Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
User Name
Password
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 24-11-03, 17:11   #1
anonim
 
Join Date: 24-11-03
Posts: 2
anonim has disabled reputation
Default Gjuha Shqipe sa e mire sa e embel sa e dlire

A i besoni keto vargje te nje autori te madh shqiptar? Nese po? Pse ne kete forum shume llafe qe mund te shkruheshin shqip, shkruhen ma llafe anglishteje. Pse ne Shqiptaret e bastardojme cdo dite gjuhen??


anonim Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 27-11-03, 17:28   #2
Shpati
 
Join Date: 10-10-03
Location: Gjermani
Posts: 1,503
Shpati has disabled reputation
Default Re: Gjuha Shqipe sa e mire sa e embel sa e dlire

Quote:
Originally Posted by anonim
A i besoni keto vargje te nje autori te madh shqiptar? Nese po? Pse ne kete forum shume llafe qe mund te shkruheshin shqip, shkruhen ma llafe anglishteje. Pse ne Shqiptaret e bastardojme cdo dite gjuhen??


Keni te drejt ...

Gjuha Shqipe esht e embel e lezetshme dhe ma e bukura.



Ju pershendes



Shpati
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-06-05, 05:40   #3
Reana
 
Join Date: 18-04-05
Location: Manhattan
Posts: 6,108
Reana has disabled reputation
Default Re: Gjuha Shqipe sa e mire sa e embel sa e dlire

Quote:
Originally Posted by anonim
A i besoni keto vargje te nje autori te madh shqiptar? Nese po? Pse ne kete forum shume llafe qe mund te shkruheshin shqip, shkruhen ma llafe anglishteje. Pse ne Shqiptaret e bastardojme cdo dite gjuhen??
Duke u nisur prej jush....
thuhet "fjale" e jo "llafe"

pershendetje....
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-06-05, 13:03   #4
Vajza
 
Join Date: 07-05-05
Location: Kosove
Posts: 203
Vajza has disabled reputation
Default

pershendetje
"reana"...

Quote:
Duke u nisur prej jush....
thuhet "fjale" e jo "llafe"
reana shume e vertet kjo qe ke then !!!!

p.s
Gjuha shqipe ME E MIRA NE BOTE !!!
Vajza Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 01-03-07, 18:48   #5
Tomori
 
Join Date: 22-06-04
Posts: 11,889
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Default

Andon Zako Ēajupi

Naim Frashėri
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipėri!
Mendjelarti, zemėrtrimi,
vjershėtori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipėtarka, shqipėtarė!
Naimnė kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qarė!
..................................

Vdiq Naimi, gjithė thonė,
qani turq, qani kaurė!
Bilbil' i gjuhėsė tonė
s'do tė dėgjohet mė kurrė!

Vdiq Naimi, qė kėndoi
trimėrinė, Skėnderbenė,
vdiq Naimi, qė lėvdoi
dhe nderoi memėdhenė!

Vdiq Naimi, po ē'tė gjeti,
o moj Shqipėri e mjerė!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s'ka tė tjerė.

Vdiq Naimi! Vdekj' e shkretė,
pse more tė tillė burrė?
I ndritė shpirti pėr jetė,
mos i vdektė nami kurrė!
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-04-07, 00:52   #6
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Join Date: 09-11-06
Posts: 4,027
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Default Gjuha jonė, sa e mirė...

Gjuha jonė, sa e mirė...

Gjuha shqipe e ruajtur pėr breza tė tėrė vazhdon tė jetė e rrezikuar...



Pushtimi serbo-sllav i Kosovės dhe trojeve tė tjera nė ish-Jugosllavi; shpėrngulja e ēamėve nga trojet e tyre etnike prej grekėve; eksodi masiv i shqiptarėve nė fillimin e viteve '90-tė, i kanė shpėrndarė shqiptarėt nė tė gjitha anėt e botės... Pėrveē tjerash, shqiptarėt nė emigrim, kanė edhe njė problem madhor, atė tė ruajtjes sė gjuhės shqipe, dhe trashėgimin e saj tek brezat qė lindin jashtė atdheut.
Me temėn, Ruani gjuhėn shqipe, ne synojmė tė sensibilizojmė opinionin shqiptar, pėr tė bėrė mė shumė nė kėtė drejtim. Apelojmė njėkohėsisht para autoriteteve mė tė larta tė vendit tonė, qė ata tė tregojnė mė shumė kujdes nė ruajtjen e vlerave dhe kulturės shqiptare dhe shpėrndarjen e kėtyre e vlerave pėrmes gjuhės sė bukur shqipe.

