Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
User Name
Password
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 14-03-10, 21:45   #1
murrizi
 
murrizi's Avatar
 
Join Date: 18-04-05
Posts: 3,482
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Default VERĖZAT-Dita e Verės fest mbarkombėtare Shqiptare

Dita e Verės, festime tė mėdha nė kryeqytet

Dita e Verės 14 Marsi ėshtė kthyer tashmė njė festė mbarėkombėtare pėr tė gjithė shqiptarėt, nė tė gjitha viset mbarėshqiptare , festė qė sjell gėzim dhe hare. Dita e Verės ka tė bėjė me ringjalljen pranverore tė natyrės nė raport me dimrin qė ėshtė duke u larguar. Edhe kėtė vit, Kryeqyteti pėr tė pestin vit radhazi, do t’i bashkangjitet festimeve tė mėdha nė mbarė vendin pėr ditėn e Verės, pėrmes aktiviteteve tė shumta qė Bashkia e Tiranės ka planifikuar nė kėtė ditė, duke iu bashkuar kėshtu festimeve nė qytetet e tjera tė vendit. Kjo traditė e hershme, qė simbolizon ardhjen e stinės sė ngrohtė, do tė mbushė nė 14 mars tė gjitha rrugėt dhe sheshet kryesore tė kryeqytetit, me njė larmi aktivitetesh tė organizuara. Festimet do tė nisin rreth orės 10.00 me aktivitete pėr tė gjitha moshat, duke mos harruar edhe gatimet tradicionale tė kėsaj feste.

Tė dielėn paradite nė sheshin "Skėnderbej", kėngėt dhe vallet e ansamblit "Tirana" do tė ēelin siparin e festimeve. Mė pas, akrobatė dhe klounė nga Cirku i Tiranės do tė argėtojnė fėmijėt e pranishėm, ndėrsa Banda e qytetit do tė mbajė rrugėtimin, pėrgjatė gjithė bulevardit kryesor.

Tė dielėn paradite nė sheshin "Skėnderbej", kėngėt dhe vallet e ansamblit "Tirana" do tė ēelin siparin e festimeve. Mė pas, akrobatė dhe klounė nga Cirku i Tiranės do tė argėtojnė fėmijėt e pranishėm, ndėrsa Banda e qytetit do tė mbajė rrugėtimin, pėrgjatė gjithė bulevardit kryesor. Nė Sheshin “Skėnderbej ora 10.00 do tė vendosen gatimet tradicionale tė gatuara nga amvisat, tė cilat do tu ofrojnė kėtė ushqim qytetarėve qė do i vizitojnė. Nėpėr tryeza do jetė shtruar ushqim dhe do ndahet nė porcione tė vogla, nė mėnyrė qė tė ketė sa mė shumė shijues tė kėtyre gatimeve.Kompani tė ndryshme do tė sjellin produktet e tyre dhe do tė zhvillojnė aktivitete tė shumta me tė pranishmit, duke u dhėnė dhe dhurata.

Lulishtja e Sheshit “Skėnderbej” , do tė jetė gjuha e fėmijėve Nė njė skenė qė do tė jetė e veshur si dekor, me ngjyrat e verės, me tollumbace tė bardha e tė kuqe, tė rrethuara si veroret qė mbajnė nėpėr duar, artistėt e vegjėl do tė performojnė pjesėt e tyre. Koncerti i fėmijėve do tė zhvillohet nėn tingujt e muzikės mė tė dashur pėr ta. Duke vijuar mė pas tek Galeria e Arteve, njė grup prej 50 instrumentistėsh do tė performojnė muzikė klasike. Njė repertor shumė i zgjedhur qė nga Bethoveni e Vagner, me sonata dhe pjesė tė mrekullueshme nga muzika klasike, do tė sillen me mjeshtėri nga kėta instrumentistė, Kėsaj orkestrė tė vėrtetė, do t’i shtohen dhe pianistė profesionistė dhe soprano tė TKOB-sė , tė cilat do tė kėndojnė kryesisht muzikė shqiptare, sonata dhe serenata shqiptare.

Nė Parkun Rinia nė mesditė do tė vendoset njė sistem karaoke, i drejtuar nga njė prej kėngėtarėve mė tė njohur sot, tė muzikės moderne, KELLY, ku do tė ftohen tė gjithė, tė bėhen protagonistė tė kėngės. Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” nė orėt e paradites do tė kthehet nė njė panair argėtues, me kėnde dhe streha ku nuk do tė mungojnė, veroret, face paiting, si dhe xhaxhi piktori, sheqerkat dhe lojrat.
Pėrpara hotel “Rogner” nė mesditė do tė zhvillohet njė pasarelė mode e konceptuar si njė pasarelė e vėrtetė, ku stilistė tė njohur shqiptarė e studentė tė modės, do tė veshin modelet me koleksionet e tyre, tė frymėzuara nga pranvera e tė stiluara nė perspektivė, me ngjyrat dhe emocionet mė pikante tė stinės. Pasditja do tė jetė njė panoramė verore e kushtuar rinisė ku nė Zonėn e ish- Bllokut do tė perfermojnė live “ Rock the Block”, me muzikė rrok dhe muzikė live nga vende si Danimarka , Holanda , Belgjika dhe Gjermania me bashkėpunimin e ngushtė edhe tė ambasadave tė kėtyre vendeve. Festa e Verės sjell besimin dhe shpresėn, mė shumė dashuri , mirėsi , shėndet e ripėrtėritje njerėzore..

