PDA

View Full Version : Mitologjia shqiptare


Zero Cool
20-04-13, 13:00
Shqiptarėt kanė njė pasuri tė madhe mitologjike por ende tė pa studiuar mirė. Tashmė dihet qė figura si Zanat, Orat po dhe figura tė tjera si Katallani me njė Sy janė pjesė e rrėfimeve dhe mitologjive tė hershme shqiptare.

Por shpesh ato kane edhe ndryshimet qofte fonetike ne emertim por edhe vlera sipas rajonit.


Tė bardhat janė njė lloj shtojzovallesh, vajza tė bukura, pra, diēka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo ėshtė njėfarė zane.

Kjo figurė mitologjike ėshtė e njohur jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė botėn arabe, nga duhet tė ketė ardhur ndėr ne. Dragoi, kuēedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj.

Pėr tė dhėnė njė pasqyrė mė tė gjerė, mė tė plotė tė mitologjisė sė njė populli, nevojitet kohė mė e gjatė dhe punė sistematike hulumtuese nė terren nė vise tė ndryshme, pėrveē studimit tė literaturės ekzistuese pėr kėtė temė shumė tė gjerė dhe shumė tė lashtė.

Ndėr ne, mjerisht, nuk ekziston ende tė paktėn njė sprovė konkrete, pėr tė pėrmbledhur nė njė botim botėn mitologjike shqiptare, e cila ėshtė shumė e pasur dhe, nė disa vise, e ruajtur dhe e gjallė deri mė sot.

Por, megjithatė, materiale tė mbledhura, vėshtrime dhe studime fragmentare kemi, qoftė nga autorė tė huaj, qoftė nga njerėzit tanė tė aftė pėr kėtė punė.

Tė dhėna dhe analiza mė tė plota gjenden nė veprat e albanologėve tė njohur, siē ka qenė, p.sh., Hani, Nopēa, Durham, Lamberci, dhe shumė tė tjerė. Autorė shqiptarė dhe mbledhės tė materialeve tė mitologjisė sonė popullore ka shumė, tė cilėt nė revista tė ndryshme (p.sh., "Leka", "Hylli i Dritės", "Drita" etj...), ose nė botime tė tjera kanė dhėnė kontribut tė vlefshėm pėr njohjen dhe ruajtjen e kėsaj pjese tė rėndėsishme tė kulturės shpirtėrore tė popullit tonė.

Punėn mė tė madhe pėr kėtė e kanė bėrė etnografėt tanė pas Luftės sė Dytė Botėrore, qoftė me kontributet e tyre tė vlefshme shkencore tė botuara nė revistėn "Etnografia shqiptare", "Kultura Popullore", e materialeve nė Institutin e Kulturės Popullore.
Gjithsesi, shtrohet nevoja e botimit tė njė vepre mė tė gjerė, nė tė cilėn do tė paraqitej, tė paktėn nė vija kryesore, mitologjia e popullit shqiptar, e cila, nė kushte tė reja ekonomike, kulturore dhe pėrgjithėsisht shoqėrore, ka humbur fare rolin e dikurshėm tė saj dhe sė shpejti mund tė qitet nė harresė pėrgjithmonė. Kėshtu do tė varfėrohej historia e kulturės sė popullit tonė.

Nga shumė punime tė autorėve tanė e tė huaj, kėtu po pėrmendim vetėm dijetarin tonė tė shquar prof. Eqrem Ēabejn (1908-1980), i cili qysh nė vitin 1939, ka dhėnė njė pasqyrė tė shkurtėr, por tė qartė, tė mitologjisė sonė popullore, botuar frėngjisht nė revistėn "Revue international des etudes balcaniques", nga e cila po paraqesim vetėm disa tė dhėna dhe mendime tė tij, tė cilat ai i ka zgjeruar dhe shqyrtuar mė vonė edhe nė botime tė tjera tė ndryshme.

Nė besimet popullore, thotė Ēabej, ruhen shumė figura tė moēme, tė cilat nė mitologjinė tonė paraqiten me emėr tė ri dhe me disa ndryshime kuptimore. Nė mitologjinė tonė shpesh pėrmenden "hijet", si figura mjaft tė papėrcaktuara, por gjithsesi me kuptimin e njė demoni, tė njė fantazme.

Nė Kosovė me fjalėn "hije", nė kuptimin mitologjik, mund tė pėrfshihen demonė tė ndryshėm, por para sė gjithash - bota "andej varrit", tė vdekurit, zakonisht shpirtra tė ligj. Balozi i detit pėrmendet nė folklorin tonė mjaft shpesh.

Nė Kosovė ka kuptimin e njė pėrbindshi. Tė bardhat janė njė lloj shtojzovallesh, vajza tė bukura, pra, diēka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo ėshtė njėfarė zane. Kjo figurė mitologjike ėshtė e njohur jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė botėn arabe, nga duhet tė ketė ardhur ndėr ne.

Dragoi, kuēedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj., personazhe kėto mitologjike, tė njohura ndėr shumė popuj.

Kėtu po pėrmendim vetėm disa qenie tė tjera tė kėsaj sfere si i paraqet Ēabej, tė cilat nė Kosovė njihen pak ose aspak, tė paktėn me emrin pėrkatės. Kėshtu, p.sh., nė Kosovė nuk dėgjohet pėr Erretat e Sheut, tė cilat Ēabej i pėrmend sipas tė dhėnave tė albanologut gjerman Lamberc. Gjithashtu Dhamsuta ėshtė ndėr ne e panjohur.

Kėshtu u quajka nė viset tona veriore "njė pelė pėrrallore, me nė shpinė kalorėsin tė quajtur Dhevėshtruesi".

Tek arbėreshėt e Italisė ekziston Fata, e cila duhet t'i pėrgjigjet zanės ndėr ne. Nė gojėdhėnat e zonės sė Pėrmetit pėrmenden Floēkat, vasha tė bukura me flokė tė gjata, qė mendohej se rrinin nė ujėra e nė puse.

Edhe Kshetrrat ose Kshetzat, ishin tė ngjashme me Floēkat. Hyjrija e Detit ėshtė njė lloj sirene, pastaj Xhullitė e Judi, janė figura tė njohura nė zonat tona tė veriut, por edhe ndėr bullgarė e rumunė. Karakonxholli ėshtė figurė mitologjike ndėr ne, e ardhur nga mitologjia turke.

Nė Kosovė njihet me emrin "Kallakonxhė", e cila udhėtarin e huton, ia mjegullon mendjen dhe nuk di tė orientohet nė hapėsirė. Gogu, Sanagogu ose Herri ėshtė njėlloj xhuxhmaxhuxhi, shkurtabiqi ose kokėrrmeli.

Figura mitologjike mė pak tė njohura janė gjithashtu Mėmėdreqja, lloj pėrbindshi nė bestytnitė e hershme ndėr shqiptarėt (arbėreshėt) e sicilisė nė Itali, kurse nė besimet e tyre nė Kalabri Manaqeli ka qenė njėlloj hijeje.

Nuset e Malit dhe Orėt e Malit kanė qenė lloj zanash, emri i tė cilave rrallėherė zihej nė gojė. Emri i tyre ishte tabu (i ndaluar), prandaj zėvendėsohej me emėrime, si p.sh., "Qofshin tė bardha", "Ato tė lumturat", "Ato tė mirat" etj., siē thuhet nė Kosovė. Nė viset e veriut Shurdhi ka qenė demon i rėndėsishėm.

Nė mitologjinė e trakėve tė vjetėr ky ishte hyjni e motit tė keq. Figurė e ngjashme me Shurdhin, nė veri ka qenė Verbti. Gjarpri i shtėpisė nė disa vise quhet Vitore. Nė mitologjinė e shqiptarėve tė Ēamėrisė Vitoret ishin tri Fatitė qė mendohej se i vinin foshnjės te djepi natėn e tretė tė lindjes dhe ia caktonin fatin qė do tė kishte nė jetė.

Emri i vitores nė thelb ėshtė vejtore, "ajo qė end pėlhurė, endėse, emėr qė del edhe me trajtėn vektore", - pra, ato ishin endėse tė pėlhurės sė jetės. Zana - nė mitologji ėshtė simbol i njė vashe me bukuri tė pashoqe.

Ky emėr rrjedh prej hyjnisė romake Diana - hyjnia e pyjeve dhe e gjuetisė.

Huazimi i figurave mitologjike nė popujt e Ballkanit dhe mė gjerė ka qenė i ndėrsjelltė, duke bėrė edhe pėrshtatje tė ndryshme nė emėr, e disa raste edhe nė kuptim.

Kjo dukuri ėshtė qė nga koha antike. Kėshtu, p.sh., Zeusi, hyjnia kryesore helene (greke), ndėr shqiptarėt gjithashtu merrej si hyjni, ndoshta me mė pak rėndėsi se siē e kishte nė Greqinė antike, dhe me emėr tė vendit Zojz.

Edhe hyjnesha romake Diana ka qenė e njohur nė mitologjisė ilire dhe trakase, ndoshta mė me pak autoritet se te romakėt, por prapė me kurorė hyjnie.

Mitologjia jonė ėshtė tepėr e ngarkuar me figura e besime tė ndryshme.

Pėrkundrazi, ilirėt - tė parėt e shqiptarėve, duket se kanė qenė mė realė ose tė paktėn mė racionalė nė kėtė pikėpamje. Ata besonin nė fenomenet e natyrės. Pėr ta zot ka qenė, para sė gjithash, dielli, pastaj hėna, ujėt, rrufeja, bubullima, shiu, zjarri etj.

Pra, ilirėt besonin nė trupat qiellorė dhe nė fuqitė natyrore, tė cilat ndikonin pėr tė mirė ose pėr tė keq mbi jetėn e veprimet e tyre tė pėrditshme.

Mitologjia e tė parėve tanė tė lashtė, pra, nuk ka qenė e ngarkuar me shtriga, lugetėr, magji, etj., tė cilat u shfaqėn ndėr ne shumė mė vonė.

Profesor Ēabej ka botuar nė revistėn "Yllyria" njė studim tjetėr mbi zakonet dhe doket e shqiptarėve, ku, pėrveē tė tjerash, shpjegon edhe disa tė dhėna mitologjike, sidomos prejardhjen e figurave dhe dukurive tė ndryshme tė saj.

Mė vonė (mė 1942) ka botuar njė studim tė posaēėm me titull "Diana dhe Zana", dhe mė 1972 artikullin "Disa figura tė besimeve popullore shqiptare".

Ai, ndėr tė tjera, thoshte se qysh te Gjon Buzuku (shekulli XVI) pėrmenden nė "Mesharin" e tij "gjigantėt" - fantazma me shtat tė gjatė e natyrė luftarake.

Ai gjithashtu pėrmend fjalėn "hije" me kuptimin e njė fantazme tjetėr. Edhe nė veprat e Pjetėr Budit (1566-1622) ka elemente tė besimeve tona popullore. Nė veprėn e Pjetėr Bogdanit "Cuneus prophetarum" mė 1685, shfaqen zanat si figura mitologjike.

Nga fjala "gjigant", tė cilėn e pėrmend Buzuku, vjen fjala "vigan" qė ėshtė sot e pėrhapur nė gjuhėn tonė, me kuptim tė njeriut me shtat tė rritur, tė lartė, tė zhvilluar.

Nė Mirėditė, shkruan Ēabej, ekziston njė figurė mitologjike me emrin kuptimor "Dheveshtruesi", i cili "nė net pranvere vė veshin tek dheu, pėr tė dėgjuar a vjen njeri pėr sė largu dhe a gjėmon ujėt e nėndheshėm.

Ai gjithmonė shkon kaluar nė vithe tė "Dhamsutės", njė pelė e pagojė qė kalon nėpėr male e dete dhe shpie larg e larg atė qė do tė shpėtojė me anė tė saj".

Nė Dukat tė Vlorės, nė malėsitė e Labėrisė, besohej nė njė lloj zane shtatgjatė, tė cilėn e quanin Suta "drenusha" dhe pėrfytyrohej nė trajtėn e njė lope.

Ndėr shqiptarėt e jugut, nė Toskėri, mali i Tomorrit (2418 m) ka kuptim mitologjik dhe mbahej mal i shenjtė. Nė majė tė tij jetojnė gjallesa mitologjike, njė zog i shenjtė, hyjni tė ndryshme.

Njerėzit bėnin be mbi kėtė mal si nė njė gjė mė tė shenjtė e mė tė shtrenjtė "pėr Baba Tomorrin", "pėr tė mirin Tomorr". shumėkush, nga frika e respekti, as emrin nuk ia pėrmend, por thonė "ai" dhe bėjnė be "pėr atė ēukė".

Figura, personazhe mitologjike ndėr ne ka shumė, siē shihet edhe nga kjo qė u tha mė sipėr, por besimet dhe ritet magjike nė kuadėr tė mitologjisė, gati qė as nuk mund tė numėrohen, sepse ēdo krahinė, ēdo zonė, bashkėsi etnike, fisnore, fshatare, familjare, etj., mund tė kenė disa veēori, disa besime e bestytni, disa "bidate" ose zakone, tė cilat nuk i ka tjetėrkush.

Madje, edhe njeriu si individ mund ta ketė botėn e tij vetjake nga sfera e magjisė dhe e mitologjisė nė pėrgjithėsi. "Tim pėr shpi, adet pėr njeri", thotė populli.

Mitologjia ėshtė pus pa fund, tė cilit nuk i shteret kurrė ujėt. Prandaj, si u tha mė parė, edhe me kėtė rast mund tė japim vetėm fragmente nga kjo fushė e gjerė e kulurės shumė tė lashtė, mė tė lashtė se ēdo religjion dhe ēdo normė tjetėr morale tė kodifikuar, nė ēfarėdo mėnyre, qoftė nga ēfarėdo bashkėsie tė shkallės primitive ose tė pėrparuar kudo nė botė.

Zakonet e ndryshme me ceremonial tė caktuar, veprimet magjike, nė shumicėn e rasteve lidhen me stinė tė motit, me festa, me ditė tė shėnuara, me pjesėn e caktuar tė ditės, pastaj me vend ose me objekt tė caktuar.

Disa "adete" bėhen nė pranverė, disa tė tjera nė vjeshtė, disa ditėn e ndonjė feste, tė tjerat ditėn e martė, tė premte, etj., kurse disa paradite ose nė mbrėmje, sepse "ashtu duhet", disa zakone lidhen me njė kodėr, me njė lis, me varre, me vende tė shenjta ose tė nderuara, dhe kėshtu me radhė.

Disa lidhen me fillimin ose me mbarimin e shumė punėve.

Zero Cool
20-04-13, 13:06
Ora e maleve


Ora e maleve: eshte figure e mitologjise popullore shqiptare , e cila perfytyrohej si nje grua apo si nje gjarper.

Ajo besohej se jetonte ne male, fusha,ne pyje , ne kroje ose prane njerezve,dhe i ndihmonte a u sillte fat zemermireve dhe ndeshkonte te keqinjte.

Oret mund te kene qene nje lloj zanash qe thirreshin me emra perkedheles si " qofshin te bardha", "ato te mirat", ato te lumturat" pa ua permendur emrin.

Ora ishte ndoshta krijesa mitologjike me e perhapur tek shqiptaret.Nje shtepi nje fis apo nje njeri mund te ket pasur oren e vet.Madje besohej se edhe nje zane e maleve kishte oren e saj.

Oret jane te mira apo te liga.

Bekimi dhe mallkimi shpesh behej nepermjet ores.

Braktisja nga ora do te thoshte fatkeqesi per personin apo grupin.

Zero Cool
20-04-13, 13:08
Shtoi-Zo-Vallet - Shtojzovallet


(Tė lumet ose Tė Bekuemet) e kalojne jeten ne orgji sensuale, perrreth tryezave e burimeve, tue pi, kendue e vallezue.

Ato i gjymyrojne njerezit, i cmendin ata, i kthejne ne gure, i truejne, i vrasin -- me fjale te tjera i shitojne. Ushqimi i tyne āsht i perafert me ate te zotave greke, esence lulesh, mjalte, vene, etj.

Fjala Shtoi-zo-vallet conoton dy gjana, 1) natyren e tyne orgjiake, dhe 2) friken se mos te shitojne.

Thėrriten shtoi-zo-vallet, te lumet, dhe te bekuemet, nga frika se mos te ndigjojne sepse ato janė kudo, dmth. me ju bā qefin sepse ato janė tė padukėshme dhe mund te jenė duke pėrgjue.

Me i sha Shtoi-zo-Vallet āsht njilloj sikur me pėrmendė emnin e disa pėrsonazheve nė filmat horror, ngase, edhe ato rrinė tė mshefuna dhe ndigjojnė e vrejnė se ēka bajnė njerzit.

Shtoi-zo-vallet nuk janė vetem femna. Ato mund tė jenė edhe djem tė ri, ose edhe krijesa te ndryshme nga njerzit. Njerzit nuk e dinė sesi janė shtoi-zo-vallet me u pa, spese ata qė i shohin ato, i shohin vetėm njiherė--at'herė kur kanė shkelė nė territorin e tyne dhe marrin dėnimin.

Nuk duhen ngatėrrue me Zanat dhe Orėt. P.sh. āsht e pakonceptueshme qė nji shtoi-zo-valle t'a ketė ndihmue Gjeto Basho Mujin me marrė fuqi. Mirėsia dhe frymzimi nuk janė nė natyrėn e shtoi-zo-valleve.

Gjithashtu, tė-lumet, nuk kanė nevojė pėr dhitė e egra me brina ari me u dhanė fuqi sepse fuqia e tyne āsht e pashterrėshme.

Zero Cool
20-04-13, 13:11
Mitologjia dhe demonologjia shqiptare.




xY85Ow-7SaQ




5wt_LhQxwDw




6XI1oSTutyg




Q6FJgDNK9y8

Zero Cool
20-04-13, 13:22
Hyu i jetės - Poseidoni ( Dodoni , I Miri)



Poseidoni(Pujisėsi i Dodonit,bujisėsi i Dodonit,bujitje ose pujitje ėshtė dukuria qė i shfaqet syrit nė buzėt e burimit tė ujit , qė vjen nga thellėsia e tokės ) i biri i Kronit dhe Reas , vėllai i Zeusit dhe Hadit dhe hyjnia kryesore ne panteonin pellazg Olimp -Dodone .Pasi rėzuan nga froni tė atin Kronin ,tre vėllezėrit Zeusi ,Poseidoni dhe Hadhesi ndan pushtetin.

Poseidoni qe i dyti, me i rendėsishmi , pas Zeusit e midis hyjnive. I takoi tė qe i gjithėpushtetshmi i deteve dhe ujrave , nė tė shkuarėn ky qe atributi mė i qėnėsishėm i Kronit .

Ai shfaqet nga thellėsia e tokės si burim i ujit jetėdhėnės ,por qė njėherazi ėshtė lėnda kryesose e trupėzimit tė gjithėēkaje qė ekziston nė planetin tone.

Poseidoni ėshtė kuptuar si Hyjnia pėrgjegjės i lėngut tė jetės ,ujit, nė planet.Ai identifikohet Hyjnia e rrjedhjes dhe e qarkullimit te vazhdueshėm ,i qetesise dhe i furisė maramendėse ,i paparashikueshmėrisė dhe i mistershmėrisė.

Bujar dhe mirėtor .jetėmbajtes dhe ndėshkues pėr kėdo qė se nderoi , dhe pėr njė ēast e pėrbuzi ,ky ėshtė i Miri , Poseidoni, pėr detar ,peshkatar, buzalumas e bregadetas..

Tė gjithė tė lashtėt e pranojnė se Poseidonin e adhuronin mė sė tepėrmi Ilirėt dhe Epiriotėt pellazg.

Simboli i tij , i qėnėsishėm,ėshtė cfurku tridhėmbėsh , skeptri me tė cilin ai mbante fortė ujin e detit pas tokės dhe kapej lehtė pas ēdo sendi ,njė symbol ky qė haset dhe si skepter , edhe pse nė minjaturė , qė mbahej nė dorėn e djathtė edhe prej Faraonėve.

Nuk do shumė ta kuptosh mendėsine e tė lashtėve ,qė mendonin se Poseidoni e mbante tė pashkėputur ujin me tokėn me ndihmėn e tridhėmbėshit sepse me sa duket ata e kishin provuar se tridhėmbėshi qe mjeti mė efikas pėr tė fiksuar diēka pas tokės.

Kėshtu,edhe ne ,fare thjeshtė duam tė besojmė se Poseidonit i ėshtė atribuar mveshur, misteri i pashkėpuetshmėrisė tė ujit nga toka ,pra ėshtė njė pėrpjekje pararendese pėr tė spjeguar tė vėrtetėn e tėrheqjes sė gravitacionit, dhe pse jo , kjo tė qe mėnyra mė e saktė e spjegimit tė lidhjes sė ujit me tokėn prej tė lashtėve..

Kėtu mendoj se e ka bazėn dhe pėrfytyrimi i pandarė i Poseidonit nga skeptri tridhėmbėsh i tij.

Simboli tjetėr kuptimplotė pėr Posejdonin ėshtė delfini njeridashės dhe udhėrėfyes .

Delfini(qė spjegohet me bashkimin e dy foljeve te shqipes del – hin, ashtu si shfaqet delfini vertet ne det) ėshtė qėnia mė e adhuruar e ujrave te Jonit.Kush i ka njohur nga afėr kėto qėnie ėshtė mrekulluar prej humanizmit dhe fisnikėrise se tyre Si te njerėzit, delfinėt e kanė shumė tė zhvilluar tiparin e komunikimit tingėllor .

Detajonasit e adhuronin ketė krijesė,dhe jo pak prej tyre kishin provuar mirėsine e kėtyre krijesave . Detajonasit jo vetėm sė lashti , por edhe sot besojnė se Ata janė lajmėsit e tė Mirit tė Jonit.

Tė lashtėt besonin se Poseidoni kishte seline nė Jon tė kaltėrpraruarin me 145 ditė tė bukura me diell ,qė pėrshėndritet edhe nė mot tė keq nga shkrepėtimat e malit tė Ēikės(mali I Vetėtimave) . Pse ata zgjodhėn pikėrisht Jonin .A e dinin vallė ata qė thellėsia maksimale e deteve tė tė gjithė Mesdheut prej 5121 m ndodhet pikėrisht nė jug tė detit Jon.

Kėtė tė vėrtetė befasuese e dinin vetėm ata tė lashtė qė ishin tė lidhur ngushtėsisht me detin dhe ja dinin mirė ēdo tė fshehtė a mister tė tij.

Detajonatit dhe Adriatikasit ia njohin karakterin hyjnisė sė deteve tė tyre .Ata e duan atė , si tė afėrmin e tyre, dhe nuk e ndajnė nga jeta e tyre, sepse e besonin dhe e nderonin Poseidonin si hyjninė e jetės.Ai pėrkujdesej pėr ta qė nga kroni(Burimi)deri nė det ku ai kishte seline .

Poseidonin e falnin ne gjithė siujdhesėn e Hemit(Ballkan) nga bjeshkėt e thella ku nisin rrjedhėn lumenjtė e deri ne detin Jon dhe Adriatik.

Adhurimin pėr Poseidonin e gjejmė nė dėshmi arkeologjke pėr gjatė vijės bregdetare nga grykėderdhja e lumit Drin nė veri deri nė grykėderdhjen e lumit tė Bardhė(Akelou tė lashtė) (Aspropotamo) ne jug.

Nuk ėshtėn rastėsi, qė nė kėtė gjatėsi kilomertike (Iliro _Epiriote) gjenden :
Tempuj pėr Poseidonin : (Shkodėr, Apoloni, Antigonea, Foinika, Athamania);

Mbishkrime pėr Poseidonin mbi rasa guri (Salari e e sipėrme , Leshnjė, Kamēist, rrethiTepelenė); qytet nė Sarandė(Poseidi).

Interes paraqet dhe simboli i sakrificės pėr Poseidonin , qė qe njė Dem i badhė qė njėherazi ka qėnė edhe simbol i Epidamnit mitik, qė kish pėrfunduar sė ndėrtuari mė 627 para krishtit (Durrėsi antik) dhe qė pėr totemė tė tij mendohet ta ketė pasur kokėn e kėtij demi hyjnor .

Kėtė fakt e bėnė tė besueshėm etimologjia e emrit Epi- Damn . Ēdo studiues i vemendshėm do tė dallonte dy fjalėshin Epi (Kokė,E epėrmja ) dhe Damn( Damaz ).Demi i padlirur i bardhė (qė edhe sot po tė haste besohet si fatsjellės dhe ogur mire) duhet t’i jetė bllatuar Poseidonit nga qytetarėt e Epidamnit .

Kjo duhet tė jetė edhe arėsyeja , pse nga durrėsakėt autokton festohet mė 22 qershor njė festė pagane ,qė e njohin si festa e detit.

Sipas disa rrėfenjave , kėta adhurues te Poseidonit , Epidamnasit e lashtė kishin mbret Epidamnin qė kishte njė vajzė te bukur tė quajtur Melisa ,e cila e adhuronte detin. Poseidoni mahnitej me kėtė krijesė tė bukur qe nė verė lodronte nė valet e Addriatikut e u dashurua pas saj .

Me tė pati edhe njė djalė, Dyrrahun Ky pinjoll hyjnor do ti ndėronte emrin e qytetit tė gjyshit tė tij,nga Epidamn nė Dyrrah.(Kėtė gjė na e rrefenė Apiani shek II, i cili shkruan : “….Dyrrahu ,tė cilin e konsiderojnė(vendasit) se rrjedh nga Poseidoni qė ,ndėrtoi pranė qytetit njė liman dhe i dha emrin Dyrrah..”)

Nuk ėshtė e rastit qė dhe nė Egjipt ,mė 297 p.e.r.PTOLEMEU II molos i kushtoi Poseidonit njė shtatore mbi 6 m. tė lartė ,njė vepėr arti e SOSTRATIT tė KNIDIT , qė u vendos nė majė tė Farit tė Aleksandrisė ,njėrės prej 7 mrekullive tė botės antike.

Pashkėputshmėria e detit me tokėn ka intriguar misterin e dėshirės sė Poseidonit mė Demetrėn .Ėshtė fakt se jashtė ujit atij ia rrėmbenin fuqitė retė dhe stuhitė, kėshtu qė ai,pėrjetėsisht do ta vuante pamundėsinė e takimeve dashurore tė destinuara tė mos ndodhin kurrėme Demetrėn qė e adhuronte .Kaq e zjarrtė qe ndjenja pėr tė sa nė brigjet shkėmbore tė Tragjasi ,ku ai dėshironte ta takonte Atė ēdo ditė , nė mėnyrė tė mistershme , nėpėrmjet tė ēarave ,qė vinin nga thellėsia e detit, i dhuronte asaj kristalet e kripės tragase.

Kjo mrekulli,qė tė mahnit , vazdon sot e gjithėdita si pėr tė treguar pafundėsinė e ndjenjės se Poseidonit pėr Demetrėn, Tragasasit e lashtė kėtė dhuratė tė Poseidonit ,ajo qė i jep shije jetės e shpėrndanė nė tėrė siujdhesėn e Hemit(Ballkanit) e mė pas nė tėrė Europėn e mė gjėrė..

Ēelja e pranverės ,shkrirjja e dėborave ,shirat e stinės ,bollėku i prurjeve tė burrimeve dhe tė lumenjėve ,ndėrimi i ujrave tė fjetura te dimrit ndėr dete ,i japin mundėsi mbretit tė tyre Poseidonit vetėm ta pėrqafojė Demetrėn me velin e ujtė .

Qe krijuesi i gjallesave te nėnujit ,veēmas njihet si krijues i kalit .Posejdoni goditi me sfurkun tridhėmbėsh shkumėn nga doli –Skibias(Skifias) kali i pare.Nga shkumba e valėve doli kali i pare kėtej mendohet ta ketė prejardhjen dhe emri i lumit Shkumbin(Genusi).

Nė luftėn e Trojės Poseidoni merr anėn e trojanėve. Zėmėrohet nė kulm me akejtė qė kanė vėnė ne veshtirėsi Trojanėt ,duke uturruar ….

E, beftė rrjedh ai nga malet
Gjurmėve tė tij hyjnore
Derdhen pėrrenjė pyjeve e maleve
Kater galope Egjeun e mbrin
E thellė zhytet nė detin e kristaltė
Te seli e motshme shkėlqimartė
Mbren me ngut kuajt patkoj bakėrtė
Tė shpejt si era krifartėt ēajnė detin
Ngjesh pėr vete gjerdanin e arte
Nė dorėn e majtė tridhėmbėshin e artė mban
E mbi koēi mire vend po ze
E vrullshėm hidhet pėrmbi dallgė
Peshq e bisha lodrojnė gėzueshem
Nėn hijen e hyut mbi dallgė
I hareshėm deti udhėn ia hap tė kalojė

Iliada 23.

Bashkė me Apolonin dhe Aiakun(Ai- akun) ndėrtuan muret e Trojės . Pelazgu qe biri i Poseidonit me Larisėn .

Poseidoni qe jo vetėm ati i Auosit(Vjosės).por edhe i tė 18 lumenjeve tė tjerė,bijėt e tij , qė derdhen nė detet Adriatik ,Jon,Egje dhe nė Detin e Zi nėpėrmjet Danubit.

Duke nisur nga skaji jugor , nė ujrat e tė birit , Akelout hyjnor (Akellos,Aspropotamos,lumi i Bardhė) Tetisi pagėzoi tė birin e saj Akil hyjnorin e mė pas rrjedh Arahti(Arahtos,qė tė le tė kuptosh qė rrjedh nga malet) ; Luri (Luros); Akeroni(Ėshtė kė roni),Aheros afėr Pargės;Thyami (Ēami,Kallamas;Bistrica (Syri I kaltėr dhe shumė syresh tė vegjėl qė derdhen nė Jon pėrgjat Rivjerės deri nė Karaburun,
Aty ku Joni takon me Adriatikun ,qė pėrball Shėngjinit me Neapolin arrin thellėsinė 1585 m.

E mė tej vazhdon Aosi(Vjosa dhe Drino);Semani ,meEordaikun (Devollin)dhe Aspi(Osumi);Shkumbini (Genus);Erzeni (burimet e Shėngjergjit);Ishmi (Tėrkuzi dhe lumi i Drojit);Ardaksani (Mati dhe Fani);Drili (Drini i Bardhė dhe i Zi);Buni (Buna)
Poseidoni i ēon ujė dhe Detit tė Zi nėpėrmjet Danubit, me Drinėn dhe Moravėn nė veri.Deti Egje pi ujin e Vardarit ,Vistricės dhe tė Pinos.

Konfigurimi gjeografik i tėtė kėtyre lumenjėve ,si njė piktogramė hidrografike , nga burimi deri ne grykėderdhje , krijon imazhin e njė kupe 5 kėndėshe tė stėrmadhe me fundkonik nė grykėderdhjen e Akelout nė jugė qė zgjeron bazėn drejt veriut ,nė verilindje Selaniku deri nė pikėtakimin e meridianit 22,5 oo me Danubin dhe nė veriperėndim nė vijėn Akelou ishulli i Sazanit deri nė pikėtakimin e meridianit 19.oo me Danubin .Krijohet kėshtu imazhi i njė kupe gjigande e denjė pėr tu kujdesur nga njė hyjni si Posejdoni.,andaj po e quaj thjeshtė Kupa e Poseidonit.

Burimet e kėtyre lumenjėve , qė rrjedhin pandalimisht , shpien ēdo ditė ujė tė fresket nė detet Jon , Adriatik , Egje dhe Detin e Zi e formojnė , pėrbashkėsinė e kupės jetėdhėnėse tė Poseionit .Kjo piktogramė pėrbėhet nga njė rrjet i dendur lumenjsh qė arrin njė gjatėsi 60323 km.

Pjertėsia mesatare e gjithė kėtij territori ėshtė 28%.Rezervat ujore tė Kupės jetėdhėnėse tė Poseidonit,qe pėrfshinė Shqipėrinė,Malin e ZI,Serbinė ,Kosovėn ,Maqedoninė ,Bullgarinė dhe Greqinė nė kuadratin gjeografik Veri (paraleli 45oo)Jugė(Paraleli 38.5oo)Perėndim (Meridiani 19oo) dhe nė Lindje (meridiani 22.5oo) e matur sipas gjeo-hidrografėve me vėllim mesatar tė prurjeve te lumenjve nė km3 ėshtė:-Shqipėri 41,2;Serbi,Kosovė,Maqedoni sė bashku 126,Greqi 67,3,Bullgari 17,9 ,pra vėllimi mesatar pėr tė gjithė kėtė rrjet hidrik ėshtė 252,4 km 3 ( kur Suedia dhe Islanda sė bashku e kanė 263,8 Km 3)
Lumenjtė e Kupės sė Posejdonit 31% tė ushqimit tė tyre e kanė nga ujrat nėntokėsore qė do tė thotė 78.2 km 3 ujė.

Mbulesa e gjelbėrt karakteristike nga 400 deri 1250 m mbi nivelin e detit ėshtė Dushkaja (Klimaksi) nė shumėllojshmėrinė e saj(Bunga,Shparthi,Bungėbuta ,Qarri,Valanidhi,Bulgėri,Ilqja ) ,si dhe ahishte,pishnaja dhe bredhnajat etj qė natyrisht ėshtė dhe filtri natyror i pa zėvendėsueshėm i ujrave tė ndotura mbitokėsore. .

Kjo mbulesė e gjelbėrt (ajo e dushkajės) favorizon bashkėjetesėn edhe rritjen e njė shumėllojshmėrie tejet tė konsiderueshme bimėsie tjetėr e qė dallohet pėr cilėsinė e bimėsisė eterovajore ,mjekėsore etjerė.Interesi pėr bimėt dhe rrėnjėt mjekėsore ėshtė tejet i lashtė , dhe pėr mė tepėr hobin pėr njohjen e bimėve e kanė pasur edhe mbretėr si Mbreti Genti i Ilirisė tė cilit i atribohet dhe zbulimi i vlerave kurative tė Gentianės

Nė Pesėkendėshin grykėderdhja e Akelout(Aspropotamo)lumi i Bardhė,Selanik (Thesaloniqi), Ohėr ,Shkumbin Vlorė (Aulonė ,A – Uli – Onė; A Ylli Jonė) biologėt njoftojnė te kenė numėruar rreth 3200 llojė bimėsh dhe prej tyre rreth 386 lule dhe rrėnjė mjeksore njė shumėlushmėri mahnitese ,qė banoret e kėtyra krahinave nė veēanti gratė i pėrdorin qė sė lashti nė praktika shėruese me mjaft sukses ,i edhe sot e gjithė ditėn , e qė pėr kėtė arėsye , pa hezitim do ta quajmė shėronjėtorja e POSEIDONIT.

Adhurimi i tė lashtėve pėr Poseidonit ėshtė transmetuar ndėr gjithė ballkanasit edhe si mesazh hyjnor jetėmbrojtės

Misteri i Kupės sė Posejdonit ka detyruar gjithkėnd,anekėnd kėtij areali ,pėr ta bekuar dhe ruajtur ujin dhe mburojėn e gjelbėr tė tij nė emėr tė jetės. Askush nuk ka guxuar te matet me Poseidonin ,nga qė me guximtarėt, nė jetė tė jetėve ,e kanė pėrjetuar fatalisht fuqinė e hyjnisė sė Ujrave dhe tė Detit .

Por ėshtė edhe mjė fakt tjetėr ,shumėkuptimplotė. Poseidoni na kujton ujin : si pėbėrėsi ,si lėnda mė e qėnėsishme ;si 70% e gjendjes nė cilėn do gjallesė a dukuri e jetės , qė ekziston nė tokė , nė tė gjithė shumėllojshmėrinė e shfaqjes sė saj.

Nė ciklin e jetės, Poseidoni ,si personifikim i ujit ,ėshtė lėnda kryesose e trupėzimit tė gjithėēkaje qė ekziston nė planetin tone.Uji, si pėrbėrės i gjithēkaje ,qė ripėrtėrihet e jeton nė planetin tone, ėshtė elementi pėrbashkuese i mistershėm, qė realizon qarkullimin e e lėndės organike ,qė u siguron harmoninė e sigurine e jetės ,zhvillim dhe jetėgjatėsi tė gjitha llojeve tė gjallesave.

Adhurimi pėr Poseidonin nė kėtė kuptim , nuk qėnka thjeshtė njė ndjenjė dhe besim pagan,mistik , por ėshtė thirrje e ndėrgjegjes ,njė kujtesė pėr tė Mirin e cilėsisė sė jetės.

Ai u martua me Amfitrian motra e madhe e Titonit Oqean, si pėr tė treguar zgjerimin e pushtetit tė tij drejt Oqeanit.

Zero Cool
20-04-13, 13:35
Dragoi dhe Kuēedra - I



Kėtu po shqyrtojmė dy prej figurave mė domethėnėse tė mitologjisė shqiptare:

Kuēedrėn e Dragoin, tė pandarė e njėherit armiq tė pėrjetshėm midis tyre.

Pėr tė mos ndodhur keqkuptime, duhet ditur qė nė fillim se emėrtimi Drako, Drakone, Dragon nė gjuhėt e ndryshme tė Europės ka pėrgjithėsisht kuptimin e njė Kuēedre, tė njė gjarpėri a reptili tjetėr, pėrbindėsh, ndėrsa nė shqip Dragoi eshtė hyjnia a heroi qė lufton kundėr Kuēedrės, nė ndihmė tė njerėzve.

Para se tė fillojmė zbėrthimin e imtėsishėm, ėshtė me dobi tė tėrheqim vėmendjen nė disa gjėra qė duhen pasur parasysh. Nė shqyrtimin e kėtyre dukurive ėshtė e domosdoshme, por disa herė dhe tejet e vėshtirė, tė dallohet e qenėsishmja e mė mirėfilltėsorja (origjinalja) nga ēka ėshtė e dorės sė dytė dhe nga ēka janė shtesa, ndėrthurje, ndikime tė mėvonshme.

Kuēedra, sidomos nė pėrralla, paraqitet me njė numėrtė pafund atributesh: njė pjesė e tyre janė me shumė vlerė e tė tjera tė dorės sė dytė; po ka syresh, dhe jo pak, qė nuk janė fare atribute tė saj origjinale, por pėrzierje, shtesa, ndikime nga figura tė tjera tė mitologjisė, ose ndikime nga pėrralla tė popujve fqinjė e nga Orienti. Nga ana tjetėr, ka atribute. tė mirėfillta e shumė tė rėndėsishme tė Kuēedrės, qė sqarohen mjaft mirė nė besimet popullore, po qė nė pėrralla e nė eposin legjendar tė Shqiptarėve nuk dalin fare.

Pėr tė nxjerrė si duhet nė dritė fizionominė e dukurisė, atributet mė tė mirėfillta tė saj, tė ardhura si formacione mė tė pastra nga koha e lashtė, ėshtė e domosdoshme qė mitet e besimet popullore t'i shqyrtojmė jo vetėm sipas dėshmive tė krijimtarisė artistike tė popullit, qė nga ana e tyre janė me mjaft vlerė, por edhe nė terren, atje ku gjallojnė faktikisht ato mite e besime, nė trevat mė tipike tė ruajtjes sė tyre, nė shtresat mė konservatore e nė pėrfytyrime konkrete: nė rite, nė praktika magjike, nė tabu, nė amuleta.

