Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
User Name
Password
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 31-05-05, 20:39   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default Filozofėt dhe filozofia

Tė nderuar:
Duke e hapur ketė rubrikė kam qellimin qė tė postoj qdo herė pėr filozofėt dhe filozofin nė pergjithėsi, qe nga koha e vjeter dhe deri nė ditet tona, mirpo janė tė mirė se ardhur tė gjithė , qe tė diskutojm nė ketė temė dhe tė afrohemi sa me shumė drejt njohurisė filozofike.
Sė pari filloj me Sokratin njė ndėr filozofet mė tė nderuar nga ana ime.
Lexim tė kėndshem ju deshiroj tė gjithve.


Sofistet dhe Sokrati

Filozofėt e parė e pėrqėndruan vėmendjen mbi natyrėn;
Sofistėt dhe Sokrati e shpėrngulėn interesin e filozofisė nė studimin e njeriut. Nė vend tė pyetjeve tė mėdha kozmike reth parimeve tė fundit tė sendeve, filozofia filloi tė preokupohet pėr qėshtjet qė lidhen mė direkt me sjelljen e njeriut. Ky kalim nga predominimi i qėshtjeve shkencore nė qėshtjet bazė etike, shpjegohet pjesėrisht me dėshtimin e parardhėsve tė Sokratit pėr tė arritur nė njė koncept unik pėr kozmosin. Ishin dhėnė interpretime jo tė qėndrueshme pėr natyrėn dhe nuk dukej ndonjė mėnyrė pėr ti pajtuar ato.
Herakliti thoshte se natyra ėshtė e pėrbėrė nga njė pluralitet substancash dhe qdo gjė ėshtė nė njė proces tė ndryshimit konstant ose tė rrjedhės, ndėrsa Parnemidi mbronte pikėpamjen e kundėrt duke argumentuar se realiteti ėshtė njė substancė e vetme statike ėshtė njėshi dhe lėvizja e ndryshimit janė iluzione qė na jepen nga shqisat tona, tė cilat kapin dukjen e sendeve.
Kėto kontradikta kozmologjike sollėn thjeshtė njė lodhje intelektuale nga vlerėsimet pėr tė shmangur vėshtirėsitė nė zbėrthimin e sekreteve tė natyrės. Nė vend tė debateve reth teorive alternative tė natyrės, filozofia u orientua tani drejt problemit tė dijes njerėzore, duke pyetur nėse ėshtė e mundur pėr mendjen njerėzore tė zbulojnė ndonjė tė vėrtetė universale.

Sofistėt

Sofistėt ishin filozofėt, shkencėtarėt, oratorėt dhe mėsuesit e parė endacak, tė cilėt u paraqitėn nė gjysmėn e dytė tė shekullit V p.e.s nė Athinė, kurse mė vonė nė tėrė Greqinė e vjetėr. Ata ishin njerėz me dituri tė gjėrė tė llojllojshme tė cilėt edukonin dhe arsimon qdo kėnd qė kishte mundėsi t`ua paguante punėn e tyre arsimore.
Hegeli pėr iluministėt thotė se ishin iluministėt (arsimuesit) e parė tė popullit ne trevėn e Europės. Ato dhanė kontribut tė madhė pėr arsimimin e turmave tė gjėra popullore dhe nė ngritjen e vetėdijes politike tė masave.
Me sofistėt (dhe Sokratin) filloi periudha antropologjike nė zhvillimin e filozofisė greke. Pikėrisht sofistėve u takon merita pėr aktualizimin e qeshtjeve lidhur me njeriun, shtetin, tė drejtėn, moralin, lumturinė etj.
Sofistėt nuk paraqitnin njė shkollė tė vetme unike, por dalloheshin sipas mendimeve dhe bindjeve tė tyre.
Sofistėt u bėne zėdhėnės tė mėdhenj tė ndriqimit grek duke i detyruar athinasit tė mernin nė konsideratė se ose idetė dhe zakonet e tyre janė ngritur mbi tė vėrtetėn ose ato janė thjeshtė mėnyra konvencionale tė tė sjellurit.
Ata pyesnin: А ėshtė dallimi midis grekėve dhe barbarėve si dhe dallimi midis mjeshtėrve dhe skllevėrve i bazuar nė prova apo thjeshtė nė paragjykime.
Sofistėt jo vetėm qė kishin jetuar nė vende tė ndryshme me zakonet e tyre tė ndryshme, por ata gjithashtu kishin grumbulluar njė fond tė gjėrė informacioni bazuar nė mbikqyrjen e shumė fakteve kulturore.
Njohuritė e tyre enciklopedike pėr kulturat e ndyshme i bėnė ata skeptikė rreth mundėsisė pėr tė arritur ndonjė tė vėrtetė absolut, sipas sė cilės shoqėria tė mund tė regulloj jetėn e saj. Sofistėt ishin nė radhė tė parė njerėz praktikė dhe rethanat nė demokracinė athinase nė kohėn e sundimit tė Perikliut ishin tė tilla ku aftėsitė praktike mund tė viheshin nė pėrdorim shpejtė. Ishin interesat dhe aftėsitė e tyre nė prozė dhe gramatikė si dhe aftėsitė e tyre nė diskutime tė cilat i bėnė ata tė jenė tė vetmit tė pėrshtatshėm pėr skenėn e kohės. Nėn sundimin e Perikliut, aristokracia ishte zėvendėsuar me demokracinė dhe kjo ka patur efekt nė interpretimin e jetės politike nė Athinė duke tėrhequr qytetarėt e lirė nė diskutime politike dhe duke i bėrė ata tė pėrshtatshėm pėr tė udhėhequr.
Edukimi i vjetėr aristokratik nuk kishte pėrgatitur njerėz pėr kushtet e reja tė jetės demokratike, sepse ky edukim kishte qenė i bazuar nė pjesėn mė tė madhe nė traditėn familjare. Sofistėt hynė nė kėtė vakum kulturor dhe me interesat e tyre praktike pėr tė dhėnė mėsime plotėsuan njė nevojė urgjente. Ajo qė i bėri ata mjaft tė kėrkuar ishte se ata shpallėn mbi tė gjitha se do t`u mėsojė artin e retorikės, artin e tė folurit nė mėnyrė bindės
Fuqia e tė folurit nė mėnyrė bindėse ishte bėrė njė nevojė politike nė Athinėn demokratike pėr secilin qė shpresonte tė ngrihej nė nivelin e udhėheqėsit. Reputacioni i sofistėve nė fillim ishte shumė i favorshėm. Ata bėnė njė shpėrblim tė madh duke i mėsuar njerėzit tė paraqisnin idetė e tyre qartė dhe nė mėnyrė bindėse. E folura qartė dhe fuqia bindėse ishin veqanėrisht tė domosdoshme nė njė asamble popullore, ku do tė ishte shkatėrues lejmi i debatit midis folėsve tė papėrgatitur, tė cilėt nuk mund as tė paraqisnin idetė e tyre nė mėnyrė efektive, dhe as tė zbulonin gabimet nė argumentet e kundėrshtarėve. Por retorika u bė si njė thikė e cila pėrdoret pėr mirė ose pėr keq, pėr tė prerė bukė ose pėr tė vrarė. Ai qė do tė zotėroj fuqinė e aftėsisė bindėse mund tė pėrdor kėtė fuqi ose tė zgjidhė njė problem tė vėshtirė dhe duke rezistuar psikologjikisht, tė arrij nė njė ide mė tė mirė, por mund ta pėrdorė nga ana tjetėr, pėr tė imponuar njė ide pėr tė cilėn ai ka njė interes tė veqantė, ku mirėsia e brendshme e tė cilės ėshtė e diskutueshme. Kalmi nga njėri pėrdorim i retorikės tek tjetri, ishte lehtėsuar shumė nga skepticizmi i brendshėm i sofistėve. Ishte skepticizmi dhe relativizmi i tyre qė i bėri tė dyshimtė. Asnjė nuk mund tė kritikoj ata pėr pregatitjen e juristėve tė aftė, pėr tė argumentuar tė dy anėt e njė rasti.
Sigurisht, njė person meriton tė ketė mbrojtėsin e tij pėr tė pėrballur me sa mė shumė aftėsi akuzat qė bėhen kundėr tij. Pėr sa kohė arti i tė folurit bindės ėshtė i lidhur me gjetjen e sė vėrtetės nuk ka asnjė ankim pėr sofistėt. Por, kur ata e shihnin tė vėrtetėn si njė qėshtje relative, ishte e pashmangshme qė ata tė akuzohen se po i mėsonin tė rinjtė se si tė bėnin qė njė rast i keq tė dukej i mirė ose qė njė padrejtėsi tė dukej e drejtė.
Tre sofistėt mė tė shquar, tė cilėt e zhvilluan aktivitetin e tyre nė Athinė gjatė shekullit tė V p.e.s janė:
Protagora, Gorgjiu dhe Trasimaku.

Protagora


Protagora ishte i pari sofist grek mė i famshėm, mė i vjetri dhe mė me influencė nė shumė drejtime. Fuqia e tij oratorike i ka fascinuar dėgjuesit, tė cilėt nė ndikim tė tij ishin si tė magjepsur. Filozofia e Protagorės ėshtė antropologjike, sensualiste, relativiste dhe pragmatike.
Kryemendimi i Protagorės ėshtė se “njeriu ėshtė masa e atyre qė ekzistojnė se ekzistojnė, kurse tė atyre qė nuk ekzistojnė se nuk ekzistojnė. Jashtė njeriut dhe pavarėsisht nga ai, asgjė nuk mund tė njihet, tė vlerėsohet, e as tė ekzistojė”. Thelbi i sensualizmit tė Protagorės qėndron nė pohimin se shqisat dhe pėrvoja janė burimet kryesore tė njohjes sė botės dhe tė gjėsendeve. “Gjėsendet janė tė tilla qfarė na duket se janė”-thotė Protagora duke shprehur besimin e tij tė plotė nė aftėsinė njohėse tė shqisave tė njeriut.
Filozofia senzualiste e Protagorės ėshtė e lidhur me pragmatizmin e saj. Sipas Protagorės ēdo gjykim ėshtė relativ dhe pragmatik.
Kur e pyetėn Protagorėn se cili gjykim duhet ta konsiderojė tė vėrtetėn, ai u pėrgjigj: Atė gjykim ose atė ligj i cili ėshtė i dobishėm. Kėshtu sipas Protagorės dobia ėshtė kriter i vėrtetėsisė, i mirėsisė, i bukurisė etj.
Protagora u mor edhe me qėshtjen e ekzistencės sė Zotit. Sipas tij pėr Zotin nuk mund tė thuhet se ekziston, e as se Zoti nuk ekziston. Qėshtja ėshtė shumė e ndėrlikuar, kurse jeta e njeriut ėshtė e shkurtėr pėr tu pėrgjigjur se a ekziston apo nuk ekziston Zoti. Me kėtė Protagora u akuzua pėr ateizėm.