C: Alb Emigrant!

p.s. Le tė jetė kjo njė temė tė dashur miq, ku do tė inkurajojmė vėllezėrit dhe motrat tona shqiptarė qė tė flasin gjuhėn e bukur e tė pastėr e burimore shqipe (ashtu si duhet -duke e nderuar-), njėkohėsisht qė tė ia mėsojnė edhe fėmijėve tė tyre kėtė gjuhė gjigante autentike. Shpresojė nė njė mirekuptim dhe zemėrgjėrėsi nė kėtė drejtim!

Ju nderon!
Experti!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-04-07, 01:02   #7
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Join Date: 09-11-06
Posts: 4,027
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Default

Nji k'to gjuhė qė jam tuj ndie
janė tė bukura, me themel
por pėr mue, si diell pa hije
shqipja t'anave ua del...


- Ndre Mjeda
Tė dashur miq, kėto vargje kaq domethėnėse e me vlerė le tė shėrbejnė pėr tė na inkurajuar, qė ta duam e ta ruajmė, e ta nderojmė edhe mė shumė gjuhėn tonė tė bukur e gjigante shqipe.

Rrespekti reciprok mes nesh do shtohet atėherė kur e nderoni kėtė gjuhė tė tė parėve tanė!

Ju pėrshėndet
Experti!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-04-07, 01:30   #8
sherri
J.H.N.K.SH
 
sherri's Avatar
 
Join Date: 13-06-05
Location: Rruga e qumshtit Nr- 3
Posts: 4,746
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Default

Apel shume i qelluar,kemi nevoj per ruajtjen ,dhe trashegimin e gjuhes.
Pore se di a esht ne nje medium te qelluar,ne nje Forum,ku perjashtohen nenat,ofendohen,pse hyjn ne Forume....Kure dihet se kryesorja qe trashegon gjuhen,esht pikrisht nena,ajo i meson femiut te flas gjuhen qe flet ajo,,,nuk thuhet kot Gjuha e Nenes.

Une e kisha edhe nje apel shtes:...hyni ne Forume,Nena,Gra te martuara(se neser do te lindni Femi)lexoni,mesoni nga Expertet tan,si ruhet e trashegohet gjuha.............
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-04-07, 01:37   #9
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Join Date: 09-11-06
Posts: 4,027
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Default

Shumė bukur ka thėnė Naimi nė vargjet e tij aq me vlerė:

Gjuha jonė, sa e mirė
sa e ėmbėl, sa e dlirė


Tė dashur miq,

Keto fjalė,
le tė shėnohen me ngjyrė tė arit,
e le tė pushojnė
nė zemrėn e shqiptarit!

Ju pėrshėndet
Experti!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-04-07, 22:10   #10
rilinda
 
rilinda's Avatar
 
Join Date: 29-06-04
Posts: 15,657
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Default

