Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
User Name
Password
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 14-06-05, 22:22   #1
ARVANITI
meditues...
 
ARVANITI's Avatar
 
Join Date: 25-12-04
Location: **Tiranė**
Posts: 1,468
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Default Orfeu....nje perendi shqiptare...?

E verteta e figures mitologjike dhe fizike te Orfeut. Aureola qe qendron rreth tij, jeta mes muzikes, dashuria e humbur dhe qendrimi ne vetmi duke arritur te refuzoje femrat. Studiues qe bine ne kundershti me njeri-tjetrin duke thene se Orfeu ishteperendi e ardhur nga Traket barbare, e te tjere qe ishte grek. Nje hipoteze tjeter e lidh ate me iliret dhe me gjuhen shqipe


Orfeu eshte nje nga figurat per te cilin tre gjera jane te qarta. E para qe ishte me origjine Trakase. E dyta qe ishte figure mitologjike. E treta qe ka ekzistuar edhe historikisht supozohet brenda nje kufiri kohe nga viti 1500 - 1200 para Krishtit. ose p.e.s. Pra, ne vazhdim te diskutimit per mitologjine dhe per personazhet qe mbushin kete skene, Orfeu ze nje vend te vecante sepse deshmon jo vetem preardhjen e tij nga trungu protoilir, por edhe ne menyre flagrante pohon disa gjera per te cilat ia vlen te trajtohet sepse deshmon direkt prejardhjen hyjnore jo vetem te tijen, por edhe te krejt races se tij. Nga studiuesit mbahet si simetria e perendise tjeter per te cilen folem me pare, Dionisit. Pra e thene ndryshe eshte nje Dionis ne veshje te tjera, paraqitet i kundert i tij dhe kaq i njejte.

Miti

Orfeu ishte nje muzikant i shkelqyer qe me instrumentin e tij liren me shtate tela, (simbolizonin shtate planetet) pra me muziken dhe kengen e tij, ishte ne gjendje te magjepste jo vetem qeniet e gjalla, por edhe te vdekurit, madje edhe guret, pra kuptohet brenda muzikes se tij perfshihej gjithe kozmosi.

Femije i mbretit Trakas Eagro dhe lidhjes se tij me muzen Kaliopi. Ose ne variantin tjeter, per baba kishte Apollonin dhe per nene Kaliopin. Kjo tregon per dy shtresezimet ate mitologjike, hyjnore dhe ate historike, njerezore. Sidoqofte ne te dy rastet ai kishte te njejtat dhunti. Pas udhetimit ne Egjipt, u bashkua me argonautet, (theksojme se ishte Orfeu qe nomatisi edhe perbindeshin qe ruante lekuren e arte, muzika e tij mposhti edhe Sirenat. R. Graves shkruan: "Orfeu u bashkua me argonautet dhe shkoi me ta ne Kolkide". Me muziken e tij ndihmoi te kapercehen mjaft veshtiresi e nga keto mundi edhe Sirenat me kengen e tij). Kur u kthye ne token e tij njohu, dashuroi dhe martoi Euridiken. Martesa e tyre nuk pati jete te gjate sepse Euridika vdes nga kafshimi i nje gjarpri. Vdekja e Euridikes do te nderlikonte akoma me shume figuren e Orfeut dhe interpretimet e bera si ne sensin historik, mitologjik dhe psikologjik. I pushtuar nga dhimbja e thelle per humbjen e Euridikes, (sipas psikologjise flitet per pjesen femerore te Orfeut) zbret ne ferr dhe aty me zerin e muziken e tij magjeps, Karontin, Cerberin dhe vete perendite e Hadesit, te cilat e lejojne ta marre Euridiken, por me nje kusht, qe gjate rruges se kthimit, derisa te dalin ne siperfaqe, te mos e ktheje kurre koken mbrapa. Burimet me te thella antike tregojne se ia arriti qellimit, duke demonstruar plotfuqishmerine e Dionisit edhe ne boten e pertejme. Sipas variantit te ardhur nga Virgjili dhe Ovidio, ndodh qe pikerisht para se te dalin, Orfeu i brejtur nga dyshimet, kthen koken dhe Euridika, perfundon pergjithmone ne Hades. Gjithe perpjekjet e tij te mevoneshme deshtuan. Pas kesaj Orfeu, ky shpirt i arratisur, jetoi ne vetmi duke e refuzuar shoqerine e femrave. Te cilat natyrisht edhe u hakmorren. Variantet jane te shumta, por mbetet me e besueshme pikerisht qe nje veper te tille e bene Menadet - Bakanitet, femrat qe ndiqnin kultin e Dionisit, te cilat e coptuan, (nje dreq e di c'ka ndodhur, por ato femra qejflesha dhe te droguara, ndoshta kane dashur ta kete secila per vete Orfeun dhe duke u grindur me njera tjetren, ne vend qe te ziheshin per leshra sic e kishin zakon, bene cope te shkretin), i shpetoi vetem koka te cilen e hodhen ne lume e qe vazhdoi megjithate te kendonte. Koka perfundoi ne ishullin e Lesbos ku edhe u varros me nderime.

