Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
User Name
Password
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 07-02-05, 06:38   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default SHKRIMTARET SHQIPTAR

At Gjergj Fishta

Nga jeta dhe vepra e autorit (1871-1940)


I pari shkrimtar shqiptar i propozuar pėr ēmim nobel, prozator, poet, pėrkthyes. "Militant i letėrsisė shqipe"[/b] - cilėsuar nga Lasgush Poradeci. "Poet kombėtar i shqitarėve" - Eqerem Ēabej.
Mė 1913 botoi librin "Mrizi i Zanave" dhe pas 35 vjet pune, mė 1937 nxorri "Lahuta e Malcis", njė vėllim prej 17 000 vargjesh, qė u cilėsua si Iliada shqiptare ose Bibla e lėvruesve tė shqipes.
Ishte kryetar i kongresit tė Manastirit dhe propozimi i tij fitoi nė unifikimin e alfabetit tė gjuhės shqipe. Nė tetor 1913 nxjerr revistėn "Hylli i drites", ndėrsa mė 23 tetor 1913 shpalos flamurin kombėtar nė kishėn e Shkodrės, duke e lidhur atė me drita me xhaminė, pėr tė treguar unitetin mes shqiptarėve. Gjergj Fishta mori shumė medalje tė ndryshme nga populli i Shkodrės, i Beratit, mbreti i Austrisė, nga Greqia dhe Turqia.


Gjuha shqype
Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli fllad i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjįma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu į' gjuha e jonė shqyptare.

Ah! po; į' e ambėl fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.

Nė gjuhė shqype nanat tona
shi prej djepit na kanė thįnun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhįnun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalė mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' mį para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mį s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė k'ta pėr dhé t'Parvet.

Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xśni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kenė ndera e trimnive.

Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr té gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
N'per gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!

Gjendja historike e vjetit 1858 dhe plani i poemit.

Turqija nisė tė ligėshtohet. Popujt e Ballkanit i dalin doret. Shqiptarėt zgjohen: mendojnė edhe ata tė fitojnė lirinė. Ndeshen me nji anmik tjetėr. Knjaz Nikolla i Malit tė Zi synon tė shtijė nė dorė pjesėn veriore tė Shqipnisė, i nzitun dhe i mėsuem nga Cari i Rusisė. Ky i shkruen nji letėr tanė dredhģ e pėrkėdhelje Krajl Nikollės : i premton bukė e fishekė, mjaft qė mos ta ląjė Turkun tė qetė. Letrėn ia ep lajmėtarit ( kasnecit ) tė vet, i cili mbas nji udhėtimi tė gjatė, kapet nė Cetinė, ku edhe dorėzon shkresėn. Knjazi e kėndon me vėmendje. Menjiherė ēon e thėrret serdarin e Vasoviq-it, Vulo Radoviq-in. Mbasi e merr me tė mirė e ngarkon tė formojė nji ēetė cubash dhe me ta tė biejė nė Vraninė, pėr tė plaēkitė e pėr tė vrą.

Ndihmņ, Zot, si m’kč ndihmue!
Pesėqind vjet kishin kalue
Ēėse tė buk'rėn ketė Shqipni
Turku e mbate nė robnģ,
krejt tu' e lą t' mjerėn nė gjak, 5
frymėn tue ia xanun njak,
e as tu' e lanė, jo, dritė me pą:
kurr tė keqen pa ia dą:
rrihe e mos e lčn me kją:
me iu dhimbtė, po, minit n' murė, 10
me iu dhimbtė gjarpnit nėn gurė!
Veē si 'i dčm, vu n' lavėr spari,
qi, ka' e vret zgjedha e kulari
kah nuk bąn m'e thekė strumb'llari,
s'ndigjon me tėrhjekun m'pluer: 15
e tue dhanė kryq e terthuer,
tu' i dhanė bulkut shum mėrzģ,
me u vu s' ryset pėr hullģ
e as me shoq ai pendė me shkue:
kėshtu Shqiptarėt, tė cilt mėsue 20
s'i'n me ndejė rob nėn zgjedhė t'huej,
pagė e t'dheta me i lą kujė:
por tė lirė me shkue ata motin,
veē mbi vedi tue njohtė Zotin,
e as kurrkujė n' kėto troje t' veta 25
mos me i bą kurr tungjatjeta,
n'braz me Turk kurr nuk kanė rą
e as kurr pushkėn s' ia kanė dą;
por t'janė grģ me tč e t'janė vrą,
si me kenė tu' u vrą me Shkją 30
E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligėshtue,
e nisė pat m' iu thy' atij hovi,
m' qafė pėrditė tu' i mbetė Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, 35
zunė me i dalė dore Sulltanit,
nisė Shqiptarėt kanė me u mendue,
si Shqipninė me e skapullue
zgjedhet t' Turkut : qi si motit
n' ato kohėt e Gjergj Kastriotit, 40
krejtė e lirė kjo t'ishte, e askujė
n'daē t'jetė Krajl a Mbret i huej,
me i bą kurr mą tungjatjeta,
kurr me i lą mą pagė e t'dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisė, 45
si fletė Engj'lli t'Perendisė,
si ajo flaka e rr'fesė zhgjetare,
me u suvalė prap n'tokė shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gėrxhelģ: 50
gėrxhelģ, por belaēģ:
na dyndė top, na dyndė ushtrģ
edhe del e bjen n'Shqipnģ,
pėr me shtrue kėto bjeshkė e vėrrģ,
shka merr Drinin pėr s'tė gjatit 55
der' n' Kalą tė Rozafatit,
ku ai me ngulė do' «trobojnicėn»,
do' m' ia vu Shkodrės «kapicėn»:
me bą Shkodrėn Karadak,
mbasi 'i herė ta kisht' lą n'gjak! 60
Ka ndejė Turku e kėqyrė haru,
pika-pika lotėt tu'i shkue,
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollėn muhasere! 65
Bąjnė shtatė Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zģ

Cicmic me Ēāshtjen Kombėtare Shqiptare
Kjo lojė āsht adaptue pėr Cyberspace simbas modelit tė nji loje tradicionale shqiptare, qi āsht luejtė ktynehere motit nėpėr odat kreshnike shqiptare. Siē mirret vesht nga burime tė sigurta historiografike kombėtare (tė afėrta me odat) nė odėn tradicionale shqiptare - pėrveē qi āsht pleqnue e kuvźndue pėr ēāshtje tė rānda e qi āsht kėndue me lahutė e ēifteli trimnia e kreshnikvet e qi āsht mrehė m'unuer ndo'i tagan a lye ndo'i ēark breshane - āsht luejtė edhe cicmic e hane. Me kalimin e kohės e me modernizimin e vźndit āsht ndie nevoja pėr adaptimin e kėtyne dokeve tradicionale nė kushtet e zhvillimit tė shpejtuem industrialist e postmodernist.

Sfondi i Cyber Cicmicit, si lojė strategjike, āsht ēāshtja e pazgidhun kombėtare e shqiptarvet nė pėrgjithėsi, gjegjėsisht, ajo e Kosovės nė veēanti. Cyber Cicmici ka 5 nivele tė vėshtirsisė: 1) Autonomia kulturore, 2) Statusi special, 3) Republika federative, 4) Shteti i pamvarun, 5) Bashkimi i tāna trojeve. Mundet me u zgedhė edhe niveli Le t'del, ku t'del, dmth. "random", i cili besoj me pasė kźnė, ma i shpeshti nė ndėrmarrjet e sfondit tė lojės.

Pėr fillestarė rekomandohet me ia nisė prej niveleve mā t'lehta - se me i'u veskė me'iherė tė pestit ka mundėsi me hupė si qeni e qebesa edhe me na qitė fare krejt. Pėr lojtarė tė ideologjizuem rekomandohet me i ruejtė gurėt e vet (me ngjyrė tė bardhė) pa marrė parasysh qi ndonjźni prej tyne e ka emnin Brahim ose Hashim e mundet kėsisoji me zgjue asociacione qi āsht fjala pėr 'far gurit, qi mā shum bān sherr, se qi kryen punė: Cicmici āsht lojė strategjike, ku duhet me u shfrytėzue tānė gurt, qi janė nė dispozicion. Pra: krejt guralecat e bardhė janė nė shėrbim tė ēāshtjes, emnat janė zgedhė rastėsisht e ēdo pėrgjasim me personalitete e fenomene reale āsht krejtėsisht i rastit e ka ndodhė pa ndo'i qėllim tė caktuem.

ANALIZŹ

Kėmbėngulja me tė cilėn vazhdohet tė insistohet nė drejtim tė ruajtjes sė shtrėmbėrimit tė tė vėrtetave historike por nė mėnyrė mė tė sofistikuar, qė tė duket sa mė i besueshėm shtrėmbėrimi, parimisht mė revolton shumė. Shtysė qė t'a trajtoj problemin siē do t'a shihni nė vazhdim, u bė pohimi i njė personaliteti tė mirėfilltė nė fushėn e studimeve shoqėrore i cili sė fundi ishte pozicionuar duke thėnė pak a shumė ... mos t'i shkojė nė mėndje njeriu tė shajė personalitetet e shquara tė letėrsisė tonė se do tė nxjerr nė dritė disa letra tė Fishtės ku ai i shan toskėt ... .
Ky pohim kėrcėnues, i bėrė pikėrisht nga ana e njė studiuesi, i lidhur me pohime e konsiderata tė sė njejtės natyrė tė bėra nga njerėz me vlera tejet tė diskutueshme niveli kulturor, (pavarėsisht nga titujt edhe gradat shkencore qė mbajnė), mė bėjnė tė mendoj se kemi tė bėjmė me njė sindromė e jo mė me ēfaqje simptomatike. E sindromat, po nuk u trajtuan, ēojnė drejtė sėmundjesh tė thella e dėndur edhe tė pashėrueshme.
Hyjmė tashti nė temėn e mirėfilltė : cili shqetėsimi kryesor imi ? Patėr Gjergj Fishta, shkrimtari i anatemuar pėrgjatė diktaturės komuniste, nuk ka qenė as grek, as serb e as kamerunas. Ai ka qenė shqiptar dhe veprat e Tija kanė qenė vepra tė njė shqiptari tė flaktė. Nga ana tjetėr shtroj pyetjen : a ka person tė pėrkryer dhe pa gabime nė jetė ? Si tha Krishti kur qe fjala tė goditej me gurė gruaja e pėrdalė ? “Le t'a hedhė gurin e parė ai qė ėsht'i pa mėkatė “ . (E doemos askush nuk guxoi t'a godiste mjeranen). Prandaj si tė gjithė njerėzit e gjallė, para Fishtės si edhe mbas Tij derisa tė shuhet bota, gjithsecili kanė bėrė gabime si edhe faje e do tė vazhdojnė tė bėjnė tė tilla. E me qė Fishta paska edhe anė tė errėta pėrgjatė jetės sė Tij, fjalė ėshtė kjo tė kėrcėnojmė se do t'i bėjmė publike ato nė qoftė se kritikohen personalitete tė shquara tė letėrsisė tonė ? Ėshtė fakt i pamohueshėm se vetėm atje ku ka shumė dritė mund tė qėmtohen edhe hije ! Kujt ėsht'i zhytur nė errėsirė nuk i shquhen hijet, por ama as dritė ai nuk ka ! E pra pa dashur t'u themi atyre qė kėrcėnojnė t'a hedhin shikimin prapa e t'a shikojnė udhėn e pėrshkuar nga ata vetė duke u krahasuar me Patėr Gjergj Fishtėn e t'a gjykojnė veten e tyre, por vetėm i ftoj tė mendohen mirė dhe t'a pyesin veten se kujt i shėrbejnė duke vepruar kėsisoji me njė personalitet shqiptar i cili ka fituar respekt e konsiderata ndėrkombėtare ? Ky kėrcėnim pėr t'i a hedhur nė fytyrė njė qėndrim tė gabuar njė personaliteti tė tillė, ėshtė qėndrim qė i ka hije vetėm njė kategorie shqiptarėsh : Piros Dimas-ve (ish Pirro Dhima) me shokė ! Nga ana tjetėr problemi, nė themel, nuk ėshtė as tė fshihen e tė mbulohen fakte e bėma tė lidhura me jetėn e cilitdo, por kryesorja ėshtė kėto tė studjohen e tė analizohen lidhur me kohėn si edhe rrethanat kur u pėrjetuan. Por ama nė asnjė mėnyrė tė mos trajtohen si kėrcėnime . Ky, po, ėshtė faj dhe faj i rėndė !
Personalitete poliedrike pėrmasash si ai i Patėr Gjergj Fishtės, pėr qėllime pragmatiste politike tė caktuara, u anatemuan pėrgjatė gjithė periudhės diktatoriale pa i u njohur atyre asnjė meritė qoftė kombėtare, artistike apo qoftė edhe shkencore. I zi u etiketua Patėr Gjergji dhe u luftua si i tillė. As qė pranohej tė shquhej njė e mirė sado e vogėl tek Ai ! Dhe e keqja mė e madhe qe se pėr t'a mbėshtetur kėtė qėndrim lloj, lloj shtrembėrimesh u sajuan rreth Tij si edhe veprės Tij ! Kjo qe njė taktikė, njė direktivė partie. E njejta gjė u bė me figurėn e Mustafa Merlika Krujės. Nuk i mohohet dot atij se qe bashkėnėnėshkrues i Aktit tė Pavarėsisė nė Vlorė. Pa as mė tė voglin dyshim Mustafa Merlika Kruja ishte gjuhėtari mė i shquar ndėr bashkėkohėsit e tij, por nė asnjė tekst tė botuar gjatė periudhės diktaturės s'ėshtė zėnė nė gojė ky fakt. Kurse, pėr interesa politike tė ngushta tė regjimit komunist, figura e Mustafa Krujės u etiketua vetėm si fashist e si kuizling, akuza edhe kėto vetė shumė tė diskutueshme ! Vazhdojmė me fizikantin Selaudin Toto tė cilit i qenė pushkatuar dy vėllezėrit si antimonarkistė, vetė qe internuar nga fashizmi italian e pastaj, kur pa asnjė faj dėnohet me vdekje dhe pushkatohet nga diktatura komuniste, dhunshėm i harrohet emri edhe si fizikant. Po ky nuk qe fizikant, dhe aq. Ishte nxėnės i shquar i tė madhit Enrico Fermi qė me kėmbėngulje desh t'a mbante nė grupin e asistentėve tė tij kurse Selaudin Totua nuk e pranoi karrierėn e shkėlqyer qė i hapej ... sepse desh tė vinte e t'i shėrbente Atdheut (qė ia hėngri kokėn).
I solla shėmbujt e mėsipėrm vetėm me vetėm qė tė sqaroj sadopak se sa e dėmshme ėshtė pėr interesat kombėtare t'i trajtojmė figurat e shquara tė kombit tonė nisur nga mllefe edhe pasjone qė nė themel kanė arsye politike e kėto pastaj mbėshteten nga njerėz tė pakarakter dhe qė ushqejnė cmira profesionale.
Vazhdojmė tashti me argumentin tonė tė fillimit, Patėr Gjergj Fishtėn. Pėrse u anatemua Patėr Gjergji nga diktatura ? Pėrse u bė e pamundura qė atij vigani tė kombit as mos t'i zihej nė gojė emri i Tij ?
Tė shumta ishin fajet qė ai mbarte mbi kurriz : sė pari, qe intelektual i shquar klerik. Nga ana tjetėr, ishte ai qė hodhi nė letėr nėpėrmjet vargjeve tė Lahutės Malcķs “Historin'e Shqipėrisė” nė marrėdhėnjet e saj me fqinjin tonė verior sllav duke trajtuar njė periudhė kohore qė nga 1858-ta e deri mė 1913 me frymėn e sė vėrtetės e duke e skalitur e nxjerrė nė pah shovinizmin serb ashtu siē ishte me tė gjitha atavizmat e tija antishqiptare. Si klerik ai domosdo ishte edhe antikomunist sepse e njihte mirė e me themel si ideologjķnė komuniste e gjithashtu edhe bindjet e skajėshme ateiste tė pėrkrahėsve tė saj. Patėr Gjergji pikėpamjet ateiste qė kishin filluar e pėrhapeshin nė Shqipėri mbas Luftės I-rė Botrore e deri nė vitet kur filloi Lufta e II-tė, i kish pėrcaktuar si “ Tė mishnuemt e ateizmit mā tė rafinuem t'Oksidentit e i egėrsķsė mā tė ftoftė t'Orientit “ . E me qė tė gjitha virtytet e Patėr Gjergjit duheshin kthyer nė faje tė tij , u pėrdor edhe helmi i mashtrimit djallėzor duke e akuzuar si antikombėtar e gjithashtu edhe si fashist.
Pėr hir tė sė vėrtetės, nė vijim, t'i hedhim njė sy fluturimthi pikave mė kulmore tė veprimtarisė patriotike tė Patėr Gjergjit, e pastaj japim edhe pėrgjigjet e mirėfillta.
I referohemi studiuesit tė madh arbėresh Gaetano Petrotta i cili ka pohuar : Fishta ėshtė ndėr tė parėt e mė tė mėdhenj atdhetarė tė cilėt nė kohėt mė tė vėshtira bėnė ēmos pėr t'a mbajtur gjallė lėvizjen kombėtare kundėr dhunės barbare tė qeverisė turke, kundėr lakmķsė dhelparake serbe dhe kundėr propagandės greke. Kudo qė ishte ēeshtja e Shqipėrisė, At Fishta gjėndej aty pranė e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinė e gjallė tė vetėn, zgjonte prej gjumit mė tė plogėshtit dhe mbante gjallė gjithmonė shpresėn e ardhmėrisė.
Duhet thėnė qė nė fillim se prof. Petrotta nuk i kishte tė pambėshtetura konsideratat e tija pėr At Gjergjin, por ishin veprat si edhe veprimtarķa e prelatit tė madh qė e ēuan studjuesin e madh arbėresh nė kėto pėrfundime. T'i shikojmė.
Pėr Patėr Gjergjin nuk kish tė ndalur pėrkushtimi atdhetar : kur e ardhmja e kombit tė Tij ishte e rrethuar nga njė mjegullnajė krejtėsisht e turbulltė edhe kur Bismarcku Shqipėrinė e shihte si “ njė shprehje gjeografike ” duke shtuar edhe “ ... shqiptarėt as gjuhė tė tyre tė shkruar nuk kanė … “ Ai e kuptoi se asnjė pėrpjekje pėr themelimin e shtetit shqiptar nuk mund tė kishte sukses nė qoftė se nuk hidheshin themelet e gjuhės shqipe tė shkruar. Sot, tė folurit edhe tė shkruarit shqip brėnda kufijve shqiptarė, duket si njė gjė krejtėsisht normale. Mirėpo duhet tė kthehemi nė vitet e para tė kapėrcyellit shekujve tė XIX-tė si edhe tė XX-tė (gjė tė cilėn ne nuk e konceptojmė dot sot), dhe tė pėrjetojmė atė qė e ka pėrcaktuar me njė pohim sa lakonik e gjithashtu kuptimplotė studjuesi i thellė i historisė dhe i gjuhės shqipe, Mustafa Merlika Kruja “ ... nėn sundimin tyrk, kur filluen me na u ēelė syt neve, shkrimi e kėndimi shqip pėrbānte nji delikt kundra shtetit. ”
E pra, nė ato kondita, kur pushtuesi otoman rrekej me ēdo mjet t'a pengonte popullin tonė mos t'a lakmonte pavarėsķnė e Shqipėrisė e gjithashtu mos t'i binte mbrapa lavrimit tė gjuhės shqipe qė e ka mbajtur gjithmonė nė kėmbė ndjesķnė e kombėsķsė, Patėr Gjergji me tė gjitha fuqķt'e Tija i luftoi kėto qėllime tė prapta t'armikut ! E tėrė veprimtarķa e Atė Fishtės kishte si shtysė idealin e mbarė jetės Tij qė qé Shqypnķa zojė n'védi mrenda kufījve ku flitet shqyp ! Dokumentim i kėtij pėrkushtimi ėshtė fakti se si nė bashkėpunim me atdhetarin e shquar, Abatin e Mirditės Imzot Prengė Doēin, si edhe tė mbėshtetur nga atdhetarėt e tjerė si Ndoc Nikaj, Pashk Bardhi, etj. nė vitin 1899 themeluan shoqėrinė letrare “ Bashkimi “ ku Imzot Fishta, duke qenė krahu i djathtė i Abatit, ishte anėtari mė aktiv. Pikėrisht alfabeti i gjuhės shqipe, i formuluar si alfabet shkencor, qe vepėr e shoqėrisė letrare Bashkimi e prandaj Patėr Gjergji, i cili ishte ndėr krijuesit e kėtij alfabeti, nė nėntorin e vitit 1908, duke i peshuar edhe drejtėpeshuar tė gjithė kėta faktorė, u bė njeri nga nismėtarėt e Kongresit tė Manastirit. Ai e shihte qartė se nuk kishte si tė bashkohej kombi ynė nė njė shtet tė mirėfilltė kur gjuha e tij shqipe tė shkruhej me “kirilicat” e Kirilit apo me “krrabat” osmane qė pėr mė se 500 vjet u kishin ngecur nė fyt shqiptarėve ! Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisķsė sė Alfabetit Shqip flet qartė pėr ndikimin e madh bindės qė ai pati ndėr pjesėmarrėsit e Kongresit dhe me ndikimin e personalitetit tė Tij alfabeti i shoqėrisė letrare Bashkimi , me shumė pak ndryshime, u shpall pastaj nga Kongresi i Manastirit si alfabeti zyrtar i gjuhės shqipe ! Pra, Patėr Gjergji, lojti rol kryesor duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e asaj kryeure qė lidhi Rilindjen tonė Kombėtare me Pavarėsinė e Shqipėrisė, nė atė kapėrcyell shekujsh !
Patriotizmi i Tij shquhet dukshėm edhe nė lidhje me dasķnė fetare tė cilėn fqinjėt shovinistė, (sė bashku me mungesėn e gjuhės sė shkruar), i konsideronin armė tė mprehta dhe prova evidente tė mosekzistencės njė kombi shqiptar. E pikėrisht pėr t'iu kundėrvėnė kėtyre insinuatave qė nė kancelerit'e Europės kishin zėnė vėnd, mė 1913-ėn, nė shėnjė revolte kundra Fuqive Ndėrkombėtare qė e mbanin tė pushtuar Shkodrėn, Patėr Gjergji do tė ngrinte Flamurin Shqiptar nė Kishėn e Gjuhadolit. E, nė shėnjė vėllazėrimi dhe solidarizimi mes muslimanėve dhe katolikėve, do tė lidhte me njė banderollė dritash Kishėn me minaren e Xhamisė sė Fushė Ēelės. Ēuan atėherė “qeveritarėt e huaj” dėrgatėn e tyre qė mes kėrcėnimesh frikėsuese urdhėruan uljen e flamurit por “Frati trim” me ironinė e Tij tė guximėshme i dėrgoi mesazhin e Tij sundimtarit tė Shkodrės, admiralit britanik Sir Cecil Borney ku mes tė tjerash i shkroi : “Flamuri jonė e ka pėr ndérė tė gjuhet prej topash t' huej” . Dhe admirali vėrtet qė nuk iu pėrgjigj letrės Atė Fishtės por ... as nuk dėrgoi forca t'ia ulnin flamurin !
Patėr Gjergji qe ai qė pohonte botėrisht :

Si t'kshtźnė, si muhamedan, / Shqypninė s'bashkut t'gjith e kan,
E prandej t'gjith do t'qindrojmė, / Do t'qindrojm'e do t'luftojmė,
Kem m'u bā kortarė-kortarė, / Priftėn, fretėn, hoxhallarė

Pėr Shqypnķ !
Pa le pastaj kur Patėr Gjergji derdhte mllefin e Tij tė skajshėm kundra gjith'atyre qė nuk punonin pėr tė patur njė Shqipėri tė fortė. U sulet prelati atyre me forcė qė luftėtarėt mė tė ashpėr do t'ia kishin zilķ e nuk ndalet as para mėkatit tė agresivitetit edhe ndaj vetė Perėndisė, e thotė :

O Perendi a ndjeve, / tradhtarėt na lane pa Atdhé.
E Ti rrin e gjuen me rrfé, / lisat n'pėr male kot !


Kurse kur vjen puna tek gjuha e Tij amtare, meshtįri patriot shkruan vargje qė pėr nga lirika e tyre mund tė quhen me plot gojėn tipike e nė vazhdim ata pėrfundojnė me njė dramaticitet tė pėrkryer, vėrtet shėmbullor :

Por Patėr Gjergji
aq sa ishte patriot i skajshėm, aq me takt dinte edhe tė shkruante. Homeri i kombit tonė, (siē e ka quajtur albanologu gjerman Maksimilian Lambertzi), nė vargjet e Lahutės Malcisė, nuk i lejoi vetes nė asnjė rast tė ēfaqeshin as armiqėsķtė klasore, as dasķtė e fiseve e aq mė pak ēfaqjet e fanatizmit. Ylli Polar i Tij qe : “Mā s'parit tė bāhej Shqypnija, mandej ajo tė zbukurohej e tė stolisej !” Pėr atė “Lahutė” tė pėrbėrė nga 30 kėngė tė gjata me kompleksivisht 16.838 vargje, tė cilat pėrshkohen nga hove dhe shpirt luftarak, e qė janė tė mbushura me burrnķ, njomėsķ si edhe limontķ njėheresh, Poeti punoi jo pak por 30 vite !
Vijmė tashti tek akuza e komunistėve se Patėr Gjergji qe antikombėtar.
Si provė e kėsaj fajėsķe janė paraqitur vargjet e Tija tek “Metamorphosis” e Ānzave tė Parnasit ku autori shprehet :

T'a dijė Shqypnija / Pra, e shekulli mbarė
Se mā mbas sodit / Un s'jam shqyptar.