Pėrparėsia e punės kėrkimore tė etnologut dhe tė folkloristit qėndron nė tė dėshmuarit e dukurive nga burimet mė tė pastra tė maleve, nga mjediset mė tė virgjėra, atje ku ato pėrjetohen nė mėnyrė tė sinkretizuar me dukuri tė tjera shoqėrore e natyrore. Natyrisht, pėrtė gjeturtė vėrtetėn bindėse, duhet pėrqasja diakronike e sinkronike brenda viseve tė ndryshme tė truallit kombėtar dhe, nga ana tjetėr, marrjet e dhėniet me popuj tė tjerė fqinjė ose dhe mė tė largėt.

Nė pėrfytyrimet e popullit Kuēedra paraqitet kudo nė dy forma tė mundėshme. Nė formėn e parė (nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve), ėshtė njė pėrbindėsh, gjarpėr a njė reptil tepėr i stėrmadh po diku-diku pėrfytyrohet me pamjen e njė ngjale, tė njė breshke, tė njė bretkose a tė njė hardhuce.

Banon nė vende me ujė: nė shpella, ne kėneta, nė liqene nėntokėsore a mbitokėsore, nė det dhe komunikon me botėn e jashtme nėpėrmjet gurrave, nėpėrmjet vrimave nga del ujėt prej malit, nga shkėmbi. Kuēedėr, nga rrėshqanorėt, bėhet ai gjarpėr a bollė, qė nuk e ka parė njeri a gjė e gjallė pėr disa vjet: diku caktojnė 3 vjet, diku 7,9,12; diku thonė se nuk duhet ta shohė njeriu pėr 50 a 100 vjet, qė tė shndėrrohet nė Kuēedėr.

Nė shpellė e ujėmbajtės nėntokėsorė, Kuēedrathith bereqetet e gjėrat ushqyese tė fshatit. Kėshtu rritet e shėndoshet tepėr, sa lėviz me vėshtirėsi; i gėrvishtet lėkura prej gurėve dhe shkėmbinjve; besohet se nga kėto gėrvishtje qė e bėjnė t'i rrjedhė gjak, disa gurra rrjedhin shpesh tė skuqura "me gjak Kuēedre".

Ja njė gje dhe mjaft domethėnėse: "Disa herė nė vjetė Gurra e Hajmelit qi del rranxė Malit tė Bardhė, qet gjak pse aty asht ndrye mbrendė Kulshedra qi varroj Lleshi i Zi, e ka danat e tija nė krye. Kuer i dhem varra, shpėrthen gjak e prandej del uji i pėrziem me gjak; bishtin e ka nė Munellė. Ashtu nė Mal tė Velės, nė Kryezez, asht nji gurrė e madhe, pėr disa ditė rresht qet gjak. Atyashtkulshedra e varrueme".(N. Suma, Mitologjia..., f. 38)

Kuēedrat u ndalojnė njerėzve ujin e burimeve dhe tė liqeneve, shkaktojnė thatėsirė e kėshtu dėmtojnė bereqetet e bagėtitė. Pėr t'u lėshuar ujin banorėve tė maleve a tė fushave, duhet t'i taksnin nga njė njeri, pėgjithėsisht vajzė, nė raste tė tjera bagėti.

Tregohet mandej se burra "me punė" (Dragoj) kanė vajtur me guxim e trimėri, kanė mbytur Kuēedrėn, kanė prapėsuar flitė dhe i kanė ēliruar ujin popullit. Besohej se Kuēedra e kishte kokėn nė majė tė malit dhe bishtin nė det, nė liqen, a nė ndonjė lumė aty afėr: "Kryet e Kuēedrės nė majė tė Munellės e bishti nė det", "Kryet e Kuēedrės nė majė tė Velės e bishti nė lumė tė Fandit".

Sė dyti, Kuēedėr mund tė jetė dhe njė grua e vjetėr dhe shtatmadhe. Tė qenėt Kuēedėr mbahet e fshehtė.

Kuēedra, gjithnjė femėr, shkakton furtuna e breshėr qė prishin bereqetet, shembin vendin, shkaktojnė

Pėrmbytjev Kuēedra grua lind e tillė, por nė njė familje ku tė parėt e saj nga ana e nėnės kanė shkelur kurorėn brenda tre gjeneratave vertikale.

Kjo ndoshta ėshtė njė mbijetojė e mjegulluar e sė drejtės sė amėsisė, rnartesės me grupe.

Sipas besimeve popullore, Dragoi mund tė jetė mė shumė njeri, gjithnjė i gjinisė mashkullore, po dhe dash, ka, kėndez, cinxami, po cjap jo, nė asnjė mėnyrė.

Njerėzit a gjallesat qė lindin si Dragua kanė forcė tė mbinatyrshme. Njeriu dragua lindme "kėmishė veshė"e me "fletė a krahė te sqetullaf'.

Nė labėri thuhet: "ndodh qė kur lind njė foshnjė mund tė jetė pėshtjellė nė njė cipė tė hollė si pėlhurė. Besohet se kjo cipė ėshtė njė kėmishė. Dhe se ai qė lind me kėmishė do tė ketė fat tė mbarė dhe lumturi. Kėmishėn ia heqin foshnjės pa folur dhe e marrin dhe e lajnė. Pastaj ia japin nėnės sė foshnjės; dhe kjo e ruan nė fund tė arkės". (R. Alikaj, Zakone... pėr lindjet, f.27). Pra del se ky fėmijė ėshtė "me punė", e jo si tė tjerėt. "Kėmisha" nė lindje ėshtė cilėsi e njeriut tė mbinatyrshėm.

Dragoi ėshtė i tillė pėr tė luftuar kundėr Kuēedrave qė sjellin shkatėrrim nė jetėn e njerėzve, nė bereqete. Dragojtė, nė ndeshje mė Kuēedrat, fluturojnė nga njė mal nė njė tjetėr. Ku ka Dragua, ka mbarėsi, pėrparon familja, fisi, fshati a krahina.

Njerėzit e pėrmendursi luftėtarė tė dėgjuar besohet se kanė qenė Dragoj. Njė nga veēanėsitė kryesore tė dragoit ėshtė trimėria. Ai ėshė i lindur pėr ndeshje tė mėdha. Besohet se, atė qė ėshtė Dragua, as pushka nuk e zė.

Nė vlerėsimin e kėtyre figurave duhet tė marrim nė konsideratė se ato gjatė shekujve nuk kanė mbetur statike, por kanė qenė nė evolucion tė vazhdueshėm. Qė prej shumė shekujsh ato rrojnė si mbijetoja tė cungura tė botės sė lashtė, veēse tepėr tė shndėrruara.

Pėrgjithėsisht, hyjnitė e demonėt e paganizmit kanė cilėsi pozitive, po dhe negative njėherit.

Nga tė dyja figurat nė fjalė, duket sikur njėra ėshtė krejtėsisht e mirė dhe tjetra krejtėsisht e keqe. Nė fakt, kėtu ka edhe njė ndikim tė feve monoteiste, pa e mbivlerėsuar kėtė.

Por, nga ana tjetėr, edhe te Kuēedra gjejmė herė-herė cilėsi pozitive (nė pėrralla, nė rite a nė besime), qė dalin tėrthorazi. Sipas besimit popullor, nė Alpet e Shqipėrisė, ajo shtėpi qė ka njė anėtar tė saj Dragua, ka mbarėsi e pėrparim tė madh nė njerėz e nė ekonomi, por do tė ketė mė shumė nėse nė atė shtėpi do tė kishte edhe njė grua Kuēedėr. Fshati qė ka Kuēedėr, thuhet diku, ka mbarėsi tė madhe nė bujqėsi e nė blegtori. Kuēedra, grua, me frymėn e saj i thith prodhimet ushqyese prej gjithkahė dhe fshati pėrparon e pasurohet.

Ndėrsa fshatrat prej nga i thith ato, varfėrohen e ekonomia nuk u ecėn mbarė. Fakti qė dikur, sipas besimeve, i bėnim flijime Kuēedrės, tregon se sė herėshmi atė e kanė nderuar e hyjnizuar qė t'u sillte tė mira e tė ndalohej nga ēdo veprim i saj dėmprurės.

Ėshtė njė kult qė detyron flijime ndaj forcave shkatėrruese tė natyrės.Kuēedra paraqitet dhe me pamjen e njė gjarpri gjigand; nga ana tjetėr, heroi Dragua qė ndeshet me kundėrshtarin na paska nė bark niė, dy, tre a shtatė gjarpėrinj, nga e merr dhe forcėn. Pra ajo ėshtė gjarpėr gjigand e ky marrka focrėn nga gjarpėri. Kėtė e shpjegojnė vetėm rrethanat e rrugės sė gjatė evolutive me pėrzierje, copėzime, dyzime.

Pėr nga veēanėsitė e saj, Kuēedra paraqitet pėrgjithėsisht si njė hyjni e tokės e mė fort e nėntokės Qeta e saj kalon nė shpella a nė ujėra nėntokėsore). Po, nga ana tjetėr, ajo ėshtė sjellėse e shtėrngatave, e breshrit, e pėrmbytjeve ose dhe e kundėrta: shkaktare e thatėsirės, duke i ndaluar qoftė dhe ujėrat qė "bien nga qielli".

Pra, del dhe me tipare tė njė hyjnie qiellore. Edhe Dragoi, njė nga mjetet e fuqishme tė luftės kundėr Kuēedrės ka rrufenė qė vjen nga lart, pra rrjedhimisht na del dhe si hyjni e qiellit, madje e vetė furtunave, tė cilat janė bashkėshoqėruese tė domosdoshme tė rrufeve. Por ai ėshtė i lidhur shumė me tokėn, me bujqėsinė e veprimtaritė shoqėrore tė njerėzve, me bashkėsinė shoqėrore sė cilės i pėrket; ėshtė i vėnė krejtėsisht nė shėrbim tė saj, nė shėrbim tė veprimtarisė prodhuese tė popullsisė ndejtore.

Dallimi nė mėnyrė tė prerė nė vėshtrim seksi mes kėtyre dy figurave mendojmė se shpreh dallime sociale parahistorike, por si pėrfaqėsues organizimesh shoqėrore tė ndryshme, njeri mė i vjetėr e tjetri mė i ri.

Njė paralelizėm tė tillė e gjejmė dhe nė eposin serb e mendojmė se nuk ėshtė pa lidhje gjenetike me kėtė tonin. Kraleviq Marku mbyt Harapin me tri kokė, ashtu si dhe heroi ynė Dragua qė mbyt Kuēedrėn me tri kokė; ose Kraleviq Marku qė mbyt Vilėn e liqenit.

Me tė drejtė studiuesi amerikan i eposeve ballkanike, Albert Lord, vėren se kėtu kemi tė bėjmė me njė hyjni tė njė rendi mė tė ri, qė asgjėson njė hyjni tė njė rendi mė tė vjetėr; ai bėn nė kėtė rast njė paralelizėm me dukuri simotra tė Sumerėve tė lashtė tė Mesopotamisė. Kuēedra nė ndeshjet e saj ka si mjete shkatėrrimi shtrėngatat, breshėrin, pėrmbytjet, shembjet e tokės, dridhjet e saj, qė i shkakton me forcėn e vettė mbinatyrshme.

Por nė luftėn me Dragojtė, Kuēedra ka edhe mjete qė i pėrkasin thjesht gjinisė sė saj femėrore: me qurnėshtin e gjirit tė saj ose me "ujin" (urinėn) e saj i mbyt Dragojtė, i helmon. Nga kėto mjete tė rrezikshme Dragojtė ruhen shumė.

Kėto mjete janė tepėr domethėnėse nė anėn sociale kronologjike. Si hyjni e nėntokės qė ėshtė, ato mjete i pėrkasin edhe frytshmėrisė sė tokės (veti qė, me sa duket, ėshtė mėnjanuar mė vonė). Tė kujtojmė se gruaja Kuēedėr, nė pėrfytyrimet popullore, i ka gjinjtė shumė tė mėdhenj, qė i varen deri poshtė:"si kacekė gjize".Pėrtė mos u penguar nė veprimet e saj, ajo i hedh gjinjtė mbi supe e ato i varen prapa, nė kurriz.

Nė disa variante legjendash mitike e pėrrallash tregohet se Kuēedra me disa pika gjiri e ngin djalin, aq sa ai nuk ka nevojė tė hajė pėr disa ditė. Kur fle Kuēedra nė shpellėn e saj a nė mes tė pyllit, shkaktohet tufan i fuqishėm, sa tė rrėzojė shkėmbinj apo drunj shekullorė tė atij vendi; Kuēedra grua nė veprimet e saj fluturon sa nė njė vend nė njė tjetėr, me flokė tė gjatė e tė shprishur.

Nė kohė furtunash ndaloheshin gratė tė dilnin jashtė shtėpisė, (shtyrė nga besimi) se ato u bėheshin krah (ndihmėse) Kuēedrave dėmprurėse.

Tė tėra kėto shfaqje janė mjete demoniake tė veprimit, po njėherit zbulojnė dhe veēanėsi tė saj tė ruajtura nga lashtėsia, me simbolikė gjinore shumė domėthėnėse.

Vendi social historik i figurės sė Kuēedrės do tė dalė mė i qartė duke shqyrtuar mjetet me tė cilat lufton Dragro/kundėrsaj, pėrtambytur a pėr ta bėrė tė padėmshme. Mjetet e tij janė tė ndryshme e, me sa duket, pėrfaqėsojnė dhe shtresime historike diakronike.

Ai pėrdor drunjtė e pyllit, gurėt e mėdhenj, gurėt me vrimė, sidomos gurėt e mullirit; pėrdor topuzin, ushtėn, shigjetėn, koburen, pushkėn, por mbi tė gjitha fort domethėnėse janė rrufeja, parmenda (plori a zgjedha e saj), djepi i fėmijės, mullari i kashtės, furkėza e kalit, njė mur shtėpie i tėrė.

Nė veprimet e tij Dragoi njeri fluturon nga njė mal nė njė tjetėr, shpesh mbi kalin e tij, ose dhe pa kalė. Aty ku bie nė tokė, lė gjurmėt e kėmbės sė vet a tė kalit tė tij. Dragojtė luftojnė dhe tė vetmuar, por dhe dy, tre, shtatė a mė shumė bashkė.

Dragoi na paraqitet dhe si luftėtar me kalė apo pa kalė; ai hidhet nga mali nė mal, nė njė luginė, nė njė shkėmb "nėpunėt e tij". Ku bie, aty, mbi shkėmb, lė gjurmėn e kėmbės sė tij a tė kalit. Nė kėtė veēanėsi, thua se nuk ka ngjashmėri midis tij dhe shenjtorit islam tė sektit bektashian, qė tek ne quhet zakonisht Sarisalltėk, ose dhe me ndonjė emėr tjetėr?

Kontaminime nė mes dy figurave nė fjalė ka dhe kjo ėshtė ēėshtje pėr t'u studiuar nė mėnyrė tė veēantė. Por nuk ka dyshim qė Dragoi ynė dhe Sarisalltėku i legjendave mitike islame janė dy figura tė ndryshme nė origjinė e nė pėrmbajtje, edhe pse me ngjasime midis tyre.

Pėrdorimi i rrufesė si armė nė duar tė Dragoit tregon se kėtu kemi tė bėjmė me hyjni tė qiellit, pra me njė kryehyjni, siē ndodhte nė kohėn e lashtė dhe te Grekėt, Trakėt, Sllavėt, Persianėt etj.

Edhe Zeusi, Jupiteri, peruni dhe hyjni tė tjera, nė ndeshjet e tyre pėrdorin rrufenė, parmendėn. Pėrdorimi i parmendės (plorit a zgjedhės sė saj) tė pavėdyer (tė panėmur) si armė nga Dragoi ėshtė tepėr domethėnės si atribut i hyjnisė sė bujqėsisė. Kau ka njė rol tė madh si dragua.

Ai, sipas besimeve popullore, nė asnjė rast nuk fluturon po bėrlyket, gėrryen tokėn me brirė e me ta lufton. Edhe kjo flet pėr atribute qė i takojnė bujqėsisė, ashtu si dhe pėrdorimi i gurit tė mullirit ku bluhen drithėrat. Parmendėn bujku i maleve e linte tė varur nėn strehė, jashtė shtėpisė, me qėllim qė, sipas besimeve pėrkatėse, Dragoi ta kishte tė lehtė ta merrte pėrta pėrdorur nė punėt e tij. Pra, kėto lloje armėsh tė Dragoit janė simbole krejt tė qarta.

Nė tė vėrtetė, ėshtė krejt e qartė se veprimet e Dragoit pėrtė ndaluar furtunat shkatėrruese, breshrin, pėrmbytjet, shembjet qė prishin prodhimet bujqėsore, janė veprime mbrojtėse. Po kėshtu ndodh edhe me luftėn e Dragoit kundėr Kuēedrės pėr tė mėnjanuar thatėsirėn vdekjeprurėse, pėr t'u ēliruar njerėzve ujė tė bollshėm, kėtė mjet jetik pėr bashkėsinė shoqėrore, pėr prodhimtarinė bujqėsore e blegtorale.

Fėmija dragua pėrdor nė luftė djepin e tij e kjo, me sa mendojmė, ka tė bėjė me simbolin e monogamisė, tė atėsisė, pra tė kohės sė demokracisė luftarake, tė heronjve qė luftojnė me pėrbindėshat. Djepi paskėsh forcė magjike tė veēantė, nė duartė foshnjės Dragua, nė luftė me Kuēedrėn.

vijon

Zero Cool
20-04-13, 13:35
vijimi

Dragoi dhe Kuēedra - II



Njė simbolikė domethėnėse tė veēantė ngėrthen nė vetvete akti i mbytjes (vrasjes) sė Kuēedrės. Heroi ynė Dragua shkon nė kalė ose nė kėmbė te shpella e Kuēedrėspėr ta vrarė atė, qė t'u ēlirojė njerėzve ujin qė ajo ua ka ndaluar.

Me armėn e tij Dragoi duhet ta godasė patjetėr nė kokėn kryesore e mandej nė tė dytėn kokė, nė tė tretėn e deri sa t'ia presė tė tėra kokėt, se ndryshe ajo nuk mundet, nuk ngordh. Por nuk iu goditėn tė tėra kokėt, ajo bėhet mė e fortė, mė e tmerrshme e mė dėrnprurėse. Por, qė tė ngordhė pėrfundimisht, atė duhet ta hedhin domosdo nė njė liqen, nė lumė, nė det, nė njė pus, ku "pėr tre vjet krejt vendin e ka qelbun".

Nė kėtė rast, Dragoi, si dhe veprime tė tjera tė tij kur lufton me Kuēedrėn, na del si njė hero luftėtar a kalorės luftėtar, si hero mitik qė lufton pėrbindėshat.

Pasi vritet, Kuēedrės nuk i bėhen mė flijime, vajza, djem a bagėti. Ky akt simbolizon fundin e zakonit tė flijimeve pėr Kuēedrėn e nėpėrmjet saj tė forcave shkatėrruese tė natyrės e tė jetės shoqėrore. Pra, kemi kalimin nė njė rend tė ri, nė njė mendėsi tė re tė psikologjisė shoqėrore e tė riteve popullore. Tanimė ajo mbetet vetėm si njė kujtim i legjendave mitike, i besimeve popullore.

Po reminishencat e flijimit pėrsėri janė ruajtur nė rite e tabu. Kur ka furtunė a breshėr, nxjerrin jashtė njė fėmijė ose pelenat e njė fėmije, ose vendosin aty njė surrat me lecka; ndokund hedhin jashtė enė e mjete tė gatimit, diku hedhin dhe bukė e ushqime tė tjera.

Natyrisht, nė kohė breshri a furtune, hedhin jashtė edhe gjėra qė nuk mund tė jenė simbole flijimi, si vegla tė ndryshme tė bujqėsisė: shata, lopata, masha, kmesa, zjarr. Burrat shtien me pushkė nė drejtim tė qiellit duke thėnė fjalėt: "Largo! Largo! "Largo!" ose "Epja, Zot, Dragoit tonė!".

Pra, i ndihmojnė Dragoit nė luftėn e tij. Nė disa vise malore, sidomos nė Alpet e Shqipėrisė sė Epėrme, kur bie tėrmet, besohet se po luftojnė Dragojtė me Kuēedrat. Kur ndjejnė dridhjet e vendit nga tėrmeti, duke iu drejtuar qiellit, thonė lutjen: "O Zot, nepi Dragoit tonė bukė e bulshi, venė e raki, forcė e fuqi".(Sh.Gjeēovi, "Hylli i Dritės", 1936, nr. 10, f.487)

Veē tė tjerash, edhe ky fakt e shpjegon qartė natyrėn e Dragoit si hero kulture, prodhimi, pėrparimi. Dalin kėtu tipare tė tij si hyjni mbrojtėse dhe tė mbarėsisė sė prodhimit agrar. Ėshtė interesant nė ndjeshjen me Kuēedrėn edhe si subjekt mitik:

Djali a vajza shkojnė nė malin a shpellėn e Kuēedrės. Ajo don ta hajė vajzėn, ndėrsa kjo i thotė: "Jam bijė e diellit dhe e hėnės". Menjėherė Kuēedra shtanget, gurėzohet, zhduket. Po kėshtu ndodh dhe me djalin a vajzėn me yll nė ballė e me hėnėz nė kraharor, gjė qė tregon fitoren e hyjnisė sė qiellit mbi atė tė nėntokės, po njėkohėsisht kohėn e ndėrprerjes sė flijimeve. Fitojnė simbolet e qiellit

Edhe tabutė e ndryshme pėr Dragoin e Kuēedrėn kanė kuptimet e tyre simbolike domethėnėse: nuk i duhet treguar njeriu pėr akcilin se ėshtė Dragua, se ai menjėherė vdes. Pėr Dragoin e Kuēedrėn pėrdoren dendur eufemizma nė vend tė emėrtimeve konkrete: "nėpunėt e tij", "nė punėt e saj", "ėshtė njeri me punė"(nė kuptimin:"ėshte Dragua").

Thuhet se nuk duhet treguar qė burri a gjallesa ka shkuartė luftojė me Kuēedrat, se ėshtė mėkat. Jepen kėshilla qė burrit a djalit nuk i duhet thėnė: "T'u thafshin krahėt!", se ndoshta ėshtė Dragua me fletė dhe e dėmton e vdes. Kėtu, tėrė forca demoniake, e mbinatyrshme, qėndron te fshehtėsia, te e panjohura, te misteri si ndodh pėrgjithėsisht me forcat e mbinatyrshme.

Kemi tė bėjmė kėshtu me dy figura shumė komplekse tė mitologjisė shqiptare, por dhe me disa tipare tė pėrcaktuara qartė. Ėshtė e kuptueshme, se kėtu kemi rezultanten e njė evolucioni tė gjatė historik, por dhe me ruajtje atributesh tė pandryshueshme, qė nga kohėt e lashta.

Vėrejmė se nė disa raste roli i Dragoit i ka kaluar Shėn llisė ose Shėn Gjergjit nė luftė me Kuēedrėn ose, ndryshe, nė luftė me shejtanin, qė shkakton shtrėngata, breshėr e fatkeqėsi tė tjera. Ne eposin mesjetar shqiptar (tė mbledhur nė popull vetėm kėta dy shekujt e fundit), vėrejmė se ka jo pak raste tė luftės sė Dragoit me Kuēedrėn.

Mė e qartė nė kėtė vėshtrim ėshtė ndeshja e Gjergj Elez Alisė me Balozin e detit, qė e mbyt pikėrisht nė atė mėnyrė si mbyt Dragoi Kuēedrėn nė besimet e popullit. Mendojmė se me besimet nė fjalė pėr Dragoin kanė tė bėjnė dhe disa toponime bashkė me legjendat mitike mbi to, pėr tė ashtuquajturat "Gjurma e shejtit", "Gjurma e kalit tė Skenderbegut", "Gjurma e kalit tė Lekė Dukagjinit' e kėshtu me radhė.

Kėtė e vėrtetojnė nė njėfarė mėnyre edhe shpjegimet popullore ku thuhet se Skenderbeu ka qenė Dragua dhe kėrcente nga mali nė mal gjatė luftimeve dhe se aty ku ka rėnė ka mbetur gjurma e kalit tė tij. Figura historike tė njohura tė popullit shqiptar si: Skėnderbeu, Bajram Curri, Isa Boletini, Dedė Gjo luli, Mehmet Shpendi, Lleshi i Zi i Mirditės etj. besohej nė popull se kanė qenė Dragoj tė vėrtetė.

Besimet nė hyjnitė e shtrėngatės e tė kundėrshtarėve tė tyre, me disa tipare tė veēanta, janė tė njohura dhe nė popuj tė ndryshėm tė botės e doemos dhe nė fqinjėt tanė tė Ballkanit. Kėshtu, te Serbėt, rolin e Kuēedrės sonė e luan Alla,qė ka paraqitje gjysmėnjeri e gjysmėkafshė. Ajo shkakton shtrėngatat e prish prodhimet e arave.

Nė Kroaci rolin e Kuēedrave e luajnė Vilat, qė paraqiten dhe me tipare tė Amazonavee si hyjni tė natyrės sė virgjėr. Nė Bullgari, nė Hercegovinė, nė Serbi, me atributet e hyjnisė ndaluese tė shtrėngatės e tė ndihmės .Pėr njerėzit paraqitet Zmaja.

Besohej se trimat e mirėnjohur e figurat e tisnikėve legjendarė si Kraleviq Marku etj., kanė qenė Zmaj tė vėrtetė.

Njėjtė ata kishin armė tė tyre kryesore rrufetė, ashtu siē ndodh dhe me kur dragoin tonė, por nė mjetet e tjera simbolike tė luftės sė tij ai ndryshon.

Te Rumunėt, si shkaktare tė furtunave e tė breshrit paraqiten Lamiet, ndėrsa rolin e Dragoit kėtu e ka marrė Shėn llia, por doemos dukė ruajtur atribute tė paganizmit. Si hyjni e shtrėngatės ndėr popujt fqinj, sidomos te Bullgarėt, po diku-diku edhe tek tė tjerėt, njihet Shėn Germeni.

Figura analoge tė kėtij lloji i ndeshim dhe nė Greqi, si nė ishullin me banorė arvanitas Hidra pėr Kuēedrėn, ndėrsa rolin e Dragoit e kanė pėrvetėsuar disa shejtorė si Shėn llia e me radhė.

Kjo dukuri ka tėrhequr vėmendjen e dijetarėve tė ndryshėm. Janė shprehur mendime pėr origjinėn gjeo-etnike tė hyjnisė sė shtrėngatės dhe kundėrshtarit tė saj tė pėrjetshėm. Studiuesi bullgar M.Amaudov e lidh kėtė dukuri me hyjni tė Trakėve tė lashtė.

Nga disa autorė ėshtė shprehur mendimi se legjenda mitike qė tregon Shėn Gjergjin duke mbytur Kuēedrėn, e ka origjinėn te kulti dhe mitet e Kalorėsit Trak, duke hedhur poshtė prejardhjen greke tė kėtij miti.

Nė studimin e tij pėr perėndinė mė tė lashtė serbe, V.Ēajkanoviq disa hyjni tė lashta tė atij vendi, si: Svetovidi, Krajleviq Marku etj, i barazon pėr nga prejardhja me Kalorėsin Trak. M.Lamberci thekson se nuk ka gjetur te popujt fqinjė njė ekuivalent qė i pėrgjigjet nė karakteristika Dragoit, sado qė kanė dhe emra e disa tipare tė pėrbashkėta.

Ai nėnvizon se Dragojtė shqiptarė kanė ngjashmėri tė madhe me gjigandėt e lashtėsisė greke, me ata luftėtarė tė fortė qė u ngritėn kundėr qiellit.

Ėshtė me interes tė vėrehet njė element paraleleje besimi nė mes tė Rumunėve e Shqiptarėve: Te Rumunėt, gjarpri, tė cilin pėr shtatė vjet nuk e ka parė njeri, humbet bishtin dhe fillojnė t'i dalin kėmbėt (putrat). Atėhere gjarpri kėrkon e pi qumėshtin e parė tė njė lope. Pas kėsaj, po nuk e pati parė edhe pėr shtatė vjet tė tjera njeriu, gjarpri bėhet Vuivrė (gjarpėr pėrbindėsh).

Pėrsėri, po nuk e pa njeri dhe shtatė vjet tė tjera, ai bėhet Dragua (nė kuptimin shqiptar: Kuēedėr). Nė veprimet e tij, ai lėshon zjarr nga goja.

Kėtu kemi ngjashmėri qė e kanė gjenezėn doemos nga lashtėsia, ndoshta te elementė kulturorė tė pėrbashkėt iliro-trakė. Ka dhe gjėra qė i dallojnė besimet shqiptare nga ato rumune lidhur me kėtė metamorfozė, po thelbi, me sa mendojmė ne, ėshtė i pėrbashkėt: "pauparė nga njeriu", pėrshtatė vjet dhe: "nxjerr zjarr nga goja"(C. Prut, "Imagerie...", f.69).

Duke folur pėr hyjnnė shqiptare tė shtrėngatės, breshrit, qė njihet nė Alpe dhe me emrin Verbd, Shurdh ose Rrmoria, F.Nopēa mendon se mbase nuk ėshtė e guximshme tė vėrehet kėtu Zibelsurdusi i Trakisė qė, sipas ti}, ka mbetur nėpėr shekuj tė stuhishėm ė vetminė e maleve tė Shqipėrisė. Disi afėr me Nopēėn dhe nė mėnyrė tė pavarur prej tij, arrin po nė ato pėrfundime dhe M. Eliade (De Zalmoxis... f.59-61), i cili sheh te Gebeleizis njė perėndi trake tė shtrėngatės, disa elementė pėrbėrės, tek i cili kanė mbijetuar deri nė kohė tė re nė emrin e Shėn llisė, qė gjuan me rrufe.

Edhe ndėr Shqiptarė Dragoin rrufehedhės kundėr Kuēedrės nė disa raste e ka zėvėndėsuar Shėn Gjergji ose Shėn llia. Ėshtė i arsyetuar mendimi i S. Zeēeviqit, qė thotė se nė tiparet e hyjnive serbe tė shtrėngatės duhet tė shihet njė sinkretizėm i lashtėsisė ballkanike dhe elementė besimi tė sjella me vete nga Sllavėt e Jugut kur u vendosėn nė Ballkan.

Popujt e lashtė tė kėtij Gadishulli, ashtu si dhe ata tė Mesjetės, tė ndodhur fqinjė e me tė njėjtat fate historike, nė rrjedhė tė shekujve kanė dhėnė e kanė marrė midis tyre nė vėshtrim social-ekonomik e jo mė pak dhe nė fushėn e etnokulturės.

Ėshtė krejt e natyrshme qė tė kenė dhėnė e marrė nė mėnyrė tė domosdoshme dhe nė fushė tė mitologjisė e tė riteve. Pra, do tė kemi njė lloj sinkretizmi edhe nė lėmė tė demonologjisė, natyrisht nė elementė tė veēantė tė saj.

Nga ana tjetėr, nuk mund tė mos gjejmė njė lidhje gjenetike e vijueshmėrie nė mes

Dragoite Kuēedrės shqiptare dhe tė Hyjnisė Kalorės tė dėshmuar ndėr llirė e ndėr Trakė: ruhen nė figurat tona atribute mjaft arkaike e interesante, tė veēanta te hyjnitė luftėtare: "gjurmėt e shenjtorėve a tė kuajve tė tyre tė ruajtura nė viset shqiptare, pavarėsisht nga ndonjė ndikim i vonė, si jehonė e dukurive tė posaēme tė lashtėsisė nė kėtė shtrirje gjeografike; legjendat mitike tė luftės sė trimit fisnik me pėrbindėshin qė del nga liqeni, nga shpella a nga deti.

Ato raste janė tė shumta e domethėnėse. Ato kanė zėnė vend tė rėndėsishėm dhe nė Eposin Mesjetar shqiptar, nė balada qė mendohet se i takojnė Mesjetės; gjithsesi janė paraturke.

Nė romanin "Florimont", me temė shqiptare, shkruar nė gjuhėn e vjetėr franceze nė shek.XII (1188) flitet pėr njė kalorės fisnik shqiptar qė bėn dyluftim me Pėrbindėshin e detit, i cili dilte ēdo ditė prej andej e kėrkonte pėr ushqim njė njeri a njė dash, (A. Hilka, "Florimont",... 1965-1984), tamam si nė njė variant tė baladės sė Gjergj Elez Alisė. Nė vėthė e nė stoli tė tjera prej bronzi, nė varrezėn arbėrore tė Krujės tė shekujve VII-VIII, ndeshet e punuar figura e kalit me kėmbė tė lakuara nė pozicion pėr t'u hedhur dhe, siē vėren edhe H.Myrto, kėtu kemi tė bėjmė me njė pėrfytyrim tė kalorėsit qė bėn hedhje fluturuese, ēka lidhet me besimet pėrkatėse.

Mendojmė se kėto lidhen gjenetikisht me hyjninė kalorės tė Japodėve, me hyjninė luftėtare ilire tė shoqėruar nga gjarpri mbrojtės, zbuluar nga N.Ceka nė Selcė tė Poshtme (Pogradec); po kėshtu dhe me motivin e paftės sė zbuluar nga Basler nė Gostilie (Liqeni i Shkodrės, Mali i Zi); ka dhe gjetje tė kėtij lloji nė truallin ilir e trak, pa harruar tė dhėnat e autorėve antikė pėr kėtė element.

Zero Cool
20-04-13, 13:43
Ylberi nė legjenda



Brezi (nė disa zona tė Dibrės sė Epėrme dhe Lumės quhet shoka), paraqet nė vetvete njė element tė pandarė tė kostumit nacional nė njė shumicė popujsh. Duke lėnė mėnjanė anėn estetike e etnografike, ne do t’i kushtojmė vėmendje vetėm traktimit mitologjik tė pėrdorimit tė tij tė domosdoshėm nė disa krahina tė Shqipėrisė sė Veriut.

Nė Dibrėn Veriore dhe nė Lumė mund tė dėgjosh njė legjendė tė tillė arkaike: “Njėherė ndrikulla shkoi mysafirė te kumara i vet. I ndodhur vetėmpėrpvetėm me tė nė shtėpi, kumarės i ra nė kokė ngasja tunduese e mishit, iu err arsyeja dhe u lėshua mbi ndrikullėn qė tė shkrehte epshin. Ajo, nga ana e saj, duke ndjerė tmerrin e kėtij incesti, doli me vrap nga shtėpia, e ndjekur nga kumara, kaptoi korije e pėrroska, gjersa mė nė fund kumara e arrit maje njė kodre, ku e ēnjerėzoi. Gjatė kohės sė mėkatimit, shokėn e saj tė zgjidhur e rrėmbeu era duke e kthyer nė ylber, si shenjė tė pėrjetshme tė kėtij incesti”.

Nė kėto krahina edhe sot e kėsaj dite, kur shohin ylberin, thonė: brezi (shoka) i ndrikullės. Duhet rrahur tė analizojmė raportet e ndėrsjella midis dy mitologjemave – ylberit dhe shokės – ne do tė veēojmė dy plane themelore nė studimin e legjendės. I pari – “sipėrfaqėsor”, qė cek motivin fundamental tė incestit dhe i dyti – “vertikal”, i cili na shpie nė arkaikėn e hershme dhe qė na lejon tė merremi me kėrkimet mito-filozofike, dhe gjithashtu, me mitologji krahasuese.

Sipas mendjes popullore shqiptare,mėkati ndrikull-kumar konsiderohet edhe mė i rėndė se motėr-vėlla. E mbėrritur deri nė ditėt tona, legjenda na pėrcjell njė mesazh tė natyrės didaktike. Subjekti i saj ėshtė i grishur t’i kumtoje receptuesit – para sė gjithash – qė “incesti ėshtė punė e keqe”.

Duke njohur tekstet e baladave tė lashta shqiptare, arrijmė nė pėrfundimin se incesti, pėr nga forca fatale, barabitet me gjėmat natyrore, p.sh., me pėrmbytjen e madhe. Nė njė shumicė tė tillė tekstesh mund tė gjesh elemente peripecish tė tilla: forcat e natyrės p-jesėmarrin nė marrėdhėniet e heronjve dhe pėrpiqen gjithėfarėsoj tė pengojnė incestin e pavetėdijshėm (kur motra dhe vėllai, pa ditur gjė pėr lidhjet e tyre tė gjakut, vendosin tė hyjnė nė mėkat, atėherė lind njė tufė zogjsh fatidikė, bie shi gjaku etj.).

Nė Eposin e Kreshnikėve tė shqiptarėve tė veriut, njėrit prej heronjve qėndrorė i ofrojnė tė zgjedhė pėr nuse mė tė bukurėn nga tridhjetė perritė e krahinės. Porse ai, i fyer, e hedh poshtė kėtė propozim me njė ligjėratė tė tillė tė pezmatuar:

“Zoti ju vraftė, more agėt e Jutbinės!
Po ku a ndie n’mjet tokės e t’qiellės
Se muer vllau motrėn e vet?
Qi tanė bijat e Krahinės ku janė,
Tanė si motra qi po m’duken!”.

Lind pyetja: pėrse ndėr shqiptarė, ndryshe nga njė shumicė popujsh, pėrfshi dhe ata tė gadishuliit ballkanik, incesti mbetet njė ndėr tabutė kryesore? Kėtu kemi tė bėjmė, ndofta, sė pari, me kultivimin e institucionit tė kumarisė (probatinisė) nė rrang shenjtnie dhe sė dyti, me kundrimin e martesės si akt simbolik i “pushtimit tė nuses” pėrmes “fitores mbi babanė apo vėllanė e madh”. Nė rastin e parė, ashiqare, ia vlen tė kthehemi nė kohėrat e shthurjes sė komunitetit primitiv, kur ndodh refuzimi i ngadaltė nga poligamia dhe, si alternativė e mundshme e martesės poligame lind “kumaria”, madje, dhe ndėrmjet mashkullit e femrės. Nė rastin e dytė jemi tė shtrėnguar ta kundrojmė arketipin e dasmės si fakt jo vetėm jetėsor, por edhe shpirtėror dhe mistik nė jetėn e njeriut.

Material tė begatė e origjinal nė kėtė drejtim na jep folklori – jo vetėm nė format e riteve dhe bestytnive, por edhe nė trajtėn e eposeve e pėrrallave qė kanė mbėrritur gjer tek ne. pėr ilustrim, vlen tė pėrmendim studimin antologjik tė Vladimir Propp-it, “Morfologjia e pėrrallės”, nė tė cilin rrėfehet pėr vriante tė ndryshme tė subjektit tė pėrrallės. Pėr shembull, pėr tė marrė princeshėn pėr grua, heroi i pėrrallės ėshtė i detyruar tė mundė Gjarpėr Gorinicin, Koshēejen apo ndonjė tjetėr pėrbindėsh, domethėnė, sipas Propit, tė ashtuquajturin “dėmtar” qė, si rregull, na del se ėshtė jo kush tjetėr pos babait (apo njė tjetėr njeriu tė afėrt) tė princeshės.

Pėrralla, pa dyshim, shfaqet jo vetėm pasqyrim i arkaikės mentale tė popullit, por edhe vetė sikur i i mponon njeriut tė lashtė ato apo tė tjera etalone etike. Kėtu vetvetiu tė shkon mendja te konkluzioni frojdist e tė gjeturit burrė pėr vete me funksionin e babait pėr gruan (apo nusen) si dhe pėr shkėmbimin e njėrit me tjetrin. Kėto shpjegime tė tabusė incestuale na duken nga mė bindėset, pėrderisa, njeriu i vjetėr zor tė ketė marrė erė nga nga kodet gjenetike dhe ashiqare, pak e ka vrarė mendjen mbi faktin se nga flligėshtia e pėrhershme e gjakut, herėt apo vonė, mund tė lindin nė familje monstra.

