Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
User Name
Password
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 06-07-05, 20:02   #1
Odise
 
Join Date: 01-04-05
Location: ne eter
Posts: 1,002
Odise has disabled reputation
Default DEMOKRACIA - KUPTIMI E FUNKSIONI I SAJ

HYRJE






Demokracia bashkohore sot as qe mund te paramendohet pa partite politike dhe zgjedhjet e lira .Pra partite politike shikuar si nga aspekti teorik ashtu dhe nga aspekti praktik jane kategori te pashmangshme per funksionimin e mirfillte te shteteve bashkohore dhe strukturave te tyre.Ato jo vetem qe u mundesojne qytetareve qe te jene pjesmares ne garat per funksione politike,si kandidat te mundshem ose duke u percaktuar per ndonje opcion te caktuar,por gjithsesi jane I vetmi instrument qe ndihmon ndryshimin e qete te strukturave udheheqese shtetrore.Pa dyshim partit politike krahas shtetit ,jane subjekte me te organizuara qe e bejne demokracine bashkohore sit e tille.


Ato prej paraqitjes se tyre e ketej kane ndikuar me shume se xhdo structure tjeter e organizuar ne kahjet zhvillimore te shoqerive konkrete,si dhe ne proceset e perditshme te jetes politike duke treguar nje afersi te jashte zakonshme te pershtatshmerise ne rethanat e reja shoqerore.
Te gjitha analizat e partive politike bejne te qarte se paraqitja e partive politike nuk ishte rastesi por ishin rezultat I nevojave shume te thella te jetes bashkohore politike.


Megjithate ,partite politike nuk ishin rezultat I rethanave te caktuara ,por njeherit ato paraqesin force te organizuar qe ndikon ne ndryshimin e rethanave shoqerore.Andaj per tu njoftuar ne menyre sa me cilesore me veprimin e partive politike ne nje shoqeri nk mjafton te vihet vetem forma e sistemit politk por aq eshte e rendesishme qe te dihet numri dhe natyra e partive politike si dhe raportet qe krijohen midis tyre gjate veprimit praktik ne jeten bashkohore.


"Demokracia ėshtė forma mė e keqe shtetėrore, me pėrjashtim tė tė gjitha tė tjerave". Ky citat rrjedh nga ish-kryeministri britanik Uinston Ēėrēill. Ai konkretizon gjendjen faktike: Njė demokraci perfekte nuk ekziston askund. Pavarėsisht nga tė gjitha kritikat, demokracia ėshtė procesi mė i suksesshėm drejt zgjidhjes paqėsore tė konflikteve. Kudo nė botė, njerėzit mbėshteten tek ajo, nė rajone dhe sistemeve te ndryshme. Demokracia jeton nga bashkėpunimi i qytetarėve. Kusht pėr angazhim ėshtė njohuria. Mundėsinė e pėrfshirjes e kanė vetėm ata, tė cilėt kanė njohuri bazė mbi mekanizmat dhe institucionet e shtetit demokratik. Pėr kėtė arsye, transmetimi i kėtyre njohurive ėshtė njė ndėr detyrat mė tė rėndėsishme tė edukimit politik, qėllimi i tė cilit ėshtė pjekuria e qytetarit.
greqisht, ("sundim i popullit"),eshte formė shtetėrore, nė tė cilėn pushteti del nga populli dhe (apo) ushtrohet direkt apo indirekt prej tij. Nė Evropė, demokracia u zhvillua nė fillim nė qytet-shtetet greke si demokraci direkte apo e drejtpėrdrejtė. (...) Demokracia moderne doli nė fillim nga luftėrat besimtare kalviniste tė shek. VII, posaēėrisht nė Skoci, Angli dhe nė Holandė, vende kėto, nė tė cilat komuna u bė mbajtėse e jetės fetare dhe politike, si dhe nga doktrina iluministe, kryesisht nga pikėpamjet e tij mbi lirinė dhe barazinė e tė gjithėve dhe nga rėndėsia normative e mendimit tė arsyeshėm tė ēdonjėrit mbi shtetin dhe shoqėrinė. Mėsimet e Zh. Zh. Rusosė mbi sovranitetin e popullit si e drejtė e drejtpėrdrejtė dhe e patjetėrsueshme e popullit.


