atdhetarit Petro Nini Luarasi. Ai u lind e u rrit nė mjedisin atdhetar e kulturor tė Luarasit e Kolonjės, nė njė periudhė tė rėndėsishme historike kur vendosej fati i vendit. Pati mundėsi tė njihej me rilindasit e veprėn e tyre dhe tė qe dėshmitar i mjaft ngjarjeve heroike e tragjike. Njė shtysė e rėndėsishme qe emri i tij emblematik, Skėnder qė gjithnjė i kujtonte heroin kombėtar shqiptar dhe “kumbarin shpirtėror”, Naim Frashėrin. Jeta, vepra e vrasja e tė atit, therroritė e mjaft atdhetarėve tė tjerė miq e farefis tė tij, iu rrėnjosėn nė ndėrgjegje dhe pėrcaktuan idealin e jetės sė tij. Ambjenti atdhetar i begatė me takime e biseda nė mes tė miqve tė shquar tė tė atit, nė shtėpi apo nė ambjente tė tjera, gjatė periudhės kur Petro Nini Luarasi drejtonte shkollat shqipe nė Korēė e Negovan, apo gjatė zhvillimit tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit, i rrėnjosi mbresa tė pashlyeshme. Portretet e Vani Cico Kosturit e Thimi Markos, Ēerēizit e Bajo Topullit, Telemakut e Spiro Ballkamenit, Sali Butkės e Gani Butkės, Sevastisė e Parashqevi Qiriazit, Dervish Himės, Hysni Currit e Mihal Gramenos, qenė ikonat ku falej shpirti i tij .
Nė vitet e mėvonshme takohet me Ismail Qemalin nė Stamboll, me Fan Nolin e Kristo Dakon nė SHBA, me Bajram Currin, Aqif pashė Elbasanin e Hasan Prishtinėn nė Vjenė, e me sa e sa tė tjerė personalitete shqiptarė e tė huaj.
Mėsoi nė fėmijėri gjuhėn e ndaluar shqipe dhe mori dijet e para letrare pėrmes veprave tė rilindasve. Motra e tij e madhe, Thomaidha, e cila qe nxėnėse nė shkollėn shqipe tė vashave nė Korēė, i rrėnjosi dėshirėn tė mėsojė sa mė shumė, tė donte librat, tė ndiente gėzim kur i mėsonte edhe tė tjerėt. “O sa mė e dashur m'u bė motra qė mė dha librat nė dorė dhe sa i nderuar emri i atij qė shkroi ‘’Istorinė e Skėnderbeut’’ qė mė mėsoi ta dua mėmėdhenė dhe tė mburresha qė kisha lindur shqiptar. Sa e bukur mė dukej fjala Shqipėri dhe sa e dashur m'u bė ajo zonja e madhėrishme, tė cilėn e sulmonin sulltanėt e pashallarėt e Turqisė, por qė e mbronin Skėnderbeu dhe trimat e tij: Urani, Moisiu...Muzakė kordhėtari, Golemi mjekėrziu dhe djaloshi Linjarosa himarjoti.” 33
33S.Luarasi. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar, Vepėr e cituar, f. 96
U edukua me letėrsinė e rilindasve, lexoi prozė e poezi si : ''Shqipėria si qe, si ėshtė, si duhet tė jetė'' e Sami Frashėrit; ''Mori Shqypni, e mjera Shqypni'' e Pasko Vasė Shkodranit; ''Kristomathia'' e Gjerasim Qiriazit; ''Bleta'' e Thimi Mitkos; ''Valėt e detit'' e Spiro Dines; ''Rreshku arbėror'' i Ilo Mitkė Qafėzezit; ''Baba Tomorri'' i Ēajupit; elegjinė ''Papa Kriston na e vranė'' prej Loni Llogorit, e sa e sa tė tjera, tė cilat qė prej kohės sė fėmijėrisėrisė, iu bėnė shokė qė i pasuruan mendjen. I kujtonte me nderim tė thellė gjithe ata atdhetarė qė hodhėn themelet e gjuhės e letėrsisė shqipe. Pėr ata hulumtonte, shkruante dhe ua kujtonte popullit shqiptar, veēanėrisht rinisė, e cila duhej tė edukohej e ndėrgjegjėsohej me sakrificat pėr atdhe.
“Mjerė ai popull qė nuk ka libra dhe mjerė ata fėmijė qė prindėt i lėnė pa shkollė...na ndihmojnė tė krijojmė qytetėrimin e tė pasurohemi me kulturė, tė dimė pėr bardhoshe Teutėn ilire dhe ‘’Istorin e Skėnderbeut’’, na tregojnė ''punėtė qė ka punuar kordhėtari i vėrtetė/ kombin duke nderuar dhe Shqipėrinė pėrjetė''! 34 34 Po aty
Skėnder Luarasi u mėkua me gojėdhėnat, traditat e zakonet e pasura tė vendlindjes, tė trevės kolonjare e mė gjerė: me aktivitetet kulturore e fetare, me dasmat plot pasqyli e kostumet popullore.
Ai kujton sa tė bukura i dukeshin tė kremtet nė dimėr kur vinin pėr vizitė hallat e tezet. Ē'kėngė e shakara buēisnin ... ē'prralla e gjėagjėza tregoheshin mbrėmanet pėr tė shkurtuar netėt e gjata tė dimrit... “Ajo qė quhet sot folklor - sa fort ka ndihmuar nė gojėn e gruas shqiptare pėr tė na shpėtuar gjuhėn shqipe e zemrėn shqiptare nė ato kohė tė zeza tė tiranisė politike dhe tė fanatizmit fetar. Edhe zjarrin e ndiznin me poezi” 35 35Po aty
Qė nė moshė tė vogėl ai shfaqi interes tė madh ndaj ēėshtjeve madhore kombėtare dhe zhvillimit tė shoqėrisė shqiptare e mė gjerė. Me kalimin e kohės interesat e tij u bėnė tė shumanshme dhe tė qėndrueshme, e nxitėn pėr t’i njohur thellė shkaqet dhe pasojat e dukurive politike, historike e shoqėrore dhe pėr tu marrė vetė me zgjidhjen e tyre. Jeta i ofroi mundėsi tė shumta pėr tė zhvilluar prirjet e aftėsitė dhe me vullnet tė madh, kultivoi e shfaqi talentin nė disa fusha. Skėnder Luarasi mėsoi me zell nė rini disa gjuhė tė huaja dhe lėndėt e letėrsisė, historisė dhe filozofisė, u ushtrua nė psikologji e oratori, nė sport e dramaturgji, nė publicistikė e pėrkthime. Binte veēanėrisht nė sy pėr zėrin kumbues, reflekse tė larta nė replika, pėr temperamentin dhe karakterin e fortė.
Nė formimin e personalitetit tė Skėnder Luarasit ndikuan kulturat e lindjes e perėndimit dhe arsimimi mbi 15- vjeēar jashtė vendit, nė Turqi, SHBA e Austri. Ai kujtonte me nderim mėsuesin e historisė dhe tė sociologjisė Bowden qė e edukoi me dashuri jo vetėm pėr historinė e kulturėn amerikane e atė botėrore por i rrėnjosi edhe parimet demokratike tė Thomas Painit, Thomas Jefersonit e tė Abraham Linkolnit dhe botėkuptimin pėrparimtar.
Sikurse thotė Jup Kastrati, ai “njihte me themel gjermanishten. Po ai ka qenė njohės shumė i mirė edhe i anglishtes e i spanjishtes. Njohuri ka pasur edhe pėr greqishten e re, turqishten, italishten, frėngjishten e rusishten. Me krijimtarinė letrare u muar qė herėt, kur ishte 17 vjeē. Ėshtė njė nga intelektualėt tanė mė tė pėrmendur pėr 65 vjet, nė periudhėn 1917 - 1982.” 36
36 J. Kastrati. Skėnder Luarasi pėrkrah F.S.Nolit e F.Konicės, Drita, 16 janar, 2000, f. 2.

Nė SHBA ai takoi mjaft miq e simpatizantė tė tė atit si Fan Noli, Kristo Dako, Bahri Omari, Kol Tromara dhe iu bashkua grupimeve shoqėrore pėrparimtare, me antarė qė i bashkonte ambicja madhore pėr tė ndėrtuar Shqipėrinė e Re tė lirė, tė pavarur e demokratike si: motrat Parashqevi e Sevasti Qiriazi, Petraq Kolonja, Qamil Panariti, Koēo Tashko. Nė Austri krijoi njė miqėsi tė pėrjetshme me Lasgush Poradecin, Mihal e Aleks Budėn, Qemal Butkėn, Eqerem Ēabejin, Hasan Cekėn, Ilia Mitrushin, Hamdi Sulēebegun e Jorgji Jorgonin, por dhe me austriakė si Karl Wagner, Hans V.Pisk dhe Leo Freundlich. Nė Shqipėri krijoi lidhje me personalitete si Tajar Zavalani, Branko Merxhani, Milto Sotir Gura, Ibrahim Shyti, Migjeni, Gjergj Kokoshi, etj. Nė vitet 1930-1936 kur punoi si arsimtar nė Shkollėn Teknike, nė Institutin Tregtar tė Vlorės, nė gjimnazin e Tiranės e atė tė Shkodrės, edukoi e bashkėpunoi me njė brez tė rinjsh me pikėpamje pėrparimtare, shumė prej tė cilėve dhanė jetėn pėr tė mbrojtur lirinė e atdheut si: Qemal Stafa, Emin Duraku, Nazmi Rushiti, Xheladin Hana, Elez Braha, Vojo Kushi, Sadik Stavaleci, Ali Demi, Asim Zeneli, Nexhat Agolli, Teufik Ēanga, Kristo Isak, Murat Paci, Skėnder Ēaēi, Hajdar Dushi, Reshit Ēollaku, etj.
Nė kolektivin e tyre ai gjeti kushte mė tė favorshme pėr formimin e bindjeve e ideve, pėr zhvillimin e aftėsive, forcimin e karakterit dhe shpalosjen e veēorive tė personalitetit tė tij.
Nė formimin e Skėnder Luarasit si njeri, intelektual e shkrimtar, pati rėndėsi tė madhe lidhja shpirtėrore me paraardhėsit autoktonė pellazgo-ilirė-arbėrorė, ndryshe nga disa shkrimtarė toskė e gegė tė cilėt u edukuan me ndjenjėn e inferioritetit, me mbivlerėsimin e kulturės sė huaj, ndikimin e madh fetar dhe politik tė shteteve fqinje apo tė fuqishme. Skėnder Luarasi, ashtu si i ati, qe mėkuar me frymėn e unitetit kombėtar dhe tolerancės fetare duke u orientuar kryekėput nga politika e vendeve qė i shėrbenin realisht kombit shqiptar. Pėrkundėr pėrkatėsisė ortodokse, ai mbajti lidhje tė ngushta me bektashinjtė e protestantėt duke vlerėsuar kontributin e tyre tė ēmuar nė ēėshtjen kombėtare . Me asnjanėsi ndaj besimeve fetare ai vlerėsonte kombin mbi fenė, gjenezėn pellazgo-ilire-arbėrore mbi atė greke e latine dhe politikėn e re amerikane tė Presidentit Wilson mbi atė europiane, por deri nė cakun ku ajo i shėrbente Shqipėrisė. Mė pas u kalit nė luftėn kundėr fashizmit nė Spanjė, nė kampet e pėrqėndrimit nė Francė dhe nė pėrballjet me sistemin totalitar.

3.Tradita “Skėnder Luarasi”
Dėshmitarė ngjarjesh e studjues tė ndryshėm kanė zbuluar thėnie, kontribute dhe veprimtari “sporadike” e “tė pabesueshme” tė cilat edhe tė vetme do ti bėnin nder kujtdo. Nė tėrėsi ato formojnė njė traditė qė e paraqet Skėnder Luarasin si njė “legjendė, mit dhe realitet”. “Vetėm kur njerėzit kthehen nė fenomene tė tilla, thėniet dhe sentencat e tyre pėrhapen si thėniet e Bernard Shout dhe tė Ajnshtainit…Tradita e Skėnder Luarasit nuk harrohet...Nė kulturė zė radhėn e parė tė traditės pėrparimtare demokratike, ndėrsa nė traditėn e dinjitetit tė njeriut tė kulturės ėshtė i pakrahasueshėm me asnjėri.” 37
37D. Agolli. Skėnder Luarasi – legjendė, mit dhe realitet, Zėri i popullit, 20.1.2000, f.10.
Tradita Skėnder Luarasi ka zėnė rrėnjė nė shtresa tė gjera tė kombit shqiptar, tek ata qė e kanė njohur, kanė lexuar, analizuar e zbatuar pikėpamjet e tij.
Njė ndėr ata shpreh mbresat nga takimi i parė me Skėnder Luarasin: ''Sot kam takuar Skėnder Luarasin, mė tė madhin njeri qė kam takuar ndonjėherė. Shumė e kujtojnė tė vdekur ndoshta pse ai ėshtė i fundit njeri i gjallė i Rilindjes sonė Kombėtare a ndoshta pėr shkak tė bėmave tė tij. Bėmat e njerėzve tė mėdhenj tregohen mbas vdekjes, por ato tė profesor Skėnderit tregoheshin qė nė gjallje. .. Ai kishte diēka hem prej Moisiut, hem prej Isa Boletinit, hem prej Uitmanit, hem prej Bajronit dhe ca mė shumė prej Faustit… e prej Petros.” 38
38 K.Laka. Sa shumė erėra e kishin rrahur. Takimi im i parė me Skėnder Luarasin, Kolonja, nr.4, prill 2000, f.5.
Kristaq Laka kishte dėgjuar shumė bėma tė Skėnder Luarasit, kishte lexuar vepra e pėrkthime, kishte lexuar publicistikėn dhe gjithnjė ishte befasuar nga madhėshtia e veprės sė tij. Mė pas kishte patur fatin ta njohė e tė bisedojė shumė herė me tė, por kurrė nuk mundi ta pėrcaktojė “ku fillonte Skėnderi e ku mbaronte profesori, ku fillonte shkrimtari e ku mbaronte shkencėtari, ku fillonte historiani e ku mbaronte gjuhėtari, ku fillonte kolonjari e ku mbaronte kosovari…ku fillonte njeriu e ku mbaronte legjenda. Ai ishte njė njeri legjendė“ 39
39 Po aty.
Lasgushi Poradeci ka thėnė: “Skėnder Luarasi ėshtė shumė patriot, shumė demokrat, shumė liridashės, shumė i sinqertė, shumė guximtar, dhe (si pasojė) shumė sherrxhi” 40
40 P. Kolevica, Lasgushi mė ka thėnė, Tiranė, Naim Frashėri, 1992, f.142.

Shpesh ata me tė cilėt pėrballej, kur nuk kishin argumenta tė tjera pėr ta kundėrshtuar, e cilėsonin “sherrxhi”, por pa e shpjeguar pėrse bėhej ai i tillė. “Karakteri i tij, i njė njeriu shumė tė ndershėm dhe tė vendosur e bėri tė krijonte edhe armiq. Nganjėherė qėllonte qė tė zemėrohej edhe me miqtė e tij, por ata qė ia njohėn kėto cilėsi tė rralla tė shpirtit, jo vetėm nuk ia morrėn kurrė pėr tė keq, por e vlerėsuan lart.” 41
41T. Haxhimihali. Aleks Buda: Kujtime, Tiranė, Akademia e Shkencave, 2005, f.202.

petrol
12-12-11, 20:32
Petro Luarasi. SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA

IV VEPRIMTARIA

1. Mėsues, edukator e pedagog
Skėnder Luarasi zė vend tė nderuar nė plejadėn e shquar tė mėsuesve e pedagogėve shqiptarė pėr kontributin e tij tė gjithanshėm nė fushėn e arsimit dhe tė mendimit pedagogjik shqiptar. Ai filloi tė punojė si arsimtar qė nė vitin 1920 nė kurset dhe shkollėn e mbrėmjes qė organizonte “Kryqi i Kuq i Rinisė Amerikane” nė Elbasan. Nė periudhėn 1930-1936 la gjurmėt e tij tė pashlyeshme nė njė sėrė shkollash tė mesme dhe nė fakultete tė Universitetit tė Tiranės. Tė shumtė janė ata qė shprehin konsideratat pėr mėsuesin e edukatorin e tyre, shumė syresh u bėnė dhe vetė mėsues e pedagogė tė nderuar ndaj dhe shpesh e quanin Skėnder Luarasin “Mėsues tė mėsuesve”.
“Kėshtu mund ta quajnė shumė vetė Skėnderin, kėshtu mund ta quaj unė me plot gojėn sot”- deklaron Aleks Buda- “ qė jam tetėdhjetė e sa vjeē, kėshtu e quajta para disa vjetėsh kur e pashė pėr herė tė fundit pak minuta pasi kishte dhėnė shpirt... Dhe kam tė drejtė t'i vė vetes kėtė titull nderi krahas njė Qemal Stafe e ndonjė tjetri, qė duke e njohur atė nga bangat e shkollės kanė pohuar tė njėjtėn gjė” 42
42 T. Haxhimihali. Aleks Buda: Kujtime, Libėr i cituar, f.202.
Skėnder Luarasi kishte aftėsinė qė t’i bėnte nxėnėsit dhe studentėt qė ta dėgjonin me kėrshėri pasi ai “ishte mėsues i lindur dhe unė nuk mund tė flas pėr tė pa ndjenjėn e dashurisė e tė mirėnjohjes qė ruan gjithnjė nxėnėsi pėr mėsuesin e tij...” 43
43 Po aty.
Talentin si mėsues dhe edukator ai e ndėrlidhte me tematikėn e gjerė e tė pasur, me pėrshkrime romantike e realiste mbi historinė, kulturėn, letėrsinė shqiptare e tė huaj, me tė shkuarėn, tė tashmen e tė ardhmen. Aleks Buda i larguar nė moshė tė vogėl nga Shqipėria, kujton qė nuk dinte asgjė nga jeta e popullit shqiptar dhe kėtė filloi ta njohė “nėpėrmjet fjalės magjepsėse tė Skėnderit. Pėr sa kohė ndodheshe nė fushėn e gravitetit tė ligjėratės sė tij e ndjeje veten tė elektrizuar…. Para meje, njė djali tė ri, po zbulohej vazhdimisht e mė tepėr , me njė qartėsi tė habitshme, njė botė e tėrė, e madhe, e panjohur, falė detajeve realiste qė tregonte ai pėr Shqipėrinė e viteve '20 -'30.” 44
44 Po aty.
Krahas kėrkesės sė pėrthithjes sė lėndės nga nxėnėsit e studentėt, ai nxiste tek ata debatin dhe shprehjen e talentit individual letrar, oratorik e plastik. Nė tė njėjtėn kohė ai kryente edukimin atdhetar e kulturor pėrmes lėndės e aktiviteteve qė zhvillonte. Kjo metodė e punės sė tij kultivoi admirimin e nxėnėsve pėr mėsuesin, edukatorin dhe lėndėn qė zhvillonte .
Nxėnės tė tij Mehmet Gjevori e Kristofor S. Xhani kujtojnė mbresat e tyre nga mėsuesi i tyre i shqipes, si e zhvillonte mėsimin. 45
45 M. Gjevori. Shkolla Teknike e Tiranės: Monografi shkollore, Prishtinė, 2003, f.134.
Mehmet Gjevori nxėnės nė Shkollėn Teknitė tėTiranės (1930) kujton: “Skėnder Luarasi ishte njė personalitet i shquar i arsimit. Ai ishte intelektual me autoritet dhe me zgjuarėsi tė jashtėzakonshme, figura mė simbolike e kulturės shqiptare, edukator i pėrsosur dhe pedagog i talentuar e me njohuri tė gjera, posaēėrisht nė fushėn e letėrsisė shqiptare, por dashamir i madh edhe i letėrsisė botėrore. Kur recitonte nė klasė ndonjė vjershė pėrkthyer bukur nga F.S.Noli, nė klasė mbretėronte qetėsi e plotė, duke dėgjuar zėrin e lartė e tė thekshėm tė prof. Skėnder Luarasit…46
46Shkolla Tregtare e Vlorės ēerdhe e lėvizjes patriotike e revolucionare: Maket, Vlorė, 1974, f.31.
Nxėnėsi Kristofor S. Xhani kujton qė nė vitin 1931, nė tė njėjtėn kohė me Naum Strallėn, erdhi nė shkollėn Tregtare tė Vlorės si mėsues letėrsie Skėnder Luarasi “pedagog me ndjenja patriotike dhe pikėpamje demokratike. Nė kėtė kohė u gjallėrua mė shumė edukimi patriotik dhe demokratik i nxėnėsve nėpėrmjet procesit mėsimor dhe lėvizjes kulturale artistike. Nė mėsimin e letėrsisė njė vend tė rėndėsishėm filluan tė zenė veprat qė revokonin tė kaluarėn historike tė popullit tonė, luftėn pėr liri e pavarėsi, ose vepra tė letėrsisė pėrparimtare botėrore, me frymė demokratike e pėrparimtare”

Skėnder Luarasi prej librave qė lexonin nė klasė, si :‘’Tė mjerėt’’, ‘’Jul Qezari’’ e tė tjera drama tė Shekspirit, zgjidhte pjesė tė bukura dhe sė bashku me nxėnėsit i analizonin dhe i mėsonin pėrmendėsh. “Pashė se leximi kolektiv i dramave nė klasė jepte rezultate tė dobishme pėr tė folur sa mė mirė e mė kthjellėt. Kėtė metodė pune e vazhdova, sipas nevojės e mundėsive, nė gjithė klasat e ulta tė gjimnazeve ku u transferova.” 47
47 S. Luarasi. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar, vol.3, f. 45. (Fondi i familjes S.Luarasi)
Ai shquhej pėr metodėn pedagogjike qė e tregonte nė zhvillimin krijues tė programit mėsimor, pėr frymėn e diskutimit tė hapur e polemizues brenda e jashtė klasės, nė shoqatat studentore apo nė eskursionet qė organizonte nė vende historike. Nė kėtė mėnyrė ndihmonte studentin tė krijonte bindje tė shėndosha dhe mendim tė pavarur. Ai i afronte nxėnėsit e tij qė tė ishin tė lirshėm nė biseda, nuk u mbante distancė, i nxiste qė tė ishin atdhetarė aktivė, tė sinqertė, tė ndershėm, punėtorė, tė emancipuar dhe kėrkues pėr demokraci e progres shoqėror.
Nė kohėn kur sundonte frika e varfėria, shtypja e lirive demokratike e injoranca, kanuni, dasitė krahinore e fetare, Skėnder Luarasi me fjalėt e shembullin e tij, i mėsoi nxėnėsit ta donin atdheun ndryshe nga sa i mėsonin shumė tė tjerė. Ai u hapi nxėnėsve dyert e thesareve tė letėrsisė botėrore me Shilerin, Shekspirin, Gėten, Bajronin, Uitmanin dhe kolosėt e mėdhenj tė pendės tė cilėt i recitonte me njė stil e frymėzim tė veēantė.
Nxėnėsi Iliaz Gogaj e vlerėson kėtė metodė nga aspekti i edukimit patriotik, ndėrsa Zef Ashta nga aspekti kulturor.48
48 I. Gogaj. Skėnder Luarasi - shėmbėlltyrė e pėrkryer e mėsuesit atdhetar e demokrat, Mėsuesi, 2 maj 1992, f.4.
Nxėnėsi I. Gogaj mendon se “duke paraqitur fakte nga jeta e bėmat e njerėzve tė shquar, ai realizonte synime tė caktuara nė edukimin moral, sidomos atdhetar tė nxėnėsve” 49
49 Z. Ashta. Nė kujtim tė mėsuesit tim tė letėrsisė, Skėnder Luarasi, Demokracia,16.1.2000, f. 4.
Nxėnėsi Zef Ashta kujton: “Kjo formė mėsimdhėnie e letėrsisė e bėnte orėn e mėsimit mjaft tė gjallė, tėrheqėse dhe interesante. Shpjegimet e tij pėr kėta kollosė tė letėrsisė ishin tė tilla qė tė nxisnin dashurinė pėr letėrsinė. “
Pjesė e metodės sė tij edukative qenė pėrzgjedhja e temave tė hartimeve tė cilat mė pas i diskutonte nė klasė, u tregonte rregullat e drejtshkrimit, mėnyrėn si duhej tė trajtohej tema nė formė e brendi, etj. Nxėnėsi i gjimnazit tė Shkodrės Vasil Llazari, nė njė pėrvjetor, ia pėrmend disa nga meritat si mėsues edukator dhe militant i idealeve tė mėdha patriotike: ”Ju e nxitėt, udhėzuet, ndihmuet dhe ma vonė i dhatė mundėsi ta lexonte nė klasė hartimin e njoftun: ’’E vjetra shėmbet…’’ tė paharrueshmin, nxėnėsin tuaj Qemalit dhe shokėve tė tij...Ju kur i bėtė kėto nuk muart parasysh as persekutimet, pozitėn, vuajtjet dhe konseguencat e tjera qė mund tė vijshin..” 50
50 D.Kaloēi. V.Llazari : Si e dėgjuam Skėnder Luarasin kur fliste nga Radio-Madridi : Letra e panjohur e Vasil Llazarit nga qytet i Shkodrės i cili ia dėrgon atė Profesor Luarasit , Gazeta shqiptare, 11 prill, 2003, f. 12 - 13.
Skėnder Luarasi, mėsues e edukator, i bindur nė idealet dhe drejtėsinė e ēėshtjeve qė mbronte, nuk u ndal vetėm tek leksionet me fjalė dhe nxitje, por dha shembullin personal si “propagandist i flaktė i ideve njerėzore, patriotike, antifashiste... adhurues i sė mirės, sė bukurės dhe sė resė pėrparimtare... i pari flamurtar dhe luftėtar aktiv i kėtyre idealeve tė mėdha tė njerėzimit, tue shkue me luftue nė Spanjėn heroike, aty ku mbroheshin vlerat e mėdha tė njerzimit, ku mbrohej nderi e pėrparimi, ku mbrohej edhe jeta e pamvarėsia e Atdheut” 51
51 Po aty.
Rolin si mėsues edukator ai e vazhdoi edhe nė periudhėn e pasēlirimit duke kultivuar tek nxėnėsit marrėdhėniet njerėzore, nxitjen e talenteve dhe dashurinė pėr letėrsinė.
“Kishte cilėsitė e njė njeriu tė mirė, qė e shkurtonte largėsinė pedagog-student, me shikimin , sjelljen dhe fjalėn e ėmbėl e nxitėse, nė auditor dhe jashtė tij.Ndjenim se me tė na lidhte diēka e brendėshme, e pakuptueshme” 52
52M. Gecaj. Filologė qė nuk harrohen, Tiranė, Erik, 2002, f.69.
Perlat Xhiku nxėnės nė Institutin Ekonomik ( 1947) kujton qė pėrkundėr ambjentit tė zymtė, tė akullt qė i frenonte dėshirat e tij pėr letėrsi, dallonte mėsuesin e letėrsisė Skėnder Luarasi, tek i cili qė nė fillim i '‘ngjiti’’ frymėzimi letrar qė nuk i gjente mbėshtetje nė atė shkollė. I bėri pėrshtypje metodika e mėsimdhėnies sė tij, kultura e gjerė, oratoria dhe sinqeriteti nė trajtimin e temave. “Ai i diskutonte ‘’pa dorashka’’ ēėshtjet e figurat letrare, opinionet e ngjarjet, nxiste debatin, krahasonte hartimet e mira dhe tė kėqijat...Me zellin dhe mjeshtrinė e shprehjes, ai i bėri nxėnėsit e tij, jo vetėm ta dashuronin letėrsinė por edhe tė merreshin me tė, kush mė shum e kush mė pak. 53
53 Po aty.
Shkrimtarė, poetė, kritikė letrarė si: Petro Marko, Arshi Pipa, Andrea Varfi, Fatos Arapi, Adriatik Kallulli, Meri Lalaj, Adelina Mamaqi e shumė tė tjerė, kanė shprehur nderimin e tyre pėr mėsuesin e letėrsisė Skėnder Luarasi qė i nxiti e u nxorri nė pah talentin letrar.
Nga natyra Skėnder Luarasi zotėronte njė zė mbresėlėnės . Aleks Buda nė takimin e parė me Skėnder Luarasin njėzetvjeēar, vuri re temperamentin e tij tepėr energjik, vėshtrimin e mprehtė e tė rreptė, gojėtarinė e zjarrtė, zėrin e tij melodik plot kumbim, qė tė kujtonte zėrin e Aleksandėr Moisiut. Edhe miku i tyre i pėrbashkėt austriak, Hans Pisk, pati thėnė: ''Pasi kam dėgjuar zėrin e Skėnder Luarasit e kuptoj pėrse ju thoni se Aleksandėr Moisiu ėshtė shqiptar. Nė zėrin e secilit ka njė diēka tipike unikale qė i bashkon.'' 54
54 A.Buda. Libėr i cituar, f.176.
Me kėtė dhunti tė natyrshme ai magjepste nxėnėsit duke recituar vargje e pjesė dramatike
“Ai ishte njė folės shumė i mirė, me prirje tė fortė aktori dhe me dashuri tė veēantė pėr dramaturgjinė gjė qė duket qartas nga pėrkthimet e tij…Gjatė vjetit akademik 1935-36 ai u pėrqėndrua tek komentimi i ''Vilhelm Telit'', pėrkthyer nga ai vetė. Ishte karizmatik prej natyre dhe tėrhiqte nxėnėsit me tė cilėt kishte bisedime tė shpeshta.”
55 A.Pipa. Letėr dėrguar Skėnder Luarasit, Drita, 16 janar 2002, f.12.55
Skėnder Luarasi “nė orėn e mėsimit organizonte ''njė teatėr nė miniaturė'', ku nxėnėsit, luanin pjesė nga tragjeditė e Shekspirit apo komeditė Molierit.”. 56
56Z.Ashta. Nė kujtim tė mėsuesit tim tė letėrsisė, Artikull i cituar.

petrol
12-12-11, 20:35
2. Grupet teatrale amatore
Skėnder Luarasi kishte studjuar me zell tė madh artin dramatik nė ShBA dhe Austri, kishte dėshirė tė mėsonte pėrmendėsh pjesė nga vepra tė njohura dhe i recitonte nė klasė e auditore, nė klubet studentore, nė konferenca kulturore e mes miqve e shokėve. Dashurinė pėr artin dramatik, ia dedikonte mėsuesve tė tij amerikanė e austriakė dhe nė njė masė tė madhe Aleksandėr Moisiut tė cilin disa herė kishte patur fatin ta takojė e ta shohė nė skenė, tė mahnitej dhe tė mėsonte shumė prej artit tė tij sublim si aktor. Tė parėn herė e ka parė nė dramėn ''Fiesko'' nė vitin 1927. “Moisiu- Fiesko mė qėndron i gjallė para syve. Mund tė them se qe kjo shfaqje e aktorit gjenial qė mė bėri ta dua Shilerin mė shumė, e ta lexoj mė shumė.” 57
57 S.Luarasi. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar, Libėr i cituar.
Mjeshtėrinė e tij, Aleksandėr Moisiu e arriti me anėn e pėrpjekjeve tė mėdha ndaj, kur i takoi studentėt shqiptarė nė njė festė nė Vjenė, u tha: ''Simboli juaj qoftė puna''. 58
58 S.Luarasi. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar, Libėr i cituar.
I talentuar nga natyra, i frymėzuar nga arti magjik i Aleksandėr Moisiut dhe me punė kėmbėngulėse, Skėnder Luarasi kreu organizimin dhe drejtimin e grupeve teatrale tė nxėnėsve nė Institutin Tregėtar tė Vlorės, nė gjimnazin e Shkodrės e Konviktin “Malet tona” dhe nė gjimnazin e Tiranės. Nė kėto aktivitete ai synonte tė shfaqeshin pjesė me karakter edukativ, patriotik dhe tematikė qė ti shėrbente shoqėrisė
Me ardhjen nė shkollėn Tregtare tė Vlorės e mėsuesit tė letėrsie Skėnder Luarasi “u gjallėrua mė shumė edukimi patriotik dhe demokratik i nxėnėsve nėpėrmjet procesit mėsimor dhe lėvizjes kulturale artistike. Nxėnėsit shfaqėn dramėn ‘’Vilhelm Teli’’ dhe ‘’Agimi i Lirisė‘’(i Skėnder Luarasit) me rastin e festės sė 28 nėntorit tė 1932. “Dramat ‘’Vilhelm Teli’’ apo ‘’Klubi i Selanikut’’ kanė patur jehonė mjaft tė madhe nė atė kohė…” 59
59 K. S. Xhani. Kujtime. Libėr i cituar.
Ndėrsa nė gjimnazin e Shkodrės ‘’jo pa qėllim nxėnėsit deshėn tė vinin nė skenė, nė fillim tė vitit 1934, nė kohėn e tensionit tė marrėdhėnieve shqiptaro-italiane, dorėshkrimin e S.Luarasit, dramėn ‘’Liria’’ 60
60 Gjimnazi i Shtetit Shkodėr (1922-1972), Shkodėr, 1971, f.54.
Vėshtirėsitė pėr shfaqjen e dramave me subjekt pėrparimtar dhe synime artistike e ideore qenė tė mėdha sepse ballafaqoheshin me opinionin konservator e paragjykimet fetare dhe krijohej artificialisht njė tension i madh qė shoqėrohej me akuza e informacion tė rremė.
Njė ngjarje e njohur nė historinė e teatrit amator, ku “harrohet” Skėnder Luarasi, ėshtė pėrgatitja e dramės "Kalorėsi dorėshtrėnguar", ku Qemal Stafa u dallua nė rolin e fajdexhiut Xhemal Broja, kujton atė ngjarje tė vitit 1935 kur nė krye tė shoqėrisė‘’Besa Shqiptare’’tė Gjimnazit tė Shkodrės u zgjodhėn disa studentė tė cilėt mendonin tė botonin njė gazetė dhe tė jipnin ndonjė shfaqje. “Edhe nė kėtė rast si nė rastin e revistės iu drejtuem profesorit tė Shqipes tė na rekomandonte ndonjė dramė” . 61
61 Xh. Broja. Si u pengua shfaqja e ‘’Kalorėsit dorėshtrėnguar’’ tė Pushkinit, Literatura Jonė, prill-maj1949,f.41.
Skėnder Luarasi propozoi tė luhej drama ‘’Kalorėsi dorėshtrėnguar’’. Kur Skėnder Luarasi pa se Qemal Stafa “sikur nuk ia pat andja tė luante fajdexhiun” i tha: “Kėtu do tė provosh sa i zoti qė je tanė urrejtjen t’ande pėr fajdexhinjtė t’a shprehish nė kėtė rol, nė mėnyrė qė fajdexhinė t’a urrejė i gjithė populli” . 62
62 Po aty.
Ndėrsa grupi theatral i gjimnazistėve bėnte provat dhe pėr ditėn e shfaqjes, mė 28 Nėntor 1935, profesorin e letėrsisė Skėnder Luarasin e transferuan. “Para se t’ikte ai thirri Qemalin e disa nxanės tjerė e u pėrshėndet. Mos u mėrzitni nga pengesat.Me vullnet e bashkim tė gjitha kalohen.’’Kur ka nevojė,lundrar, ēdo udhe i delet’’. Mėsoni.Ju jeni tė rinj e bota ėshtė e tė rinjvet.Veprėn e Pushkinit dhe tė tjera si ajo , mundohuni t’i ēfaqni me grupin t’uaj....Ky qe mėsimi i fundit qė u dha nxanėsve tė tij n’intimitet profesori i Shqipes.” 63
63 Po aty.
Dhe porosinė e tij ata e mbajtėn. Dramėn e Pushkinit ’’Kalorėsi dorėshtrėnguar’’, me gjithė pengesat, e shfaqėn pėr publikun e nxėnėsit e shkollave me rastin e Vitit tė Ri.” 64
64 Po aty.
Ndėrkohė Skėnder Luarasi ka kontribuar nė dramaturgjinė shqiptare edhe me krijimet e tij: ‘’Agimi i Lirisė’’ ‘’Liria’’, dhe ‘’Stuhi nė prill’’, ku me stil tė veēantė trajtohen tematika tė rėndėsishme pėr kohėn, me frymėzim atdhetar, demokratik, antifashiste. Qė tė treja krijimet patėn tė njėjtin pėrfundimin: u ndaluan pėr motive politike e klanore nė kohėn e sundimit tė regjimeve pėrkatėse antidemokratike.
‘’Agimi i Lirisė’’ u shkrua nė nderim tė heroit Spiro Ballkameni dhe dėshmorėve nė Orhan Ēiflig. Tema qe pėrpjekja e ēetės sė Spiro Ballkamenit me asqerėt e Rexhep Pallės mė 17 korrik 1911, nė Orhan Ēiflig, ku ranė dėshmorė bujku Bajazit Rehova dhe disa studentė tė shkollės shqipe tė Korēės. Maturantėt e shkollės Tregtare, nėn drejtimin e Skėnder Luarasit si regjisor e pėrgatitėn shfaqjen e dramės ‘’Agimi i Lirisė’’ me rastin e festės sė 20-vjetorit tė pavarėsisė pa ndihmė financiare. Pėr kostumet i ndihmuan fshatarėt e Hormovės. “Kur u treguam qėllimin dhe u pėrmendėm emrin e Spiro Ballkamenit, njė plaku iu mbushėn sytė me lot. Ai e pati njohur Spiro Ballkamenin mė 1910 kur i pat ardhur nė shtėpi tok me Muharrem Hurshitin dhe qenė bėrė shok lufte.” Ata pleqtė e nderuar tė Mavrovės na siguruan pėr kostumet.” Shfaqja u dhamė mbrėmjen e 27 nėntorit 1932.
Korespondenti i gazetės ''Shqipėria e Re'' shkruan pėr kėtė ngjarje artistike:
‘’Me rastin e ditės sė Indipendencės Shqiptare, 28 Nėntor, u shfaq nė qytetin tonė prej nxėnėsve tė shkollės Tregėtare drama ‘’Agimi i Lirisė‘’ e shkruar prej profesorit tė atij instituti, z.Skėnder Luarasi. Salla ku u shfaq drama ishte mbushur plot tue i tėrhequr mė shumė titulli dhe subjekti i bukur i asaj drame qė i pėrshtatej tamam asaj dite.”
Gjithashtu ata e kėshillojnė “autorin e dramės z.Skėnder Luarasi qė kėtė dramė tė pėrkujdeset ta verė nė shtyp sa mė shpejt qė kėshtu tė kenė rast edhe shoqėritė e tjera kulturale shqiptare dhe ca mė shumė pėr propagandėn kombėtare kjo pjesė tė shfaqet gjithashtu edhe nėpėr qytetet e tjera tė Shqipėrisė sikundėr edhe nėpėr kollonitė e tjera shqiptare” 65
65 Korespondenti. Shfaqje teatrale nė Vlorė. Agimi i lirisė, Shqipėria e Re, 9 nėntor, 1932, f.3.
Hil Mosi, ministri i Arsimit, qė asistoi nė shfaqjen e dramės, i ftoi qė ta shfaqnin edhe nė Tiranė. Edhe ''nė Tiranė u shfaq me sukses drama patriotike ‘’Agimi i Lirisė‘’ e z.Skėnder Luarasi...Tė Kremten e Krishtlindjes, pata rastin tė ndodhesha si asistent nė shfaqjen theatrore tė dramės origjinale: ‘’Agimi i Lirisė‘’ pėrpiluar prej z.Skėnder Luarasi. Drama pėrgjithėrisht u luajt bukur dhe kėtė e vėrtetonin edhe duartrokitjet e nxehta, herė mbas here.“ 66
66 Po aty.
Nė koment lavdėrohet drama, vepėr origjinale shqiptare e cila shprehu “me tė vėrtetė karakteristikat, ndjenjat dhe valėzimet e shpirtit arbėresh tė cilat tė bashkuara me artin dramatik,” kanė pėr tė na pėrfaqėsuar denjėsisht nė theatret e antipodeve tė qytetėruara, gjėra kėto qė, pas mendimit tim, s’i mungojnė veprės nė fjalė…” 67
67 A.V. Rreth shfaqjes theatrore tė dramės origjinale: Agimi i Lirisė, Shqipėria e Re, 10 janar,1933, f.2.
Drama u shfaq me sukses, nė 26 e 27 dhjetor 1933, por vetėm dy herė, tė tretėn u ndalua. Pėr kėtė ndėrhyri Abdurahman Dibra duke pėrdorur edhe gazetėn e tij “Besa” ...
“Nė tetor 1912, Abdurahman Dibra pati qenė kajmekam (mydir) i Neveskės. Ky e kurdisi planin pėr ta shtėnė Spiron nė pusi. Pas luftės Ballkanike shkoi nė Stamboll. Mė vonė Zogu e thirri nė Shqipėri dhe e bėri ministėr tė Arsimit. Ky anadollak qė e vrau trimin shqiptar nė Neveskė, e vrau pėr tė dytėn herė Spiro Ballkamenin nė Tiranė! 68
68 S.Luarasi. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar, Libėr i cituar, f. 20.
Drama “Liria”, ėshtė shkruar nga Skėnder Luarasi nė periudhėn e provokacioneve tė flotės italiane nė Vlorė. Kemi tė dhėna tė pakta pėr subjektin dhe historikun e shfaqjeve tė saj. Sipas kujtimeve tė Luarasit ajo u shfaq nga grupi teatror i nxėnėsve nė ambjentet e Institutit Tregėtar nė Vlorė, ndėrsa me nxėnėsit e gjimnazit tė Shkodrės nuk u lejua tė shfaqej.
Drama ''Stuhi ne prill'' e bazuar nė ngjarje historike e personazhe reale, vlerėsohet si krijimi dramatik mė i mirė i Skėnder Luarasit, pėr nga forma, mesazhet , gjuha e stili. Atje ai trajton ngjarje tė rėndėsishme: krijimin e grupeve tė para tė rinisė antifashiste, pjesėmarrjen e shqiptarėve nė Luftėn e Spanjės, manovrat e elementėve profashistė dhe tė agjenturave tė huaja nė prag tė pushtimit fashist, etj. Drama u shkrua nė vargje me rimė dhe portretizonte personazhe historike gjatė periudhės pėrpara e pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste. Me gjithė shpjegimet e Luarasit mbi rėndėsinė e mesazheve tė kėsaj vepre, censura , ‘‘me urdhėr nga lart” sajoi argumenta dhe e ndaluan botimin Nė njė recensė, theksohej: “Ēėshtja e vullnetarėve tė Luftės sė Spanjės, qė pėrshkojnė dramėn, dhe “Zėri i Madridit”, e kanė errėsuar tė vėrtetėn historike, qė ēdo aksion patriotik- revolucionar, mbėshtetjen kryesore e ka pasur te lėvizja revolucionare e vendit, e cila nė ato momente ishte mjaft e gjallė...” 69
69S.Luarasi. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar, Libėr i cituar, f. 47.
Ndėrkohė, pėr tė njėjtėn vepėr, shkrimtari Mark Dodani, privatisht shkruan: “Pėr Spanjėn (luftėn e asaj kohe), pėr sa ėshtė trajtuar nė vepėr, nuk shoh asnjė shqetėsim”. 70
70 M. Dodani. Letėr dėrguar Skėnder Luarasit. (Fondi i familjes S. Luarasi)
Mbas shumė pėrpjekjesh drama u botua nė revistėn “Teatri” me shkurtime por i shkaktoi telashe tė mėdha redaktorit pėrgjegjės Mexhit Premēi i cili u kritikua dhe u dėnua. Akuzat kundėr tij kishin tė bėnin me botimin e disa dramave ndėr tė cilat pėrmendej edhe dramėa ''Stuhi nė Prill'' e Skėnder Luarasit. Ai, akuzohej se aty kishte ''importim revolucioni''. “Kjo akuzė mbėshtetej nė faktin se vetėm nė njė faqe tė dramės, autori nėpėrmjet njė radioje tė Spanjės, paralajmėroi shqiptarėt se fashizmin e kishin nė prag. Edhe kjo akuzė ishte njė absurditet mė vete...''.Ai dėnohej “pėr gabime ideologjike nė fushėn e botimeve tė dramės”. 71
71 M. Premēi, Intervistė, Gazeta shqiptare, 5 korrik, 2002, f.13.
Kur teatri “A.Z.Ēajupi” i Korēės nisi tė shfaqė dramėn mė 26 e 27 nėntor 1972, nėn regjinė e Dhimitėr Orgockės dhe nė role kryesore: Pandi Raidhi, Dhimitėr Grabocka, Dhorkė Orgocka, Minella Borova, Jani Riza etj., ditėn e tretė shfaqja u ndalua me urdhėr nga lart.
Skėnder Luarasi mori shumė urime nga intelektualėt korēarė pėr suksesin e shfaqjes. Gaqo S.Peci, i dėnuar politik, i shkruan: “nuk munda t’ju pėrshėndes e t’ju shtrėngoj dorėn pėr vlerat e saj tė mėdha, pavarėsisht se qėllimisht u mbajt njė heshtje fajtore, pėr tė mos pėrdorur fjalėn kriminale...Ju nė jetė sigurisht kini ngrėnė grushte tė pabesė po kaq tė rėndė e, megjithatė, s’kini dashur t’ia dini. Ju jini kockė e fortė.... Kėtė e presim, kėtė e kini detyrė” 72
72 Komplotonjėsit e heshtjes. Letėrkėmbimi i Skėnder Luarasit me Gaqo Pecin, Ndryshe, 8 prill, 2007, f. 13.

petrol
12-12-11, 20:36
3. Drejtues nė media

Skėnder Luarasi ka drejtuar tre organe shtypi tė rėndėsishme pėr kohėn dhe qėllimin qė kanė realizuar. Roli i tij si editor- kryeredaktor i organeve “Studenti”, “Dialėria” e “Vullnetari i Lirisė“ dhe rėndėsia e tyre reale pėrmendet nga studjues seriozė si Hamit Boriēi, Bashkim Gjergji, Mark Marku, ndėrkohė qė bėjnė pjesė ndėr ato organe qė nuk njihen si duhet.”Tė gjitha kėto organe do tė mbeten objekt me shumė interes pėr studjuesit e historisė sė gazetarisė shqiptare, pasi, siē vėrehet, deri tani kemi vetėm disa tė dhėna bibliografike pėr to, pa e njohur pėrmbajtjen , qėndrimin qė mbajnė ndaj ēėshtjes kombėtare, rolin qė luajnė nė zgjerimin e vetėdijes kombėtare dhe vendin qė kanė nė historinė e shtypit nė Shqipėri “ 73
73 H. Boriēi, M.Marku, Histori e shtypit shqiptar, Libėr i cituar, f.320.
''Studenti''. Organi ''Studenti'' i shoqėrisė ‘’Lidhja e studentėve shqiptarė’’ nisi tė botohet nė janar 1920 dhe kishte si moto: ''Jeta pa libra ėshtė vdekje''.Ajo ishte e para revistė studentore shqiptare nė SHBA. “Nė diasporė u krijua kėshtu njė sistem i gjerė i shtypit shqiptar e mbi Shqipėrinė, sidomos nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku spikatėn: e pėrjavshmja “Studenti”, organ i shoqėrisė Lidhja e studentėve shqiptarė, me qendėr nė kolegjin ndėrkombėtar amerikan nė Springfield (Masaēusets, SHBA) me kryeredaktor Skėnder Luarasin, fletorja “Drejtėsia” (The Justice) e Josif Panit nė Uotėrton po nė shtetin Masaēusets nė ShBA etj.” 74
74 H. Boriēi - M.Marku. Histori e shtypit shqiptar, Libėr i cituar, f. 18.1
Blendi Fevziun shkruan qė “nga viti 1920, u shfaqėn jashtė kufijve edhe botimet qė i takonin organizatave tė studentėve shqiptarė tė regjistruara nė universitetet e huaja. Mė pėrfaqėsueset ndėr to qenė “Studenti” dhe “Djalėria”. “Studenti” u botua nga nxėnėsit shqiptarė, ose me origjinė shqiptare , nė American International College mė 1920. Ai synoi kryesisht njohjen e Shqipėrisė dhe kultivoi krenarinė kombėtare tė nxėnėsve, njė pjesė e tė cilėve kishin lindur nė SHBA.” 75
75 B. Fevziu. Historia e shtypit shqiptar: 1848-2005, Tiranė: Onufri, 2005, f. 48.

Krahas njohjes sė atdheut dhe kultivmit tė krenarisė kombėtare revista njoftoi dhe kreu shpėrndarjen e librave shqip, pėrkthime tė Nolit, Konicės si dhe “Jul Cesari” i Shekspirit dhe “Skėnderbeun” e Uinkopit tė pėrkthyer nga Skėnder Luarasi. Njė pjesė e tė ardhurave pėrdoreshin pėr shoqatėn dhe pėr tė ndihmuar djem shqiptarė pėr t'u arsimuar. U bė njė punė e mirė pėr ndėrgjegjėsimin e studentėve shqiptarė e familjeve tė tyre pėr bashkėpunim, pėr mbledhjen e ndihmave, botimin e disa librave shqip dhe propagandimin e ideve kombėtare.
Nė revistėn ‘’Studenti’’, me editor Skėnder Luarasin, krahas shkrimeve tė tij u botuan mjaft materiale tė rėndėsishme: kanunorja, disa raporte pėrmbledhjesh, artikuj, aktivitete, lajmėrime mbi disa pėrkthime dhe telegrame. Qerim Panariti dhe Skėnder Luarasi nė emėr tė studentėve shqiptarė tė Amerikės, iu drejtuan Kryetarit tė Konferencės sė Paqes nė Paris, Presidentit tė SH.B.A. Woodrow Wilson dhe Delegacionit Amerikan nė Konferencėn e Parisit, pėr tė rivendosur pavarėsinė dhe integritetin e Shqipėrisė, duke pėrfshirė nė kufijtė e saj krahinat e Kosovės dhe tė Ēamėrisė, nė bazė tė sė drejtės sė kombėsisė dhe tė vetvendosjes, pėr hir tė sė drejtės dhe paqes sė ardhshme nė Ballkan.
Revista “Studenti”, u shpėrnda nė Shqipėri, SHBA, Kanada dhe nė vende tė tjera ku kishte shoqata shqiptarėsh dhe dashamirės qė mund tė ndihmonin. Numri i parė i saj gjendet edhe nė fondin e Bibliotekės Kombėtare tė Shqipėrisė.
Disa pliko iu dėrguan edhe botuesit Kristo Luarasi, pronar i shtypshkronjės ”Mbrothėsia” nė Sofje dhe albanologut danez Holger Pedersen tė cilėt i pėrgėzuan pėr botimin
Nė motin shkollor 1920-1921 ‘’Lidhja e studentėve shqiptarė’’ u shpėrngul nė Boston, Mass dhe revista ''Studenti'' mori titullin “The student'' , me drejtues tė ri Jorgji N.Priftin.
“Dialėria”. Botimi i revistės ''Djalėria'' cilėsohet njė nga arritjet mė tė rėndėsishme tė shoqėrisė sė studentėve shqiptarė‘’Albania’’ qė u realizua nė mėnyrė jo tė rregullt nė vitet 1920-1929. Pėr nivelin shkencor e pėrmbajtjen patriotike si dhe pėr paraqitjen dinjitoze grafike, revista ''Djalėria'' renditet ndėr revistat mė cilėsore shqiptare tė botuar nė gjysmėn e parė tė shek.XX. Atje botuan shkrime personalitete si : Jani Basho, Fuad Asllani, Gjovalin Gjadri, Kolė Mirdita-Helenau, Xhevat Korēa, Lasgush Poradeci, Krist Maloki, Hasan Ceka, Safet Butka, Skėnder Luarasi etj.
Blendi Fevziu e cilėson organin “Djalėria” njė nga mė tė suksesshmet e kohės e cila “pati nė drejtimin e saj njerėz tė cilėt mė vonė u bėnė mjaft tė njohur nė Shqipėri , si Skėnder Luarasi, Hasan Ceka, etj.” 76
76 Po aty. f.48
Kur u shpall Shqipėria monarki, Skėnder Luarasi i drejtoi njė protestė me shkrim mbretit, nė ceremoninė e kremtimit tė pavarėsisė, mė 28 Nėntor 1928, si kryetar i shoqėrisė Albania mbajti njė fjalim tė ashpėr ku as e pėrmendi me emėr monarkun ndėrsa numrin special tė kushtuar festės sė 28 Nėntorit botoi dy portete: tė Ismail Qemalit me diēiturė ''Pater Patria'' dhe tė Bajram Currit me fjalėt ''Kosovė!'' dhe ''Per aspera ad astra'' tė pikturuara nga sekretari i shoqėrisė, Qemal Butka.
Nė kėtė botim ai shkruan edhe pėr hallin e madh qė po kalojnė bashkatdhetarėt nė trojet e pushtuara:”Le tė qėndrojmė njė grimė nė mendim vaji pėr vėllezrit tanė nė veri e nė jugė q'akoma rrojnė robėr. Koha do tė vinjė - dhėntė Zoti - qė Kosova, atdheu i mbytur nė gjakun e fatosave tė liris arbnore dhe i larė me lotėt e nėnave fatkeqe, atdheu i puthur prej buzėvet tė njoma foshnjash tė pafajshme, qė n'agoni shpirti bijen nėn forcėn e gjakpirėsit: qė Kosova jonė trime do tė bashkohet me mėmėn Shqipėri.” 76
76 S. Luarasi. Popullsia e Kosovės, Dialėria, nėntor 1928, f.15.
Konsulli shqiptar nė Vjenė, lajmėroi urgjentisht Tiranėn, u morrėn masa tė ashpra, prerje bursash dhe u ndalua bordi botues ta shpėrndanin revistėn pasi botimi u quajt privat...
‘‘Vullnetari i Lirisė’’. Vullnetarėt antifashistė shqiptarė, megjithėse tė pakėt nė numėr,fituan respektin e qeverisė spanjolle dhe tė komandės sė lartė tė brigadave ndėrkombėtare. Vlerėsimi mė i madh ndaj trimėrisė dhe pėrkushtimit tė tyre qe dhėnia e lejes pėr botimin e revistės ‘‘Vullnetari i Lirisė’’ nė gjuhėn shqip, me tirazh 5000 kopje, krahas pesė gjuhėve mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare.
Botues dhe kryeredaktori i revistės ‘‘Vullnetari i Lirisė’’ u caktua Skėnder Luarasi i cili zgjodhi si ndihmės gazetarin Petro Marko.
Petro Marko kujton qė “Skėnder Luarasi ishte nė krye tė punės duke u shkruar shokėve shqiptarė nė fronte tė ndryshme qė tė dėrgonin sa mė parė shkrime...Pasi lėnda u pa dhe u stėrpa mirė, Skėnder Luarasi u nis pėr nė Madrid, pasi aty ishte shtypshkronja e Brigadave Internacionale ku botohej “Vullnetari i Lirisė“ nė shumė gjuhė.’’ 77
77 P. Marko. Vullnetari i Lirisė, Tribuna e gazetarit, nr.6, 1972, f.33.
Numuri i dytė u pėrgatit tė ishte mė i pasur nė tematikė. Kishte shkrime nga shumė vullnetarė shqiptarė, mė shumė fotografi dhe ishte menduar tė botohej me tirazh mė tė madh “Skėnder Luarasi shkoi nė Madrid , por shtypshkronja Diana Llara nė Madrid ishte bėrė gėrmadhė nga bombardimet fashiste...Kėshtu qė numri i dytė nuk doli dot.” 78
78Po aty.
Numri i parė pėrmban njė sėrė artikujsh tė rėndėsishėm ku trajtohen gjendja nė Shqipėri, e vėrteta mbi luftėn antifashiste tė Spanjės dhe qėllimet e vullnetarėve shqiptarė, rrezikun e pushtimit fashist tė Shqipėrisė, ideja pėr krijimin e frontit popullor antifashist edhe nė Shqipėri dhe programi i mundshėm.
Sipas Petro Markos “Vullnetari i Lirisė‘: ‘’mund tė themi me plot gojėn se ėshtė e para revistė revolucionare e rrugės sė gjatė dhe tė vėshtirė tė shtypit tonė para ēlirimit”79
79 Po aty
Skėnder Luarasi qe ndėr tė parėt qė i sqaronin shqiptarėt kudo nė botė pėr rrezikun fashist qė po i kėrcėnohej Shqipėrisė:
‘‘Asnjė popull tjetėr nuk e ka kokėn e tij mė afėr hanxharit tė fashizmit se sa e ka populli shqiptar’Duke luftuar nė frontin e Madridit, luftohet edhe nė tė gjithė frontin e Shqipėrisė sonė. Aty po i pėrgatitet varri fashizmit italian, i cili ėshtė edhe kuēedra e popullit tė Shqipėrisė’’ 80
80 Po aty.
Kėto pikėpamje i shprehu mė qartė, si pėrgjegjėsi i vullnetarėve shqiptarė, nė artikullin programatik ‘‘25-vjet indipendencė’’.‘‘Pėrsėri po shkojmė drejt humbjes sė plotė tė pavarėsisė sė Kombit tonė; pėrsėri po ngrysemi nė natėn e robėrisė e nė ankthin e kohėve tė errėta qė ia ka pėrgaitur botės fashizmi barbar. Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhėn e penetracionit romak nė Ballkan. Shqipėria ėshtė nė kthetrat e kuēedrės fashiste.’’ 81
Kėtė fakt e analizojnė Petro Marko 82 dhe Kristo Frashėri 83
81 S.Luarasi. 25 vjet indipendencė, Vullnetari i Lirisė, 1937, f. 18.