Duke e gjykuar tashti akuzėn si edhe ata qė e mbėshtesnin akuzėn e tyre nė kėta vargje, mundėsķtė janė dy : ose keqdashje e skajėshme si pasojė e urrejtjes sė paprincip ndaj nji kollosi tė patriotizmit si edhe kulturės, ose injorancė aq e pakufķshme sa qė vetė Patėr Gjergji, Patėr Anton Harapi ose Baba Rexhebi me tė gjithė atė plejadė kollosėsh ... do t'i mėshironin ! Sa i takon keqdashjes, nuk kemi pse tė merremi me tė si edhe me bartėsit e saj, do tė qe kohė e humbur. Sa i takon padķjes sė tė gjithė atyre qė mendojnė se janė nė gjėndje t'a gjykojnė kollosin Fishtė duke i lexuar vargjet e Tija pa asnjė bazė pėrgatitjeje, e ndjej pėr detyrė t'u shpjegoj se nė “Metamorphosis” autori evokon ndėrrimet apo kuptimin e anasjelltė duke marrė si shėmbull kryeveprėn e poetit tė madh tė Romės lashtė, Ovidit. Kurse, shprehur pa krahasime simbolike, me ata vargje Poeti shpreh zemėrimin e Tij skajor dhe nxjerr mllefin e grumbulluar brėnda shpirtit tė Tij patriotik kundra bashkatdhetarėve shqiptarė tė kohės, dallkaukė e mjeranė ! E pėr t'ia paraqitur thjeshtė edhe qartė lexuesit vullnet-mirė idén'e Mjeshtrit Fishtė, aq sa i ka lartėsuar Ai virtytet e besės edhe burrnisė sė shqiptarit nė apoteozėn e Lahutės, po aq e ka fyer, tallur edhe poshtėruar nė Anzat e Parnasit vesin si edhe pėrēudnimin e virtyteve shqiptare nga ana e njerėzve tė pakarakter !
Akuza tjetėr, e propaganduar me harsh mes katėr erėrave nga diktatura komuniste, qe se Fishta ishte fashist sepse pranoi tė bėhej anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Italisė e domosdo duke u bėrė kėsisoji ithtįr i fashizmit, e miratoi pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste.
Argumentet pėr t'a hedhur poshtė kėtė akuzė janė tė shumėta. Mjafton qė lexuesi objektiv i kėtyre radhėve tė gjykojė me logjikė tė paanėshme faktet qė do tė paraqiten e pastaj, po deshi tė thellohet e tė qėmtojė mė thellė, tė tėra i gjen tė dokumentuara ndėr arkiva.
Qeveria fashiste italiane, me dekret mbretėror, e dekoroi Patėr Gjergjin me dekoratėn mė tė lartė qė akordonte ajo. Ky qe hapi i palės italiane pėr t'a heshtuar zėrin e fratit franēeskan i cili me vargjet e tija patriotike mbushte zemrat e shqiptarėve. Dhe reagimi i Patėr Gjergjit ndaj kėsaj fyerjeje qė i bėhej personalitetit tė tij n'aspektin patriotik, (siē e mendoi Ai), qe i menjėhershėm : E refuzoi t'a pranonte dekretin mbretėror duke u shprehur : Kjo dekoratė nuk āsht pėr mue !
Nė vijim Akademia Italiane, anėtarė tė sė cilės ishin personalitete nga mė tė shquarat nė botė, shumė edhe lauratė tė ēmimit Nobel, ngarkon Atė Agostino Gemellin, Rektorin e Universitetit tė Zemrės sė Krishtit nė Milano dhe mik i Patėr Gjergjit, tė merrej vesh me tė nė se Ai pranonte t'emėrohej anėtar i Akademisė. Dhe Atė Gjergji pranoi, ndonėse dekoratėn e fashizmit e ktheu mbrapsht. Ai pranoi sė pari, sepse njė pjesė e madhe e akademikėve ishin tė njohur si antifashistė duke filluar qė nga filozofi Benedetto Croce, kompozitori i famshėm Pietro Mascagni, Maestro Perosi, vetė Atė Agostino Gemelli e tė tjerė me radhė. Kurse nga ana tjetėr Ai u pohoi studentėve tė Tij e ndėrmjet tyre edhe Atė Danjel Gjeēajt qė e ka publikuar se “ ... kurkush nuk thotė se aj qi e pranon ēmimin Nobel u bā suedez ... e nė luftė s'pėvetė kush se ē'fabrike i ke armėt, por se si i ke pėrdorė ato ... un sot pėr sot si akademik mund vyej mā shum pėr Shqypni ... ” Edhe vetė Ati i Shėnjtė Papa Piusi i XII-tė, (i cili dihet se nuk qe fashist), gjatė pritjes qė i akordoi Patėr Gjergjit nė vitin 1940, mes tė tjerash i tha : “ ... Emnimi yt si akademik i Italisė āsht nji nderė pėr Fé edhe pėr Kombin t'ānd. ”
Vijmė tashti tek njė fakt tjetėr tejet kuptimplotė. Nga data 10 dhjetor 1940 Mjeshtri po pėrjetonte ditėt e spasme tė jetės Tij. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Gaspėr Thaēi, dhe Fishta i thotė :
“ Nuk po mė vjen keq se po des, mbasi tė gjithė atje do tė shkojmė, por po mė vjen e rāndė se tānė jetėn e kam shkri pėr tė pa nji Shqipni tė lirė e nė vedi, ndėrsa sot po e lā tė shkelun prej ushtrive tė hueja. ”
Edhe kur u varros, arkivoli i Patėr Gjergjit, simbas dėshirės Tij, u mbulua me flamurin kombėtar autentik tė Dedė Gjo' Lulit, flamur pa sopatat e Liktorit tė qindisura mbi tė, (tė cilat u hoqėn kur Mustafa Merlika Kruja e vuri kėtė si njerin nga kushtet e tija, kur pranoi tė formonte qeverinė e tij).
Mendoj se me tė gjitha kėto argumente, tė cilave studjuesi i mirėfilltė dhe pa komplekse politike mundet t'u gjejė edhe dokumentacionin mbėshtetės arkivor, hidhen poshtė tė gjitha akuzat ēpifėse edhe dashakeqe ndaj Poetit tonė Kombėtar, Patėr Gjergj Fishtės !
Para epilogut tė kėtij shkrimi, nuk mundem mos tė radhis pohimet e disa prej personaliteteve nga mė tė shquarat tė kombit tonė qė janė shprehur duke e vlerėsuar Atė Gjergjin dhe veprėn e Tij.
Profesor Eqrem Ēabej , pa asnjė mėdyshje ndėr studjuesit mė tė thellė tė gjuhės shqipe, ka pohuar nė njė kartolinė tė cilėn ia pat dėrguar Lasgush Poradecit : “ Lexova Lahutėn e Malcisė dhe u mahnita. Jam gati tė bėhem katolik pėr hir tė Fishtės . “
Profesor Kostaq Cipua na e ka pohuar nė klasė : “… tek vepra e Fishtės shkriheshin nė njė atdhedashuria me mjeshtrinė poetike . “ Profesor Cipua gjithashtu ėshtė shprehur me shkrim duke e quajtur Atė Gjergj Fishtėn, “ Patriarkun e letrave shqiptare .”
Sejfulla Malėshova ėshtė shprehur nė shtyp: “... mėndjes sė fuqishme tė Fishtės Shqipėria duhet t'ia dijė poezitė mė tė mira epike, lirike, dramatike . “
Hafėz Ali Korēa , klerik musliman dhe mėsues i gjuhės shqipe, shprehej lidhur me Atė Fishtėn : “ ... Me kėmbėnguljen e tij gjuha jonė e lashtė gjeti sintetizim tė shkruar … Nuk kam si t'a harroj me sa dashuri mė pėrqafoi dhe mė pėrgėzoi, (kur qemė takuar shumė vite mė vonė me Fishtėn), qė nė demonstratėn e madhe tė Korēės mė 1910 kundėr shkruarjes sė gjuhės shqipe me shkronja arabe, unė bekova shkronjat latine tė abecesė shqipe tė Kongresit Manastirit dhe thashė edhe njė lutje pėr to …”
Shkrimtari Petro Marko ka thėnė : “ Fishta ėshtė elefant i mbuluar nga pluhuri gjatė dekadave tė regjimit komunist . “
Poeti i i madh Lasgush Poradeci e ka pėrcaktuar Fishtėn “ shkėmb i shpirtit shqiptar – Vigan i Kombit . “
Vijmė tashti edhe tek epilogu i kėtyre radhėve.
Analistėt e indoktrinuar mund tė qėmtojnė kalime nga shkrime ose epistolari i Patėr Gjergjit ku Poeti i Madh tė jetė shprehur pa respekt kundra toskėve. Nuk e ve fare nė dyshim. Po studjuesi nė fjalė duhet atėhere tė bėjė edhe njė analizė “sasiore” ku tė verė nė ballancė sa herė ėshtė shprehur Atė Gjergji kundra gegėve e sa herė kundra toskėve. E vetėm kėsisoji analistit do t'i rezultojė se nė 90 % tė rasteve Patėr Gjergji ka kritikuar, sharė e shpotitur gegėt dhe mjedisin e tyre e vetėm 10 % toskėt. Dhe arėsyeja ėshtė evidente : sepse Gegėrķnė edhe gegėt Mjeshtri i njihte me rrėnj'e me themel ! Prandaj jo pa qėllim, nga morķa e personaliteteve shqiptare si edhe tė huaja qė janė shprehur me vlerėsime dhe respekt sipėror ndaj Personit si edhe veprės Patėr Gjergjit, radhita vetėm pozicionimin e figurave tė shquara nga Toskėria tė kombit tonė !
Mbas kėsaj analize dhe ballafaqimi faktesh historike, vėrtet e ndjej veten dishka tė lehtėsuar, por prap me kokė ulur dhe i dėshpėruar i mbyll kėto radhė dhe shtroj pyetjen : pėrse duhet kėrcėnuar se po u mundua njeri tė kritikojė shkrimtarė tanė tė shquar qė shkėlqimin e morėn me veprat e tyre gjatė periudhės Realizmit Socialist, me vrap do t'u kundėrvihen e t'a kritikojnė viganin Fishtė? Pse, frika e nxjerrjes nė dritė tė hijeve tė kollosit Fishtė duhet t'ua evidentojė dritėn, qė eventualisht kanė, ata shkrimtarė e t'ua fshehė hijet e tyre? Jo zotėrinj. E vėrteta historike kėrkon qė drita dhe hijet e secilit jo vetėm tė nxirren nė shesh por edhe tė krahasohen. Ky i vetmi kriter simbas tė cilit do tė shquhet kush ėshtė titan e kush pigmé.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 07-02-05, 08:32   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

AT ANTON HARAPI

Nė shkrimin e sotėm rikthehemi nė kohė pėr tė kujtuar edhe njėherė kush ishte miku i madh i Ēerēiz Topullit, Fan Nolit, Gjergj Fishtės, Luigj Gurakuqit, kush ishte frati 25-vjeēar, qė ndihmonte malėsorėt e Dukagjinit tė shpėtonin nga kolera.

Emri dhe vepra martire e At Anton Harapit nuk ėshtė futur ende nė fazėn e kanonizimit, qė Selia e Shenjtė nė Vatikan aplikon pėr meshtarėt e Krishtit. Kjo gjė ka bėrė qė shumė njerėz, qė e njohin mirė veprimtarinė atdhetare, publicistike dhe fetare tė padėr Anton Harapit tė shqetėsohen dhe tė rizbulojnė vlerat e harruara tė tij. Pėr Kapinovėn, ai ėshtė: ushtari besnik i Urdhrit tė Shėn Franēeskut, qė me sandale dhe varfėri qėndroi pranė dhe mes popullit tė vet, ku gjithnjė pėr tė Shqipnia ishte NJĖ. U privua nga kjo e drejtė e merituar (Kanonizmi), pikėrisht franēeskani i pėrvujtė, qė u pushkatua barbarisht me fjalėt e Krishtit nė gojė: Fali o Zot se nuk dijnė ē’ka bajnė, Rrnoft Krishti Mbret!, Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!

Me sa di unė, Komisioni i Rishqyrtimit tė Aktit tė Martirizimit tė Klerikėve Katolikė nė kohėn e masakrave tė komunizmit (sikurse nė tė gjithė vendet diktatoriale dhe komuniste tė ish-Evropės Lindore) nga Vatikani, ka kėrkuar prej Konferences Ipeshkvnore tė Kishės Katolike nė Shqipėri dokumentet (tė marra nga Arkivi Qendror i Shtetit, aktet e gjyqeve), dėshmi me deklarata autentike nga persona qė dėshmojnė vėrtetėsinė e faktit tė kėrkuar, dhe jo tė paragjykohet nga gjyqi i dytė shqiptar etj. Komisioni apo individė, kushdoqoftė, duhet t’i ketė parė pikturat ose arkivat, qė i kushtohen pushkatimit tė klerikėve katolikė, njė prej tė cilėve ėshtė edhe At Anton Harapi. Frati i pushkatuar e i anatemuar pa mėshirė, ka nevojė qė tė qitet nė shesh me dokumente autentike dhe jo tė marrė tė gatshme nga zyrat e ekzekutorėve etėrit dhe bijtė e tė cilėve ende drejtojnė Shqipėrinė dhe ende nuk kanė bėrė 'mia culpa' pėr krimet qė kanė bėrė kundėr njerėzimit dhe popullit tė vet. Veprimi i njėanshėm dhe me tendenca diskriminuese qė kanė pėrdorur sot servilėt e sistemit qofshin kėto dhe me petk meshtarak ėshtė njė shkelje ndaj martirėve tė krishtėrimit qė e kanė derdhur gjakun e tyre pėr ungjillizimin e popullit dhe dashurinė e besimtarėve shqiptarė.

Ai lindi nė Shirokė tė Shkodrės mė 5 janar 1888.
I biri i Loros dhe i Ēiles, shtoi gėzimin e familjes, qė jetonte buzė valėve tė Liqenit piktoresk. Babai merrej me peshkim, tė cilin e kishte traditė. Nė fėmijėri, bashkėmoshatarėt e thėrrisnin Gaspėr, sepse ishte i pagėzuar me kėtė emėr. Qė nė moshė tė re hyri nė Kolegjin e Jezuitėve dhe mė pas nė Kolegjin Franēeskan. Rezultatet e larta nė shkollė i mundėsuan adoleshentit tė menēur, tė vijojė studimet e larta nė disa qytete tė rėndėsishme tė Austrisė, qė njihen si metropole tė rrezatimit tė kulturės sė lashtė e bashkėkohore botėrore. Kėtu rregullisht studioi nė Villach tė Tirolit, Salezburg dhe Shvarc pėr degėn adhuruese tė tij, teologji. Ai ishte njė enciklopedi qė ecte me dy kėmbė, mbasi preferonte shumė tė ishte nė kontakt me bibliotekat, si njė frekuentues shumė i rregullt dhe i azhornuar me tė gjithė median e huaj evropiane qė vinte nė kėtė bibliotekė.

Nė vitin 1910, At Antoni kthehet nė Shqipėri dhe shugurohet meshtar, duke qenė deri nė flijim meshtar besnik i zhgunit tė Shėn Franēeskut e popullit qė e donte dhe e respektonte me veneracion. Ai punon si mėsues nė Kolegjin e Fretėnve, ku kishte mėsuar qysh i vogėl. Gjatė tetorit tė vitit 1912 deri nė prill 1913 (vite tė trazimeve tė mėdha tė Luftės sė Parė Botėrore), i pėrkushtohet shėrbesave fetare nė kishėn Zoja Rruzare, nė Arrėn e Madhe, nė Shkodėr, ku ishte edhe Kuvendi Franēeskan. Nė kėtė lagje u njoh dhe u ballafaqua me varfėrinė e tejskajshme, tė cilėn e pėrjetonte vetė, mes banorėve pa dallim feje. Viti 1916, pėr banorėt malėsorė tė Dukagjinit, ishte njė vit i vėshtirė, vit i sėmundjes epidemike tė kolerės, ku njerėzit, njeri pas tjetrit, vdisnin dhe askush nuk u gjendej pranė nga frika e lėngatės. Por meshtari karizmatik, me shpirt tė pastėr fisniku, u gjend si shėrbėtor pranė tyre, pėr t’i ngushėlluar dhe ndihmuar.

Frati 25-vjeēar, me ndjenja tė holla tė humanizmit, ecte nė kėmbė, nėpėr katunde tė thella e tė ashpra malore, nė tė gjitha shtėpitė e bjeshkėve tė thepisura tė Dukagjinit (Malėsia e Mbishkodrės), pėr tė shpėtuar nga vdekja e sigurtė malėsorėt, duke i ndihmuar drejtpėrdrejt nga ana profilaktike kundėr kolerės, qė kishte pėrpirė miliona jetė njerėzish nėpėr botė... Ai, pėrherė mendonte e vepronte nėn shembullin e idealeve, qė i kishte si pika referimi, se ...njerin e ban shpirti dhe ndergjegja, e paraqet sjellja, e vlerson puna; apostullin e rrit ideali, qendresa e guximit; bamirsin e krijon zemer-gjansija e vetmohimi. Para plumbit, qi e rrzoi perdhe, shqiptoi pa za: Lumin e ep deka kunoren e ven varri, shkruan nė parathanien e veprės Andra e Pretashit, studiuesi i afėrt i tij, Gjin Duka (alias At Daniel Gjeēaj)...

Nė kohėn e turbullirave politike,
midis tė cilave ishte mbėrthyer kontinenti i Evropės, Fuqitė e Mėdha, hartonin harta tė reja, ku, pa tė drejtė, Shqipėrisė sė vogėl gjeografikisht, i cungoheshin arbitrarisht, njėra pas tjetrės disa treva tė trungut amė. A mund tė heshtte frati i urtė, pėrballė kėsaj masakre, qė u bėhej ditėn pėr diell tokave shqiptare!? Normalisht, qė jo. I veshur me zhgun, me nismėn e vet, organizon menjėherė tre bajrakė, si: Gruda, Hoti e Triepshi dhe pėrmes tyre, i dorėzon Memorandumin e pėrgatitur nga ai vetė nė vitin 1918, komandantit francez nė Shkodėr (asokohe nė Shkodėr, kishin zyrėn e tyre konsullore 7 pėrfaqėsi tė huaja). Nė bashkėpunim me liberatorin e madh Luigj Gurakuqin dhe Poetin Nacional At Gjergj Fishta, OFM harton njė peticion, tė nėnshkruar nga 200 pėrfaqėsues tė tre bajrakėve, drejtuar pėrkatėsisht Konferencės sė Paqes nė Paris, ministrave tė Jashtėm tė SHBA-sė, Anglisė, Francės dhe Italisė.
Nė pėrkrahje tė bisedimeve diplomatike, pėrfaqėsuesit e Grudės, Hotit e Triepshit nė Shkodėr, organizuan demonstratėn tek Ura e Maxharrit, duke brohoritur: Hot e Grud kekan betue Pa gjak malet mos me i l’shue... Frati ynė, kishte moq e dashamirė, duke bashkėpunuar ngushtė me At Marin Sirdanin, At Shtjefen Kryeziu Gjeēovin, Ēerēiz Topullin, Isa Boletinin, Fan Stilian Nolin, At Gjergj Fishtėn, Imzot Vinēenc Prenushin, At Donat Kurtin, dr. At Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen, Hilė Mosin, Mehmet Shpendin, etj., nė Jug e Veri tė Shqipėrisė. Populli i Shkodrės, kurrė s’do ta harrojė pėrshėndetjen e fundit tė titulluar: Dy lotėt e nji betimi, si shembull i oratorisė klasike shqipe, nė pėrcjelljen e eshtrave tė martirėve nacionalė Mustafė Qullit dhe Ēerēiz Topullit, shtrėnguan duart nė shenjė betimi nacional: Pėr nji Shqipni tė bashkueme e tė lidhun me idealin e herojve.

Viti 1920, mbetėt pėr meshtarin e Shėn Franēeskut, kohė e ingranimit me lėvizjen atdhetare shqiptare, nė kushte e rrethana tė reja, falė energjive tė pashtershme tė prelatit, mori njė shtytje dhe organizim tė ri. Mė 1921-1924, bėhet drejtues i grupit tė njohur atdhetar Ora e Maleve, sė bashku me poetin e njohur At Gjergj Fishtėn (1870-1940), demokratin liberator Luigj Gurakuqin, Dom Lazėr Shantojėn, duke qenė njėkohėsisht themelues, drejtues e botues i aftė i fletores Ora e Maleve, qė rregullisht filloi tė nxirrte grupi nė fjalė. Pėr mė tepėr, liberatorit tė madh Luigj Gurakuqi, i pėrkushton veprėn e vet tė titulluar: Andra e Pretashit, ku shkruhet: Luigj Gurakuqit - burrit vėrtetė burrė. Mė 1924, u zhvilluan zgjedhjet e para nė Shqipėri, ku gjendet mes opozitės sė kohės pėrkrah Gurakuqit, Fishtės, Bajram Currit, At Benardin Palaj, Nolit etj., qė ishin pararoja e kėsaj lėvizjeje, duke sjellė njė mendim tė epėrm e veprim mė tė pėrshpejtuar racional pėr nacionin shqiptar.
Pas rrėzimit tė Qeverisė sė Nolit, pėr shkaqe, qė tashmė dihen mirė, sikurse shumė tė tjerė, frati demokrat arrestohet 3 herė dhe burgoset sė bashku me At Benardin Palaj e mė vėllezėr tė tjerė nė Krishtin tė Urdhėrit tė Shėn Franēeskut, mbasi kishin pėrkrahur alternativėn e demokracisė liberale tė popullit, Pėr njė Shqipni t’Lir e t’Perparueme. Mbasi lirohet nga burgu, me vendosmėri vijon pa ndėrprerje misionin e shenjtė, duke predikuar doktriminėn e krishterė. Si i Dėrguari i Franēeskanėve tė Veriut, i kėrkon Qeverisė sė Tiranės haptazi: Flamurin Kuq e Zi, Gjuhėn Nacionale, Lirin e Pavarsin e plot t’popullit. Edhe pse kishte detyren e rėndėsishme tė Provincialit, nuk e shkėpuste pėr asnjė ēast veprimtarinė adhuruese atdhetare.

Mė 1933, ishte drejtues i Kolegjit Franēeskan (Rektor), drejtor i Liceut Illyricum dhe pedagog nė Shkollėn Normale Femrore tė Motrave Stigmatine nė qytetin e Shkodrės (Gjuhadol). Nė harkun kohor tė viteve 1930-1936, ėshtė drejtori i sė pėrkohshmes prestigjioze revistės sė mirėnjohur nė Ballkan Hylli i Dritės (Botuar pėr herė tė parė mė 1913), bashkėdrejtues i gazetės Posta e Shqypnisė, revistės fetaro-kulturore Zani i Shna Ndout.

Me pendėn e fuqishme nė fushėn e letrave shqipe Frati, krahas pėrkushtimit fetar dhe vlerave tė ēmueshme sociale tė komunitetit, dallon me po atė madhėshti nė filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikė dhe letėrsi artistike. Homelitė e kėndshme, qė mbajnė peshėn e fjalėve frymėzuese tė At Antonit, si vlerė autentike zbukurojnė letėrsinė e pasur fetare tė traditės gegė, ku, nė tėrėsi, kulmoi erudicioni esencial plot elokuencė elegante e me njė diksion tė qartė. Nė mėnyrė tė rregullt, ndiqte rrymat e letėrsisė botėrore, lexonte nė origjinal autorėt e famshėm tė pedagogjisė moderne tė kohės, si: Pestaloc, Hergert, Frobel, Herbart, Forster etj. Midis librave dhe pėrherė pranė librave, mendonte se mendja e tij dhe e ēdo njeriu, nė pėrgjithėsi, duke lexuar bėn njė gjimnastikė tė mirė, sepse zgjeron dritaret e diturisė njerėzore, tė cilat pėrherė duhet tė jenė tė interesuara, pėr tė lejuar depėrtimin e njohurive tė reja bashkėkohore. Shpesh At Antoni porosiste: Gjimnastika e mendjes, me ushtrimin e vullndeses, duhet tė shkojė krahas me penden, si krahėt e shqipes, qi ket e naltojn n’ajer dhe e mbajn n’drejtpeshim. Si pasojė e njė akumulimi tė dijeve dhe tė pėrvojės si pedagog, nė vitin 1925 boton veprėn e parė pedagogjike, e cila njiherazi mund tė cilėsohet, njė pėrshtatje tė leksioneve tė pedagogut A. Hergert, njė punim i mirėfilltė shkencor, tė cilin e kishte pagėzuar me emrin: Edukata ose mirėrritja e fėmijėve.

Siē pohojnė biografėt,
meshtari shkrimtar e studiues i vėmendshėm, nuk harronte tė ishte i kujdeshėm, kur analizonte, se mė e rėndėsishme nė shpirtin e shqiptarit ėshtė bindja, si akti mė cilėsor dhe frytdhėnės, sesa dajaku e frika. At Antoni, kėrkonte tė ndėrtonte godinėn e re tė mendimit mė pėrparimtar nacional shqiptar. Frati kishte shumė pasion letėrsinė e traditės dhe atė bashkėkohore tė shkruar nga Fishta, Naimi, Poradeci etj. Ai shkruante nė prozė tė ėmbėl nė gjuhėn e bukur dhe tingėlluese gegė, me njė stil tė kėndshėm, tė latuar e fin, ku shquhet larmia e argumenteve qė parashtronte. Kushdo sot kundron me kėnaqėsi thjeshtėsinė e tė shkruarit. Vepra e dytė Andra e Pretashit, si roman u botua pjesė-pjesė prej vitit 1933-1942, nė revistėn e njohur kulturore Hylli i Dritės, ne nėntituj: Urti e Burrni nder banorėt e Cemit dhe Valė mbi valė.

Shpesh servilėt tė ashtuquajtur as profesorė dhe as doktorė tė regjimit tė polpotit tė Shqipėrisė, i kanė ofruar dhe vėrbuar sytė brezave tė tėrė shqiptarėsh, me njė foto, ku shquhet njė takim i At Antonit me gjeneralin gjerman Fitsum, si ndėr tradhtitė mė tė mėdha qė paska bėrė Kleri Katolik dhe prelati i lartė franēeskan dhe prandaj tė gjithė duhet tė pėrshkohen nė litar dhe tė kalben nėpėr burgje. Asnjėherė, sikurse vė nė dukje publicisti z. Mėrgim Korēa, pseudoshkenca komuniste dje dhe sot, nuk flet dhe shkruan se ēfarė i ka thėnė gjeneralit gjerman At Anton Harapi, ku ai i kujtoi ushtarakut tė lartė pushtues se: Marrėveshja me Reichun, ishte qė trupat gjermane do tė kishin territorin shqiptar vetėm si urė kalimi pėr nė Greqi, pa i cėnuar dhe pa ndėrhyrė nė ēėshtjet e brendshme shqiptare!