Pėr fjalėn e bukur shqipe
Simon Pepa
Lufta pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe ėshtė po kaq e gjatė dhe kėmbėngulėse sa dhe rruga e pėrpjekjeve tė pareshtura pėr shkrimin e lėvrimin e saj. Qysh tek autorėt tanė tė vjetėr shohim tė shprehet shqetėsimi pėr fjalėt e huaja qė po hynin nė shqipen, por shohim edhe pėrpjekjet e tyre pėr tė gjallėruar e formuar vetė fjalė tė brumit popullor. Buzuku thotė se e shkroi veprėn e tij "En se dashuni te botes sane". Bardhi, nė parathėnien e Fjalorit tė tij, flet pėr dėshirėn qė kishte "... me ndihmuem mbe nje ane gjuhene tane". Disa vite mė vonė Pjetėr Bogdani na rrėfen se "...me anshtė dashune me djersė tė mėdha shumė fjalė me ndėrequnė". Dhe thėniet e tyre ata i shoqėruan me mjaft pėrpjekje dhe shembuj tė gjallė, duke krijuar edhe vetė fjalė nga brumi i shqipes. Si tė tilla mund tė shėnojmė: dėftues, kopshtar, kangėtar, mbarim, pushim, letrar etj,
Nė hullin qė ēelėn kėta dijetarė ecėn me dėshirė dhe kėmbėngulje edhe atdhetarė e tė dijshėm tė tjerė, si: Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Naim e Sami' Frashėri, lani Vreto etj.
Ėshtė pikėrisht kjo dashuri pėr gjuhėn dhe kjo pėrgatitje e gjerė gjuhėsore qė i shtyri ata tė krijojnė e tė gjallėrojnė fjalė vendėse, si: fletore, mėsim, shumicė, thelloj, etj. (nga Veqilharxhi); fushatė, ndėrgjegje, pikė, presė, theks (nga Kristoforidhi); dėgjim, dritare, hapsirė etj, (nga Naimi); lindje, perėndim, qeveritar etj, (nga Samiu). Nga ky dijetar, veē tė tjerash, i janė vėnė themelet edhe terminologjisė gjuhėsore gramatikore. Nga ai janė krijuar fjalėt: abetare, nyje, rrokje etj.
Puna e kėtyre dijetarėve u plotėsua mė vonė edhe nga dijetarė tė tjerė, punonjės tė palodhur tė shqipes, ku kryet e vendit e zuri A. Xhuvani, i cili shkroi edhe veprėn "Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe ".
Nė mėnyrė tė veēantė, kjo punė e vyer pėr pasurimin dhe pastėrtinė e gjuhės, mori pėrmasa tė mėdha nė kėtė gjysmė shekulli tė fundit, e zhvilluar kjo me kritere tė drejta shkencore, Kėshtu, nė sajė tė punės sė kujdesshme tė mjaft dijetarėve, u krijuan dhe po krijohen mijėra e mijėra fjalė, kuptime tė reja fjalėsh, pjesa mė e madhe e tyre 'me brumė vendės e sipas gjedheve (modeleve) tė shqipes. Si tė tilla mund tė shėnojmė: an'itje, bashkautor, miratim,ujėmbledhės, mbishtresė, vendburim, shpim-kėrkim etj.
Por, me gjithė punėn e bėrė, pėrsėri nė gjuhėn tonė kanė hyrė dhe po pėrdoren pa vend fjalė tė huaja tė cilat mund tė shmangen lehtė. Kėtu nuk e kemi fjalėn pėr ato huazime tė rrėnjosura (siē janė huazimet nga greqisht ja e re: dhomė, pronė, qefull, qėndis etj), nga gjuhėt sllave (ēekiē, ēudit, grusht, kosė etj.), si dhe njė numėr fjalėsh nga italisht ja qė kanė gjetur njė pėrdorim tė gjerė, si: barkė, fitoj, paguaj, timon etj. Sė bashku me to nuk duhen nxjerrė jashtė gjuhe dhe fjalė ndėrkombėtare, si analizė, atmosferė, element, financė, miliard, kilogram, olimpiadė etj, si dhe ato huazime, kryesisht turke, qė mbartin nė vetvete ngjyrime dhe ngarkesa emocionale, si: vatan (pranė shqipes "atdhe"), milet (pranė shqipes "popull"), xhan (pranė "shpirt") etj.
Atėherė ndaj cilave elemente leksikore duhet mbajtur qėndrim dhe duhet shmangur nga pėrdorimi? Sė pari, tė mos pėrdoren ato huazime qė kanė hyrė gjatė kėtij shekulli, kryesisht nga gjuhėt neolatine e qė kanė pėrgjegjėset e tyre nė shqipe. Kėshtu, pse tė pėrdorėn fjalėt e huaja "abnegacion" kur kemi "vetėmohim", "aboim", "abonohem" kur kemi "pajtim", "pajtohem"; "inspiroj", "inspirim" kur kemi "frymėzoj", "frymėzim"; "komplikim e komplikoj" kur kemi "ndėrlikim e ndėrlikoj"; "prioritet", "turn", "konditė" e "kondicionoj" kur kemi "pėrparėsi", "ndėrresė", "kusht e kushtėzoj"; "distancoj, distancohem", "distancim", "i distancuar" kur kemi "largoj", "largohem", "largim", "i larguar" (veēoj, veēohem, veēim, i veēuar); "identifikoj", "identifikohet", "identifikim", "i identifikuar", kur kemi "njėjtėsoj", "njėjtėsohet", "njėjtėsim", "i njėjtėsuar"; "paralelisht, (si ndajfolje) paralel me (si parafjalė) kur nė shqipen kemi: krahas (si ndajfolje) krahas me (si parafjalė) e sa tė tjera tė kėsaj natyre.
Njė punė e madhe duhet bėrė edhe pėr tė nxjerrė jashtė dhe disa fjalė tė huaja dialektore e krahinore qė pėrdoren, p.sh. nė zona tė ndryshme, si: vadit, versnik (nga sllavishtja); insan, isharet (nga turqishtja); buonogracie, kopertė, shendilet (nga italishtja), kur pranė tyre kemi fjalėt e bukura shqipe, pėrkatėsisht ujit, moshatar, njeri, shenjė, mbajtėse perdesh, mbulesė, rrugicė etj. Nė kėtė mes duhet patur kujdes qė fjalėt e huaja tė mos pėrdoren pa vend edhe nė tabela ose emėrtime tė ndryshme. Psh. pse duhet tė shkruajmė pasticeri (pėr ėmbėltore), berber (pėr floktore), saraē (pėr lėkurėpunues), sahatēi (pėr orėndreqės), teneqexhi (pėr teneqepunues), atrecaturė (pėr pjesė ndėrrimi) etj.
Puna pėr pastėrtinė e gjuhės duhet kuptuar si njė detyrė e tė gjithėve. Kjo bėhet duke pasur njė bindje tė thellė pėr vlerat e rėndėsinė politike e kombėtare tė kėsaj veprimtarie. Brezave tanė u del si detyrė e rėndėsishme qė kėtė gjuhė kaq tė bukur ta pasurojnė pareshtur pėr ta ngritur nė njė shkallė edhe mė tė lartė.

