Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
User Name
Password
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 17-01-09, 19:35   #61
doGzona
 
doGzona's Avatar
 
Join Date: 23-03-05
Posts: 9,442
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Kalaja e Skenderbeut




Kalaja e vjeter
Guri
Qendres
Trimeri
Akoma ne kembe
E pa rrezuar.

Zeri i yt
Large
Shume
Trishtueshem
Akoma i pa shtjerrur
Neper bote.

Guret e tua
Fortesi
Fakte
Deshmi
Se jemi te paret
Dhe do te mbesim
Me kalan krenare.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 06-05-09, 06:35   #62
King_Gentius
 
King_Gentius's Avatar
 
Join Date: 22-03-05
Location: Boston
Posts: 1,247
King_Gentius has disabled reputation
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

http://www.thegjelajcollection.com

Art shumi bukur me karakter historik
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 28-01-10, 18:04   #63
INPERATORE BT
Legend is back
 
INPERATORE BT's Avatar
 
Join Date: 28-01-10
Location: n'shqiptari
Posts: 65
INPERATORE BT i vlerėsuar jo keq
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Gjergj Kastrioti i quejtun Skanderbej.... figura ma e ndritur per shqiptaret ashtu do te jet gjithmon, edhepse nigjova se do "shqiptar" ja kishin nis me pergoju e me fol kunder emrit te tij, beso se me gjith qef i kishna tredh ata njerez
INPERATORE BT Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 01-02-10, 04:03   #64
King_Gentius
 
King_Gentius's Avatar
 
Join Date: 22-03-05
Location: Boston
Posts: 1,247
King_Gentius has disabled reputation
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 01-02-10, 11:45   #65
hawk
 
Join Date: 12-07-07
Posts: 591
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Default Titulli: Fjalet e fundit tė Skenderbeut

Quote:
Originally Posted by Psikologu

Fjalėt e fundit tė Skėnderbeut
Dr. Shan Zefi

kur Gjergj Kastriotit [...] luftoi pėr komb e pėr fe tė tė parėve tė tij. Shpejt pėrfituan turqit nga kjo vdekje e Heroit Kombėtar e Martirit tė krishterimit. Shkodra e Kruja ende rezistonin.
Pali II, edhe pas vdekjes sė Gjergj Kas-triotit vazhdoi ta bėnte atė qė ishte e mun-dur.

Edhe nga ky testament i fundit mund tė shihet se ēfarė ishte qėndrimi i Gjergj Kas-triotit ndaj Kishės (Katolike) [...] pra ai qė e shkroi formulėn e pagėzimit nė shqipe, i pėrndritshmi argjipeshkėv Pal Engjėlli.
Lexova kete postim te percjecllur me autoresi te nje "Dr." shkencash. Ne Itali, ku doktorohen prifterinjte dhe ku ka me shume te tille se ne Shqiperi apo Kosove, nuk nodh qe titulli, nese mund ta quajme laik "dr." te shoqeroje emrin e klerikut. Tek ne nodh, qe titulli fetare te zevendesohet fare. Edhe Papa aktual ka doktorature, por a keni vene re t'i derjtohet njeri me "Dr."?! Kjo tregon, qe ne fillim se cfare ngjyre do te kete shkrimi dhe cfare qellimi ka postimi. Megjithate mua me pelqen pasi verteton se Zefi nuk eshte studjues serioz, por vetem prfit i zellshem i mgleur pak ne Mesjete.

Me tej, ne fjalet ne "corsiv" qe jane te vetmet te priftit Shan Zefi, nuk zhgenjehem nga mendimi im i mesiperm.

Ka disa ide qe rrjedhin nga analiza e dokumentit. Duhet thene ne fillim, se per nje dokument eshte i nevojshem burimi dhe disa referenca e jo "testameti i filanit" sepse te tille shkruan cdo njeri, sic ishte testamenti i Kostandinit, ku i linte Kishes autoritet politiko-fetrare dhe territore, e ne te veretete u zbulua pas 1200 vitesh, se ishte nje fallso. Pra, zakonisht nga "doktoret", kerkohet edhe justifikim i seriozitetit te fushes ku jane doktoruar. Shohim qe Zefi eshte ne prift ne sherbim te Kishes dhe asgje me teper.