82 P.Marko. Intervistė me vetvete. (Retė dhe gurėt), Tiranė, Omsca, 2000.
“Qė ata patėn bėrė propagandė kundėr nesh tė Spanjės doli nė shesh jo vetėm nga letra qė i patėn dėrguar Komitetit Ballkanik kundėr botimit tė ‘’Vullnetarit tė Lirisė‘’ por edhe nė njė raportim qė kishin bėrė kundėr Skėnder Luarasit.” 83
83 K. Frashėri. Historia e lėvizjes sė majtė nė Shqipėri dhe e themelimit tė PKSH-sė :1878-1941 : vėshtrim historik me njė shtojcė dokumentare, Tiranė, Ilar, 2006, f.382-383.
Nė njė raport tė Ali Kelmendit, mė 15 janar 1938, ai njofton “ ka dy javė e ma qi rivista V. i L. (Vullnetari i Lirisė) na erdhi nga Spanja e cila ka gabime politike. Fryma e saj asht e ashpėr pėrsa u pėrket punėve tona tė ditėve tė sodit. Redaktor i kėsaj reviste asht Skėnder Luarasi, njė ish profesor i literaturės pėr shkolla nė Shqipėri. Asht i ndershėm deri nė palcė por mjaft konfuz. Horizonti i tij politik asht i ngushtė.”
Sipas historianit Kristo Frashėri (po aty , f.112) : “Raporti qė i dėrgoi Ali Kelmendi Kominternit, mė 15 janar 1938, pėrshkohej nga njė mllef ndaj shokėve, mllef i cili duket se e ka burimin te mospėrfillja e shokėve ndaj tij. Ali Kelmendi nuk u shqua as nė trajtimin politik dhe ideologjik tė situatės dhe tė problemeve qė shtroheshin para vendit...Ai e ndjente edhe vetė dobėsinė e penės sė tij si kapter qė kishte qenė. Pas kėtij raporti Ali Kelmendi nuk jetoi gjatė ”
Emisionet radiofonike nė gjuhėn shqipe. Njė tjetėr kontribut i Skėnder Luarasit nė median shqiptare janė emisionet radiofonike nė gjuhėn shqipe nga radiot spanjolle, njė ngjarje e rėndėsishme pėr historinė e radiofonisė shqiptare. Qė nė janar 1937 pati nisur tė pėrhapej nga Spanja zėri i lirisė dhe i sė vėrtetės nė gjuhėn tonė amtare nga emisionet qė u pėrgatitėn me tekst dhe zė nga Skėnder Luarasi. Revista ‘‘Vullnetari i Lirisė’’ informonte se disa emisione shqip u dhanė nga Valencia e Barcelona, disa edhe nga radioja e Madridit. Petro Marko kujton qė ‘’ profesor Skėnder Luarasi fliste nga radio Barcelona dhe emisionet nė gjuhėn tonė mund tė themi se ishin emisionet e para revolucionare nė gjuhėn shqipe. Nėpėrmjet tyre bėhej njė punė e madhe’’ . 84
84 P.Marko. Vullnetari i Lirisė. Organ i vullnetarėve shqiptarė nė Spanjė, Tribuna e gazetarit, Nr.6, 1972, f.33.
Ai thekson se “Ėshtė njė ngjarje historike nė radiofoninė shqiptare, qė pėr herė tė parė nė histori ėshtė transmetuar emisioni radiofonik nė gjuhėn shqipe pėrmes zėrit tė Skėnder Luarasit. Hera e parė qė nė eterin e universit, gjuha shqipe u dėgjua nė tėrė botėn, nga radio Barcelona e ku Profesori foli pėr luftėn e Spanjės dhe vullnetarėt shqiptarė qė merrnin pjesė atje.” 85
85 S.Luarasi. Nė brigadat internacionale.Tiranė, Toena, f.88.
Edhe ky fakt i ka shpėtuar atyre qė kanė shkruajtur historinė e radiofonisė shqiptare.

petrol
12-12-11, 20:37
4. Aktivist

Skėnder Luarasi ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm si aktivist e organizator i shoqėrive studentore nė SHBA, Austri e Shqipėri dhe veprimtar shoqėror.
“Lidhja e Studentėve shqiptarė” nė SHBA, nė historinė e themelimit tė saj, ka tė shkruar nė krye emrin e Skėnder Luarasit, njė ndėr themeluesit kryesorė tė saj, i cili qė nė moshė tė re u aktivizua nė lėvizjen kombėtare shqiptare nė SHBA duke mbajtur lidhje me personalitete tė shquara si: Fan Noli, Kristo Dako, Sevasti Qiriazi-Dako, Parashqevi Qiriazi, Bari Omarin, etj.
Nė njė takim me Parashqevi e Sevasti Qiriazin ata biseduan pėr nevojėn e krijimit tė njė bashkimi studentor me degė nė tė gjithė Amerikėn. Nė vjeshtė 1917, me tė filluar shkolla, sė bashku me disa studentė shqiptarė si Qerim Panariti, Zenel Drizari, Jovan Morcka, George Frashėri, Mina Lluka, Rafael Burgaleci, tė influencuar nga Parashqevi Qiriazi, u bėnė inisiatorė tė krijimit tė shoqėrisė: ''Lidhja e Studentėve Shqiptarė'' . Ajo paraqitej si njė nevojė e madhe dhe e ngutshme pėr organizimin e pėrgjithshėm ndėrmjet studentėve dhe tė gjithė rinisė shqiptare. “ Qė tė bėjmė gjeē me vleftė duhet sė pari tė shikojmė tė jemi tė organizuar, se ndryshe veprimi jonė sado i gjerė, e i lartė tė jetė, do tė vejė fare kot. Ndė dėshėrojmė tė bėjmė detyrėn tonė duke ndihmuar nė veprimin e shenjtė qė kanė nisur bashkatdhetarėt pėr lulėzimin e Atdheut Shqipėri, duhet tė organizohemi tėrėsisht'' 86
86[S. Luarasi]. Studenti, nr.1, janar 1920, f.8.
Qe Skėnder Luarasi, ai qė nė emėr tė komisionit nismėtar, njoftoi pėr mbledhjen pėrfundimtare tė Lidhje sė studentėve shqiptarė, tė cilėt mėsonin nė shkollat e Shteteve tė Bashkuara dhe nė Kanada, e cila u mbajt mė 22 shkurt 1918, nė American International College, Springfield, Mass.
Nė mbledhje Luarasi u shpreh: ''Jam i sigurtė se e kini kuptuar, qė kur jeni duke luftuar nė jetėn tuaj shkollore, njė detyrė tjetėr ju thėrret: tė tjerė djem shqiptarė qė nga fatkeqėsia ende s'kanė njohur vleftėn e arsimit, t'i udhėhiqni nė atė rrugėn e drejtė qė keni marrė ju...'' 87
87 Po aty.
Lidhja e Studentėve shqiptarė u krijua me qėllim qė:
Tė ndihmojė studentėt shqiptarė nė mėsimet e tyre, tė nxisė tė rinjtė shqiptarė tė mėsojnė dhe “tė pėrpiqet tė mbjellė e tė forcojė nė zemrat e studentėve ndjenjėn e detyrės pėr tė punuar nė fushėn e arsimit pėr tė ndrituarit e popullit pasi tė mbarojnė mėsimet.” 88
88 Po aty.
Letra me urime dhe pėrkrahje pėr shoqėrinė qenė tė shumta, nga qytete tė ndryshme nė SHBA e Kanada. Skėnder Luarasi shkroi disa artikuj mbi aktivitetet e shoqėrisė ‘’Lidhja e studentėve shqiptarė’’ qė u pėrkrah veēanėrisht nga motrat Qiriazi dhe Bahri Omari tė cilėt i publikuan nė organet e tyre ''Ylli i Mėngjezit'' e ''Dielli''.
Shoqėria ''Albania'' e studentėve shqiptarė nė Austri, u themeluar nė Vjenė mė 10 mars 1918. Motoja e saj ‘’sa kam shpirt kam shpresė’’ shfaqej nė stemėn qė e mbanin me krenari nė xhaketėn e tyre studentėt shqiptarė: njė shqiponjė dykrenore nė fushė tė kuqe dhe nė pesė cepat e saj gėrmat S.K.S.K.S. Studentėt nismėtarė pėr themelimin e saj qenė Fuat Asllani, Xhevat Korēa, Irakli Buda, Jani Basho, Sokrat Dodbiba, Gjovalin Gjadri, Kolė Mirdita etj. Ata tė ndėrgjegjėsuar me ndjenjėn kombėtare, donin tė aktivizoheshin nė veprimtari patriotike, kulturore, arsimore e publicistike qė t'i vinin nė ndihmė atdheut e shtetit tė ri shqiptar.
Anėtarėt e shoqėrisė studentore ''Albania'' ēdody vjet mbanin mbledhjen e pėrgjithshme ku votonin njė kėshill nga i cili zgjidhej kryetari, sekretari dhe arkėtari. Mė 28 nėntor 1926 u bė mbledhja qė zgjodhi Skėnder Luarasin kryetar dhe njėkohėsisht redaktor pėrgjegjės tė organit “Djalėria”.
Nė artikullin redaktorial tė organit “Dialėria”, tė botuar nė 10-vjetorin e shoqėrisė ‘’Albania’’ pėrshkruhet historiku i lėvizjes studentore shqiptare nė botė qė nis nga shoqėria ‘’Lidhja e Sudentėve Shqiptarė e themeluar nė SHBA nga fundi i shkurtit (22 shkurt) tė vitit 1918 dhe vazhdon me shoqėrinė “Albania” nė Austri, e cila u themelua nė 10 mars 1918. Nė kėtė artikull Skėnder Luarasi thekson se “i pėrmenda kėto dy organizata qė tė provojmė... se themelimi i tyre s’u shkaktua nga ndonjė mendim i kotė pėr tė endur disa nyja tė zbrazėtam mbi kartė, por nga nevoja e natyrshme q’u ndje kudo pėr tė mbledhur dialėrin shkollare tė Shqipėris rreth njė organizimi tė pėrgjithshėm.“ 89
89 [S. Luarasi]. Albania: 1918-10 mars-1928, Dialėria, nr.5, mars 1928, f.2-4.
Aleks Buda kujton qė Skėnder Luarasi “qe njė organizator, aktivisti palodhur… Me energjinė dhe vendosmėrinė e tij u bė shpirti drejtues i shoqėrisė sonė tė studentėve tė Vjenės” 90
90 T.Haxhimihali. Aleks Buda: Kujtime, Vepėr e cituar.
Agim Fortuzi, Kryetari i ‘’Shoqatės sė Graduatėve” nė Shkollėn Teknike pėrmend edhe Skėnder Luarasin si njė gazetar tė shquar nė revistėn letrare shkencore ‘’Shekulli XX’’ e cila “me shkrimet e Tajar Zavalanit, Mit’hat Frashėrit, Harri Fulcit, Skėnder Luarasit dhe Filip Fishtės, pretendonte qė nė fillim tė bėhej njė laborator i rėndėsishėm me orvatjet pėr diagnostikimin dhe shėrimin e sėmundjeve tė shoqėrisė shqiptare”. 91
91 A. Fortuzi, Shkolla Teknike. Kujtimet e njė studenti tė Shkollės Teknike, Tiranė, Mokra, 2003, f.2.
Sipas Joan Fultz-Kontos toni i saj si dhe shumica e pėrmbajtjes sė botimeve tregonin prirje anglosaksone qė nuk i pėrgjigjes mendėsisė e strukturės burokratike tė Shqipėrisė ''Ajo qė ishte ndoshta mė acaruese pėr autoritetet shqiptare ishin bashkėpunėtorėt shqiptarė si Skėnder Luarasi dhe Mit'hat Frashėri qė njiheshin gjerėsisht pėr qėndrimin e tyre kritik” 92
92 J. Fultz-Kontos. Kryqi i Kuq, shqiponja e zezė, Shtėpia Botuese Enciklopedike, 1994, f.166.
Kur qe mėsues nė gjimnazin e Shkodrės Skėnder Luarasi ndihmoi nė organizimin e shoqėrisė “Besa Shqiptare” dhe influencoi drejtuesit e saj tė rinj me nė krye nxėnėsit e tij Q.Stafa, N.Rushiti, Ramiz Xhabia, Emin Duraku, Hajdar Dushi, Sadik Bekteshi, Xhemal Broja etj qė tė aktivizoheshin me shkrime dhe aktivitete social-kulturore, tė nxirrnin njė gazetė, tė kryenin shfaqje teatrale e aktivitete tė tjera dhe tė luftonin dasinė fetare.
Disa studjues kanė vėnė nė pah kontributin e tij pėr tė botuar revistėn “Vepra” me frymė atdhetare, demokratike antifashiste ku tė shpalosej fjala e lirė shqipe nė bashkėpunim me intelektualėt Selim Shpuza, Gani Dizdari, Salo Halili, Millosh Nikolla, Teufik Gjyli,Rragip Gjylbegu, Malo Beci , Rrefik Shpuza, Ahmet Ēaku.
‘’Skėnder Luarasi ishte organizator shoqėror i veprimtarisė sė kėtyre mėsuesve, me tė cilėt u lidh njė shoqėri e miqėsi e vėrtetė, duke i vėnė edhe kėto ndjenja tė fuqishme nė funksion tė ēėshtjes kombėtare’’. 93
93 I. Gogaj. Skėnder Luarasi – shėmbėlltyrė e pėrkryer e mėsuesit atdhetar e demokrat, Artikull i cituar, f.4
Mbas ēlirimit tė vendit, Skėnder Luarasi qe nismėtar nė themelimin e Lidhjes sė Shkrimtarėve, mbajti fjalimin programatik dhe u zgjodh anėtar i Kryesisė sė saj deri nė tetor 1949. Ai qė nė fillim u shpreh qė Lidhja e Shkrimtarėve duhej tė bazohej nė parimet demokratike e vendimmarje kolegjiale. Ai mendonte se letėrsia shqipe nuk mund tė zhvillohej duke krijuar vlera tė mirėfillta, pa zhvillimin e natyrshėm tė saj. Skemat dogmatike tė imponuara me urdhėra nga lart ngurtėsonin botėn e brendshme, tė pasur e tė lirė tė krijuesit. Liria shpirtėrore dhe idealet (demokratike, socialdemokrate e socialiste) binin ndesh me konceptin dhe praktikėn e kultit tė individit dhe diktatin e partisė nė pushtet. “Skėnder Luarasi, Kasem Trebeshina, Mehmet Myftiu e ndonjė tjetėr, mbetėm tė vetėm nė pėrpjekjen e tyre ballore ndaj diktaturės. Mungesa e karaktereve tė fuqishme ishte fatkeqėsia mė e madhe e letėrsisė dhe e shoqėrisė shqiptare nė ato vite” 94
94 F.Arapi Kujtohem qė jam, Tiranė, Marin Barleti, 1997, f.60.
Ndryshe nga shumė shkrimtarė tė brezit tė tij, qė e pranonin kėtė gjendje tė heshtur, Skėnder Luarasi e quante detyrė madhore kombėtare pėr ta demaskuar . Si pasojė klanet keqdashėse e etiketuan “grindavec” ndėrkohė qė dashamirėt e quanin “Shqipėria rilindase nė socializėm” 95
95 Po aty.
Sipas Ali Dhrimos “Skėnder Luarasin ishte njė figurė nga mė tė pastrat” qė nuk grindej pėr qejfmbetje tė vogla personale, por pėr ēėshtje madhore kombėtare.''96
96 A.Dhrimo Si e kam njohur Skėnder Luarasin, Shekulli, 27 prill, 2007, f. 21.
Njė shembull kuptimplotė ėshtė debati nė konferencėn e Tretė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve ku Sefulla Malėshova, Skėnder Luarasi e Ymer Dishnica u pėrjashtuan si anėtarė tė lidhjes pėr qėndrimin e tyre antikonformist ndaj metodave e qėndrimeve jodemokratike qė ndiqte Kryesisė e Lidhjes nė fushėn e letėrsisė e tė arteve e nėnshtruar ndaj diktatit tė partisė.
Kol Jakova atėhere “treshen” e quante “tė ēmendur qė i binin murit me kokė”.
“Ata qėndronin tė patundur nė mendimet e tyre...deklaronin se letėrsia dhe Organizata e Lidhjes sė Shkrimtarėve kishte rėnė nė dorė tė njerėzve tė paaftė e servilė... Nė kėtė mbledhje u pėrjashtuan tė tre kėta shkrimtarė” . 97
97 K.Jakova. Treshja e ēmendur qė i binte murit tė diktaturės me kokė: Kujtime, Shekulli, 21 mars, 2005, f.5
Nė kėtė situatė kuptimplotė ėshtė akuza e Enver Hoxhės ndaj Skėnder Luarasit:” se ka njė kuptim borgjez pėr lirinė e fjalės”. 98
98 E.Hoxha.Tė shtojmė vigjilencėn revolucionare pėr tė ruajtur fitoret e arritura...", Vepra 6, Tiranė, 1971, f.353.
"Nė konferencėn e shkrimtarėve pati edhe ndonjė element si S. L. qė bėrtiste tė lejohej tė fliste Sejfulla Malėshova "se te ne ka liri fjale". Tipa si ky kanė njė kuptim borgjez pėr lirinė e fjalės dhe janė gati nė emėr tė saj tė mbrojnė e tė kėnaqin interesat e tyre tė ngushta prej intelektuali tė sėmurė e arrivisti pa princip"
Skėnder Luarasit e shfaqte me tė gjitha format kundėrshtimin e tij ndaj diktaturės e kultit tė individit. Bindjet e tij atdhetare e demokrate nuk mund tė pajtoheshin me sistemin diktatorial qė abuzonte me terminologjinė socialiste duke i shtrembėruar idealet nė praktikė. 99
99 S.LuarasiNė brigadat internacionale, Libėr i cituar, f.9.
“Sė pari, e kam ndjerė veten tė lidhur me atdhenė gjithė jetėn time. Them kėshtu, qė tė mos pėrdor fjalėn patriotizėm, me tė cilėn janė bėrė aq shumė spekulime. Sė dyti, kam dashur qė nė kėtė atdhe, populli tė bėnte njė jetė tė njerėzishme, me drejtėsi dhe barazi shoqėrore, qė secili tė gėzonte frutet e punės sė vet, tė nderohej si qytetar i plotė e tė mos rronte njeri nė kurriz tė tjetrit. Them kėshtu, qė tė mos pėrdor fjalėn socializėm, me tė cilėn nuk janė bėrė mė pak spekulime”
“Tė dhėnat e grumbulluara nga “vitet 1990 e nė vijim, kanė hequr tashmė ēdo dyshim pėr ekzistencėn e disidencės edhe nė Shqipėri. Kjo rrymė letrare, paraprihet nga pikėpamja ideoestetike qė nė vitet 1945-1946 me kundėrshtimet e S. Malėshovės, S. Luarasit, I. Dishnicės ndaj ideve zhdanoviste qė nisėn tė depėrtonin kėtu qė me vendosjen e pushtetit komunist.” 100
100 Gj. Kola. Mehmet Myftiu, autori i romanit pėr disidencėn shqiptare, Kritika,18 tetor, 2007.
Kundėrshtimin e tij ndaj diktaturės, madje sfidėn e tij, e dėshmojnė shumė njerėz e ngjarje
dhe dosjet me deponimet e informatorėve.
Shkrimtari Zija Shkodra, i dėnuar politik, ka pėrshkruar nė ditarin e tij dhimbjen qė ndjente Skėnder Luarasi kur ai i pėrshkruante se si u sajuan akuzat qė e dėnuan sė bashku me disa pedagogė e studjues.“Skėnder Luarasit i vinte shumė keq dhe i shtrembėrohej fytyra, herė zverdhej nga inati dhe urrejtja qė kishte.” 101
101 Z. Shkodra. Intelektualėt-sfidues tė regjimeve. Rilindja, 15 shkurt, 1998, f.12.
Kėtė mekanizėm terrori mbi inteligjencin mund t’a kundėrshtonin vetėm njerėz idealistė me karakter tė fortė. “Skėnder Luarasi, Kasėm Trebeshina, Mehmet Myftiu e ndonjė tjetėr, mbetėn tė vetėm nė pėrpjekjen e tyre ballore ndaj diktaturės. Mungesa e karaktereve tė fuqishme, ishte fatkeqėsia mė e madhe e letėrsisė dhe e shoqėrisė shqiptare nė ato vite 60'.” 102
102 Fatos Arapi. Kujtohem qė jam, Libėr i cituar, f.150.
Nė rrethe tė ndryshme janė hedhur hipoteza tė shumta mbi ata qė e pėrndiqnin Skėnder Luarasin, shkaqet dhe arėsyet pėrse nuk e arrestuan.
Njė fakt tė rėndėsishėm ka shpallur Nafiz Bezhani, i cili nė vitin 1997 kryente detyrėn e Kryetarit tė Komisionit Shtetėror tė Kontrollit tė Figurės sė Zyrtarėve.
I bazuar nė dosjet sekrete ai dėshmon qė vetė udhėheqėsi i Partisė, kishte caktuar njė informator potencial pėr ta survejuar e pėr tė pėrgatitur dosjen por i cili nuk e kreu detyrėn. : ”Pėr profesor Luarasin, Roberti dhe kushdo tjetėr e kishin shumė tė lehtė tė mbushnin dosje apo edhe thasė plot me raporte pėr tė, pėr shkak se ai ishte kundėr diktaturės dhe kishte kurajė t'i thoshte hapur pikėpamjet e tij; kishte njė personalitet tė tillė qė nuk mund tė ndryshonte ngjyrat e realitetit, nuk mund tė fshihte realitetin, nuk mund tė gėnjente, nuk mund tė mos thoshte atė qė ndiente pėr gjithēka tė mbrapshtė qė ndodhte nė vend. Por, a ishte e drejtė tė prangosej njė personalitet kaq i madh pėr mendimet e shprehura me logjikė tė pavarur?!” 103
103 N. Bezhani. Mėkatarėt. Nėpėr dosjet sekrete tė sigurimit tė shtetit. Libėr i cituar, f.172
Fatos Arapi, njė ndėr shkrimtarėt, pjesė e asaj barikade tė heshtur por rezistente ndaj diktaturės shpjegon se tė gjithė e kuptonin mesazhin dhe rrugėn qė pėrshkonte Skėnder Luarasi, tė cilėn ua tregonte edhe tė tjerėve, atė nga kultura e gjerė e popujve dhe njerėzve tė mėdhenj tė kombit. “Tė gjithė e pėrvetėsonim simbolin e pėrhershėm, metaforėn e luftrave tė Luarasit, ''majuckėn'' partiake sė cilės i sulej e ēkurorėzonte.” 104
104 F.Arapi, Nderim Skėnder Luarasit artikull i cituar, f.1
Dritėro Agolli ka thėnė pėr Skėnder Luarasin: “fjala e tij kapėrcente ēdo gardh, pėrhapej dhe vepronte ndėr njerėzit. Ai, me kulturėn e gjerė evropiane, me ndėrgjegjen e lartė patriotike dhe me konceptet e palėkundshme tė njė socialisti demokrat, ishte hallka lidhėse e epokės sė ndritur tė rilindasve me epokėn e re tė atdhetarėve demokratė, mendimtarėve dhe luftėtarėve pėr njė shoqėri tė pėrparuar demokratike dhe pėr njė Shqipėri tė qytetėruar.” 105
105 D. Agolli, Skėnder Luarasi – legjendė, mit dhe realitet.artikull i cituar
Naum Prifti shkruan se vdekja e tij la njė boshllėk tė ndjeshėm nė rrethet intelektuale. “Skėnder Luarasi qėndroi i paepur ndaj diktaturės duke rrezatuar me shembullin e tij guxim e vetėbesim te shpirti njerėzor.” 106
106 N. Prifti. Midis dy kohėsh: Shėnime udhėtimi. Prishtinė, Buzuku, 2005, f.418
Ndėrsa poeti Xhevahir Spahiu shkroi qė Skėnder Luarasit : “Njeriut tė Fjalės sė Lirė”, “gojėn ia mbylli vetėm vdekja!” 107
107Xh. Spahiu: Skėnder Luarasi njeriu i fjalės sė lirė : nė kujtim tė prof. Skėnder Luarasit: [poezi], Ndryshe, 27 prill, 2007, f. 12.

petrol
12-12-11, 20:39
Petro Luarasi

SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA

V KRIJIMTARIA LETRARE

1. Monografi
Skėnder Luarasi, kur bėhej e mundur, fjalėn shqipe e rrėnjoste nė botime veprash mbi personalitete tė shquara tė kombit shqiptar. Ndėr vite ai botoi veprat ''Kolonel Thomson'' (1934), ''Migjeni''(1957),''Petro Luarasi” (1958), 'Ismail Qemali'' (1962), '' Isa Boletini'' (1971) ''Gjerasim Qiriazi''(1962), ''Motrat Qiriazi'' (1962) (anglisht e frengjisht). Vepra ''Sevasti Qiriazi'' dhe ''Motrat Qiriazi'' (1962) iu bllokuan nga censura ndėrsa “ Fan Noli-jeta dhe vepra” “humbi”.
“Do tė mjaftonin kėta emra pėr tė kuptuar kostelacionin e yjeve qė ndizte Skėnder Luarasi nė qiellin tonė sterrė pėr tė kuptuar se ēfarė rruge i tregonte ai kėtij populli, dhe mė nė fund, pėr tė kuptuar se prej ēfarė materie, prej ēfarė drite dhe me ēfarė orbitash jete dhe lirie jetonte ky burrė.”
“ Kolonel Tomson” ėshtė biografia e parė e Skėnder Luarasit, tė cilėn e botoi nė revistėn ‘’Dialėria’’ nė Vjenė, mė 15 qershor 1929, pėr tė nderuar kujtimin e heroit Tomson nė 15-vjetorin e rėnies “si njė homazh qė djalėria atdhetare shqiptare nuk i harron mirėbėrėsit” .
Skėnder Luarasi si tė gjithė atdhetarėt shqiptarė e kishin peng nė zemėr qė nuk mundėn ta ruajnė heroin Tomson i cili erdhi tė “mpronjė pavarėsinė, tė luftonjė nėn flamurin e Kastriotėvet, t’i falė gjakun lirisė s’onė.. Dhe ne…e vramė!” Vepra e tij ėshtė e mbushur me heroizma e sakrifica nėn betimin ushtarak ‘’Pėr Shqipėrinė jap jetėn, jo nderin!’’ Dhe e mbajti fjalėn. Lirinė e Shqipėrisė e mbrojti me gjakun e vet.... Vlefta e njerėzve si Thomsoni ndjehet, ēmohet e kėrkohet sa herė qė dėgjohet rėnkim i popujve tė robėruar” 110
110 S. Po aty.
Kur qe student, studjuesi Fluturak Gėrmenji dėshironte tė shkruante njė studim mbi Kolonel Thomsonin, i frymėzuar nga vjersha “ Tomsoni dhe kuēedra” e Fan Nolit dhe biografia e Skėnder Luarasit.
“Kur e gjeta nė njė gazetė artikullin e prof.Skėnder Luarasit u befasova pėr jetėn e vrullshme tė heroit tim. Ishte njė ēast kur kėrkimi vazhdoi intensivisht. Por gjithēka bėhej nė fshehtėsi. Nuk e lejonin programet e Universitetit tė Tiranės. 111
111 F. Gėrmenji. Mesazhe paqeje : Misioni ushtarak hollandez ne Shqiperi, Tiranė, Koha, 1999, f.3.
Nė atė kohė ndaj kolonelit Tomson u mbajt njė qėndrim fyes e armiqėsor , ishte e rrezikshme tė studjohej pasi ai qe cilėsuar nga Enver Hoxha si agjent i huaj qė luftoi kundėr lėvizjes fshatare tė kryesuar nga Haxhi Qamilit .
” Nė takimet me prof. Skėnder Luarasin ia thashė brengėn time. ‘’Puno - mė tha, - puno se do tė vijė dita’’.Dhe dita erdhi. Po e nis kėtė libėr tek ju, bashkė me nderimin pėr prof. Skėnder Luarasin, qė ėshtė frymėzuesi i tij” 112
112 Po aty
Nė vitet e demokracisė ėshtė rivlerėsuar personaliteti i kolonel Tomsonit dhe kontributi i tij nė ndihmė tė konsolidimit tė shtetit shqiptar duke zėnė vendin e merituar ndėr miqtė e Shqipėrisė.
“Migjeni”. Nė shkrimet e tij Skėnder Luarasi thekson se kur u kthye nė Shqipėrinė e ēliruar nga fashizmi, kujtonte me mallėngjim Migjenin, mikun e dashur dhe kishte njė peng nė zemėr qė, ndonėse kishte ndihmuar me sa mundej, nuk mundi t’ia botojė “Vargjet e Lira”, para se tė nisej pėr nė Spanjė. Prandaj qėllimi i tij mė i rėndėsishėm nė lėmin letrar u bė njohja me trashėgiminė letrare tė Migjenit dhe botimi i plotė i saj. Deri nė vitin 1948 arriti tė mbledhė gjithė krijimtarinė e Migjenit nė prozė e poezi. “Pjesa mė interesante e pėrmbledhjes do tė ishin novelat e panjohura qė mė pati dorėzuar ime shoqe, motra e Migjenit, Olga. Pata pėrgatitur edhe njė biografi tė tij, rreth 100 faqesh, tė pasuruara me plot fotografi dhe faksimile.” 113
113 S.Luarasi. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar. Libėr i cituar
Pėr t’a bėrė sa mė tė pasur kėrkoi tė takonte nė Jugosllavi tė afėrm tė Migjenit: Nė Ulqin banonte kushėrira e parė e tij, nė Tivar motra mė e madhe, nė Beograd njė kushėrira e parė nga e ėma. “ Por, pasi nuk m'u mundėsua, u kėnaqa me burimet nė Shqipėri.” 114
114 Po aty.
Skėnder Luarasi bisedoi nė Kryesinė e Lidhjes sė Shkrimtarėve mundėsinė e botimit tė pėrmbledhjes sė tij me rastin e shėnuar tė10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit dhe mė pas e dorėzoi materialin tek sekretari i kryesisė. “ Lajmi pėr novelat e panjohura tė Migjenit bėri bujė, dashamirėt u gėzuan dhe prisnin tė botoheshin sa mė parė, por krijuan zili nė disa shkrimtarė qė do tė donin tė mos i pėrmendej emri kurrė Migjenit”. 115
115 Po aty.
Historiku i botimit tė punimit tė Skėnder Luarasit mbi Migjenin ėshtė i dhimbshėm dhe me peripeci tė shumta. Pasi Skėnder Luarasin e pėrjashtuan si anėtar tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, mbas debatit nė Konferencėn e Tretė, pėrmbledhja letrare mbi Migjenin u botua e copėtuar nga disa tė tjerė. Naum Prifti mendon se “Skandali pėr librin “Migjeni” u mbyll pa zhurmė, sikurse gjykoj tani, pėr shkak tė marrėveshjes nė rang zyrtar, qė vepra tė mos botohej me emrin e tij. Ky pėrvetėsim skandaloz nuk ia theu aspak vullnetin Skėnderit. Me energjinė e tij tė pashtershme, iu vu punės dhe hartoi njė pėrmbledhje mė tė plotė tė veprave tė Migjenit, tė cilėn e botoi disa vite mė vonė.” 116
116 N.Prifti. Midis dy kohėsh: Shėnime udhėtimi, Libėr i cituar, f.511.
Mbas debatesh tė shumta Skėnder Luarasit iu botua vepra “Migjeni” nė vitin 1957. Nė hyrjen e saj pėrshkruhen edhe peripecitė e botimit: “Mė 1954, Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve botoi librin “Migjeni-Vepra”...Nė fakt, ky vėllim pushton pjesėn mė tė madhe tė lėndės qė Skėnder Luarasi ja pati dorėzuar pėr botim komitetit drejtonjės tė Lidhjes sė shkrimtarėve nė gusht 1948 pėr ta botuar me rastin e dhjetėvjetorit tė vdekjes sė Migjenit:”.
Ky botim paraqet rėndėsi tė madhe sepse mbi bazėn e dokumentave dhe fakteve historike u dha pėrgjigje mjaft spekulimeve qė bėheshin mbi jetėn dhe veprėn e Migjenit, kinse ai qe me prejardhje e mendėsi jo shqiptare, nuk e dinte mirė shqipen, talenti iu shfaq pėr shkak tė sėmundjes, nuk kishte vlera tė spikatura letrare por qe produkt i mendėsisė sė diktaturės dhe pėrfaqėsues i realizmit socialist, etj. Gjithashtu shėrbeu si orientim pėr studime tė tjera. Arshi Pipa shkruan se studimi i tij “i shkruar frėngjisht mbi Migjenin ''Mythi i prendimit nė poezinė e Migjenit'' (Sudost-Foschungen,1971) ėshtė bazuar nė vėllimin “Migjeni,Vepra” tė pėrgatitur nga Skėnder Luarasi.” 117
117 A.Pipa. Letėr. Letėr dėrguar Skėnder Luarasit, 7 janar 1992. (Fondi i familjes S.Luarasi)
Familja Qiriazi. Ndonėse Gjerasim Qiriazi njihej nga rilindasit si njė atdhetar i flaktė, aktivisti i palodhur pėr ēėshtjen kombėtare, qė tė gjitha energjitė e tija fizike dhe mendore ia kushtoi ēėshtjes sė ēlirimit dhe pėrhapjes sė gjuhės shqipe nė popull, ai ka qenė pėrgojuar “si protestant” e “agjent” dhe mbuluar nga haresa. Skėnder Luarasi nėpėrmjet artikujve, debateve dhe veprave qė botoi i bėri tė njohur nė masat e popullit. Autori evidentoi karakteristikėn thelbėsore tė veprės sė tyre, e cila qe shpallja e parimeve tė larta qė duhet tė drejtojnė njeriun nė jetė, virtytet qė duhet tė zbukurojnė karakterin e tij, atdhetarizmi, dashurisė pėr njeriun, respekti pėr punėn, punėn e jashtėzakonshme nė arsim etj.
‘’Tė gjithė anėtarėt e kėsaj familje, burra e gra, nė vendlindje e nė mėrgim, kudo ku i patėn
pėrplasur dallgėt e jetės, kush mė shumė e kush mė pak, ia kushtuan jetėn dhe veprėn e tyre
Shqipėrisė duke lėnė gjurmėt e tyre tė pashlyeshme nė historinė e rilindjes kombėtare’’. 118
118 S.Luarasi. Gjerasim Qiriazi, Jeta dhe vepra, Tiranė, “Naim Frashėri”, 1962, f.12.
Nė periudhėn pas ēlirimit tė vendit, nė rrethana tė caktuara ndaj Gjerasimit, Sevastisė dhe Parashqevisė u mbajt njė qendrim armiqėsor. Nė kėto rrethana Skėnder Luarasi shkroi dhe arriti tė botojė jetėn dhe veprėn e tyre, mbas shumė peripetish, nė vitin 1962, nė kuadėr tė 50-vjetorin tė Pavarėsisė: “U vu re njė ndryshim nė qėndrimn ndaj familjes Qiriazi. Shkak pėr kėtė ndryshim u bė intelektuali i dėgjuar shqiptar, Skėnder Luarasi ... ai botoi njė biografi tė shkurtėr me titull ‘’Gjerasim Qiriazi, Jeta dhe Vepra’’…Libri pati sukses tė madh…Qė nga kjo kohė Gjerasim Qiriazi dhe familja e tij filluan tė zėnė vendin qė u takonte nė historinė shqiptare. Botimi i Luarasit pėrbėn bazėn e studimeve tė mėvonshme rreth Qiriazit.’’ 119
119 Xh. Kuanrud, Besė, shpresė dhe dashuri. Jeta e Gjerasim Qiriazit,Tiranė, Kartė e pendė, 1998, f.19-20.
Nė kėtė periudhė u botuan pėrveē monografisė ‘’Gjerasim Qiriazi-jeta dhe vepra’’, edhe broshura ‘’Motrat Qiriazi’’, anglisht e frengjisht ndėrsa veprat “Motrat Qiriazi”, shqip dhe “Sevasti Qiriazi” mbetėn lastra nė shtypshkronjė sepse u dha urdhėr tė mos qarkullojnė.
‘’Kėto botime …i bėnė tė njohur disa nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė familjes Qiriazie
veēanėrisht kontributin e madh qė ata kanė dhėnė pėr zhvillimin e arsimit e tė kulturės
kombėtare nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX” 120
120 Po aty
“Ismail Qemali.” Skėnder Luarasi vėrente qė nė diskutime, artikuj e botime historianėsh e
politikanėsh, pėr arrėsye subjektive mbahej njė qėndrim jo i drejtė ndaj personalitetit dhe
veprės sė Ismail Qemalit. Nga disa thuhej se kinse nuk njihej, nga tė tjerė se kishte bėrė
gabime. Skėnder Luarasi theksonte se pėr veprėn e tij madhore, Ismail Qemali u bė njeriu mė
i luftuar dhe mė i lėvduari nė historinė e Rilindjes shqiptare, ndaj tė cilit u sajuan shumė
shpifje e intriga nga armiqtė e Shqipėrisė, por qė populli shqiptar duhet ti marrė si lėvdata pėr
tė, e t’i jetė mirėnjohės pėr jetė. 121
121 S.Luarasi. Ismail Qemali, Tiranė, SHBLP,1972, f.10-11
Ai shfrytėzoi rastin e kujtimit tė 50-vjetorit tė Pavarėsisė
pėr tė botuar monografinė e flamurtarit tė saj. Botimi, edhe pse iu censurua me mbi 30 fletė,
ngjalli entuziazėm nė Shqipėri dhe gėzim tė madh nė Kosovė e diasporė. Nė Kosovė u botua
menjėherė. U shkruajtėn mjaft komente mbi kėtė vepėr dhe autorin e saj.
”Nė monografitė pėr figura tė ndritura tė kombit si Ismail Qemali e Isa Boletini lexuesi ndodhet pėrpara njė njeriu me fuqira titanike, pėrpara njė pune tė madhe e tė parreshtur, pėrpara njė mjeshtri artist me zemėr tė madhe qė farkėtoi e qėmtoi fjalėn shqipe, qė skaliti gjer nė ēastin e fundit fjalėn dhe gjuhėn tonė tė lashtė e tė madhėrishme, me dashurinė pėr tė parėt tanė, pėr kombin e tė ardhmen e tij”. 122
122P. Jorgoni. Me forcė e guxim Prometeu, Drita, 16 janar 2000, f.6.
“Isa Boletini.” Skėnder Luarasi e vlerėsonte shumė veprimtarinė atdhetare tė Isa Boletinit dhe sakrificat madhore tė familjes sė Boletinėve. Nė njė situatė tė pėrshtatshme, me rastin e 50-vjetorit tė pavarėsisė, kur ndaj Isait mbahej njė qėndrim mospėrfillės ai shkroi njė artikull pėr kryetrimin e betejės sė Cernalevės dhe i shkroi biografinė e cila iu botua pas njė dekade, nė vitin 1971. Nė vitin 1972 u botua edhe nė Kosovė . Skėnder Luarasi me biografinė e tij e pėrjetėsoi me vėrtetėsi kėtė personalitet me cilėsitė e njė strategu ushtarak nė lėvizjen tonė kombėtare. Ai e vlerėsoi Isa Boletinin edhe pėr personalitetin e shquar burrėror, qė qėndroi krahpėrkrah Ismail Qemalit nė shpalljen e pavarėsisė sonė kombėtare. Botimi paraqiste interes tė veēantė si burim studimi, edukimi atdhetar dhe sidomos si njė kushtrim nė pėrkrahje tė Kosovės nė situatat e vėshtira qė po kalonte . Libri u prit me njė entuziazėm nė diasporė. Organet e saj lajmėronin qė nė pragun e 60-vjetorit tė Indipendencės shqiptare doli libri mbi Isa Boletinin, me jetėn dhe veprat e tija tė shkėlqyera pėr Atdheun dhe popullin shqiptar.
“Autori i kėtij libri me rėndėsi ėshtė Profesor Skėnder P.N.Luarasi, i cili ka treguar njė kujdes tė posaēėm duke mbledhur nė libra dhe nėpėr broshura jetėn dhe veprat patriotike tė Nacionalistėve Shqiptarė qė lėftuan me pushkė dhe me penė pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga kthetrat e robėrisė sė huaj” 123
123 Lajmėrim. Liria, Boston, Mass. 12.5.1972, f.2.
Duke shkruar biografinė e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, kėtyre dy prijėsve tė njohur politike e luftarake, autori farkėtonte unitetin mbarėkombėtar. Jo pa qėllim autori jep njė pėrshkrim historik tė popullsisė sė Kosovės, qė u bėri ballė sulmeve tė huaja pėr tė mbrojtur truallin e tyre; si vazhdues tė dardanėve, tė parėve tė tyre ilirė. Skėnder Luarasi ndjehej i lumtur qė mundi tė paguajė kėtė tribut tė vogėl tė detyrės ndaj Varrit tė Dėshmorėve. ''Ē'ėshtė e vėrtetė pėr Ismail Qemalin, mund tė thuhet edhe pėr shokun e tij tė armėve Isa Boletinin, i cili bėri pėr atdhenė nė fushėn e betejave, atė qė bėri Ismail Qemali nė fushėn e politikės e tė diplomacisė''. 124
124 S.Luarasi. Isa Boletini: Jetėshkrim i shkurtėr, Tiranė, “Naim Frashėri”, 1971, f.5.
Autori kėtė biografi ia dedikoi “Nanės Kosovė qė e lindi , e rriti dhe e mban nė gji Birin e Saj Besnik, me zemėr qė rrahu gjer nė fund pėr Shqipėrinė” tė cilave mė pas u shtonte thėnien e Isa Boletinit si njė amanet pėr brezat e ardhshėm ''Tokėn tonė q'e thau Osmanllia /Lotėt tanė nuk mundėn me e njomė/ E tash na kena me e vaditė / me gjak tė Shqiptarit! 125
125 Po aty.
Kritikė tė ndryshėm e vlerėsuan kėtė biografi pėr rigorozitetin shkencor nė ngjarjet e faktet historike, pėr gjuhėn e gjallė dhe rrjedhshmėrinė emocionale tė subjektit, ku janė pėrgjedhur me mjeshtėri ngjarjet mė tipike, mė tė rėndėsishme nė jetėn e heroit. Ndėrkohė qė klane dashakeqe e pengonin dhe tentonin ta shtrembėronin personalitetin e Isa Boletinit dhe veprimtarinė e tij. Me botimin e veprės ''Isa Boletini'' (1971) Skėnder Luarasi “theu tabunė e atyre fallsifikatorėve apo ''kambanat'' e vrasėsve tė popullit kosovar”. 126
126M.Islami. Lidhja shqiptare e Prizrenit, Libėr i cituar.

petrol
12-12-11, 20:41
2. Publicistika
Skėnder Luarasi bėn pjesė nė grupin e atyre publicistėve qė krijuan e botuan nė periudhat e rėndėsishme tė viteve 20-tė, 30-tė dhe tė “realizmit socialist”. Pėrgjatė kėsaj kohe ai ka trajtuar tema me ndjeshmėri tė lartė sociale, historike, kulturore, letrar e politike. Publicistika e tij nė vite trajton temat mė tė rėndėsishme pėr kombin shqiptar: ēlirimin kombėtar e shpirtėror, unitetin kombėtar, dinjitetin e gruas shqiptare, pėrpjekjet pėr arsimimin kombėtar laik e gjuhėn e unifikuar shqipe, evidentimin e personaliteteve kombėtare dhe miqve tė Shqipėrisė.
Studjues tė ndryshėm kanė vėrejtur se pėr nga mėnyra e tė shkruarit Luarasi ndėrthur frymėn romantike tė rilindasve e klasikėve botėrorė me realitetin dhe vizionin pėr tė ardhmen e Shqipėrisė sė Re.
Luarasi paraqet njė konceptim realist tė jetes, tė tipave e tė problemėve, por nė tė njėjten kohė ndihet prirja nė pėrgjithėsi pėr njė frymė romantizuese tė periudhės sė Rilindjes qė ndjehet sidomos nė trajtimin e temave nga e kaluara , trajtimi i temės kombėtare - fati i trojeve etnike paraqitja e jetės sė fshatit, pėrshkrimi i natyrės shqiptare, trajtimi i temės sė kurbetit, i temės sė gjakmarrjes etj.
Por problemet shoqėrore qė ngriti, fryma antifeudale,antifashiste, pakėnaqėsia e intelektualėve, fshatarėve dhe e punėtorėve, demaskimi i pushtetit abuzues dhe shtresave tė privilegjuara, krijimi i karaktereve tė fuqishme dhe i mjediseve tė natyrshme, e bėjnė publicistikėn e tij realiste.
Tė tillė e bėjnė edhe ligjėrimi, gjuha dhe mėnyra se si ėshtė trajtuar tema dhe dukuria.
Asnjė kritik nuk e ka analizuar e shpjeguar se cilit drejtim i takon Skėnder Luarasi duke theksuar vetėm faktin se nuk i pėrket drejtimit tė realizmit socialist. Mua mė duket mė bindės mendimi qė tė trajtohet Skėnder Luarasi si vazhdues i traditės sė Rilindjes me njė vizion realist drejt njė epokė tė re demokratike.
Nė qarqet e publicistikės shqiptare Luarasi pėrmendet pėr shkrimet e tij tė fuqishme, me tematikė e stil tė veēantė. “Duhet thėnė me zė tė lartė se nė gjithė shtypin e asaj kohe janė botuar shumė artikuj tė fuqishėm prej tė rinjve me talent dhe me karakter...Janė shkruar artikuj tė shėndoshė, problematikė, tė Skėnder Luarasit, Selim Shpuzės , Sterjo Spasses dhe tė shumė tė tjerėve, si tė Zihni Sakos e Jorgji Meksit.” 127
127 L.Zelka. Mendimi shqiptar pėr gazetarinė: nga fillimet e Rilindjes sonė Kombėtare deri nė fund tė viteve 1930, Tiranė, Globus R., 2006, f.136.
Kristo Frashėri e dallon Skėnder Luarasin , krahas Ismet Totos, si njė prurje e re e viteve 30-tė, i cili dallohej ndėr intelektualėt e publicistėt e rinj me shkrimet e tij mbresėlėnėse e “therėse.” 128
128 K. Frashėri: Tregoj Shqiperine e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhes, Koha jonė, 20 tetor, 2007.
Ndėrsa Myslim Islami thekson qė “veēoria si publicist e S.Luarasit ishte se dinte tė pėrzgjidhte temat e rėndėsishme dhe i shkruante nė njė mėnyrė qė lexuesin e mbėrthente, e bėnte pėr vete... Nervi nė tė shkruar, stili i tij ishte edhe pasqyrė e temperamentit dhe e karakterit tė tij.” 129
129 M.Islami. Lidhja shqiptare e Prizrenit, Libėr i cituar.
Petro Marko e kujton si koleg nė organin ‘ Pėrpjekja shqiptare” ku “bashkėpunuan intelektualėt mė tė shquar tė kohės si Aleksandėr Xhuvani, Lumo Skėndon, Skėnder Luarasin, Lasgush Poradecin, Eqerem Ēabejn, Ernest Koliqin, Vangjel Kocan, Selaudin Toton, Ramiz Harxhin , Veli Stafėn, e shumė tė tjerė.
Edhe nė vitet e para pas ēlirimit tė vendit ai bėnte pjesė nė ajkėn e publicistėve si dhe nė stafit botues tė revistėn “Bota e Re”, organ i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė ku “pėrfshiheshin Dhimitėr S.Shuteriqi, Aleks Buda, Nexhat Hakiu, Mitrush Kuteli, Skėnder Luarasi, Shefqet Musaraj, Arshi Pipa, Zihni Sako, Selahudin Toto e Andrea Varfi” . 130
130 H. Boriēi. Njė shekull e gjysėm publicistikė shqiptare (1848-1997), Tiranė, Gjergj Fishta, 1997, f.169.
Gjatė kėsaj periudhe tė shkurtėr ai shkroi artikuj tė rėndėsishėm. Mė pas, nė rrethana qė i kemi pėrmendur, ai u mėnjanua.
Shkrimin e para publicistik Skėnder Luarasi e botoi nė moshėn 17-vjeēare kur qe nxėnės nė ShBA. Ai titullohet “Vdekja heroike e Paros” dhe pėrshkruan masakrimin barbar qė i bėnė andartėt grekė babait tė moshuar Vasil Kita dhe tė bijės Paro, nė oborrin e kishės sė Gostivishtit, sepse ata nuk e mohonin pėrkatėsinė e tyre ortodokse shqiptare. Me njė stil mbresėlėnės autori jep mesazhin heroik tė qėndresės, trimėrisė dhe therorisė sė gruas shqiptare qė vdes krenare e me nder si shqiptare.
Nė tė njėjtėn kohė shkruan artikullin “Ikja e profesorit Bowden...” ku pėrshkruhet respekti i nxėnėsve shqiptarė pėr mėsuesin e tyr tė nderuar dhe mėnyra shembullore se si e organizuan mbrėmjen e lamtumirės. Organizimi la mbresa tek drejtuesit dhe stafi pedagogjik i kolegjit dhe tek studentėt e kombėsive tė tjera. Autori uron qė po nė kėtė mėnyrė tė forcojnė mė tej lidhjen studentore dhe tė pėrpiqen pėr botimin e organit tė saj nė gjuhėt anglisht e shqip.
Gjatė periudhės sė qėndrimit nė SHBA Skėnder Luarasi botoi disa artikuj nė organe tė shtypit amerikan e shqiptar me tematikė tė gjerė: mbi ēėshtjen kombėtare e mbrojtjen e integritetit teritorial tė Shqipėrisė, organizimin e studentėve shqiptarė nė SHBA kudo tė ku gjendeshin, mbrojtjen e dinjitetit, kulturės, gjuhės e zakoneve tė tyre, forcimin e marrėdhėnieve midis popujve mbi bazėn e respektit reciprok. Ai replikon me njė jurist grek nė mbrojtje tė tė vėrtetės historike mbi Epirin dhe epirotėt. Rėndėsi paraqesin shkrimet e tij nė organin “Studenti” ku me njė talent tė spikatur e frymėzim atdhetar: himnizon simbolin kombėtar, pėrcakton objektivat kombėtare pėr vitin e ri, argumenton rėndėsisnė e zbulimit, ruajtjes e shpalosjes sė traditave tė vyera popullore etj. Rėndėsi paraqet edhe korespondenca qė sė bashku me Qerim Panaritin, nė emėr tė lidhjes studentore shqiptarė, i dėrgojnė presidentit Wilson dhe Kryetarit tė Konferencės sė Paqes nė Paris.
Ali Dhrimo dallon tek Skėnder Luarasi, krahas talentit, njė sedėr jashtėzakonisht tė fortė atdhetare pėr moshėn e tij tė re qė jo vetėm ka hedhur ide tė mėdha e mobilizuese pėr mbarė kombin, por kėto ide i ka hedhur nė njė moshė ēuditėrisht tė njomė...Dhe ai pėrmend pėr kėtė shkrimet e njohura tė Luarasit “Vdekja heroike e Paros” si dhe “Dita e flamurit” 131
131 A. Dhrimo Si e kam njohur Skėnder Luarasin. Artikull i cituar, f. 21.
Ndjeshmėria atdhetare vėrehet edhe tek artikujt : ” Kundėr shpifjeve greke”, “Kryedita e ēdo viti shqiptar”, “Mbi popullsinė e Kosovės” dhe sidomos tek artikulli kritik ndaj librit tė Fridrih Walish - “Shqipėria shtet i ri”.
Nė artikullin “Kundėr shpifjeve greke” ai nxjerr nė shesh falsitetin e argumenteve tė avokatit Janitis qė i rrėzon duke pėrdorur katėr dėshmi personalitetesh tė huaja.Tetė vjet mė vonė, kur ishte student nė Austri, hedh poshtė njė shpifje diskredituese ndaj gruas shqiptare tė botuar nė “Mayers Konversation Lexikon”, duke evidentuar vlerat e mirėfillta.
Pėr shkak tė shkrimeve tė tij realiste e therrėse u kėrcėnua e u pėrndoq. Kur shkroi artikullin ’’Pėr komb e flamur’’ nė nderim tė Themistokli Gėrmenjin, shkruan se “ tė nesėrmen, mė thirrėn nė Ministri tė Arsimit ku mė qortuan rėndė se pata shkruar diēka qė mund tė na armiqėsojė me Francėn... Nė fund mė porositėn qė si mėsues tė merrem vetėm me punėn e shkollės” 132
132 S. Luarasi. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar: Kujtime, Libėr i cituar.
Ndėrkohė Milto Sotir Gura i shkruan pėr artikullin:
“Vėrtet, i dashur Skėnder, e ke shkruar me ndjenjė tė vėrtetė shqiptari i cili edhe i ka kujtimet e vojtjes sė skllavėrisė tė tė huajve fare tė gjalla, nė zemrėn e tij dhe i cili edhe e ka zemrėn plot me gjak se me tė e ka ngjyer dhe penėn qė ka shkruar ato sėre. E dinja Skėnder qė do ta bėsh kėndonjėsin t'i dridhet zemra...Prapė tė shtrėngonj dorėn se me ato sėrat e bukura bėn dy shėrbime:a) U pėrkėdhel thinjat dhe rrudhat tė motuarve dhe b) U jep disa mėsime tė rinjve, shumica e tė cilėve janė vandalė tė ēdo punė tė gjyshėrve, stėrgjyshėrve dhe etėrve tė tyre.” 133
133 M. S. Gurra, Letėr dėrguar Skėnder Luarasit. Korēė, 3 dhjetor, 1930. ( A.Q.Sh.F.152, V.1931, D.26, f.1 )
Me ironi e sarkazmėn ndaj paaftėsisė dhe paditurisė, ai kritikon librin “Neuland Albanien” (“Shqipėria vend i ri”) tė njė austriaku tė vetėquajtur albanofil i madh, i cili ndonėse qe paguar nga regjimi i Zogut, shkroi njė libėr tė dobėt qė shtrembėronte historinė e Shqipėrisė e tallej me popullin shqiptar.
Luarasi krahason vlerat e botimeve tė mėparshme tė albanologėve tė shquar austriakė me botimin e ri dhe kritikon mungesėn e profesionalizmit dhe e qėndrimin servil tė disa gazetarėve qė reklamonin antivlerat.
“ E drejtė ėshtė edhe kritika qė u bėn autori intelektualėve shqiptarė pėr qėndrimin apatik qė mbanin ndaj studimit tė problemeve tė shoqėrisė sonė “
134 S.Luarasi. Fjala Shqipe. Libėr i cituar.134
Luarasi hedh poshtė tezėn antihistorike se Shqipėria u krijua si shtet vetėm pėr hir tė lodrave diplomatike gjė qė mohonte luftėn e patriotėve dhe popullit shqiptar.
Ky shkrim i Luarasit qė dilte kundėr rrymės sė kritikės zyrtare i shkaktoi persekutim politik e burgimin disa mujor.
Qėndrimin jokonformist e shpreh hapur nė disa shkrime kritike. Nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ai godet jo vetėm personat e privilegjuar tė regjimit, klanet, veprimet dhe mendėsinė e sferave tė larta, por edhe monarkun. Nė artikullin “Njė gjyq me rėndėsi” duke marrė shkas nga njė krim qė kreu njė bej korēar i privilegjuar nga regjimi, sulmon klasėn qė e ka lindur dhe e mbron. Nė shkrimin “Ismet Toto” analizon jetėn e veprėn e Ismetit, fundin tragjik tė urdhėruar nga mbreti dhe u drejtohet tė rinjve e intelektualėve qė tė hapnin sytė dhe tė kuptonin mė nė fund se cili qe i biri i Xhemal Pashės.
Nga cikli i shkrimeve tė botuar nė organin “Vullnetari i Lirisė” nė Spanjėn republikane, Andrea Varfi vlerėson atė me titull “25-vjet indipendencė”: “Teksa nė artikujt e mėparshėm vėmė re ndjenjat e patriotizmit, frymėn e revoltės, nė kėtė artikull ne shikojmė edhe pėrpjekjet e autorit pėr ta vėzhguar zgjidhjen e ēėshtjes sė ēlirimit tonė nga diktatura zogiste mbi baza mė tė shėndosha....Ai thoshte se ishte detyra qė tė ngjallnim idenė e frontit popullor edhe nė Shqipėri” 135
135S.Luarasi. Fjala shqipe. Libėr i cituar, f.9.
Nė publicistikėn e tij vend tė rėndėsishėm zenė portretet letrare ku shquhen ato pėr Themistokli Gėrmenjin, Spiro Bellkamenin, Naim Frashėrin, Ismail Qemalin, Isa Boletini, Aleksandėr Moisiun, Gjerasimit, Sevastisė e Parashqevi Qiriazit e tė tjera tė shquarave.
Ai i kushtoi rėndėsi dėshmimit tė sė vėrtetės historike kur trajton historinė e arsimit, shkollės kombėtare laike dhe dėshmorėve tė saj por edhe shfaq frynėzim pėr tė ardhmen e ndėrtimit tė Shqipėrisė sė Re e bashkimin kombėtar si tek artikulli “Ta begatojme gjuhėn ...”
Njė pjesė e publicistikės sė Skėnder Luarasit gjendet tek pėrmbledhja “Fjala Shqipe” (1961) i cili mė pas u hoq nga qarkullimi. Nė tė pėrfshihen artikuj tė shkruar nė vitet 1917-1960, tė ndarė nė shkrime tė rinisė, shkrime politiko-letrare, potrete letrare, shėnime kritike, cikli i shkrimeve mbi luftėn antifashiste tė Spanjės dhe shkrime mbi historikun e shkollave shqipe dhe librin shqip.
Tek “Fjala Shqipe” dalin qartė idetė qendrore tė autorit, ideali dhe veprimtaria e tij, e vėrteta e madhe qė shpall ēdo njeri i ndershėm, patriot i ushqyer qė nė rini me dashurinė pėr Atdheun, popullin, traditat. Shkrimet nė pėrgjithėsi janė botuar me tituj tė ndryshuar, tė shkurtuar, tė censuruar, parafjala pėrban kritika ndaj autorit pėr mangėsi letrare, historike e politike nė pėrshtatje me kėrkesat e asaj kohe
Pėrkundėr kritikės zyrtare, shumė intelektualė janė shprehur pėr vlerat e saj historike, politike, njerėzore, letrare. Jolanda Kodra ēmon ndjenjėn qė e gjallėron veprėn dhe qėllimin e lartė qė synon , si nga origjinaliteti i paraqitjes, ashtu edhe nga forca e stilit.
“Panorama e gjerė e jetės shqiptare e paraqitur nė kėtė pėrmbledhje dhe galerija e madhe e
karaktereve, tė realizuara me njė psikologji tė hollė, pėrbėjnė njė vepėr organike qė plotėson nė mėnyrė tė shkėlqyeshme njė boshllėk nė prodhimin e letėrsisė shqipe tė kėtij tipi.” 136
136 J. Kodra. Letėr dėrguar Skėnder Luarasit, Tiranė, 12 tetor, 1961. (Fondi i familjes S.Luarasi)
“Fjala Shqipe” vlerėsohet nga Mihal Hanxhari si “libėr qė vjen si njė grusht ujė nė buzėt e
pėrvėluara tė Kombit, ėshtė njė libėr qė duhet tė vejė jo vetėm nė ēdo kėnd tė Shqipėrisė, por
nė ēdo kėnd tė dheut ku ka njė shqiptar; ėshtė njė libėr qė po ta shihnim nė pėllėmbėt e
njoma tė tė rinjve do tė kishim njė shkak tė vėrtetė pėr t’u gėzuar. Ėshtė Fjala e Vėrtetė” 137
137M. Hanxhari. Letėr dėrguar Skėnder Luarasit, Tiranė, 19 tė nėntor, 1961 (Fondi i familjes S.Luarasi)

petrol
12-12-11, 20:51
Petro Luarasi

SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA

PJESA E DYTĖ

BIBLIOGRAFI E VEPRĖS SĖ SKĖNDER LUARASIT
I VEPRA TĖ BOTUARA
II SHKRIME TĖ BOTUARA NĖ PERIODIKĖ
III VEPRA TĖ PĖRKTHYERA
IV PĖRKTHIME TĖ BOTUARA NĖ PERIODIKĖ
V TREGUES TĖ VEPRĖS
1. Treguesi alfabetik i veprave dhe i shkrimeve tė botura tė Skėnder P. Luarasit
2. Treguesi alfabetik i autorėve tė krijimeve tė pėrkthyera nga Skėnder Luarasi
3. Treguesi alfabetik i titujve tė krijimeve tė pėrkthyera nga Skėnder Luarasi
4. Tregues kronologjik i veprave dhe artikujve tė botuara nga Skėnder Luarasi
5. Tregues kronologjik i pėrkthimeve tė botuara nga Skėnder Luarasi
6. Treguesi alfabetik i organeve tė periodikut ku ka botuar Skėnder Luarasi (*)

(*) Bibliografia e veprės sė Skėnder Luarasit do tė botohet e shtypur sė shpejti.