Megjithatė, vetė mendimi se vėllai qė martohet me motrėn e vet ka pėr borxh (qoftė edhe nė kuptimin simbolik, qoftė edhe nė nivelin e pavetėdijes) tė “triumfojė” mbi babain e tij, domethėnė, ta zėvendėsojė atė nė gjithēka ka tė bėjė me vajzėn, duke kryer nė kėtė mėnyrė atėvrasje simbolike, ky mendim duket e ka trembur njeriun dhe ka shkuar nė tė kundėrt me normat e tij etiko-morale. Kėsisoj, mbase pikėrisht pėr kėtė, martesa ndrikull-kumarė ėshtė konsideruar si mėkat edhe mė i madh se sa martesa ndėrmjet tė afėrmve me lidhje gjaku.

I rikthehemi ylberit dhe shokės. Nė zona tė ndryshme tė Shqipėrisė sė veriut, ylberi ka disa emėrtime: “brezi i Shėn Mėrisė sė Virgjer”, “brezi i Diellit”, “brezi i Zoodiakut” (P. Bogdani), “brezi i Perėndisė”, “Brezi i Havės”, “brezi i Muhametit” etj.

Pra, vlen tė theksohet se ylberi shpesh merrej si njėfarė dėrgese nga sipėr, si njė shenjė hyjnore. Nė tė tilla rrethana, legjendėn pėr ylberin ia vlen ta kqyrim si subjekt tė ngarkuar me didaktikė tė vonė religjioze, ku femra iu kundėrvu mėkatit seksual, ndonėse, e nėnshtruar me pėrdhunė, konsiderohet tashmė si martire dhe nė shenjė tė pastėrtisė dhe shenjtėrisė sė vuajtjeve tė saj, nė qiell shfaqet shenja hyjnore e dėrguar nga lart.

Nėse flasim pėr interpretim arkaik tė kėsaj legjende, duhet tė kujtojmė atė ēka mė sipėr pėrmendėm shkarazi. Dhe pikėrisht atė qė, incestin e pavetėdijshėm e pengonin vetė elementėt e natyrės, duke i shpėrqendruar pjesėmarrėsit potencialė tė incestit (po, dhe duke i gjymtuar) me gjithėfarė stihish. Pėrveē gjėmave tė ndryshme, enumėrohet edhe pėrmbytja e madhe, forca tragjike e sė cilės barabitet me gjėmėn e mėkatit, siē jo rastėsisht, do ta shohim mė poshtė.

Siē dihet, nė shumicėn e popujve ekziston pėrfytyrimi i dasmės sė pėrjetshme mes qiellit dhe tokės, madje, si rregull, toka paraqitet nė rolin e femrės, kurse qielli – nė rolin e mashkullit (egjiptianėt dhe disa popuj tė tjerė kanė tė kundėrtėn). Interesante ėshtė se dasma e qiellit me tokėn ka zanafillė incestuale (toka sė pari lind qiellin - Gea pjell Uranin – kurse mė pas e merr pėr burrė), ndonėse nė kėtė stad zhvillimi tė kozmogonisė, incesti nuk qortohet, por pėrpkundrazi, merret si njė gjė krejt e natyrshme dhe e domosdoshme (krahasojeni me subjektet e mėvonshme, kur lulėzon motivi i incestit, p.sh., me mitin e Edipit... ). Mjeti mė i drejtpėrdrejtė i bashkimit tė tokės me qiellin paraqitet shiu, vaditėsi, mėkuesi dhe pllenuesi i barkut bujar tė mėmė-tokės.

Rrjedhimisht, pėrmbytja – vepron nė llojin e vet si njėfarė katarsisi, qė pastron dhe nė tė njėjtėn kohė ushqen tokėn, simbolokisht muand ta quajmė veēse si njė akt seksual tė qiellit me tokėn (se pėrmbytja s’ėshtė gjė tjetėr veēse rrjedhojė rrebeshesh tė bollshme). Sipas dėshmive tė A. Afanasievit (“Pikėpamjet poetike tė sllavėve nė natyrė”, V.1, fq. 362), “njė legjendė bullgare pohon se para pėrmbytjes biblike, nuk ka patur ylber; po kur toka u tha dhe Noeja i solli Zotit fli, atėherė Perėndia i premtoi atij se pėrmbytje nuk do tė ketė gjer nė ardhjen e dytė tė Krishtit, dhe si dėshmi, na dhuroi ylberin e tha: “Pėrderisa tė shndrijė nė qiej ylberi – nuk keni pse tė frikėsoheni, po kur ylberi tė zhduket – kjo ka me qenė shenjė se dita e gjykimit tė tmerrshėm po afron...”.

Nė pėrmbledhjet me dorėshkrime tė vjetra apokrifike, thuhet “Ylberin e krijoi Zoti pas pėrmbytjes” (Pėrmbledhja Apokrifike e vitit 1531)... “pas pėrmbytjes, Zoti vuri njė hark nė qiell si shenjė dalluese pėr pėrmbytjen e dytė qė do tė ndodhė”... Ky ēast solemn lidhet me “dhjatėn” qė Zoti jehova i dha Noesė. Ja se si interpretohet kjo “dhjatė” nė enciklopedinė “Mitet e popujve tė botės”: “Zoti fillon me ndėshkimin e tokės pėr shkak tė mėkateve tė njeriut me rrotullimin e rregullt tė stinėve tė vitit pėrpara: “Nė tė gjitha ditėt e tokės, mbjellja dhe korrja, zhegu e thėllimi, dimri dhe vera, dita dhe nata nuk do tė ndalen” (8,22).

Noeja qėndron para Jehovait si stėrgjysh i njerėzimit tė ardhshėm dhe si Adam i ri qė merr nė fillim po tė tilla bekime: “shtohuni dhe shumohuni, dhe mbushni tokėn!” (9,11)”. (22,24). Dhe kėshtu, para nesh na del njėfarė rrethi i premtuar, kėtu vetvetiu mendja tė shkon te analogjia e formės harkore tė ylberit. Sidoqoftė, harku ėshtė veēse pjesa e dukshme e ylberit. A. Afanasjevi, nė veprėn e njohur “Pikėpamja poetike e sllavėve nė natyrė”, shkruan: “Forma gjysmėrrethore e ylberit tė ēon ndėrmend, dashje padashje njė unazė gjigande qė pėrqaf tokėn.

Nė Bavari atė e quajnė himmelring, sonnenring..., madje disa besojnė qė nė asnjė mėnyrė ajo nuk duhet quajtur me emrin e vet, porse vetėm nėpėrmjet eufemizmave “Unaza qiellore”, qė tė mos biesh nė pushtetin e djallit...” (1,358). Kėshtu pra, ē’do tė thotė “unazė”? Unaza ėshtė shprehje e qarkullimit tė natyrės dhe nė tė njėjtėn kohė, unaza ėshtė paraqitja e stėrlashtė simbolike e kohės. Kujtojmė se indianėt dhe keltėt e lashtė me “gjarprin qė kafshon bishtin e tij” – se pikėrisht me vizatime tė tilla, si rregull, janė gdhendur sarkofagėt dhe pėrmendoret e varreve tė lashta.

Meqė ra fjala, ekziston nė njė shumicė popujsh emėrtimi “gjarpėr i ylbertė”. “Nė trajtėn e njė gjarpri tė ylbertė lidhen pėrfytyrimet pėr frymėn e ujrave, gjarprin – monstėr, kristalin magjik (nė tė cilin pasqyrohet spektri ylberor), i cili shfrytėzohet nga magjistricat; ylberi asocionon me shiun dhe magjinė e plleshmėrisė”.

(Mitologjia. Fjalori i madh enciklopedik nėn redaktimin e E. M. Meletinskit, Moskė, 1998, f.462). nėse ylberi ėshtė shprehje e qarkullimit nė natyrė, atėherė, si dhe nė rrjedhėn e kohės, nė ylber ka njė gjysmėrreth tė ndritshėm, mbitokėsor, tė qiellt, apo, nėse e doni, hyjnor, sikundėr pjesa tjetėr ėshtė e errėt, nėntokėsore, e vdekshme.

Kėtu ėshtė krejt me vend tė kujtojmė pėr brezin (shokėn) si pėr gjendjen e parė mitike tė ylberit. Nė shumicėn e popujve, barku identifikohet me vetė jetėn (te indianėt e vjetėr barku konsiderohet si rezervuar i energjive “Agni”: “Nė letėrsinė postindiane agni konsiderohet gjithashtu nė aspektin fiziologjik si elemnt i organizimit tė gjallė – zjarri i “barkut” (“audaria)”. (Induizėm. Xhajnizėm. Sikhizėm: fjalor. Moskė, 1996): Ndėr sllavė vetė fjala “bark” ka patur kuptimin zanafillor “jetė”, “ekzistencė”).

Brezi (shoka) i lidhur pėrreth barkut mund tė simbolizojė qarkullimin e kohės, tė cilės, sipas dhjatės sė Perėndisė, i ėshtė e nėnshtrueshme gjithēka nė natyrė. Madje, sipas gjitha gjasave, ajo pjesė e brezit qė gjendet direkt pėrpara, domethėnė qė mbulon pjesėn e pėrparme tė barkut, pėrgjigjej pėr ditėn, pėr natėn, d.m.th., pėr ekzistencėn mbitokėsore tė njeriut; kurse ajo pjesė e brezit qė mbulonte shpinėn dhe gjendej mbas shpine, mbartte nė vetvete kuptimin e territ, natės, udhėtimeve nėntokėsore tė shpirtit (krahasojeni p.sh., me besimet e indigjenėve jugoamerikanė, pėr atė qė vdekja e shoqėron njeriun gjithandej, duke shkelur pas thembrave tė tij, d.m.th., duke u fshehur pas shpinės sė tij), kėsisoj, brezi shndėrrohet nga njė objekt veshjeje nė njė objekt tashmė magjik, nė fetish, nė talisman.

Pėrkatėsisht, kėputja ose humbja e brezit (siē mė sipėr pėrmendėm, kėputje e rrethqarkullimit tė kohės dhe jetės nė natyrė) ka domethėnien e humbjes sė mbrojtjes, koritjes apo dhe vdekjes. Njė interpretim i tillė i legjendės shqiptare tėcituar nė fillim, na duket mjaft i arsyeshėm. Duke kryer dhunė incestuale, kumara e privoi motrėn e tij (ndrikullėn) edhe nga brezi magjik, duke kryer mėkat tė dyfishtė ndaj saj.

Megjithatė, nga pikėpamja e vetėdijes arkaike, incesti ėshtė po aq akt seksual legjitim, sa dhe ēdo tjetėr lloj i kėtillė (material mbi kėtė na japin pėrvojat e kulturave pagane, tė ruajtura nė njė masė mė tė madhe ndėr sllavė, nė tė ashtuquajturėn “svalnie grjeha” (njė lloj orgjie seksuale pa dalim marrėdhėniesh farefisnore A. T), e cila ndodhte nė natėn e Ivan Kupalės), pas sė cilės shfaqej ylberi si simbol i plleshmėrisė dhe katarsisit mallėngjyes tė natyrės.

Te po ai Afanasjev, lexojmė: “... njė forcė magjike i jep Homeri brezit tė Kipridės, endun fijesh ari: nė tė fshihej gjithė hijeshia, miklimi i dashurisė dhe dėshira e fshehtė qė tundonte arsyen; duke pėrdorur kėtė brez, Hera e joshi Zeusin...”(1,360). Disa thyerje tė njėpasnjėshme na japin, megjithatė, shkas ta lidhim ylberin pikėrisht me lidhjen martesore mitike dhe plleshmėrinė. Pėrveē kėsaj, nė po atė libėr tė Afanasjevit, ka lidhje dhe legjenda e mrekullueshme lituaneze pėr Laumėn (nimfėn qiellore) dhe Zotin e naltė Perkunas (analog me Perunin sllav, rrufehedhės), ēka me tė vėrtetė tė ēon ndėrmend legjendėn shqiptare pėr lindjen e ylberit.

Siē duket, gjer te ne ka mbėrritur njė nga variantet mė tė vona tė legjendės pėr ylberin, e ngarkuar me didaktikėn e pėrditshme, ndėrsa, duke gjykuar nga pėrpjekja jonė e analizės mitologjike krahasuese, me tingėllimin e saj arkaik, kjo legjendė paraqet nė vetvete njė nga mitet margjinale kozmogonike tė krijimit tė botės nga martesa e tokės me qiellin.

Zero Cool
20-04-13, 13:46
Xhindėt nė Mitologjinė Shqiptare


Ashtu si Djalli, Xhindet kanė hyrė nė demonologjinė shqiptare nga sfera e demonologjisė sė feve monoteiste, konkretisht nga demonologjia islame, duke zėvendėsuar figura mė tė hershme tė mitologjisė primitive. Xhindet e betytnisė popullore shqiptare gjenden natėn gjithkund, jashtė nė kopėsht, apo nė nevojtore.

Vendet ku u pėlqen tė mblidhen janė cipat e rrėkeve, aty ku derdhen cikat a gjerbat e shiut nga pullazi. Ndaj njeriu nuk duhet tė ecė apo tė derdhė ujėt e hollė natėn pa thėnė destur dhe bismillah. Pėr po kėtė arsye bėnin kujdes edhe gratė qė tė mos hidhnin ujėt e nxehtė me tė cilin kishin larė kėnanė e nuses, se po tė digjnin ndonjė xhind, nusja do tė shkallohej.<br /> <br />

Nė krahina tė ndryshme besohet se zbresin netėve nėpėr pėrrenj, duke u rėnė daulleve dhe duke bėrė potere tė madhe. Nė Korcė nuk e lėnė ujin e tė vdekurit vetė nė zjarr, se thonė se e pinė Xhindėt.

Kurse nė Tiranė, kur e fusin foshnjėn nė djep pėr herė tė parė, nėn shtroja i shtinė njė gozhdė dhe njė qese pėrplot me fara liri, qė kur tė vinė Xhindet pėr tė marrė foshnjėn, tė harrohen dyke numėruar kokrrat e melit e tė mos i bėjnė keq fėmijės. Nė labėri, lehonėn nuk e lėnė tė dalė jashtė pėr dyzet ditė: thonė se po tė dalė pėrpara kėsaj kohe do tė shuplaket, sepse do t’i shkelė e kėshtu tė sėmuret e tė dalė mendsh.<br /> <br />

Kur janė duke kėnduar, nuk duhet tė thuhet se po kėndojnė Xhindet, por Shtojzovallet (Shtoj-Zot-Vallet). Edhe kėta zhduken me tė dėgjuar kėngėn e kėndezit: ‘…kėndoi kokoshi dhe iknė xhinėrit’ [Pedersem, Maro Pėrhitura].

Nė Veri, njė njeriu tė cilit i bie sėmundja e tokės, i thonė “Mos ke shkelė kund nė trevezė zanash?”. Shėmbėllyeshėm, sipas besimit popullor, njė njeri mund “tė shuplaket po tė shkelė nė sofėr (trevezė) tė Xhindeve.

Nisur nga kjo e dhėnė, ne na duket se Xhindi i besimeve popullore s’ėshtė, vec se njė Zanė e rrėgjuar dhe e kontaminuar prej njė prej figurave mė tė njohura tė demonologjisė islame Xhindi (‘xhini’ nė njėjės).

Dhe rastet kur nėn emrin e krishterė apo islam fshihen mbeturina tė figurave mė tė lashta mitologjike nuk janė tė rrallė. Thėrriten edhe Mirazt (p. sh., t’shplakin t’mirazt” , Shpat-Elbasan) e Xhine.

Zero Cool
20-04-13, 13:53
Hakmarrja e legjendės




Vėrtetėsinė e Mujit dhe Halilit nė fshatin Marinė nuk e konteston askush. Gurėt e kėtyre kreshnikėve, qė gjenden nė kėtė fshat, janė krenaria dhe njėkohėsisht burimi i njė frike tė vjetėr. Sipas banorėve, ata qė janė munduar tė ndryshojnė vendin apo formėn e gurėve tė Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnė mė.

Legjendat Muji dhe Halili, tė cilėt kanė jetuar vetėm nė imagjinatėn e shkrimtarėve, janė ringjallur nė njė fshat tė Drenicės.

Nė telin e Lahutės, ata edhe mė tutje shkulin lisa dhe peshojnė shkėmbinj. Muji dhe Halili kanė qenė dy malėsorė qė kanė pasur fuqi mbinatyrore. Ata, sipas legjendės, ishin shtatgjatė, muskulorė dhe me mustaqe tė gjata.

Madje, fshati Marinė i Drenicės ka njė lidhje shumė tė veēantė me kėta dy malėsorė. Kėtė lidhje e bėjnė mė tė fortė dhe tė prekshme tre gurė tė mėdhenj, tė cilėt qėndrojnė afėr shkollės sė fshatit.




http://i62.servimg.com/u/f62/12/42/55/59/oborr10.jpg




http://www.servimg.com/u/f62/12/42/55/59/prane_10.jpg






Brez pas brezi nė Marinė me rrethinė tregohen legjenda se si kėta gurė janė peshuar nga duart e Mujės dhe Halilit.Ndėrsa profesorėt e shkollės fillore nuk kanė nevojė t’ua vizatojnė nxėnėsve madhėsinė e gurėve nė dėrrasė tė zezė. Ata i kanė vetėm pak metra larg shkollės dhe fėmijėt kanė mundėsi edhe t’i shohin nga afėr.

“Sė pari kur i kanė gjuajtur gurėt Muji dhe Halili, si ka ra kėtu njerėzit kanė menduar qė ėshtė tėrmet, por kur ka ra ka shpėrthye uji”, rrėfen Kushtrimi i cili ėshtė nė klasėn e tretė.

Marinasit kėta tre gurė i ruajnė si sytė e ballit. Ata besojnė se kush i prek gurėt, mund t’i ndodhė ndonjė fatkeqėsi nė familje. Nė kėtė mėnyrė, gurėt janė ruajtur nga dėmtimi.

“Nuk kanė guxu, kush e ka prek atė janė domtu tė gjithė. Kush e ka prek iu ka kajt nana”, thonė njė banor i fshatit Marinė.Vėrtetėsinė e tyre nuk e konteston askush nė Kosovė. Madje as tė rriturit.

Ata besojnė se kėta tre gurė janė hedhur nga duart e Mujės dhe Halilit nga fshati Gradicė, i cili gjendet tri kilometra larg Marinės. “Para 150 vjetėve kėta gurė janė kėtu, dy kėtu e njė qatje. Thonė qė i kanė gjuajt prej Qyqavice, Tali e Muja kėta e Halili atė”, rrėfen Metush Hoti nga fshati Marinė, duke treguar me gisht gurėt e mėdhenj.

Madje edhe mėsuesit besojnė fort nė legjendėn e kreshnikėve. Kamber Hoti kėtė bindje ēdo ditė ia transmetohen edhe fėmijėve nė shkollėn fillore nė Marinė. Ai tregon se si kanė ardhur kėta gurė nė fshatin e tyre. “Ėshtė kap guri me dy duart, edhe ėshtė hulat edhe ėshtė hedh sa ka pas fuqi nė lartėsi shumė tė madhe. Kėsaj loje i kanė thėnė gurapeshė”, tregon ai.

Ndryshe nga banorėt, sociologu Shemsi Krasniqi thotė se legjenda qė ėshtė thurur pėr kreshnikėt Mujin dhe Halilin ka njė mesazh tjetėr. “Mesazhi i vėrtetė i saj ėshtė se fuqia njerėzore ėshtė shumė e madhe, dora e njeriut ėshtė shumė e fuqishme, mundet tė bėj ēudi, mund tė bėj mrekulli”, vlerėson Krasniqi.

Pavarėsisht kėsaj, mėsuesit dhe banorėt e fshatit Marinė e kanė ndėrmend t’i ruajnė kėta gurė, nė mėnyrė qė legjenda pėr Mujin dhe Halilin tė mos vdesė kurrė. “Si punėtor i arsimit kam propozuar qė t'iu sigurohet njė bazė, tė ruhen, por ku me gjet njerėz qė do ta kryejnė atė punė”, rrėfen Sejdi Mziu, mėsues i vjetėr nė kėtė fshat.

Kėta tre gurė janė krenaria dhe njėkohėsisht burimi i njė frike tė vjetėr tė fshatarėve. Ata qė janė munduar tė ndryshojnė vendin apo formėn e gurėve tė Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnė mė.

“Njė person e ka shpinė qatje, ia ka hek njė copė pėr me zidu njė bunar, atė dite iu ka sėmur njė djalė , i ka mbet sakat, tash ka vdek, por gjatė gjithė jetės u kanė sakat”, rrėfen Metush Hoti, banor i kėtij fshati.

Ndėrsa, mėsuesi Kamber Hoti di edhe njė rrėfim po kaq tė errėt pėr fuqinė mistike tė gurėve. &quot;Njė shtėpi nė lagjen time atje ka bė thyerjen e gurit tė madh, por ajo shtėpi e atij personi qė e ka thye gurin, ėshtė shuar, vetėm njė djalė prej asaj familjeje ka mbijetuar”, tregon mėsuesi.

Ndėrsa sociologu Shemsi Krasniqi vlerėson se frika qindravjeēare e banorėve ėshtė e natyrės psikologjike. Sipas tij, mosrespektimin e kultit e lidhin me fatkeqėsi. “Fatkeqėsitė gjithmonė ndodhin, por bashkėsia, popullata e projekton fatkeqėsitė si pasojė e njė veprimi qė nuk e ka respektuar kultin apo vlerėn qė e ka krijuar bashkėsia”, shton Krasniqi.

Ndėrsa kryeimami i Kosovės, Sabri Bajgora, ėshtė mė i drejtpėrdrejt. Ai thotė se banorėt e Marinės janė duke bashkėjetuar me njė frikė tė paarsyeshme, qė nuk ekziston nė realitet.

“Ky ėshtė njė besim i kotė, njė besėtytni, qė nuk ka tė bėjė absolutisht me tė vėrtetėn. Kėto janė vetėm trillime djallėzore qė janė ngulitur nga imagjinata tė sėmura tė njerėzve se nėse lėvizet ky guri do t'i ndodhė dikujt diēka nė familje”, thekson ai.

Edhe Don Shan Zefi nga Kisha Katolike e Kosovės mendon po ashtu se kjo ėshtė thjesht njė legjendė. “Ėshtė shumė e qartė se kemi tė bėjmė me njė mitologji. Fuqia e Zotit mund tė bėjė mrekulli, por nė kėtė rast, nė kėtė fshat, mendoj se kjo ėshtė thjesht njė legjendė dhe nuk ka tė bėjė asgjė me tė vėrtetėn”, thotė Zefi.

Por, mėsuesi mė i vjetėr nė fshat, Sejdi Mziu kėmbėngul se ajo nė tė cilėn besojnė fshatarėt nuk ėshtė e trilluar. Ai thotė se vėrtet kanė ndodhur raste kur njerėzit kanė vdekur, pėr shkak se janė mundur t’i dėmtojnė kėta gurė. Ai tregon disa raste tė punėtorėve qė kanė punuar nė ndėrtimin e rrugės. Sipas tij, shumica e atyre qė e kanė lėvizur njėrin gurė nga vendi tashmė kanė vdekur.

“Nuk ėshtė besėtytni, ėshtė fakt se tė gjithė ata qė jo me qėllime tė kėqija, por edhe me qėllimin mė tė mirė, kanė pėsuar. Prandaj kjo nuk ėshtė rezultat i besimit, krijimit tė njė bindjeje, por ėshtė e vėrtetė”, rrėfen Mziu.

Rrėfimet pėr gurėt ēdo ditė ushqehen me frikė tė re. Pėr ta tashmė janė thurur shumė rrėfime. Sipas banorėve, dikur afėr kėtyre gurėve janė shfaqur edhe krijesa tė papara mė herėt. Sipas tyre, kėto krijesa kanė shėrbyer si mbrojtės tė gurėve tė Mujit dhe Halilit.

“Unė si unė, tash nė moshėn 65 vjeēare e mbaj mend gurin kur ka qenė sa grushti. Me i thanė dikujt qė guri rritet ndoshta ēuditet, por kėta janė gurė tė shenjtė”, thotė mėsuesi tjetėr Kamber Hoti.

Por, nė kėtė teori nuk beson sociologu Krasniqi. “Nuk besoj qė gurėt rriten, por rriten fjalėt, shtohen besimet”, thotė ai, duke nėnqeshur.
Baca Kamber ka edhe njė rrėfim edhe mė trishtues, qė iu ėshtė thurur gurėve tė Mujit dhe Halilit, qė marinasit i ruajnė si sytė e ballit.

“Shumė njerėz e kanė pa njė gjarpėr tė madh nė zgavrėn e gurit tė madh dhe verės prej zhegut kėndon. Ka qenė me njė kaqurotė shumė tė madhe dhe ka dalė nė kohėn kah 8:00...9:00 e mėngjesit”, rrėfen Kamber Hoti.

Por, a del dikush brenda dhe jashtė Marinės qė ka guxim tė dėmtojė kėta gurė?
“Jo, kurrė, se kush i ka dėmtuar, ia ka pa sherrin”, thotė Metushi i bindur nė fuqinė shkatėrruese tė gurėve.

Edhe mėsuesi Kamber thotė se gurėt e Mujit dhe Halilit nuk bėn t’i prekė askush. Sipas tij, ēdo njeri qė i dėmton ata mund tė vdesė nga mallkimi i gurėve.

Ndėrsa sociologu Shemsi Krasniqi nuk beson nė kėto rrėfime tė errėta tė banorėve. Megjithėkėtė, ai thotė se as vetė nuk do tė kishte guxim t’i dėmtojė kėta gurė.

“Personalisht nuk iu besoj, por personalisht nuk do t'i dėmtoja nė asnjė rast, as nuk do tė provoja nė asnjė rast t’i bindi popullatėn qė nuk ka nevoje t’i besojė kėsaj... Lėri njerėzit le tė mendojnė nė mėnyrėn ēfarė tė duan”, shton ai.

Ndėrkohė, nė oborrin e shkollės sė Marinės vazhdojnė tė luajnė fėmijėt, derisa rrėfimi pėr mallkimin e gurėve do tė rritet bashkė me ta. Mė fėmijėt do tė rritet edhe frika e hakmarrjes sė legjendave. Sociologu Shemsi Krasniqi vlerėson se mitet nė kėtė fshat vėshtirė se do tė zhduken ndonjėherė.

“Pėr faktin qė fshati ėshtė i populluar dhe nuk ka tendencė tė braktiset, mendoj se ky kult do tė vazhdojė tė mbijetojė edhe nė gjeneratat e ardhshme”, thekson ai. Nė kėtė janė tė bindur edhe marinasit. “Miti pėr paprekshmėrinė e tyre do tė ekzistojė sa tė ekzistojė njerėzimi”, thotė mėsuesi Sejdi Mziu.

Historia e Mujit dhe Halilit

Nga malet e Ēiēavicės, pasi kanė pirė qumėshtin e zanės, Muji dhe Halili kanė bėrė garė se cili mund tė gjuajė gurė mė larg se tjetri. Natyrisht ata gurė kanė qenė tė pėrmasave shumė tė mėdha, por qumėshti i zanės u ka dhėnė atyre njė fuqi mbinatyrore. Dhe gara kishte pėrfunduar pikėrisht nė fshatin Marinė, ngase gurėt qė janė gjuajtur prej tyre, janė pėrplasur nė tokėn qė sot quhet Marinė.

Pėrshkrimi i personazheve ėshtė i mbinatyrshėm; ata flasin me orėt, luftojnė me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lumė, i kanė mustaqet nga njė pash, e hedhin topuzin me aq forcė sa ngrihet pluhur nėntė pashė lart etj. Heronjtė e kėtyre legjendave janė tė shumtė, por kryesorėt janė Muja e Halili.

Zero Cool
20-04-13, 14:12
Mitologjia nė “Lahutėn e Malcisė”



“Pa mitin, ēdo kulturė e humbet karakterin e saj tė gjallė krijues, humbet forcėn e vet tė natyrshme” - Friedrich Nietzsche

Fishta, kur nisi aventurėn letrare pėr tė krijuar eposin artistik tė popullit shqiptar, pėrcaktoi objektivin e saj, qė ishte Marash Uci e tė bijtė e Calėve; konfliktin e tyre me krajl Nikollėn e Cetinės e carėt e Moskovit, me sulltanin e Stambollit e regjėt e Evropės.

Ai zgjodhi tetėrrokėshin dhe, pėr tė kėnduar sė bashku me tė nė Lahutė tė Malcis, thirri njė Zanė, qė ne e kemi quajtur konvencionalisht Zana e Frymėzimit. Do tė kishte mjaftuar ajo figurė mitologjike, e pranishme nė tė gjithė episodet e veprės, pėr tė dėshmuar ngjizjen mitologjike tė Lahutės sė Malcis.

Por jo vetėm kaq. Figura e Zanės sė Frymėzimit na sugjeron tė dallojmė origjinalitetin epik tė Fishtės, lirizmin nė Lahutė tė Malcis, ironinė dhe, veēanėrisht, lehtėsinė e rrėshqitjes sė poetit nga realja tek jorealja e anasjelltas, gjėra qė pėrbėjnė pėrgjithėsisht magjinė e verbit fishtjan. Por Fishta nuk u mjaftua vetėm me krijimin e Zanės sė Frymėzimit.

Ai krijoi edhe personazhe tė tjerė mitologjikė: Orėn e Shqipėrisė dhe Orė tė tjera, Zanėn e Madhe dhe Zana tė tjera, Dragonjtė e Kuēedrėn, Lugetėrit, Shtrigat, Floēkėn. Tė gjitha kėto figura pėrbėjnė shtratin mitologjik tė Lahutės sė Malcis: kėnga e 11-tė mban titullin “Lugati”, sikundėr e 16-ta “Kuēedra” dhe e 24-ta “Zana e Vizitorit”. Edhe “Gjaku i marrun” e “Koha e re” (kėngėt 25, 26) e ndonjė tjetėr u kushtohet krejtėsisht ose pjesėrisht Shtojzovalleve, tė cilat janė tė kudogjendura nė vepėr, shpesh herė sė bashku me figura tė tjera mitologjike.

Nė kapėrcyell tė shekujve XIX-XX apo, mė saktė, nė fillimshekullin e 20-tė kur zė fill Lahuta e Malcis dhe Fishta kėndon mitet e lashta, gjuha shqipe gjallonte e pamėsuar nėpėr shkolla, nocioni shqiptarizėm qarkullonte kryesisht ndėr intelektualė atdhetarė tė diasporės, tė cilėt deri atėherė kishin krijuar njė letėrsi tė konsiderueshme nė gjuhėn amtare.

Nė mungesė tė letėrsisė sė kultivuar, nė popull gjallonte njė letėrsi e pasur gojore ku elementet fantastikė dhe figurat mitologjike bashkėjetonin besueshėm me figura historike tė sė kaluarės sė largėt e tė afėrme.

Kėshtu, besohej se Skėnderbeu dhe Lekė Dukagjini kishin lindur Dragonj, ashtu si konsiderohej Dragua edhe njė hero i ditės si Mehmet Shpendi, qė luftonte maleve pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare prej shovinistėve sllavė.

Kjo mendėsi vinte deri nė Shkodėr, qyteti mė i madh nė Ballkan i Perandorisė Osmane, ku ishte krijuar njė bėrthamė intelektualėsh me kulturė evropiano-perėndimore qė inspironte Rilindjen Kombėtare.

Duhet shtuar se, sė bashku me besime popullore, bashkėjetonin edhe bestytni tė importuara orientale. Nė kėtė realitet tė pėrzier fantazish, Fishta kėndon mitologjinė thjeshtė shqiptare, atė qė rridhte prej bjeshkėve tė larta ku historia ishte ende mit dhe miti pėrjetohej ēdo ditė si realitet epik.

Kur shkruhej Lahuta e Malcis, nė tė cilėn fillesa mitologjike zė vend tė rėndėsishėm nė strukturėn e veprės2, komunikimi i intelektualėve me kombin nuk ishte i lehtė. Shqiptarėt, pothuajse nė masė, nuk dinin tė shkruanin dhe tė lexonin nė gjuhėn e tyre.

Gjithēka qė krijohej nė shqip botohej thuajse e gjitha nė diasporė. Edhe Fishta fillimet letrare i ka te revista “Albania” e Faik Konicės qė botohej nė Bruksel. Madje edhe bleni i parė i Lahutės sė Malcis u shtyp me ndėrmjetėsinė e Faik Konicės nė Kroaci me 1904-5.

Fishta nėnshkroi me pseudonimin “Kangė Popullore”, sepse orientimi i veprės sė tij ishte vėrtetė pėr popullin shqiptar, pėrfshirė edhe atė masė qė nuk dinte shkrim e kėndim, por jetonte estetikisht kohėt mitike.

Lahuta e Malcis do tė “lexohej” pak a shumė si kėngė folklorike, duke qarkulluar gojė mė gojė. Ky fakt duhet konsideruar risi letrare e guxim artistik nė letrat shqipe, njė gjetje qė pėrbėn kyēin e suksesit tė veprės Lahuta e Malcis, sė cilės Fishta ia dha dorėn pėrfundimtare mė 1937.

Tė shprehemi qartė: jo folklorizmi pėrbėn risinė dhe kyēin e suksesit tė njė vepre letrare, si janė shprehur shpesh herė edhe nė mėnyre spekulative pėr eposin fishtjan.

Por komunikimi i fuqishėm ideo-emocional i njė vepre letrare me tė gjitha shtresat e shoqėrisė, duke filluar nga intelektualė tė shquar tė kohės si Lasgush Poradeci3 e Eqrem Ēabej4, qė me gjuhėn e Umberto Ekos do tė cilėsoheshin “Lexues model tė nivelit tė dytė”, e deri tek ai bariu, “lexues” i nivelit tė parė, qė nuk dinte shkrim e kėndim, por e ndjente bukurinė e fjalės shqipe qė tė ngazėllen e tė shiton si pingėrimė Zanash.

Na duhet tė theksojmė se edhe areali i figurave mitologjike nė Lahutė tė Malcis nuk ėshtė folklorizėm, sado qė derisa Fishta i rikrijoi nė veprėn e tij, qeniet mitologjike ekzistonin vetėm nė folklor e nė besime popullore. Kulti i Zanave, psh, ėshtė ruajtur i gjallė, si mbijetojė e njė Panteoni tė hershėm mitologjik tė bashkėsisė fshatare ndėr male “deri nė shekullin XIX e nė fillim tė shekullit XX, aty-kėtu edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore”.

Madje kulti i Zanave nė Shqipėri ėshtė edhe shumė mė i hershėm se sa ėshtė menduar prej atyre qė e kanė pėrafruar me Dianėn e romakėve, e cila kishte marrė atributet e Artemidės sė grekėve. Ēabej shkruante se te “kjo Diana kemi tė bėjmė me njė “interpretatio latina” tė njė hyjnie epikore (vendore) pararomake”.

Kėshtu mund tė flitet edhe pėr Floēkėn e Ranės sė Hedhun qė del nė Lahutė tė Malcis si njė mit i etnogjenezės sė stėrlashtė tė rodit tė shqiptarit, si dhe pėr Dragonjtė, gjithashtu, dėshmi tė prejardhjes mitologjike pellazgo-ilire, tė cilėt vijnė nė veprėn e Fishtės me pėrmbajtjen simbolike tė ndryshme ose mė tė hershme se pėrmbajtja simbolike qė ata demonė kishin marrė nė epokėn antike greko-romake e biblike.

“Ndryshe” i ka sjellė nė letėrsinė e shkruar shqipe edhe Pjetėr Bogdanin (1630-1689) tė dhjetė Sibalat e ciklit tė poezive kushtuar atyre nė veprėn madhore Cuneus Prophetarum (Ēeta e Profetėve, 1685).

Madje ai edhe i ka shqiptarizuar Sibilat, figurat parakristiane tė mitologjisė mesdhetare, duke u vėnė emra krahinash arbėrore, si: Shkodranja, Zadrimorja, Kosovarja etj. Bogdani shkruante se kishte dashur t’i veshte Sibilat me kostume shqiptare “pėr tė dhėnė ngjyrėn e atij populli tė varfėr dhe pėr t’i ngushėlluar sa kam pasur mundėsinė”.

Ndėrsa Fishta kėndon Zanat, Dragonjtė... si njė pasuri tė rrallė e deri atėherė tė palanēuar tė kulturės shqiptare, pasi kishte bėrė tė vetin parimin e Niēes se “pa mitin, ēdo kulturė e humbet karakterin e saj tė gjallė krijues, humbet forcėn e vet tė natyrshme, sepse horizonti i artit hapet vetėm pėrmes mitit, ėshtė ai qė e bėn tė jetė njė, tė jetė unik”.

Nga ana tjetėr, ai nuk kėrkoi mite tė njohura si Sibilat pėr tė shqiptarizuar e as pėr tė shartuar, ndoshta, nisur pėrsėri nga njė parimi tjetėr i Niēes qė thoshte:”Nuk ėshtė e lehtė tė shartosh njė mit tė huaj me tėndin, pa dėmtuar bimėn amė, ndodh qė druri tė jetė aq i fortė dhe i shėndetshėm, saqė s’kalon shumė dhe e largon tė huajėn nga vetja, por si rregull, ajo vetė fishket e thahet, vdes.”

Mė nė fund duhet thėnė se Fishta u kundėrvihet pseudointelektualėve tė kohės e mė pėrtej, pasi ka vėnė re se “kulimllėku vagabond-modern (shqiptar) kėrvesh buzėt mbi thjeshtėsinė e artė tė mitologjisė sonė kombėtare”, si shkruan ai nė vitin 1933 nė parathėnien e Kanunit tė Lekė Dukagjinit.

E gjithė lėnda mitologjike, me tė cilėn u mbrujt Lahuta e Malcis ėshtė vetėm shqiptare dhe krejtėsisht pagane. Ajo mitologji ka ekzistuar paralel me mitologjinė greko-romake e biblike, ashtu si gjuha shqipe ėshtė zhvilluar paralel me gjuhėn greke, romake e latino-kishtare.

Mitologjia shqiptare ka mbijetuar pėrgjithėsisht e pandikuar nga mitologjia greko-romake e biblike ashtu si rodi i shqiptarit kishte mbijetuar strukur thellėsive tė maleve, sė paku, deri nė kohėn kur shkruhej Lahuta e Malcis gjatė viteve 1902-1937.

Nė qoftė se do tė pėrdornim formulimin e studiuesit Krist Maloki, qė pėrfaqėson kėndvėshtrimin psikanalist nė kritikėn letrare shqiptare, do tė gjenim te Fishta poetin qė “ka hulumtue e gėrmue ner minat e shpirtit tė kombit Shqiptar... ka zdypė fellė e ma fellė kah gurrat e fshehta tė shpirtsisė natyrore arbėrore... kah shpella e magjishme t’Orėve, Zanave dhe Shtojzovalleve tė njė mystike tė pėrvėlueshme”.

