Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
User Name
Password
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 21-07-05, 12:45   #1
arbias
 
Join Date: 16-06-05
Location: Shtepija 'n preri
Posts: 171
arbias has disabled reputation
Send a message via MSN to arbias
Default LIBRI I NAMAZIT

PĖIMBAJTJA
LIBRI NAMAZIT

BOTIMET E VAKĖFIT IHLĀS Nr. 2

1-Libri Namazi

2-Parathėnie

3-Pasqyra E Lėndės

4-Namazi Ėshtė Urdhėr I Madh

5-Besimi Dhe Falja

6-Bindja (I'tikadi) I Ehli Sunnetit

7-Kushtet E Imanit

8-Tė Besosh All-Llahun E Madhėruar

9-Sifati Dhatije

10-Sifati Thubutije

11-Tė Besosh Ėngjėjt(Melaiqet)

12-Tė Besosh Librat

13-Tė Besosh Pejgamberėt

14-Es-Habi Kiramėt

15-Tė Besosh Ahiretin

16-Tė Besosh Kaderin

17-Adhurimet Tona Dhe Falja

18-Kujt I Thuhet Mukel-Lef(I Obliguar)?

19-Dispozitat Islame(Ahkām-i Islāmijje)

20-Armiqtė E Islamit

21-Kushtet E Islamit

22-Falja E Namazit

23-Llojet E Namazeve

24-Pesė Kohėt E Namazit

25-Farzet E Namazit

26-Abdesti

27-Pėrdorimi I Misvakut

28-Mes-Hi Mbi Meste

29-Gusli

30-Tejemum

31-Ezani Dhe Ikameti

32-Pjesėt Pėrbėrėse Tė Namazit(Ruknet E Namazit)

33-Si Falet Namazi

34-Sunnetet E Namazit

35-Mustehabet E Namazet

36-Mekruhet E Namazit

37-Gjėrat Qė Prishin Namazin

38-Namazi Me Xhemat

39-Namazi I Xhumasė

40-Namazet E Bajramit

41-Tė Kujtuarit E Vdekjes

42-Namazi I Xhenazes

43-Namazi I Teravisė

44-Namazi Gjatė Udhėtimit

45-Namazi Gjate Sėmundjes

46-Namazet Kaza

47-Si Falen Namazet Kaza

48-Ata Qė Nuk Falin Namaz

49-Hakikati i Namazit

50-Eėrsitė Nė Namaz

51-Fshehtėsia E Namazit

52-Lutja Pas Namazit

53-Lutja E Pėrtėritjes Sė Imanit

54-Namazi Dhe Shėndeti

55-Iskati I Namazit

56-Tridhjetė E Tri Dhe Pesėdhjetė E Katėr Farzet

57-Tridhjetė E Tri Farzet

58-Pesėdhjetė E Katėr Farzet

59-Tema(Ēėshtja) E Kufrit

60-Qė Ta Kemi Gjithnjė Imanin Dhe Qė Tė Mos Na Humbasė

61-Gjėrat Qė Shkaktojnė Humbjen E Imanit

62-Gjynahet E Mėdha

63-Dhjetė Gjėra Nė Frymėmarrjen E Fundit Bėhen Shkaktare Tė Shkosh Pa Iman

64-Pėr Tė Qenė Nė I'tikadin E Ehli Sunnetit U Duhet Kushtuar Kujdes Kėtyre Ēėshtjeve

65-Veset E Kėqija

66-Domethėnia E Duave Tėe Namazit

67-Shpjegime Tė Disa Termave Islame


GUSLI
(Abdesti trupor)

Qė namazi tė jetė i drejtė, abdesti dhe gusuli duhet tė jenė tė drejtė. Ēdo mashkull e femėr qė ėshtė xhunup, (i papastėr) gratė qė lirohen nga hajzi dhe nifasi, nė fund tė kohės sė namazit, nėse mbetet aq kohė sa pėr tė falur atė namaz, e kanė farz tė marrin gusul (abdest gusuli). Xhunup konsiderohet ai qė ejakulon nė ėndėrr dhe nė marrėdhėnie seksuale.

Pejgamberi ynė (salall-llahu alejhi ve selem), thotė: “Atij qė merr gusul abdest (qė lahet), i jepen sevape sa qime ka. Po aq gjynahe i falen. I ngrihet shkalla e tij nė Xhennet. Sevapi qė do t’i jepet atij pėr gusul, ėshtė mė i mirė se ēdo gjė qė ėshtė nė dynja. All-llahu xheleshanuhu i urdhėron meleqtė: Kujdesuni pėr kėtė rob timin! Natėn pa pėrtuar ngrihet dhe duke menduar urdhrin tim merr gusul pėr pastrim nga xhunupllėku. Bėhuni dėshmitarė se gjynahet e kėtij robi Tim i kam falur”.

Nė njė hadithi sherif tjetėr ėshtė urdhėruar: “Kur tė ndyhesh, merr shpejt gusul! Sepse melaqet e quajtura Kiramen katibin ofendohen nga ai qė ecėn xhunup”.

Nė njė hadith tjetėr ėshtė thėnė: “Nė shtėpinė ku ka persona xhunup, qen dhe fotografi, nuk hyjnė meleqtė e rahmetit”.

Ēdokush qė fal e qė nuk fal namaz, nėse e kalon xhunup kohėn e njė namazi, do tė ndėshkohet shumė ashpėr. Nėse nuk ėshtė e mundur tė lahesh me ujė, duhet tė marrėsh tejemum. Ata qė janė xhunupė, nuk mund t’i bėjnė kėto punė:

1- Nuk mund tė falin asnjė namaz;

2- Nuk mund tė prekin Kur’anin dhe ajetet e tij;

3- Nuk mund tė bėjnė tavaf Qabenė,

4- Nuk mund tė hyjnė nė xhami dhe nė mesxhide.

Si merret gusli?

Si sunnet gusuli merret kėshtu:

1- Sė pari, edhe nėse janė tė pastra, duhet tė lajė tė dy duart dhe vendin e turpshėm (auret) dhe vendet ku ka ndyrėsi nė trup.

2- Pastaj, duhet tė marrė njė abdest tė pėrpiktė (tė plotė), duke larė fytyrėn duhet tė bėjė nijet pėr gusul. Nėse nuk grumbullohet uji nė kėmbė, edhe kėmbėt duhet t’i lajė.

3- Pastaj, mbi gjithė trupin duhet hedhur ujė tri herė. Sė pari tri herė duhet hedhur ujė kokės, pastaj supit tė djathtė, pastaj supit tė majtė. Pra, shkurt, duhet larė tėrė trupi, pa mbetur asnjė pjesė, sado e vogėl qė tė jetė, pa u larė.

Nėse uji qė i hidhet njė pjese tė trupit nė gusul, shpėrndahet tek pjesėt e tjera edhe ato pastrohen. Sepse nė gusul i tėrė trupi konsiderohet njė organ. Ndėrsa duke marrė abdest, nėse me ujin qė i hedhim njė pjese, laget pjesa tjetėr e pa larė, nuk konsiderohet si e larė. Kur bėhet gusuli tamam, tė marrėsh abdest pėrsėri ėshtė mekruh. Por, nėse prishet abdesti duke marrė gusul, duhet tė marrėsh edhe njė herė.

Farzet e guslit

Nė medhhebin Hanefi farzet (kushtet) e gusulit janė tri:

1- Gojėn dhe fytin t’i shpėlash me ujė (gargara). Nėse nė gojė mbetet ndonjė pjesė pa lagur edhe sa maja e gjilpėrės, dhe nėse nuk lagen syprina dhe vrimat e dhėmbėve gusuli nuk ėshtė i plotė.

2- Hundėn ta shpėrlash me ujė. Nėse uji nuk depėrton nėn papastėrtinė e tharė nė hundė dhe nėn bukėn e pėrtypur nė gojė, nuk ėshtė gusul i plotė.

3- Tė lashė tėrė trupin. Ėshtė farz tė lash kėrthizėn brenda, mustaqet, vetullat, flokėt dhe lėkurėn nėn to. Nėse mbetet ndonjė pjesė ku nuk ka depėrtuar uji, si thonjtė, buzėt, kapaku i syve, nuk konsiderohet se ėshtė marrė gusul.

Sunnetet e guslit

1- Sė pari tė lahen duart.

2- Tė lahen vendet e auretit.

3- Tė pastrohet tėrė trupi nga pisllėku.

4- Para gusulit tė merret abdest; duke e larė fytyrėn tė bėret nijet pėr gusul.

5- Tėrė trupi tė lahet tri herė duke e fėrkuar.

6- Pasi tė lahet tėrė trupi, tė lahen tė dy kėmbėt.

Rastet e hajzit dhe nifasit tė grave

Ka njėmbėdhjetė lloje gusuli (pastrimesh). Pesė prej tyre janė farz; dy prej tyre janė pėr gratė qė sapo tė lirohen nga hajzi dhe nifasi, tė marrin gusul (tė pastrohen).

Ibni Abidini nė librin me titull Menhelu-l-vāridīn thotė se ėshtė njoftuar njėzėri nga dijetarėt e fikhut se pėr ēdo mysliman, mashkull e femėr, ėshtė farz tė mėsojė Ilmihalin. Pėr ēdo mysliman ėshtė farz qė tė mėsojė mbi hajzin dhe nifasin . Ēdo mysliman mashkull, kur tė martohet, duhet t’i dijė shpjegimet rreth hajzit dhe nifasit, dhe kėto kur tė martohet, duhet t’ia mėsojė gruas sė tij.

Hajz quhet gjaku qė i shfaqet vajzės qė ka shėndet tė mirė nga mosha nėntėvjeēare , dhe qė zgjat sė paku tri ditė pa ndėrprerė, pra hajz quhet menstruacioni i grave. Gjakut qė ka ēdo ngjyrė tjetėr pėrveē sė bardhės, dhe atij qė ėshtė i paqartė, i thuhet gjak hajzi. Kur njė vajze zė t’i shfaqet hajzi (menstruacioni), ajo hyn nė moshėn e pjekurisė , konsiderohet grua dhe obligohet me urdhėresat dhe ndalesat e fesė. Ditėt nga ēasti kur shihet gjaku e deri kur tė ndalojė, quhen ditė tė menstruacionit (pastrimi mujor). Kjo kohė zgjat sė paku tri ditė, dhe mė sė shumti dhjetė ditė. Ēdo grua duhet t’i dijė ditėt e saj tė pastrimit mujor dhe kohėn kur i fillojnė. Vajzės qė i ka mbushur nėntė vjet, nėse nuk ka nėnė, njohuritė pėr hajzin e nifasin janė tė detyruara t’ia mėsojnė motrat, halla, tezja e saj.

Nifas do tė thotė lehonė. Nifas quhet gjendja e gruas pas lindjes, gjaku qė rrjedh pas lindjes. Ky gjak nuk rrjedh vetėm pėr pak kohė. Nė kohėn kur pushon gjaku, menjėherė duhet marrė gusul. Kohėzgjatja maksimale ėshtė dyzet ditė. Kur tė mbushen dyzet ditė, edhe nėse nuk pushon gjaku, gruaja duhet tė marrė gusul dhe tė fillojė namazin. Gjaku qė mund tė rrjedhė pas dyzet ditėve, ėshtė istihaza, domethėnė i arsyetuar, i lejuar, dhe ėshtė pasojė e ndonjė ērregullimi. Gratė duhet t’i dinė pėrmendėsh ditėt e nifasit (lehonisė).

