Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia > Fenomene Paranormale
User Name
Password
Fenomene Paranormale A egzistojnė fenomenet paranormale apo ato janė vetėm mashtrime tė persosura?



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 07-11-05, 20:02   #1
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Barbaroza's Avatar
 
Join Date: 09-01-04
Location: Nė zemėr tė Kosovės!
Posts: 12,880
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Default Mistere tė ndryshme ne hapėsirė...!!!

Ne nje faqe interneti gjeta kete material shume interesant dhe epashe te arsyeshme ta postoja ketu..!



Strukture me fytyre njeriu ne Mars


Ne vitin 1976, sonda Viking qe po arbitonte planetin Mars te quajtur shpesh si Planeti i Kuq, dergoi disa foto ne toke qe i kane lene te gjithe shkenctaret me goje te hapur dhe krijoi nje enigme qe edhe sot e kesaj dite nuk eshte zgjidhur ende. Fotot e Vikingut ishin bere ne nje moment qe dielli ishte shume poshte ne qiellin e Marsit dhe tregojne nje strukture qe e pare nga larg paraqet fytyren e nje njeriu. Kjo strukture ndodhet ne rajonin e Cydonias dhe nuk eshte e vetmja.
Fillimisht fotoja qe erdhi u pergenjeshtrua si jo e sakte dhe ndofta rezultat i ndonje kushti atomsferik te caktuar. Me pas kur foto te tjera pasuan te paren pamja ishte e qarte dhe ne ate moment filluan analizat e detajuara te permasave dhe pamjes qe fotoja paraqiste. E nje lartesie prej me shume se 1500 kembe nga siperfaqja dhe e nje shtrirje prej disa 2.5 km struktura rezultoi te ishte e pamundur rezultat i erozionit apo ndonje teke gjeologjike. Matja e distancave midis harkimeve, tipareve te vete fytyres, buzeve, syte, hundes ishte shume simetrike dhe probabiliteti qe ajo te jete me origjine natyrale eshte 1 ne 1 miliard. Pra e pamundur. Foto te tjera te bera ne pozicione te ndryshme konfirmuan te paren. Ndonese pamja nuk eshte aq e qarte sa ne foton e pare ato perseri tregonin fytyren njerezore ne truallin shkembor te Marsit. Por surpriza nuk mbaronte aty. Ndersa sonda orbitonte planetin, pamje te tjera filluan te shfaqeshin dhe struktura te tjera akoma dhe me bindese dukeshin ne foto. Perqark te ashtuquajtures tashme Fytyre e Marsit u dalluan edhe disa ndertime ne forme piramidale me nje distance dhe nje madhesi qe ekspertet sa i pane u kujtuan per distancen, formen dhe pozicionimin astronomik te tre piramidave ne Egjypt. Eshte kjo thjesht nje rastesi?
Analiza te shumta, llogaritje matematikore, astronomike dhe gjeologjike nuk kane lene me asnje dyshim. Fytyra e Marsit si dhe piramidat rreth e rrotull nuk jane me origjine natyrale. Mosha e tyre eshte e pamundur te percaktohet, deri ne momentin qe te merret nje analize fizike dhe strukturale. Te papriturat e Planetit te Kuq nuk mbarojne. Sa me shume eksplorohet ne distance aq me shume fakte dhe pamje te reja turbullojne mendjen e shkenctareve. Nese ne Mars nuk ka jete, kjo sdo te thote qe ne nje te kaluar jo te larget aty ka patur jete dhe strukturat e gjetura jane nje deshmi e gjalle e kesaj. Po pse fytyra e gjetur ne mars dhe piradimat jane kaq tokesore ne pamje? Cfare lidhje ka midis tyre dhe piramidave ne Egjypt apo fytyres se njerezve te tokes?
Kjo eshte enigma me e madhe per astronomet sot per sot dhe deri ne perfundim te misionit te anijes kozmike qe aktualisht ndodhet ne orbiten e Marsit, pergjigjet jane thjesht perllogaritje shkencore dhe asgje me shume. Edhe sonda e dyte Mars Global Surveyor spacecraft e derguar ne prill te vitit 1998, solli te njejta pamje te planetit, te rajonit te Cydonias me disa ndryshime te vogla te lidhura me kushtet e drites dhe te pozicionit qe jane bere fotot.
Materiali qe postova ketu nuk eshte nje deduktim fantastiko shkencor dhe as pjelle e imagjinates se disa njerezve por te dhena te marra nga faqet zyrtare te NASA qe eshte National Aeronautics and Space Administration, agjencia amerikane e fluturimeve ne kozmos dhe me e madhja dhe prestigjozia ne bote.
Fotot e me poshte i perkasin
1- pamja e marre nga sonda Viking
2- pamje te sondes viking dhe asaj Mars Global Surveyor
3- nje pamje nga larg e strukturave ne Cydonia, perfshi edhe piramidat
4- nje analize e detajuar e bere nga shkenctaret e Nasa-s