Gorgjiu


Gorgjiu erdhi nė Athinė nga Sicilia si ambasador nga qyteti i tij i lindjes Leontini nė vitin 427 p.e.s. Gorgjiu ka qenė njė sofist i famshėm dhe orator i shkėlqyeshėm. Ėshtė autor i veprės “Pėr natyrėn ose mbi tė paqenėt”.
Nė kėtė vepėr Gorgjiu shtroi teza tė kundėrta me ato tė aleatėve. Tri tezat e tij tė njohura pėr qenien janė: (1)”asgjė nuk ekziston”, (2) “edhe nėse ekziston ndonjė gjė ajo nuk mund tė njihet dhe kuptohet” dhe (3) “edhe nėse ekziston ndonjė gjė edhe kjo nėse mund tė njihet dhe kuptohet ajo nuk mund tė shprehet dot”.
Sado qė kėto duken disi tė quditshme, mirėpo me anė tė kėtyre tezave Gorgjiu vuri nė pah vėshtirėsitė qė shfaqen gjatė njohjes. Kėto kanė tė bėjnė me faktin, se qenia dhe mendimi, objektiva dhe subjektiva janė gjėra tė ndryshme.
Njėherit kėto tri teza sugjerojnė relativizmin dhe antidogmatizmin, se asnjė pohim apo asgjė nuk ėshtė aq e sigurtė, saqė tė mund tė pohojmė nė mėnyrė kategorike. Nė etikė Gorgjiu ishte relativist. Se a ėshtė diqka e mirė ose e keqe varet nga rethanat, vendi dhe koha.

Trasimaku

Trasimaku nė veprėn “Republika” ėshtė portretizuar si sofist qė pohon se padrejtėsia ėshtė mė e parapėlqyer se sa jeta nė drejtėsi. Ai nuk e shikonte padrejtėsinė si njė defekt tė karakterit. Pėrkundrazi, Trasimaku, e konsideronte personin e padrejtė si person pozitivisht superior nė karakter dhe nė inteligjencė. Nė tė vėrtetė, ai ka thėnė se padrejtėsia paguan jo vetėm nė nivelin e dobėt tė njė hajduti xhepash, megjithėse edhe nė kėtė nivel ka njė pėrfitim, por veqanėrisht nė rastin e atyre qė e perfeksionojnė padrejtėsinė dhe bėhen zotėr tė qyteteve dhe kombeve. Drejtėsia, thotė ai, ėshtė ndjekur vazhdimisht dhe tė qon nė dobėsi. Trasimaku thotė se njeriu duhet tė ndjekė nė agresivitet interesat e tij nė njė formė virtualisht tė pakufizuar tė vetėshpalljes. Ai e shikonte drejtėsinė si tė ishte nė interes tė tė fortit dhe besonte se “forca ka tė drejtė”. Ligjet, thoshte ai, janė nga grupet sunduese pėr interesat e tyre. Kėto ligje pėrcaktojnė se qfarė ėshtė e drejtė. Nė tė gjitha shtetet e drejta ka te njejtin kuptim sepse e drejta ėshtė nė interes tė grupit qė ėshtė nė pushtet. Kėshtu, Trasimaku thotė se “konkluzioni kryesor ėshtė se e drejta ėshtė kudo e njejtė-interesi i grupit mė tė fortė”


Sokrati


Sokrati ėshtė njė nga kritikuesit mė tė mprehtė tė sofistėve. Identifikimi i Sokratit me sofistėt, pjesėrisht ka ardhur nga fakti se Sokrati ka pėrdorur analizėn e pamėshirshme pėr qdo subjekt, teknikė kjo gjithashtu e pėrdorur nga sofistėt. Por midis Sokratit dhe sofistėve ka njė dallim kryesor. Sofistėt treguan se argumente njėlloj tė bazuar mund tė jepen pėr secilėn anė tė njė qėshtjeje.
Ata ishin skeptik dhe dyshonin nėse mund tė ketė ndonjė dije tė sigurt ose tė besueshme. Pėr mė tepėr, ata konkludonin se pėrderisa gjitha dijet janė relative atėherė edhe idetė dhe idealet morale janė gjithashtu relative.
Sokrati nga ana tjetėr kishte njė motivim tė ndryshėm pėr argumentet e tij tė qėndrueshme. Ai besonte nė arritjen e sė vėrtetės dhe e konsideronte gjetjen e bazave tė njė dijeje tė qėndrueshme dhe tė sigurtė si misionin etj.
Ai gjithashtu pėrpiqej tė zbatonte bazat pėr njė jetė mė tė mirė. Duke zbatuar misionin e tij, Sokrati formuloi njė metodė pėr arritjen e tė vėrtetės, duke e lidhur dijen me veprimtarinė nė njė mėnyrė tė tillė me njėra tjetrėn saqė pėr tė, tė argumentosh njohjen e sė mirės, ėshtė tė veprosh mirė sepse dija ėshtė virtyt. Ndryshe nga sofistėt Sokrati u muar me argumentimet nė dialektikė jo pėr tė shkatėruar tė vėrtetėn ose pėr tė zhvilluar aftėsitė pragmatike midis juristėve dhe politikanėve, por pėr tė arritur konceptet krijuese tė sė vėrtetės dhe tė mirės.


Jeta e Sokratit

Rallė mund tė gjendet njė vend dhe njė kohė kaq e pasur me njerėz gjenialė, sesa Athina nė kohėn kur lindi Sokrati. Sokrati u lind nė Athinė nė vitin 470 p.e.s dhe ėshtė njė ndėr figurat mė interesante dhe mė atraktive nė historinė e filozofisė sė lashtė greke. Ishte me origjinė tė thjeshtė-nėna e Sokratit ishte amvise,kurse i ati gurskalitės. Sokrati ishte autodidakt dhe u aftėsua dhe u ngrit nė nivel tė njė filozofie falė punės sė tij vetanake.
Por megjithėse Sokrati u rrit nė njė periudhė tė artė, nė vitet e tij tė fundit atij iu desht tė shihte mundjen e Athinės nė luftė dhe ta mbyllte jetėn e tij nė burg nė vitin 399 p.e.s nė moshėn 71 vjeqare. Sokrati ėshtė i vetmi qė nuk ka shkruar as edhe njė resht (asnjė vepėr). Megjithatė ai ėshtė filozofi qė ka ushtruar ndikim mė tė fuqishėm pėrgjatė shekujve. Shumica e atyre qė ne dime pėr tė, ka qenė ruajtur nga tre bashkohės tė rinj tė tij, Aristoteli, Platoni dhe Ksenofoni.
Nga kėto burime del se Sokrati ka qenė njė gjeni, i cili pėrveq njė arsyetimi tė jashtėzakonshėm dhe rigoroz, zotėronte edhe njė ngrohtėsi personale dhe njė ndjenjė humori. Ai ka pasur njė trup tė fortė dhe zotėronte njė fuqi tė madhe fizike. Nė komedinė e tij, Aristofani e pėrshkruan Sokratin si njė shpezė shtėpiake qė tė bėn pėr tė qeshur me zakonet e tij tė rrotullimit tė syve, duke u referuar me kėtė nxėnėsve tė tij dhe dyqanit tė mendimit.
Ndėrsa nga Ksenofoni na vjen portreti i njė ushtari besnik, i cili kishte njė pasion pėr diskutime rreth bazave tė moralit dhe i cili nė mėnyrė tė paevitueshme tėrhiqte tė rinjtė tė kėrkonin kėshillėn e tij. Platoni e konfirmon portretin e Ksenofonit dhe shton se Sokrati ishte njė njeri me ndenjė tė lartė detyre dhe me njė pastėrti morale absolutiste. Nė veprėn “Simpoziumi” Platoni tregon se si Alkibadi, njė i ri mesatar pėrpiqej tė fitonte simpatinė e Sokratit duke sajuar mėnyra tė ndryshme pėr tė qėndruar me tė. Por thotė Alkibadi:”asnjėherė nuk ndodhi njė gjė e tillė”; ai thjeshtė mund tė bisedonte me mua nė mėnyrėn e tij tė zakonshme dhe kur e kisht harxhuar ditėn me mua, mė linte e vazhdonte me rrugėn e tij. Gjatė fushatave ushtarake Sokrati mund tė ecte pa ngrėnė mė shumė se qdo njeri tjetėr dhe ndėrsa tė tjerėt mbėshteteshin me mandeke kundėr tė ftohtit tė ashpėr tė dimrit, Sokrati ecte jashtė nė dimėr duke mbajtur njė pallto qė e kishte zakon tė vishte dhe ai ecte mbi akull mė lehtė pa kėpucė, se sa tė tjerėt me kėpucė-thotė Alkibadi. Sokrati ishte nė gjendje tė pėrballonte njė pėrqėndrim ekstrem. Gjatė njė fushate ushtarake ai qėndroi nė njė meditim tė thellė pėr njė ditė e njė natė tė tėrė, derisa erdhi agimi dhe lindi dielli, pastaj ai u largua pasi bėri njė lutje pėr diellin.Ky mbase ka qenė rasti me anėn e tė cilit ai provonte atė qė ai e quante vazhdim i misionin tė profetit mbi jetėn morale tė bashkėkohėsve tė tij.Ai gjithmonė merrte mesazhe apo paralajmėrime nga njė zė misterioz ose nga si e quante ai- demonii i tij.
Megjithėse kjo shenjė mbinatyrore ka pėrshkruar mendimet e tij qė nga fėmijėria e hershme, kjo tė sygjeron mė shumė se qdo gjė tjetėr, sensibilitetin e Sokratit si njė vegimtar, veqanėrisht ndjeshmėrinė e tij pėr cilėsitė morale tė veprimeve njerėzore tė cilat e bėjnė jetėn e vlefshme pėr ta jetuar. Ai duhet tė ketė qenė i familjarizuar me shkencat natyrore tė filozofėve tė hershėm jonianė dhe anaksakgorėsve, sadoqė te vepre Apologjia ai thotė se “e vėrteta e thjeshtė ėshtė se,” o Athinas, se unė nuk kam tė bėj fare me spekulimet fizike”. Ngjarja mė e rėndėsishme qė konfirmoi misioni I tij si njė filozof moral ishte pėrgjigja e Orakullit tė Delfit. Kur Kerofani pyeti Orakullin nėse gjendej ndonjė person I gjallė qė tė ishte mė i zgjuar se Sokrati, Orakulli u pėrgjigj se nuk gjendej. Sokrati interpretoi kėtė pėrgjigje duke thėnė se ai ishte mė i zgjuar sepse ai e kuptoi dhe e pranoi injorancėn e vet. Nė kėtė mėnyrė, Sokrati kishte pėr qėllim, nė kėrkimet e tij, qė tė triumfonte e vėrteta dhe dituria.