Kur ėshtė me hajz me nifas, gruaja nuk mund tė falė namaz dhe nuk mund tė agjėrojė. Nuk mund tė bėjė sexhde tė kėndimit tė Kur’anit dhe as sexhde tė falėnderimit tė Zotit. Nuk bėn ta prekė Kur’anin. Nuk bėn tė hyjė nė xhami dhe nė mesxhid. Nuk mund ta bėjė tavaf Qabenė. Kur tė pastrohet, agjėrimin e bėn kaza (i plotėson ato ditė), kurse namazet nuk i bėn kaza. Gruaja duhet ta njoftojė burrin e vet kur i ka filluar hajzi. Pejgamberi ynė (salall-llahu alejhi ve selem), ka thėnė: “E mallkuar ėshtė gruaja e cila e fsheh nga burri i vet fillimin dhe mbarimin e hajzit”. Kur tė mbarojnė hajzi dhe nisafi, ėshtė farz qė gruaja tė marrė gusul menjėherė tė lahet.

TEJEMUMI

Tejemum domethėnė pastrim me dhé kur nuk gjendet ujė. Nėse nuk gjendet ujė pėr tė marrė abdest gusul, ose nė situata kur edhe pse ka ujė, nuk ke mundėsi ta pėrdorėsh ujin, merr tejemum me dhétė pastėr, me gėlqere dhe me ndonjė lloj dheu tje tėr.

Tejemumi ėshtė njė lehtėsim pėr abdest dhe gusul (larje). Nė fenė tonė edhe tejemumi me dhe ėshtė sikur pastrimi me ujė. Feja jonė shpjegon qartė se disa ndyrėsi mund tė pastrohen me dhé.

Situatat qė e kėrkojnė tejemumin, kryesisht janė kėto:

1- Pamundėsia e gjendjes sė ujit tė pastėr pėr abdest e gusul. (Ėshtė farz tė kėrkosh ujė kudo nė qytezė).

2- Sėmundja qė pengon pėrdorimin e ujit, kur ka rrezik qė sapo tė pėrdoret uji, tė vdesėsh ose tė sėmuresh nga tė ftohtėt.

3- Kur pranė ujit gjendet armiku ose ndonjė kafshė e rrezikshme dhe helmuese.

4- Kur je nė burg e nuk ke mundėsi tė pėrdorėsh ujė.

5- Kur kėrcėnohesh nga vdekja.

6- Kur je udhėtar dhe me vete nuk ke ujė mė tepėr se sa pėr tė pirė.

7- Kur nuk ke mundėsi tė nxjerrėsh ujė nga pusi.

Farzet e tejemumit

Farzet e tejemumit janė tri:

1- Ta bėsh nijet.

2- Ta prekėsh me pėllėmbė dheun e pastėr dhe tė terur ose ndonjė objekt prej dheu, t’i shkundėsh dhe me to tė fėrkosh fytyrėn, njė herė.

3- Pėrsėri tė prekėsh dheun me pėllėmbė dhe me dorėn e majtė ta fėrkosh tė djathtėn deri mbi bėrryl, e me tė djathtėn tė fėrkosh tė majtėn deri mbi bėrryl, njė herė.

Ka edhe nga ata qė thonė se tejemumi ka dy farze. Farzin e dytė dhe tė tretė i konsiderojnė si njė farz. Tė dy variantet janė tė drejta.

Sunnetet e tejemumit

1- Tė fillosh me Besmele.

2- Tė vėsh nė dhé pėllėmbėt e duarve.

3- Pėllėmbėt t’i shkosh para e prapa mbi dhé.

4- Nėse ka dhé nė pėllėmbė, t’i shkundėsh derisa tė mos mbetet mė.

5- Kur t’i vėsh duart mbi dhé, t’i hapėsh gishtat.

6- Sė pari tė fėrkosh (t’i japish mes-h) fytyrėn, pastaj dorėn e djathtė, pastaj dorėn e majtė.

7- Ta bėsh me tė njėjtėn shpejtėsi, si kur merr abdest.

8- Tė mos mbetet vend i pafėrkuar (pa mes-h) nė fytyrė dhe nė krahė.

9- Para tejemumit, tė kėrkosh ujė nė vendin ku ke menduar se mund tė gjendet.

10- Duke i lėshuar nė dhé duart, t’i peshosh sipėr.

11- Duart t’i fėrkosh ashtu siē ėshtė treguar lart.

12- Tė fėrkosh vendin nė mes gishtave dhe duke e bėrė kėtė, ta lėvizėsh unazėn.

Nė tejemum duhet tė kihet kujdes pėr kėto gjėra

1- Personi pa abdest, nėse merr tejemum pėr t’i treguar nxėnėsit mėnyrėn e marrjes sė tejemumit, me atė tejemum nuk mund tė falė namaz.

2- Qė tė mund tė falėsh namaz me tejemum, nuk mjafton vetėm ta bėsh nijet pėr tejemum. Duhet bėrė nijet edhe pėr namaz.

3- Nga njė dhé mund tė marrin tejemum disa persona. Sepse dheu dhe materie tė ngjajshme me tė, tė pėrdorura pėr tejemum, nuk konsumohen. Pluhuri i rėnė nga fytyra e nga dora pas tejemumit ėshtė i pėrdorur.

4- Nėse materia me tė cilen mund tė merret tejemum ėshtė e pėrzier me njė tjetėr me tė cilėn nuk do tė mund tė merret tejemum, tėrėsia e saj njihet sipas asaj qė ėshtė mė tepėr se gjysma.

5- Me njė tejemum lejohet tė falen namaze tė ndryshme.

6- Mysafiri (udhėtari) nėse ka shenja se nė largėsi sė paku dy kilometra do tė gjendet ujė, ose merr njoftimin e njė myslimani tė menēur, tė rritur, e tė drejtė, pasi tė mendojė mirė, e ka farz tė ecė nė ēdo anė dyqind metra ose tė dėrgoj dikė pėr ta kėrkuar. Nėse nuk mendohet shumė, nuk ėshtė e nevojshme ta kėrkojė ujin.

7- Kushdo qė merr tejemum pa pyetur pėr ujė, dhe hyn nė namaz, e pastaj informohet nga njė person se aty gjendet ujė, duhet tė marrė abdest dhe ta pėrsėritė namazin.

8- Kur ka ujė nė largėsi mė tepėr se dy kilometra, namazi mund tė falet me tejemum.

9- Njė njeri qė harron se nė plaēkat e tij ka ujė, nėse nuk ėshtė nė fshat a qytet, mund tė falė namaz me tejemum.

10- Njė njeri qė mendon se ėshtė harxhuar uji, nėse gjen ujė pas namazit, namazin qė ka falur me tejemum e pėrsėrit.

11- Mysafiri (udhėtari) e ka vaxhib tė kėrkojė ujė nga ata qė gjenden pranė tij. Nėse nuk i japin, ai falet me tejemum.

12- Derisa nė rrugė, nė pus ka ujė vetėm pėr tė pirė, mund tė merret tejemum.

13- Nėse ka pak ujė, xhunupi duhet larė para gruas me hajz, para atij pa abdest dhe para tė vdekurit. Pronari i ujit lahet para tė tjerėve. Ujėrat qė kanė pronarė tė veēantė, kur bashkohen, sė pari lahet i vdekuri.

14- Personi qė ėshtė xhunup, nėse pasi tė ketė marrė tejemum, e prish abdestin, nuk bėhet xhunup. Nėse ujė ka pak, merr vetėm abdest.

15- Nėse mė tepėr se gjysma e sipėrfaqes sė trupit tė atij qė ėshtė xhunup, ėshtė me plagė ose e skuqur, ai merr tejemum. Nėse pjesa mė e madhe e lėkurės sė tij ėshtė e shėndoshė dhe nėse ėshtė e mundur tė lahet pa u lagur pjesėt me plagė merr gusul. Nėse nuk mund tė lahet pa u lagur pjesėt me plagė, ai merr tejemum.

Si merret tejemumi?

1. Sė pari bėhet nijet pastrimi nga xhunupllėku ose nga gjendja pa abdest.

Pėr tė falur namaz me tejemum, nuk mjafton tė bėhet nijet vetėm pėr tejemum. Duhet tė bėhet nijet pėr tė marrė tejemum pėr diēka qė ėshtė ibadet, p.sh., tejemum pėr namaz tė xhenazes, pėr abdest ose pėr gusul.

Duke bėrė nijet pėr tejemum, nuk ka nevojė t’i ndash abdestin dhe gusulin. Nijeti pėr abdest tė bėn tė pastėr edhe prej xhunupllėkut. Me tejemumin e bėrė nijet pėr pastrim nga xhunupllėku, mund tė falet namazi. Nuk ka nevojė pėr tejemum tė dytė pėr namaz.

2. Dy duart, i pėrvesh deri mbi bėrryla, me pėllėmbėt e duarve prek dheun e pastėr, gurė, tokė, gėlqere ose murin e suvatuar, duke i mbėshtetur sė paku tre gishta, dhe me dy pėllėmbėt e fėrkon njė herė fytyrėn, domethėnė i jep mes-h. Nėse dora nuk e prek qoftė edhe njė pjesė tė fytyrės, tejemumi nuk ėshtė i vlefshėm.

Pėr t’i dhėnė mes-h mirė fytyrės, tė dy duart me pėllėmbė tė hapura dhe me katėr gishta tė ngjitur njėri me tjetrin, i vėmė te balli nga ku fillojnė tė dalin flokėt dhe ngadalė i zbresim drejt nofullės.

3. Dy pėllėmbėt i vėmė prapė nė tokė (nė dhé) dhe pasi t’u biem njė herė duarve, pra pasi ta shkundim dheun, sė pari me katėr gishtat e dorės sė majtė fėrkojmė anėn e sipėrme tė dorės sė djathtė drejt bėrrylit dhe pastaj anėn e brendshme tė krahut me pėllėmbėn e brendshme tė majtė e fėrkojmė prej bėrrylit deri nė pėllėmbė. Unaza duhet tė hiqet.. Pastaj njėsoj me dorėn e djathtė fėrkohet krahu i majtė. Pėllėmba duhet tė prekė nė dhé dhe nuk ėshtė e nevojshme tė mbesė pluhur nė dorė.

Tejemumi pėr abdest dhe gusul ėshtė i njejtė.

Gjėrat qė e prishin tejemumin

Sapo tė pushojė situata e arsyeshme qė e bėn tė nevojshėm tejemumin, pra kur tė gjendet ujė, nė situata qė prishin abdestin dhe gusulin prishet edhe tejemumi.

Dobitė e abdestit, gusulit dhe tejemumit

Qė tė dy pastrimet me qėllim tė ibadetit, sjellin shumė dobi pėr shėndetin e trupit tonė. Krahas dobive tė shumta trupore, ka edhe shumė dobi shpirtėrore. Disa nga dobitė e shumta qė janė argumentuar, mund t’i rradhisim si vijon:

1- Nė jetėn tonė gjatė ditės, nuk mbetet vend qė nuk e prek dora jonė, nuk mbetet mikrob qė nuk e merr ajo. Ja, larja e duarve, e fytyrės dhe e kėmbėve qė bėhet duke marrė abdest, ėshtė njė mbrojtje shumė e mirė pėr sėmundjet e lėkurės dhe infeksionet. Mikrobet, bakter et parazitore nė trup hyjnė gjithnjė nėpėrmjet lėkurės.

2- Me larjen e hundės e cila ėshtė kujdestare e sistemit tonė tė frymėmarrjes, pengohet hyrja nė trup e masės sė mikrobeve dhe e pluhurit.

3- Larja e fytyrės e forcon lėkurėn, tė ēlodh dhe lehtėson dhembjen e kokės. I vė nė lėvizje damarėt dhe nervat. Marrja e vazhdueshme e abdestit, sado qė njerėzit plaken, ndikon nė ruajtjen e fytyrės sė tyre nga rrudhat.

