Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
User Name
Password
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 08-09-08, 00:02   #1
hasanmehmeti
 
hasanmehmeti's Avatar
 
Join Date: 22-03-05
Location: Dunja
Posts: 2,150
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Default Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut

Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut



Paul Sisco
Zėri i Amerikės
07-09-2008


Shkencėtarėt nė njė objekt studimor nė Evropė janė pranė fillimit tė njė eksperimenti tė rėndėsishėm, tė cilin e kanė pritur prej vitesh. Zyrtarėt e Organizatės a Evropiane pėr Kėrkime Bėrthamore nė Zvicėr, thonė se kanė nė plan qė nga fundi i vitit tė realizojnė atė pėr tė cilin flitet si eksperimeti shkencor mė i madh dhe komleks i zhvilluar ndonjėherė. Pėrmes njė rrjeti tė nėndheshėm magnetėsh super tė fuqishėm, ata do tė provojnė tė pėrpalsin copėza subatomike me njėra-tjetrėn me njė forcė tė paimagjinueshme.

Duke pėrfunduar njė fazė tė rėndėsishme tė eksperimentit, nga mesi i gushtit, shkencėtarėt dėrguan pjesėzat sub-atomike rreth tre kilometra nė laboratin mė modern tė fizikės sė grimcave, tė quajtur Pėrplasėsi i Madh Hedron.

Ky laborator gjigand gjendeT nė kufirin mes Francės dhe Zvicrės. Zėdhėnėsi Xhejms Gils.
"Kjo ėshtė njė makinė e ndėrtuar pėr tė bėrė zbulime dhe do tė na tregojė shumė gjėra tė reja rreth universit."

Kėtė muaj njė provė tjetėr do tė dėrgojė copėzat rreth 27 kilometra nė rrjetin nėntokėsor tė magneteve. Mė pas, shkencėtarėt do t'i drejtojnė copėzat atomike, qė lėvizin me shpejtėsinė e dritės, tė pėrplasen me njera tjetrėn.

Ata thonė se pėrplasja supersonike do tė jetė njė riprodhim, por nė shkallė tė vogėl, i teorisė sė "Big-Bengut" .... Pėrplasjes sė Madhe, qė shkencėtarėt thonė se krijoi universin 15 miliardė vite mė parė.

Pjesėrisht, shkencėtarėt po kėrkojnė copėzėn e pakapėshme Higg's ose copėzėn e Zotit, njė pjesėz hipotetike subatomike, ekzistenca e pakonfirmuar e sė cilės, qėndron nė bazė tė "teorisė pėrfundimtare" qė fizikantėt thonė se mund tė shpjegojė parimet e universit.

Fizikanti Majk Sejmur.

"Njerėzit e quajnė atė "Copėza e Zotit" sepse ka njė rol qendror nė teorinė tonė se nga ėshtė krijuar Universi. Pa kėtė copėz ne nuk do tė jemi nė gjendje tė kuptojmė se pėrse pjesėzat elementare kanė masė. Sa mė shumė qė zbulojmė rreth mekanizmit tė kėsaj copėze, aq mė shumė do tė kuptojmė rreth dinamikės sė universit tė hershėm."
Afro tetė mijė shkencėtarė dhe inxhinierė nga 80 shtete merren me klėtė eksperiment shkecor.

Fizikanti Tejinder Virdi.
"Eksperimenti mund tė ndryshojė mendimin tonė pėr natyrėn dhe mėnyrėn si funksionon ajo nė themel tė saj, nė tė njejtėn mėnyrė si teoria e Ajnshtajnit ndryshoi mendimin tonė pėr hapėsirėn dhe kohėn 100 vjet mė parė."

Fizikanti Virdi thotė se ky ėshtė njė eksperiment qė bėhet njė herė nė jetė dhe qė do mbizotėrojė punėn e shkencėtarėve pėr dhjetėra vite qė vijnė. //bsa//


http://www.voanews. com/albanian/ 2008-09-07- voa7.cfm


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.

Last edited by hasanmehmeti; 08-09-08 at 00:03.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 08-09-08, 17:39   #2
Dilaver
 
Dilaver's Avatar
 
Join Date: 29-09-03
Posts: 2,294
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut

Instituti CERN nė Zhenevė ka paralajmėruar fillimin e eksperimentit me 10 shtator



http://webcast.cern.ch



Pėr kėtė eksperiment kritikėt pohojnė se do tė rrezikojė egzistencėn e tokės, nga kanali i ndėrtuar do tė formohet vrimė e zezė i cili do tė pėrpijė tokėn. Ndėrsa fizikantet i kundėrvihen kėtij mednimi duke e cilėsuar si njė rezultat i fantazisė sė lirė.