Sado qė Fishta e fillon Lahutėn e Malcis me vargun “Ndihmo Zot si m’ke ndihmue...” dhe e mbyll me dyvargėshin “Si premtue kish Perėndia, prapė zonjė n’veti duel Shqipnia”; sado qė nė atė vepėr togfjalėshi “pėr Atme e Fe”, qė ishte programi ideologjik i klerit franēeskan nė Shqipėri, pėrsėritet herė pas here, Lahuta e Malcis ėshtė cilėsuar pak a shumė si vepėr laike.

Nė kėtė pėrfundim nuk kanė arritur studiuesit ateistė, ēfarė mund tė merrej si njė konkluzion tendencioz. Njė formulim tė tillė e ka bėrė kolegu i tij, jezuit at Zef Valentini, studiues i vėmendshėm i Lahutės sė Malcis dhe njė ndėr njohėsit mė tė mirė tė historisė, kulturės dhe letėrsisė sė gropės sė Shkodrės e mė gjerė.

Ai shkruan mė 1973 te revista Shejzat se “Fishta ka qenė midis misionarėve mė tė lartė katolikė qė shėrbyen aso kohe nė Shqipėri, por - shton Valentini - sot ka ardhur koha tė flitet qartė edhe pėr njė lloj afetarizmi tė kryeveprės sė tij Lahuta e Malcis”.

Valentini nuk e argumenton mendimin e shprehur, por ne mendojmė se argument i mjaftueshėm pėr tė arritur nė njė pėrfundim tė tillė ėshtė fakti se mitologjia e Lahutės sė Malcis nuk ka marrė thuajse asgjė nga mitologjia biblike, ēfarė do t’i shkonte njė vepre tė shkruar nga njė klerik, ajo nuk ka marrė as nga mitologjia greko-romake, ēfarė do t’i shkonte njė autori qė kishte studiuar me themel nė gjuhėt origjinale letėrsinė e vjetėr greke dhe atė latine.

Studimet e deritanishme e kanė shpėrfillur shpesh herė “subjektin mitologjik” tė Lahutės sė Malcis ose e kanė trajtuar si njė fillesė artistike tė dorės sė dytė a tė tretė, duke i kushtuar vėmendje tė merituar vlerave tė tjera pėrmbajtėsore dhe artistike qė nuk janė tė pakta nė vepėr.

Madje, ndonjė studiues i sotėm arrin nė konkluzione jo tė qėndrueshme duke e quajtur Lahutėn e Malcisė “tė shpallur ep religjioz”, pėrkundrejt klasifikimeve tė derisotme si epos klasik apo heroiko-pastoral, poemė epike apo edhe epiko-lirike.

Kjo ka ndodhur pikėrisht se ėshtė shpėrfillur lėnda mitologjike e veprės, e cila jo vetėm shtrihet dukshėm nė njė tė pestėn e veprės (tėrėsisht nė kėngėt “Lugati”, “Kuēedra”, “Zana e Vizitorit”, “Gjaku i marrun”, “Koha e Re” dhe pjesėrisht nė shumė kėngė tė tjera), por edhe sepse ajo lėndė pėrbėn indin kompozicional tė tė gjithė veprės, pasi siguron vijimėsinė e episodeve dhe unitetin e tyre.

Nėse do tė studiohet Lahuta e Malcis thjeshtė si njė ngjizje epike e periudhės sė romantizmit tė vonė nė Ballkan, atėherė do tė arsyetohej mė bindshėm edhe lėnda historike nė tė, ashtu e pėrzier me figurat mitologjike dhe e mbrujtur me njė gjuhė tė gjallė dhe tė pasur popullore; do tė konkludohet mė saktė pėr llojin e epikės fishtjane tė shpallur apo tė pashpallur; do tė arriheshin edhe shumė konkluzione tė qėndrueshme pėr individualitetin krijues tė autorit tė saj qė tashmė ėshtė kthyer nė model klasik tė letrave shqipe.

Fakti qė figurat mitologjike shqiptare vijnė fuqishėm nė letėrsinė e shkruar shqiptare kaq vonė, nė fillimshekullin XX, nuk duhet paragjykuar si “njė fenomen i vonuar nė letėrsi”, krahasuar me letėrsinė e vendeve tė zhvilluara, pėrfshirė, psh, letėrsinė dhe kulturėn gjermane me Richard Wagnerin (1813-1883), shkrimtar dhe kompozitor i shquar i romantazmit evropian, veprat e tė cilit ishin rikrijim i subjekteve dhe figurave mitologjike gjermanike, veēanėrisht, tė eposit tė Nibelungėve.

Ndikimi i Wagnerit te Fishta, po tė studiohej me atė qėllim, do tė dilte shumė mė i dukshėm se sa pėrafėrsitė e Lahutės sė Malcis me eposin homerik (apo virgjilian), gjė qė ėshtė rrekur tė argumentojė albanologu austriak Maksimilian Lambertz16 e tė tjerė pas tij.

Aq mė pak, do t’i shkonte kujt ndėr mend tė penalizonte Fishtėn dhe letėrsinė shqiptare tė pėrfaqėsuar prej tij, si njė letėrsi folklorizante, gati-gati duke pėshpėritur nėn zė pėr Lahutėn e Malcis: mė mirė tė mos ishte shkruar fare, se na ka veēuar prej rrjedhave bashkėkohore tė letėrsisė evropiano-perėndimore.

Pėr ndryshe, duke e pranuar Lahutėn e Malcis si njė vepėr tė fundit tė romantizmit evropian dhe, me kėtė kėndvėshtrim, duke arsyetuar edhe mitologjizmin e saj dhe mbėshtetjen aktive nė folklor, si njė vlerė tė mirėfilltė artistike, gjykimet tona do tė mbeteshin mė realiste, qoftė porsa i pėrket vendit qė zė ajo vepėr nė hapėsirat e letėrsisė shqiptare, qoftė nė rrafshin krahasues me zhvillimet e letrave evropiane.

Mund tė kujtojmė kėtu se nė vitin 1906, kur Fishta niste botimin e Lahutės sė Malcis (mė 1904-5 botohet cikli i kėngėve tė Marash Ucit dhe mė 1907 cikli i kėngėve tė Oso Kukės, qė i bie afėrsisht njė e treta e veprės) nė Evropė vlerėsohej me Ēmimin Nobel italiani Karduēi (1835-1907), qė nė vendin e tij konsiderohej poeti i fundit romantik.

Nė njė kėndvėshtrim mė tė guximshėm, pėr shfrytėzimin e miteve nga Fishta dhe rikrijimin e tyre, sipas modeleve tė letėrsisė gojore, mund tė shtonim se ai ishte nė tė njėjtėn paralele me zhvillimet estetike evropiane tė kohės sė tij. Autori i Lahutės sė Malcis ishte nė vazhdėn e atyre shkrimtarėve romantikė, pėr tė cilėt ėshtė thėnė se “nė krijimtarinė e tyre pati gjallėrim edhe njė lloj mitologjizmi i ri, i cili i parapriu mitologjizmit modernist”.

Zero Cool
20-04-13, 14:16
Legjenda e Syrit tė Kaltėr (http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/0/02/Tafel_Syri_kalter.jpg)





http://media-cdn.tripadvisor.com/media/photo-s/01/1a/31/de/caption.jpg







E trashėguar brez pas brezi, prej mijėra vjetėsh, ajo vjen disi e ndryshuar nė gojėn e njė banori tė fshatit Mesopotam, 20 kilometėr larg Sarandės.
“Flitet se ka qenė njė gjarpėr qė ka dalė nga Saranė Delvinė. Tek ura e Vrisit ishte njė burim i vogėl, kishte gra dhe fėmijė qė mbushinin ujė pėr nė shtėpi. Nė atė moment vjen gjarpri dhe i ha ata njerėzit. Mė pas u nis pėr nė Sopot ku rrugės hėngri kope tė tėra me bagėti. Pastaj vajti nė Sopot ku hėngri dhe dy ēobanė. Njė plak i menēur tha tė ngarkonin dy gomerė me eshkė dhe e ndezėn. Kur vajti gjarpėri pėr tė ngrėnė personin qė ndezi eshkėn, fati ndodhi qė hėngri gomarėt. Pastaj gjarpėri u ndez pėr ujė dhe nė kėtė moment tha: Dil mama det, dil motėr Bistricė. Mė pas u nis drejt Syrit tė Kaltėr. Sa arriti atje doli Syri i Kaltėr dhe gjarpėri ngordhi pasi shpėrtheu uji”.

Pėr tė shkuar nė burimin ku rrjedh Syri i Kaltėr, duhet tė kalosh pranė kėtij muri tė lashtė. Pastaj, mes pyjesh, shfaqet liqeni i Bistricės. Nė thellėsi tė pyllit dhe tė ujrave, poshtė disa rrepeve qindravjeēarė, buron pafund uji i kaltėr, si kristali. Pamja ėshtė mahnitėse. Njė sy i bukur, i kaltėr, lėviz para syve tanė nė trajtėn e legjendės, qė lamė pas.

Njeriu i parė, qė guxoi tė eksplorojė nė thellėsi tė Syrit tė Kaltėr, ėshtė zhytėsi i njohur, njėkohėsisht gazetari Xhemal Mato. E pyesim se cilat janė disa nga sekretet e kėtij burimi tė rrallė natyror, qė ushqehet prej 18 burimesh tė tjerė rreth e rrotull oazit pėrrallor? Ēfarė fshihet thellė, nė errėsirėn e frikshme tė nėntokės sė padukshme.

“Na u desh tė gjenim disa mėnyra praktike pėr t’u zhytur nė Syrin e Kaltėr. I cili ėshtė njė lumė qė tė ngre lart vazhdimisht. Pas shumė provave arritėm nė njė zgjidhje tonėn qė morrėm njė spirancė e lidhėm me litarė dhe bėnim tė kundėrtėn e alpinistit. Arritėm nė njė thellėsi tė caktuar ku shpella ishte e hapur dhe mund tė qendrojė pak mė qetė”, thotė Mato.

Eksploratori Mato shpjegon se, ai dhe njė grup studiuesish amerikanė, kanė mundėsuar para disa vjetėsh zhytjen nė ujrat e kthjellta tė ēdo amatori, qė dėshironte tė vizitojė dhomat prej uji tė Syrit tė Kaltėr.

“Ne bėmė njė lloj testimi tė kėsaj natyre. Nė vitin 2002 futėm nė thellėsinė 20 metra njė simbol tė shoqatės dhe njėkohėsisht dhe njė fletore nėnujore dhe njė laps ku njerėzit qė arrinin mund tė shkruanin emrin e tyre. Vumė re qė pas dy vjetėsh aty kishte shumė emra tė rinj tė huaj, kryesisht italianė, gjermanė. Kjo tregoi se Syri i Kaltėr mund tė shėrbejė shumė mirė pėr turizmin aventurė”, tregon Mato.

Ky gur i bardhė, ka njė histori. Nė kėtė pllakė tė thjeshtė, mbi gur, shoqata e nėnujsave, ka skicuar hartėn dhe disa prej tė dhėnave teknike tė Syrit tė Kaltėr. Ku janė shėnuar: thellėsia e burimit: 50 metra, temperatura e ujit 10 gradė Celsius; kuota prej 22 metrash, thellėsia qė kanė mundur tė shkojnė disa zhytės amatorė. Mė poshtė nuk mund tė eksplorohet, pasi presioni i ujrave qė vijnė nga poshtė, ėshtė tepėr i lartė.

Parku Natyror i Syrit tė Kaltėr, ose Kupa e Liqenit, ka njė sipėrfaqe prej 180 hektarėsh. Nė thellėsi tė pyllit jetojnė grupe tė mėdha sorkadhesh, dhelprash, derrash tė egėr, lepujsh dhe mijra zogj tė ndryshėm. Ndėrsa drurėt mė tė shumtė ndanė Kupės sė Liqenit janė lisat, shelgjet, panja, pėrralli, dushku, deri ilqet e famshme. Dhjetra mikroishuj lulesh me rrėnjėt nė ujė, qėndrojnė si margaritarė tė gjelbėrt nė zemėr tė liqenit.

Nė tė katėr stinėt e vitit, aromat e Syrit tė Kaltėr dhe bukuritė e rralla pėrreth tij, mund t’i prekin dhe shijojnė mijra turistė vendas dhe tė huaj. Njė kafe buzė liqenit dhe eksplorimi nė gjithė zonėn, bėjnė qė vendasit t’i mbajnė hapur dyert e bujtinave tradicionale.

Zero Cool
20-04-13, 14:20
Legjenda e ''Shkėmbit te Vajtimit''




http://www.dancealbfest.com/guide/htmlalbania/qarku/monumentenatyreqarku/grykavajes1.jpg

''shkembi e vajės''






Njė zė koral vajzash flet pėr njė histori tragjike. Historia ka ndodhur nė Krujė, afro 600 vjet mė pare dhe mė pas u kthye nė legjendė.

Ngjarjet zhvillohen mes maleve, ndėrsa ushtritė osmane kishin rrethuar kėshtjellėn dhe prijėsi legjendar, Skėnderbeu, luftonte pėr mbrojtjen e qytetit. Rapsodi popullor thotė se, kėtu mes grykave tė maleve, si nė njė amfiteatėr tragjik natyror, 90 vajza, pėr tė mos rėnė nė duart e ushtrisė sė huaj, fluturuan nga njė shkėmb i lartė, drejt humnerės.

Qysh prej atij moti, shkėmbi buzė greminės mori emrin Shkėmbi i Vajės. Qindra vjet pas kėsaj historie, vendi ėshtė po ai. Male dhe gryka tė thella, ku bashkė me historinė e vajzave, flenė edhe legjendat.

Shtėpizat e reja, ndanė kėshtjellės, janė mbi tė njejtat themele, mbi tė vjetrat. Edhe kėngėt, gjithashtu. Pllaja e 1000 puthjeve. Kėtu mijėra djem, qė shkonin nė luftė, ndofta, pėr tė mos u kthyer mė pėrqafoheshin me tė dashurat dhe me familjarėt e tyre, me njė dhimbje tė madhe.

Poshtė shkėmbit legjendė, ku prehen ėndėrrat e vajzave martire, kalon njė pėrrua i gjatė. Qė mban edhe ai njė emėr tragjik, Pėrroi i Vajės. Pėr qindra vjet me radhė, nė pėrkujtim tė vajzave martire, populli i Krujės vajtoi heroinat e tij, duke mbushur me lot vaji pėrroin ndėn shkėmb.

Sipas banorėve, ky vend nuk do t’i ketė ditėt tė gjata. Tek pėrroi poshtė tij, industria do tė ndėrhyjė duke e shndėrruar atė nė njė liqen pėr hidrocentral. Duke e shndėrruar tashmė nė absurd edhe kėngėt me legjendėn pėr njė shkėmb dhe njė pėrrua qė s’do tė ekzistojnė mė pėr sytė e publikut.

Zero Cool
20-04-13, 14:32
Lugati nė Mitologjinė Shqiptare





http://www.servimg.com/u/f62/12/42/55/59/vamp0310.jpg





Figurė e besimeve popullore shqiptare. Shpirti i tė vdekurit, burrė a grua qoftė, qė ka qenė njeri i keq, me veti e zemėr tė ligė, ngrihet Lugat.

Mbase kėtė do tė thotė edhe ajo pjesė e besė sė Mujit, qė mbaron me vargun: “Zirma, tokė, pėrjashta nė natė tė vorrit!” Lugati pra ėshtė kufomė, dhe ka thonj shumė tė gjatė.

Nė Kosovė besonin se Lugat ngrihej edhe i vdekuri qė nuk i ėshtė vėnė pranė fillorja e pushkės, masha, drapėri ose ndonjė hekur tjetėr, sepse, me sa duket, hekuri i mban larg tė gjithė shpirtėrat, tė mirė a tė kėqinj qofshin ata.

Shėmbėllyeshėm me Kosovė, nė Shqipėrinė e Veriut gjithmonė vinin nė varr njė lopatė ose shatė, gjersa tė kalbej trupi pėrfundimisht, mė qėllim qė djalli tė mos vinte aty rrotull dhe ta merrte tė vdekurin.

Sepse, sipas besimeve popullore, djalli hyn nė trupin e tė vdekurit dhe del jashtė varrit.

Qė ta parandalonin kėtė gjė, nė Kosovė shkonin dhe e ruanin varrin e tė vdekurit pėr tri netė rresht, sepse mendohej se gjatė kėtyre tri netėve do tė vinte djalli, natėn e parė i veshur me petka tė bardha, tė dytėn me tė kuqe dhe tė tretėn me tė verdha.

Nė Korcė, tė vdekurin nuk e linin natėn vetėm, sepse kishin frikė se po ta kapėrcente njė mace, ai do tė ngrihej si Lugat. Lugati ringjallej pas shtatė ditėsh, shkonte natėn nė shtėpinė e tij dhe hante pak miell.

Po tė ishte grua, merrte ushqime, plackiste ē’tė gjente dhe i fuste nė varrin e saj.

Tė premten nuk dilte, por tre-katėr netėt nė vazhdim shkonte dhe trazonte nė shtėpinė ku kish vdekur. Kur tė gjallėt bėheshin tė vetėdijshėm pėr tė, e kuptonin se do tė kishte qėnė “ajo”.

Nė Poliēan besohej se Lugetėrit shfaqeshin vetėm midis muslimanėve, kurse nė Kurvelesh vetėm midis tė krishterėve. Lugati mund tė marrė trajta tė ndryshme: trajtė caliku (shakulli), qė rri nė kuzhinė, nė shtrat ose mbi menderin ku flenė gjindja, tė njė thithlope tė madhe, tė njė qeni, qė rri nė fund tė shtratit tė sė shoqes, tė njeriut, ashtu siē ka qenė edhe nė gjallje, por i mbėshtjellė me qefin.

Nė kėsi rastesh lėviz duke u tėrhequr zvarrė, me dashjen e tij, ose po sepse e heqin zharg dreqėrit. Nė ferrat qė has nė udhė lė gjithandej copa qefini. Vetė gėrthet me zė tė tmerrshėm. Lugati u shfaqet nė shtėpi tė vet gruas dhe shėrbėtorėve tė gjalljes. Nga shėmbėlltyrat qė ka mė shumė qejf tė marrė janė ato tė koteleve dhe tė koneve.

Punėt e Lugatit janė tė shumta, por mė tepėr i pėlqen tė veja nė qilar dhe tė pėrziejė gjalpin, orizin, sheqerin dhe miellin nė magje, tė cjerrė gratė nė fytyrė, tė bezdisė bagėtinė, tė pėrmbysė qypat e butet.

Nė trajtė tė vėrtetė njeriu, ashtu siē ka qenė para se tė vdiste, i rrėfehet vetėm tė shoqes, sė cilės i hyn nė shtrat. Nė kėtė mėnyrė mund tė lindet njė Vampir.

Ardhja e Lugatit nė shtėpi mund tė kuptohet nga lehjet e qenve, qė zėnė kuisin. Nė kėtė kohė del njė njeri nga tė shtėpisė dhe pyet: Cili je? Lugati thotė emrin e vet dhe i lutet qė t’ia bėjė hallall tė drejtėn, ose fajet qė ka bėrė nė gjallje.

Deri sa njeriu i shtėpisė t’i thtė se ia bėn hallall, Lugati vjen kurdoherė natėn dhe shqetėson njerėzit duke u ankuar. Tregojnė se njė herė zuri dashuri nė njė vajzė, sė cilės i shkonte natėn dhe e stoliste me rroba tė mira e me gjerdane.

Kur e morėn vesh prindėrit, e cuan vajzėn nė njė fshat tjetėr, po Lugati e ndoqi edhe aty. Atėherė thirrėn njė hoxhė, i cili e kėndoi, duke e mėrguar Lugatin nė njė tjetėr vend. Nė njė fshat tjetėr, Lugati vente natėn nė njė shtėpi tė kėtij fshati, hapte dyert dhe bėnte dėme.

Atėherė tė zotėte e shtėpisė thirrėn priftin, i cili u that ė bėjnė njė kulac, ta mbėshtjellin me njė pėlhurė tė bardhė dhe ta varin te pragu i derės. I porosity qė aty tė varnin edhe njė bastun, dhe tė mbėrthenin nė tė gjitha dyert lloj-lloj letrsh tė bardha, tė kuqe, tė verdha, tė zeza etj.

Natėn erdhi Lugati, mori kalucin, e co-rri pėlhurėn edhe njė letėr dhe shkoi.

Qė atėherė s’u duk mė. Atėherė i morėn letrat dhe njė e hodhėn nė udhėkryq, njė nė njė mulli tė shkretė, njė tjetėr qė ta hanin egėrsirat dhe tjetėr nė vreshtė.

Nė veriun e Shqipėrisė Lugatit i mveshin zėnjėn e hėnės: Lugetėrit hanė hėnėn dhe prandaj malėsorėt qėllojnė me pushkė nė drejtim tė saj kur ajo zihet. Pėr ta zhdukur Lugatin, ėshtė zakon qė tė nxjerrin kufomėn nga varri dhe ta djegin.

Ndėr Shqiptarėt e Strugės, ku Lugati mund tė marrė edhe trajtėn e njė plėndėsi, pėrdoret njė mėnyrė tjetėr vrasjeje: ai pėrvėlohet me ujė tė valuar. Sipas tyre, Lugatin mund ta pikasin vetėm qentė qė kanė katėr sy, dy aty ku i kanė tė gjithė qentė, dhe dy tė pavėrejtshėm nė vetulla.

Nė jug tė Shqipėrisė shkonin tė premten t’ia zbulonin varrin, i vinin pėrsipėr njė turrė me shkarpa, gjysėm oke parafinė nėn to, dhe pastaj e digjnin. Por ky veprim ndėrmerrej vetėm kur i pllakoste ndonjė fatkeqėsi e madhe. Nė Korcė kėto veprime i bėnin tė shtunėn, kur besohej se Lugati fle.

Shkonin dhe hapnin varrin e atij qė s’i kish mbushur tė dyzetat dhe pot a gjenin nė kėmbė e digjnin, duke u kujdesur qė tė mos i linin as shenjė as nishan, se besonin se ngjallej prapė. Kėto mėnyra tė luftimit tė Lugatit kanė gjegjėset e tyre edhe nė mesin e ilirėve.

Kėshtu ndoshta pėr tu mbrojtur nga shpirtėrat e kėqinj tė tė vdekurve, kufomat e disa tė vdekurve nuk i fusnin nė varr nė pozicion normal, por i vendosnin pėrmbys, me kokė tė ndarė nga trupi ose dhe me gjysmė trupi.

Lugatin e bashkojnė me shpirtin e ajrit. Quhet edhe Luvgat-i, Lugjat-i, Kullunxh-i (Mbiudh e Maqellarės-Dibėr), Zhikul (arbėreshėt e Greqisė), Shikul (arbėreshėt e Greqisė), Labic, Vapir-i (Cabej), Baba-u (Santa Sofia d’Epiro, Kozencė), Arman-i (B. Bilota), Arman’je (P. Camodeca: Dizionario), Avi/s-zi (Frascineto), Bobok, Bobua, Bun, Bjukull, Hje, Korrobac, Kukubin, Papacom, Pehmė, Spamėndall, Stihji, Shkėrba, Umbėr, Facom, Kuk, Kukuban, Garramac, Duarlidhur (euf., Kuteli). Del edhe nė toponimi: Ara e Lugatit (Kosovė), Sylugati (fshat nė Elbasan, pėrmendet nė shek. XV).

Nana E Votrės


Njė nga hyjnitė mė tė lashta tė mitologjisė shqiptare. Mendohet se ajo bart disa tipare tė zvetėnuara tė njė hyjnie shumė tė lashtė tė vatrės, me origjinė mga matriarkati.

Fillimisht ajo ishte njė figurė positive. Madje, ngandonjėherė Nana e Votrės quhej edhe ”tė tretat e vatrės”, pra tri motrat qė paėrcaktojnė fatin e fėmijės, natėn e tretė pas lindjes. Mė vonė dhe, sigurisht, me fillimin e rendit tė patriarkatit, vetitė e saj ndryshuan

Ashtu siē pėrfytyrohet tani, Nana e Votrės u rrėfehet plakave qė rrinė shumė vonė natėn duke tjerrur li ose lesh. Ajo fanitet nė trajtėn e njė plake tė keqe flokthinjur qė rri gėrmuq bri vatrės.

Ndodh qė, kur ngrihet nusja nė mėngjes pėr tė ngrohur ujė, sheh nė vatėr njė plakė qė kreh flokėt me krėhėr apo qė tjerr. Nusja kujton se ėshtė e vjehrra: i flet, por ajo s’pėrgjigjet.

Kėshtu ajo e kupton se ėshtė Nana e Votrės. Po tė gjejė ndonjė fėmijė kur kreh flokėt, ajo e kap dhe i nxjerr sytė me krėhėrin e saj tė hekurt.

Nė zona tė ndryshme njihet edhe si: E Ėma e Vatrės, Shtriga e Vatrės, Plaka e Vatrės (Mat), Shtriga, Shtrigat, Nėna e Vatrės (Tomorricė), Nėnat e Vatrės, Mėmat e Vatrės, Xhuxhet eVatrės (Myzeqe), Mėma e Vatrės (nė fshatrat e Vlorės) etj.




Histori:


1. Po jua tregoj mesa me kane treguar.

Babai i Gjyshes time para shum vitesh kur ishte i ri po kthehej nga puna naten vone. Ne ate kohe kishte vdekur nje njeri i lagjes por qe thonin ishte shpirt keq, njeri i lig. Duke ecur, rreth 100m larg shtepis se tij i del nje njeri dhe i thot: Ke me vdez o Shaban (se kshu e ka pas emrin babai Gjyshes), afrohet ky dhe e shikon me nga afer qe ishte ai X person qe kishte vdekur, me syte e kuq, trupin me lesh dhe mbate nje arome te tmerrshme, gati gati te padurueshme. Aty ky shpirti lig i kishte thene: Ti nuk do ikesh gjalle sonte, ishin perleshur me or te tera (se dhe ky babi Gjyshes sime ne ate kohe ishte i ri dhe mbahej si mundesi me i mir i zones, kshu te pakten kam degjuar). Derisa gati pa gdhire gjeli kendon, ne ate moment shpirti i lig ose sic quhet ndryshe LUGATI i kishte thene: Ah cme shpetove, por 1 gje duhet te kesh parasysh, nese ti flet apo tregon per mua dhe cka ndodhi sonte brenda 3 vjetev (nuk jam shum i sigurt 1 apo 3 vjet, s'me kujtohet mir kjo pjese), ti do vdesesh dhe ishte kthyer me kurriz dhe nuk u pa me. Babait te gjyses sime i eshte dashur me shum se 2 ore per te arritur ne shtepi qe e kishte vetem 100 metra larg. Ashtu zvarritur arrin tek dera e marin te shtepise dhe per 6-7 muaj i kishte ikur goja, nuk hante, nuk levizte, e ushqenin me nje lug te vogel vetem me qumesht dhe vazhdimisht nxirte nga goja llum te zi. Dhe mbas disa vitesh, pikerisht nga frika e fjaleve te krijeses se lig ka treguar historine e tij, kte histori qe un po e tregoj sot.

2. Para 50 viteve (ndoshta) me shum gjyshja ime kur ka qene beqare kane shkuar me nenen e saj te dajat e saj ato (daja) kan pasur ne shtepi nje lugat dhe per te larguar nga shtepija e tyre ato fshehurazi u fusin gjalp (ushqim i preferuar i lugatit)ne torben e tyre (pra gjyshes) dhe kur ato jan kthyer per ne shtepi kan pasur e edhe nje kal nena e saj (nena e gjyshes) e ka vene re se diqka nuk po shkon dhe i ka then vajze dikush eshte mes nesh edhe gjhsyja ka then he mo se skam frig dhe ai (lugati) i bije nje her me gur samarit dhe nena e paralajmeron i thot mos bije se po gabon ajo perseri te njejten derisa e godet ate me nje gur pas shpines (gjyshen pra) dhe kur e shohin tek torba gjalpin ato e kuptojn. Dhe e hudhin gjalpin mirepo ai (lugati) i ndjek erdi ne shtepi dhe tashme ai ka nisur ti shqetesoj dhe tao ndegjojn se qeni em 4 sy mund ta shoh lugatin dhe e marin nje dhe e fusin ne dhome ku gjendej lugati dhe ai e ha mirepo gjakun qe del prej lugatit keto (familja e gjyshes) e largojne vetem mirpeo naten tjeter perseri ringjallet ai (lugati) dhe nis ti leodnj ato dhe e pyesin jne hoxhe cfar te bejne dhe ai u thite qe uji i nxehur duhet ti hidhet gjakut te lugatit dhe ato kesht veprojne dhe shpetojne prej aij (lugatit).

3. Nje ngjarje e frikshme qe ma ka treguar nje kamarier 55 vjeqar ne nje restorant per nje ndodhi te frikshme per gjyshin e tij.<br />Kjo ngjarje ka ndodhur dikur para 80 vjeteve ne krahinen e pyllezuar te Marecit ne Kosove . Siq me ka treguar kamarieri gjyshi i tij po kthehej nga qyteti per ne fshat. Per te mberitur ne qytet duhet te kalonte livadhe dhe male ishte mbremje dhe kishte rren nje mjegull dhe ishte vjeshte ai po kalonte ne mal me nje karoc me kuaj duke mbartur disa thas miell dhe drunj per ti derguar ne shtepi. Siq tregon kamarieri kur gjyshi i tij ishte duke zbritur nga mali per ta kaluar lumin qe e ndante fshatin ne ato momente ai degjoi disa zera mbrapa karroces se tij ai ndegjoi disa zera te frikshem dhe disa instrumente muzikore ne ato momente atij ne karroc ju shfaqen 5 lugat te zinje dhe te shkurte qe benin muzik me instrumente muzikore ne ato momente gjyshi i kamarierit i prrer nga frika dhe i zbehur nisi ti jap kuajve shpejtesi aq shum sa qe nga shpejtesia kerrceu nga karroca dhe u zvarit deri posht malit ne lume. Nuk kaloi kohe dhe ate e zbuluan disa fshatar qe thuhet se ne ato momente ai ishte shtrir dhe nuk levizte ne lum sikur te kishte qen i vdekur. Mbas nje kohe ai u dergua ne shtepin e tij dhe qendroi 2 muaj i shtrir ne krevat te shtepis ne fshat pa u zgjuar si i mpir dhe gjithmon duke e kujtuar at rrastesi te frikshme qe i kishte ndodhur Kamarier i moshuar tregon se edhe pasi i kishte kaluar semundja dhe ankthi dhe ishte i shendetshem ai nuk linte dit pa e kujtuar ate ndodhi te tmershme qe e kishte shoqeruar gjat gjith jetes ndersa karroca me kuaj nuk ju gjet kurr .

Zero Cool
29-04-13, 14:59
Mitologjia e Jonės



Mitologjia e Jonės mėshtjerrė me viēin, hyun-dem Epafi dhe e Nymfeut tė Epirit, nė numizmatikėn iliro-epirote.

Fama dhe lavdia mesdhetare e gjedhėve tė “Kopeve tė Gerionit, kopeve tė Herakliut, kopeve Pirrike, kopeve tė Kaonit tė Malit Pergam, kopeve tė Mėzisė” etj

Duke iu referuar burimeve tė shkruara antike, qysh nga Hesiodi, Homeri, Aristoteli etj, e deri te S. Bizantini, mundemi tė krijojmė njė pėrfytyrim e sintezė pėr rritjen dhe shfrytėzimin e gjėsė sė gjallė nga paraardhėsit tanė nė trojet ilire e epirote, kryesisht pėr ato kafshė tė cilat hyjnė nė grupin e atyre qė gjuha jonė e lashtė popullore i kishte klasifikuar si “bagėti, gjā e gjallė e trashė, gjeri, gjedhė”.

Ne mundemi tė vėrejmė se kemi disa ish-pronarė tė lashtė barbarė kopesh, emrat e tė cilėve lidhen edhe si bazileusa mitologjikė edhe si emėrtime toponimie, oronimie, hidronimie etj, me trashėgimtarė me pemė gjenealogjikė, me shndėrrime/metamorfoza, me ndėrhyrje tė perėndive politeiste etj.

Tė gjitha kėto pasqyrohen edhe nė objektet e pikturuara qeramike, nė basorelievet e skulpturat, siē edhe nė monedhat. Me kėtė rast mitologjia qė reflektohet nė monedhat, sigurisht shkon shumė mė lashtė se vetė kronologjia e monedhave.

Hesiodi, i cili kishte shkruar edhe veprėn ‘Teogonia’ (Mbi prejardhjen e Perėndive) shkruante pėr gjallorėt frymorė tė vdekshėm tokėsorė tė Epirit: “Ėshtė njė fushė, Hellopia, shumė pjellore dhe me luadhe tė mira, e pasur nė dele dhe nė qe kėmbėharkuar; kėtu banojnė burra me shumė kope gjedhėsh dhe njė sasi e panumėr fise mortarėsh; kėtu, nė pjesėn e fundit ėshtė ndėrtuar Dodona; kėtė Zeusi e deshi qė tė jetė njė faltore e vyer pėr njerėzit… [“Carmina”, Fragment 134 (156); “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, 1965, f 14] S. Bizantini, shek VI, citonte Hekateun (shek VI-V p.e.r.) dhe shėnonte: “ABROI, fis pranė Adrias sė Taulantėve, fqinj tė Helidonėve sipas Hekateut”; po aty ai shėnonte: “ADRIA, qytet dhe pranė tij gjiri Adrias, si dhe lum, sipas Hekateut.

Krahina ėshtė e pasur me kullota, prodhon dy herė nė vit, lindin binjakė, shpesh tre dhe katėr keca nė vit, gjithashtu nė disa raste edhe pesė e mė tepėr; edhe pulat pjellin dy herė nė ditė dhe nga madhėsia janė mė tė vogla se tė gjitha pulat e tjera. Qytetari dhe banori; adrianos, sipas Asianit. U thonė edhe adriates dhe detit – Adriatik. …BERENTION, fshat pranė Adrias. Theopompi, XLII, emri etnik Baretinos. …TEGESTRA/Tergestron… nga Tergestre e deri te gjiri i Adrias janė 5029 stade… (S. Bizantini, “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, 1965, f 416, f 421;)

Konstatohet se origjina e emėrtimit tė detit Adria/Adriatik dhe origjina e emėrtimit tė lumit, tė gjirit, tė krahinės, tė malit dhe fisit Adrian, lidhen etimologjikisht me gjuhėn ilirishte dhe me banorėt ilirė tė anėdetit tonė.

Identifikimi i kėsaj qyteze e krahine si, Adria nė anėdetin tonė tė Ilirisė ishte vėrtetuar katėrcipėrisht nga Aristoteli (shek IV-III p.e.r.), i cili bazohej nė tė njėjtėn temė dhe material tė cituar nga Hekateu dhe Theopompi tė shek VI-V p.e.r.. (De Mirabilibus Auscultationibus, 842 b, 128) Gjerėsisht ne e kemi trajtuar gjetiu.

Aristoteli, bazuar nė autorė mė tė vjetėr kishte dhėnė mjaft pėrshkrime, sidomos pėr “kopetė pirrike” me lopė, me dhen, pėr metodat e rritjes dhe ushqimit etj. Kjo traditė e lashtė dhe ky emėrtim zanafillonte, sipas mitologjisė, qysh nga koha e mbretit tė lashtė epirot Pirro, i biri i Neoptolemit, nga fisi i Akilit.

Kėtu lidheshin edhe fijet me kaonėt, trojanė e kaonėt pellazgjikė epirotė me pirridėt epirotė dhe me kopetė pirrike. Nuk i kishte shpėtuar vėmendjes as Bonasi, njė lloj bizoni nė rritje tė lirė i mbuluar me lesh, i cili gjuhej vazhdimisht pėr mishin e shijshėm, dhe pėr kėtė arsye u shfaros. (Aristoteli, “De Animalium Historia”, “Ilirėt…”, cit., f 40-41)

Nė lidhje me “pronarin Gerionin ose vėllezėrit trinjakė TreGerionėt e Epirit”, me tė cilėt ishte ndeshur me njė duel edhe Herakliu, na rezulton se nė antikitet kishte ekzistuar njė debat midis disa shkrimtarėve antikė.

Arriani (shek I-II), duke cituar Hekateun e shek VI-V p.e.r. kishte nėnvizuar: “Logografi Hekateu thotė se Herakliu, prej Argosi, i dėrguar nga Erystheu pėr tė grabitur dhe pėr t’i dėrguar lopėt e Geryonit nė Mykenė, nuk zbriti as te Iberėt (kėtu, Spanja afėr Gjibraltarit. A.L), dhe as mbi njė ishull tė quajtur Erythi, tė vendosur nė oqean (oqeani Atlantik. A.L); Hekateu thotė se, Geryoni ishte njė mbret i kontinentit qė jetonte midis Ambrakisė e Amfilohisė dhe se ishte pikėrisht ky vend ku Herakliu i grabiti gjedhėt, duke i dhėnė fund ndėrmarrjes sė tij tė vėshtirė. Unė di dhe qė kjo krahinė, Epiri ėshtė e pasur nė kullota dhe ushqen lopė shumė tė bukura.

Lavdia e lopėve tė Epirit rrjedh ndoshta nga njė kohė shumė mė e vjetėr se Erystheu dhe nuk ėshtė aspak e paarsyeshme tė besohet se mbreti i Epirit quhej Geryon”. (Alexandri Anabasis”, Lib. II, 5, 16)

Nė po kėtė temė mitologjike, edhe Skylaksi i shek V p.e.r. kishte shkruar: “…nė viset e brendshme janė atintantėt, sipėr Orikisė dhe Kaonisė, deri nė Dodonė. Nė krahinėn e Kastidias (nė Iliroi) thuhet se ndodhet njė fushė qė quhet Erytheia. Kėtu thuhet se kishte ardhur Gerioni dhe kishte kullotur qetė. Nė kėto vise janė malet Keraune, nė Epir dhe aty afėr ėshtė edhe njė ishull qė quhet Sason”. (Scylakis, “Periplus, Illyroi”, 26)

Bazuar mbi kėto debatime e burime antike, del se realisht paskemi pasur mitologji tė lashta autoktone pellazge epirote e ilire, me grabitje kopesh etj. Herakliu i famshėm, eksploratori tokėsor, detar e qiellor, i njohur edhe si murerrethues e ndėrtues qytetesh, si seleksionues e mbarėshtues kopesh, siē e shohim, ia paska grabitur ato kopetė me lopė, viēa e dema, me buaj, buaca e kotorrė, TreGerionėve nė territorin e Epirit, ndėrsa grekėt e degdisėn atė “nė fundin e botės”.

Kėshtu, mendoj se nė kėtė temė duhet diskutuar pak edhe autoriteti i sotėm europian i interpretimeve mitologjike, P. Grimal, i cili duke i dhėnė prioritetin kryesor variantit tė “Bėmave tė Herakliut”, shkruan: “Njė variant traditė tjetėr e sjell fushėn Eritheia nė Epir, nė krahinėn e Ambrakisė”. (P. Grimal, “Enciclopedia dei Miti”, 1988, f 303, zėri Gerione)

Grimal, me sa duket nuk e vuri re se, “Gerioni atlantik, nė Perėndimin e Diellit nė Fundin e Botės”; Gerioni si rojtar i faraonit egjiptian Busiridi etj, ishte njė deformim-variant i ndėrtuar mbi njė bazament mė tė lashtė epirot.

