Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
User Name
Password
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 07-04-06, 15:45   #1
Reana
 
Join Date: 18-04-05
Location: Manhattan
Posts: 6,108
Reana has disabled reputation
Default Legjenda/gojedhena shqiptare


Rozafa

Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjerė dhe mbi qytetin e Shkodrės kėshtjella e lashtė e Rozafatit.Kur ėshtė hedhur guri i parė i nė themelet e kėsaj kėshtjelle? S'dihet . Historia e saj humbet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė mocėm tė kėsaj mėnge. Njė gjė dihet mirė e qartė ; atė e kanė pasur dikur labeatėt dhe pastaj Ardianėt, qė ishin fise tė forta ilire.Nė atė kohė tėrė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, gjer nė Tergesten e bujshme apo Triesten e ditėve tona, ishte breg ilir. Mė vonė u derdhėn kėtej romakėt pastaj sllavėt, normanėt, venetikėt turqit e shumė popuj tė tjerė tė huaj. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si dhe vetė muret e kėshtjellės , janė lagur me pėrrenj gjaku tė atyre qė e kanė sulmuar dhe atyre qė e kanė mbrojtur. Tė huajt erdhėn dhe shkuan kurse populli ynė mbeti ngulur nė kėtė tokė ilire.Ndėrtimi i Rozafatit ka njė gojėdhėnė tė bukur por dhe tė hidhur qė ka ardhur nga lashtėsia deri nė ditėt tona. Ja c'thotė kjo gojėdhėnė.........


I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tėrė . Kjo mjegull mbeti aty tre ditė e tre netė . Pas tri ditėsh e tri
netėsh fryu njė erė e hollė dhe e lartoi mjegullėn. E lartoi dhe e shpuri gjer nė kodrėn e Valdanuzit. Aty majė kodrės punonin tre vėllezėr. Ndėrtonin njė kėshtjellė. Murin qė e bėnin ditėn u prishej natėn dhe kėshtu nuk e lartonin dot . Na shkon aty njė plak i mirė.
- Puna e mbarė , o tre vėllezėr.
- Tė mbarė paē o plak i mirė . Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė.
Ditėn punojmė , natėn prishet . A di tė na thuash njė fjalė tė mirė .
C'tė bėjmė qė tė nbajmė muret nė kėmbė ?
- Unė di - u thotė plaku - po e kam pėr mėkat tua them .
- Atė mėkatė hidhe mbi kryet tona , se ne duam qė ta qėndrojmė mė kėmbė kėtė kėshtjellė..
Plaku i mirė mendohet e pyet :
- A jeni tė martuar o trima ? A i keni ju tė tre vashat tuaja ?
- Tė martuar jemi - i thonė ata - edhe tė tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ē'tė bėjmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė ?
- Nė doni ta qėndroni , lidhuni me besa besė : vashave mos u rrėfeni , nė shtėpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t'u them unė . Atė nga tė tri kunatat qė do tė vijė nesėr t'ju sjellė bukėn , t'a merrni e t'a muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės . Atėherė keni pėr ta parė se muri do t'u zėrė vend e do t'u qėndrojė pėr jetė e mot.
Tha kėshtu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s'u pa.
Vaj !
Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet kėshtu e kėshtu , i tha tė mos
vinte atje tė nesėrmen . Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet . Vetėm i vogli e mbajti besėn , fjalėn : nuk kuvendoi nė shtėpi , nuk i tha gjė vashės sė vet .
Nė mėngjes ata tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė . Cekanėt godasin , gurėt coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen...
Nė shtėpi nėna e djemve s'di gjė . I thotė sė madhes:
- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukė e ujė ; duan kungullin me verė.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nėnė , sot s'mund tė shkoj se jam sėmurė.
Kthehet i thotė sė mesmes:
- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukė e ujė : duan kungullin me verė.
- Besa nėnė , sot s'vete , se do shkoj tek fisi pėr tė bujtur.
- Nėna e djemve i kthehet nuses sė vogėl .
- Moj nuse e vogėl...
Nusja e vogėl brof nė kėmbė:
- Urdhėro zonja nėnė !
- Mjeshtėrit duan bukė e ujė; duan kungullin me verė.
- Besa nėnė unė shkoj , po e kam djalin tė vogėl. Druhem se do gji tė pijė e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmė ne e s'ta lėmė tė qajė - , i thonė tė kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me verė, puth djalin e vogėl nė tė dy faqet,
niset e bie nė Kazenė; qė aty ngjit kodrėn e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetėrit dhe i shoqi.
- Puna mbarė , o mjeshtėr !
Po c'ėshtė kėshtu? Cekanėt ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.
E shoqja i thotė:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindur nė ditė tė zezė , moj kunata jonė . Ne e kemi bėrė me fjalė tė t'murojmė tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.
- Shėndoshė ju o tim kunetėr. Po unė do t'ju lė njė porosi:
kur tė mė muroni nė mur, synė e djathė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjirin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė qajė - me njėrin sy do ta shikoj , me njėrėn dorė do ta ledhatoj, me njėrėn kėmbė do ti tund djepin e njėrin gji do t'ia jap tė pijė. Gjiri im u muroftė, kėshtjella qėndroftė, djali im u trimėroftė, u bėft mbret e mbretėroftė !
Ata e marrin nusen e vogėl dhe e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben mė si mė parė. Po reth tyre gurėt janė dhe sot tė lagur e tė myshtė, sepse vazhdojnė tė pikojnė lotėt e nėnės pėr birin e saj...
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimėroi .


__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 09-04-06, 15:40   #2
Reana
 
Join Date: 18-04-05
Location: Manhattan
Posts: 6,108
Reana has disabled reputation
Default

Legjenda per Doruntinen

Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
Doruntina trembėdhjetė !...
Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a
kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
- Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
- Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e
t'a sjell!.
Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė
dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
- Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:
- Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke
marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur,
dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
- O biri im! O biri im! O biri im!...
Edhe tri herė tė tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi!
Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:
- Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?
- Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:
- Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
- Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:
- Kostandin, o im vėlla!
Dhe iu afrua e pėrqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!.
Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz , do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
- Eja motėr, ashtu si je!.
E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur.
Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
- Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
- Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
- Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
- Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
-Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
- Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
- Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?
- Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.
Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:
- Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.
Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.
- Mėmė hapma derėn!
- Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
- Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.
- Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė
marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
- C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
- Kush tė solli kėtu, o zemra ime?
- Mė solli Kostandini, im vėlla.
- Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
Dhe si rinin tė dyja,
njėra tek praku e tjetra nė derė,
plasėn si qelqi me verė...
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 20-04-06, 14:58   #3
Reana
 
Join Date: 18-04-05
Location: Manhattan
Posts: 6,108
Reana has disabled reputation
Default

Legjenda/gojedhena e Rozafes e kenduar ne vargje, e bartur brez pa brezi ne zonen e Ulqinit

Ē’i ka ra mjeglla Bujen’s-ė,
Edhe fushės Shkodaras-ė,
Fryni erė, frashni e hollė,
E nalcoj-ė mjegullan-ė
Ku punojnė e tre vllazni,
Gjidh ditėn e po punojnė,
Gjidh natėn po jau rrenojnė,
Shkon nji shenjt i gjallė asajna,

-Puna marė, o ustallarė.

-Ta marė paē, o shenjt i gjallė,

Ku e sheh ta marėn tonė,

Na gjidh ditėn po punojmė,

Gjidh natėn po na rrenojnė,

A di gja me na kalxue?

-Unė e di, por kam gjynah-ė.

-At gjynah-ė le’mi ne.

-A jini tė tre t’martuem,

A i kini tė trija vashat?

-Na tė tre vashat i kena.