4- Nė situatat qė shkaktojnė xhunupllėkun, me harxhimin e njė energjie tė madhe, rritet shpejtėsia e rrahjes sė zemrės dhe e qarkullimit tė gjakut dhe frymėmarrja shpejtohet. Me angazhimin e tepėrt tė trupit ndihet lodhje, rraskapitje, shtangje, plogėshti, kryesisht ngadalėsohen mjaft aktivitetet shpirtėrore. Me gusul trupi fiton gjallėrinė e pėrparme. Njė mbrojtės shumė i mirė i trupit ėshtė larja e rregullt.

5- Abdesti dhe gusuli ka ndikim pozitiv edhe nė sistemin e qarkullimit tė gjakut. Mėnjanon ngurtėsimin dhe ngushtimin e damarėve.

Pastrimi (tahareti) nga papastėrtitė

Nė trup, nė rroba dhe nė vendin ku do tė falet namazi, nuk duhet tė ketė ndyrėsirė, papastėrti e pisllėk. Pjesė pėrbėrėse tė rrobave konsiderohen edhe shamia, shalli i kokės, ēallma, kapuēi dhe nallanet. Meqė edhe bezja me tė cilėn mbulohet trupi (atkia) dhe kėndet e saj lėvizin bashkė me atė qė fal namaz, ajo konsiderohet rrobė dhe nėse nuk ėshtė e pastėr, namazi nuk pranohet. Kur vendi i shtrojės ku shkel dhe vė kokėn ėshtė i pastėr dhe tė ketė ndyrėsirė nė njė vend tjetėr diku afėr, namazi pranohet. Sepse shtroja nuk ėshtė e ngjitur pėr trupi si shall. Por, nuk lejohet namazi i atij qė bart shishe tė mbyllur nė tė cilėn ka urinė, sepse shishja nuk ėshtė vendi ku ėshtė bėrė urina. (Nga kjo kuptohet se kur nė xhep ke shishe tė mbyllur ujė kolonje, alkoli, jodi ose nė kuti tė mbyllur shami me gjak, beze tė ndyrė, nuk lejohet tė falėsh namaz). Vendi ku shkelin dy kėmbėt dhe vendi ku bihet nė sexhde, duhet tė jenė tė pastra. Namazi mbi najlon, xham e beze qė mbulon ndyrėsirėn, pranohet. Nėse nė sexhde fundet prekin ndyrėsirė tė terur, nuk prish punė.

Nėse nė lėkurė, nė rroba, nė vendin ku falet namazi nuk ka ndyrėsirė mė tė madhe sesa sasia e dėrhemit, edhe pse namazi pranohet, nėse ka ndyrėsirė sa sasia e dėrhemit, ėshtė tahrimen mekruh dhe ėshtė vaxhib ta lash. Nėse ėshtė mė shumė se dėrhemi, ėshtė farz qė ta lash. Nėse ėshtė mė pak, ėshtė sunnet. Ėshtė farz tė lash edhe pikėn e pijeve alkolike.

Sasia e dėrhemit te ndyrėsirat e forta, ėshtė (mithkal)katėr gramė e 60 centigramė. Pėr ndyrėsirat rrjedhėse, ėshtė hapėsira sa gjerėsia e fytyrės sė ujit qė ėshtė nė shuplakėn e ēelur tė dorės. Ndyrėsira e fortė e rrobės qė ėshtė mė pak se njė mithkal kur pėrhapet mė gjerė se sa e brendshmja e shuplakės, nuk e pengon namazin.

Ndyrėsira ėshtė dy llojesh:

1- Ndyrėsira e trashė

Ndyrėsira tė trasha janė tė gjithė ato gjėra qė kur dalin nga njeriu shkaktojnė prishjen e abdestit dhe tė gusulit, sikur jashqitja, gjaku i kafshėve tė ngordhura qė nuk i hahet mishi, mishi i derrit, pisllėku i shpendėve dhe i kafshėve transportuese, i dhenve e i dhisė, gjaku i njeriut, vera...etj.

2- Ndyrėsira tė lehta: Kur njė organ dhe njė pjesė e rrobave ndyhet me ndyrėsirė tė lehtė, d.m.th., kur ndyhet deri njė e katėrta e kėsaj pjese dhe e kėtij organi, nuk e prish namazit. Urina e kafshėve me katėr kėmbė, tė cilave u hahet mishi, dhe pisllėku i shpendėve qė nuk u hahet mishi, janė ndyrėsira tė lehta. Pisllėku i pėllumbit, harabelit dhe shpezėve tė ngjajshme, tė cilave u hahet mishi, ėshtė i pastėr.

Rakia e nxjerrė nga destilacioni i verės dhe alkoli janė ndyrėsirė e trashė dhe ėshtė haram tė pihen sikur vera. Kur fal namaz, gjaku dhe pijet alkolike duhet tė lahen e tė pastrohen nga rrobat dhe nga lėkura. Nėse ato gjenden nė shishe e tė tjera, duhen nxjerrė nga xhepi.

Papastėrtitė pastrohen me ēdo ujė tė pastėr, me ujin qė ėshtė marrė abdest dhe gusul, me ujėra tė rrjedhshme, si dhe me uthull. Uji i pėrdorur pėr abdest dhe gusul, quhet ujė i pėrdorur. Ky ujė ėshtė i pastėr, por nuk ėshtė pastrues i nevojės sė njerėzve. Nga ky pastrohet ndyrėsira, por me tė nuk merret abdest dhe as gusul.

ISTINXHA- domethėnė t’i pastrosh vendet nga ėshtė kryer nevoja e vogėl dhe e madhe. Istinxhaja, tė pastruarit e nevojės, ėshtė sunnet. Mashkulli e femra, pasi tė prishin abdestin, duke e larė anėn e pėrparme dhe tė prapme me ujė, nė mėnyrė qė tė mos lėnė urinė ose pisllėk ėshtė sunnet. Por, nėse nuk mund tė pastrohet me ujė pa e zbuluar vendin e turpshėm para tjetėrkujt, hiqet dorė nga pastrimi me ujė, bile edhe nėse ka shumė pisllėk. Pra, nuk bėn tė zbulohet vendi i turpshėm. Namazin e fal ashtu. Nėse e zbulon, bėhet fasik, domethėnė bėhet person qė ka bėrė haram. Kur gjen njė vend tė volitshėm e bėn pastrimin me ujė dhe namazin e pėrsėrit. Sepse, nėse zbatimi i njė urdhri bėhet sebep pėr tė bėrė njė haram, pėr tė mos bėrė haram, si urdhėr braktiset, nuk zbatohet.

Pastrimi i nevojės me kockė, me ushqim, me pleh, me tullė, me saksi si dhe me pjesė tė xhamit, me thėngjill, me pasuri tė tjetėrkujt dhe me gjėra tė ēmueshme, domethėnė me gjėra tė vlefshme, me para, p.sh., me mėndafsh, me gjėra tė hedhura nga xhamia, me ujė zemzemi, me gjethe, me letėr ėshtė tahrimen mekruh. Edhe ndaj letrės boshe duhet tė kihet respekt. Pastrimi i nevojės me gazeta dhe letra, nė tė cilat ka shkrime qė nuk i shėrbejnė fesė, ku nuk ka emra tė nderuar, lejohet. Mirėpo, pastrimi i nevojės nuk lejohet me kurrfarė fletėsh ku ka shkrime me germa tė islamit. Tė kthesh organet e jashqitjes nga kibla dhe ta prishėsh abdestin nė kėmbė apo lakuriq, pa pasur ndonjė detyrim ėshtė mekruh. Nė vendin ku ka papastėrti apo urinė, nuk lejohet gusuli. Por, nėse urina rrjedh e shkon dhe nuk grumbullohet, nė kėto vende lejohet tė meret gusul. Uji i pėrdorur pėr pastrimin e papastėrtive bėhet i ndotur dhe rrobat nuk duhet t’i spėrkatėsh. Pėr kėtė arsye, duke bėrė pastrimin e nevojės, duhet zbuluar vendi i turpshėm dhe kjo tė bėhet nė njė vend tė volitshėm. Nuk bėhet pastrimi para muslluqesh duke futur dorėn me ujė nė tė mbathura dhe tė lash vendin e urinės. Kur e prek pika e urinės, uji nė grusht bėhet i papastėr dhe rroba e spėrkatur bėhet e ndotur. Nėse, vendet e spėrkatura me kėtė ujė, janė mė shumė se brendia e pėllėmbės, namazi nuk pranohet.

Kur urinojnė meshkujt duhet tė mos spėrkaten. Pa u bindur se nuk ka mbetur pikė urine, nuk duhet marrė abdest. Abdesti prishet dhe rrobat konsiderohen tė ndotura edhe nė rastin kur rrejdh njė pikė e vetme urine.Nėse nė rroba kullon mė pak se brendia e pėllėmbės, marrja e abdestit dhe namazi i falur janė mekruh. Nėse pikon shumė, namazi nuk pranohet. Ata qė vuajnė nga tė pikurit e organit gjenital duhet vėnė pak pamuk bimėsh nė vrimėn nga urinojnė. Urinėn e rrjedhur e thith pambuku.

3. Mbulimi i auretit

(Vendet e auretit dhe mbulimet e grave)

Auret quhen vendet qė ėshtė haram t’i zhveshėsh para dikujt, t’ia tregosh tjetėrkujt dhe t’i shikosh ato vende tė tjetėrkujt. Vende tė turpshme (auret) - qė duhen mbuluar - te mashkulli ėshtė pjesa prej kėrthizės deri nėn gjunjė. Gjuri ėshtė auret (vend i turpshėm). Meshkujt kur falin namaz, tė mbulojnė pjesėt e tjera (krahėt, kokėn), tė veshė ēorape, ėshtė sunnet. Falja e namazit me kėto pjesė tė zbuluara, ėshtė mekruh.

Te gratė ēdo pjesė tjetėr e trupit pėrveē pėllėmbėve tė duarve dhe fytyrės, pjesa e sipėrme e duarve, flokėt dhe kėmbėt, nė tė katėr medhhebet janė auret. Pėr kėtė arsye gratė janė quajtur auret. T’i mbulosh kėto, ėshtė farz. Nėse mbetet njė e katėrta e cilitdo nga organet e trupit pa u mbuluar, namazi prishet. Nėse hapet pak, nuk prishet por namazi ėshtė mekruh.

Gratė jashtė namazit, kur janė vetėm, e kanė farz ta mbulojnė pjesėn ndėrmjet gjunjėve dhe kėrthizės, e kanė vazhib tė mbulojnė barkun dhe shpinėn, kurse t’i mbulojnė vendet tjera, ėshtė edukatė mirėsjelljeje.

Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), thotė: “Sytė e atij qė shikon gruan e huaj me lakmi, do t’i mbushen me zjarr dhe do tė futen nė Xhehennem. Duart qė ka shtrėnguar dorėn me gruan e huaj, lidhen pėr qafe dhe do tė hidhen nė Xhehennem. Ata qė flasin me lakmi me gruan e huaj nė njė vend tė panevojshem, pėr ēdo fjalė do tė rrinė njė mijė vjet nė Xhehennem”.

Nė njė hadith tjetėr thuhet: “Shikimi me lakmi i gruas sė fqinjit dhe i grave tė miqve, ėshtė dyfish mė shumė gjynah sesa shikimi i grave tė huaja. T’i shikosh gratė e martuara, ėshtė njė mijė herė gjynah sesa tė shikosh vajzat. Edhe gjynahet e zinasė janė tė kėtilla”.