Mitorregulluesit e pėrvetėsuesit helenė e paraqitėn Gerionin/Gerionin e Trefishte epirot me tendencė fyese, si njė simbol i njė barbarie primitive, pak a shumė si ajo legjenda e fisit/popullit tė Ilirit, vėlla me Keltin e Galin, si tre bijtė e Ciklopit Polifem. Kėtė tendencė poshtėruese, pėrveē edhe njė diference nė fazėn e zhvillimit, e kishte theksuar e interpretuar autoriteti dr. prof. M. Korkuti.

Si “barbarė”, tė aristokratizuarit e fisnikėt helenė quanin jo vetėm Euromedontin e legjendės sė Feakisė edhe Epidamnin e Ilirisė, por deri vonė edhe Filipin e Maqedonisė etj.

Ndoshta i influencuar nga ky ndikim helen, Dante Aligheri e pėrzgjodhi dhe e dėnoi Gerionin si njė rojtar-guardian besnik nė rrethin e tetė tė ‘Ferrit’! Por, a e meritonte kėtė TreGerioni?! (D. Aligheri, ‘Ferri’, 1960, K. XVII-XVIII, bisha Gerion f. 195. Ish-vigan mitologjik me tri koka e tre trupa nė ishullin Erife etj.)

Ndėrkaq, shumė shekuj mė pėrpara, shkrimtari antik i shek II, Lukiani nga Samosta e kishte interpretuar Gerionin e Trefishtė ashtu siē kishte qenė realisht, si simboli i miqėsisė vėllazėrore dhe humane, tė cilin e kishte parė edhe me sytė e tij nė pikturat e ndryshme tė qeramikės etj. (“Vep. tė Zgj.”, bot. 1979, f 413)

Duke e trajtuar mbi kėtė lloj pikėpamjeje realiste, bėhet e kuptueshme pėrse nė “rrjetėn e merimangės mitologjike” pėrzihen edhe albanėt e gadishullit tonė me Malin Alban, me kullota tė pasura; pėrse na del bazileusi mitologjik ilir Adria; pėrse do tė kemi, pėrveē disa emėrtimeve tė njėjta, madje edhe emėrtime si Japigjia, andej e kėndej detit Jon; pėrse kemi dy Jonė mitologjikė ilirė, njė Jon italik e njė Jon hy kokėdem/Ios, me fytyrė demi/kau nė gadishullin Gaza; pėrse Hellopi na del si biri i Jonit: pėrse mėshtjerra Jona e Bardhė hidhet nė detin Jon dhe pėrshkon Ilirinė; pėrse me flijimin e kaut e me Kaonin themelohet Buthrotos (demi/kau i flijuar), ku kemi edhe kopetė dhe barinjtė e Malit Pergam si kopje homologėve trojanė; pėrse na del EpriDemi/Epidamnos, nimfa Melisa dhe kulti i Jonės mėshtjerrė me viēin gjipirės, kulti i Demetrės, kulti i Izidės egjiptiane; pėrse na del Herakliu edhe nė legjendėn e Epidamnit e Dyrrahut; pėrse na del Kadmi fenikas duke ndjekur njė lopė qė mban midis brirėve njė sferė, nė kėrkim tė motrės sė humbur Evropa/Europa e metamorfizuar si mėshtjerrė dhe e mbarsur nga demi/mzati Zeus etj.


Monedha e famshme prej argjendi e “lopės me viēin duke pirė qumėsht” nė Epir dhe nė Iliri

Nė Shkodėr ka njė shprehje tė urtė popullore: “Na ka tretė lopa me gjith viē”, dhe po kėshtu edhe njė tjetėr: “Na ka tretė bulli me gjith bullicėn”. Kishte pasur ndonjė lidhje ose jo kjo shprehje relikte me njė mitologji tė lashtė ose me disa variante tė saj, gjithsesi ne e pėrdorėm, sepse i shkon mjaft mirė temės.

Duke shkruar mė 1939 pėr kėtė monedhė argjendi, e emėrtuar thjeshtė shqip: “lopa/mėshtjerra me viēin gjipirės”, shumė e njohur dhe e pėrhapur nė tėrė pellgun Adriatik dhe nė tė dy gadishujt, medievisti e numizmati G. Valentini e mendonte futjen e saj fillimisht nga modelet e punishteve nga Korinti, e sidomos nga Korkyra.

Pak mė vonė kjo monedhė argjendi do tė qarkullonte masivisht nga prerjet e Durrėsit dhe Apollonisė. Simbolika nė faqen e “lopės me viēin” nuk interpretohej, ndėrsa ana e pasme komentohej si “Kopshtet e Alkinout nė Korkyrė”.

Qysh herėt, nė njė katalog e manual monedhash, “Monete Greche”, specifikisht pėr kėtė prerje/stampim ishte hedhur hipoteza se, stampat lidheshin me ndonjė lloj mitologjie e besimi politeist, ndėrsa nė monedhat e kolonive autonome kishte pasur edhe disa shtesa e pėrshtatje nė lidhje edhe me kulte lokale.

Mbi legjendėn mitologjike tė Epidamnit e Dyrrahut, ndėr autorėt tanė shkroi i pari M. Barleti, pastaj studiuesi autoritet Marin Sirdani dhe duke vazhduar nga ku e la ai, shkruan mė pas edhe H. Ceka, S. Anamali, N. Ceka etj.

Historia e Shqipėrisė (bot. 1959 e 1967), pa komente, paraqiti disa interpretime dhe gjetje arkeologjike, ku veēoheshin dy drahme tė Dyrrahut dhe njė e Lidhjes Epirote.

Me njė paraqitje mė tė zgjeruar e prezantuan kėtė monedhė njeri mbas tjetrit, dy arkeologėt akademikė, Hasan dhe Neritan Ceka. Dr. prof. N. Ceka e thekson se prerja e kėtyre monedhave autonome tė Dyrrahut e Apollonisė, statere me vlerė katėr drahmesh, duhet tė ketė filluar aty nga gjysma e dytė e shek V p.e.r., edhe si njė lloj imitimi e imponimi nga korkyrasit etj.

N. Ceka mendon se, “katrori me ornamente” paraqet “kopshtet e lulėzuara” tė bazileusit tė Korkyrės, Alkinou, sipas pėrshkrimit tė Homerit. Ai botoi edhe disa monedha tė bazileusit Monun, rreth 280 p.e.r., ku interpretonte edhe njė “nofull derri”, si njė flije e preferuar e Poseidonit, por nuk ishte shprehur pėr interpretimin e mitologjisė sė ‘lopės me viēin gjipirės’.

Studiuesi H. Ulqini, duke shkruar mė 1980 pėr objektet e grabitura arkeologjike, paraqet edhe kokėn e njė demi/kau tė lauruar nė Dyrrah, flet pėr objekte me kultin e Demetrės, “Nėnės sė Madhe” etj.

Pėr paraqitjen e relievit tė Durrėsit si njė kokė, rrashtė demi dhe lidhjen e etimologjisė si Epidamnos/Mbi, Epir, EpirDemi, pra me njė etimon me Dem, unė, sipas edhe kumtimit tė njė skede nga albanologu Kol Luka, kam shkruar qysh mė 1968 e 1972. Kėtė shkrim e kishte miratuar edhe prof. V. Toēi. (Pėr etimologjinė me bazė “dem”, shih E. Ēabej, “St. Etim. Nė fushė tė shqipes”, III, 1987, f 190)

vijon

Zero Cool
29-04-13, 15:00
vijimi

Mitologjia e Jonės


Mitologjia e Jonės mėshtjerrė me viēin, hyun-dem Epafi dhe e Nymfeut tė Epirit, nė numizmatikėn iliro-epirote.



Interpretime dhe diskutime tė reja

Herodoti e kishte shprehur idenė se mitologjitė e lashta autoktone pellazge ishin futur nė bashkėpunime, me marrje-dhėnie, me krahasime, identifikime e integrime tė mitologjive pellazge me mitologjitė mesdhetare, mė veēanėrisht me ato fenikase e egjiptiane.

Kėshtu, Herodoti sillte shembullin se si tempulli i Amonit nė Teba tė Egjiptit dhe ai i Zeusit nė Dodona, profetizonin njėlloj, se si helenėt i huazuan dhe i sofistikuan perėnditė pellazge etj.

Kohėt e fundit nga arkeologjia italiane janė raportuar disa gjetje tė monedhės sė Durrėsit dhe Apollonisė, “Vacca/giovenca con vitello”, shoqėruar edhe me interpretime tė reja. Ne do t’i krahasojmė kėto edhe me disa monedha, gjetje nė vendin tonė, dhe do tė zhvillojmė ndonjė diskutim.

Sipas vlerėsimit tė specialistėve italianė, kjo monedhė e Durrėsit (fig. 9), paraqet kokėn e Isidės “me mistere tė shumta”, nga miti egjiptian i Isidės, e lidhur me kultin e Osiris, e hyut kokėdem Apis. Ky kult direkt kishte hyrė edhe nė Itali. Kulti i Isidės lidhej me ngjizjen, pjellorinė etj.

Kandili i ndezur lidhet me festimet pėr “Isidėn Ndriēuese”, nė fillim tė korrikut, porsa perėndonte dielli. Disa autorė kanė parė lidhje imitime mė vonė edhe nga kulti i Maries me birin Jezus/Isa. Nėn kandil ka edhe njė objekt tė paidentifikueshėm. Monedha ka edhe emrat e dy magjistratėve, ΚΤΗΤΟΣ dhe ΦΑΝΗΣΟΥ.

Ana tjetėr, edhe sipas komentatorit italian, paraqet njė katėrkėndėsh tė ndarė nė dy pjesė me ornamente.

Pėr interpretimin direkt tė Isidės egjiptiane, unė kam njė mendim diskutues disi mė ndryshe. Mbas ndonjė hyrje si “Kult i Isidės dhe Apisit” fillimisht, mendoj se gradualisht duket se kemi tė bėjmė me mitologjinė e Ios/Jonės e Epafit. Herodoti e krahasonte dhe e identifikonte Isidėn si tė ngjashme me Demetrėn.

Autorė tė tjerė kanė parė ngjasime edhe me Nėnėn e Madhe, me Gjean etj. Ndėrkaq, shumica e autorėve kanė parė identifikime, madje edhe njė pėrzierje dhe njė zėvendėsim me mitologjinė e Ios/Hios/Jonės/Hyjneshės. (Shih, Io e Epafo.mht Wikipedia)

Jonėn, bijėn e Inakut, njė priftėreshė e virgjėr e njė tempulli tė Herės, e ka pikasur dhe e ka vėnė nė shėnjestėr Kryezoti e kryeepshori tekanjoz Zeusi. KryeZoti Zeus e gjen rastin dhe me pėrdhunė e lė shtatzėnė Jonėn.

“Sekreti” zbulohet, dhe kjo zgjon xhelozinė e tmerrshme dhe hakmarrėse tė Herės. Pėr ta ruajtur, Zeusi e metamorfizon Jonėn si njė mėshtjerrė tė bardhė.

Por Hera e tėrbuar i dėrgon mėshtjerrės njė zekth, qė dihet se pickon e thith gjak nė organet gjenitale. Duke mos i duruar dot dhembjet, Io/Jona hidhet nė det. Nė variantin helen tė Herodotit, Io hidhet nga porti Argos, nga Jonia e Egjeut. (Historia II, 153) Edhe vetė Herodoti e identifikonte Epafin me Apisin Por, sipas variantit tė Apollodorit [Bibliotheca, Lib. II, 7, (1, 3, 5)] e ndonjė autori tjetėr, Jona ishte hedhur nga deti Jon, duke pėrshkuar bregdetin e Ilirisė dhe ngushticėn midis dy qyteteve Japigjia, njėri nė Itali dhe tjetri nė Iliri.

Deti Jon njė farė kohe kishte pėrfshirė njė pjesė tė madhe tė Adriatikut. Jona, nga Jon-Adriatiku, kishte kaluar tėrė Egjeun, kishte kaluar edhe Ngushticėn e Bosforit/Βόσπορος = Kalimi i Lopės, kishte pėrshkuar Detin e Zi dhe kishte shkuar pėr konsultime nė Kaukaz, te Prometeu.

E kėshilluar nga Prometeu, ajo kthehet mbrapsht dhe shkon nė Gaza tė Egjiptit, pėr tė lindur hyun kokėdem Epafin, tė cilin e krahasojnė dhe identifikojnė me Apisin.

Epafi bėhet edhe mbret i Egjiptit etj. Sipas Lukianit, kjo mitologji e Ios dhe Epafit, ishte e parathėnė se, mėshtjerra do tė lindte nė Egjipt njė hyjni dem, se Io/Jona do tė shndėrrohej pėrsėri si femėr e bukur, se e ėma dhe i biri do tė bėheshin hyjni/perėndi qiellore, se Epafi do tė bėhej mbreti i Egjiptit etj. (shih Lukiani, “Vep. tė Zgj.”, Noti dhe Zefiri, f 203-204 etj)

Sot ėshtė mjaft e vėshtirė tė interpretohen shtresat mė tė thella, se si mundej tė kishte qenė kjo mitologji nė kohėn e Kronit, pa kaluar nė fantazi, por duhet tė vėrejmė se gjuha jonė ende ruan disa relikte tė magazinuara nga lashtėsia.

Vetė mitologjia antike e territoreve tona kishte edhe nja dy Ilirė tė ndriēuar, njeri i biri i Kadmit e tjetri i biri i Herakliut, tė njohur edhe si qyteteformues me emrin e tyre. Ndėrsa emėrtimi i madh, Illiria/Illyria, sipas S. Bizantinit, jepte edhe njė rrjedhim si folja illyrizon. (Cit. f 419, ILLYRIA)

Por, kush mundet tė illyrizojė-shndrisė, pėrveēse Ylli/Illi/Hylli?! Kėndej ne mundemi ndoshta tė dalim edhe te etimologjia, ku Io/Hiona/Jona ėshtė hyjnesha mėshtjerra/gjiovenka e lashtė pellazge, siē ėshtė edhe hyji si Io i afrueshėm me Apisin e Epafin si Japigjia etj.

S. Bizantini, bazuar nė autorė tė hershėm, jep kėtė sintezė shumė interesante: “JONION, det pranė Italisė. Eskili nė ‘Prometeu i lidhur’. Disa thonė se rrjedh prej ilirit tė quajtur Jon, tė tjerė prej italikut Jon. Edhe Adriatiku quhet gjiri i Jonit. Jone quhej edhe qė nga Gaza deri nė Egjipt, prej Iu-t, qė kishte fytyrėn si tė demit/kaut”. (Cit. f 419; po aty zėri Japygia)

Ishte koha kur dora–dorės kishte dominuar hegjemonia e akejve dhe helenėve, e cila mė pas do kompletohej me pushtimet e Aleksandrit tė Madh, me nėnshtrimin e Egjiptit etj. Krahas disa imitimeve, identifikimeve e pėrzierjeve si procese nga poshtė, aso kohe ndodhėn edhe njė seri manipulimesh nga lart, siē ishin reflektuar edhe nė Bibla etj.

Sipas interpretimit tonė, ky “katrori me ornamente” nuk ka lidhje me “Kopshtet e Alkinout”, por paraqet ndoshta “Portėn/Pragun e Bronztė tė Feakisė/Korfuzit”, nė lidhje me pozitėn-ēelės si bazė detare e shkėlqyer. Nė rastin tonė pėrsėritet kjo simbolikė me “Portėn e Epidamnit/Dyrrahit, si Porta/Taverna e Adriatikut”, me dy porte, siē kishim dy porte edhe nė Feaki, siē kishim edhe Treportin tonė etj.

Nga krahasimi i legjendave tė Feakisė dhe tė Durrėsit tonė, vėrehet se dalja nga barbaria e Euromedontit dhe Epidamnit kryhet nga vija femėrore e bijave tė bukura Perribe e Melisa, pėrmes fisnikėrimit “me farė/spermė e gjak” nga Hyu i Detit Poseidoni, ku Dyrrahu dhe Nausiti, pėrveē si ndėrtues portesh e orakulltoresh tė Poseidonit, na paraqiten edhe si reformatorė agrarė qė ndajnė toka.

Pra, “katrori me ornamente” duket se paraqet njė lloj porte si njė simbolikė, ku nė njė monedhė tė Apollonisė pėrdoret edhe si njė heraldikė me zjarrin e Nymfeut tė Epirit.

Nė disa monedha tė Korintit unė e gjej edhe si vel tė njė anijeje karava etj. Nymfeu i Epirit mendohej si dy kroje tė nėndheshėm, ku ka pasur edhe ndonjė pėrpjekje pėr ta identifikuar diku aty te Mbrakulla ose te Zharrėza etj.

Disa interpretime tė paraqitjes sė “Nymfateumit tė Epirit” si njė ndezje natyrore nafte, gazi apo sere, nė monedhat e Apollonisė edhe tė Durrėsit, na bėn tė reflektojmė edhe pėr mendimin e shprehur nga M. Barleti: “Durrėsi, i cili mė parė quhej Epidamn… ėshtė kryeqyteti detar i Epirit, kryeqyteti i taulantėvet, pyrejve e parthinėve… i rindėrtuar nga korkyrasit dhe po t’u besojmė shkrimtarėve shumė tė vjetėr dhe legjendės, ai numėrohet ndėrmjet qyteteve tė tjerė mė tė vjetėr”. (M. Barleti, H.S., pėrkth. shqip S. Prifti, bot. i parė 1964, f 482; bot. i dytė 1967, L. XIII, f 486)

Kjo duhet tė jetė njė arsye shpjeguese pse kėtė “zjarr” e kanė edhe monedhat e Dyrrahut. Mbase, mbase, Kryedemi i lashtė ishte vetė Kroni, siē na paraqiten edhe perėnditė e lashta asiro-babilone me brirė.

Vėrejmė se edhe nė Shkodėr ka njė sasi tė madhe nga ky tip. Shkodra ka pasur njė faltore tė Apolonit, “ΑΠΟΛΟΝ ΣΚΟΔΡΙΗ”, e madje ky kult me sa duket ka kaluar edhe nė paleokristianizėm e deri vonė nė Mesjetė, me kishėn e Shėn Apollonales.

Zero Cool
29-04-13, 15:10
Pirro i Epirit



http://img824.imageshack.us/img824/6825/pirromarte.jpg

Pirro i veshur si pėrendia Mars






(318-272 p.e.s.) ishte ndoshta sundimtari mė i shquar i Epirit. Ishte biri i Akidit dhe kushėriri i Aleksandrit tė Molosisė, qė sundoi Molosėt e Janinės. Fatkeqėsisht Akidi u ngatėrrua nė grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhojė, nė fillim humbi mbretėrinė e pastaj edhe jetėn nė vitin 313 para Kr. I biri tij, Pirroja nė atė kohė vetėm 6 vjeē, u shpėtua nga Glauku, Princi i fisit Ilir tė Taulantėve. Nė moshė tė re ai hipi nė fron pėr njė kohė tė shkurtėr, por u rrėzua prej tij dhe filloi karrierėn ushtarake me Antigonin e Maqedonisė, komandantin veteran qė kishte shėrbyer me Aleksandrin e Madh. Nė njėrėn nga betejat ai u kap rob dhe u dėrgua si peng nė Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemeut, i cili i dha pėr grua tė bijėn dhe nė vitin 296 para Kr. e vuri pėrsėri nė fronin e mbretėrisė sė tij. Pirro gėzonte nam pėr fisnikėrinė dhe trimėrinė e tij nė beteja. Epirotėt e quanin "Shqiponjė". Sipas njė tradite shqiptare pretendohet se emri "Shqiptar" (Bij tė Shqipes) e ka origjinėn nga njė thėnie e Pirros. Kur dikush lėvdonte zhdėrvjelltėsinė e lėvizjes sė trupave tė tij, ai i pėrgjigjej me krenari se njė gjė e tillė ishte normale, pasi ushtarėt e tij ishin "Bijtė e Shqipes", kėshtu qė lėvizjet e tyre, natyrisht u shėmbėllenin fluturimeve tė madhėrishme tė mbretit tė shpendėve. Sipas njė versioni tjetėr, disi tė ndryshėm, kur trupat e tij i thurnin lėvdata sulmeve tė tij tė guxishme e tė shpejta dhe e quanin "Shqiponjė" ai iu pėrgjigjej se ata ishin flatrat e tij, qė bėnin tė mundur fluturimin e shpejtė tė shqiponjės. Thuhet se kjo ēoi nė adoptimin e kėtij emri, tė cilin populli shqiptar e pėrdor edhe sot e kėsaj dite. Pra jo "Albanė" por "Shqiptarė" ose "Bij tė Shqipes". Pikėrisht nė kėtė kohė kolonitė e Korfuzit e tė ishujve tė tjere nė Detin Jon nisėn ta thėrrisnin fqinjin e tyre nė kontinent "Epir" (Tokė nė kontinent),pėr ta dalluar atė nga vendbanimi i tyre ishullor.

Gradualisht historianėt greke e nxorrėn jashtė pėrdorimit termin "Molosia" dhe zunė tė pėrdornin emėrtime tė tilla si "Mbretėria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqoftė, ky ndryshim emri nuk ndikoi nė karakterin pellazg apo shqiptar tė asaj krahine. Epiri u shtri nė jug deri nė gjirin e Ambrakisė (Artės). Nė fakt, gjeografi grek Straboni, shkruante se "pėr arkananiasit se janė grekė, kurse nė tė majtėn ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qė janė epirote". Pra, Straboni bėnte dallimin midis epirotėve dhe grekėve. Ambrakia dikur kishte qenė njė qytet i lulėzuar, mirėpo tani ishte rrėnuar. Pirroja "e zbukuroi atė mė shumė se ēdo njeri tjetėr dhe e bėri rezidencėn e tij mbretėrore. Pirroja njihej nga tė gjithė si njė princ i madh dhe i drejtė. Ai zgjeroi territorin e vet duke pėrfshirė nė tė edhe ishullin e Korfuzit dhe krahina e Maqedonisė. Nė atė atmosferė ku mbizotėronte lufta e vazhdueshme pėr pushtet midis princave krahinorė dhe atyre me kufinj shumė tė luhatshėm, qė pėrcaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshėm dhe i pėrjetshėm, thuhet se gjatė njė beteje me farefisin e vet maqedon, ushtarėve maqedonas u bėri aq shumė pėrshtypje shembėllimi i Pirros me Aleksandrin e Madh, saqė braktisėn mbretin e tyre dhe u bashkuan me tė. Dhe vėrtetė, kur maqedonėt e rrėzuan nga froni mbretin e tyre tė pazot, Demetrin, ata e ftuan Pirron qė tė sundonte edhe mbi Maqedoninė. Mirėpo, brenda shtatė muajve ai e kuptoi se maqedonėt krenarė do tė preferonin mė mirė qė sundimtar i Maqedonisė tė bėhej mė i keqi prej maqedonasve, sesa njė nga mė tė mirėt jomaqedonas. Prandaj hoqi dorė vullnetarisht nga froni nė vitin 287 para Kr. Pirroja ėndėrronte tė ngrinte njė perandori nė perėndim, tė ngjashme me atė tė propozuar 40 vjet mė parė nga kushėriri i atit tė tij, Aleksandėr Molosi.

Roma, qė tradicionalisht konsiderohet e themeluar nė vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shteti mė i fuqishėm nė gadishullin italik dhe, mė pas, kishte bashkuar grupet e ndryshme nė njė konfederatė nėn udhėheqjen romake. Si rrjedhojė, ajo ishte bėrė gati njė republikė e bashkuar, mjaft e fuqishme. Pushtimi i galėve apo i keltėve vėrshoi nga Veriu rreth vitit 400 para Kr., duke e shkatėrruar Romėn pjesėrisht me anė tė njė zjarri nė vitin 390 para Kr. dhe duke dominuar njė pjesė tė madhe tė Italisė pėr njėfarė kohe. Luftrat samnite tė viteve 326-312 para Kr. dhe 299-291 para Kr. sapo kishin pėrfunduar kur Pirroja nisi tė hidhte njė sy nga Perėndimi, i frymėzuar ndoshta nga ura portative qė kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200 vjet mė parė.

Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qė konceptoi njė urė tė ngjashme pėrmes Adriatikut nė pikėn e tij mė tė ngushtė, nė ngushticėn e Otrantos. Rasti i volitshėm erdhi nė vitin 282 para Kr. Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) nė jug tė Italisė, njė koloni spartane, e kishte halė nė sy flotėn romake nė portin e vet (gjė qė binte nė kundėrshtim me marrėveshjen) dhe i kėrkoi ndihmė Pirros. Pa pritur qė tė zgjidhte problemet inxhinjerike tė urės, ai shfrytėzoi medotėn konvencionale, duke kaluar me anije pėrmes Adriatikut 25.000 trupa. Pėrveē 3000 kalorėsve, ai mori dhe 19 elefantė lufte, kafshė gjigande tė cilat italianėt i shihnin pėr herė tė parė nė atė kohė. Kur panė ushtrinė romake qė i afrohej Tarentit, banorėt e tij, pra tė kolonisė spartane, ia dhanė Pirros komandėn supreme tė forcave antiromake, duke preferuar qė mė mirė t"i nėnshtroheshin Pirros pellazg, sesa romakeve barbarė. Nė fillim, Pirro i shkroi konsullit romak, Valer Levinit, duke i kėrkuar qė tė vepronte si arbitėr midis Romės dhe Tarentit. Mirėpo konsulli ia preu shkurt, duke i thėnė tė shihte punėt e veta e tė kthehej nė Epir. Kur prapavija romake kapi njė spiun epirot, Levini i tregoi atij legjionet gjatė njė loje stėrvitore dhe pastaj e lėshoi qė ti thoshte Pirros se, nėse e brente kureshtja pėr ushtarėt dhe taktikat romake, duhej tė shkonte e t’i shihte me sytė e vet. Nė betejėn qė u zhvillua mė pas nė Heraklea, afėr Tarentit (280 para Kr.) Pirroja u ndesh me njė ushtri romake dy herė mė tė madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar.

Mirėpo, ai humbi aq shumė oficerė dhe ushtarė, saqė thirri: "Edhe njė betejė tjetėr si kjo dhe mė duhet tė kthehem vetėm nė Epir". Prej kėtej lindi edhe shprehja "Fitore si e Pirros”. Ky ishte kontakti i parė ushtarak i Romės me botėn helenike nė lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar pėr paqen dhe lirinė e bashkėsive greke nė Itali, Pirro dėrgoi nė Romė ministrin e tij mė tė zotin nė artin e oratorisė, Linean, kujtesa fenomenale e kėtij tė dėrguari e habiti Plinin, pasi ai "kishte fiksuar emrat e senatorėve dhe tė kalorėsve romakė vetėm me njė ditė qėndrimi nė Romė. Por Roma nuk pranoi tė hynte nė bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria. Nė pamundėsi qė ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qė tė kalonte dimrin nė Jug. Gjatė rrugės, lėshoi robėrit romakė tė veshur e tė mbathur para, duke u thėne qė tė ndėrmjetėsonin pėr paqen nė emėr tė tij. Ndėrkohė, Kartagjena pranoi ti vinte nė ndihme Romės me njė aleancė ushtarake, duke shpresuar qė tė zgjeronte zotėrimet e saj nė Siēili. Kjo e alarmoi shumė koloninė greke tė Sirakuzės, e cila iu lut Pirros pėr ndihme ushtarake kundėr Kartagjenės. Pirroja nuk priti qė ti thonin dy herė. Ai u hodh nė Siēili ne vitin 278 para Kr.. dhe me strategjinė e tij tė shkėlqyer arriti t"ua rimerrte kartagjenasve pjesėn mė tė madhe tė ishullit. Fatkeqėsisht ai u pėrpoq tė sundonte mbi kėta grekė liridashės po aq arbitrarisht sa edhe Ptolemi mbi Egjiptin, prandaj grekėt nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhėn poshtė ofertėn e tij qė tė bėhej mbreti i tyre: disa prej tyre preferonin mė mirė Kartagjenėn sesa regjimin ushtarak.

Dionisi i Halikarnasit, qė duhet tė jetė ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romak ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai shkruante se Pirroja u soll nė mėnyrė arrogante e tiranike, ashtu si shtypesit e tyre italiane, duke konfiskuar pasuritė dhe duke shpėrndarė ofiqe tė larta pėr miqtė e kapitenėt e tij. Ai internoi, e madje ekzekutoi njerėz tė shquar me akuza tė sajuara, fyu ndjenjat e popullatės duke plaēkitur thesaret e paruajtura nė tempujt e tyre. Kur u tėrhoq nė drejtim tė Tarentit, erėrat e tėrbuara shkatėrruan disa nga anijet e tij, midis tė cilave edhe ato qė mbartnin thesarin e popullit. Megjithatė avantazhet e shumta qė kishte, Pirroja e humbi betejėn tjetėr "pėr shkak tė zemėrimit tė perėndeshės". Kjo ishte beteja jopėrfundimtare e Bevenetos. Pas kėsaj, nė vitin 275 para Kr..ai u kthye nė atdhe, duke lėnė pas njė garnizon nė Tarent, por duke e lėnė nė Itali nė duart e romakėve. Jo vetėm Epiri, por edhe Greqia dhe gjithė Lindja po bėheshin tashmė tė vetėdijshėm pėr fuqinė e re qė po ngirhej nė Perėndim. Edhe Ptolemi i Egjiptit po pėrpiqej tė zgjeronte kufijtė e tij. I pakėnaqur me kontrollin e rrugėve detare nė Egje, ai nxiti kryengritje nė Greqi e Maqedoni. Nė fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehtė pėr tė pushtuar Maqedoninė nga perėndimi, por kjo nuk dha ndonjė rezultat tė madh. Ndėrkohe, Ilirinė nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku, e kishte strehuar qė tė vogėl dhe e kishte ndimuar tė hipte nė fronin e Molosisė qė nė moshėn 12 vjeēare. Kėshtu, ai i drejtoi armėt kundėr Greqisė. Depėrtoi nė lindje deri nė Argosinė e Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet qė nuk donin ta pranonin brenda mureve tė qytetit. Pikėrisht aty, nė Argosin pellazg, nė vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte fund.

Ashtu si heroi i tij, Aleksandri i Madh, qė e kishte mbyllur karrierėn e tij tė shkėlqyer nė mėnyrė aq tė dhimbshme, lavdishme edhe Pirroja e mbylli po ashtu nė mėnyrė shumė tragjike e disi tė ēuditshme pėr njė hero aq tė madh, nė muret e Argosit, kur njė grua e zemėruar do t’i hidhte njė tjegull nga ēatia e do ta linte tė vdekur nė vend! Nė vepren e tij “Historia Natyrore”, Plini shkroi pėr njė dukuri shumė tė pazakontė qė ndodhi nė Romė. "Ditėn qė vdiq Pirroja, kokat e prera tė kafshėve tė flijuara rrokulliseshin nė tokė, duke lėpirė gjakun e tyre, shenjė kjo jashtėzakonisht e mbarė". Njė bust, tė cilin studiuesit e identifikojnė si me atė tė Pirros, u gjet nė Herkulan, nė rrėzė tė malit tė Vezuvit, dhe ruhet nė Muzeun Arkeologjik Kombėtar tė Napolit. Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje tė vazhdueshme me Maqedoninė. Sidoqoftė, ėshtė domethėnės fakti qė asnjėra nga kėto mbretėri tė hershme jogreke (shqiptare) nuk kėrkoi aleance me Greqinė pėr tė luftuar kundėr njėra - tjetrės.

Pas Aleksandrit, Epiri u nda midis njė numri principatash fisnore, tė cilat qeveriseshin nga krerėt e tyre nė krahinat pėrkatėse si mbretėri tė vogla. Shumė prej tyre morėn anėn e Perseut tė Maqedonisė nė luftėn e tij kundra Romės. Rrjedhimisht, senati i zemėruar romak e urdhėroi gjeneralin e sapoemėruar, Emil Paulin, tė autorizonte ushtarėt e tij qė, si ndėshkim, tė plaēkisnin qytetet e Epirit. Pas betejės sė Pidnės trupat romake shkatėrruan 70 qytete Epirote, pjesa mė e madhe e tė cilave i pėrkiste fisit tė molosėve, dhe kishin si skllevėr 150.000 banorė. Shumica e tyre u transportuan nė Itali. Njė shekull mė vonė Straboni shkruante se, ndonėse zonat fshatare ishin tė ashpra e plot me male, "i gjithė Epiri dhe Iliria dikur ishin terėsisht tė populluara. Tani pjesa mė e madhe ka mbetur e shkretė, kurse zonat e banuara janė katandisur nė fshatra ose nė rrenoja. Madje edhe “Orakulli i Dodonės” ka mbetur pothuajse i braktisur fare. "Dėshmi tė heshtura tė hakmarrjes se egėr tė Romės mbi Epirin u gjetėn 2000 vjet mė vonė, kur gėrmimet nė Antigonea tė Gjirokastrės nxorrėn nė dritė njė shtresė goxha tė trashė prej hiri, tė mbetur nga zjarri qė rrėnoi plotėsisht kėtė qytet dhe 69 tė tjere si ai.


Pamje nga Dodona

http://img153.imageshack.us/img153/5148/dodona1.jpg

http://img849.imageshack.us/img849/2743/dodona.jpg

Zero Cool
29-04-13, 15:29
Orakulli i Dodonės


http://img809.imageshack.us/img809/2939/dodonaoak240h.jpg



Ky ndryshim cilėsor, veēanėrisht nė fokusimin e problemeve qė dikur trajtoheshin si gati misterioze, bėri tė mundur kapėrcimin e disa kontradiktave tė vjetra qė kanė tė bėjnė me interpretimin e gjėrave.

Zbulimi dhe pėrdorimi i karbonit C-14, i cili afronte zgjidhjen, me njė probabilitet (+)(-) 100 vjet, ishte njė pėrmbysje e madhe nė saktėsimin e etapave kohore nė fushėn e historisė.

Mbi tė gjitha u krijua njė mendim i ri i pėrgjithshėm, i njė natyre krejt tė re, pėr vlerat e trashėguara njerėzore. Kapėrcehet koncepti provincial i shfaqur jo pak herė edhe nga historianė tė kalibrit botėror.

Mjaft ėshtė diskutuar rreth Herodotit i mbiquajtur edhe "Babai i Historisė", i cili gjithashtu pėr pasaktėsitė trashanike qė ka bėrė e quajnė edhe "Babai i gėnjeshtrės". P.sh. E. Gibboni gjatė kohės qė po pėrgatiste "Shkėlqimin dhe rėnien e Perandorisė Romake" ankohej se "paragjykimi, injoranca dhe budallallėku i shumė historianėve tė lashtė", tė cilėt ishte i detyruar qė t’i pėrdorte si burim informacioni, "e bezdisnin pa masė".

Le tė theksojmė kėtu edhe interpretimet e shumė studiuesve tė sotėm pėr interesa thjesht shoviniste. Por si njė argument domethėnės brenda oborrit tė historisė sonė, ėshtė me vend qė tė pėrmendim njė prej iluministėve tė mėdhenj gjermanė tė shek. XVIII.

Ishte viti 1774, kur nė Leipzig Johan Tunman, botoi librin e tij "Kėrkime nė historinė e popujve tė Evropės Lindore".

Nė parathėnien e kėtij libri, duke pėrmendur direkt shqiptarėt, ai theksonte se "asnjė popull tjetėr i botės nė tė cilėn ne jetojmė, nuk ėshtė aq i panjohur pėr evropianėt e perėndimit pėr sa i pėrket prejardhjes, historisė dhe gjuhės, sa shqiptarėt."E megjithatė, ata janė popuj kryesorė, tė lashtė e tė rėndėsishėm, qė ēdo historian do tė dėshironte t’i njihte: historia e tyre do tė plotėsonte zbrazėti tė mėdha nė historinė e vjetėr e tė re tė Evropės. Por… ata sot nuk luajnė mė ndonjė rol tė veēantė.

Ata janė tė nėnshtruar, ata janė fatkeq dhe historiani shpesh ėshtė po aq i padrejtė, sa dhe njeriu i zakonshėm; ai nuk i pėrfill ata qė nuk i ka prirė fati". (Studime gjermane. Bot. shqip. 1990) Kėto dukuri negative tė vėna nė dukje nga sa a sa shkollarė, kanė krijuar kontradikta dhe tė ēara tė mėdha mbi njohjen e trashėgiminė tonė.

Ato kanė shėrbyer si burim keqinterpretimi dhe jo nė pak raste i kanė ēuar pasardhėsit e genit njerėzor nė drejtimin e kundėrt tė asaj qė ata duan tė njohin. Sot nė kėtė aspekt po kristalizohen dy grupe tė mėdha, tė cilat i interpretojnė tė njėjtat fakte me koncepte diametralisht tė kundėrta. Grupi i parė ėshtė konservativ, i mėshon metodologjisė klasike, injoron tė rejat qė zbulohen, ose bėhet thjesht pengesė burokratike.

Ndėrsa grupi i dytė pėrbėhet nga njerėz pasionantė dhe jo ortodoksė. Shpesh ata qasen pa edukim formal nė fushėn ku ata militojnė, por qė me metodat e tyre kėrkimore kanė sjellė risi, veēanėrisht nė fushėn e historisė botėrore.

Nuk mund ta lė rastin tė kalojė pa pėrmendur Hajnrih Shlimanin, i cili rizbuloi Trojėn nė kundėrshtim tė plotė me mendimin e akademikėve, tė cilėt pretendonin se historia e Homerit, Iliada dhe Odisea, ishin prodhim folklorik dhe pa baza historike. Shlimani vetė konsiderohej aventurier, dhe nė fakt ai ashtu ishte! Ai nuk kishte kurrfarė lidhje me punėn e arkeologut.

Por realiteti tregoi se bindjet e tij tė patundura qė do ta zbulonte Trojėn sipas tregimit tė Homerit, i dhanė atij famėn e pėrjetshme. Me shembullin e Shlimanit bota e sotme ėshtė e mbushur plot. Prej kėtij kėndvėshtrimi studimi i kėsaj disipline ka fituar njė linjė tė re dhe interesante. Pėr kėtė ēėshtje, pikėrisht nė aspektin e tė kaluarės sė shqiptarėve nė veēanti, po konfigurohen gjithashtu avantazhet e para.



Humbjet nga e kaluara

Mė ndodh qė nė biseda tė ndryshme njerėzit tė mė pyesin se pėrse tani shqiptarėt nuk janė mė tė famshmit e dikurshėm, dhe pse nuk kemi mė influencė nė ekonominė dhe politikėn botėrore. Sė pari, dua t'ju a theksoj pyetėsve tė mi se kohėt ndryshojnė. Kjo gjė nė fakt ka lidhje me fenomenin njeri, por nuk varet nga vullneti i tij.

E thėnė ndryshe, nė mėnyrė tė dukshme kjo ēėshtje ka lidhje me vullnetin e Zotit! Mendoj qė edhe pėr fisin e parė dhe tė bukur tė shqiptarėve "Krijuesi" nuk ka bėrė ndonjė lėshim tė madh, qysh kur vendosi qė shqiptarėt tė jetojnė nė tokė bashkė me tė tjerėt.

Nė Testamentin e Vjetėr pėrmenden 12+1 fise (tribu) tė ndryshme. Pra, sado e ndritur qė tė ketė qenė e kaluara jonė, ne nuk kemi jetuar vetėm, nė boshllėk, dhe pa konkurrencėn e fiseve apo grupeve tė tjera.