PERFUNDIME

Skėnder Luarasi vlerėsohet nga bashkėkohėsit si njė nga personalitetet mė pėrfaqėsues tė inteligjencies shqiptare nė shekullin XX, me veprimtari tė gjerė atdhetare-demokratike-antifashiste, mėsues edukator e pedagog, biograf, publicist, pėrkthyes, dramaturg, etj.
Nė punim ofruam njė informacion mbi krijimtarinė e Skėnder Luarasit me njė bibliografi tė veprės sė tij nė pėrputhje me kėrkesat e studimit tė fushėn sė bibliotekonomisė.
Ai pasqyron pėr herė tė parė, pothuajse tė plotė, krijimtarinė e Luarasit si biograf, publicist, dramaturg, pėrkthyes, pedagog etj. me njė aparat tė bollshėm informues me tre rubrika dhe gjashtė tregues
Njė ndėrmarje e tillė qe e vėshtirė dhe delikate po tė kemi parasysh shtrirjen nė njė periudhė kohe 65-vjeēare dhe shpėrndarjen e botimeve nė shumė vepra e organe vendase e tė huaja. Besojmė se prezantimi i veprės sė Skėnder Luarasit u bė mė i lehtė dhe mė i kuptueshėm me paraqitjen edhe tė personalitetin e veprimtarisė sė tij duke i shtuar karakterit tė ngurtė tė njė bibliografie gjallėrinė jetėsore tė tij: ndjesitė, motivimin i tij, veēoritė e personalitetit, drejtimet, rezultatet e veprimtarisė dhe vepra konkrete.
Konceptimi i punimit, i ndarė nė dy pjesė tė ndėrlidhura me njėra-tjetrėn, jo aq i zakonshėm nė formatet e punimeve tė tilla, shpresojmė tė ndihmojė nė kuptimin dhe pėrdorimin mė mirė tė bibliografisė dhe objektit tė studimit nė tėrėsi. Nė pėrshkrimin e kapitujve tė lėndės theksojmė qė i kemi kushtuar rėndėsi analizės sė fakteve qė i shėrbejnė njohjes sė veprės sė Skėnder Luarasit nė pėrgjithėsi, sipas kėndvėshtrimit tė fushės sė bibliotekonomisė dhe jo analizės teorike nė fusha tė tjera, tė cilat shpresojmė t’i kryejnė specialistėt pėrkatės.
Komentet e shumta tė bashkėkohėsve dhe analizat e studjuesve, ndihmojnė tė dallohen nuancat e veprės e shkrimet pėr nga forma e stili, gjuha e pasur e brendia, ritmi e muzikaliteti, shumėllojshmėria e portreteve dhe shtrirja e tematikės, ndėrthurja e kulturave, e zhanreve letrare e publicistike, na tregojnė ku Luarasi shfaqet si idealisti rilindas, ku si realist nė pėrballje me situatėn.
Duke analizuar rrethanat historike e politike, ngjarjet dhe faktet, shpresojmė se u argumentua si vlerėsimi i pėrgjithshėm, edhe harresa apo komentimi sipėrfaqėsor i veprės letrare tė Skėnder Luarasit, e cila mendojmė se shkaktohet nga faktorė objektivė e subjektivė si: Krijimtaria letrare e shtrirė nė vende tė ndryshme, nė shumė organe, nė njė periudhė tė gjatė kohore; Aktiviteti politik e shoqėror qė shpesh e ka detyruar tė botojė si anonim, me iniciale apo pseudonime; Pėrndjekja e rregjimeve jodemokratike gjatė etapave pėrkatėse nė Shqipėri; Nga klane e individė tė cilėt e luftuan dhe e penguan pėr motive politike, ekonomike e profesionale.
Me kėtė punim tė shoqėruar me shpjegime plotėsuese mbi jetėn, veprėn, personalitetin e veprimtarinė, tentuam tė kontribuojmė sado pak, nė njohjen mė nė detaje tė figurės dhe vlerave tė Skėnder Luarasit duke shpresuar qė tė tjerė tė interesuar nė lėmin e studimeve nė fushė tė gjuhėsisė, letėrsisė, publicistikės, pedagogjisė, historisė, dramaturgjisė, do tė dinė tė nxjerrin nė pah mė shumė aspekte dhe do ta thellojnė mė tej analizėn.
Sidoqoftė, nė dy dekadat e fundit tė periudhės sė demokracisė, nė kuadėr tė mendimit tė hapur e tė lirė, ndjehet interesim dhe po bėhen pėrpjekje pėr tė rivlerėsuar personalitetin, veprimtarinė dhe veprėn e tij e cila mendojmė se dallohet pėr vlera letrare dhe kombėtare, si rrjedhim nuk ka pėrse tė mos pėrfshihet nė tekstet shkollore, universitare dhe botimet akademike.


LITERATURA E PERDORUR

Aliu, Skėnder. Tumat e Luarasit Skėnder Aliu, Tiranė, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, 2004, 228 f.
Arapi, Fatos. Kujtohem qė jam, Tiranė:1997, 241 f.
Bezhani, N. Mėkatarėt.Nėpėr dosjet sekrete tė sigurimit tė shtetit. Vol.1,Tiranė,Toena, 2001
Boriēi, H.; Marku,M. Histori e shtypit shqiptar: nga fillimet deri nė ditėt tona. Tiranė, SHBLU, 2010
Dishnica, Dhimitėr. Qiriazi : Monografi .Tiranė, Shtėpia Botuese Enciklopedike, 1997, 195 f
Fevziu, Blendi. Historia e shtypit shqiptar: 1848-2005/Blendi Fevziu. Tiranė: Onufri, 2005
Frashėri, Kristo. Kristo Frashėri. Historia e lėvizjes sė majtė nė Shqipėri dhe e themelimit tė PKSH-sė: (vėshtrim historik me njė shtojcė dokumentash). Tiranė, Akademia e Shkencave, 2006 f.113
Frashėri, Kristo. Bajroni nė Shqipėri dhe takimet me Ali Pashė Tepelenėn (vjeshtė 1809) : me rastin e 200 vjetorit tė vizitės.Tiranė, Dudaj, 2009,
Fortuzi, Agim. Kujtimet e njė studenti tė shkollės Teknike : 1923-1945 : kujtime.Tiranė, Mokra, 2003
Gecaj, Murat. Filologė qė nuk harrohen. Njeri me temperament tė gjallė dhe pedagog i veēantė.Tiranė, Erik, 2002
Gėrmenji, Fluturak. Mesazhe paqeje : Misioni ushtarak hollandez ne Shqiperi ne vitet 1913-1914 . Tirane, Koha, 1999, f.3.
Goethe, J.W. Fausti. Tiranė, Argeta LMG,1999
Gjevori, Mehmet. Shkolla teknike e Tiranės - e Fullcit : 1921-1933 : monografi shkollore . Prishtinė, 2003
Haxhimihali, Tatjana. Aleks Buda.Kujtime. Tiranė, Akademia e Shkencave, 2005
Islami, Myslim. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe ēėshtja e bashkimit kombėtar. Tiranė, Afėrdita, 1998
Kadare, Ismail. Poshtėrimi nė Ballkan : sprovė . Tiranė, Onufri, 2004
Fultz-Kontos, Johana. Kryqi i Kuq, shqiponja e zezė: Biografi e Shkollės Teknike shqiptaro-amerikane tė Tiranės. Tiranė , Shtėpia Botuese Enciklopedike, 1994
Kolevica, Petraq. Lasgushi mė ka thėnė, Tiranė, Naim Frashėri, 1992
Kuanrud, Xhon. Besė, shpresė dhe dashuri. Jeta e Gjerasim Qiriazit, Tiranė, Kartė e pendė, 1998
Luarasi, Skėnder. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar : Kujtime nė dorėshkrim, V.1
Luarasi, Skėnder. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar : Kujtime nė dorėshkrim, V.2
Luarasi, Skėnder. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar : Kujtime nė dorėshkrim, V.3
Luarasi, Skėnder. Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar : Kujtime nė dorėshkrim, V.4
Luarasi, Skėnder. Fjala Shqipe, Tiranė, “Naim Frashėri”, 1961
Luarasi, Skėnder .Gjerasim Qiriazi, Jeta dhe vepra . Tiranė, “Naim Frashėri”, 1962
Luarasi, Skėnder. : Isa Boletini.Jetėshkrim i shkurtėr. Tiranė, “Naim Frashėri”, 1971
S.Luarasi.Ismail Qemali. (Jeta dhe vepra), Tiranė, SHBLP,1972
Luarasi, Skėnder. Nė Brigadat Internacionale nė Spanjė. Tiranė, Toena, 1996
Prifti, Naum. Midis dy kohėsh: Shėnime udhėtimi. Kujtime. Prishtinė, Buzuku, 2005
Stėrmilli, Haki. Burgu. Tiranė,1935
Tennyson, Alfred.Tiranė, Gutenberg, 1933
Uçi,Alfred. Filozofia e "DonKishotizmit". Tiranė, Akademia e Shkencave, 2010.
Uçi,Alfred. Shekspiri nė botėn shqiptare. Koncepti shekspirian i tragjikes. Tiranė, Marin Barleti, 1996
Whitman, Walt. Fije bari, Tiranė, Argeta LMG, 1997
Zelka, Luan. Mendimi shqiptar pėr gazetarinė:nga fillimet e Rilindjes sonė Kombėtare deri nė fund tė viteve 1930. Tiranė, Globus R., 2006

Agolli, Dritėro. Skėnder Luarasi – legjendė, mit dhe realitet. Zėri i popullit, 20.1.2000
Aliu, Ali. Kosovėn e kishte shqetėsim tė parė. Drita, 16 janar 2000
Andrew, J. Psikologjia. Karakteristikat psikologjike tė personalitetit, Athinė, Deftera,13 shtator 2010.
Arapi, Fatos. Nderim Skėnder Luarasit . ( Nė 10 -vjetorin e vdekjes). Drita, 26.4.1992
Ashta, Zef. Nė kujtim tė mėsuesit tim tė letėrsisė Skėnder Luarasi. Demokracia,16.1.2000
Broja, Xhemal. Si u pengua shfaqja e ‘’Kalorėsit dorėshtrėnguar’’ tė Pushkinit. Literatura Jonė, prill-maj1949
Idrizi, Rinush. Republika, Rreze nga dielli i demokracisė, 7.3.1991
Buēpapa, Skėnde. Intervistė, Nacional, 27 maj, 2011
Frashėri, Kristo. Tregoj Shqiperine e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhes, Koha jonė, 20.10.2007
Jakova, Kolė pėr Sefulla Malėshovėn: Treshja e ēmendur qė i binte murit tė diktaturės me kokė. Shekulli, 21mars, 2005
Jorgoni, Perikli. Me forcė e guxim Prometeu, Drita, 16 janar, 2000
Gogaj, Iljaz. Skėnder Luarasi - shėmbėlltyrė e pėrkryer e mėsuesit atdhetar e demokrat. Mėsuesi, 2 maj, 1992
Haxhiademi, Et’hem. Vilhelm Teli i Shilerit, Demokratia, 23 shtator, 1934
Kadia, Refik. William Shakespeare nė Shqipėri. William Shakespeare nė pėrkthimet shqip pėrpara dhe pas epokės komuniste. LCPJ, Volume 2 / 1, nr.37, 2009
Kaloēi, Dashnor. Si e dėgjuam Skėnder Luarasin kur fliste nga Radio - Madridi : Letra e panjohur e Vasil Llazarit nga qytet i Shkodrės i cili ia dėrgon atė Profesor Luarasit, Gazeta shqiptare, 11 prill, 2003
Kallulli, Adriatik. Shqipėrimet e Skėnder Luarasit janė Fanoliane. Drita, 16 janar, 2000
Kastrati, Jup. Skėnder Luarasi pėrkrah F.S.Nolit e F.Konicės, Drita, 16 janar, 2000
Kėlliēi, Skifter. Me Kadarenė nė vite: Kujtime, Metropol, 21 tetor, 2010
Kola.Gj. Mehmet M., autori i romanit pėr disidencėn shqiptare, Kritika,18 tetor, 2007
Laka, Kristaq. Sa shumė erėra e kishin rrahur. Takimi im i parė me Skėnder Luarasin: Kolonja, nr.4, prill 2000
Luarasi, Petro. Lasgush Poradeci dhe qorrollepsja e njė kronikani tė dėshtuar.
Ndryshe,18 maj, 2007
Luarasi, Skėnder. 25 vjet indipendencė, Vullnetari i Lirisė, 1937
Luaras, Skėnder. Kolonel L.W.J.K.Thomson, ‘’Dialėria’’ 7 korrik, 14 korrik, 21 korrik, 1929
Luarasi, Skėnder. Letėrsia moderne nė Shqipėri, Tirana observer, 24 mars, 2007
Luarasi, Skėnder. Komplotonjėsit e heshtjes" : botohet pėr herė tė parė letėrkėmbimi i Skėnder Luarasit me Gaqo Pecin, Ndryshe. 8 prill, 2007
Luarasi, Skėnder. Popullsia e Kosovės, Dialėria, nėntor 1928
[Luarasi, Skėnder]. Studenti, nr.1, janar 1920.
[Luarasi, Skėnder] Albania: 1918-10 mars-1928, Dialėria, Nr.5, mars 1928
Marko, Marko. Vullnetari i Lirisė. Tribuna e gazetarit, nr.6, 1972
Poradeci, Lasgush. Letrat e rralla tė Lasgushit. Republika, 4 prill, 2004
Premēi, M. Intervistė, Gazeta shqiptare, 5 korrik, 2002
Spahiu, Xhevahir. Skėnder Luarasi njeriu i fjalės sė lirė : nė kujtim tė prof. Skėnder Luarasit Poezi. Ndryshe, 27 prill, 2007
Shaqiri, Shaqir. Skėnder Luarasi dhe vepra dramaturgjike e Shekspirit. Rilindja,1.11, 1980
Shkodra, Zija. Intelektualėt-sfidues tė regjimeve. Rilindja, 15 shkurt1998
Velo, Maksi. Kur derdhej maska e diktaturės. Tunelet dhe komunizmi. Albania, 23 .12.1999
Vrioni, Agi. Ju tregoj jetėn e vėrtetė tė Jusufit : me bashkėshorten e Jusuf Vrionit nė 90- vjetorin e lindjes sė tij, Tirana observer, 15 mars, 2006
Xholi, Zija. Skėnder Luarasi, njė shqiptar i vėrtetė: Nė-95 vjetorit tė lindjes, AKS, 15.1.1995
Zeqo, Moikom. Migjeni, mė konceptuali i letrave shqipe. Koha jonė, 24 gusht, 2003
Zeqo, Moikom. Themeluesit e Bajronizmit nė Shqipėri, Koha jonė, 4 janar, 2003

Fjalori enciklopedik shqiptar. Akademia e Shkencave e RPSSH. Tiranė, 1985
Fjalori i shqipes sė sotme. Tiranė, Toena, 2002
Shkolla Tregtare e Vlorės ēerdhe e lėvizjes patriotike e revolucionare: Maket, Vlorė, 1974
Gjimnazi i Shtetit Shkodėr (1922-1972), Shkodėr, 1971

Gazeta “Besa”. Ēquajtja e njė letrari shqiptar, 27 mars, 1935
Gazeta “Illyria”. Vilhelm Teli, 15 korrik, 1934
Gazeta ”Liria”. Lajmėrim. 12 maj, 1972
Gazeta “Salzburge FolksBlat”. Njoftohemi nga Tirana, 12 prill,1935
Gazeta “Shqipėria e Re”. Shfaqje teatrale nė Vlorė (‘’Agimi i lirisė’’), 9 nėntor, 1932
Gazeta “Shqipėria e Re”, Lajmėrim, 3 shkurt, 1929.
Gazeta “Shqipėria e Re”. Rreth shfaqjes theatrore tė dramės origjinale: ‘’Agimi i Lirisė‘’,
10 janar, 1933

petrol
12-12-11, 22:48
Skėnder Luarasi

Dita e Flamurit

Dita e Flamurit ėshtė dita mė e shėnuar nė historinė e kombit tonė. Duke kremtuar kėtė ditė, i pari kujtim qė na bie nė mend ėshtė se njė popull ka shpėtuar prej kurthit tė robėrisė dhe nisi tė shijojė jetėn e lirė duke u pėrfaqėsuar prej shenjės kombėtare, Flamurit.
Shenja e kombit tonė: Flamuri kuq e zi me shqiponjėn dy krenore!
Me sa mburrje, madhėshti, nderim dhe gaz e shikon ēdo sy atdhetari! Vetėm njė tradhėtar, njė shpirtlig e vėshtron me cmirė, me urrejtje, me frikė.
Te flamuri nuk shohim vetėm bukurinė e cohės dhe tė ngjyrės, po edhe bukurinė e njė atdheu, tė njė kombi, me tėrė cilėsitė, parimet, ndjenjat dhe historinė e njė populli, qė ka jetuar pėr njė jetė madhėshtore, pėr qėllime tė larta, tė shtrenjta, tė dlira.Flamuri ynė tregon qėndrimin e njėherėshėm, tė patundur dhe burrėror tė atyre ushtarėve fisnikė qė i ka udhėhequr nė ngadhėnjime, mes luftrave tė rrepta, jo pėr sulme, po pėr mbrojtje. Flamuri ynė tregon jetėn e atyre trimave tė kombit qė luftuan pėr tė mbrojtur atdheun. Nėn kėtė flamur Skėnderbeu mundi tė dalė fitimtar nė luftėra tė panumėrta kundėr mizorive tė Anadollit. Nėn kėtė flamur trimat e Gegėrisė dhe tė Toskėrisė mundėn tė mbajnė tė pa njolluar prej armiqve nderin e tyre. Nėnė kėtė flamur kemi dhėnė besėn tė rrojmė ne, bijt e shqiponjės.
Te ky flamur i hapur, qė fėrfėrin nė erė, shikojmė me shkronja tė arta Shqipėrinė e Re dhe tė Lirė; shikojmė jetėn e sė ardhmes sė kėtij kombi, qė ėshtė dergjur pėr kaqė kohė nė kurth i mbuluar me plafin e robėrisė, po qė kurrė nuk ka qėnė i mundur pėr vdekje!
Flamuri ynė ėshtė shenja e trimėrisė dhe e lirisė. Pėr trimėri ka kaptuar male, ka kapėrxyer lumenj, ka shėtitur pyje, ka vetėtitur mbi dete dhe ka valuar mbi fusha. Pėr liri ka bėrė therorira tė mėdha, beteja tė gjakėshme.
Pėr liri, si tani dhe kėshtu e tutje ky dhe vetėm ky flamur do tė fėrfėrijė mbi kulmet e shtėpive, do tė shėndrijė mbi majat e ēukave, do tė valojė mbi sheshet e lėndinat. Vetėm nėnė kėtė flamur do tė prehen nė qetėsi eshtrat e atyre dėshmorėve qė bėnė therorinė mė tė madhe duke luftuar dhe vdekur me nder e lavdi.
Vetėm nėn kėtė flamur mund tė rrojmė ne bijtė, niprit dhe stėrniprit, nė liri, nė fatbardhėsi mė vete dhe nė paqė e miqėsi me fqinjėt.
Po sado i mirė, sado i bukur dhe i kėndshėm tė jetė ky flamur, bukuria e tij prishet, fishket, venitet, po tė mos jemi dhe ne si flamuri. Le ta dimė qė ne e bėjmė flamurin dhe jo flamuri neve. Po tė jemi ne trima, besnikė, tė drejtė, tė lirė, tė ndershėm, ashtu do tė jetė edhe flamuri ynė, shėnja e njė populli trim, besnik, tė drejtė, tė lirė, tė ndershėm.Po tė jemi ne robėr dhe trathtarė, ashtu do tė jetė edhe flamuri, shenja e robėrve dhe e tradhtarėve.

Shkrim i vitit 1919

petrol
12-12-11, 22:52
Skėnder Luarasi

Abetarja shqipe ėshtė shkruar me gjak.

Gjuha shqipe, ky mjet i mrekullueshėm qė ka populli pėr tė shprehur mendjen e zemrėn e tij fisnike, ėshtė thesari mė i shtrenjtė qė trashėguam nga stėrgjyshėt tanė tė nderuar.
Kėtė mjet qė na ndihmon tė kuptohemi e tė pasurohemi me idealet mė tė lartė tė njerėzimit, armiqtė e kombit tonė kanė bėrė ēmos tė na e prishin me qėllim qė tė na varfėronin e tė na rrobėronin mė lehtė. Por populli shqiptar u bėri ballė burrėrisht orvatjeve tė parreshtura tė armiqve dinakė dhe nė kėtė pėrpjekje gjigande mėsonjėsit e shqipes kanė qėndruar nė krye tė luftės. Promethenjtė tanė shkruan Abetaren shqipe me gjak dhe ndėrtuan shkollėn shqipe me kockat e tyre tė shenjta
nė luftė pėr jetė a vdekje me forcat mė barbare qė polli Mesjeta:..
Karakteristika qė ka dalluar shkollėn shqipe nga gjithė shkollat e vendeve fqinj ėshtė se mėsonjėtorja shqipe ka qenė laike qė nė fillimin e jetės sė saj dhe e lirė nga ēdo paragjykim fetar e shoqėror. Ajo nuk ka asgjė tė pėrbashkėt, as morale, as intelektuale, me shkollat klerike. Dhe ėshtė kjo karakteristikė themelore qė do t'i japė shkollės shqipe aftėsinė pėr ta shpėnė popullin shqiptar mė shpejt drejt qėllimeve tė larta tė njerėzimit.
Pėr kėtė shkollė, laike, tė pavarur dhe me frymė pėrparimtare, kanė dhėnė jetėn me dhjetra e qindra arsimtarė patriotė tė popullit shqiptar. Nė krye tė kėsaj rruge fisnike shquan fytyra e ndritur e rilindasit tonė tė parė, Naum Bredhasit nga Vithkuqi, i cili na fali ''Avetarin'' dhe qė kėtė mėkatė ndaj ''Megali idhesė'' dhe Fanarit e lau me kokė mė 1866 brenda mureve tė errėta tė Patrikanės. Me kokė e pagoi veprimtarinė e tij patriotike edhe mėsonjėsi i shkollės shqipe tė themelua nė Korēė mė 7 mars 1887 dhe pėr ta nderuar kėtė datė historike ajo u caktua Dita e Mėsonjėsit. Pandeli Sotiri u vra prej sė shoqes e tė vjerrit grek me ndėrsimin e Patrikanės. Njerėz tė errėt nė shėrbim tė armiqve tė Abetares shqipe vranė Balil Tahirin, bariun e fshatit Selenicė e Pishės, i cili duke ndjekur me mall tė flaktė mėsimet e Rilindasve tanė, u bė mėsonjės i fėmijėve tė fshatit tė vet. E vranė kur po kthehej nga Selaniku, pasi kishte kryer njė mision patriotik mė 1893.
Sepse ēeli shkollėn shqipe nė Negovan dhe predikonte pėr ēėshtjen shqiptare, andartėt grekė, tė shtyrė prej dhespotit tė Kosturit, Karavangjelit, vranė mė 12 shkurt 1906 Papa Kristo Harallambin bashkė me tė vėllanė Papa Theodhosin dhe pesė patriotė negovanas, pėrkrahės tė shkollės shqipe, qė kėshtu ta tmerronin njerėzinė sa tė mos pranonin mėsonjės shqiptar e shkollė shqipe.
Si yll i madh i bukur ndrinte nė qiellin shqiptar tė errėt tė asaj kohe patrioti Koto Hoxhi nga Qesorati, shok besnik i vėllezėrve Frashėri dhe i idealit tė shoqėrisė ''Drita'' tė Stambollit, nė themelin e sė cilės ai vuri njė nga gurėt themeltarė. Trimat e bejlerėve e rrahėn dhe shėrbėtorėt e kishės greke e vranė sepse edukoi, i pari nė Shqipėri, falangėn e mėsonjėsve tė rilindjes qė pėrhapi dritėn nė vendin tonė.
Mitropolia e Manastirit pasi nuk mundi ta vrasi Gjerasim Qiriazin me plumb a helm, e shtiri me dinakėri nė duart e kusarėve, tė cilėt, dimrin e motit 1889, e mbajtėn rob nė malet e Lenies, ku u plevitos dhe e lėshuan vetėm kur u pagoi paratė me tė cilat do tė blinte nė Korēė ndėrtesėn e sė parės shkollė shqipe pėr vajzat. Gjerasim Qiriazi vdiq mė 5 janar 1894, por shkolla shqipe e tij, nėn udhėheqjen e sė motrės Sevasti Qiriazi, lulėzoi pėr nder e dobi tė gruas shqiptare.
Kleri grek nė bashkėpunim me hyqymetin turk helmuan nė Ersekė mė 17 gusht 1911 Petro Nini Luarasin. ''Vramėni'', u tha feudalėve shqiptarė ky mėsonjės i vjetėr i shqipes, '' po mblidhmani gjakun, se do t'u duhet nipėrve tuaj tė shkruajnė gjuhėn shqipe''.
Nė kolonitė shqiptare tė Greqisė, Panajot Kupitori, drejtori i gjimnazit tė Varvaqit, dijetar e shkrimtar veprash historike e filologjike pėr gjuhėn shqipe e kombin shqiptar, vdiq i sėmurė nė burg tė Athinės, ku e shpunė shovinistėt grekė, sepse hapi shkollė nate mė 1876 pėr t'u mėsuar arbėreshėrve tė Athinės gjuhėn amtare.
I helmuar, po nė burg tė Athinės, vdiq mė 1884 bashkatdhetari i Panajotit, Anastas Kullurioti, redaktor i gazetės shqip-greqisht ''I foni tis Albanias''( Zėri i Shqipėrisė), autor abetaresh e librash shqip qė i pėrdori nė shkollat e tij arbėreshe.
Nė mesin e kėsaj trumbe dėshmorėsh ngrihet si njė titan patriarku i gjithė mėsonjėsve tė shqipes, Jeronim de Rada, edukatori i nderuar i rinisė arbėreshe nė Shėn Dhimitėr tė Koronės, i cili, i rrahur prej urisė e prej halleve tė jetės, punoi parreshtur pėr lirinė e shpėtimin e Atdheut tė zbjerrė. Po tė kish rrojtur 100 vjet, plaku i nderuar 90 vjeēar i Makijės, i cili duke dhėnė frymėn e fundit thirri me dėshpėrim ''Po mė ikėn gjaku i Arbėrit'', do tė kishte parė se djersa dhe mundi i titanit arbėresh nuk vajti kot.
Terrori i tėrbuar i qeverisė turke, krahas e pėr ndihmė tė inkuizicionit fanariot, pati arrirė kulmin nė majin e vitit 1903 kur qeveria turke dhe kleri fanariot i mbyllėn gjithė shkollat shqipe dhe i dėrguan syngjyn mėsonjėsit patriotė ndėr tė cilėt Nuēi Naēin, drejtorin e fundit tė mėsonjėtores sė Korēės. Nuēi vdiq nė mjerim gjatė regjimit feudal tė Zogut por ditėn e 7 marsit emri i tij do tė pėrmendet me nderim nga tė gjithė mėsonjėsit e Shqipėrisė.
Edhe pas shpalljes sė konstitucionit nė Turqi, xhonturqit u pėrpoqėn nė mėnyrat mė barbare e mė dinake t'ia presin hovin Abetares shqipe qė nisi tė pėrhapej nė gjithė Shqipėrinė dhe vranė sa mundėn me shpatė e me tortura. Ata vranė nė burgun e Manastirit Sadik Zajmin dhe Idriz Novokazin se patėn hapur shkolla shqipe nė Shkup, Pejė, Gjakovė, Prizren , Zymė, dhe Janjevė, me aq sa premtonin rrethanat asaj kohe. Nė vėshtirēsi rrojtėn e punuan Ismail Haxhi Tahiri, shkronjės i Haxhi Zekės, eksponentit tė Lidhjes sė Prizrenit, Haxhi Bejta nga Janjeva e shokėt e tyre pionierė tė parė pėr gjuhėn shqipe pas Lidhjes sė Prizrenit. Ata u rrahėn e u vranė, po prej tokės shqiptare lindėn forca tė reja . Nxėnėsit e mėsueve tė rėnė nė luftėn e shenjtė pėr liri dhe kulturė, pėr ta nxjerrė popullin shqiptar nė dritė, e muarėn pishtarin nė dorė nė udhėn drejt ditės sė bukur tė 28 Nėntorit 1912.
Pas kėsaj dite tė shenjtė pėr Shqipėrinė, Atdheu ynė vėrtet u spastrua prej sulltanėve e patrikėve, por shėrbėtorėt e tyre, feudalėt e klerikėt fanatikė mbetėn. Kėta shėrbėtorė tė reaksionit na vranė mė 1920 Sali Nivicėn, mė 1924 Avni Rustemin dhe mė 1925 Luigj Gurakuqin dhe Sali Ēekėn. Pothuaj se ēdo mot e ēdo muaj nėna jonė Shqipėri vajtonte nga njė bir mėsues, tė vrarė prej bejlerėve e fashistėve.
Edhe reaksioni i jashtėm kėrkoi viktimat e tij nė radhėt e mėsonjėsve shqiptarė. Nė Kosovė serbomėdhenjtė e nisėn plojėn e tyre pas ēlirimit tė Shqipėrisė me Pater Paliqin e me Pater Shtjefėn Gjeēovin qė u mėsonin gjuhėn amtare kosovarėve tė robėruar. Shovinistėt serbė mbytėn mė 1947 nė burgun e Prizrenit Bedri Pejanin, ish mėsonjėsin e gjuhės shqipe nė gjimnazin e Shkupit mė 1909 dhe e vranė priftin patriot At Dhimitėr Bellkamenin, tek po dilte nga shkolla shqipe e Tushemishtit.
Me njė krim tė shėmtuar e nisi Zogu regjimin e tij tradhėtar kur mė 1928, pėr oportunitet politik vari mėsonjėsin demokrat, Ibrahim Arapin, kryetar i shoqėrisė ''Bashkimi'' nė Durrės. Me njė krim po kaq tė shėmtuar e vazhdoi fashizmi italian sundimin e tij mbi Shqipėrinė kur vari nė Shkodėr mėsuesin e dashur nga gjithė populli shqiptar, Jordan Misjen. Dhe nazistėt varėn nė Prizren Xhevdet Dodėn. Me njė krim tė kėtillė mbaruan ekzistencėn e tyre tė turpshme reaksionarėt nė Shqipėri kur vranė pas murit, duarlidhur e nė sy tė nxėnėsve, mėsuesin e lavdishėm Ndrec Ndue Gjoka. Tė gjithė kėta bij tė denjė tė Shqipėrisė vanė me kėngė drejt ēastit tė fundit tė jetės sė tyre duke dėshėruar tė ishte sa mė i gjerė sheshi i ekzekutimit dhe sa mė i lartė trikėmbėshi qė tė shihte mirė populli shqiptar se ē'kurban tė madh bėnin bijt e tij pėr tė fituar lirinė.
Shkolla shqipe pati edhe nga ata mėsonjės patriotė qė vėrtet nuk u vranė nga reaksioni, porse qė tė mos i pėruleshin tiranisė shkuan tė bėjnė njė rrojtje plot brengė duke ngrėnė bukėn e hidhur tė mėrgimit pėr tė qėndruaribesnikė ndaj idealeve qė kishin predikuar nė shkollė. I kėtillė mėsonjės ėshtė patrioti i madh me karakter tė fortė Sotir Peci, tė kėtillė janė Nane Panajot Meksi, Vasil Konomi-Labova, Halim Xhelo, Niman Ferizi, Ferit Imami, Pal Lumėzi: njė nga mėsuesit e parė tė shqipes nė Prizren qē vdiq nė mjerim mė 1943 dhe Ibrahim Femiu, i cili gjatė pushtimit tė Kosovės prej malazezėve e ktheu shtėpinė e tij nė shkollė tė fshehtė pėr djemurinė patriote tė Gjakovės. Nė mėrgim dhe tė dėshpėruar qė eshtrat nuk do t'u preheshin nė mėmėdhenė e dashur, vdiqėn mėsuesit e shquar Grigor Cilka, Vasil Duro, Llukan Simo, Gjergji Sevo, Hamit Lumi, dhe mėsonjėsja veterane e shkollės sė vajzave nė Korēė Fanka Efthimiu qė vdiq nė Manastir, dhe nxėnėsja e saj Vasilo Ballkameni e Urani Rumbo.
Njė njollė e zezė do t'i mbetet nė ballė qeverisės plot turp tė Ahmet Zogut qė la tė vdesė tė dėshpėruar e nė mėrgim, pa dhėnė as ndihmėn mė tė vogėl pėr ta shėruar nė sanatoriumin e Tore Peliēes nė Itali, mėsonjėsin e talentuar, Migjenin, poetin e rinisė shqiptare, nė moshėn 26 vjeē.
Mėsues tė gjuhės shqipe kanė qenė edhe ata patriotė tė cilėt vėrtet nuk ēelėn shkollė vetė po predikuan mėsimin e gjuhės amtare dhe ndihmuan tė tjerėt tė pėrhapnin arsimin kombėtar nė Shqipėri. Nga mė tė shquarit e kėtyre patriotėve janė: poeti ynė i madh Kombėtar Naim Frashėri e dijetari Sami Frashėri qė hartonin aq libra pėr mėsonjės, Jani Vreto, i cili shėtiti pa u lodhur nėpėr kolonitė shqiptare pėr tė shtuar shokėt, pėr tė botuar libra shqip dhe pėr tė themeluar shoqėri kombėtare, Hoxhė Tahsini, e tė tjerė, e tė tjerė.
Shkolla e gjuhės shqipe mori rrugėn e vet, larg turēes e greqishtes, atė ditė kur shqiptarėt mėsuan se ''perėndia nuk e dinte shqipen''. Njė mėsonjės shqiptar ka shkruar:
Edhe Krishti ndė na thėntė:
''Unė jam grek, eni pas meje'' -
do t'i themi: ''Pa mblidh mendtė,
se shqiptari s'vjen pas teje''.
Tregojnė pėr Islam Spahinė nga Luma se njė ditė e pyeti hoxhėn e fshatit pse nuk e bėnte duvanė shqip.
''Allahu nuk e njeh shqipen'', iu pėrgjegj hoxha qė ndoshta vetė nuk e dinte turēen.
''Po mirė'', ia ktheu Islami. ''Njė zot qė s'e njeh shqipen nuk mė duhet''. Qė atė ēast e pėrzuri hoxhėn dhe nisi tė hapė shkolla shqipe.
Mėsonjės tė kėtillė tė shqipes, mė fort shėtitės, me pushkėn nė njėrėn dorė pėr tė luftuar armikun dhe me abetaren nė tjetrėn pėr t'i ndriēuar bashkėluftėtarėt, kanė qenė nė radhė tė parė Sali Butka dhe Mihal Grameno.
Pėrpara varreve ku prehen dėshmorėt e pionierėt e pėrhapjes sė arsimit kombėtar, tė cilėve populli ėshtė zotuar t'ua shkruajė emrat me gėrma tė arta nė faqet e historisė sė Rilindjes shqiptare, pėrulemi me nderim e mirėnjohje.
Me mirėnjohje duhet tė kthejmė vėshtrimin edhe drejt atyreve tė cilėt akoma nuk e kanė mbėshtjellė lėmshin e jetės sė tyre gjer nė fund. Pėrmendim me nderim e mirėdije sot nė ditėn e 7 Marsit zonjėn 80 vjeēare Parashqevi Qiriazi, e cila rron qė tė shohė se djersa qė derdhi 55 vjet me radhė nė fushėn e arsimit tė vajzės shqiptare nuk i vajti kot. Pėrmendim mėsonjėsit veterane Nikolla Lako, Aleksandėr Xhuvanin, Musiaf Luēin nga Kuēi i Kurveleshit, baba dy dėshmorėsh qė edhe nė moshė tė kaluar drejton shkollėn e fshatit tė tij, Ilo Mitkė Qafėzezin, Ahmet Gashin, Hysni Bababameton, profesor Sotir Papakriston, tė gjithė ata arsimtarė qė kanė zgjuar entuziazmin nė nxėnėsit e shkollės shqipe nė kushte shumė tė vėshtira dhe rritėn brezat qė po ndėrtojnė Shqipėrinė e re.

Shkrim i vitit 1957

petrol
12-12-11, 22:58
Skėnder Luarasi

Kongresi i Dytė i Manastirit

Kongresi i Dytė i Manastirit u ēel nė rrethana shumė dramatike nė Shqipėri; u ēel mė 20 mars 1910 ( 2 prill 1910 me kalendarin e ri P.L)) duke zhvilluar punimet e tij pėr dhjetė ditė me radhė nėn kėrcėnimint e qeverisė turke dhe tė armiqve tė Shqipėrisė.
Tė shikuar nga njė cilėsi e pėrbashkėt, kongreset e mitingjet shqiptare qė nga Lidhja e Prizrenit e gjer nė kuvendin e lavdishėm tė Vlorės janė stacione tė udhės sė vėshtirė qė pėrshkoi populli ynė drejt rilindjes sė tij. Nė kėto mbledhje populli shqiptar shprehte dėshirat e qėllimet qė ndjente nevojė t’ia kumtonte gjithė botės dhe shtonte fuqinė pėr luftėn e tij kombėtare.
Nė mbledhjen e Ferizajt qė u mbajt dy javėt e para tė korrikut 1908, masat fshatare tė Kosovės shfaqėn ndjenjėn e revoltės sė rrėsėllitur lėmsh nė grykė qysh nga disfata e Prizrenit dhe kėrkuan shpalljen e regjimit konstitucional nė Turqi. Shumė kush e quan Hyrjetin vepėr tė xhonturqve, por nė tė vėrtetė nė pėrmbysjen e regjimit absolute tė Abdyl Hamidit njė rol shumė tė rėndėsishėm luajtėn tė 30.000 shqiptarėt e mbledhur atje nėn udhėheqjen e Isa Boletinit, tė Bajram Currit e tjerė personaliteteve shqiptare; qe ultimatumi i tyre i fundit i cili, simbas fjalėve tė Ismail Qemalit, ‘’la nė mendjen e sulltanit njė mbresė mė tė madhe sesa kėrcėnimet e xhonturqve ose protestat e fuqive tė mėdha’’. Tė nesėrmen fjalėt e ndaluara gjer atėherė, liri, drejtėsi, barazi, u brohoritėn rrugėve, u botuan nė gazeta shumėgjuhėshe, u shkruan nė flamurėt e kombėsive tė Perandorisė Otomane. Parrullės sė revolucionit borgjez tė Francės, turqit e rinj, mbasi ia zėvendėsuan fjalėn ‘’vėllazėri’’ me ‘’drejtėsi’’, i shtuan emrin epartisė sė tyre ‘’Xhemijet’’, qė shqip do tė thotė ‘’Bashkim’’, dhe qė sipas kuptimit politik tė xhemijetxhinjve kishte pėr qėllim turqizimin e gjithė kombėsive nėn skeptrin e Osmanit.
Shqiptarėt patriotė qė ishin munduar e burgosur 30 vjet me radhė se punonin pėr gjuhėn e tyre tė dashur, pas rėnies sė sulltan Hamidit, organizuan shoqėri kombėtare pėr tė mbjellė arsim e kulturė nė turmat e paditura; ēelėn klube ku bisedonin rreth ēėshtjeve politike e shoqėrore dhe ndriēonin rrėmetin mbi ngjarjet e ditės; ata themeluan shtypshkronja pėr tė botuar gazeta e libra dhe ēelėn shkolla tė natės e tė ditės qė tė edukoheshin atje bijtė e bijat e popullit me gjuhėn amėtare. Patriotėt e Korēės nuk pritėn stinėn kur hapen shkollat por e riēelėn ‘’Mėsonjėtoren shqip’’ qė nė mes tė verės, fill pas shpalljes sė regjimit konstitucional.
Brenda tre muajve mbas proklamimit tė Hyrietit, patriotėt shqiptarė mbajtėn nė Manastir kongresin e parė pėr unifikimin eAbece-sė shqipe nė rrethana paqėsore dhe, pėr sy e faqe, me mirėdashjen e qeverisė turke. Mirėpo, kur mbas njė moti e gjysmė u mbajt Kongresi i Dytė i Manastirit, xhonturqit s’ua kishin mė nevojėn shqiptarėve dhe e patėn shpėrdorur e kthyer regjimin e ri nė njė tirani politike.
Veziri i madh Haki pasha, protagonisti i maskaradės xhonturke, qysh nė bisedėn e parė nė kėshillin ministror e shprehu urrejtjen e qeverisė xhonturke ndaj udhės sė shqiptarėve me kėto fjalė: ‘’Rreziku mė i madh pėr Turqinė nga gjithė kombet qė jetojnė nė perandorinė tonė janė shqiptarėt. Ėshtė frikė e madhe nga ky komb mos zgjohet e mėkėmbet e merr dituri nė gjuhėn e vet; dhe atėhere e mori lumi Turqinė e Evropės. Shqiptarėt kanė nisur t’i venė themelet e kombėsisė me anėn e shkrimit e kėndimit dhe njė ditė mund tė shtien nė dorė gjithė Turqinė. Kanė njė gjė tė lehtė e tė plotė qė mund t’i pėrparojė shpejt.. . Historia e tyre po doli nė shesh ėshtė prishja e Turqisė. Me tė shpallurit e Hyrjetit shqiptarėt deshėn mėsim, hapėn shkolla tė mėdha e tė vogla, ēelėn klube, ngritėn shtypshkronja, mbajtėn kongrese dhe bėnė aq shumė punė sa nuk na e priste mendja. Prandaj ky hov duhet t’u pritet, duhet t’i ndajmė e t’i pėrēajmė, t’i shtypim e t’i dėrrmojmė sa tė mos kenė mė fuqi tė ngrihen’’.
Haki pasha njė nga shtyllat e Xhemijetit, ish-profesor universiteti nė fakultetin e drejtėsisė, ish-ministėr i Arsimit dhe i punėve tė brendėshmedhe gjer pak ditė mė pėrpara ish-ambasador i Stambollit nė Romė, me kėtė urdhėr qė dha kundėr mendjes shqiptare, provoi qė kishte mbetur reaksionar e shovinist. Me sa sy tė mprehtė i pati njohur Mustafa Qemali kėta hijerarkė xhonturq kur i quajti ‘’njė bandė ushtarakėsh tė liq’’!
Qė t’ia ndalnin dorėn kriminale kėsaj bande ushtarakėsh tė liq, qė tė shpėtonin gjuhėn e dashur shqipe, kėtė thesar tė ēmuar qė na kishte mbetur trashėgim pej stėrgjyshėrve edhe nė ditėt e varfėra tė robėrisė katėr shekullore, dhe tok me gjuhėn gjithė idealet e lirisė, tė pavarėsisė e tė pėrparimit, pa tė cilat nuk mund tė rrojė asnjė popull, burrat trima shqipėtarė u mblodhėn nė kongrese. Kongresi i Parė i Manastirit u pėrpoq tė bashkonte Shqipėrinė me anė tė njė shkrimi unik; Kongresi i Elbasanit u pėrpoq ta bashkonte me anėn e themelimit tė dy institucioneve kulturale pėr gjithė Shqipėrinė; Kongresi i Dytė i Manastirit, sikundėr na e thotė organi i Klubit Qėndror tė atij qyteti: ‘’Bashkimi i kombit’ u thėrrit prej kėtij klubi se u ndje nevoja e madhe qė ‘’tė bisedojmė pėr mbi rreziqet qė mvaren mbi Shqipėrinė e gjorė‘’.
Mėsuesi dėshmor Sali Nivica na e ka dhėnė me njė fjali tabllonė e kohės sė kėtij kongresi tė dytė: ‘’Tani janė mbėrthyer gėnjeshtra me tė vėrtetėn, e shtrembėra me tė drejtėn, padija me diturinė, fanatizmi me mendimin e lirė.‘’ Nė kėtė pėrleshje pėr jetė a vdekje midis patriotėve shqiptarė e turqve tė rinj, nė frontin e Kongresit tė Dytė tė Manastirit muarėn pjesė delegatė qė pėrfaqėsonin rreth dyzet klube dhe shoqėrira patriotike. Nga kėta mund tė pėrmendim kryetarin e klubit qendror’’Bashkimi’’, Fehim Zavalanin, pėrfaqėsuesin e klubit tė Stambolllit, Ibrahin Naxhi Spahiun, i njohur me pseudonimin Dervish Hima, Petro Nini Luarasin, Bedri Pejanin, Qamil Shkupin, Bejtulla Gjilanin, Hajdar Bloshmin, Tefik Panaritin, Hysni Currin, Ferit Ypi Starjen, i cili tok me Rifat Manastirin, pati mbrojtur alfabetin latin aq burrėrisht nė Kongresin e Dibrės, Themistikli Gėrmenjin dhe Qazim Ilias Dibrėn qė u zgjodh kryetar i parė i kongresit tė dytė. Dy patriotė tė tjerė qė pėr arėsye politike mbetėn anonimė, por qė qenė nga shtyllat mė tė forta nė platformėn e kėtij kongresi, janė ish-delegatė edhe nė Kongresin e Parė tė Manastirit edhe nė Kongresin e Elbasanit: Gjergj Qiriazi dhe Telemak Gėrmenji.
Organi i Klubit Qėndror ‘’Bashkimi i kombit’’ i pati lajmėruar degėt t’i nisnin delegatėt e tyre nė mėnyrė qė mė 15 tė muajit mars tė ndodheshin nė Manastir. Ata tė jugės arritėn me kohė; porse tė Kosovės u vonuan pėr nja pesė ditė. Tė pranishmit herakė i kaluan tė pesė ditėt me biseda mbi ngjarjet e ditės , mbi mėnyrėn se si t’i mbronin tė drejtat konstitucionale tė fituara nė Ferizaj , e tė tjera ēėshtje gjuhėsore, shoqėrore e politike. Pra me tė ardhur edhe delegatėt e Kosovės, mė 20 tė marsit nė mėngjes filluan seancat. Ibrahim Naxhiu, i pari, mbajti fjalimin e tij zyrtar: ‘’Nė kėtė mbledhje’’, tha oratori, ‘’ne nuk pėrfaqėsojmė vetėm klubet qė na kanė dėrguar delegatė, ne pėrfaqėsojmė gjithė Shqipėrinė. Jemi mbledhur tė bisedojmė mbi nevojat tona kombėtare pėr diturinė, pėr lulėzimin e gjuhės sonė dhe pėr mbrothėsinė e kombit shqiptar.’’ Folėsi vuri nė dukje se turqit e rinj u dhanė fjalėn shqiptarėve se do t’i ndihmonin nė pėrparimin epopullit shqiptar. ‘’Po sot ku janė ndihmat e premtuara?’’ pyeti oratori. ’’Turqit e rinj na i harruan tė mirat tona. Kur ish Hamiti nė fron nuk na lenin tė tregoheshim si komb, nuk na lenin tė mėsonim gjuhėn tonė. Ata qė pėrdornin gjuhėn shqipe burgoseshin atje ku piqet buka nė diell’’.
Ibrahim Naxhiu i pati menduar tė kėqijat qė do t’a kėrcėnonin Shqipėrinė dy vjet mė vonė: ‘’Ne sot jemi rrethuar prej rreziqeve: Bullgaria, Serbia, Greqia kėrkojnė ngatėrresa qė tė na gllabėrojnė. Ne mund tė shpėtojmė vetėm po tė edukohemi nė gjuhėn tonė. Duhet tė punojmė si kanė pėunuar vėllezėrit tanė: Jani Vreto, Vaso pashė Shkodrani, Kristoforidhi dhe mė i madhi diplomat i Turqisė, bashkatdhetari ynė Ismail Qemali, tė cilėt gjithė bashkė punuan pėr atdhenė e ty re tė vėrtetė. Ne shqiptarėt kemi nevojė tė madhe pėr mėsonjėtore, meqenėse qeveria nuk na ndihmon, prandaj themeluam shoqėrinė ‘’Pėrparimi’’ qė tė ndihmojė disa mėsonjėtore. Ta mbrojmė gjuhėn tonė tė dashur se pa gjuhėn tonė shqipe humbėm!’’ thirri oratori.
Duke prekur marrėdhėniet e shqiptarėve me regjimin konstitucional nė Turqi , Ibrahim Naxhiu shtoi: ‘’Armiqtė na kanė ēelur luftė nė fushėn e shkronjave …ne do t’i mbajmė e do t’i mbrojmė shkronjat tona kombėtare me mish e me shpirt!’’
‘’Atdhetarė tė flaktė! Ne qė sot e tutje nuk do t’i pėrmendim fjalėt gegė e toskė, ēam e lab po vetėm fjalėn shqipėtarė, se tė gjithė jemi tė njė gjuhe dhe tė njė gjaku. Kemi tė gjithė njė atdhe dhe njė qėllim: pėrparimin e kombit shqiptar. Sot erdhi dita kur mblidhemi dhe pėrfaqėsojmė gjithė Shqipėrinė‘’.
Kėshtu, pra, ndėrsa Kongresi i Parė i Manastirit kėrkoi njėsimin e shkronjave shqipe, kongresi i dytė manifestoi vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė mbrojtur tė drejtat kombėtare, vetėdijen kombėtare tė shqiptarit.
Qeveria e Stambollit dhe Meshihati nė politikėn e tyre shovene kundėr shqiptarėve patėn fituar njė shok tė pėrshtatshėm e besnik nė patrikanėn greke tė Fanarit. Kėta tė dy institucione mesjetarė ia nisėn punės tė persekutonin, tė bojkotonin, tė ekskomunikonin, tė burgosnin, tė internonin, e tė vrisnin sheshit a prapa krahėve patriotėt shqiptarė qė ecnin nė udhėn e mbarė tė kongreseve.
Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit kundėr patrikanės sė Fanarit ngriti zėrin e tij drejtori i shkollave shqipe tė Negovanit e tė Ballkamenit, Petro Luarasi, I cili qe ngarkuar edhe me mandatin e pėrfaqėsuesit tė “ Lidhjes orthodokse” tė shqiptarėve. Ai foli pėr nevojat ngutėse qė shtrėngonin shqiptarėt tė mbanin kongrese njėrin pas tjetrit, pėr qėllimet e kėtyre mbledhjeve dhe pėr dėshirat e patriotėve qė ta plotėsonin me mėsim e dituri jetėn e popullit shqiptar.
Pas ankimeve tė tij kundėr qeverisė turke dhe pengesave qė u sillte kjo mėsonjėsve shqiptarė nė punėn e tyre kulturale, ai pėrshkroi vuajtjet qė pėsonte popullsia ortodokse pėrgjithėsisht dhe e kėtyre fshatrave posaēėrisht nga dhespotėt grekė. Qė nga vrasja e Papa Kristos mė 12 shkurt 1905 dhe gjer nė vrasjen e tė nipit, Papa Vasilit nė pragun e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, 45 shqiptarė patriotė kishin rėnė viktima tė thikės sė shovinistėve grekė nė Negovan: d.m.th. 9 patriotė shqiptarė vriteshin pėr mot nga armiqtė nė kėtė fshat.

(Vijon)

petrol
12-12-11, 22:58
(Vijon)

Nė kėtė kohė vuante me gjithė trupin e Shqipėrisė edhe ajo gjymtyrė e saj qė quhet Kosovė. Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit morėn pjesė mė shumė delegatė nga Kosova; delegatėt e saj pėrshkruan fushatėn e tėrbuar qė kishin hapur fanatiKėt turq e serbomėdhenj kundėr gjuhės shqipe me anė tė hoxhallarėve e tė priftėrinjve nė tė gjithė viset e kėsaj treve tė larė me lot e gjak. Atė patėn shumė ankesa kundėr regjimit xhonturk dhe tė ligėsive tė pushtuesve. Pėrveē arsimit nė gjuhėn shqipe qė ndalohej dhe shkollave e klubeve qė po mbylleshin me dhunė, nė gjithė vendin mungonin rrugėt dhe masat punonjėse vuanin nėn peshėn e rėndė tė taksave.
Porse nuk ishin vetėm mungesat e mjeteve tė shpejtė tė komunikacionit qė i pengonin delegatėt e Kosovės tė vinin me kohė nė Kongresin e Dytė tė Manastirit qė ata vetė e kishin propozuar, por qenė pėrrenjtė e lumenjtė qė po rridhnin gjak! Hordhitė e Xhavit pashės, tė ShefqetTurgut pashės e tė Mahmut Shefqet pashės, njėra pas tjetrės, kishin filluar qė nė vjeshtėn e motit 1908 tė turreshin drejt kufirit verior tė Shqipėrisė. Qė nė muajin e ēeljes sė Kongresit tė Parė tė Manastirit, d. m.th. kur Sulltan Hamiti qėndronte akoma nė fron tė Turqisė, kėta turq tė vjetėr qė brenda 24 orėsh qenė bėrė turq tė rinj e rifilluan dhunėn e tyre kundėr Shqipėrisė duke i vėnė zjarrin qytezės sė Boletinit sė cilės ia ndryshuan emrin nė “Hyrjet Xhebrie Tepesi”, domethėnė Kodra Liri, me pėrdhunė. Qė tė mos pėrdhunohej toka e shenjtė e Skėndėrebut, pra, dhe qė tė kėshilloheshin e tė merrnin masa mbrojtėse burrat trima tė Kosovės u mblodhėn nė kuvend. Kėshtu nė emėr tė Kosovės delegatėt e veriut i suallėn Klubit Qendror dhe shokėve tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit njė mesazh tė rėndėsishėm ku u bėnin thirrje gjithė shqiptarėve tė bashkoheshin nė luftėn pėr liri.
Delegatėt e kongresit tė dytė i zhvilluan punimet e tyre nė njė atmosferė tė nderė dhe prandaj edhe disa nga vendimet e tyre duken disi tė shpejtuara dhe tė rrėmbyera. Ata vendosėn qė qendra e klubeve nga Manastiri tė shpėrngulej nė Stamboll sepse, sipas mendimit tė kongresistėve, nė kryeqytet tė Turqisė rronin asi kohe shqiptarė mė tė menēur e mė tė fortė; atje nė Stamboll do tė krijohej njė kėshill i pėrbėrė nga deputetėt patriotė dhe njė inspektoriat pėr tė kontrolluar gjithė punėn e klubeve, tė shoqėrive e tė shkollave. Do tė themelohej edhe njė Akademi, anėtarėt e sė cilės do tė kujdeseshin pėr botimin e librave, fjalorėve e gazetave. Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit u vendos gjithashtu qė mė 20 qershor tė atij viti tė mbahej njė kongres nė Janinė ku do tė vinin delegatėt shqiptarė tė armatosur me njohuri shkencore, tregėtare, ekonomike e profesionale. Nga mesi i kėtyre delegatėve do tė zgjidhej njė komision i lartė, i cili do tė drejtonte veprimtarinė kombėtare nė gjithė Shqipėrinė. Mandej, nė Shkup do tė themelohej njė Institut Pedagogjik dhe do tė botohej njė Fletore pėr gjithė Kosovėn. Vetė Kongresi i Dytė i Manastirit do t’i jepte njė njoftim governės turke dhe njė ankesė Meshihatit. Punimet mė tė rėndėsishme delegatėt i zhvilluan nė seanca tė fshehta nė shtėpinė e Qiriazėve.
Gjithė puna e mirė e Kongresit tė Dytė tė Manastirit u errėsua nga retė e zeza sterrė qė po rrėsėlliteshin shpejt nė qiellin e Shqipėrisė. Vėrtet delegatėt e Kongresit tė Dytė i mbyllėn punimet e tyre me brohoritje optimiste “Fitorja ėshtė jona!”, porse vendimet e bukura tė kongresit, tok me fjalimet e plota tė kongresistėve qė do tė botoheshin nė njė broshurė mbetėn tė panjohura, se u pėrmbytėn nga rrjedhja e shpejtė e ngjarjeve tė Kosovės. Ato nuk u botuan kurrė. E ē’institut pedagogjik mund tė themelohej nė Shkup, e ē’fletore shqipe mund tė botohej atje, kur edhe vetė Normalja e Elbasanit shpejt do tė mbyllej me shkollat e klubet tejpėrtej Shqipėrisė, kur vetėm tre muaj pas Kongresit tė Dytė tė Manastirit do tė mbyllej edhe Klubi Qendror, edhe organi i tij “Bashkimi i Kombit” dhe kryetari e redaktorėt e tyre tė lidhur nė hekura do tė dėrgoheshin nė gjyqin ushtarak tė Dibrės pėr tu gjykuar prej Mahmut Shefqet pashės. Muaji mars i motit 1910 qe mbarsur me ngjarje tė rėndėsishme pėr vendin tonė; pėr kėtė shkak gjatė kėtij muaji shqiptarėt mbajtėn disa kuvende patriotike nė qytete tė ndryshme tė Kosovės, nė Gjilan, nė Pejė, nė Mitrovicė e gjetkė pėr tė biseduar mbi disa ēėshtje ekonomike e politike dhe pėr tė marrė masa paraprake kundėr kėrcėnimeve tė qeverisė turke. Nė Prishtinė, ku malėsorėt e rretheve patėn ardhur tė protestonin vendosjen arbitrare tė taksave mbi mallrat qė hynin nė qytet, ushtria turke hapi zjarr dhe u vranė nga tė dy anėt. Sulltan Mehmet Reshati dekretoi shtetrrethimin.
Mė 20 tė marsit, pikėrisht ditėn qė u ēel Kongresi i Dytė i Manastirit u mblodhėn parėsia e Kosovės te Verat e Llukės. Kėtu luftėtri i shquar Isa Boletini, nė njė fjalim tė shkurtėr, ku pėrshkruan situaten tragjike tė mėmėdheut, jep kushtrimin pėr gjithė Shqipėrinė. Fjalimin e tij, plot mendime tė larta patriotike, Isa Boletini e mbaron me frazėn qė ndezi me ndjenja revolucionare tė gjithė sa e dėgjuan: ‘’Tokėn tonė qė e thau Osmanllia, lotėt tanė nuk mundėn me e njomė, e tash na kena me e vadit me gjakun e shqyptarit. Ngrehuni, o vllazėn! tė gjithė sė bashku ta derdhim ene ma tė mramen pikėn e gjakut qė na ka met pėr tė drejtat e nderėn e Shqypnisė! Rrnoft Vllaznia! Rrnoft Bashkimi!’’
Kushtrimi u dha. Kosova u ēua nė luftė. Jehona e tij arrriu deri nė fshatrat mė tė thella tė Shqipėrisė. Delegatėve tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit nuk iu mbeti gjė tjetėr veē se tė rrėmbenin armėt. Ibrahim Naxhiu, qė luajti njė rol tė rėndėsishėm nė Kongresin e Dytė tė Manastirit, nė krye tė gjithė studentėve qė patėn lėnė Universitetin e Stambollit e shkollat turke nė shenjė proteste kundėr Xhemijetit, u nis me pushkė nė dorė tė ndizte flakėn e shenjtė tė atdheut nė zemrėn e shqiptarėve tė jugut. Muharem Rushiti nga Filati, Spiro Ballkameni nga Follorina, Themistokli Gėrmenji nga Korēa, Gani Butka nga Kolonja, Qani Panariti nga Vakėfet, Mendu Zavalani nga Dangėlli, Vangjel Gjika nga Pėrmeti, Maliq Velusha nga Skrapari… dhe kėshtu me radhė nga ēdo fshat e qytet i Shqipėrisė, bijtė e saj trima rrėmbyen armėt tė pėrlesheshin me kuēedrėn anadollake.
Mahmut Shefqet pasha, i dehur nga ndonjė fitore e ēastit, mblodhi popullin nė Mitrovicė dhe si e shau rebelēe iu kėrcėnua se do ta shuante fare po tė mos rrinte urtė kėshtu tutje. U thirri ‘’unė jam Zoti juaj!’’
Dhe Isa Boletini nga malet iu pėrgjegj: ‘’Mahmut Shefqeti tė mos madhnohet se sa djelm shqyptarė qė ranė dėshmorė nė kėtė luftė gjithsecili pėr njė u pagua me pesėdhjetė e se Shqypnia s’asht farue pėr disa tė ndershėm dėshmorė. Po kur tė bashkohena gjith shqiptarėt e tė lidhim ndėrmjet nesh besėn shqiptare, do tė jena tė zott t’i pėrzėmė hordhitė turke jashtė Shqypnie jo ma me armė por edhe me hujt e gardhit’’.
Kryengritja e armatosur vazhdoi. Dhe shqiptarėt e fituan luftėn se qenė frymėzuar me idealet e ndritura tė lirisė e tė rilindjes sė tyre e se masat popullore shqiptare u dhanė zemėr luftėtarėve dhe i ndihmuan me bukėn e gjaku e tyre. Ata fituan se luftuan pėr jetėn e Shqipėrisė, pėr ēlirimin e popullit nga tirania e sulltanėve, nga hijet e Mesjetės dhe nga zgjedha e huaj.
Njė nga delegatėt e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, mėsonjės i Negovanit dhe delegat i kėtij fshati e pati quajtur dimėr robėrinė e Shqipėrisė nėn Turqinė; ‘’Dimri ėshtė nė tė pėrcjellė, pranvera afron pėr gjithė shqiptarėt, lum ata qė nuk e humbėn shpresėn se pranverėn do ta shohin me shije mė tė ėmbėl. Ditėt e gėzuara tė pėrtėritjes sė Shqipėrisė arrinė; dielli- bukurosh i majit po lind pėr gjithė shqiptarėt qė dėshėrojnė ngjalljen e mėmėdheut. Gjethi fletėnjomė i diturisė ēeli, pemėt zemėr-shqiptare lulėzuan.”