Pastaj Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), thotė: “Mos i zbuloni vendet tuaja tė turpshme. Nėse ka persona qė nuk ndahen fare nga ju, turpėrohuni nga ata dhe silluni me respekt ndaj tyre”.

Nė njė hadith thuhet: “Mbuloji vendet e tua tė turpshme. Mos ia shfaq tjetėrkujt pėrveē gruas dhe shėrbėtores sate. Edhe kur je vetėm, turpėrohu nga All-llahu”.

“Atė qė sheh bukurinė e njė vajze dhe largon menjėherė syrin nga ajo, All-llahu e nderon me sevape tė njė ibadeti tė ri, kėnaqėsinė e tė cilit ibadet e ndien menjėherė”.

“Zoti i mallkoftė ata qė i zbulojnė vendet e tyre tė turpshme dhe ata qė i shikojnė vendet e turpshme tė tjetėrkujt”.

Domethėnė bėhuni nga ata qė tė tjerėve u japin shembull nė moral, nė punė e nė veshje. Ata qė i pėrshtaten modės, ata qė haramet i quajnė art i bukur dhe ata qė punojnė harame, u thonė artistė, duhet tė marrin mėsim nga kėto hadithe, duhet tė frikėsohen e tė kthjellohen mbi to.

Edhe t’i shikojė mashkulli pjesėt e turpshme tė mashkullit dhe femra tė femrės, ėshtė haram. Po e pėrsėrisim ashtu sikur ėshtė haram qė mashkulli t’i shikojė vendet e turpshme tė femrave dhe femrat tė meshkujve, po ashtu ėshtė haram qė mashkulli t’i shikojė vendet e turpshme tė mashkullit dhe femra tė femrės. Vendet e turpshme tė mashkullit pėr mashkullin e pėr femrėn janė ndėrmjet kėrthizės e gjunjėve. Tė kėtilla janė edhe vendet e turpshme tė femrės pėr femrėn. Ndėrsa vendet e turpshme tė femrės pėr mashkullin e panjohur (tė huaj), janė i tėrė trupi, pėrveē duarve dhe fytyrės. Edhe sikur tė shikosh pa lakmuar pjesėt e turpshme tė femrės sė huaj (tė panjohur), ėshtė e ndaluar.

I sėmuri qė ėshtė i shtrirė lakuriq nėn jorgan, kur e ka kokėn nėn jorgan dhe fal namaz me shenja, konsiderohet se ėshtė falur lakuriq. Nėse falet me kokė tė nxjerrė nga jorgani, po me trupin tė mbuluar me jorgan, i lejohet.

Njė mashkull, femrat me tė cilat e ka haram tė martohet mund t’i shikojė nė kokė, nė fytyrė, qafė, krah, kėmbėt nėn gjunjė, por pa i lakmuar. Ato nuk mund t’i shikojė nė gjoks, nė mes, mbi gjunjė e nė shpinė.

Pėr femrėn edhe fėmijėt e xhaxhait, hallės, tezes dhe tė dajės janė meshkuj tė huaj. Edhe dhėndri e kunati janė burra tė huaj. Me kėta ėshtė haram qė gruaja tė bisedojė e tė tallet e vetmuar. Edhe pėr meshkuj ėshtė haram tė llafosin shkujdesshėm me vajzat e xhaxhait, tė hallės, tė tezes dhe me kunata.

Burri nuk mund tė martohet kurrė me tetėmbėdhjetė femra. Me kėto mund tė bisedojė e tė rrijė vetėm. Edhe gruaja nuk mund tė martohet me tetėmbėdhjetė meshkuj. Kėta tetėmbėdhjetė meshkuj e femra janė:

Tė afėrm nga gjaku

Meshkujt Femrat

1- Baba. 1- Nėna
2- Babai i babait 2- Nėna e babait
dhe i nėnės. dhe e nėnės.
3- biri, i biri i tė birit. 3- e bija, e bija e sė bijės.
4- Vėllai. 4- Motra
5- biri i vėllait. 5- e bija e motrės.
6- biri i motrės. 6- e bija e vėllait.
7- Xhaxhai dhe daja 7- Halla dhe tezja.



Tė afėrmit nga qumėshti

Meshkujt Femrat

8- Babai nga qumėshti. 8- Nėna nga qumėshti.
9- Baba i babės dhe i 9- Nėna e nėnės dhe e
nėnės nga qumėshti. babait nga qumėshti.
10- Biri nga qumėshti. 10- Bija nga qumėshti.
11- Vėllai nga qumėshti. 11- Motra nga qumėshti.
12- I biri i motrės 12- E bija e motrės
nga qumėshti. nga qumėshti.
13- I biri i vėllait 13- E bija e vėllait
nga qumėshti. nga qumėshti.
14- Xhaxhai dhe daja 14- Halla dhe tezja
nga qumėshti. nga qumėshti.

Tė afėrmit nga martesa

Meshkujt Femrat
15- Vjehrri, 15- Vjehrra.
16- Vėllai nga babai. 16- Motra nga nėna.
17- Njerku. 17- Njerka.
18- Dhėndri. 18- Nusja.

Meshkujt dhe femrat qė dalin nė rrugė me pjesėt e turpshme tė pambuluara dhe qė shikojnė pjesėt e turpshme tė tė tjerėve, do tė digjen nė zjarrin e Xhehennemit.

4. KTHIMI NGA KIBLA

Namazi duhet tė falet me fytyrė nė drejtim tė Qabesė. Kible i thuhet drejtimit tė ndėrtesės sė Qabesė, e cila gjendet nė qytetin e Mekės. Mė parė kible ka qenė Kudusi (Jerusalemi). Shtatėmbėdhjetė muaj pas hixhretit, nė mes tė muajit Shaban, ditėn e martė ėshtė urdhėrur kthyerja nga Qabeja.

Kible nuk ėshtė ndėrtesa e Qabesė, por trualli i saj. Domethėnė kible ėshtė hapėsira aty nga toka deri nė arsh. Pėr kėtė arsye namazi falet edhe nė fund tė detit, nė male tė larta dhe nė avione nė atė drejtim.

Mirėpo, nė rastet si:

1. Pėr shkak tė sėmundjes;

2. Nė rrezik se tė vidhet pasuria;

3. Nė rrezik nga kafshė grabitqare

4. Nė rrezik se mund tė tė shohė armiku;

5. Kur zbret nga kafsha, nėse nuk mund tė hipė pėrsėri pa ndihmė dhe nėse nuk mund tė falet duke i bashkuar dy namaze (drekėn me ikindinė dhe akshamin me jacinė), - namazin e falė duke u drejtuar andej kah mund tė drejtohet. Nė anije, nė tren dhe nė avion ėshtė kusht tė kthehesh (nė fillim tė namazit) nga kiblja.

5. KOHĖT E NAMAZIT

Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), thotė: “Xhebraili alejhisselam, pranė derės sė Qabesė dy ditė m’u bė imam. Kur agoi, ne tė dy falėm namazin e sabahut, drekėn derisa po largohej dielli nga zeniti, ikindin, kur hija e ēdo objekti u bė sa ai objekt; kur dielli perėndoi akshamin e jacinė e falėm natėn vonė. Ditėn e dytė: namazin e sabahut e falėm derisa po agonte, drekėn kur hija e ēdo objekti u bė dy fish nga ai objekt; ikindinė e falėm menjėherė pas kėsaj akshamin nė kohėn kur ndėrpritet agjėrimi (nė iftar) dhe jacinė kur u bė njė e treta e natės. Pastaj tha: O Muhammed, kėto janė kohėt e namazeve tė tua dhe tė pejgamberėve tė mėparshėm. Ummeti yt secilėn nga tė pesė kohėt e namazit, le t’i falė ndėrmjet kėtyre dy kufijve (varianteve) qė kemi falur ne”. Edhe nga ky hadith merret vesh se numri i namazeve tė urdhėruara qė falen pėr ēdo ditė, ėshtė pesė.

Koha e namazit tė sabahut: fillon prej agimit e vazhdon deri nė lindjen e diellit.

Koha e namazit tė drekės: fillon qė nga koha kur zvogėlohen hijet fillojnė tė zgjaten, dhe vazhdon derisa hijet tė zgjaten sa vetė objekti ose dyfish; pra koha e drekės fillon kur dielli largohet nga mesi i qiellit e zgjat deri nė ikindi.

Koha e namazit tė ikindisė: fillon me pėrfundimin e kohės sė drekės dhe kjo:

1. Sipas Imam Ebu Jusufit dhe Imami Muhammedit, fillon kur hija e njė objekti rritet sa vetė ai objekt, dhe vazhdon derisa tė zhduket dielli.

2. Sipas Imami Adham Ebu Hanifes, fillon kur hija e objektit dyfishohet dhe vazhdon derisa tė zhduket dielli.

Koha e namazit tė akshamit: fillon pasi tė perėndojė dielli dhe vazhdon derisa tė errėsohet mirė, domethėnė derisa me skuqjen e qiellit tė mos mbetet asnjė shkėndijė e diellit.

Koha e namazit tė jacisė: fillon atėherė kur kalon koha e namazit tė akshamit dhe vazhdon deri para agimit. Sipas Imami Adham Ebu Hanifes, koha e jacisė fillon kur tė zhduket skuqja nė qiell.

Kohėt kur ėshtė e ndaluar falja e namazit janė: momentet kur dielli ėshtė duke lindur ose duke perėnduar, pėrveē ikindisė nėse ėshtė duke u falur. Nė kėto tri kohė nuk lejohet as namazi i xhenazes sė pėrgatitur mė herėt, as sehvi sexhdeja ose sexhdeja e leximit tė Kur’anit.

Dy kohė janė mekruh tė falėsh vetėm nafile. Pasi tė falėsh farzin e namazit tė sabahut derisa tė lind dielli, dhe pasi ta falėsh farzin e namazit tė ikindisė deri te farzi i akshamit.

EZANI DHE IKAMETI

Ezan do tė thotė tė njoftosh kur arrin koha e faljeve. Pėr burrat pėr pesė kohėt e namazit dhe pėr namazet kaza dhe nė namazin e xhumasė, karshi predikusit, kėndimi i ezanit ėshtė sunnet-i muekked. Ezani kėndohet me zė tė lartė pėr t’i njoftuar tė tjerėt pėr fillimin e kohės sė namazit. Kur kėndohet ezani, ėshtė mustehab tė ngrihen duart te veshėt dhe nga njė gisht tė vihet nė vrima tė veshėve. Tė kėnduarit e ikametit ėshtė mė i vlefshėm se tė kėnduarit e ezanit. Ezani dhe ikameti kėndohen nė drejtim tė kibles. Duke i kėnduar kėto, nuk flitet dhe nuk jepet pėrgjigjje pėr selamin e dhėnė.

Nė cilat raste kėndohen ezani dhe ikameti

1. Nė kopsht, nė fushė kur falet kaza, vetėm ose me xhemat, ėshtė sunnet qė ezani dhe ikameti i meshkujve tė kėndohen me zė tė lartė. Njerėzit, xhindėt, gurėt qė dėgjojnė ezanin, ditėn e Kiametit do tė jenė dėshmitarė. Ai qė pėrgatitet pėr tė falur disa namaze kaza, sė pari kėndon ezanin dhe ikametin. Duke i falur kazatė e mėparshme, tė tjerave u kėndon vetėm ikametin dhe nuk ėshtė e nevojshme tė kėndosh ezanin.

