Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
User Name
Password
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 21-01-06, 13:46   #1
ekonomisti_4
 
Join Date: 05-08-05
Location: Gostivar
Posts: 6
ekonomisti_4 has disabled reputation
Send a message via MSN to ekonomisti_4 Send a message via Yahoo to ekonomisti_4
Default Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhes shqipe

[b]Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhes shqipe

Gjatė zhvillimit tė letėrsisė shqipe u hartuan disa alfabete tė ndryshme. Njė nga mė tė fundit ishte ai i krijuar nė Stamboll. Megjithatė, mendimi i pėrgjithshėm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak tė pranueshme pėr prodhimin e letėrsisė shqipe dhe gjuhės kombėtare shqipe. Pėr kėtė arsye, shoqėria aktive dhe idealiste ‘'Bashkimi'' nė Manastir, thirri Kongresin e Parė tė Pėrgjithshėm pėr diskutimin e njė alfabeti tė njėsuar. Njė alfabet i njėsuar do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarė shqiptare. Prandaj mė 14 Nėntor 1908 nė Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

Nė kėtė kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipnisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikė etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashėri, i biri i Abdyl Frashėrit. Mithat Frashėri ishte nė atė kohė redaktor i dy revistave qė botoheshin nė Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mėsuese e shkollės sė vashave nė Korēė. Nėnkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korēa si dhe 11 antarė tė tjerė. Nė atė Kongres merrnin pjesė shqiptare te fese moslemane, katolike, ortodoksė, protestant, njerės tė ditur dhe te gjithė erdhėn sė bashku tė bashkuar si vėllezėr pėr njė qėllim tė madh kombėtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku tė gjithė pjesmarrėsit sa njė hoxhė rendi ta pėrqafonte para tė gjithėve. Kėrkesa e kombėtaristėve shqiptarė ishte qė gjuha jonė Shqipe tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjė qė nėnkupton mosnėnshtrimin qoftė ndaj otomanėve qoftė ndaj grekėrve. Kongresi vendosi me votė unanime tė lenė mėnjanė alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe qė pėrdoret deri mė ditėt tona. Gjithashtu, u vendos qė pas dy vjetėsh tė mbahej njė Kongres i dytė nė Janinė pėr tė shqyrtuar problemet drejtėshkrimore e letrare, si dhe pėr tė bėrė pėrpjekje pėr shkrirjen e dialekteve gegė dhe toskė nė njė gjuhė tė njėsuar shqipe. Duke qenė se para Kongresit tė Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo pėrshtatiet e tyre, vendosmėria e delegatė vepėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e panvarėsisė, gjė qė nuk kaloi pa u vėnė re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatėt e tyre sllavė.

Ndre Mjeda, njė studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta mė tė bukura gjuhės shqipe nė atė kohė:

Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,

Gjuha shqipe m'shungullon,

Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,

pa da zemrėn ma ngushėllon.

Gegė e toskė, malėsi, jallia,

jan nji komb, m'u da s'duron,

fundė e majė nji asht Shqipnia,

e nji gjuhė t'gjith na bashkon.



Nė Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga njė grup tregėtarėsh atdhetar moslemanė shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtė u bė e njohur nė tė gjithė Shqipninė si shpėrndarėse e librave dhe gazetave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė punishte ishin tė punėsuar 17 vetė, tė cilėt punonin me njė makinė tė re elektrike, qė vihej nė lėvizje me dorė, pėr tė shtypur gazetėn e pėrjavėshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.

Ndėrkohė ēėshtja e gjuhės shqipe shpesh bėhej shkas shpėrthimin e dhunės sė fanatikėve qė sulmonin pa mėshirė pėrparimin e gjuhės shqipe. Babė Dudė Karbunara (1842-1917) i lindur nė Berat, bashkėpunonte ngushtė me Kostandin Kristoforidhin. Babė Karbunara shumė herė filloi gjatė kremtimit tė meshės tė lexonte ungjullin nė gjuhėn shqipe dhe kėshtu i filluan kėrcėnimet e para nga eprorėt klerikė otodoksė dhe mė 1895, fanatikėt i dogjėn tė tėrrė shtėpinė. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip nė gji dhe me pushkėn nė krah fshat mė fshat nė Shqipninė e jugut pėr pėrhapjen e shkollės shqipe dhe kishėn shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra nė sy tė autoriteteve turke. Tri herė turku ja dogji shtėpinė dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Mė 24 Dhjetor 1917 At Stathit i kishin zėnė pritė banda e kusarėve tė Josif Suropullos, tė cilėt e vranė duke i prerė kokėn At Stath Melanit.

Petro Nini Luarasi (1865-1911) ėshtė njė nga atdhetarėt e shquar qė punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Qe drejtor i shkollės sė djemėve nė Korēė. Petro Nini Luarasi shkonte fshati nė fshat pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Mė 20 Shtator 1892, peshkopi i Kosturit Fillaterri nxorri njė lajmėrim me titull ‘'Mallkimi i shkronjave shqipe''. Mė 1909, qeveria turke mbylli tė gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhėr tė prerė tė shuhen nė zjarr tė gjitha librat, dokumentat dhe letėrsia shqipe. Gjendja politike nė vend nė atė kohė ishte kritike pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Pėr atdhetarėt shqiptarė u bė mė se nuk do t'i realizonin dot kurrė qėllimet e tyre tė larta pa hapur mė parė shkollat shqipe pėr formimin e rinisė. Deri nė atė kohė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatė, gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt shqiptar u ndeshėn me tri probleme tė mėdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e tė hollave dhe mungesa e mėsuesve tė shkolluar.