__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 07-11-05, 20:02   #2
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Barbaroza's Avatar
 
Join Date: 09-01-04
Location: Nė zemėr tė Kosovės!
Posts: 12,880
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Default

Me vjen keq qe s'mu postuan faqet pasi linkun origjinal s'mund ta gjej,por ishin tejet interesante!
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-11-05, 20:05   #3
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Barbaroza's Avatar
 
Join Date: 09-01-04
Location: Nė zemėr tė Kosovės!
Posts: 12,880
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Default

__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-11-05, 20:05   #4
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Barbaroza's Avatar
 
Join Date: 09-01-04
Location: Nė zemėr tė Kosovės!
Posts: 12,880
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Default

__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 10-11-05, 15:27   #5
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Barbaroza's Avatar
 
Join Date: 09-01-04
Location: Nė zemėr tė Kosovės!
Posts: 12,880
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Default

Legjenda pėr Atlantidėn sipas Platonit

“Timeu”, shkruar nė vitin 360 pėrpara K. (fragment)



Do t'iu rrėfej njė histori tė botės sė lashtė, tė cilėn e kam dėgjuar nga njė plak i moēė, ngase Kritia, nė kohėn qė na e rrėfeu, ishte, siē tha, ndaj tė nėntėdhjetave, kurse unė pėr pakėz dhjetė (...)

Dhe pėr ēfarė bėnte fjalė rrėfenja, Kritia?- e pyeti Aminandri.

Pėr veprimin mė madhėshtor qė kanė bėrė ndonjėherė athinasit, dhe qė duhet tė ketė qenė mė i njohuri, por qė, pėr shkak se kanė rrjedhur q'atėherė shumė kohė dhe meqė protagonistėt gjetėn shkatėrrimin, nuk ka mbėrritur gjer tek ne.

Thuana,- tha tjetri,- gjithė historinė dhe ku e prej kujt e dėgjoi Soloni kėtė gojėdhėnė tė vėrtetė.