Nga pikėpamja historike Dita e Verės ėshtė shumė e lashtė, dėshmi e pėrhapjes sė saj tė hershme ndėr shqiptarėt , njė festė pagane e kremtuar nga shqiptarėt qysh nė antikitet, pra para lindjes sė krishtėrimit. Ndėrsa nga pikėpamja gjeografike, ajo festohej nga mbarė shqiptarėt, nė qytet e nė fshat, nė fushė e nė malėsi, nė Atdhe apo edhe nė mėrgim. Fakti qė kremtimi i Ditės sė Verės ėshtė bėrė edhe nga arbėreshėt tregon nė pėrhapjen e saj nė tė gjitha viset mbarėshqiptare. Madje tek arbėreshėt siē shpjegon prof. Mark Tirta , me afrimin e kėsaj dite arbėreshėt e Italisė shkulnin barin me gjithė rrėnjė nga toka, pėr tė treguar edhe njė vit larg vendlindjes
Por nė tė vėrtetė kur themi Dita e Verės mendja na shkon tek Elbasani. Sepse gjatė viteve tė komunizmit nė Shqipėri kjo ditė erdhi duke u zbehur. Aq sa dikur ajo u harrua krejtėsisht e nuk kremtohej mė.

Ndėrsa nė Elbasan ajo nuk u zbeh kurrė. Nėse Dita e Verės kremtohet me kaq madhėshti tashmė, merita i takon kryesisht Elbasanit. Tani ajo ėshtė zyrtarisht njė festė kombėtare. Dhe bashkė me Elbasanin vjen dhe ballokumja, ėmbėlsira e Ditės sė Verės.




balkanweb


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 14-03-10, 21:47   #2
murrizi
 
murrizi's Avatar
 
Join Date: 18-04-05
Posts: 3,482
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: VERĖZAT-Dita e Verės fest mbarkombėtare Shqiptare

Rituali i Dites se Veres, kater fazat e festes

Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet jane trasheguar brez pas brezi ndoshta per 24 shekuj me radhe. Dikur dedikimet i kushtohen perendise Diane, sot ato praktikohen per nje jete me te mire te mbushur me gezim, dashuri dhe begati. Studiuesi dhe muzikologu i njohur Thanas Meksi e ndan ne kater faza Festen e Dites se Veres. Faza e pare eshte faza pergatitore qe nis me grumbullimin e zaireteve qe jane te nevojshme per Diten e Veres.Faza e dyte eshte nata e Veres qe nis me 13 mars me zjarrin, faza e trete mengjesi i Dites se Veres qe nis me 14 mars dhe se fundi pikniku i Dites se Veres ne mesditen e 14 marsit. Ne vigjilje te nates se Dites se Veres, cdo shtepi e ketij qyteti eshte e mbushur me nje gezim te vecante, eshte nje ndjesi qe i pushton njerezit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelberimit apo shperthimit te fares dhe sytheve qe jane shprehje e begatise dhe vazhdimesise. Shtepia mbushet plot me gjera te mira dhe me bollek. Porta zbukurohet me lule dhe lastare te gjelber, te cilet simbolizojne futjen e miresise dhe natyres.

Gjate kesaj nate te afermit, por edhe shoke e miq te ardhur nga viset e tjera, kendojne kenge te vjetra te shoqeruar me kuzhinen me nam te Elbasanit. Disa nga gjellet, qe nuk i gjen ne vend tjeter, jane tava me pistil, tava e kosit, kabunia, comleku, gjeli i detit etj. Gjate kesaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e neserme per njerezit me te aferm. Mengjesi eshte i gezuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen heret me 14 mars dhe me nje perkushtim te vecante hapin deren qe te futet e mira dhe t? del e liga.


Buka e derrit

Syte lahen me lulet e veres, me manushaqe dhe me karakafte (lloj luleje) dhe me pas pihet uje ne "buken e derrit", qe eshte nje zhardhok qe gjendet nen toke ne zonat me pyje dhe gjelberim. Uji ne "buken e derrit" simbolizon nje vit te shendetshem dhe te begate.