Ėshtė e drejtė tė mendohet, se vetėm Shqipėria (72000 ēifutė) dhe Danimarka janė dy shtete nė botė, qė nuk kanė dorėzuar asnjė ēifut (izraelit) nė duart e shumė kėrkuesve gjermanė. Pse heshtet pėr ketė aspekt tė rėndėsishėm dhe si njė meritė e Kėshillit tė Lartė tė Regjencės Shqiptare, ku njė meritė ka edhe anėtari i saj At Anton Harapi!? Po jetė shqiptarėsh nuk janė shpėtuar nė kėtė rast!? Sigurisht qė shumė dhe historia herėt ose vonė do ta ndriēojė kėtė aspekt tė rėndėsishėm edhe tė fratit nacionalist. At Anton Harapi, shprehet hapur, pse e pranoi detyrėn e regjentit: E pranova detyrėn se nuk mujshem m’e pamun Shqypninė tė pushtueme prej anarkijet... nuk dojshem tė krijohej nji Babiloni shqyptare me luftė vllavrase qi zhgatrronte katundet, tė humbej bagtija e tė zhgatrroheshin familjet... ndjeva mėshirė, si pėr popull e gjithashtu edhe pėr Shqypni... Si mund tė preferojshem m’e pshtue jetėn t’eme pėr ēashtjen e pėrbashket? Le tė ndodhė ajo qi ka me ndodh, thashė, me vedi, rrnoftė populli edhe pa mue, rrnoftė Shqypnia!... E fillueme me nji poezi e po e perfundojmė me nji tragjedi me iu dhimbtė kujdo... e vetmja gja m’u bamun asht m’e pshtuemun Shqypninė edhe popullin. Mjafton t’i paralizojmė fajtorėt tė mos bajnė ma dame... Nuk duhet tė ekzistojnė filogjerman, anglofila apo italofila. Duhet t’jena veē shqyptarė....
Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do tė vij dita e me Paqe e Drejtsi do t’fitohet u shpreh dikur At Anton Harapi. Gjuetinė mė tė madhe Enver Hoxha e filloi me meshtarėt katolikė e intelektualė. Albanologu i mirėnjohur italian prof. At Zef Valentini shkruan: Duke kenė tė kulturuem me arsim, shumė tė ngritun, katolikėt shqiptarė gjithmonė u patėn ngjallė zili disave... Vranėsi antikatolik Hoxha e pranonte kėtė, duke i ba nder katolicizmit, por katolicizmi dhe nė veēanti kleri katolik, ishin pengesa ma e madhe pėr triumfin e komunizmit.

Historia e vrasjes sė At Anton Harapit ėshtė sa e dhembshme, aq edhe e lavdishme. Fratin e Shėn Franēeskut deri nė flijim, e kėshillojnė qė tė ikė nga Shqipėria. Fakti ėshtė se Frati kėtė kėshillė e hodhi poshtė prerazi, duke thėnė me krenari: Kam punue pėr Shqipni ballfaqas. Nuk pres shpėrblim, por as dėnimi nuk ka pse m’pret. Bashkatdhetart e dinė fort mir se kurr nuk i trathtova. Me ta vuajta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do des. Eshtent e mi, n’tokėn e t’parve t’jen testamendi em. Nė muajt e fundit tė jetės sė tij, ai u strehua nė fshatin Kir (Dukagjin-Malėsia e Madhe e Mbishkodrės, shėnimi im K.K.), mė parė, duke u shoqėruar nga martiri i kombit Lef Nosi dhe pastaj nė katundin Plan, nėpėr malet e ashpra tė Veriut, nė mes tė tė cilave kishte punuar gjatė viteve kur ishte meshtar nė famulli. Frat At Antoni, u strehua nėpėr shpellat e maleve, pėr njė kohė tė gjatė, duke qėndruar me uratė nė duar dhe me njė bllok shėnime ditar... Befasisht u zbulua... nė njė shtėpi nga proteza e dhėmbėve... Ai i gjykua dhe u dėnua nga Gjyqi Ushtarak nė Tiranė, ku kryesonte procesin gjyqėsor kryetari i saj Koēi Xoxe dhe si Prokuror Gjeneral ishte Bedri Spahiu.Ishte mėngjes i vranėt. Binte shi. Nė orėt e para tė datės 14 shkurt 1946, u nxor nga qelia e burgut tė vogėl, frati fisnik, qė me duart e bashkuara nė parzėm, me krye tė varur dhe sytė gjysmė tė mbyllura nga torturat e rėnda, ndaj tė cilit me intensitet tė lartė ishin ushtruar pa ndėrprerje nga gardianėt xhelatė, qėndronte me stoicizėm, si sfidė, duke thėnė lutjet e fundit, kur e ēuan nė periferi tė Tiranės pėr ta ekzekutuar... Frati i pėrvujtė, por krenar hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herė-herė kindet, pėr tė mos u stėrpikur nga balta qė e rrethonte. Njė prej ekzekutorėve barbarė i tha: Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me perfundue. Nė ēast reagoi nga drita shpirti i tij shėmbullor: Atje tek shkoj biri im, dua tė shkoj i panjollė, siē jam kenė tanė jetėn. I bekoi vrasėsit e tij, i fali pėr aktin qė do tė kryenin nėn shembullin e Jezu Krishtit. Kėtė dėshmi feje tė dėshmitarėve martirė, ku asnjė nuk e mohoi fenė, e pasuruan librin e Martirologjisė Romane, duke i shtuar njė faqe tė shkėlqyer fesė sė Kishės sė Shenjtė Katolike nė Shqipni. Ky Dishepull i pėrvujtun i Shėn Franēeskut, qė i ka tė tretuna eshtnat e tij, nėpėr zallishtet e Tironės, i fliste shqiptarėve me kėtė vepėr tė martirizimit pėr Fe e Atdhe: Po tė mos i zeni besė fjalve t’mia, ja tek keni veprėn teme pėr peng sigurie.

Klajd Kapinova, autor i librit pėr At Anton Harapin
Panorama, Shtator 2003

__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-02-05, 09:29   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

ASDRENI

(1872-1947)

Aleksander Stavre Drenova


Poet i shquar, publicist dhe veprimtar patriot e demokrat. Lindi mė 11.4.1872 nė Drenovė nė njė familje tė varfėr fshatare. I mbetur jetim u detyrua tė braktiste shkollėn e mesme dhe tė mėrgonte nė Rumani mė 1889. Bėri punė tė ndryshme dhe kaloi njė jetė me shtrėngime. Mori pjesė gjallėrisht nė pėrpjekjet e kolonisė sė shqiptarėve tė Bukureshtit nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi tė shkruante poezi dhe publicistikė nga fillimi i shek. XX. Nė krijimet e para poetike, tė cilat i pėrmblodhi nė lļbrin "Rreze dielIi" (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisė sė N.Frashėrit, lartėsoi dashurinė pėr atdheun, nxiti bashkatdhetarėt tė rreshtoheshin nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha turke. Vepra mė e rėndėsishme e Asdrenit, "Ėndrra e lotė" (1912) shquhet pėr pasurinė e motiveve, frymėn demokratike dhe nivelin e denjė artistik. Nė krijimet e kėtij vėllimi poeti demaskoi ashpėr pushtuesit e huaj, i kėndoi heroizmit tė masave popullore nė kryengritjet e armatosura tė v.1911-1912, fshikulloi parinė frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrės ndaj atdheut («Zėri i kryengritėsve», «Krerėve tradhėtorė», «Ēpėrblimi»). Te ky vėllim u pėrcaktuan tiparet themelore tė krijimtarisė sė Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi pėr problemet shoqėrore, notat e ligjėrimit tė gjallė. Ajo shėnoi njė hap nė kalimin nga romantizmi te realizmi nė letėrsinė shqiptare. Nė krijimtarinė e Asdrenit motivi i luftės pėr ēlirim kombėtar u ndėrthur me idenė e luftės shoqėrore, nė shumė vjersha gjeti pasqyrim pakėnaqėsia e njeriut tė thjeshtė ndaj shoqėrisė borgjeze tė kohės.

Ngjarjet qė pasuan shembjen e shtetit tė lirė kombėtar shkaktuan tek poeti njė dėshpėrim tė thellė, qė u shpreh nė krijimet e periudhės 1914-1920 («Shqipėria mė 1914» etj.). Nė gjysmėn e parė tė v.20, nėn ndikimin e lėvizjes demokratike, poezia e Asdrent pėrjeton njė hov tė ri. Nė njė sėrė veprash tė kėsaj kohe poeti shprehu aspiratat e masave popullore pėr drejtėsi shoqėrore. Nė heroin e poemės "Burri i dheut" (1920), Asdreni mishėroi pėrfaqėsuesin e vegjėlisė qė derdhi gjakun mė 1920 pėr dėbimin e pushtuesve italianė dhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Nė kėtė periudhė poeti shkroi njė radhė vjershash tė rėndėsishme. si «Hymni i festės», «Fisnikėt e Shqipėrisė», «Republika shqiptare», nė tė cilat demaskoi forcat e vjetra shoqėrore dhe antipatriotike, qė pėrvetėsuan frytet e sakrificave tė masave popullore nė luftėn pėr ēlirim dhe nisėn tė sundojnė vendin sipas interesave tė tyre. Dėshtimi i Revolucionit Demokratikoborgjez tė Qershorit 1924 e forcoi frymėn e pesimizmit dhe tė fatalizmit nė krijimtarinė e Asdrent (Psallme murgu, 1930, dhe njė varg krijimesh poetike tė viteve 30). Herė-herė poeti u pėrpoq tė ēlirohej nga ndikimet moderniste: nė poemėn «Trashėgimi» (1935) kritikoi regjimin ēifligaro-borgjez qė i kishte zhytur masat nė njė humnerė vuajtjesh. Vėllimin e vet tė katėrt Kambana e Krujės nuk e botoi dot me gjallje. Nė vjershat e viteve tė fundit tė jetės pėrshėndeti ngadhėnjimin e revolucionit popullor nė Shqipėri
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-02-05, 09:36   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

Gjon Buzuku (1555)
Buzuku ėshtė autori i parė i njohur deri mė sot i letėrsisė shqiptare. Veprat nė gjuhėn shqipe gjatė shekujve tė parė tė pushtimit osman janė tė pakta. Mė e vjetra prej tyre qė ka mbėritur deri nė ditėt tona, ėshtė "Meshari" i Gjon Buzukut (1555). Kush ishte autori, nga ishte, ku punoi, mbi ē'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janė pyetje qė ende nuk kanė gjetur njė pėrgjigjje tė plotė. Ndonjė gjė tė paktė qė dimė pėr jetėn e autorit, pėr vėshtirėsinė qė hasi, pėr punėn, qėllimin dhe pėr kohėn kur e shkroi ose e botoi veprėn e vet e mėsojmė vetėm nga pasthėnia e librit.

Gjon Buzuku ishte njė prift katolik, njė famulltar i thjeshtė, qė, me sa duket, punoi nė Shqipėrinė e Veriut, jo larg vendit ku e botoi veprėn e tij ndoshta nė trevėn e Ulqinit e tė Tivarit. Siē na thotė vetė, veprėn e filloi mė 20 mars 1554.
Dhe e mbaroi mė 5 janar tė 1555, koha qė punoi pėr shqipėrimin, ose pėr botimin e saj nuk del e qartė.
Libri, ashtu siē ėshtė sot, ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e para, por edhe disa tė tjera nėpėr mes. Kėshtu qė, duke mos pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij tė vėrtetė dhe as vendin e botimit, etj. Ėshtė kjo njė fatkeqėsi apo fatmirėsi, s'mund ta themi dot. Ndoshta, po t'a kishte kopertinėn ose edhe faqen e parė, libri mund tė ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qenė nė listėn e atyre librave qė kane qenė ndaluar nga kisha katolike e Romės.
Kėshtu qė janė zhdukur nga qarkullimi tė gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetėm kjo qė ėshtė e gjymtuar. Kjo, ndoshta ėshtė arsyeja qė ajo sot gjendet vetėm nė njė kopje, tė fshehur e tė harruar qė i ka shpėtuar syrit tė inkuizicionit.
Kopja qė gjendet, me sa duket ka qenė pėrdorur shumė. Veē fletėve tė grisura, nė shumė faqe anash ka shėnime e emra priftėrinjsh qė, me sa duket, e kanė pasur nėpėr duar.
Pėrmbajtja e librit ėshtė fetare dhe kryesisht me pjesė liturgjie, pjesė qė lexohen e recitohen vetėm prej klerikėve nė shėrbesat kishtare. Pėrkthim i njė libri latinisht i shkruar me alfabetin latin. Pėr disa disa tinguj tė shqipes, si: q, gj, th, dh, z, x, etj. qė nuk i ka gjuha latine, autori pėrdor pesė shkronja qė kanė pėrngjasim me disa shkronja tė alfabetit cirilik. Gjuha e veprės ėshtė ajo e dialektit tė Shqipėrisė Veriore e Perėndimore. Kėtė alfabet do ta pėrdorin edhe autorėt pas tij, me ndonjė ndryshim tė vogėl.
Pėrmbajtja e veprės dėshmon pėr pėrdorimin e shqipes nė shėrbesat fetare. Jemi nė kohėn kur nė Evropė kishte shpėrthyer lėvizja pėr t'u shkėputur nga kisha katolike e Romės, lėvizja qė njihet me emrin protestantizėm. Njė nga kėrkesat kryesore tė kėsaj lėvizje ishte qė shėrbesat kishtare tė bėhen nė gjuhėn amtare. Edhe Buzuku, me sa duket, ecėn nė kėtė rrugė, edhe pse kjo ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat e Vatikanit. Nga ato qė thotė nė pasthėnie, duket se Buzuku nuk hyri rastėsisht nė kėtė rrugė.
Nė rrethanat qė ishin krijuar nė Shqipėri nga pushtimi osman, kisha katolike e Romės ishte e detyruar tė bėnte lėshime pėr t'i vėnė fre islamizmit tė popullsisė shqiptare. Kėtė gjė e kuptoi dhe e shfrytėzoi Buzuku, i nisur jo vetėm nga qėllime fetare por edhe atdhetare.
I ndikuar nga idetė e lėvizjes protestante, Buzuku iu vu punės qė besimtarėt shqiptarė shkrimin e shenjtė ta merrnin drejtpėrdrejtė nė gjuhėn amtare. Nga ana tjetėr, si atdhetar, ai desh tė bėnte diēka pėr popullin e vet dhe ėshtė i vetėdijshėm se me punėn e tij, do t'i shėrbente popullit tė vet, jo vetėm pėr tė dėgjuar e kuptuar pėrmbajtjen e disa ceremonive kishtare, por edhe se ajo pėrbėn pikėnisjen e shkrimit tė gjuhės shqipe drejtuar masave shqiptare. Me veprėn e tij ai mundohej tė afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetėm meritė letrare, por ėshtė edhe njė hap i guximshėm kulturor, qė bėn pjesė nė luftėn e popullit shqiptar pėr ēlirim e pėrparim. Kėto probleme e kanė munduar pėr njė kohė tė gjatė autorin, prandaj ai shkruan nė pasthėnie "...U Dom Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herė se gjuha jonė nukė kish gjo tė tė ndigluom (qė tė jetė dėgjuar) nse shkruomit shenjtė, nse dashunit nse botėse, sanė, desha me u dedigune pėrsa mujta me ditune, me zbritunė (me ndriēue) pak mendetė e atyne qė ndiglojinė..."
Tė ndriēojmė mendjet e njerėzve, pra ky ka qenė edhe njeri nga qėllimet, pėr tė cilin e shqipėroi dhe botoi Buzuku veprėn e tij. Madje Buzuku ecėn edhe mė pėrpara. Nė Mesharin e tij gjendet dhe kjo lutje qė nuk gjendet nė asnjė meshar tė botės: Gjithė popullsinė e krishtenė, ndėr Arbanit ata n'mortajet largo, ty tė lusmė. O Zot. Te Arbėria, pra aty i rreh zemra Buzukut.

Nga tė gjitha kėto del qartė se me veprėn e Buzukut kemi njė vazhdimėsi tė kulturės shqipėtare dhe nė kushtet e vėshtira tė pushtimit osman, kulturė qė te humanistet u pėrfaqėsua me vepra kryesisht nė gjuhėn latine, qė ishte gjuha e kulturės sė kohės dhe qė u pasurua mė vonė me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. nė gjuhėn shqipe.
Qė nga botimi deri mė 1740, gati dy shekuj, "Meshari" ishte njė vepėr e humbur, njė vepėr e panjohur. Mė 1740, atė e zbuloi nė Biblotekėn e Propaganda Fides afėr Romės autori gjakovar Gjon Kazazi. Ky zbulim bėri bujė tė madhe, sepse ėshtė libri i parė nė gjuhėn shqipe. Pas kėsaj ēėshtja mbeti pėrsėri nė heshtje edhe pėr mė tepėr se njė shekull deri mė 1900, kur e rizbuloi arbėreshi Pal Skiroi po jo mė nė Biblotekėn Propagada Fides, por nė Biblotekėn e Vatikanit, nė Romė, ku gjendet edhe sot. Me 1932 libri u fotokopjua nė tri kopje, njėra nga tė cilat gjendet nė Biblotekėn tonė Kombėtare. Mė 1968 gjuhėtari ynė i shquar Eqerem Ēabej, bėri njė botim shkencor tė veprės sė Buzukut, duke e shoqėruar me njė studim mė tė gjerė pėr gjuhėn dhe meritat e autorit.
Gjuha e pasur e librit dhe drejtėshkrimi pėrgjithėsisht i ngulitur dėshmojnė se kjo vepėr duhet te jetė mbėshtetur nė njė traditė tė mėparshme tė shkrimit tė shqipes kishtare, traditė qė rrebeshet e kohėrave tė vėshtira qė kaloi vendi ynė, me sa duket e kanė marrė me vehte. Por edhe libri i Buzukut krijoi padyshim njė traditė pėr autorė, qė erdhėn pas tij. Tė shkruaje nė shqip njė libėr fetar nė njė kohė kur kjo gjuhė nuk ishte lėvruar si gjuhė kulture, nuk ishte e lehtė. Buzuku ia doli mbane veē tė tjerash edhe pse shfrytėzoi pasurinė e gjuhės pupullore si dhe mjaft fjalė tė lashta, qė ndoshta, i pėrkisnin traditės sė shkrimit tė shqipes para tij.
Gjuha e veprės ka nė bazė tė folmen e Shqipėrisė Verilindore, por tė bie nė sy pėrpjekja pėr ta ngritur atė mbi dialektin nga ėshtė nisur. Nė veprėn e Buzukut gjejmė ndonjėherė edhe pjesė tė njė proze tregimtare, tė njė proze me vlera letrare, qė dallohet pėr mjeshtėrinė e pėrdorimit tė fjalės, dhe sigurinė e ndėrtimeve gjuhėsore pak a shumė tė qėndrueshme. Meshari i Buzukut ka rėndėsi shumė tė madhe pėr historinė gjuhės sė shkruar shqipe. Duke krahasuar gjuhėn e Buzukut me shqipen e sotme, vėrehen zhvillime tė ndryshme qė ka pasur gjuha jonė qė nga shekulli XVI e deri mė sot, gati pėr pesė shekuj.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-02-05, 14:47   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default LETERSIA SHQIPTARE

Letėrsia Shqiptare

Nė kulturėn e shqiptarėve ka lėnė gjurmėn e saj tė thellė historia e tyre e brendshme dhe e jashtme.
Pjesė e trevave tė lashta ilirike, udhė kryqėzimi e qytetėrimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatė dyndjeve barbare e mė pas, provincė e perandorive tė perėndimit dhe tė Lindjes, tė Romės e tė Bizantit, pasi kishte bėrė e ēbėrė gjatė shekujve, despotate e principata tė pavarura, dhe pasi kishte formuar mė sė fundi shtetin e Skėnderbeut, i cili u qėndroi pėr njė ēerek shekulli hordhive osmanve, duke u kthyer nė mburojė tė krishtėrimit dhe tė qytetėrimit europian, Shqipėria e cfilitur nga luftėrat, pas vdekjes sė heroit tė rezistencės sė saj, Gjergj Kastriot-Skėnderbeut (1468), kishte rėnė nė fund tė shek.XV nėn zgjedhėn e Perandorisė sė Sulltanėve.
Vendi ishte kthyer pas nė njė fazė zhvillimi ekonomiko-shoqėror historikisht tė kapėrcyer. Rrjedhat normale tė kulturės shqiptare, qė ecte nė njė hap me humanizmin evropian, u ndėrprenė. Pasoja e parė e pushtimit ishte hemoragjia e elitės intelektuale nė Perėndim. Prej saj u shquan figura, qė bėnė emėr nė botėn humaniste, si historiani M. Barleti (1460-1513), qė botoi nė Romė mė 1510 njė histori tė Skėnderbeut, e cila u pėrkthye thuajse nė tė gjitha gjuhėt e Evropės, ose M. Beēikemi (1408-1526), Gj. Gazulli (1400-1455), L. Tomeu (1456-1531), M. Maruli (shek. XV), M. Artioti (1480-1556) e tė tjerė, qė u dalluan nė fusha tė ndryshme tė shkencės, tė artit e tė filozofisė.
Ndėrkaq, nė vend jeta kulturore u fashit, monumentet e kulturės materiale e shpirtėrore u zhdukėn nėn rrėnojat e shkatėrrimit tė luftėrave; gjysmėhėna e uli kryqin dhe gati dy tė tretat e popullatės nė fund tė shek. XVII ishin konvertuar nė fenė islame. Por ky ndryshim drastik i strukturės fetare nuk pengoi qė Shqipėria tė ishte pėrherė njė nga provincat mė tė paqeta tė Perandorisė dhe as qė kultura shqiptare tė mbijetonte edhe nė kushtet e njė pushtimi disashekullor, nėn trysninė e islamit e tė botės kulturore tė orientit, qė pati njė ndikim tė thellė e tė gjithanshėm nė tė, veēse pa arritur tė shtypė natyrėn shqiptare tė kulturės vendėse.
Qėndresa nė fushėn e kulturės u shpreh nė radhė tė parė pėrmes lėvrimit tė shqipes nė lėmė tė botimeve tė teksteve kishtare, kryesisht tė qarkut konfesional katolik nė veri, por edhe ortodoks nė jug.
Reforma protestante gjallėroi shpresat e zhvillimit tė gjuhės e tė traditės letrare vendėse kur prifti Gj. Buzuku solli nė shqip liturgjinė katolike, duke dashur tė bėjė pėr shqipen atė qė bėri Luteri pėr gjermanishten.
“Meshari” i Gj. Buzukut, botuar prej tij mė 1555, mbahet deri mė sot, si e para vepėr e shqipes sė shkruar. Niveli i pėrpunuar i gjuhės dhe ortografia e stabilizuar duhet tė jetė rezultat i njė tradite mė tė hershme tė shkrimit tė shqipes, traditė qė nuk njihet. Por ekzistojnė disa dėshmi fragmentare mė tė hershme se vepra e Buzukut, tė cilat flasin pėr shkrimin e shqipes tė paktėn nga shek.XIV:
E para dėshmi qė njihet ėshtė e vitit 1332, e domenikanit freng Gulielm Adale, kryepeshkop i Tivarit, i cili nė njė relacion latinisht shkruan se shqiptarėt kanė nė pėrdorim nė librat e tyre shkronjat latine edhe pse gjuha e tyre ėshtė fare e ndryshme nga latinishtja. Me rėndėsi tė vecantė jane: njė formulė pagėzimi (Unte paghesont premenit Atit et Bizit et spertit senit) e vitit 1492, shkruar shqip brenda njė teksti latinisht, nga peshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli; nje fjalor me glosa shqip i vitit 1497, i gjermanit Arnold fon Harf, i cili pat kaluar si udhėtar nė Shqipėri dhe njė fragment nga Ungjilli i Shėn Mateut, po shqip, por me shkronja greqisht, i shekullit XIV
Shkrimet shqip tė kėtyre shekujve s’duhet tė kenė qenė vetėm tekste fetare, por dhe kronika historike, pėr tė cilat flet humanisti M. Barleti, i cili nė librin e tij “Rrethimi i Shkodrės” (1504) pohon se ka pasur nė dorė kronika tė tilla tė shkruara nė gjuhėn e popullit (in vernacula lingua).
Me gjithė pengesat qė krijoi Kundėrreforma pėr lėvrimin e gjuhėve nacionale nė literaturėn kishtare, ky proces nuk u ndėrpre. Gjatė shek. XVI-XVII u botuan nė shqip katekizma “E mbėsuame krishterė” (1592) e L. Matrėngės, “Doktrina e krishterė” (1618) dhe “Rituale romanum” (1621) tė P. Budit, shkrimtari i parė i prozės dhe i poezisė origjinale shqipe, njė apologji pėr Gjergj Kastriotin (1636) nga F. Bardhi, i cili botoi edhe njė fjalor e lėndė folklorike, traktati teologjik-filozofik “Ēeta e Profetėve” (1685) i P. Bogdanit, mendja mė universale e mesjetės shqiptare.
Vepra e Bogdanit ėshtė njė traktat teologjik-filozofik qė trajton me origjinalitet, duke shkrirė tė dhėna nga burime tė ndryshme, ēėshtje kryesore tė teologjisė dhe njė histori biblike tė plotė, si dhe probleme tė komplikuara tė skolastikės, tė kozmogonisė, astronomisė, pedagogjisė, etj. Bogdani solli nė kulturėn shqiptare frymėn humaniste dhe vlerėsoi rolin e dijes e tė kulturės nė jetėn e njeriut; ai me veprėn e tij tė shkruar me njė shqipe e stil tė pėrpunuar, shėnoi njė kthesė nė historinė e letėrsisė shqipe.