Kjo logjikė na bėn tė mendojmė se pavarėsisht se ne jemi ndėr grupimet e para pėr nga kontributi i rėndėsishėm nė stabilizimin e jetės nė tokė, prapė fati ynė ngjan njėsoj si fati i ēdo qenieje tjetėr njerėzore, por nė kohė dhe vende tė ndryshme. Tė moēmit tanė, i shpjegonin kėto fenomene thjesht me dy fjalė: "Rrota e historisė"!

Ajo siē dhe e dimė, nuk e ndal rrotullimin e saj asnjėherė! Ne shpesh do tė shikojmė gjatė shkrimit se si tė vjetrit, mė sė shumti kanė pasur tė drejtė. Ėshtė me vend me kėtė rast qė tė shpjegojmė fillimisht me argumente bazė si ndryshojnė gjėrat nė Univers, nėn lėvizjen e pandėrprerė tė "Mullirit Kozmik". Filozofit Platon (429-347), gati 2500 vjet mė parė, i pėlqente tė thoshte "Si poshtė edhe lart"!

Me fjalė tė tjera sjell vėmendjen tek Mikro-Kozmosi dhe Makro-Kozmosi, dy elementėt kryesorė nė shpjegimin e Universit. Pra, filozofia e tij ishte se fenomenet tokėsore janė tė lidhura ngushtė dhe nė mėnyrė tė pazgjidhshme me ato qiellore. Kėshtu qė nga ky pikėvėshtrim, mund tė themi se Dodona ka qenė qysh nga fillimi i procesit tė civilizimit qė njohim ne sot.

Priftėrinjtė e Dodonės, siē do ta shikojmė me shembuj kėtu mė poshtė, ishin vetė Zotat nė tokė. Me njė gjuhė simbolike, quheshin prej disa mijėra vjetėsh si "Perėnditė e Olimpit". Sa pėr kureshtjen tuaj, emrat e disa prej tyre nė periudhėn dymijėvjeēare tė dominimit tė Zeusit nė Olimp ishin: Zeusi, Hera, Athinaja, Poseidoni, Hades, Demeter, Artemisi, Apollo, Hermesi, Hephaestusi dhe Aphrodita.

Kur Robert Temple botoi herėn e parė librin e tij tė famshėm "The Sirius Mistery" nė vitin 1976, me nėntitull "Evidencė e re shkencore mbi kontaktin e alienėve gati 5000 vjet tė shkuara", opinioni botėror u kap nė befasi.

Vetė R.Temple pėr punėn e tij gjeniale nė vend qė tė shpėrblehej, u persekutua pėr pesėmbėdhjetė vjet pandėrprerė! Persekutorėt e tij ėshtė interesante ta theksojmė kėtu, nuk ishin njerėz tė zakonshėm apo fanatikė injorantė. Ata ishin disa individė nga agjencitė dhe grupet sekrete mė tė fuqishme tė botės... Dhe nė kėtė rast pyetja shtrohet: Po pėrse vallė…?! Tė gjithė ne e pranojmė se gjėrat lėvizin.

Qė ato ndryshojnė pambarimisht, shpesh dhe jashtė vullnetit tonė edhe kėtė gjė ne e kuptojmė. <strong>Astrologjia, nė kohėt antike konsiderohej mbretėresha e dijeve, sepse ajo tė mėsonte logjikėn se si lėvizin gjėrat atje lart…!</strong> Nė qoftė se ne do tė besojmė sinqerisht nė shprehjen "ēdo gjė vendoset me vullnetin e Atij", le tė vazhdojmė tė besojmė si mė parė. Prej kėtij besimi do tė pėrfitojmė dy gjėra nė praktikė.

E para, do u kthejmė stėrgjyshėrve tanė tė urtė njė borxh tė vonuar shumė gjatė, respektin e domosdoshėm pėr ēka ata kontribuan pėr ne dhe atdheun. Dhe e dyta, sipas "Mullirit Kozmik", ne tani po dalim ose po lėmė pas "shekujt e gjatė tė errėsirės sė trashė shpirtėrore dhe injorancėn tonė tė rrezikshme"!

A ishte gabim Sami Frashėri kur na mėsonte: "Se drita e diturisė, pėrpara do tė na shpjerė"? Unė jam i sigurt se jo! Po ashtu, vėllai tjetėr Naimi, gėrvishtte tė njėjtėn plagė kur thoshte: "Hiqu, hiqu, errėsirė! Pa ja kėtu, o dritė"!

Siē shihet, rilindasit tanė tė mėdhenj e kishin kuptuar gjuhėn e Zotit. Ėshtė mė se e qartė se kėtu bėhet fjalė pėr triumfin e dritės kundėr errėsirės nė kuptimin simbolik.

Prof. Harold Cooke nė studimin e tij "Osiris, a Study in Myths, Misteries, and Religion", by Ares Publishing Inc. London, 1931, na kujton: "Konflikti midis sė mirės dhe sė keqes ėshtė konflikt fizik dhe shpirtėror". Ndryshe ne mund ta kuptojmė kėtė fenomen si lufta e "tė mirės kundėr sė keqes". Por ne siē duket nuk i kuptuam ata krejtėsisht, me vonesat dhe zigzaget tona tė turpshme. Ėshtė fjala pėr fatin e shqiptarit, por edhe pėr fatin e njeriut nė pėrgjithėsi si qenie tokėsore.

Nė dymijėvjeēarin qė po lėmė pas, ishin predikuar gjėrat, pra ishin parathėnė! Dhe ky predikim bėhej nė pėrgjithėsi me mekanizmin e njohur tė Orakujve, por edhe me forma tė tjera akoma mė praktike.

Duke dalė prej influencės sė shenjės tė Dashit, ne lamė pas edhe karakteristikat e tij gjithashtu. Le tė kujtojmė kėtu qė nėn kėtė shenjė, njeriu vetė mori pjesė aktive dhe i ndėrtoi perandoritė e mėdha.

Pra, ndryshe njeriu me sjelljen dhe mentalitetin e tij tė asaj kohe rrezatoi tendencėn ekspansioniste dhe u krijuan nga ky shkak njėra pas tjetrės perandoritė e ilirėve, persėve, maqedonasve, romakėve, bizantinėve, etj.

Por duke hyrė nėn influencėn e Peshqve, po vetė njeriu u bė dėshmitar dhe varrmihės njėkohėsisht nė shkatėrrimin e po kėtyre perandorive, njėra pas tjetrės.

Milena Gonzales-Wippler, e diplomuar nė Porto Riko dhe nė Universitetin e Kolumbias, respektivisht nė Psikologji dhe Antropologji, e shpjegon kėshtu fenomenin nė librin e saj "Formulat magjike dhe ceremonitė" bot. i 1997-s: "Shenja e Ujorit, e cila po na afrohet tani, personifikon miqėsinė, shpresėn dhe dėshirat. Ndėrsa pėrpara saj, shenja e Peshqve ishte pėr dymijėvjeēarin qė po lemė pas, fillimi i kristianizmit, dhe bota u zhyt gati nė mėnyrė absolute nėn influencėn e teologjisė Judeo-Kristiane".

Karakteristikė e kėsaj shenje ishte Jezu Krishti, i cili u ndalua, u burgos, u torturua dhe u kryqėzua nga armiqtė e tij tė shpallur dhe tė pashpallur. Kjo gjė pra, ishte parashikuar mė parė nga Orakujt. Ishte parathėnė lindja dhe kryqėzimi i tij! Ai kėshtu u bė simbol i sakrificės kristiane.

Ėshtė interesante ta kujtojmė se nė treqind vitet e para kristianizmi kishte si simbol tė vetin dy Peshq, pra pikėrisht shenjėn e horoskopit. Por nė 325 A.D, nė kėshillin e Nikeas u vendos unifikimi i kishės dhe "Jesu Krishti" u pranua tė shpallej Zot!

Ja se si na e pėrshkruan kėtė moment tė veēantė tė historisė studiuesi Simon Cox, nė librin e tij "Duke zbėrthyer Kodin e Leonardo Da Vinēit" bot. i vit. 2004, nga "Barnes and Noble": "Konstandini i Madh, ishte perandori Kristjan, i cili, megjithėse ende besonte nė paganizėm, u bė pėrgjegjės pėr ruajtjen e perandorisė nga shkatėrrimi. Nė vitin 325 A.D, ai organizoi tė parin kėshill tė Kishės Kristiane nė Nikea dhe e unifikoi atė. Aty u vendos formula e shenjtė e pagėzimit: "Nė Emėr tė Atit, Birit, dhe Shpirtit tė Shenjtė, Amin"!

vijon

Zero Cool
29-04-13, 15:30
vijimi


Orakulli i Dodonės



http://img809.imageshack.us/img809/2939/dodonaoak240h.jpg



Mė vonė kjo formulė u bė doktrina mė e rėndėsishme pėr besimin kristian. “Kostandini vetė kishte lindur nė 274 A.D. aty ku ėshtė territori modern i Shqipėrisė sė sotme".

Gjithnjė me gjuhėn e astrologjisė, nėn shenjės e Peshqve, shoqėria njerėzore ishte parashikuar se do tė zhytej nė anarki dhe luftėra mizore. Por pasoja mė e rėndė do tė ishte errėsira shpirtėrore. Ndryshimi i pozicionit tė yjeve, sjell kėshtu nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme ndryshime fizike dhe psikologjike nė jetėn e pėrditshme tė njeriut.

Ky ėshtė njė cikėl qė pėrsėritet nga njė shenjė e Horoskopit nė tjetrėn, nė njė periudhė mesatarisht dymijėvjeēare. Nga tė dymbėdhjetė shenjat qė ka Horoskopi, pėrfitojmė njė proces lėvizjeje qė zgjat afėrsisht 25.975 vjet.

Pra, kemi me kėtė rast njė rrotullim tė plotė nė 360ŗ tė boshtit tė tokės. P.sh, nė 180ŗ shmangie, Poli i Veriut kalon nė pozicionin jugor dhe Poli i Jugut kalon nė opozitė. Ky konkluzion arrihet nga vėzhgimi i ngadaltė i shmangies tė tij. Kjo lloj lėvizjeje (shmangieje) prej 1ŗ e boshtit tokėsor, merr pothuajse 72 e 3/4 vjet. Pikėrisht kjo distancė e gjatė ėshtė e barabartė me jetėn mesatare tė njeriut nė tokė.

Astronomėt e quajnė kėtė fenomen, thjesht, njė vit kozmik. Pra, nė njė mesatare gati dymijėvjeēare nė tokė, ne pėrfitojmė vetėm njė shmangie prej 30ŗ tė boshtit tokėsor.

Le tė theksojmė se njeriu i lashtė duhet tė ketė qenė mjeshtėr i kėtyre kalkulimeve. Po mundohem qė t’i pėrmend kalimthi gjėra tė tilla, sepse neve na duhet qė tė vijmė nė tė njėjtin nivel tė kuptuari me ata qė ndėrtuan Dodonėn. Kjo logjikė do tė na ndihmojė nė zbėrthimin me lehtėsi tė rėndėsisė sė saj.

Arsyeja e vėrtetė se pėrse shqiptarėt janė njė popull mė shumė supersticioz se sa fetar, shfaqet pikėrisht tek baza e kėtyre njohurive tė cilat ata duket se i kanė zotėruar mrekullisht dikur.

Supersticioni ėshtė njė besim, dhe nga mė tė vjetrit gjithashtu dhe dihet qė ai i ka rrėnjėt drejtpėrdrejt tė lidhura me fuqinė e Zotit. E thėnė ndryshe, ata (shqiptarėt) me kujdes e zgjuarsi i shmangen shpesh fanatizmit tė sotėm fetar, i cili shumė tragjedi tė mėdha ka sjellė nė jetėn e njeriut. Kėshtu, duke i analizuar tė gjithė elementėt nė kompleks, ne mundemi t’i shohim gjėrat realisht. Dhe po realisht ne do tė kemi shansin qė t’i pėrmirėsojmė ato.


Dy fjalė mbi gjenezėn

Historia e njeriut fillon nė tė njėjtėn kohė me aktivitetin e trurit tė tij. Kėshtu e kanė pėrcaktuar studiuesit historinė. Gjė kjo qė konsiderohet tė ketė filluar gati 50.000 vjet tė shkuara. Nė fillim zbulimet mė tė rėndėsishme u konsideruan Muzika, Gramatika, Retorika, Drejtėsia, Prudenca, Matematika dhe Gjeometria, tė cilat kanė qenė tė lidhura siē thamė pak mė sipėr, me momentin e formimit tė psikologjisė sė njeriut tė sotėm modern.

Ato u quajtėn nė atė kohė "shtatė artet e lira" qė u bėnė themel i tė gjitha njohurive pėr shoqėrinė njerėzore. Po ta shikojmė me kėtė prizėm etimologjinė e fjalės art, ajo siē e dimė ka kuptimin e pėrsosmėrisė, pra Zotit! Pėrndryshe ėshtė elementi bazė qė e bėn praninė e Atij, si diēka konkrete nė mes njerėzve.

Ėshtė me vend qė tė theksojmė kėtu se artistėt janė misionarė, tė cilėt nuk bėjnė gjė tjetėr, por me formėn e artit qė krijojnė, zbresin mesazhe nė tokė tė cilat influencojnė nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme nė jetėn e pėrditshme tė njerėzve. Le tė tingėllojė kjo si kujtesė e shkurtėr pėr disa shqiptarė tė prapė! Artistėt nuk janė kontingjent diskriminimi, dhe aq mė keq pėr t’u vrarė, ashtu siē bėhej gjatė regjimit komunist.

Ata janė pasuri kombėtare…!

Duke vazhduar mbi origjinėn dhe mėnyrėn se si ka filluar civilizimi nė tokė, pra periudha e parė e njeriut si qenie inteligjente, nga shkollarėt e sotėm ka qasje tė kujdesshme nė deshifrimin e skripteve tė vjetra.

Krahas kėsaj, po i kushtohet gjithnjė e mė shumė seriozitet gjurmėve tė shumta tė lėna nga vizitorė, (alienėt), tė ardhur nga distanca tė largėta kozmike, ku mendohet se jeta atje ėshtė mė e avancuar se nė planetin tonė. Shumė testamente dhe mbishkrime brenda mureve tė piramidave, janė zbėrthyer nga pėrmbajtjet e tyre dhe na kujtojnė shpesh njė gjė tė tillė megjithatė. <br /

Me pak fjalė, shkollarėt po deshifrojnė mendimin, komunikimin dhe vizionin e njeriut tė parė, duke u munduar tė hyjnė nėn lėkurėn e tij! Ata po pėrqendrohen gjithashtu nė rrjedhėn apo edhe nėnshtresat e civilizimeve tė tėra qė deri mė sot konsideroheshin krejtėsisht tė humbura. Nga kėto lloj pėrpjekjesh po arrihen rezultate tepėr tė rėndėsishme!

Ėshtė fjalė pėr piramidat e Egjiptit, Stonehencet, Atlantėt, Limurėt, Olmikėt, Ilirėt, Sumerėt, Babilonasit, Majatė, Actekėt, Inkasit dhe plot enigma tė sė djeshmes, tė cilat janė trajtuar si tabu apo mistere tė padeshifrueshme, tė zhdukura ose thjesht pjellė e miteve dhe legjendave.

Nė kėtė kontekst, ėshtė shumė me vend qė ta theksojmė se historia e shqiptarėve zė njė vend me peshė tė madhe nė historinė e civilizimit botėror. Por nė kėtė shkrimin tim, unė do tė fokusohem vetėm nė njė fakt, nė misterin e Dodonės… Po ēfarė fshihet brenda guaskės sė kėtij misteri…? Dhe a ia vlen qė ne tė gėrmojmė rreth kėsaj ēėshtjeje?!

Ē'dimė pėr Dodonėn?

Nė kuptimin e gjerė tė fjalės kurrgjė! Arsyet janė tė ndryshme, por ato mė tė rėndėsishmet janė historike. Nė kujtesėn e shqiptarėve Dodona ka ardhur e gjallė dhe e ruajtur vetėm nėpėrmjet gojėdhėnave, miteve dhe legjendave. Nė fakt, nė kėto mite e legjenda Dodona pėrmendet shpesh si vend i shenjtė.

Interesante gjithashtu ėshtė se mali i Tomorit thirret ende edhe sot "Mali i Zotit". Njerėzit e atyre anėve me respekt e quajnė atė "Baba Tomori"! Tek “Iliada”, Homeri me gojėn e Akilit thotė: "O Zot, mbret Dodonas Pellazgjik, qė banon n'ato vise tė largėta e sundon mbi Dodonėn dimėrkeqe"!

Nga gojėdhėnat thonė se mali i Tomorit quhej mė parė "Mali i tė Mirit". Semantika e fjalės "tė Mirit" zbulon krejt funksionin e veēantė tė kėtij mali! Ndėrsa Straboni e pėrshkruante kėshtu situatėn e terrenit tė thyer fizik pėr tė arritur deri nė Tomor: "Sado qė ėshtė i ashpėr e plot me male tė mėdhenj si Tomori e tė tjerė, Epiri dhe Iliria nxjerrin burra trima e tė menēur".

Kėshtu, me kėtė logjikė po tė vazhdoj, do tė pėrsėris se ē'thonė tė tjerėt qė janė tė shumtė padyshim. Por nė fakt, mė i rėndėsishėm pėr ne ėshtė zbulimi i funksionit tė vėrtetė tė Dodonės. Tek historianėt e vjetėr dhe shėnimet e tyre historike Dodona pėrmendet shkarazi, nė mėnyrė tė zbehtė dhe vetėm si njė fakt i pėrgjithshėm.

Le ta quajmė ndryshe kėtė gjė si pėrplasjen e parė me injorancėn apo kufizimet tė cilat i ka vuajtur jo pak herė historia jonė. Duket pra se nė rastin tonė ne kemi mė shumė mjegull, sesa informacion. Flasim pėr Dodonėn dhe pėr njė moment harrojmė qė e kemi fjalėn pėr origjinėn institucionale tė njeriut nė tokė.

Fakti i madh qė Dodona pėrfshihet e para dhe mė e vjetra nė listėn e 8-tė Orakujve tė parė dhe mė kryesorė, duke bėrė pjesė brenda rrjetit territorial tė kėtyre Orakujve, na shtyn tė mendohemi... Dhe nė listėn e kėtyre tetė Orakujve ishin: 1-Dodona, 2- Delphi, 3-Delos, 4-Cythera?…, 5-Omphalos?…, 6-Akrotin?…, Paphos?…,7- Tritoni?…, 8-El Marj?…, 9-Bendet! Emrat dihen, por disave prej tyre ende nuk iu ėshtė pėrcaktuar vendndodhja.

Pėr disa tė tjera gjithashtu nuk iu ėshtė qartėsuar pėrkatėsia, prandaj ato janė me pikėpyetje nė fund. Nga funksioni i tyre, pėrveē Dodonės dhe Delphit qė kanė pėrafėrsi me njėra-tjetrėn, tė tjerat janė tė ndryshme. Kodi i Orakullit tė Dodonės ėshtė ky: 1. Vendndodhja - mali i Tomorit, nė Qendrėn Perėndimore, 2. Pema simbol - Lisi 3. Planeti simbol -Saturni 4. Lindja Hyjnore - Qenia Humane prej "Ashtit tė Tokės"!

Ėshtė e pajustifikueshme qė nė programet apo tekstet e shkollave shqipe Dodona as qė zihet me gojė, qoftė edhe shkarazi. Sa pėr shkrimet e autorėve klasikė, tė ashtuquajturit greko-romakė apo bizantinė, terma qė po bėhen gjithnjė edhe mė tė dyshimta sot, me lehtėsi mund tė pėrmendim emra, si Homeri, Eskili, Platoni, Hesiodi, Herodoti, Tukididi, Plutarku, Straboni, Pindari, Plini, Apollodor Tekniku, Polibi, Titus Libius, Stefan Bizanti, Eustathi etj…

Disa prej kėtyre emrave i pėrkasin periudhės sė dytė, asaj Bizantine. Ndėrsa nė plejadėn e Rilindjes Evropiane deri nė ditėt e sotme, kemi emra tė shquar shqiptarė dhe tė huaj si Jeronim de Rada, Dhimitėr Kamarda, Shtjefėn Gjeēovi, Perikli Ikonomi, Myzafer Korkuti, Skėnder Anamali, Aleksandėr Stipēeviē, Nermin Vlora (Falaski), Aristidh Kola, Mexhit Kokalari, Rasim Bedo, etj.

Nga studiuesit e huaj le tė pėrmendim: J.G.Fon Han, Edvin Jacques, Michael Grand, Nikolas Hammond, Robert Temple, Erik Von Daniken, Robert D'angely, Enzo Gatti, John Wilkes, Eduard Gibbon, Agnes Savill, dhe plot tė tjerė.

Zero Cool
30-04-13, 12:04
Dielli - krijuesi i jetės sonė



http://imageshack.us/a/img856/6692/f20ed.jpg


Dielli i vetmi zot i vėrtetė pėr jetėn nė Tokė.


Fjala diell lidhet kryesisht me fjalen djale sepse edhe nga anglishtja kemi sun-son. gjithashtu na bie ne sy ngjashmeria midis fjaleve diell dhe djall.
Sipas filozofise kabala dielli eshte vizioni i bukurise dhe ka arkengjell rafaelin kurse ne disa raste mikaelin kundershtarin e luciferit.
Po ta shohim ne prizmin masonik simboli i diellit eshte nje rreth me nje pike ne mes. mos valle ka dicka qe fshihet prej shekujsh ketu. ia vlen te permendim faktin se shume fjale te vjetra shqipe perdoren ne ritualet masonike.

Ndoshta rrethi me nje pike ne mes ben fjale per dy yje ndoshta dielli yne dhe planeti i 12 nibiru si nje yll xhuxh qe hyn midis tokes e diellit dhe ben qe pamja te duket si nje sy i stermadh.
Ketu vihet ne pune me shume fantazia dhe imagjinata sesa logjika dhe arsyetimi. Gjithsesi kjo mund te jete nje hije e realitetit qe pritet te rizbulohet se shpejti.


Universi dhe sistemi Diellor lindėn nga shpėrthimi i quajtur Big-bėng. Elementet qė krijuan jetėn nė Tokė (njerėz, kafshė dhe bimė) erdhen nga distanca e largėt nė hapėsirėn ndėrmjet Marsit dhe Jupiterit, por disa edhe nga skajet e sistemit tonė diellor. Kėto elemente jetėsore kanė ardhur nė meteorė dhe asteroide rreth 3 miliard vite mė parė. Toka ka rreth 4, 46 miliard vjet qė ka lindur ashtu si edhe planetėt e tjerė tė sistemit diellor. Kur meteorėt goditėn Tokėn ata sollen me vete edhe tė gjitha elementet e jetės tė cilat nėn nxitjen e Diellit dhe reaksioneve kimike krijuan jetėn dhe ne evoluam (u zhvilluam) dhe u bėmė specie tė gjalla pėrmes energjisė sė Diellit. Ne kemi nevojė pėr dritėn e Diellit qė tė zhvillohemi, tė rritemi e tė jetojmė. Qė Dielli ėshtė zoti i vėrtetė nuk ėshtė thjesht mendim, por njė fakt real. Po tė vlerėsojmė anėn konkrete tė gjėrave Dielli ėshtė i vetmi zot pėr jetėn mbi Tokė. Ishte ai i pari qė nxiti gjallėrinė, sepse nga tė gjithė planetėt e tjerė Toka ndodhet nė largėsinė e duhur me tė pėr tė krijuar kushtet e jetės. Ndaj, nxehtėsia e Diellit ėshtė normale nė planetin tonė tė gjallė. Nė fillim Toka ishte plot vullkane, me kalimin e viteve asteroidet dhe meteorėt goditėn Tokėn. Forca e rėndesės sė Diellit i sistemoi meteorėt nė Tokė dhe u formuan malet. Kometat e akullta sollen ujin i cili u shkri nga Dielli dhe u krijuan detet e oqeanet. Uji duke kombinuar me dheun formuan barin, bimėt, pemėt...ajrin. Nga vullkanet nėndetare nisen tė krijoheshin qelizat e para jetėsore derisa evoluan duke pėsuar ndryshime ndėr vite, ashtu si krimbi qė kthehet nė flutur dhe kėshtu me rrallė....kafshė pas kafshe deri tek majmuni qė ngjan me njeriun, dhe nga majmuni i zhvilluar doli njeriu. Por kjo u desh pėr miliona vjet. Ky proēes quhet evolucion. Dielli jo vetėm qė nxiti dhe krijoi jetėn, por dhe ndikon nė punėt e pėrditshme: nga ai vjen shiu sepse Dielli ngroh oqeanet e detet, avulli i oqeaneve dhe i akujve ngrihet nė qiell dhe bėhet re dhe reja lėshon shi (ashtu siē ndodh tek tenxherja nė zjarr qė po t’i heqim kapakun avulli kullon si shi). Nė kėtė rast Dielli (babai ynė) duket sikur fekondon nėnėn Tokė. Dielli rrit bimėt dhe nga bimėt vijnė ushqimet, ushqehemi ne dhe kafshėt tė cilat na shėrbejnė neve pėr punė dhe si ushqim; nga bimėt bėhen edhe ilaēet dhe barnat e ndryshme qė na ndihmojnė tė shėrohemi. Pra, nga Dielli marrim jetė, energji, marrim dritėn dhe natėn (sepse toka duke i kthyer shpinen Diellit krijon natėn)...Ai na bėn tė zhvishemi sepse na sjell vapėn, na than rrobat, na shėron plagėt, krijon ngjyrat; Dielli na bėn tė bukur duke na nxirė trupin nė plazh. Vetė mosha jonė varet nga Dielli. Nga Dielli janė frymėzuar poetė dhe shkrimtarė. Por ai ka dhe veti negative: ai provokon edhe nxehtėsi pėrvėluese edhe shkatėrrim. Asgjė nė botė nuk ndikon mė shumė se Dielli. Ne e ndjejmė energjinė e tij, rrezet e tij tė shndritshme qė na bien nė fytyrė sapo zgjohemi nė mėngjes.

Nė kohėt e lashta, Dielli u quajt zot, pikėrisht sepse ishte ai qė mundėsonte jetėn, simbolizonte natyrėn, dritėn, ditėn. E kundėrta e Diellit ishte errėsira, qė nėnkuptonte tė keqen, tė zezėn, tė ftohtin, djallin. Natėn njerėzit primitivė ishin shumė tė ekspozuar ndaj rreziqeve, sulmeve tė kafshėve tė egra, tė ftohtit etj. dhe ishin tė varur plotėsisht ndaj kushteve tė natyrės. Pėr kėtė arsye "priftėrinjtė e parė" ndėrtuan tempujt e Diellit nė shenjė kulti nė malet mė tė larta, atje ku rrezet e Diellit preknin mė parė dhe me anė tė daulleve, lajmėronin popullsinė pėr lindjen e diellit, qė presupozonte lindjen e jetės.

Duke studiuar Diellin, si ylli mė i afėrt i planetit Tokė, lindi interesi ndaj astrologjisė dhe fenomeneve tė ndryshme astronomike. Vetė fjala hyjnore, nuk presupozon diēka tė shenjtė, mė shumė se diēka qė ka tė bėjė me yjet: hylli, hyje, hyjnor.. Dielli (ylli ynė) gjendet i pikturuar nė shpella 10 mijė vjet mė parė, apo dhe 6 mijė vjet tek sumerėt. Ky besim pagan dominoi, madje u pėrhap nė tė gjithė shoqėrinė njerėzore tė asaj periudhe. Mė pas evoloi dhe u pėrshtat nė shumė kultura, derisa kėto dije astronomike u keqpėrdorėn qėllimisht apo jo, pėr tė arritur judaizmi qė nxori besimin e parė monoteist, qė vinte nė qendėr vetėm njė Zot. E gjithė Dhiata e Vjetėr apo e Re, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė dije astronomike, me nė qendėr Diellin. Mė pas kėtė histori e kopjoi thuajse totalisht Bibla dhe mė pas biblėn Kurani, sigurisht duke bėrė dhe ndryshime.

Pėrpara dymijė vitesh, Dielli adhurohej nga shumė fise e popuj tė ndryshėm, nga mbretėr e perandorė tė lashtė. Egjipianėt, kur Dielli ishte nė pikėn mė tė lartė qiellore, nė mesditė, kur piramida nuk projektonte asnjė hije, i luteshin perėndisė mė tė madhe, Horus-it (Diellit). Njerėzit e lashtė i pėrcaktonin kohėn dhe stinėt nė bazė tė lėvizjes sė Diellit, duke caktuar nė kėtė mėnyrė ditė, muaj, vite; instrumenti i pėrdorur ishte ora diellore. Pėr njė filozof si Platoni Dielli simbolizonte autoritetin suprem: ai dhuronte fuqinė e shikimit. Jezu Krishti pėrfaqėson vet Diellin dhe apostujt e tij pėrfaqėsojnė 12 shenjat zodiakale. Pėr kėtė fakt ditėlindja e tij u vendos nga Papa me 25 dhjetor, kohė kur dita nis e zgjatet, ky proēes quhet Rilindja e Diellit ose Krishtlindja. Nė vitin 274 pas Krishtit, perandori Aurelio adoptoi Diellin si perėndi supreme tė Perandorisė Romake dhe pėrveē kėsaj, edhe familja e Kostandinit nderonte Sol Invictus-in (Diellin e Pamposhtur). Statuja e Kostandinit, nė Kostandinopoli, mbante kurorėn qė leshonte rreze tė perėndisė Diell. Po ashtu, Statuja e Lirisė nė Nju Jork mban rrezet e Diellit mbi kokė. Ne Bosnjė Hercegovinė, pranė Sarajevės, gjendet Piramida e Diellit. Qė nga lashtėsia, mbretėrit mbanin kurora me maja qė simbolizojnė rrezet e Diellit! Mbreti i fuqishėm i Francės, Luigji XIV, e quante veten “Mbreti-Diell”. Persianėt e lashtė, Aztekėt dhe fiset Maja i bėnin flijime atij. Nė Rodos tė Greqisė, statuja e Helios-it (Ilios =Diell) ishte njė ndėr simbolet mė tė madhėrishme pėr adhurimin e Diellit, e njohur me emrin Kolosi i Rodosit dhe ishte njė ndėr mrekullitė e botės antike. 14 vende sot nė botė mbajnė Diellin si simbol nė flamurin e tyre.

Populli ynė i Ilirisė sė lashtė, pėrpara ardhjes sė krishtėrimit, adhuronte dhe nderonte Apollonin (Diellin) si mė tė madhin perėndi: qyteti i lashtė iliro-romak qė shtrihet pranė Fierit mori emrin Apollonia, pėr nder tė Diellit. Fisi ilir i Peonėve e kishte Diellin perėndinė mė tė adhuruar.

Kulti i Diellit (besimi origjinal) tek shqiptarėt pasqyrohet edhe nė betė e tyre, dmth. kur bėjnė be e betohen pėr Diellin. Madje, betė me Diell e rreze dielli, si “pėr atė diell” e “pėr kėtė rreze dielli”, “pėr qiell e pėr dhe” hasen edhe sot e kėsaj dite tek shqipėtarėt. Malėsorėt bėnin kryq kur u binin rrezet e para tė Diellit nė agim. Edhe mallkimet pėrfshinin Diellin: “mos pafsh Diell me sy”. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shėndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtės dobiprurės. Atij i faleshin nė mėngjes nė tė lindur, nė disa raste dhe nė perėndim tė tij. Shumė veprime me karakter bujqėsor e blegtoral duhej tė fillonin me tė lindur tė Diellit e jo mė parė, se kėshtu sjell mbarėsi e prodhimtari tė bollshme. Nė disa krahina veriore vajza duhej fejuar nė mėngjes nė tė rėnė tė Diellit e jo nė mbrėmje. Dielli i mėngjesit, sipas besimit popullor, ėshtė fat pėr vajzėn nė lumturinė e ardhshme bashkėshortore, nė trashėgimi, nė lindje tė djemėve. Martesat bėhen ditėn e dielė, nė ditėn e Diellit. Kur vdiste njeriu, kudo nė Malėsitė shqiptare ai do tė vendosej me fytyrė nga lindja e Diellit. Nė pelegrinazhe rituale nė majat e maleve nuk mungonin asnjėherė adhurimet e Diellit: ndezje zjarresh tė mėdha, kurbane, sidomos nė Ditėn e Verės, me 21 mars, apo me 22 qershor, festa qė simbolizojnė Diellin. Ditėlindja dhe Viti i Ri janė njė festė tjetėr pagane qė pėrfaqėsojnė revolucionin e Diellit, dhe janė festat mė tė festuara nė botė. Sot nė botė pėrdoret kalendari diellor.

Dielli ėshtė burimi konkret i jetės tokėsore, prej tij dhe prej planetėve tė sistemit tonė diellor varet fati i jetės sonė.

Napoleon Bonaparti ka thėnė: “Nėse do tė mė duhej tė zgjidhja njė fe, Dielli dhėnėsi i jetės, do tė ishte zoti im”.



The sun is the real god as proven by science and confirmed by the narrator
jVIqDYiAtgs

Zero Cool
30-04-13, 12:14
Kulti i Diellit dhe Hėnės


Besime popullore


Tė dy, Dielli dhe Hėna, janė simbole dhe motive tė zakonshme nė artin popullor shqiptar, si dhe nė tatuazhet. Dihet se ilirėt, banorėt e lashtė tė Ballkanit perėndimor, i pėrdornin simbolet e Diellit nė ornamentet e tyre, megjithėse nuk mund tė thuhet me siguri nėse kanė qenė pikėrisht kėto simbole qė kanė trashėguar shqiptarėt e sotėm. Edhe peonėt, tė cilėt jetonin diku ndėrmjet maqedonasve tė lashtė dhe dardanėve, e kishin njė kult tė diellit, tė cilin shkrimtari i shekullit II tė e. r. Maximus nga Tiri (Philosophoumena, 2.8, 6) e ka pėrshkruar si diell nė qendėr tė njė disku, majė njė shtize tė gjatė.
Kulti i Diellit tek shqiptarėt pasqyrohet edhe nė betė e tyre, dmth. kur bėjnė be e betohen pėr diellin. Madje, betė me diell e rreze dielli, si 'pėr atė diell' e 'pėr kėtė rreze dielli,' haseshin dikur mė shpesh se betė pėr Zotin dhe dėgjohen edhe sot e kėsaj dite.

Edhe nė letėrsinė gojore shqiptare bie nė sy pėrmendja e rrezeve tė diellit, qė u japin dritė guvave tė thella malore, etj. Festa e Shėn Gjergjit, gjithashtu, mund tė lidhet me njė festė tė lashtė tė diellit. Baroni Franc Nopēa (1877-1933) thotė se banorėt e Shalės dhe Planės (SH) bėnin kryq kur u binin rrezet e para tė diellit nė agim. Dielli,Hėna,Yjet

Nga mbijetojat e kulteve tė lashtėsisė ėshtė ruajtur kulti i Diellit. Mbeturinat e tij na shfaqen, qoftė edhe nė mėnyrė tė zbehtė, nė shumė fusha tė jetės e tė veprimtarisė sė banorėve tė vendit tonė: nė kulte bujqėsore e blegtorale, nė kulte tė mjeshtėrive, nė ritet kalendarike, nė krijimtarinė gojore tė popullit, nė artin popullor tė aplikuar, nė ciklin e jetės familjare, nė kultin e zjarrit e tė vatrės, tė ujit, tė maleve e kėshtu me radhė.

Nga autortė ndryshėm pėr kėtė kult janė nxjerrė nė dritė dėshmi jo tė pakta e janė dhėnė mendime tė rėndėsishme. Pashko Vasa qė mė 1879 vė nė dukje se Shqiptarėt betoheshin pėr Diell, pėr hėnė, pėr qiell, pėr dhe, nė gur e pėr elementė tė tjerė tė natyrės e jo pėr perėndi e shenjtorė tė krishtėrimit e tė islamizmit. Ai kėto betime i shpjegon si tė lashtėsisė shqiptare e me burim vendės. (Vaso Pasha Effendi, "E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe Shqiptarėt", Tiranė, 1935, f. 42-43)

F. Nopēa qė nga fillimi i kėtij shekulli ka vėnė re se Shqiptarėt i faleshin Diellit sipas besimit pagan dhe se nderimi i majave tė maleve, i disa vendeve tė larta nė Shqipėri ka tė bėjė me kultin e diellit. (F. Nopēe, "Shqipėria. Pikėpamjet fetare", Arkivi i Institutittė Historisė, f. 46). Nė zbukurimet e xhubletės sė Malėsisė sė Madhe, nė shtroje e gjėra tė tjera tė qėndisura nė Malėsi tė Gjakovės, ėshtė i pranishėm motivi i diellit nė formė kryqi grepē (svastika), dhe kjo duhet konsideruar si trashėgimi e lashtė e popullit tonė.

Sh. Gjeēovi konstaton mbeturina tė forta tė besimit nė diellin tė shprehura nė tė falurit e diellit e nė tė dhėna tė tjera religjioze, duke i lidhur kėto me kultin e diellit e elementė tė tjerė tė mitologjisė nė llirė e Trakė. Mbi tė gjitha ėshtė me vlerė shqyrtimi qė M. E. Durhami i bėn kultit tė diellit tė shfaqur nė tatuazh nė Bosnjė, nė Hercegovinė dhe diēka nė Shqipėrinė Veriore, duke u pėrpjekur tė shpjegojė origjinėn ilire e trake tė kėsaj dukurie.

Nga tė dhėna tė ndryshme na del se dielli, deri kėto kohėt e vona ka qenė objekt adhurimi; atij i faleshin nė mėngjes nė tė lindur, nė disa raste dhe nė perėndim tė tij. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shėndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtės dobiprurės.

Shumė veprime me karakter bujqėsor e blegtoral duhej tė fillonin me tė lindur tė diellit e jo mė parė, madje veprime bujqėsore e blegtorale qė fillonin pėr herė tė parė nė njė ditė tė caktuar tė pranverės; ajo ditė duhej tė ishte me diell( e jo e vrenjtur) se kėshtu sjell mbarėsi e prodhimtari tė bollshme. Nė Malėsi tė Gjakovės (Tropojės) kemi hetuar njė zakon tė lashtė sipas tė cilit vajza duhej fejuar nė mėngjes nė tė rėnė tė diellit e jo nė mbrėmje. Dielli i mėngjesit, sipas besimit popullor, ėshtė fat pėr vajzėn nė lumturinė e ardhshme bashkėshortore, nė trashėgimi, nė lindje tė djemėve.

Njė element me shumė rėndėsi pėr kultin e Diellit janė zjarret e vitit qė bėheshin nė krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė nė Ditėn e Verės (fillimi i marsit), mė 22 qershor, diku nė korrik apo nė gusht nė maja malesh, kodrash dhe pranė shtėpive mė 24 dhjetor. Kėto zjarre rituale nė shekullin XX kanė karakter besimi por dhe argėtimi, por dihet se nė mitologjinė indoeuropiane kėto bėheshin pėr tė ndihmuar diellin, pėr t'i dhėnė fuqi atij, se edhe ai pastaj kishte pėr t'u dhėnė prodhimtari tė mbarė e begati nė jetėn familjare. Pra, besohej dikur se tė tilla zjarre rituale e fuqizonin diellin pėr tė prurė mė shpejt verėn, bimėsinė nė natyrė e bollėk nė prodhimtari.