Vizitat

Mengjesi i 14 marsit nis me vizitat tek te afermit, ku djali me i vogel i familjes nxiton te dergoje hisen e ndare. Pikniku nis ne oren 10:00. Por vitet e fundit aktivitetet per rastin e festes nisin nje ore me pare. Ne piknikun e Dites se veres elbasanasit lene qytetin dhe u drejtohen pikave turistike ne Byshek, Gjinar, Gurren e Labinotit, Ullirit te Qefit, Kroit te Kalit, Cezmes se Lepurit, Ujit te Ftohte ne Labinot etj.


Kopshtaret e luleve dhe kenget e tradites

Dita e Veres nuk ka kuptim pa lulet dhe kenget. Prej kohesh elbasanasit njihen si kopshtare me nam dhe kengetare te shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan jane jasemini, karafili, trendafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen per lulet ne menyre qe ato te shperthejne Diten e Veres. Vitet e fundit ansambli i luleve eshte pasuruar me trendafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te botes, nga Egjipti deri ne Hollande. Gjate nates dhe Diten e Veres kendohen me pasion te vecante kenget e mjeshtrit te muzikes popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kenge te tilla si; "Nje lulishte me trendafila", "C'u deshiruesh me te pa", "Ma mire n'pyll se sa n'qytet, "Si bilbili ne pranvere" etj., kendohen jo vetem nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare.

Koha dhe ritet sot, cfare ka ndryshuar

Nga viti ne vit, festa pasurohet me gjerat qe burojne nga shpirti i vete njerezve. Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendren e pelegrinazhit. Festa ka nje ndikim te cuditshem tek te gjithe. Jo vetem shtepite, por i gjithe qyteti vishet me dekor shumengjyresh, ashtu si lulet e pranveres. Ne vigjilje te festes, ndermarrja e dekorit zbukuron rruget dhe sheshet kryesore te qytetit. Ndersa ndermarrja e gjelberimit mbjell lule dhe siperfaqe te gjelberuara. Per cdo vit bashkia Elbasan akordon nje fond te vecante per festen. Ne pikat turistike dhe ne parqe jane programuar te organizohen koncerte, lojera popullore, pjese humori etj.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 14-03-10, 21:48   #3
murrizi
 
murrizi's Avatar
 
Join Date: 18-04-05
Posts: 3,482
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: VERĖZAT-Dita e Verės fest mbarkombėtare Shqiptare

Ballokumja


Eshte embelsire karakteristike vetem ne Elbasan. Ka qene dhe eshte sinonim i Dites se Veres. Ka nje formule te vecante gatimi, e njohur vetem ne kete qytet. Ne vija te pergjithshme, nje ballokume pergatitet si vijon: Ne nje ene te posacme prej bakri futen sipas radhes gjalpe i fresket, sheqer, veze, maje miell misri dhe pak finje zjarri.
[IMG]file:///C:/DOCUME~1/erald/LOCALS~1/Temp/moz-screenshot-69.jpg[/IMG][IMG]file:///C:/DOCUME~1/erald/LOCALS~1/Temp/moz-screenshot-70.jpg[/IMG]
Te gjitha asortimentet perzgjidhen ne kushte natyrale. Gjalpi duhet te jete prodhuar ne fshat dhe te kete nje ngjyre te vecante. Gjalpi i fresket tretet dhe vendoset ne enen e ballokumes. Mbi gjalp hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjate nga nje luge druri. Me pas hidhen vezet nje e nga nje nderkohe qe rrahja me luge vazhdon. Pastaj e ka radhen hedhja e majes se miellit te misrit. Maja e miellit hidhet me ngadale dhe perzihet vazhdimisht me lugen e drunjte. Ne masen e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet te behet me dore. Brumi i formuar nga kjo perzierje merret me luge druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet ne furren me dru zjarri. Piqet dhe sherbehet ne formen e kulaceve.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 14-03-10, 21:49   #4
murrizi
 
murrizi's Avatar
 
Join Date: 18-04-05
Posts: 3,482
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: VERĖZAT-Dita e Verės fest mbarkombėtare Shqiptare

Konica per Diten e Veres

Faik Konica, shkrimtari yne i ndjenjes, arriti te shpjegoje shpirtin e Dites se Veres. Ai e perkufizonte keshtu kete feste: "Dita e Veres eshte dita ne te cilen stergjysherit tane, kur s'kish lindur Krishterimi, kremtonin bashke me romaket dhe grekerit e vjeter perendite e luleve, te shelgjeve.Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzeqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikture te Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga nje barre, shijon nje qetesi, nje lumturi te embel. Ne kete gezim stergjysherit tane ndjenin nje detyre, tu faleshin perendive qe sillnin keto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe e quajne Dita e Veres....". Sipas shkrimtarit, kjo eshte nje feste e vjeter e races sone. "Nuk i bejne dem njeriu, sjellin gezim te kulluar ne shtepi. Ne nje vend ku jeta e te vegjelve eshte aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kane nje rast te rralle per t'u defryer. Per me te medhenjte, Dita e Veres ka nje shije poetike, te holle e te rralle....", shkruan Konica.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 14-03-10, 21:50   #5
murrizi
 
murrizi's Avatar
 
Join Date: 18-04-05
Posts: 3,482
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: VERĖZAT-Dita e Verės fest mbarkombėtare Shqiptare