-Cilla vashė t’u bjere bukė,

At muroni n’murė t’Kalasė,

Lidhni besė, e lidhni fe,

Nė konak e kur tė shkoni,

Vashave mos u kalxoni.

Aj ma i madhi zanė vėlla,
Prishi besė, e prishi fe,
Nė konak-ė bjesedoj-ė,
Vashės ti-ė i kalxoj-ė.

Aj i dyti zanė vėlla,
Prishi besė, e prishi fe,
Nė konak-ė bjesedoj-ė,
Vashės ti-ė i kalxoj-ė.

Aj i treti zanė vėlla,
Majti besė, e majti fe,
Nė konak nuk bjesedoj-ė,
Vashės ti-ė s’i kalxoj-ė.

Po thėrret nana gjelinė:
-Gjelinė, e para gjelinė.

-Lepe nanė, e brraf nė kamė.

-Ustallart-ė duen bukė,

Duen bukė e duen ujė.

-Besa nanė po m’dhem kryet.

-Gjelinė, e dyta gjelinė.
-Lepe nanė, e brraf nė kamė.

-Ustallart-ė duen bukė,

Duen bukė e duen ujė.

-Besa nanė s’po vojt atjene,

Due me shkue nė gjini.

-Gjelinė, e treta gjelinė.
-Lepe nanė, e brraf nė kamė.

-Ustallart-ė duen bukė,

Duen bukė e duen ujė.

-Besa nanė s’po vojt atjene,

Kam djaloēin t’vogėl-o.

-Na djaloēin ta shikojmė,

Kurr na tokė s’ta lėshojmė.

Muer bukė, muer ujė,

Muer kungullin me venė.

Tek e pa-ė i shoqi saj-ė,

Tek e pa i lshoj bela,

Do t’murojmė nė Kala.

-Synin djathtė ma lini jasht-ė,

Kamėn djathė ma lini jasht-ė,

Dorėn djathtė ma lini jasht-ė, Gjinin

djathtė ma lini jasht-ė.

Kur t’vinje djali kėsajna,

Unė me sy-ė ta shikonjė,

E me kamė-ė ta afronjė,

E me dorė-ė ta lurtonjė,

E me gji-ė ta nėrgonjė. "
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 20-04-06, 15:22   #4
Reana
 
Join Date: 18-04-05
Location: Manhattan
Posts: 6,108
Reana has disabled reputation
Default

Kenga Legjendare e AGA IMERIT

(Arbnesh, Krajė)