Gjatė shekullit XVIII njohu njė gjallėrim mė tė madh literatura e qarkut kulturor konfensional ortodoks e mysliman. Njė anonim prej Elbasanit sjell nė shqip copa tė ungjillit, T. H. Filipi, po prej Elbasanit, “Dhjatėn e Vjetėr dhe tė Re”. Kėto pėrpjekje u shumuan nė shekullin e ardhshėm, me botimin mė 1827 tė tekstit integral tė “Dhjatės sė Re” nga G. Gjirokastriti dhe me korpusin e madh tė pėrkthimeve kishtare tė K. Kristoforidhit (1830-1895), nė dy dialektet e shqipes, botime qė ndihmuan procesin e integrimit tė tyre nė njė gjuhė letrare tė njėsuar dhe vunė bazat pėr krijimin e kishės kombėtare tė shqiptarėve me liturgjinė nė gjuhėn e tyre.
Ndonėse nė kahje tė kundėrt me kėtė prirje, duhet pėrmendur edhe kultura e Voskopojės, e cila gjatė shek. XVIII u bė njė vatėr e madhe qytetėrimi dhe metropol i gadishullit ballkanik, me njė Akademi e shtypshkronjė dhe me personalitete si T. Kavalioti, Dh. Haxhiu, G. Voskopojari, veprat diturore, filologjike, teologjike e filozofike tė tė cilėve objektivisht i ndihmonin shkrimit e njohjes sė shqipes.
Edhe pse letėrsia qė u zhvillua nė Voskopojė, ishte kryesisht nė gjuhėn greke, nevoja pėr t’i vėnė gardh islamizmit, bėn tė domosdoshme edhe pėrdorimin e gjuhėve amtare, duke inkurajuar zhvillimin e kulturave kombėtare. Nė shkollat e Voskopojės u pėrdorėn dhe arumanishtja e shqipja pėr mėsimin e greqishtes, kurse nė shtypshkronjėn e saj u shtypėn edhe libra arumanisht.
Veprat e shkrimtarėve dhe dijetarėve tė Voskopojės kanė sjellė disa elemente tė ideve tė iluminizmit evropian. Mė i shquari ndėr ta, Teodor Kavaljoti ėshtė njė erudit i kohės. Sipas dėshmive tė profesorit gjerman Thunman, vepra e Kavaljotit, qė mbeti e pabotuar, nė pjesėn mė tė madhe ka trajtuar ēėshtje pothuajse nga tė gjitha degėt e shkencės filozofike. Nė tė ndjehet ndikimi i Platonit, Dekartit, Malėbranshit dhe Leibnicit.
Rezultat i ndikimit tė islamit dhe tė kulturės sė pushtuesit, ishte formimi gjatė shek. XVIII i njė shkolle poetike, ose i njė letėrsie tė shkruar nė gjuhėn shqipe, por me alfabetin arab. Autorė tė saj si: N. Frakulla, M. Kyēyku, S. Naibi, H. Z. Kamberi, Sh. e D. Frashėri, Sheh Mala, e tė tjerė, trajtuan nė veprat e tyre motive tė huajtura nga letėrsitė orientale, shkruan mevludė e divane me njė gjuhė tė mbytur nga orientalizmat, lėvruan lirikėn dhe epin religjioz. Kjo shkollė nuk pati jetė tė gjatė dhe as ndikim tė veēantė nė zhvillimet e pastajme letrare.
Pėr tė plotėsuar kuadrin e zhvillimit kulturor tė Shqipėrisė nė shek. XVI-XVIII duhet shėnuar, se pati nga autorė vendės vepra tė shquara nė fushė tė arkitekturės dhe tė pikturės ikonografike, ku u dalluan Onufri dhe i biri Nikolla (shek. XVI) dhe K. Shpataraku e D. Selenica (shek. XVIII) tė cilėt vazhduan traditėn e artit fetar post-bizantin, por jo pa ndikime nga Rilindja europiane. Nė fushė tė artit islam mund tė pėrmenden kryesisht ndėrtimet e kultit.
Shekulli XIX, shekulli i lėvizjeve nacionale nė Ballkan, i gjente shqiptarėt pa njė traditė tė mjaftueshme tė zhvillimit shtetėror, gjuhėsor e kulturor unitar, me njė mendėsi individualiste dhe regjionaliste, tė trashėguar nga psikologjia e bajrakut dhe e fisit, pėr pajosė me njė vetėdije kombėtare tė pazhvilluar, por me njė shpirt rebelimi spontan. Nė kėtė situatė historiko-kulturore nisi tė merrte jetė njė lėvizje e organizuar mendore dhe letrare qė mori emrin Rilindja Kombėtare Shqiptare. Ajo u frymėzua nga idetė e romantizmit nacional dhe tė iluminizmit, qė u kultivuan nė rrethet e inteligjencės shqiptare, e cila jetonte kryesisht nė mėrgim, nė kolonitė e vjetra shqiptare nė Itali dhe nė ngulimet mė tė reja nė Stamboll, Bukuresht, SHBA, Sofje e Kajro.



Ringjallja nacionale, mbrujtja e shqipes si gjuhė e kulturės, organizimi i arsimit kombėtar dhe themelimi i letėrsisė kombėtare, nė rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit tė pavarur, nė rrafshin politik, kėto ishin synimet e kėsaj lėvizjeje prej sė cilės lindi shkolla e romantizmit shqiptar. Ishte ky njė romantizėm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymėn e ēlirimit kombėtar, me nostalgjinė e mėrgimtarit dhe me patosin retorik tė evokimit tė mesjetės shqiptare, domethėnė tė luftrave tė Gjergj Kastriotit. Kjo shkollė letrare lėvroi kryesisht poezinė. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftėtar, e mė pak njeriu tragjik. Nga motivet dhe format poetike, ajo ka lidhje tė ngushta me traditėn folklorike. Gjurmimi i kėsaj tradite dhe botimet nė fushė tė saj (“Rapsodi tė njė poeme arbėreshe” mė 1866 nga De Rada, “Pėrmbledhje tė kėngėve popullore dhe rapsodi tė poemave shqiptare” mė 1871 nga Z. Jubani, “Bleta shqiptare” mė 1878 nga Th. Mitko, etj.), ishin pjesė e programit kulturor tė Rilindjes Kombėtare pėr afirmimin e identitetit etnokulturor tė shqiptarėve.
Dy janė pėrfaqėsuesit mė tė mėdhenj tė romantizmit shqiptar tė shek. XIX: J. De Rada (1814-1903), lindur e vdekur nė diasporėn shqiptare nė Itali e shkolluar atje dhe N. Frashėri (1846-199), lindur nė Shqipėri, i shkolluar nė Zosimea tė Janinės, por i mėrguar dhe vdekur nė Stamboll. I pari ėshtė poeti romantik shqiptar i rritur nė klimėn e romantizmit europian, i dyti romantiku shqiptar qė tret nė poezinė e tij ndikimet e poezisė lindore, sidomos persiane, me frymėn dhe shpirtin e poezisė sė romaantizmit perėndimor.
De Rada shkroi njė cikėl poemash epiko-lirike nė stilin e rapsodive shqiptare: “Kėngėt e Milosaos”, 1836, “Serafina Topia” 1839, “Skėnderbeu i pafat” 1872-1874 etj. me ambicjen qė tė krijonte eposin nacional pėr shekullin e Skėnderbeut.
Pas gjurmėve tė Herderit, De Rada zgjoi nė poezinė e tij mallin e pėr kėngėn popullore dhe e ngjyrosi atė me koloritin etnografik. Veprat e tij janė pasqyrė e jetės shqiptare me zakonet dhe mendėsinė e saj karakteristike, si dhe dramėn shqiptare tė shek. XV, kur polemi i tij i panėnshtruar ra nėn zgjedhėn e osmanėve. Konflikti midis lumturisė sė individit dhe tragjedisė sė kombit, skenat ndanė kroit nė katund, gratė qė mbledhin kallėza nė ara, burri qė shkon nė luftė dhe gruaja qė i qendis brezin, tė gjitha tė paraqitura me njė ndjenjė lirizmi tė hollė, ja ē’ėshtė poezia e kėtij poeti romantik, qė u rrit nė klimėn politike tė lėvizjes nacionale tė shqiptarėve dhe nė klimėn letrare tė romantizmit kalabrez.
Naim Frashėri shkroi njė poemė bukolike (“Bagėti e bujqėsia”, 1886) njė pėrmbledhje lirikash filosofike, atdhetare e dashurore (“Lulet e verės” 1890), njė poemė epike pėr Skėnderbenė (“Histori e Skėnderbeut” 1898) njė poemė epike religjoze (“Qerbelaja” 1898) dy poema greqisht (“O eros” e “O alithis pothos ton skipetaron) njė tufė lirikash persisht (“Tehajylat” - Ėndėrrime) dhe shumė vepra diturore shqip. Ai njihet si poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve.
Naim Frashėri themeloi lirikėn moderne nė poezinė shqipe. Nė frymėn e “Bukolikėve” e “Gjeorgjikėve” tė Virgjilit, ai nė poemėn “Bagėti e bujqėsia” u kėndoi punėve tė bujkut e tė bariut duke i thurur njė himn bukurive tė atdheut tė vet dhe duke shprehur nostalgjinė e poetit tė mėrguar dhe krenarinė e qėnies shqiptar. Nuk ėshtė ēudi qė, duke jetuar nė zemrėn e perandorisė sė osmanėve, nė Stamboll, tė pėrjetonte aq thellė fatin e atdheut tė tij. Malli pėr vendlindjen, pėr malet dhe fushat e Shqipėrisė, pėr varret e tė parėve, kujtimet e fėminisė, i japin forcė e vrull lirik frymėzimit tė tij.
Pėrjetimet subjektive tė individit tė ēliruar nga prangat e mentalitetit mesjetar oriental, nga njė anė, dhe nga ana tjetėr panteizmi filozofik i doktrinės sufite, i shkrirė me panteizmin poetik tė shkollės sė romantizmit evropian, u japin meditimeve lirike tė Frashėrit njė dimension human e filozofik universal. Poezitė mė tė bukura tė pėrmbledhjes “Lulet e verės”, janė lirikat filozofike pėr jetėn dhe vdekjen, pėr kohėn qė ikėn dhe s’kthehet mė, duke lėnė pas kujtime cfilitėse nė zemrėn e njeriut, pėr krijuesin tė shkrirė me universin.
Natyrė religjioze dhe anėtar i sektit bektashi, Frashėri ėshtė njė poet metafizik, qė shkriu nė meditimet e tij lirike, mistikėn helenistike, me mistikėn e lashtė orientale e islame. I ndodhur nė kryqėzimin e traditave poetike e filozofike lindore e perėndimore, N. Frashėri i tret ato nė njėra-tjetrėn, por pa shtypur natyrėn e tij shqiptare. Kultura dhe qytetėrimi perėndimor pėrcaktuan substratin iluminist tė veprės sė Frashėrit, qytetėrimi lindor substratin filozofiko-mistik, kurse bota shqiptare trungun e veprės sė tij. Por duhet veēuar nė veprėn e tij fryma frėnge. Fryma frėnge nė Greqi dhe nė Turqi ishte pėrfaqėsuese e kulturės evropiane. Ajo gjeti shtrat tė ngrohtė nė vendet ballkanike si Shqipėria, sepse u sillte popujve tė kėtij gadishulli idetė e kryengritjes frėnge dhe idenė e lirisė pėrgjithėsisht e tė nacionalizmit modern. Njohės i gjuhės frėnge, admirues i Volterit dhe i Rusoit, si mendimtar, dhe i Lamartinit si poet, Frashėri e shikonte tė ardhmen e kombit tė vet “tė lindėte andej nga perėndon”. Romantizmi i Naimit nė kėtė pikė nuk dallon prej romantizmit grek e turk, ato janė pjella e Francės.
Naim Frashėri ėshtė themeluesi i letėrsisė kombėtare tė shqiptarėve dhe i gjuhės letrare kombėtare. Ai e ngriti shqipen nė rendin e njė gjuhe moderne tė kulturės duke e mbrujtur atė nė modelin e ligjėrimit tė shqipes popullore.
Botėn subjektive tė heroit romantik me shpirt tė trazuar e sjell nė romantizmin shqiptar poezia e Z. Serembes. Nė poezinė e N. Mjedės dhe A. Z. Ēajupit, qė jetuan nė fundin e Rilindjes, shfaqen shenjat e dezintegrimit tė sistemit artistik tė romantizmit nė letėrsinė shqipe.
A.Z Ēajupi (1866-1930), ėshtė njė poet rustik, i tipit tė kėngėtarit popullor, i mbiquajtur Mistrali i Shqipėrisė; ai i solli letėrsisė shqipe komedinė e zakoneve dhe tragjedinė me temė historike. I shkolluar nė njė kolegj francez tė Aleksandrisė dhe nė Universitetin e Gjenevės, njohės i mirė i letėrsisė franceze, A. Z. Ēajupi solli ndėr tė parėt nė shqip fabulat e La Fontenit, duke hapur kėshtu udhėn e pėrkthimit e tė pėrshtatjes nė gjuhėn shqipe, tė veprave nga letėrsisa botėrore, qė ka qenė dhe vazhdon tė mbetet njė nga udhėt e mėdha tė komunikimit tė shqiptarėve me kulturėn botėrore.
Me krijimin e shtetit shqiptar (1912) shkolla romantike e lindur nė truallin e lėvizjes kombėtare, e humbi bazėn e vet historike; ideja kombėtare i lė udhėn idesė njerėzore dhe nė zhvillimin e letėrsisė shqiptare shfaqen prirje e stile tė reja.
Drejtimi kryesor qė mori letėrsia shqipe nė mes dy luftrave botėrore ishte realizimi, por nuk munguan as shfaqje tė njė sentimentalizmi tė vonuar (F. Postoli), as recidive tė romantizmit.



Gjergj Fishta (1871-1940), shkroi njė poemė tė pėrmasave tė eposit kombėtar (“Lahuta e malėsisė”) ku paraqet me frymė romantizante e me njė patos tė ngritur patriotik, luftrat e malėsorėve tė Veriutkundėr dyndjeve sllave.
Me kėtė vepėr ai mbetet poeti mė i madh epik i shqiptarėve. Prift i urdhėrit franēeskan, erudit dhe anėtar i Akademisė italiane, Gjergj Fishta ėshtė njė personalitet poliedrik i kulturės shqiptare: poet epik dhe lirik, publicist dhe satirist i hollė, dramaturg e pėrkthyes, veprimtar aktiv i jetės kulturore dhe politike shqiptare midis dy luftrave.
Vepra e tij madhore "Lahuta e malėsisė” me rreth 17.000 vargje, e shkruar nė frymėn e eposit legjendar e historik tė shqiptarėve, ėshtė njė pasqyrė e jetės shqiptare dhe e mendėsisė shqiptare, njė mozaik poetik ngjarjesh historike e legjendare, personazhesh historike dhe jo historike, traditash e zakonesh tė malėsisė, zanash e shtojzavallesh tė malėsisė, njė afresk i gjallė i historisė sė njė polemi tė lashtė qė pikėson nė qendėr tipin e shqiptarit tė gdhendur nė kalvarin e jetės sė tij nė rrymė tė shekujve tė egėr pėr tė. Poemėn e Fishtės e shquan njė pasuri e madhe gjuhėsore, nė tė ėshtė mbledhur tėrė visari i shqipes popullore tė malėsise, frazologjia e gjallė e pashtershme dhe larmia e ndėrtimeve tė ēlirėta sintaksore, qė i japin gjallėri e forcė ligjėrimit poetik.
Pėrmbledhjet poetike “Mrizi i Zanave” me vjersha atdhetare dhe “Vallja e Parrizit” me vjersha me frymė fetare, e paraqesin Fishtėn njė poet tė hollė lirik, kurse veprat “Anzat e Parnasit” dhe “Gomari i Babatasit” e paraqesin Fishtėn njė shkrimtar satirik tė papėrsėritshėm. Nė fushė tė dramaturgjisė mund tė pėrmenden prej tij tragjeditė me subjekt nga mitologjia biblike dhe antike “Juda Makabe” dhe “Ifigjenia n’ Aulli”.
Nė letėrsinė shqiptare midis dy luftrave nuk munguan as shfaqjet e sentimentalizmit (F. Postoli, M. Grameno) dhe tė njė klasicizmi tė vonuar, sidomos nė dramaturgji (E. Haxhiademi). Shfaqjet e rrymave moderne, tė impresionizmit, simbolizmit e pamasizmit, ishin dukuri tė veēuara nė veprėn e disa shkrimtarėve (Migjeni, Poradeci, Asdreni), pa arritur tė formojnė shkollė. Ndryshime tė thella ndodhen nė sistemin e zhanreve; krahas poezisė u lėvrua proza (Migjeni, F. S. Noli, F. Konica, E. Koliqi, M. Kuteli etj.) dhe drama e satira (Gj. Fishta, K. Floqi).
Pėrfaqėsuesi mė tipik i realizmit ishte Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni (1913-1938). Poezia (“Vargjet e lira” 1936) dhe proza e tij pėrshkohen nga njė realizėm i ashpėr social pėr mjerimin dhe pozitėn tragjike tė individit nė shoqėrinė e kohės. Personazhet e veprės sė tij janė njerėzit e basifondeve tė shoqėrisė shqiptare.
Disa novela tė Migjenit janė romane nė miniaturė; subjektet e tyre paraqesin konfliktin e individit me institucionet dhe moralin patriarkal e konservator. Natyra e rebeluar e talentit tė Migjenit theu tradicionalizmin e poezisė dhe tė prozės shqipe duke sjellė njė stil e forma tė reja nė poetikė, e narracion. Ai ėshtė nga reformatorėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe, shkrimtari i parė i nadh modern shqiptar.
Natyrė tjetėr, talenti poetik L. Poradeci (1899-1987), njė poet lirik brilant, krijoi njė poezi tė butė e tė ngrohtė, por me mendim tė thellė e muzikalitet magjepsės (“Vallja e yjeve”, 1933, “Ylli i zemrės” 1937.

Tronditės verbi poetik i F. S. Nolit (1882-1965), nė librin “Album” (1947) dhe elegante proza e tij historike (“Histori e Skėnderbeut” 1921). Poet, historian, dramaturg, estet dhe muzikolog, publicist, pėrkthyes, mjeshtėr i shqipes, pėrpos burrė shteti e diplomat, ai ėshtė gjeniu i kulturės shqiptare tė shek. XX.
F. S. Noli lindi nė njė ngulim shqiptar tė Thrakės Lindore (Ibik Tepe), ku mori arsimin fillor; arsimin e mesėm e mori nė gjimnazin grek tė Adrianopojės, kurse studimet e larta i kreu nė Universitetin Harvard tė Bostonit (SHBA).
Nė moshė fare tė re u lidh me lėvizjen patriotike pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtimi osman dhe u bė njė nga aktivistėt mė tė shquar politikė e kulturorė tė Rilindjes Shqiptare. Mė 1908 u dorėzua prift duke inicuar idenė e krijimit tė njė kishe ortodokse aautoqefale shqiptare tė cilėn e themeloi mė 1922.
Pas shpalljes sė pavarėsisė kombėtare (1912) u bė frymėzues dhe udhėheqės i lėvizjes demokratike nė Shqipėri. Mė 1924, pas fitores sė njė revolucioni antifeudal, u zgjodh kryeministėr i qeverisė jetėshkurtėr tė dalė prej kėtij revolucioni. Restaurimi i reaksionit ēifligar nė dhjetor 1924 e detyroi tė marrė udhėn e pakthim tė mėrgimit, tė cilin e pėrjetoi si njė ekzil biblik. Ditėt e fundit tė jetės i mbylli nė SHBA, ku u vendos pėrfundimisht mė 1932, pas ecejakjeve nėpėr Evropė si emigrant politik.


Pėrvoja e revolucionit tė mundur tė 1924-ės i frymėzoi atij njė cikėl poezish me motive biblike, tė pėrfshira nė librin “Album”. Mė 1907 pat botuar dramėn po me subjekt biblik “Izraelitė dhe filistinė”, duke dashur tė aktualizojė legjendėn biblike nė pėrqasje me pėrvojat e tij si udhėheqės shpirtėror i lėvizjes pėr ēlirim kombėtar e shoqėror tė shqiptarėve. Mė 1947 botoi anglisht studimin “Bethoven and the French revolution”. Pėrktheu nė shqip shumė libra liturgjikė dhe vepra tė shkrimtarėve botėrorė O. Khajan, U. Shekspir, H. Ibsen, M. Servantes e tė tjerė.
Me poezinė, me prozėn publicistike, shkencore e kishtare, si dhe me pėrkthimet mjeshtėrore, F. S. Noli ka luajtur njė rol themelor nė zhvillimin e shqipes moderne.
Lėvrues tė shquar tė prozės sė shkurtėr ishin E. Koliqi (1903-1975), M. Kuteli (1907-1967) dhe F. Konica (1875-1942). I pari krijoi njė prozė subtile, plot kolorit tė qytetit tė vet, Shkodrės (“Tregtar flamujsh”, 1935), i dyti ėshtė njė magjistar i shqipes, shkrimtari qė kultivoi stilin popullor tė rrėfimit nė njė prozė magjepsėse (“Netė shqiptare” 1938; “Ago Jakupi” 1943; “Kapllan aga i Shaban Shpatės” 1944).
F. Konica ėshtė mjeshtri qė i dha fytyrė moderne prozės shqipe, intelektuali qė solli mentalitetin e mirėfilltė perėndimor nė kulturėn shqiptare.
Lindi nė Konicė, qytet i vogėl shqiptar, qė me vendimet e Konferencės sė Londrės mė 1913, tė cilat e rudhėn shtetin shqiptar nė kufijtė e sotėm, mbeti ne Greqi. Vinte nga njė derė e njohur, prej sė cilės trashėgoi titullin bej, vetėdijen e njė pėrkatėsie elitare, qė e manifestoi fort nė jetė dhe nė krijimtarinė e tij, por jo dhe mentalitetin anadollak lindor prej tė cilit u nda me nje buzeqeshje hokatare, qė u kthye nė njė sarkazėm therėse nė veprėn e tij. Ndoqi njė vit shkollėn jezuite tė Shkodrės, pastaj Liceun Perandorak tė Stambollit, kreu me 1895 studimet pėr letersi e filozofi nė Universitetin e Dizhonit (Francė), shkollimin e mbylli me kryerjen e studimeve ne Universitetin e Harvardit, ndersa me 1912 mori, nė kėtė universitet, titullin e magjistrit nė letėrsi dhe arte. Master of Arts Erudit, njohės i gjithė gjuhėve tė mėdha tė Evropes dhe i disa gjuhėve lindore, mik i G.Apolinerit, F.Konica u quajt prej tė huajve “njė enciklopedi qė ecėn” dhe u bė pėr kulturėn shqiptare modeli i intelektualit perėndimor. Iu kushtua qė nė rini lėvizjes kombėtare, por, nė kundėrshtim me frymėn mitike idealizuese e romantizante tė Rilindjes, solli nė tė frymėn kritike dhe pėrjetoi dhomėn e pėrjetshme tė idealistit qė vuan pėr mendimet e tij.
Themeloi revistėn “Albania” (Bruksel 1897-1900, Londėr 1902-1909), qė u bė organi mė i rėndėsishėm i shtypit shqiptar tė Rilindjes. Publicist, eseist, poet, prozator, pėrkthyes dhe kritik letrar, ėshtė veē tė tjerave autor i studimit “L’Albanie et les turcs” (Paris 1895), “Memoire sur le mouvement national albanais (Bruksel, 1899), i novelave “Njė ambasadė e Zulluve nė Paris” (1922) dhe “Doktor Gjilpėra” (1924), si dhe i veprės historiko-kulturore “Albania. The rock Garden of Southeastern Europe”, qė u botua pas vdekjes sė Massachussets me 1957. Dy novelat e Konicės i bashkon shpirti satirik dhe shprehja alegorike e konfliktit midis dijes dhe injorancės e konflikti midis mentalitetit tė prapamebtur oriental dhe mentalitetit modern perėndimor. Publicistika dhe proza e tij janė model i njė shqipeje letrare tė pėrpunuar dhe i njė stili elegant.
Vitet e fundit tė jetės (1926-1939), i kaloi si ambasador i Mbretėsise Shqiptare nė Washington, ku dhe vdiq mė 1942. Eshtrat e tij u sollėn nė Shqipėri nė vitet e fundit.
Nė letėrsinė e shqiptarėve tė Italisė, nė periudhėn midis dy luftrave, vazhdoi tradita e shkollės romantike tė shek. XIX, Z. Skiroi (1865-1927) me veprėn e tij (“Kthimi” 1913, “Te dheu i huaj”, 1940) desh tė rikuperonte kujtesėn historike tė shqiptarėve tė mėrguar qysh nga shekulli XV, pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Gjatė Luftės Antifashiste tė popullit shqiptar (1939-1944), u zhvillua njė letėrsi e rezistencės, e cila lindi nė ilegalitet pėrmes shtypit klandestin tė Partisė Komuniste Shqiptare. Krijimet e kėsaj letėrsie ishin kryesisht shkrime publicistike, skica letrare dhe tekste kėngėsh partizane. Autorėt e saj qenė luftėtarė antifashistė tė brezit mė tė ri (Sh.Musaraj, A.Caci, F.Gjata, K.Jakova, Q.Buxheli).
Pas Luftės II Botėrore, letėrsia shqiptare njohu njė zhvillim masiv. Tipari kryesor i letėrsise dhe i arteve tė kėsaj periudhe, ishte zhvillimi i tyre i orientuar ideologjik dhe levrimi i tė gjitha zhanreve, sidomos i romanit, i cili, nga nje zhanėr pa traditė, doli ne krye tė procesit letrar.
Tipi mė i levruar i romanit u bė romani realist social, me permbajtje etologjike dhe historike, me subjekt linear (J.Xoxa, S.Spasse), por nuk mungon as romani me kompozicion tė thyer, me poetikė tė hapur dhe me njė nėnshtresė filozofike, qė buron nga asosacioni i ideve dhe analogjitė historike (I.Kadare, P.Marko) dhe as romani satirik (D.Agolli, Q.Buxheli).
Tregimin dhe novelėn, e lėvruan Dh.Shuteriqi, N.Prifti, Z.Cela, T.Laco, Dh.Xhuvani, N.Lera e tė tjerė, kurse poezinė, I.Kadare, D.Agolli, F.Arapi, Xh.Spahiu, M.Ahmeti e tė tjerė.
Mė pak, u zhvillua drama (K.Jakova “Toka jonė”, 1955) dhe komedia (S.Ēomora “Karnavalet e Korēės” 1961).
Letėrsia e kėsaj periudhe nė Shqipėri u zhvillua brenda kornizave tė realizmit socialist, i vetmi drejtim i lejuar nga politika zyrtare. Por talente te fuqishme, pėrtej kėtyre kornizave, krijuan vepra me njė frymė opozitare tė nėnkuptuar dhe me njė domethėnie universale

I. Kadare (1936), me poezinė (“Pėrse mendohen kėto male” 1964, “Motive me diell” 1968, “Koha” 1976) dhe sidomos me prozėn e tij (“Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” 1963; “Kėshtjella” 1970; “Kronikė nė gur” 1971, “Dimri i madh “ 1977, “Ura me tri harqe” 1978, “Piramida” 1992; “Spiritus” 1996 etj.), sfidoi kufizimet e kohės dhe pėrtėriti letėrsinė shqiptare me forma dhe motive qė e integrojnė atė nė rrjedhat moderne tė letėrsisė botėrore.
Vepra e Kadaresė paraqet njė enciklopedi artistike tė jetės shqiptare, njė afreskė tė gjerė tė ngjarjeve historike dhe bashkėkohore, tė pėrjetuara me njė qėndrim filozofik tė shprehur herė hapur e herė pėrmes gjuhės sė Ezopit.
Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e kulturore tė shqiptarėve, tė kaluara nė filtrin e mendimit artistik tė shkrimtarit, janė paraqitur nė veprėn e tij si shprehje e identitetit kombėtar, e vitalitetit tė kulturės shpirtėrore tė popullit tė vet dhe si faktor i qėndresės e i mbijetesės sė tij historike.
Kadareja krijon njė prozė moderne duke shfrytėzuar gjerėsisht analogjitė historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe mitologjinė kombėtare. Vepra e tij ka njė poetikė tė hapur qė vjen nga pėrzierja e kohėve, e rrafsheve tė ligjėrimit artistik, e reales me irealen, nga natyra e thyer mozaikale e kompozicionit.Vepra e Kadaresė i sjell letėrsisė evropiane njė aromė karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atė me koloritin e njė areali tipik pėr veēanėsinė e tij etno-kulturore.
Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare, proza e Kadaresė kapėrcen distancėn kohore dhe sjell nė rezonancė mentalitetin dhe ndėrgjegjen artistike e mesjetare, me mentalitetin dhe ndėrgjegjen artistike tė kohės sonė. Nga pėrpunimi i thellė krijues i fondit tė traditave tė lashta popullore, mesazhi i prozės dhe i poezisė sė Kadaresė fiton njėherėsh njė thellėsi historike dhe njė notė humane universale.
Krijues me njė vetėdije tė fortė kritike, Kadareja jo vetėm ka poetizuar vlerat shpirtėrore tė kombit tė vet, por dhe ka fshikulluar traditat anakronike, mentalitetet retrograde, psikologjinė provinciale dhe konvencionet e jetės sė shoqėrisė shqiptare.
Me frymėn e disidencės, nė kushtet e diktaturės kur u krijua vepra e Kadaresė, ka ndihmuar t’i gėrryhen themelet regjimit totalitar nė Shqipėri. Ekzili i tij politik nė Francė nė vitin 1990, kur nė Shqipėri sapo kishin filluar proceset demokratike, u dha shtysė kėtyre proēeseve.
Pėr kėto vlera, vepra e Kadaresė gėzon njė popullaritet tė gjerė dhe ėshtė pėrkthyer nė tė gjitha gjuhėt e mėdha tė botės (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, italisht, arabisht etj.). Kadareja ėshtė vlerėsuar nga kritika e huaj, si njė prej shkrimtarėve mė tė shquar bashkėkohorė tė letėrsisė botėrore dhe ka fituar disa ēmime ndėrkombėtare. Kadareja ėshtė sot pėrfaqėsuesi mė eminent nė botė i kulturės shqiptare.