Sokrati si njė filozof

Pasi qė Sokrati nuk ka shkrimet e tija, sot ka disa mosmarėveshje se qfarė idesh filozofike mud ti atribohen atij nė tė vėrtetė. Burimet tona mė tė gjėra pėr idetė e tij janė dialoget e Platonit, nė tė cilat ai ishte veqanėrisht nė dialogjet e hershme, personazhi kryesor.
Por qėshtja kryesore ėshtė nėse Platoni ėshtė kėtu pėr tė sqaruar se si mendonte Sokrati, apo shprehte idetė e tij nėpėrmjet figurės sė Sokratit.
Disa argumentojnė se Sokrati i gjetur nė dialogjet e Platonit ėshtė historikisht Sokrati i vėrtetė.
Nga ana tjetėr Aristoteli bėn njė dallim midis kontributit filozofik tė dhėnė nga Sokrati dhe atij tė dhėnė nga Platoni. Sokrati, sipas Aristotetlit ka merita pėr “argumentimet induktive dhe pėr pėrkufizimet univerzale”, ndėrsa Platoni atij i atribon zhvillimin e teorisė sė formave, nocionin e ideve ose forma univerzale, qė ekzistojnė pavarėsisht nga sendet e veqanta qė ato personifikojnė. Argumentimi, se kush e zhvilloi teorinė e formave nė pjesėn mė tė madhe ka pėrfunduar. Derisa vetė Aristoteli ka qenė veqanėrisht i interesuar nė kėtė temė, duke e diskutuar atė gjatė me Platonin nė Akademi, duket e arsyeshme tė mendohet qė dallimi I tij, midis ideve tė Sokratit dhe tė Platonit ėshtė i saktė. Nė tė njejtėn kohė, disa nga katalogjet e hershme janė pėrshkrime tė qarta dhe tė sakta tė mendimeve tė vetė Sokratit, si nė rastin e Apologjisė dhe Euthifro.
Mbi kėtė bazė, Sokrati ėshtė pare si njė filozof origjinal i cili zhvilloi njė metodė tė re tė kėrkimeve intelektuale.
Qė Sokrati tė ishte I sukseshėm nė kapėrcimin e relativizmit dhe tė skepticizmit tė sofistėve, ai duhej tė zbulonte disa themele tė palėvizshme, mbi tė cilat tė ndėrtohej kalaja e diturisė.
Kėto themele Sokrati I zbuloi jo nė faktet e botės jashtė njeriut, por brenda njeriut. Bota e brendshme e njeriut, thotė Sokrati, ėshtė vendi i njė aktiviteti unik, vendi I aktivitetit njohės i cili udhėheq aktivitetin praktik.
Pėr tė pėrshkruar kėtė aktivitet Sokrati krijoi konceptin e shpirtit tė psiqikės.
Pėr tė shpitri nuk ėshtė ndonjė dhunti e veqantė, as ndonjė llojė i veqantė substance, por ėshtė deri nė njė farė shkalle kapacitet pėr inteligjencė dhe karakter. Sokrati mė vonė pėrshkroi se qka kuptonte me shpirt si “diēka brenda nesh nė bazė tė sė cilės ne jemi tė pėrcaktuar, tė zgjuar ose budallenj, tė mire ose tė kėqij ”.
Duke e pėrshkruar atė me kėto terma, Sokrati identifikoi shpirtin me fuqitė normale tė inteligjencės dhe tė karakterit, nė vend qė ta identifikonte me ndonjė substance mbinatyrore. Shpirti ėshtė struktura e personalitetit. Sado qė pėr Sokratin, shpirti nuk ishte njė send, ai mund tė thoshte qė qėllimi mė i madhė i njeriut duhet tė ishte kujdesi pėrkatės pėr shpirtin sa mė tė mire qė tė ishte e mundur. Pika e patundshme nė kėtė konceptim tė shpirtit ishte, pėr Sokratin, ndėrgjegjėsimi i vetėdijshėm i njeriut se qfarė kuptimi kanė disa fjalė pėr tė. Tė dish se disa gjėra kundėrshtojnė disa tė tjera, qė drejtėsia nuk mund tė ketė pėr qėllim tė dėmtojė tė tjerėt, paraqet pėr Sokratin njė shembull tipik tė njė lloj njohjeje tė shpirtit, qė mund tė arrihet pikėrisht duke pėrdorur fuqinė e tij. Tė veprosh nė kundėrshtim me kėtė njohje, tė dėmtosh tė tjerėt edhe kur dihet qė njė sjellje e tillė ėshtė nė kundėrshtim me njohjen e tij tė drejtėsisė ėshtė tė ushtrosh dhunė mbi natyrėn e tyre si njė qenie njerėzore. Sokrati ishte i sigurtė qė njerėzit mund tė arrinin njohjen e vėrtetė dhe tė besuseshme dhe se vetėm njė njohje e tillė mund tė ishte baza e vėrtetė e moralit.
Detyra e tij e pare kryesore ishte pra, tė sqaronte veten dhe pasuesit e tij se si arihej njohja e besueshme.

Metoda Sokratike

Sokrati ishte i bindur qė rruga mė e sigurtė pėr tė arritur njohjen e besueshme ishte nėpėrmjet praktikimit tė bashkėbisedimit tė rregullt, duke vepruar si njė mumi intelektuale, njė metodė qė ai e quajti dialektikė.
Sokrati pėr zhvillimin dhe mishėrimin me idetė e tij zbatoi metodė tė veqantė e cila nė historinė e filozofisė njihet si metoda sokratike.
Metoda sokratike pėrbėhet nga dy pjesė apo faza nga ironia dhe nga majeutika. Ironia sokratike ėshtė njė veprim metodik, i cili mbėshtetet nė ndjekjen e mendimit, parashikimit tė pyetjeve tė bashkėbiseduesi tė deklarohet se nuk ėshtė dakord me vetveten aq sa edhe ai vetė nuk di mė se qfarė kishte menduar. Ironia sokratike ėshtė pra zbulim i mosdijes, pėrkatėsisht qėllimi i ironisė ėshtė qė tia bėj me dije bashkėbiseduesit se mendimet e tij janė tė mangėta, tė njėanshme. Nė tė vėrtetė ironia sokratike ėshtė njė induksion. Pėrmes fazės sė dytė majeutikės, Sokrati te bashkėbiseduesi ndikonte tė zgjohej ndjenja e sė vėrtetės, pėrkatėsisht bashkėbiseduesi tė nxjer pėrfundime tė sakta. Majeutika ėshtė njė definicion, pėrkufizim, deduksion pėrkatėsisht “art i tė lindurit”. Sokrati thoshte se ai ushtronte tė njejtin profesion sikurse nėna e tij, ka ndihmuar qė tė lindin fėmijė, Sokrati ka ndihmuar qė tė lindin shpirtėra, tė lind ndjenja e sė vėrtetės. Sokrati nga nxėnėsit e tij kėrkonte para sė gjithash nuhatje pėr tė vėrtetėn. Thėnia e njohur e Sokratit:”Unė di se nuk di asgjė” ėshtė njė kėrkesė pėr njė tė vėrtetė mė tė lartė, e jo pėr tė vėrtetėn nė vetvete.