Nė gunėn shqiptare, nė variantet e saj si veshje gruaje nė trevėn e Mirditės, Pukė, Malėsi e Lezhės, Mat e Krujė, ndeshim dendur simbole tė diellit nė formė kryqi, nė ngjashmėri tė svastikės, nė rrathė koncentrikė, spirale dyfishe etj. Nė xhubletėn e Malėsisė sė Madhe, tė Dukagjinit dhe tė Malėsisė sė Gjakovės (Nikaj - Mertur) ndeshim zbukurime me simbole tė diellit, tė hėnės, tė gjarpėrit, nga mė tė ndryshmet. Meqėnėse kėtė petk e kemi me origjinė tė lashtė ballkanase e mesdhetare, gjė qė na dėshmohet edhe nga zbulimet arkeologjike tė trevės ilire e mė tej, mendojmė se edhe zbukurimet me karakter mitologjik nė tė, pa mohuar shtresa tė ndryshme e ndikime tė mėvonėshme, si origjinė duhet t'i kėrkojmė te koha, te njė kohė e lashtė ballkanike.

Ėshtė kuptimplotė fakti qė nė ciklin e kreshnikėve dielli e hėna marrin pjesė aktive nė drejtimin e ngjarjeve. Nė kėtė cikėl flitet pėr Bjeshkėt e Diellit, si vende ku veprojnė kreshnikėt. Nė "Martesėn e Halilit" (Q. Haxhihasani. vep. cit. f. 75) Dielli e Hėna bashkė me Orė e Zana e zogj tė malit ndihmojnė kreshnikun pėr tė realizuar synimet e tij.

Po thot dielli: "A ndorja e eme!" Ka than hana: "A ndorja e eme!" Kanė thanė orėt: "A ndorja e jonė!" Zotafletdhijanėmal! Ēa ka qitun e ka thanė? - Sa tė bajė dritė ka ndoren dielli, T'errmen natė, ka ndoren hana, Armėt e brezit ja rue Zana!</i>

Betimet, mallkimet, urimet e shumta pėr diellin, qė pėrdoreshin nė jetėn e pėrditėshme si "Pėr atė diell qė shndrit token!", "Pėr atė diell qė vete lodhurl", "Tė thertė rrezja e diellit!", "Mos pafsh diell me sy!", "Qofsh i bardhė si drita e diellit!", "Pėr atė fytyrė tė Diellit", "Pėr atė sy diell", "Pėr atė diell qė vran e kthjell!" e kėshtu me radhė, konsideroheshin shumė tė forta e mendohej se bėnin efekt pėr mirė a tė keq nė jetėn e njerėzve.

Nė besimet popullore gjejmė pėrfytyrimin e Hėnės si grua dhe tė Diellit si burrė e ku flitet dhe pėrfėmijėt e tyre. Nė njė kėngė legjendare nga Arbėreshėt e Italisė vajza takohet me Kuēedrėn nė Malin e Kuēedrės dhe i thotė se "ėshtė e bija e diellit dhe e hėnės" (se ka pėr nėnė hėnėn dhe pėr babė diellin). Kuēedra donte ta hajė, por kur mori vesh kėtė e pėrshėndeti dhe e la tė lirė. (Q. Haxhihasani. "Kėngė popullore legjendare", f. 91). Megjithatė tek ne ka dhe njė variant qė e gjejmė te popujt e tjerė: Nė legjendėn popullore tregohet se hėna me diellin kanė qenė motėr e vėlla e nė ndonjė yariant tjetėr: burrė e grua. Hėna dikur paska pasur dritė tė madhe porsi dielli. Kallzohet se ndėr kohė tė vjetra hėna u grind njė herė me diellin e ky i ra me njė shplakė aq tė fortė sa i plasi njėrin sy e prandaj tani hėna nuk e ka mė dritėn e gjallė si dielli. Kėtė legjendė e gjejmė nė gjithė Labėrinė. ( K. Kamsi, "Besime tė popullit nė Labėri", "Dituria", Tiranė, 1928, Nr. 8, f. 309-310). Nė Smokthinė besohej dikur, se kurzihej hėna (kur ndodhte eklipsi i hėnės) e kishin zėnė shkėmbinjtė, lubia ose kauri. Nė Kurvelesh tregohej se atė e zinte Kuēedra, qentė e tėrbuar ose lugati e nuk e lenin tė lėshonte dritė mbi tokė. (K. Kamsi. Art. cit. "Dituria", 1928, f. 311).

Nė Veri, nė zbukurime tė ndryshme, na paraqitet hėna me rreze ashtu si edhe dielli; kjo tė kujton legjendėn nė fjalė. Nė popullin tonė tė zėnėt e hėnės a tė diellit mbahej si njė shenjė shumė e keqe. Deri nga fillimi i shekullit XX, kur zihej hėna ose dielli, qisnin me pushkė ose hidhnin pėrpjetė urė zjarri, pėr tė frikėsuar Kuēedrėn a Lubinė, pėr ta bėrėqėtėlargohen.

Nė Smokthinė ndėr pleq e plaka tregohej se hėna na qenka njė grua e shenjtė. Prandaj ditėn e hėnė nuk preknin punė me dorė, ose po tė punonin, besonin se nė jetė do t'u ndodhnin fatkeqėsira dhe se natėn u shfaqej hėna si grua dhe u tregonte tė gjitha tė kėqiat qė do t'u ēonte atyre qė nuk nderuan ditėn e saj. Nė legjendėn popullore me natyrė mitike ndonjėherė dielli e hėna paraqiten si vėlla e motėr e njėkohėsisht si burrė e grua ashtu si edhe nė popujt e tjerė indoeuropianė.

Nė popullin tonė me fazat e ndryshme tė hėnės lidhej ēdo veprimtari bujqėsore, blegtorale dhe nga ato qė kishin tė bėnin me zeje e mjeshtri tė ndryshme.

Kudo ndėr Shqiptarė, nė malsi mė tepėr, kur nė tė marrė tė diellit del hėna e re, fėmijtė dhe vajzat e rritura i drejtoheshin hėnės me lutje e formula tė veēanta magjike, pėr fat« mbarėsi nė jetė. Ja njėra nga kėto formula magjike, me tė cilėn vajzat i drejtoheshin hėnės: "Hėnė e re, / vashė e re! / Unė nė punė, ti nė gjumė, / Unė shėndet e ti gėrshet". (J. Nushi. Mitologji e besime nė Myzeqe, "Etnografia Shqiptare", V. 1974, f. 336).

Mendojmė se hyjnizimi i hėnės nė popullin tonė nė njė masė kaq tė madhe ka tė bėjė me ndonjė hyjni tė lashtė ktonike vendėse me atribute tė bujqėsisė dhe tė jetės familjare. Po Hėna na del edhe si e lidhur me Zanėn, me natyrėn e virgjėr, pra si hyjni e natyrės. ėshtė ndėrkohė edhe mbrojtėse e grave. Kuptohet qartė se kėto mbeturina besimesh nė hėnėn, nė diellin e nė elementė tė tjerė tė natyrės ishin shprehje e atij kompleksi tė besimeve pagane qė lidhej me natyrėn.

Me interes ėshtė kulti i diellit nė lidhje me tė vdekurit. Kur vdiste njeriu, kudo nė Malėsitė shqiptare ai do tė vendosej me fytyrė nga lindja e diellit: nė shtėpi, nė oborr, kur pushonin rrugės pėr te varrezat dhe nė varr; ky ishte njė rregull i prerė dhe i lidhur me besime tė lashta. Vlen tė theksohet kėtu se arkeologėt tanė nė varret e Mesjetės sė Hershme tė varrosurit i kanė gjetur me fytyrė nga lindja. (H. Spahiu. - Gėrmimet e vitit 1961 nė varrezėn e hershme Mesjetare tė kalasė sė Dalmacies, "Studime historike" 3.1964, f. 77). Kėtė pozicion varrimi e gjemė dhe nė disa varre tė lashta ilire, ashtu si dhe nė popuj tė tjerė tė Lashtėsisė.

Deri nė kohė tė vona ėshtė ruajtur tradita qė pėrjashta varrit tė bėhej njė rreth gurėsh tė vegjėl tė bardhė, p.sh., nė Labėri, nė Mirditė, nė Malėsi tė Madhe etj. Mendojmė se kjo ka tė bėjė me kultin e diellit. dhe kjo ėshtė po ajo unaza apo rrethi i gjerė me gurė qė gjendet nė tumat ilire dhe qė ka tė bėjė me kultin e diellit. Pra edhe kėtu ekziston lidhja logjike nga Lashtėsia e deri nė Kohėn tonė. Kėtė dukuri nė varrime e ndeshim dhe nė popuj tė tjerė tė Europės. ndoshta kjo ka tė bėj me kultin e diellit, por mund tė jetė dhe njė kontaminim me kujtimin legjendar tė tė ardhurit tė europianėve nga Vendet e Lindjes, pra nga lindja e diellit. Ky kujtim i mjegulluar i prejardhjes, ky skenar mitiko-ritual i drejtimit nga vendi i imigrimit ndeshet dhe nė popuj tė Oqeanisė e gjetiu. Pra ėshtė njė kujtim i migrimeve tė lashta nga Azia, migrime indoeuropiane e tė tjera si kėto.

Nė kryqet e varreve nė Malėsi tė Madhe, nė Nikaj-Mertur, nė gjithė Dukagjinin (S. Anamali - Njė varrezė e Mesjetės sė Hershme nė Bukėl tė Mirditės, "lliria", 1972, f. 213) dhe nė disa vise tė tjera malore tė Shqipėrisė janė tė rėndomta motivet e diellit e tė hėnės tė paraqitura bashkarisht nė tė njėjtat vende. (Nė lidhje me motivet pagane: dielli, zogj, hėna e tė tjera, nė kryqet e varrezave tė Malėsisė sė Madhe, tė Dukagjinit e Nikaj-Merturit, material me rėndėsi mė kanė dhėnė gojarisht, A. Gjergji dhe K. Ulqini). Ekziston dhe mundėsia e ndikimit islam, qė doemos diku - diku ėshtė e dukshme, por pėr kultin e hėnės kemi dhe njė traditė tė fortė vendėse. Ka tė drejtė E. Durham qė kėto motive tė diellit e tė hėnės nė varre i lidh me besimet e lashta nė kėta trupa qiellorė.

Nė lidhje me kultin e Diellit do te pėrmendim se ka ekzistuar ndėr Shqiptarė nė malėsitė e Jugut e tė Veriut, kulti i disa vendeve tė larta ose maja malesh qė adhuroheshin; njerėzit u faleshin nė mėngjes me tė lindur dielli. Nė shumė raste kėto ishin vende ku nė data tė caktuara tė vitit zhvilloheshin ceremoni qė kishin tė bėnin me diellin, po dhe me elementė tė tjerė tė natyrės. Kėshtu vendėsit ngjiteshin nė majėn e malit Rumia (Rumia: mal nė 1 perėndim tė liqenit tė Shkodrės, nė trevėn e Malit tė Zi), me nga njė gur nė dorė qė e hidhnin nė vendin e shejtė nė majė, ditėn e Rushajave pa rėnė dielli dhe me tė lindur i faleshin atij. Kėshtu veprohej edhe nė Gjallicė tė Lumės nė njė ditė tė caktuar tė gushtit. Veprime tė tilla rituale bėnin nė Majė tė Pashtrikut banorėt e Malėsisė sė Gjakovės e tė Rafshit tė Dukagjinit. Tė tilla rite bėheshin edhe nė maja tė tjera malesh nė Shqipėh. (Majat mė tė njohura ku bėheshin pelegriazhet e zhvilloheshin ceremoni kushtuar diellit nė ditė tė caktuara tė vitit, nė disa vende Ditėn e Verės, diku pėr Shėn Gjergj, diku mė 20 korrik, diku nė gusht a data tė tjera tė vitit, ishin kėto: Mali i Kėndravicės nė Labėri, Ēuka e Tomorrit nė Berat, Sarisalltiku tė Krujė, Gjallica e Lumės, Rumia afėr liqenit tė Shkodrės, Pashtriku nė Malėsi tė Gjakovės. Maja tė nderimit pagan kemi shumė nė Shqipėri. Maja e Shėlbuemit afėr Lezhės; nė Alpe: Maja e Shkėlzenit, Maja e Hekurave, Maja e Koritnikut. Tė tilla ishin edhe Maja e Sukaj nė Grudė, Maja e Runės, maja e Dervishės nė Macukull (Mat). Nė pelegrinazhe rituale nė majat e maleve nuk mungonin asnjėherė: tė falurit diellit, ndezje zjarresh tė mėdhenj (e kjo bėhej mė tepėr pėr Shėn Gjergj dhe nė Shėn Mėri tė gushtit), kurbane, pėrveē ceremonish e veprimesh tė tjera.

Duhet tė shėnojmė kėtu se kulti i Diellit, duke qenė njė fenomen universal, na shfaqet nė popuj tė ndryshėm tė botės dhe mad nganjėherė dhe me tė njėjtat tipare si edhe nė Shqiptarė. Kėshtu, p shembull, Persianėt e vjetėr (para 2000 e ca vjetėsh) tempujt e ty kushtuar diellit, hėnės, ujit e tokės, i kishin nė maja tė maleve dhe at bėnin flijime kushtuar diellit. (Gerodot, Istorija, Leingrad, 1972, f. 54, 131).

vijon

Zero Cool
30-04-13, 12:15
vijimi

Kulti i Diellit dhe Hėnės


Besime popullore




Edhe nė Kinė, deri nė kohė tė vona (rreth shekullit XIX e deri r fillim tė shekullit XX) janė ruajtur tempuj kushtuar diellit nė vende ngritura e maja malesh. (L.J. Shenberg, vep. cit., f. 508-509). Nė lashtė kulti i diellit ka qenė i fortė thuajse nė tė gjithė vendet e Lindjes sė Afė si nė Mesopotami, Asiri, Egjipt etj. (Po aty. f. 500-525). Mali Sinai r afėrsi tė Jeruzalemit, Hebroni, Ararat nė Irak, e disa tė tjerė ishin r lashtėsi vende kulturore e pelegrinazhi, pra maja malesh tė shenjta, l njerėzit luteshin si besimtarė e bėnin flijime; ēonin atje dhurata ndryshme.

Qė kėto shfaqje tė kultit tė Diellit tek ne kanė origjinė tė lashtė, k s'ka asnjė dyshim. Mund tė pėrmendim me kėtė rast ekzistencėn kėtij riti te Peonėt nė majėn e Malittė Pangjeut. (N. Svoronos, Journ international d'Archeologie Numismatique, dirigė et publiė par svoronos, Paris-Athenes, 1919, f. 78-79 dhe 127). Sipas njė autori anl (Eskilit), Orfeu ngjitej para agimit nė majėn e Pangjeut (Po aty. f. 1 78-79, dhe 127) pėr t'iu falur diellit nė dukjen e tij tė parė, sepse pėr dielli ishte perėndia mė e adhuruar. Livi (T. Livi., "Urbe Condita", Libi XL, f. 21-22) na dėshmon se nė vitin 181 p.e.sonė nė majė tė Ma Hem (afėr Peonėve) kishte njė altar kushtuar diellit e njė kushtui Jupiterit, te tė cilėt bėheshin flijime kushtuar diellit. Edhe Maja Shelbuemit, afėr Lezhės, ku arkeologėt tanė (F. Prendi, K. Zheku, "Qyfc ilir i Lisit, origjina dhe sistemi i fortifikimit tė tij". 1971, f. 156 dhe 166 kanė gjetur shenja muresh tė kohės sė llirėve, nė kėto kohėt e fundit r del si vend i kultit pagan e pikėrisht i kultit tė diellit nga llirėt e deri r kohėn tonė, njė dukuri e pėrgjithėshme e lashtėsisė Ballkanike.Duke ditur se nė pėrgjithėsi majat e kultit tė diellit kanė shėrbyer tė tilla qė nga lashtėsia, atėhere duhet menduar se ky kult mund tė ruh vetėm nga banorėt qė jetuan pėr shekuj tė tėrė nė afėrsi tė kėty majave. Pėr kultin e majve tė diellit te llirėt e Trakėt kanė shkruar auto tė ndryshėm antikė. Edhe arkeologėt kanė gjetur materiale tė ndryshm altarė, rrenoja, tempuj, monedha, tė cilat lidhen me kultin e majave diellit te llirėt. Nga Heroditi na dėshmohet se nė luginėn e Vjosės (Herodot., vep. cit. I., IX-93, f. 444) mbaheshin nė njė shpellė njė tufė dhenėsh "tė shenjta", kushtuar diellit. Kjo ndodh pikėrisht nė njė vend siē ėshtė Malėsia e Labėrisė, ku kulti i diellit me maja tė larta ėshtė shumė i dukshėm. Nė tė mirė tė origjinės ilire tė kultit tė majave tė larta na flasin dhe disa dėshmi arkeologjike.

Arkeologėt Z. Milter e V. Shmid kanė zbuluar nė Norik, nė dy maja, dy tempuj ilirė me altarė flijimesh kushtuardiellit. Svoronos na paraqet disa dėshmi pėr Pangjeun si "mal i shenjtė" kushtuar kultit tė diellit (J. Svoronos, vep. cit., f. 78-79 dhe 126-127) nė Peonėt. Kėtė e vėrtetojnė ndėr tė tjera koleksionet e monedhave (Po aty. Tė shihet tabela nė fund tė veprės sė autorit) me motivet e diellit tė gjetura nė kėtė mal dhe altarė kushtuar diellit. Dhe Taloci (Thallooczy, "Historiae motshme...", "Agimi", 1919, Nr. 4, f. 528) na thotė se llirėt e Trakėt, tempujt e tyre kushtuar diellit, i kishin tė rrumbullakėt e tė ndėrtuar nė vende tė larta.

Tė shumta janė motivet e diellit e tė hėnės nė ornamentikėn popullore. Si elementė shumė tė qartė tė mbeturinave tė kultit tė diellit janė svastika, rrathėt koncetrikė dhe motive tė tjera tė diellit nė objektet e kulturės lėndore, nė zbukurimet e veshjeve popullore, nė punime tė ndryshme tekstili; nė gdhendje nė gurė (nė dyert e shtėpive, nė oxhaqet e vatrės, nė kryqe e gurė tė varreve), nė punime druri nga mė tė ndryshmet (djepa, hambarė, furka, tryeza, arka, enė ushqimi e vegla muzikore, karrige e tavane shtėpish, nė vezė tė ngjyera rituale, nė tatuazh e kėshtu me radhė).

Nė pėrgjithėsi, mendojmė se nė paraqitjen artistike tė kėtyre motiveve kemi tė bėjmė me veēori vendėse pėr faktin se diellin e rrezatuar, rrathėt koncentrikė, vijat e valėzuara, paralele e tė thyera, hėnėn, tė gjitha kėto tė kombinuara, i gjejmė si elementė shumė tė dukshėm si tek ilirėt, nė Kulturėn e Arbėrit nė Mesjetėn e Hershme dhe tek Shqiptarėt e, aq mė tepėr nė forma tė thjeshta e arkaike. Lidhja e kultittėhėnės me shumė dukuri sociale ekonomike tė traditės vendėse e sqaron mė sė miri kėtė gjė.

Ėshtė e vėrtetė se motivet e hėnės nė ornamentikė, nė njė masė tė dukshme tė tyre, janė rrjedhim i ndikimeve tė islamizmit, por kjo natyrisht e mbėshtetur nė njė traditė tė fortė vendėse. Kėtė e vėrteton dhe fakti se tė tilla motive tė hėnės i gjejmė me shumicė nė zona qė ishin nėn ndikimin krishtere ku nuk kanė depėrtuarshumė elementėte islamizmit.

Edhe vendet ku janė gdhendur motivet e diellit, si oxhaku i vatrės familjare, gurėt e derės sė shtėpisė, djepi i fėmijės, tryeza e bukės, gurėt e varreve, dėshmojnė pėr karakterin religjioz, magjik, mbrojtės qė kishin dikur kėto zbukurime.

Motivet e ndryshme na e paraqesin diellin dhe nė pozicione tė ndryshme: nė lindje, nė zenit e nė perėndim; nė rrugė nė vijė eliptike e lineare. Nė legjendat e pėrfytyrimet e vjetra religjioze dielli e hėna nė shumė raste paraqiten bashkė me zbukurime veshjesh, nė kryqe varresh, nė tatuazh etj. Nė dėshmitė etnografike kėto motive na paraqiten nė forma nga mė tė thjeshtat e deri te mė tė ndėrlikuarat, (forma floreale, zoomorfe dhe antropomorfe etj).

Pėr origjinėn ilire tė kėtyre motiveve flet fakti se ato i gjejmė nė forma mė tė ndryshme nė dėshmitė arkeologjike tė Mesjetės sė Hershme, pastaj tek llirėt e Protoilirėt, nė objekte qė konsiderohen thjesht vendėse. Me rėndėsi tė veēantė paraqitet njė koleksion i tėrė monedhash nga Peonia (i shekujve V-IV para Kr.) qė na i paraqet motivet e diellit qė nga mė tė thjeshtat e deri tek mė tė ndėrlikuarat. (Svoronos, vep. cit., f. 1 -37 dhe 19 tabela nė fund tė veprės).

Natyrisht, duke qenė i pranishėm kulti i diellit, me pėrfytyrimet pėrkatėse dhe nė popujt e tjerė tė Ballkanit, tė Europės, tė Mesdheut e tė Lindjes Aziatike, duhet tė jemi tė matur nė zanafillėn e tij nė njė etni tė veēantė. Material me vlerė nė kėtė vėshtrim japin edhe punimet e arkeologėve e ilirologėve tė ndryshėm, pėr artin ilir e pėr svastikėn tek llirėt. (A. Stipėevic, "Svastika", (crux gammata) kod starih lliria, "Gjurm Alb.", Prishtinė, 1970, nr. 1 -2, f 109-127). Kurse pėr Mesjetėn e Hershme ata i venė re nė mėnyrė tė veēantė kėto dukuri nė stolitė prej metali tė Kulturės sė Komanit.

Njė element me rėndėsi pėr kultin e diellit e tė hėnės ėshtė edhe tatuazhi, i cili na dėshmohet pothuajse nė tė gjithė Shqipėrinė. Midis motivesh tė tjera, nė tė na paraqitet dhe dielli dhe hėna. M. E. Durhami, qė ka bėrė kėrkime tė posaēme nė lidhje me kėtė nė Bosnjė, nė Hercegovinė e diēka nė Shqipėrinė Veriore, ka vėnė re se nė tatuazh, nė mėnyrė tė rėndomtė na paraqiten dielli e hėna bashkė. (M.E. Durham, vep. cit. f. 101 -142). Autorja mendon se kėtu kemi tė bėjmė me kultin e lashtė tė diellit e hėnės ndėr llirėt e se tatuazhi s'ka tė bėjė fare me Grekėt, as me Romakėt e as me Sllavėt qė erdhėn mė vonė nė kėto anė. Ky mendim gjen mbėshtetje te Herodoti, te Straboni, Ciceroni e Plutarku, tė cilėt na bėjnė tė ditur se tatuazhi ishte njė zakon i Japodėve e i gjithė fiseve tė tjera ilire e trake tė cituar prej saj.

Ballafaqimi i motiveve tė ndryshme tė diellit e tė hėnės qė na japin dėshmitė etnologjike, me ato qė na jep arkeologjia dhe autorė antikė, na lejojnė tė mendojmė se kėtu kemi tė bėjmė me njė vazhdimėsi tė simbolikės sė diellit e tė hėnės qė nga llirėt, nė Mesjetė e deri nė ditėt tona dhe se kjo simbolikė dikur ėshtė pėrdorur nė funksion magjik, mbrojtės, fatsjellės. Po nga ana tjetėr kjo duhet parė si njė traditė mbarėballkanike e mesdhetare e nga kjo vėrejmė njė mjegullsi nė rrėnjėt e lashta tė kėsaj dukurie.

Mitologė tė ndryshėm tė kohės sonė, duke u mbėshtetur nė dėshmitė e lashta, pohojnė se nė Greqi dhe nė Romėn klasike dielli e hėna nuk kishin ndonjė farė kulti tė dukshėm nė panteonin e tyre. Platoni pohon, qė nė kohėn e tij, fqinjėt e Grekėve, barbarėt, e adhuronin diellin, ndėrsa Grekėt, thotė ai dikur do ta kishin adhuruar, por, nga ana tjetėr, shton se nė kohė tė tij, nė Greqi s'kishte ndonjė kult, veēse nė ishullin Rodi, ku ndoshta ishte me origjin tė huaj (Plato, Cratylua, p. 397, C. cituar: M.P Nilson, The Origin of Belif amog dhe grecke in the Divinity of the Heavenly Bodies. The Harvad Theological Revievv, 1940, f. 1). Mendojmė se kėtu ėshtė fjala pėr llirėt e Trakėt si adhurues tė diellit. Maksimi prej Tiri na dėshmon se fisi ilir i Peonėve e kishte diellin perėndinė mė tė adhuruar dhe e paraqiste nė formėn e njė disku tė vendosurmbi njė purtekė. (Svoronoe, vep. cit., f. 18).

Herodoti na sjell njė legjendė maqedonase sipas sė cilės, Perdika (ilirian) i ardhur nė Lebias, nga viset e llirisė, e adhuronte diellin si perėndi qendrore dhe kishte besim nė fuqinė fatprurėse tė tij. Ai i falej diellit dhe e vizatonte nė tokė nė formė rrethi. (Herodoti, vep. cit. VIII -137, f.413).

Disa mitologė tė kohės sė sotme mendojnė se Apolloni grek nė disa cilėsi tė perėndisė sė diellit dhe si emėr ishte me origjinė iliro-trake. Praninė e kultit tė diellit nė ishujt Liperi tė Siēelisė dhe nė Majė tė Etnės nė antikitet. Bonfante e shpjegon si tė origjinės ilire.

Dukuritė e kultit tė diellit, tė hėnės, tė yjeve, ashtu si dhe tė dukurive tė tjera mitologjike ndėr Ballkanas dhe vazhdimėsinė e tyre ndėr Shqiptarėt, nuk mund t'i marrim tė shkėputura e tė veēuara nga ndikimet reciproke me botėn greke e romake dhe mė vonė nga vala e dyndjeve tė fiseve barbare qė erdhėn nė Mesjetėn e Hershme nga Veriu e nga Lindja e Ballkanit. Nė kultin e hėnės, mendojmė se, pavarėsisht nga shtesat e ndryshimet, fijet e lidhjes sė kulteve ilire me ato shqiptare nė pėrgjithėsi janė tė pashkėputura, e sidomos kur ėshtė fjala per diellin. Nga ana tjetėr, duhet menduar me arsyetim, shfaqjet e ndryshme tė kultit tė diellit kanė te thuash natyrė universale.




Faltoret e Diellit


Disa vjetė mė parė u zbulua n'Austri kryeqyteti i krahinės Noricum qė banohej prej Ilirėsh. Thirrej Noreia dhe gjėndej nė malin Lugenboden. Ndėr sa ndėrtesa tė tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumė lark kėtij, njė tempull i goditur nė tė tretin shekull p.e.s.. Ky tempull ėsht i rrumbullakėt, me tetė metra diametėr dhe i rrethuar me njė postrehė, pullazi i sė cilės mbahej, si duket, me shtylla tė drunjta. Nė mes ishte altari, i pėrbėrė prej katėr rrasash tė tė mėdha e tė rėnda, tė latuara e tė ngritura mbi tokė. Ndėn altar ndodhej vatra e zjarmit pėr flit qė truheshin. Ndonjė statujė Perėndije nuk u gjet nė kėtė vėnt tė shėnjtė, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mėnyra e ndėrtimit tė kujton me njė herė tempujt e vjetėr tė Romės ku nderohej dielli.

Nė majė tė njė kodre qė gjėndet pranė katundit Igls nė malsi tė Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar njė tempull tjetėr ilir, nė mes tė tė cilit u gjet shtrirė njė rras’ e madhe qė pėrbėnte altarin. Nė mėngjes, kur dielli dilte pėr tė parėn herė nė buzė tė malit, rrezet e tij binin mu nė mes t'altarit duke-kaluar nėpėr njė gallustėr tė hapur, pėr kėtė qėllim, nė pullas. Qė kjo ndėrtesė ėsht faltore nuk duhet tė kemi asnjė dyshim; varret rreth - e - rrotull sajė vėrtetojnė se, njė soj si sot, edhe Ilirvet tė moēėm i u pėlqente t'i varrosnin tė dashurit e tyre afėr tokės sė bekuar.

Arkeologėt Z. Milter e V. Shmid kanė zbuluar nė Norik, nė dy maja, dy tempuj ilirė me altarė flijimesh kushtuar diellit.

Livi (T. Livi., "Urbe Condita", Libi XL, f. 21-22) na dėshmon se nė vitin 181 p.e.sonė nė majė tė Malit Hem (afėr Peonėve) kishte njė altar kushtuar diellit e njė kushtuar Jupiterit, te tė cilėt bėheshin flijime kushtuar diellit.

Zero Cool
30-04-13, 12:22
Kulti i Diellit


Fuqia e Diellit

Shumė popuj i kanė adhuruar forcat e natyrės, mė e shkėlqyera e tė cilave ėshtė Dielli.

Pėr njė filozof si Platoni Dielli simpolizonte autoritetin suprem: ai dhuronte fuqinė e shikimit, qė pėrfaqėson edhe fuqinė e introspeksionit. Dielli ėshtė dritė dhe zjarr dhe shumė mistike tė tė gjithė botės e kanė pėrshkruar pėrvojėn e tyre mė tė lartė nė terma drite.

Por nėse Dielli sjell dritė dhe ngrohtėsi, jo mė pak ai provokon edhe nxehtėsi pėrvėluese edhe shkatėrrim. Rrezet e tij shpesh janė pėrkufizuar shigjeta.

Drita dhe errėsira janė nė luftė kundėr-njėra tjetrės, pėr kėtė arsye besimet qė venė nė qendėr Diellin kanė qėnė shpesh tė prirura ndaj militarizmit. Dy shembuj do tė jenė tė mjaftueshėm pėr ta kuptuar kėtė.

Zarathustrizmi, zanafilla e tė cilit sipas gjasės i pėrket mijėvjeēarit tė dytė para Krishtit, u bė besimi zyrtar i dinastisė akemenide nė Persinė e shekullit tė gjashtė. Ai vinte nė qendėr luftėn midis forcave dhe kaosit, tė dritės dhe tė errėsirės, dhe Dielli ishte njėra prej forcave qė luftonte nė krah tė rregullit dhe tė dritės.

Njė shembull tjetėr i kultit “diellor” vjen nga njė periudhė nė tė cilėn, pas njė shekulli paqeje e qetėsie, Perandoria Romake u gjend pėrballė njė shekulli luftėrash dhe shkatėrrimesh. Nė kėtė klimė ankthi, romakėt kėrkuan njė tjetėr kampion hyjnor dhe e gjetėn tek Dielli, Sol Invictus – Dielli i Pamposhtur.

Nė vitin 274 pas Krishtit, perandori Aurelio adoptoi Diellin si perėndi supreme tė Perandorisė Romake dhe pėrveē kėsaj, edhe familja e Kostandinit nderonte Sol Invictus-in (Diellin e Pamposhtur). Kur ishte duke marshuar mbi Romė, Kostandinit iu shfaq vegimi i famshėm i kryqit tė vėnė mbi Diellin, njė vegim qė vinte nga perėndia e tij familjare.

Ai, nė formėn e monogramės sė Kostandinit (ose shpesh edhe tė Krishtit) nė njė rreth, paraqiste inicialet e emrit tė Krishtit (ose Jezu Krishtit) tė vendosura nė njė rreth diellor. Kostandini ishte nė fakt njė sinkretist dhe statuja e tij nė Kostandinopoli mbante kurorėn qė leshonte rreze tė perėndisė Diell, tė bėrė, siē besonte ai, me gozhdėt e ardhura nga kryqi i Jezusit. Perėndia e tij ishte njė perėndi lufte dhe jo paqeje.

Megjithatė Dielli, me fuqinė e tij supreme, ashtu si pėr luftė mund tė fliste edhe pėr paqe. Sundimtarėt persianė ishin pėr universalizmin e pėr tolerance dhe, mbi tė gjitha, syri diellor qė gjithēka sheh ekzistonte pėr tė dhėnė drejtėsi. Persianėt ishin veēanėrisht tė vendosur nė mbajtjen e fjalės, besonin tek vlera dhe tek rėndėsia e sė vėrtetės, e ndershmėrisė dhe e drejtėsisė.

Pėr kėtė arsye, edhe pse paqja nuk ėshtė njėra prej vlerave mė tė larta tė zarathustrizmit tradicional, ky besim paraqet prapėseprapė aspekte positive e paqėsore.

Ja pėrse persėt, duke ndjekur monoteizmin e Zarathustrės, kanė qėnė njė popull paqėsor: ata nė fakt e shtynė perandorin mogul Akbar t’i besonte dialogut dhe jo shpatės pėr tė pėrhapur besimin fetar. Qė atėherė persėt kanė qenė nė vijėn e parė pėr zhvillimin e filantropisė dhe tė pėrgjegjėsisė shoqėrore.


Dielli ne Tarot



http://www.learntarot.com/bigjpgs/maj19.jpg

Letra me pozitive ne tarot esht letra e Diellit. E vetmja leter qe ruan kuptim te plote pozitiv edhe kur ne fall del permbys.


http://cache2.artprintimages.com/p/LRG/13/1353/EPYS000Z/art-print/xviiii-le-soleil-french-tarot-card-of-the-sun-19th-century.jpg



http://www.angelpaths.com/images/thsun.JPG




Mban vleren 19 dhe kjo sesht e rastesishme pasi 19 reduktohet ne 10 dhe 10 ne 1 sipas numerologjise. Dielli esht leter e drites, pozitivitetit, energjise, harmonise, gezimit, lumturise, shendetit, sherimit, femijes etj etj.
Lidhet astrologjikishjt me Diellin si trup qiellor.

Zero Cool
19-05-13, 15:18
Legjenda e Rozafes



Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjerė dhe mbi qytetin e Shkodrės kėshtjella e lashtė e Rozafatit.Kur ėshtė hedhur guri i parė i nė themelet e kėsaj kėshtjelle? S’dihet . Historia e saj humbet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė mocėm tė kėsaj mėnge.

Njė gjė dihet mirė e qartė ; atė e kanė pasur dikur labeatėt dhe pastaj Ardianėt, qė ishin fise tė forta ilire.Nė atė kohė tėrė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, gjer nė Tergestenin e bujshme apo Triesten e ditėve tona, ishte breg ilir.

Mė vonė u derdhėn kėtej romakėt pastaj sllavėt, normanėt, venetikėt turqit e shumė popuj tė tjerė tė huaj. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si dhe vetė muret e kėshtjellės , janė lagur me pėrrenj gjaku tė atyre qė e kanė sulmuar dhe atyre qė e kanė mbrojtur.

Tė huajt erdhėn dhe shkuan kurse populli ynė mbeti ngulur nė kėtė tokė ilire.Ndėrtimi i Rozafatit ka njė gojėdhėnė tė bukur por dhe tė hidhur qė ka ardhur nga lashtėsia deri nė ditėt tona. Ja c’thotė kjo gojėdhėnė………

I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tėrė . Kjo mjegull mbeti aty tre ditė e tre netė . Pas tri ditėsh e trinetėsh fryu njė erė e hollė dhe e lartoi mjegullėn. E lartoi dhe e shpuri gjer nė kodrėn e Valdanuzit.

Aty majė kodrės punonin tre vėllezėr. Ndėrtonin njė kėshtjellė. Murin qė e bėnin ditėn u prishej natėn dhe kėshtu nuk e lartonin dot . Na shkon aty njė plak i mirė.

Puna e mbarė , o tre vėllezėr.
Tė mbarė paē o plak i mirė . Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė. Ditėn punojmė , natėn prishet . A di tė na thuash njė fjalė tė mirė . C’tė bėjmė qė tė nbajmė muret nė kėmbė ? Unė di - u thotė plaku - po e kam pėr mėkat tua them .
Atė mėkatė hidhe mbi kryet tona , se ne duam qė ta qėndrojmė mė kėmbė kėtė kėshtjellė..
Plaku i mirė mendohet e pyet :
A jeni tė martuar o trima ? A i keni ju tė tre vashat tuaja ?
Tė martuar jemi - i thonė ata - edhe tė tre i kemi vashat tona. Na thuaj pra ē’tė bėjmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė ?
Nė doni ta qėndroni , lidhuni me besa besė : vashave mos u rrėfeni , nė shtėpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t’u them unė . Atė nga tė tri kunatat qė do tė vijė nesėr t’ju sjellė bukėn , t’a merrni e t’a muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės . Atėherė keni pėr ta parė se muri do t’u zėrė vend e do t’u qėndrojė pėr jetė e mot.

Tha kėshtu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s’u pa. Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet kėshtu e kėshtu , i tha tė mos vinte atje tė nesėrmen . Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet . Vetėm i vogli e mbajti besėn , fjalėn : nuk kuvendoi nė shtėpi , nuk i tha gjė vashės sė vet .

Nė mėngjes ata tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė . Cekanėt godasin , gurėt coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen…Nė shtėpi nėna e djemve s’di gjė . I thotė sė madhes: Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukė e ujė ; duan kungullin me verė. Nusja e madhe ia kthen: Besa nėnė , sot s’mund tė shkoj se jam sėmurė.
Kthehet i thotė sė mesmes: Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukė e ujė : duan kungullin me verė. Besa nėnė , sot s’vete , se do shkoj tek fisi pėr tė bujtur.
Nėna e djemve i kthehet nuses sė vogėl . Moj nuse e vogėl…Nusja e vogėl brof nė kėmbė: Urdhėro zonja nėnė !

Mjeshtėrit duan bukė e ujė; duan kungullin me verė.Besa nėnė unė shkoj , po e kam djalin tė vogėl. Druhem se do gji tė pijė e qan. Nisu , shko se djalin ta shikojmė ne e s’ta lėmė tė qajė - , i thonė tė kunatat.

Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me verė, puth djalin e vogėl nė tė dy faqet,niset e bie nė Kazenė; qė aty ngjit kodrėn e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetėrit dhe i shoqi.

Puna mbarė , o mjeshtėr !Po c’ėshtė kėshtu? Cekanėt ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.

E shoqja i thotė: Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?Hidhet kunati i madh:
Ti paske lindur nė ditė tė zezė , moj kunata jonė . Ne e kemi bėrė me fjalė tė t’murojmė tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.
Shėndoshė ju o tim kunetėr. Po unė do t’ju lė njė porosi: kur tė mė muroni nė mur, synė e djathė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjirin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė qajė - me njėrin sy do ta shikoj , me njėrėn dorė do ta ledhatoj, me njėrėn kėmbė do ti tund djepin e njėrin gji do t’ia jap tė pijė. Gjiri im u muroftė, kėshtjella qėndroftė, djali im u trimėroftė, u bėft mbret e mbretėroftė !