Ai u pėrgjigj – Nė deltėn egjiptiane, nė krye tė sė cilės ndahet lumi Nil, gjendet njė rajon qė quhet rajoni i Saisit. Edhe qyteti mė i madh i rajonit quhet, gjithashtu, Sais, dhe ėshtė qyteti prej nga rrjedh mbreti Amasis. Qytetarėt njohin pėr themeluese tė qytetit njė hyjneshė. Nė egjiptianēe ajo quhet Neit dhe, siē pohojnė ata, ėshtė po ajo hyjneshė qė helenėt nderojnė me emrin Athina. Ata i duan shumė athinasit dhe thonė se, nė njė farė mėnyre, janė tė lidhur me ta. Nė kėtė qytet vajti Soloni, ku e pritėn me shumė nderime. Ai pyeti priftėrinjtė mė tė arsyer nė ēėshtje kėsodore pėr lashtėsinė dhe zbuloi se as ai dhe as ndonjė helen tjetėr nuk dinte njoftime mė tė vlefshme pėr kohėt e lashta. Nė njė rast, duke dashur t'i cyste tė flisnin pėr lashtėsinė, ai nisi tė rrėfejė pėr gjėrat mė tė lashta qė dihen nė anėt tona - pėr Foroneun, qė njihet si “njeriu i parė” dhe pėr Niobėn dhe, pas Pėrmbytjes, pėr mbijetesėn e Deukalionit dhe tė Pirrės. Gjurmoi gjenealogjinė e pinjollėve tė tyre dhe, duke llogaritur datat, u orvat tė gjejė se sa vjetė mė parė kishin ndodhur ngjarjet, qė ai thoshte se kishin ngjarė. Mbi kėtė e sipėr, njė prej priftėrinjve, ai qė ishte shumė i shkuar nga vėrsa, iu drejtua e i tha: O Solon, Solon, ju helenėt s'jeni veē se fėmijė; nuk ka asnjė njeri tė moēėm ndėr ju. Soloni e pyeti se ē'kuptim kishin kėto fjalė. Dua tė them, gjegji ai, se nga mendtė tė gjithė ju jeni tė rinj. Juve nuk ju ėshtė lėnė trashėgim asnjė mendim nga tradita e lashtė e as ndonjė shkencė qė tė jetė thinjur nga vitet. Dhe do tė ta them pėrse. Kanė ndodhur, dhe do tė ndodhin sėrish, shumė shkatėrrime tė njerėzimit prej shkaqesh tė ndryshme. Shkatėrrimet mė tė mėdha janė vepėr e zjarrit dhe ujit, ato mė tė voglat prej njė numri tė pafund shkaqesh. Ekziston njė rrėfenjė, qė edhe ju e keni ruajtur: se njė herė e njė kohė, Fetoni, biri i Heliosit, qė kishte mbrehur kuajt nė koēinė e tė atit, ngase nuk ishte nė gjendje t'i ngiste nė rrugėn e pėrditshme, shkrumboi gjithēka mbi tokė, duke u vrarė dhe vetė nga rrufeja. Tani kjo rrėfenjė ėshtė veshur me petkun e mitit, por nė tė vėrtetė tregon rėnien e trupave qė lėviznin nė qiejt qark tokės dhe shkrumbimin e madh tė gjėrave mbi tokė, qė pėrsėdytet pas intervalėsh tė gjatė. Nė kohė tė tilla ata qė jetojnė ndėr male dhe vende tė thata dhe tė larta janė mė tė ekspozuar ndaj shkatėrrimit se sa ata qė banojnė bri lumejve apo bregut tė detit. Nga kjo mėnxyrė ne na shpėton dhe na mbron Nili, shpėtimtari jonė i amshueshėm. Kur, nga ana tjetėr, zotat spastrojnė tokėn me pėrmbytje, ata qė i mbijetojnė pėrmbytjes, nė rastin e atdheut tėnd, janė lopēarėt dhe barinjtė, qė jetojnė ndėr male, kurse tė tjerėt qė, si ty, rrojnė nė qytete, pėrlahen nga lumejt e barten nė det. Ndėrsa nė kėtė tokė, as nė atė kohė e as nė ndonjė kohė tjetėr, uji nuk zbret nga lartė poshtė nė fusha, por priret gjithnjė tė ngjitet nga poshtė lartė; pėr kėtė arsye legjendat e ruajtura kėtu janė mė tė lashtat. (…)

Kėshtu, nė ishullin e Atlantidės ekzistonte njė perandori e madhe dhe e mrekullueshme, qė qeveriste ishullin e shumė ishuj tė tjerė, si dhe shumė pjesė tė kontinentit. Pėr mė tepėr, banorėt e Atlantidės patėn nėnshtruar territoret e Libisė nga Shtyllat e Herakliut deri nė Egjipt, dhe tė Evropės deri nė Tiren. Kjo fuqi e madhe, e bashkuar nė njė, orvatej tė nėnshtronte me njė goditje atdheun tonė dhe tuajin, si dhe tėrė rajonin midis ngushticave. Atėherė, Solon, atdheu yt shkėlqeu ndėr gjithė njerėzimin, me gjithė madhėshtinė e virtyteve dhe fuqisė sė tij. Ajo (Athinaja e grekėve, Neiti i egjiptianėve - A. Q.), udhėheqėsja e helenėve, shquhej pėr guximin dhe aftėsitė luftarake… Ajo i mposhti dhe ngadhnjeu mbi pushtuesit dhe i shpėtoi nga skllavėria ata qė s'ishin nėnshtruar akoma dhe me bujari na ēliroi ne tė gjithėve qė banonim midis shtyllave. Por mė vonė ndodhėn tėrmete e pėrmbytje tė mėnxyrshme dhe nė njė ditė e natė tė vetme fatkobi gjithė njerėzit tuaj luftėdashės u pėrpinė nė tokė. Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe ishulli i Atlantidės u zhduk nė thellėsitė e detit. Pėr kėtė arsye, deti nė ato anė ėshtė i pakalueshėm dhe i padepėrtueshėm, ngase ka njė cektinė balte nė udhė, qė ėshtė shkaktuar nga batisja e ishullit.