Qarku i kuq tregon ku shtrihet pėrplasėsi gjigant (mė i madhi nė botė) i vendosur nė njė thellėsi nėntoksore prej 100 m, nė kufirin Zvicerano Francez.





tuneli nėntoksor
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-09-08, 17:42   #3
Dilaver
 
Dilaver's Avatar
 
Join Date: 29-09-03
Posts: 2,294
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut



Njė magnet enorm qė vendoset nė LHC procesorin











segment nga tuneli 27 km.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-09-08, 18:51   #4
hasanmehmeti
 
hasanmehmeti's Avatar
 
Join Date: 22-03-05
Location: Dunja
Posts: 2,150
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Default Titulli: Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut

Ideja e vrimave te zeza nuk eshte edhe ide koti e hudhur nga vete fizikantet.Pastaj kjo idee eshte mbeshtetur edhe nga shume organizata qe merren me mbrojtjen e planetit tone dhe atyre te varferis ne bote,pasi shpenzimet do jene marramendese.Vetem nje pjese Magneti qe eshte sjelle me siper ne foto ben miliona euro dhe nuk ka nje gjatesi te madhe vetem disa metrash.

Por permasat dhe frika qe kane shprehur ata ne teorit e tyre mbi Vrimat e Zeza eshte e papranueshme pasi krahasimi i tyre behet(nga ta) me ca vrima te zeza qe ndodhen me qindra vite drite dhe qe energjia per krijimin e tyre duhet te jete marramendese, e cila energji mungon ne kete reaktor.

Por megjitheate fizikantet nuk e kane mohuar krijimin e ndonje vrime te zeze por ajo do ishte e shume permasave te vogla e cila do shuhej menjehere nese do paraqitej.

Perndryshe eshte nje eksperiment qindramiliarda dollar, mjaft i shtrenjet , si asnje me heret por edhe informacionet qe priten te perfitohen jane te mireseardhura, sidomos mbi pjesen e me shume se 70% te energjis qe perbejne kosmosin.
Duhet bere me dije se Materia perben sipas astro-fizikanteve vetem 4% te gjithe Universit, nga e cila neve njohim pak e me shume nuk kemi njohuri.

Shpresoj se do ecen mire dhe do kete sukses ne te arriturat qe do mund te pasohen.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-09-08, 20:32   #5
Dilaver
 
Dilaver's Avatar
 
Join Date: 29-09-03
Posts: 2,294
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut

Ekspertė e hulumtues nga 80 vende tė botės marrin pjesė nė kėtė projekt i cili gjer me tani ka pėrpi rreth 4 miliard dollar.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 09-09-08, 20:51   #6
luckyman
 
Join Date: 18-03-07
Posts: 3,371
luckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut

http:www.youtube.com/watch?v=kNYbf3K0FOc
luckyman Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 09-09-08, 21:05   #7
panta_rhei
 
panta_rhei's Avatar
 
Join Date: 16-03-06
Posts: 3,146
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut

Athua cka po mendon Zotėri Zoti per kete experiment?
Me siguri dicka si: "Hej medet cka m'ka gjetė me kete krijese (Njeriun), krijese e papermiresueshme bre, kurrqysh nuk po don me hjeke dore prej frutave nga "pema e dijes"... kurr nuk iu hoq mendja nga "mėkati origjinal" (mėkati i parė)... hajt se n'kofsha gjallė pa ia prish qat far experiment a qysh p'i thojn s'e lo"
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 10-09-08, 01:30   #8
hasanmehmeti
 
hasanmehmeti's Avatar
 
Join Date: 22-03-05
Location: Dunja
Posts: 2,150
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Default Titulli: Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut

Gati akseleratori mė i madh atomik i botės
09-09-2008



Mė 10 shtator vihet nė pėrdorim akseleratori mė i madh atomik i botės pas mė shumė se 30 vjet planifikimi, 14 vjet ndėrtimi, dhe 10 miliardė dollarė shpenzimesh. Shkencėtarėt parashikojnė qė pėrplasja e grimcave nėnatomike tė prodhuara nga ky aparat ta ēojė shkencėn mė pranė se kurrė pėrgjigjes mbi origjinėn e universit. Korrespondentja Liza Shlain njofton nga Organizata Europiane pėr Kėrkime Bėrthamore nė Gjenevė. Drejtuesi i kėtij projekti Lin Evans ėshtė marrė mė kėtė makineri gjigante qė prej fillimit