Ky pohim vertetohet, sic thash nga fjalet e tija, si komenti i figures se Skenderbeut. Ai e quan "Martirit tė krishterimit" dhe evidenton "qėndrimi i Gjergj Kas-triotit ndaj Kishės (Katolike)". Tek citimi i fundi kembengul ne kllapa, te percaktoje cilen Kishe, pasi ajo tjetra eshte e jashteligjshme. Skenderbeu ne fakt lidn si ortodoks ne nje familje ortodokse ku i Ati kishte sponsorizuar per nje nga manastiret e famshme te malit Atos ne Greqine e sotme. Kruja kishte nje bazilike ortodokse dhe e gjitha familja e Gjergjit, ka antroponimi ortodokse. Prifti Zefi, kete nuk e shikon fare, e anashkalon edhe pse eshte doktoruar si studjues, edhe pse si prift duhet te tregoje te verteten.
Nuk do hyj me shume ne detajet e qendrimit te Skenderbeut ndaj Kishes Katolike, por do kujtoja se nje qendrim i tille ben Heroin Kombetare nje Hero Kishtare duke e larguar nga atdheatrizmi dhe nacionalizmi i quajtur shqiptarizem, per intersa te ngushta te priftit Zefi. Zoteria ben nje lapsus banal kur pohon se luftoi "pėr fe tė tė parėve tė tij" ne njekohe qe me poshte percakton Kishen Katolike, kur feja pararendese e Kastriotit ishte ortodosksia! Po keshtu edhe e familjes se bashkeshortes Donikes; e burrit te motres qe shkoi tek Crnojeviēet; e motres qe shkoi tek Muzakajt; dhe e gura se vete djalit te Skenderbeut, qe u martua me nje ortodokse. Nuk jane rastesi keto. Kjo eshte feja e te pareve te Skenderbeut. Keshtu Zefi, tregon se vlerat e larta si studjues.

Nuk mjafton kjo, Ai shkruan se luftoi per "komb "! Ku kishte Komb ne Mesjete?! Serbet e bejne nje pretendim te tille, te nisur nga arsye shovinsite, por ta beje nje studjues qe pretendon se eshte edhe perendimore, eshte qesaharake. Mbase Ai eshte koshient se nuk ka komb, por nje Skenderbe qe lufton vetem per Kishe, do te ishte i shemtuar dhe pasi Zefi nuk i heq dot "luftoi per Kishe" eshte i detyruar te shtoje edhe "luftoi per Komb". Ky eshte motivi i pare, ndersa i dyti eshte se,per Zefin Kombi shqiptare duhet te jete domosdoshmerisht Katolik, te tjeret jane joshqiptare sebashku me origjinat iliro-pagane.

Se fundit, nje ndalese e detyruar tek Pal Engjelli. Zefi nuk e percakton ate si njeri atdhetare, dhe nuk jep asnje hollesi, por evidenton "formulen e pagezimit". Valle eshte kjo formule shenje nacionalizmi, Kombi dhe cdo gje tjeter qe lidhet me laicizmin e Shqiptarizmit?! JO.
Pal Engjelli perktheu nje formule feare per t'i sherbyer komunitetit fetare, pra per qellimi teresisht fetare. Ai nuk perktheu Aristotelin sic behej ne Itali, madje nuk perktheu as Biblen sepse popullit (kjo) "nuk i duhej njohuria". I mjaftonte nje formule. Arsyeja e formules vjen si shqetesim i Pal Engjellit per ato familje, qe nuk kane mundesi te pagezojne femijet ne Kishe dhe mund ta bejne vete, ne kushte lufte, apo per ato prifterinj qe nuk njohin latinisht. Pra gjithmone per t'i sherbyer Krishterimit, me falni, Katolicizmit sepse vetem ky vlen per Zefin: Krishti i te tjereve eshte Djall.