(Marrė nga "Gjuha shqipe - 2004/1)
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Last edited by rilinda; 15-04-07 at 11:43.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 09-04-07, 02:47   #11
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Join Date: 09-11-06
Posts: 4,027
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Default

E nderuara Rilinda, pergjithesisht pajtohem me postimin tuaj, i cili njekohesisht me nderon, porse nuk ju pengoje, do kisha shtuar nje mendim timin rreth nje mendimit qe eshte shprehur aty tek te nenvizuarat (porse pjeserisht)!

E nderuar, mendoje dhe them qe nuk eshte problemi aq i madhe tek perdorimi i fjaleve nderkombetare e te tjera (qe pasurojne te shprehurit), si shprehje alternative, pra te mos perdoret vetem nje fjale per nje ceshtje porse te behet nje laramani (termilogjike e etimologjike) duke perdorur edhe te tjera fjale, e sidomos neve si shqiptare, aspak s'eshte problem perderisa te gjitha keto gjuhe pretendojme (e qe kemi fakte) qe jane bija te gjuhes se madhe shqipe, si p.sh. gjuha greke, italiane e latine, e te tjera, keto kane rrenje ne gjuhen ėmė shqipe, e qe njekohesisht kjo prove na bene edhe mė krenar per identitetin tone, mbase faktet jane te shumta, si psh; nese shikojme etimologjine e shumices se fjaleve greke ato kane zberthim nga gjuha shqipe, e qe per kete ka deshmuar edhe dr. Rober d'Angley ne librin e tij "Enigma"!

Problemi per te cilin jemi te brengosur eshte tek ceshtja e atyre qe fusin e perdorin barbarizma (sllave, franceze e turke e gjermane) ne gjuhen e embel shqipe e qe nje veprim te tille e llogarisin te justifikueshem, e duke vazhduar problemi ne rritje e siper tek ata qe femijeve te tyre iu flasin ne gjuhe te huaj (sikur rastet jo te rralla ne diaspore)! Apo edhe problemi tjeter, i atyre qe nuk nderojne gjuhen, e nderimi per gjuhen eshte te rrespektuarit e rregullave te saj, sikur lloji i atyre qe i lakojne shprehjet ne menyre katastrofale (si "kullerat" :lol:), apo edhe te tjeret qe shkojne ne ekstremitetin e urryer, duke i dhene perparesi te madhe lakimeve dialektore aq shume, sa qe shuhet mundesija e te kuptuarit e dy shqiptareve pos me perkthyes, sikur rasti i tetovareve, -fatkeqesisht- ata vecse e kane poshteruar gjuhen shqipe me pranimin e fjaleve sllave qe kane bere!