Qė nga viti 1945, nė Evropė dhe nė pjesėt tjera tė globit kemi njė pėrhapje tė formės perėndimore liberale tė demokracisė kundrejt rregullimeve autoritare sunduese. Nė vitin 1945, pas katastrofės sė shkaktuar nga diktatura nacionalsocialiste dhe fashiste, u duk se u mposht kriza e demokracisė liberale, pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme tė periudhės nė mes viteve 1922 dhe 1939. Diktaturat e shumta - Spanja, Portugalia, Greqia, Kili, Argjentina, Uruguaji - u transferuan nė dhjetėvjetėshet e fundit nė demokraci.


Fitorja e demokracisė u duk me rėnien e sistemeve "real-socialiste" tė Evropės Lindore dhe asaj tė Mesme qė nga viti 1989. Mirėpo, pikėrisht ky shembull e bėn tė qartė domosdoshmėrinė e njė angazhimi kritik me demokracinė. A nuk e quanin kėto sisteme veten "Demokraci popullore" apo "socialiste"?. Qė nga koha kur atje u bė marksizėm-leninizmi baza e vetme ideologjike e pluralizmit dhe ekonomia e planifikuar u shkėput nga ekonomia e tregut, u bė e qartė edhe lidhja nė mes demokracisė, lirisė personale dhe sigurisė sociale. Shumė njerėz kanė vėshtirėsi tė mundin shpirtėrisht ndryshimin dhe ta pranojnė formėn e re tė demokracisė. Nė kėtė mėnyrė, pikėrisht nė kohėn e triumfit u paraqitėn rreziqe tė reja, tė cilat duhet tė kihet parasysh. Kjo bėhet mė sė miri duke analizuar historinė e lindjes sė demokracisė, e cila, nė rrjedhėn e ekzistencės sė saj iu nėnshtrua njė serė ndryshimesh dhe ballafaqimesh. Asaj gjithherė i kanoset rreziku, sepse asnjė rend tjetėr politik nuk ėshtė aq i varur si ajo nga konsensusi i qytetarėve. Mirėpo jo vetėm padija, por edhe kuptimi i gabuar dhe i idealizuar i njė demokracie harmonike e cila funksionon pa probleme mund tė qojnė deri tek kthimi i dėshpėruar, nėse nuk arrihet tė bėhet dallimi mes idealit dhe realitetit.


Demokracia ėshtė shndėrruar nė diēka historike. Ajo ėshtė zhvilluar deri nė formėn e tanishme dhe me siguri se do tė ndryshojė edhe mė tutje. Kėtu duhet tė bėhet pėrpjekja pėr tė paraqitur zhvillimin e demokracisė dhe tė bėhet e qartė, se nuk bėhet fjala kėtu pėr njė rend ideal shtetėror dhe shoqėror, por pėr faktin, se duke u nisur nga pėrvoja e historisė, sot ėshtė e mundur vetėm njė rend i tillė dinjitoz shtetėror dhe juridik. Rreziku pėr demokracinė nuk qėndron nė rend tė parė nė rrėzimin e saj nga diktatura. Ajo rrezikohet mė tepėr nga ēmenduria masive e verbėr ideologjike. Demokracia mund tė mposhtet nė mėnyrė "demokratike" dhe tė drejtohet nė drejtim tė kundėrt, nė njė sundim tė vetėarsyetuar me padrejtėsi.



DEMOKRACIA NOCION PA REALITET



Vėrejtja e parė qė mund t’i bėhet demokracisė ėshtė fakti se ajo ėshtė njė term qė nuk ngėrthen nė vete realitet. Dua tė them: nėse tė thuhet pėr ndonjė sistem politik se ėshtė diktatorial apo fetar pėr shembull, menjėherė do tė kuptosh se ēka kihet pėr qėllim me ato nocione. Ky parafytyrim i yti do tė jetė konform me realitetin me tė cilin pėrshkruhet. Mirėpo, nuk ėshtė e njėjta gjė me demokracinė, sepse kuptimi i saj siē aludon vetė emri, dhe siē e dijnė teoricientėt dhe politikanėt e mėdhenj tė kėtij drejtimi, ėshtė: pushteti i popullit. Megjithė kėtė, realiteti praktik i kėtij sistemi politik, pa marrė parasysh tė mirat apo tė kėqiat e tij – vėrteton se nuk ėshtė pushtet i popullit:


E para: pėr arsye se vetė koncepti “popull” ėshtė i paqartė siē theksojnė disa teoricientė tė shquar tė demokracisė. Vėni re se ē‘thotė Robert Dal i cili ndoshta ėshtė autor i studimit mė pėrfshirės amerikan mbi Demokracinė e pėr tė cilin u shkruajt nė kopertinėn e librit tė tij nga i cili do tė shkėpusim disa fjalė, epiteti: “ndėr politikologėt mė tė shquar tė kohės tonė”. I njėjti fitoi dy shpėrblime tė mėdha pėr kėtė vepėr. Ai thotė: “thirrėsit nė Demokraci - duke i pėrfshirė edhe filozofėt e politikės – dallohen me faktin se ata imagjinojnė premisėn se vėrtet ekziston populli. Ata konsiderojnė se populli ėshtė njė realitet tė cilin e krijoi Historia. Mirėpo ky realitet ėshtė ēėshtje e dyshimtė, siē ishte e dyshimtė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė vitin 1861 kur ēėshtja pėrfundoi me pėrdorim tė dhunės jo me vullnet tė lirė apo njėmendėsi. Supozimi i ekzistimit tė popullit dhe gjėrat qė ndėrtohen mbi kėtė supozim janė pjesė tė teorisė sė demokracisė imagjinare”. (1)


E dyta: pėr arsye se populli nuk ka sunduar ndonjėherė dhe nuk do tė jetė sundues; njė gjė e tillė ėshtė e pamundur. Merr pėr kėtė disa dėshmi tė ithtarėve tė demokracisė:

Demokracia ideale ėshtė demokracia e drejtpėrdrejtė siē quhet, pėr tė cilėn thuhet se ėshtė praktikuar nė Athinė, shteti i parė demokratik qė u themelua nė shekullin e pestė para erės sonė. Quhej “e drejtpėrdrejtė” sepse “populli” tubohej 40 herė nė vit pėr t’i diskutuar tė gjitha ēėshtjet e rrėndėsishme politike drejtpėrdrejt, e pastaj pėr tė vendosur. Megjithkėtė pėrsėri nuk ka vendosur populli:

1- sepse ata qė kanė themeluar sistemin demokratik kanė qenė grup i vogėl tė cilėt kanė vendosur se kush pėrfshihet nė nocionin popull i cili vendos dhe kush nuk pėrfshihet. Pėrjashtuan gratė, robėrit dhe ēdonjėrin qė kishte prejardhje joathinase sa do gjatė qė kishte jetuar aty. Ata qė kishin tė drejtė pėr pjesmarrje politike ishin njė pėrqindje e vogėl e popullit. (2)

2- Pėr t’u mbajtur mbledhja duhej sė paku tė prezentonin 6000 mijė prej 36000 anėtarėve, qė do tė thotė se vendimet qė janė marrė nuk kanė qenė me mendimin e tė gjithė atyre qė kanė patur tė drejtėn e mendimit.

3- Kohėzgjatja e mbledhjes nuk ishte mė tepėr se 10 orė, qė jep tė kuptojmė se ka qenė e pamundur pjesmarrja e tė gjithėve nė diskutime. Pėrparėsi kishin disa udhėheqės tė tyre kurse tė tjerėt ishin vetėm pauses.


Pasi qė sistemi demokrat rilindi nė shekullin e 18 nė Europė, ishte e pamundur qė tė funksionoj e njėjta demokraci si ajo e Athinės pėr shkak shtimit tė madh tė popullsisė dhe vėshtirėsisė pėr t’u tubuar. Mirėpo nė vend qė tė thuhet se demokracia – vendosja e popullit – ėshtė e pamundur nė kėtė kohė, le tė kėrkojmė ndonjė sistem tjetėr qė pėrputhet me realitetin tonė.