Tė rrėfeva shkurtimisht, Sokrat, ē'dėgjoi plaku Kritia nga Soloni dhe ē'na tregoi neve.

Peritoni

nga “Libri i qenieve imagjinare”


T huhet se Sibila e Eritresė paratha se qyteti i Romės do tė rrėnohej pėr fundimisht nga Peritonėt. Nė vitin 642 tė Tėnėzot arkivi i profecive tė Sibilės u dogj nė zjarrin e madh tė Aleksandrisė; gramatikanėt qė i hynė punės pėr pėrtėritjen e disa fragmenteve tė shkrumbosura prej nėntė vėllimeve, me sa duket nuk hasėn asgjėkundi profecinė e veēantė, qė parathoshte fatin e Romės.

Me kohė u gjykua e nevojshme tė gjendej njė burim qė do tė hidhte mė tepėr dritė pėrmbi kėtė gojėdhėnė. Pas shumė kuturisjesh, u zbulua se njė rabin nga Fesi (sipas tė gjitha gjasave Jakob Ben Chaim-i) kishte lėnė njė traktat historik, nė tė cilin citonte veprėn, tani tė humbur, tė njė skolasti grek, e cila ngėrthente fakte tė caktuara historike pėr Peritonėt, marrė, me sa duket, nga orakujt, pėrpara se Biblioteka e Aleksandrisė tė digjej nga Omari. Emri i grekut tė arsyer nuk ka mbėrritur gjer tek ne, por fragmentet e tij rrojnė:

Vendbanimin fillestar Peritonėt e kishin nė Atlantidė. Ata janė gjysmė drerė dhe gjysmė shpendė. Prej dreri kanė kokėn dhe kėmbėt. Pėr sa i pėrket trupi tė tyre, atė e kanė krejtėsisht si tė shpendve, me flatrat dhe pendėt pėrkatėse…

Veēoria e tyre mė e ēuditshme ėshtė se kur dielli shkrep mbi ta, nė vend qė tė lėshojnė hijen e trupit tė vet, lėshojnė hije njeriu. Pėr kėtė arsye, disa mendojnė se Peritonėt janė shpirtėrat e rrugėtarėve qė kanė vdekur larg shtėpisė dhe perėndive tė tyre…

…dhe janė pikasur duke ngrėnė dhé… duke flatruar nė krina nė njė lartėsi marramendėse mbi Shtyllat e Herkulit.

…ata [Peritonėt] janė armiq pėr vdekje tė racės njerėzore; kur arrijnė tė vrasin njė njeri, hija qė lėshojnė pėrdhe ėshtė e trupit tė tyre; kėshtu ata fitojnė dhe favorin e perėndive.

…dhe ata qė kaptuan detrat me Skipionin pėr tė pėrgjunjur Kartagjenėn, pėr pak sa s'dėshtuan, ngase gjatė lundrimit njė formacion Peritonėsh u sul si shigjetė nė anije, duke vrarė e gjymtuar shumė vetė… Sado qė armėt tona nuk bėjnė dobi ballė tyre, kafshėt - pa qenė kafshė - nuk mund tė vrasin mė shumė se njė njeri.

…zhgėrryhet nė gjakun e viktimave tė tij dhe pastaj flatron mbi flatrat e veta tė fuqishme.

…nė Ravenė, ku janė parė sė fundi, rrėfejnė pėr pendėt e tyre, tė cilat i pėrshkruajnė me ngjyrė tė bruztė tė ēelur, gjė qė mė ēuditi pa masė, ngase ėshtė thėnė se pendėt e tyre janė nė njė tė gjelbėr tė mbyllur.