2. Ai qė e fal me kohė namazin nė shtėpinė e vet, vetėm ose me xhemat, nuk kėndon ezanin dhe ikametin, sepse ezani dhe ikameti i kėnduar nė xhami, konsiderohet se ėshtė kėnduar edhe nė shtėpi. Por nėse ikameti kėndohet ėshtė mė i vlefshėm. Pasi tė jetė falur namazi me xhemat nė xhaminė mė tė afėrt ose nė ēfardo xhamie me xhemat tė njohur, ai qė fal vetėm, nuk e kėndon ezanin dhe ikametin. Nė xhamitė qė janė nė rrugė, ose qė nuk kanė imam dhe myezin dhe qė nuk kanė xhemat tė caktuar, ata qė vijnė nė kohė tė ndryshme, por kohė tė njė namazi, pėrbėjnė xhemat tė ndryshėm. Pėr ēdo xhemat kėndohet ezani dhe ikameti. Nė xhami tė kėtillė edhe ai qė falet vetėm, i kėndon ezanin dhe ikametin me zė sa pėr t’i dėgjuar vetė.

3. Ata qė janė mysafirė (udhėtarė), edhe kur falen me xhemat nė mesin e vet, edhe kur falen vetėm, e kėndojnė ezanin dhe ikametin. Pranė atij qė falet vetė, nėse ka shokė, mund ta lėsh ezanin. Ai qė ėshtė nė udhėtim kur falet vetėm nė njė shtėpi, kėndon ezanin dhe ikametin. Sepse ezani e ikameti i kėnduar nė xhami, nuk konsiderohet pėr namazin e tij. Nėse disa prej atyre (udhėtarėve) e kėndojnė ezanin nė shtėpi, ata qė falen mė pastaj, nuk e kėndojnė.

Kėndimi i ezanit nga fėmija i menēur, nga i verbri etj., tė cilėt dinė, ėshtė i lejuar dhe nuk duhet tė kesh kurrfarė neverie.Kurse kėndimi i ezanit nga ndonjė i paditur s‘ėshtė e pėlqyer. Kėndimi i ezanit dhe ikametit nga ai qė ėshtė xhunup, dhe kėndimi i ezanit pa abdest, si dhe kėndimi i ezanit nga gruaja,mėkatari, pijaneci, fėmija jo i menēur dhe kėndimi i ezanit ulur, ėshtė tahrimen mekruh. Ezanet e kėtyre kėndohen pėrsėri. Pėr tė qenė ezani i vėrtetė, myezini duhet tė jetė mysliman dhe i menēur.

Arsyeja qė ezani i mėkatarit nuk ėshtė i vlefshėm qėndron nė faktin se fjala e tij nė ibadete nuk pranohet. Me thirrjen e ezanin nga ana e tij nuk besohet se ka ardhur koha e namazit. Me ezanin dhe me shenjėn qė jep ai, nuk ndėrpritet agjėrimi (nuk hapet iftari).

Ata qė e nderojnė dhe e respektojnė ezanin dhe qė e kėndojnė atė nė harmoni me sunnetin, pa i ndryshuar tingujt, fjalėt e tij, pa e prishur, ata qė nuk e pėrqeshin dhe qė dalin nė minare, - do tė arrijnė shkallė tė lartė.

Por nėse ezani nuk kėndohet nė harmoni me sunnetin, pėr shėmbull, nėse ndryshojnė disa fjalė, nėse pėrkthehet dhe nėse kėndohet duke u pėrqeshur nė disa fjalė, ai qė e dėgjon kėtė asnjė pjesė nuk pėrsėrit.

Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), nė njė hadith tė tij thotė: “Kushdo qė nė kohėn kur e dėgjon zėrin e ezanit, e kėndon bashkė me myezinin pa zė, atij pėr ēdo germė i jepen njėmijė sevape dhe i falen njėmijė gjynahe”.

Ai qė e dėgjon ezanin edhe nėse lexon Kur’ani Kerim, ėshtė sunnet ta shqiptojė ngadalė atė qė dėgjon. Kur e dėgjon ezanin: Hajje ales-salah dhe Hajje alel felah duhet tė thuash: “La havle ve la kuvvete il-la bil-lah”. Pas ezanit kėndohet salavat. Pastaj kėndohet duaja e ezanit.

Kėndimi i ezanit

All-llahu ekber............................................. ............ 4 herė
Eshhedu en la ilāhe il-lall-llah.................................... 2 herė
Eshhedu enne Muhammeden Resulull-llah................. 2 herė
Hajje ales-salah............................................. .......... 2 herė
Hajje alel felah............................................. ............ 2 herė
All-llahu ekber............................................. ............ 2 herė
La ilāhe il-lall-llah.............................................. ....... 1 herė

Vetėm nė ezanin e sabahut pas Hajje alel felah kėndohet dy herė edhe Essalatu hajrun minen-neum.

Ndėrsa nė ikamet pas Hajje alel felah dy herė thuhet Kad kametissalatu.

Duatė e ezanit:

Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), ka porositur: “Duke u kėnduar ezani kėndoni kėtė dua:

“Ve enne eshhedu en lā ilāhe il-lall-llah vahdehu la sherike lehu ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu ve radītu bil-lahi rabben ve bil islāmi dīnen ve bi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme resūlen nebijja”.

Pėrsėri nė njė hadithi sherif thuhet: “O ummeti im. Kur tė kryhet ezani, kėndoni kėtė dua: All-llahumme rabbe hā dhihiddāvetit-tāmmeti ves-salāti-l-kaimeti āti Muhammedeni-l-vesīlete vel fadilete veddere-xhāterr-rrefiate veb’athhu mekamen mahmudenil-ledhi ve’adtehu inneke la tuhliful mīād”.

Domethėnia e fjalėve tė ezanit

ALL-LLAHU EKBER: Zoti ėshtė i madh. Ai nuk ka nevojė pėr asgjė. Ėshtė i madh dhe pėr ibadetet e robėve tė Tij nuk ka nevojė. Pėr ta rrėnjosur mirė nė mendje kėtė domethėnie, kjo kėndohet katėr herė.

ESHHEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH: Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut. Edhe dėshmoj dhe besoj se me madhėshtinė e Tij nuk ka nevojė pėr adhurimin e askujt, se pėrveē Tij nuk e meriton askush tė adhurohet.

ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RESULULL-LLAH: Besoj dhe dėshmoj se Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), ėshtė pejgamber i dėrguar i Tij, se ėshtė njoftues i rrugės sė ibadeteve qė i kėrkoi Ai, dhe se All-llahu i pranon vetėm ibadetet qė u njohtuan nga Ai.

HAJJE ALES-SALAH; HAJJE ALEL FELAH: janė dy fjali qė i thėrrasin besimtėrėt nė namaz, i cili sjell shpėtimin, lumturinė dhe kėnaqėsinė.

ALL-LLAHU EKBER: Ibadetin qė e meriton Ai, askush nuk mund ta arrijė. Ėshtė shumė i madh dhe i vetmi tė cilit duhet t’i bėhet ibadet.

LA ILAHE IL-LALL-LLAH: Vetėm All-llahu ėshtė Ai qė e meriton, qė ėshtė i denjė t’i pėrulesh nė ibadet. Askush nuk ka tė drejtė t’i bėjė ibadet tjetėrkujt, pėrveē Tij.

6. NIJETI

Derisa tė kėndohet tekbiri fillestar, bėhet nijeti, pra, para se tė hyjmė nė namaz, e bėjmė nijet (vendosim) me zemėr se cilin namaz duam ta falim (njė nga tė pesė kohėt), kthehemi nga kibla dhe i drejtohemi imamit. Secili namaz ka nijetin e vet. Duke e shqiptuar nijetin, duhet tė pėrqėndrohemi edhe me mendje dhe me respekt tė plotė tė hyjmė nė namaz. Nijeti mund tė bėhet shqip ose arabisht. Nijeti pėr tė gjitha namazet nė gjuhėn arabe do tė ishte kėshtu:

Nevejtu en usal-lije lil-lahi teala salatu-l-vakti edaen mustakbilel-kibleti - All-llahu ekber.

Nijeti i bėrė pas tekbirit fillestar, nuk ėshtė i vlefshėm, dhe ai namaz nuk pranohet. Te farzet dhe vaxhibet, kur bėhet nijeti, duhet tė dihet cili farz e cili vaxhib ėshtė. Nuk ėshtė e navojshme tė theksohet numri i rekateve nė nijet. Kur fal sunnetin, mjafton tė bėhet nijet namazi me zemėr. Nė namazin e xhenazes bėhet nijet duke thėnė: “Namazin pėr All-llahun, duanė pėr tė vdekurin”.

Nuk ėshtė kusht pėr imamin qė ta bėj nijet, t’u bėhet imam meshkujve. Imami, nėse nuk e bėn nijet “Iu bėra imam kėtij xhemati tė gatshėm”, nuk e arrin sevapin e tė falurit me xhemat. Nėse e bėn nijet qė t’u bėhet imam, e arrin edhe kėtė sevap. Imamit i nevojitet nijeti i theksuar, se u bėhet imam edhe grave.

PJESĖT PĖRBĖRĖSE TĖ NAMAZIT
(RUKNET E NAMAZIT)

1. IFTITAHI TEKBIR - Tekbiri fillestar. Duke hyrė nė namaz tė shqiptohet All-llahu ekber ėshtė farz. Tjetėr fjalė nuk thuhet.

2. KIAM - Ndenja nė kėmbė. I sėmuri qė nuk mund tė rrijė nė kėmbė, falet ulur. I sėmuri qė nuk mund tė rrijė ulur, shtrihet nė shpinė dhe falet me lėvizje koke. Meqė fytyrėn duhet ta ketė nga kiblja e nga qielli, i vihet jastėku nėn kokė. I shtrėngon kėmbėt. Kur je me qėndrim nė kėmbė, kėmbėt mund tė jenė tė hapura rreth katėr gishta larg njėra - tjetrės.

I sėmuri qė nuk mund tė rrijė nė kėmbė se i merren mendtė, i dhemb shumė koka, dhėmbi, syri ose diku tjetėr. Atij qė i kullon plaga, ka frikėn e armikut, ėshtė rrezik t’i vidhet pasuria. Ai qė duke ndenjur nė kėmbė do ta prish agjėrimin ose kėndimin, ose ata qė do t’u zbulohej vendi i auretit, qė tė gjithė falen ulur. Pėr ruku pėrkulet pak, e pėr sexhde e vė kokėn nė tokė. Ai qė nuk mund ta vėrė kokėn nė tokė, pėr ruku pėrkulet pak e pėr sexhde pėrkulet mė shumė. Nėse pėrkulja pėr sexhde nuk ėshtė mė e madhe se pėrkulja pėr ruku, namazi nuk pranohet. Nėse nė tokė vė njė gur a dėrrasė dhe mbi to bėn sexhde, edhe pse i pranohet namazi, hyn nė gjynah. Domethėnė bėhet tahrimen mekruh.

3. KIRAET - Leximi i Kur’anit. Nė ēdo rekat tė sunneteve dhe tė vitrit, si dhe kur fal vetėm nė dy rekatet e farzeve gjatė tė ndenjurit nė kėmbė, ėshtė farz tė lexohet Kur’an (njė ajet i gjatė ose tri tė shkurtra). Tė lexosh sure tė shkurtėr, ėshtė mė sevap.

Nė rekatin e parė tė secilit namaz lexohet: Subhaneke, Eudhubil-lahi, Bismi-lahi, Fatihaja dhe njė sure (kaptinė).Nė rekatin e dytė tė secilit namaz lexohet: Bismil-lahi, Fatihaja dhe njė sure, ose njė ajet i gjatė a tri tė shkurtra (mė e pakta).Nė rekatin e tretė dhe tė katėrt tė namazeve farze lexohet Bismil-lahi dhe Fatihaja.Leximi i Fatihasė dhe i sures (sė shkurtėr) nė dy rekatet e para, ėshtė vaxhib ose sunnet. Dhe tė lexosh Fatihanė para sures ėshtė vaxhib. Nga kjo renditje (e vaxhibeve) e kiraetit, nėse harrohet njė, duhet bėrė Sehvi sexhde (sexhde pėrmirėsuese).Gjatė ndenjes nė kėmbė, nė Kiraet, nuk lejohet tė lexohet pėrkthimi i Kur’anit.