(S.Luarasi, Alfabeti i gjuhės shqipe dhe Kongresi i Manastirit, Tiranė, 1972, f.113-118 )

petrol
12-12-11, 23:05
Skėnder Luarasi

Skėnderbeu nė letėrsinė angleze.

Shekulli XV ėshtė shekulli i Arbėrit, shekulli i heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Shqipėria nė atė kohė u bė fushė betejash titanike dhe Kruja ēerdhe e lirisė pėr njėqind vjet me radhė. Nė historinė e njerėzimit rrallė gjen shembuj tė tillė heroizmi dhe vetėmohimi si nė historinė e popullit shqiptar tė epokės sė Skėnderbeut. Mijra volume historike dhe qindra vepra letrare artistike kanė pėrjetėsuar me shkronja tė arta timėritė e stėrgjyshėrve tanė dhe emri i Skėnderbeut ėshtė bėrė sinonim i virtuteve morale dhe i therorisė eprore, kur ėshtė puna pėr tė mbrojtur gjer nė fund vlerat mė tė shtrenjta tė njerėzimit: njerinė dhe nderin e lirinė e tij, atdhenė, pavarėsinė e tij dhe qytetėrimin evropian.
Edhe nė gjuhėn e Shekspirit janė hartuar poema, novela, romane, drama pėr Skėnderbenė, emri i heroit tonė kombėtar ėshtė pėrmendur me zėrin e lėvdatės prej njerėzve nga mė tė shquarit qė nxori historia e Anglisė. Figura e Skėnderbeut ka zėnė njė vend tė dukur e tė merituar nė historinė dhe letėrsinė angleze. Nė hyrjen e veprės sė tij pėr Skėnderbeun dramaturgu Tomas Uinkop (Th. Whincop) shkruan: ‘’Turqit erdhėn nė kontakt armiqėsor me shqiptarėt nė fund tė shek.XIV. Tre ēerekė shekulli ata luftuan pėr tė ruajtur indipendencėn e tyre: njėzet e pesė vjet tė tjerė tė kėsaj lufte nėn Skėnderbenė bėjnė apogjenė e heroizmit tė tyre pėr pavarėsi kombėtare’’.
Skėnderbeu ėshtė mysafir i vonuar nė gostinė e letrave angleze pėr heronjtė e botės. Ē’e ka shkaktuar kėtė vonesė? Gjeografikisht ishujt britanikė shtrihen nė pika krejt tė kundėrta me Evropėn Juglindore . Por nuk ėshtė vetėm udha fort e gjatė nga Kruja gjer nė Londėr qė e mėnoi ardhjen me kohė tė heroit arbėr nė qytetin anės Tamesit. Gjer mė 1453, lufta 100 vjeēare vazhdoi me tėrbim nė kontinentin evropian. Atė vit kur Eduardi III u nis me ekspeditėn e tij rjepacake pėr nė Francė, pėr tė grabitur njė kurorė mbretėrore, populli shqiptar hyri nė luftė tė pabarabartė, pėr jetė a vdekje, me otomanėt qė tė mbronte atdhenė dhe pavarėsinė e tij. Kostandinopoja, kryeqyteti i Perandorisė Bizantine, ra mė 1453 nė duart e Sulltan Mehmetit II. Ushtritė turke patėn vėnė nėn thundėr Ballkanin dhe i kėrcėnoheshin Evropės gjatė Danubit. Papa po bėhej gati ta braktiste kryeqytetin e krishterimit. Evropa po nėnshtrohej. Dy vjet pas mbarimit tė luftės 100 vjeēare nė Angli filluan luftrat e Trėndafilave. Pėr shkak tė kėtyre luftrave tė pandėrprera popullit anglez i patėn rėnė shumė andralla mbi krye nė shtėpi tė vet e nuk pati nge tė interesohej pėr atė qė po ndodhte atje tutje nė malet e Shqipėrisė. Megjithatė, pikėrisht gjatė kėtyre ditėve tė vėshtira, si pėr Anglinė, si pėr Shqipėrinė, figura e Skėnderbeut u bė e njohur pėr publikun anglez.
Cilat qenė rrugėt nėpėr tė cilat u njohėn nė Angli me figurėn e heroit tonė dhe me luftat e tij fitimtare kundėr otomanėve?
Nė lidhje me betejėn e pėrgjakshme tė Albulenės, ku nga tė 80.000 ushtarėt turq 30.000 u vranė a ranė rob, lexojmė nė njė letėr tė kardinalit Pikolomini, qė mė vonė u bė Papa Pius II, kėtė shėnim:
‘’Nė kėto beteja kundėr turqve, nė verė dhe nė vjeshtė tė motit 1457, njė kalorės anglez Xhon of Njuport (John of Newport) mori pjesė duke komanduar njė togė shigjetarėsh. Nė shoqėri tė njė ambasadori tė Skėnderbeut, duke u kthyer nga Napoli, erdhi nė Romė pėr tė kėrkuar ndihmė pėr prijsin shqiptar, qė ende ėshtė nė rrezik prej turqve’’ 1)
Xhon of Njuport si dėshmitar i epokės sė madhe heroike tė shqiptarėve, i bėri asaj njė vlerėsim shumė tė lartė duke u shprehur kėshtu: ‘’Invazioni i Evropės ėshtė i sigurtė, sepse nuk ka fuqi tjetėr qė mund t’i bėjė kėtė rezistencė, po tė bjerė kėshtjella shqiptare. 2)
S’ka dyshim se bashkė me vullnetarėt qė erdhėn nė Shqipėri nė atė kohė, edhe publiku anglez mėsoi pėr heroin tonė kombėtar qė e habiti botėn me heroizmin dhe burrėrinė e tij.
Me sa duket, burim tjetėr qė u shėrbeu anglezėve pėr t’u njohur me luanin e Krujės qe vepra e historianit frėng Zh. Lavardenit (J.Lavardin) ‘’Historia e Gjergj Kastriotit, mbiemėruar Skenderbej’’ pėrkthyer anglisht mė 1596 prej Z.J., inicialet duket ishin tė Zachary Jones.
Pas kėsaj kohe shohim qė figura e Sėnderbeut tė tėrheqė vėmendjen e mjeft historianėve, burrave tė shtetit, publicistėve dhe filologėve anglezė.
Prej veprave qė u botuan mė vonė dhe qė bėjnė fjalė pėr heroin tonė kombėtar, pėrmendim ‘’Historinė e Turqve’’ prej Knolles ( 1603) dhe veprėn anonime ‘’Scanderbeg redivivus’’( Skėnderbeu i ringjallur), botuar mė 1684. Kjo e fundit ka rėndėsi pėr rethanat nė tė cilat u shkruajt. Tmerri qė shkaktoi rrethimi i parė i Vjenės mė 1529 i lemerisi popujt e Evropės Qendrore mė 1693 kur turqit e rrethuan kėtė qytet pėr tė dytėn herė. Njerėzit liridashės kujtuan kohėn epike tė Gjergj Kastriotit dhe i zuri malli pėr njė kryetrim si Skėnderbeu.
Ushtritė gjermano-poloneze e ruso-veneciane, tė bashkuara prej rrezikut, i erdhė nė ndihmė Austrisė. Forcat e Jan Sobieskit nuk e lanė Vjenėn tė bjerė nė duart e rrethonjėsve. Nė fakt, vepra letrare-historike ‘’Scanderbeg redivivus’’ (‘’Skėnderbeu i ringjallur’’) bėn fjalė pėr Janin III tė Polonisė dhe ka brendinė ‘’nė ē’mėnyrė t’i zbojmė turqit prej Evropės brenda tre vjetėve’’
Nė shekujt XVII dhe XVIII burrat e shtetit dhe ushtarakė tė njohur , si U.Tempėll (W.Temple) dhe Xh. Ullf (J.Wolfe) studjojnė artin qė Skėnderbeu zbatoi nė luftrat e tij kundėr pushtuesve otomanė. Sipas Ullfit, ‘’Skėnderbeu i tejkaloi gjithė oficerėt, tė moēmit e tė soēmit, nėn udhėheqjen e njė ushtrie tė vogėl mbrojtėse. 3)
S.Artur Bollduin (A.Balldwin), nė sprovėn e tij pėr Skėnderbenė, me titull ‘’Mbret i pakurorėzuar’’, pėrmblodhi mendimin e tė gjithė mendimtarėve , kritikėve, burrave tė shtetit dhe shkrimtarėve anglezė, qė vlerėsuan Skėnderbenė, kur shkroi: ‘’Skėnderbeu luftoi jo vetėm pėr populli e tij, por pėr gjithė Evropėn’’. 4)

Krahas veprave me karakter historik e politik nė Angli pati edhe vepra letrare-artistike kushtuar Skėnderbeut, ose ku pėrmendet emri i tij. Por pėrpara se tė hidhemi e tė shikojmė se si u shpreh figura e heroit shqiptar nė letėrsinė angleze, po themi dy fjalė si forca e tij fizike, guximi e burrėria e shqiptarėve hynė nė gjuhėn angleze dhe u bėnė proverbiale. Ose nga bashkėluftėtarėt e Xhon of Njuport qė ktheheshin gjallė nė atdhe tė veshur me petkun shqiptar tė asaj kohe, ose nga vetė kalorėsit e Skėnderbeut, qė mė vonė lanė atdhenė e robėruar dhe i ofruan shėrbimet e tyre ushtarake mbretėreshės Elizabeta, poeti Edmund Spencer ( 1552-1599) u njoh me kostumin kombėtar tė arbėreshėve e kėshtu shkroi nė poemėn e tij alegorike ‘’Mbretėresha e Zanave (1590) pėr ‘’mėngė qė varen nė mėnyrė arbėrore’’.
Nė gjuhėn angleze, pėr njė veprim qė nuk kishte rezultatin e dėshėruar, sepse i mungonte forca e brendėshme, ishte bėrė zakon tė thuhej : ‘’Scanderbeg’s sworth must have Scanderbeg’s arm’’. Kėshtu duke komentuar nė veprėn e vet ’’Jeta e poetėve’’ replikėn e fuqishme qė i bėn shkrimtari Kongriv (Congreve) kritikės sė ashpėr tė Kollierit Collier) njė kritik i njohur i kohės, Samuel Xhonson (Samuel Johnson) thotė pėr Kongrivin: ‘’He has the sworth without the arm of Scanderbeg. (E ka shpatėn, por nuk ka edhe krahun e Skėnderbeut). 5)
Veprat e para letrare tė autorėve anglezė pėr Skėnderbeun i gjejmė qysh herėt.
Poeti i madh i Rilindjes angleze, Edmund Spencer(*), pėr tė cilin folėm mė sipėr, shkruan njė sonet mbi Skėnderbenė, me tė cilin pėrcolli botimin e veprės sė Lavardenit nė gjuhėn angleze.

Pse mburret kot e Lashta kaqė fort
Me monumentet e moēėm burrash trima,
Heronj qė pėrmes veprave pa mort
Mahnitėn botėn, dhe nė prallė e rima
Ēdo foshnjė i nxėn? Njerzim’ i admiron
Statujat e tyre, kolose tė larta
E beret triumfore q’i pėrshkon
E bukura me madhėshtit’ e narta.

Ja Njė, qė koha von’e nxor nė dritė,
Ndėr tė mėdhenjtė krah mė tė madhit shkon:
I madh nė zė, pushtet e nė vetitė,
Triumfe tė vėrtetė meriton.
Kamzhik pėr turqit, pėr armiqtė rrufe-
Ky libėr flet pėr Ty, o Skėnderbe!

------------
(*) Edmund Spenser (1552-1599) shquhet nder mė te madhenjte poete epike te Rilindjes Angleze.Ai cilėsohet ''poeti mė i madh anglez i eres Elisabetiane. .(The world book encyclopedy,1993)
Ky sonet u permend mė 1596 nga Zachary Jones kur botoi anglisht pėrkthimin e historianit frėng J.Lavardin’’Historia e Gjergj Kastriotit, tė mbiemėruar Skėnderbe’’.Botimin anglisht tė kėtij libri , Jones e pėrcolli me njė sonet pėr Skėnderbenė prej Edmund Spenser i cili edhe nė kryeveprėn e tij’’Faerie Queene’’(Mbretėresha e zanave), nė kėngėn e tretė, kreu XII, vargu i 10-tė, e vesh mbretėreshėn Elisabeta me fustan ‘’qė mėngėt i varen nė mėnyrė arbėreshe (Sleeves dependant albanese iyse).
Kėtė sonet tė vyer mbi Heroin Kombetar S.Luarasi e ka bėrė tė njohur pėr here tė pare ne studimin e tij ''Skenderbeu ne letersine angleze'' ndėrsa pėrkthimin e publikoi mė 16 janar 1977 (Gazeta Drita, f.12)
Njohja e kėtij soneti paraqet njė rėndėsi tė veēantė pėr lidhjet kulturore anglo-shqiptare, ndaj po e japim edhe origjinalin anglisht:

Iherefore doth vain Antiquity so vaunt
Her ancient monuments of mighty peers
And hold heroes, ihich their iorld did daunt
Iith their great deeds and filled their children’s cares.
Iho rapt iith ionder of their famous praise
Admire their statues and Collossoes great
Their triumphal arcs ihich they did raise,
Their huge pyramids, iho do heaven threat.
Lo One, ihom later age hath brought to light,
Matchable to the greatest of those great:
Great both by name and great in poier and might
And meriting a mere triumphal feat.
The scourge of Turks and plague of infidels,
Thy acts, o Scanderbeg, this volume tells

(Vijon)

petrol
12-12-11, 23:07
Skėnder Luarasi
Skėnderbeu nė letėrsinė angleze.

Pėr Kristofor Marloun ( Christofor Marlowe, 1564-1593), dramaturgun e njohur anglez, paraardhėsin e Shekspirit, thuhet se qe autori i dramės ‘’Historia e vėrtetė e Gjergj Kastriotit’’, e cila u luajt nė teatrin e Londrės mė 3 korrik 1601. Humbja e dorėshkrimit tė dramės ėshtė njė fatkeqėsi pėr letėrsinė rreth heroit shqiptar. Porse, nė qoftė e vėrtetė sa thuhet prej kritikėve, se Marlou cilėsitė e Skėnderbeut ia veshi Tamurlanit nė dramėn e tij tė parė qė pati shumė sukses ‘’Tamurlani i madh’’ (rreth vitit 1587), atėherė mund tė themi se autori i ‘’Doktor Faustit’’ dhe i ‘’Jahudiut tė Maltės’’ do tė kishte pasė krijuar nė figurėn e Skėnderbeut shėmbėlltyrėn e mbinjeriut.

Vetė Shekspiri vetėm sa e pėrmend Shqipėrinė me emrin e saj tė lashtė Iliria nė komendinė ‘’Nata e Dymbėdhjetė‘’ dhe Durrėsin me emrin Durrachium nė ‘’ Komendinė e gabimeve’’.
Nė shek. XVIII nė letėrsinė angleze shtohet interesi pėr figurėn dhe epokėn e Skėnderbeut. Prej kėsaj periudhe kemi tri tragjedi. Njėra me titull ‘’Scanderbeg’’ u shkrua prej U.Havardit (W.Haward) dhe u shfaq mė parė se tė tjerat mė 1733 nė teatrin Gudmes Fieds.

Havardi e nis dramėn pėrpara luftės sė Nishit. Kur Skėnderbeu ishte thirrur nga patriotėt dhe bėri pėrgatitje pėr t’u kthyer nė atdhe, ai bie nė konflikt me Muratin dhe nis luftėn kundėr tij nė afėrsitė midis Edrenesė dhe Kostantinopojės. Skėnderbeu qė posa ėshtė kthyer nga Azia jep urdhėr tė lirohen skllevėrit tė cilėt i solli nga lufta ngadhnjimtare:
Jo; do tė rrojnė! I lajmėroi se janė
Tė falur e tė lirė; vojtėn tepėr
Nė burgje e nė vargonj. Po vetėdija
Munduar prej sė keqes qė kanė bėrė
Ėshtė dėnim i mjaftė. Tė lirohen!
Lirimin e robėrve tė luftės, Skėnderbeu e arrin me njė fjalė, por jo edhe lirimin e princeshės sė tyre, Deamirės. Atė do ta shpėtojė prej kthetrave tė sulltanit pas njė lufte tė rreptė. Sulltani me cmir tė madh bėrtet:
Skėnderbeu lindi pėr ngadhnjim tė botės:
Burrat i mund dhe gratė atij i binden.
Nė aktin e dytė, skena XV, gjejmė krahasimin e fortė midis Muratit qė qėrton Skėnderbenė se ka ambicje tė duket i madh sa sulltani dhe Skėnderbeu i pėrgjigjet:
Sa pėr meritėn tė jem njė si ti
Nga kjo heq dorė - e s’mund ta quaj mburrje
Qė tė mendoj se unė jam mė lart
Nga mė i madhi burrė i lik i botės.
Nė skenėn e tretė tė aktit tė pestė, Skėnderbeu, duke folur me adjutantin e tij, para luftės shpreh mendimin e vet mbi vdekjen:
Vėrtet, pasojė e jetės ėshtė vdekja:
E rėndėsishme s’ėshtė qė do vdesim.
E rėndėsishme ėshtė si do vdesim.
Nė fund , kur sulltani vdes i ēmėndur, drama mbaron me fjalėt e Skėnderbeut:
Le tė vendoset trashėgimtar i tij
Me ēfarėdo pushtet; kurora jonė
Qoftė e virtutit dhe e dashurisė.
Dhe me kėtė medim autori na le tė mendojmė se Skėnderbeu niset pėr Shqipėri.
Siē del, kjo dramė ishte tepėr sentimentale dhe pak historike.
Nga data e botimit e dyta tragjedi pėr Skėnderbenė ėshtė ‘’Heroi i krishterė‘’ prej Xh.Llillos (George Lillo). Kjo vepėr, qė ėshtė mė e forta pėr Skėnderbenė, u shfaq herėn e parė mė 1734 nė teatrin Druri Lane.

Ky djalosh argjendpunues nuk ėshtė ndonjė shkrimtar i ndormė dhe i rėndomtė. Me tė katėr dramat nė prozė e me temė nga shtresa qytetare, ai solli element tė ri nė dramėn e asaj kohe dhe ndikoi nė krijimtarinė e disa talenteve tė fortė si encilkopedisti frėng Didero dhe shkrimtari e kritiku gjerman Lesing. Nė veprėn e tij tė pestė me temė shqiptare, Lillo kthehet nė tragjedinė konvencionale: shegerti londinez bėhet heroi fetar, mbreti - patriot e Londra bėhet Krujė.

Llillo qė nė prolog shėnon: ‘’Sonte kėndojmė pėr Gjergj Kastriotin, heroin besnik e mbretin atdhetar; natyra atė e lindi tė dėnojė ambicjen dhe tė mbrojė njerėzimin’’
Nė epilog, duke frushkulluar ata oborrtarė qė kur flasin pėr tė mirėn e popullit kanė ndėr mend tė mirėn e vet, poeti pyet: ‘’Po a ka tė atillė qė i shėrbejnė atdheut dhe tė mos e bėjnė kėtė gjė pėr fitim tė vetin?’’ Dhe i pėrgjigjet pyetjes: ‘’Posi jo! Gjergj Kastrioti qe njė burrė I tillė!’’

Helena, e bija e sulltanit qė e dashuron Skėnderbenė, pasi pėrshkruan vetijat e princit arbėr tė pashoq nė burrėri, nė bukuri, nė menēuri, nė ėmbėlsi, i tmerrshėm e i rreptė nė luftė por dhe i drejtė nė gjykime, i mėshirshėm dhe i pėrmbajtur, thotė pėr Skėnderbenė:
Kush tė njeh ty, dhe nuk tė don, tregon
Se ėshtė cmirėzi dhe e pėrēmon virtutin.

Nė aktin e katėrt vdes e bija e Muratit nė krahėt e Skėnderbeut, tė cilin e ka lajmėruar tė ruhet prej tradhėtarit Hamzė. Duke vdekur i lutet Skėnderbeut tė mos ia vrasė tanė, po ta zėrė rob. Dhe vėrtet nė aktin e pestė hyn Skėnderbeu bashkė me Arianitin dhe tė bijėn etij tė liruar. Sjellin edhe sulltanin rob tė lidhur me hekura. Skėnderbeu urdhėron ta zgjidhin dhe ta lenė tė lirė. ‘’Helena, e bija plot virtute, e denjė pėr njė mbarim mė tė mirė, ma shpėtoi jetėn mua’’. Nė kėtė skenė vdes sulltan Murati me porosi pėr tė birin qė t’ia marrė hakun.
Fjalėt e fundit janė tė Skėnderbeut: ‘’Qė jeni tė gėzuar e tė lirė, kjo mė bėn tė gėzuar mua. Ndė e kreva drejt detyrėn jam shpėrblyer’’. Dhe populli i pėrgjigjet:
Ju duam si duhet: si polem i lirė
Duhet tė dojė mbretin patriot.
Nė tragjedinė e Llillos gjejmė Arianitin dhe tė bijėn Althea tė zėnė rob. Qndrimi i Arianitit pėrballė sulltanit, edhe nė Llillon, ėshtė i njė burri tė fortė. I thotė sulltani Arianitit: ‘’Po tė mendonin mbretrit e krishterė kėshtu si ti dhe Kastrioti, vallė a do t’ju linin tė lėftonit vetėm?’ I pėrgjigjet Arianiti:
O poshtėrsi! o turp qė s’lahet kurrė!
Po tė bashkoheshin, Evropa e gjorė
Nuk do t’rėnkonte nėn zgjedhėn tėnde,
Dhe tė vajtonte humbjen e lirisė.
Tragjedia e tretė ‘’Skėnderbeu ose Liri dhe Dashuri’’ (Scanderbeg or Love and Liberty), prej Tomas Uinkop (Thomas Wincop), u shkrua mė herėt, pėrpara motit 1730, por u botua mė 1747.
Emrin e Uinkopit, i cili shkroi pėr heroin tonė kombėtar kėtė vepėr entuziaste, nuk e pėrmendin as Enciklopedia britanike dhe as tekstet e historiesė sė letėrsisė angleze.
Tomas Uinkopi jetoi nė njė epokė kalimtare.(*)
Xhon Drajden, pėrfaqėsuesi i letėrsisė sė restauracionit qė e ka pėrmendur emrin e Skėnderbeut nė letrėn qė u dėrgoi Uigėve, vdiq mė 1700.
Epoka u pagėzua prej kritikėve me aq emra sa pati edhe tendenca letrare; shekulli Augustian, i Ndriēimit, i Arsyes, i Artė. Nė kėtė shekull jetuan dhe shkruan veprat e tyre tė pavdekshme Daniel Defo, Xhonatan Svift (Jonatan Suift) Xhozef Edison (Josef Adison) i cili e ka vlerėsuar Skėnderbenė nė ‘’De Koverli Pepers’’; dhe mė i riu ndėr gjigantėt Samuel Xhonson. Me kėtė tė fundit qė lindi mė 1709, Tomas Uinkopi do tė ketė qenė vėrsnik.
Uinkopi, si mik e shok mė i ri i shkrimtarit tė pėrmendur klasik Aleksandėr Pope (A.Poup), e shkroi veprėn nėn ndikimin e asaj rryme letrare qė kritikėt e quajnė neoklaciste . Dhe si i ri qė ishte, hartoi njė dramė lirike, ku ndjenja e dashurisė sė Skėnderbeut del nė pah disi e tepruar; por heroi shquan nga ndjenjat e larta tė patriotizmit dhe nga ndjenjat e bukura tė humanizmit tė Rilindjes. Ndėr personat e tjerė tė dramės ėshtė Arianiti dhe e bija e tij Arianisa. Nė gjuhėn e zjarrtė tė iluministit autori e vesh Arianitin me virtutet e popullit arbėr, me besė, nder e burrėri dhe Arianisa, e dashura e Skėnderbeut, ėshtė personifikimi i vetė Shqipėrisė nė qėndresėn e saj tė patundur kundėr turqve.
Drama pėrcillet me njė pėrshkrim historik shtatėmbėdhjetė faqesh tė Shqipėrisė sė Skėnderbeut tė bazuar nė historinė e Barletit. Pėr dramėn autori zgjodhi njė ēast tė rėndėsishėm, rrethimin e Krujės mė 1451 prej sultan Muratit, i cili sipas versionit tė disa historianėve vdiq nė afėrsit eė Krujės dhe jo nė Edrene. Kėtė mot ndodhi edhe martesa e eSkėnderbeut me Donikėn, tė cilėn autori, pėr licencė poetike e quan Arianisa, sikundėr po ashtu e quan edhe Mamicėn me emrin Amisa, e cila qe martuar me Topinė qė mė 1445.
Uinkopi e nxjerr Skėnderbenė si hero qė e mbuloi veten me famėn e luftėtarit tė patrembur dhe guximtar pėr ēlirimin e atdheut tė vet. Fjalėt qė thotė autori pėr Skėnderbenė pėrmes Arianit janė tė denja tė qėndrojnė nė faqen kryesore tė monumentit tė Skėnderbeut:
Sa kohė tė pėrmendet Arbėria
Nė faqe t’Historis’ e ndėr shekuj
Atdheu ynė q’e shpėtove ti,
Ka pėr tė ngritur shtyllė triumfale
Me lavd qė s’do njohin vdekje kurrė,
Nė emrin tėnd, o Skėnderbe, qė mposhte
Krenin’ e vrazhdė tė fuqis otomane.

(Vijon)

petrol
12-12-11, 23:10
Skėnder Luarasi
Skėnderbeu nė letėrsinė angleze.

(vijon)
Nė dramėn ‘’Skėnderbeu’’, T.Uinkopi u ngre njė pėrmendore tė bukur edhe dy shokėve tė Skėnderbeut, plakut Uran dhe djaloshit Topia, tė cilėt njeri pas tjetrit qėndruan tė patundur nė tre rrethimet e Krujės, i pari duke e mbrojtur kundėr sulltan Muratit dhe i dyti kundėr sulltan Mehmetit.(*)
-------------------
(Shtesė)
Thomas Whincop (1709 ? -1730) poet e dramaturg anglez.
Drama Skėnderbeu ,eshte me e mira veper e Uinkopit ku,siē shkruan njė miku i tij:’’Muzėn poetit ia frymėzoi liria/Mendimet mė tė flakta –dashuria.
Ajo u botua mė 1747, pas vdekjes ,nė moshė tė re, tė poetit.
Kjo vepėr e vyer pėr shqiptarėt u shqipėrua nga S.Luarasi qė mė 1920 kur studjonte nė Sh.B.A (shih Revista Studenti,janar 1920 dhe u botua mė 1967 me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Heroit Kombėtar
Kjo dramė nė vargje, pėr kohėn kur u shkrua paraqet vlera tė madhe.

(Fragment)
Tomas Uinkop
Skėnderbeu: Dashuri dhe liri (*)

Skėnderbeu

Kėtu qėndroni trima t'Arbėrit,
Tė lindur n'Atmen e luftarit Piro:
Miq, vėllezėr,shokė lufte tė pandarė,
Njė grimė vetėm ndalnit'ju them shkakun,
Tė rėndėsishmin, qė ju grish nė luftė.
Ja fusha e armikut guximtar
I cili nga vonesa jonė e paqa,
Si tepėr gjatė po vazhdon tė mburret,
Po na krekoset e kėrkon tė dalė
Ngadhnjimtar mbi trimėrinė tuaj.
Pret ēastin e volitshėm tė na bjerė.
Atdheu juaj, gratė, kalamajt
Ju luten tė pėrdorni armėt sot,
Tė mbroni jetėn dhe lirinė e tyre.
Nė daltė fitimtar sulltani turk,
Nė daltė zot armiku gjakatar,
Dhe ta fitojė luftėn egėrsira
Mendoni, miq, se ē'fat e pret atdhenė:
C'zezonė e dėshpėrim e pret polemin!
Nė fushė e mal mbizotėrojnė flakėt;
Pallate e tempuj bėhen shkrumb e hi;
Cdo gjė e bukur kthehet nė gėrmadhė.
Nga prush'i tyre ka pėr t'avulluar
Gjaku i qytetarėve tė therur.
Ja baba plak qė kot po lyp tė falur,
Shih vajzėn e rrėmbyer e tė vrarė
Pėrpara sysh tė prindėrve tė saj.
Dhe foshnjė e gjirit qė nė qesh pa faj,
Edhe ajo s'do gjejė dhimsuri.
O pamje e zezė! Qė mos ngjaftė kurrė!
Me trimėrinė tuaj do ta ndalni.
Miq, ja qyteti i Krujės prapa nesh;
Pėrbrenda ledheve tė tij qėndron
Cdo gjė qė ju e quani tė shtrenjtė;
Kaluam jashtė portave tė tij:
I mbyllėn-ja, u kyēėn-hyrja prapė
Lejohet vetėm pėr ngadhėnjimtarin.
Dhe kush do t'jetė ngadhėnjimtari sot-
Do ta vendosin kėto shpatat tona!

Shqipėroi Skėnder Luarasi
(Shtesė nga Petro Luarasi)
-----------------------------------
Edhe nė veprėn e Bajronit, pėr tė cilėn Shqipėria qe njė temė e dashur, shohim tė flitet pėr Skėnderbenė. Nė poemė e tij ‘’Ēajlld Harold’’ poeti i madh anglez e pėrshėndet atdheun tonė me kėto vargje:
O Shqipėri, ku lindi Iskanderi –
Kėngė e rinisė, fanar i t’urtėve! –
Dhe Iskėnderi tjetėr, qė i dėrrmoi
Pėrherė armiqt me pallėn e tij kreshnike;
Sipas autoriteteve qė pėrdori historiani anglez Knolles ‘’Skėnderbeu gjithmonė luftonte kundėr turqve me krahun llėrėpėrveshur dhe qėllonte me aq forcė sa shpesh i pėlciste gjaku nga buzėt. 6)
Nė djalėrinė e tij, Bajronit, sikundėr Samuel Xhonsonit, i pėlqente shumė tė lexonte ’’Historinė e Turqve’’ prej Knolles, dhe romantiku i famshėm do tė ketė patur kėtė pikturė tė Skėnderbeut nė mendje kur pėrshkroi Alpin nė ‘’Rrethimin e Korinthit’’:
Krahun e ka ēveshur.
Kėshtu ėshtė edhe tehu i shpatės sė tij;
Pėrveshur llėrėn gjer nė bryl, valvit
Acarin hekur nė tė katėr anėt;
Kėshtu nė luftė e njohin kurdoherė.
Kudo qė duket ai krah i fuqishėm,
Edhe mė trimat shtangen para atij.

Henri U. Longfellou (Henry W. Longfelow) pasi lexoi ‘’Kronikat Turke’’ tė shkruara hebraisht prej Joshua Ben Joshua Ben Merit, botoi mė 1873 nė ‘’Tregime te njė han afėr udhės’’ poemėn ‘’Skėnderbe’’ e cila e shqipėruar nė mėnyrė mjeshtėrore prej Fan SNolit, ndihmoi shumė nė edukimin patriotik tė rinisė sonė.
Poema nis me luftėn e Nishit dhe pėrshkruan kthimin e heroit shqiptar nė Krujė. Ē’mall atdhetar vloi nė atė zemėr tė madhe:
Kur u gdhi, e n’agullim
Pa kėshtjellėn Ak Hisar,
Krujėn, ah atė qytet,
Rreth me mur e me hendek
Tek u lind e tek u rrit,
Yll i mėngjezit mbi tė ndrit.

Ajo mbaron me vargjet:

Ja kėshtu Skėnderbeu trim
Mori Krujėn me rrėmbim:
Edhe lajmi u pėrhap
Sin jė flakė e sin jė zjarr
Kur fryn era nė behar.
Dhe qytetet afėr e larg –
Thotė Ben Isa Ben Miri
Nė qitap tė tij fakiri –
Binin me aqė lehtėsi
Sa zė burri veshn’ e tij.

Xhejms M.Lludllou (James M.Ludlow) shkroi mė 1887 romanin ‘’Kapedani i Jeniēerėve’’. Nga sa dihet, ėshtė i dyti roman pėr Skėnderbenė, pas atij tė Bentlejt. Qysh nė kapitullin e parė tė ‘’Kapedanit tė Jeniēerėve’’, qė kur Heroi ėshtė ende nė Bruse, nė kryeqytetin e vjetėr tė osmanėve, njihemi edhe me figurėn e madhėrishme tė tij edhe me mendimet e ndjenjat qė i vlojnė pėrbrenda. Ushtarėt atje pranė po tallen me njė memec. Kur afrohet, ushtarėt pėr respekt largohen dhe kapedani dhe memeci mbeten vetėm. Kėtij i ēelet goja: ‘’Po tė sjell lajm nga Moisi Golemi, nga gjithė viset e Shqipėrisė, nga ēdo luginė e nga ēdo zemėr.’’
‘’O fol, se kam mall edhe pėr gurėt e drurėt e Shqipėrisė sė dashur’’. Dhe Skėnderbeu dėgjoi i tronditur, tragjedinė e shtėpisė sė tij, tragjedinė e popullit tė tij
‘’Jepi tė falat e mia Moisi Golemit dhe thuaji se Gjergj Kastrioti do t’ia nderojė besimin mė mirė me punė se me fjalė…Thuaji se Kastrioti betohet pėr mjekrėn e Moisiut qė do tė vijnė ditė mė tė ndritura pėr Shqipėrinė edhe nd’u dashtė ta shkrepin atė shkėlqim nga shpatat tona. Lamtumirė!’’
Me gjithė tė metat qė mund tė ketė aty-kėtu, nė pėrgjithėsi romani na jep njė panoramė interesante tė trembėdhjetė vjetėve qė pushton, dhe ka pėrshkrime vende-vende qė janė tė mrekullueshme. ‘’Pėr mjekrėn e Moisiut!’’ u bė parrullė e kryengritėsve kundėr turqve; vetė Moisiu u bė njė nga figurat mė tė shquara, por tok me atė tė Hamzės edhe mė patetikja. Skėnderbeu shkėlqen si njeri shembullor dhe hero i vėrtetė.
Mendimtarėt anglezė e kuptuan fare mirė rėndėsinė e luftrave tė Skėnderbeut. Ndėrsa princat anglezė nė kohėn e Skėnderbeut po hanin kokėn e njėri-tjetrit nė luftrat e Trėndafilave, populli shqiptar nėn udhėheqjen e heroit kombėtar luftoi pėr tė mbrojtur edhe atdhenė, por tėrthorazi edhe djepin e Renesancės, siē quhej Italia e atėhershme, ku shkollarėt anglezė erdhėn tė pajiseshin me kulturė e tė lindnin gjeninj si Shekspiri dhe Marlou. Me admirimin dhe mirėnjohjen e tyre ata frymėzuan gjeneratat e reja tė Anglisė pėr Skėnderbenė, ‘’se pak luftėtarė’’, thotė historiani Torez, ‘’ kanė lėnė prapa tyre njė fjalė aq tė pėrjetshme dhe njė admirim aq entuziast sa atė me tė cilin ky hero ende pėrfillet prej bashkatdhetarėve tė tij’’
Skėnderbeu jetoi dhe veproi nė pragun e dy botėve: tė asaj sė mirės qė shpinte drejt agimit tė rilindjes evropiane dhe tė asaj sė keqes qė shpinte drejt shekujve mė tė zes tė mesjetės. Nė kėto dy botė tė kundėrta nė ndeshje pėr tė shembur njėra-tjetrėn Skėnderbeu ndihmoi qė tė triumfonte e mbara mbi tė praptėn.(*)

1) C. Marinesco, Alphons V, e l’Albania de Scanderbeg, Paris, 1923, f.130
2) Historia e Shqipėrisė
3) F.S.Noli, Georg Castrioti, Scanderbeg, New York, 1945
4) Yll’ I mėngjezit, volI, Nr.7, f.1
5) J.M.Manly, English Prose and Poetry, f.302
6) Edward Creesy, History of the Turks


(*)S.Luarasi, Skėnderbeu nė letėrsinė angleze, Studime filologjike, Nr.4, 1967, f.121-128)
(Studim i botuar me rastin e 50-vjetorit tė vdekjes sė Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.)

-----------------------
Korespondencė

Shoqėria anglo-shqiptare The Albanian society’’
7 gusht 1968

I dashur z.Luarasi
Ju falem nderit qė mė dėrguat pėrkthimin tuaj tė vargjeve tė Spenderit.
Unė mendoj se do tė jeni i interesuar tė dėgjoni se artikulli juaj nė ‘’Studime filologjike’’, ’’Skėnderbeu nė literaturėn angleze’’, ėshtė pėrdorur nė Londėr si bazė pėr mbrėmje letrare dhe si pjesė e programit tė aktiviteteve pėrkujtimor tė organizuara nga shoqėria Skėnderbeg, me poema e pjesė tė lexuara nga anėtarėt dhe punonjėsit e teatrit tė Londrės.
U provua se kjo ishte e suksesshme.
Referencat tuaja pėr Xhon Njuport ngjallin njė interes tė madh dhe unė jam pėrpjekur tė zbuloj mė shumė rreth kėsaj figure. Kjo gjė nuk ka qenė e lehtė, meqė ai nuk ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė historinė e Anglisė dhe tė dhėnat tona nga shekulli XV janė tė mangėta. Megjithatė unė kam zbuluar nė arkivat e shtetit kėtu disa dokumenta mbi John Newport tė cilat mendoj se pėr ju do tė kenė interes tė veēantė. Unė do tė kryej fotografimin e tyre dhe pėrshtatjen nė gjuhėn moderne dhe do t’ua dėgoj sė shpejti. Kėtė javė do tė udhėtoj nė qendrėn e familjes Newport tė marr disa foto dhe ndonjė regjistrim.
Me kėtė rast, kam patur vėshtirėsi nė dy pika:
1. Letra e Kardinalit Piccolomini referuar Newport;
Unė kam lexuar koleksionin e letrave tė Piccolominit dy herė dhe nuk kam mundut tė gjej referencėn
2. Burimi i atributeve shtetėrore tė Newportit nė paragrafin 4 tė faqes 122 tė artikullit tuaj nė invazionin e Evropės.
Nė rast se do tė keni mirėsinė tė mė dėrgoni kėto dy referenca do t’ju jem shumė mirėnjohės.
Me pėrshėndetjet mė tė mira
Juaj sinqerisht
W.B.Bland
Sekretar

(Dėrguar Skėnder Luarasit,
Instituti i Historisė dhe i Letėrsisė, Tiranė)

petrol
12-12-11, 23:27
Uollt Uitman, Fije Bari (Walt Whitman: Leaves of Grass)
Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi (Translated by: Skender Luarasi)

Henri David Thoro: Bibla e Demokracisė ‘’Fije bari’’
Henri David Thoro pasi lexoi kryeveprėn e Uitmanit ''Fije Bari'' dhe e vizitoi autorin mė 1855, ka shkruar:‘’Uitman siē duket ėshtė demokrati mė i madh qė ka parė bota. Sigurisht nė mes tė poetėve demokratė nuk ka figurė tjetėr si ai’’.
''Fije Bari'', biografėt e Uitmanit, Beks dhe Burrefs, e kanė shpallur si ''Bibla e Demokracisė'' ndėrsa vetė Uitmani e quan ''Bibla e Re''. Pavarėsisht nga shkalla e vlerėsimeve, pranohet nga tė gjithė se ''Fije Bari'' ėshtė krijimtaria qė ndryshon jetėn.

Uitman dhe kryevepra “Fije bari”
Walt Whitman(1819-1892) cilėsohet poeti lirik i demokracisė amerikane, njė nga poetėt mė tė lexuar tė letėrsisė amerikane .
“Fije Bari”, kryevepra e Uitmanit, u botua mė 1885 dhe pėrbėn njė nga arritjet mė tė mėdha tė letėrsisė botėrore.
Skėnder Luarasi e shqipėroi kryeveprėn ‘’Fije Bari ‘’ dhe e botoi ne vitin 1956 me rastin e 100-vjetorit tė botimit tė saj nga Uitmani, duke ia bėrė tė njohur lexuesit tė gjerė shqiptar kėtė poet amerikan ‘’simbol i ēlirimit dhe i vėllazėrimit’’. Terrori diktatorial qė ushqente servilizmin, hipokrizinė dhe injorancėn imponoi njė heshtje tė thellė pėr kėtė ngjarje tė madhe nė kulturėn shqiptare. Qenė jo tė paktė ata qė pėr shkak tė titullit e kompozimit tė kapakut e ngatėrronin kryeveprėn e demokracisė pėr libėr agronomie. Libri mbeti i strukur nėpėr qoshkat e pluhurosura tė magazinave dhe librarive. Ndėrkohė qė botimi i kryeveprės nė Kosovė pati sukses tė dukshėm.
‘’Fije bari’’ u ribotua nė Shqipėri mė 1997 me pėrkushtimin e z.Mehmet Gėzhilli, botues i Argeta LMG : ‘’ me rastin e 75-vjetorit tė vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Shqipėrisė dhe ShBA, nė pėrkujtim tė 105 vjetorit tė vdekjes sė poetit Uollt Uitman si dhe 15 vjetorit tė vdekjes sė shqipėruesit Skėnder Luarasi.'' Tirazhi me 2000 kopje u shit relativisht shpejt. ''Fije Bari'' u ribotua me njė paraqitje dinjitoze nga z.Bardhyl Guda botues i Infbotues e EDFA.
Opinione mbi shqiperimin e Skender Luarasit: Kryevepra "Fije bari" e Whitman-it

Poeti i mirenjohur Skender Buēpapaj: “Metrika ishte shndėrruar nė njė formė tė mirėfilltė tė censurės e sidomos tė vetėcensurės. Nga metrika e ngurtė unė kam hequr dorė pėrfundimisht pasi kam lexuar "Fijet e barit" tė Uollt Uitmanit. Nė vitet Shtatėdhjetė poetė mė me pėrvojė tė kohės na thoshin ne tė rinjve se Uitmani nuk ėshtė i tillė nė origjinal si nė pėrkthim. Mė vonė unė e kam lexuar nė origjinal Uitmanin dhe kam parė se pėrkthimi i Skėnder Luarasit ėshtė i pėrkryer. Plot tė tjerė kanė pėrkthyer pas tij Uitmanin, ndėr ta kam provuar edhe unė, por nuk ia kalon asnjėri pėrkthimit qė ka bėrė Skėnder Luarasi.”
Studjuesi Anton Papleka: “Nė vitin 1956 Uollt Uitmani foli shqip e kėtė e bėri tė mundur njė nga mjeshtrit e shqipėrimit Skėnder Luarasi.Tek meditoj kėtė ngjarje letrare, mė vjen nė mendje kjo pyetje: ēfarė do ta ketė shtyrė kėtė njohės tė letėrsisė botėrore, kėtė intelektual shqiptar, tė pėrkthejė poetin e Manhatanit? Dėshira pėr tė botuar njė vepėr qė do ta pėrpinin lexuesit? Sigurisht qė jo! U deshėn vite tė tėra qė tė shitej tirazhi I pėrmbledhjes ‘’Fije bari’, nė njė kohė kur libra me vargėzime tė autorėve vendas apo tė pėrkthyer, reklamoheshin me tė madhe tė ishin shujat e parapėlqyera tė shumicės sė lexuesve.
Po atėhere cila do tė ketė qenė shtysa e vėrtetė ?
E ēmund tė ketė qenė tjetėr , pėrveē se synimit pėr t’i dhėnė publikut shqiptar njė kryevepėr tė letėrsisė botėrore, Biblėn e poezisė moderne?Nuk ka dyshim se kėtij synimi i ka paraprirė diēka mė intime , mė e thellė :lidhja midis frymės antikonformiste , demokratike tė poezisė uitmaniane dhe shpirtit tė Skėnder Luarasit, qė i ngjiste njė lumi tė vrullshėm , njė rrebeshi, tė cilit, siē thotė poeti Xh.Spahiu, ia mbylli gojėn vetėm vdekja. Pėr tė vėrtetuar se pėr kėtė intelektual sypatrembur nė fillim ishte liria, pastaj vinin gjithė tė tjerat, do tė mjaftonte tė pėrmendnim vetėm dy fakte domethėnėse: pjesėmarjen e tij nė luftėn e Spanjės dhe botimin e pėrmbledhjes ‘’Fije bari’’ Ky botim mė 1956 qė donte tė thoshte shumėēka.Uitmani kishte qenė ikonoklasti qė kishte shkelur mbi tabu mijėvjeēare: politike, racore, etike dhe estetike. Ai kishte qenė bardi i madh i Demokracisė. Nė thelb e nė instancė tė fundit: i demokracisė shpirtėrore.
Uitmani kishte bėrė njė revolucion tė vėrtetė nė letėrsinė botėrore: poezinė e shterpėzuar e tė sklerotizuar nga akademizmi, e kishte ēliruar nga prangat e konvencioneve dhe e kishte ēuar tė pinte nė dy burime rigjeneruese: te Zanafillat, atje ku ishin ngjizur Bibla dhe poemat e lashta dhe te Jeta Moderne.
Skėnder Luarasi shqipėroi pėrmbledhjen ‘’Fije bari’’ nė njė kohė kur tė shkruaje me varg tė lirė rrezikoje kokėn, sepse mund tė bije viktimė e pseudopoetėve, tė cilėt kishin vetėm njė amballazh poetik: vargėzimin dhe rimėn. Nė poemat e kėtij libri ,elementi thelbėsor nuk ėshtė vargėzimi, teknika, por poeticiteti. Tėrė krijimet sillen rreth njė strumbullari aq tė thjeshtė dhe njėherėsh aq universal: tė voglave fije bari. Pėr kėtė symbol, Roger Asselineau thotė: ‘’Pėr tė, bari simbolizon sė toku universalitetin dhe amėshimin e jetės’’.
Dua tėtheksoj se pėrmendja e kėtij shqipėrimi nuk ka aspak karakter pėrkujtimor, por aktual, tė mprehtė, pėr disa ēėshtje themelore. Nė poezinė uitmaniane, demokracia nuk ėshtė njė koncept I vagėlluar, eterik apo ezoterik: ‘’Libri I tij ėshtė shprehje e dashurisė sė zjarrtė pėr tė gjitha parimet, mbi tė cilat mbėshtetet demokracia: liri, barazi, vėllazėri’’ Demokracia ėshtė ballafaqim me pushtetin e pushtetmbajtėsit, njė betejė e pandėrprerė qė duhet fituar pėrditė. Thelbi I demokracisė mishėrohet nė vargun profetik: Kundėrshtoni shumė, binduni pakė‘’. Bindja e verbėr, konformizmi epidemik janė antipodi I demokracisė.Shqipėrimi I ‘’Fije bari’’ ėshtė njė ndėr ata modele qė duhet tė kenė parasysh pėrkthyesit e sotėm, pėr tė mos lėnė qė veprat e mėdhatė pėrmbyten nga mediokritetet dhe pėrkthimi tė uzurpohet nga zanatēinjtė.
Studjuesi Moikom Zeqo:
Vėshtirė se mund tė gjesh nė poezinė botėrore njė emėr kaq emblematic dhe origjinal sa Uollt Uitmani. Qė nga Homeri e kėtej, Uimani paraqitet si njė formulė poetike e jashtėzakonshme e njeriut dhe university, e demokracisė dhe ankthit ekzistencial. Nė jetėn time nuk mė ka bėrė pėrshtypje ndonjė poet aq sa mė ka bėrė Uitmani I madh. Uitmani ėshtė njė patriark dhe pėrherė njė fėmijė I demokracisė amerikane. Statuja e Lirisė, ky totem I kohėrave moderne , fare mirė do tė mbante nė dorėn e ngritur sė bashku me pishtarin dhe librin epokal tė papėrsėritshėm, tė jashtėzakonshėm, tė quajtur thjeshtėsisht ‘’Fije bari’’.Kultura demokratike amerikane me emrin e Uitmanit krijoi njė entitet tė pashembullt. Me vargun e tij tė lirė ai ka ndikuar nė poezinė moderne ndoshta mė shumė se tė gjithė paraprijėsit e mėdhenj. Poezia e Uitmanit na dėlirėson dhe na qetėson, pa harruar se shqetėsimi I tij I shenjtė ėshtė njė shėndet moral I pazėvendėsueshėm.
Dua tė tėrheq vėmendjen pėr njė fakt kulturor tė klasit tė parė.Nė 1956 njė figurė e shkėlqyer e kulturės shqiptare,Skėnder Luarasi pėrktheu dhe botoi librin ‘’Fije bari’’ tė Uitmanit. Ky libėr ishte njė ēudi pėr kohėn, madje mund tė themi njė paradoks.. Nė vitet ’50, poezia shqipe ishte nė mjerim. Shumė poetė mediokėr krijonin tė politizuar tė ashtuquajturėn poezi tė realizmit socialist, njė karikaturė tė artit nė diktaturė. Luarasi ky disident trim dhe njeri I vėrtetė I kulturės bėri sfidėn e tij tė ēuditshme nėpėrmjet botimit tė Uitmanit.Ishte kjo si njė hedhje doreze dueli pėr tėrė mediokritetin letrar tė kohės.Njė analizė akribike do tė vėrtetonte se’’Fije bari’’ ka ndikuar nė poezinė moderne shqiptare dhe ka qenė njė lėndė radioactive artistike.Uitmani ėshtė I pari poet I madh I demokracisė amerikane dhe I pari poet I poezisė urbane. Éshtė njė mrekulli e vėrtetė qė miqėsia midis populit shqiptar e amerikan tė ketė njė ndėrmjetės dhe interpret kaq tė madh siē ėshtė emri i Uollt Uitmanit’’. Poetėt janė profetė tė popujve dhe tė lirisė‘’
Botuesi Mehmet Gėzhilli: "Isha fare i ri, nxėnės nė Shkollėn Pedagogjike’’Petro Nini Luarasi’’ (babai i Skėnderit), kur njė ditė, nė fillim tė viteve ’60-tė do tė blija ‘’Fije bari’’nė njė librari tė Korēės, aty afėr ku ndodhet Luftėtari Kombėtar. Kur e lexoja dhe e rilexoja nė fillimshumė gjėra nuk i kuptoja, a mė mirė tė them nuk ‘’ i bluaja’’dot, por sa mė shumė kalonin vitet aq mė shumė m’u bė i dashur ky libėrdhe nuk m’u nda pėr gjithė jetėn. Tani them se jeta ka befasira nga mė tė ēuditshmet. Nuk mė kishte shkuar kurrė ndėr mend se njė ditė do tė isha botues i tij. Jam i lumtur, tepėr i lumtur dhe e ndjej si njė privilegj tė veēantė tė botoj ‘’Fije bari’’nė pėrvjetorin e vdekjes sė Uitmanit qė ėshtė njė nderim edhe pėr shqipėruesin S.Luarasi i cili nuk pėrktheu thjesht vargjet e Uitmanit, por ju dha edhe shpirtin dhe talentin e vet. Dhe kėtė e bėri kur nė Shqipėri, nė fshatin tim, e kam lexuar Uitmanin, jo nėn dritėn elektrike, nėn dritėn e zbehtė tė njė llampe vajguri."
Agim Bacelli: Whitman e shkroi dhe rishkroi disa here vellimin poetik "Fije bari" (Leaves of Grass), duke e persosur dhe duke e bere nje nga librat me te kerkuar jo vetem ne Amerike por ne tere boten, madje, ky liber u perkthye edhe ne shqip nga mjeshtri i letersise Skender Luarasi. Une kam patur fatin ta kem librin tim.
Tč gjithč atyre qč nuk kanč patur mundčsi ta lexonin kryeveprčn "Fije bari" te Whitman-it tč pčrkthyer nga Skčnder Luarasi, u drejtohemi:

Ti lexues
Ti lexues, ke zemrčn plot jetč, kreni, dashuri, si vetč;
Prandaj, pčr ty kčto kčngč

Pėr ty,Demokraci- njė kėngė
Ej, do ta bėj kontinentin Njė tė pandarė;
Do bėj mė tė shkėlqyeshmen racė qė pa dielli;
Do bėj vise hyjnore magnetike,
Me dashurin e shokėve;
Me dashurin jetėgjatė tė shokėve.

Do mbiell vllezėri tok si pemėt gjatė gjithė lumenjve
t’Amerikės e buzė liqejve tė mėdhenj e tejpėrtej gjithė padeve.
Do t’i bėj qytetet tė papėrēarė, me krahėt e tyre pėrqafe njėri-tjetrit;
Pėr dashurin e shokėve,
Pėr dashurin burrnore tė shokėve.

Kėto pėr ty, Demokraci, prej meje! Urdhro, ma femme!
Pėr ty! pėr ty ligjėroj kėto kėngė
Nė dashurin e shokėve
Nė dashurin e lartė tė shokėve.

Njė kėngėtareje
Na, prano kėtė dhuratė!
E ruajma pėr ndonjė hero, orator, a gjeneral,
Ndonjė q’i shėrben ēėshtjes sė shenjtė,
Idealit, Mbarėsis’ e liris’ sė njerėzimit;
Pėr kundėrshtarin e despotėrvet - rebelin trim;
Po shoh se ē’pata vluar pėr ata, tė pėrket ty aq fort sa kujdo tjetri.