Sodo qė kėto fragmente janė tė qartė, ėshtė pėr tė ardhur keq qė s'ka mundur tė mbėrrijė nė kohėn tonė asnjė njoftim tjetėr pėr Peritonėt. Traktati i rabinit qė ruajti kėtė pėrshkrim pėr ne, ishte i depozituar, gjer pėrpara Luftės sė fundit Botėrore, nė Bibliotekėn e Dresdenit. Ėshtė e dhimbshme tė pohohet se edhe ky dokument ėshtė zhdukur, dhe nėse si pasojė e bombardimeve, apo djegieve tė mėparshme tė librave prej nazistėve, nuk dihet. Le tė shpresojmė se ndonjė ditė do tė zbulohet njė tjetėr kopje e kėsaj vepre, pėr tė stolisur sėrish raftet e ndonjė biblioteke.



Pėrktheu: Azem QAZIMI

Origjinat

Ai qė i thotė kėto fjalė ėshtė Kritia, njeri i afėrt i filozofit Platon, i cili tregon qė njė shekull mė parė, mė 590 para Krishtit, ligjvėnėsi Solon kishte pasė shkuar nė kryeqytetin administrativ tė Egjiptit, Sais . Kėtu ai qe pėrpjekur t'i ēudiste Priftėrinjtė e Isidit duke u bėrė njė pasqyrė tė traditave tė lashta greke, por njėri prej tyre kishte buzėqeshur, duke pohuar se ai grek qe njė popull fėmijnor nė krahasim me njė popull tjetėr rreth tė cilit Egjiptianėt zotėronin shumė dokumente tė shkruara. Simbas priftit egjiptian, njė qytetėrim i zhvilluar kishte egzistuar pėr shekuj tė tėrė “mbi njė ishull mė tė madh se Libia dhe Azia tė marra sė bashku”. Ishulli qe shkatėrruar nėntė mijė vjet mė parė nga njė pėrmbytje e tmerrshme bashkė me gjithė banorėt e tij. Fjalėt e Kritias janė ndėrfutur tek “Dialogjet” e Platonit, shkruar rreth vitit 340 para. Krishtit. Ja sesi e pėrshkruan ishullin filozofi grek, gjithnjė duke i vėnė fjalėt nė gojėn e priftit egjiptian: “Nga bregdeti e deri nė mes tė ishullit, i shte njė rrafshinė; mė e bukura dhe mė pjellorja e tė gjitha rrafshinave, kurse nė qendėr njė mal jo shumė i lartė (...).”

Pėrshkrimi vijon gjatė e nė tė ndėrfuten komente mbi gjenezėn e banorėve tė Atlantidės: shfaqet identikiti i njė territori katėrkėndor 540 x 360 kilometra, i rrethuar nga tri anė prej malesh qė e mbronin nga erėrat dhe nga tė ftohtėt, hapur nė jug nga deti. Rrafshina ujitej nė mėnyrė artificiale nėpėrmjet njė kompleksi sistemesh kanalizuese perpendikulare mes tyre, qė e ndanin token nė gjashtėqind katrorė tė quajtura klerossu, nė tė cilat lulėzonin hapėsira tė begata bujqėsore. Qyteti kryesor, Atlantida, gjendej nė bregun jugor; ai qarkohej nga njė rreth muresh, largėsia e tė cilėve me qendrėn ishte shtatėdhjetė kilometra; qyteti i vėrtetė, i mbrojtur nga rrathė tė tjerė uji dhe toke, kishte njė diametėr prej pesė kilometrash.