Aga Tmeri na u martue,
sali nji natė ma s'ndej me grue.
Na i erth letra pėr me shkue,
i erth letra pėr miri,
pėr me shkue ag-ja n'ushtri.
Bani g6st e zijafet
e i mlodhi shokt e vet
e e la sarajin shkret.
Gjint i shpisė ai i la vetė
e ē'u nis Ag-ja me shkue,
por pej rruget ai ka kthye;
pej rruget ka kthye n'shpi
me i marrė besėn vashės ti:
- Po ndigoni shokt e mi,
diē harrova nė shtėpi.
Edhe shokt at e kanė lshue.
Turr e vrap nė shpi ka shkue.
Se ē'pa i thatė ai babės ti:
- Diē harrova me t'pevetė ­
oo sa izėn ti, babė, pa m'nep?
Ati baba i ka thanė:
- Unė t'nap izėn pėr nji javė.
- Mas ti, babė, goja t'u thaftė!
S'isht mulli me shkue, me ardhė,
isht ushtri e rrugč e larkt.
Sa izčn pa m'nep maj nanč?
Edhe e ama i ka thanč:
- Unč pa t'nap-o per dy javč.
- Mas, maj nanč, goja t'u thaftč!
S'isht mulli me shkue, me ardhč,
isht ushtri e rrugč e larkt.
Sa pa m'nep besčn maj vashč,
sa izčn pa m'nep me ndejč?
Vasha i ka thanč me shpejt:
- Pčr tri dit e pčr tri net.
- Xiftč t'u goja qi- pa flet!
S'isht pazar me vojtč me ardhč,
isht ushtri e rrugč e Jarkt,
atjf" jet nana pa djalč.
At'herč vasha i ka thanč:
- Pa t'nap izčn pėr tri vjet.
- Lumt-e goja, mirč pa flet!
Ati vasha prap i thet:
- Masi t'mushen-o tri vjet,
as tri dit -e, as tri net
besa ty-o nuk tė pres,
nuk tė pres veēse martohem,
Aga Imeri me shkue unis.
Kur ka ra ne luftė te parč,
edhe kalin ja kan vra.
Kur ka ra nč luftč tč dytč,
edhe Ag-ja varrue isht.
K ur ka ra nč luftč tė tretč,
rabazan-o e kanč marrė.
Rap e xun-o, n'burk e ēuen,
pčr tri vjet ata e shkruen;
e kanė shti-o n'burk tč zi,
tri vjet burgun ja kanč pre.
Aga Imeri njehen dit',
njehen dit' e njehen net'
der .iu mllshen tri-o vjet.
Se ē'pa ha edhe ē'pa pi
e dyzenit ēka pa i bje.
Kur u mushen tri-o vjet,
shkan nji shoqi i ti asajta.
- Ty ē't'ka gjetė,
o Imer aga ­sarajet t'ishin rranue,
nanč e babč t'ishin qerrue,
vasha donte m'u fejue,
motra t'jitte pa u martue.
- Hajt e hajt, kopil kopilit,
shendosh vetė, katil katilit!
Unė ha petulla me mjaltė,
unė ha mish edhe pilaf,
sarajet i gadis prap;
nanė e babė zaman' kanė kapė,
vashėn e gjźj ma tė mirė
edhe motra mā ka vakt.
Masi shkoi ai shoqi j ti
Ag-ja s'pa ha as s'pa pi,
as dyzenit ma s'pa i bje.
Aga Imeri rri pėshtetė,
l'ri pėshtet-o pėr jastek.
Kur nji ditė, nė natje htret,
bija e mretit de n'penxhere,
Aga Imerin p'i peveten: .
- Hajr allah e Aga Imer,
