Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
User Name
Password
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 13-04-04, 12:46   #1
Anonymous
Guest
 
Posts: n/a
Default Investimet e huaja ne Kosove

Zhvillimet aktuale nė ekonominė e Kosovės, pėrfshirė kėtu bllokimin e procesit tė privatizimit apo mosndryshimin e politikave fiskale, kanė bėrė pėrfundimisht tė qartė nevojėn e vlerėsimit tė njėmendėt tė arsyeshmėrisė sė rrugės qė po ndjekim

Vite mė parė, kur Kosova gjendej nė tmerret e luftės, kudo nė botė e veēanėrisht nė Evropė ndjehej njė simpati dhe solidarizim me viktimat kosovare. Fillimisht, pamjet e tmerrit qė ēdo ditė e mė shumė mbushnin faqet e mediave botėrore, botoheshin me komente redaksionale jo edhe aq korrekte. Por, angazhimi i diasporės shqiptare, reagimet e tyre dhe puna intenzive e mediave kosovare, sidomos nė publikimin e informatave pėrmes internetit, bėnė qė e vėrteta tė depėrtojė edhe deri te qarqet mediale mė skeptike tė asaj kohe. Megjithatė, pėrfundimi i luftės shėnon edhe fillimin e fundit tė solidaritetit ndėrkombėtar me kosovarėt. Bile, nė rastet ekstreme, e gjithė ajo simpati e krijuar mė parė u shndėrrua nė njė aversion total ndaj shqiptarėve tė Kosovės. Raportimet e shpeshta pėr dhunėn dhe kriminalitetin e pasluftės nė Kosovė ndikuan dukshėm nė kėtė proces rishqyrtimi bindjesh, arsyet e tė cilit mes tjerash qėndrojnė edhe te mungesa e lobizmit, mungesa e paraqitjes sė denjė tė tė arriturave nė Kosovėn e pasluftės dhe nga mosekzistimi i strukturave tė mirėfillta institucionale nė Kosovė, tė cilat do tė bartnin mbi vete nė mėnyrė profesionale procesin e informimit publik nė Evropė dhe gjetiu. Kosovarėt ankohen sot se nuk e kanė kėtė mundėsi, duke i lėnė fajin mungesės sė kompetencave. Nė anėn tjetėr, fqinjėt si Serbia, vazhdojnė propagandėn e tyre me metodat e njėjta tė para- dhe tė gjatėluftės, por qė tani mė dukshėm fusin nė lojė kanalet diplomatike. Edhepse shumė nga raportimet mediale tė pasluftės pėr kah etika gazetareske mund tė quhen skandaloze, ato ia kanė dalur t’i shkaktojnė dėme tė rėnda imazhit tė Kosovės nė botė. Raportimet e kėtij lloji pasqyrojnė Kosovėn si “njė shoqėri qė nuk njeh organizim institucional, por vetėm atė fisnor e klanor”, apo ato shkojnė edhe mė larg, duke cilėsuar Kosovėn si njė “trupth tė huaj nė qytetėrimin evropian”. Fatkeqėsisht, si rezultat i kėsaj, sot kemi ndėrkombėtarisht njė pamje tė shėmtuar tė imazhit tė pėrgjithshėm tė Kosovės.

Dėmi ndaj imazhit ekonomik
As pėr imazhin ekonomik, punėt nuk qėndrojnė mė mirė. Kjo nga fakti se edhe ky ėshtė sė pari i lidhur me klimėn politike nė vend. Sė dyti, klima investive nė Kosovė, deshtėm apo s’deshtėm ta njohim kėtė fakt, nuk ėshtė e kėnaqshme. Mungon siguria juridike, politika fiskale ėshtė e disfavorshme, ndėrsa bllokimi i procesit tė privatizimit i ka shkaktuar gadi poaq dėme imazhit ekonomik tė Kosovės sa edhe ndoshta vetė periudha e shkatėrrimeve sistematike e para- dhe gjatėluftės. Edhe me rifillimin e kėtij procesi gjėrat nuk mund tė ndryshojnė brenda natės, ngase dėmi vetėm se ėshtė shkaktuar: edhe ata pak investitorė tė huaj, qė kishin shfaqur interesim pėr pjesėmarrje eventuale nė kėtė proces, tashmė janė trėmbur. “Fajin pėr ngecjen e procesit tė privatizimit e bartni pjesėrisht edhe ju kosovarėt, nga paaftėsia pėr t’i ndryshuar gjėrat. Por, as BE-ja nuk ėshtė e pafajshme. Ajo gjen kohė tė reagojė edhe pėr deklaratat mė tė parėndėsishme politike nė Kosovė, por pėr gjėra tė rėndėsishme si procesi i privatizimit, preferon tė heshtė” – mė thoshte ditė mė parė njė investitor “i trėmbur” austriak.