Filozofia morale

Sokrati tėrė filozofinė e tij ia kushtoi njohjes sė njeriut dhe marrėdhėnieve ndėrnjerėzore, si miqėsisė, dashurisė, mirėsisė, trimėrisė, guximit, urtėsisė, drejtėsisė, tė mires, maturisė, kėnaqėsisė etj.
Sokrati me kėtė filozofisė sė vetė ia dha orientimin antropologjik. Duke e pasur parasysh kėtė orientim antropologjik mendimtari i njohur romak, Ciceroni thotė se Sokrati e zbriti filozofinė nga qielli dhe e vendosi mbi tokė. Pėr Sokratin, dituria dhe virtyti ishin e njejta gjė. Nė qoftė se virtyti kishte tė bėnte me “bėrjen e shpirtit sa mė tė mirė qė ishte e mundur” sė pari ėshtė e nevojshme ta dijmė se qfarė e bėn shpirtin tė mirė. Virtyti dhe dituria janė pra tė lidhur ngushtė. AiiI identifikoi tė dyja duke thėnė se qė tė njohės tė mirėn do tė thotė tė bėsh tė mirėn dhe se dituria ėshtė virtyt. Duke identifikuar diturinė dhe virtytin, Sokrati gjithashtu thoshte se vesi ose ligėsia janė mungesė e diturisė. Ashtu si dituria ėshtė virtyt, ashtu edhe vesi ėshtė injorancė. Tė barazosh virtytin me diturinė dhe vesin me injorancėn mund tė duket se bie nė kontradiktė me experience mė elementare tė qenieve njerėzore. Kuptimi ynė i pėrbashkėt na trgon se mė shpesh jepemi pas gjėrave qė ne i dime qė janė tė gabuara kėshtu qė bėrja e gabimit pėr ne ėshtė njė veprim i paramenduar dhe i vullnetshėm. Sokrati do tė kishte qenė i gatshėm tė pranonte qė njerėzit kryejnė veprime qė mund tė quhen ligėsi. Kur dikush kryen njė veprim tė keq, thotė Sokrati, ai gjithmonė e bėn atė duke menduar qė ai veprim ėshtė i mirė nė njė farė mėnyre.
Njė nga pyetjet nė filozofinė morale tė Sokratit ka qenė:
Si duhet jetuar sipas parimeve tė sė mirės?. Sokrati ishte i pari qė mbeti i habitur nga detyrimet qė ka qenia njerėzore pėr ta drejtuar jetėn e vet, pėr ti drejtuar veprimet drejt sė mirės. Kur njė njeri sipas Sokratit vepron, ai ėshtė i prirė tė arrij diqka tė cilėn e sheh si tė mirė. Mirėpo ndodh tė lind e keqja e cila sipas Sokratit rrjedh nga fakti se njeriu gabohet me qėshtjen e sė mirės.
E keqja vjen nga padija. Pra, sipas Sokratit, ne bėjmė tė kėqija vetėm pėr shkak tė paditurisė, dhe nėse ne dėshirojmė tė zbulojmė paditurinė dhe tė njohim tė vėrtetėn dhe tė zhvillojmė te vetja kėrkesėn pėr tė vėrtetėn duhet tė fillojmė me veten tonė. Prej kėtij rrjedh edhe maksima e famshme e Sokratit:”Njeri, njihe vetėm vetveten tėnde”. Tė njohim veten tone, do tė thotė tė zbulojmė te tek ajo jo vetėm rrėnjėn mė tė thellė tė ndjenjės pėr tė vėrtetėn, e zbulojmė edhe padijen tone. Pra, qėllimi i njohjes sė vetvetes ėshtė qė njeriu tė bėhet i vetėdijshėm pėr mosdijen e vet, tė bėhet pėrpjekje qė kjo mosdije tė kapėrcehet e tė zėvendėsohet me dituri tė vėrteta, tė zhvillohet ndjenja e sė vėrtetės te njeriu.
Pėr tė zbuluar tė mirėn e vėrtetė, sipas Sokratit ėshtė i domosdoshėm njė transformim i brendshėm, pasi padituria prej sė cilės rrjedh njė veprim i keq, nuk ėshtė njė padituri objektive. Ajo ėshtė njė paaftėsi e brendshme. Tė njohėsh tė vėrtetėn e mire ėshtė nė vetvete edhe njė veprim moral, sepse ndjenja pėr tė vėrtetėn ėshtė vet morali.

Gjyqi dhe vdekja e Sokratit


I bindur se kujdesi pėr shpirtin njerėzor duhej tė ishte qėllimi mė i madh pėr njeriun, Sokrati harxhoi shumicėn e kohės sė vet duke shqyrtuar jetėn e vet dhe jetėn e mendimet e bashkėkohėsve tė tij athinas.
Gjatė kohės qė nė Athinė ishte njė demokraci e sigurtė dhe e fuqishme nė Perikliun, Sokrati mund tė vazhdonte karierėn e tij si njė zekth pa ndonjė kundėrshtim serioz.
Zhvillimi i aftėsive dialektike midis tė rinjėve nga familjet e shquara, aftėsimi i tyre nė ngritjen e qėshtjeve kėrkuese rreth zakoneve tė moralit, tė fesė dhe tė sjelljes politike shtuan shumė shpejtė dyshimet pėr Sokratin, por veprimet e tij nuk ishin konsideruar si njė rrezik i qartė dhe aktual, derisa athinasit ishin nė luftė me spartanėt.
Njė seri ngjarjesh tė lidhur me kėtė luftė quan eventualisht nė gjykimin dhe dėnimin e Sokratit. Njė ngjarje ishte veprimi tradhtar i Alkbiadit, pėr tė cilin athinasit e dinin se ai ishte nxėnės i Sokratit. Alkibadi aktualisht kishte shkuar nė Spartė dhe i kishte dhėnė kėshilla tė vlefshme spartanėve nė luftėn e tyre me athinasit. Nė mėnyrė tė pavitueshme, shumė athinas nxorrėn pėrfundimin se Sokrati, nė njė farė mėnyre, duhet tė ishte i pėrgjegjshėm pėr atė qka Alkibadi kishte bėrė. Mė tej, Sokrati u gjend nė mosmarėveshje serioze me Komitetin e Senatit tė tė Pesėqindėve, ku ai ishte anėtar. Nė fillim komiteti i rezistoi kėsaj, duke i mbrojtur nga quajtja si dhunues tė procedurave tė rregullta tė konstitucioneve.
Por, kur paditė kėrcėnuan se do tė shtonin emrat e anėtarėve tė Komitetit nė listėn e gjeneralėve, vetėm Sokrati i qėndroi mendimit tė tij, ndėrsa pjesa tjetėr e Komitetit kapitulloi. Gjeneralėt u gjendėn fajtor dhe gjashtė prej tyre, tė cilėt ishin nė arrest u dėnuan menjėherė me vdekje. Kjo ndodhi nė 406 p.e.s dhe nė 404 p.e.s. Me rėnien e Athinės, Sokrati edhe njėherė u gjend nė opozitė me njė grup tė rrezikshėm. Sokrati duke gjurmuar pas tė vėrtetės morale dhe ekzistencės sė vet i dha kuptim etik. Kur u bė i famshėm, pushteti i Athinės e akuzoi se ai e prishte rininė. Edhe pse e vėrteta ishte se Sokrati vinte gjithqka nė dyshim: tė drejtėn e shtetit, autoritetin, fenė etj. Gjyqi athinas Sokratin e dėnoi me vdekje. Mirėpo, nė kohėn ishte i dėnuar nė burg me vdekje, nxėnėsit e tij e organizojnė arratisjen e tij. Sokrati edhe pse dėnimin e tij e quan tė padrejtė, ai nuk ikėn nga burgu. Sokrati mendonte se kishte qenė i dobishėm dhe se shteti pėrkundrazi duhej ta shpėrblente. Nėse do arratisej nga burgu, do tė mohonte gjithēka qė u kishte mėsuar tė tjerėve. Sokrati edhe pse e dinte se ishte i dėnuar padrejtėsisht, pėrkundrazi i arsyetonte ligjet e shtetit. Ai ka thėnė “ligjet janė babai dhe nėna ime”. Sokrati do tė qėndroj nė burg dhe do tė pėsoj dėnimin ku e piu helmin dhe vdiq nė moshėn 70 vjeq.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 01-06-05, 11:13   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

ARISTOTELI

ARISTOTELI , filozof grek (384-322 p.e.r.). Lindi nė Stagirė tė Trakisė, nxėnės i Platonit. Me ftesėn e mbretit tė Maqedonisė Filipit bėhet mėsues dhe edukator i Aleksandrit (qė mė vonė u quajt i Madh). Nė kohėn kur Aleksandri filloi pushtimet e veta jashtė Evropės, Aristoteli u kthye nė
Athinė dhe kėtu, duke ligjėruar nė Lice, shkroi veprat kryesore tė tij. Ėshtė themelues i shkollės peripatetike nė Athinė. I akuzuar pėr ateizėm ikėn nga Athina nė Haleks («qė athinasit pėr herė tė dytė tė mos e fyejnė filozofinė»), ku sė shpejti edhe vdes.

Aristoteli hyn nė radhėn e filozofėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėve. Ėshtė mendja sintetike mė e rėndėsishme dhe nė pėrgjithėsi gjeniu mė i gjithanshėm i antikės. Duke rishqyrtuar nė mėnyrė kritike filozofinė e mėsuesit tė vet Platonit, ai sistematikisht zhvilloi nė njė sėrė veprash kapitale filozofinė e re origjinale dhe grumbulloi njėkohėsisht nė mėnyrė enciklopedike tė gjitha rezultatet e rėndėsishme tė filozofisė sė vjetėr greke dhe tė shkencave tė veqanta. Tė gjitha fushat deri atėherė tė njohura si dhe njė sėrė fushash tė reja tė aktivitetit mendor dhe tė njohurive njerėzore tė disiplinave filozofike (logjika, metafizika, fizika, psikologjia, etika, politika, astronomia, meteorologjia, zoologjia, poetika e tjera) janė objekt i hulumtimeve gjeniale tė Aristotelit.

Logjika e Aristotelit me disa teza tė veta themelore ka ruajtur vlerėn e vet dhe deri sot ajo merret si model pėr themelimin e logjikės elemetare, kėshtu qė edhe Kanti mundi tė vėrtetonte se si logjika e Aristotelit mori njė formė aq tė pėrsosur saqė pas saj nuk ka mundur tė bėjė njė hap pėrpara, as nuk ka qenė e detyruar tė bėjė njė hap prapa. Logjika e tij, nė radhė tė parė, shqyrton qėshtjet lidhur me nocionet, gjykimet (deklaratat, fjalitė), pėrfundimet dhe argumentet.