Poet i hollė lirik dhe shkrimtar satirik D. Agolli (1931), ka sjellė nė poezinė shqipe freskinė e njė frymėzimi spontan meditativ dhe nė roman humorin e lehtė popullor qė shkon deri nė grotesk. (“Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” 1973; “Arka e djallit” 1997). Ai ėshtė mjeshtėr i tregimit psikologjik, filozofik (“Zhurma e erėrave tė dikurshme” 1964, “Njerėz tė krisur” 1995).
Nga pėrmbledhjet mė tė rėndėsishme poetike tė Agollit, duhen pėrmendur, “Shtigje malesh dhe trotuare” 1965, “Fjala gdhend gurin” 1977, “Udhėtoj i menduar” 1985 dhe “Lypėsi i kohės” 1995.
Agolli ka lindur nė njė katund tė Shqipėrisė juglindore dhe mori pjesė fare i ri nė rezistencėn antifashiste. Lidhja e ngushtė me jetėn popullore dhe me idealet antifashiste, pėrcaktuan pėrmbajtjen e veprės sė tij. Tipar i romaneve tė Agollit pėr rezistencėn ėshtė aktualizimi i vlerave tė saj morale, pėrmes sinkronizimit artistik tė ngjarjeve tė luftės me kohėn e sotme. Vepra e Agollit ėshtė bėrė shumė popullore, ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė tė tjera dhe ėshtė vlerėsuar nga kritika e huaj.
Nė trojet shqiptare nė Kosovė dhe nė Maqedoninė Perėndimore, letėrsia nė gjuhėn shqipe, e pėrfaqėsuar nga shumė emra (E. Mekuli, A. Pashku, A. Podrimja, R. Kelmendi, R. Qosja, D. Mehmeti, M. Isaku etj.), ndonėse e zhvilluar nė njė kontekst tjetėr politik e kulturor, edhe pas luftės, ruajti lidhjet me kulturėn mėmė dhe solli nė art ravgimet dhe dramat kombėtare e humane tė njeriut tė atyre trevave. Nė diasporėn shqiptare nė Europė, pas Luftės, nuk pati ndonjė lėvizje tė mirėfilltė letrare. I vetmi shkrimtar me rėndėsi qė krijoi nė atė diasporė ėshtė M. Camaj (1925-1992), qė rreh tė zbulojė nė poezinė dhe prozėn e tij rrėnjėt e identitetit tė shqiptarit tė mėrguar.
Rezultati mė i rėndėsishėm nė kulturėn shqiptare tė pasluftės nė fushė tė gjuhės ėshtė unifikimi i shqipes standarte, tė pėrpunuar nė nivelin e njė gjuhe moderne.
Nė fazėn e sotme tė tranzicionit tė shoqėrisė postkomuniste, letėrsia shqiptare pėrjeton avantazhet e hapjes ndaj botės, por edhe problemet qė i krijohen nė kėto kushte kulturės sė ēdo kombi, pėr tė ruajtur identitetin e vet.

Autor Prof. Jorgo Bulo
Literatura:
1. Historia e letėrsisė shqipe I, II (Botim i Institutit tė Historisė e tė Gjuhėsisė tė Universitetit tė Tiranės, Tiranė, 1960.
2. Historia e letėrsisė shqiptare (Botim i Akademisė sė Shkencave) Tiranė, 1983.
3. E.Ēabej. Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes, Tiranė, 1994
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-02-05, 14:57   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

AT AMBROZ MARLASKAJ

Kushneni i Mirditės, njė fshat i vogėl piktoresk, si njė ballkon i blertė rrėzė bjeshkėve me tė njėjtin emėr vjen e rritet befas prej emrit tė birit tė shquar tė tij, At Ambroz Marlaskės. Ka qenė njė ndėr franēeskanėt e mėdhenj shqiptarė. Dijetar i disa fushave, deputet i zjarrtė i Asamblesė Kombėtare. Dera e Marlaskės ka qenė e pėrmendur nė shekuj pėr mjeshtėrinė origjinale tė punimit tė kėmborėve tė njohur, tė paktėn deri nė Shkumbin. Njė traditė artizanale qė ka ardhur duke u pasuruar brez pas brezi. Nė nėntor tė vitit 1884 nė atė familje tė njohur do tė lindte Lleshi (emri i pagėzimit) qė mė vonė do tė thirrej Ambroz sipas emrit tė rregullshmėrisė fetare. Do tė ketė qėnė ndonje klerik qė ka pikasur dhuntitė e tij qė nė fėmijėri duke u bėrė dhe udhėrrėfyes i Llesh Marlaskės nė udhėn e dijes, siē ka ngjarė edhe herė tė tjera. Kėshtu Ambroz Marlaskaj mėson nė fillim nė kuvendin Franēeskan tė Rubikut , pėr tė kryer pastaj studimet Universitare nė Austri, ku diplomohet pėr teologji dhe filozofi. Punon si pedagog nė Austri dhe Ēeki. Nuk qėndron gjatė. Kthehet nė atdhe ku do ta prisnin punė tė shumta. Nė Shqipėrinė e fillimeve tė kėtij shekulli, Franēeskanėt po shndėrroheshin nė njė plejadė dijetarėsh, poetėsh veprimtarėsh tė shquar tė Rilindjes e mė pas tė pavarsisė. Pėr ta rilindja e kombit ishte njė proces i gjatė qė nuk mund tė kryhej pa vepra tė guximshme dijesh dhe atdhetarie. Por At Ambrozi do tė pėrfshihej pa vonesė nė rradhėt intelektuale jo vetėm Fran ēeskane. Ai kishte filluar tė lėvronte nė hullinė e letrave shqipe. Pėr kontributin e tij tė dukshėm nė gjuhėsi ku po kryheshin edhe sprovat mė tė guximshme, mė 1916 zgjidhet anėtar i Komisisė Letrare krahas Luigj Gurakuqit, Gj Pekmezit, Sh Gjeēovit, Ndue Palucės, Sotir Pecit etj. Nė vitet 20-tė pėr ndihmesėn nė mėsuesi e pedagogji zgjidhet kryetar i organizatės profesioniste “Lidhja e Mėsuesėve tė Prefekturės sė Shkodrės”, qė bashkonte nė gjirin e vet arsimtarėt e besimeve tė ndryshme tė shkollave laike dhe fetare.

Ka filluar ndėrkohė mbase periudha mė intensive e tij nė lėmin e demokracisė, kulturės dhe pėrparimit tė vendit. Revista “Hylli i Dritės” bėhet tribuna e ideve dhe polemikave tė tij tė zjarrta pėr problemet tė aktualitetit politik e social. Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1921 boton shkrimet “Mbi Ortografi tė Sotshme” , “Si duelėn tė zgjedhur deputetėt katolikė tė Shkodrės” , “A ėshtė qeveria e Tiranės nji “Turki e Re a Jo” etj. Ndėr artikujt interesant ėshtė ai me titull “Njė monument pazotėsie nė lamė tė arsimit nė Shqipni” (1923). Me 1923 Marlaskaj zgjidhet deputet nė Asamblenė Kushtetuese ku spikat oratoria e tij. Njė ish deputet bashkohės nė kujtimet e tij e karakterizon si “njeri shumė i sinqertė korrekt dhe patriot i mirė” fjala e tė cilit zinte vend. Polemist i flakėt dhe i menēėm nė luftėn pėr demokraci, kulturė e pėrparim, njė nga penat mė tė mprehta tė kohės qė idetė i shtjellon pėrmes artikujve polemik vėren studiuesi Pal Doēi. Publicistika e tij tėrhiqte vėmendjen pėr vėzhgimet e mprehta tė problemeve sociale politike e dukurive tė tjera qė pėrjetonte shoqėria shqiptare nė kėrkim tė njė realiteti tė ri. Doemos qė pati dhe ngasje e telashe pėr shkak tė ideve tė guximshme qė parashtronte nė shkrime e fjalime. Dhe nė rastin e Marlaskės publicisti e oratori janė njė gėrshetim me tipar kryesor shpirtin polemist.

I dyti nė radhėn e asamblistėve tė mbledhur nė Vlorė nė pranverėn e vitit 1924 menjėherė pas Fan Nolit, mik dhe bashkėpunėtor i afėrt i tij. Bashkėpunimi nė radhėt e demokratėve mbėrriti si jehonė politike deri nė Kuzhnenin e largėt. “Me Fan Nolin ka qenė gjithė fshati ynė se ne patėm njė frat tonin At Ambroz Marlaskaj, i cili ishte me partinė e Nolit qė quhej opozitė”, kujton vite mė parė njė bashkėkohės.

Mirėpo dhjetoriiI vitit 1924 do tė sillte njė dimėr tė dytė pėr shumė krerė intelektualė tė opozitės, tė cilėt sėbashku me kryeministrin demokrat detyrohen tė braktisin atdheun qė ishte mbėrthyer nga njė dorė e fortė.

Marlaska emigron nė Itali. Dhe pse i zhgėnjyer nga rrokullima e ngjarjeve politike nuk tėrhiqet nga jeta aktive e intelektualit. Punon si rektor universiteti nė Romė, profesor nė Paris e Luvėr (Belgjikė) detyrė qė kreu derisa mbylli sytė.

Nuk rresht asnjėherė punėn shkencore. Tė rėndėsishme janė kontributet e tij, trashėgimi i njė vargu veprash tė botuara e nė dorėshkrim: nė filozofi (studimi “Mbi monizmin dhe materializmin” ), nė histori “Historia e Pedagogjisė dhe Psikologjisė” , njė pėrmbledhje e Historisė sė Shqipėrisė; shkrime tė tjera, nė gjuhėsi (ka botuar gramatikė latine, njė fjalor latin, studimin “Mbi ortografinė e sotme” ), nė didaktikė (shumė shėnime e artikuj).

Nė Evropė Marlaskaj bėn emėr si pedagog i zoti, ku edhe e pat nisur si profesion, pa lėnė mėnjanė kontributin si mėsues e drejtues nė gjimnazin e njohur “Ilirikum” tė Shkodrės. Bėn emėr dhe si dijetar nė gjurmė tė humanistėve tė mėdhenj shqiptarė tė Rilindjes Evropiane. i ngjashėm pėr nga fati me Gjon Gazullin, njeriun me shkėlqim tė rrallė si pedagog e astronom, por jo pak me dorėshkrime tė humbura apo tė mbetura nėpėr arkiva shtetesh Evropiane. Por jeta e At Ambrozit kėputet shpejt e papritur nė qershorin e vitit 1939 si tė mos donte tė shihte atdheun e tij tė pushtuar. Nuk ishte veēse 54 vjeē.
Shtypi i kohės duke shėnuar meritat e Marlaskės me rastin e vdekjes e quan “mjeshtėr i breznive tė reja me fjalė, shkrime e me shembull nė ushtrimin e virtyteve ma tė nalta fetare e atdhetare.

Gjon Kamsi po me atė rast boton nė “Hylli i Dritės” njė nekrologji me titullin “Patėr Ambrozi” , e cila pasqyron ndjenjat me tė cilat u prit nė mjediset demokratike shqiptare vdekja e dhimbshme e atdhetarit tė madh, qė si “mėsues rriti njė djelmni n'idealet e shejnta t'Atdheut. Predikator i fuqishėm, pat fjalėn e rrjedhėt e bindshme. Prekte e ngjiste fjala e tij…luftėtar me t'vetmen armė tė drejtit, atdhetar i kulluet. Pėr kėto virtyte tė rralla, mirditas i asaj Mirdite qė nėpėr kohė tė zeza mbet forcojme lirije pėr tokėn shqiptare… s'kish shqiptar qė s'e njifte… si atlet bese e atdhetarie”.

Kur tė zbulohet e plotė figura e Marlaskės e tė shpalohet nė botime vepra e tij, brezat e sotėm kanė pėr tė ndjerė se ka edhe njė simbol mė shumė nė luftėn pėr demokraci. Ende nė Kuzhnen bien kumborėt e kishės qė ai ua pati dėrguar vėllezėrve tė tij besimtar nga Roma. Dhe mė shumė do tė bien nesėr ato kumbonė relike.

“Yllėsia” franēeskane shqiptare nuk mund tė kuptohet pa kėtė bir tė maleve tė Epėrme qė diti tė kumbonte e ligjėronte pėr tė, si pėr njerėzit e tij tė vendlindjes qė rropateshin nė jetėn e tyre tė vėshtirė mes shkrepash, ashtu dhe pėr studentėt e qytetėruar tė Evropės. Ndaj nuk ėshtė e lehtė tė “mblidhet” Marlaskaj… sepse duhet kėrkuar gjithėkund edhe atje ku deri tash nuk e dimė se ėshtė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-02-05, 15:04   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default


SAMI FRASHERI


Sami Frashėri ėshtė ideologu mė i shquar i lėvizjes sonė kombėtare. Si udhėheqės ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet njė nga personalitetet mė tė rėndėsishėm tė Rilindjes.
Vėllai mė i vogėl i Abdylit e i Naimit, ai lindi nė Frashėr mė 1850, ku mori edhe mėsimet e para. Mė 1871 mbaroi gjimnazin "Zosimea" nė Janinė, mėsoi gjuhė tė vjetra e tė reja dhe u pajis me njė kulturė tė gjerė. Mė 1872 shkoi nė Stamboll pėr punė dhe atje u lidh menjėherė me patriotė shqiptarė, me Pashko Vasėn, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumė shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqėrisė sė Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonėse ishte nga mė tė rinjtė. Gjer nė fund tė jetės ai mbeti udhėheqėsi kryesor i kėsaj shoqėrie.
Samiu ishte njeri me horizont tė gjerė dhe dha ndihmesė tė shquar pėr kulturėn turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe tė drejtat e kombit shqiptar. Botoi nė turqisht edhe njė varg veprash letrare e shkencore. Ndėr kėto janė disa vepra themelore, si: i pari fjalor i plotė etimologjik i turqishtes, si dhe e para enciklopedi turke e historisė dhe e gjeografisė nė gjashtė vėllime. Ai shkroi nė turqisht dramėn Besa me subjekt shqiptar, bėri pėrkthime nga letėrsia botėrore etj.
Veprat e Samiut nė turqisht pėrshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar tė Perandorisė Osmane. Me to ai i sillte ndihmesė tė vlefshme mendimit pėrparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal tė sulltanėve ai i ndihmonte njėkohėsisht edhe popullit tė vet nė luftėn pėr liri, edhe popullit turk nė luftėn pėr pėrparim.
Krijimtaria e Samiut nė gjuhėn shqipe ėshtė e lidhur tėrėsisht me idealet e lėvizjes kombėtare pėr ēlirim, me nevojat e shkollės e tė kulturės kombėtare. Pa dyshim ai ėshtė njė nga themeluesit e saj. Pėr shkollat e para shqipe Samiu botoi kėto vepra: "Abetare e gjuhės shqipe„(1886), "Shkronjėtore e gjuhės shqipe„(gramatikė e shqipes,1886) dhe "Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe njė fjalor tė gjuhės shqipe, qė nuk i dihet fati.

1850 - 1904

Jeta dhe Vepra

Hyrje
Analiza

Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-02-05, 15:14   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

Ndre Mjeda

Poezia e Mjedės shėnoi kalimin nga letėrsia e Rilindjes romantike, me problematikė kryesisht atdhetare, te letėrsia e Pavarėsisė, ku mbizotėroi problematika shoqėrore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi mė 20 nėntor 1866 nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr. I ati ishte njė barģ, i zbritur nga fshati. Ai vdiq herėt dhe e la Mjedėn tė vogėl. E ėma mbeti e vč, pėr tė mbajtur dy fėmijėt u detyrua tė lante rroba te familjet e pasura tė qytetit. Aftėsitė e rralla qė shquanin Mjedėn qė nė fėmijėri, tėrhoqėn vėmendjen e jezuitėve, tė cilėt jo rrallė zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin nė seminare. Ata e futėn nė seminarin e tyre italian tė Shkodrės. Meqenėse edhe kėtu Mjeda i ri u shqua pėr zotėsi, e dėrguan tė ndiqte studimet e larta nė Spanjė, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kėsaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhėve tė ndryshme tė huaja dhe kulturėn e gjerė klasike, qė do t'i vlejė shumė gjatė veprimtarisė sė tij tė mėvonshme letrare. Nė formimin e personalitetit tė mjedės ndikuan dy faktorė: nga njėra anė shkolla fetare, qė pėrcaktoi deri diku botėkuptimin e tij, nga ana tjetėr idealet kombėtare me tė cilat ra nė kontakt herėt e qė, si bir i popullit tė thjeshtė i ndiente thellė. Kėto ideale qenė pėr tė riun flaka qė e ushqeu talentin e tij poetik. Mė 1887 Mjeda 21 vjeēar botoi "Vaji i bylbylit", njė elegji qė ėshtė njėkohėsisht edhe njė kėngė shprese. Nė kėtė poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja pėr fatin e kombit tė robėruar dhe optimizmi pėr tė ardhmen e tij. Ndėrkaq Mjeda e ndiente veten tė ndrydhur nga rregullat e shoqėrisė jezuite.
Konflikti ndėrmjet tij dhe urdhėrit ku bėnte pjesė, arriti nė pikėn mė tė lartė, pas dy vjetėsh, kur poeti i ri, qė kishte mbaruar studimet dhe ishte dėrguar tė jepte mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Itali, detyrohet tė largohet. Duke e ndier veten tashmė mė tė lirė, ai iu kushtua me njė zjarr tė dyfishuar ēėshtjes kombėtare dhe zhvilloi njė veprimtari tė gjerė atdhetare e kulturore. Themeloi shoqėrinė kulturore "Agimi". Mori pjesė nė njė kongres gjuhėsor lidhur me ēėshtjė tė shqipes nė Hamburg. Ai shkroi pėr mirditorėt njė memorandum, drejtuar pėrfaqėsuesėve tė fuqive tė mėdha nė Shkodėr, ku ankoheshin kundėr qeverisė osmane. Poeti ngriti zėrin me rastin e mbylljes sė shkollės sė mesme shqipe nė Korēė nėpėrmjet njė vjershe qė ėshtė njė kushtrim i hapur etj. Kjo veprimtari nuk mund tė mos i binte nė sy qeverisė osmane, e cila mė 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi nė Anadoll (ky rast i dhimbshėm i jetės sė Mjedės gjeti pasqyrimin poetik nė poemthin "I tretuni").
Edhe pas kėsaj, poeti nuk pushoi sė punuari pėr ēėshtjen shqiptare, qoftė nė fushėn letrare, qoftė nė fushėn gjuhėsore. Nė kėta vjet, nėn ndikimin e hovit tė madh tė lėvizjes atdhetare si edhe tė kontaktit tė pėrditshėm me jetėn e fshatarėve, lindėn krijimet e tij mė tė mira.
Si shumė rilindės tė tjerė, Mjeda shpresonte se ēlirimi kombėtar do tė sillte pėrmirėsimin e gjendjes sė masave. Njė mendim i tillė pėrshkon poemėn e fuqishme "Liria" e shkruar nė vitet 1910-1911, pra nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė. Ngjarjet pas 1912-ės pėr Mjedėn qenė njė zhgėnjim i hidhur.
Nė tė vėrtetė, qė kėtej e tutje, ai do t'i kushtohet kryesisht veprimtarisė gjuhėsore. Mė 1917 Mjeda mblodhi dhe botoi nė vėllimin "Juvenilja" krijimet poetike, tė shkruara gjatė Rilindjes qė pėr shumė shkaqe s'kishin mundur tė shihnin dritė mė parė. Ai hyri kėshtu nė letėrsinė tonė si poet i shquar. Nė vitet 1920-1924 Mjeda u zgjodh deputet i opozitės, i krahut demokratik. Pas ardhjes sė Zogut nė fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi tė ishte famulltar i thjeshtė nė fshatin e vogėl Kukėl, gjersa nė vitet e fundit tė jetės sė tij kleri e mori si mėsues tė shqipes nė gjimnazin e vet tė Shkodrės. Mjeda iu vu atėherė me tėrė energjitė e veta edukimit tė rinisė me dashuri tė veēantė pėr gjuhėn dhe pėr kulturėn shqiptare.
Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi, si testament poetik tė rrallė pėr bukuri e forcė, poemthin "Liria".