po dyzenit pse s'pa i bje?
Ē'ke Imer qi je idhnue?
Imer Aga i ka thanė:
- Kam nevoj-o m'u idhnue ­natėn,
mram-o nė mjesnatė
e kam pa nji andėrr t'shtirė,
unė kam pa nji andėrr t'zezė ­
sarajet m'ishin rranue,
nanė e babė mė janė qerrue,
vasha e jeme m'isht fejue,
motra mét-o pa u martue.
Se tri vjet-o mė kanė shkue.
Izėn mretit me m'kshu
me ju lut-o njér per mue!
Tre darzān-o me m'i ēue!
Ē'ka qitė vajza e i ka thanė:
- Ne ke pare me t'leshue,
shtjerja bābs-o tre darzanė
se n'Ulqin me shkue t'lshan.
Ē'ka qitė ag-ja e i ka thanė:
- Paret i mjeri ku t'i marr?
Tash tri vjet-o rabazanė,
kźn nuk njoh e kźn nuk dij,
por pa i shtie tre darzanė:
pa i lā-o din e iman,
e pa i lā-o Ramazan'.
e pa i lā Kurban Bajram',
n'dashtė dy Bajrame e 'i Ramazan,
n'dasht pa i lā te madhin zot
e tė dytin ujt e detit,
e tė tretin armt e brezit.
ju ēue ag-ja shkoi te rnreti.
Pėr jastek pa rri pėshtetė,
pa i shin lot' me faculetė.
- Ēka ke, ag-o, qi pa kjan?
Ē'ka qitė ag-ja e i ka thanė:
Natėn, nat-o nė mjesnatė
unė e pash nji andėrrt'zorshme
­sarajet m'ishin rranue,
nanė e babė m'ishin qerrue,
vasha donte.m'u martue,
motra m:jitte pa u martue.
Aman mret-o me m'leshue!
Mreti i lypi treqind qese.
- Aga lmer-e unė tė lshaj-e
me m'dhanė treqind qese pare.
Aga lmeri ju pėrgjegj-e:
- Unė i mjeri ku t'i marr-e?
Tāsh tri vjet-o rabazan-e,
par pa t'shtie tre darzan-e:
pa ta lą 0 din' e iman-č,
e pa t'lą-o Ramazan',
e me te Kurban Bajram,
n'daē dy Bajrame e 'j Ramazan,
n'daē pa t'lą-o t'madhin zot,
e tė dytin ujt č detit,
e tė tfetin armt i brezit.
Vajza e mretit u ba razi
edhe mreti besė i xu ­
me shkue n'shpi-o e ka lshue.
Sa me snpējt .la gjet gjemmė;
e ē'u nis ag-ja me shkue:
pėr, tre sahat kapi Ulqinė.
, N'gjysė tė rruks-o kur ka shkue,
vajt e ra te Kroni i Bardh-e,
nji tubė krushq e gjet nėn dardh-e,
ē'j ka hasė ata me nuse.
- Ndesha e mirė, o krushqellar-e!
Mirė se vjen ti rabazan-e!
'- Mirė se rrini' krushq darsmor-e!
- Mirė se vjen, o burgaxhi !
- Unė pa vij pej Spajet t'zez-e.
- Ti qi erdhe,burgaxhi-e,
.a je vesht pėr Aga Imerin,
ti'pėr tź a ke me dit-e? '
- Unė jam vesht pėr t'zi,ėe Li,
gjith tė zitė pėr tź e kam ­
Aga Imeri na ka dek-e.
tash tri dit ne dhé ka hi-e,
vetė e lava, vetė e kjava,
tė shtatat me dorė ja dava.
Amanet, o krushq darsmor-e,
(a) kam tehir me folė me nuse?
T'tanė shikuen shoqishojn-e
e ja dhanė tehirin-o:
- Hajt e fol, mar jabanxhi-e,