Disa, duke bėrė dredhi, demokracinė e Athinės e quajtėn “Demokraci e Drejtpėrdrejtė” dhe propozoi qė demokracia moderne tė jetė “jo e drejtpėrdrejtė” apo “pėrfaqėsuese”, qė nėnkupton: Demokraci ku populli zgjedh njė grup tė vogėl qė do ta pėrfaqėson atė dhe do tė gjykoj nė emėr tė tij. Kjo dredhi duhej patjetėr tė ndodhė, sepse u paraqit kriza e udhėheqėsisė; kush meriton tė udhėheqė, tė urdhėroj, tė ndaloj dhe fjala e tij tė jetė pėrfundimtare?


Udhheqėsia, mė herėt, ishtė nė duar tė mbretėrve. Ata e konsideronin kėtė, tė drejtė tė tyre tė cilėn ua kishte dhėnė Zoti; sepse njerėzit mė herėt ishin besimtarė. Ata besonin se udhėheqėsia i takon Zotit apo atij qė ia jep Zoti. Mirėpo njerėzit mė nuk besonin pas revolucionit tė madh ideologjik qė ngjau nė shekullin e tetėmbėdhjetė, porosia kryesore e tė cilit ishte: zhveshja nga ligji i fesė nė ēdo sferė tė jetės. Mė pas nuk pati zėvendės pėr udhėheqėsinė e Zotit apo tė mbretėrve tė emruar nga Zoti, pėrveē qė tė thuhet se udhėheqėsia i takon popullit. Ai jep fjalėn e fundit lidhur me atė qė duhet tė jetė apo qė nuk duhet tė jetė. Me kėtė, Demokracia pėrfaqėsuese, domosdo doli mė e largėt se demokracia e drejtpėrdrejtė kur ishte nė pyetje pushteti i popullit, pėr arsyet qė vijojnė:

1- Sepse pushteti ka dy kuptime: pushteti ligjdhėnės dhe pushteti ekzekutiv. Sipas cilit kuptim populli gėzon pushtetin? Nuk mund tė jetė sipas kuptimit tė dytė, sepse s’mund qė tėrė populli tė jetė kryetar shteti, kuvendi apo udhėheqės ushtrie. Filozofi franēez Rousso ishte i pari qė pėrqeshi Demokracinė me kuptim “pushteti ekzekutiv” duke thėnė: nėse shikojmė me precizitet kuptimin e fjalės Demokraci, do tė vėrejmė se asnjėherė nuk ka patur Demokraci tė vėrtetė, dhe nuk do tė ketė. Ėshtė nė kundėrshtim mė sistemin e natyrės qė shumica tė sundojė pakicėn. Nuk mund tė parafytyrohet qė populli ēdoherė tė mblidhet pėr tė kaluar kohėn e tij nė administrimin e ēėshtjeve publike. Ėshtė shume e qartė se nuk mund qė tė ketė komisione tė veēanta pėr kėtė qėllim pėrveē me ndryshimin e sistemit tė administrimit. (3)

2- Pra nuk mbeti vetėm se pushteti ligjdhėnės, kurse populli nuk ėshtė ligjdhėnėsi nė Demokracinė pėrfaqėsuese, porse zgjedh ligjdhėnėsit. Po lexojmė pėr sė dyti Ruson duke u tallur mė kėtė gjė: “populli anglez e konsideron veten tė lirė, mirėpo hatashėm gabon. Ai ėshtė i lirė gjatė zgjedhjes sė organeve tė parlamentit dhe me vetė zgjedhjen ata bėhen robėr dhe asgjė tjetėr. Mėnyra se si i shfrytėzojnė kėto momente tė shkurtėra tė lirisė me tė cilat kėnaqen aludon vėrtet se ata meritojnė ta humbin atė liri.” (4)

3- Pėr arsye se pėrfaqėsuesit e popullit nuk janė vetė populli edhe nėse ata zgjedhen me koncenzusin e tij. Ndoshta do tė ishte e logjikshme sikur tė gjithė pėrfaqėsuesit tė mblidheshin pėr tė marrė mendimin e atyre qė i pėrfaqėsojnė pėr njė ēėshtje, mirėpo dihet sė ka shumė ēėshtje tė komplikuara pėr tė cilat duhet dituri dhe qė nuk i pėrshtaten nivelit intelektual tė masės sė gjėrė. Pushteti pra nuk ėshtė i popullit! Po, do tė ishte i popullit sikur ēdo pėrfaqėsues tė ishte kundėr miratimit tė ndonjė ligji pėr tė cilin janė kundėr shumica e atyre qė i pėrfaqėson ai, dhe po tė miratonte ligje tė tilla, ndoshta do tė humbte karrigen nė zgjedhjet e ardhshme. E tėrė kjo ėshtė shumė pak nė krahasim mė shumicėn.