Edhe nje gje ta them e nderuar, se ne zemer kam nje bindje shume te forte se gjuha jone e bukur eshte nene e shumices se gjuheve boterore, dhe kur me vjen ndonje fjale e re latine apo greke e italiane e angleze qe perdoret ne gjithe boten, e pranoj pa problem, mbase e kam parasysh se ato jane thene nga te paret tane, pellazget! Ne forum kemi zotri Kontinentin, i cili me ndihmon ne kete drejtim shume, e mi zberthen fjalet greke me etimologji shqipe, e qe se shpejti shpresoje se gjithe keto zbulime ai t'i permbledh ne nje liber, i cili do jete shume i cmueshem per neve si shqiptare.

Ju pershendet, e ju nderon, i juaji!
Experti!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 15-04-07, 13:27   #12
rilinda
 
rilinda's Avatar
 
Join Date: 29-06-04
Posts: 15,657
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Default

Quote:
Originally Posted by Albanian eX|PerT
mendoje dhe them qe nuk eshte problemi aq i madhe tek perdorimi i fjaleve nderkombetare e te tjera (qe pasurojne te shprehurit), si shprehje alternative, pra te mos perdoret vetem nje fjale per nje ceshtje porse te behet nje laramani
“Caqet e gjuhės sime janė dhe caqet e botės sime” - Wittgenstein

As unė nuk jam kundėr neologjizmave nė gjuhėn shqipe. Jam pėr pėrdorimin e fjalėve ndėrkombėtare siē janė:analizė, element, financė, olimpiadė... sepse asgjė nuk na pengon tė kemi njė diapazon mė tė gjerė nė mėnyrė qė mendimet tona t'i bėjmė mė tė qarta.
Jam kundėr atyre huazimeve qė gjatė kėtij shekulli kanė hyrė nė gjuhėn shqipe kryesisht nga gjuhėt neolatine, e qė nuk iu mungojnė pėrgjegjėset e tyre nė gjuhėn shqipe. Se po t'i pėrdorim ato huazime, fjalėt pėrgjegjėse tė tė cilave i kemi edhe nė gjuhėn tonė, atėherė ku do tė mbeteshin fjalėt shqipe!?

Quote:
Originally Posted by Albanian eX|PerT
ne zemer kam nje bindje shume te forte se gjuha jone e bukur eshte nene e shumices se gjuheve boterore
Ėshtė vėrtetuar me argumente tė forta se gjuha shqipe ėshtė gjuha mėmė indoevropiane dhe nė ndihmė pėr tė vėrtetuar vjetėrsinė e gjuhės dhe historisė vijnė shkencat e gjuhėsisė dhe arkeologjisė:
Gotfrik Lajbnik (1646-1717) - ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.
Hans Tunman - arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhdues autokton tė popullsisė sė lashtė ilire, qė as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mėvonshme.
Johan Fon Han (1811-1869) - iu fut studimeve tė gjuhės shqipe bashkė me tė ndriturin gjuhėtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vėllime ‘Studime shqiptare mbi kulturėn, gjuhėn dhe historinė’ dhe nxori pėrfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
...

Kėshtu mbas shumė studimesh duke u bindur mbi njė varg argumentesh, shkencėtarė apo gjuhėtarė tė huaj dhe shqiptarė nxorėn pėrfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanė prejardhjen nga ilirėt dhe ilirėt nga pellazgėt parahistorik. Nė krahasimin gjuhėsor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes sė vjetėr, ėshtė vėrtetuar se shqipja si gjuhė ėshtė formuar mė herėt se kėto tė dy gjuhė tė vjetra.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 15-04-07, 17:31   #13
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Join Date: 09-11-06
Posts: 4,027
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Default

Quote:
Originally Posted by rilinda
“Caqet e gjuhės sime janė dhe caqet e botės sime” - Wittgenstein

As unė nuk jam kundėr neologjizmave nė gjuhėn shqipe. Jam pėr pėrdorimin e fjalėve ndėrkombėtare siē janė:analizė, element, financė, olimpiadė... sepse asgjė nuk na pengon tė kemi njė diapazon mė tė gjerė nė mėnyrė qė mendimet tona t'i bėjmė mė tė qarta.
Jam kundėr atyre huazimeve qė gjatė kėtij shekulli kanė hyrė nė gjuhėn shqipe kryesisht nga gjuhėt neolatine, e qė nuk iu mungojnė pėrgjegjėset e tyre nė gjuhėn shqipe. Se po t'i pėrdorim ato huazime, fjalėt pėrgjegjėse tė tė cilave i kemi edhe nė gjuhėn tonė, atėherė ku do tė mbeteshin fjalėt shqipe!? .
Po e nderuar pajtohem me juve, porse ate qe thash une, rreth pranimit te fjaleve te "huaja" (e them ne thonjeza -kushtimisht- mbase ato jane tonat, perderisa kane etimologjine nga gjuha jone), pra si shprehje sekondare, pra si ne rast konkret, te mos perdoret nje fjale shqipe disa here ne nje fjali ku eshte e nevojshme te perseritet, porse e permendim fjalen tjeter aleternative, pra ketu ishte esenca e asaj qe deshirova te them e nderuar.