Shuma tė vogla por tė dobishme tė hollash ishin mbledhur aty-kėtu brenda vendit, kurse ato mė tė mėdha kishin ardhur nga shoqėritė dhe klubet shqiptare nė vendet e tjera. Mirėpo kishte fare pak mėsues tė shkolluar tė gjuhės shqipe. Pėr tė bėrė ballė kėsaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri njė tjetėr Kongres nė Elbasan, nė zemėr tė Shqipnis, nga data 20 deri 27 Gusht tė 1909. Nė kėtė Kongres tetėditore, qė kishte synim zhvillimin e lėvizjes arsimore anembanė vendit, erdhėn delegatė nga 28 shoqėri e klube shqiptare. Nė Kongres u vendos qė tė themelohet ‘'Shkolla Normale nė Elbasan'' njė shkollė gjashtėvjeēare pėr pregatitjen e mėsuesve tė rinjė. Njerės tė mėsuar nė Universitetet e huaja Europjane u gjetėn dhe u caktuan pėr tė formuar trupin pedagogjik.

Klubi i Manastirit u caktua si qendra pėr krijimin e njė Federate tė Klubeve Shqiptare nė Shqipni dhe nė kurbet. Qėllimi i Klubeve ishte pėhapja e gjuhės dhe arsimit shqip, pa u pėrzier me politik. Klubi korēar ‘'Pėrparimi'' u caktua si qėndra financiare, qė do tė adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave tė ditės dhe tė natės. Pėrgjegjėsia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollės Normale tė Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti tė gjithė shqiptarėt tė futnin gjuhėn shqipe nė shkollat e huaja, tė pėrhapura anemban Shqipnis. Mė 18 Nėntor 1909 u bė thirrja haptazi, ‘'Pėrmbajtjen e Shkollės Normale tė Elbasanit duhen, para, para e mė shumė para''. Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet niveli i ulėt i jetesės sė njerėzve, qė u bėhej njė propozim i tillė! Mirėpo, me ose pa mjetet e pėrshtatėshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi tė pregatiste pionierėt e arsimit pėr Shqipnin qė po rilindėte. Drejtori i parė i Normales ishte, Luigj Gurakuqi qė vite mė vonė kjo shkollė u pagėzua me kėtė emėr. Shkolla Normale u hap mė dhjetor tė 1909, me 143 nxėnės.

Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqėve tė gjuhės shqipe. Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, qė botoheshin nė Shqipni dhe nė kolonitė shqiptare jashtė vendit. Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashėn, tė friksuar nga ky shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr, duke ndaluar shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip. Nė Vlonė atdhetarėt e ndershėm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonės u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipnia, nga frika e vrasjes. Nė Gjinokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi, u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė parės shkollė shqipe nė Korēė, u internua nė Selanik. Zhonturqit i kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepurr tė gjallė tė gjithė shqiptarėt e ndershėm qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Gjėrat po shkonin keq mė keq.

Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi mosleimanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perendimore ishte njė pėrēmim pėr fenė moslemane. Njerės tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė Qeverisė sė Zhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė ''Mahfeli'' me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fundė tė vitit 1909, Qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe. Shoqėria reaksionare ‘'Mahfeti'' me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me gėrma arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7000 njerės protestuan kundra pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Kėshtu po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 mijė vetė dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me gėrma arabe, tė dėrguara nga Stambolli.

Telegrame tė shumta nga shoqėritė, shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip. Nė Shkodėr, njė grup myslimanėsh u bėnė gati tė organizonin njė manifestim nė pėrkrahje tė shkronjave arabe. Mirėpo ndėrruan mėndje kur 60000 katolikė dhe mysliman tė ndershėm shqiptar, nga Malėsia e Madhe, organizuan ditė mė parė njė manifestim madhėshtor nė pėrkrahje tė shkronjave latine. Protesta tė ngjashme u organizuan nė Pėrmet, Kolonjė, Tepelenė, Frashėrė, Konicė etj. Por turqit nuk deshėn t'ia dinin. Atėherė nė mars tė 1910 u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronjua latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejt tė Qeverisė Turke.

Gazeta atdhetare ‘'Shkreptina'' e Kajros botoi njė momerandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipnis. Nė tė theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr ‘'lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte me mesazhin: “E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e perandorisė Otomane le ta dijė mirė se t ė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri”.

Edhe nė kėtė luftė, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtė e afėrmt dhe tė largėt, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri nė jug tė Shqipnis dhe pregatiti breza tė rinjė atdhedashės. Megjithėse ky zhvillim kulturor ishte pėrfytyruar si jo i dhunshėm, shpejt ai ishte kthyer nė njė zjarr tė rrezikshėm. Qė shqiptarėt trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat pėr tė shpallur mėvetėsinė e Shqipnisė mė 28 nėntor tė 1912 nė Vlorė. Mbas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht tė banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavėt. Tė gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjėn dhe shumica e atdhetarėve shqiptar u therrėn nga serbėt, disa u burgosėn. Popullata moslemane shqiptare u detyrua tė braktiste qytetin e Shkupit dhe tė Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare qė mbetėn aty, me kalimin e viteve dhe me dhunė u nėnshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.

[b]


__________________
\" te dua edhe pse akoma nuk te njoh mire se kush je\"
ekonomisti_4 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 02:00.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.