******

Shan Zefi, nuk na mrekullon shume, por deshmon edhe nje here, nepermjet papagalleve se Feja eshte mbi gjithcka. Pra ky shkrim i sjelle ketu, eshte ploteisht antikombetare dhe totalisht monofetare. Do te shtoja, madje, se eshte nje shkrim ofendues ndaj figures madhore te Skenderbeut.

Last edited by hawk; 01-02-10 at 11:53.
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 17-02-10, 08:34   #66
sherri
J.H.N.K.SH
 
sherri's Avatar
 
Join Date: 13-06-05
Location: Rruga e qumshtit Nr- 3
Posts: 4,746
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)

Last edited by Kodra; 22-02-10 at 18:29.
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 02-06-11, 19:31   #67
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,803
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Himni i trimave Shqiptar nė kohėn e Skendėrbeut



Kalojmė nė fusha, kalojmė nė male
Kėrkojmė kulla e tokė ...
Kjo ditė na ftonė edhe kush nuk ndalėt,
Atdheu ne na fton, ne na fton Atdheu,
Athdeu ne na fton, Atdheu !
Atdheu ne na fton, ne na fton ...

Na pritė ō popull, na prit ō popull
Po vimė nė shpėtim,
E le t'pėrhapėt vallė rreth e rrotull,
Kjo kėng si kushtrim, si kushtrim...
Kjo kėng, kjo kėng, si kushtrim, si kushtrim, kjo kėng!
Kjo kėng, si kushtrim, si kushtrim...

Tė gjithė o burra mbas Kastriotit,
Luftojmė si vetima...
Nė luftė bimė si burrat moti,
Nė krujė, trima nė krujė, trima nė Krujė !
Nė krujė, nė Krujė trima nė Krujė, nė Krujė !
Nė Krujė, trima n'Krujė, trima n'Krujė !
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 09-06-11, 16:05   #68
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,803
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 20-06-11, 17:37   #69
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,803
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Skenderbeu kur jetonte Shqipėria lulėzonte. Ishe e fortė, ish e zonjė Kish nė flamur njė shqiponjė Njė shiponjė me dy krerė Ai lirisht hapej nė erė. Kur armiku na vėrvitej Flamuri i kombit ngrihej Gjėmonin njė mij trumbeta Suleshin treqind mij veta. De...rdhjin gjakun si tė marrė Qė tė mbaheshin Shqipėtarė. Derdhjin gjakun pa peshuar Pėr flamunrin e bekuar. Po trimat shkuan pėrjetė, Shqipėria mbet e shkretė Trimat shkuan edhe vanė Kordhėt po ndryshken mėnjanė. Kordhėt ndryshkėn e nė baltė Na ra flamuri i naltė! Na ra flamuri i naltė Mbeti e u kalb nė baltė! Sot kan dalė ca zuzarė Qė ulėrtinė shqipėtarė, Po kėtė emėr e lanė U bashkuan me aganė E punojnė nat’ e ditė Qė tė mebtemi pa dritė, O zuzar, o tradhėtorė Ne na bėjtit shėrbėtorė, Na e vuatlitė lirinė E na shkeltė Shqipėrinė. Rrėmbyet e po rrėmbeni Gjith se ē’patmė e se ē’kemi! Po mjaft! Koha ėsht afėr, Kur tė ndizet luft’e ashpėr, Lufta tri her’e bekuar Qė na ka pėt tė shpėtuar, Jo luftė kundrė Turqisė, Jo kundrė mbretit Shqipėrisė, Po luftė pėr ca zuzarė Qė u lindnė shqipėtarė E, armiq tė Shqipėrisė, I fryjnė dritės sė lirisė, S’na lėnė dhe ne tė tjerėt, T’dalim nga gjum’i errėt, Po ē’dėgjojnė ven’ e thonė, E ē’shohin e tradhėtojnė Eshtė turp prej kėsi krimbash Tė mundohet njė komb trimash! Ngrehuni, o shqipėtarė, T’i shtypim kėta zuzarė!
Faik Konica
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 22-06-11, 09:43   #70
GURI SYLAJ
Moderator
 