Dita e Verės
Rit dhe zakon popullor nė Shqipėrinė e Mesme. Dita e Verės festohet mė 14 mars nė Elbasan e gjetiu nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut (Pėrmet, Opar, Gjinokastėr) dhe shėnon mbarimin e stinės sė dimrit. Nėpėr oborre ndizen zjarre rituale pėr tė dėbuar errėsirėn e dimrit. Gratė e Elbasanit dhe tė zonave pėrreth pjekin njė ėmbėlsirė tė posaēme pėr kėtė ditė, 'ballakumen e Elbasanit.' Kjo ditė ėshtė bėrė festė popullore, sidomos pėr fėmijėt, dhe vazhdon tė kremtohet. Njihet nė masė edhe nga shqiptarėt e Maqedonisė.Verorja - Zakon popullor.

Mė 1 mars, nė fshatrat e krahinės sė Korēės, fėmijėve dhe beqarėve djem e vajza u jepej njė si rreth dore a varėse, e bėrė me fill tė tjerrur tė kuq e tė bardhė, term qė ndoshta ka lidhje me emrin e stinės 'verė' nė shqip. Nė fund tė ditės, vajzat i linin ato nė degė peme ose nė shkurre. Nė qoftė se zogjtė i merrnin ato verore pėr tė bėrė fole, atėhere mendohej se vajza do tė martohej brenda vitit.

Dita e Veres njihet si festa e gjithe shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja eshte zemra e saj. Nje feste pagane, qe e ka origjinen ne kohen kur njerezit i faleshin perendive. Tempulli ka qene ne zonen e Cermenikes, ne afersi te Librazhdit te sotem. Ne kalendarin e vjeter, njerezia orientohej ne diellin, henen dhe gjelberimin. Ndersa sot eshte fiksuar 14 marsi, dite e festes se lashte, qe shenon ndryshe fundin e dimrit te acarte dhe hyrjen e pranveres se celjes se luleve. Ne kohen antike, te paret tane, Iliret, udhetonin nga te kater anet per t'ju falur perendise se riperteritjes dhe gjithesise, Diana Candieviensis. Dita e Veres eshte feste e te gjitheve, e te pasurve dhe te varferve, eshte feste mbarepopullore ku te gjithe gezojne. As feja, as ideologjia dhe se fundi as politika, nuk munden ta kene te tyre. Kohet shkuan dhe tempulli i festes qendroi ne Elbasan, ne qytetin e luleve dhe kenges, te dashurise dhe begatise.


Dita e Veres, nga Iliret ne lashtesi, te tempulli Elbasan
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 14-03-10, 21:55   #6
murrizi
 
murrizi's Avatar
 
Join Date: 18-04-05
Posts: 3,482
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: VERĖZAT-Dita e Verės fest mbarkombėtare Shqiptare

Pra ky shkrim kėtu qė solla unė ,e i botuar nė Ballkanweb , Pata pėr qėllim tu njoftoj (nėse ka tė tillė qė se dijnė ? e qė u dyshoj.) pėr ditėn e verės.
Pra nė tė gjitha viset Shqiptare kjo fest festohet, festohej gjithmonė qė kur unė mbaj mend, por me lindjen e internetit shohė qė kjo fest tė festohet nė forma e mėnyra tė ndryshme.

Ju u kisha lutur qė secili tė tregoj pėr pėrvojat e veta gjatė kremtes sė kėsaj feste.

faleminderit.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.

Last edited by murrizi; 14-03-10 at 21:57.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 15-03-10, 00:33   #7
Idila
E larguar.
 
Join Date: 10-11-08
Location: Iliridė!
Posts: 11,026
Idila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: VERĖZAT-Dita e Verės fest mbarkombėtare Shqiptare

Urime dita e verės tė gjithė shqiptarėve anė e mbarė botės.
Shpresoj e keni kremtuar me tė gjitha traditat tona shqiptare edhe pse shumica nga ne jemi tė shpėrndarė nėpėr vende tė huaja, traditat i marrim me vete kudo qė vemi.
Personalisht ia kalova shumė mirė, me rrethin e ngushtė familjar, muzikė dhe kėngė... ku dhe ballokumet nuk munguan.

Gėzuar edhe njė herė!


__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.

Last edited by Idila; 15-03-10 at 00:34.
Idila Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 06:00.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.