Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Feja e Shqiptarit
User Name
Password
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit ....



 
 
Thread Tools Display Modes
Old 26-02-04, 22:29   #1
Jusuf Zimeri
 
Join Date: 11-02-04
Location: Kumanovė
Posts: 26
Jusuf Zimeri has disabled reputation
Send a message via ICQ to Jusuf Zimeri Send a message via AIM to Jusuf Zimeri Send a message via MSN to Jusuf Zimeri
Default Modernizmi dhe Postmodernizmi Perendimorė nė Relacione me Ku

Historija e njerėzimit ka pėsuar ndryshime tė mėdha gjatė procesit tė zhvillimit tė saj, disa herė ndryshimet e tilla ishin nė tė mirė tė njeriut e disa herė ishin nė dėm tė tij. Shekujve tė fundit, e sidomos gjatė periudhės tė quajtur modernizėm, "njeriu" nė mbėshtetje tė tė arriturrave shkencore, u kaplua nga besimi tejet arrogant nė fuqinė e tij pėr tė zgjidhur tė gjitha problemet qė mund t'i hasė nė rrugė. Optimizmi i tepėrt nė fuqitė kreative tė tija e bėri tė harrojė se njeriu nuk ėshtė mė tepėr se rezultat i kushteve dhe rrethanave historike, shoqėrore, politike, ekonomike, gjeografike, biologjike, ambientale dhe klimatike tė vendit dhe periudhės tė cilės i pėrket. Ky optimizėm dogmatik dhe pa vizione imagjinative qė nė mėnyrė tejet jotolerante ndjekte logjikėn dogmatike aristoteliane dhe sistemet e ndryshme filozofike dhe ontologjike tė ngurta qė vėshtronin botėn si "njė-dimensionale" me ontologji dhe esencė tė pėrhershme dhe tė "dhėnur" njėherė e pėrgjithmonė - idetė platonike dhe monadat laibniciane tė mbyllura -, bėnė qė njeriu i periudhės sė quajtur modernizėm tė dalė prej humanizmit tė tij dhe tė shėndrrohet nė monstėr qė ndjell frikė kudo qė kėmba e tij tė shkelė. Optimizmi i tillė naiv arsyetoi tė gjitha avanturat qė njeriu i kėsaj periudhe i ndėrmori dhe po i ndėrmerr edhe sot e kėsaj dite, pėr tė "qytetėruar" popujt qė nuk kishin hyrė nė periudhėn e modernizmit. Pėr njeriun e kėsaj periudhe, pothuajse ēdo gjė qė ai e konsideronte tė "vėrtetė" ishte absolute dhe evidente, andaj nuk ishte e mundur pėr tė, tė toleronte popujt qė kishin mbetur jashtė modernizmit mos tė pranonin tė vėrtetat e tilla. Misioni i pėrhapjes sė tė vėrtetave absolute shiheshte po ashtu detyrė absolute e tij, ishte detyrė "njerėzore" qė t'i iluminojė dhe edukojė barbarėt e botės "tjetėr". Ky mision dhe ky optimizėm naiv arsyetoi devijimet e mendjes moderne pėr tė vėrteta absolute si dhe imperializmin dhe kolonizimin e vendeve mė pak tė zhvilluara, qė nuk rezultoi nė pėrmirėsimin e kushteve ekzistenciale tė popujve tė pushtuar por nė thellimin edhe mė shumė tė ndjenjave tė inferioritetit si dhe uzurpimin e tė gjitha resurseve natyrore dhe njerėzore nė shėrbim tė interesave tė pushtuesve. Popujt e pushtuar nuk u bėnė mė tė pasur nė asnjė aspekt, dallimet u bėnė bėnė edhe mė alarmante se mė parė si dhe kulturat e popujve tė pushtuar u nėnēmuan dhe degraduan deri nė masė tė pėrbuzjes (lexo dy veprat e shkėlqyeshme tė Edward W.Said, Culture and Imperialism si dhe Orientalism). Ky ėshtė aspekti i errėt i periudhės sė ndritshme tė quajtur modernizėm.
Historija e njeriut megjithatė, nuk mbeti e mbyllur mbrenda kufijve mendorė dhe epistemologjik tė kėsaj periudhe. Ajo shkaktoi lindjen e sistemeve krejtėsisht tė kundėrta me ato tė mėparshmet, kėshtu qė logjika aristoteliane, gjeometria euklidiane, fizika njutoniane si dhe sisteme tė ndryshme dogmatike panė fundin e tyre pas zhvillimeve, zbulimeve dhe kritikave qė ju drejtuan mendjes dhe tėrė trashėgimisė tė periudhės sė modernizmit. Tani historianėt e ideve flasim pėr periudhėn e quajtur postmodernizėm, qė ka "episteme" - grupė e relacioneve qė bashkon praktikat e diskurseve tė ndryshme qė formojnė epistemologjinė e njė periudhe - tė veēantė. Michel Foucault, pishtarė i studjimeve tė tilla dhe historian i ideve, fuqishėm dėshmoi se ēdo periudhė historike ka "episteme-n" e