Imami atė qė do ta lexojė nė rekatin e parė dhe tė dytė, pėrveē nė namazin e xhumasė dhe tė bajrameve, ėshtė sunnet ta lexojė me gjatėsi dy shkallėsh (rekati i parė mė i gjatė se i dyti). Kur falet vetėm, nė ēdo rekat mund tė lexojė me tė njėjtėn gjatėsi. Ėshtė mekruh qė imami ta bėjė shprehi qė nė tė njėjtat rekate tė tė njėjteve namaze, tė kėndojė tė njėjtat ajete. Ėshtė edhe mė keq sikur t’i kėndojė me rend tė mbrapshtė. Nė rekatin e dytė tė kėrcesh suren qė pason pas asaj qė ėshtė kėnduar nė rekatin e parė, e tė kėndosh tė tretėn, ėshtė mekruh. Ta kėndosh Kur’anin me renditjen si nė Mus-haf, ėshtė vaxhib dhe kjo duhet praktikuar gjithmonė.

4. RUKU’I - Pas leximit tė Kur’anit (Kiraetit), derisa jemi nė kėmbė, duke marr tekbir pėrkulemi nė ruku. Nė ruku meshkujt i hapin gishtat i vėnė mbi gjunjė dhe shpinėn e kokėn i mbajnė drejt.

Nė ruku mė sė paku tri herė thuhet: Subhane rabbijeladhim. Nėse imami pa e shqiptuar tri herė e ngre kokėn me tekbir, edhe xhemati e ndjek menjėherė atė. Nė ruku krahėt dhe kėmbėt mbahen drejt. Femrat nuk i hapin gishtat. Shpinėn, kėmbėt dhe krahėt nuk i mbajnė drejt.

Duke u ngritur nga rukuja, shqiptojmė: Semiall-llahu limen hamideh. Kjo si pėr atė qė falet vetėm, si pėr imamin, ta thotė ėshtė sunnet. Xhemati kėtė nuk e thotė. Mandej ndalemi pak dhe, nė pozitėn me qėndrim drejt, themi: Rabbena leke-l-hamd. Dhe tani, duke thėnė All-llahu ekber biem nė sexhde. Sė pari i ulim gjunjėt nė tokė, mandej pėllėmbėt, tė djathtėn e pastaj tė majtėn, dhe nė fund hundėn dhe ballin.

5. SEXHDEJA - Vėnia e fytyrės nė tokė (dysheme). Nė sexhde gishtat e duarve duhet tė jenė tė bashkuar me njėri tjetrin dhe drejt kibles, kurse koka ndėrmjet dy duarve. Ta vėsh kokėn nė njė vend tė pastėr, domethėnė nė gur, nė tokė, nė dėrrasė, mbi shtrojė ėshtė farz.Vendosja e hundės sė bashku me ballin ėshtė vaxhib. Tė vėsh vetėm hundėn pa ndonjė arsye nuk ėshtė e lejuar. Tė vėsh vetėm ballin, ėshtė mekruh.

T’i vesh nė tokė tė dy kėmbėt, ose sė paku nga njė gisht tė tė dyjave ėshtė farz. Domethėnė nėse nuk vihen tė dy kėmbėt nė tokė, namazi nuk pranohet, ose ėshtė mekruh.

Nė sexhde t’i mbledhėsh gishtat e kėmbėve e t’i kthesh nga kiblja, ėshtė sunnet.

Meshkujt krahėt dhe kofshėt nė sexhde, i mbajnė tė ndara nga barku. T’i vėsh nė tokė duart dhe gjunjėt, ėshtė sunnet. Thembrat, nė kiam (nė ndenje nė kėmbė) t’i mbash larg njėra-tjetrės katėr gishta, nė ruku dhe nė sexhde t’i mbash tė bashkuara, ėshtė sunnet.

Ėshtė mekruh t’i tėrheqėh pjesėt e pantalloneve kur bie nė sexhde. Gjithashtu ėshtė mekruh tė hysh nė namaz me pantollona tė palosura lart, tė pėrvjela. Tė falėsh namaz me krah e pantallona tė pėrvjela, ėshtė mekruh. Po ashtu ėshtė mekruh tė falėsh namaz pa takie, ndėrsa tė falėsh namaz me rroba tė zhyera e tėŹndotura apo me rroba tė punės, ėshtė mekruh.

6. KADE-I AHIRE - Ulja nė mbarim tė namazit. Ėshtė farz qė nė rekatin e fundit tė rrish ulur sė paku aq sa tė lexosh Ettehijjatu. Duke ndenjur ulur, nuk jepet isharet me gishta tė dorės. Meshkujt gishtat e kėmbės sė djathtė i mbledhin pėrbrenda drejt kibles dhe kėmbėn e mbajnė drejt, kurse tė majtėn e shtrijnė nė tokė, tė kthyer nga e djathta, dhe ulen mbi tė. Tė ulesh kėshtu ėshtė sunnet.

Femrat ulen duke i vėnė nė tokė shputat e kėmbėve. Kofshėt janė afėr njėra-tjetrės. Kėmbėn e djathtė e nxjerrin jashtė nga ana e djathtė, kėmba e majtė mbetet brenda me gishta tė kthyer nė tė djathtė.

SI FALET NAMAZI

Pėr namazin e mashkullit qė falet vetėm po sjellim njė shembull Sunnetin e namazit tė sabahut i cili falet kėshtu:

1. Sė pari kthehemi nga kiblja. Kėmbėt i mbajmė paralelisht tė ndara nga njėra-tjetra nė largėsi rreth katėr gishta. Me gishta tė mėdhenj tė duarve prekim tė butin e veshėve, pėllėmbėt tė hapura i kthejmė nga kiblja dhe me zemėr e gojė shqiptojmė: “E bėra nijet (vendosa) pėr kėnaqėsi tė Zotit tė fal sunnetin e namazit tė sabahut tė sotėm, u ktheva nga kiblja dhe u ujdisa(ndjek) Kuranit” dhe e shqiptojmė tekbirin: All-llahu ekber, e pastaj i bashkojmė duart nėn kėrthizė duke vėnė dorėn e djathtė mbi tė majtėn.

2. Sytė i drejtojmė nė vendin ku do tė bėjmė sexhdenė, dhe lexojmė: a) Subhaneke, b) Eudhu Besmelen, pastaj Fatihanė, c) pas Fatihasė, pa lexuar Besmelen, lexojmė njė sure (tė shkurtėr).

3. Pas leximit tė sures, duke thėnė All-llahu ekber, pėrkulemi nė ruku. Me duar mbulojmė kapakėt e gjunjėve, belin e mbajmė drejt dhe duke mos i ndarė sytė nga kėmbėt, themi: Subhane rabbije-l-adhīm tri herė. Mund tė thuhet edhe pesė ose shtatė herė.

4. Duke thėnė Semiall-llahu limen hamideh, drejtohemi dhe, kur qėndrojmė drejt, shqiptojmė: Rabbena leke-l-hamd.

5. Pa qėndruar shumė nė kėmbė, duke thėnė All-llahu ekber biem nė sexhde. Duke rėnė nė sexhde nė tokė vėmė me radhė: a) gjurin e djathtė, pastaj gjurin e majtė, pastaj dorėn e djathtė, dorėn e majtė, hundėn dhe ballin; b) gishtat e kėmbėve mblidhen nė drejtim tė kibles, c) koka vihet nė mes dy duarve; ē) gishtat e duarve shtrihen pėrpara, d) sė bashku me brendinė e pėllėmbėve shtrihen pėrtokė; dh) duke qenė nė kėtė gjėndje, themi sė paku tri herė: Subhane rabbije-l-a’la.

6. Duke thėnė All-llahu ekber ngrihemi nga sexhdja dhe kėmba e majtė shtrihet nė tokė, gishtat e kėmbės sė djathtė mblidhen nė drejtim tė kibles dhe ulemi nė gjunjė. Duart vihen mbi gjunjė me gishta tė shtrirė.

7. Pa ndenjur ulur tepėr nė gjunjė, duke thėnė All-llahu ekber kthehemi prapė nė sexhden e dytė.

8. Pėrsėri, nė sexhde, sė paku tri herė, themi Subhane rabbije-l-a’la dhe duke shqiptuar All-llahu ekber, ngrihemi nė kėmbė. Duke u ngritur nga sexhdja, sė pari duhet ngritur balli nga toka, pastaj hunda, e pastaj dora e majtė dhe dora e djathtė dhe nė fund gjuri i majtė dhe i djathti.

9. Kur marrim pozitėn nė kėmbė, pėr tė filluar rekatin e dytė, pas Besmeles lexojmė Fatihanė, e pastaj njė sure (tė shkurtėr) dhe duke shqiptuar All-llahu ekber, pėrkulemi nė ruku.

10. Edhe rekati i dytė bėhet deri nė fund nė atė mėnyrė siē ėshtė pėrshkruar rekati i parė. Vetėm qė pas sexhdes sė dytė, kur tė themi All-llahu ekber, pa u ngritur nė kėmbė, ulemi nė gjunjė dhe:

a) Pasi t’i lexojmė lutjet (duatė): Ettehijjatu, All-llahumme sal-li, All-llahumme barik dhe Rabbena ātīna, japim selam, sė pari nė anėn e djathtė duke thėnė Esselāmu alejkum ve rahmetull-llah, e pastaj nė tė majtėn Esselāmu alejkum ve rahmetull-llah.

b) Pasi tė japim selam, themi: All-llahumme entesselamu ve minkes selām tebarekte jā dhe-l-xhelāli vel ikrām, dhe pa folur fare, ngrihemi tė falim farzin e sabahut. Sepse, tė flasėsh ndėrmjet sunnetit dhe farzit, edhe pse nuk e prish namazin, i pakėson sevapet.

Pas namazit, kėndohen: tri herė Estagfirull-llah, pastaj Ajetel kursija dhe tridhjetė e tre herė Subhanall-llah, tridhjetė e tre herė Elhamdulil-lah dhe tridhjetėetre herė All-llahu ekber. Kėto duhen kėnduar pa zė. Tė kėndosh me zė ėshtė bidat(shtesė).

Mė pastaj bėhet duaja. Nė dua meshkujt i ēojnė duart nė lartėsi tė gjoksit. Hapen pėllėmbėt. Brendia e shuplakės kthehet drejt qiellit. Sepse ashtu siē ėshtė Qabeja kible e namazit, ashtu ėshtė qielli kible e lutjes. Pas duasė, duke lexuar ajetin Subhane rabbike..., i fėrkojmė duart pėr fytyre.

Pėr rekatin e dytė nė sunnete dhe farzet katėr rekatėshe lexohet Ettehijatu dhe ēohemi nė kėmbė. Nė rekatet e treta dhe tė katėrta tė sunneteve, pas Fatihasė, kėndohet njė sure (e shkurtėr). Nė rekatet e treta e tė katėrta tė farzeve kėndohet vetėm Fatihaja. Edhe farzi i akshamit falet kėshtu. Pra, nė rekatin e tretė tė tij nuk kėndohet sureja. Kurse nė namazin e vitrit nė ēdo rekat, pas Fatihasė, kėndohet sure shtesė. Nė rekatin e fundit pas sures merret tekbir dhe duart ngrihen te veshėt. Pastaj kėndohen duatė e Kunutit. Edhe sunnetet e para tė ikindisė dhe jacisė, qė janė Gajri muekked, janė si sunnetet e tjera, veēse nė ndenjen pas rekatit tė dytė, pas Tehijatit, kėndohen edhe Salavatet.