4- Tė zgjedhurit, nė realitet nuk zgjidhen me koncenzus pėr t’u cilėsuar pushteti i tyre si pushteti i popullit, porse me shumicė, e shumica nuk ėshtė tėrė populli. Atė qė e pėlqen shumica nė njė rrafsh tė caktuar nuk e pėlqen shumica nė rrafshin tjetėr, apo mund tė themi se shumica e popullit nuk e pėlqen sikur tė ishin zgjedhjet tė drejtėpėrdrejta. Megjithė kėtė tė zgjedhurit konsiderohen pėrfaqėsues tė popullit dhe pushtetarė nė emėr tė tij.

5- Nė fillim tė Demokracisė “shumicė” nuk ėshtė konsideruar shumica e tėrė popullit, ata i kishin pėrjashtuar gratė, disa tė varfėr, kurse amerikanėt pėrjashtuan robėrit. Gratė nuk bėnin pjesė nė “pushtetin e popullit” deri nė vitin 1918 nė Britani kurse nė SHBA deri nė vitin 1920. Mė vonė edhe pse u pėrfshinė nėn nocionin “populli qė gjykon” tė gjithė qytetarėt, me pėrjashtim tė fėmijėve, disa grupacione u privuan nga e drejta e votimit. Vėri re mirė fjalėt tė kėtij shkrimtari amerikan i cili nė librin e tij tė ri mbi demokracinė thotė: “miliona njerėz mbeten tė privuar nga e drejta e votimit nė pėrgjithėsi apo pjesėrisht; qindra mijėra qytetarė tė cilėt jetojnė nė Vashington; Njė milion e gjysėm – ata qė kanė bėrė krime dhe janė dėnuar. Disa milionė prej atyre qė jetojnė nė Portoriko dhe krahina tjera federale; si dhe miliona tjerė tė pacaktuar, tė cilėve u humben letrat e votimit, konsiderohen gabime apo asgjėsohėn nė ēdo zgjedhje.” (5)

6- Pasi qė nė zgjedhjet nė SHBA marrin pjesė ata tė cilėt paraprakisht rregjistrojnė emrat e tyre pėr tė votuar, dhe pasi qė shumica nuk i rregjistrojnė emrat, atėherė shumicė llogaritet shumica e atyre tė cilėt kanė rregjistruar emrat e tyre pėr tė votuar para se tė fillojnė votimet. Pėrqindja e atyre qė kanė votuar nė vitin 2000 ashtu siē ėshtė pėrmendur nė njė raport shtetėror ishte si vijon: “prej numrit tė pėrgjithshėm tė popullatės nė SHBA qė ėshtė 203 milion, me moshė prej 18 e pėrpjetė, prej tyre 186 milion vendas, u regjistruan pėr tė votuar 130 milion, kurse votuan vetėm 111 milion. Nė bazė tė kėsaj statistika e votuesve ishte: 55 % prej numrit tė pėrgjithsėm tė popullatės. 60% prej vendasve dhe 86 % prej atyre qė kishin rregjistruar emrat e tyre pėr tė votuar.” (6)