vetė, dhe njė formė diskursive e veēantė dominon nė kontekste tė veēanta historike dhe socio-kulturore dhe pėrmbanė tė vėrtetat e saja. Nė fakt, gjatė njė periudhe historike ndėrveprojnė disa lloje tė diskurseve qė reflektojnė determinantet ekonomike, politike, seksuale etj, megjithatė mbėshtetur nė "power relations" diskurset e disa komuniteteve interpretuese privilegjohen kurse diskurset tjera margjinalizohen. Foucault nuk ėshtė i vetėm nė kėtė drejtim, mund tė thuhet se e tėrė filozofija kontinentale, e veēanėrisht ajo franceze ėshtė thellė e nyjėzuar dhe brumosur me idetė qė pėrfaqėsojnė periudhėn e quajtur postmodernizėm. Tani mė nuk flitet pėr tė vėrteta absolute, por pėr tė vėrteta relative, tė vėrteta brenda njė diskursi tė veēantė dhe nė relacione dhe kontekste shoqėrore, historike, ekonomike politike etj, tė veēanta. Tė vėrtetat {2} qė i mėsojmė nuk janė mė shumė se "kode" sociale pėr tė bėrė komunikimin e njė grupe apo grupeve tė mundshėm. Theks i veēantė vėndohet nė gjuhėt qė popuj tė ndryshėm flasin. Teorija e njohur "Sapir-Whorf", e dy linguistėve Amerikan, Edward Sapir dhe nxėnėsit tė tij Benjamin Lee Whorf, qė bashkon dy parimet asociative, determinizmin dhe relativizmin gjuhėsorė, thekson se njerėzit qė flasin gjuhėt me ndryshime tė mėdha fonologjike, gramatikore dhe semantike, perceptojnė dhe vėshtrojnė botėn krejtėsisht ndryshe nga njėri tjetri pasi qė janė tė determinuar prej gjuhės qė flasin, dhe siē mė ėshtė dėshmuar, gjuha nuk ėshtė vetėm medium pėr pėrshkrimin apo shprehjen e ideve dhe emocioneve, por ajo gjithashtu participon nė konstruktimin e botės dhe vizioneve tona. Edhe pse kjo teori ėshtė sulmuar nga shumė kritikė tė gjuhėsisė dhe semiotikės, ideja qėndrore mbetet e shėndoshė. Parimi i relativitetit tė gjuhės nuk mund tė mohohet, kurse determinizmi gjuhėsorė mund tė bėhet mė relativ nė raport me folėsit e saj.
Semiotikėt thonė se perceptimi i pėrditshmėrisė sė ngjarjeve rreth nesh ėshtė i mundshėm vetėm pėrmes kodeve (verbale, trupore, tė sjelljes, tė veshjes; kodet shkencore, estetike, retorike, stilistike, tė mjeteve tė informimit; kodet ideologjike, tė perceptimit etj) qė dominojnė nė kontekste tė veēanta socio-kulturore. Kodet nuk janė vetėm konvencione tė komunikimit, por sisteme procedurale tė konvencioneve qė veprojnė nė domene tė veēanta, brenda kornizave tė gjėra kulturore. Gabimin qė njeriu e periudhės sė modernizmit bėri ėshtė pikėrisht mėnyra e tij e tė kuptuarit tė "shenjave" dhe kodeve, duke harruar se kodet kanė kuptim vetėm nė relacione tė njė kulture tė veēantė, edhe pse disa kode nuk duken tė jenė formulime njerėzore. Gjatė adaptimit tė kėtyre kodeve ne adaptojmė vlerat, besimet dhe vizionet qė janė tė brumosura nė to, pa qenė tė vetėdijshėm pėr intervenimin e tyre nė formulimin e realitetit {3}. Ēdo kod paraqet apo reflekton format dominante tė vizioneve tė njė kulture, dhe nuk kanė vlera absolute, pasi qė dukuritė vėshtrohen duke i vėnė nė perspektivė.
Megjithatė periudha e postmodernizmit rrėshqiti tėrėsisht nė anėn e kundėrt tė modernizmit, duke mos pranuar asgjė qė tė ketė vlerė univerzale. Ky ėshtė qėndrim, pėr mendimin tim, i paqėndrueshėm, sė paku nė planin epistemologjik. Jo ēdo reprezentim ėshtė simulacra (kopje pa origjinal), sikur qė jo ēdo reprezentim ėshtė tėrėsisht i vėrtetė dhe i saktė, pasi qė gjatė vėzhgimit tė njė dukurije fokusohemi nė njė aspekt apo disa aspekte tė dukurisė sė vėshtruar, pasi qė fokusimi nė tėrė aspektet ėshtė praktikisht i pamundshėm, si dhe gjatė vėzhgimit tė asaj dukurije, mjetet e pėrdorura janė specifike kulturore tė njė periudhe dhe vendi tė veēantė. Teza e relativizmit absolut nuk pėrqėndron, pasi qė komunikimi mes popujve dhe njerėzve tė ndryshėm ėshtė i mundshėm edhe pse gjuhėt dhe kulturat janė tėrėsisht tė ndryshme. Nuancat dhe ngjyrimet kulturore sado qė tė jenė specifike kulturore, ato po aq janė edhe univerzale qė determinojnė dhe bėjnė tė mundshėm komunikimin mes besimeve dhe kulturave tė ndryshme. Relativizmi absolut ėshtė ana e errėt e kėsaj periudhe tė shkėlqyeshme tė vetė-kritikės sė mendjes.