GURI SYLAJ's Avatar
 
Join Date: 21-03-05
Location: Gjermani
Posts: 10,688
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 27-06-11, 09:06   #71
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,803
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)





SHPATA "MAGJIKE" E GJERGJ KASTRIOTIT

Gjergj Kastrioti nė vjetin 1461 bani nji marrveshje paqeje me sulltan Mehmetin e II-tė. Sulltani mendonte se kundėrshtari i tij posedonte armė magjike dhe e bind atė nėpėrmjet ndėrmjetsit tė marrveshjes sė paqes, ti dhuronte shpatėn e vet. Gjergj Kastrioti ia plotėson kėrkesėn por pas pak kohėsh ja ...kthejnė mbrapsht duke i thėnė: - Sulltani e refuzon kėtė shpatė, sepse asht nji shpatė si gjithė tė tjerat, ju nuk i keni dhanė shpatėn e vėrtetė qė vret e pret si asnji shpatė tjetėr. Gjergj Kastrioti buzqesh dhe i thotė: - I kam dėrgue Sulltanit shpatėn time ma tė mirė po skisha se si me i dėrgue edhe krahun tem.

(Giacomo De Antonellis, marrė nga "Storia illustrata")
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 30-06-11, 20:47   #72
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,803
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

“ Virtyti mė i lartė dhe besa e vėrtetė, o princėr fort bujarė dhe ju, o bashkėluftėtarė tė mij shumė tė dashur, kujtoj se ėshtė sė pari tė adhurosh, tė kesh kujdes dhe tė nderosh si duhet, me shpirt tė pastėr e me frikė Perėndie nė zemėr Zotin e madh dhe tė vėrtetė. Sė dyti, jo vetėm ta duash dhe ta kesh gjithmonė para syvet atdheun dhe shtetin, ku secili ka lindur dhe ėshtė edukuar, por edhe ta mbrosh edhe ta shpėtosh me gjak. Kėto padyshim tė gjitha, kėto kurdoherė unė i kam patur pėr zemėr dhe pėr to kam derdhur tėrė zotėsinė dhe jam pėrpjekur me mish e shpirt. Dėshmitarė mė tė mirė pėr kėtė unė kam sė pari Perėndinė dhe ju.





"Historia e Skėnderbeut - Marin Barleti. Libri i Trembėdhjetė:" Vdekja e Skėnderbeut - Pjesė (Fillimi - Fjalėt e hyrjes) nga Fjalimi (i fundit i tij), drejtuar bashkėatdhetarėve dhe tė birit Gjonit".
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 26-07-11, 20:59   #73
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,803
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Arėbėrėsit e parė tė kombit Arbėror,
truallin e kishin si krahėt e njė shkabe,
mbi pendėt brezare, njė lis madhėshtor,
bėnte hije me degėt e kurorės vigane.

Lisi mbulonte dyzet male e dyzet kodra,
dyzet fusha e dyzet livadhe tė blerta.
Nė degėt e tij, dyzet shkaba me dy koka
ruanin arėbėrėsit e armatosur me heshta.

Lisi kishte rrėnjė tė trasha dyzet metra,
qė thithnin ujė nė dyzet degė tė lumenjve
dhe zbrazeshin me rrėmbim nė dy detra,
ku retė i kthenin te burimet e shkėmbenjve.

Nėn degėt e tij nėnat u nanurisnin djepeve,
djem e vajza shkrepnin strallin e dashurive,
nuset ndiznin dasmat me daullet e qejfeve,
bilbilat pėrzienin kėngėt me telat e sharkive.