Namazi i gruas qė falet vetėm

Pėr shembull, Sunneti i namazit tė sabahut falet kėshtu:

1. Sė pari mbulohet trupi prej kokės deri te kėmbėt. Vetėm duart dhe fytyra mbeten tė pambuluara. Suret dhe duatė qė do t’i kėndojė nė namaz, janė sikur tė namazit tė mashkullit qė falet vetėm. Ndėrsa pjesėt qė ndryshojnė janė kėto:

a) Duart nuk i ngrenė si meshkujt te veshėt; duke i ēuar duart nė lartėsinė e supeve, gruaja e bėn nijet, merr tekbir, i lidh duart mbi gjoks dhe fillon namazin.

b) Nė ruku nuk qėndron plotėsisht drejt.

c) Nė sexhde bėrrylat i shtrin nė tokė.

ē) Nė tehijat ulet mbi kofsha. Domethėnė, kėmba e djathtė dhe e majtė janė nė anė tė djathtė, dhe ulet mbi tė majtėn.

Pėr gratė, forma mė e lehtė pėr t’u mbuluar mirė nė namaz, ėshtė njė shami e gjerė qė do t’i mbulojė edhe duart edhe njė fund i gjatė e i gjėrė, qė do t’i mbulojė edhe kėmbėt.

VAXHIBET E NAMAZIT

Vaxhibet e namazit janė kėto:

1. Tė lexohet sureja Fatiha.

2. Pas Fatihasė, tė lexohet njė sure dhe njė apo sė paku tre ajete tė shkurtra.

3. Tė lexohet Fatihaja para sures.

4. Suren qė lexohet pas Fatihasė, ta lexojmė nė rekatin e parė e tė dytė tė farzeve dhe nė ēdo rekat tė sunneteve.

5. Suret tė lexohen radhazi njėra pas tjetrės.

6. Fatihanė ta lexosh njė herė nė ēdo rekat tė namazeve sunnet e vaxhib.

7. Tė rrish ulur (teshehud) pas rekatit tė dytė tė namazeve tre dhe katėr rekatėshe. Qėndrimi ulur i fundit, ėshtė farz.

8. Nė rekatin e dytė tė rrish ulur mė tepėr se teshehhudi.

9. Nė sexhde t’i vėsh bashkarisht hundėn dhe ballin nė tokė.

10. Kur tė ulesh nė rekatin e fundit, tė kėndosh Ettehijatu.

11. Nė namaz t’i pėrshtatesh pjesėve pėrbėrėse tė namazit (ruknet).

12. Nė fund tė namazit tė thuash: Esselamu alejkum ve rahmetullah.

13. Nė fund tė rekatit tė tretė tė vitėr namazit, tė kėndosh duanė e Kunutit.

14. Tė marrėsh tekbire nė namazet e bajrameve.

15. Tė kėnduarit e imamit me zė tė lartė nė namazet e sabahut, xhumasė, bajramit, teravisė, vitrit dhe nė dy rekatet e para tė akshamit e tė jacisė.

16. Tė lexuarit e imamit pa zė dhe tė atij qė falet vetėm nė farzet e drekės dhe ikindisė dhe nė rekatin e tretė tė akshamit nė rekatin e tretė e tė katėrt tė jacisė.

Natėn e kurban bajramit nga namazi i sabahut e deri nė namazin e ikindisė tė ditės sė katėrt, pas njėzet e tri namazeve farz tė kėndohet tekbiri; All-llahu ekber, All-llahu ekber, la ilāhe il-lall-llah, vall-llahu ekber, All-llahu ekber ve lil-lahi-l-hamd, ėshtė vaxhib.

SEHVI SEXHDE (Sexhdeja pėrmirėsuese e harresės): Ai qė fal namaz, nėse me dije ose me harresė, lė njė pjesė qė ėshtė farz nė namaz, e prish namazin. Nėse njė vaxhib e lėshon me harresė, nuk e prish atė. Por, duhet tė bėjė Sehvi sexhde (Sexhde plotėsuese-pėrmirėsuese). Nėse e lė pa falur edhe me qėllim, namazi nuk prishet. Por ėshtė i mangėt. Sehvi sexhde nuk ėshtė vaxhib. Por ėshtė vaxhib tė falet pėrsėri ai namaz. Nėse nuk e fal, ėshtė gjynahqar. Nėse e lė pa falur me qėllim njė sunnet, bėn gjynah. Por, namazi nuk prishet. Nėse e lė pa falur me harresė, nuk bėhet Sehvi sexhde.

Nėse ke bėrė disa gabime duke lėnė pa plotėsuar nė namaz dhe tė duhen disa Sehvi sexhde, mjafton tė bėhet njė herė. Nėse imami gabon dhe ia tėrheqin vėrejtjen, kėrkohet Sehvi sexhde. Nėse ai qė falet mbas imamit gabon, nuk bėn Sehvi sexhde vetė, pa imam.

Sehvi sexhdja bėhet pasi tė kendojmė tehijjatu dhe pasi tė jepet selam nė njė anė, pra i bėjmė dy sexhde, ulemi dhe tani kėndojmė Ettehijjatu, Salavatet dhe duatė e namazi plotėsohet. Sehvi sexhdja mund tė bėhet edhe pasi tė jepet selam nė tė dy anėt ose pa dhėnė selam fare.

Kėshtu pėr shembull: Tė ngrihesh kur duhet tė rrish ulur; tė rrish ulur kur duhet tė ngrihesh; Tė lexosh pa zė kur duhet tė lexohet zėshėm; Tė lexosh zėshėm kur kėrkohet tė lexohet pa zė; Ku kėrkohet dua, tė lexosh nga Kur’ani; Ku kėndohet nga Kur’ani, tė lexosh dua; Si p.sh.,: nė vend tė sures Fatiha tė lexosh duanė Ettehijjatu, kėtu domethėnė ėshtė braktisur Fatihaja; Tė japėsh selam pa e plotėsuar namazin; Tė ngrihesh nė kėmbė pasi tė jetė plotėsuar namazi; Tė lexosh sure tė shkurtėr nė rekatet e treta dhe tė katėrta tė namazeve farz pas Fatihasė; Tė mos e lexosh suren e shkurtėr pas Fatihasė nė dy rekatet e para;Tė leshė pa kėnduar tekbiret e namazit tė bajramit; Tė leshė pa kėnduar duanė e Kunutit nė namaz tė Vitrit, - tė gjitha kėto janė raste qė kėrkojnė tė bėhet Sehvi sexhde.

SEXHDE-I TILAVETI: Nė Kur’an nė katėrmbėdhjetė vende ka ajete me sexhde. Ai qė e lexon njėrin nga kėto ajete, ose edhe ai qė e dėgjon, edhe nėse nuk e kupton domethėnien, e ka vaxhib tė bėjė njė sexhde. Kjo pra quhet sexhde-i tilavet ose Sexhdja e kėndimit tė Kur’anit.

Pėr ata qė e dėgjojnė zėrin qė oshėtinė dhe kthehet prapė nga malet, shkretėtirat dhe nga vende tė tjera, nuk ėshtė vaxhib tė bėjnė sexhde. Pėr tė bėrė sexhden kėrkohet tė jetė zė njeriu. Mė parė ėshtė thėnė se zėri qė vjen nga radioja nuk konsiderohet zė njeriu, sepse ėshtė zė i njė mjeti tė pashpirt, qė i pėrngjet zėrit tė hafėzit. Pėr kėtė arsye, ai qė i dėgjon ajetet me sexhde tė kėnduara nga radioja dhe magnetofoni nuk e ka vaxhib tė bėjė Sexhde-i tilavet.

Pėr tė bėrė Sexhde-i tilavet duhet tė jesh me abdest, i kthyer nga kibla, tė qėndrosh nė kėmbė para se t’i ngresh duart te veshėt dhe duke shqiptuar All-llahu ekber, tė lėshohesh nė sexhde. Tri herė thuhet Subhane rabbije-l-a’la. Pastaj, duke thėnė All-llahu ekber ngrihesh nga sexhdja dhe Sexhde-i tilaveti kryhet. Sė pari duhet bėrė nijeti, se pa nijet nuk pranohet.

Kur lexohet nė namaz, menjėherė bėhen ndarazi rukuja dhe njė sexhde dhe ngrihemi nė kėmbė e vazhdojmė leximin. Pas leximit tė ajetit me sexhde dhe tri ajete pas tij, nėse pėrkulemi nė ruku dhe nėse bėhet nijeti i Sexhdei tilavetit, rukuja dhe sexhdet e namazit zėnė edhe vendin e Sexhde-i tilavetit. Ai qė falet me xhemat, sapo tė lexojė imami ajetin me sexhde, edhe pse nuk ka dėgjuar qė imami e ka lexuar bashkė me imamin bėn njė ruku dhe dy sexhde veēazi. Xhemati nė ruku duhet ta bėjė nijet. Jashtė namazit, Sexhde-i tilaveti mund tė lihet pėr mė vonė.

SEXHDJA E FALĖNDERIMIT ėshtė si Sexhde-i tileveti. Atij qė i vjen njė nimet - begati, dhe ai qė shpėton nga njė problem, ėshtė e meritueshme qė pėr All-llahut Te’įlį tė bėjė njė sexhde falėnderimi - mirėnjohjeje. Nė sexhde sė pari thotė: Elhamdulil-lah pastaj e lexon Subhane rabbijel a’la. Tė bėsh sexhde pas namazit, ėshtė mekruh.

Ėshtė thėnė se ai qė nuk i kushton kujdes pėrpikmėrisė sė pjesėve pėrbėrėse tė namazit (rukneve) nė namaz, u bėn dėm tė gjitha krijesave. Sepse pėr shkak tė gjynahut tė atij personi, nuk bien shira, nuk mbijnė tė mbjellat dhe bien shira pas kohe, kėshtu qė, nė vend qė tė sjellin dobi, bėjnė dėme.

SUNNETET E NAMAZIT

1- Nė namaz t’i ngrehėsh duart te veshėt.

2- Tė drejtosh nga kibla pėllėmbėn e dorės.

3- Tė lidhen duart pasi tė merret tekbiri.

4- Tė vėsh dorėn e djathtė mbi tė majtėn.

5- Meshkujt t’i vėnė duart nėn kėrthizė e gratė nė gjoks.

6- Tė lexosh Subhaneken pas tekbirit.

7- Tė lexohet Eudhubil-lahi qoftė nga imami, qoftė nga ai qė falet vetėm.

8- Tė lexohet Besmeleja.

9- Tė thuhet tri herė Subhane rabbije-l-adhim.

10- Tė thuhet tri herė Subhane rabbije-l-a’la.

11- Duke dhėnė selam, tė shikosh nė tė dy supet.

12- Imami, pėrveēse nė namazet e xhumasė e tė bajramit,ato ajet qė do ti kėndojė nė rekatin e parė tė ēdo namazi, nė krahasim me rekatin e dytė, tė jenė mė tė gjatė.

13- Nė ndenjen e fundit tė lexosh Salavatet.

14- Tė thuash Rabbena leke-l-hamd kur tė ngrihesh nga rukuja.

15- Duke u ngritur nga rukuja, imami ose ai qė falet vetėm, tė shqiptojė Semiall-llahu limen hamideh.

16- Nė sexhde, duke u mbledhur gishtat e kėmbėve, majat e tyre tė kthehen nga kiblja.