Privatizimi ka nevojė pėr kapital nga jashtė
Evidente ėshtė se privatizimi do tė mund tė ketė sukses vetėm nėse nė tė pėrfshihen investitorėt nga jashtė. Tashmė dihet se ndėrmarrėsit kosovarė nuk kanė fuqi tė mjaftueshme ekonomike pėr t’u pėrballur me shumat qė do tė kėrkohen pėr shitjen e ndėrmarrjeve tė reja. Kėta gjithnjė e mė shumė po ballafaqohen me mungesėn e kapitalit tė freskėt, i cili nganjėherė ofrohet nga bankat vendore, por me kushte jashtėzakonisht tė pavolitshme. Ekziston droja se, si pasojė e mungesės sė mjeteve financiare, ndėrmarrėsit kosovarė pėr njė kohė tė shkurtėr mė nuk do tė jenė nė gjendje tė marrin pjesė nė procesin e privatizimit. Edhe ata ndėrmarrės qė tashmė janė pronarė tė ndėrmarrjeve tė privatizuara, pėr arsye tė njėjta nuk do tė kenė mundėsi t’i rimėkėmbin ato dhe tė sjellin nė treg produkte konkurruese. Rrugėdalja e vetme ėshtė tėrheqja e investimeve tė jashtme, tė cilėt jo vetėm se do tė sjellin kapital tė freskėt, por njėkohėsisht do tė bėjnė edhe transferin e teknologjisė dhe tė know – how.

Betejat mediale
Por, si t’i bėjmė investitorėt e huaj qė tė sjellin kapitalin e vet nė Kosovė? Mediat e specializuara pėr ekonomi dhe investime, sot mė shumė se kurdoherė mė parė kanė ndikim nė vendimet e investitorėve potencialė. Ndėrsa, pėrvojat tregojnė se nė kėto media nuk publikohen as informata bazė pėr gjendjen e sotme tė ekonomisė kosovare dhe pėr mundėsitė e pėrparėsitė e investimeve nė Kosovė. Investitorėt potencial bindjet e veta pėr kėto mundėsi i krijojnė fillimisht nga raportet e shkrimet, qė botohen nė ato media. Pastaj, nėse kanė interes, ata vėjnė kontaktet e para me organizatat kompetente pėr t’u informuar lidhur me kushtet dhe rrugėt mė tė pėrshtatshme e mė tė sigurta pėr tė investuar. Andaj, betejat pėr tė orientuar kapitalin e huaj kah Kosova duhet tė zhvillohen sė pari nė faqet e mediave me renome ndėrkombėtare. Aty duhet tė fillohet me pėrmirėsimin e imazhit ekonomik tė Kosovės. Por, strategjitė pėr kėto beteja duhet t’i besohen profesionistėve qė njohin mentalitetin e vendeve-caqe tė lobizmit dhe identifikojnė qasjen mė efikase pėr kėtė. Njė ėshtė e sigurtė: pa pėrmirėsimin e imazhit ekononomik tė Kosovės nė botė, vėshtirė se mund tė presim “vėrshim” tė kapitalit tė huaj, e pa kaptial tė huaj vėshtirė se do tė ketė zhvillim tė mirėfilltė ekonomik. Falė ekzistimit tė strukturave profesionale jashtė atdheut, potencialet kosovare pėr stimulime tė kėtilla janė tė bollshme. E tėra ēka duhet bėrė ėshtė tė mobilizohen kėto potenciale dhe tė orientohen veprimet me njė cak tė vetėm – zhvillimin ekonomik tė vendit. E pėr kėtė mobilizim Qeverisė sė Kosovės dhe ministrive tė saj sigurisht se nuk i mungojnė kompetencat.

Vendet nė tranzicion dhe ato kandidate pėr integrim nė BE kanė identifikuar qysh moti pėrparėsitė e kampanjave pėr pėrmirėsimin e imazhit tė ekonomisė. Ato tashmė derdhin nga buxhetet e tyre shuma milionėshe pėr kėto qėllime, ngase tė investosh nė kampanja te kėtilla ėshtė njėsoj si tė investosh nė letra me vlerė, qė pėr njė kohė tė shkurtėr me siguri tė qindpėrqindtė do tė sjellin tė ardhura shumė tė majme pėr ekonominė e vendit.

ECIKS

Ky shkrim i ECIKS ėshtė botuar edhe nė gazetėn "Koha Ditore" tė datės 04 shkurt 2004.


  Reply With Quote
Nyje Interesante
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 07:51.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.