Luftėrat, nga heshtat, te shpatat e dyfeqet,
zaptuan me gardh disa nga degėt anėsore.
Por lisi me rrėnjėt e thella tė nėndheshme,
pėrcolli tek tė gjitha limfėn e vet arbėrore.

Tani, kur lisi arbėror shtriu degėt nė botė,
dhe thith ujėra nė dhjetėra dete e oqeane,
rrėnjėt trashen tė mbajnė thellė nėn tokė,
pėrmasat kontinentale tė kurorės gjigante.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 02-10-11, 15:56   #74
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,803
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Pasardhėsi i Skėnderbeut, pas gjysmė shekulli nė Shqipėri: Ne ekzistojmė





Giorgio Maria Castriota Scanderbeg ka shkelur pėr herė tė parė pas 55 vjetėsh tokėn shqiptare. Ėshtė pasardhės i heroit kombėtar nga linja e Napolit. Jeton nė Kazerta, afėr Napolit sė bashku me gruan, Stefania dhe dy djemtė.
Ka mbėrritur dje nė portin e Durrėsit, aty ku 500 vjet tė shkuara u largua familja e Skėnderbeut e ka udhėtuar mė pas drejt Krujės.
Emri e lidh pashmangshėm me Skėnderbeun. Ėshtė pasardhės i heroit kombėtar nga linja e Napolit. Zyrtarisht njihet edhe linja e Leēes, ndėrsa ka shumė tė tjerė qė abuzojnė me kėtė emėr.
Me ftesė tė drejtorit tė Institutit Kombėtar tė Diasporės nė Ministrinė e Jashtme, z. Roland Bimo, do tė njohė nga afėr vendin e tė parėve. Ka mbėrritur rreth orės 10.00 nė Tiranė dhe pak mė pas ka udhėtuar drejt Krujės. Nuk i pėrshkruante dot emocionet e kėsaj vizite tė parė.




Sot do tė udhėtojė drejt Peshkopisė, ku me mbėshtetjen e kryetarit tė bashkisė, Ilir Korsit dhe kryetarit tė qarkut, Naim Gazidede, do tė zhvillohen edhe festimet kryesore pranė shtatores sė Skėnderbeut nė kėtė qytet, realizuar dy vjet mė parė nga artisti Sadik Spahiu me mbėshtetjen e Zaim Krosit.
Njė udhėtim nė fshatin e vendlindjes sė paraardhėsve nė Sinė dhe pastaj udhėtimi drejt Dibrės sė Madhe, ku do t’i presė kryetari i bashkisė, Argėtim Fida. Aktivitetet do tė vazhdojnė me njė pritje tė ministrit tė Jashtėm, z. Haxhinasto e mė tej Giorgio (Xhorxho) do tė shkojė nė Arkivin e Shtetit pėr tė dorėzuar dokumentin e pemės gjenealogjike tė familjes marrė nga Arkivat e Kėshillit tė Konsultės Araldike.
Nė njė intervistė pėr gazetėn “Shqip”, Giorgio Maria Castriota Scanderbeg tregon historinė e tij dhe tė familjes.