Absolutizmi (univerzalizmi) absolut i modernizmit dhe relativizmi absolut i postmodernizmit janė pikat puēėse dhe ndarėse tė kėtyre dy periudhave. Ato puēen nė absolutizėm dhe ndahen pėr nė drejtime tė kundėrta, por pasojat e veprave qė rezultojnė prej qėndrimeve tė tilla janė pėrafėrsisht tė njėjta. Si ideologjitė e modernizmit ashtu edhe ato tė postmodernizmit nė relacione me absolutizmat e tyre janė tėrėsisht tė dėmshme pėr shoqėritė qė janė nė zhvillim e sipėr. Modernizmi u mundua tė i likuidojė popujt qė nuk i pranuan tė vėrtetat e ideologjive tė saja, kurse postmodernizmi, nė anėn tjetėr, bėn likuidimin e tyre duke mos u ofruar kurrfarė ndihme serioze pėr pėrmirėsimin e kushteve tė jetės. Modernistėt thonė se shoqėritė e tilla janė parake dhe tė pazhvilluara andaj duhet tė reprezentohen, qė d.m.th. tė kolonizohen dhe tė shfrytėzohen pėr mirėqenjen e kolonizuesve, kurse postmodernistėt thonė se ēdo shoqėri ka epistemet e saja si dhe mėnyrat dhe modelet e pėrshtatshme pėr kushtet socio-ekonomike tė tyre, andaj duhet tė lihen nė zvarritjet e tyre, pasi qė edhe pėrparimi shkencorė dhe kulturorė ėshtė tėrėsisht relativ dhe i pėrgjigjet formimit diskursiv tė shoqėrive tė pėrparuara. Diskurset e kėtyre dy periudhave, ēuditėrisht, sjellin tė njėjtin rezultat, likuidimin kulturorė tė popujve jo tė zhvilluar sa duhet. Diskurset e tė dyja periudhave nuk marrin parasysh faktorėt "objektiv" qė kanė sjellur popujt e tillė nė pozita qė janė sot. Pėr modernistėt, ėshtė nė gjenet e tyre (popujve tė pazhvilluar) tė mos e kuptojnė racionalizmin dhe shkencėn evropiane andaj edhe ontologjikisht janė inferiorė dhe do tė mbeten tė tillė, pėr postmodernistėt, pasi qė faktorėt objektiv nuk ekzistojnė, tė flitet pėr objektivitet ėshtė tė flitet pėr subjektivitet qė ka veshur maskėn joekzistuese tė objektivitetit si dhe tė ngatėrrohen epistemet e periudhės sė modernizmit me atė tė postmodernizmit. Modernizmi, kulturės qė kontriboi nė zhvillimin e saj i dha karakter dhe formė absolute, postmodernizmi nė anėn tjetėr, edhe vlerave univerzale tė solidarizimit njerėzorė u dha karakter relativ. Modernistėt u thonė popujve tė pazhvilluar ju jeni nė njė formė apo tjetėr popuj parak, kurse postmodernistėt u thonė, nuk ka problem, parakizmi juaj ėshtė konsistent me epistemen tuaj dhe mos harroni ēdo gjė ėshtė relative; nėse e shihni tė arsyeshme kanibalizmin apo vrasjen e njėri tjetrit, ajo ėshtė problemi juaj. Nė shiqim tė parė, qėndrimi relativ i postmodernistėve mund tė duket konsistent me politikėn e mosintervenimit nė kulturat tjera (relativizmi kulturorė), por nė fakt ėshtė qėndrim qė mund tė interpretohet nė qėllime tė njėjta me ato tė modernistėve. Kur njė populli tė varfur dhe tė pazhvilluar sa duhet i thuhet ti vazho tė jetosh jetėn tėnde e unė po vazhdoj jetėn time luksoze, ideologėve tė tillė pasi qė t'u hiqen maskat e sinqeritetit, tė dekonstruktohen mesazhet e tyre, do tė shohim se ata mė shumė se modernistėt janė duke i kontribuar hegjemonisė dhe dominimit evroperendimorė, por tani nė mėnyrė tė tėrthortė dhe mė efikase. Pėrshtypja tė krijohet se nė asnjėrėn periudhė ideologėt e tyre nuk u munduan qė seriozisht tė ndihmojė popujt e pazhvilluar duke kontribuar para sė gjithash nė pėrmirėsimin e kushteve ekonomike tė tyre, dhe tek pastaj t'u flitet pėr relativizėm apo barbarizėm. Nė mungesė tė kėtij kushti, tė gjitha diskurset e tilla mbeten tė zbrazta dhe jo signifikative, e ndoshta edhe tė rrezikshme, pasi qė detyron popujt e pazhvilluar tė bėjnė racionalizimin e tė gjitha formave tė tyre tė jetės nė mbėshtetje tė traditave apo fesė.
-------------------------------------------------
References:


1) Ky artikull ėshtė tejet i pėrgjithshėm pėr tė hyrė nė analiza tė hollėsishme dhe ilustrative tė temės nė fjalė. Artikulli ėshtė formė abstrakte dhe nė linja tė gjėra bėn pėrpjekje pėr tė analizuar diskurset e modernizmit dhe postmodernizmit, siē janė kuptuar nga autori i kėtyre rreshtave. Leximet qė kam bėrė mbi kėto dy forma tė tė menduarit, mė detyrojnė tė marr qėndrimin qė ėshtė prezentuar nė kėtė artikull. Ndoshta njė herė tjetėr do tė bėjmė analizime tė hollėsishme dhe konkrete pėrmes teksteve tė veēanta dhe tė njohura tė modernizmit dhe postmodernizmit.
2) "Truth is...a mobile army of metaphors, metonyms, and antropomorphism - in short, a sum of human relations, which have been enhanced, transposed, and embellished poetically and rhetorically, and which after long use seem firm, canonical, and obligatory to a people: truths are illusions about which one has forgotten that this is what they are." Nietzche, cituar nė: Orientalism, Edward Said, p.203.
3)http://www.aber.ac.uk/media/Documents/S4B/sem01.html



Autor:
S. Zimeri


__________________
\" Suksesi ka shumė prindėr, kurse dėshtimi ėshtė jetim\"
Jusuf Zimeri Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante
 


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 02:37.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.