Me fjalė tė tjera Atlantida ishte pothuajse tetė herė mė e madhe se Siēilia; Nėse jo tamam njė kontinent, ajo mbetej gjithsesi njė ishull me madhėsi tė konsiderueshme. Kritia pėrshkruante pjellorinė e tokave tė saj, tė populluara veē tjerash prej elefantėsh, gjė qė do tė thotė se edhe pėr kėtė kafshė, mė e madhja dhe mė llupėsja e tė gjithave, kishte ushqim tė bollshėm. Perandora e fuqishme e Atlantidės, qė shtrihej nė ishujt fqinje, ndahej nė dhjetė shtete tė konfederuara, ēdonjeri prej tė cilėve drejtohej nga njė mbret; shteti Sovran, ai qė pėrfshinte qytetin e Atlantidės ndahej nga ana e vet nė gjashtėdhjetė mijė struktura qeverisėse; ēdo pesė a gjashtė vjet zhvillohej njėfarė asambleje publike me pjesėmarrjen e popullit i cili gjykonte mbi veprimtarinė e administrative tė ndryshme. Atlantidasit, tė cilėt nuk mjaftoheshin me zotėrimin e ishujve tė tyre, themeluan koloni tė tyre nė kontinentin pėrballė (Amerikė?), nė Egjipt, Libi e nė Etruri. Por nuk arritėn ta mposhtin perandorinė e Athinės, themeluar nė vitin 9600 para Krishtit nga perėndesha Minerva dhe organizuar simbas e vetė kritereve qė Platoni kishte paraqitur nė veprėn e tij “Republika”. Mbas shumė vite luftimesh njė tėrmet i madh dhe njė pėrmbytje shkretuan Athinėn, pėrpinė ushtrinė e saj, por bėnė qė edhe Atlantida tė zhytej nė thellėsinė e ujėrave tė oqeanit. Njė ndėshkim i drejtė, duke pasė parasysh se me kalimin e shekujve Atlantidasit qenė korruptuar.:

”Kur elementi hyjnor, i pėrzier me natyrėn njerėzore, u shua brėnda tyre e mbizotėroi karakteri njerėzor, atėherė degjeneruan, e ndėrsa atyre qė ishin nė gjendje tė shihnin kėto iu shfaqėn si gjėra tė turpshme, syve tė atyre qė ishin tė plogėsht pėr tė dalluar se ēfarė lloj jetė pėrkon me tė vėrtetė me lumturinė, iu dukėn gjėra tė mrekullueshme, tė mbufatur siē ishin prej lakmisė dhe pushtetit. Dhe Zeusi, zoti i zotave, duke vėnė re se kjo rracė po degjeneronte nė mėnyrė tė mjerueshme, vendosi t'u jepte njė ndėshkim me qėllim qė tė bėheshin mė tė urtė. Kėrkoi tė mbidheshin tė gjithė zotat, e, me t'u mbledhur tha...”

Se ēfarė tha Jupiteri, mund vetėm ta marrim me mend: nė tė vėrtetė me kėto fjalė pėrfundon edhe Kritia. Por prifti plak e ka sqaruar tashmė mė pėrpara:

”Mė vonė, me t'ia behur ca tėrmete dhe pėrmbytje tė jashtėzakonshme, e gjithė rraca juaj luftėtare (Pra Athinasit) u zhduk nėn tokė, e nė tė njejtėn mėnyrė edhe Atlantida u gremis nė det e u zhduk”.

Pėr sa rrėfehet, pohon Kritia, Egjipti ėshtė i vetmi vend qė zotėron shumė dokumentacion tė shkruar, sepse, ndryshe nga tokat fqinje, nuk qe pėrfshirė nga katastrofat; e nė lidhje me kėtė u kėrkon ndjesė lexuesve pėr faktin se u ka vėnė emra grekė sovranėve tė Atlantidės. Nė tė vėrtetė, nė analet e veta, Egjiptianėt i kishin pėrkthyer emrat nė gjuhėn e tyre, simbas zakonit tė kohės; mė vonė edhe Soloni nga ana e vet i pati ripėrkthyer, e kėshtu i ka paraqitur. “Nėse pra do dėgjoni emra tė ngjashėm me tanėt, mos u ēudisni, ngaqė e dini arsyen”.

Nga Platoni tek Kolombi

Ka mundėsi qė filozofi grek tė mos e ketė marrė me mend se rrėfimi i tij i shkurtėr (pak a shumė nja dhjetė faqe tė sotme) do tė kishte bėrė tė rridhte mė shumė bojė sesa tėrė korpusi i tij filozofik: rreth njėzet e pesė mijė vepra kushtuar njė qytetėrimi qė ndoshta as nuk ka egzistuar fare. Rast mė shumė unik sesa i rrallė (tjera vende tė lashta misterioze, si Trekėndėshi i Bermudeve, janė zbuluar dhe diskutuar nė kohė shumė tė vonshme), problemi i egzistencės apo mosegzistencės sė Atlantidės bėri tė shpėrthejnė shumė shpejt polemikat. Disa mėtonin se Atlantida gjendej pėrtej Kolonave tė Herkulit (pėrshembull Cymmeria e cituar nga Homeri tek Odisea), dhe shėnuan popullin e Atalantėve “qė nuk hanė asnjė lloj qėnieje me shpirt” e “nuk ėndėrrojnė kurrė”. Nė Histori-nė e Herodotit, tema e Timeus dhe Kritias pėrbėnte (sė paku pėr aq sa dimė ne) njė risi absolute. Aristoteli, nxėnės i Platonit, nuk i dha shumė rėndėsi rrėfimit tė Mėsuesit tė vet, dhe ky jo-opinion pati njė peshė pėrcaktuese nė Mesjetėn kristiane. Nė tė vėrtetė, autoriteti i Aristotelit...