Ata e marrin nusen e vogėl dhe e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben mė si mė parė. Po reth tyre gurėt janė dhe sot tė lagur e tė myshtė, sepse vazhdojnė tė pikojnė lotėt e nėnės pėr birin e saj…

Dhe i biri u rrit , luftoi e trimėroi .



http://farm1.static.flickr.com/60/200836423_618539a56c.jpg

Zero Cool
19-05-13, 15:24
Misteri i sakrifikimit tė Rozafės



http://i62.servimg.com/u/f62/12/42/55/59/rozafa10.jpg



Kenga Rozafes sjell nje tragjedi nga historia pellazgo? ilire ne vitin 335 te shekullit te IV para eres se re, kohe kur ne nje nga ngrehinat me te lashta pellazgo ilire ne ate te Skutarit hyjnor, kryeqendres se e Ilirise, ka ndodhur nje flijim njerezor, sakrifica e Rozafes..

Parahistoria e Skutarit na daton 13 shekuj para Krishtit Pas vdekjes se

Ngadhnjysi i ri, Leka i Madh, me kete beteje, duke mundur pinjollet e Bardhylit, do te njihej edhe si zot i Ilirise . Por ne kete fitore Leka do te zbulonte misterin e lavdise se tij. Ai e shperfilli shkelqimin e triumfit te pare si mbret i ri Maqedonise dhe parapelqeu rikurorezimin e mbreterve te rinj te Ilirise, Glakut dhe Klitit, duke kerkuar prej tyre besen si aleate te Mbreterise Maqedonase.

Rreptesia dhe vleresimi i kundershtareve te mundur do te perbente vecanesi taktike te Aleksandrit, qe do ta shnderronin ate ne hyjni jo vetem te sivellezerve te tij ilire, por dhe kudo ku shkeli kemba ne Egnatien e tij.

Glauku do te qe nje nga flamurmbajtesit besnike deri ne vdekje te shpures prej 35000 burrash pelazge (Iliro?Trako?Maqedonas?Epirote) te atij bashkimi shpirteror qe u be baza e nuklit te fuqise se Aleksandrit, dhe te cilet ishin te gjithe baballare djemsh qe e shoqeruan Aleksandrin e Madh deri ne Sanskritine e larget.

Pse i duhej Iliria dhe per me shume beselidhja pellazge Aleksandrit te Madh? Qe Ai qe u a kishte provuar shpatat dhe burrerine mbretit Bardhyl dhe djemve te tij; njihte paepshmerin, urrejtjen ndaj padrejtesise besnikerine, nderimin dhe bujarine e dajave te tij molloso?epirote; trimerine, disiplinen dhe artin luftarak te maqedonasve te tij; pamposhtshmerine dhe qendresen ne lufte te Dardaneve, Lynknesteve te stergjyshit Herkul, apo Trakasve zemedhenj.

Ka te ngjare qe Leka i Madh te kete kuptuar dhe te jete keshilluar nga mesonjesit e tij qe te fitonte pa medyshje keto vlera te shpirtit burreror, si dhe nderimin, zemerbardhesine dhe vllamerine e sivellezerve te tij, si tipare keto te nje nukli hyjnor per te realizuar endrren Sanskrite qe kishte filluar te realizohej. Keto tipare spikatin edhe sot e kesaj dite te shqiptaret kudo qe jane.

Qe i pari pellazgu hyjnor Homeri qe i gdhendi 32 shekuj me pare te kenga e 23 ?te e Ilades te pritja, nderimi, dhe perkujdesja qe Akil Pelidi tregoi ndaj Priamit kur ky shkon per te marre trupin e te birit, Hektor zemadhit. A nuk do te mjaftonte e tere kjo psikograme per te kuptuar se cili ishte shpirti qe i perjetesoi madheshtine e Aleksandrit te Madh.

Keshtjella Akropol e Skutarit u be me 335 p K nje qytet shume i populluar me nje status te mirefillte qytetar dhe nje qender administrative, ushtarake dhe nje nyje rrugore e tregtare shume te rendesishme qe se ka humbur kurre me famen e saj per me shume se 2400 vjet. Po ne kete kohe rimori famen e te qenit nje qytet hyjnor, sepse ne themelet e saj mbajti flijimin e nje nuseje, e ama e nje djali trashegimtar.

Riti i flijimit te vashave te virgjera nuk ka qene nje ndodhi e padegjuar edhe me pare tek te lashtet e Ballkanit. Por flijimi i nje gruaje lehone, qe kahmot e gjithe sot mencurisht eshte kuptuar si zana mbrojtese e jetes, ishte dicka e padegjuar, sa tragjike po aq dhe misterioze dhe nje kanun jo shum?_thjeshte per t’u kuptuar po qe se nuk do te murosej ne muret e keshtjelles. Cfare iu fsheh sakrifica e Rozafes kohrave?

C’kerkojne te na kumtojne te lashtet me kete akt te mistershem?
Hehoja e dhimbjes eshte frymemekese per kedo qe ndeshet ose sjell ndermend ngarjen. Nje dritherime gjurmelenese pushton shpirtin e gjithekujt qe e di apo njihet me nje ndodhi te tille.

Nje gje eshte e pakundershtueshme: ngjarja e kesaj balade gjeneron energji te perjetshme jetesore dhe nuk cuditemi kur ajo moterzohet ne gjithe Ballkanin si deshmi besnikerie mbarepellazge dhe i kalon kufijte kohore 2400?vjecar per te ardhur tek ne me nje fuqi magjike qe na mrekullon me fuqine, besueshmerine dhe kumtin e saj hyjnor.

Viti 335 p K qe pragfillimi i nje epoke te re qyteteruese, asaj qe nga te gjithe njihet si epoka aleksandrine. Te lashtet e mencur e percollen ate me nje ceremoni te perhynyjshme dhe nje ritual te denje vetem per nje vezullim hyjnor si ai i Aleksandrit te Madh.

Ja vlen te besohet qe nuk eshte bere vetem blatimi i demit per te.Kuptohet ketu, qe te lashtet i kane kaluar kufijte e mitit, ata, per mendimin tone, tentojne te ligjerojne kanunin e konstitucionit shpirteror te kesaj beselidhejeje hyjnore ndaj Aleksandrit te Madh, por me nje kusht: qe te mos prekej nukli gjenetik dhe ardhmeria e kesaj race yjnore, si per nga prejadhja, ashtu dhe per nga misioni.

Dhe ishte gjetur filli, cdokush nga 35000 te perzgjedhurit e kesaj legjende, duhej te linte me patjeter pas, djalin trageshigimtar dhe nusen ame regjente te ketij nukli hyjnor. Plotfuqishmeria e figures femerore qe e pa kushtezuar nga cdo ndodhi e mepastajme e luftes dhe i kanunonte asaj pergjegjesine e patjetersueshme si zana mbrojtese e jetes, sot e gjithediten ajo pranohet si kroi i nuklit riperserites se jetes .

Ja vlen te respektohet lashtesia e ketij kanuni, qe nder familjet shqiptare respektohet si nje deshire per te patur nje trashigjimtar djale.

Nga Skutari hyjnor i hapej udhe per se treti epokes euro?sanskrite, nje epoke qe do te zgjaste edhe ajo plot 10 shekuj (shek 4 pK deri ne shek. 6 pK ) kohe kur perfundon epoka Aleksandrine (ne art, letersi, arkitekture, kulture, etj). Kultura latine (eneida) dhe e tere kultura euro? indiane ne pergjithesi, folklorike apo e kultivuar, qene produkt i ketyre 10 shekujve. Te kesaj kohe datojne te jene krijuar edhe perlat e trashegimise populore shqiptare: eposi legjendar, baladat e ne vecanti balada e murimit te Rozofates.



EJUCOA_ukSI

Zero Cool
29-09-13, 15:45
Guri i "Zotit"



Sofra e Zotit ose Guri me Qiell - Mali i Ēikės, Vranisht, Vlorė



https://scontent-a-ams.xx.fbcdn.net/hphotos-ash3/p480x480/406755_478601008856621_402318369_n.jpg




Legjenda e zogut tė hekurt nė Malin e Ēikes


Mali i Ēikes
08 Mars 1983

Pasi zbritėm nga Mali i Ēikės mbi Llogara, nė njė kurrizore tė mbuluar vende-vende me akull e dėborė arritėm nė Qafen e Shėngjergjit – 1157 m. (tek Saranxha katrore e italianit) Mbasi bėmė njė pushim tė shkurtėr, filluam tė eksploronim Pėrroin e Kullunxhiut. Nė krahun e majtė vizituam Shpellėn e Koshtit (Kollundriut), ku zbuluam katėr rrota tė vogla guri me mbishkrime shumė tė lashta, plot sėastika tepėr interesante .(shif fotot) Vlen tė theksohet se kur zbret nė thellesi tė pėrroit tė Shkalles, nė njė pjesė shkėmbore janė fotografuar disa mbishkrime tepėr interesante. (Shif foton). Pasi i sistemuam pllakat e shkruara, zbritem tek Burimi i Rrapit pėr tė pirė ujė. Kėtu takuam njė bari qė na tregoi Shpellen e Pirgut.

Pirgu ishte katrore dhe kishte lartėsine 10 metra. Mbas njė eksplorimi tė imėt tė kėsaj zone, iu drejtuam fshatit Terbaē duke ndjekur intinerarin Shtegu i Baltes, Bulica, Rrrezat e Ariut, Hunda Ilqe, Burimi i Lujtit (Burimi i Rrapit te rrezuar), Varri i Beqares, Hunde Bube, Pėrroj i Grabijes etj. Nė lagjen Shėngjergj, nė afėrsi tė shtepive tė Bejo Shirokut, Cane Lazes dhe te Shaban Malajt takuam edhe nje grua tė moshuar, tė quajtur Sulltane, tė cilėn e pyetėm pėr tė gjith ato qė kishim parė nė eksplorimet tona, si dhe pėr pllakat e gurit me mbishkrime tė lashta. Haxhi e Bejo Shiroku me Ēelo Abazin mė rekomanduan qė tė bisedoja me plaken Sulltane, mbasi ato do tė niseshin nė Qendėr tė Tėrbaēit. Ne qėndruam me me plaken e cila na rrėfei kėtė legjendė interesante:

“........... Unė e njoh mirė kėtė zonė, mbasi kam punuar shumė qė kur isha nuse nė kėtė fshat. Prindėrit e burrit dhe shumė tė moshuar tregonin se sipėr qafės sė Shen Gjergjit janė shumė guva e shpella, ku banoret e fshatit janė fshehur nga romaku e turku, se tė parėt e tyre nuk ishin as kaurr e as muhamedanė. Tė cilėt kishin zbritur nė kėto vende me njė zog tė madh prej argjendi. Kur zogu u fut nė mjegullėn e dendur, ai u pėrplas me Malin e Ēikes dhe u nda nė dyshe, duke ngritur nė qiell njė flakė shumė tė madhe dhe me njė gjemim shurdhues.

Pėr shtatė muaj e tėrė maja e Ēikes shkėlqente nga njė zjarr i pa dukshėm ku kundermohej era e barotit. I gjithė mali ishte mbushur me copa tė vogla argjendi nga zogu me gjoks gruaje.

I cili e kishte grryer malin nė dy drejtime, qė nga ana e Palasės nė Dhėrmi, u formua Pėrroj i Ksirolakut, por edhe kėndej nga ana e jonė u hap njė pėrrua shumė i madh qė u quajt edhe ky Prroj i Ksirolakut. Njerėzit qė zbriten ishin shumė tė fuqishėm dhe me flokė tė verdhė. Ato filluan tė merreshin me blektori, ku me teper rrisnin dhitė e mėdha. Tė gjithė kėto njerėz nė gjokset e tyre mbanin njė kryq si tė gjermanėve, i cili shkėlqente si copat e zogut tė thyer. Kėto copa disa njerėz filluan t’i mblidhnin, por tė gjithė u semurėn. Qė nga ajo ditė askush nuk doli mė nė Malin e Ēikes pėr ti mbledhur ato.

Tė parėt tanė qė erdhėn kėtu ishin tė pashem dhe trupat e tyre i kishin tė shkruar me luleboje (tatuazhe). Ato kėrkonin tė flisnin me perenditė qė ishin lart nė qiell dhe pėr t’i tregua se ishin tė gjallė. Nė tokė gdhendnin pirgje prej shkėmbi me forma tė ēuditshme dhe jetonin nė Shpellėn e Dhive. Ē’do mengjės i luteshin diellit sapo fillonte tė linte mbi majat e maleve pėrtej Lumit tė Vlorės. Pėr tė ruajtur historite ė tyre ato filluan tė shkruanin mbi pllaka tė mėdha guri, dhe i vendosnin nė malet e larta pėr ti kenduar perendite mesazhet e tyre.................. !



GURI ME QIELL OSE SOFRA E ZOTIT



Pėrshkrim nga “Sofra e Zotit”, tė vėrteta, legjenda, e gojėdhėna

NJĖ ATRAKSION I NATYRĖS NĖ FSHATIN VRANISHT

Njė gur me peshė rreth 10 tonė i vendosur mbi dy kėmbė, qėndron nė fshatin Vranisht, nė majėn e Lipes. Enigma, gojėdhėna, legjenda dhe misteri i gurit me qiell, njė monument natyrės nė katundin Vranisht tė rrethit Vlorė.


Siluet e heshtur.

“Guri me qiell” ,qėndron atje pėr ku ishte nisur. Dhe ngeli ashtu i ngrirė.Pėr mote tė tėra i heshtur.Silueta e tij ėshtė zbuluar dhe ėshtė vlersuar duke ju dhėnė statusi monument natyre,nė rrethin e Vlorės.
Monument kulturor i epokes se neolitikut dhe natyror Pershkrimi Guri me qiell. Ndodhet ne majen e malit te Lipes ne fshatin Vranisht. Ai eshte nje monument prehistorik i perhapur ne neolitin e vone dhe ne epoken e bronzit 4 - 9 mije vjet me pare. Kjo veper e arkitektures prehistorike ka lidhje me kultet mbivarrore si dhe ate te Diellit. Sipas arkeologut te njohur M. Zeqo, "eshte nje gur gjigant i vendosur nga dora e njeriut mbi dy shkembinj te tjere, duke krijuar nje tryeze per perendite…"

Koha.“Guri me qiell” e nisi garėn nga kohėrat mė tė hershme tė njerėzimit.Si i tillė mbetet njė urė lidhėse me botėn,qė nuk shquhet pėrtej mjegullave.

gjate veres ne ditet me mot te keq ne kete vend ka shume Vetetima ( Bubullima).Gurin me Qiell duhet te themi se Guri me Qiell ndodhet ne Vendin e quajtur Lipe dhe nuke eshte maja e Malit. Por ne majen e malit eshte nje siperfaqe e zhveshur qe quhet Derrasa e Keqe dhe ne ditet e veres dielli bie pingul mbi majen e ketij mali qe eshte vazhdimi i Vargmaleve te Cikes. Kjo Maje quhet maja e Mesimirit , nga Greqishtje " Mesdite".


Tė dhėna pėr “Gurin me qiell”



Pesha: Afėrsisht rreth 10 ton.

Forma: Drejtkėndėshe.

Pozicionimi: Vendosja mbi dy gur.

Vendodhja: Faqja veriore e malit tė Bogonicės.

Afėrsia:me vendin e shenjtė: “Lėmi i Lejlerėve”

Rituali: Vend pagan.

Emėrtimi: “Sofra e Zotit”.

Zero Cool
29-09-13, 15:49
Guri i "Zotit"



https://scontent-b-ams.xx.fbcdn.net/hphotos-frc3/264787_566227686724056_1810808620_n.jpg




Rrugėtim

“Guri me qiell” ėshtė atraksioni mė i madh i natyrės nė vendin tonė.Pėr nga mėnyra e vendosjes,pesha dhe forma mund tė quhet mė i veēanti edhe mė gjerė gadishullit tonė.Asgjėkundi syri,nuk tė ndesh njė monument natyre kaq tė veēantė qė tė tundoj me pamjen e tij,formėn,mėnyrėn e vendosjes.Larg ēdo pėrfytyrimi,guri me qiell pėrbėnė dhuratėn e natyrės,pėr njė vend tė ashpėr malor,vendosur nė njė vend me pjerrėsi diku nė faqet e njė mali jugor.


ORIGJINA

Pėr specialistin e monumenteve tė kulturės nė Vlorė,”Guri me qiell’,ėshtė njė monument prehistorik i shfytėzuar nėpėr kohėt e mjegullta nga banorėt vėndas.

Ka disa pikėpamje tė ndryshme rreth tij,por duke gjykuar nga rrethanat po ndėrtoj tre variante.


Ndėrtimi Nr 1
Guri me qiell ėshtė vendosur nė kohėt prehistorike. Mendimi studjuesve tė rrethit. Por madhėshtia, qė shfaq ai dhe pesha qė arrin nė disa ton hyjnė nė dyshime.I dentifikimi se ky gur nė formėn drejtėkėndėshe,qė tė shfaqet nė njė pamje hyrėse,pra nė njėrin krahė ėshtė ngritur nė kėtė lartėsi dhe nė kėtė formė nė kohėrat prehistorike,mund tė pėrbėjė njė informacion jo fort tė besueshėm.Ngrihet befasisht kjo pyetje:A ka patur mjete kaq tė fuqishme,qė tė ngrenė nė lartėsi mbi 1 m, njė gurė me kėto dimesione dhe peshė kaq tė madhe? Ndėr idet mund tė konceptohet se mėnyra e fshehtė,qė ėshtė zbritur nė ngritjen e piramidave tė Egjyptit,mund tė zbuloj edhe kėtė fakt,mėnyrėn e ngritjes sė gurit me qiell.Ndėrsa aty nuk mund tė shqyrtohet mundėsia se ky gur ėshtė sjellur nga largėsi ose distanca tė mėdha.Gurė tė pėrmasave mė tė mėdhenj,gjenden kollaj,nėpėr kėtė lartėsi malesh.Madje rruga deri atje ėshtė e pėrmbytur nga gurė me me forma dhe madhėsi tė ndryshme.
Mos vall ėshtė rrokanisur nga lartėsit e malit.Kjo duhet tė jetė pėrafėrsishtė.Por kėtu ndryshojnė dy gjėrra.Guri ėshtė i latuar,ēuditėrisht ka pamje drejtkėndėshi faqja e parme e tij me dy nga dy brinjėt tė barabarta.Vendoja nė dy kėmbė,pėr tė cilėn thuhet se kėmba nė anėn lindore ėshtė pjesė e atyre gurėve, qė pėrmban vendi ka ekzistuar aty.Ka njė mėnyrė qė ka gjetur terren.Kur thuhet se guri me qiell ėshtė rrokanisur nga lartė.Zvaritur,rrokullisur poshtė.Enden shumė pyetje,qė lėnė shteg dyshimi nė hapsirat e pafundme.



Ndėrtimi Nr 2

Ende i pazbuluar qėllimi.Nė horizontin e dyshimit,skalitur pyetja.Me kėtė formė,peshė disa ton,i haruar,mbuluar prej pluhurit tė kujtesės.Gjurmėt e lashta tė ritualeve pagane,zbardhin njė fakt.Legjendat,qė ngrihen pėr atė,kėngėt qė thuhen se vinte nga pjesa tjetėr,ku qėndron e pėrhershme mjegulla.Sjellim argumentat.”Guri me qiell” ka afėrsi me shpellėn e banuar tė Lipes.Ka afėrsi me njė gur tjetėr ,qė quhet guri i qytetit i shpallur i veēantė,por i pashpallur ende si monument.Ky fenomen i ēuditshėm natyre,nga tė dhėnat e gėrmuara quhet njė objekt i shenjtė,nga njerėzit e kohėve tė hershme,qė i ka shėrbyer nė ritet pagane.Mosha as nuk njihet edhe as nuk ėshtė identifikuar.Ky monument natyre i rrallė nė asnjė vend tjetėr nuk gjėndet me formėn origjinale.



Ndėrtimi Nr 3

Me mėndje tėrėsisht tė kthjelluar ky monument nuk ėshtė mbajtur anonim nga vėndasit.

1-Emėrtohet :”Sofra e Zotit”.Saktėsimet i ka bėrė specialisti i monumenteve nė Vlorė.Por vėndasit mė japin edhe kėto fakte:Njė ēoban ėshtė strehuar aty nė njė mot me lloh dhe e ka vrarė vetėtima.Guri me qiell ka pėrmasa tė njė dhoma mė thotė njė vėndas.Nė afėrsi tė gurit me qiell,ka disa vende tė tjera qė kanė emėrtime tė veēanta ku mendohet janė kryer rituale.

2-Nė afėrsi tė gurit me qiell ndodhet :”Lėmi i lejlerėve”.Vend i shenjtė pėr vėndasit.Ėshtė pėrdorur nga vendasit nė periudhėn pellazge,quhen :”pjella e bardhė”.

3-Nė afėrsi tė gurit me qiell,ndodhet hijerėndė mali i Bogonicės.Ky emėrtim i shqipėruar do tė thotė:”Vendi I Zotit”.Por vetėm njė vijė ajėrore tė heqim do tė zbresim tek emėrtimi:”Qafa e Elimit”,pėr elimėt,kėtu janė sjellur argumenta nga F.M.Rrapaj,studjues nė shtypin periodik.

Pėrse vallė vėndasit i kanė dhėnė kėtė emėrtim :Sofra e Zotit” dhe malit ca mė tej “Vendi i Zotit”?Cila sofėr ėshtė shtruar atje dhe me ē’farė ėshtė shtruar?.Pėrse qėnka vendi i Zotit,cila mrekulli ka ngjarė kėtu?Mos vall ,madhėshtia e tij,pozicionimi,pesha impresionimi!Mos vall ėshtė njė ēudi qiellore!Bota,nė fund tė fundit,ē’tė mund tė jetė,pėrveēse krijesė e shpallur e Perėndisė.Njerėzimi ka kėrkuar tė gjejė Perėndinė.Ka ngritur vepra tė larta monumentale,qė tė identifikojnė Perėndinė.Ka gjetur kėshtu njė mėnyrė tė vetėm pėr tiu falur asaj fuqie misterioze tė thellėsuar tė shpirtit.Asnjėherė,ai se ka kuptuar se ku gjėndej Perėndia.”Mos kėrkoni Perėndinė-shprehet poeti panteist Naim Frashėri,nėpėr mur’ e nėpėr gur/Po shihni mirė njerėzinė.Zemrėn e njeriut nė jetė/Ėshtė vendi i Perėndisė/Ėshtė atje Zot i vėrtetė…..



GURI ME QIELL

“Guri me qiell” ėshtė monument natyre nė faqen veriore tė malit tė Bogonicės. Guri me qiell ėshtė objekt i vizitueshėm.Por distanca ėshtė 1.5 orė nga katundi Vranisht i qarkut Vlorė.Mund tė pėrshkruhet rrugėtimi vetėm me kafshė pėr turistėt.Guri me qiell,ka njė format tė habitshėm.Shfaqet se njė dorė skulptori,njė mjeshtėr hyjnor sigurisht,e ka gdhendur ,skalitur me kujdes deri sa i ka dhėnė formėn origjinale tė njė drejtkėndėshi nė njė faqe.Njė skalitje tė tillė,por edhe kaq origjinale,qė i atribohet dorės sė njeriut me kaq siguri,mjeshtri fsheh formula tė pazhbirueshme.

Guri me qiell ka pėrmasa tė njė dhome tė zakonshme.Pesha mund tė shkoj 10 ton.Guri me qiell gjėndet i vendosur mbi dy gur,ose dy kėmbė guri.Ėshtė i ngritur nga sipėrfaqia e tokės.Kėmba,qė e mbanė nga ana veriore ėshtė njė gurė,cilėsohet autokton dhe ka ekzistuar duke u pėrvijuar poshtė sipėrfaqes sė tokės.Kėmba nė anėn perėndimore ėshtė guri i sjellur.”Guri me qiell” ėshtė quajtur:a- objekti ėshtė gur,pavarėsisht formės dhe peshės e latimit.b-me qiell.Guri nuk gjėndet i vendosur nė tokė.Ėshtė i ngritur nga lartėsia e tokės.Ėshtė nė hapėsirė.Sipas konceptit tė vėndasve ėshtė i larguar nga toka,d.m.th ėshtė nė lartėsi,pra siē quhej qiell,pa u thelluar se ē’quhej qiell,pa u thelluar se ē’distancė ėshtė lartėsia tokė-gurė.

Guri me qiell ėshtė monument natyre dhe ėshtė gjendur nė kėtė pozicion nė kohėra tė mbuluara mjegullisht,qė studjuesit i quajnė prehistorike ,a diēka mė ndryshe.Ėshtė vrojtuar pozicionimi i tij pėrmes mijėrave syve.Befasisht nuk ka ardhur,nė kėto lartėsi,veē malin qė e mban si mik tė vjetėr nga kohėt e shkuara.Emėrtimi qiellor mos ėshtė shkaktuar ardhja nga ajo pjesė ku qėndron absolut misterioziteti,bota e pashėmbshme e fshehur.Mos ka kėpėrcyer ato sinore,pėr tu shfaqur nė njė lartėsi malesh.Nė anėn e majtė gjėnden gjurmėt qė flasin se vėndasit kanė dashur ta skalisin gurin,ndoshta ta shpėrfytyrojnė,duke e goditur mizorisht,pėr ti hapur disa shkallė tė vogėla.Kurse emėrtimi vėndas “Sofra e Zotit” ėshtė njė urė lidhje me vendodhjen e tij afėrsishtė me Vendin e Zotit,malin e Bogonicės dhe afėrsia me :’lėmin e lejlerėve” vend i shenjtė pellazg.Por zbuluesit kėrkojnė ta shkėpusin nga kėto labirinthe fshehtėsie tė pagoja.I pėrket kohės prehistorike,thonė dhe bėjnė citime me legjenda,kėngė si dhe afėria qė ka me shpellėn e banuar tė Lipes,dalin krejt zbuluar se ėshtė monument natyre i shfytėzuar nė kohėt prehistorike.Pozicionimi i tij ėshtė pjesa mė delikate.Nga erdhi dhe si erdhi?U rrokanis nga mali?Por kush e ngriti dhe me ē’mjete?C’forcė titanike shte ajo,qė e shkėputi nga toka.Kush e latoi nė njė faqe dhe pėrse nė kėtė vend?C’farė enigme mbart,ky monument i pagojė,dėshmitar i heshtur i kohės tonė!

Guri me qiell ėshtė vend i preferuar i mjaftė turistėve , qė mbrijnė kėtu me ngrohjen e motit.Ėshtė njė iniciativė private,qė ka disa vite qė ushtrohet e Muhamet Tartarit,poet i zonės dhe krijuese e gjurmues popullor,ushqyesi kryesor i grupit folk tė Vranishtit,qė i mbledh turistėt tė cilėt ngrenė ēadra nė kėtė vend dhe pushojnė aty .Njė mėnyrė e mirė kjo pėr turizmin malor dhe pėr zhvillimin e tij tė shpejtė.Ėshtė vetėm njė miqėsi e kėtij poeti me turistėt, qė vijnė dhe ngrenė ēadrat tek guri me qiell duke shijuar aromėn e malit,ajėrin e pastėr dhe prodhimet blegtorale tė blegėtorėve vėndas.


https://scontent-b-ams.xx.fbcdn.net/hphotos-prn1/224982_566227506724074_1411800154_n.jpg

Zero Cool
29-09-13, 15:52
Guri i "Zotit"



https://scontent-b-ams.xx.fbcdn.net/hphotos-prn1/64918_566227866724038_2129336135_n.jpg



Gezim Uruci

Legjenda e zogut tė hekurt mbi Bjeshkėt e Namuna

“Nos sumus Romani, qui fuimus ante Rudini”
(“Ne tani jemi Romakė, qė mė parė qemė Rudine”)
Ennio di Rudiae

Pėr t’u njohur mė mirė me kėto mistere, qė tė ēojnė pėrtej mjegulles sė historise sė popullit tim, me njė prejardhje tė admirueshme gjenetike, po e filloj me kėtė legjendė, tė treguar aq bukur nga Gjok Llesh Olaj,45) Bajraktari i Bogės i biri i Tom Gjerit.46)
Qė nė femijrinė time isha kurioz per t'u njohur me legjendat dhe mitologjitė e popullit tim, por edhe me ato tė popujve tė tjerė tė Ballkanit, te cilat i tregonte aq bukur nena ime e mrekullueshme, nga e cila mora leksionet e para te etnografise e te folklorit te pasur shqiptare, me te cilat u rrita. Tregimet e nėnės pėr xhubletat e famėshme dhe veshjet e tjera tė Malesisė sė Madhe, Dukagjinit, Kosoves, por edhe pėr fustanellat e ēitjanet e mrekullueshme te Shqiperisė sė jugut e deri tek veshjet e krahines sė Ēamerise, pėr Rashet e Trashet e popujve sllav, malazez, maqedonise, bullgarise, rumunėve, boshnjakeve e tjere edhe sot e asaj dite me mbeten tė pa shlyera nga kujtesa. Kurse me babain shkonim shpesh pėr gjueti nė krahina tė ndryeshme tė Alpeve tė Veriut, ku njėkohesisht eksploronim majat e maleve, kanionet dhe luginat e lumenjeve malorė, shpellat e ndryeshme si dhe ngjiteshim nė majat mė tė larta tė Thethit, Vermoshit, Bogės, Razmės,Valbonės, Razemės etj. Shpesh bėnim edhe argėtime arkeologjike nė kėshtjellat e qytezat e ndryeshme tė vendit tonė. Nė kėto udhėtime pėrvetesoja leksione tė tjera si; tė gjeografisė, tė historisė e tė arkeologjisė. Ai ishte njeri universal dhe me njė humor tė jashtzakonshėm, por edhe tepėr kurioz. Me njė vemendje shumė tė madhe ai dėgjonte tregimet e historianėve tė shumtė tė qytetit tim, si dhe tė malesorėve tė moshuar. Babai edhe i tregonte ato aq bukur sa tė bėnte qė tė rendje pas atyre shtigjeve ku zhvilloheshin ngjarjet e legjendave per kreshnikėt Mujin e Halilin, Dorontinen, Trimat e Jutbines (Rud - bines), Gjeto Basho Mujin, Zanat e maleve, krojeve e cetave dhe te rudinave tė Bjeshkėve tė Namuna, Bjeshkėve tė Sharrit etj.

Nė kėto tregime mė pat bėrė pėrshtypje tregimi i njė malesorit nė Boge, i cili tregonte pėr prejardhjen e fisit tė Bogės dhe pėr shume fise tė tjera pėr rreth Masivit tė Bjeshkėve tė Namuna dhe historinė e tyre. Tė cilat qė i vogėl i sodisja plot ėndje e kėrshėri nga luginat e Bogės, Thethit, Qafa e Pejes, Valbonės, Nikēit, Vermoshit etj. Edhe sot tregimi i tij mė duket tepėr interesant dhe i paharruar, ja kėshtu........... 47)

“ ......... Tė parėt tanė kanė ardhur nė Bogė para se tė krijohej Hana nė qiell. Ato ishin dy vllazen me familjet e tyre, bijt e Zotit e tė Qiellit e tė Kryqit Grepē 48), qė ishte dielli i tyre. Ato zbriten nga qielli me njė zog te madh prej tunxhit, me kokėn e njė zane shumė tė bukur, me krahė si tė shqiponjės. 49) Pasi u pėrplasen nga qielli mbi bjeshkėt e nalta, nga shkatėrrimi i zogut tė hekurt u formuan dy lugina tė mėdha. Nė kėto vende ato gjetėn vetėm disa dele, dhi e kafshe tė tjera te egra, tė cilat nuk kishin se ē’farė tė hanin, por as njerėz. Ata qė zbriten ishin dy vellezėr, tė cilet u moren vesh me njėri- tjetrin, ku u ndanė nė dy drejtime pėr tė gjetur pyje e kullota, kroje e burime me ujė tė freskėt e tė pijshėm.

Duke u ndarė me njėri- tjetrin, ato i mallkuan kėto bjeshkė tė thata e tėrė shkėmbinj gjigand qė iu sollen atė fatkeqėsi pėr tė mos u kthyer mė nga kishin ardhur. Qė atėhere dy vėllezėrit i mallkuan duke i quajtur; “Bjeshkė tė Namuna”. Njėri vėlla zbriti dhe themeloi fshatin Bogė, kurse tjetri zbriti nga Sheu i Bardhė nė Qafėtė Pejės drejtė njė fushe tė bukur e plot pyje shekullore, burime e kroje me ujra shumė tė ftohtė, mes malesh tė larta, i cili e quajti ‘’Fusha e Rudeve’’ (Fusha e Rud – Nices) 50), teritor nė Rep. e Shqiperise, nė afersi tė liqenit akullnajor tė Geshtares mbi Safkaēin e Vuthajve, nė Guci tė Plavės (sot nė teritorin e Malit tė Zi). Kėtu ato filluan tė jetonin nė Shpellėn e Kreshnikėve (disa i thonė Shpella e Gjergj Elez Alisė por edhe e Vukoēes), ndodhet nėn Qafen e Majes sė Lagojve, sipėr vijave tė Lulash Dashit 51), kurse stanet e verės i ndėrtuan sipėr nė Bjeshken e Vukoēes dhe filluan mbarėshtimin e gjėsė sė gjallė ,nė veēanti ata zbuten delen e egėr, e qė nga ajo kohė, delja e jonė u quajt Delja RUDĖ. 52)

Mė tej ai thekson se tė parėt tanė ishin njerėz me flokė tė verdha dhe me sytė bojqielli, si ne sot, tė butė e tė beses, burra shtatlartė e tė pashėm, trima tė ēartun qė nuk trembeshin prej askujt, qė ju vinte dora pėr tė bėrė ēdo pune tė bukur e tė mirė e qė nga ajo kohė u perhapen nė tėrė Europen. Kjo vllazni pėr tu njohur nė mes tyre se ishin tė njė gjakut Rudė, si burrat ashtu edhe gratė bėnin nė duart e tyre luleboje (tatuazhe) me Kryqin Grepē (svastike).Vegla e tyre muzikore ishte fyelli e lahuta me kokėn e dhisė sė bjeshkes nė majė, qė sot e kemi edhene, mbasi ėshtė njė kafshė e shenjtė te cilen e zbutėn Rudėt. Qė nga ajo kohe Bog’janėt u vendosėn nė kėto troje ku jetojnė edhe sot, ku tymin e parė 53) e nxorrėn nga Shpella e Madhe e Bogės 54). Kjo shpellė ėshtė banuar gjatė nė shekuj deri nė ditėt tona. Shpella sot ėshtė vendstrehim pėr tufat e bagėtive.

Legjenda e zogut tė hekurt nė Malin e Ēikes

Mali i Ēikes
08 Mars 1983
Pasi zbritėm nga Mali i Ēikės mbi Llogara, nė njė kurrizore tė mbuluar vende-vende me akull e dėborė arritėm nė Qafen e Shėngjergjit – 1157 m. (tek Saranxha katrore e italianit) Mbasi bėmė njė pushim tė shkurtėr, filluam tė eksploronim Pėrroin e Kullunxhiut. Nė krahun e majtė vizituam Shpellėn e Koshtit (Kollundriut), ku zbuluam katėr rrota tė vogla guri me mbishkrime shumė tė lashta, plot sėastika tepėr interesante .(shif fotot) Vlen tė theksohet se kur zbret nė thellesi tė pėrroit tė Shkalles, nė njė pjesė shkėmbore janė fotografuar disa mbishkrime tepėr interesante. (Shif foton). Pasi i sistemuam pllakat e shkruara, zbritem tek Burimi i Rrapit pėr tė pirė ujė. Kėtu takuam njė bari qė na tregoi Shpellen e Pirgut.

Pirgu ishte katrore dhe kishte lartėsine 10 metra. Mbas njė eksplorimi tė imėt tė kėsaj zone, iu drejtuam fshatit Terbaē duke ndjekur intinerarin Shtegu i Baltes, Bulica, Rrrezat e Ariut, Hunda Ilqe, Burimi i Lujtit (Burimi i Rrapit te rrezuar), Varri i Beqares, Hunde Bube, Pėrroj i Grabijes etj. Nė lagjen Shėngjergj, nė afėrsi tė shtepive tė Bejo Shirokut, Cane Lazes dhe te Shaban Malajt takuam edhe nje grua tė moshuar, tė quajtur Sulltane, tė cilėn e pyetėm pėr tė gjith ato qė kishim parė nė eksplorimet tona, si dhe pėr pllakat e gurit me mbishkrime tė lashta. Haxhi e Bejo Shiroku me Ēelo Abazin mė rekomanduan qė tė bisedoja me plaken Sulltane, mbasi ato do tė niseshin nė Qendėr tė Tėrbaēit. Ne qėndruam me me plaken e cila na rrėfei kėtė legjendė interesante:

“........... Unė e njoh mirė kėtė zonė, mbasi kam punuar shumė qė kur isha nuse nė kėtė fshat. Prindėrit e burrit dhe shumė tė moshuar tregonin se sipėr qafės sė Shen Gjergjit janė shumė guva e shpella, ku banoret e fshatit janė fshehur nga romaku e turku, se tė parėt e tyre nuk ishin as kaurr e as muhamedanė. Tė cilėt kishin zbritur nė kėto vende me njė zog tė madh prej argjendi. Kur zogu u fut nė mjegullėn e dendur, ai u pėrplas me Malin e Ēikes dhe u nda nė dyshe, duke ngritur nė qiell njė flakė shumė tė madhe dhe me njė gjemim shurdhues.
Pėr shtatė muaj e tėrė maja e Ēikes shkėlqente nga njė zjarr i pa dukshėm ku kundermohej era e barotit. I gjithė mali ishte mbushur me copa tė vogla argjendi nga zogu me gjoks gruaje.
I cili e kishte grryer malin nė dy drejtime, qė nga ana e Palasės nė Dhėrmi, u formua Pėrroj i Ksirolakut, por edhe kėndej nga ana e jonė u hap njė pėrrua shumė i madh qė u quajt edhe ky Prroj i Ksirolakut. Njerėzit qė zbriten ishin shumė tė fuqishėm dhe me flokė tė verdhė. Ato filluan tė merreshin me blektori, ku me teper rrisnin dhitė e mėdha. Tė gjithė kėto njerėz nė gjokset e tyre mbanin njė kryq si tė gjermanėve, i cili shkėlqente si copat e zogut tė thyer. Kėto copa disa njerėz filluan t’i mblidhnin, por tė gjithė u semurėn. Qė nga ajo ditė askush nuk doli mė nė Malin e Ēikes pėr ti mbledhur ato.
Tė parėt tanė qė erdhėn kėtu ishin tė pashem dhe trupat e tyre i kishin tė shkruar me luleboje (tatuazhe). Ato kėrkonin tė flisnin me perenditė qė ishin lart nė qiell dhe pėr t’i tregua se ishin tė gjallė. Nė tokė gdhendnin pirgje prej shkėmbi me forma tė ēuditshme dhe jetonin nė Shpellėn e Dhive. Ē’do mengjės i luteshin diellit sapo fillonte tė linte mbi majat e maleve pėrtej Lumit tė Vlorės. Pėr tė ruajtur historite ė tyre ato filluan tė shkruanin mbi pllaka tė mėdha guri, dhe i vendosnin nė malet e larta pėr ti kenduar perendite mesazhet e tyre.................. !

------------------

O Vranisht mbi kėto male / O i madhi monument
Malet si mure kalaje / Kala me miliona vjet
..
Pėr ato nėnat spartane / Qė lindėn e rritėn rrufetė
Rriten trimat hąne hąne / Ata gjuhėbilbilenjtė
~Rapsodi nga F. Brahimi; Kotė,Vlorė~



https://scontent-b-ams.xx.fbcdn.net/hphotos-frc3/540862_566227943390697_379412469_n.jpg