Nocionet janė esencė ose formė e sendit, njohja e tė cilit ėshtė qėllim themelor i tė menduarit. Nocionet mė tė larta tė gjinisė, qė pėrfshijnė nė vėte tė gjitha nocionet tjera janė kategoritė. Kategori tė tilla, sipas Aristotelit ka dhjetė: substanca, kuantiteti, kualiteti, relacioni, vendi, koha, pozita, posedimi, veprimi dhe durimi. Nė veprat logjike tė Aristotelit (tė grumbulluara mė vonė nga nxėnėsit e tij me titull Organon) janė shqyrtuar hollėsisht dhe jashtėzakonisht nė mėnyrė ekzakte edhe disa probleme logjike fundamentale si janė parimet e tė menduarit, induksioni dhe deduksioni, pėrkufizimi, teoria e silogjizmave, argumentimi, gabimet logjike etj.
Aristoteli konsideron se ekzistojnė tri parime tė pėrgjitshme tė tė menduarit: Parimi i identitetit, parimi i kontradiksionit dhe parimi i pėrjashtimit tė sė tretės. Kushdo qė dėshiron tė mendojė nė mėnyrė konsekuente nuk mund tė mendojė nė kundėrshtim me kuptimin e kėtyre tri parimeve, sepse kėto nuk janė farė zbulimesh rasti, por vlejnė pėr vetė njėmendėsinė. Pėrveq shpjegimit tė hollėsishėm tė teori-sė sė silogjizmit kategorik-asertorik (qka konsiderohet kontribut mė i madh i tij nė logjikė), nė veprat e tij e gjejmė edhe logjikėn shumė tė ndėrlikuar modale si dhe fillimet e shumė teorive logjike tė mėvonshme.
Dhe ndonėse Aristoteli nė themel pėrpunoi parimet e logjikės rreptėsisht formale, prapėseprapė ai nuk i ndau nė mėnyrė abstrakte format e tė menduarit tė logjikshėm dhe tė drejtė nga vetė qenia. Pėr tė p.sh. edhe kategoritė janė jo vetėm predikatet mė tė pėrgjithshme tė tė menduarit por njėkohėsisht edhe pėrcaktimet mė tė pėrgjithshme tė qdo gjėje ekzistuese. Logjika pėr Aristotelin nuk ėshtė ndonjė qėllim i vetvetes dhe nuk merret me abstraksione boshe, me forma «tė kulluara» tė mendimit, por niset nga sendi real dhe e studion ashtu si shprehet nė tė menduarit. Lidhur me ketė, Aristoteli nė Hermeneutikė tregon se theniet e gjykimit janė nė raport tė njėjtė sikurse sendet nė njėmendėsi, kėshtu qė lidhja e nocioneve ėshtė tregues i lidhjeve tė vetė sendeve.

Ndonėse fillimet e logjikės, madje edhe tė zgjidhjes sė qėshtjeve tė caktuara logjike mund ti kėrkojmė edhe te Sokrati e Platoni, prapėseprapė, Aristoteli pėrgjithėsisht konsiderohet themelues i logjikės si disiplinė e veqantė. «Filozofia e parė» (ose mė vonė e quajtur metafizikė pėr arsye se nė pėrmbledhjen e veprave tė tij ėshtė «pas fizikės») studion parimet e fundme, mė tė larta dhe mė tė pėrgjithshme tė qdo gjėje ekzistuese, andaj ėshtė mėsim mbi shkakun e parė, mbi qenien nė pėrgjithėsi. Shkencat e veqanta studiojnė aspektin e caktuar tė qėnies, por jo edhe qenien nė vetvete. Prandaj, sipas Aristotelit, duhet tė ekzistojė shkenca e cila duhet tė merret me parimet qė janė themel pėr tėrė kuptimin dhe njohjen e tė gjitha pėrcaktimeve tė veqanta.
Pikėrisht kėto parime i studion metafizika ose filozofia e parė, kėshtu qė objekt i saj i studimit ėshtė materia, forma, shkaku i lėvizjes, qėllimi i ekzistimit e tė tjera. Kjo disiplinė ėshtė njėkohėsisht edhe mė e vėshtira, sepse ėshtė mė abstraktja, por me vetė kėtė fakt ajo ėshtė edhe shkenca mė ekzakte. Shumė teza metafizike tė Aristotelit provojnė tendencėn realiste-materialiste me tė cilėn iu kundėrvu botės sė ideve tė Platonit, duke konsideruar se idetė janė imanente pėr vetė sendet dhe jo modele transcendentale tė sendeve.