... konsiderohej i padiskutueshėm, e ajo qė ai pati thėnė (“Ipse dixit”), qė jo rastėsisht pėrputhej me vizionin gjeocentrik tė universit mbėshtetur nga Kisha, nuk mund tė kundėrshtohej. Pėr mė tepėr egzistenca e njė kontinenti tė mbytur nėntė mijė vjet mė parė nuk pėrputhej me datėn e krijimit tė botės simbas Gjenezės, llogaritur rreth vitit 3760 p. Krishtit.

Por, mė 1492, Kristofor Kolombi zbuloi qė, pėrtej Atlantikut egzistonte me tė vėrtetė njė tokė: filozofi anglez Francis Bacon dha mendimin se mund tė jetė fjala pikėrisht pėr kontinentin e pėrshkruar nė Kritia. Shumė pikėpamje nisėn tė modifikohen, aq sa nė shekujt XVI dhe XVII Guillaume Postel, John Dee, Sanson, Robert de Vangoudy dhe shumė kartografė tė tjerė e quajtėn Amerikėn me emrin Atlantidė. Mbas Pushtimit, u zbulua madje se njė legjendė antike e indigjenėve tė Meksikės, pėrshkruar nė Kodin Aubin, fillonte me kėto fjalė: “ Uexotzincas-ėt, i Xochimilacas-ėt, Cuitlahuacas-ėt, Matlatzincas-ėt, Malincalas-ėt braktisėn Aztlan-in dhe u endėn gjithandej.”. Aztlan ishte njė ishull i Atlantikut dhe tributė e lashta kishin qenė tė detyruar ta braktisnin sepse po zhytej nė oqean. Prej ishullit, tė mbijetuarit morėn emrin dhe u quajtėn actekė, ose “Banorė tė Aztlan”. Sa pėr dijeni, nė Meksikė kjo teori nuk lidhet me vėllimet fantastike, por mėsohet nėpėr shkolla, pak a shumė siē mėsojnė nxėnėsit italianė historinė e Romulit dhe Remos; nė Muzeun Antropologjik tė Qytetit Meksiko janė ekspozuar shumė vizatime tė lashta qė pėrshkruajnė migrimin.

Rikthimi i Atlantidės

Ka nga ata qė bėjnė analogji mesqytetėrimit tė Egjiptit tė lashtė dhatij tė Amerikės qendrore: ndėrtime piramidale, ballsamosje, vit i ndarė nė 365 ditė, legjenda, afėrsi gjuhėsore. Atlantida duhet tė ketė qenė pra njėfarė ure natyrale ndėrmjet kėtyre dy qytetėrimeve, e shtrirė me gjasė ndėrmjet Azoreve dhe Bahamasit.

Mė 1815, Joseph Smith, fshatari pesėmbėdhjetėvjeēar nga Manēesteri, nė Kontenė e Ontarios nė Nju Jork, qe takuar me njė engjėll me emrin Moroni , i cili i premtoi ca vizione tė jashtėzakonshme. Shumė vite mė vonė engjėlli i tregoi vendfshehjen e ca pllakave tė ēmueshme e tė shkruara nė njė gjuhė tė panjohur, tė cilat Smith, i pėrndritur nga fryma hyjnore iu fut punė pėr t'i pėrkthyer. Mė 1830 u botua Libri i Mormonėve, njė bibėl e vėrtetė pėr sektin e Mormonėve, qė pėrshkruan njė pėrmbytje me ca karakteristika krejtėsisht atlantidiane (dhe pse Atlantida s'pėrmendet fare), ndodhur menjėherė mbas kryqėzimit tė Krishtit.