1866 - 1937


Jeta dhe Vepra

Hyrje
Krijimtaria
Analiza

Andrra e Jetės
Poezi
Vaji i Bylbylit
Gjuha Shqype
Liria
Andrra e Jetės

Trina
Lokja
Zoga
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-02-05, 15:27   #9
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

Zef Serembe


U lind mė 1843 nė Shėn Kosmo Albanese, apo siē thonė vendasit vetė, Strigari. Babai i tij, Angjelloja, mori pjesė aktive nė revolucionin e viti 1848 kundėr Burbonėve tė Napolit. I dėnuar me vdekje, pas dėshtimit tė kėtij revolucioni, ai bėri ca vjetė jetėn e ilegalit e tė tė arratisurit politik, i ndjekur kėmba-kėmbės, duke i shpėtuar shpesh rrethimit tė policisė, me pushkė nė dorė. I sėmurė rėndė, Angjelloja arriti mė nė fund tė falet nga qeveria e u kthye nė shtėpi por, nuk ishte mė i zoti pėr punė. Ekonomikisht u shkatėrrua. Zefi i vogėl kaloj njė fėmijėri tė varfėr, me hallin e babait, e u rrit shėndetlig. Jeta e t’et la njė mbresė shumė tė madhe mbi djalin i cili u rrit nė kohėn kur Lėvizja Kombėtare italiane ishte nė kulmin e saj. Pak vjet Serembeja studjoi edhe nė kolegjin e Shėn Adrianit, ku pat si mėsues tė shqipes De Radėn, i cili u bė njė nga miqtė e tij mė tė dashur dhe influencoi pėr mbarė tek poeti i ardhshėm. Ca nga varfėria e ca nga shėndeti i lig, u detyrua t’a lėrė shkollimin. Njė sėmundje e rėndė e veshit, qė i ra nė shkollė, e dėrmoj rėndė.
Ajo, siē duket, ishte fillimi i shkatėrrimit tė tij psikik. Nuk dimė se kur e la Zefi shkollėn e me se u muar pastaj? Po udhėn e vjershėrisė, ai, siē duket, e nisi herėt? Njė nga kujtimet e tij mė interesante ėshtė vjersha ,,Pėr lirinė e Venedisė’’, e shkruar mė 1886. I rrėmbyer nga idetė e ngjsrjet e Lėvizjes Kombėtare italiane, poeti i ri kėndon aty pėr Garibaldin e bashkimin e Italisė, urren absolutizmin, mburret pėr pjesėmarrjen e Arbėreshėve nė Lėvizjen Garibaldiane. Deri mė 1870, nuk e njohim veprimtarinė e Serembes. Njė dashuri e pafat qė shtiu me njė fshatare arbėreshe, rėndoi shumė mbi jetėn e rrėmbyer tė poetit. Vajza, bashkė me prindėrit, emigroi nė Brazil, ku shkonin qindra-mijėra italianė tė jugut tė cilėt s’kishin tokė e qė nuk gjejshin punė nė vend. E dashura e poetit nuk jetoi shumė dhe vdiq. Zefi i pangushėlluar, qė deri atėherė i kishte kėnduar me shpresė, u nis edhe ai pėr nė Brazil mė 1875. Dėshironte qė, sė paku, tė shohė varrin e tė dashurės sė tij, tė kėmbejė jetė e mbase edhe t’i lerė shėndetin varfėrisė. Nė Brazil, siē duket, poeti nuk bėri asnjė mot. Disa miqė e ndihmuan tė ikė e Serembeja u nis pėr nė vendlindje, me tė vetme njė trastė dorėshkrimesh - poezi, drama, njė pėrkthim tė ,,Psalmeve’’ tė Davidit. Por, fatkeqėsisht, duke u kthyer nė vendlindje u sulmua nga disa njerėz tė panjuhur dhe humbi dorėshkrimet e veta. Poeti mė pas pat dhėmbje tė madhe pėr kėtė humbje e nuk u ngushėllua dot. Qė prej Kadiksi, duke i rėnė Spanjės, Francės e Italisė mespėrmes, Serembe e bėri me kėmbė udhėtimin deri nė fshatin e tij shumė tė largėt, i uritur dhe i zbathur. Nė fshat, ai nuk gjeti prehje e qetėsi. Atje nisi edhe njėherė jetėn e mėparshme tė varfėrisė. Mė 1883, e shohim tė botojė librin e parė me titull ,,Poezi italishte e kėngė origjinale tė pėrkthyera nga shqipja’’, Kozencė. Aty pėrmblidheshin nja pesė vjersha tė tij italishte me vlerė tė dyshimtė e nja tridhjetė e dy vjersha shqipe tė botuara vetėm nė pėrkthimin italisht, njė pėrkthim shumė i dobėt. Serembe vazhdoj tė bėjė, gjatė kėsaj kohe, jetėn e tij tė vėshtirė prej tė papuni, ēdo ditė edhe mė i dobėt nga shėndeti. Mė 1886, miqtė e tij tė Sicilisė, kanė marrė vesh se poeti ėshtė seriozisht i sėmurė dhe pėr kėtė ēėshtje e pyesin De Radėn, duke dashur tė dijnė se ku ėshtė Serembe. Mė pas, i neveritur keq edhe njėherė prej jetės nė Kalabri, ku ēlirimi i vendit nga Burbonėt s’kishte sjellė ndonjė ndryshim tė dukshėm shoqėror, Serembe niset edhe njėherė pėr nė Brazil. Atje vdiq mė 1901, nė qytetin San Paolo. Siē duket nė njė nga dokumentet qė kemi nga vitet e fundit tė jetės sė poetit, ku e mbaroi jetėn tragjikisht, nė ēmenduri.
Pas vdekjes sė Serembes, rrallė u botua ndonjė vjershė e tij, para se njė nip i tij tė mblidhte gjithēka mundi tė gjejė e t’i botojė shkrimet e para nė Milano, mė 1926, nėn titullin ,,Vjersha’’ - gjithsejt 39 sosh. Vetė botuesi, nė parathėniet, na thotė se i preku vjershat, duke i hekur ,,ndonjė barbarizėm tė rrallė’’, se ai nuk mbajti ,,sistemin grafik’’ tė autorit e se pėrdori njė tjetėr ortografi. Keto kėshtu kanė bėrė qė vjershat e Serembes tė preken veēanėrisht nė gjuhėn e tyre. Dy janė motivet kryesore tė poetit: atdheu dhe dashuria. Motivi patriotik - Serembe, bir i njė revolucionari tė 1848-tės, bir i kohės kur Lėvizja Kombėtare shqiptare kishte filluar, u gllabėrua herėt nga idetė e pėrparuara tė ēlirimit tė popujve. Kėtė na dėshmon vjersha e parė qė e njohim me emrin ,,Pėr lirinė e Venetisė’’. Interesi i kėsaj vjershe ėshtė i madh jo vetėm se aty bėn majė talenti i njė poeti mjaft tė pjekur, qė sigurisht nuk e ka tė parėn herė qė shkruan, por sidomos se aty Serembe na shfaq idetė dhe idealet e tij kryesore, ide dhe ideale qė ai i ruajti gjithė jetėn. Me entuziazėm tė madh poeti e ka pėrshėndetur bashkimin e Italisė e heroin e madh tė kėtij bashkimi Xhuzepe Garibaldin, dora e djathtė e tė cilit, gjatė fushatės, qenė edhe arbėreshėt. Garibaldin poeti e krahason me Skėnderbeun tonė, qė bėri bashkimin e shqiptarėve kundėr Turqisė sė sulltanėve:


,,Kėmishkuqi trim me fletė
Skėnderbeut tonė i ngjet
se kur rreptas shpatėn nxjerr
si rrufeja djeg e shqerr,,

Motivi i dashurisė

Nė pėrmbledhjen e vjershave tė Serembes, lirika e tij erotike zė gjysmėn e vendit. Edhe kėtu, si nė poezinė e tij patriotike, Serembe na i kėndon drejtpėrsėdrejti ndjenjat e tij. Poeti duket se dashuroj qė nė moshėn fare tė re njė vajzė tė thjeshtė arbėreshe: ,,ti je gocė, unė jam djalė’’, i thotė ai nė njė vend tė dashurės duke kujtuar kohėn kur u zu malli i tyre. Vajzėn, pėr tė parėn herė, e kishte takuar te kisha. Poeti na ka dhėnė portretin e vashės nė tingėllimen ,,Fytyra e saj’’, ku na e pėrshkruan tė hollė e tė drejtė si njė kumbull, qė ecėn si zogė, me zėrin plot harmoni, me sytė e zezė plot mendim e dashuri. Flokėt e saj tė zes i ndan shtegu e rreth krejt i rri gėrsheti. Kur qesh, poetit i duket sikur pėr tė hapen qiejt. Zefi pat ushqyer ėndėrrat mė tė bukura tė lumturisė e e priste me padurim ditėn kur do tė bashkoheshin, kur do tė martoheshin. Po ,,fati’’, - kundėr tė cilit poeti ngrihet shpesh me mėri nuk e deshi atė lumturi. Njė ditė vajza u largua pėrgjithmonė nga fshati e iku pėrtej deteve, nė Brazil. Poeti jetoj me zemėr e mendje tek ajo, gjersa mori vesh vdekjen e saj. Atėherė kishte tė paktėn nėntė vjetė qė ata ishin ndarė e qė poeti vuante.
Tani e tutje ai do tė jetojė pa shpresė, i dėshpruar keq nga jeta. Dashuri e Serembes, qė filloj si njė idil i thjeshtė e i ėmbėl fshati, pėrfundoj tragjikisht, e i solli poetit njė nga brengat e tij mė tė mėdha tė jetės, i shtoi mėrinė ndaj shoqėrisė e e bėri edhe pesimist.

Nė opusin poetik tė krijuar nė gjuhėn shqipe, sonetin e ka krijuar me njė prirje dhe sens tė dukshėm, duke e bėrė kėtė formė poetike si njė nga shenjat identifikuese tė artit poetik tė tij.

Po tė kihet para sysh mėnyra e krijimit tė poezisė nga Zef Serembe, pra, krijimi edhe ad hoc i poezive, me improvizim tė atypėratyshėm tė vargjeve, me shumėzimin e varianteve tė sė njėjtės vjershė nga rasti nė rast, prirja e tij drejt sonetit duket e habitshme. Kjo pėr arsye se soneti ėshtė njė formė shumė precize nga pikėpamja metrike, qė do tė thotė se kėrkon njė organizim shumė specifik tė vargut. Krijuesit e sonetit rėndom njihen si autorė tė disiplinuar, me prirje pėr tė punuar gjatė nė skalitjen e vargjeve dhe nė pėrsosmėrinė e shprehjes poetike. Ndėrsa, Zef Serembe ishte njė autor me njė dinamikė jetėsore larg prehjes e disiplinės, larg rehatisė e pėrqendrimit. Duket se ishte vetė karakteri i tij ambicioz, shkaku themelor i vėshtirėsive tė jashtme, qė ia nxinin jetėn. Zef Serembe nuk kėnaqej brenda njė konvence sociale e intelektuale, e cila i ofronte mundėsi tė kufizuara pėr t’u afirmuar si personalitet dhe si krijues. Hapėsira e ngushtė e komunitetit arbėresh, izolimi i kėtij komuniteti, prapambetja sociale dhe kulturore, prej Zef Serembes pėrjetohesin si pranga, edhe nė kohėn kur ai nuk arrinte ta artikulonte racionalisht pakėnaqėsinė dhe revoltėn e vet. Pėrjetimi i detajeve tė ambientit tė vendlindjes sė vet me ritme dramatike, ėshtė shprehje e shqetėsimit dhe e pakėnaqėsisė, mė shumė se e identifikimit tė fuqishėm me atė ambient, edhe pse as kjo lidhje nuk mungon.


Nga kjo shpėrputhje evidente e jetės dhe e krijimtarisė sė tij, po ku soneti ishte njė formė e preferueshme poetike, bėhet e qartė se Zef Serembe kishte njė talent jashtėserik, i cili edhe nė fushėn e krijimtarisė poetike thyente konvencat, ngase ai arrinte tė krijonte sonetin, nė formėn e tij tė komplikuar, edhe nė njė bashkėbisedim rasti, nė njė darkė miqsh, me lehtėsi tė jashtėzakonshme. Fjala vjen, sonetin “Dhuninkė Maurit”, poeti e krijoi nė prani tė vetė Maurit, si njė shenjė nderimi pėr personalitetin e shquar tė botės arbėreshe. Nėse nuk e ka lexuesi kėtė informacion lidhur me mėnyrėn e krijimit tė sonetit “Dhuninkė Maurit”, e ka tė pamundur tė vėrejė ndonjė disnivel esencial tė kėtij krijimi poetik me krijimet e tjera tė Zef Serembes. Organizimi metrik i sonetit “Dhuninkė Maurit”, ėshtė krejt brenda skemės sė njėmbėdhjetėrrokėshit. Poashtu skema rimore nė katrena :abba/ abba dhe nė terceta: cde/edc, ėshtė precize, si nė shumicėn dėrrmuese tė soneteve tė tjera tė poetit. Disa nga elementet e skicuara nė kėtė sonet, si portretimi moral i heroit lirik, vlerėsimi i veprės sė kėtij heroi nga pikėpamja morale dhe nacionale, vlerėsimi i diturisė si njė nga kulmet e arritjes sė intelektit njerėzor, nė fakt janė nga ato elemente qė pėrsėriten edhe nė krijime tė tjera tė Zef Serembes, si qendra tė ideve poetike tė tij. Me njė fjalė, qė nė vitin 1860, kur e improvizoi kėtė sonet, nė njė ndejė rasti, Zef Serembe, ishte krijues me botėkuptime tė formuara, aq sa ato arrinte t’i artikulonte me njė lehtėsi evidente edhe nė formėn e rafinuar tė sonetit, si tė ishin korpus i poezisė gojore.


Sonetet e Zef Serembes nė gjuhėn shqipe, janė nė koherencė tė plotė me prirjet dhe me realizimet e tjera poetike tė kėtij autori. Nga kjo pikėpamje, Zef Serembe ėshtė njė poet me origjinalitet tė dallueshėm qartė, pavarėsisht se nė ēfarė forme poetike shprehet. Rrjedhimisht, sonetet e tij janė brenda qarkut tė poetikės serembiane, tė ngjizjes sė shpėrthimit momental e impovizimit dhe synimit qė tė arrihet pėsosmėria e formės poetike, e jo produkt i analogjive apo i shfrytėzimit tė modeleve tė gatshme tė poetėve tė tjerė. Madje as bashkėkombėsit e tij tė famshėm, Jeronim De Rada dhe Gavrill i Riu, nuk janė modele pėr Zef Seremben, sepse ata nuk kanė krijuar fare sonetin. Ndėrsa, poemat narrative tė kėtyre dy kolosėve tė poezisė shqiptare, nuk ndiqen nga ana e Zef Serembes, as nė kompozicion, as nė ide. Poezia e Zef Serembes pėrgjithėsisht ėshtė mė lirike, mė ekspresive, mė e shkurtėr dhe mė pak narrative, se poezia e De Radės dhe e Gavrill Darės sė Ri.

Nga ana tjetėr, as krijimet sonetike tė poetėve tė mėdhenj italianė, si Dante Aligieri e Francesko Petrarka, nuk janė ndjekur si modele. Zef Serembe nuk ka krijuar tėrėsi mė tė mėdha sonetike, me personazhe tė afishuara si shėmbėllim i Beatriēes sė Dante Aligierit apo i Laurės sė Franēesko Petrarkės. Konceptimet poetike tė Zef Serembes nė krijimet sonetike, nuk janė produkt i koncepcioneve dhe konstruksioneve filozofiko-morale, i procedurave tė ndėrlikuara kompozicionale dhe ideore. Edhe kur nuk janė krijime ad hoc siē ėshtė soneti kushtuar Domenikė Maurit, sonetet e Zef Serembes janė mė shumė shpėrthime spontane poetike, qė evidencojnė ndonjė detaj ose ndonjė pėrjetim konkret intim, nė korelacion me ambientin e jashtėm, po qė mbyllet nė njė kornizė tė reaksionit personal apo tė njė vlerėsimi moral.

Sonetet - pėrkushtime: ballafaqimi i vlerave tė vetes me tė tjerėt

Nė nivelin e tematizimeve poetike, Zef Serembe ka krijuar sonetet-pėrkushtime, ndaj disa figurave konkrete tė komunitetit arbėresh, ose edhe mė gjerė. Pėrveē sonetit “Dhuninkė Maurit”, sonete-pėrkushtime janė edhe: “Aliut Tepelenasit”, “Koroneut”, “Shėn Mėrisė Virgjėr”, “Shėn Kozmait e Shėn Damjanit” dhe “Zep De Radės”. Koncepti inicues i kėtyre pėrkushtimeve duket tė jetė impulsiviteti i pėrjetimeve personale dhe i nevojės sė shqiptimit tė atyre pėrjetimeve intensive, pastaj mahnitja me figurat e caktuara dhe iritimi me disa tė tjera. Po nė tė dyja rastet, poeti veten e sheh nė qendėr tė pėrjetimit e tė vlerėsimit poetik, moral e njerėzor, qoftė nė rolin e adhuruesit, ndaj Dhuninkė Maurit, Koroneut, Shėn Kozmajt e Shėn Damjanit, Zep De Radės, qoftė nė rolin e gjykatėsit, ndaj Aliut Tepelenasit, Shėn Mėris Virgjėr.)


Kontrollimi rigoroz i shprehjes dashurore - dėshmi e moralitetit

Motivi dashurisė,
qė ėshtė njė nga motivet qendrore tė poezisė sė Zef Serembes, ėshtė pėrjetėsuar edhe nė njė sonet tė poetit nė gjuhėn shqipe, “Fitirja e asana”. Soneti fillon me konstatimin e subjektit poetik pėr bukurinė e vashės dhe vazhdon me pėrshkrimin e bukurisė sė saj fizike. Ėshtė njė pėrshkrim gradual, i qetė dhe solemn, deri sa arrin pikėn kulmore nė vargun e fundit, (“ E ndė se kjeshėn te Mbiereu tė kjellė”), duke e bėrė bukurinė e saj njė fuqi qė i kundėrvihet edhe ligjit tė gravitacionit. Po e tėra ėshtė e realizuar me njė drojtje, me kursim dhe me kujdes tė theksuar, thua se poeti ka drojė se mos e lėndon subjektin e poezisė sė tij. Po ky kursim ndihet edhe nė sonetin “Zonjės lule”. Ky kontrollim rigoroz i shprehjes, mund tė jetė dėshmi e moralitetit tė poetit, pėrkatėsisht e vetėdijes sė tij pėr vlerėsimin moral tė komunitetit.



Vetėrrėfimi i sinqertė

Soneti “Fitirja ime”,
i pėrbėrė nga dy njėsi, ėshtė portetimi mė autentik i pamjes fizike dhe i karakterit tė poetit Zef Serembe, me vlera edhe pėr sa i takon autobiografisė sė poetit. Kėto dy njėsi sonetike duket se e kanė fillesėn te njė nevojė e poetit qė tė argumentojė shėndetin dhe moralitetin e tij faqe tė tjerėve, o pėr faktin se vetėdija pėr posedimin e kėtyre vlerave e bėnte krenar, o pėr faktin tjetėr se kishte nevojė qė tė fitonte edhe miratimin e tė tjerėve pėr atė qė thoshte vetė pėr veten. Pra, mė shumė se njė nxitje e pastėr krijuese, pėr tė shpalosur ide e mesazhe poetike, kėto dy krijime poetike janė pėrpjekje pėr tė legjitimuar veten nė nė njė edicion tė vlerės kulminante konkrete jetėsore. Pėrdorimi i figurės sė efiksionit pėr tė pėrshkruar nė detaje pamjen e vet fizike, ėshtė njė moment interesant nė veprėn e poetit Zef Serembe. Nė prapavijė tė kėsaj nevoje personale tė argumentimt tė shėndetit e tė moralitetit personal, mund tė qėndronte ndoshta dyshimi i fshehtė i ndokujt ose i shumėkujt, megjithėse poeti nuk ka frymė polemike nė vargjet e tij. Ka vetėm argumentim tė shtresuar, tė shndėrruar nė argument pėrfundimtar, tė panegocueshėm, (“ Si jam mirė e kodinė tas nganjeri”) Pozicionimi i vetes nė poezi, herė konkretisht e herė si hero imagjinar, ėshtė njė prirje e natyrshme e romantikėve, prandaj po tė shikohet nga kjo anė, Zef Serembe vetėm ndjek rrymėn e madhe romantike. Por, shikuar nga fati jetėsor qė mė vonė iu rezervua, kjo poezi ėshtė njė paralajmėrim i atij fati tė ngjizur nė kundėrthėnie e nė fatkeqėsi, sepse ndarja ndėrmjet shėndetit fizik dhe atij shpirtėror, ėshtė evident.


Struktura metrike e soneteve tė Zef Serembes


Sonetet e Zef Serembes tė shkruara nė gjuhėn shqipe
, janė tė paramenduara prej poetit brenda natyrės strandarde tė kėsaj forme poetike, pra nė njėmbėshdhjetėrrokėsh dhe me njė kombinim tė caktuar tė rimave. Edhe nė rastet kur sonetin e krijon ad hoc, si sonetin kushtuar Dhuninkė Maurit, Zef Serembe manifeston dijen dhe ndjeshmėrinė qė tė respektojė strukturėn e kėsaj forme poetike. Nė kėtė sonet tė Zef Serembes, dominon si tendencė njėmbėdhjetėrrokėshi, megjithėse haset ndonjė oscilim metrik, pra njė pasaktėsi nė disa vargje: 2, 6, 8. Skema e rimave ėshtė: abba/abba pėr katrenat dhe cde/edc pėr tercetat, qė do tė thotė ėshtė krijuar brenda njė modeli tė njohur tė sonetit.

Nė katrenat Zef Serembe krijoi sipas skemės sė rimės sė alternuar abab/abab nė pesėmbėdhjetė sonete, ndėrsa sipas skemės sė rimės sė kryqėzuar nė katėr sonete. Ndėrsa, nė njė sonet ka pėrdorur njė skemė krejtėsisht tė ērregullt, abba/cccc, e cila nuk ėshtė nė pajtim me skemat e kėsaj forme.

Sa u pėrket tercetave, ato janė krijuar nė formė kombinimesh shumė tė larmishme, gjė qė ėshtė nė pajtim me praktikat e shumicės sė poetėve qė kanė krijuar sonete.

Po nė pėrgjithėsi mund tė thuhet se rimat e soneteve tė Zef Serembes nuk janė gjetje shumė mjeshtėrore, nuk janė rezultat i ndonjė perfeksioni mė tė fortė poetik, i cili do tė synonte qė koncentrimin e ngarkesės semantike ta bartė nė rima.

Zef Serembe ėshtė poeti i shpėrthimeve tė forta emocionale, i ligjėrimit qė synon transmetimin e informatės pėr ndjenjat e tij personale, pėr oscilimet dramatike tė disponimit tė tij. Kjo qasje e bėn qė tė mos koncentrohet mė shumė nė mėnyrėn e transmetimit, po nė vetė transmetimin e informatės poetike. Prandaj, poezia e tij, ku pėrfshihen edhe sonetet, shquhet pėr njė komunikativitet mė tė lartė.

Po tė shikohen brenda veprės poetike tė Zef Serembes, sonetet nė gjuhėn shqipe, tė botuara qoftė nga ai pėr gjallje qoftė nga Kozmo Serembe nė vėllimin “Vjershe”, nuk paraqesin majat e vlerave artistike tė Zef Serembes. Nė planin tematik, ato paraqesin njė intimitet mė tė thellė, mė tė dukshėm tė poetit, qė do tė thotė se zgjedhja e kėsaj forme poetike ėshtė bėrė pėr tė shprehur ndjenja mė fine, mė personale.

Krijimi i sonetit prej tij sot ka njė vlerėsim tė dukshėm nė mendimin historiko-letrar shqiptar, sepse sonetet e Zef Serembes nė fakt e konsitutojnė njė praktikė tė krijimit tė kėsaj forme dhe i krijojnė njė nivel solid, i cili edhe nė ditėt tona mbetet i admirueshėm.

Duhet tė theksohet edhe njė vlerė e veēantė e poezisė sė Zef Serembes: edhe me mjete tė kufizuara gjuhėsore, (njė e folme e izoluar, pa zhvillim normal pėr shekuj tė tėrė), mund tė krijohen vepra poetike solide, kur ėshtė fjala pėr talente tė mėdhenj.



Sonetet nė italishte


Zef Serembe shkroi njė numėr tė madh sonetesh nė gjuhėn italishte, ose i botoi nė kėtė gjuhė sonetet qė paraprakisht i kishte shkruar nė gjuhėn shqipe. Nė parathėnien e vėllimit “Canti originali tradotti dall’ albanes” tė vitit 1883, Zef Serembe, ndėr tjė tjera shkruan: “ E ky ėshtė motivi pėr tė cilin, o Rini e shkelqyeshme Italiane, vendosa me zemėr tė thyer tė jap pėr botim kėtė vėllimth ku, sė bashku me pėrkthimmin fjalė pėr fjalė tė disa kėngėve tė mia origjinale shqipe, kam future edhe disa poezi tė miat italisht, tė diktuara pothuaj nė mėnyrė tė improvizuar, sipas kėrkesės sė miqve, me shpresė qė me tė hollat nga shitja e kėtyre tė mund t’i grumbulloj mjetet qė mė janė tė nevojshme pėr t’ia arritur qėllimit qė i kam caktuar vetes.” 8

Pra, vetė autori e bėn tė qartė se kėto sonete janė botuar nė gjuhėn italishte, ndėrsa origjinali nė shqip nuk ėshtė publikuar.

Edhe Alberto Stratiko, i cili ishte njė njohės i mirė i veprės sė poetit, nė shkrimin e tij “Manuali di litteratura albanese”, nė vitin 1896, ndėr tė tjera shprehej: “Poezitė shqipe, qė janė 32, nuk u publikuan nė origjinal, por u kthyen fjalė pėr fjalė prej vetė autorit nė njė italishte tė papėrpunuar dhe jo tė pėrpiktė…”9 Ndėrsa, pėrkthimet qė janė bėrė nga studiues tė poezisė sė Zef Serembes, nuk mund tė mirren si objekt studimi, sepse ato janė pėrkthime dhe jo krijimet origjinale tė poetit. nuk ėshtė i Zef Serembes.