Kjo ėshtė hera e parė qė ju vizitoni Shqipėrinė. Cilat janė ndjesitė apo mendimet qė ju vijnė?
Hera e parė ėshtė njė ndjesi shumė e veēantė. E pres kėtė moment prej mė shumė se 55 vjetėsh. Emocionet janė tė pafundme. Kam jetuar me to gati njė muaj mė parė, kur Ylli Polovina, me tė cilin jam njohur mė herėt nė Itali, mė tha se mund tė ishte mundėsia tė udhėtoja drejt Shqipėrisė me njė ftesė zyrtare. Kjo mė nderoi shumė. Shpresoj tė jem nė lartėsinė e duhur tė pėrfaqėsoj denjėsisht familjen time Kastrioti Skėnderbe nė vendin nga i cili u nisėm 500 vjet mė parė. Shqipėria do tė ishte i vetmi vend ku nuk do tė vija kėmbė nėse nuk do tė kisha pasur ftesė zyrtare, dhe kjo jo pėr tė fituar njė lavdi tė kotė. Ne na dallon nga tė tjerėt fakti qė kemi pasur fatin tė lindim Kastrioti Skėnderbe dhe duhet ta prezantojmė denjėsisht figurėn e tij. Mundėsinė pėr tė ardhur zyrtarisht nė Shqipėri ne e kemi pasur. Familja ėshtė pėrfaqėsuar nga xhaxhi im, i cili sė bashku me kushėrirėn time, Maria Luisa kanė ardhur me Urdhrin e Maltės pėr tė sjellė ndihma nė ditėt e vėshtirat tė vitit 1997. Kjo i paraprinte njė vizite zyrtare. Unė ecja me pasaportėn nė xhep nė pritje qė tė dilte ēasti i duhur pėr tė ardhur e pėr tė parė tokėn tonė. Janė ēėshtjet historike qė na kanė detyruar tė mos vijmė. Duhet ta pranoj se kėtu Skėnderbeu ėshtė njė hero kombėtar, por nė Itali ėshtė keqtrajtuar figura e tij. Unė mendoja se ishte e drejtė tė fillonim tė bėnim njė emigracion nga e kundėrta. Kjo do tė thotė se ėshtė Skėnderbeu qė rikthehet nė shtėpi dhe kthehem sė bashku me gruan time Stefania. Tė vegjėl mendonim se nuk do tė mund ta vizitonim kurrė kėtė vend. Na dukej se ishte i ndaluar pėr njerėz normalė, e jo mė pastaj pėr ne qė mbanim kėtė mbiemėr. Ndiheshim si nė ekzil, por tani ndihem si nė shtėpinė time. Unė vij nga njė familje qė nuk ka kėrkuar asnjėherė tė shpėrfaqet. Ne nuk duam gjė tjetėr, veēse tė themi se ekzistojmė.

Pėr tė gjithė lexuesit, a mund tė na sqaroni degėn familjare pėrmes sė cilės ju jeni pasardhės i Skėnderbeut?




Pas vdekjes sė Skėnderbeut nė vitin 1468, familja (Gjoni me tė ėmėn Donikėn) u transferua nė Mbretėrinė e Napolit. Falė marrėdhėnieve tė mira dhe ndihmės qė Skėnderbeu i kishte dhėnė kėsaj mbretėrie, mbreti Ferdinand i Aragonės i ktheu respektin familjes. Si nė ēdo familje tjetėr, nė vitet qė pasuan lindėn shumė fėmijė, disa prej tė cilėve zgjodhėn rrugėn e tyre pėr tė mos qėndruar nė Napoli. Ne jemi trashėgimtarė nga Achille Scanderbegh (Akilit). Ne jemi linja e Napolit. Ekziston edhe linja tjetėr trashėgimtare e Leēes me Alessandro Scanderbegh (Aleksandėr Skėnderbe) nga Pardo. Ne nuk e mohojmė. Tė dy jemi Kastrioti Skėnderbe, tė dy jemi krenarė qė jemi pėrfaqėsues tė heroit tė madh. Nuk kemi marrėdhėnie tė ngushta me ta, por s’ka vend as pėr aludime tė tjera. Mė duket e parėndėsishme tė thuash qė unė jam trashėgimtar direkt e tjetri indirekt. Sipas dokumenteve qė ne zotėrojmė, tė thuash qė unė jam direkt apo indirekt mė duket e parėndėsishme. Por pėr tė shpjeguar kėtė rast, po marr njė shembull tė thjeshtė. Unė kam dy djem: Filipo Maria Kastrioti Skėnderbe dhe Aleksandro Maria Skėnderbe. Nėse djali i madh, Filipo nuk do tė mundet tė ketė fėmijė ose nuk do tė ketė fėmijė meshkuj, tė drejtėn e pasardhėsit do ta gėzojė Aleksandri. Ne rrjedhim nga njė familje sė cilės mė 1945, me vdekjen e trashėgimtarit direkt Franēesko, i kaloi nderi pėr tė pėrfaqėsuar Skėnderbeun. Nė kėtė linjė, unė jam i fundit trashėgimtar deri sa kjo t’i kalojė djalit tim, Franēeskos. Tė gjitha kėto qė po them janė tė dokumentuara nė Arkivat e Romės, lehtėsisht tė verifikueshme.