DEMOKRACIA LIBERALE



Ėshtė njė punė qė nuk e kuptojnė shumė njerėz, ajo ėshtė se Demokracia nė vendet perendimore nuk ėshtė demokraci e pastėr porse pėrkufizohet si demokraci liberale. Liberalizmi ėshtė teori politike baza e sė cilės ėshtė shoqėria qė pėrbėhet nga individėt – jo nga shtresat, jo nga familjet e as nga ndonjė grupim tjetėr. Pasi qė individi ėshtė themeli i shoqėrisė, dhe pasi qė ai ka tė drejta, e prej tė drejtave tė tij mė tė rrėndėsishmeve ėshtė liria e tij, nuk lejohet qė as pushteti, as ndonjė grup, madje as shumica e popullit tė nėpėrkėmb lirinė e tij. Pėr kėtė, ata thirren nė siē e quajnė “pėrkufizim i fundit i pushtetit” qė don tė thotė: esenca ėshtė qė individėt tė lihen tė lirė tė zgjedhin ēka tė duan; shteti nuk ka tė drejtė tė ndėrhyjė nė lirinė e tij vetėm nėse detyrohet pėr tė mbrojtur lirinė e tjerėve qė mund ta cenoj ndokush. Ata tėrheqin vėrejtjen nga e ashtuquajtura shumicė diktatoriale. Mendoja qė kėtė ta argumentoj me shkrime tė disa politikanėve dhe teoricientėve perendimorė, e sidomos ata amerikan, mirėpo mė mjaftoi nga gjithė kjo fjala e njėrit prej tyre i njohur me emrin Lippman, pėr tė cilin thanė redaktorėt e njė libri ku u pėrmblodhėn disa shkrime tė tij, dhe prej tė cilit do t’i shkėpusim disa fjalė: “ndoshta ėshtė mendimtari mė i madh politik amerikan nė shekullin e 20” (7), pra merri disa thėnie tė tij: “sipas mendimit tim, duhet patjetėr qė tė refuzojmė mendimin se parimet e lirisė, drejtėsisė dhe pushtetit tė mirė shfaqen nė vendimin e shumicės. Kėtu fshihet esenca e kėsaj ēėshtjeje. Xh. Washingtoni besonte se populli duhet patjetėr qė tė sundojė, mirėpo nuk besonte se pėr shkak sundimit tė popullit realizohet liria, drejtėsia dhe pushteti i mirė. Besonte se populli udhėheq mirėpo jo me pushtet absolut siē nuk ka mbreti i cili ka trashėguar udhėheqėsinė, pushtet absolut. Ai nuk e tradhėtoi vetveten…. Nuk e besonte atė qė sot ėshtė bėrė ideologji e Demokracisė udhėheqėse: se ēdo gjė qė dėshiron shumica duhet tė pranohet si e vėrtetė. Ai e dinte se nuk ka garancė qė pushteti i popullit tė shndėrohet nė nėnshtrues, keqbėrės, i degjeneruar, i padrejtė dhe jo i urtė. Populli duhet tė ndalohet nga disa gjėra. Ai ėshtė si tė tjerėt kur ėshtė nė pyetje dhėnia e llogarisė. Ai ėshtė si tjerėt kur ėshtė nė pyetje arsimimi. Ai ėshtė si tjerėt kur ėshtė nė pyetje ngritja e nivelit tė moralit tė tyre.” (8)


Demokrati i cili iu pėrmbahet parimeve tė tij do tė thotė: ju me kėtė vėndoni pushtet mbi pushtetin e popullit; parimi i demokracisė ėshtė se pushteti i takon popullit, me kėtė, as ti o Lippman, e as ti o Washington nuk jeni demokrat. Lippmani do t’ia kthen: ju polemizoni me Demokraci tė pastėr pėr tė cilėn besohet se e udhėheq popullin, mirėpo unė flas pėr Demokracinė Liberale qė dallon.


Disa liberalistė qė kanė ardh pas Washingtonit me dekada, shkojnė edhe mė larg dhe pohojnė se Liberalizmi ėshtė themel dhe nėse ndodh mospajtim ndėrmjet tij dhe Demokracisė duhet t’i jipet pėrparėsi Liberalizmit. Mendimtari liberalist Hajk, pasi qė mbrojti Demokracinė fuqishėm dhe spjegoi patjetėrsueshmėrinė e liberalizimit tė saj nė librin e tij me tė cilin fitoi popullaritet tė gjėrė para 50 viteve, tha: “nuk dua qė nga Demokracia tė bėj idhull, i cili do tė adhurohet. Ndoshta ėshtė e vėrtetė sė gjenerata ynė flet dhe mendon pėr Demokracinė mė tepėr se sa duhet, kurse pėr vlerat qė i shėrbejnė asaj shumė pak…. Demokracia nė esencė ėshtė mjet. Ajo ėshtė mjet praktik pėr tė garantuar sigurinė e brendshme dhe lirinė personale. Me kėtė, ajo nuk ėshtė e pagabuar e as e garantuar nga gabimi. Nuk duhet tė harrojmė se njė pjesė e madhe e lirisė kulturore dhe spirituale u realizua nėn ombrellėn e pushtetit tė pėrgjithshėm mė tepėr se nė disa pushtete demokratike.” (9)