Quote:
Originally Posted by rilinda
Ėshtė vėrtetuar me argumente tė forta se gjuha shqipe ėshtė gjuha mėmė indoevropiane dhe nė ndihmė pėr tė vėrtetuar vjetėrsinė e gjuhės dhe historisė vijnė shkencat e gjuhėsisė dhe arkeologjisė:
Gotfrik Lajbnik (1646-1717) - ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.
Hans Tunman - arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhdues autokton tė popullsisė sė lashtė ilire, qė as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mėvonshme.
Johan Fon Han (1811-1869) - iu fut studimeve tė gjuhės shqipe bashkė me tė ndriturin gjuhėtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vėllime ‘Studime shqiptare mbi kulturėn, gjuhėn dhe historinė’ dhe nxori pėrfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
...

Kėshtu mbas shumė studimesh duke u bindur mbi njė varg argumentesh, shkencėtarė apo gjuhėtarė tė huaj dhe shqiptarė nxorėn pėrfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanė prejardhjen nga ilirėt dhe ilirėt nga pellazgėt parahistorik. Nė krahasimin gjuhėsor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes sė vjetėr, ėshtė vėrtetuar se shqipja si gjuhė ėshtė formuar mė herėt se kėto tė dy gjuhė tė vjetra.
Te falenderoje nga shpirti per kete thesar dijesh qe solle. Te jam mirenjohes shume.

Ju nderon, i juaji
Experti!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 23-04-07, 04:33   #14
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Join Date: 09-11-06
Posts: 4,027
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Smile

Me tė tjera gjuhė,
edhe mund te flas,
po kur shpirti dhemb,
vetėm SHQIP bėrtas!


p.s. E lexova nė njė forum,... shumė mė pėlqyen kėto vargje!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 11-06-07, 19:33   #15
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Join Date: 09-11-06
Posts: 4,027
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Default

GJUHA JONĖ
(Our Language)

Vėllezėr shqipėtarė!
Tė prekim urtėsinė,
Tė zėm' udhėn e mbarė,
Tė ngjallim Shqipėrinė.
Shqipėria ka qėnė
Edhe po do tė jetė,
Po sot nė ditėt tėnė
Tė metė tė mos ketė.
E ka nderuar zoti
Gjithėnjė Shqipėrinė,
Ish fort mirė qėmoti,
Do bėhet dhe taninė.
Sa ishte trimėria
N'atė kohė tė vjetrė,
Kish emrė Shqipėria,
Sa s'kish nonjė vėnt tjetrė.
Sa burra kordhėtarė
Ka nxjerrė Shqipėria
Mė pastaj e mė parė,
Q'i shkruan istoria!
Ajo ish koh' e zjarrtė
Dhe kish mundime tepėr,
Po sot pėndė dhe kartė
Na duhet, nukė tjetėr.
O burra, shqipėtarė,
Tė marrim dituritė,
Se s'ėshtė koh'e parė,
Tani lipsetė dritė.
Tė shkruajm' gjuhėn tėnė,
Kombinė ta ndritojmė,
Gjithė ē'ėshtė e ē'ka qėnė
Ngadalėzė ta msojmė.
pa shihni ē'gjuh' e mirė!
Sa shije ka e hije,
ē'e bukur'edh'e lirė,
Si gjuhė perėndie.
Shum'e bardhė kjo ditė
Pėr gjithė shqipėtarėt,
Do na sjellė njė dritė,
Qė s'e kishin tė parėt.
Kjo dritė do na bjerė
Tė gjitha mirėsitė
Dhe gjithė do t'i ngrerė
Dėmet e marrėzitė.
Si lum kush zė tė mbjellė,
Lum kush vė kėtė pemė!
Se kjo ka pėr tė pjellė,
S'mbulohetė me remė.


Naim Frashėri


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 04:41.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.