Gjatė kėtyre viteve ka pasur shumė persona qė kanė pretenduar apo e kanė shpallur veten pasardhės tė familjes sė heroit kombėtar. Jeni nė dijeni edhe ju?
Pėrmes internetit fillova tė lexoja pasaktėsi pėr sa i pėrket familjes Kastrioti Skėnderbe dhe fillova tė rebelohesha. Ne nuk kėrkojmė asgjė, por historia duhet tė respektohet. Unė pėrfaqėsoj trashėgiminė aktuale direkte tė heroit shqiptar. Shpresoj qė vetėm nė nivel emri tė jemi tė nderuar qė i pėrkasim atij dhe tė tregojmė se i pėrkasim. Ndaj kam sjellė me vete njė broshurė qė pėrmban tre dokumente: Janė pemėt gjenealogjike tė familjes, njėra prej tyre e njohur mė 1910 edhe nga Arkivi i Kėshillit tė Konsultės Araldike (familjet fisnike), tė cilat do t’i dorėzohen Arkivit Qendror Shtetėror.

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 02-10-11, 15:56   #75
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,803
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

vijimi


Ju thatė se Skėnderbeu ėshtė i keqtrajtuar nė Itali. E thoni kėtė krahasuar me kontributin e tij pėr kėtė vend?
Kultura italiane ndaj figurės sė Skėnderbeut ėshtė indiferente. Ai ėshtė njė hero qė i ka dhėnė shumė jo vetėm Shqipėrisė, por gjithė Europės, por fatkeqėsisht nuk ėshtė i vlerėsuar ashtu si nė vendin tuaj, madje mė lejoni tė them, nė atdheun tonė. Nė Itali, ne tė familjes Kastrioti Skėnderbe jemi njerėz normalė, ashtu siē ėshtė e drejtė tė jemi: punėtorė dhe prindėr. Roma ka sheshin “Albania” me monumentin e Skėnderbeut, po aty ėshtė edhe pallati i famshėm me emrin e tij, i cili duhet tė ishte njė vend ku tė tregoheshin marrėdhėnien e shkėlqyera italo-shqiptare, por pėr fat tė keq atje ėshtė muzeu i makaronave. Ėshtė i pashpjegueshėm pėr mua fakti pse nuk ka njohje pėr figurėn, njeriun dhe historinė e Skėnderbeut. Kjo ndoshta vjen edhe pėr faktin se politikani i vėrtetė sot nė Itali ndoshta nuk ekziston, sepse politikani historik kulturalisht ishte shumė i pėrgatitur. Unė vet ndjehem i papėrgatitur pėrballė Skėnderbeut nga i cili rrjedh, imagjinoje ai qė nuk ka asnjė lidhje, ēfarė mund tė dijė pėr tė. Historia e njė heroi qė ka punuar shumė pėr Europėn sot nuk njihet, pėrveēse nga arbėreshėt apo nga ata me origjinė arbėreshe. Sigurisht qė nėse takoni djalin tim, ai do t’u pėrgjigjet.

E meqenėse flasim pėr arbėreshėt, ata janė ende dėshmi e gjallė e asaj qė ndodhi nė vitet ‘500. Si janė raportet tuaja me ta?
Arbėreshėt pėrfaqėsojnė historinė dhe traditat qė sipas meje, nuk gjenden mė kėtu, edhe pse nuk mund tė flas me siguri pėr Shqipėrinė. Ata flasin ende shqipen e vjetėr, janė krenarė, tė mrekullueshėm dhe kanė gjak shqiptar, qė rrjedh nė mėnyrė tė vrullshme. Kontaktin e parė qė kam pasur me arbėreshėt ka qenė vitin e shkuar. Patėm nderin tė ftoheshim nga Portocannone (Porkanun) nė njė festė tė pėrvitshme, ku na trajtuan shumė mirė. Do tė ishim edhe kėtė vit, po tė mos kishim marrė ftesėn pėr nė Shqipėri, nė tė cilėn nuk mund tė mungoja. Doja tė sillja edhe djemtė, por do tė ishte e ekzagjeruar.