"Merrem me kėtė makineri qė prej 14 vjetėsh. Ėshtė njė kohė vėrtet shumė e gjatė pėr ēdo projekt dhe jam i kėnaqur qė po pėrfundon." Nė fakt, fundi i kėtij projekti shėnon fillimin e tij. Por siē shpjegon zoti Evans nisja e kėtij rrugėtimi tė madh drejt sė panjohurės nuk do tė ndodhė duke shtypur njė sustė e duke e ndezur makinerinė.
“Nė kėtė rast nuk kemi njė sustė tė madhe tė kuqe siē e mendojnė shumė njerėz qė do tė mund ta shtypje e tė shihje rezultatet pėrnjėherė. Ky ėshtė njė operacion i vėshtirė dhe ne do tė fillojmė duke dėrguar njė rreze qė do tė pėrshkojė tunelin e nėndheshėm njė herė. Do tė isha tepėr i kėnaqur nėse arrijmė vetėm kaq ditėn e parė." Kjo ėshtė pajisja mė e fuqishme qė merret me pėrshpejtimin e grimcave atomike. Makineria gjigante mund ta ndryshojė thellėsisht pikpamjen tonė pėr universin duke rikrijuar kushtet qė u shfaqėn njė tė miliardtėn e sekondės pas Big Bengut - fillimit tė madh.
Aparatura gjigante nė formėn e njė unaze gjendet nė njė tunel 27 kilometra tė gjatė pranė kufirit mes Zvicrės dhe Francės nė afėrsi tė Gjenevės.
Pajisja ka detektorė tė mėdhenj tė vendosur nė dhoma gjigande me pėrmasat e njė katedraleje pėrgjatė unazės. Rrezet drejtohen nga 6000 magnetė me superpėrēues. Zoti Evans thotė se janė 50 mijė ton pajisje qė duhet tė ftohen nė temperatura mė tė ulta se ato tė stratosferės pėr tė krijuar superpėrēuesit.
Ai shpjegon se protonet futen direkt nė unazė sė pajisjes nėpėrmjet dy linjave tė injektimit dhe pėrpjekja e parė pėr tė futur dy rrezet e protonit nė unazė do tė bėhet mė 10 shtator.
“Kur dy grimca atomike pėrplasen, ato prodhojnė energji e cila shndėrrohet nė masė dhe nėse kjo energji ėshtė e madhe ajo mund tė prodhojė objekte tė rėnda,” thotė zoti Evans.
Energjia e dėshiruar do tė pėrftohet pas dy muajsh eksperimentesh. Kur pajisja tė arrijė shpejtėsinė e mjaftueshme, atėherė protonet do tė mund tė lėvizin gati me shpejtėsinė e dritės. Makineria do tė prodhojė rreth 800 milionė pėrplasje protonesh nė sekondė.
Fizikani i Organizatės Europiane pėr Kėrkime Bėrthamore nė Gjenevė Xhon Ellis i tha Zėrit tė Amerikės se pajisja do tė ketė aftėsinė tė shohė 10 herė mė thellė brenda njė strukture sesa ēdo mikroskop apo akselerator i ndėrtuar ndonjėherė.
"Kjo pajise mund tė shihet si teleskopi mė fantastik nė botė sepse ai rikrijon nė njė farė mėnyre kushtet qė u shfaqėn menjėherė pas Big Bengut, njė fraksion tė vogėl sekonde pas Big Bengut. Pra, si jo vetėm qė do tė pėrpiqet t’i japė pėrgjigje pyetjeve mė themelore qė kanė tė bėjnė me pėrbėrjen e lėndės por do tė na tregojė edhe sesi universi ka mbėrritur nė gjendjen ku ėshtė tani."

Fizikanėt besojnė se pajisja do tė ēojė drejt zbulimit tė njė grimce tė re tė quajtur Higs Boson qė e ka marrė emrin nga fizikani britanik Piter Higs. Kjo ėshtė edhe hallka qė ende mungon nė historinė e fizikės sė grimcave. Mendohet qė pikėrisht kjo mund t’i pėrgjigjet pyetjes se pse grimcat nėnatomike kanė peshė ose masė.