“Nė vitin e tridhjetekatėrt, nė muajin e parė, nė ditėn e katėrt, u ēua njė uragan i tillė siē nuk ishte parė kurrė pėrmbi tokė; e shpėrtheu edhe njė shtėrngatė e madhe dhe e tmerrshme, e njė bubullimė e tmerrshme qė e shkundulloi tėrė tokėn si tė donte ta ēante mė dysh (…). Dhe shumė qytete tė mėdhenj e tė rėndėsishėm u gremisėn, qytete tė tjerė ranė pre e zjarreve, kurse mjaft tė tjerė u troshitėn derisa ndėrtesat e tyre u rrėzuan, e banorėt vdiqėn dhe vėndet u shndėrruan nė mjerim (…). Kėshtu sipėrfaqja e krejt tokės u deformua, e njė errėsirė e dendur u derdh mbi tėrė vendin, e nėpėr terr nuk mundėn tė ndezin ndonjė dritė, as llambė, as vravashkė” etj, etj.

Tė mbijetuarit, populli i Nefit, kishin mundur tė largoheshin nė kohė “nė vendin e Bollėkut”, ku ndėrtuan tempuj e qytete, mes tė cilėve atė tė Palenque dhe njė fortesė qė mė vonė u njoh me emrin Maēu Piēu.

Tridhjetė e dy vjet mė vonė njė studiues ekscentrik francez, abati Charles-Etienne Brasseur, zbuloi “provėn pėrfundimtare” tė lidhjes mes Mesdheut, Atlantidės dhe Amerikės Qendrore. Teoritė e tij u konsideruan tė pabesueshme, por frymėzuan veprėn e parė me tė vertetė popullore rreth kėsaj teme: “Atlantis, the Antediluvian World” (“Atlantida, Bota Antideluviane”) tė amerikanit Ignatius Donnelly (1882). Simbas Donnelly, Atlantida ishte parajsa Tokėsore biblike, dhe aty qenė zhvilluar qytetėrimet e para. Banorėt e saj qenė hapėrdarė nėpėr Amerikė, Europė e Azi; mbretėrit dhe mbretėreshat e saj qenė bėrė Zota tė religjioneve antike. Mė vonė, rreth trembėdhjetė mijė vjet mė parė, i tėrė kontinenti qe pėrmbytur prej njė kataklizme me origjinė vullkanike. Nė mbėshtetje tė tezės sė tij, Donnelly parashtron afėritė kulturore tė pėrshkruara mė sipėr, dhe disa prova gjeologjike, me thėnė tė vėrtetėn jo fort bindėse . Nga ana tjetėr e oqeanit, Augustus Le Plongeon, mjek francez, bashkėkohor me Donnelly, qė pėr herė tė parė kishte bėrė gėrrmime nė rrėnojat Maya nė Yucatan , e rimori nė mėnyrė tė pavarur tematikėn e “Mistere tė shenjta tė Majave e tė Kuikėve 11.500 vjet mė parė; marrėdhėniet e tyre me Misteret e shenjta tė Egjiptianėve, Grekėve, Kaldeasve dhe Indianėve”. Pavarėsisht gjatėsisė sė pafundme tė titullit, libri i tij pati njė sukses tė madh dhe ndikoi gjerėsisht nė pėrhapjen e mitit.

Pėrktheu : Shpėtim Kelmendi

Marre nga Milosao.Org
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 14-11-09, 11:52   #6
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Join Date: 01-10-03
Location: drejt dritės
Posts: 2,654
4peace has disabled reputation
Default Titulli: Mistere tė ndryshme ne hapėsirė...!!!

*

Edhe njė mister qė, me gjasė, pos shqiptarėve e paskan parė e fotografuar/inēizuar gjithė bota.


http://www.youtube.com/watch?v=yuuMOvy1KNE


*
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 30-11-09, 09:19   #7
Agolli
 
Join Date: 14-02-06
Posts: 14,234
Agolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Mistere tė ndryshme ne hapėsirė...!!!

Legjenda per Atlantiden;






_dhe keshtu me rradhe ---> ''1 deri ne 25''


Agolli Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 15:29.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.