Mendime
Pėr bindje, besė dhe besnikėri;
Rri mėnjanė e vė re dhe diēka mė ēudit thellėsisht:
Qė turma njerės venė pas disave tė cilėt nuk besojnė nė
njerės.

petrol
13-12-11, 13:43
Petro Luarasi

SKĖNDER LUARASI. JETA DHE VEPRA

1. Biografi
Skėnder Petro Luarasi u lind nė Luaras tė rrethit tė Kolonjės, mė 19 janar 1900. Kreu arsimin fillor nė mėsonjėtoret shqipe tė drejtuara nga i ati, Petro Nini Luarasi, nė Korēė (1909) e Negovan (1910-1911). Nė vitin 1912, me rekomandim tė shoqėrisė atdhetare “Pėrparimi”, nisi studimet nė Robert Kolegj, Stamboll-Turqi me bursė nga Fondacioni amerikan Charles Crane. Pas njė viti u kthye nė atdhe pėr tė ndihmuar familjen qė po pėrndiqej nga forcat pushtuese greke dhe i ndėrpreu studimet pasi autoritetet greke ia mohuan lejen e kalimit. Mė 1916 emigroi nė Sh.B.A ku studjoi nė “Easton Academy” dhe “American International College”-Springfield Mass, nė Sh.B.A, deri nė vitin 1920. Nė kėtė periudhė u dallua si veprimtar atdhetar, qe inisiator e njė nga themeluesit e shoqėrisė Lidhja e Studenteve Shqiptarė (1918) dhe editor i organit tė saj, Studenti (1920) ku botoi disa artikuj. Sė bashku me tė vėllanė, Dhimitrin, iu pėrgjigj thirrjes sė Kongresit tė Lushnjės pėr tė kontribuar nė Shqipėri. Pėr dy vjet punoi si sekretar e mėsues nė shkollat e Kryqit tė Kuq tė Rinisė Amerikane nė Elbasan. Me bursė tė shtetit shqiptar studjoi nė Austri nė Gjimnazin Klasik, Fraishtadt (1922-1926) dhe u diplomuar nė Fakultetin e Filozofisė tė Vjenės (1930) nė degėn Letėrsi Moderne.
Skėnder Luarasi qe pėrkrahės i bindjeve politike tė Fan Nolit. Sė bashku me tė vėllanė iu gjendėn me armė nė dorė nė ditėt e fundit tė qeverisjes dhe e pėrcollėn kur u largua pėrgjithnjė nga vendi.
Nė vitet 1926-1927 ai u zgjodh kryetar i shoqėrinė “Albania” tė studentėve shqiptarė nė Austri dhe editor i organit tė saj, “Djalėria”. Pėr shkak tė qėndrimit politik, njė artikulli qė botoi mė 28 nėntor 1927 nė revistėn “Djalėria” dhe protestės ndaj shpalljes sė Shqipėrisė monarki, iu pre bursa nga shteti shqiptar dhe mė pas u arrestua.
Pasi pėrfundoi studimet, ministri i arsimit Hilė Mosi e ndihmoi tė punėsohej si arsimtar nė Shkollėn Teknike Amerikane (1930-1931). Pėr shkak tė pikėpamjeve e veprimtarisė sė tij “tė padėshiruar” e transferuan nė disa shkolla tė mesme: nė Institutin Tregėtar tė Vlorės (1931-1933), nė gjimnazin e Tiranės (1933-1934), nė gjimnazin e Shkodrės (1934-1935), ku drejtoi edhe konviktin e saj “Malet tona” si dhe sėrish nė gjimnazin e Tiranės (1936). Nė kėtė periudhė kreu njė veprimtarisė tė gjerė social-kulturore e emancipuese me nisma, eskursione dhe grupe teatrale rinore, kontribuoi pėr zhvillimin e arsimit nė frymė kombėtare, laike, demokratike e antifashiste dhe ndihmoi nė organizimin e disa shoqatave dhe revistave progresive. Skėnder Luarasi konsiderohej njė nga pėrfaqėsuesit mė elitarė tė inteligjencies sė re shqiptare, i cili u vu nėn shėnjestrėn e agjenturės fashiste dhe u persekutua nga regjimi qė e burgosi tri herė: nė janar 1928, nė janar 1931 dhe nė gusht 1935. Ndonėse gjendej nė kushte tė vėshtira, i ndaluar dhe i censuruar, u dallua nė krijimtarinė letrare: nė publicistikė, dramaturgji dhe pėrkthime.
Nė 14 dhjetor 1936, Skėnder Luarasi u nis vullnetarisht pėr tė mbrojtur Republikėn Spanjolle nė luftė kundėr intervencionit nazi-fashist. Nga dokumentat arkivore provohet qė ai ėshtė i pari antifashist qė u nis drejtpėrdrejt nga Shqipėria pėr nė Spanjė duke u bėrė shembull pėr disa nga nxėnėsit, shokėt e njė shoqe, Justina Shkupin, tė cilėt e pasuan. Duke vlerėsuar personalitetin e tij, shtabi i Brigadave Ndėrkombėtare i besoi detyra tė rėndėsishme si pėrgjegjės i vullnetarėve shqiptarė nė Shtabin Ballkanik, shef i propagandės dhe i censurės, redaktimin dhe botimin e revistės “Vullnetari i Lirisė” nė gjuhėn shqipe (pėr daktilografimin e materialeve dhe si gazetar kontribuoi Petro Marko). Ndėrkohė ai pėrgatiti dhe transmetoi disa emisionet radiofonike nė gjuhėn shqipe nga radiot Valencia, Madrid e Barcelona. Ato janė tė parat programe shqip nė historinė e radiodifuzionit shqiptar dhe me platformė antifashiste.
Nė kėtė periudhė, shkroi disa artikuj nė revistėn “Vullnetari i Lirisė” dhe nė organe tė tjera.
Mbas marrėveshjes pėr largimin e forcave tė Brigadave Ndėrkombėtare, nė 13shkurt 1939, Skėnder Luarasi u largua nga Spanja pėr nė Francė, ku vuajti persekutimin nė kampet e pėrqėndrimit nė St.Cuprien, Gurs, Vernet dhe Bordo. Dashuria dhe malli pėr atdheun e familjen, dėshira pėr tė kontribuar sa mė shumė pėr Shqipėrinė e lirė, bėri qė pėrkundėr kėrkesės sė vėllait dhe Fan Nolit, nė vend tė SHBA tė zgjidhte riatdhesimin.Pas nėntė vitesh lufte e vuajtjesh nė Spanjė e Francė, mė 13 qershor 1945, Skėnder Luarasi u kthye nė Shqipėri. Nė fillim u mirėprit nga personalitetet mė tė larta tė qeverisė, u zgjodh pėrfaqėsues i Kolonjės nė Kongresin e Parė tė Frontit Demokratik dhe deputet i Kolonjės pėr njė legjislaturė. Gradualisht u pėrball me realitetin antidemokratik, me presionet dhe interesat joparimore tė disa klaneve tė pėrkrahura nga kreu i diktaturės me tė cilin qė nė takimin e parė pati mospėrputhje mendimesh.. Pėr pasojė, edhe ndaj Skėnder Luarasit u zbatua principi “ Ose me ne, ose kundėr nesh. Rrugė tė mesme s’ka!”
Skėnder Luarasi punoi kryesisht si arsimtar nė shkollat e mesme tė Tiranės: nė liceun e Tiranės dhe Teknikumin Financiar (1946-1948), nė Institutin e Shkencave (1949-1954), nė Ndėrmarrjen e Botimeve Shtetėrore (1954), nė shkollėn pedagogjike, nė Institutin e Gjuhėsisė dhe tė Historisė dhe nė Universitetin e Tiranės. Mė 1960 kontribuoi nė ēeljen e degės sė gjuhės angleze, tė cilėn e drejtoi pėr disa vjet. Nė vitin 1967 e nxorėn nė pension. Luarasi qe nė grupin nismėtar tė themelimit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve.
Nė mbledhjen themeluese mbajti fjalimin programatik qė u diskutua nė dy ditė dhe drejtoi njė seancė tė mbledhjes.Gjithashtu u zgjodh pėr disa muaj anėtar i bordit tė botimit tė organit tė lidhjes sė shkrimtarėve, ku botoi disa artikuj e pėrkthime. Pėr shkak se kundėrshtoi metodat antidemokratike tė udhėheqjes dhe pėrkrahu Sejfulla Malėshovėn e pėrjashtuan si anėtar nga lidhja e shkrimtarėve. Mė pas pėrballoi pėrndjekje tė gjerė, ia hoqėn tė drejtėn e botimit dhe ia fshinė emrin nga tekstet shkollore dhe botimet e ndryshme. Edhe pas ripranimit nė Lidhjen e Shkrimtarėve, nė vitin 1954, ndonėse pėr fasadė respektohej, iu kufizuan pėrgjithnjė tė drejtat e botimit pasi etiketohej shkrimtar borgjez, i cili nuk pajtohej me normat e realizmit socialist. Nė kėtė periudhė botoi kryesisht pėrkthime, biografi historike, njė dramė dhe artikuj studimorė e me tematikė historike Shpesh veprat e shkrimet nuk i botoheshin, i pėrgjysmoheshin, madje nė disa raste edhe i shtrembėroheshin qėllimisht duke i shtuar paragrafe te papėrshtatshme. Nėn kėto kushte tė vėshtira, Skėnder Luarasi arriti tė botojė njė pjesė tė krijimtarisė sė tij deri sa u nda nga jeta mė 27 prill 1982.
Deri nė vitin 1990 krijimtaria e tij nė monografi, publicistikė, drama, studime letrare e historike, nuk analizohej shkencėrisht dhe nuk pėrmendej nė botimet shkollore e akademike
Mbas rrėzimit tė sistemit totalitar, personaliteti i Skėnder Luarasit ėshtė nderuar e rivlerėsuar nė Shqipėri dhe nė Kosovė.
Krahas vlerėsimit si “Qytetar nderi i Ersekės” dhe dekorimit me “Urdhėrin e Flamurit” e “Nderi i Kombit”, mban emrin e tij biblioteka e qytetit tė Ersekės, shkolla e mesme teknike nė Therandė-Kosovė, njė shkollė 8-vjeēare nė Tiranė, disa rrugė nė qytete tė Kosovės e nė Tiranė. Tashmė ai zė vend nė fjalorin enciklopedik shqiptar dhe nė botimet akademike.
Por, sikurse pėrmendė, ndihen mungesa e njė biografie serioze, bibliografia e veprės sė tij apo studime tė mirėfillta shkencore mbi krijimtarinė e tij qė vazhdon tė zbulohet e botohet.

2. Bibliografi
Kontributin e Skėnder Luarasit nė lėmin letrar do ta paraqesim nė periudhat : 1917-1944 dhe 1945-1982 – (2011) .. pasi vazhdon botimi i veprės sė tij.
Nė periudhėn 1917-1944 kontribuoi nė:
- Publicistikė. Shkroi me dhjetra artikuj: studime letrare e historike, reportazhe, portrete, esse, kritikė e satirė, nė organe tė rėndėsishme brenda e jashtė Shqipėrisė.
Ndėr artikujt mė tė rėndėsishmit pėrmendim: “Letėrsia moderne nė Shqipėri”, “25 vjet indipendencė”, “Naim Frashėri”, “Lasgush Poradeci-Vija themeltare”, “Popullsia e Kosovės”
- Dramaturgji: Shkroi dramat “Agimi i Lirisė” dhe “Liria”.
Pėrkthime: Botoi disa vepra tė njohura tė letėrsisė botėrore si : “Vilhelm Teli” nga Schiler, “Sakuntala” nga Kalidasa, “Enoh Arden” nga Tennyson, “Pėrralla” nga Oscar Wilde ndėrsa “ Lirika” nga Li Taj Pe dhe “Prometeu” i lidhur “nga Percy Shelley kanė “humbur”.
- Biografi: Botoi biografinė e shkurtėr “Kolonel Tomson”
Ai gjithashtu qe editor i revistave “Studenti” (1920), “Dialėria” (1926-1928) dhe pėrgjegjės pėr redaktimin dhe botimin e revistės “Vullnetari i Lirisė” (1937).
Nė periudhėn 1945-1990 kontribuoi nė :
- Publicistikė. Shkroi me dhjetra artikuj: studime letrare e historike, reportazhe, portrete, esse, kritikė e satirė. Ndėr mė tė rėndėsishmit pėrmendim: “Kongresi i Dytė i Manastirit”, “Skėnderbeu nė letėrsinė angleze”, “Bajroni nė Shqipėri”, “Shileri nė Shqipėri”, “Fletė nga historia e shkollave tė para shqipe”, “ Publicistika e motrave Qiriazi”.
- Pėrmbledhja me artikuj “Fjala shqipe”
- Dramaturgji: Botoi dramėn “Stuhi nė Prill”
- Pėrkthime: Shkroi mbi tridhjetė kryevepra tė letėrsisė botėrore si “Fausti” nga Goethe, “Gėci i Berlihingenit” nga Goethe, “Fije bari” nga Whitman, “Mbreti Lir” nga Shakespeare
- Biografi: Shkroi biografitė e rilindasve Ismail Qemali, Isa Boletini, Petro Luarasi, Gjerasim Qiriazi, Sevasti Qiriazit ndėrsa ajo pėr Fan Nolin “humbi”
Mbas ndarjes sė tij nga jeta, nė periudhėn e viteve 1990 - 2010 janė botuar nė:
- Publicistikė. Janė botuar pėr herė tė parė disa shkrime tė Skėnder Luarasit
me kujtime, studime letrare e historike, korespondenca , ndėr mė tė rėndėsishmit pėrmendim: “Ditari i Skėnder Luarasit: Si u likuiduam. Debatet qė fshehu diktatura”, “Ambasadori amerikan, miku ynė i besės : Herman Bernstein“, “Komplotonjėsit e heshtjes" “Mbylle gojėn Skėnder Luarasi!-kujtime”, “Ata qė nuk mė deshėn nė Lidhjen e Shkrimtarėve”: kujtime.
U botuan pėr herė tė parė, i plotė, sipas variantit nė dorėshkrim “Fausti” nga Goethe, “Vajza e Orleansit” nga Schiller, “Si ta doni” nga Shakespeare, “Zgjimi kombėtar shqiptar” nga Stavro Skėndi si dhe libri “Nė brigadat Internacionale nė Spanjė : Kujtime”
Janė ende tė pabotuara librat: Skėnder Luarasi: ‘’Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar : Kujtime”, F.Reshpja: “Albanian Rhapsody” (pėrkthim nė anglisht), Schiller: “Don Karlos”, Aleksandr S. Gribojedov: “Mjerė kush ka mend”, Rodrigues. “Kėtu fjeti njė perėndi”, Morton F.Eden: “Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre” etj. Konsiderohen “tė humbura” (nuk gjenden njėsi fizike) librat “Fan Noli: Jeta dhe vepra” dhe “Sevasti Qiriazi-Dako”; pėrkthimet: Percy Shelley: “Prometheu i lidhur”, Li Tai Pe: “Lirika” dhe dispencat: “A people history of England” (1963) dhe “English Literature” (1963) etj.

Ky material ėshtė marrė nga studimi
Petro Luarasi. SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA

petrol
13-12-11, 13:54
Petro Luarasi

I Vepra tė botuara tė Skėnder Luarasit
Monografi, drama, publicistikė, pėrmbledhje, tekste mėsimore.

1932
1. Agimi i Lirisė: Dramė me pesė akte / Skėnder Luarasi
Vlorė : Instituti Tregtar i Vlorės, 1932. - 67 f.
[Tekst i shaptilografuar]
1934
2. Kolonel Thomson [L.W.J.K. Thomson] / Skėnder Luarasi.
Botim i dytė. -Tiranė : Gutenberg, 1934.- 16 f.
1957
3. Migjeni : Veprat / Millosh Gjergj Nikolla; Mbledh. dhe redakt. nga Skėnder Luarasi. Tiranė : Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, 1957. - 223 f.: me il.; [5] f. dorėshkrime.
Hyrje f. 5-6; Shėnime f. [220];
Botuar nėn kujdesin e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve
[Migjeni pseudonim i autorit Millosh Gjergj Nikolla]
1958
4. Petro Luarasi : Jeta dhe vepra / Petro N. Luarasi; Mbledh. dhe redakt. nga Skėnder Luarasi. - Tiranė : Naim Frashėri, 1958. - 280 f.: me il.
1961
5. Fjala shqipe / Skėnder Luarasi; Red.Andrea Varfi
Tiranė : Naim Frashėri, 1961.- 200 f.
Parathėnie: nga Andrea Varfi (3-13).
I.Nė vend tė parafjalės: Fjala shqipe (17-19).
II.Shkrime tė rinisė: Vdekja heroike e Paros (20-23); Kundėr ēpifjeve greke (24-26); Dita e Flamurit (27-28); Rėndėsia e Motit tė Ri (29-30).
III.Politiko-letrare: Kryedita e ēdo viti shqiptar (31-34); Gruaja shqiptare (35-37); Mbi popullsinė e Kosovės (38-39); Njė gjyq me rėndėsi (40-42); Shqipėria shtet i ri (Neuland Albanien) (43-46); Letėr Mehdi bej Frashėrit (47-48), Ahmet Zogu var shokėt e tij (49-53); Nė gjurmat e patriotėve (54-57); 2 Dhjetor 1945 (58-61); Nė fushė pėrqėndrimi nė Francė (62-63); Ne jemi Partia (64-68).
Ne kujtojmė edhe punėn tuaj (emisione pėr shqiptarėt e Amerikės.Radio Tirana): Pėr 28 Nėntor 1958 (69-73); Urim pėr motin e Ri (74-76); Pėr 7 prill (77-81).
IV.Portrete letrare: Kėngėt e Naimit do t’ushtojnė pėrjetė (82-84); Ismail Qemal Vlora (85-89); Pėr komb e flamur (90-93); Trimi me fletė (94-97); Heroi i Fuente del Ebro (98-99); Qemali nxėnės (100-102); Gjerasim Qiriazi (103-104); Nga jeta e tim eti -“Kujtime” (105-109).
Gra tė shquara shqiptare: Nusja e Azem Galicės (110); Zekie Shaqir Krasta (111-112); Katerina Grigor Cilka (113-114).
Aleksandėr Moisiu (115-120); Shileri nė Shqipėri (121-128); Lenini (129-132);
V. Shėnime kritike: Ta begatojmė gjuhėn e kombin me kulturė e qytetėrim (133-141); Prometheu (142-144); Kalidasa dhe vepra e tij Sakuntala (145-153); Aleksandėr Pushkin (154-156); Vdekja e poetit: Migjeni (157-158); Qenkemi miq (159);
VI - Lufta e Spanjės: Njėzet e pesė vjet indipendencė (160-166);Vullnetarėt shqiptarė nė brigadat internacionale (167-170); Vullnetar nga mė tė parėt (171-172); Tirana nė tym e terr tė tiranit (173-174); Letėr vėllait tė Asim Vokshit (175-176); Njė kujtim nga Spanja (177-178); Ditėt e fundit tė Republikės (179-182); Spanja-vatra e vėllazėrimit tė popujve (183-187).
VII. Shkolla shqipe: Fletė nga historia e shkollave tė para shqipe (188-191); Abetarja shqipe ėshtė shkruar me gjak (192-197).
Pasqyra e lėndės: (198).
6. Migjeni : Veprat / Millosh Gjergj Nikolla; Mbledhur dhe redaktuar nga Skėnder Luarasi. -Botimi i dytė. - Tiranė : Naim Frashėri, 1961. - 263 f.: me il.
Bibliografia e Migjenit (1934-1961) : f. 241-259
[Migjeni pseudonim i autorit Millosh Gjergj Nikolla]
1962
7. Gjerasim Qiriazi : Jeta dhe vepra / Gjerasim Qiriazi; Mbledh. e paraqit. nga Skėnder Luarasi. - Tiranė : Naim Frashėr , 1962.- 197 f.: me il
( Tė njohim Rilindasit tanė )
8. Ismail Qemali : Jeta dhe vepra / Skėnder Luarasi
Tiranė : Naim Frashėri, 1962. - 93p.: me il.
9. Les soeuers Qiriasi / Skėnder Luarasi. - Tirana : [s.n.], 1962. - 36f.
Hommage a l’occasion du 50e anniverasire de la Proclamation de l’independance de l’Albanie (1912-1962)
10. Migjeni : Poesie e prose / Millosh Gjergj Nikolla; Raccolte e redatte dal Skėnder Laurasi; Traduzione dal testo originale albanese a cura di Iolanda Kodra. - Tirana : [s.n], 1962. 186 f.: me il.
Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni / Skėnder Luarasi f. 5-12
[Migjeni pseudonim i autorit Millosh Gjergj Nikolla]
11. Motrat Qiriazi / Skėnder Luarasi. - Tirana : [s.n.], 1962. - 36 f.
12. The Kyrias sisters / Skėnder Luarasi. - Tirana: [s.n.], 1962.- f.32
1963
13. English anthology / compilled by Skėnder Luarasi
Tiranė : Dega e Botimeve tė Universitetit, 1963
Part.1.- f.135
14. English anthology / compilled by Skėnder Luarasi
Tiranė : Dega e Botimeve tė Universitetit, 1963
Part.2.- f.136-288
1970
15. Stuhi nė Prill [7 Prilli] : Dramė me pesė akte / Skėnder Luarasi
Nė: Teatri.- Tiranė, Nr.4, 1972 .- f. 8-52
1971
16. Isa Boletini : (Jetėshkrim i shkurtėr) / Skėnder Luarasi. - Tiranė : Naim Frashėri, 1971. - 237 f. : me il.
17. Ismail Qemali / Skėnder Luarasi. Prishtinė : Rilindja, 1971. - 134 f.: me il.
Biblioteka : Portrete-Monografi
1972
18. Isa Boletini : Jetėshkrim i shkurtėr / Skėnder Luarasi
Prishtinė : Rilindja, 1972 .- 220 f.: me il.
Biblioteka: Portrete - monografi
19. Ismail Qemali : Jeta dhe vepra / Skėnder Luarasi. - Botim i dytė.- Tiranė : Shtėpia Botuese e Librit Politik, 1972. - 117 f.:me il; Parafjalė: f. 115-117
1996
20. Nė Brigadat Internacionale nė Spanjė / Skėnder Luarasi; Red. Irena Toēi.
Tiranė : Toena, 1996. -94 f. : me il.
Dy fjalė pėr lexuesin : f. 4. Parafjalė : f. 9-11. Nė kopėrtinė fotografia e autorit. Bibliogr. Bio-Bibliografi : f.5-8.
2002
21. Migjeni : Vepra / Millosh Gjergj Nikolla; Skėnder Luarasi; Mbledh. dhe redakt. nga Skėnder Luarasi; Pėrg. pėr bot.Angjelina Ceka. -Tiranė : CETIS, Tiranė, 2002 .-268 f.
Jeta : f. VII-XXV. Pasthėnie/ Angjelina Ceka: f.263-267
ISBN 99927-801-0-X
[Migjeni pseudonim i autorit Millosh Gjergj Nikolla]
2006
22. Migjeni. Vargjet e lira dhe novelat e qytetit tė veriut : pėr nxėnėsit e shkollave / Millosh Gjergj Nikolla; Mblodhi dhe redakt.Skėnder Luarasi; Pėrg. pėr bot. Angjelina Ceka Tiranė : Migjeni, 2006 .- XX, 171 f. : me foto.
Jeta dhe vepra e aut. f.VII-XVI.
ISBN 99943-672-9-3
[Migjeni pseudonim i autorit Millosh Gjergj Nikolla]
2007
23. Tri jetė : Koloneli Tomson, Ismail Qemali, Isa Boletini / Skėnder Luarasi; Pėrg. pėr bot. Angjelina Ceka.-Tiranė : Migjeni, 2007. -351 f. : me il.
Parathėnie / Angjelina Ceka (Luarasi) : f. 7-8. Skėnder Luarasi : f. 347-349. Bibliografia e autorit : f. 350-351.
2009
24. Migjeni. Vargjet e lira dhe novelat e qytetit tė veriut : botim pėr nxėnėsit e shkollave / Millosh Gjergj Nikolla; mbledh. dhe redakt. nga Skėnder Luarasi; pėrg. pėr bot. Angjelina Ceka. - Tiranė : Migjeni, 2009.- 171 f. : me il.
[Migjeni pseudonim i autorit Millosh Gjergj Nikolla]

Ky material ėshtė marrė nga studimi
Petro Luarasi. SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA

petrol
13-12-11, 14:34
Petro Luarasi


Vepra tė botuara tė pėrkthyera nga Skėnder P. Luarasi

1933
1. Kalidasa. Sakuntala : dramė indiane / Kalidasa; Pėrkthyer prej Skėnder Luarasit. -Vlorė : Vlora, 1933. - VI, 64 f.
2. Tennyson, Alfred. Enoch Arden / Alfred Tenison; pėrkthyer prej Skender Luarasit. -Tiranė : [s.n.], shtyp.Gutenberg, 1933.- IV, 39f.
1934
3. Schiller, Friedrich von . Wilhelm Telli / Friedrich von Schiller; Pėrkthyer prej Skender Luarasit. - Tiranė : [s.n], 1934.- [V]-XII, 118 f.
4. Wilde, Oscar. Pėrralla tė zgjedhura / Oskar Uajlld; Pėrktheu nga anglishtja Skėnder Luarasi. - Tiranė: Argus, 1934. - 64 f.
1936
5. Schiller, Friedrich von. Wilhelm Telli / Friedrich von Schiller; Pėrkthyer prej Skender Luarasit. Durrės : [s.n.], 1936 [V]-XIII, 121 f.
6. Tennyson, Alfred. Enoch Arden / Alfred Tenison; pėrkthyer nga Skender Luarasit. Botim i dytė. - Tiranė : [s.n.], Shtyp.Tirana, 1936.- 32 f.
1949
7. Engels, Friedrich. Origjina e familjes, pronės private dhe shtetit / Frederik Engels; [Pėrkth. Skėnder Luarasi]. - Tiranė : Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve dhe e Shpėrndarjes, 1949. - XXIII, 193 f.
8. Pushkin, Aleksandr S. Boris Godunovi / Aleksander S. Pushkin; Pėrkth. prej Skėnder Luarasit. - Tiranė : Botim i shoqėr. pėr lidhjet kulturale midis RPSH-BRSS, 1949. - 104 f.
1952
9. Schiller, Friedrich von. Vilhelm Telli / Friderik Shiler; Pėrkth. nga gjermanishtja prej Skender Luarasit. - Prishtinė : Mustafa Bakija, 1952.- 184 f.
1955
10. Ostrovski, Aleksandėr. Shtėrgata, dramė me pesė akte/ Aleksandėr N. Ostrovski; Shqipėruar prej Skėnder Luarasit.- Tiranė : NSHB, 1955, 76f.
11. Schiller, Friedrich von. Intrigė e dashuri. Dramė nė pesė akte / Frederik Shiler;
E shqipėroi nga origjinali Skėnder Luarasi.- Tiranė : N.SH.B.,1955.- 90f.
12. Shakespeare, William. Tregtari i Venedikut / Uiliam Shekspir; Shqipėruar prej Skėnder Luarasit.- Tiranė : Instituti i shkencave, 1955.- 76f.
1956
13. Byron, George Gordon. Ēajld Harold / Xhorxh G. Bajron; Shqip.Skėnder Luarasi .-Tiranė : Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, 1956.-159 f.
14. Vega, Lope de. Fuenteovehuna: (Burimi i dhėnve) / Lope de Vega; Shqipėroi nga spanjishtja Skėnder Luarasi .- Tiranė : NSHB, 1956 .- 80 f.: me il.
15. Whitman, Walt. Fije bari : [Poezi] / Uollt Uitman; E pėrktheu nga origjinali Skėnder Luarasi.- Tiranė: N.SH.B., 1956. -158 f.
Tit. i origj.: Leaves of Grass / Walt Whitman
1957
16. Dickens, Charles. Oliver Tuisti / Ēarls Dikens; Pėrkth.Skėnder Luarasi
Tiranė : Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, 1957.- 407 f.: me il.
Tit. i origj.: The adventures of Oliver Twist / Charles Dickens
17. Goethe, Johann Wolfgang von. Fausti / Johan Gėte; Pėrkth. Skėnder Luarasi
Tiranė : Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, 1957 .-V.1 .- 206 f.: me il.
1958
18. Kalidasa. Sakuntala : dramė / Kalidasa; E pėrktheu prej anglishtes Skėnder Laurasi.- Tiranė : Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, 1958.- 125 f.; Shėnime : f. 122-125
19. Schiller, Fridrih von. Dramat nė prozė / Friderik Shiler; I pėrktheu Skėnder Luarasi
Tiranė : "Naim Frashėri", 1958. - 346 f.
Nė kėtė vėllim janė pėrfshirė kėto drama: Hajdutėt. Pėrbetimi i Fjeskos. Intrigė dhe dashuri.
1959
20. Goethe, Johann Wolfgang von. Gėci i Berlihingenit / Johan Gėte; Pėrkth. Skėnder Luarasi.- Tiranė : Naim Frashėri, 1959 .-128 f.
196 0
21. Longfellow, Henry W. Kėnga e Hajavathės / Henri Longfello; Pėrkth. Skėnder Luarasi. Tiranė : “Naim Frashėri”, 1960.- 188 f.
22. Shakespeare, William. Mbreti Lir. Dramė me pesė akte / Uiliam Shekspir ; E pėrktheu Skėnder Luarasi. - Tiranė : Naim Frashėri, 1960. - 138 f.
1962
23. Lessing Gotthold Ephraim. Emilia Galoti: Tragjedi me pesė akte/ Gotold Efraim Lesing; E pėrktheu Skėnder Luarasi.- Tiranė, “Naim Frashėri”, 1962. -87f.
24. Schiller, Fridrih von. Vilhelm Teli: Dramė nė pesė akte / Frederik Shiler; E pėrktheu nga gjermanishtja Skender Luarasi. Tiranė : “Naim Frashėri”,, 1962.- 180f.
25.Shakespeare, William. Rikardi i tretė : tragjedi / Uiliam Shekspir ; E pėrktheu Skėnder Luarasi. - Tiranė : "Naim Frashėri", 1962.- 199 f.
26.Vega, Lope de. Fuenteovehuna (Burimi i dhėnve) / Lope de Vega; Shqipėr. nga spanjishtja. Skėnder Luarasi .- Tiranė : N.SH.B.N.,1962. - 87 f.: me il.
1963
27. Milton, John. Komusi dhe Samsoni / Xhon Milton; Pėrkth. prej Skėnder Luarasi.
Tiranė: Dega e botimeve tė Universitetit,1963. - 31 f.
[Dispensė e shaptilografuar]
1964
28. Goethe, Johan Wolfgang. Fausti / Johan Gėte ; Pėrktheu Skėnder Luarasi.
Prishtinė : Rilindja, 1964.- 241 f.
1967
29. Wincop, Thomas. Skenderbeu: Tragjedi / Tomas Uinkop; Pėrkth. nga origjinali Skėnder Luarasi. - Tiranė: "Naim Frashėri", 1967.- 100 f.
Titulli nė origjinal: Scanderbeg or love and liberty / Thomas Wincop. London,1747
1968
30. Shakespeare, William. Mbreti Lir / Uiliam Shekspir; Pėrkth. Skėnder Luarasi
Prishtinė : Rilindja, 1968. -147 f.: me il.
31.Shakespeare, William. Rikardi III / Uiliam Shekspir ; Pėrktheu Skėnder Luarasi. - Prishtinė : Rilindja, 1968. - 211 f.: me il.
32.Shakespeare, William. Tregtari i Venedikut / Uiliam Shekspir ; E pėrktheu Skėnder Luarasi. - Prishtinė : Rilindja, 1968. -131 f.
1970
33. Kalidasa . Sakuntala : dramė indiane / Kalidasa; E pėrktheu Skėnder Laurasi.- Prishtinė : Rilindja, 1970. -141 f.
1971
34. Goethe, Johann Wolfgang von. Gėci i Berlihingenit / Johann Wolfgang von Goethe; Pėrkth. Skėnder Luarasi .- Prishtinė : Rilindja, 1971.-123 f.
35. Whitman, Walt. Fije bari : pjesė tė zgjedhura / Uollt Uitman ; Pėrktheu Skėnder Luarasi. Prishtinė : Rilindja, 1971. -157 f.
1973
36. Byron, George Gordon. Ēajld Harold / Xhorxh G. Bajron; Shqip.Skėnder Luarasi
Tiranė : “Naim Frashėri”, 1973.- 222 f.
37. Byron, George Gordon. Ēajld Harold / Xhorxh G. Bajron; Shqip.Skėnder Luarasi
Prishtinė : Rilindja, 1973.-183 f.: me il.
1974
38. Schiller, Friedrich von. Intrigė e dashuri : dramė nė pesė akte / Frederik Shiler; Shqip. Skėnder Luarasi .- Prishtinė : Rilindja, 1974.-124 f.
1975
39. Schiller, Friedrich von. Vilhelm Teli : Dramė nė pesė akte / Frederik Shiler; E pėrktheu nga gjermanishtja Skender Luarasi.- T.: “Naim Frashėri”,1975
197 6
40. Shakespeare, William. Mbreti Lir / Uiliam Shekspir ; pėrkth. Skėnder Luarasi.
Tiranė : “Naim Frashėri”, 1976.- 178 f.
197 7
41. Byron, George Gordon. Ēajld Harold / Xhorxh G. Bajron; Shqip. Skėnder Luarasi.
Bot. i 2-tė .- Prishtinė : Rilindja, 1977.-180 f.
42. Schiller, Friedrich von. Dramat nė prozė / Frederik Shiler; Pėrkth.Skėnder Luarasi. Botimi i dytė.- Tiranė : “Naim Frashėri”,,1977.- 400 f.
1978
43. Schiller, Friedrich von. Vilhelm Teli : dramė nė pesė akte / Frederik Shiler; pėrkth. Skėnder Laurasi. - Botim i dytė.- Prishtinė : Rilindja, 1978. - 200 f.
1979
44. Ostrovski, Aleksandėr N. Shtrėngata: Dramė me pesė akte / Aleksandėr N. Ostrovski; Shqipėruar prej Skėnder Luarasit
Nė: Drama / Aleksandėr N. Ostrovski.- Tiranė : “Naim Frashėri”, 1979.- f.11-84
1980
45. Vega, Lope de. Fuenteovehuna (Burimi i dhėnve) / Lope de Vega; Shqipėr. nga spanjishtja. prej Skėnder Luarasit.- Prishtinė: Rilindja,1980.-110 f.
1981
46. Shakespeare, William. Mbreti Lir / Uiliam Shekspir; E pėrktheu Skėnder Luarasi.
Prishtinė : Rilindja, 1981.-148 f.
47. Shakespeare, William. Mbreti Lir / Uiliam Shekspir; E pėrkth. nga origj.Skėnder Luarasi. .-Tiranė : “Naim Frashėri”, 1981. - f. 422-623.
48. Shakespeare, William. Rikardi II / Uiliam Shekspir; E pėrktheu nga origjinali Skėnder Luarasi.-Tiranė : "Naim Frashėri", 1982.- f.13-140.
49. Shakespeare, William. Rikardi III / Uiliam Shekspir ; E pėrkth. Skėnder Luarasi.
Prishtinė : Rilindja, 1981.- 210 f.
50. Shakespeare, William. Rikardi III / Uiliam Shekspir; E pėrkth. nga origj. Skėnder Luarasi. - Tiranė : “Naim Frashėri”, 1981.- f.16-215.
51. Shakespeare, William. Tregtari i Venedikut / Uiliam Shekspir; E pėrktheu Skėnder Luarasi.- Prishtinė : Rilindja, 1981. 131 f.,
1982
53. Shakespeare, William. Komedia e keqkuptimeve / Uiliam Shekspir ; E pėrktheu nga origjinali Skėnder Luarasi.- Tiranė : "Naim Frashėri", 1982
Titulli i origjinalit: The Comedy of errors / William Shakespeare.
54. Shakespeare, William. Tregtari i Venedikut / Uiliam Shekspir; E pėrktheu nga origjinali Skėnder Luarasi.- Tiranė : "Naim Frashėri", 1982
1986
55. Schiller, Friedrich von. Vilhelm Teli : dramė nė pesė akte / Friderik Shiler;
E pėrkth. Skėnder Luarasi. - Botimi i tretė.- Prishtinė : Rilindja, 1986.- 200 f.
1987
56. Goethe, Johann Wolfgang von. Fausti / Johan V.Gėte; Pėrkth. nga origjinali Skėnder Luarasi. - Tiranė : “Naim Frashėri”, 1987.- 634 f. : me il.
1988
57. Goethe, Johann Wolfgang von. Fausti / Johan V.Gėte; Pėrkth. nga origjinali Skėnder Luarasi .- Prishtinė : Rilindja, 1988.
58. Goethe, Johann Wolfgang von. Gėci i Berlihingenit / Johan V.Gėte; Pėrkth. nga origjinali Skėnder Luarasi.- Prishtinė : Rilindja, 1988.
1994
59. Whitman, Walt. Fije bari : pjesė tė zgjedhura / Uolt Uitman ; Pėrkthyes Skėnder Luarasi. Shkup : Flaka e vėllazėrimit, 1994.- 138 f.
1997
60. Whitman, Walt . Fije bari : poezi / Uollt Uitman ; shqipėroi Skėnder Luarasi ; Pėrgatiti pėr botim Mehmet Gėzhilli. Ribotim Tiranė : Argeta LMG, 1997.- 318 f.
1999
61. Byron, George Gordon. Ēajld Harold / Xhorxh Gordon Bajron; Shqip. nga Skėnder Luarasi.- Tiranė: Onufri, 1999.- XII, 183 f.
62. Goethe, Johann Wolfgang von. Fausti / Johan V.Gėte; Shqipėroi Skėnder Luarasi.-
Tiranė : Argeta-LMG, 1999.-558 f..
63. Goethe, Johann Wolfgang von. Gėci i Berlihingenit / Johan V.Gėte; Pėrkth. Skėnder Luarasi.- Tiranė : Toena, 1999.-136 f.
2000
64. Dickens, Charles.Oliver Tuist : roman / Ēarls Dikens: Pėrktheu nga origjinali Skėnder Luarasi .-Botim i dytė .- Tiranė: Mėsonjėtorja e parė, 2000.- 518 f.
65. Schiller, Friedrich von. Dramat nė prozė / Friderik Shiler; Pėrkth.Skėnder Luarasi..-Tiranė : Mėsonjėtorja e parė, 2000.-XII, 388 f.
66. Skėndi, Stavro Zgjimi kombėtar shqiptar: 1878-1912 / Stavro Skėndi; pėrkth.Skėnder Luarasi, pėrkth.Nestor Nepravishta. - Tiranė : Phoenix, 2000.- 442 f.
Tit. i origj.: The Albanian national awakening 1878-1912. - Bibliogr.: f.427-441.
67. Shakespeare, William.Rikardi II. Rikardi III / Uiliam Shekspir; Pėrkth. nga origj.Skėnder Luarasi .-Tiranė : Mėsonjėtorja e parė, 2000.- 380 f.
68. Shakespeare, William. Tregtari i Venedikut. Komedia e keqkuptimeve / Uiliam Shekspir; Pėrkth. nga origj.Skėnder Luarasi .-Tiranė : Mėsonjėtorja e parė, 2000f.285.
2003
69. Pushkin, Aleksandr S. Boris Godunovi: dramė / Aleksandr S. Pushkin; Shqip.Skėnder Luarasi .-Bot. i dytė.-Tiranė : Onufri, 2003.-145 f.
2004
700. Byron, George Gordon. Ēajld Haroldi: poemė / Xhorxh Gordon Bajron; Shqip.nga origjinali Skėnder Luarasi .- Bot. i gjashtė.- Tiranė : Onufri, 2004.- 231f.
71. Goethe, Johann Wolfgang von. Fausti / Johan V.Gėte; Shqip. Skėnder Luarasi; Pėrg. pėr bot.Petro S. Luarasi.- Ribot.- Tiranė : Infbotues, 2004.- 564 f.
72. Schiller, Friedrich von. Vilhelm Teli : dramė / Friderik Shiler; Shqip. nga origj.Skėnder Luarasi .- Bot. i pestė.- Tiranė : Onufri, 2004.-240 f.
73. Shakespeare, William. Mbreti Lir : dramė / Uiliam Shekspir; Pėrkth.nga origj. Skėnder Luarasi .- Bot. i gjashtė .-Tiranė : Infbotues, 2004 .-218 f.
74. Whitman, Walt. Fije bari : poezi / Walt Whitman; Pėrkth.Skėnder Luarasi
Bot. i tretė.- Tiranė : Infbotues, 2004 .-275 f.
2005
75. Longfellow, Henry W. Kėnga e Hajavathės / Henri Longfello; Pėrkth. Skėnder Luarasi .-Tiranė : Migjeni, 2005 .-208 f. : me il.
2007
76. Schiller, Friedrich von. Vajza e Orleansit : tragjedi romantike / Friderik Shiler; Shqip. nga origj.Skėnder Luarasi .- Tiranė : Infbotues, 2007.-211 f.
Tit. i origj. : Die Jungfrau von Orleans / Friedrich von Schiller
77. Shakespeare, William. Si ta doni : komedi / Uiliam Shekspir; Shqip. Skėnder Luarasi
Tiranė : Onufri, 2007 .-176 f.
Tit. i origj.: As You like it / William Shakespeare
2011
78. Eden, Morton Frederick. Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre / Morton Frederick. Eden.- Shqip. nga origj.Skėnder Luarasi .- Tiranė : Infbotues, 2011.-58 f.
Tit. i origj. : Albania: Its discontents and their origin / Morton Frederick. Eden

Ky material ėshtė marrė nga studimi
Petro Luarasi. SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA . Bibliografi e reduktuar

petrol
13-12-11, 14:44
Petro Luarasi

I Vepra tė botuara tė Skėnder Luarasit
Monografi, drama, publicistikė, pėrmbledhje, tekste mėsimore.

1932
1. Agimi i Lirisė: Dramė me pesė akte / Skėnder Luarasi
Vlorė : Instituti Tregtar i Vlorės, 1932. - 67 f.
[Tekst i shaptilografuar]
1934
2. Kolonel Thomson [L.W.J.K. Thomson] / Skėnder Luarasi.
Botim i dytė. -Tiranė : Gutenberg, 1934.- 16 f.
1957
3. Migjeni : Veprat / Millosh Gjergj Nikolla; Mbledh. dhe redakt. nga Skėnder Luarasi. Tiranė : Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, 1957. - 223 f.: me il.; [5] f. dorėshkrime.
Hyrje f. 5-6; Shėnime f. [220];
Botuar nėn kujdesin e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve
[Migjeni pseudonim i autorit Millosh Gjergj Nikolla]
1958
4. Petro Luarasi : Jeta dhe vepra / Petro N. Luarasi; Mbledh. dhe redakt. nga Skėnder Luarasi. - Tiranė : Naim Frashėri, 1958. - 280 f.: me il.
1961
5. Fjala shqipe / Skėnder Luarasi; Red.Andrea Varfi
Tiranė : Naim Frashėri, 1961.- 200 f.
Parathėnie: nga Andrea Varfi (3-13).
I.Nė vend tė parafjalės: Fjala shqipe (17-19).
II.Shkrime tė rinisė: Vdekja heroike e Paros (20-23); Kundėr ēpifjeve greke (24-26); Dita e Flamurit (27-28); Rėndėsia e Motit tė Ri (29-30).
III.Politiko-letrare: Kryedita e ēdo viti shqiptar (31-34); Gruaja shqiptare (35-37); Mbi popullsinė e Kosovės (38-39); Njė gjyq me rėndėsi (40-42); Shqipėria shtet i ri (Neuland Albanien) (43-46); Letėr Mehdi bej Frashėrit (47-48), Ahmet Zogu var shokėt e tij (49-53); Nė gjurmat e patriotėve (54-57); 2 Dhjetor 1945 (58-61); Nė fushė pėrqėndrimi nė Francė (62-63); Ne jemi Partia (64-68).
Ne kujtojmė edhe punėn tuaj (emisione pėr shqiptarėt e Amerikės.Radio Tirana): Pėr 28 Nėntor 1958 (69-73); Urim pėr motin e Ri (74-76); Pėr 7 prill (77-81).
IV.Portrete letrare: Kėngėt e Naimit do t’ushtojnė pėrjetė (82-84); Ismail Qemal Vlora (85-89); Pėr komb e flamur (90-93); Trimi me fletė (94-97); Heroi i Fuente del Ebro (98-99); Qemali nxėnės (100-102); Gjerasim Qiriazi (103-104); Nga jeta e tim eti -“Kujtime” (105-109).
Gra tė shquara shqiptare: Nusja e Azem Galicės (110); Zekie Shaqir Krasta (111-112); Katerina Grigor Cilka (113-114).
Aleksandėr Moisiu (115-120); Shileri nė Shqipėri (121-128); Lenini (129-132);
V. Shėnime kritike: Ta begatojmė gjuhėn e kombin me kulturė e qytetėrim (133-141); Prometheu (142-144); Kalidasa dhe vepra e tij Sakuntala (145-153); Aleksandėr Pushkin (154-156); Vdekja e poetit: Migjeni (157-158); Qenkemi miq (159);
VI - Lufta e Spanjės: Njėzet e pesė vjet indipendencė (160-166);Vullnetarėt shqiptarė nė brigadat internacionale (167-170); Vullnetar nga mė tė parėt (171-172); Tirana nė tym e terr tė tiranit (173-174); Letėr vėllait tė Asim Vokshit (175-176); Njė kujtim nga Spanja (177-178); Ditėt e fundit tė Republikės (179-182); Spanja-vatra e vėllazėrimit tė popujve (183-187).
VII. Shkolla shqipe: Fletė nga historia e shkollave tė para shqipe (188-191); Abetarja shqipe ėshtė shkruar me gjak (192-197).
Pasqyra e lėndės: (198).
6. Migjeni : Veprat / Millosh Gjergj Nikolla; Mbledhur dhe redaktuar nga Skėnder Luarasi. -Botimi i dytė. - Tiranė : Naim Frashėri, 1961. - 263 f.: me il.
Bibliografia e Migjenit (1934-1961) : f. 241-259
[Migjeni pseudonim i autorit Millosh Gjergj Nikolla]
1962
7. Gjerasim Qiriazi : Jeta dhe vepra / Gjerasim Qiriazi; Mbledh. e paraqit. nga Skėnder Luarasi. - Tiranė : Naim Frashėr , 1962.- 197 f.: me il
( Tė njohim Rilindasit tanė )
8. Ismail Qemali : Jeta dhe vepra / Skėnder Luarasi
Tiranė : Naim Frashėri, 1962. - 93p.: me il.
9. Les soeuers Qiriasi / Skėnder Luarasi. - Tirana : [s.n.], 1962. - 36f.
Hommage a l’occasion du 50e anniverasire de la Proclamation de l’independance de l’Albanie (1912-1962)
10. Migjeni : Poesie e prose / Millosh Gjergj Nikolla; Raccolte e redatte dal Skėnder Laurasi; Traduzione dal testo originale albanese a cura di Iolanda Kodra. - Tirana : [s.n], 1962. 186 f.: me il.
Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni / Skėnder Luarasi f. 5-12
[Migjeni pseudonim i autorit Millosh Gjergj Nikolla]
11. Motrat Qiriazi / Skėnder Luarasi. - Tirana : [s.n.], 1962. - 36 f.
12. The Kyrias sisters / Skėnder Luarasi. - Tirana: [s.n.], 1962.- f.32
1963
13. English anthology / compilled by Skėnder Luarasi
Tiranė : Dega e Botimeve tė Universitetit, 1963
Part.1.- f.135
14. English anthology / compilled by Skėnder Luarasi
Tiranė : Dega e Botimeve tė Universitetit, 1963
Part.2.- f.136-288
1970
15. Stuhi nė Prill [7 Prilli] : Dramė me pesė akte / Skėnder Luarasi
Nė: Teatri.- Tiranė, Nr.4, 1972 .- f. 8-52
1971
16. Isa Boletini : (Jetėshkrim i shkurtėr) / Skėnder Luarasi. - Tiranė : Naim Frashėri, 1971. - 237 f. : me il.
17. Ismail Qemali / Skėnder Luarasi. Prishtinė : Rilindja, 1971. - 134 f.: me il.
Biblioteka : Portrete-Monografi
1972
18. Isa Boletini : Jetėshkrim i shkurtėr / Skėnder Luarasi
Prishtinė : Rilindja, 1972 .- 220 f.: me il.
Biblioteka: Portrete - monografi
19. Ismail Qemali : Jeta dhe vepra / Skėnder Luarasi. - Botim i dytė.- Tiranė : Shtėpia Botuese e Librit Politik, 1972. - 117 f.:me il; Parafjalė: f. 115-117
1996
20. Nė Brigadat Internacionale nė Spanjė / Skėnder Luarasi; Red. Irena Toēi.
Tiranė : Toena, 1996. -94 f. : me il.
Dy fjalė pėr lexuesin : f. 4. Parafjalė : f. 9-11. Nė kopėrtinė fotografia e autorit. Bibliogr. Bio-Bibliografi : f.5-8.
2002
21. Migjeni : Vepra / Millosh Gjergj Nikolla; Skėnder Luarasi; Mbledh. dhe redakt. nga Skėnder Luarasi; Pėrg. pėr bot.Angjelina Ceka. -Tiranė : CETIS, Tiranė, 2002 .-268 f.
Jeta : f. VII-XXV. Pasthėnie/ Angjelina Ceka: f.263-267
ISBN 99927-801-0-X
[Migjeni pseudonim i autorit Millosh Gjergj Nikolla]
2006
22. Migjeni. Vargjet e lira dhe novelat e qytetit tė veriut : pėr nxėnėsit e shkollave / Millosh Gjergj Nikolla; Mblodhi dhe redakt.Skėnder Luarasi; Pėrg. pėr bot. Angjelina Ceka Tiranė : Migjeni, 2006 .- XX, 171 f. : me foto.
Jeta dhe vepra e aut. f.VII-XVI.
ISBN 99943-672-9-3
[Migjeni pseudonim i autorit Millosh Gjergj Nikolla]
2007
23. Tri jetė : Koloneli Tomson, Ismail Qemali, Isa Boletini / Skėnder Luarasi; Pėrg. pėr bot. Angjelina Ceka.-Tiranė : Migjeni, 2007. -351 f. : me il.
Parathėnie / Angjelina Ceka (Luarasi) : f. 7-8. Skėnder Luarasi : f. 347-349. Bibliografia e autorit : f. 350-351.
2009
24. Migjeni. Vargjet e lira dhe novelat e qytetit tė veriut : botim pėr nxėnėsit e shkollave / Millosh Gjergj Nikolla; mbledh. dhe redakt. nga Skėnder Luarasi; pėrg. pėr bot. Angjelina Ceka. - Tiranė : Migjeni, 2009.- 171 f. : me il.
[Migjeni pseudonim i autorit Millosh Gjergj Nikolla]

petrol
13-12-11, 14:48
Petro Luarasi


Vepra tė botuara tė pėrkthyera nga Skėnder P. Luarasi

1933
1. Kalidasa. Sakuntala : dramė indiane / Kalidasa; Pėrkthyer prej Skėnder Luarasit. -Vlorė : Vlora, 1933. - VI, 64 f.
2. Tennyson, Alfred. Enoch Arden / Alfred Tenison; pėrkthyer prej Skender Luarasit. -Tiranė : [s.n.], shtyp.Gutenberg, 1933.- IV, 39f.
1934
3. Schiller, Friedrich von . Wilhelm Telli / Friedrich von Schiller; Pėrkthyer prej Skender Luarasit. - Tiranė : [s.n], 1934.- [V]-XII, 118 f.
4. Wilde, Oscar. Pėrralla tė zgjedhura / Oskar Uajlld; Pėrktheu nga anglishtja Skėnder Luarasi. - Tiranė: Argus, 1934. - 64 f.
1936
5. Schiller, Friedrich von. Wilhelm Telli / Friedrich von Schiller; Pėrkthyer prej Skender Luarasit. Durrės : [s.n.], 1936 [V]-XIII, 121 f.
6. Tennyson, Alfred. Enoch Arden / Alfred Tenison; pėrkthyer nga Skender Luarasit. Botim i dytė. - Tiranė : [s.n.], Shtyp.Tirana, 1936.- 32 f.
1949
7. Engels, Friedrich. Origjina e familjes, pronės private dhe shtetit / Frederik Engels; [Pėrkth. Skėnder Luarasi]. - Tiranė : Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve dhe e Shpėrndarjes, 1949. - XXIII, 193 f.
8. Pushkin, Aleksandr S. Boris Godunovi / Aleksander S. Pushkin; Pėrkth. prej Skėnder Luarasit. - Tiranė : Botim i shoqėr. pėr lidhjet kulturale midis RPSH-BRSS, 1949. - 104 f.
1952
9. Schiller, Friedrich von. Vilhelm Telli / Friderik Shiler; Pėrkth. nga gjermanishtja prej Skender Luarasit. - Prishtinė : Mustafa Bakija, 1952.- 184 f.
1955
10. Ostrovski, Aleksandėr. Shtėrgata, dramė me pesė akte/ Aleksandėr N. Ostrovski; Shqipėruar prej Skėnder Luarasit.- Tiranė : NSHB, 1955, 76f.
11. Schiller, Friedrich von. Intrigė e dashuri. Dramė nė pesė akte / Frederik Shiler;
E shqipėroi nga origjinali Skėnder Luarasi.- Tiranė : N.SH.B.,1955.- 90f.
12. Shakespeare, William. Tregtari i Venedikut / Uiliam Shekspir; Shqipėruar prej Skėnder Luarasit.- Tiranė : Instituti i shkencave, 1955.- 76f.
1956
13. Byron, George Gordon. Ēajld Harold / Xhorxh G. Bajron; Shqip.Skėnder Luarasi .-Tiranė : Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, 1956.-159 f.
14. Vega, Lope de. Fuenteovehuna: (Burimi i dhėnve) / Lope de Vega; Shqipėroi nga spanjishtja Skėnder Luarasi .- Tiranė : NSHB, 1956 .- 80 f.: me il.
15. Whitman, Walt. Fije bari : [Poezi] / Uollt Uitman; E pėrktheu nga origjinali Skėnder Luarasi.- Tiranė: N.SH.B., 1956. -158 f.
Tit. i origj.: Leaves of Grass / Walt Whitman
1957
16. Dickens, Charles. Oliver Tuisti / Ēarls Dikens; Pėrkth.Skėnder Luarasi
Tiranė : Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, 1957.- 407 f.: me il.
Tit. i origj.: The adventures of Oliver Twist / Charles Dickens
17. Goethe, Johann Wolfgang von. Fausti / Johan Gėte; Pėrkth. Skėnder Luarasi
Tiranė : Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, 1957 .-V.1 .- 206 f.: me il.
1958
18. Kalidasa. Sakuntala : dramė / Kalidasa; E pėrktheu prej anglishtes Skėnder Laurasi.- Tiranė : Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, 1958.- 125 f.; Shėnime : f. 122-125
19. Schiller, Fridrih von. Dramat nė prozė / Friderik Shiler; I pėrktheu Skėnder Luarasi
Tiranė : "Naim Frashėri", 1958. - 346 f.
Nė kėtė vėllim janė pėrfshirė kėto drama: Hajdutėt. Pėrbetimi i Fjeskos. Intrigė dhe dashuri.
1959
20. Goethe, Johann Wolfgang von. Gėci i Berlihingenit / Johan Gėte; Pėrkth. Skėnder Luarasi.- Tiranė : Naim Frashėri, 1959 .-128 f.
196 0
21. Longfellow, Henry W. Kėnga e Hajavathės / Henri Longfello; Pėrkth. Skėnder Luarasi. Tiranė : “Naim Frashėri”, 1960.- 188 f.
22. Shakespeare, William. Mbreti Lir. Dramė me pesė akte / Uiliam Shekspir ; E pėrktheu Skėnder Luarasi. - Tiranė : Naim Frashėri, 1960. - 138 f.
1962
23. Lessing Gotthold Ephraim. Emilia Galoti: Tragjedi me pesė akte/ Gotold Efraim Lesing; E pėrktheu Skėnder Luarasi.- Tiranė, “Naim Frashėri”, 1962. -87f.
24. Schiller, Fridrih von. Vilhelm Teli: Dramė nė pesė akte / Frederik Shiler; E pėrktheu nga gjermanishtja Skender Luarasi. Tiranė : “Naim Frashėri”,, 1962.- 180f.
25.Shakespeare, William. Rikardi i tretė : tragjedi / Uiliam Shekspir ; E pėrktheu Skėnder Luarasi. - Tiranė : "Naim Frashėri", 1962.- 199 f.
26.Vega, Lope de. Fuenteovehuna (Burimi i dhėnve) / Lope de Vega; Shqipėr. nga spanjishtja. Skėnder Luarasi .- Tiranė : N.SH.B.N.,1962. - 87 f.: me il.
1963
27. Milton, John. Komusi dhe Samsoni / Xhon Milton; Pėrkth. prej Skėnder Luarasi.
Tiranė: Dega e botimeve tė Universitetit,1963. - 31 f.
[Dispensė e shaptilografuar]
1964
28. Goethe, Johan Wolfgang. Fausti / Johan Gėte ; Pėrktheu Skėnder Luarasi.
Prishtinė : Rilindja, 1964.- 241 f.
1967
29. Wincop, Thomas. Skenderbeu: Tragjedi / Tomas Uinkop; Pėrkth. nga origjinali Skėnder Luarasi. - Tiranė: "Naim Frashėri", 1967.- 100 f.
Titulli nė origjinal: Scanderbeg or love and liberty / Thomas Wincop. London,1747
1968
30. Shakespeare, William. Mbreti Lir / Uiliam Shekspir; Pėrkth. Skėnder Luarasi
Prishtinė : Rilindja, 1968. -147 f.: me il.
31.Shakespeare, William. Rikardi III / Uiliam Shekspir ; Pėrktheu Skėnder Luarasi. - Prishtinė : Rilindja, 1968. - 211 f.: me il.
32.Shakespeare, William. Tregtari i Venedikut / Uiliam Shekspir ; E pėrktheu Skėnder Luarasi. - Prishtinė : Rilindja, 1968. -131 f.
1970
33. Kalidasa . Sakuntala : dramė indiane / Kalidasa; E pėrktheu Skėnder Laurasi.- Prishtinė : Rilindja, 1970. -141 f.
1971
34. Goethe, Johann Wolfgang von. Gėci i Berlihingenit / Johann Wolfgang von Goethe; Pėrkth. Skėnder Luarasi .- Prishtinė : Rilindja, 1971.-123 f.
35. Whitman, Walt. Fije bari : pjesė tė zgjedhura / Uollt Uitman ; Pėrktheu Skėnder Luarasi. Prishtinė : Rilindja, 1971. -157 f.
1973
36. Byron, George Gordon. Ēajld Harold / Xhorxh G. Bajron; Shqip.Skėnder Luarasi
Tiranė : “Naim Frashėri”, 1973.- 222 f.
37. Byron, George Gordon. Ēajld Harold / Xhorxh G. Bajron; Shqip.Skėnder Luarasi
Prishtinė : Rilindja, 1973.-183 f.: me il.
1974
38. Schiller, Friedrich von. Intrigė e dashuri : dramė nė pesė akte / Frederik Shiler; Shqip. Skėnder Luarasi .- Prishtinė : Rilindja, 1974.-124 f.
1975
39. Schiller, Friedrich von. Vilhelm Teli : Dramė nė pesė akte / Frederik Shiler; E pėrktheu nga gjermanishtja Skender Luarasi.- T.: “Naim Frashėri”,1975
197 6
40. Shakespeare, William. Mbreti Lir / Uiliam Shekspir ; pėrkth. Skėnder Luarasi.
Tiranė : “Naim Frashėri”, 1976.- 178 f.
197 7
41. Byron, George Gordon. Ēajld Harold / Xhorxh G. Bajron; Shqip. Skėnder Luarasi.
Bot. i 2-tė .- Prishtinė : Rilindja, 1977.-180 f.
42. Schiller, Friedrich von. Dramat nė prozė / Frederik Shiler; Pėrkth.Skėnder Luarasi. Botimi i dytė.- Tiranė : “Naim Frashėri”,,1977.- 400 f.
1978
43. Schiller, Friedrich von. Vilhelm Teli : dramė nė pesė akte / Frederik Shiler; pėrkth. Skėnder Laurasi. - Botim i dytė.- Prishtinė : Rilindja, 1978. - 200 f.
1979
44. Ostrovski, Aleksandėr N. Shtrėngata: Dramė me pesė akte / Aleksandėr N. Ostrovski; Shqipėruar prej Skėnder Luarasit
Nė: Drama / Aleksandėr N. Ostrovski.- Tiranė : “Naim Frashėri”, 1979.- f.11-84
1980
45. Vega, Lope de. Fuenteovehuna (Burimi i dhėnve) / Lope de Vega; Shqipėr. nga spanjishtja. prej Skėnder Luarasit.- Prishtinė: Rilindja,1980.-110 f.
1981
46. Shakespeare, William. Mbreti Lir / Uiliam Shekspir; E pėrktheu Skėnder Luarasi.
Prishtinė : Rilindja, 1981.-148 f.
47. Shakespeare, William. Mbreti Lir / Uiliam Shekspir; E pėrkth. nga origj.Skėnder Luarasi. .-Tiranė : “Naim Frashėri”, 1981. - f. 422-623.
48. Shakespeare, William. Rikardi II / Uiliam Shekspir; E pėrktheu nga origjinali Skėnder Luarasi.-Tiranė : "Naim Frashėri", 1982.- f.13-140.
49. Shakespeare, William. Rikardi III / Uiliam Shekspir ; E pėrkth. Skėnder Luarasi.
Prishtinė : Rilindja, 1981.- 210 f.
50. Shakespeare, William. Rikardi III / Uiliam Shekspir; E pėrkth. nga origj. Skėnder Luarasi. - Tiranė : “Naim Frashėri”, 1981.- f.16-215.
51. Shakespeare, William. Tregtari i Venedikut / Uiliam Shekspir; E pėrktheu Skėnder Luarasi.- Prishtinė : Rilindja, 1981. 131 f.,
1982
53. Shakespeare, William. Komedia e keqkuptimeve / Uiliam Shekspir ; E pėrktheu nga origjinali Skėnder Luarasi.- Tiranė : "Naim Frashėri", 1982
Titulli i origjinalit: The Comedy of errors / William Shakespeare.
54. Shakespeare, William. Tregtari i Venedikut / Uiliam Shekspir; E pėrktheu nga origjinali Skėnder Luarasi.- Tiranė : "Naim Frashėri", 1982
1986
55. Schiller, Friedrich von. Vilhelm Teli : dramė nė pesė akte / Friderik Shiler;
E pėrkth. Skėnder Luarasi. - Botimi i tretė.- Prishtinė : Rilindja, 1986.- 200 f.
1987
56. Goethe, Johann Wolfgang von. Fausti / Johan V.Gėte; Pėrkth. nga origjinali Skėnder Luarasi. - Tiranė : “Naim Frashėri”, 1987.- 634 f. : me il.
1988
57. Goethe, Johann Wolfgang von. Fausti / Johan V.Gėte; Pėrkth. nga origjinali Skėnder Luarasi .- Prishtinė : Rilindja, 1988.
58. Goethe, Johann Wolfgang von. Gėci i Berlihingenit / Johan V.Gėte; Pėrkth. nga origjinali Skėnder Luarasi.- Prishtinė : Rilindja, 1988.
1994
59. Whitman, Walt. Fije bari : pjesė tė zgjedhura / Uolt Uitman ; Pėrkthyes Skėnder Luarasi. Shkup : Flaka e vėllazėrimit, 1994.- 138 f.
1997
60. Whitman, Walt . Fije bari : poezi / Uollt Uitman ; shqipėroi Skėnder Luarasi ; Pėrgatiti pėr botim Mehmet Gėzhilli. Ribotim Tiranė : Argeta LMG, 1997.- 318 f.
1999
61. Byron, George Gordon. Ēajld Harold / Xhorxh Gordon Bajron; Shqip. nga Skėnder Luarasi.- Tiranė: Onufri, 1999.- XII, 183 f.
62. Goethe, Johann Wolfgang von. Fausti / Johan V.Gėte; Shqipėroi Skėnder Luarasi.-
Tiranė : Argeta-LMG, 1999.-558 f..
63. Goethe, Johann Wolfgang von. Gėci i Berlihingenit / Johan V.Gėte; Pėrkth. Skėnder Luarasi.- Tiranė : Toena, 1999.-136 f.
2000
64. Dickens, Charles.Oliver Tuist : roman / Ēarls Dikens: Pėrktheu nga origjinali Skėnder Luarasi .-Botim i dytė .- Tiranė: Mėsonjėtorja e parė, 2000.- 518 f.
65. Schiller, Friedrich von. Dramat nė prozė / Friderik Shiler; Pėrkth.Skėnder Luarasi..-Tiranė : Mėsonjėtorja e parė, 2000.-XII, 388 f.
66. Skėndi, Stavro Zgjimi kombėtar shqiptar: 1878-1912 / Stavro Skėndi; pėrkth.Skėnder Luarasi, pėrkth.Nestor Nepravishta. - Tiranė : Phoenix, 2000.- 442 f.
Tit. i origj.: The Albanian national awakening 1878-1912. - Bibliogr.: f.427-441.
67. Shakespeare, William.Rikardi II. Rikardi III / Uiliam Shekspir; Pėrkth. nga origj.Skėnder Luarasi .-Tiranė : Mėsonjėtorja e parė, 2000.- 380 f.
68. Shakespeare, William. Tregtari i Venedikut. Komedia e keqkuptimeve / Uiliam Shekspir; Pėrkth. nga origj.Skėnder Luarasi .-Tiranė : Mėsonjėtorja e parė, 2000f.285.
2003
69. Pushkin, Aleksandr S. Boris Godunovi: dramė / Aleksandr S. Pushkin; Shqip.Skėnder Luarasi .-Bot. i dytė.-Tiranė : Onufri, 2003.-145 f.
2004
700. Byron, George Gordon. Ēajld Haroldi: poemė / Xhorxh Gordon Bajron; Shqip.nga origjinali Skėnder Luarasi .- Bot. i gjashtė.- Tiranė : Onufri, 2004.- 231f.
71. Goethe, Johann Wolfgang von. Fausti / Johan V.Gėte; Shqip. Skėnder Luarasi; Pėrg. pėr bot.Petro S. Luarasi.- Ribot.- Tiranė : Infbotues, 2004.- 564 f.
72. Schiller, Friedrich von. Vilhelm Teli : dramė / Friderik Shiler; Shqip. nga origj.Skėnder Luarasi .- Bot. i pestė.- Tiranė : Onufri, 2004.-240 f.
73. Shakespeare, William. Mbreti Lir : dramė / Uiliam Shekspir; Pėrkth.nga origj. Skėnder Luarasi .- Bot. i gjashtė .-Tiranė : Infbotues, 2004 .-218 f.
74. Whitman, Walt. Fije bari : poezi / Walt Whitman; Pėrkth.Skėnder Luarasi
Bot. i tretė.- Tiranė : Infbotues, 2004 .-275 f.
2005
75. Longfellow, Henry W. Kėnga e Hajavathės / Henri Longfello; Pėrkth. Skėnder Luarasi .-Tiranė : Migjeni, 2005 .-208 f. : me il.
2007
76. Schiller, Friedrich von. Vajza e Orleansit : tragjedi romantike / Friderik Shiler; Shqip. nga origj.Skėnder Luarasi .- Tiranė : Infbotues, 2007.-211 f.
Tit. i origj. : Die Jungfrau von Orleans / Friedrich von Schiller
77. Shakespeare, William. Si ta doni : komedi / Uiliam Shekspir; Shqip. Skėnder Luarasi
Tiranė : Onufri, 2007 .-176 f.
Tit. i origj.: As You like it / William Shakespeare
2011
78. Eden, Morton Frederick. Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre / Morton Frederick. Eden.- Shqip. nga origj.Skėnder Luarasi .- Tiranė : Infbotues, 2011.-58 f.
Tit. i origj. : Albania: Its discontents and their origin / Morton Frederick. Eden

Ky material ėshtė Bibliografi e reduktuar, e pergatitur nga Petro Luarasi

petrol
14-12-11, 12:33
Xhorxh Gordon Bajron : ''Shtegtimi i Ēajld Haroldit''(George G. Byron: Child Harold’s Pilgrimage)
Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi (Translated by: Skender Luarasi)

Tamburxhiu
Tamburxhi! Tamburxhi! thirrja jote ushton;
U ngjall trimave shpresėn; pėr luftė na fton
Gjithė djemt' e malsisė i thėrret anėmbanė
Himariotėt, Ilirėt, Suliotėt zeshkanė,

E kush ėshtė aqė trim sa Sulioti zeshkan,
Me fustane tė bardhė e tė zi tallagan?
Ja le tufėn shqiponjės e bishės e zbret
Poshtė fushės me sulm si rrėkeja nė det.