Ajo qė ėshtė e rėndėsishme pėr studimin tonė, ka tė bėjė me faktin se Zef Serembe e manifestoi prirjen e tij ndaj sonetit edhe nė krijimet nė italishte, dhe se nė fazėn e vonshme tė krijimtarisė sė tij, kėtė prirje e mishėroi edhe drejt krijimit tė tėrėsive poetike sonetike, si nė rastin e krijimeve “Njė zoti kalabrez”, “Njė fshatarak tagrambledhėsit tė …cilitdo vis tė Italisė”, “Ideali im”, “Njė vashėze”, etj. Kėto krijime janė konfirmim i prirjes sė tij ndaj sonetit dhe i aftėsisė sė tij qė tė shqiptojė idetė dhe ndjenjat e veta nė kėtė formė delikate dhe komplekse poetike.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-02-05, 15:35   #10
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

Jeronim De Rada

Jeronim De Rada lindi mė 1814
nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit. Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij. Mė 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti njė vit nė fshat, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė vendlindje ndodhėn dy ngjarje, qė do t'i jepnin hov krijimtarisė sė tij letrare. Nė shekullin XIX ngulmimet arbėreshe, sidomos ato tė arbėreshėve tė Italisė kishin ruajtur tė paprekur ndjenjėn e dashurisė pėr atdheun e tė parėve, gjuhėn, zakonet e tradiat stėrgjyshore, e shfaqėn me njė forcė tė veēantė vetėdijen e tyre shqipatre edhe nė fushėn e lėvizjes kulturore e letrare. Letėrsia e re qė lindi tek arbėreshėt pėrtej Adriatikut nga dhjetėvjetėshi i tretė i atij shekulli, me gjithė tiparet e veēanta qė buronin nga kushtet nė tė cilat ndodheshin tė mėrguarit, ishte njė degė e letėrsisė shqiptare tė kohės, e lindur si shprehėse e idealit tė ēlirimit tė atdheut. Prandaj, nė qendėr tė kėsaj letėrsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e tė lavdishme tė popullit tonė dhe, nė rradhė tė parė, i kohės sė Skėnderbeut. Tipari themelor i jetės politike tė Italisė nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX nė Itali eci pėrpara proēesi i shuarjes sė marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit tė marrdhėnieve tė reja kapitaliste. Italinė, veēanėrisht pjesėn jugore tė saj e dallonte njė prapambetje dhe varfėri e madhe
Pikėrisht nė kėto kushte i dhanė hov lėvizjes kombėtarepėr ēlirimin e vendit. Nė krye tė lėvizjes sė masave nė vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtė e karbonarėve.
Lufta e tyre arriti njė rezultat tė pjesshėm: kufizimi i absolutizmit pėrmes kushtetutės. Nė vitet `30 doli nė skenė oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, qė rrithte nga shtresat e borgjezisė sė vogėl. Ajo veproi pėrmes kompllotesh e kryengritjesh, tė cilat dėshtuan, sepse organizata nuk nuk mbėshtetej nė masat e gjera tė popullit. Tė njėjtin fat pėsuan edhe aksionet revolucionare popullore nė vitet 1848-`49, kur levizja pėr ēlirimin e Italisė u ngrit nė njė shkallė tė re dhe mori pėrpjestime shumė tė gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisė u arrit vetėm nė vitin 1867 dhe u konsolidua plotėsisht me 1870. Frytet e fitores i korrėn borgjezia e madhe dhe ēifligarėt liberalė, tė cilėt nuk i plotėsuan kėrkesat e masave pėr ndryshime shoqėrore, madje as pėr republikė dhe e bashkuan Italinė nėn dinastinė e Savojės. Njė rol tė ndjeshėm nė ngjarjet e kohės luajtėn edhe arbėreshėt, qė nė lėvizjen pėr ēlirimin e zhvillimin demokratik tė vendit shfaqėn njė heroizėm e shpirt sakrifice tė rrallė.
Nė kėto kushte, te bashkatdhetarėt tanė pėrtej detit lindi njė veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, qė u dendėsua sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet pėrherė e mė tė dendura me lėvizjen kombėtare tė Shqipėrisė, me rrethet politike tė ngulimeve tė ndryshme shqiptare dhe me personalitetet mė tė shquara qė ishin nė krye tė kėsaj lėvizjeje. Letėrsia arbėreshe e shekullit XIX kishte si tipar tė saj kryesor patriotizmin. Duke qenė shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakėnaqėsisė ndaj kushteve shoqėrore, ajo, qė nė fillim i kushtoi vėmendje tė veēantė problematikės shoqėrore.
Pėr frymėn demokratike tė letėrsisė arbėreshe dėshmon edhe interesi qė u tregua pėr luftėn ēlirimtare tė popujve tė tjerė. Kjo letėrsi gjeti shprehjen e vet pėrmes drejtimit letrar tė romanticizmit, po u ushqye nga njė filozofi qė, me racionalizmin e saj, dukej se binte nė kundėrshtim me "etjen pėr pafundėsi„ dhe "kultin e ndjenjės„, qė e dallonte kėtė drejtim nga filozofia iluministe.
Figura mė e ndritur e kėsaj letėrsie dhe njė nga figurat mė tė mėdha tė Rilindjes sonė ėshtė Jeronim De Rada.Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit.
Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij.
Mė 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti njė vit nė fshat, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė vendlindje ndodhėn dy ngjarje, qė do t'i jepnin hov krijimtarisė sė tij letrare. Djali u njoh me folklorin, qė i zbuloi atij shpirtin e popullit tė vet. Po nė kėtė kohė ai njohu njė vajzė tė varfėr, tė bijėn e njė bariu, qė e afroi me njerėzit e thjeshtė dhe i frymėzoi vjersha tė ngrohta dhe tė ndiera. Njė botė mė e gjerė u hap para De Radės sė ri mė 1834, kur i ati e dėrgoi tė studionte pėr drejtėsi nė Napoli, qendėr e madhe kulturore-politike e Italisė sė Jugut. Aty i riu arbėresh u njoh me lėvizjen letraree politike tė kohės, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parė e botuar "Kėngėt e Milosaos„, qė shėnonte agimin e njė periudhe tė re pėr letėrsinė kombėtare. Kjo vepėr hodhi kushtrimin pėr ēlirimin e atdheut tė stėrgjyshėrve:
"Erdhi dita e Arbėrit„!
Vepra "Kėngėt e Milosaos„ u botua mė 1836. Poema, me vlerat e saj tė spikatuar ideore dhe artistike, e bėri tė njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbėreshėve. Qė nga ajo kohė fillon pėr De Radėn njė rrugė e re: rruga e pėrpjekjeve aktive pėr t'i dhėnė dritė atdheut tė tė parėve. Po atė vit ai u shtrėngua tė ndėrpriste studimet dhe tė kthehej nė fshat, pėr shkak tė kolerės qė kishte rėnė nė Napoli. Pa shkuar asnjė vit poeti mori pjesė nė njė komplot pėr tė pėrmbysur regjimin absolutist tė Burbonėve. Komploti dėshtoi dhe poeti, pėr t'i shpėtuar burgosjes ose dėnimit me vdekje, u detyrua tė jetonte gjashtė muaj si komit.
Edhe mė vonė, kur ai bėnte praktikėn si avokat nė Napoli, policia e gjurmonte si njeri tė dyshimtė. Mė nė fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punė dhe u shtrėngua tė hynte si mėsues privat nė njė familje fisnike tė Napolit.
Mė 1840 ai botoi poemėn e vet tė dytė, "Serafina Topia„ e cila mė tepėr sesa njė poemė dashurie, ishte njė himn pėr bashkimin dhe vllazėrimin e shqiptarėve. Censura burbone, duke kuptuar idetė liridashėse tė librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatė, poeti vazhdoi rrugėn e krijimtarisė, duke plotėsuar "Milosaon„ me kėngė tė tjera, duke botuar, pėr herė tė dytė poemėn "Serafina Topia„ dhe tragjedinė "Numidėt„(italisht). Nė kėtė periudhė De Rada u bė i njohur edhe jashtė kufijve tė Italisė. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare tė vitit 1848 e gjetėn De Radėn duke mbrojtur aktivisht pikėpamjet pėrparimtare pėrmes gazetės sė tij "Arbėreshi i Italisė„. Shpėrthimi i reaksionit tė egėr e detyroi atė tė mbyllte gazetėn e tė tėrhiqej nė fshatin e lindjes "pėr tė pritur kohė mė tė mira„. Megjithatė, poeti, nėpėrmjet punės sė vet, nuk e reshti veprimtarinė politike. Nė kėtė kohė ai iu kushtua mė tepėr ēėshtjes kombėtare shqiptare. Mė 1849, pas pėrpjekjeve aktive tė De Radės, nė kolegjin e Shėn-Adrianit u vendos mėsimi i shqipes dhe poeti u bė mėsues is saj., po pas tre vjetėsh u pushua nga puna pėr idetė e tij pėrparimtare.
Mė 1847 dhe mė 1848 De Rada kishte nxjerrė nė dritė Rrėfimet e Arbrit, katėr novela nė vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar nė krahasim me krijimet e tij tė para. Kėto novela dalloheshin pėr njė romantizėm me karakter tė stuhishėm, pėr thellėsi lirizmi, por kishin edhe ėrrėsi dhe copėzim. Mė 1850 poeti u martua me arbėreshen Madalena Melkji, me tė cilėn pati katėr djem. Pas vitit 1860 ai filloi tė boronte njė sėrė veprash estetike, gjuhėsore, politike, folklorike, qė mbėshtetnin aktivisht ēėshtjen shqiptare, si "Parimet e estetikės„(1861), "Lashtėsia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi tė njė poeme arbėreshe„(1866) etj. Mė 1878 poeti ngriti hapur zėrin nė mbrojtje tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit, duke protestuar me forcė kundėr cėnimit tė terėsisė tokėsore tė Shqipėrisė. Ai tashmė ishte lidhur ngushtė me lėvizjen kombėtare dhe atdheun e tė parėve dhe militonte nė dobi tė kėsaj ēėshtjeje edhe nėpėrmjet publiēistikės. Kėshtu, mė 1883-`87 De Rada nxorri revistėn e parė shqiptare "Flamuri i Arbrit„, qė u bė tribinė atdhetarizimi dhe mbrojtėse e interesave tona kombėtare ndaj synimeve grabitqare tė shovinistėve fqinjė dhe tė imperializmit austriak e italian, duke shtruar kėrkesėn pėr autonominė e Shqipėrisė. Vitet e fundit tė jetės qenė tė rėnda e tė mundimshme. Fatkeqėsitė e rėnda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtėn poetin, pėrkundėrazi ai u bė mė i zjarrtė se kurrė nė veprimtarinė e tij poetike e krijuese. Nė kėtė kohė ai pėrfundoi poemėn e gjatė "Skėnderbeu i pafat„, poemėn "Gjon Huniadi„ variantin e fundit tė "Serafina Topisė„, me titull "Njė pasqyrė e jetės njerėzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhėsore pėr ēėshtjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungėr, 1897), mori pjesė nė Kongresin XII tė orientalistėve ne Romė, ku foli pėr gjuhėn tonė dhe, me pėrpjekjet e tij u cel njė katedėr e shqipes nė Institutin e Gjuhėve Orientale nė Napoli.
Nė kėtė periudhė ai ishte pėrsėri mėsues i shqipes nė Shėn-Adrian. Vdiq me 1903, nė moshėn nėntėdhjetėvjeēare, nė njė dhomė tė shkretė, pa dritė, pa zjarr, pa bukė, duke lėnė pas pikėllimin e gjithanshėm tė arbėreshėve.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-02-05, 16:14   #11
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

Marin Barleti

E Vjetėr


E Bejtexhinjve

E Rilindjes

E Pavarėsisė

Moderne

Antike Greke





Shkruaj nė forum
pėr kėtė autor




Autorėt e kėsaj periudhe

Marin Barleti


Historiani i shquar Marin Barleti ėshtė figura mė e madhe e lėvizjes sė humanistėve shqiptarė tė shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 nė Shkodėr. Fare i ri, mė 1478, mori pjesė me armė nė luftėn pėr mbrojtjen e qytetit tė lindjes nga rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarėve i mbeti nė sy e nė mendje, derisa e pėrjetėsoi nė veprat e tij historike kushtuar luftrave pėr tė mbrojtur atdheun "nga kujtimi i tė cilit,- shkruan ai,- tani pėrtėrihem si pėr mrekulli, por edhe pėr tė cilin s'mund tė shkruaj pa lot nė sy". Rėnia e Shkodrės, qė ishte njė nga kalatė e fundit tė qėndresės shqiptare pas vdekjes sė Skėnderbeut, e detyroi Barletin, si shumė tė tjerė, tė mėrgonte nė Venedik me 1504. Por vepra qė i dha emėr Barletit nė kulturėn shqiptare dhe nė botė ishte "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut", shkruar nė latinisht dhe e botuar nė Romė rreth viteve 1508-10. Kjo vepėr nė kohėn e vet u ribotua latisht tri herė, u pėrkthye nė shumė gjuhė evropiane dhe u bė burim i njė literature tė gjerė pėr heroin tonė kombėtar, tė shkruar nė gjuhė tė ndryshme tė botės, qė nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri nė japonisht. F.S.Noli ka shkruar me tė drejtė se vepra e Barletit "fitoi kėndonjės anembanė botės dhe e bėri tė pavdekshėm kujtimin e Skėnderbeut nė Evropė".Popullariteti i madh qė gėzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e para lidhet me subjektin qė trajton, me figurėn e Skėnderbeut, e cila u bė e njohur dhe legjendare qysh nė kohėn e vet; e dyta qėndron nė forcėn dhe bukurinė e stilit me tė cilin ajo ėshtė shkruar, njė stil qė tė rrėmben.
Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut ėshtė, nė rradhė tė parė, njė vepėr historike, por e shkruar nga njė dorė mjeshtri. Stili i gjallė dhe elegant me tė cilin e ka shkruar Barleti, e bėjnė atė njė vepėr edhe me vlerė letrare. Kėto vlera qėndrojnė nė gjuhėn e pasur dhe nė figuracionin e pasur, nė mjeshtėrinė plastike tė vizatimit tė figurės sė Skėnderbeut, nė frymėn patetike dhe vrullin tronditės qė pėrshkon tregimin, si dhe nė bukurinė, gjerėsine dhe lehtėsinė e frazės. Vepra e Barletit pėrshkruan historinė e luftrave heroike tė shqiptarėve, tė udhėhequr nga Skėnderbeu, kundėr hordhive osmane. Atė e pėrshkon nga fillimi nė fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit pėr vetitė luftarake tė popullit tė vet, dashuria dhe adhurimi pėr heroin, qė i dha emrin njė epoke tė tėrė nė historinė e popullit shqiptar.
Vlera mė e ēmuar qė gjen Barleti te bashkatdhetarėt e vet, ėshtė dashuria pėr lirinė, pėr trojet amtare, vendosmėria pėr tė dhėnė edhe jetėn pėr mbrojtjen e tyre.
Nuk ka gjė mė tė ēmuar pėr njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrė mė tė shenjtė sesa lufta pėr ta mbrojtur atė nga i huaji. Kjo ėshtė njė nga idetė e mėdha tė veprės. Kryeni detyrėn ndaj atdheut, pėr tė cilin asnjėherė nuk duhet kujtuar se ėshtė derdhur gjak, se ėshtė luftuar sa duhet, sepse dashuria pėr tė ia kalon ēdo dashurie tjetėr, shkruan Barleti.
Duke folur pėr qėndresėn e shqiptarėve gjatė shekullit XV, Barleti ka vėnė nė qendėr tė veprės sė vet protagonistin dhe heroin e saj qendror Gjergj Kastriotin. Kjo figurė ėshtė vizatuar me dashuri e ngjyra tė gjalla; ajo ėshtė dhėnė me tiparet qė ia njeh historia, pra gjithmonė nė frymėn e humanizmit e tė konceptit humanist pėr njeriun dhe luftėtarin e lirisė.
Barleti e jep Skėnderbeun si personifikim tė heroit qė mishėron forcėn e njeriut, aftėsinė dhe bukurinė fizike e morale tė kėsaj krijese tė mrekullueshme, sipas botėkuptimit humanist. Figura e tij del madhėshtore, si njė hero legjendar, simbol i ēlirimtarit dhe i mbrojtėsit tė lirisė, prijės i njė populli luftėtar e trim , tė dashuruar deri nė dhembje me trojet e veta dhe me lirinė.
Luftėtar i ashpėr dhe prijės me njė zemėr tė madhe njerėzore, madhėshtor dhe legjendar - e tillė tė mbetet nė mendje figura e heroi , skalitur si me daltė nga pena e Barletit.
Nė veprėn "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut„ autori mbron tė drejtėn e njė populli pėr tė jetuar i lirė, himnizon njeriun dhe forcėn e tij, heroizmin njerėzor dhe dashurinė e natyrshme pėr trojet e tė parėve.
Duke qenė njė vepėr historike, libri i Barletit ka rėndėsinė pėr tė dhėnat dhe faktet qė sjell. Pa kėtė vepėr historiografisė pėr Skėnderbeun do t'i mungonin burimet e para, qė e kanė ushqyer dhe vazhdojnė t'a ushqejnė edhe sot. Nė disa raste, i rrėmbyer nga entuziazmi qė i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike qė pėrshkruan edhe urrejtja pėr pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesėmarrėsve nė luftime. Por, prapėseprapė, nė thelb dhe nė frymėn e saj tė pėrgjithshme vepra i pėrmbahet sė vėrtetės historike.
Me librin e tij Marin Barleti qėndron nė fillimet e letėrsisė shqiptare, e cila e nis udhėn e saj me njė vepėr tė pėrmasave tė mėdha. Kjo vepėr ėshtė shkruar nė latinisht, qė asokohe ishte gjuha e kulturės nė Evropė, por ajo i pėrket kulturės shqiptare, jo vetėm se ėshtė shkruar nga njė shqiptar, por se ėshtė bota shqiptare qė i ka dhėnė jetė kėtij argumenti madhėshtor tė kulturės sė hershme tė kėtij populli tė lashtė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-02-05, 16:23   #12
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

Pjetėr Budi

Pjetėr Budi ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė botės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai u pėrket atyre klerikėve, qė u dalluan pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhėheqės i masave popullore nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha osmane, pėrkthyes dhe krijues origjinal nė fushėn e letrave shqiptare pėr tė mbrojtur identitetin etnik e kulturor tė pupullit tonė. Pėr jetėn veprimtarinė dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumė tė dhėna tė drejtpėrdrejta. Edhe ato qė dimė, i nxjerrim kryesisht nga thėniet e veta nė librat qė botoi, veēanėrisht nga letra latinisht qė i dėrgoi mė 1621 njė kardinali tė quajtur Gocadin. Kjo letėr ėshtė njė dokument me rėndėsi tė veēantė jo vetėm pėr jetėn dhe personalitetin e autorit, por edhe pėr gjendjen e vendit nė atė kohė, dhe mbi tė gjitha ajo ėshtė njė program i plotė pėr organizimin dhe zhvillimin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesit. Nė kėtė letėr Budi pas hyrjes bėn edhe njė autobiografi tė shkurtėr , nėpėrmjet sė cilės mėsojmė dicka tė sigurt pėr jetėn e tij.
Lindi nė Gurė tė Bardhė tė Matit me 1566 nga njė familje e dėgjuar dhe e vjetėr. Mėsimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori nė vend, pranė disa ipeshkevet tė ndryshėm, deri nė moshėn 21-vjeēare. Mė 1587 u caktua meshtar dhe shėrbeu si famulltar i thjeshtė pėr 12 vjet nė Kosovė dhe me vonė 17 vjet tė tjerė si zėvendės i pėrgjithshėm i dioqezave tė Serbisė. Gjatė viteve 1516-1522 bėri disa udhėtime nė Itali, kryesisht pėr qėllime atdhetare si dhe pėr tė botuar veprat e tij. U mbyt nė dhjetor tė vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atė e shkaktuan qarqet anti shqiptare, qė shikonin tek Budi njė atdhetar tė flaktė dhe njė nga organizatorėt e luftės sė popullit pėr ēlirim nga zgjedha e huaj. Kėtė e vėrteton mė sė miri aktakuza me tė cilėn hidhet nė gjyq personi qė thuhet se e shkaktoi kėtė vdekje dhe aktet e gjyqit pėrkatės. Nė kėtė mėnyrė Budi ėshtė njė nga martirėt e parė tė kulturės shqiptare.
Gjatė 29 vjetėve qė shėrbeu nė vise tė ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetėr Budi u shqua edhe pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare. Ai gjithė jetėn dhe energjitė e tij ia kuhstoi ēlirimit tė vendit. Hartoi plane pėr dėbimin e pushtuesit dhe u pėrpoq tė siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende tė tjera. Ai bėnte pjesė nė atė shtresė tė klerikėve, qė u lidhėn me krerėt e fiseve shqiptare dhe iu kundėrvunė jo vetėm sundimit tė egėr osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetėdijes kombėtare tė popullit shqiptar. Clirimin dhe shpėtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarėsia e lirė, sidomos te malėsorėt, tė cilėt nuk u pajtuan asnjėherė me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qėndresėn e tyre.
Siē del nga letra qė i dėrgoi Gocadinit, misioni kryesor pėr tė cilin ai shkoi mė 1621nė Romė, ishte qė tė bėhej zėdhėnės i kėrkesave tė shqiptarėve dhe tė kėrkonte ndihma. Letra e tij ėshtė njė projekt i njė kryengritjeje tė armatosur qė njė klerik ia drejton njė kardianli dhe organeve tė administratės kishtare pėr tė kėrkuar ndihmė pėr popullin e tij, qė tė ēlirohej nga zgjedha e huaj. Ndėr tė tjera shkruan: "Kur u nisa prej kėtyre vendeve, fort m'u lutėn ata kryetarė fisesh, si dhe disa kryetarė myslymanė, qė t'ia shfaqja Papės ose ndonjė princi tjetėr kėtė dėshirė tė tyre e t'u lutesha qė tė na sigurojnė mbrojtje e ndihmė … pėr t'u ēliruar. Dhe jo vetėm tė krishterėt, por edhe tė parėt e myslimanėve… Tė gjithė duan tė dalin njė herė e mirė prej kėsaj gjendjeje tė mjeruar ose tė vdesin me armė nė dorė. Grushti qė do tė marrė Turqia kėtu, do tė jetė ndihmė edhe pėr polakėt„ .
Por shpresat e tij, si gjithmonė, mbetėn tė zhgėnjyera. Megjithatė, ai asnjėherė nuk u ligėshtua. I dėshpėruar nga mosrealizimi i planeve tė tij, iu vu punės pėr tė pėrkthyer e botuar veprat e veta nė gjuhėn shqipe. Budi ėshtė i pari nga klerikėt qė do tė thotė se perėndia nuk e degjon atė qė i lutet nė gjuhė tė huaj, atė qė pėrsėrit vetėm fjalė boshe pa i kuptuar ato qė thotė. Me kėmbėngulje dhe pėrpjekje tė mėdha arriti qė mė 1618 tė botonte nė Romė veprėn e parė "Doktrina e krishtenė„ dhe mė 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e tė rrėfyemit". Veprat e Budit janė kryesisht pėrkthime ose pėrshtatje tė lira tekstesh fetare, por qėllimi i botimit tė tyre ėshtė, nė radhė tė parė, qėllim komėtar. Ato do t'u shėrbenin klerikėve nė Shqipėri pėr ngritjen e tyre profesionale nė shėrbesat fetare, por mė tepėr do t'i shėrbenin ruajtjes sė gjuhės shqipe, qė shprehte nė atė kohė shtyllėn kryesore tė kombėsisė, do t'u shėrbenin pėrpjekjeve pėr ēlirimin e vendit, zhvillimit e pėrparimit tė arsimit dhe kulturės sė popullit shqiptar, qė ky tė mos mbetej mė prapa se popujt e tjerė. Pėr qėllimin dhe rėndėsinė e tyre autori ėshtė i vetėdijshėm kur thotė se librat shqip do t'i shėrbenin kur tė kthehej nė viset e Shqipėrisė pėr tė pregatitur kryengritjen e pėrgjithshme dhe pėr tė fhsehur nė sy tė pushtuesėve kėtė veprimtari tė lartė kombėtare. Po tė studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartė se shpesh herė ai del jashtė tekstit origjinal nga pėrkthen dhe pėrshkruan doke e zakone shqiptare, tė cilat janė krijime origjinale nė prozė. Kjo gjė bie mė tepėr nė sy nė veprėn "Pasqyra e tė rrėfyemit", qė ka njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr historinė e etnografinė. Nė faqet e fundit tė veprės autori ka vendosur njė letėr tė gjatė, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri pėr atdheun e popullin dhe ankohet pėr mungesėn e shkollave dhe pėr klerin qė nuk pėrpiqej t'u hapte sytė bashkatdhetarėve. Deri mė sot letra ėshtė konsideruar si proza e parė origjinale nė letėrsinė shqiptare, qė buron drejtpėrdrejtė nga zemra e njė atdhetari. Kjo e bėn Budin shkrimtarin e parė tė letėrsisė shqiptare qė lėvroi prozėn origjinale. Nė kėtė letėr pasqyrohen elemente tė jetės shqiptare tė kohės dhe ndihet shqetėsimi i klerikut patriot pėr fatet e popullit e tė gjuhės sė tij amtare. Budi pėrshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi tė gjitha, ndalet nė gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit tė vet. Pėr kėtė gjendje ai akuzon edhe bashkėatdhetarėt e vet "djesitė„ e "leterotetė„ (dijetarėt e letrarėt), qė u vjen dore ta ndihmojnė popullin pėr tė dalė nga kjo gjendje, por qė nuk po bėjnė asgjė…
Proza e Budit dėshmon jo vetėm pėr idetė pėrparimtare, por edhe pėr aftėsitė e tij letrare. Edhe pse nė tė ndihet ndikimi i leteraturės kishtare latine, ai ėshtė munduar t'i japė gjuhės shqipe njė shprehje e formė tė bukur, duke shfrytėzuar pasurinė e gjuhės popullore dhe frazeologjinė e saj tė pasur.
Faqe me rėndėsi nė krijimtarinė e Budit pėrbėjnė vjershat e tij. Para tij njohim vetėm njė vjershė tė shkurtėr me 8 vargje, tė shkruajtur nga arbėreshi Matrėnga, kurse Budi na ka lėnė 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me tė drejtė ai mund tė quhet nismėtari i parė i vjershėrimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janė tė pėrshtatura nga latinishtja e italishtja, vetėm pak janė origjinale. Ėshtė e vėrtetė se nė hartimin e tyre nuk kemi njė frymėzim e teknikė tė lartė, por vihet re njė pėrpjekje serioze pėr ta pasuruar gjuhėn shqipe edhe me krijime qė synojnė tė shprehin nė vargje tė bukurėn nė artin e fjalės shqipe.
Nė njėrėn prej tyre, nė formėn e njė pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjėn e trishtimit dhe tė kotėsisė qė e pushton kur mendon se tė gjithė njerėzit i rrėmben vdekja:

"Ku janė ata pleq bujarė,
qė qenė pėrpara ne,
e ata trima sqimatarė,
tė shpejtė si rrufe?„


Pengesė serioze pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit dhe tė kulturės kombėtare, pėrveē pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikėt e huaj, qė shėrbenin nė famullitė shqiptare. Kėta, duke shpifur e duke pėrēmuar vlerat kombėtare tė popullit tonė, cėnonin sedrėn e shqiptarėve, mundoheshin t'i pėrēanin ata dhe tė dėmtonin pėrpjekjet e tyre pėr ēlirim. Nė kėto rrethana, Budit iu desh tė luftonte nė disa fronte: edhe kundėr pushtimit tė huaj, edhe kundėr Vatikanit e tė dėrguarve tė tij nė Shqipėri. Prandaj mė 1622 organizoi njė mbledhje tė tė gjithė klerikėve shqiptarė tė zonės sė Shkodrės, Zadrimės, e Lezhės dhe i bėri tė betoheshin e tė nėnshkruanin njė vendim se nuk do tė pranonin kurrė klerikė tė huaj. Rrjedhimet e kėtij vendimi tė guximshėm u dukėn shpejt. Forcat kundėrshtare u bashkuan nė njė front tė pėrbashkėt, duke pėrdorur si mjet valėt e rrėmbyeshme tė Drinit, pėr ta eleminuar Budin nė njė ditė tė dhjetorit tė vitit 1622.Jeta e Budit ėshtė njė jetė kushtuar fund e krye ēėshtjes shqiptare. Programi fisnik i gjithė kėsaj veprimtarie atdhetare mund tė pėrmblidhen nė kėto fjalė qė shkroi me dorėn e tij: "…aqė sa munda luftova me gjithė zemėr jo pėr qishdo lakmi e lavdi tė mrazėt, po me njė tė madh dėshirė pėr ndihmė tė patries e tė gjuhės sonė„ .
Figura e Pjetėr Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetėmohimi pėr vendin dhe popullin e vet, duke u bėrė nė disa drejtime pararendės i rilindėsve.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-02-05, 16:30   #13
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