Po kėshtu, zoti Ellis thotė se pajisja mund tė zbulojė ēėshtje tė tjera me interes tė gjerė shkencor. Ai ėshtė sidomos i interesuar sidomos pėr tė ashtuquajturė n Lėndė e errėt:
"Astronomėt dhe kozmologėt na thonė se gati 80% e lėndės nė gjithėsi ėshtė e padukshme. Kjo ėshtė lėnda e errėt qė askush nuk e ka parė ndonjėherė. Ne e dimė qė ajo ekziston pasi ajo ushtron forcė rėndese por nuk ndriēon kėshtu qė mendohet se nuk pėrbėhet nga lėnda e zakonshme. Ėshtė interesant fakti qė kemi arritur nė shekullin e 21-tė dhe ende nuk dimė gjė mbi lėndėn kryesore qė pėrbėn universin."

E ndėrsa Organizata Europiane pėr Kėrkime Bėrthamore po u gėzohet arritjeve tė veta, disa parashikojnė se pajisja do tė krijojė njė vrimė tė zezė gjigande qė mund tė pėrpijė Tokėn. Janė ngritur edhe disa padi vėnies nė funksionim tė pajisjes.

Fizikanėt thonė se kėto skenare janė qesharake. Sipas tyre, qė nga formimi i sistemit diellor rreth 4,5 miliardė vjet mė parė, rrezet kozmike e kanė bormbaruar pa pushim Tokėn dhe kanė provokuar pėrplasje tė ngjashme me ato qė mendohet tė krijojė pajisja.
Dhe, thonė fizikanėt Xhon Ellis dhe Lin Evans, deri Tani planeti tokė ka mbjetuar. //ii


http://www.voanews. com/albanian/ 2008-09-09- voa11.cfm





Sa i perket atyre 4 mrd. eurove sipas Dilaverit (apo 10 mrd. sipas shkrimit te mesiper) ajo eshte vetem llaf per media pasi shpenzimet reale nuk tregohen nga shkaku i reagimeve dhe protestave te mundshme te organizatave te ndryshme joqeveritare mbi varferin ne bote,ngrohjen globale etj.
4 mrd. euro kane kushtuar vetem rroga dhe projekte ne te cilat kane punuar mijra shkenctare me vite te tera. Kjo shume eshte teper e vogel qe as per reaktori atomik i münchenit me permasa shume te vogla nuk do mjaftonin.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.

Last edited by hasanmehmeti; 10-09-08 at 01:32.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 20-09-08, 22:31   #9
Marku1
 
Join Date: 05-08-08
Posts: 45
Marku1 i vlerėsuar jo keq
Default Titulli: Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut

Experimenti me i madh i bere ndonjehere ne historine e njerzimit ka kushtuar me shume se ato shifra e shuma 'zyrtare' qe i jepin zedhensat e tyre.Ky experiment si duket do te deshtoj dhe pasojat do te jene afatgjata dhe tragjike por planetin toke.
Marku1 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 21-09-08, 17:36   #10
hasanmehmeti
 
hasanmehmeti's Avatar
 
Join Date: 22-03-05
Location: Dunja
Posts: 2,150
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Default Titulli: Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut

Eksperimenti ne LHC eshte nderpre sipas parashikimeve per dy muaj. Shkaktare sipas deklaratave te shkenctareve qe punojne aty jane disa defekte ne kanalin pergjate te ciles duhej te leviznin protonet me shpejtesin e drites.

Eshte paksa qesharake sepse qe nga data 10 e keti muaji e deri me daten 21 protonet duhej te leviznin per te arritur shpejtesin e drites dmth i duheshin protoneve diku 11 dite qe te arrije kete shpejtesi dhe me daten 21 te ndodhe ajo qe ishte per qellime.

Pse ateher disa ore para takimit te protoneve ndodhe ndalja!!!, eshte sekret ne vete qe permes defekteve teknike mundohet te arsyetohet.

Sidoqe te jete keshtu eshte kur je pjestar i mases dhe jo i grupit punues duhet te gelltites ate qe te serviret deshe apo jo
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 22-09-08, 01:43   #11
Murgesha
 
Murgesha's Avatar
 
Join Date: 24-10-03
Location: Diku nėpėr botė....
Posts: 40,980
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut

DETYROHET TE NDALET

Planet pėr nisjen e copėtimit tė pjesėzave tė Large Hadron
Collider (LHC), mund tė shtyhen, pasi inxhinierėt u
detyruan tė ndalin punėn pėr shkak dėshtimit tė magnetit