Tė bijt' e Himarės qė s'falin as mikun,
Si mundet ta lėnė tė gjallė armikun?
Si s'markan dot gjak me pushkat besnike,
Ka shenj' mė tė bukur se zemra armike?

Maqedhoni dėrgon bijt' e tij fitimtarė
Lenė gjahun nė pyll nė gjak pėr tė larė
Mandilet e kuqe, t'i skuqin mė shumė
Nė gjakun e luftės qė rjedh posi lumė.

Kusarėt e Pargės i ka deti shokė;
I zėnė rob frėngjtė, i zbresin nė tokė,
I shpien nė burg, atje tė kuptojnė
Se ē'janė vargonjt' e sa rėndė rėndojnė.

Tė dobėtit blejnė, u duhen paratė;
Fitoj, ēdo gėzim qė dua, me shpatė;
Prej s'ėmės rrėmbej tė bijėn truphedhur,
Mar nusen e re, me flokėt e derdhur.

E dua fytyrėn e bukur si lule.
Qė shpirtin ma deh me kėngė e pekule,
Pa silljani lirėn prej odės sė vet
E kėngės t'ia thotė pėr vdekjen e tet.

Kujtoni Prevezėn, nė dorė kur shtimė,
Armiqtė vajtuan por ne brohorimė;
Shtėpira qė dogjėm, e plaēkė qė ndamė-
Zengjinėt i therrėm, tė bukrat s'i ngamė.

Ne frikėn s'e njohim, s'e njohim mėshirėn,
Kėto nuk i njeh kush lufton pėr Vezirin;
Qė kur leu Profeti, s'ka parė Gjysmėhėna
Njė trim kaq tė madh sa Ali Tepelena.

I biri Myftari drejt Tunės po nget,
Gjaurėt leshverdhė ta dinė ē'i pret;
Kur turren Delinjtė mbi lumin me gjak,
Tė gjallė Moskovit i kthehen fort pak!

Silihtar! zhveshe kordhėn e tė Parit tonė;
Tamburxhi, kushtrimi ne shpresėn na shton;
Ju male, qė shihni si zbresin nė zall,
Ja kthehemi mundės, ja nuk vimė gjallė.

petrol
14-12-11, 12:47
Xhorxh Gordon Bajron : ''Shtegtimi i Ēajld Haroldit''(George G. Byron: Child Harold’s Pilgrimage)
Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi (Translated by: Skender Luarasi)(*)

Lamtumirė, Atdheu im

O lamtumirė! Atdheu im
Po zhduket dalngadalė:
Gjėmon stuhia me tėrbim,
Ēaēri gėrhet mbi valė;
Pas diellit qė po flakėron,
Po nisemi tė lirė;
Dhe ty, si atij qė perėndon,
Atdhe, Natėn e Mirė!


Kur nesėr rishtaz ai diell
Do lindė me shkėlqim,
Do pėrshėndesim det e qiell
Po jo atdhenė tim,
Nė vatrėn time nuk ka zjarr,
Nėpėr avllit' e forta
Tė kullės sime rritet bar,
Im qen po leh te porta.

"Ti pazh i vogėl, pa m'u qas!
Pse qan e po vajton?
Mos tė tremb deti me tallaz,
A shqota tė tmerron?
Pa fshiji lotėt; anija jonė
E shpejtė ėshtė dhe e fortė:
Nuk ka skifter qė fluturon
Mė shpejt e mė gazplotė".


"Le tė kanosen erė e det,
Nuk trembem nga asnjė shqotė;
Po, zoti Ēajld, mos u ēudit
Qė po mė rrjedhin lotė;
Prej babės e prej nėnės ik,
U ndava prej shtėpisė;
Tani s'mė mbetet asnjė mik,
Veē teje e perėndisė.

T'im at' e pashė qė duron,
Kur mė bekoi me mall;
Po nėnėn kush m'a ngushullon
Gjer sa tė kthehem gjallė!"-
"Pusho, pusho ti djal' i mirė!
Tė kanė hije lott;
Po tė isha vetė zemėrdlirė,
Nuk do t'i mbaja dot.

"M'u qas, m'u qas, ti trim besnik;
Pėrse mė qenke zverdhur?
Mos trembesh nga njė frėng armik,
Apo nga det' i ndezur?" -
"Sėr Ēajld, nuk jam aq frikacak.
As zverdhur jam prej frike;
Po kur kujtova gruan larg
M'u zbeh faqja besnike.

Rron ime shoqe me tim bijė
Nė kullė te kėneta:
Nd'e pyeēin ē'u bė babai,
Ē't'u thotė nėnė-shkreta?" -
"Pusho, trimi im, tė mora vesh,
Ta njoha brengėn tėnde;
Por unė zemėrlehti qesh
Qė shkoj nga kėta vėnde".

Kush u beson psherėtimave
Tė femrės qė mbush sytė?
Ia than lotėt qepallave
Ndonjė dashnor i dytė.
S'qaj pėr gėzimet qė humbas,
Rrezikun qė mė vjen;
Po vetėm qaj se nuk lė pas
Asnjė qė lotn' e vlen.

Nė botė mbeta fill i mjerė,
Nė detin pa kufi;
Pėrse tė qaj pra pėr tė tjerė-
Pėr mua s'qau njeri.
Do t'angullijė ndoshta sot
Im qen gjer sa tė gjejė
Ushqim nga ndonjė tjetėr zot;
N' u kthefsha do mė shqejė.

Pra, mermė, o lundėr, dhe vrapo
Nė detin plot buēim;
Dhe shpjermė nė ēdo vend qė do,
Veē jo nė vendin tim!
Tė falem det i kaltr' i zi!
Dhe kur tė shkel i lirė
Nė dhé, tė falem, shkretėti!
Atdhe, Natėn e Mirė!


---------
George Gordon Byron(1788-1824) cilėsohet si poeti romantik anglez mė i larmishėm. (The world book encyclopedy,1993).
Ai nderohet ndėr shqiptarėt si njė nga miqtė mė tė sinqertė.
(*) Shtegtimi i Ēajld Haroldit u botua i plotė nė katėr vėllime gjatė periudhės 1812-18. Atje pėrshkruhen mbresat e udhėrtimeve tė Bajronit nė Greqi, Shqipėri, Spanjė, Itali e Zvicėr. Nė tė skaliten edhe vlerat e shqipėtarėve: traditat, trimėria, fisnikėria e mikpritja.
Shqipėrimi u botua mė 1956. Skėnder Luarasi ėshtė cilėsuar si themelues i bajronizmit nė Shqipėri.

petrol
14-12-11, 12:54
Johan V. Gėte. 'Fausti' (Johan V. Goethe : ''Faust'')
Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi (Translated by: Skender Luarasi)

Nga Fausti (*)

Kushtim

Sėrish m’afrohi, hije luhatore,
Qė nė rini iu shfaqėt syrit tim.
A tė pėrpiqem tash t’ju ndal pėrdore?
Prap mė qan zemra pėr atė vegim?
Po grahni! Mirė! Me fore urdhrore
Rreth meje ēohi tymit n’agullim;
Dhe ma trondit si nė kėrthi krahrorin
Fryma magjike qė ju ndriēon korin.

Sillni fytyra motesh tė gėzuar,
Hije tė dhėmshura me ēmallin synė;
Si njė pėrrallė e vjetėr gjysmė e shuar,
Vjen dashuri e parė me miqėsinė.
Pėrtrihet dhimbja, ngjallet gjėmė e shkuar
E jetės nėpėr shteg plot labirinte
Dhe grish tė mirėt qė, pėr aq orė hareje
Tė rrejtur fatit, vanė para meje.

Shpirtrat, q’u kam kėnduar mė sė pari,
Kėngėt e ra s’po m’i dėgjojnė dot;
Sa miq qė pata tash i mbulon varri,
Jehonė e tyre ushton e mekur sot;
Turmės sė huaj i ligjėroj sė qari,
Edhe lėvdat’ e saj mė duket kot;
Dhe sish qė kėnga m’i gėzoi mė parė,
Ndė rrojnė, harbojnė botės sė pėrndarė.

Njė mall qė e pata zvjerdhur mė zė prapė
Pėr shpirtrat qė po heshtin n’amėshim,
Piptimė e kėngės sime, si nga nj’arpė
Eljane, e shkretėz endet pa caktim.
Mė rrjedhin lot’ e drithma mė ka kapė,
E rrepta zemėr rreh me mallėngjim:
Atė q’e kam e shoh si nė pėrrallė,
Dhe ē’ishte e zhdukur po mė del e gjallė.



Kėnga e pleshtit

Dikur njė mbret jetonte
Qė kish njė goxha plesht;
Tė birin sa e donte,
Dhe pleshtin aq e desht.
Prestarit i dha urdhėr
T’i bėnte nė jelek,
Ta vishte pleshtin bukur
Me setr’e benevrek.

Dhe pleshti bukur veshur,
Me kadife e kaftan,
Me jetullat i ngjeshur,
Nė gjoks var njė nishan.
Na u bė kryeministėr,
Vėllezėr e motra ftoi;
Gjithė erdhėn varg e vistėr,
N’ofiq tė lart’i ēoi.

Mbretresha dhe princeshat,
Zotrinjt politikanė
Pickoheshin nga pleshtat -
T’i vrasin, frikė kanė!
Kruheshin, po s’i kapnin,
S’u bėnin dot asgjė.
Por ne me vrap e vrasim,
Kur na pickon ndonjė.


----------------
Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832) poet, novelist , dramaturg e dijetar, figurė qėndrore e letėrsisė klasike e romantike gjermane.Ai rradhitet ndėr shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm e mė ndikues nė letėrsinė moderne evropiane. (The world book encyclopedy,1993)

(*) Fausti, kryevepra botėrore e Gėtes u shkrua gjatė periudhės (1808-1832) duke u pėrfunduar
pak muaj para se ai tė ndahej nga jeta. Fausti konsiderohet si njė nga veprat dramatike mė tė vėshtira pėr tu kuptuar e pėrkthyer.
Shqipėrimi i Faustit nga S.Luarasi pėr ''konjuktura politike'' u botua i copėzuar (Pjesa e parė mė 1957, vepra e plotė ''me redaktime'' mė 1987)
Botimi i plotė i shqipėrimit tė Faustit sipas dorėshkrimit tė Skėnder Luarasit u realizua mė 1999 nga Shtėpia Botuese Argeta LMG, e mė pas nga INFBotues, pėrbėn njė ngjarje tė shėnuar pėr kulturėn shqiptare dhe kurorėzon vlerat e shqipėruesit.

petrol
14-12-11, 12:57
Fridrih Shiler Vilhelm Teli ( Friedrich von Schiller. Wilhelm Tell
Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi (Translated by: Skender Luarasi)(*)

(Fragmente)

Antinghauseni

A paska pasur aq guxim fshatari,
Me mjet tė vet, pa ndihmė tė bujarve?
Kur paska kaq besim nė vetvete,
Nuk ka nevojė, jo, pėr forcėn tonė;
Shkujdesur mund tė zbresim ne nė varr,
Duke menduar qė fuqi tė ra
Do rritin madhėrin e njerėzisė.
(Vė duart mbi krye tė djalit, i cili qėndron mė gjunjė para tij.)
Prej kėsaj koke, ku vendosėn mollėn,
Liri e re mė e mirė do blerojė;
E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,
Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash.

………………………………………

Antinghauseni

Djal' njihe mir' kėt' popull prej barinjsh!
E njoh unė q'e udhėheq n'luftė;
Unė e kam parė qysh luftoi nė Favenc.
Po le tė vijnė e tė na vėnė zgjedhė;
Ne s'do ta mbajmė kurrė atė zgjedhė.
- Im nip, mėso tė dish prej ē'fisi je!
Mos flak margaritarėt e vėrtetė
Pėr hir tė njė shkėlqimi tė gėnjeshtėrt.
Ji prijės i njė populli tė lirė,
Qė tė bėn veten fli nga dashuria
Dhe qėndron tok me ty nė luft' e vdekje;
Kjo qoftė bujaria qė tė mburr.
Forco cilsit' e trashėguara t'gjakut;
Atdheut besnik shiko t'i rrish mė pranė
E ta pushtosh me gjithė zemrėn tėnde;
Kėtu ėsht' e forta rrėnjė e forcės sate;
Atje, nė vend tė huaj, qėndron vetėm,
Si i dobėti kallam q'e thyen shqota…

----------
Johann Christoph Friedrich von Schiller (1759-1805) cilėsohet si dramaturgu mė i shquar gjerman dhe i dyti pas Gėtes si figurė udhėheqėse e letėrsisė gjermane.(The world book encyclopedy,1993)
(*)Vilhelm Teli u botua mė 1804 dhe dramatizon luftėn e popullit zvicerian pėr liri.
Shqipėrimi u botua mė 1934 e u prit me entuziazėm. Drama u shfaq nga rinia progresiste edhe gjatė luftės nacionalēlirimtare.
Fragmentet ''E vjetra shembet,kohėt po ndryshojnė…'', ''Atdheut, besnik shiko ti rrish mė pranė…'',etj. mėsuesi i shqipes S.Luarasi i dha si temė hartimi nė gjimnazin e Shkodrės mė 1935, ku shumė nxėnėsit Qemal Stafa, Vasil Llazari, Arshi Pipa, Xhemal Broja, etj. shkruan hartime tė shquara.
Skėnder Luarasi ėshtė cilėsuar si themelues i shilerizmit dhe njohėsi mė i thellė i tij nė Shqipėri. Ai ka shqipėruar nga dramaturgu i shquar veprat : Vilhelm Teli (1934), Intrigė e dashuri (1955), Hajdutėt (1958), Fiesko(1958), Don Karlos (e pa botuar), Vajza e Orleansit (e pa botuar).

petrol
14-12-11, 12:59
Mihail Lermontov. Vdekja e Poetit(*)
Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi

Vdekja e Poetit

U vra poeti! - Rob i nderit -
E mposhtėn shpifja e thashethemet,
Me plumb nė gjoks, me et’ pėr shpagė,
E uli kokėn e lavdishme…
Shpirti i poetit nuk duroi
Njollėn e njerėzve cipėplasur.
U ēua kundėr botės keqe
I vetėm, si mė parė…E u vra!

…………………………….
…………………………….

Dhe vdiq me et’ tė kotė pėr shpagim,
Me ankth tė fshehtė shpresash tė dėshtuara.
Pushuan tingujt e magjepsur,
S’do t’i dėgjojmė kurrė mė.
Strehė e poetit mbeti shkretė,
Te buzėt e tij po ēlodhet heshtja.
Po ju, trashėgimtarė faqenxirė,
Pjellė etėrsh famėkėqinj pėr poshtėrsitė e tyre,
Me duf skllavi kini shkelur drudhet
E fiseve tė varfėruar nga lodrat e fatit -
Ju krrusi rrotull fronit me epshe tė pangopur,
Xhelatė tė Liris, Gjenis e tė Lavdisė!
Po, fshihuni nėn hijen e kanunit,
Pėrpara jush e drejta s’mund tė flasė!
Por ka njė gjyq hyjnor, o band’ e zvetėnuar!
Gjyqtari i rreptė po ju pret:
Ai nuk blihet me flori.
Dhe jua paranjeh si veprat dhe mendimet
Ahere kot do ta pėrdorni ju gėnjeshtrėn;
Ajo nuk ju ndihmon dot mė,
Ju nuk e lani dot me gjakun tuaj pisė
Gjakun e shenjtė tė poetit!

------------
Mikhail Jureviē Lermontov (1814-1841) shkrimtar i shquar rus i shek. tė 19-tė.
(*)Kjo vjershė (vetėm fillimi e fundi shpėtoi nga censura) e cila qarkulloi e kopjuar dorė mė dorė nė tė gjithė Petersburgun pėrnjėherėsh pas vdekjes sė Pushkinit , shprehu mė sė miri zemėrimin e pėrgjithshėm tė popullit kundėr xhelatėve tė gjeniut kombėtar rus. Me t'u zbuluar autori i saj, Mihal Lermontovi, u hodh nė gjyq.Vetėm pėr hir tė ndėrhyrjes sė miqve tė fortė u dėnua veē me internim nė Kaukaz.
Shqipėrimi (mbi bazėn e tekstit tė censuruar) u botua mė 1949 nė pėrmbledhjen ''Lirikat''-A.S.Pushkin

petrol
14-12-11, 13:04
Poezi nga Shandor Petėf (*)
Shqipėroi : Skėnder Luarasi

Ti nuk do t’ishe

Ti nuk do t’ishe i aftė as pėr akēi,
Atdheu im i dashur ,Hungari.
Nė nj’anė mishin do ta kishe djegur,
Nė tjetrėn do ta lije tė papjekur.

Kurse kėtu tė lumturit banojnė
Qė mėnd u ēahet barku nga teprija,
Nė tjetėr vend tė varfėrit lėngojnė
Dhe s’kanė veē tė vdesin nga urija.


Moj tokė

Moj tokė ,ē’paske ngrėn’ashtu?
Ē’po ndjen aq et tė madh nė bark?
Pėrse po pin, moj, kaq shumė lot-
Dhe kaqė shumė gjak

-------------------------------------
Shandor Petöf (1823-1849), poet i shquar hungarez, hero i luftės revolucionare patriotike.
Shqipėrimet u botua mė 1949 nė 100-vjetorin e vdekjes sė poetit (Revista Literatura Jonė, shtator 1949, f.43)

petrol
14-12-11, 13:27
Uollt Uitman, Fije Bari (Walt Whitman: Leaves of Grass)
Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi (Translated by: Skender Luarasi)

SIKUR TĖ MATESHA DOT

Sikur tė matesha dot me fuqinė e bardėve tė mėdhenj,
Tė skalitja tiparet e bukur e madhėshtorė,
Tė thėrrisja nė duel Omerin me gjithė luftrat e luftėtarėt -
Akilin, Ajaksin, Hektorin,
Tė vizatoja si Shekspiri Hamletin, Lirin, Otellon tė mbėrthyer
nė prangat e vuajtjes tronditėse,
Ose si Alfred Tenisoni tė kėndoja bukuroshet leshverdha,
Po tė zotėroja mjeshtėrinė e vargut
Dhe ritmin e pėrsosur - ėmbėlsinė e kėngėtarėve -
Tė gjitha kėto sė bashku, o det, unė do t’i falja me gėzim,
Po tė doje ti tė mė kumtoje lėkundjen e njėzė vale, njė teke
tė saj vetėm,
Ose t’a frynte vala vargun tim me frymėn e saj tė njomė,
Duke i dhėnė vjershės aromėn detare.

PAQTIM

Fjala pėr mbi gjithė fjalėt, e bukur posi vetė qielli,
Sa bukur qe lufta dhe gjithė puna e saj e gjaktė njė ditė do tė zhduket fare,
Qė duart e motrave Vdekje e Natė tė mos e lajnė vazhdimisht kėtė dhé tė njollosur;
Se armiku im vdiq, njeriu hyjnor si dhe unė, vdiq;
Vėshtroj ku dergjet me fytyrė tė zbehtė dhe i qetė nė qivur - i afrohem,
Krrusem dhe ia prek lehtė me buzėt e mia ballin e bardhė nė qivur.

petrol
15-12-11, 11:26
Vepra letrare e Skėnder Luarasit

Skėnder Petro Luarasi ka kontribuar si publicist, biograf, dramaturg, historian e pėrkthyes.
Krijimtaria e tij pėrmbledh:

A.Krijime letrare
1.Isa Boletini, monografi,
2.Ismail Qemali,monografi.
3.Motrat Qiriazi,monografi
4.Kolonel Thomson,monografi
5.Petro N.Luarasi,jeta dhe vepra
6.Migjeni, jeta dhe vepra
7.Gjerasim Qiriazi,jeta dhe vepra
8.Sevasti Qiriazi,vepra
9. Agimi i Lirisė-dramė (e shfaqur me 1932)
10.Stuhi nė prill-dramė (e shfaqur me 1971)
11.Nė Brigadat internacionale- kujtime
12.Fjala shqipe-publicistikė
13.Fjala e lirė shqipe (publicistikė e studime) (E pa botuar)
14.Kujtime historike(E pa botuar)
15.Kujtime autobiografike(Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar), (E pa botuar) etj


B.Shqipėrime
1. Johan V. Gėte . Faust
2. Johan V. Gėte. Gėci i Berlihingenit
3.Uiliam Shekspir. Rikardi II
4. Uiliam Shekspir. Rikardi III
5. Uiliam Shekspir. Tregtari i Venedikut
6. Uiliam Shekspir. Komedia e gabimeve
7. Uiliam Shekspir.Mbreti Lir
8. Uiliam Shekspir. Si ta doni
9. Fridrih Shiler. Cubat
10.Fridrih Shiler. Fiesko
11. Fridrih Shiler. Intrigė e dashuri
12. Fridrih Shiler. Vilhelm Tel
13.Fridrih Shiler Vajza e Orleanit
14.Fridrih Shiler. Don Karlos (i pa botuar)
15.Ualt Uitman. Fije bari
16. Xhorxh Bajron.Ēajld Harold
17. Aleksandėr Pushkin. Boris Godunov
18. Alfred Tenison. Enoh Arden
19.Gotold Lesing. Emilia Galoti
20. Aleksandėr Ostrovski. Shtrėngata
21.Lope de Vega. Fuente Ovehuna
22.Oskar Uaild. Pėrralla tė zgjedhura
23.Ēarls Dikens.Oliver Tuist
24. Kalidasa. Sakuntala
25. Xhon Milton. Samson luftėtari
26. Tomas Uinkop. Skėnderbeu
27. Henri Longfellou. Kėnga e Hajavathės
28.Frederik Englels. Origjina e familjes, pronės private dhe shtetit
29.Stavro Skėndi .Zgjimi kombėtar shqiptar
30. Morton f. Eden. Shqipėria. Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre
31. Rodriguez. Kėtu fjeti njė perėndi ( i pa botuar)
32.Gribojedov. Mjerė kush ka mend (i pa botuar)
33. Frederik Reshpja. Albanian Rhapsodies(i pa botuar)

petrol
15-12-11, 11:34
Vepra e Skėnder Luarasit


A. Krijime letrare
1.Isa Boletini, monografi,
2.Ismail Qemali,monografi.
3.Motrat Qiriazi,monografi
4.Kolonel Thomson,monografi
5.Petro N.Luarasi,jeta dhe vepra
6.Migjeni, jeta dhe vepra
7.Gjerasim Qiriazi,jeta dhe vepra
8.Sevasti Qiriazi,vepra
9. Agimi i Lirisė-dramė (e shfaqur me 1932)
10.Stuhi nė prill-dramė (e shfaqur me 1971)
11.Nė Brigadat internacionale- kujtime
12.Fjala shqipe-publicistikė
13.Fjala e lirė shqipe (publicistikė e studime) (E pa botuar)
14.Kujtime historike(E pa botuar)
15.Kujtime autobiografike(Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar), (E pa botuar) etj

B.Shqipėrime
1. Johan V. Gėte . Faust
2. Johan V. Gėte. Gėci i Berlihingenit
3.Uiliam Shekspir. Rikardi II
4. Uiliam Shekspir. Rikardi III
5. Uiliam Shekspir. Tregtari i Venedikut
6. Uiliam Shekspir. Komedia e gabimeve
7. Uiliam Shekspir.Mbreti Lir
8. Uiliam Shekspir. Si ta doni
9. Fridrih Shiler. Cubat
10.Fridrih Shiler. Fiesko
11. Fridrih Shiler. Intrigė e dashuri
12. Fridrih Shiler. Vilhelm Tel
13.Fridrih Shiler Vajza e Orleanit
14.Fridrih Shiler. Don Karlos (i pa botuar)
15.Ualt Uitman. Fije bari
16. Xhorxh Bajron.Ēajld Harold
17. Aleksandėr Pushkin. Boris Godunov
18. Alfred Tenison. Enoh Arden
19.Gotold Lesing. Emilia Galoti
20. Aleksandėr Ostrovski. Shtrėngata
21.Lope de Vega. Fuente Ovehuna
22.Oskar Uaild. Pėrralla tė zgjedhura
23.Ēarls Dikens.Oliver Tuist
24. Kalidasa. Sakuntala
25. Xhon Milton. Samson luftėtari
26. Tomas Uinkop. Skėnderbeu
27. Henri Longfellou. Kėnga e Hajavathės
28.Frederik Englels. Origjina e familjes, pronės private dhe shtetit
29.Stavro Skėndi .Zgjimi kombėtar shqiptar
30. Morton f. Eden. Shqipėria. Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre
31. Rodriguez. Kėtu fjeti njė perėndi ( i pa botuar)
32.Gribojedov. Mjerė kush ka mend (i pa botuar)
33. Frederik Reshpja. Albanian Rhapsodies(i pa botuar)

petrol
15-12-11, 15:10
Morton F. Eden
“Shqipėria, pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre.
(Albania, its discontents and their origin)

Pėrktheu nga origjinali Skėnder Luarasit.

Petro Luarasi

MORTON F. EDEN DHE VEPRA E TIJ ALBANOLOGJIKE ( Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre.)

Gjendemi nė pragun e 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė kur pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė republikės kėrkojnė me kėmbėngulje studimin, publikimin e saktė tė historisė kombėtare, vlerėsimin si duhet tė ngjarjeve kulmore tė saj dhe nderimin e personaliteteve kontribues shqiptarė e tė huaj.
Krahas Atit tė Pavarėsisė, Ismail Qemalit, i cili ngrehu sėrish pas shekujsh robėrie simbolin kombėtar, flamurin e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, synohet tė ndriēohen, siē e meritojnė, veprimtaritė e qindra atdhetarėve tė shquar, nga tėrė trevat etnike shqiptare e diaspora, tė cilėt me sakrifica e therrori tė tejskajshme programuan, pėrgatitėn dhe realizuan dėshirėn shumėshekullore tė popullit shqiptar pėr pavarėsi.
Gjithashtu synohet tė njihen dhe tė vlerėsohen edhe tė gjithė ata qė kontribuan pėr ideimin, themelimin, ndėrtimin dhe forcimin e shtetit sovran shqiptar.
Nė kėtė pėrvjetor historik, kombi shqiptar ka rastin tė tregohet fisnik me mirėnjohjen dhe nderimin e tij kundrejt miqve tė shquar tė huaj, tė cilėt me pėrkushtimin e tyre e ndihmuan tė rilindė duke mbrojtur e shpallur vlerat e tij, pėrkundėr pėrfoljeve e lakmisė sė armiqve shovinistė. Atyre ua ka mė tė madhin borxh, jo vetėm pėr t’i pėrmendur, por dhe pėr t’i vlerėsuar siē e meritojnė.
Nė vargun e miqve tė shquar tė huaj, pėrkatėsisht atyre anglezė, prej Lord Bajronit deri tek shqiptarofilėt e mirėnjohur Hebrey Herbert e Mary Edith Durham, meriton nderimin e shqiptarėve edhe Morton F. Eden.
Morton Frederick Eden (16 qershor 1865 - 2 janar 1948) qe djalė i vetėm i familjes fisnike britanike tė Charles Calvert Eden dhe Cecile Freiin von Sinner, tė cilėt patėn edhe vajzat Evelyn e Violet.
Mbas arsimimit tė pėrgjithshėm, ai ndoqi traditėn familjare duke iu pėrkushtuar karierės nė fushėn e shėrbimit ushtarak dhe informativ. Nė vitin 1889 u caktua tė shėrbente nė Australi ku pėr 25 vjet u dallua si eksplorues i trevave tė virgjėra tė kontinentit.
Udhėtimet plot aventura e vėzhgime tė rėndėsishme qė ngėrthehen nė rajone tė gjera nė jug e lindje tė Australisė, nė Tasmani, Hong-Kong e SHBA, pėrgjatė periudhės 1890- 1940, i ka pėrshkruar nė ditarin e tij i cili gjendet nė dorėshkrim nė fondin e Bibliotekės Kombėtare tė Australisė. Kjo lėndė e ka frymėzuar shkrimtarin Jim Barrett pėr tė shkruar librin mbresėlėnės “The first bushwalker: the story of Fred Eden” ( “Eksploruesi i parė: historia e Fred Eden”)
Ndėrkohė, si ushtarak , Morton F. Eden mori pjesė nė luftėn e Boerėve.
Nė mesin e vitit 1915, ai u caktua nė vartėsi tė shtabit tė pėrgjithshėm tė forcave aleate me qendėr nė Selanik. Si anėtar i stafit tė Misionit Britanik u ngarkua pėr tė ndjekur ngjarjet nė Shqipėri deri nė nėnshkrimin e armėpushimit mes palėve ndėrluftuese. Nė vitet 1916-1919 veproi nė Korēė si agjent i shėrbimit anglez Inteligence Servic dhe nė periudhėn 1919-1920 u gjend nė stafin e Gjeneral Phillips-it, komandant i trupave angleze nė pėrbėrje tė forcave aleate me qendėr nė Shkodėr,.
Pėr aktivitetin e gjerė dhe meritat e spikatura , nė vitin 1919 u vlerėsua Anėtar i Urdhėrit tė Perandorisė Britanike (M.B.E)
Nė kėtė kohė Morton F.Eden u shqua nė ndėrgjegjėsimin e atdhetarėve shqiptarė pėr fatet e vendit nė momentet delikate tė mbarimit tė luftės, pėr qartėsimin e tyre mbi synimet e vėrteta tė diplomacisė evropiane dhe tė fqinjėve shovinistė, pėr pėrgatitjen dhe mbarėvajtjen e Kongresit tė Lushnjės, pėr ndihmesėn gjatė luftės sė Vlorės nė dėbimin e trupave italiane nga Shqipėria, pėr forcimin e shtetit dhe ushtrisė shqiptare, etj.
Anglezi Morton F.Eden, eksploruesi trim, ushtaraku i rreptė, agjenti dinak dhe politikani mendjehollė, nė kontakt me popullin dhe realitetin tragjik, shfaq dhembshurinė e humanizmin prej miku tė pėrkushtuar me mish e me shpirt pėr shpalljen dhe mbrojtjen e tė drejtave thelbėsore tė kombit shqiptar, duke rrezikuar edhe jetėn.
Pas katėr vjet veprimtarie tė suksesshme nė Shqipėri, mė 1920, ai u zgjodh anėtar i Kėshillit Ekzekutiv tė Shoqėrisė Anglo-Shqiptare, me kryetar Sir Aubrey Herbertin dhe sekretare Ms. Mery Edith Durham. Sipas dėshmive tė ndryshme, ai erdhi disa herė nė Shqipėri dhe bashkėpunoi me mjaft personalitete shqiptare si Sulejman Delvina, Aqif Pashė Elbasani, Ahmet Zogu, Fan Noli, Abdi Toptani , Abdyl Ypi, Hafiz Ibrahim Dalliu, Qazim Koculi, Ali Kėlcyra etj.
Sipas atdhetarit A.Kėlcyra sinqeriteti i ndjenjave tė Edenit shprehej nė interesimin dhe simpatinė qė tregonte vazhdimisht pėr problemet shqiptare gjatė shumė viteve edhe kur nuk kishte asnjė lidhje pune.
Gjatė okupacionit fashist ai u bėri thirrje patriotėve shqiptarė qė tė ktheheshin njė orė e mė parė nė atdhe. Ali Kėlcyrės i tha: ‘’Kam besim dhe bindjen e plotė se Ju mund t’i bėni mė shumė shėrbim ēėshtjes kombėtare nė Shqipėri, sepse ajo rishtazi ka pėr tė shpėtuar si nė vitet 1912 dhe nė 1920, me luftė nė malet e saj dhe prej djemve tė saj. Kėto nuk janė vetėm mendimet e mia, por edhe tė disa qarqeve politike londineze qė merren me ēėshtjet e Shqipėrisė dhe tė Ballkanit e sidomos miqve tė Shqipėrisė”.
Morton F. Eden kontribuoi familjarisht nė luftėn kundėr fashizmit duke mbetur me mendje e zemėr pranė kombit shqiptar deri sa u nda nga jeta nė moshėn 82 vjeēare.
Morton F. Eden njihet pak dhe i dyzuar ndėr shqiptarėt e sotėm. Ai vlerėsohet nė disa shkrime gazetash e opinione tė viteve 20-30-tė, haset si “agjent i huaj” tek ndonjė paragraf i Historisė sė Shqipėrisė tė shkruar gjatė sistemit diktatorial apo nė ndonjė memuar, korespondencė a dokument arkivor tė botuar vitet e fundit. Sidoqoftė, personaliteti i tij, humanizmi dhe dashuria pėr shqiptarėt, provohen nga sa dėshmojnė bashkėpunėtorėt e tij, por dhe mė shumė nga kundėrshtarėt, tė cilėt theksojnė se ai vepronte me ndėrgjegje e jo pse ia kėrkonte pozita e misioni si zyrtar britanik.
Ndėr ato pak shkrime tė botuara, edhe nga i nėnshkruari, mbi veprėn dhe meritat e Morton F. Eden, dallohet ekstrakti i Uran Asllanit, specialist i mirėnjohur i bimėve medicinale, me referenca e opinione personalitetesh bashkėkohės. Ai argumenton bindshėm se “majori Iden, agjenti anglez i kongresit tė Lushnjės”, edhe vetėm pėr kėtė kontribut tė vyer duhej tė vlerėsohej nga historianėt shqiptarė dhe burokracia shtetėrore me studime, dekorata dhe emėrtesat institucionale pėrkatėse qė i takojnė normalisht rangut tė shėrbimit tė tij madhor.
Rivlerėsimi ndaj tij dhe albanofilėve tė tjerė anglezė tė kryesuar nga miku i madh Sir Hebrey Herbert, do t’i pėrgjigjej denjėsisht kuotės sė marrėdhėnieve miqėsore me Mbretėrinė e Bashkuar edhe si pėrkrahėse e madhe e pavarėsisė sė Kosovės.

Morton F. Eden ka dhėnė edhe njė tjetėr kontribut tė ēmuar, si albanolog, me veprėn “Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre” (“Albania : its discontents and their origin”, 1920)
Ky libėrth i pėrmendur nė literaturėn e huaj albanologjike pėr origjinalitetin dhe objektivitetin e mesazheve “magjike”, tepėr domethėnėse pėr vlerat dhe historinė e kombit shqiptar, pėrbėn njė “ xhevahir” i cili ndriēon me nuancat e tij jetėsore, vizionin, misionin, strategjinė, mendimin historik, politik dhe diplomatik tė kombit shqiptar. Ai i ndriēon popullit tė thjeshtė dhe pėrfaqėsuesve elitarė tė tij shumė tė fshehta dhe enigmėn e madhe : Shqipėria, si ka qenė e si duhet tė jetė, sipas kėndvėshtrimit tė qarqeve mike dhe armike. Nė pėrgjithėsi na kujton veprėn “Shqipėtarėt” ( “The Skypetars “) tė albanofilit amerikan George Fred Williams, tė botuar thuajse nė tė njėjtėn kohė, me tė njėjtin qėllim dashamirės por me njė spektėr mė vezullues .
Nė veprėn e Edenit pėrshkruhet prejardhja e shqiptarėve dhe europianizmi i tyre i natyrshėm, kontributi i tyre historik e kulturor nė Europė, prapaskenat politike nė vorbullat e luftės sė parė botėrore, ngjarjet madhore dhe personazhet kryesore historikė, interesat qė mbajnė peng kombin shqiptar, ballafaqimi i platformės sė Rilindjes Kombetare me politikat shoviniste antishqiptare, tendencat e kombit shqiptar nė rivalitetin midis Perėndimit dhe Lindjes, etj.
Nė vepėr mbizotėron mendimi se “gjendja e pakėnaqshme nė Shqipėrinė e sotme, ėshtė krijuar nga fakti qė nuk u ėshtė dhėnė konsiderata e duhur aspiratave tė popullit shqiptar pėr shkak tė interesave tė fuqishme qė synojnė prishjen e Shqipėrisė.”
Ky mesazh ėshtė aktual edhe nė shek.XXI, kur pak gjė ka ndryshuar pėr kombin tonė i cili pėr tė pėrballuar sfidat e rreziqet duhet tė bashkojė e tė bashkėrendojė tėrė gjymtyrėt e energjitė e tij nė tėrė popullatėn e “Komunuelthit shqiptar” nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Maqedoni, Mal tė Zi, Serbi, nė Greqi, Turqi e kudo.
Sikurse u deklaroi zyrtarisht parlamentarėve shqiptarė z. Behgjet Pacolli, si President i Kosovės, “me kėtė qasje, unė dua t’i thėrras ndėrgjegjes suaj kombėtare, vetėdijes suaj politike, aftėsive tuaja profesionale, pėr tė menduar pak: A duhet tė kėnaqemi me kėtė nivel tė bashkėpunimit ekonomik, kulturor, shpirtėror mes veti? ...Ne duhet t’i japim kuptim sakrificave tė mėdha historike tė heronjve tanė tė pėrbashkėt, angazhimit shekullor tė paraardhėsve tanė, duke hapur pista tė reja bashkėpunimi.” "Aspiratat tona kombėtare, nė pėrputhje me rregullat e hapėsirės evropiane".
Nga fjala e Presidentit tė Republikės sė Kosovės, z.Behgjet Pacolli, nė Parlamentin Shqiptar, 21 Mars, 2011
Se pėrse ndodh kėshtu, cilėt janė faktorėt e aktorėt e kėsaj gjendje ka dashur tė na e sqarojė edhe pėrkthyesi i kėsaj vepre, atdhetar Skėnder Luarasi, i cili shprehej:
“Mė dhimbset e vėrteta nė histori dhe do tė isha i lumtur tė ndriēoja, nė dritėn e sė vėrtetės, qoftė dhe ndonjė ngjarje ose persona tė kėsaj historie tė sė kaluarės. Se ja, do s’do, vjen njė kohė, kur duhet tė bėjmė bilancin e jetės e t’i japim pėrgjigje shoqėrisė: Ē’i lamė vendit tonė?”
Vepra e Edenit, “Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre”, e pėrkthyer prej origjinalit nga Skėnder Luarasi nė vitet 60’, u bllokua nė Institutin e Historisė pa e parė dritėn e botimit. Indikacionet e saj rastisėn tė gjenden nė regjistrat e institutit ku vepra e pabotuar pėrcaktohej si pėrkthim i Skėnder Luarasit.
Materialin e plotė tė daktilografuar fatmirėsisht e gjeta nė njė nga dosjet e pėrkthyesit, i cili edhe si historian nuk bėri kurrė pazar me tė vėrtetat historike.
Nė kushte tė vėshtira censure, ai nuk rreshti sė shpalluri nderimin e tij ndaj jetės dhe veprės sė miqve tė vėrtetė tė kombit shqiptar duke shkruar me dashuri edhe pėr albanofilėt anglezė: Lord George Byron, Lord Tennyson, Sir Aubrey Herbert e Lady Elisabet Carnarvon, Lady Mary Worthey Montag, Lucy M.J.Garnett dhe Mary Edith Durham....:
Botimi nė shqip i veprės “Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre” nė prag tė festės sė 100- vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė ėshtė njė dėshmi mirėnjohje ndaj albanofilit Morton F. Eden dhe pėrmbush dėshirėn e hershme tė atdhetarit Skėnder Luarasi pėr t’ia bėrė tė njohur kombit shqiptar.

Petro Luarasi

petrol
15-12-11, 15:18
Morton F. Eden
“Shqipėria, pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre.
(Albania, its discontents and their origin)

Pėrktheu nga origjinali Skėnder Luarasit.


Morton F. Eden thekson:
- Shqiptarėt janė banorėt autoktonė tė Ilirisė, Epirit e tė Maqedonisė dhe njė nga racat mė tė moēme nė Europė. Ata i bėnė rezistencėn mė tė gjatė dhe mė tė dėshpėruar pėrparimit tė turqve drejt Perėndimit pėr tė dalė nė Adriatik dhe kėshtu i bėnė njė shėrbim pamasė tė madh Europės sė krishterė.
- Rivalitetet egoiste tė Europės sė shekullit XV e lanė Shqipėrinė e Skėnderbeut tė pėrpiqej vetė e vetme kundėr turqve. Europa e kėtij shekulli ka treguar vetėm fare pak simpati pėr shqiptarėt e sotėm dhe pėr aspiratat e tyre. Qė prej kohės qė turqit janė pėrzėnė, indipendenca e Shqipėrisė dhe vetė ekzistenca e saj ėshtė vėnė nė rrezik prej xhelozive ndėrkombėtare dhe lakmisė sė shteteve fqinj.
- Kur kushtet e Traktatit tė Fshehtė (tė Londrės) tė motit 1915 u botuan prej bollshevikėve pas Revolucionit Rus, austriakėt i pėrkthyen ato nė gjuhėn shqipe dhe i bėnė tė njohura nė Shqipėri... Traktati i Fshehtė (i Londrės) i motit 1915, nė pikėn VII tė tij shprehte se njė pjesė e Shqipėrisė do tė hynte nėn sundimin serb, njė pjesė nėn Greqinė, ndėrsa Italia do tė aneksonte Vlorėn dhe do tė kishte mandat mbi pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė...
- Shqiptarėt nuk e kanė humbur besimin nė popullin e Britanisė sė Madhe dhe tė Shteteve tė Bashkuara, duke u kapur ende pas idesė qė qeveritė e kėtyre vendeve do tė ushtrojnė influencėn e tyre nė favor tė tyre: sė pari, sepse Shtetet e Bashkuara nuk janė tė lidhur me traktatin e fshehtė dhe, sė dyti, sepse ata mendojnė se opinioni publik nė kėto vende anglo-saksione, gjer tani tė informuar keq dhe tė ēapėlyer shtrembėr prej propagandės sė fqinjėve tė tyre ballkanas do tė jetė nė favor tė shqiptarėve nė qoftė se do tė shpjegohet pozita reale dhe do tė bėhet e njohur e vėrteta.
- Gjėndja e pakėnaqshme nė Shqipėrinė e sotme, ėshtė krijuar nga fakti qė nuk u ėshtė dhėnė konsiderata e duhur aspiratave tė popullit shqiptar pėr shkak tė interesave tė fuqishme qė synojnė prishjen e Shqipėrisė.
- Shqiptarėt dėshirojnė tė rrojnė nė paqe dhe marrėdhėnie tė pėrzemėrta me fqinjėt e tyre nė Ballkan dhe nė kushte tė mira me Italinė, me tė cilėn ata kanė shumė interesa tė pėrbashkėta, por vetėm nėqoftėse kėta vende do tė kenė respektin e duhur pėr tė drejtat dhe aspiratat legjitime tė tyre.

Morton F. Eden
“Shqipėria, pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre.
Strategjitė shoviniste tė vendeve fqinje (Fragment)

” Tė shikosh thellė nė punėt shqiptare ėshtė sikur tė shikosh njė pasqyrė qė reflekton shumė gjerė, qė ndihmon tė shpjegohet pse u mundėsua lufta europiane dhe mbi cilat gjėra janė hedhur tani hije tė zymta tė trazirave nė tė ardhmen.
Tani dėshira e shumicės sė shqiptarėve ėshtė pėr njė bashkimi kombėtar brenda kufijve tė pėrshtatshėm etnografikė, dhe ata janė tė pėrgatitur tė japin garancira tė arsyeshme pėr liri religjioze, pėr tė gjitha fetė dhe pėr ēdo minoritet qė pėrmblidhet brenda kufijve tė tyre. Ndaj kėto dėshira legjitime meritojnė konsideratė. Ndėrsa ata qė do tė donin copėtimin e Shqipėrisė sipas cilitdo propozimi qė ėshtė parashtruar gjer mė tani nuk mund tė pėrfillen nė konsideratat e tyre sepse nuk pėrfillin dėshirat dhe mirėqėnien e popullit shqiptar nė tėrėsi dhe as vetė opinionin e shumicės nė ato vise tė cilat ata propozojnė t'i shkėputin nga trungu kryesor me qėllim qė t'i venė nėn mandat tė veēantė ose t'ua japin pėr aneksim popujve fqinj.
Shumica dėrmuese e popullsisė tejpėrtej vendit e quajnė copėtimin njė mėnxyrė dhe tmerrohen se mos vihen nėn sundimin qoftė tė Italisė, Serbisė ose Greqisė, dhe, ndonėse mund tė mblidheshin mjaft lutje dhe peticione pėr tė provuar tė kundėrtėn, ky ėshtė opinioni i gjithė atyreve qė kanė studjuar ēėshtjen nė vend me objektivitet. Katolikėt dhe muslimanėt e veriut e kundėrshtojnė me zemėrim hyrjen e tyre nėn qeverinė e Jugosllavisė, ēfarėdo qofshin garancitė rreth tė drejtave tė minoriteteve. Ata dėshirojnė tė mbeten pjesė e Shqipėrisė. Shumica muslimane nė qėndėr nuk do tė pranojė njė mandat italian mbi kėtė pjesė tė Shqipėrisė, veēse nėn njė shtrėngim tė madh. Nė atė pjesė tė Shqipėrisė Jugore, tė cilėn grekėt e kanė pagėzuar Vorio Epir, Partia Shqiptare Kombėtare, e cila ėshtė pėr bashkimin me pjesėt e tjera tė Shqipėrisė, formon shumicėn mė tė madhe. Kjo pėrmbledh gjithė muslimanėt, tė cilėt janė mė tė shumtė nė numėr se tė krishterėt, gjithashtu dhe njė pjesė tė popullsisė ortodokse, e cila duke qėnė e ndarė nė opinione, mund tė dallohet nė tri klasa: ata qė janė vėrtet progrekė, ata qė janė indiferentė dhe nė shqiptarėt nacionalistė. Shumica nacionaliste nė kėto vise do tė ishte akoma mė e madhe po tė llogariteshin ata tė krishterė e muslimanė qė janė pėrzėnė nga vendi i tyre prej persekutimeve politike dhe prej shkaqesh tė tjera kanė ikur nė Rumani, Egjypt, Turqi dhe nė Amerikė, ku kanė filluar botimin e gazetave dhe bėjnė pėrpjekje pėr tė ndihmuar ēėshtjen kombėtare shqiptare nė atdhe. Vetėm duke shėnuar ndonjė vijė arbitrare, pa marrė parasysh konsiderata gjeografike ose ekonomike, mund tė gjendej pėrtej kėtij kufiri ndonjė copėz vend i banuar nga shumicė pro-greke. Kėto copėra shqiptarėt me gjithė qejf do t'ia lėshonin Greqisė si shkėmbim pėr Ēamėrinė, e cila ėshtė shqiptare, nėse do tė mundėsohej kryerja e njė vijė praktike kufitare e cila ta bėnte tė mundur kėtė shkėmbim.
Gjėndja e pakėnaqshme nė Shqipėrinė e sotme, ėshtė krijuar nga fakti qė nuk u ėshtė dhėnė konsiderata e duhur aspiratave tė popullit shqiptar pėr shkak tė interesave tė fuqishme qė synojnė prishjen e Shqipėrisė.
Motivet reale pėr kėtė prishje duhet tė jenė kėto:
Dėshirat e shteteve fqinjė pėr t'i ndaluar shqiptarėt tė bashkohen dhe tė formojnė njė shtet tė fortė pėrparimtar.
Dėshirat e kėtyre shteteve fqinjė pėr tė pushtuar, pėr tė marrė nėn kontrollin e tyre, viset e pasura blegtorale dhe bujqėsore, tė pyjeve, tė fuqive tė zhvilluara tė ujit dhe burime tė tjera qė gjenden nė Shqipėri.
Dėshira e Jugosllavisė tė pushtojnė Shkodrėn dhe bregdetin pranė saj me qėllim qė tė ndėrtojė mė vonė njė hekurudhė prej sistemit tė saj ekzistues, pėrmes Shkodrės, drejt detit.
Dėshira e italianėve tė mbajnė nėn pronėsinė e tyre skelėn e Vlorės me rrethinėn e saj strategjik.
Dėshira e grekėve tė kenė nė dorė tė tyre rrugėn Janinė-Leskovik-Korēė-Follorinė, me rėndėsi strategjike dhe ekonomike.
Dėshira e grekėve pėr tė helenizuar shqiptarėt ortodoksė dhe pėr t'i surbur mė vonė. Kjo punė u fillua nėn sundimin turk prej Patriarkanės sė Konstandinopojės dhe u krye mbanė me zell tė madh, me aftėsi dhe paramendim, por me sukses tė pjesshėm.
E ndėrprerė kur francezėt themeluan Republikėne Korēės mund tė rifillohet prapė tani qė Themistokli Gėrmenji nuk ėshtė mė. Tani (helenizimi i ortodoksėve) mund tė kryhet vetėm nėn qeverinė greke ose nėn mandatin grek, mbasi ajo ushqen armiqėsi fetare midis muslimanėve dhe ortodoksėve shqiptarė dhe nuk mund tė tolerohet prej tyre veēse nėpėrmjet ushtrimit tė forcės. T'i shtrėngosh (qarqet shoviniste greke) tė heqin dorė nga kjo punė rreth sė cilės ėshtė derdhur shumė mund e djersė nė tė kaluarėn, pavarėsisht nga pamundėsia e Greqisė pėr tė vėnė kėmbėn nė viset jugore tė Shqipėrisė, do tė ngjallte armiqėsi kundėr Venizelosit ndėr njerėzit me influencė nė Greqi dhe do t'i shkaktonte atij andralla politike. S'ka politikan grek qė do tė guxonte tė hiqte dorė tani nga kėto vise tė Shqipėrisė Jugore veēse me shtrėngim dhe prova qė bėri ēmos t'i mbante kėto. Sepse grekėt kanė ndjekur qė nė fillim njė politikė armiqėsore ndaj bashkimit shqiptar duke bėrė ēdo pėrpjekje pėr tė theksuar pėrēarjen midis ortodoksėve e myslimanėve dhe tani nuk janė tė zotėt e tė vullnetshėm tė heqin dorė nga kjo politikė. Pėr kėtė arsye u sollėn aq tė pamėshirshėm nė Shqipėrinė Jugore, duke u pėrpjekur tė shkatėrrojnė influencėn e bektashinjve atje, tė kėtyre mendimtarėve tė lirė qė predikojnė vėllazėrim, tė cilėt u mėsojnė myslimanėve qė duhet t'i shikojnė tė krishterėt si vėllezėr. Po tė mos i shtijnė dot nė dorė kėto vende grekėt, atėhere influenca e bektashinjve do tė ringjallet, feja do tė pushojė sė qenuri njė faktor politik dhe propaganda e Patriarkanės greke nė tė kaluarėn do tė shkojė mė kot.
Ka dhe njė shkak tjetėr tė errėt pėrse grekėt nuk mund tė heqin dorė pa keqardhje nga kėrkesat e tyre pėr kėto vise jugore tė Shqipėrisė. Korēa, Leskoviku dhe Gjirokastra janė ose qenė (sepse njė nga kėto qytete u shkatėrrua prej grekėve) qendra kulture qė prodhuan shumė burra tė shquar, ushtarė e burra shteti (tė cilėt u ngritėn nė pozita tė larta) dhe tregatarė tė mėdhenj qė fituan pasuri tė mėdha pėrjashta nė kurbet. Nėn sundimin e turqve tė vjetėr, tė tillė njerėz muslimanė, i shėrbyen Portės sė Naltė, ndėrsa ata tė besimit ortodoks, tė edukuar nė shkolla greke dhe nėn influencėn e propagandės greke shpesh herė ia kushtonin energjitė e tyre dhe gjithė pasurinė pėrparimit tė ēėshtjes greke, e vetmja nė atė kohė qė u ngjallte shpresė shpėtimi nga zgjedha turke. Ky burim force dhe fitimi pėr Greqinė mund tė vazhdojė po qe se dalin fitimtarė nė kėrkesat e tyre mbi Shqipėrinė Jugore. Porse nė mbetshin kėto vise pjesė e Shqipėrisė, kėto qendra kulturore dhe njerėzit qė prodhojnė mund tė kontribuojnė shumė pėr mbarėsinė dhe pasurimin e shtetit tė ri shqiptar, pėr tė cilin qendra tė tilla si Korēa dhe Gjirokastra janė njė nevojė vitale. Politika qė kanė ndjekur deri tani grekėt synon qė ta ndalojė kėtė dhe t'ia arrijnė prishjes sė Shqipėrisė nėpėrmjet fronit tė njė Shqipėrie tė vogėl muslimane dhe prapanike, e cila, e zhveshur prej elementit intelektual tosk, si pjesa mė e madhe dhe mė e nevojshme qė e ka ndihmuar nė pėrparim dhe zhvillim, ajo tė mbetej vetėm njė shtet i vogėl midis dy tė mėdhenjve dhe qė do tė shėrbente si njė vegėl e tyre, po tė mos zhdukej pėr fare pas njė kohe tė shkurtėr. ..
(MORTON F. EDEN Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre. Fragment )


Nė gazetėn “55” tuaj, numri 331, datė 30.11.2011, f. 16-17 , z. Kastriot Dervishi ka botuar dossierin “Misioni i vėrtetė i konsullit Morton Eden nė Shqipėri”.
Duke vlerėsuar autorin pėr botimin e tematikave historike dhe veēanėrisht pėr temėn qė trajton me dashamirėsi nė nderim tė mikut tė shquar tė Shqipėrisė Morton F.Eden, shpreh edhe njė pakėnaqėsi pėr njė shkelje me karakter etik e ligjor
Z. Dervishi nė shkrimin e tij (f. 17) ka botuar gati njė faqe material tė marrė nga libri i Morton F. Eden “Shqipėria, pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre”, i pėrkthyer nga Skėnder Luarasi, i pėrgatitur per botim nga Petro Luarasi dhe i botuar nga INFBOTUES nė vitin 2011. Fatkeqėsisht ai nuk e ka pėrmendur fare burimin e lėndės sė pėrkthyer.
U tėrheq vėmendjen tė gjithė atyre qė e pėrdorin kėtė libėr qė tė respektojnė tė drejtat e autorit dhe botuesit duke shėnuar referencėn pėrkatėse

petrol
15-12-11, 15:22
Publikojmė nė shqip njė letėr kuptimplote qė z. Morton Frederick Eden, nga Berna e Zvicrės ia ka drejtuar Agjentit tė Pėrgjithshėm pėr Australinė nė Londėr, mė 25 gusht 1924, pėr tė ndihmuar emigrantėt shqiptarė.