QĖBDRIMI YNĖ NDAJ SISTEMEVE TĖ QUAJTURA DEMOKRATIKE



Sistemet politike tė quajtura demokratike, nuk janė pra demokratike me kuptimin se pushteti i takon popullit, porse janė sisteme politike tė ndryshme edhe nėse kanė mes tyre pika tė pėrbashkėta. Pra ėshtė gabim qė Demokracia tė pėrkufizohet si sistem i shteteve tė bashkuara apo Mbretėrisė sė bashkuar, apo Francės apo ndonjė shteti tjetėr perėndimor. Pasi qė prej tė drejtave tė kėtyre shteteve ėshtė zgjedhja pėr vete atė qė e sheh tė pėrshtatshme, prej themeleve dhe vlerave politike edhepse e tėrė ajo quhet demokratike, a nuk ėshtė e drejtė e jona qė tė zgjedhim parime dhe vlera politike qė i shohim tė pėrshtatshme pėr unin tonė, realitetin tonė, si mjet mė tė mirė pėr realizimin e qėllimeve tona, qofshin ato vlera nė pėrputhshmėri me sistemin demokratik apo nė kundėrshtim me te? Si jo! Madje kjo ėshtė mėnyra e natyrshme e ēdo populli qė gjykon me mendjen e tij, respekton vetveten e tij dhe krenohet me personalitetin dhe origjinalitetin e tij.


Qė kėndej, nėse ndonjė prej shteteve tona, dėshiron qė tė zgjedh pėr veten e tij sistem qė do tė pėrfaqėsoj unin e saj dhe do tė jetė i pėrshtatshėm pėr kohėn e saj, duhet qė tė filloj me konsolidimin e parimeve dhe vlerave tė cilave do t’u pėrmbahet, pastaj tė kėrkoj institucione tė pėrshtatshme pėr kohėn dhe rrethanat e tij qė do tė mund t’i bartin ato vlera dhe t’i shprehin ato. Pėr shembull mund tė thuhet: ai shtet dėshiron pėr veten tė dallohet me veēori, prej tyre: udhėheqėsinė e tyre e zgjedh populli, mbizotrimi i pushtetit kanunal, liria e tė menduarit dhe e gjithė kjo tė jetė brenda kornizave tė besimit tė tyre pėr mėnyrėn e jetės qė nuk ėshtė patjetėr tė jetė e njejtė si ajo e perėndimit. Nėse ummeti musliman e bėn tėrė kėtė brenda kornizave tė Kur’anit dhe Sunnetit, dhe shton gjėra tė tjera sikur urdhėrimi nė tė mirė dhe ndalimi nga e keqja, mbrojtja e fesė e kėshtu mė rradhė. Pajtimi me Demokracinė Liberale perendimore nė disa hollėsira nuk do tė thotė qė tė pajtohemi nė tė gjiha gjėrat, apo tė pėrkrah filozofinė e saj, apo tė quhet me atė emėr. Disa gjėra tė mira qė janė nė demokraci nuk janė tė veēanta pėr tė, por mund qė ajo tė zhveshet nga ato tė mira apo tė gjinden nė ndonjė sistem tjetėr, madje shumė prej tyre kanė qenė prezente edhe nė pėriudhėn e injorancės arabe, mirėpo tash nuk ėshtė koha pėr t’u zgjeruar nė kėtė ēėshtje.



(bibliografia: http://www.dadalos.org/alb/demokracia/
dhe libri Partite politike dhe demokracia nga dr.pr Etem Aziri)



1. Roberta A. Dahl, Democracy and its Critics, Yale University Press, 1989, fq.3-4.

2. Ibid fq. 17

3. “Du contrat social”

4. Ibid

5. Jamin B. Raskin, Overruling Democracy, Routeledge, 2003, p.9.

6. Source: U.S. census bureau

7. Clinton Rossiter & James Lare, editors, The Essential Lippman: A Political Philosophy for Liberal Democracy, Harvard University Press, 1982, p. xi

8. Ibid fq. 4-5

9. F.A. Hayek, The Road to Serfdom, University of Chicago Press, 1994, p. 78


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 07:51.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.