Me njė varg argumentesh bindėse dhe spirituoze Aristoteli nė pėrgjithėsi i hedhė poshtė bazat e doktrinės sė Platonit mbi idetė. Do tė duhej tė kishte mė shumė ide sesa sėnde tė veqanta meqė do tė duhej tė ekzistonin idetė edhe mbi marrėdhėniet e tyre; do tė duhej tė ekzistonin idetė e drobitjes, kurse kjo ėshtė nė kundėrshtim me vetė pėrkufizimin e idesė; si mund tė ekzistojė veqmas substanca dhe ajo nga e cila pėrbėhet substanca; nė qoftė se nė tė gjitha idetė qėndron burimi i lėvizjes, atėherė edhe ato lėvizin, ndėrsa nėse nuk lėvizin, prej nga atėherė lėvizja e tė tjera.
Nė njėmendėsi, sipas Aristotelit, ekzistojnė vetėm sendet e veqanta, vetėm kėto pėrbėjnė substancėn e parė. E pėrgjithshmja nuk ekziston pranė ose mbi sendet por nė to. Nocionet e pėrgjithshme (gjenerike), qė shprehin cilėsitė e pėrbashkėta tė sendeve tė veqanta vetėm janė substanca tė rendit tė dytė. Mirėpo edhe e veqanta ekziston pikėrisht aq sa realizohet nė tė e pėrgjithshmja. Sepse nė qoftė se pėrveq sendeve tė veqanta nuk ekziston kurrgjė, atėherė nuk ekziston asgjė qė do tė mund tė arrihej vetėm me njohje, por tėrė kuptimi do tė varej nga perceptimi ndijor. Dhe ne nė mėnyrė ndijore njėmend, pėr shembull,. nuk vėrejmė se ekziston ndonjė shtėpi nė pėrgjithėsi pranė shtėpive tė veqanta.
Mirėpo sendet e veqanta megjithatė manifestojnė unitetin e tyre, dhe kategoritė e mendjes, tė cilat tregojnė pėr kėtė, njėkohėsisht reflektojnė raportet objektive tė vetė sendeve. Substanca bėn unitetin e tė veqantes dhe tė pėrgjithshmes dhe sė kėtejmi (nė «Metafizikė» 1,3) ajo «pėrse» reduktohet nė nocion, sepse ajo qė ėshtė vetėm ėshtė ngaqė nė tė realizohet e pėrgjithshmja. Mirėpo pėr ta njohur tė veqanten dhe pėr tė folur pėr tė mendueshėm, nevojitet tė theksohen katėr shkaqe: materia, forma, shkaku i lėvizjes dhe qėllimi.
Forma (morfė) me materien e pazhdukur (hyle) pėrbėjnė tėrė ekzistimin. Ndėrkaq, materia e pa kurrfarė forme nuk ekziston nė njėmendėsi (por vetėm nė mendime). Qėllimisht lėvizja paraqitet nė faktin se forma zhvillohet gjithnjė mė shumė nė llogari tė materiales, deri te mbarimi nė «formė tė formės», nė tė menduarit e kulluar qė ka vetėm veten pėr objekt tė vet. Materia e pacaktuar ėshtė vetėm mundėsi e sendit, potencialitet, ndėrsa forma ėshtė aktualitet, realizim. Mirėpo kundėrshtia ndėrmjet formės dhe materies gjithmonė ėshtė relative. Ajo qė ėshtė ndaj diqkahit tė papėrkryer forma, ndaj diqkahit tė pėrkryer ėshtė materia.
Guri i pėrpunuar, pėr shembull, ėshtė formė ndaj gurit qė gjendet nė mal, qė nuk ėshtė i pėrpunuar, por ėshtė materie ndaj gurit qė ėshtė murosur nė shtėpi. Realizimi i mundėsisė, kalimi dhe zhvillimi i formės nga materia bazohet nė lėvizje. Qdo lėvizje, ndėrkaq, domethėnė ajo qė lėviz, supozon atė qė e vė nė lėvizje, dhe kėshtu nė fund e supozon njė shkak tė fundit, shkakun e palėvizshėm. Tė gjitha sendet ndryshojnė, mirėpo duhet tė ekzistojė edhe diqka qė ėshtė shkak i ndryshimit. Ky shtytės i parė, qė duhet tė jetė i palėvizshėm dhe sė kėtejmi vetėm njė, ėshtė formė e kulluar pa materie, akt i kulluar (actus parus), qenie jomateriale, mė e pėrsosur, hyjni.
Meqė lėnda e metafizikės ėshtė jomaterialja, qenia e amshueshme, atėherė edhe lėnda e fizikės sė Aristotelit ėshtė ajo qė lėviz, domethėnė qenia materiale. Sipas Aristotelit ekzistojnė katėr lloje tė lėvizjes: lėvizja substanciale (domethėnė ekzistimi dhe shkatėrrimi), kuantitative (rritja dhe rėnia), kualitative (shndėrrimi i njė materie nė tjetrėn) dhe lėvizja hapėsinore (dornethėnė ndryshimi i vendit). Hapėsira e pakufi ekziston vetėm potencialisht (pėr shembull nė numėrimin) por jo aktualisht, njėmendsisht. Lėvizja nė hapėsirė ėshtė e vazhdueshme, e amshueshme, kurse vetėm qeniet e veqanta krijohen dhe zhduken.
Nė veprėn e tij «Mbi shpirtin» Aristoteli theksoi se njeriu nuk mund ta njohė botėn e jashtme sikur tė mos kishte shpirtin. Pastaj as ndjenjatat nuk mund tė pėrceptojnė kurrgjė nė qoftė se nuk i kanė para vetes objektet e jashtme. Nė psikologjinė e Aristotelit ose nė shkencėn mbi shpirtin dominon mendimi se vetė shpirti ėshtė i palėvizshėm, mirėpo njėkohėsisht ai vė nė lėvizje trupin si formė dhe qėllim tė tij tė brendshėm dhe substancial, ai ėshtė «entelehia e parė» e tij, parim i jetės dhe i organizimit.
Ekzistojnė tri lloje tė shpirtit: shpirti vegjetativ (qė konsiston nė aftėsinė e tė ushqyerit dhe tė shumimit), pastaj shpirti animal (qė ka edhe aftėsinė e sensibilitetit ndijor dhe tė vetėlėvizjes nė hapėsirė) dhe sė fundi shpirti njerėzor (qė ka aftėsinė e tė menduarit, arsyen, mendjen). Mendja pasive, qė ėshtė e lidhur me aspektin material ėshtė tabelė e zbrazėt (tabula rasa), mbi tė cilėn ndijat regjistrojnė thjeshtėsisht atė qė pranojnė. Kjo mendje ėshtė kaluese sikurse edhe individėt, ndėrsa mendja aktive ėshtė e pavdekshme. Fryma aktive nė shpirtin njerėzor, fryma qė krijon format, qė bėn qdo gjė (dhe jo qė pranon nė mėnyrė pasive) dhe qė i vėren drejtpėrdrejt tė vėrtetat mė tė larta, ėshtė me origjinė hyjnore.
Nė parimet etike tė tij, Aristoteli i kundėrvihet rigorizmit idealist tė Platonit dhe virtytin e pėrkufizon si mes ndėrmjet dy ekstremeve (pėr shembull pavarėsia dhe dinjiteti i frymės ėshtė mes ndėrmjet kryelartėsisė dhe vetėpėruljes). Pos virtyteve etike (qė kanė karakter tė vullnetshėm), Aristoteli analizoi edhe tė ashtuquajturat virtyte dianoetike (virtytet intelektuale si ėshtė pėr shembull menquria). Pikėpamjes sė Sokratit dhe tė Platonit se ne vazhdimisht dėshirojmė medoemos tė mirėn, Aristoteli kundėrvė pohimin se shtytėsit dhe instinktet njerėzore, pėr tė arritur tė mirėn, duhet vazhdimisht tė drejtohen nga konkluzionet e arsyes dhe se vetvetiu nuk duhet tė jenė medoemos tė mirė. Nė shqyrtimin e njohur mbi nocionin e miqėsisė, Aristoteli theksoi tri lloje tė miqėsisė: miqėsinė e dobishme, tė kėndshme dhe tė virtytshme.
Dhe derisa e para manifestohet mė shpesh tė njerėzit e vjetėr, e dyta te tė rinjtė, e treta, miqėsia e vėrtetė nė tė cilėn miku pėrqafohet pėr shkak tė vetė atij, ėshtė karakteristike pėr moshėn e pjekur tė mashkullit. Realist dhe racionalist, Aristoteli nė etikė ėshtė edhe pėrfaqėsues i imanentizmit, domethėnė i tezės se nga vetė njeriu varet se a do tė bėhet i lumtur ose jo, a do tė bėhet i virtytshėm apo shpirtlig.
Pikėpamjet politike dhe sociale tė Aristotelit themelohen nė tezėn se njeriu ėshtė pėr nga natyra qenie shoqėrore, politike (zoon politikon). Pas analizės sė hollėsishme tė formacioneve politike (monarkisė, oligarkisė, demokracisė e tjera), Aristoteli nxjerr pėrfundimin se rregullimi mė i mirė ėshtė republika demokratike e matur.
Nė shqyrtimet e veta politike dhe shoqėrore ai megjithatė e ruan nė dimensionin tė plotė institucionin e skllavėrisė, duke konsideruar se skllevėrit janė tė domosdoshėm pėr jetėn e «njerėzve tė vėrtetė», domethėnė pėr pjesėtarėt e qytetarėve tė lirė. Ndėrkaq, pėr Aristotelin, pėrsosuria e shtetit nuk bazohet nė aspektin teorik, por para sė gjithash, nė atė empirik. Me fjalė tė tjera, ai konsideron se dėshmi e vėrtetė pėr atė nėse shteti ėshtė rregulluar mirė qėndron, para sė gjithash, nė faktin se «populli me vullnetin e vet mbetet nė kėtė rregullim shtetėror», domethėnė se nuk ka shpėrthyer kurrfarė «kryengritjeje qė meriton tė pėrmendet» as nuk ka pasur tirani dhe keqpėrdorim tė pushtetit.
Nė Poetikėn e njohur tė tij, Aristoteli pėrkundėr Platonit, qmon lart krijimtarinė e vėrtetė artistike tė kohės sė tij sidomos autorėt e mėdhenj tė tragjedive greke Eskilin, Sofokliun dhe Euripidin) dhe konsideron se vlera e plotė e krijimtarisė artistike dramatike shprehet nė katarsėn e cila pastron dhe fisnikon shpirtin e shikuesit.
Arti qė tregon atė qė ka mundur tė ndodhė (pra, qė ka gjasė se ka ndodhur), ėshtė «mė i rėndėsishėm pėr tė se historia qė tregon vetėm pėr atė qė njėmend ka ndodhur. Lidhur me kėtė, Aristoteli tregon ligjėsitė e veqanta tė sferės estetike tė cilat janė tė pavarura nga njėmendėsia historike, kėshtu qė shumė interpretues (E. Grasi p.sh.) konsiderojnė se, pėrkundėr Platonit qė pohonte lidhjen e ngushtė tė artit me realitetin politik, Aristoteli ėshtė themelues i estetikės si shkencė mbi njė veprimtari njerėzore tė veqantė dhe autonome qė ka normat dhe ligjsitė imanente. Nga Aristoteli rrjedhin edhe normat mbi tri unitetet klasike tė tragjedisė greke (uniteti i vendit, i kohės dhe i veprimit) mbi tė cilat mė vonė u bėnė polemika tė ashpra ndėrmjet teoricienėve francezė dhe gjermanė (Lesingu pėr shembull konsideronte se Aristoteli theksonte vetėm nevojėn pėr unitetin e veprimit, ndėrsa unitetet e kohės dhe tė vendit janė tė kushtėzuara vetėm nga mundėsitė teknike tė skenės sė atėhershme greke).
Klasik ėshtė edhe pėrkufizimi i tij i tragjedisė mbi tė cilin u shkruan studime dhe monografi tė shumta; «Tragjedia ėshtė imitim i veprimit serioz dhe tė kryer qė ka madhėsi tė caktuar, me tė folur qė ėshtė elegant dhe i veqantė pėr secilin lloj nė pjesėt e veqanta, nė personat qė veprojnė dhe nuk rrėfejnė, ndėrsa duke shkaktuar dhimbsuri dhe frikė kryen pastrimin e afekteve tė tilla». Shkallėn mė tė lartė tė mėshirės e nxitin ato ngjarje nė tė cilat miku i ka bėrė keq mikut, ndėrsa mė mirė zhvillohet ai veprim tragjik kur vepra bėhet nga mungesa e diturisė, domethėnė nė qoftė se faji nė tragjedi ėshtė pikėrisht faj pa faj. Rruga e analizės sė veprave artistike e Aristotelit dhe, para sė gjithash, e njė sėrė veprimeve dramatike tė kohės sė tij, niset nga kėto vepra kah pėrfundimet e pėrgjithshme teorike. Andaj Poetika e Aristotelit edhe sot mbetet model pėr ata estetė dhe sidomos pėr teoricienėt dramatikė qė kėrkojnė burimet e normave estetike nė vetė artin.
Me gjithė njohurit dhe kundėrthėniet e veta, konstruksionet teologjike dhe idealiste, vepra filozofike madhėshtore e Aristotelit ėshtė e pashoqe nė tėrė antikėn jo vetėm pėr nga zgjidhjet e thella, aspekti sistematik dhe gjithanshmėria e paraqitjes sė disiplinave tė veqanta, por, para sė gjithash, pėr nga shtruarja e njė serė qėshtjeve fundamentale filozofike, tė cilat pikėrisht si qėshtje janė edhe sot aktuale dhe paraqesin vlerė tė pėrhershme tė trashėgimit mendor botėror.
Veprat: veprat e Aristotelit mund tė ndahen nė veprat egzoterike, (kushtuar publikut tė gjerė) dhe ezoterike ose akroanetike (tė brendshme, pėrkatėsisht vepra pėr tė dėgjuar). Veprat e para egzoterike, qė me siguri u shkruan nė formė dialogėsh, nuk janė ruajtur. Gjithashtu nuk janė ruajtur as tė gjitha veprat ezoterike, ndėrsa tė ruajturat mund tė ndahen nė kėto grupe: .Veprat logjike tė pėrmbledhura sė bashku me titullin O r g a n o n (domethėnė vegėl), qė pėrmban kėto vepra:
Mbi kategoritė, Mbi interpretimin, Analitika e parė, Analitika e dytė, Topika dhe Mbi pėrgėnjeshtrimet sofistike. 2. Veprat nga fusha e shkencave natyrore: Fizika, 8 libra; Mbi qiellin, 41ibra; Mbi ekzis-tencėn dhe mbi zhdukjen, 2 libra; Mbi shpirtin si dhe disa vepra tė tjera qė nuk janė relevante ( Meteoro1ogjia , Shtazėria e tjera) ose veprat autenticiteti i tė cilave nuk ėshtė vėrtetuar.

3. Vepra metafizike ėshtė Metafizika (ose filozofia e parė e cila sipas renditjes nė anuarin e Andronikut u quajt kėshtu), 14 libra 4. Veprat etike: Etika e Nikomakutl, libra (u quajt sipas Nikomakut, tė birit tė Aristotelit); Etika e Eudemit, 7 libra (u quajt sipas Eudemit nga Rodosi, nxėnės i Aristotelit); Etika e madhe , 2 libra (ekstrakt nga dy veprat e para, por mė shumė nga vepra e dytė); Mbi virtytet dhe mbi veset (pėr tė cilėn nuk dihet a ėshtė autentike); 5. Prej veprave politike mė e rėndėsishmja ėshtė Po1itika (8 libra, e pakryer) dhe Kushtetutat shtetėrore Politike, 158 libra nė tė cilėt paraqiti kushtetutat e 158 shteteve 6. Veprat retorike: Retorika , 3 libra (mirėpo pėr autencitetin e 3 librave dyshohet). Poetika e cila me siguri ka 2 libra, mirėpo nuk ėshtė ruajtur nė tėrėsi.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 06-06-05, 10:53   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

ANTIFONTI

Filozof grek (shek. V p.e.r.). Njė nga sofistėt e parė qė pėr nga mėsimi i vetė mbi natyrėn ėshtė i afėrt me Empedoklin. Sipas Antifontit, kombinimet mė tė ndryshme qė krijohen nga konflikti i elementeve ndodhin nė saje tė forcės mekanike dhe jo nga ndonjė forcė qėllimore. Ėshtė e njohur doktrina e tij mbi tė drejtėn natyrore me tė cilėn angazhohej pėr barazinė e njerėzve. Ligji natyror ėshtė i lidhur ngushtė me mirėqenien e qdo individi meqė ėshtė ligjė jetėsor i organizmit tė gjallė. Vetėm plotėsimi i kėsaj tė drejte natyrore ėshtė e dobishme pėr jetėn, ndėrsa shtypja e saj ėshtė e dėmshme. Dallimet ndėrmjet grekėve dhe barbarėve, tė farfėrve dhe tė pasurve i quante dallime barbare.