s'isht adet, por fol kadal-e!
Nisi ag-ja me kuvendue:
- Ndesha e mirė, nuse nė kal-e!
- Mirė se vjen ti, mare djal-e,
mirė se vjen, o burgaxhi-e!
Ka pa vjen, o burgaxhi-e?
- Unė pa vij pej Spajet t'zez-e.
- Ti qi erdhe, burgaxhi-e,
a je vesh pėr Aga Imerin,
ti per tź a ke me dit-e? .'
- Unė jam vesht pėr t'zjft e ti-e,
gjith te zitė pėr tź e kam
­Aga Imeri na ka dek-e,
tash tri dit nė dhé ka hi-e;
vetė e lava, vetė e kjava,
tė shtatat me dorė ja dava.
Ē'ka qitė djali e i ka than-e:
- A ma fal-o nji fiIl paj-e?
- Unė ta fali, more djal-e,
pėr rahmet tė Aga Imerit
e pėr shndet tė Ali Begut.
Djali nusen p'i pevet-e:
- E kuja ke kjźn-o nj'ere?
- E ati Agės Imer Ag-e.
- E kuja po bāhej sot-e?
- E ati ēelės, Ali Pash-e.
- Amanet, moj vashė nė kal-e:
po m'i pa ti Aga Imerin
a kishnjesh m'i njoftė, moj vąsh-e?
Edhe vasha i ka than-e:
- Qyqja unė, e ku ta njah?
Sall nji natė me tź kam ndźjė.
me tź nji natė kam ndźjė n'shpi-e.
E zeza un-o, gjith ēka dij-e,
gjith ēka dij, e zeza un-e,
gjith ē'm'ka thanė qyqja kadnan-e,
se e ka nji shenjė nė llān-e.
Aga Imeri shih ēka bani,
shih ēka bani Aga Imeri:
shpėrvuel mangėn, qiti llānen.
Kur e pa vasha nishanin,
zhdrypi ajo kalit t'bārdh-e
me tė madhe hapi zanin:
- Udha e marė, o krushqelIar-e!
Unė pa shkoj mas fatit 'par-e.
Nji selam te Ali Pasha,
atje kjoft-o si ka kjen-e:
ne na mājt-o zoti shndén-e,
pėr ne m'faltė zoti nji djal-e,
ty ma t'parin d'baj kumar;
pėr ne m'faltė zoti daj ēik-e,
ty ma t'parin tė baj mik.
Ē'qiten krushqit edhe than-e:
- Na pa nu se ku da t'shkojm-e?
Na kndojnė kangėn, na marrojn-e.
Muer ag-ja vashėn i ti-e,
e muer, e ēaj nė shpi-e.
Vetė unis me shkue n'Spaj-e
atje ku besėn kish dhan-e
­vajza e mretit ish darzan-e.
Km u mush koha me ardh-e,
e bija mretit i del para.
Mreti pa e peveten t'bin-e:
- A pe gia, mori bi-e?
- Po, more bab-o, tash po vjen.
Aga Imeri shpejt ja 'rrini,.
- Mirė se erdhe Ago Imer-e
se mue baba desht me m'pre-e!
" Tė gjith shōkt i dolėn para:
- Mirė se erdhe Imer Aga!
Kjenke djalė e pika e djalit ­
majte besėn i shqyptarit,
majte besėn qi ke dhan-e!
Mreti t'bin-e e ka fal-e,
se mas t'ardhke Aga Imeri,
besa t'binė ai desht m'i pre.
Aga mretit i doli n'faqe.
N'burk mreti mā s'e ka shti-e,
pėr krejt e fali m'u kthye n'shpi-e.
Aga Imeri erth n'Ulqin-e
vazhdaj jetėn me vashė t'ti-e.
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 20-04-06, 16:46   #5
Reana
 