Merchlingen- Allmendingen,
Berne, Switzerland.
25 gusht 1924

Agjentit tė pėrgjithshėm pėr Australinė
Londėr.
I dashur Sir,
Kohėt e fundit kam marrė njė letėr nga Shqipėria me kėrkesa pėr tė dhėnė disa informata rreth Australisė, pėr shqiptarėt qė dėshėrojnė tė emigrojnė nė atė kontinent. Pėrpara se tu pėrgjigjem do tė dėshiroja disa informata mbi pikat nė vijim nė se kini mirėsinė t’i plotėsoni.
1.Do tė kishte ndonjė kundėrshtim nga ana e autoriteteve federale apo shtetėrore pėr kėta emigrantė qė tė qėndrojnė nė Autrali pėr shkak se ata janė shqiptarė?
2.Sa ėshtė pėrafėrsisht niveli i pagesės qė jepet tani nė Australi pėr punėtorėt e pakualifikuar, tė fermave dhe tė minierave?
3.Sa do do tė ishte niveli mė i ulėt i shpenzimeve pėr udhėtarėt e klasit tė tretė tė ardhur nga zona e Mesdheut nė portet e Australisė?
Sipas informatave qė kam marrė nga Shqipėria e Jugut gjenden njė numėr meshkujsh tė gatshėm tė emigrojnė nė Australi. Arėsyeja pėrse tė interesuarit mė janė drejtuar mua prej andej ėshtė kjo: gjatė luftės unė isha nė pėrbėrje tė Shtabit tė Lartė tė Pėrgjithshėm tė Selanikut dhe qėndrova nė Shqipėri deri nė armėpushim pas sė cilės u bėra anėtar i Misionit Ushtarak Britanik nė Shqipėri kėshtu qė shpenzova rreth katėr vjet nė kėtė vend, ku shumė njerėz e dinin qė kisha ardhur nga Australia pėr tė luftuar dhe ndoshta disa prej tyre tani mendojnė qė unė mund tu jap atyre pėrgjigje qė kėrkojnė.
Unė po shtoj disa shėnime nė lidhje me emigrantėr shqiptarė qė mund tė jenė me interes pėr ju:
Mė parė kishte njė fluks emigracioni nga Shqipėria drejt SHBA qė u ndalua nga ligjet e reja amerikane tė emigracionit tė cilėt lejonin vetėm njė pėrqindje tė caktuar nga popullsia e pėrgjithshme e Shqipėrisė tė hynin ēdo vit nė Shtetet e Bashkuara. Meqė popullsia e Shqipėrisė numėron mė pak se njė milion kjo kuotė vjetore ėshtė ekstremisht e vogėl, listat janė plotėsur vite mė parė nga ata qė tashmė kanė tė afėrm nė Amerikė dhe shumica qė dėshirojnė tė emigrojnė nuk kanė shpresė tė marrin leje tė hyjnė nė Shtetet e Bashkuara. Gjendja e tashme e trazuar nė Ballkan, mungesa e stabilitetit nė Jugosllavi dhe Greqi, disavantazhi i vendosjes sė kufijve pa u konsultuar dėshirat dhe nevojat e popullsisė, kanė qenė shkaqet e krizės ekonomike qė janė duke shkaktuar mjaft fatkeqėsi dhe sakrifica midis atyre qė nuk janė tė pasur, kėshtu qė shumica zvarriten nė varfėri me njė ekzistencė tė mjerė nė shtėpi, ndonėse janė fizikisht tė aftė dhe burra inteligjentė.
Mbyllja e Amerikės dhe e Turqisė ndaj emigrantėve shqiptarė ndaloi kėshtu rrjedhjen e emigracionit nga Shqipėria nė njė moment kur situata e keqe ekonomike ndėrkombėtare po rrit ndėshirėn dhe nevojat e tyre pėr tė emigruar, gjė qė u ka shkaktuar shqiptarėve tė kthejnė mendjen e tyre tek Australia si njė vend i mundshhėm pėr tė shkuar.
Numri i atyre qė mund tė emigrojnė nga Shqipėria nė Australi mund tė jetė i vogėl, por kualiteti i kėtyre emigrantėve mund tė jetė i mirė. Unė i vlerėsoj ata mė tė vlefshėm pėr konditat e Australisė dhe gjerėsisht mjaft mė lart se grekėt dhe italianėt e jugut. Me aq sa unė kam qenė nė gjendje tė pėrcaktoj, njerėzit nė Shtetet e Bashkuara kanė qenė mjaft tė kėnaqur me shqiptarėt qė gjendeshin mes tyre.
Shqiptarėt mėsojnė anglisht nė njė kohė pabesueshmėrisht tė shkurtėr dhe shpejt e pėrshtasin veten me mendėsinė dhe zakonet britanike. Ata janė njė popull i thjeshtė,
i vjetėr, mjaft i gatshėm tė ndryshojė qėndrim nė vende tė largėta, tej konfortit tė civilizimit.
Duke qenė shumica malėsorė, tė mėsuar tė bėjnė njė jetė tė pasigurtė nė ambjent tė egėr, vende tė copėtuar, ku nuk ka rrugė dhe gjithēka duhet tė transportohet me kuaj barre, kjo mė ka bėrė tė mendoj, pėrpara se tė kem dėgjuar qė dėshėrojnė tė shkojnė nė Australi, qė ata mund tė jenė mjaft tė vlefshėm tė stabilizohen nė zona tė zbazura vendesh tė pabanuara qė ekzistojnė pėrgjatė Vargmalit tė Madh, (Great Dividing Range), si pėrshembull nė anėn lindore tė New Englandit nė drejtim tė rrjedhjes veriore, nė Blue Mountains, midis Monoro dhe Gippsland dhe mbi zona tė tjera tė konsiderueshme tė vetė Gippslendit. Tė tilla hapėsira qė anglosaksonėt e zakonshėm tė vendosur do t’i zėvendėsonin me tė tjera territore mė pak tė shkreta e tė thyera diku gjetkė. Kėto zona do tė plotėsoheshin me shpejtėsi nga kėta malėsorė shqiptarė qė janė barinj tė mirė, bujqėr tė mėsuar me njohuri tė veēanta mbi vaditjen dhe me bėrjen e digave e kanaleve ujore, tė kryera ndėr shekuj eksperience nė njė vend ku uji ėshtė i ēmuar gjatė muajve tė verės. Ata janė gjithashtu njė popull i cili zotėron cilėsi luftarake qė mund tė pėrdorej nė mbrojtjen e banesave tė tyre eventualisht kur tė kėrkohej njė gjė e tillė.
Australia kėrkon banorė tė bardhė qė janė tė dėshėruar tė jetojnė nė largėsi dhe nė solidaritet me tė tjerėt rreth e rrotull, tė cilėt tė kenė eksperiencė nė aktivitetet bujqėsore dhe blegtorale, cilėsi siē i zotėrojnė shqiptarėt.
Nėse do tė donte ndonjė nga guvernatorėt shtetėrorė tė drejtojė njė rrjedhje tė vogėl tė emigrantėve shqiptarė nė territoret e tyre, tani ėshtė njė moment i favorshėm pėr tė bėrė njė gjė tė tillė.
Qeveritarė tė vendeve tė tjera eventualisht do tė zbulojnė vlerėn e kėtyre banorėve dhe do i afrojnė ata nė vendet qė administrojnė. Nė njė kohė qė rrjedha e emigrantėve shqipėtarė nė drejtimin e duhur do tė vazhdojė disa shkaqe specifike, si ato qė pėrshkruam mė sipėr, mund tė shkaktojnė ndryshimin e kėtij kursi.
Ndėrkohė shqiptarėt kanė filluar tė shkojnė nė Kili dhe pjesė tė Amerikės sė Jugut
qė janė mė pranė tyre sesa Australia , kėshtu ata do ti mungojnė kontinentit tuaj i cili ka nevojė pėr kėta banorė tė llojit qė kėrkohet. Pa dyshim, ėshtė njė arėsye e vogėl.
Sikurse pėrmenda, numri i shqiptarėve qė duan tė emigrojnė ėshtė i vogėl, por ėshtė njė shkak qė vlerėsohet shumė nė njė moment kur njė tepricė popullsie e Shqipėrisė, e lėnė jashtė nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, ėshtė e pavendosur pėr rrugėdaljen dhe fushat ku tė shkarkojė energjitė e saj.
Unė kam nderin tė jem, Sir, besniku juaj.
(SGD) Morton Frederick Eden

Letra e pėrkthyer nga Petro Luarasi
Burimi:


( Marrė tek ME DICITURE: Letter from Morton Frederick Eden to the Agent-General for Australia , London , 25 August 1924, NAA: A461, B349/3/5, pp. 20-22 )


Morton F.Eden, pas katėr vjet veprimtarie tė suksesshme nė Shqipėri, u largimin nė Britani dhe mė 1920, u zgjodh anėtar i Kėshillit Ekzekutiv tė Shoqėrisė Anglo-Shqiptare, me kryetar Sir Aubrey Herbertin dhe sekretare Ms. Mery Edith Durham

Nė librin “Miku mė i madh i Shqipėrisė: Aubrey Herbert dhe bėrja e Shqipėrisė moderne. Ditare dhe dokumenta f. 218” (“Albania's Greatest Friend: Aubrey Herbert and the Making of Modern Albania: Diaries and Papers 1904-1923) tė pėrgatirur pėr botim nga studjuesi Bejtulla Destani krahas dokumentave tė tjera tė rėndėsishme paraqitet
edhe njė letėr qė Aubrey Herbert i dėrgon pėrfaqėsuesit britanik tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme Sir Eyre Crowe mė 22 shtator 1919, nė lidhje me gjendjen nė frontin e Shqipėrisė Jugore. Sir Herbert shkruan: ‘’Siē nuk kemi dyshim, ju do tė dėshėronit qė grekėrit tė posedonin territoret e tyre dhe shqiptarėt tė Shqipėrisė. Ne mendojmė se njė test i ndershėm etnik duhej tė bėhej meqė grekėrit kanė djegur qytete e fshatra. Ata i kanė djegur sepse kėto ishin tė populluara nga njė kombėsi e huaj. Nėqoftėse do tė lexoni raportin e Mr. Morton F.Eden ( nė atė kohė sekretar pranė shtabit tė gjeneralit Phillips nė Shkodėr) i cili ka qenė nė ato anė tre vitet e fundit , ndonjė dyshim qė ju mund tė kini rreth kombėsisė do tė tretet. Evidenca amerikane ėshtė veēanėrisht e vlefshme meqė ata kishin njohuri tė para luftės mbi vendin.” [Kėtu Sir Herbert ka parasysh misionin fetar tė ēiftit Phineas dhe Kenedi Kenedi ( Kenedy) pėrkatėsisht Violeta (Violett) dhe Fines (Phineas) misionarėt e parė protestantė amerikanė nė Shqipėri,tė vendosur nė Korēė mė 1908]
Personaliteti i Morton F.Eden, ndjeshmėria dhe pėrkushtimi i tij ndaj ēėshtjes kombėtare shqiptare shpalosen qartė edhe nė korespondencėn e tij qė gjendet nė fondin e e Edit Durhamit nė Institutin Antropologjik Mmretėror, Londėr (Royal Anthropological Institute, 50 Fitzroy Street, London W1T 5BT, United Kingdom,Durham, Mary Edith “collection” (MS 57) . Nė korespondencėn me pėrmbajtje politike tė Durhamit edhe me Morton F. Eden gjenden njė letėr e Komitetit Kombėtar pėr Mbrojtjen e Kosovės tė nėnshkruar nga Fan Noli, i cili ia drejton Komandantit tė Trupave Aleate nė Shkodėr Gjeneralit Phillips si edhe letra apel qė Morton Eden i dėrgon nė gusht 1920 kryeministrit Lloyd George mbi invazionin e trupave serbe nė Shqipėri.



Nė hyrjen e librit “Miku mė i madh i Shqipėrisė: Aubrey Herbert dhe bėrja e Shqipėrisė moderne. Ditare dhe dokumenta” Noel Malcolm shkruan: Kur vizitoi Herberti Shqiperinė e Jugut, nė shtator 1913, njė turmė e grumbulluar pėrballė banesės thėrriste: O Paladin i Lirisė, i bekuari i nipėrve tanė...Por e vėrteta e hidhur ėshtė qė shumica e nipėrve tė kėtyre shqiptarėve mirėnjohės nuk janė nė gjendje tė bekojnė emrin e Aubrey Herbert dhe madje as nuk kanė dėgjuar ndonjėherė pėr tė.” Ky mėnjanim nga regjimi diktatorial ēuditėrisht vazhdon edhe nė ditėt e sotme ndaj kėtij personaliteti tė rangut tė lartė i cili nė krye tė njė grupi tė vogėl filoshqiptarėsh anglezė si Morton F.Eden, Edit Durham etj, realizoi mrekullinė e shpalljes, njohjes dhe analizimit me simpati tė problemit shqiptar nė qarqet britanike, historikisht tė lidhura me politikat shoviniste tė vendeve fqinje.
Nė pragun e 100-vjetorit tė Pavarėsisė, ne shqiptarėt e epokes demokratike le tė shprehim mirėnjohjen pėr miqtė tanė tė cilėt na ndihmuan aq shumė kur qemė tė rrezikuar nga coptimi dhe asimilimi kombėtar.

Materiali u pėrkthye nga Petro Luarasi

petrol
08-03-12, 13:04
Petro Luarasi
Deklaratė Publike
Ndal falsifikatorit Agron Gjovalin Luka!
(Mediat qė publikojnė shpifje e falsifikime pasi provohet mashtrimi duhet tė denoncojnė apo te fshijnė nga publikimi materialet dezinformuese kriminale)
Nė media ( “Shqipėria Etnike.com Nr. 148“ ėshtė publikuar shkrimi im “Ndal shpifjeve ndaj Migjenit dhe Skėnder Luarasit!” ku akuzoja Agron Gjovalin Lukėn dhe tė tjerė qė manipulonin me sajesa. Nė vend qė tė jepeshin prova apo tė kėrkohej ndjesė pėr shpifjet, nė kėtė numėr lexova njė material tjetėr tė bollshėm tė z.Agron Luka duke pėrfshirė “Edhe njė Pėrgjigje tė parafundit pėr z. Petro S. Luarasi!” me trillime e falsifikime tė tjera tė cilat do tė meritonin sqarime tepėr tė gjata, ndaj po ndalem tek mė kryesorja.
Tek Shqiperia etnike.com, nė nr. 147/ 16 tetor 2011 e 148 /21 janar 2012 paraqiten si shkrime tė miat fotoskanime artikujsh tė Dashnor Kaloēit tė cilat keqinterpretohen dhe argumentohen si prova mbi kinse “internimin e Dh.Fullanit” ku shkruhet si diēiturė: Fotoskanimet pėr “ēėshtjen Dh. Fullani” , flasin vetė, O Zoti Petro Luarasi! Po mė vjen jashtzakonisht mirė, qė ai “dėnimi” i trilluar nga ti vetė, nuk paska qenė mė shumė se aq: dhe akuzohet poshtėrsisht Skėnder Luarasi kinse “pėr shėrbimet qė i ka bėrė shokut Enver e Partise , tė shkruara kinse nga Petro Luarasi, etj. (citoj: “Lexoje, ja ku ėshtė shėrbimi i madh ndaj Partisė dhe shokut Enver i Skėnder Luarasit, botuar nga Petro.” (Shqiperia etnike.com, nr.147, nė fund , diēitura poshtė artikullit tė Dashnor Kaloēit ku janė paragrafet ‘Letra pėr Enverin” dhe “Enveri kundėr Luarasit” )
Nga talljet e tij “ mbi zemėrimin e debatet e mia me Dashnor Kaloēin mbi botimin jo tė saktė tė materialeve mbi Migjenin e Skėnder Luarasin, A.Luka, indirekt pranon qė ato nuk janė shkrimet e mia, pra kundėrshton veten. Edhe ndjesa qė i kėrkoi familjes Fullani ( por jo asaj Luarasi pėr trillimin qė deklaroi mbi “internimin” prej Skėnder Luarasit ).
Me heshtjen e tij ndaj ballafaqimit tė fakteve ( krahasimi nga unė i citimeve tė sajuara prej tij si kinse tė Skėnder Luarasit me perifrazimet e mėvonshme pėr t’i “argumentuar” ato) ai pranoi heshturazi mė nė fund se redaksitė e gazetave Albania e Shqip dhe unė kemi patur tė drejtė kur denoncuam trillimet e tij “me thonjėza”, por prap z.Agron Luka nuk kėrkoi ndjesė. Mė poshtė do tė ndalemi edhe tek shpifja mė e kobshme politike qė ka bėrė Agron Luka ndaj Skėnder Luarasit si personalitet i spikatur kundėr diktaturės sė Enver Hoxhės dhe klanit tė tij.
Nė librin e Agron Lukės “Rreth tė vėrtetės pėr botimin “Migjeni-Vepra” , 1954, botues Camaj-Pipa, 2011, tė cilėn e bleva kėto ditė tek njė shitės ambulant ( por gjendet edhe nė Bibliotekėn Kombėtare) qė nė fakt pėrmbledh vetėm 19 faqe me trillime, shpifje e falsifikime tė tij ( pasi pjesa tjetėr ėshtė kryesisht lėndė qė i takon veprės sė Migjenit tė botuar nga Gjovalin Luka mė 1954) krahas ndyrėsive tė tjera lexova: ‘Fillimisht, meqenėse Petrua nuk kishte patur eksperienca letrash, ia shiti patentėn prokurorit tė gazetarisė letrare z. Dashnor Kaloēi. Ishte ky zotėri Kaloēi, autori i serialit te “Gazeta Shqiptare(15-21 prill 2003) , madje pretendonte se ‘ashtu e kishin urdhėruar”. Petroja junior, mbasi e akuzoi edhe vetė Kaloēin pėr ‘’bėrje sallatė tė materialit” na doli vetė nė skenėn e Migjenologjisė, ‘ me shpatė zhveshur”,madje pėr tė dėftyer genin e trashėguar... (RD, 30.4.2003) “ Agron Luka, rreth tė vėrtetės...”, 11.
Mė tej (nė faqen 13 ) citojmė tė ketė shkruar se ‘’vetė z. Petro i ka hapur kėto letra e tema disidentore” deri edhe me pohime tė Skėnder Luarasit, drejtuar Enver Hoxhės: ‘’Unė S. Luarasi i kam bėrė Partisė dhe ju shoku Enver, shėrbime tė mėdha”, dhe kur nga ana tjetėr citon atė plakoēin shefin e Dosjeve , se ‘’Skėnder nuk na kish patur dosje, sepse fliste hapur” atėhere unė kam tė drejtė tė dyshoj se, diēka ju djeg!”
Duke ia bashkėngjitur kėtė citim tė Agron Lukės “provės” tė tij tė sipėrcituar tek Shqipėria etnike, nr. 147, me fotoskanimit tė materialit tė D. Kaloēit ( kinse si i imi me diciturė “Lexoje, ja ku ėshtė shėrbimi i madh ndaj Partisė dhe shokut Enver i Skėnder Luarasit, botuar nga Petro.”) – nė rast se provohet qė nuk i pėrgjigjet realitetit- kjo jep provėn e padiskutueshme tė shpifjes dhe falsifilimit me paramendim pėr tė kompromentuar e poshtėruar politikisht Skėnder Luarasin e ‘’autorin e publikimit” Petro Luarasi si dhe seriozitetin e pėrfaqėsuesit tė institucionit shtetėror, tė ndjerin zotėri Nafiz Bezhani. (Skanimi i dokumentit gjendet tek Forumi shqiptar, tema Skender Luarasi dhe Migjeni dhe Skender Luarasi)
Krahasimi i pėrmbajtjes sė fotoskanimit tė letrės apo edhe zbardhja e gabuar e tij nga Dashnor Kaloēi shihet qartė qė nuk e pėrmbajnė citimin ‘’Unė S. Luarasi i kam bėrė Partisė dhe ju shoku Enver, shėrbime tė mėdha” dhe Agron Luka nuk na ka paraqitur provė tjetėr nga e ka gjetur. Prandaj sė pari unė e akuzoj publikisht Agron Lukėn si shpifarak dhe falsifikator tė poshtėr, sė bashku me ata qė e pėrkrahin. Pranohet botėrisht “Kush falsifikon njė herė, nuk ėshtė mė i besueshėm” , por pse Agron Luka qė falsifikon vazhdimisht konsiderohet “ i besueshėm”.(?!!!)
Kėto trillime e shpifje tė Agron Lukės “ēuditėrisht” kanė gjetur “vakėf” nė ndonjė media tė shkruar e elektronike ku madje persona anonimė i kanė pėrdorur si referenca e “prova bindėse” pėr tė stėrholluar akuza edhe mė tė turpshme , tė cilat Agron Luka deklaron qė nuk i pėrkrah por vetėm sa “ i ka marrė me mend” si p.sh mbi shkakun dhe pasojat e dėnimit tė babait tė tij Gjovalin Luka.
Nė kėto kushte kur dikush trillon, shpif e falsifikon prova me shkrim dhe ato keqpėrdoren me paramendim nga klane e media tė tjera, i mbetet barra sė pari redaksisė sė organit apo medias pėrgjegjėse qė, nė rast tė mungesės sė ndjesės nga autori pėrgjegjės
tė largojė pjesėn e vet tė pėrgjegjėsisė etiko- ligjore tė paktėn duke hequr tekstin apo imazhin e materialit, qė tė mos pėrdoren pėr dizinformim nga media apo eventualisht edhe nga instancat pėrkatėse tė drejtėsisė.
Libri i Agron Lukės “Rreth tė vėrtetės...” ėshtė propaganduar nė disa media tė shtypura e elektronike, ėshtė depozituar nė Bibliotekėn Kombėtare e eventualisht nė biblioteka tė tjera dhe ėshtė gjendur duke u shitur nė treg tė lirė.
Nė librin e tij Agron Luka ka shkruar “ Ribotimi i skanuar i librit origjinal tė botimit 1954, bashkė me gjashtė pjesėt e hequra e komentet, bėhet me tirazh minimal 100 kopje, vetėm pėr ruajtje e njohje shkencore, meqenėse botimi origjinal i vitit 1954 , nuk ndodhet nė bibliotekat tona. Ky ribotim i skanuar ėshtė i pashmangshėm...” ( A.Luka “Rreth tė vėrtetės...” f.9)
Edhe kjo gėnjeshtėr e Agronit tė Lukajve i ka kėmbėt e shkurtra e bishtin e gjatė:
- Materiali prej 200 faqesh i pėrket veprės sė Migjenit e cila ligjėrisht ende i takon familjes sė tij me pėrfaqėsuese znj. Angjelina Luarasi-Ceka dhe sė cilės nuk i ėshtė marrė leje
- “Studimi rreth sė vėrtetės” prej 19 faqesh i Agron Lukės pėrmban trillime, shpifje dhe falsifikime ( si ai i sipėrcituar) tė dėnueshme moralisht e ligjėrisht.
- Nuk ėshtė e vėrtetė qė botimi i vitit 1954 nga Gjovalin Luka gjendej me shumė kopje e nė shumė biblioteka si Biblioteka Kombėtare, Biblioteka e Institutittė Historisė, tek e Fakultetit tė Filologjise etj, pra nuk ishte e domosdoshme “ribotimi pėr studim shkencor”
- Libri nė kurrizin e tij ka tė shtypur ēmimin 600 lekė dhe shitet nė treg.
Duke patur parasysh kėto shkelje tė rėnda tė dėnueshme moralisht e ligjėrisht, i bėjmė thirrje Agron Lukės, tė kėrkojė ndjesė, ta tėrheqė urgjentisht librin nga tregu e ku e ka ēuar se do tė ketė pasoja tė paparashikueshme.
U bėjmė thirrje mediave tė shkruara e elektronike qė tė heqin shkrimet e fotoskanimet qė pėrmajnė kėto shpifje e falsifikime dhe tė ndalin reklamimin e tyre si njė informacion i dėnueshėm.
Krahas njoftimit tė opinionit publik, do tė shtrohet edhe ēėshtja se kujt i ngarkohet dėmi moral e material qė i ėshtė shkaktuar Migjenit, Skėnder Luarasit e familjeve tė tyre.

Petro Skėnder Luarasi

petrol
12-03-12, 09:28
Njė fjalim historik i Skėnder Petro Luarasit

Festimi i 28 Nėntor 1928 nė Vjenė
‘’28 Nėntor 1928, Dita e Flamurit, u festua nė Vjenė nga studentėt shqiptarė me shkėlqim. Nė sallėn e hotelit ''Zur Stadt Paris'' feksnin ngjyrat kuq e zi.’’
Nė gazetėn ''Dialėria'', nėntor 1928, shkruhet:
''Mbrėmavet mė ora tetė kryetari i shoqėris ''Albania'' z.Skėnder Luarasi ēeli mbledhjen duke folur mbi rėndėsinė e ditės dhe duke u thėnė mirėseardhjen miqve tė festimit. Pasi u kėndua hymni i flamurit iu dha vendi i nderit z.Dr.Pekmezi, i cili me fjalė tė zjarrta shpiegoi detyrat e mėdha qi konfrontojnė dialėrin shqiptare. Zotėris sė tij iu pėrgjegj z.Kristo Maloki, i cili kishte ardhur si pėrfaqsonjės i studentėve shqiptarė tė Gracit. Z.Maloki jo vetėm i preku tė gjithė me fjalėn e tij, por u gėzoi edhe zemrat me pjesat nacionale tė kompozuara vetė dhe tė lojtura nė violinė. Z. Nafiz Tela, student nė Konservatorium t'atyshėm, i kėnaqi dėgjonjėsit me zėrin e tij tė kandshėm. Mė sė fundi z.Ahmet Duhanxhiu mbajti njė bisedė tė lartė mbi nevojėn e bashkimit dhe idealizmin e dialėris shqiptare. Z.Mitrushi tregoi shpresė pėr njė lidhje tė studentėvet shqiptarė qė tė mund tė pėrfaqėsohen dhe kėta nė kongreset e Konfederatės Internacionale tė Studentėvet. Festimi mori fund ndaj mėngjezit tė thellė duke forcuar nė zemrat e tė gjithėve kujtimin dhe vleftėn e ditės sė pamvarėsis shqiptare".


Fjalim i Skėnder Luarasit

Ēelja e festės (*)
Zotėrinj tė nderuar! Shokė tė dashur! Nė kėtė moment, kur mendjen dhe zemrėn ia truajmė kujtimit mė tė ėmbėl tė jetės sonė kombėtare, i duket e vėshtirė gojės sė pastėrvitur tė pėrshkruanjė me fjalė gėzimin qė rreh krahrorin e ēdo shqiptari. Nga ky shkak do tė kisha dėshiruar mė tepėr tė mendonja nė heshtje dhe nė heshtje t'i falesha Perėndis pėr ēastin fatbardhė q'i fali Shqipėris sonė tė dashur gjashtėmbėdhjetė vjet mė parė. Megjithatė jam i lumtur qė m'u dha rasti i shtrenjtė ta ēel unė festėn e simvjetme dhe t'ju them, miq tė nderuar dhe shokė tė dashur, njė mirėseardhje tė pėrzemėrtė nė emėr tė shoqėris ''Albania''.
Bashkatdhetarė! Vjete me radhė po ēduken. E njėzeteteta e Nėntorit kthehet pėr mot. Dhe ne jo vetėm s'e shtiem nė harrim por e kemi shėnuar nė kalendarin tonė si kryeditėn e vitit. Kjo ka arėsyen e saj. Ėshtė arėsyeja e mirėnjohjes kundrejt ngjarjes q'i solli shpėtimin dhe ēlirimin njė kombi tė tėrė. Pėrmbi faqen e dheut asnjė popull nuk ka pėrse tė gėzohet mė tepėr pėr lirin e vet sesa yni, qė fati i pamėshirshėm e ka goditur mė shumė se cilindo tjetėr. Tė lejmė vuajtjet e mėparshme mėnjanė. Tė pesė shekujt e sundimit turk, q'i rėnduan pėrmbi krye shqiptarit, pėrbėjnė njė nga periodat mė tė zeza nė historin e botės. Qindra mijė, milionė njerės qė kishin tė drejtėn autoktone tė banonin nė truallin e trashėguar prej stėrgjyshėrvet tė tyre u ndodhėn pėrpara rrezikut tė math tė humbisnin ekzistencėn nacionale. Mund tė themi se asnjė tirani e huaj nuk ia shėmtoi shqiptarit shpirtin aqė keq sa robėria e gjatė nėn Turqinė. Nėn zotėrimin e saj njė jetė e tmerrshme plot nevojė dhe dėshpėrim filloi pėr vendin tonė, pėr tė cilin ēdo mot, po, ēdo muaj e ēdo ditė ishte njė ēast sakrifice. Kombsia shqiptare u dobsua e u rrėzua nė njė shkallė ku pothuaj pritej tė jepte shpirt. Tė prerė nga marrėdhėnjet me shtetet e kulturės perėndimore u lamė fillthi nė mėshirėn e njė forceje shkatėrronjėse orientale. Shpėrdorimet dhe shtypjet kapėrxyen ēdo kufi. Dhe ne duruam tė rrėzuar.
Porse me gjithė tronditjet qė pati populli ynė lėndėrisht dhe shpirtėrisht fuqit e tij qenė tė pahepura. Shtypja shkaktoi kundėrshtypjen. Trimėrija e kohės sė Skėnderbeut, qė bėri ēudira njėherė, zuri tė zgjohet. Shpatės gjaktare shqiptari i tregoi gjoksin dhe ngriti krye pėr tė fituar lirin e kushtueshme. Si shembėll tė pėrpjekjeve tė tija kreshnike le tė pėrmenden kryengritjet e vitit 1571, 1737, kryengritjet nėn Pashallarėt e Shkodrės, t'Ali Pashė Tepelenės dhe veprėn e njohur tė Lidhjes sė Prizrenit. Kėto vėrtet nuk suall ndonjė fitim tė dukshėm, por prapė rrėfyen qė fuqija e huaj, ndonėse popullin e shtypi dhe zhvillimin kombtar e bėri nė shumė pikėpamje tė pamundur, nacionalismėn shqiptare nuk mundi ta ēfaroste dot. Ay u dergj por kurrė nuk vdiq. Shqiptarėt e thjeshtė nė zemrėn e tė cilėve flaga e shenjtė e patriotismės akoma qėndronte e pashuar, e sidomos ata patriotė q'urdhėr i rreptė i tiranis i kishte shtrėnguar t'arratisen lark shtėpis, as nė mėrgim nuk e harruan vendin lindor dhe nuk rreshtėn sė vepėruari pėr ēlirimin e tij. Mundimi i tyre u kurorėzua sė pari me prishjen e sundimit hamidian dhe me ngrehjen e njė qeverie konstitucionale nė Turqi. Ndėrkohė shkėputja e Shqipėris prej Turqis nė njė shtet mė vete ishte njė ēėshtje dite. Aqė i math ka qenė pėrparimi i nacionalizmės shqiptare nė tė katėr vjetet pas tė ashtuquajturit konstitucion, sa fqinjėt lakmonjės tė Ballkanit u tmerruan. Sapo ahere kur ideali i liris shqiptare po realizohej afroi njė kohė nga mė tė rrezikshmet pėr ne. Shpėtuam, si me thėnė, prej shiut e ramė nė breshėr. Lufta ballkanike qe njė ēqetėsim pėr ne se shikuam nė fitimin e grekėvet, serbėvet dhe malzesvet humbjen e tė drejtave tona. ē'vazhdoi i dimė fort mirė. Vetė si foshnja i kemi hequr tė kėqijat e kėsaj lufte. Tokėria u bė hir i zjarrit t'ushtrisė greke dhe Gegėrija fli i ēnjerėzimit serb. Shqiptarėvet s'u mbeti gjėsend tjetėr veē se tė marrin rrugėn e perėndimit dhe tė gjejnė strofkė e mbrojtje nė Vlorėn kreshnike. Aty, nė kohėn kur nė tė gjithė Shqipėrinė dukej sikur ėndra e bukur pėr liri po venitej siē fishken fletėt nėn cikmėn e vjeshtės, u ngrit nė mes tė brohorive tė njė populli tė ringjallur flamuri i Shqipėrisė.
Sot e gjashtėmbėdhjetė vjet mė parė shikuam nė tė shemburit e imperatoris osmane se nė ēfarė godinė tė pa sigurtė kishim fjetur pėr aqė qindra vjete, se prej ēfarė rrezikeve tė mbėdhenj qemė rrethuar. Ahere erdhėm nė vetėdijė tė plotė qė do tė shtypeshim nėn atė gėrmadhė po tė mos lėviznim vendit. Lėvizėm e treguam se ē'mund tė bėnim po tė donim. Vetė me duart tona e ngrehėm ndėrtesėn e re tė Shqipėris indipendente. Disa kėrkojnė tė na e mohojnė kėtė shėrbim dhe janė tė mendjes sė gabuar qė ngrehja e shtetit tė ri ėshtė pėrfundim i lodrave diplomatike. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr. Pėrkundėr, fakti e provon qė Kaizerėt dhe mbretlerėt pėr interesa tė veēanta kanė dashur ta bėjnė fli Shqipėrin e gjorė. ''E pėrse kaq shumė kokėēarje pėr njė fshat katėrqind shtėpish !'' thirri dikush nga monarkėt pėr Korēėn shqiptare q'e njihte pėr greke sepse donte t'ia jepte dhuratė tė kunatit; edhe njė tjetėr syresh gjithashtu pėr Shkodrėn e Teftės sepse nuk dėshėronte t'i prishte qefin tė vjerrit!
Kjo mospėrfillje e tė drejtave tona s'u shfaq vetėm mė 1913 prej atyreve q'i mbanin fatet e kombeve nė dorė. Edhe dikush tjetėr nga njerėzit e mėdhenj tė kohės mė sė lashtė pati goditur njėherė me grushtin e hekurt trapezėn e gjelbėr nė Kongresin e Berlinit duke thirrur: ''Nuk ka kombėsi shqiptare!''. Mė vonė pakė iu desh kėtij zotėriu tė dėrgonte pėr turp e faqe tė zezė tė pushteteve tė mėdhenj t'Europės njė flotė internacionale kundėr Ulqinit e njė Dervish Pashė me disa hordhi turke kundėr Lidhjes sė Prizrenit e cila i tregoi gjithė botės qė ''Ka kombsi shqiptare!''
Edhe nė qoftė se kjo lėvizje patriotike u dėrmua nėn fuqinė brutale e tė gjakshme tė Sulltanit e tė fqinjėve tė bashkuar me kėtė, prapė se prapė zhvillimin e natyrshėm tė gjėrave nuk mundi ta ndalojė asnjė fuqi e dheut. Nga thelbi i popullit shqiptar dhe nga volla e tij doli mė 28 Nėntor 1912 sundimi q'i pėlqente e i pėrshtatej atij.
Kurorėn e liris shqiptare, po, nuk ia kemi borē diplomacis europiane. Kurorėn e liris shqiptare ua kemi hua atyre atdhetarėve qė me mendjen e tyre ndritėn popullin me shkronja, patriotėve qė tė ngarkuar me brengat e njė populli tė tėrė, udhėtonin fshat mė fshat dhe ngjallėn nė zemra gjysmė tė vdekura shpresa tė mėdha e tė ėmbla, dėshmorėve qė nė malet e Kosovės dhe nė fushėn e Korēės dhe tė Vlorės e ngritėn tempullin e kombit me gjakun dhe eshtrat e vet.
Vuajtjet qė hoqi shteti ynė nė dekadėn e parė pas krijimit tė tij - kėtu dua tė kapėrxenj disa nga fletėt e zeza tė historis sonė - vėrtet e vunė nė prova tė rėnda por gjene treguan vullnetin e fortė tė shqiptarit. Edhe kur djepi i rilindjes shqiptare ishte nė dorė tė huaj, shqiptarėt me atė vullnet tė hekurt qenė tė zotė tė bėjnė nė Lushnjė njė Vlorė tė dytė e i thanė botės qė duan tė rrojnė tė lirė me ēdo ēmim.. Pastaj qė populli shqiptar, i cili arriu tė gėzonjė njė herė lirinė, me asnjė mėnyrė nuk do t'i pėrunjet ndonjė zgjedhe tė re e provoj pakė mė vonė ngjarja heroike e Vlorės mė 1920.
Po; ēėshtja e ekzistencės sė shtetit shqiptar tė lirė ka marrė fund. Jetėn tonė kombėtare e ka siguruar njė fuqi e mbinatyrėshme, pėrpara sė cilės ēdo fuqi e dheut duhet tė hepet. Nuk janė shkruar mė kot fjalėt e vjershėtorit:

Mbi at flamur Perėndija
Me dor' t'vetė e ka shkrue,
Pėr shqiptarė do t'jet Shqipnija;
Kush e prek aj qoft mallkue.

Kaqė mbi tė shkuarėn tonė. E nė qoftė se qė nė pranverėn e rilindjes sonė nacionale kemi treguar shenja gjallėsije, ahere sa raste tė mėdhenj po na jep e arthmja jonė tė rrojmė e tė vepėrojmė e ta lartėsojmė popullin tonė nė sfera mė tė lumtura!
Nė krahasim me kėtė tė pritme t'amėshueshme gjashtėmbėdhjetė vjetė tė foshnjėris sė njė kombi nuk janė asgjė. Lirija nuk vjen nė njė ditė as dobit e saj nuk shprehen nė njė tė katėrtė shekulli. Puna jonė ndehet pėrpara syvet tonė jo prapa krahėvet. Pa tė shohim se ē'vepra tė mėdha mundim tė mbarojmė kėshtu-tutje qė prej atyreve tė praktikės gjer nė tė theoris. Ja bujqėsia qė do improvuar pėr tė bėrė tė lumtur jetėn e bujkut dhe bariut shqiptar; ja ekonomija pėr t'i ndihmuar tregėtarit tė mbrohet kundėr dėmeve tė jashtėm; ja mjekėsija pėr ta shpėtuar racėn tonė prej smundjevet; ja arėsimi qė pret akoma pėr t'u bėrė baza e kulturės shqiptare. Dhe tė gjitha kėto mvaren prej nesh. E ne a do tė kemi guxim t'i kundėrshtojmė kėsaj detyrės sonė, edhe sikur tė na lypte therrorit mė tė mėdha? Njė populli qė ka vuajtur nėn kushtet mė tė rėnda , q'akoma vuan dhe megjithė kėtė s'kursen as kafshitėn e gojės pėr tė na arrėsyer ne - njė populli kaqė tė mirė e fisnik nuk do t'i mohojmė as mė tė rėndin shėrbim! Mirėnjohja jonė kundrejt tij do tė na bėnjė t'i harrojmė tė gjitha pakėnaqėsit qė mund tė kenė ngjarė nė mest tė vėllazėris. Pėrpara interesit tė kombit duhet dhe do ta hedhim poshtė interesin vetiak. Pėrpara urdhėrit tė pakundėrshtueshėm tė kėtij flamuri - bashkohemi qė tė mos na ndanjė asgjė nė botė.
Nė kėtė orė solemne le tė largohemi nga dėshirat e kota duke u lartėsuar nė regione mė tė pastėrta tė idealismės.
Le tu themi njė ''ndjesė pastė'' atyre heronjve qė me besim tė patundur shkrinė jetėn e lanė pas jetimė qė tė na dhurojnė kėtė ditė. Le tė qėndrojmė njė grimė nė mendim vaji pėr vėllezrit tanė nė veri e nė jugė q'akoma rrojnė robėr. Koha do tė vinjė - dhėntė Zoti - qė Kosova, atdheu i mbytur nė gjakun e fatosave tė liris arbnore dhe i larė me lotėt e nėnave fatkeqe, atdheu i puthur prej buzėvet tė njoma foshnjash tė pafajshme, qė n'agoni shpirti bijen nėn forcėn e gjakpirėsit: qė Kosova jonė trime do tė bashkohet me mėmėn Shqipėri.
(Skėnder Luarasi, Dialėria, nėntor 1928, vjeti IX, Volumi II, Nr.7)

Nė vitin 1928 Skėnder Luarasi qe kryetar i shoqėrise “Albania” dhe editor i organit tė saj “Dialėria”

petrol
18-03-12, 10:55
Skėnder Luarasi dhe Kosova

Skėnder Petro Luarasi (19.1.1900-17.4.1982) ėshtė njė nga personalitetet mė tė dalluar qė ka ndjerė gjatė tėrė jetės detyrimin dhe e ka shprehur hapur e me sinqeritet nė veprėn e tij, dhimbjen e thellė dhe solidaritin pėr Kosovėn dhe popullsinė e saj martire. Dashuria e tij pėr kėtė trevė tė robėruar shqiptare dhe adhurimi i tij “ i ēmendur” pėr kontributin e jashtėzakonshėm tė bijve tė saj lindi dhe u zhvillua natyrshėm, nga rrėfimet e babait tė tij Petro Nini Luarasi, nga takimet me miqtė e tij atdhetarė kosovarė apo rrethanat historike tė pėrjetuara. Me dhjetra personalitete kanė dėshmuar ndjeshmėrinė e tij tė lartė pėr hallet dhe tė ardhmen e kosovarėve si pjesė thelbėsore e patjetėrsueshme e kombit shqiptar. Kėtė “e kuptojnė mė mirė ata qė kanė patur fatin ta njohin nga afėr dhe qė ruajnė nė kujtesė takimet, bisedat, idetė dhe shpėrthimet e tij tė cilat i lexoheshin nė fytyrė, nė mimikė, nė lėvizje dhe i reflektonte gjithė vrullet e brendėshme, gjithė shqetėsimet.”
(M. Islami. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe ēėshtja e bashkimit kombėtar. Prof.Skėnder Luarasi personifikim i problemit kombėtar shqiptar, Tiranė, Afėrdita, 1998, f.322.)
Dashuria pėr tėrė gjymtyrėt etnike tė kombit e e pėrshkonte ēdo qelizė tė qėnies sė Skėnder Luarasit, idealist por edhe realist nė sensin e mbrojtjes sė tė vėrtetės historike, drejtėsisė e lirisė sė popujve tė nėpėrkėmbur. “Luarasi shkroi me njė mallėngjim drithėrues e njohje tė shkėlqyer edhe pėr Kosovėn, e kosovarėt, si ndoshta, rrallėkush tjetėr nga Shqipėria e Jugut, pėr atė Kosovė, qė nuk e hoqi asnjė herė nga goja.”
( M. Gjevori. Shkolla Teknike e Tiranės: Monografi shkollore, Prishtinė,2003, f.134)
Skėnder Luarasi ndjente dhimbje tė madhe pėr fatin e kosovarėve, tė cilėt ishin therrorizuar pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe vetė vuanin robėrinė. Si simbol tė sakrificės e heroizmit tė tyre ai shpesh pėrmendte Isa Boletinin. Studjuesi Ali Aliu, i cili e ka takuar shumė herė thotė: “kam patur e kam admirim pėr kėtė figurė qė tė pushtonte nga takimi i parė. Pa e tepėruar mund tė thuhet se Kosovėn e kishte shqetėsim tė parė, ēfarė ishte njėri nga ''mėkatet'' e tij. Ishte admirues i Isa Boletinit, sa herė takoheshim e pėrsėritėte: ''Nuk dua tė vdes pa e parė fshatin e lindjes sė Isės”, thoshte…''
(A. Aliu. Kosovėn e kishte shqetėsim tė parė. Drita, 16 janar 2000, f.7)
Edhe ēastet e fundit tė jetės i ndau me Kosovėn kur nė kllapi, mes grahmave, nė luftė me vdekjen, belbėzonte thirrje pėr tė mbledhur forca tė ēlironte Kosovėn. Kėto fjalė nuk janė fantazi “ultranacionaliste” , por ngjarje reale, tė para dhe tė deklaruara nga dėshmitarė okularė seriozė tė cilėt kanė treguar mbresat e tyre nga takimet e fundit me Skėnder Luarasin.
Nė memorjen tonė ka mbetur dialogu i tij me Aleks Budėn, kur akademiku i nderuar i tha si me shaka se nė udhėtimin e fundit nė Kosovė, mė 1982, ia kishte parė emrin nė njė listė rilindasish, por nė fund fare. Skėnder Luarasi i pėrmalluar i kishte shprehur mirėnjohje Kosovės pėr kėtė nder duke shtuar “Qofsha edhe i fundit, por nė kėtė listė!”
Po mbushen tre dekada prej ndarjes nga jeta tė Skėnder Luarasit dhe populli kosovar me institucionet e shtetit tė tij tė lirė po e vlerėsojnė pėrherė e mė shumė (deri tani mbajnė emrin e tij shkolla e mesme teknike nė Skėnderaj nė Suharekė mė 1994dhe njė rrugė nė qytetin e Mitrovicės....)
Nga informacionet dhe opinionet e vėrejtura, mendojmė se Skčnder Petro Luarasi nuk njihet sa duhet nė Kosovč, kryesisht pėr shkak tė rrethanave politike. Shpesh roli dhe vepimtaria e tij ėshtė keqinterpretuar apo shprehet si gojėdhėnė, ėshtė nėnvlerėsuar, cunguar apo tjetėrsuar nga qarqe tė caktuara dhe nuk ėshtė studjuar e publikuar nė mėnyrė shkencore, me argumente, fakte, referenca shkencore dhe dokumenta. Pėr analizimin e kėsaj situate mjafton tė pėrmendet fakti qė ai ka vepruar nė kundėrshtim me politikėn qė ndiqej nga rregjimi monarkik, fashist dhe monist ndaj Kosovės sė pavarur e demokratike.
Ndaj nė kuadėr tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė dhe diskutimeve pėr njė “histori ndryshe”, me modesti po e trajtoj paksa mė gjerė me fakte.
(Vijon)
Foto 1 Skender Luarasi

petrol
18-03-12, 22:07
Kujtime tė fėmijėrise

Skėnder Petro Luarasi u lind nė njė vatėr atdhetare, nė njė periudhė tė rėndėsishme tė organizimit tė luftės pėr ēlirim kombėtar. Nė vitet e fėmijėrisė ai u ushqye vazhdimisht me rrėfime e ngjarje heroike e tragjike me pėrmasa mbarėkombėtare, tė cilat iu ngulitėn thellė nė mendje e zemėr. Nga tregimet dhe bisedat nė familje ( prej tė atit Petro Nini Luarasi, motrės Thomaidha dhe vėllait Dhimitri, dajallarėve Guri e Toni Sevo, etj.) gjithnjė e mė tepėr dėgjonte pėr bėmat e heronjve kosovarė me ngjarje heroike e tragjike qė nė fantazinė e tij foshnjore merrnin pėrmasa epike groteske.
Rasti e solli qė tė njihej me disa prej tyre, mė 20 mars 1910, kur u mbajt Kongresi i Dytė i Manastirit, qė mund tė quhet edhe ''i kosovarėve''. Sipas Luarasit “ pėr vendimet, rrethanat e kohės dhe tė vendit nė tė cilin u mbajt, ėshtė nga mė tė rėndėsishmit e kongreseve kombėtare shqiptare. Ai qėndron nė zenithin e tė dy kuvendeve tė Ferizajt qė pėrbėjnė katėr vjet nga mė tė lavdishmit nė historinė e Shqipėrisė”
Skėnder Luarasi kujton drekėn e parė nė restorantin e hotelit ''Ilira'', ku qenė mbledhur delegatėt dhe kėshillėn e tė atit Petro Nini Luarasi (sekretar i Kongresit):''Shikoji nė sy kėta zotėrinj, mbaji mend mirė fytyrat e tyre dhe t'i nderosh gjithė jetėn, se ata pėrpiqen tė shpėtojnė Shqipėrinė nga robėria!'' Dhe mė tregoi emrat: ''Zotni Dervish Hima dhe Bedri Peja, Qazim be Dibra, Hysni Curri, Ali Hajdari '' e kėshtu me rradhė. Dhe unė i shikova nė sy dhe i nderova me krye, ndenja nė trapezė bashkė me ata dhe hėngra mish me fasule e njė bakllava. Kur dėgjoja Dervish Himėn tė fliste me admirim pėr Ismail Qemalin dhe Hysni Curri po kėshtu pėr Isa Boletinin, mua mė shkonte mendja nė kohėn heroike tė Skėnderbeut dhe gėzohesha qė edhe ne shqiptarėt kishim burra me famė.”
Nė kujtimet e tij se si e fituan shqiptarėt autonominė (Hyrietin) dhe mė pas pavarėsinė ai shkruan: “Kėtė e mora vesh disa vjet mė vonė, nė Manastir, prej gojės sė patriotėve shqiptarė, kur flisnin nė klubin ''Bashkimi'' pėr punėt e Shqipėrisė hallemadhe. Nuk qe sulltan Hamiti qė na e dha hyrjetin; sulltanėt e tiranėt ua grabisin lirinė popujve, nuk ua japin; as veziri i madh, as valinjtė, as pashallarėt e bejlerėt nuk e dhanė hyrjetin, se ata rronin nė sajė tė sulltanit e tė despotizmit tė tij. Prandaj nuk qenė Njazi beu dhe Enver beu dhe Talleat beu, as Xhavit Pasha, as Durgut Pasha, as Mahmut Pasha dhe as Hysen Hilmi Pasha apo Ferit pashė Vlora, qė ua dhanė kostitucionin popujve tė Perandorisė Otomane. Po, qenė shqiptarėt kosovarė, ata 30.000 qė duke zbritur nga malet po bėheshin 100.000 dhe tė cilėt qė nga Ferizaj i dėrguan sulltan Hamitit fjalė:''A do tė na e japėsh lirinė apo tė tė vimė atje nė Stamboll e ta marrim vetė!'' Porse qenė edhe ato ēeta secila me nga pesė-dhjetė luftėtarė qė dolėn malėsive tė jugut e mund tė bėheshin me kohė edhe ato, me nga 500 e 5000 veta, dhe tė gjitha bashkė pse jo, 50.000, qė tė ndihmonin tė fitonte lirinė e pavarėsinė e vet edhe kombi i Skėnderbeut.”
Pėr pėrgatitjen e pavarėsisė sė bekuar Luarasi shkruan:
“Kėsaj pranvere tė motit 1912, malet e Shqipėrisė u mbushėn me kryengritės. Nuk mbeti qytet e fshat pa dėrguar pjesėtarėt e tij nė ēetat e Shqipėrisė sė Jugut. Ēeta e Spiro Bellkamenit kishte mbėshtetje Korēėn, Muharrem Hurshiti - Ēamėrinė, Gani Butka - Kolonjėn, Izet Zavalani - Dangėllinė, Qamil Panariti - Vakėfet, e kėshtu po thuajse tė gjitha krahinat. Ata nuk qenė ndonjė gjė e madhe nė krahasim me forcat e Kosovės nėn udhėheqjen e Isa Boletinit, tė Idriz Seferit e tė Bajram Currit, porse shėryen mirė si njė simbol i bashkimit tė shqiptarėve nė luftė pėr liri e pavarėsi nga Turqia.
Ndėrsa nė Kosovė udhėheqėsit e kryengritjes sė madhe po mblidheshin nė Junik pėr tė biseduar ultimatumin qė do t’i dėrgonon qeverisė sė Stambollit, kryetarėt e ēetave tė Kolonjės e tė Korēės u mblodhėn nė maj 1912 nė Gostivisht pėr tė caktuar udhėheqėsin e tyre. Ndonėse shumica qenė tė fesė myslimane, aq e fortė ishte ndjenja patriotike nė zemrat e tyre sa qė tė gjithė zgjodhėn tė krishterin Spiro Bellkameni pėr komandant tė tyre. Udhėheqėsit e ēetave u mblodhėn nė shtėpinė e Vasil Kitės ku gati njė vit mė parė u nda nga jeta i helmuar Petro Nini Luarasi i cili nuk mundi tė ndihmojė me forcat e trupit, por ndihmoi me forcėn e mendjes e tė zemrės, kryengritjen e madhe.
Ē’punė tė madhe mund tė bėjnė patriotėt e bashkuar me njė dėshirė e njė qėllim ! Ē’gėzim tė madh tė zgjon nė zemėr hapi i tyre nė marshim ritmik! Ē’ideale tė larta tė ngjall flamuri kombėtar me valavitjet e tij tė rrepta! Liri a vdekje!”
Atje lart nė veri bijtė e Kosovės trime u ranė hordhive njėqind mijėshe tė 25 pashallarėve turq dhe brenda tre muajve e shpunė triumfin shqiptar nė Shkup dhe e vendosėn nė konak kryetarin e tyre.” Ismail Qemali do tė shkruante:” Hyrja triumfale e kryengritėsve shqiptarė nė Shkup i dha fund pushtetit tė shfrenuar dhe kriminal tė xhonturqve dhe shkaktoi shpėrndarjen e parlamentit’’.,
Luigj Berisha i ka treguar se tok me vėllanė e tij Rrokun doli tė bėjė sehir hyrjen e bashkėatdhetarėve tė tij ngadhnjimtarė nė Shkup ku pa Isa Boletinin, Bajram Currin, Idriz Seferin, Bajram Daklanin, e tjetė udhėheqės nė mes tė atyre djelmoshave truphedhur e ballėlartė, qė u shkėlqente fytyra si djelli dhe marshonin si nė dasmė duke kėnduar:
Ēonju Shqypni, mos u ban horre
Ej Kosovė me taborė,
Bini ju shqiptarė,ore
Gjithė Evropa tė na njohė!
Ngri, shqiptar flamurin,
Tash nė luftė borija na thėrret;
Me derdh pėr vend tonė gjakun
Ne pushka po na pret…
“ kur pashė kėtė tabllo tė gjallė tė bashkimit kombėtar mu ngjall thellė mu nė zemėr ajo krenari qė mė bėri tė mburresha se isha edhe unė i tyre , se isha shqiptar.’’
(Kjo strofė me melodinė e saj drithėruese mė buēet ende nė veshė me zėrin kumbues tė Skėnder Luarasit, i cili nuk linte rast pa e kėnduar e pėrshkruar nė kujtimet e tij mbi Kosovėn.)
Nga kujtime e vegjėlisė po shėnoj njė ngjarje tė paharruar pėr Skėnder Luarasin, e cila lidhet me periudhėn pas zbulimit tė komplotit tė Korēės (prill 1914), ku u arrestuan dhespoti Gjermanos dhe gjashtė anėtarė tė komitetit konspirator , ndėr ta edhe koloneli grek Vajraktaris. Meqė puēi u zbulua tri ditė mė herėt, ushtria greke qė priste ditėn tė sulmonte nga Bilishti nuk arriti dot nė kohė. Tė egėrsuar nga kjo disfatė, ushtria greke, e maskuar nė andartiko, goditi kufirin e Kolonjės, dogji Leskovikun dhe arritėn deri nė Ersekė, Starje, Gostivisht, Kurtes, Frashėr dhe Luaras ku u sulmuan nga njė batalion i forcat atdhetare tė komanduar nga major Ahmet Lepenica me mėkėmbės Abaz Taushani dhe Faslli Kurti.
“Nė fund tė qershorit, miqtė e mij u laguan dhe vendin ua zuri njė kompani vullnetarėsh me komandant Mehmet Korēėn. Ushtarėt dibranė e kosovarė, para se tė largoheshin erdhėn tek ne dhe iu falėn nderjes nėnės pėr gjithė ata lakrorė qė pati gatuar dhe rrobat qė u lau pėr sa kohė qėndruan nė mėhallėn tonė. Dhe vazhduan udhėn e Lirisė Kombėtare. (Ndonja tridhjetė e pesė vjet mė vonė, Fazlli Kurti na vizitoi dhe e falenderoi nėnėn, veēanėrisht pėr dhuratėn e shenjtė, pallton e Petro Nini Luarasit, qė ajo ia pati dhėnė njė ditė shiu tė mos lagej gjatė rojes.
Nėna e pyeti: ’’Po ata djem asllanė - ē’u bėnė?” “Vėrtet, ata djem asllanė nga Dibra e Kosova - ē’u bėnė… ē’u bėnė...shtigjeve te lirise?” kujtonte me mall e dhimbje Skėnder Luarasi.)