17- Gjunjėt dhe duart duhet vėnė nė tokė.

18- Thembrat, gjatė qėndrimit nė kėmbė, tė mbahen larg njėra-tjetrės rreth katėr gishta, ndėrsa nė ruku, nė qėndrim drejt kur ngrihemi nga rukuja dhe nė sexhde duhet t’i mbajmė tė ngjitura.

19- Pas Fatihasė tė thuash “amin”, tė marrish tekbir para rukusė, nė ruku gishtat, duart tė shtrira t’i mbash mbi kapak tė gjunjėve, pėr sexhde tė marrėsh tekbir, nė mes tė dy sexhdeve tė ulesh e duke u ulur kėmbėn e majtė ta shtrish nė tokė dhe tė djathtėn ta ngulėsh e tė ulesh mbi tė.

Nė namazin e akshamit lexohen sure tė shkurtra. Nė namazin e sabahut, rekati i parė nė krahasim me tė dytin bėhet mė i gjatė. Ai qė i bashkohet imamit, nuk e lexon Fatihanė dhe suren, por e lexon Subhaneken, shqipton tekbiret, lexon tehijatin dhe salavatet.

MUSTEHABET E NAMAZIT

1. Kur fal namaz tė shikosh nė vendin ku bėnė sexhde.

2. Kur shkon nė ruku tė vėshtrosh kėmbėt.

3. Nė sexhde tė shikosh nė vendin ku do tė vėsh hundėn.

4. Kur ulesh nė tehijat tė shikosh mbi gjunjė.

5. Ajetet qė do tė lexohen nė namazet e sabahut dhe tė drekės, tė jenė mė tė gjata, nė namazin e akshamit tė jenė mė tė shkurtėra.

6. Nė ruku t’i hapėsh e t’i shtrish gishtat e duarve dhe t’i vėsh mbi gjunjė.

7. Nė ruku ta mbash drejt kokėn sė bashku me trupin.

8. Kur tė arrish nė sexhde, tė vėsh nė tokė sė pari gjurin e djathtė e pastaj tė majtin.

9. Sexhdenė ta bėsh ndėrmjet dy duarve.

10. Nė sexhde, pas hundės tė vėsh ballin.

11. Nėse gogėsin gjatė namazit, tė mbyllėsh gojėn me anėn e sipėrme tė dorės.

12. Meshkujt nė sexhde duhet t’i ngrenė bėrrylat dhe t’i mbajnė lart. Gratė krahėt i mbėshtesin ato nė tokė.

13. Meshkujt nė sexhde duart dhe krahėt t'i mbajnė tė ndara nga barku.

14. Nė ruku dhe sexhde duhet ndenjur aq sa tė mund tė shqiptohet tri herė Tesbihi.

15. Tė ngresh kokėn nga sexhdet duke thėnė All-llahu ekber.

16. Pasi ta ngresh kokėn nga sexhdja, t'i ngresh duart nga toka.

17. Pasi t'i ngresh duart, t'i ngresh gjunjėt.

18. Meshkujt, pasi tė ngrenė kokėn nga sexhdja dhe tė ulen, e ngulin kėmbėn e djathtė dhe ulen mbi tė majtėn.

19. Meshkujt e ngulin kėmbėn e djathtė dhe majat e gishtave i kthejnė nga kiblja.

20. Nė tehijat gishtat duhen vėnė mbi kofsha dhe tė mbahen tė shtrirė nga kiblja, pa i lakuar dhe pa lėvizur asnjė.

21. Duke dhėnė selam, koka tė kthehet nė tė djathtė e tė majtė.

22. Duke dhėnė selam tė shikohet nė supe.

MEKRUHET E NAMAZIT

1. Tė hedhėsh xhaketėn mbi supe, pa e veshur, e tė falesh.

2. Tė ngresh pantallonat ose fundin duke rėnė nė sexhde.

3. Tė hyshė nė namaz me mėngė tė pėrveshura tė kėmishės, tė fustanit.

4. Tė bėsh lėvizje tė panevojshme.

5. Tė falesh me tesha tė punės dhe me tesha me tė cilat nuk do tė mundė tė dalėsh para tė mėdhenjve.

6. Tė vėsh nė gojė diēka qė nuk tė pengon nė lexim. Nėse vė nė goje diēka qė tė pengon, e prish namazin.

7. Tė falėsh namaz me kokė tė pambuluar.

8. Tė hyshė nė namaz duke u munduar nė mbajtjen e nevojės sė madhe e tė vogėl.

9. Duke qenė nė namaz, tek vendi i sexhdes tė fshish me dorė dheun, gurin.

10. Kur je nė namaz, pra i lidhur nė namaz, tė kėrcasėsh gishtat.

11. Nė namaz tė vėsh duart kryqas.

12. Tė lėvizėsh kokėn dhe fytyrėn anash, tė shikosh me sy anash.

13. Tė ulesh nė bisht (si qen) nė teshehudde (ndenja e parė dhe e fundit nė namaz).

14. Meshkujt, t'i shtrijnė krahėt nė namaz.

15. Tė falesh pėrballė shpinės sė atyre qė flasin me zė tė lartė dhe pėrballė fytyrės sė njė njeriu.

16. T'i pėrgjigjesh selamit tė dikujtė me dorė, me kokė.

17. Tė gogėsish nė namaz dhe jashtė namazit.

18. Tė mbulosh sytė nė namaz.

19. Tė qėndruarit e imamit vetėm, gjysmė metri lart nga xhemati ėshtė tenzihen mekruh.

20. Edhe tė qėndruarit e imamit vetėm, mė poshtė, ėshtė tenzihen mekruh.

21. Kur ka vend nė safin pėrpara, tė qėndrosh nė safin prapa dhe kur nuk ka vend nė saf, tė qėndrosh vetėm nė saf prapa.

22. Tė falesh me rroba nė tė cila ka fotografi tė qenieve tė gjalla .

23. Varja e fotografisė sė gjallė apo tė vizatuar nė mur nė anėn e djathtė, tė majtė dhe pėrpara atij qė falė namaz, ose e punuar nė beze, nė letėr. Edhe fotografia e kryqit ėshtė si fotografia e gjallė.

24. Tė falėsh namaz pėrballė zjarrit me flakė.

25. Tė numrosh me dorė ajetet, tespihet nė namaz.

26. Tė falesh i mbėshtjellė nė njė rrobė fund e krye.

27. Tė falesh duke mbuluar gojėn dhe hundėn.

28. Tė pėshtysh nga fyti pa detyrim.

29. Tė lėvizėsh dorėn njė - dy herė.

30. Tė braktisėsh njė nga sunnetet e namazit.

31. Tė fillosh namazin kur e ke fėmijėn nė prehėr, pa detyrim.

32. Tė falesh pranė gjėrave qė tė preokupojnė zemrėn, qė tė ngazėllejnė, pėr shembull, pėrballė gjėrave tė dekoruara, pranė muzikės, lojės dhe pėrballė gjellės qė e dėshiron shumė.

33. Tė mbėshtetesh nė mur a nė shtyllė, pa nevojė tė arsyeshme, kur fal farzin.

34. Tė ngresh duart te veshėt duke u pėrkulur nė ruku dhe duke ngritur nga rukuja.

35. Tė plotėsosh leximin kur pėrkulesh nė ruku.

36. Tė vėsh kokėn dhe ta ngresh para imamit nė sexhde dhe ruku.

37. Tė falėsh namaz nė vendet qė mund tė jenė tė papastėrta.

38. Tė falėsh namaz pėrballė varrit.

39. Tė mos ulesh konform dispozitave tė synetit nė teshehudde.

40. Nė rekatin e dytė tė kėndosh tre ajete mė gjatė se nė rekatin e parė

Gjėrat qė janė mekruh jashtė namazit

1. Tė kthehesh para ose prapa kibles nė nevojtore dhe nė ēdo vend duke e prishur abdestin dhe duke u pastruar (pas kryerjes sė nevojės sė madhe e tė vogėl).

2. Tė prishesh abdest drejtuar Diellit e Hėnės.

3. Ėshtė mekruh pėr tė madhin qė mban fėmijėt e vegjėl nga kibla pėr tė kryer nevojėn. Gjėrat qė janė haram pėr tė mėdhenjtė, tua kėrkojnė qė t'i bėjnė tė vegjlit , pėr shtyrėsit janė haram.

4. Tė shtrish njėrėn kėmbė a tė dyja drejt kiblės, me pėrjashtim kur detyrohesh.

5. T'i shtrish kėmbėt nga mus-afi ose nga librat fetarė. Nėse janė tė vendosur lart, nuk ėshtė mekruh.

GJĖRAT QĖ PRISHIN NAMAZIN

1. Tė kollitesh pa arsye (pa nevojė) apo tė dėlirėsh fytin.

2. Ai qė fal namaz, kur tė teshtijė tjetri tė thotė Jerhamukall-llah.

3. Ai qė falė vetėm namazin, nėse e ndien se imami qė fal me xhemat nė anėn tjetėr ka gabuar duke lexuar dhe nėse ia tėrheq vėrejtjen, e prish namazin. Nėse edhe imami lexon duke u pajtuar me vėrejtjen e kėtij personi, edhe namazi i imamit prishet.

4. Po qe se nė namaz thotė "La ilahe il-lall-llah", dhe nėse qėllimi ėshtė pėrgjigje namazi prishet. Nėse ėshtė qė tė tregojė qėllimin, namazi nuk prishet.

5. Tė zbulosh ndonjė pjesė tė auretit.

6. Tė qash pėr shkak tė dhembjes ose pėr shkak tė ndonjė problemi tjetėr. (Nėse qan pėr shkak se pėrmendet Xheneti dhe Xhehnemi ose duke i menduar ato, namazi nuk prishet).

7. Tė marrėsh selam me gjuhė dhe me dorė.

8. Nėse nė namaz bėn njė veprim tė atillė dhe nėse ai qė e sheh atė veprim mendon se nuk ėshtė duke falur, i prishet namazi.

9. Tė hash e tė pishė diēka nė namaz.

10. Tė flasėsh nė namaz.

11. Tė pėrmirėsosh gabimet e tjetrit pas imamit.

12. Tė qeshėsh nė namaz.

13. Tė teshtishė dhe tė bėsh “ah” nė namaz.

Gjėrat qė janė mubah pėr tė prishur ēdo namaz

1. Tė mbytėsh gjarprin.

2. Tė kapėsh kafshėn qė ka ikur.

3. Tė shpėtosh kopene e bagėtive nga ujku.

4. Tė shpėtosh tenxheren qė derdhet mbi zjarr.

5. Kur nuk ke frikė se tė kalon koha (e namazit) dhe xhemati, tė kursehesh nga njė gjė qė nė njė medhheb tjetėr e prish namazin, pėr shembull, tė pastrosh papastėrtinė qė ėshtė mė pak se dėrhemi dhe kur tė kujtohet se ke prekur gruan e huaj, lejohet tė prishet namazi pėr tė marrė abdest rishtas.

6. Edhe pėr t'u ēliruar nga mbajtja me zor e abdestit dhe e gazrave, prishet namazi.

Gjėrat qė janė farz pėr tė prishur ēdo namaz

1. Tė shpėtosh dikė qė bėrtet e kėrkon ndihmė, ose tė shpėtosh tė verbrin pėr tė mos rėnė nė gropė, tė shpėtosh dikė qė tė mos digjet, tė mos mbytet nė ujė apo tė fikėsh zjarrin.

2. Edhe pse nuk ėshtė vaxhib, ėshtė xhaiz (e lejuar) tė prishėsh n


arbias Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 14:33.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.