Dėshtimi, i njohur si shuarje, shkaktoi ngrohjen e 100 magneteve super tė ftohtė tė LHC-sė nė afro 100 gradė C. Zjarrfikėsit u thirrėn pasi qė njė ton
i heliumit tė lėngshėm rrodhi brenda tunelit nė Cern, afėr Gjenevės. Rrezja e LHC-sė do tė mbetet e shkyēur gjatė fundjavės, gjersa inxhinierėt tė hulumtojnė seriozitetin e dėshtimit.
Njė zėdhėnės i Cern-it i tha BBCsė se nuk ishte ende e qartė se kur
mund tė vazhdonte progresi tek akseleratori 6,6-miliardėdollarėsh.
Gjersa dėshtimi nuk ishte “lajm I mirė,” ai tha se probleme tė tilla priteshin
gjatė testimit. Vonesa Rrezet e para pėrreth unazės 27 km tė akseleratorit qė gjendet nėn tokė, u nisėn me sukses para njėjave.

Hapi i ardhshėm ėshtė qė tė goditen kėto rreze me njėra tjetrėn. Sidoqoftė,
gabimi duket se ka pėrjashtuar mundėsinė qė cili do nga kėto eksperimente tė ndodhė javėn e ardhshme, sė paku. Shuarja ndodhi gjatė testimit final tė qarqeve tė fundit elektrike tė LHC-sė, qė do tė autorizoheshin.

Nė orėn 11,27, tė premten, ditari elektronik i udhėtimit i LHC-sė regjistroi
shuarje nė sektorin 3-4 tė akseleratorit, i cili gjendet nė mesin e
detektorėve Alice dhe CMS. Njė deklaratė tha se heliumi kishte humbur nėpėr tunel sė bashku me kushtet e vakuumit.
Gjithashtu shtoi se ishin thirrur zjarrfikėsit e Cern-it. Magnetet me super pėrēueshmėri nė LHC duhen tė ftohen nė 1.9 kelvin pėrmbi zeros absolute, qė tė mund tė drejtojnė rrezet e pjesėzave pėrreth qarkut.
Si rezultat i shuarjes, temperature e rreth 100 magneteve nė sektorin e fundit tė makinės u rrit nė afro 100 gradė C.

Njė zėdhėnės i Cern-it konfirmoi se tani do tė ishte e vėshtirė, nėse jo e pamundur, qė tė bėhen goditjet e para testuese brenda javės sė ardhshme.
Mund tė ketė vonesa tė mėtejshme, pasi qė tė vlerėsohet dėmi i plotė gjatė fundjavės.
Kjo pengesė ndodhi vetėm njė ditė pasi qė rrezja e LHC-sė ishte kthyer nė lėvizje, gjersa inxhinierėt e ndėrruan njė transformator tė prishur, i cili kishte penguar progresin gjatė javės sė kaluar.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 27-12-08, 10:46   #12
Action
 
Action's Avatar
 
Join Date: 26-12-08
Posts: 692
Action me shokė shumeAction me shokė shume
Default Titulli: Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut

sdoli gje edhe nga kjo..
Action Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 18-09-09, 22:04   #13
kosborn
 
Join Date: 18-09-09
Posts: 6
kosborn i vlerėsuar mirė
Default Lhc cern Big Bang

Bing Bang, zanafilla e botes! Cern. kerkohet qeliza e Zotit!

Enigmat e universit, sa pranė zbardhjes jemi?
Makineria me pak fjalė pėrbėhet nga njė tunel nėntokėsor, perimetri i tė cilit ėshtė 27 kilometra. Nė pika tė ndryshme pėrgjatė tunelit janė vendosur katėr instrumente masive qė luajnė rolin e mikroskopėve subatomikė. Ato do tė pėrdoren pėr tė analizuar krijimin e energjisė jashtėzakonisht tė madhe nga pėrplasja e dy rrezatimeve me protone. Qėllimi i eksperimentit ėshtė kuptimi i forcave themelore tė natyrės dhe copėzave subatomike, qė janė edhe pėrbėrėsit e lėndės sė universit.

Por njė eksperiment i tillė ka shkaktuar shumė diskutime?


A ka dikush informata ne lidhje me Big Bang.
Ne vitin 2008 ishte top tema Big Bangu, une me sa kam lexuar testi ka deshtuar por prap duhet te behet testi ne ket vit, nese ka dikush ndonje informate me te fresket ju lutemi te shkruani ne ket teme.


http://www.bbc.co.uk/radio4/bigbang/programmes.shtml

http://images.google.fi/images?hl=fi...-8&sa=N&tab=wi


kosborn Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 14:47.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.