(Vijon)

petrol
18-03-12, 22:13
Kujtime nga jeta studentore nė SHBA e Austri


Gjatė periudhės sė studimeve nė ShBA ( 1916-1920) e Austri, Skėnder Luarasi u dallua pėr organizimin e studentėve shqiptarė nė shoqėri atdhetare e kulturore si “Lidhja e Studentėve Shqiptarė” nė SHBA ( dhe editor - kryeredaktor e pėrgjegjės botimi - i organit tė saj, revistės ‘Studenti”) dhe kryetar i shoqėrisė “Albania” tė studentėve shqiptarė nė Austri ( dhe editor - kryeredaktor - i organit tė saj, revistės ‘Dialėria”)
Krahas shkrimeve tė ndryshme ku pėrmendte Kosovėn ai sė bashku me Qerim Panaritin, nė emėr tė studentėve shqiptarė tė Amerikės, shkroi edhe disa telegrame drejtuar Presidentit tė SH.B.A. Woodrow Wilson, Kryetarit tė Konferencės sė Paqes nė Paris dhe Delegacionit Amerikan nė Konferencėn e Parisit,
Letėr drejtuar Woodrow Wilson
President i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės
Kryetarit tė Konferencės sė Paqes , Paris
Legatės Amerika, Paris
Shkėlqesi: Shoqata e Studentėve Shqiptarė, pėrulet thellėsisht e i lutet Konferencės sė Paqes pėr tė rivendosur pavarėsinė dhe integritetin e Shqipėrisė, duke pėrfshirė nė kufijtė e saj krahinat e Kosovės dhe tė Ēamėrisė, nė bazė tė sė drejtės sė kombėsisė dhe tė vetvendosjes, pėr hir tė sė drejtės dhe paqes sė ardhshme nė Ballkan.
Me respekt:
Qerim Panariti
Skėnder Luarasi
(E dėrguar nė qershor 1918, Botuar nė “Studenti”, nr.1, Janar 1920 ,f.13)
Po pėrmendim edhe dy fragmente artikujsh tė shkruar nė Austri tė botuar nė revistėn”Dialėria”
Ēelja e festės. 28 Nėnduer 1928 nė Vjenė.
“Nė kėtė orė solemne le tė largohemi nga dėshirat e kota duke u lartėsuar nė regione mė tė pastėrta tė idealismės. Le tu themi njė ''ndjesė pastė'' atyre heronjve qė me besim tė patundur shkrinė jetėn e lanė pas jetimė qė tė na dhurojnė kėtė ditė. Le tė qėndrojmė njė grimė nė mendim vaji pėr vėllezrit tanė nė veri e nė jugė q'akoma rrojnė robėr. Koha do tė vinjė - dhėntė Zoti - qė Kosova, atdheu i mbytur nė gjakun e fatosave tė liris arbnore dhe i larė me lotėt e nėnave fatkeqe, atdheu i puthur prej buzėvet tė njoma foshnjash tė pafajshme, qė n'agoni shpirti bijen nėn forcėn e gjakpirėsit: qė Kosova jonė trime do tė bashkohet me mėmėn Shqipėri.”
(28 Nėnduer 1928 nė Vjenė. Fjalim i Skender Luarasit, Dialėria.- Vol.2, nr.7, nėntor, 1928, f. 2-3 )
Popullsia e Kosovės, Skėnder Luarasi,Djalėria.- Nr.7, nėntor, 1928, f.15
Nė artikullin e tij “Popullsia e Kosovės” pėrshkruhet dhimbja qė ndjen autori pėr fatin tragjik tė vėllezėrve bashkėkombas nga Kosova tė cilėt trajtoheshin nė mėnyrė barbare nga pushtuesi serb. Kėto situata rrėnqethin e pikėllonin shpirtin e shqiptarėve pėr genocidin serb qė tentonte tė shuante nga faqja e tokės arbėrore ēdo gjurmė shqiptare. Ai bėn thirrje qė tė rinjtė shqiptarė duhet tė ngrejnė zėrin kundėr shkombėtarizimit tė vėllezėrve nė Kosovė, kundėr dhunės sė tmershme qė i bėhet kėsaj pjese tė kombit tonė! U drejtohet edhe brezit tė ri pėrparimtar tė Jugosllavisė qė tė kundėrshtojnė pėr tė mos u nėpėrkėmbur tė drejtat mė elementare njerėzore dhe tė jenė pėrkrahės s tė njė kulture e mendėsie tė re pėrkundėr politikės shovinist serbomadhe.
“ Njė mjerim qė sot ditėn e lirisė sonė na rrėqeth mishrat e na pikėllon shpirtin, ėshtė fati I keq I vėllezėrve tanė nė Kosovėn e robėruar…Lajmet na rrėfejnė se serbėt kanė filluar me tėrbimin e mėparshėm, por nė mėnyrė mė tė padukur, ta shuajnė nga faqja e tokės sė rrėmbyer arbėrore ēdo gjė shqiptare...Ne tė rinjtė shqiptarė duhet tė ngrejmė zėrin kundėr shkombėtarizimit tė vėllezėrve tanė nė Kosovė, kundėr dhunės sė tmershme qė i bėhet atdheut tonė!”
(Popullsia e Kosovės , Skėnder Luarasi Nė : Djalėria.- Nr.7, nėntor, 1928, f.15)
Akademiku Aleks Buda, nė kujtimet e tij, si student nė Austri, shkruan se Skėnder Luarasi shoqėrohej e kishte miq emigrantė politikė kosovarė. Ai dallohej pėr guximin dhe pjekurinė e tij atdhetare e intelektuale, shquhej pėr organizimin e studentėve me pikėpamje demokratike nė disa vende, ndaj pėr shkak tė veprimtarisė sė tij u bė tepėr shqetėsues pėr regjimin monarkik.
Pėr shkak se botoi dy gravura politike tė studentit Muharrem Butka ( njėra prej tė cilave qe portret i Bajram Currit me diēiturėn “Kosova”) dhe sidomos pėr protestėn ndaj rrėzimit tė republikės e vendosjes se monarkisė nė Shqipėri, atij iu pre bursa e mė pas u burgos.

(Vijon)

petrol
18-03-12, 22:19
Veprimtaria si mėsues nė Shqipėri
Gjatė periudhės 1930-1936 Skėnder Luarasi punoi si mėsues nė disa shkolla tė mesme [nė Shkollėn Teknike - Tiranė (korrik 1930-gusht 1931), nė Instituti Tregėtar Vlorė (shtator 1931-qershor 1933), nė Gjimnazin e Tiranės (shtator 1933 -tetor 1934), nė Gjimnazin e Shkodrės (tetor 1934- dhjetor 1935), nė Gjimnazin e Tiranės (janar 1936- tetor 1936), nė Shkollėn Teknike - Tiranė (tetor 1936 - nentor 1936)] ku dallohet pėr nivelin kulturor e pedagogjik. Fillon punė nė Shkollėn Teknike me pagė 300Fr.Ari ndėrkohė organi i shkollės shkruan: “Koha e shkurtėr ndėr ne na e ka tregue mėsuesin e ri njė mėsues t’aftė e enthusiast tė trupit mėsimuer.’’

(Laboremus, 18 Nėntor 1930, f.8.

Krahas zhvillimit tė programit mėsimor me njė metodologji tė re ku ndėrthurte zhvillimin e lėndės me tema tė lira hartimi, diskutime, eskursionee aktivizim nė shoqata kulturore atdhetare. “Nė mbledhjen e fundit t’Organizatės ‘’Pėrparimi’’ , z.Skėnder Luarasi foli mbi karakteristikat kombėtare. Fjalimi i Zotnisė sė tij u prit me kėnaqėsi dhe u duartrokit me nxehtėsi jo vetėm prej antarėve t’organizatės por edhe prej visitorėvet. “
Njė konferencė, Laboremus, 28Nėntor1930,Nr.4/VII/f.8.
Njė kontribut tė veēantė, sidomos ndaj nxėnėsve kosovarė, dha Skėnder Luarasi nė Gjimnazin e Shkodrės, ku u caktua edhe drejtor i Konviktit “Malet tona”. Ai u pėrfol pėr “liberalizmin” ndaj rregullave tė ngurta tė kohės, takimet e diskutimet e ēlirėta me nxėnėsit, ndihmėn qė u jepte, pėr temat e hartimeve me diskutime tė hapura, pėr inisiativat qė ndėrmerte nė edukimin dhe organizimin e studentėve me idealet atdhetare dhe progresive pėr kohėn nė aktivitete socialkulturore.
Nė kėshillin pedagogjik ai dilte nė opozicion me drejtorin e luftonte me kurajo padrtejtėsitė qė bėheshin mbi kurrizin e nxėnėsve.’’Mbrojtjen e nxėnėsve tė lartpėrmendur z.S.Luarasi nuk e ka ba pėr qėllim tjetėr pėrveē se prej bindjes qė ka formuese nxanėsve tė kėtij Institutiu mohoet ēdo liri veprimi nėn maskėn e disiplinės,kurse mbas parimeve tė tija nxanėsit duhet tė jenė fare tė lirė e guximtarė‘’. (AQSH,F.Gjimnazi I Shkodrės’’, dok nr.44Res,dt.23.7.1935)
Nxėnėsit nė pėrgjithėsi ia dėgjonin fjalėn dhe e respektonin.
‘’Nė periudhėn 1934-35-36 dallohet nė mėnyrė tė veēantė pedagogui letėrsisė Skėnder Luarasi,i cili kishte fituar admirimin e nxėnėsvepėr spjegimin e lėndės,pėr analizat e thella e plot pėrmbajtje,pėr komentet emocionuese e frymėzuese e mbi tė gjitha pėr qėndrimin e ri ndaj figurės sė nxėnėsit. Pedagogu shoqėrohej me nxėnėsit jashtė mėsimit, qėndronte pranė konviktorėve, dilte shėtitje me ta,shėtitje pune,sepse ai shfrytėzonte rastin pėr tė plotėsuar e pėr tė dhėnė atė qė s’mund t’a jepte nė klasė…Nxėnėsit shprehnin respektin e tyre duke ja mėsuar lėndėn nė mėnyrė shembulore.Nė vitin shkollor 1934-35Luarasi zhvilloi letėrsi nė klasat 5-a,b,6a,b e 7-tė,gjithsej 220 nxėnėse nė fund tė vitit fituan nota kaluese 219 nxėnės, prej tyre vetėm njė mbeti e tė mos harrojmė se jemi nė vitet kur mbetja me shumicė e nxėnėsve ishte tipar dallues i shkollės…’’
Gjimnazi i shtetit Shkodėr (1922-1972) f.54.Citim nga: V.Llazari, M.Uli , Buletini shkencor i Institutit Pedagogjik Dyvjeēar Shkodėr, nr.5 viti 1966)
Kėtė veprimtari qė prishnin traditėn konservatore tė kohės shpesh cilėsoheshin si revolucionare e madje me qėllime “bolshevike” dhe shoqėroheshin edhe me kėrcėnime me vdekje.
Veēanėrisht e rrezikshme pėr mėsuesin Skėnder Luarasi u bė situata kur diskutonte nė biseda dhe jepte hartime me temė kundėr dasisė fetare dhe kur mori inisiativėn , qė u pėrkrah gjėrėsisht nga pedagogė e nxėnės kudo nė Shqipėri, pėr pėrdorimin e uniformės shkollore dhe zėvendėsimin e festes si simbol fetar me kasketėn e uniformės sė shkollės laike. (Edhe kjo temė “e mjegulluar” qėllimisht si “veprimtari komuniste” nga disa qarqe konservatore meriton njė diskutim mė tė gjerė me dokumenta dhe dėshmi. Nė lidhje me epitetet “revolucionar i kuq” e “komunist” qė u ngjiteshin disa mėsuesve e nxėnėsve tė gjimnazit tė Shkodrės nė atė kohė mjaftohem tė theksoj qė tė paktėn deri nė fund tė vitit 1936, nė Shkodėr, nuk ka pasur individė apo grupe tė mirėfillta qė kėrkonin pėrmbysjen e shtetit me dhunė por kryesisht nxėnės tė gjimnazit me pikėpamje tė mjergullta qė diskutonin literaturė e pikėpamje tė ndryshme politike. Me konceptin e sotėm do ti pėrcaktoja si liberal socialdemokratė e shumta socialistė liberalė, por kurrsesi “revolucionarė komunistė “, pasi ata nuk vepronin pėr pėrmbysje me dhunė, vendosje diktature, vėllavrasje, luftė ekstreme klasash, kult tė individit, etj. Akuza tė tilla i bėheshin pėr tė sulmuar politikisht edhe Skėnder Luarasin, metodėn e tij tė punės atdhetare kundėr pėrēarjes fetare dhe frymės antifashiste, demokratike liberale nė diskutimin e temave . Kėto qarqe arritėn deri atje sa Shilerin dhe kryeveprėn e tij Vilhelm Teli, por edhe edukimin dhe veprimtarinė antifashiste tė nxėnėsve e shokėve tė tij ta etiketonin si produkte tė propagandės komuniste. Po paraqesim njė nga dokumentat e shumta arkivore pėr gjurmimet e informimet kundėr tij
Raport mbi demostratėn e popullit tė Shkodrės mė 28.nėntor.1940, i dėrguar kur Skėnder Luarasi qe nė Luftėn antifashiste tė Spanjės
1. Shkodėr 1.2.1940
Drejtuesit e demonstratės sė 28 nėntorit nė Shkodėr janė studentėt universitarė Xhemal Broja,Spaho Trimēef....Ramis Xhabija,Lin Luka, Cuk Jakova, Vasil Llazari, Ndoc Mazi, Idriz Rexhepi, Preng Uli, Qemal Draēini e Haxhi Danti, Elez Braha, Fahri Alibali.
M. Marku
2.Shkodėr,3.2.1940

…Hajdar Dushi i cili pėr disa vjet vazhdimisht ka ndjekur Luarasin nė mėsimet e tij....edhe tė tjerė kanė ndjekur mėsimet e Luarasit, mėsuesit Salo Halili, Mehmet Shpuza, Ismet Shaqiri, Fadil Halim Hoxha e Xheladin Hana...
Veēanėrisht kėta mėsues qė kanė ndjekur mėsimet e Luarasit si edhe Arif Gjyli, element shumė i rrezikshėm, bėn shumė propagandė kėrkon me tė gjitha mėnyrat tė shtyjė tė tjerėt nė demonstrate.
Nė kėtė ngjarje kanė marrė pjesė edhe profesorėt Butka dhe Taho Shkreli.Pėrfundoj tė them se personat e Pubblicita Istruzione janė tepėr tė implikuar veēanėrisht mėsuesit qė kanė ndjekur mėsimet e Skėnder Luarasit….
M Marku
M. Marku. nga Lotaj e Shales, (me pas emigroi ne SHBA) banonte e shoqėrohej ne Konviktin "Malet Tona" me nxėnėsit Fadil Hoxha, Xheladin Hana, Hajrulla Kastrati, Emin Duraku, Ndue Gjergj Pervizi etj. Diku lexova shkrimin e njė kolegu tė tyre tė pėrbashkėt qė i referohej thėnieve tė Mėhillit: "Ndonese une kisha nje miqesi te ngushte me shoket e mi te klases si Fadil Hoxhen, Emin Durakun, Xheladin Hanen e Hajrulla Kastratin, ne bindjet politike isha kunder tyre sepse ata kishin pikpamje komuniste"
Nga mė sipėr del qartė e vėrteta se M.Marku qe kundėr antifashistėve atdhetarė si informator i fashizmit.
Fritz Radovani ndonėse me pikėpamje tė djathta, me objektivitet shkruan:
“Kush nuk njihte emnat e nderuem tė drejtorėve tė kėtij Gjimnazi, Profesorėt Luigj Shala, Xhevat Korēa, Mirash Ivanaj, Anton Deda e Skėnder Luarasi? Kush mund tė harronte breznitė e njėmbasnjėshme tė luftės pėr liri e pėrparim tė Atdheut, qė u rritėn dhe u edukuen nė bankat e kėtij Gjimnazi? Cili shqiptar mund tė fliste pėr Shqipninė Etnike pa vue nė Elterin e Kombit studentėt e Gjimnazėve tė Shkodrės? Kush ishte ai trathtarė qė mund tė guxonte me thanė se Liria e Atdheut, mund tė shkėputet nga gjaku i Dėshmorėve tė Gjimnazėve tė Shkodrės?” Prej kėsaj punės vetmohuese , Skėnder Luarasi u bė lider shpirtėror i adhuruar nga shumica e nxėnėsve tė tij, djem tė malėsisė, tė Krumės e tė Oroshit nga Kosova e Metohia, Plava, Gucia, Dibra e Madhe e Ēamėria tė cilėt banonin nė konviktin ‘’Malet tona’’ si: Emin Duraku, Nazmi Rushiti, Branko Kadia, Hajdar Dushi, Xheladin Hana, Tom Kola, Xhevdet Doda, Teufik Ēanga, Murat Paci, Fadil Hoxha, Bardhok Biba e dhjetra tė tjerė, shumė nga tė cilėt mė vonė nuk kursyen as jetėn nė luftė kundėr fashizmit, shovinizmit, qarqeve tė errėta konservatore dhe diktaturės hoxhiste ( mund ta cilėsoj si “pseudokomuniste” sepse ajo vrau shumicėn e komunistėve idealistė. Sa pėr komunizėm tė mirėfilltė ai nuk ka ekzistuar askund) Nė dhjetor 1935 Skėnder Luarasin e transferuan nė Tiranė ku ai vazhdoi aktivitetin atdhetar antifashist tė cilin e kurorėzoi me nisjen vullnetar nė Luftėn antifashiste tė Spanjės, mė 12 dhjetor 1936. Ai njihet si i pari vullnetar antifashist i nisur drejtpėrdrejt nga Shqipėria pėr nė luftėn antifashiste tė Spanjės duke u bėrė shembull pėr tė tjerėt, edhe pėr vullnetaren e vetme Justina Shkupi.
(Vijon)

petrol
18-03-12, 22:29
Kujtime nga Lufta antifashiste e Spanjės (1936-1939)

Thirrjes sė Spanjės: ‘‘Popuj tė botės, ndihmomėni! Fashizmi po mė mbyt!’’ iu pėrgjegjėn: ‘‘No pasaran!’’ ‘‘ (Fashistėt) Nuk do tė kalojnė!’’ tė gjitha shtresat pėrparimtare tė popujve anembanė botės. Krahas vullnetarėve nga 53 vende, dhjetra antifashistė shqiptarė shtrėnguan duart e zemrat nė ‘‘Vatrėn e vėllazėrimit tė popujve’’ dhe u betuan: ‘‘Vdekje fashizmit!’’
‘‘Shumė djem tė popullit lanė vėllezėr e motra, prindėr e fėmijė, i lanė nėn terrorin e regjimit tė urisė dhe ikėn plot vullnet, plot zjarr, duke kaluar kufij shtetesh fashiste dhe erdhėn kėtu nė truallin e pėrpjekjeve pėr lirinė e Spanjės dhe tė botės nga rreziku i fashizmit ndėrkombėtar’’. (‘‘Pėrpara’’ e Korēės, nė tetor 1938)
Kombi shqiptar u pėrfaqėsua qė nė muajt e parė nė kėtė ‘‘vatėr tė vėllazėrimit tė popujve’’ me ushtarakė, infermierė, gazetarė e intelektualė, dhe, mbi tė gjitha, me gruan e emancipuar, infermieren Justina Shkupi, e cila u shqua si asistente nė krah tė ‘‘doktorit tė tre kontinenteve’’ Norman Betyn. Nė luftėn antifashiste tė Spanjės u bashkuan tėrė ‘‘copėzat’’ e kombit shqipar: shqiptari geg e tosk, kosovari, dibrani, ēami, arvanitasi dhe bashkėkombasi emigrant nga diaspora.
Ata u bashkuan pa dallim feje, gjinie, gjendjeje shoqėrore e niveli arsimor apo ekonomik: punėtorė, fshatarė, tregėtarė, ushtarakė e intelektualė, me bindje te ndryshme politike: anarkistė, sindikalistė, komunistė, socialistė, socialdemokratė, patriotė nacionalistė dhe pa parti, gjithė ata qė i bashkonte ideali antifashist dhe dinjiteti njerėzor.
Vullnetarėt shqiptar nė Luftėn e Spanjės qenė njerėz tė pjekur, objektivė nė botėkuptimin e tyre politik, atdhetarė e humanė dhe nuk qenė aspak ‘‘mercenarė aventurė" apo ‘‘idealistė romantikė’’.
Njė ndėr ta qe edhe atdhetari antifashist Skėnder Luarasin i cili deklaronte se shqiptarėt qė vinin vullnetarė nė Spanjė pėrmbushin njė detyrė kombėtare ,se kėshtu do tė kishin sy e faqe tė kėrkonin ndihmė nė rast tė njė agresioni fashist kundėr Atdheut tonė apo pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė bashkimit kombėtar
Petro Marko e cilėsonte Skėnder Luarasin : “patriot, demokrat, antifashist, njeriu mė i kulturuar nga gjithė vullnetarėt shqiptarė”

(Petro Marko. Intervistė me vetveten,f. 216).
Nė kujtimet e tij dhe nė romanin “Hasta la vista” (“Mirupafshim”) ai pėrshkruan marrėdhėniet e ngrohta shoqėrore dhe pėrpjekjet e Prof. Tomorrit (Skėnder Luarasit) pėr tiu gjendur sa mė pranė edhe vullnetarėve kosovarė, brengėn e tij pėr Kosovėn dhe pikėllimin e madh pėr martirizimin e heronjve kosovarė Asim Vokshi, Xhemal Kada, Zef Hoti, Ramiz Varvarica.
S.Luarasi, i zgjedhur pergjegjės i shqiptareve dhe pėrfaqėsuesi i tyre ne Shtabin Ballkanik, qė nė fillim kembenguli dhe arriti qe regjistrimi i vullnetareve shqiptare te behej sipas dėshirės sė tyre, jo vetem te nėnshtetėsisė por edhe te kombėsisė. Per kete aresye vullnetaret kosovare, ēame, dibrane e shqiptare te tjere nga diaspora u regjistruan si shqiptare ne batalionet qė dėshironin. Ky fakt shumė i rėndėsishėm , qė nuk duhet harruar, ndikoi edhe nė zgjidhjen e njė incidenti, mes kosovarit Emrush Myftari e dy oficereve jugosllave mbi pėrkatėsinė e tij e Kosoven dhepėrgjithėsisht pėr diskutimin e drejtė dhe zgjidhjen e ēeshtjes nacionale sipas platformes se Frontit Popullor. Emrush Myftarin e kishin arrestuar si “provokator” por Skender Luarasi, pergjegjes i shqiptareve ne Shtabin Ballkanik, nderhyri tek shefi i shtabit, miku i tij slloven Dragotin Gustinēiē dhe jo vetem e liroi por kjo sherbeu si shkak qe Emrushi te gradohej.
Skender Luarasi botoi disa artikuj ku shkroi: ''...Pėrsėri po shkojmė drejt humbjes sė plotė tė pavarėsisė sė Kombit tonė...Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhėn e penetracionit romak nė Ballkan.Shqipėria ėshtė nė kthetrat e kuēedrės fashiste.Pėr tė shpėtuar duhet tu japim grushtin e vdekjes feudalizmit e fashizmit...Kjo ėshtė, po, njė pėrpjekje e rėndė pėr jetė a vdekje.Po nuk mund tė qėndrojmė vetėm nė kėtė luftė tė ashpėr.As qė mund tė qėndrojmė vetėm.Sot e gjithė bota ėshtė ndarė nė dy kampe tė kundėrta:tė fashizmit e tė demokracisė...
( S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė'' ,nr.1, nėntor, 1937, f. 18)
Idetė e tij shprehin njė platforme ēlirimtare-demokratike e pluraliste:'' Éshtė ideja qė tė ngjallim Frontin Popullor edhe nė Shqipėri,dhe ta drejtojmė kundėr rregjimit.Me anėn e Frontit Popullor do tė pėrpiqemi tė shembim regjimin diktatorial fashist dhe tė sigurojmė bashkimin nė themel tė nevojave demokratike dhe tė zhvillimit nacional...Pėrmes kėsaj udhe duhet tė kalojnė tė gjitha fuqitė progresive tė popullit,tė gjithė patriotėt dhe veteranėt e kombit, e gjithė klasa e aristokratisė sė rėnė poshtė nga dynjallėku,tė gjithė tregėtarėt e dorės sė mesme dhe industrialėt qė janė nė rrezik tė bėnen borēllinj tė kapitalizmės italiane,borgjezia progresive antiimperialiste,doemos tė gjithė bujqtė e punėtorėt,tė gjithė,qofshin katolikė ose muhamedanė ose orthodhoksė,dhe ,pa as mė tė voglėn mungesė,e gjithė djalėria kombėtare pėrparimdashėse e Shqipėrisė...'' (S.Luarasi, S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė'' , nr.1, nėntor, 1937, f.20)
Mė 28 Nėntor 1937, nga radio ''Madridi'' , prof.Luarasi , komunikoi nė gjuhėn shqipe:''Djalėria dhe populli zjejnė nė Shqipėri.Vetėm idiotėt nuk e kuptojnė gjėndjen e vėrtetė.''Tė urtėt''mund tė jenė mjaft frikacakė sa tė heshtin.Por trimat,dhe Shqipėria nuk ka mbetur shterpė,jo! Le ta ēojnė popullin nė kushtrim,qė t'ja sjellin Atdheut fatkeq shqiptar ,ti sjellin njė ditė tė lumtur lirie”.( Skėnder Luarasi,''Nė Brigadat Internacionale nė Spanjė,f.43)
Nė emisionet radiofonike dhe revistėn “Vullnetari i Lirisė” ai dėshmoi qė vullnetarėt shqiptarė nė Luftėn e Spanjės, qenė atdhetarė tė bashkuar nė luftė klundėr fashizmit pa dallim feje, krahine, ideje dhe pėrkatėsie ekonomike. Ata besonin tek platforma e Frontit Popullor ku shprehej qartė vetvendosja e kombeve. Ndaj edhe vullnetarėt kosovarė u pėrfaqėsuan me njėpėrqindje relativisht tė madhe nė kėtė luftė, me personalitete si , Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Ymer Puka, Xhemal Kada, Zef Hoti, Emrush Myftari, Shaban Basha, Veli Deda, Zef Prela pesė prej tė cilėve u martirizuan nė Spanjė ( ndėrsa Emrush Myftari u vra mė pas nga shovinistėt serbė si “irredentist” qė kėrkonte kinse“Shqipėrinė e Madhe”)
Emisionet radiofonike nė shqip, tė parat nė radiodifuzionin shqiptar (tė pėrgatitura e tė transmetuara prej Skėnder Luarasit kryesisht nga radiot Madrid e Barcelona dhe revista “Vullnetari i Lirisė” ( ku S. Luarasi qe kryeredaktor dhe Petro Marko ndihmoi si gazetar) u pėrhapėn kudo ne bote. Personalitete tė luftės antifashiste nė Shqipėri kanė dėshmuar pėr rolin e rėndėsishėm tė kėtij informacini nė atė kohė. Vasil Llazari, njė nga themeluesit e grupit komunist tė Shkodrės, siē etiketohet rėndom, e cilėson profesorin e tij tė gjimnazi tė Shkodrės protagonist tė flaktė tė ideve njerėzore, patriotike, antifashiste...,” i pari flamurtar dhe luftėtar aktiv i kėtyne idealeve tė mėdha tė njerėzimit, tue shkue me luftue nė Spanjėn heroike, aty ku mbroheshin vlerat e mėdha tė njerėzimit, ku mbrohej nderi e pėrparimi, ku mbrohej edhe jeta e pamvarėsia e atdheut tonė tė dashtun. Shembulli Juej vlejti mė shumė se tona. Shembulli juej mė forcoi bindjet nė drejtėsinė e ēėshtjes, na mbushi zemrat me njė dashuni e respekt tė madh ndaj Jush dhe na tregoi rrugėn qė duhej ndjekė. Si ato kohė na nuk lejshim Radio pa provue, pėr tė marrė Barcelonėn dhe Madridin, pėr tė ndigjue zėnin e Profesorit tonė tė dashtun. Dhe fati i Spanjės aso kohe u lidh ngusht me fatin e Profesorit tonė tė shtrenjtė. Na kėrkojshim me dijtė sa mė shumė pėr Spanjėn, por njėkohėsisht edhe pėr Profesorin tonė.”
(V.Llazari, Si e dėgjuam Skėnder Luarasin kur fliste nga Radio-Madridi. Letėr dėrguar Skėnder Luarasit, 19.1.1960), Gazeta Shqiptare, 11 Prill 2003,
Per te ardhur keq qe ky aktivitet madhor atdhetar e antifashist i Skėnder Luarasit nė luftėn e Spanjės nuk njihet si duhet, shpesh bminimizohet me tė dhėna e opinione te pasakta tė ndikuara nga mendėsia e shkuar.
U zgjatėm paksa, meqė veprimtaria shumedimensionale e S.Luarasit nė luftėn antifashiste tė Spanjės kalohet nė heshtje per rrethana politike konjukturale (nga padija, mospėrfillja, cmira apo dashakeqesia?! ) por ka ardhur koha qė e verteta te thuhet hapur.
Trajtimi nė historinė e Shqipėrisė dhe qėndrimi i shtetit ndaj luftės antifashiste tė Spanjės dhe vullnetarėve antifashistė shqiptarė deri nė ditėt e sotme ėshtė paradoksal ,nuk ka ende asnjė simbolikė nė nderimin kolektiv tė tyre. Bėj me dije se nė botėn demokratike u janė ngritur monumente, nė Spanjė, Angli, Gjermani, SHBA, Kanada , nė shtetet e Evropės Lindore po se po?!
Shpesh lufta antifashiste e Spanjės banalizohet si njė luftė midis “tė kuqve” dhe “tė zinjve” qė nuk kishte tė bėnte me aspiratat demokratike. Edhe nė kėtė kuadėr
nė periudhėn para dhe gjatė luftės botėrore ėshtė diskutuar gjerėsisht se cilėn platformė duhet tė pėrkrahnin shqiptarėt e kosovarėt : atė tė Frontit Antifashist pėr zgjidhjen e ēėshtjes nacionale nė njė sistem demokratik pas lufte, apo atė tė fashizmit qė propagandonte “Shqipėrinė e Madhe” nėn pushtimin italo-gjerman; pra veprimtari antifashiste, profashiste apo tek e fundit asnjanėse!
Zhvillimi i ngjarjeve provoi qė platforma e pėrkrahur nga Skėnder Luarasi me shokė qe e drejtė dhe kontribuoi pėr propagandimin dhe shtrimin pėr zgjidhje tė ēėshtjes nacionale ( pavarėsisht se pas luftės ajo u sabotua nga qarqe tė caktuara nė Shqipėri e Kosovė).
Ka qarqe qė propagandojnė kinse tė mirat qė pati Kosova dhe kombi shqiptar nėn pushtimin fashistonazist duke “harruar” se qe njė situatė e pėrkohėshme nėn pushtimin e huaj. Anashkalohen pasojat e ardhshme tė bashkėpunimit kolaboracionist qė po tė mos qe kontributi madhor i antifashistėve, Shqipėria do tė copėtohej nga fqinjėt fitimtarė anti fashiste. Nė sajė tė pjesėmarrjes sė shqiptarėve me shumicė nė koalicionin antifashist Shqipėria dhe elita politike kosovare u rradhit me fitimtarėt, u mundėsua diskutimi qoftė edhe formal i bashkimit tė Shqipėrisė me Kosovėn dhe u amortizua disi terrori antishqiptar serbomadh . Pra nuk mund tė mohoet dot pėrfitimi i shumė tė drejtave nga elita politike kosovare, flamuri, pėrdorimi i gjuhės shqipe kudo, televizioni e media nė shqip, tė drejtat qė avancuan me kohė, pavarėsisht qėndrimit ilacak tė shtetit shqiptar nėn udhėheqjen e Enver Hoxhės e klanit tė tij, qėndrim me tė vilin deshėn-s’deshėn u pajtuan edhe mjaft liderė politikė kosovarė “pėr ruajtjen e statukuosė”. Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė nė parim “iu la sė ardhmes” tė vendost , qe njė vullnet qė nuk u shuajt dhe me ndryshimin e konjukturave gjeti tashmė zbatim. Zbatimi i platformės sė bashkėpunėtorėve profashistė do ta kishte ēuar Shqipėrinė dhe ēėshtjen kombėtare nė greminė, rezultat qė kuptohet qartė nga tragjedia ēame dhe perspektiva e mjegulluar e saj.
Vullnetarėt antifashistė kosovarė e gjymtyrėve tė tjera tė kombit shqiptar u nisėn nė luftėn antifashiste tė Spanjės, jo vetėm pėr tė luftuar fashizmin, pėr tė mbrojtur lirinė e drejtėsinė e popullit spanjoll, por edhe me shpresė se pas fitores do tė zbatohej platforma e frontit popullor antifashist pėr vetvendosjen e kombeve tė skllavėruar. Kjo ėshtė shprehur qartė edhe nga Skėnder Luarasi qė theksonte se udha e re “antifashiste, antifeudale, antizogolliste: ėshtė demokratike nė bazė tė njė bashkimi dhe zhvillimi kombėtar...Ja pra ēasti historikisht i rėndėsishėm pėr tė gjithė patriotėt e mirė qė tė provojmė se nuk e kemi humbur as shpresėn, as vullnetin pėr tė rifituar ēdo gjė qė kemi humbur, qė na e kanė rrėmbyer.”
Ai theksonte unitetin kombėtar edhe kur pėrmendte heronjtė korēarin ēamin Thimio Gogozoto dhe kosovarin Asimi Vokshi si emra qė simbolikisht do tė bėjnė pėr shqiptarėt dy thirrje bashkimi . “Juga dhe Veriu i Shqipėrisė treten nė kujtimin e kėtyre dy dėshmorėve nė njė lutje, nė njė thirrje bashkimi kombėtar.”

(Skėnder Luarasi , Vullnetarėt shqiptarė nė Brigadat internacionale” Vullnetari i Lirisė, ose tek Skėnder Luarasi, Fjala Shqipe, 1961, f.168. )
Mbas fitores mbi fashizmin dhe shpalljen e republikės popullore nė Shqipėri, Skėnder Luarasi u zhgėnjye me qėndrimin qė mbajti udhėheqėsi shqiptar dhe elita politike kosovare ndaj platformės sė bashkimit kombėtar. Edhe nė ato situata tė rrezikshme ai u pėrpoq me sa mundi qė tė kontribuojė pėr Kosovėn dhe ēėshtjen kombėtare. Shumė intelektualė kosovarė kujtojnė Pėrgjimet dhe pengesat qė u bėheshin pėr tė mos takuar Skėnder Luarasin.
(Vijon)

petrol
18-03-12, 22:55
Shqipėria nėn diktatin e Enver Hoxhės.


Pas fitores mbi fashizmin nė Shqipėri u instalua diktatura e Enver Hoxhės, i cili pėr tė mbajtur pushtetin u tregua i gatshėm tė bėnte kompromise tė paprincipta, qė shkelnin edhe idealet kombėtare. Tashmė ėshtė provuar roli i tij vendimtar nė sabotimin e aspiratave pėr bashkim tė Shqipėrisė me Kosovėn dhe pėrndjekjen e ithtarėve tė saj. Si pasojė e terrorit shumė personalitete nė Shqipėri e Kosovė, dashur e padashur, pėr arėsye tė ndryshme, iu nėnshtrua vullnetit tė dy pushteteve. Tė pakėt qenė ata atdhetarė tė devotshėm tė cilėt i shpėtuan dėnimeve duke vazhduar tė mbronin dhe tė shpallnin me kurajo unitetin dhe bashkimin kombetar shqiptar.
Njė ndėr ata qe edhe personaliteti i shquar Skėnder Luarasi, qė e mbante tė gjallė kėtė ideal me forma nga mė tė ndryshmet: nė diskutime tė lira mes shokėsh, nė auditorė, nė shkrime publicistike, historike, monografi e dramaturgji, ku pėrmendte me mall Camėrinė e Kosovėn dhe amanetin e rindasve. Kėtė platformė tė mbrojtur edhe mė herėt nė diskutime, tema hartimesh, nė shkrimet publicistike dhe nė dramaturgji ( nė dramat “Agimi i Lirisė” dhe “Liria” tė shfaqura respektivisht me trupat e nxėnėsve tė tij nė Vlorė, Tiranė e Shkodėrne vitet 30-te) ai e vazhdoi deri nė fund tė jetės. Me dramėn “Stuhi nė Prill” (“7 prill” ) tė botuar me cungime tek revistat “Teatri e “Hosteni” dhe e shfaqur pėr tre ditė nė Korēė, pati peripecira dhe debate veēanėrisht tė mėdha edhe per pikepamjet e tij
Censura qe e ashpėr dhe me akuza politike tė rrezikshme.
Kur teatri “A.Z.Ēajupi” i Korēės e shfaqi dramėn mė 1972 (regjia ishte e Dhimitėr Orgockės, dekori i Niko Progrit, nė role kryesore: Pandi Raidhi, Dhimitėr Grabocka, Dhorkė Orgocka, Minella Borova, Jani Riza etj) Korēa ziente dhe lajmi pėr suksesin e madh tė shfaqjes u dha edhe nga Radio Tirana. Ditėn e tretė shfaqja u ndalua me urdhėr nga lart.U ndėshkuan “pėrgjegjėsit”. E pyetėn Skėnderin se ē“mendonte; pėrse e kishin ndaluar shfaqjen. Ai u pėrgjegj: “Dikush pa fytyrėn e tij nė pasqyrė dhe u tmerrua”. Studjuesit Mexhit Premēi e Naum Prifti, Niko Nikolla kanė dėshmuar nė kujtimet e tyre pėr presionet, censurėn qė ushtrohej ndaj S.Luarasit dhe vėrejtjet e dėnimin qė pėsuan vetė meqė ia kishin botuar pjesėrisht dramėn “Stuhi ne prill” tek revistat “Teatri “ e “Hosteni”.
Arėsyet e kėsaj pėrndjekje na e dėshmojnė edhe recensat mbi dramėn dhe kundėrshtimet e Skėnder Luarasit pėr njėanshmėrinė e subjektivitetin e tyre.
Njė nga metodat e stėrholluara tė persekutimit qė i bėheshin Skėnder Luarasit ishin edhe “recensat” me porosi pėr tė sajuar “kleēka” e akuza tė trilluara pėr mosbotimin e veprės.
Nė kėto rrethana ai protestonte nė tė gjitha instancat, u drejtohej edhe ish nxėnėsve tė tij si Mehmet Shehut, Manush Myftiut, etj. dhe indirekt kuptohej nga pėrgjigja e tyre se pengesat vinin nga klani i Enver Hoxhės.
Skėnder Luarasi nuk u kėrkonte atyre privilegje, por veē mbrojtjen e parimeve atdhetare pėr tė cilat u kishte folur nė auditor dhe i kishte mbrojtur me luftė e sakrifica tėrė jetėn-
Nė njė letėr dėrguar Manush Myftiut, mė 22 prill 1974, i shkruan se drama "Stuhi nė Prill"(“7 prill”) “ėshtė pjesa e parė e njė triologjie (e dyta Triumfi i Luftės Nac-Ēlirimtare, e treta Isa Boletini) E shkrova me qėllim qė tė ngjall neveri nė fytyrėn e pėshtirė tė atyre qė shitėn vendin e popullin tek tė huajt, por edhe me qėllim qė tė ngjall admirim pėr figurėn madhėshtore tė atyre qė shpėtuan vendin e popullin prej fashizmit. Duke iu referuar njėrit nga pretekstet e recensentit se pėrse i pengohej botimi citon : “ Njė tjetėr sofizėm bėn Dh. F. kur thotė:’’Nė dramė bėhen aludime teritoriale me Greqinė, sidomos pėr atė kohė kur ēėshtja nxitej nga vetė fashizmi pėr tė pregatitur luftėn italo-greke.’’ Luarasi i sqaron se nė dramė nuk bėhen aludime territoriale. Inspektori i Oborrit ( agjent i huaj) pyet drejtorin:’’ Po kėta dy studentė, a janė tė krishterė a muhamedanė?’’ Dhe drejtori i pėrgjigjet: ‘’Tė dy janė fshatarė dhe jetimė. Ky nga Kosova ai nga Ēamėria,-krahina qė I ka humbur Shqipėria’’ Ky ėshtė aludimi territorial? Ēdo fillorist e di se pėrpara 7 prillit, pretendime territoriale kishte Greqia pėr ‘’Vorio Epirin’’, dhe jo Shqipėria pėr Ēamėrinė...Ndė mendon Dh. F. se Shqipėria para okupacionit nuk duhej tė kishte pretendime edhe pėr Kosovėn, atėhere pse vajti atje pas okupacionit – apo pėr t’u mėsuar serbėve gjuhėn shqipe?!”
(Pėr herė tė parė publikohet dokumenti i panjohur i vitit 1965 ku profesor Skėnder Luarasi pėrjashtohet nga klubi i Lidhjes se mbojti "Gjeneralin" e Kadaresė [edhe "Letrat e panjohura" tė Luarasit pėr anėtarėt e Byrosė Politike] / Dashnor Kaloēi . - Nė: Shqip. Nr. 235, 4 nėntor, 2006, f. 18 - 19.)
Luarasit i kėrkohej tė ndryshonte edhe disa emra nxėnėsish tė tij, edhe kosovarė, tė shquar pėr idealet atdhetare dhe rolin e tyre progresist. Ndėr tė tjera i kėrkohej edhe: “Spostimi i ortodoksit Papaz nga agjent i Athinės nė agjent i Romės, me besim katolik. Edhe Protopapadhopullosi tė bėhej si agjent i Romės ndėrsa profesori me emėr Sokrat tė bėhet Xhentile” , kėrkesa tė cilat Luarasi , pėr vėrtetėsi historike nuk i pranoi . Drama “ Stuhi nė prill “ tashmė ėshtė publikuar e plotė nė internet dhe mund tė vlerėsohet nga kushdo.
Skėnder Luarasi nė vitin 1966 i dėrgon njė letėr edhe kryeministrit Mehmet Shehu duke e njoftuar qė nuk ia botojnė librin pėr Isa Boletinin. “Biografinė e Isa Boletinit qė mė 1961 e kam punuar pėr pesė vjet me zell ...ia shpura ndėrmarrjes "Naim Frashėri" pėr botim nja dy vjet mė parė. Biografinė e mbajta vetė nė dorė pėr njė kohė tė gjatė duke dashur tė konsultoja sa mė shumė burime dhe tė verifikoja ēdo hollėsi nga jeta dhe vepra e kėtij burri tė madh tė Shqipėrisė, po ma vonojnė sė botuari, kam frikė pėr ndonjė pakujdesi formale. Njė libėr si ky mendoj se do t‘u shėrbejė jo vetėm brezit tė ri tė Shqipėrisė, por dhe mė shumė atė tė brezit tė Shqipėrisė sė shkuar... ( Po aty. “Pėr herė tė parė publikohet dokumenti i panjohur i vitit 1965 ..."Letrat e panjohura" tė Luarasit pėr anėtarėt e Byrosė Politike] ,

D. Kaloēi . - Nė: Shqip. - Nr. 235, f. 18 - 19.)
U deshėn edhe pesė vjet, qė pas pėrpjekjesh e protestash tė vazhdueshme tė Skėnder Luarasit, tė botohej kjo monografi pėr Heroin e Kosovės, Isa Boletini. U pėlqen apo jo disave, pėr hir tė sė vėrtetės, qe burrėria e kryeministrit Mehmet Shehu i cili pėrkundėr qejfmbetjes sė Enver Hoxhės urdhėroi qė monografia e Isa Boletinit tė botohet nė vitin 1971. Menjėherė ajo u ribotua me pak ndryshime edhe nė Kosovė. Pėr rėndėsinė dhe bujėn qė bėri nė Kosovė e Shqipėri botimi i monografisė sė Skėnder Luarasit mbi Isa Boletinin nuk gjej fjalė ta pėrshkruaj.
Filluan tė shkruhen pėr Isa Boletinin me dhjetra artikuj, studime e libra, emisione radiofonike e filma dhe mbi tė gjitha u ēel njė dritare e re nė pasqyrimin e sė vėrtetės historike edhe pėr mjaft ngjarje e personazhe tė lėnė nė hije.
Pak njerėz e dinė dhe shumica nuk mund ti besojnė sot peripecitė dhe presionet qė ka kaluar Skėnder Luarasi pėr botimin e monografive tė dy prej personaliteteve mė tė shquara tė kombit shqiptar, Ismail Qemal-Vlorės dhe Isa Boletinit, tė cilėt Skėnder Lusarasi ia paraqiste shqiptareve si dy vigane nė altarin e kombit “Ēėshtė e vėrtetė pėr Ismail Qemalin mund tė thuhet edhe pėr shokun e tij tė armėve Isa Boletinin, i cili bėri pėr atdhenė nė fushėn e betejės, atė qė bėri Ismail Qemali nė fushėn e politikės dhe tė diplomacisė. Sot jam i lumtur qė me kėto biografi pėr ta tė paguaj kėtė tribut tė vogėl tė detyrės qė i kemi varrit tė dėshmorėve.” Jo pa qėllim ai bėnte njė paralelizėm tė tillė pėr lexuesit nė Shqipėri , Kosovė e kudo.
Duke shkruar biografinė e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, kėtyre dy prijėsve tė njohur politike e luftarake, autori farkėtonte unitetin mbarėkombėtar. Jo pa qėllim autori jep njė pėrshkrim historik tė popullsisė sė Kosovės, qė u bėri ballė sulmeve tė huaja pėr tė mbrojtur truallin e tyre; si vazhdues tė dardanėve, tė parėve tė tyre ilirė.

Monografia “Ismail Qemali” (1962)
Tek monografia “Ismail Qemali.” Skėnder Luarasi vėrente qė nė diskutime, artikuj e botime historianėsh e politikanėsh, pėr arrėsye subjektive mbahej njė qėndrim jo i drejtė ndaj personalitetit dhe veprės sė Ismail Qemalit. Nga disa thuhej se kinse nuk njihej, nga tė tjerė se kishte bėrė gabime. Skėnder Luarasi theksonte se pėr veprėn e tij madhore, Ismail Qemali u bė njeriu mė i luftuar dhe mė i lėvduari nė historinė e Rilindjes shqiptare, ndaj tė cilit u sajuan shumė shpifje e intriga nga armiqtė e Shqipėrisė, por qė populli shqiptar duhet ti marrė si lėvdata pėr tė, e t’i jetė mirėnjohės pėr jetė. (S.Luarasi. Ismail Qemali, Tiranė, SHBLP,1972, f.10-11)
Ai shfrytėzoi rastin e kujtimit tė 50-vjetorit tė Pavarėsisė pėr tė kėmbėngulur qė tė botohej monografinė e flamurtarit tė saj. Pretekstet e recensentėve tė urdhėruar qenė tė shumta. Ndėr tė tjera ata theksonin “gabimet” dhe opinionet e kohės kundėr Ismail Qemalit. Skėnder Luarasi nė kėtė rast ka thėnė sentencėn e famshme:”Bota nga balta bėn heronj, ne heronjtė i bėjmė baltė” dhe shkroi: "Nė shtypin patriotik shqiptar janė bėrė kritika, nganjėherė tė ashpra jashtė masės, pėr veprime, ose qėndrime tė caktuara tė Ismail Qemalit. Mirėpo veprimtaria e Ismail Qemalit nuk duhet vlerėsuar nga pozitat e asaj kritike qė iu bė atėherė, por duhet vlerėsuar para sė gjithash nga rezultatet pėrfundimtare tė gjithė punės sė tij… Nė kėtė rrugė tė gjatė, tė vėshtirė e tė ndėrlikuar qė ndoqi Ismail Qemali, nuk do tė kishte pasur burrė qė t'u shpėtonte gabimeve. Ėshtė pėr tu ēuditur qė e mbylli jetėn me kaq pak gabime".
Botimi, edhe pse iu censurua me mbi 30 fletė, ngjalli entuziazėm nė Shqipėri dhe gėzim tė madh nė Shqipėri, Kosovė e diasporė.Libri fillonte me amanetin kuptimplotė tė Ismail Qemalit: "Djemtė e mi, nuk bėra pasuri t'ja lija trashėgim Shqipėrisė. Po ju lė njė atdhe - amanet. Lamtumirė!".
Nė Kosovė libri u botua menjėherė. U shkruajtėn mjaft komente mbi kėtė vepėr dhe autorin e saj.
”Nė monografitė pėr figura tė ndritura tė kombit si Ismail Qemali e Isa Boletini lexuesi ndodhet pėrpara njė njeriu me fuqira titanike, pėrpara njė pune tė madhe e tė parreshtur, pėrpara njė mjeshtri artist me zemėr tė madhe qė farkėtoi e qėmtoi fjalėn shqipe, qė skaliti gjer nė ēastin e fundit fjalėn dhe gjuhėn tonė tė lashtė e tė madhėrishme, me dashurinė pėr tė parėt tanė, pėr kombin e tė ardhmen e tij”.
(P. Jorgoni. Me forcė e guxim Prometeu, Drita, 16 janar 2000, f.6.)

Monografia “Isa Boletini” (1971)
Skėnder Luarasi e vlerėsonte shumė veprimtarinė atdhetare tė Isa Boletinit dhe sakrificat madhore tė familjes sė Boletinėve. Nė njė situatė tė pėrshtatshme, me rastin e 50-vjetorit tė pavarėsisė, kur ndaj Isait mbahej njė qėndrim mospėrfillės ai shkroi njė artikull pėr kryetrimin e betejės sė Cernalevės dhe i shkroi biografinė e cila iu botua pas njė dekade, nė vitin 1971. Nė vitin 1972 u botua edhe nė Kosovė . Skėnder Luarasi me biografinė e tij e pėrjetėsoi me vėrtetėsi kėtė personalitet me cilėsitė e njė strategu ushtarak nė lėvizjen tonė kombėtare. Ai e vlerėsoi Isa Boletinin edhe pėr personalitetin e shquar burrėror, qė qėndroi krahpėrkrah Ismail Qemalit nė shpalljen e pavarėsisė sonė kombėtare. Botimi paraqiste interes tė veēantė si burim studimi, edukimi atdhetar dhe sidomos si njė kushtrim nė pėrkrahje tė Kosovės nė situatat e vėshtira qė po kalonte . Libri u prit me njė entuziazėm nė diasporė. Organet e saj lajmėronin qė nė pragun e 60-vjetorit tė Indipendencės shqiptare doli libri mbi Isa Boletinin, me jetėn dhe veprat e tija tė shkėlqyera pėr Atdheun dhe popullin shqiptar.
“Autori i kėtij libri me rėndėsi ėshtė Profesor Skėnder P.N.Luarasi, i cili ka treguar njė kujdes tė posaēėm duke mbledhur nė libra dhe nėpėr broshura jetėn dhe veprat patriotike tė Nacionalistėve Shqiptarė qė lėftuan me pushkė dhe me penė pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga kthetrat e robėrisė sė huaj”
(Lajmėrim. Liria, Boston, Mass. 12.5.1972, f.2)
Autori kėtė biografi e nis me dedikimin “Nanės Kosovė qė e lindi , e rriti dhe e mban nė gji Birin e Saj Besnik, me zemėr qė rrahu gjer nė fund pėr Shqipėrinė” tė cilave mė pas u shtonte thėnien e Isa Boletinit si njė amanet pėr brezat e ardhshėm ''Tokėn tonė q'e thau Osmanllia /Lotėt tanė nuk mundėn me e njomė/ E tash na kena me e vaditė / me gjak tė Shqiptarit!” Pastaj shkruan si pėr tė nėnkuptuar censurimin e mjaft materialeve dhe publikimin etyre nė tė ardhmen :"Kjo biografi e shkurtėr, e thjeshtė, pėr kryetrimin e Kosovės, qoftė vetėm fillimi. Shpresoj se studiues qė e kanė jetėn pėrpara, do tė interesohen tė mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipėrisė dhe jashtė saj dhe, me njė biografi tė denjė pėr luftėtarin e madh shqiptar, do t'i tregojnė rinisė, se sa fort e kanė dashur prindėrit tanė Shqipėrinė dhe ē'therori kanė qenė gati tė bėjnė pėr lirinė dhe pavarėsinė e saj".
(S.Luarasi. Isa Boletini: Jetėshkrim i shkurtėr, Tiranė, “Naim Frashėri”, 1971, f.5)
(Vijon)

petrol
18-03-12, 23:09
(Vijon) Monografia “Isa Boletini” (1971)
(Nė libėr pėrfshihet edhe kėnga e famshme luftarake “coju Shqypni, mos u baj horre/Hajt n’Kosovė o me taborre si dhe njė foto historike e Isa Boletinit me njė nėnshkrim tė Kolonel Tomsonit i cili nė atė kohė konsiderohej “armik” si kundėrshtar i vrarė nga forcat “rebele”.
Me rastin e 95-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Angjelina Ceka-Luarasi pėrmbushi njė dėshirė tė hershme tė babait tė saj duke riboton nė njė pėrmbledhje tė vetme tė titulluar “Tri jetė” tre monografitė e Skėnder Luarasit: "Kolonel Tomson", "Ismail Qemali" dhe "Isa Boletini)
Skėnder Luarasi theksonte qė shqiptarėt duhet tė ishin krenarė me Isa Boletinin tė cilin studjues tė huaj e kishin krahasuar me Robin Hudin, apo Gec fon Berlihingenin: "Tė rinjtė shqiptarė ta njohin kryetrimin e Kosovės, qė brezat e ardhshėm tė thonė "Lum shekulli qė e njohur!”
Kritikė tė ndryshėm e vlerėsuan kėtė biografi pėr rigorozitetin shkencor nė ngjarjet e faktet historike, pėr gjuhėn e gjallė dhe rrjedhshmėrinė emocionale tė subjektit, ku janė pėrgjedhur me mjeshtėri ngjarjet mė tipike, mė tė rėndėsishme nė jetėn e heroit. Ndėrkohė qė klane dashakeqe e pengonin dhe tentonin ta shtrembėronin personalitetin e Isa Boletinit dhe veprimtarinė e tij. Me botimin e veprės ''Isa Boletini'' (1971) Skėnder Luarasi “theu tabunė e atyre fallsifikatorėve apo ''kambanat'' e vrasėsve tė popullit kosovar”.
(M.Islami. Lidhja shqiptare e Prizrenit)
Pėr tė dėftyer situatėn e atėhershme dhe metodat qė ndiqeshin pėr ta izoluar Skėnder Luarasin po japim disa fakte:
Studjuesi kosovar, Zekerie Cana na jep disa dėshmi interesante nė librin “Shpalime historike”. Ai kujton se dikur njė akademik zurri tė mburrej pėr nxjerrjen e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar qė ai e vlerėsonte si vepėr kapitale- e denjė tė botohej edhe nė gjuhė tė huaj. Fillova tė qesh nga gazepi: nėse e keni ndarė mendjen tė do tė na turpėroni kulturėn dhe historinė tonė kombėtare. Atė e keni varfėruar dhe dhunuar. Pėrse nė kėtė botim nuk kanė zenė vend Selman Riza dhe Skėnder Luarasi?” (Zekerie Cana “Shpalime historike”, 473)
Zekerie Cana, kujton se njė herė me Skėnder Luarasin, biseduan edhe mbi temėn historike “Dezertori dhe dėshmori”, pėr tė cilėn profesor Luarasi theksoi se mund tė shtjellohet njė libėr i tėrė. “Fjalė pas fjale, dolėm te Isa Boletini. E pėrgėzova pėr librin qė kishte nxjerrė, qė shpalosej me pėrkushtimin ndaj Nanės Kosovė. Sakaq u mrrol: Si historian qė je, duhet ta dish se Isa u vra dy herė. Sė pari nga dora e malazezėve dhe sė dyti, nga dora e vetė shqiptarėve. Kjo e dyta, ėshtė njė “magna crimen”. E kishte fjalėn pėr shkurtimin, cungimin dhe censurimin e dorėshkrimit”.
Gjatė qėndrimit nė Tiranė me rastin e 100-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit donte ti shkonte nė banesė edhe prof. Skėnder Luarasit qė nuk e kisha parė plot gjashtė vjet. “Formova numrin nė telefon dhe tek po dėgjoja zėrin e tij pak tė shtjerrur …pedagogu i Universitetit tė Tiranės N.J.… i cili ėshtė ngarkuar me detyrė tė mė ‘’shoqėronte’’ , nuk ngurroi tė afrohej dhe tė mbante vesh ē’bisedoja…Mu drejtua me tonin qortues: ‘’Lėre atė punė. Ē’tė duhet Skėnder Luarasi?’’. Mbeta i shtangur – si i vrarė prej sė gjalli… Profesorin e dashur Luarasi nuk e pashė kurrė mė, sikur qė edhe ai vdiq pa e parė Kosovėn e tij….’’
(Zekerie Cana, “Shpalime historike” Pjesa e dytė, f.473)
Ndėrsa studjuesi Shaqir Shaqiri kujton takimin e parė (dhe tė fundit) me z. Skėnder Luarasi nė dhjetor tė vitit 1979 kur rastėsisht e sheh tek shkallėt para hyrjes sė godinės sė Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė. Kėrkonte ta takonte pėr ta pyetur mbi Zonjėn Edit Durham e dy letra tė saj qė thuhej se i kishte Skėnder Luarasi. Por shoqėruesit e pengonin. “E dija qė mė parė pėr embargon qė vuante z.Luarasi por nuk mė kishte shkuar mendja se nuk do tė mė mundėsohej qoftė edhe njė takim i shkurtėr nė praninė e shoqėruesve! M'i jepnin asokohe njėqind ''arėsye'' pse nuk mė mundėsohej takimi me tė. ''ėshtė shumė i sėmurė'', ''nuk takohet me njeri'', etj.Pas tre javėsh qėndrimi nė Tiranė, krejt rastėsisht, duke i pėrshėndetur ca miq qė qėndronin pėrpara hyrjes sė Bibliotekės Kombėtare, njėri nga shoqėruesit e mi (duke mos patur kah t'ia mbante tani) mė tha: ''ēfarė fati! Ja ku e ke shokun Skėnder…Mė prezantuan me tė dhe i treguan se isha nė Tiranė pėr tė tėbuar edhe ca materiale pėr doktoratėn time. Me tė kuptuar se ishte fjala pėr Zonjėn Durham, zotit Luarasi iu mbushėn sytė me lot dhe me zė tė butė, por plot pezm, iu drejtua tė pranishmėve me fjalėt qė edhe sot e kėsaj dite tingėllojnė nė veshėt e mi: -E shihni, pra? Kosovarit tė robėruar iu desh tė pagonte paksa nga borxhi i madh qė kemi ndaj kėsaj Zonjeje. E pastaj mė akuzoni pse gjithnjė kam ndėr mend Kosovėn! Ja pra! Kosovari paguan borxhin e mbarė kombit!...Biseduam disa minuta nė praninė e tė tjerėve, dhe kurrė mė s'e pashė. Pėrsėri ''ra nė shtrat, shumė i sėmurė''…Mė falni, por nuk mund tė pėrmbahem e tė mos them: ''Djalli i martė, e paēin faqen e zezė ata qė ndoqėn Skėnder Luarasin! Por, njė ''porosi'' e kėtij lloji do t'u drejtohet mė vonė edhe atyre qė sot kanė mundėsi e nuk i ngrejnė njė lapidar kėtij atdhetari e gjeniu tė kombit tonė.Ndjesė pastė shpirti i tij fisnik!”
(Shaqir Shaqiri, Djalli i marrtė ata qė ndoqėn Skėnder Luarasin. Intervistoi Albana Gurra, Republika, 14,9,1997 f.21)


E pėrfundoj kėtė shkrim modest nė vlerėsim tė kontributit tė personalitetit Skėnder Luarasi i cili tėrė jetėn iu pėrkushtua me mish e me shpirt ēėshtjes sė unitetit dhe bashkimit kombėtar shqiptar. Njėkohėsisht shpreh respektin mė tė thellė pėr tėrė breznitė atdhetare qė sakrifikuan e u therorizuan pėr kėtė ideal madhor . I pėrjetshėm qoftė kujtimi dhe nderimi i tyre!

Material i pergatitur nga Petro Luarasi


“Nanės Kosovė qė e lindi , e rriti dhe e mban nė gji Birin e Saj Besnik, me zemėr qė rrahu gjer nė fund pėr Shqipėrinė” Skėnder Luarasi “Isa Boletini” (1971)