Sipas Antifontit, ligjeve njerėzore duhet tu nėnshtrohemi vetėm para syve tė atyre qė i kanė nxjerrė: ndėrkaq, kur nuk ka dėshmitarė, duhet tė jetojmė ekskluzivisht sipas natyrės, sepse kjo asnjėherė nuk sjellė as turp as dėnim. Dėnimi pėr cėnimin e ligjeve, sikurse edhe vetė ligjet, janė pikėrisht paragjykime: prandaj dėnimit duhet ti shmangemi meqė ai ėshtė shkelje e ligjeve tė cilat, kryesisht, janė nxjerrė arbitrarisht dhe shumė prej tyre janė tė kundėrta me natyrėn.
Veprat kryesore: Nga katėr veprat qė pėrmenden me emrin e tij, kėto tė dyja janė me siguri tė tij: E vėrteta dhe Mbi harmoninė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-06-05, 16:30   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

ALEKSANDRI- Afrodisias

Filozof grek (fundi i shek. II dhe fillimi i shek. III). Prej vitit 198-211 mėsoi filozofinė eripatetike nė Athinė. U pėrpoq, ndonėse jo gjithmonė nė mėnyrė konsekuente, tė hedhė poshtė qdo mistikė pėr shpjegimin e botės. Ėshtė njė nga komentuesit mė tė njohur tė Aristotelit, mirėpo lidhur me disa qėndrime, ai u largua shumė nga ai. Sipas tij e pėrgjithshmja ekziston vetėm nė tė menduarit, ndėrsa ajo e pėrgjithėsishme ėshtė mė afėr nominalizmit sesa vetė Aristoteli. Duke bėrė dallimin, sikurse edhe Aristoteli, ndėrmjet funksioneve tė larta dhe tė ulėta tė njohjes, ky insistoi veqmas nė tezėn se perceptimi ėshtė parakusht i domosdoshėm i tė menduarit.
Ėshtrė ruajtur njė pjesė e vogėl e komenteve tė tij tė quajtura Egzegeta (interpretues).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 23-06-05, 02:14   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

ALKMEONI, Krotonias
ALKMEONI, Krotonias, filozof dhe mjek grek (rreth 520 p.e.r.) Pitagorist qė mėsoi se nė tė gjitha gjėrat njerėzore sundon kontradikta. Aspekti qenėsor i shpirtit qėndron nė lėvizjen e saj tė pėrjetshme dhe nė pavdekėsinė. Nė medicinė pėrkrahu qėndrimin se shėndeti ėshtė ekuilibėr i elementeve materiale nė trup. U mor edhe me hulumtime empirike, bėri autopsinė e kafshėve, konsiderohet themelues i fiziologjisė. Pohoi se truni me tė cilin njeriu dallohet nga kafsha, ėshtė qendėr e tė gjitha funksioneve psikike. Nė kėtė drejtim shumė teza racionaliste, natyraliste tė Alkmeonit janė mohim i mistikės pitagoriane.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 23-06-05, 02:17   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default


ALKINDI


ALKINDI , (Alkendi), filozof arab (rreth 800-873). Jetoi nė Basrah, pastaj nė Bagdad, konsiderohet themelues i filozofisė arabe. Ishte erudit dhe shkroi vepra tė llojeve tė ndryshme shkencore (para sė gjithash nga matematika dhe pastaj nga astronomia, medicina e tė tjera). Aristotelian konsekuent, pėrktheu shumė studime tė tij, mirėpo nė doktrinėn e tij janė tė qarta edhe disa ndikime tė neoplato-nizmit. Theksoi nė mėnyrė tė veqantė rėndėsinė e matematikės pėr themelimin e tė gjitha shkencave
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 01-09-05, 09:30   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

ABELAR, Pjer

ABELAR, Pjer (ABÉLARD, Pierre), filozof france z (1079-1142). Nė Paris dhe Kompjenj dėgjoi ligjeratat e realistit Gijom dė Shampo dhe tė nominalistit Roscelini. Herėt hapi shkollėn e vet dhe nė ligjėratat brilante tė tij grumbulloheshin nxėnėsit nga tė gjitha viset e Evropės. Duke luftuar nė mėnyrė tė pasionuar kundėr irracionalizmit dhe misticizmit (kundėrshtari mė i ashpėr i tij ishte Bernari i Klervosė), pėrkrah tezėn se feja duhet tė bazohet para sė gjithash nė kuptimin racional, se dituria ėshtė para religjionit, arsyeja para autoritetit. Nė debatin e njohur rreth universalieve mori qėndrim ndėrmjetės, duke i konsideruar tė njėanshme si tezat e realizmit ashtu edhe tė nominalizmit. Diqka universale, e pėrgjithshme nuk ekziston si reale nė vetvete (realizmi), mirėpo nuk ėshtė as fjalė boshe; ajo ekziston si koncept (konceptues - dhe pėr kėtė arsye pikėpamja e tij quhet konceptualizėm) para gjėrave tė veqanta nė intelektin hyjnor, pastaj nė kėto g j ė r a si grumbull i cilėsive tė tyre tė qenėsishme dhe pas gjėrave si koncept nė arsyen njerėzore. Natyra e sė pėrgjithshmes, pra, nuk qėndron nė fjalė (voces) por nė kuptimin, nė domethėnien e tyre, nė thėnien (sermo - kėshtu qė pikėpamja e Abelarit herėherė quhet edhe sermonizėm).



Nė planin etik A; para sė gjithash, u pėrpoq tė caktonte qka e formon esencėn e sė mirės, pėrkatėsisht sė keqes. Nė kėtė gjė konsideron se epėrsitė ose tė metat trupore nuk duhet tė jenė relevante nga aspekti etik, mirėpo edhe shpirti ka disa kualitete tė caktuara tė cilat, meqė ekzistojnė qė nga lindja, gjithashtu nuk janė tė qenėsishme pėr moralin. As vetė dėshira pėr tė palejueshmen nuk ėshtė mėkatare, por vetėm pėlqim qė ajo tė realizohet. Kriteret vendimtare pėr tė mirėn, pėrkatėsisht tė keqen janė qėllimi, pėlqimi dhe vetėdija.

Nė veprėn Sic et non ky i vė ballė pėr ballė doktrinat e ndryshme tė autoriteteve kishtare dhe tregon guximshėm kundėrthėniet e tyre reciproke.

Abelari theksoi edhe kėrkesėn pėr drejtėsinė sociale
dhe u kėrcėnohet njerėzve tė fuqishėm shoqėrorė me dėnime dhe mundime ferri. Kėrkoi gjithashtu reformėn e shoqėrisė, foli pėr shfrytėzimin dhe padrejtėsitė, pėr nevojėn e mbrojtjes sė tė varferve.
«Nė interpretimin e ndėrgjegjes si mbėshtetje mė tė qenėsishme tė njeriut Abelari mbrojti tė drejtėn e individualitetit tė njeriut dhe me kėtė theksoi kėrkesėn se megjjthatė tė menduarit lirisht vendos mbi thelbin dhe kuptimin e jetės» .
Koncili nė Soason vendosi mė 1121 tė digjet vepra e tij Teologjia e krishterė, kurse Koncili nė Sans nė vitin 1141 dėnoi tėrė doktrinėn e tij. Abelari pėr shkak tė dashurisė ndaj Eloizės (ėshtė e njohur korrespondeca e tyre) ėshtė tredhur dhe ėshtė detyruar tė tėrhiqet nė manastirin e St.Denis.

Veprat kryesore:
De unitate et trinitate divina;
Theologia Christiania (1353, shpesh e ripunuar, botuar edhe me titullin Theologia, por mė vonė u pėrdor titulli Hyrje nė teologji - introductio - nuk ekziston te Abelari);
Sic et non; Scito te ipsum, pėrkatėsisht Etika;
Historia calamitatum; Dialogus inter Judaem; Philosophutn et christianum; Epistolae. Te gjitha veprat i botoi V. Kuzeni nė Paris (1849-1859).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 02-09-05, 22:05   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

ABANJANO Nikola


(ABANJANO, Nikola (ABBAGNANO, Nicola), filozof italian (1901-).

Njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė ekzistencializmit nė Itali.
U doktorua nė vitin 1922 me tezėn Burimet irracionale tė tė menduarit. Prof. i filozofisė dhe i pedagogjisė nė Napoli, kurse nga viti 1939 ėshtė shef i katedrės sė historisė sė filozofisė nė Torino. Ekzistencializmi i tij shpesh u konfrontua nė mėnyrė polemike me disa teza tė Hajdegerit dhe Jaspersit. Numri mė i madh i veprave tė tij u kushtohen problemeve tė religjionit, tė artit dhe tė lirisė, qėshtjeve gnoseologjike- teorike dhe studimeve nė fushėn e historisė sė filozofisė.