Vlen te theksohet se po ky mit, zbritja ne Hades per te rimarre gruan ekziston edhe ne Japoni duke ndjekur po te njejtin skenar . Izanagi ndjek te njejten rruge per te rigjetur dhe rikthyer ne boten e te gjalleve Izanamin. Por..."ndodh gjithmone qe nje gabim fatal, simptome e brishtesise njerezore, pengon kalimin nga njera ne tjetren bote...".

Problemet qe diskutohen dhe ato qe harrohen

Natyrisht eshte nje figure komplekse sepse me mitin e Orfeut lidhen shume shpiegime, por ajo qe ben me shume pershtypje eshte fakti qe disa studiues edhe pse nuk e vene ne dyshim prejardhjen e tij eshte nje figure mitike, perendi e ardhur nga Traket barbare, studimin e vazhdojne sikur te kemi nje figure greke. Te jete nje harrese, apo nje lajthitje e ketyre studiuesve te cilet bien ne kundershtim me veten? Ndaj eshte e domosdoshme nje studim i mirefillte per keto figura te cilat deshmojne edhe qyteterimin dhe kulturen e nje populli kaq "barbar" sic ishin protoiliret, ose pellazget, figura qe shpjegonin edhe krijimin e botes, e te gjithesise.

Te gjitha gjasat te bejne te mendosh se tek te paret tane ky mit eshte konceptuar si ide e perjetesise se njeriut, te luftes se tij kunder vdekjes dhe gjithfuqishmerine e dashurise.

Ne ndryshim nga shpjegimi i bere nga Hesiodi, Kozmogonia e rrefyer nga Orfeu, ose sipas Orfeut ka nje vlere shume te madhe sepse tregon edhe nje shtrirje te gjere, planetare, dhe qe konfirmon pikpamjet e reja te ndikimit Trak, qe shtrihet deri ne Kine.

Etimologjia

Nuk kam hasur deri me sot ndonje shpjegim te mirefillte etimologjik bindes nga autore te huaj. Asnje nuk perpiqet te gjeje nje prejardhje te emrit dhe ky eshte nje fakt tjeter qe deshmon, ose nje amnezi te thelle profesionale dhe natyrisht kjo menyre trajtimi shpiegon edhe trajtimin e siperfaqshem te mitologjise, pa hyre ne rrenjet e saj, duke e pranuar ne total, bruto, si greke, sepse keshtu u vendos ne shekullin e 19 - te, ose ndoshta u mungon vullneti per ta lodhur trurin, duke mesuar gjuhen shqipe e cila eshte nje celes per gjithe historine mitologjike te njerezimit, pavaresisht emrat qe popujt e tjere u kane vene personazheve, duke i pershtaur ata me gjuhen e tyre.

Studiuesi bullgar Nikolla Shipkovenski mundohet te jape nje shpjegim etimologjik, por shkon deri ne gjysem te rruges dhe pastaj dorezohet, ngre duart perpjete. Ai shikon tek Orfeu "mjekun e pare te historise universale" dhe pohon qe emri i tij vjen nga gjuha fenikase duke iu rikthyer termit te mjekut. Njefare tautologjie ne mendime. Sidoqofte ajo qe eshte e vertete ne shpjegimin e tij mbetet pikerisht aftesia e Orfeut per te sheruar. Dhe kur ai eshte ne gjendje te nomatise, magjepse, e ekzaltoje shpirtin e mendjen e njeriut, te beje guret te qajne, e mbi te gjitha te ringjalle te vdekurin (Euridiken), kemi te bejme me psikoanalistin e pare te gjithesise. Pra deri ketu Shipkovenski eshte ne rregull, ngec kur vjen fjala per te gjetur nje shpiegim te emrit. Dhe kete me duket se e ka dhene Preloc Margjilaj tek libri i tij: "Iliret flasin shqip - Shqiptaret flasin ilirisht", botuar nga : Montenegropublic - Podgorice. Vlen te theksohet ketu dicka tjeter, simetrine e tij ne Egjipt dhe perendine THOT. Detyra e Thotit ishte t'u mesonte njerezve shkencen, artin e gjithcka nepermjet te folurit dhe ketu kemi nje lidhje direkte midis te dyve, nje konkordance qe eshte pak te thuhet rastesi: Thot- Orfe + Dionis (si perendi ambivalente, ose le ta themi edhe me te dy sekset) qe greket pasi e moren e adaptuan dhe e quajten... Hermes, edhe pse serish per kete emer, studiuesi Margilaj jep variantin e tij duke e lidhur serish me profesionin, detyren qe i kishte ngarkuar Zeusi si ndermjetes, pra Here+Mes, pra midis, ne mes. Ne emer te tij greket plackiten dhe dogjen qyteterimin e Kretes e te Mikenes. Studiuesit e konsiderojne Hermesin si korrespondencen e perendise egjiptiane Thot , por Thot nga ana tjeter ka sivellane e tij, Orfeun, Errefeun. Keshtuqe ngado qe te vertitemi dalim serish tek gjuha shqipe qe duket se eshte i vetmi "ilac" per te shpetuar historine nga virusi grek dhe per ti kthyer shendetin, sepse ne fund te fundit kemi pasur edhe krijuesin e gjithesise, sikurse edhe mjekun e pare te saj.


__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 23:26.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.