Do tė udhėtoni nė Krujė, nė Peshkopi, nė Dibėr tė Madhe. Ēfarė prisni tė gjeni nė kėto qytete?
Krujėn e konsideroj si qytetin tim. Njė vizatim i saj qėndron pėrballė tryezės sime tė punės sė bashku me njė flamur shqiptar dhe shqiponjėn. Do tė mė duhet t’i vizitoj mė parė e pastaj tė flas.

A trashėgoni objekte me vlerė historike nga familja, libra apo dokumente?
Ruaj ende njė pikturė tė shkėlqyer tė Skėnderbeut. Nė fakt ėshtė e vendosur te shtėpia e Nėnės nė Napoli, por mė pėrket mua. Ruaj po ashtu edhe njė pikturė qė motra e gjyshit tim Ferdinandos donte ta sillte si dhuratė nė dasmėn e Mbretit Zog. Mė kanė treguar se Mbreti Zog kishte pasur mundėsinė tė martohej me njė pasardhėse tė Skėnderbeut qė ishte halla ime, Matilda. Kjo lidhje nuk u bė, nuk e di as se pse dhe nuk dua tė ngatėrrohem. Por Matilda, kur u martua Mbreti Zog, kishte ndėrmend t’i dėrgonte njė pikturė qė pėrfaqėsonte Skėnderbeun si luftėtar. Nuk pati guximin ta dėrgonte, sepse kishte thėnė se e kishte realizuar vetė, por nė fakt ishte e njė piktori tjetėr. Janė gjėra tė vogla tė familjes. Janė edhe disa tekste tė 1800-s qė dėshmojnė pėr vazhdimėsinė e dinastisė Skėnderbe.

Ēfarė angazhimi keni ju nė jetėn e pėrditshme?
Njė ditė e zakonshme e jona, nėse nuk do tė ishim nė Tiranė, do tė na gjente mė Napoli ose Kazertė ku jetojmė. Nė idenė e vjetėr, princat jetonin nė njė botė ekstravagante, plot me luks. E jona ėshtė njė jetė normale. Unė jam drejtor i njė banke, ndoshta jam mė mirė se tė tjerėt, por ka edhe mė tė mirė se unė. Bashkėshortja ime Stefania ėshtė e zonja e shtėpisė dhe administron familjen. Tė premten, deri nė orėn 14:00, kam punuar nė bankė duke paguar ēeqe, mora skuterin (ėshtė kali im) dhe u ktheva nė shtėpi. Psikologjikisht u pėrgatita tė marr njė tjetėr pozicion dhe shpresoj tė pėrfaqėsoj denjėsisht familjen time.

Ēfarė do tė merrni me vete kur tė ktheheni?
Gjithēka, mendoj se nuk do mė mjaftojnė lekėt (Qesh). Do marr me vete kujtimin mė tė mirė. Sapo arrita, mė njoftuam se do tė kem takime tė ndryshme dhe aktivitete qė nė njėfarė mėnyre do tė pėrcillen mediatikisht, duke e bėrė mė tė njohur familjen time. Unė dua qė tė gjithė tė kuptojnė qė nuk kam ardhur tė bėj asgjė, veēse tė prek me kėmbėt e mia territorin shqiptar, qytetin tim Krujėn, fshatin e origjinės Sinėn dhe ėshtė lumturi e pashpjegueshme. Kush nuk quhet si unė, nuk mund ta kuptojė.




__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 03:00.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.