Frang Bardhi


Autori i tretė i rėndėsishėm i letėrsisė sė vjetėr shqiptare ėshtė Frang Bardhi. Midis autorėve tė tjerė tė kėsaj periudhe, Bardhi zė njė vend tė vecantė. Duke ndjekur vazhdėn e paraardhėsve nė veprimtarinė atdhetare, nė fushėn e krijimtarisė letrare i kalon caqet e pėrkthimeve fetare. Ai kishte interesa mė tė gjera. Bardhi bėri edhe pėrkthime fetare, por ato mbeten tė pabotuara dhe
humbėn, prandaj ai ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare si leksikografi i parė shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet nė historine e letėrsisė sonė me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skėnderbeut„. Kėto vepra e lidhin atė mė tepėr me humanizmin shqiptar sesa me traditėn e letėrsisė fetare tė shekujve XVI-XVII.
Edhe pėr jetėn e Bardhit dhe pėr veprimtarinė e tij kemi pak tė dhėna. Lindi nė Kallmet tė Zadrimės mė 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej qė i perkiste njė familjeje pjestarėt e sė cilės nuk u rreshtuan me pushtuesit.
Studimet i kreu nė Itali, nė kolegjin e Loretos dhe pastaj nė atė tė Propaganda Fides. Me 1635 u emėrua peshkop i Sapes ( Zadrimė ). Nė veprimtarinė e tij politike Bardhi do te jetė nė rradhėt e para tė atdhetarėve qė i pėrkushtohen luftės pėr t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe pėrparimit tė vendit dhe tė gjuhės shqipe.
Gjendja e mjeruar e popullit nėn sundimin e egėr osman, dėshira dhe pėrpjekjet pėr t'a ndihmuar atė qė tė shpėtonte nga kjo robėri, ishin shqetėsime qė e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe nė relacionet qė i dėrgonte herė pas here Papės. Ja si shprehet nė relacionin e vitit 1641 pėr rėndimet dhe poshtėrimet qė u bėheshin fshatarėve shqiptarė, sidomos tė krishterėve, nga arbitrariteti i feudalėve turq: "Dhjetė ose pesėmbėdhjetė turq bashkohen dhe kalojnė nėpėr shtėpitė e krishterėve dhe hanė e pinė sa tė kenė oreks, gjithė ditėn gjithė natėn pa paguar asgjė. Ai i shkreti nuk mund tė thotė se nuk ka bukė, verė, mish e tagji pėr kuajt e tyre, sepse ia pėrmbysin shtėpinė dhe e rrahin egėrsisht. Po nuk pati, duhėt tė lerė peng rrobat e trupit pėr tė ngopur lakmitė e tyre tė mbrapshta …"
Relacionet e tij kanė edhe mė shumė tė dhėna tė tjera pėr gjendjen shpirtėrore tė popullit, pėr zakonet, traditėn e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje qė nė hapat e parė tė jetės sė vet, si misionar i fesė, Bardhi hyri nė konflikt tė hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, tė cilin edhe do ta padise si njė nga shkaktarėt e vullnetshėm tė mbytjes sė Budit. Konflikti do tė ishte aq i ashpėr sa me njė letėr drejtuar Vatikanit vetėm 4-5 vjet pasi kishte ardhur nė Zadrimė, do tė shkruante: "Nė qoftė se do tė shpėtoj i gjallė nga telashet qė mė shkakton kryepeshkopi, qoftė ai vetė, qoftė me anėn e zotėrinjve turq, do tė vij nė Romė, pėr t'i treguar tė gjitha dhe pėr tė kėrkuar ndihmė.
Bardhi e shikonte detyrėn e peshkopit jo thjesht si tė njė misionari kishėtar, por edhe tė pregatiste tė rinj shqiptarė tė shkolluar e t'i vinte fre dėrgimit tė misionarėve tė huaj nė viset shqiptare. Ai kėrkonte klerikė tė arsimuar
shqiptarė, qė t'u hiqeshin nga duart misionarėve tė huaj shkollat qė ishin hapur nė vendin tonė pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta. Ai vetė, kishte nxitur dhe dėrguar pėr studime nė Itali, klerikė tė vendit, tė cilėt do tė merrnin dorė drejtimin e kėtyre shkollave.
Vitet e fundit tė jetės sė Bardhit nė vend qė tė ishin vite pune nė lėmin e gjuhėsisė e tė letėrsisė shqipe dhe tė lėvizjes shqiptare pėr t'u ēliruar, siē pritej prej hartuesit tė fjalorit tė parė tė shqipes, pėrmbledhėsit tė parė tė folklorit tė parė tė shqipes, prej mbledhėsit tė parė tė folklorit tonė dhe prej mbrojtėsit erudit tė shqiptarisė sė Skėnderbeut, ishin vite lufte kundėr pushtimit tė huaj, ashtu edhe kundėr synimeve tė kishės katolike tė Romės, vite qė e lodhėn shumė. Duke u gjendur nė pellgun e kundėrshtimeve dhe tė intrigave qė u thurren kundėr tij mė nė fund u dorėzua, nė mos drejpėrdrejt, tėrthorazi. Vdiq fare i ri, nė moshėn 37-vjeēare, nė njė kohė kur mund tė ndihmonte shumė pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit e tė kulturės shqiptare.
Megjithatė Bardhi mbetet njė nga figurat mė tė shquara tė kulturės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai na la trashėgim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e Skėnderbeut„. "Fjalorin latisht-shqip„ Bardhi e shkroi qė kur ishte student dhe e botoi mė 1635 nė Romė. Autori thotė se e shkroi kėtė vepėr qė t'i ndihmonte "…gjuhės sonė qė po bdaret e po bastardhohet sa me parė tė ve …„ Bardhin e brente kėshtu shqetėsimi si ta ruante gjuhėn shqipe qė tė mos prishej e tė mos humbiste me tė kaluar tė kohės nė kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjetėr t'u shėrbente edhe klerikėve katolike shqiptarė qė nuk dinin gjuhėn latine. Fjalori pėrmban rreth 2.500 fjalė shqipe. Krahas fjalėve, jepen edhe togfjalėsha qė tregojnė pėrdorimin e tyre. Nė kėtė fjalor pėr herė tė parė gjuha shqipe ballafaqohet me njė gjuhė tė pėrpunuar, siē ishte gjuha latine nė atė kohė.
Pėrkthimi nė shqip mbėshtetet kryesisht nė gjuhėn popullore, nė fondin kryesor tė gjuhės sonė, por shpeshherė Bardhi sjell nė pėrdorim edhe shume fjalė tė lashta. Me kėtė vepėr zė fill leksikologjja shqiptare, ndaj me tė drejtė Bardhi quhet edhe leksikologu i parė nė historinė e gjuhės shqipe. Nė fund tė fjalorit, nė njė shtojcė, autori ka perfshirė edhe material gjuhėsor, si; emra mashkullore e femėrorė, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe tė kėshtjellave kryesore tė Shqiperisė, parafjalė, pasthirrma, disa mėnyra tė pėrshėndeturi si dhe njė dialog tė shkurtėr.
Por kjo vepėr i hapi rrugė dhe njė dege tjetėr tė dijes shqiptare, folkloristikės sonė, sepse nė tė jane pėrfshirė edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetėm pak tė pėrkthyera. Edhe nė zgjedhjen e tyre autori niset nga qėllime tė qarta patriotike. Ndėr kėto proverba, interes tė veēantė kanė ato qė dėshmojnė pėr vetitė e bukura morale tė popullit tonė, veēanėrisht ato qė shprehin urrejtjen pėr pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bar„ etj.
Nė fjalorin e tij ka pėrdorur alfabetin latin, pothuajse njėlloj si Buzuku e Budi, me ndonjė ndryshim tė vogėl, ēka tė bėn tė mendosh se duhet tė ketė njohur veprat e tyre.
Vepra tjetėr e njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut", botuar latinisht nė Venedik mė 1636. Titulli i saj i plotė ėshtė: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkėatdhetarėve dhe atdheut tė tij prej Frang Bardhit". Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji (mbrojtje) qė i bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut. Kėtė vepėr autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė mendimet e pathemelta tė njė peshkopi boshnjak, qė i mohonte Skėnderbeut prejardhjen shqiptare. Mė 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu nuk ishte me origjinė shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviēėve. kjo rrethanė i jep veprės njė frymė tė mprehtė polemike dhe njė stil energjik.
Kėtė falsifikim Bardhi e quan tė "kobshėm„ dhe ai iu vu punės pėr kėtė vepėr, se, po tė heshtte, i dukej sikur do tė tradhėtonte veten dhe atdheun. Pra , ėshtė ndjenja atdhetare ajo qė e bren pėrbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punės sė tij bėhet mė e madhe kur kjo ndjenjė pėrkon me drejtėsinė e ēėshtjes qė mbron. Bardhi do t'i japė popullit tė vet atė qė i pėrket, duke pasur parasysh mė tepėr tė vėrtetėn se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes tė rrėmbente njė populli tjetėr atė ēka i pėrket atij. Dashuria e tij pėr atdheun fisnikėrohet aq sa ėshtė e lartė edhe madhėshtore ideja dhe ndjenja e sė vėrtetės "Unė e mora pėrsipėr kėtė barrė, - thotė Bardhi, - jo pėr ndonjė arsye tjetėr, veē qė tė qes para syve tė tu
(lexues) tė vėrtetėn lakuriqe, tė panjollosur, sepse kjo s'ka nevojė tė lyhet e tė stoliset me fjalė tė bukura edhe tė rrema".
Dashuria pėr atdheun, pėr tė vėrtetėn, pėr popullin, pėr historinė dhe heroin e tij, pėr gjuhėn dhe traditat e larta janė idetė themelore qė pėrshkojnė fund e krye veprėn. Mendjemprehtėsia, kultura, horizonti i gjerė dhe aftėsia pėr t'i pėrdorur me mjeshtėri argumentet janė karakteristika dalluese tė veprės dhe tė vetė autorit.
Pėr tė mbrojtur shqiptarėsinė e Skėnderbeut autori niset nga argumente tė sigurta dhe tė shumta historike, pa nėnēmuar gojėdhėnat. Ai zotėron plotėsisht metodėn e shkencės historike tė kohės dhe vlerėson e krahason nė mėnyrė kritike burimet historike. Pėrveē kaq e kaq historianėve nė zė qė sjell si argumente nė mbrojte tė tezės sė vet tė drejtė, Bardhi si njė njohės dhe mbledhės i i traditės gojore popullore, pėr tė vėrtetuar shqiptarėsinė e Skėnderbeut, shfrytėzon me mjeshtėri tė rrallė gojėdhėnat dhe faktin qė emri i Skėnderbeut dhe kujtimi i tij rrojnė tė gjalla nė ndėrgjegjen e popullit.
"Vazhdimisht gjer nė ditėt e sotme, - shkruan autori, - bashkėkohėsit tanė flasin pėr tė dhe kėndojnė me zė tė lartė trimėrinė e tij nėpėr gostitė… dhe e quajnė Skėnderbeun tonė me emrin "Kuēedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herė qė shqiptohen kėto fjalė, kuptohet vetėm Skėnderbeu".
Ndjenja patriotike, dashuria pėr popullin dhe vendin e vet, krenaria pėr tė kaluarėn e tij tė lavdishme dhe admirimi pėr heroin qė ēuditi botėn me trimėrinė e tij pėrshkojnė gjithė veprėn. Kėto pėrcaktojnė edhe disa cilėsi tė stilit tė autori , si: patosin e ngritur, frazėn e gjatė dhe tė ngjeshur, gjuhėn e mprehte plot thumba, pėr tė hedhur poshtė fallsifikimet e kundėrshtarit etj. Kėto tipare e bėjnė veprėn jo thjesht njė polemikė historike, por njė libėr me vlera letrare. Njeri me kulturė tė gjerė dhe mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke vazhduar traditėn e Barletit nė historiografinė shqiptare dhe duke hapur rrugė nė fushėn e leksikograisė e tė gjurmimeve etnografike, me veprėn e tij u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shekullit XVII.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-02-05, 19:02   #14
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

Pjetėr Bogdani

Pjetėr Bogdani ėshtė figura mė e shquar e letėrsisė sė vjetėr shqiptare.
Ai shquhet jo vetėm si klerik i lartė, por edhe si atdhetar, me njė dashuri tė pakufi pėr gjuhėn shqipe e pėr popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftėtar i paepur pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe pėr zhvillimin e pėrparimin e tij kulturor. Me veprimtarinė e tij politike 40-vjeēare, sidomos me rolin qė luajti si udhėheqės i kryengritjes ēlirimtare tė vitit 1689 dhe me veprėn e vet "Ēeta e profetėve", Pjetėr Bogdani me tė drejtė ėshtė quajtur pararendės i hershėm i lėvizjes sė Rilindjes sonė Kombėtare. Lindi nė Gur tė Hasit, njė fshat i Kukėsit, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartė (kryepeshkop i shkupit), ishte marrė me lėvrimin e gjuhės sonė, kishte hartuar nė gjuhėn shqipe edhe njė gramatikė tė latinishtes, madje kishte mbajtur nė Kosovė edhe njė shkollė ku mėsohej gjuha shqipe.
Mbasi kreu studimet e mesme fetare nė Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohė si meshtar nė Pult e Prizeren, me shpenzimet e tė ungjit kreu edhe studimet e larta nė Kolegjin e Propaganda Fides dhe nė 1655 mori dy dekorata, njerėn nė filozofi dhe tjetrėn nė teologji, ēka ishte gjė e rrallė sidomos asokohe pėr njė tė ri shqiptar.Mė 1656, nė moshėn 31-vjeēare, emėrohet peshkop i Shkodrės ku shėrben pėr 21 vjet (1657-1677), duke qenė i ngarkuar njėkohėsisht edhe me administrimin e kryepeshkopatės sė Tivarit, 12 vjetėt e fundit tė jetės sė tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.
Atij ju desh tė luftonte njėherazi nė tri fronte kryesore: edhe kundėr zgjedhės sė huaj, qė nė mesin e shekullit XVII ishte rėnduar shumė, edhe kundėr kishės ortodokse dhe sidomos patriarkanės serbo-ortodokse tė Pejės, qė i kishte shtuar pėrpjekjet e vjetra pėr tė mos lejuar shpėrthimin e kryengritjeve antiosmanene dioqezat e saj, edhe kundėr politikės qė ndiqte vetė kisha katolike e Romės nė Ballkan.
Kudo qė punoi , qoftė si peshkop i Shkodrės dhe administrator i kryepeshkopatės sė Tivarit, qoftė si kryepeshkop i Shkupit, tė gjitha kėto detyra Bogdani i kreu jo vetėm si klerik, por edhe si patriot. Bashkė me predikimin fetar dhe nėn petkun e klerikut ai edukonte te besimtarėt edhe ndjenjėn e dashurisė pėr liri e pėr atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesėve osmane, nxiste dhe organizonte qėndresėn kundėr tyre dhe, jo rrallėherė, ka marrė pjesė drejtėpėrdrejt nė kryengritjet antiosmane qė shperthyen nė atė kohė.
Gjatė luftės turko-veneciane (1664-1669), ai u pėrpoq qė tė organizonte veprime tė pėrbashkėta me venecianėt kundėr pushtuesve osmane. Po kėshtu edhe nė konfliktin turko-austriak (1689) Pjetėr Bogdani mori malin pėr tė organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynė nė Prishtinė, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftėtarė tė cilėt kronisti austriak i cilėson "arnautė", d.m.th. shqiptarė. Bogdani ishte faktori vendimtar i kėtij bashkėveprimi, aq sa kronisti i mėsipėrm, kur vdiq, mė 6 dhjetor 1689, nė mėnyrė lakonike shkruan se "me vdekjen e Pjetėr Bogdanit iku edhe fati ynė nė tokė". Dhe me tė vėrtetė, ushtria austriake filloi tė pėsonte disfata tė pėrditshme. Frytet e punės politike tė Bogdanit pėr afrimin e shqiptarėve myslimane e katolike kundėr zgjedhės shekullore, sidomos simpatinė qė gėzonte ai tek shqiptarėt myslimanė, e dėshmon edhe suksesi qė pati mė 1680, kur pajtoi brenda tri orėve fiset e Krasniqit dhe tė Gashit, qė ishin nė gjakmarrje.
Pėr t'u shpėtuar kėtyre ndjekjeve, atij i ėshtė dashur shpeshherė tė merrte udhėt e maleve. Madje edhe sot nėpėr vendet ku ka kaluar ka shpella qė mbajnė emrin e tij e qė tregojnė se ai ėshtė fshehur nė to pėr t'u shpėtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatė kėtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekėn personale, ose , tė paktėn, dorėshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotė vetė me keqardhje, gjatė kėtyre shtegtimeve tė detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd'ujėt-shkruan ai) dorėshkrimi i gramatikės sė tė ungjit.
Pjetėr Bogdani ka hyrė nė historinė e patriotizmit shqiptar dhe tė kulturės shqiptare jo vetėm me veprimtarinė e vet kombėtare pėr tė organizuar kryengritjen e pėrgjithshme antiosmane, por edhe me veprėn e tij diturore-letrare "Ēeta e profetėve" (Cuneus profhetarum), qė e botoi nė Padovė, mė 1635 me ndihmėn e njė miku tė vet.
Me kulturėn e tij tė gjerė enciklopedike, me mendimet e tij pėrparimtare iluministe e atdhetare, me punėn e gjatė kėmbėngulėse mė se tridhjetėvjeēare, Bogdani i dha letėrsisė shqiptare dhe popullit shqiptar njė vepėr madhore, qė kurorėzoi traditėn e mėparshme letrare e kulturore dhe qė paralajmėroi njė periudhe tė re tė zgjimit gjithkombėtar.
Bogdani ėshtė njė njeri erudit. Nga leximi i veprės sė tij mėsojmė se pėrveē gjuhės amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.
Por mė tepėr se doktorata qė mori edhe gjuhėt qė dinte, pėr vlerat e shquara tė Bogdanit flet vepra e tij, " Ēeta e profeteve„ ėshtė shkruar me njė kulturė tė gjerė, nė tė ka informacion tė pasur nga historia e popullit tonė, nga filozofia dhe shkencat e natyrės. Vepra e tij nuk ėshtė pėrkthim. Legjendat biblike qė janė nė themel tė saj, ai i ka pėrpunuar nė mėnyrė tė lirė dhe herė pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj, qė s'kanė tė bėjnė fare me legjendat biblike dhe qė i japin asaj karakter origjinal. Vepra e Bogdanit nuk ėshtė thjesht njė tekst pėr shėrbesat fetare, as pėr mėsimin e fesė, siē ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo ėshtė njė vepėr teologjike-filozofike, me elemente tė shumta enciklopedike qė pėrshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe pėr popullin shqiptar dhe gjuhėn shqipe, nga dėshira pėr tė ndihmuar zhvillimin dhe pėrparimin e kulturės shqiptare dhe nga urrejtja pėr pushtuesin. Vepra pėrbėhet nga dy pjesė. Nė pjesėn e parė trajtohen probleme teologjike e filozofike tė doktrinės sė krishtere, kurse nė pjesėn e dytė jetėshkrimi i Krishtit. Po autori del jashtė ketyre caqeve. Nė pjesėn e parė trajtohen edhe shumė probleme tė shkencave natyrore, si tė gjeografisė, astronomisė, fizikės, matematikės etj, por edhe tė shkencave shoqėrore si tė teorisė sė letėrsisė etj. Duke goditur besimet e kota, ai nė veprėn e tij shpjegon, psh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetėtima etj., ē'janė tėrmeti, eklipset e diellit e tė hėnės, baticat e zbaticat, flet pėr njohjen e botės nėpėrmjet shqisave etj Meritė e tij ėshtė se gjithcka e trajton nė nivelin e mendimit mė tė pėrparuar tė kohės kur jetoi. Nė pjesėn e dytė, duke pėrshkruar jetėn e Krishtit etj., ai solli nė letėrsinė tonė llojin e jetėshkrimit, realizmin nė pėrshkrimin edhe vizatimin e figurave biblike, duke pėrdorur me mjeshtėri rrėfimin artistik nė njerėz tė ndryshėm. Ndihmesa e tij ėshtė e rėndėsishme sidomos nė formimin e prozės shkencore shqiptare.
Me interes tė veēantė janė idetė e tij patriotike qė parashtron jo vetėm nė parathėnien e veprės, por edhe gjatė shtjellimit tė materialit. Sa herė i bėhet e mundshme, ai gjen rast tė pėrmendė qėndresėn burrėrore tė shqiptarėve. Me admirim flet p.sh., pėr qėndresėn e kelmendasve "Kush mundetė me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli pėr tė mbledhė njė ushtri 12.000 vetėsh, nuk i mjaftuan shumė milion ar, se kelmendasit tanė, tė sijtė, me nji zan. "Eja kush ashtė trim„ mbledhunė afėr 500 vetė, vranė Vuca Pashėn, vjetit tė Krishtit 1639„ …etj.
Bogdani njeh mirė historinė e Shqipėrisė dhe shkrimet e pėr tė prandaj, kur i vjen rasti, ai pėrmend me krenari vlerėsime pozitive qė kanė bėrė historianė tė huaj pėr vendin dhe popullin tonė. Diku ai pėrmend thėnien e Herodotit: Cezar Augusti "Dėshironte fort me pasun ndė ushtritė tinė t'arbėreshėtė. Pėrse thonj pėsonjėnė shumė e nuk druhen pėr hu e pėr het, se janė mė zemėrorė se tė tjerėtė„ .Karakteristike tjetėr e personalitetit tė Bogdanit ėshtė mendimi i tij iluminist. Nėpėrmjet pėrhapjes nė popull tė dijes dhe kulturės nė gjuhėn shqipe, ai shikonte njė nga rrugėt pėr tė shpėtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinė (nė parathėnien e veprės sė vet) ai e quan njė nga shkaqet kryesore tė mjerimit dhe tė skllavėrisė sė popullit.
"Prashtu dergjet e dheu ndė robi t'errėtė e verbuem me dy palė niegulla tė zeza mbi faqe, qė janė mkati i tė paditunitė, perse u dvua dieja e urteja. E tue kjanė dheu i Arbėnit ndė mjedistė t'pafevet„ …
Pra, autorit i qan zemra qė populli i tij dergjet nėn zgjedhė tė huaj dhe ndodhet i verbuar me dy palė mjergulla, qė janė mėkati e padituria. Dhe kjo, sepse dheu i Arbėrit ndodhet mes tė tė pafeve, d.m.th. tė pushtuesve osmanė.
Lėnda qė trajton Bogdani nė veprėn e tij, ėshtė e vėshtirė, sepse pėrmban koncepte e nocione abstrakte tė fushave tė ndryshme tė dijes. Prozės shqiptare nė atė kohė i mungonte tradita pėr tė shprehur kėto nocione. Por Bogdani asnjėherė nuk u pėrkul e nuk u ligėshtua para vėshtirėsive, sepse kishte besim tek thesari i pasur i gjuhės shqipe. Me pėrpjekje kėmbėngulėse, duke mbledhur me kujdes fjalė tė lashta e tė rralla nga visari i gjuhės popullore e duke i pėrdorur ato me kuptim tė drejtpėrdrejtė ose tė figurshėm, ai e ngriti gjuhėn shqipe nė nivele tė reja, tregoi aftėsitė e saj pėr tė fituar mundėsi tė larta shprehjeje e stili. Ai ėshtė i vetėdijshėm se nė kėtė punė mund tė ketė edhe tė meta e mangės , prandaj ne fjalėt e fundit tė parathėnies sė veprės ai i drejtohet lexuesit: "Tė lutemi pra, litari em i urtė, tė mė ndijeēė nė gjeē fjalėzė, qė tė trazon veshėtė. Pėrse as dielli pa hije as hėna pa mjegullore mbi faqe nuk anshtė..."
"Ēeta e profetėve„ pėrmban edhe disa vjersha, shkruar nga vetė autori ose nga tė tjerė. Nga kėto, me interes tė veēantė si pėr formėn, ashtu edhe pėr idetė e saj, ėshtė njė vjershė e Lukė Bogdanit. Ajo na sjell tė gjallė deri nė ditėt tona kujtimin pėr Skėnderbeun dhe mbresat e autorit pėr bukurinė dhe madhėshtinė e vendlindjes sė poetit dhe veēanėrisht tė viseve ku ka jetuar e punuar poeti.
Me sa duket, me kėrkesė tė Vatikanit (ndoshta pėr tė kontrolluar pėrmbajtjen para se tė jepej leja e botimit), Bogdanit iu desh qė veprėn e tij ta pėrkthente nė gjuhėn italiane. Nė kėtė mėnyrė shqipja ballafaqohet me njė gjuhė evropiane tė zhvilluar pėr kohėn dhe veprės se Bogdanit i takon fati qė tė jetė e para vepėr e pėrkthyer nga shqipja nė njė gjuhė tjetėr, dhe autorit merita qė tė jetė i pari pėrkthyes i letėrsisė shqiptare nė gjuhė tė huaj. Vepra e Bogdanit me pėrmbajtjen dhe me gjuhėn e saj e ēoi shumė pėrpara traditėn e shkrimit tė shqipes e sidomos tė lėvrimit tė prozės origjinale. Me veprimtarinė e tij patriotike, duke bashkuar ndjenjėn fetare me ndjenjėn kombėtare, me personalitetin dhe me veprėn e tij, Pjetėr Bogdani i siguroi vetes njė vend tė veēantė nė historinė e patriotizmit shqiptar e tė kulturės sonė kombėtare.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 23:22.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.