Pėrkundra "orientimit nihilist" tė Hajdegerit dhe Jaspersit, Abanjano kėrkon zgjidhje "pozitive" tė problemit tė ekzistencės. Me kėtė rast ai tregoi perspektivėn e re tė ekzistencializmit: «Njeriu nė qdo rast kėrkon tė kėnaqurit, pėrmbushjen, stabilitetin, tė cilat i mungojnė.
Kėrkon qenien.
Nėse e kėrkon qenien atė nuk e posedon, ai nuk ėshtė qenie. Tė bėhesh i vetėdijshėm pėr kėtė tė fundme, tė studiosh deri nė fund natyrėn e saj, ėshtė detyrė fundamentale e ekzistencializmit. Por tė bėhesh i vetėdijshėm pėr kėtė tė fundmen ose ta studiosh, nuk do tė thotė ta bėsh vetėm objekt tė spekulimit, por tė marrėsh ndaj saj qėndrim dhe tė vendosėsh mbi pasojėn. Kėtu tregohet qartė perspektiva e re e ekzistencializmit. Ai kėrkon nga njeriu preokupim nė tė fundmen
"vetjake"

Njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė Abanjanos ėshtė Struktura e ekzistencės, nė tė cilėn flet mbi njeriun nė relacion ndaj qenies. Pėr tė njeriu nė esencė ėshtė strukturė, formė nė tė cilėn "situata finale" e pėrpjekjes kah qenia, realizon unitetin esencial personal me "situatėn fillestare".
"Situata finale" ėshtė themel dhe justifikim si "mundėsi e mundėsisė", kurse ky raport njėkohėsisht njė aspekt probletnatik i ekzistencės. Njeriu me dashjen ekzistenciale mund tė pranojė situatėn e vet dhe, duke u angazhuar, nė tė njėjtėn kohė realizohet nė transcendentimin e vazhdueshėm tė vetvetes ndaj qenies.
Abanjano konsideron se gabimi i pėrbashkėt i tė gjitha varianteve tė filozofėve evropianė tė perėndimit tė ekzistencės (p.sh. Hajdegerit, Jaspersit, Sartrit, Kamysė e tjerė) ėshtė shmangia e plotė e problematikės se vlerave dhe tė normatives.
Ai konsideron se nė konceptin e "mundėsisė transcendentale" ka gjetur zgjidhjen adekuate pėr normativėn dhe se me kėtė ka evituar relativizmin vlerėsor.



Nė veprėn Arti, gjuha, shoqėria
, Abanjano tregoi sesi, nė realitet, kontrollohet arti nga rrethi i tij shoqėror dhe si tradita, institucionet dhe interesat klasore ndikojnė nė aktivitetin e artit, por njėkohėsisht tregoi edhe se si artisti e kontrollon shoqėrinė. Arti ėshtė gjuha: ai ėshtė aktivitet semantik i lirė, i pavarur nga aplikimet e pėrgjithshme. "Kthimi natyrės", si e kupton Arbanjano, artin e lidh me realizimin autentik tė ekzistencės njerėzore. Njeriu, qė me ndjesinė e vet ka njė relacion ndaj objektit nė botė vihet me anėn e artit nė njė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejtė dhe tė pastėr me ndjesinė qė kushtėzon objektet. Me orientimin e tij tė tėrėsishėm nė problemet ekzistenciale tė njeriut, Arbanjano hoqi dorė nga qėndrimi kontemplativ pasiv ndaj artit "nė zotėrimin e tė cilit njeriu mund tė kėnaqet lirisht" qė ėshtė karakteristikė pėr shumicėn e estetikave tradicionale. Pavarėsisht nga mėnyra herė-herė jo e zakonshme e tė shprehurit dhe tė theksuarit tė tepėrt tė momentit tė vetėndėrdijes emocionale lidhur me "kthimin natyrės", dhe bile edhe pavarėsisht nga identifikimi i paarsyeshėm i angazhimit reaksionar dhe revolucionar, Arbanjano me futjen e tij tė thellė nė sferat primare tė artit si dhe me tezėn se arti, kundruall qdo lloji tė relacionit lėndor (nė tė cilin ekzistenca shkapėrderdhet nė dobishmėri) ėshtė unitet i drejtpėrdrejtė i objektit dhe i personalitetit, tregoi qartė mbicaktimin mendor tė koncepteve tė shumta estetike bashkėkohore.



Veprat kryesore:
Principi i metafizikės (1936); Struktura e ekzistencės (1936); Hyrje nė ekzistencializėm (1942); Filozofia, religjioni dhe shkenca (1947); Historia e filozofisė (3 vėll. 1946-50); Arti, gjuha, shoqėria (1951); Mundėsia dhe liria (1956) - Problemet e sociologjisė (1959); Fjalor i Filozofisė (1960); Njeriu, projekt i shekullit 21. (1980).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 03-09-05, 16:10   #9
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

ABUBAKĖR

ABU BAKĖR (emri i vėrtet Ibn Tofal) filozof arab (rreth 1100-1185).

Ithtar i Avempases.
Autor i romanit filozofik , I gjalli, i biri i tė Zgjuarit, nė tė cilin paraqet zhvillimin intelektual tė njeriut qė ėshtė internuar nė njė ishull tė vetmuar dhe gjendet jashtė tė gjitha marrėdhėnieve historiko-shoqėrore. Nė ekstazė, sipas Abubakėrit, njeriu bashkohet me perėndinė dhe kėshtu zhduket ndryshueshmėria dhe shumėkuptimėsia e gjėrave, gjithqka bėhet njė.
Bashkimi me perėndinė sjell lumturi ndėrsa largimi nga ajo vetėm mundime.


Veprat (ndėr tė cilat edhe I gjalli, i biri i tė Zgjuarit) i botoi dhe i pėrktheu nga arabishtja Pons Boigues nė Saragosė (1900).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 05-09-05, 02:30   #10
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

ABENDROT, Volfgang

ABENDROT, Volfgang (ABENDROTH, Wolfgang), filozof gjermanė, sociolog dhe politolog (1906 )
U doktorua nė Berlin mė 1935, ndėrsa nga viti 1937 deri 1941 pėr shkak tė veprimtarisė antifashiste qe internuar nė njė kamp pėrqėndrimi. Pas luftės docent nė Hale, profesor nė Lajpcig, Jenė dhe Marburg.
Me orientim marksist, kurse punimet kryesore kanė pėrmbajtje kritike ndaj kundėrthėnieve tė shoqėrisė qytetare.



Veprat kryesore:
Wirtschaft, Geselschaft und Demokratie in der Bundesrepublik (1965); Das Grundgesetz (1966); Antagonistische Geselschaft und politische Demokratie (1967).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 12-09-05, 00:57   #11
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

Abraham ben David

Abraham ben David (Ibn Daud) filozof qifut (1110-1180).
Me shkirmet dhe vepren e tij tė botuar edhe ne gjuhen gjermane , ky filozof njifet si kudershtarė i fortė i platonisteve tė rinjė.
Bazėn kryesore tė fiozofis e mbeshten ne vepren e tij Besimi i madhėrishėm ( Emula Raah)
Ishte me shumė teza i afert me Aristotelin dhe filozofin aristoteliane duke e vlersuar atė si tė drejtė.

Vepra kryesore: Besimi i madhėrishėm (Emunah Raah) qė u perkthy edhe ne gjuhen gjermane nė vitin 1852.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 14-09-05, 20:55   #12
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

ALBELI.. Antun Ferdinand

ALBELI, Antun Ferdinand eshtė juristė dhe shkrimtar filozofie .
U lind nė vitin 1794 nė Varazhdin dhe vdiq nė vitin 1875 nė Pozhun.
Ishte profesor i Akademisė sė shkencave nė Zagreb i cili ligjeroi nė gjuhen e vjeter greke,njėkohsishtė edhe te drejten natyrore dhe atė publlike tė pergjithėshme.
Njifet si njė nder filozofet e parė i cili u muar edhe me filozofin e drejtėsisė.


Veprat kryesore:
Philosophiae jurispraecognita (1830)Philosophiajuris (dorėshkrim).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 25-09-05, 04:17   #13
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

Adler Maks

AdlerMaks (Adler Max) sociolog dhe filozof austriak (1873-1937)
Drejtimi themelor i studimeve tė Adlerit , pėrfaqėsuesit tė rėndėsishėm tė revizionizmit austromarksist, pėrqėndrohet nė themelimin e sociologjisė nė baza gnoseologjike-kritike.
Sociologjia ėshtė shkencė kauzale, ndėrsa qėshtjet filozofike fundamentale Adleri i shqyrton nė suazėn e pėrpjekjes qė ka pėr qėllim tė lidhė konceptimin e Marksit dhe tė Kantit. Kėtė lidhje, nė radhė tė parė, ai nuk e kupton si plotėsim tė Marksit me etikėn e Kantit as me tėrė filozofinė e tij, por, si pohon, mė tepėr nė kuptimin logjik dhe metodologjik. Njė kohė ka qenė deputet i partisė socialdemokrate nė parlament.



Veprat kryesore:
Marx als Denker (1908)
Kant und der Marxismus (1925)
Der Marxismus als proletarische Lebenslehre (1922)
Das Soziologische in Kants Erkenntniskritik (1925).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 17-10-05, 08:22   #14
LEDHATIMI
 
LEDHATIMI's Avatar
 
Join Date: 28-03-05
Posts: 3,494
LEDHATIMI has disabled reputation
Default

...............Shkolla e Pitagores............................

Ne Kroton (Itali) Pitagora themeloi shkollen e tij e cila pemban dy rrathe:

1.Matematikanet dhe shkencetaret:

-jetojne ne bashkesi;
-vegjetarianet, qe perpos kesaj nuk guxojne te hane groshen dhe disa bime tjera;
-prona private e ndaluar;
-dhenia e sekreteve,perkatesisht mesimit jashta bashkesise eshte e ndaluar ( denimi me vdekje).

2.Nxenesit:

-rregulla me te buta;
-prona private e lejuar.

Shkolla ka patur 3 orientime: Politike, shkencore dhe mistike-religjioze.


TEORIA E NUMRAVE

"Numri eshte thelbi i te gjitha sendeve dhe organizimit te universumit; ne pergjithesi paraqet nje sistem harmonik te numrave".

Pitagora ka studjuar muziken dhe ne baze te gjatesise se telave dhe lartesise se tingullit arriti deri te 4 numrat themelore: 1,2,3 dhe 4 - nga keto numra perbehet i tere kozmosi.



Monada- e para e te gjithave (fizis);
Diada- bashkim i te kundertave (bashkeshortesia);
Triada - bashkim i te ndryshmeve (gjenerata te ndryshme, te posalindurit)
Tetrada- manifestimi i shqisave te elementeve themelore - uji, zjarri, ajri dhe dheu ( te gjitha ato qe perceptohen me shqisat tona).
LEDHATIMI Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 26-07-06, 18:22   #15
Daja POLIC
c"ka
 
Daja POLIC's Avatar
 
Join Date: 04-05-05
Location: sdi
Posts: 706
Daja POLIC has disabled reputation
Default

Aq shum kam lexuar per Sofistet dhe Sokrati saqe me shum di per keta, sa per vetveten
i kam lexuar disa libra ne gjuhen gjermane


__________________
Mfalni nese ju pengova najsen ,,
Daja POLIC Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 17:39.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.