Join Date: 18-04-05
Location: Manhattan
Posts: 6,108
Reana has disabled reputation
Default

Ymer Agė Ulqini





YMER AGĖ Ulqini ishte djalė nė lule tė moshės. Tė sotmen u martua tė nesėrmen i erdhi kartė nga mbreti: "Ti Ymer agė Ulqini tė nisesh e tė shkosh nė luftė se po na sulmon armiku ... "Kjo kartė ishte e zezė, e hidhur se ndante trimin nga vasha. Po Ymer Aga ishte ushtar nuk e bėntė fjalėn dysh. U ngrit, shaloi balashin, ngjeshi armėt, shkoi u la shėndenė miqve, shokėve, nėnės e atit, pastaj vajti e ia tha vashės: Moj vasha ime, mua mė dėrgon mbreti fjalė tė shkoj nė luftė e duhet tė nisem.


- Merrmė dhe mua me ty Ymer Agė -, i thotė vasha.
- Jo vashė nuk tė marr dot, se atje i thonė luftė e lufta ėshtė pėr burrat. Unė dua tė mė japėsh besėn se nuk do tė martohesh e do mė presėsh derisa tė kthehem.
Mė thuaj sa do tė mė presėsh ti mua moj vasha ime ?
- Do tė tė pres nėntė ditė
- Nėntė ditė janė pak moj vashė, udha ime ėshtė e gjatė dhe lufta ėshtė e gjatė, se kjo luftė bėhet nė dhe tė largėt. Nė mė do siē tė dua tė mė presėsh nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė tė nėntė vjetėt e tė nėntė ditėt e unė tė mos kthehem ti vashė martohu e trashėgohu se kėshtu qėnka thėnė, atėherė unė s'do tė jem gjallė.
Vasha psherėtiu
- Mirė Ymer Agė do tė tė pres nėtė vjet e nėntė ditė.
Kėshtu e lidhėn fjalėn ata tė dy. Ai tė shkojė nė luftė, ajo tė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Ymer Aga i la shėndenė vashės, i hipi balashit e shkoi me zemėr tė ngrohtė nė luftė. Kali ikte e linte prapa njė re pluhuri qė ngrihej nė udhė. Kalorėsi nxitonte tė arrinte sa mė shpejt nė luftė. Trim ishte Ymer Agė Ulqini por armiku ishte i madh e i shumtė. Qė nė pėrpjekjen e parė tė tij iu turrėn mizėri kalorėsish
tė veshur me hekur. E qarkuan dhe e qėlluan me shpatė, Ymer Aga luftoi si burrė, shtriu pėrdhe shumė burra, plagosi shumė tė tjerė po nė luftė e sipėr i vranė balashin. Sa ia vranė balashin Ymer Aga luftoi nė kėmbė gjersa iu thye shpata. E zunė rob e hodhėn nė burg brenda nė kėshtjellė. Qarkuan nga tė katėr anėt me gurė mure tė lartė dhe e mbajtėn derė pėr nder se kishte qėnė trim dhe trimi nderohet kudo. Aty nė dhe tė huaj nė burg shkojnė ditėt e bėhen javė, shkojnė javėt e bėhen muaj, shkojnė muajt e bėhen vjetė. Njė dy, tre, mė shumė...
Mirėpo Ymer Agė Ulqini e ka zemrėn tė ngrohtė sepse vasha i ka dhėnė fjalėn ta presė nė shtėpi nėntė vjet e nėntė ditė. Ai ha bukė, pi verė, qesh, ju jep zemėr shokėve i bie ciftelisė. Dėgjon bija e mbretit tė huaj e ēuditet.
C'ėshtė ky njeri - thotė - qė s'tutet se ėshtė burg brenda nė burgun e kėshtjellės.
- Eshtė Ymer Agė Ulqini - i thonė.
- Tė fortė e paska zemrėn.
- Tė fortė e tė ngrohtė se ėshtė shqiptar, me fjalėn e tij e me kėngėn e tij i forcon e i ngroh edhe tė tjerėt, shokėt. Po nė tė vėrtetė Ymer Aga e ka zemrėn tė ngrohtė e syrin zjarr. Pret qė mbreti i tij tė dėrgojė shpėrlblesė, ose shkėmbesė qė ta lirojė. "Domosdo" - thotė Ymer Aga - "mbreti do tė dėrgojė tė mė lirojė se unė kam luftuar kaq vjet pėr tė. Ia kam dėgjuar gjithnjė fjalėn, ku mė ka dėrguar kam vajtur, ku ka dashur kam luftuar..."
Po Ymer Aga nuk di se mbretėrit i harrojnė njerėzit qė u kanė bėrė shėrbime. Edhe mbreti i tij e ka harruar fare. Atij si bėhet vonė se ka e s'ka Ymer Aga nė kėtė botė. Se Ymer Agėn e pret vasha nė shtėpi, se Ymer Aga kalbet nė burg. Mbreti bėn kokrrėn e qejfit nė sarajet mėdha buzė detit, ha e pi e ndėrron gratė, dėrgon tė tjerė nė luftė qė tė vriten e tė bien rob. Hajde, hajde na shkojnė tė nėntė vjetėt. Afrohet dita e zezė. Pas nėntė ditėsh do tė martohet vasha e Ymer Agės, siē e kishin lidhur fjalėn bashkė. Atėherė Ymer Agės i ftohet zemra, i shuhet syri, nuk ha mė bukė, nuk pi mė verė, nuk i bie ciftelisė . Cuditen gjithė shokėt e pyesin ēka e pse rri i mekur . Ai nuk pėrgjigjet , qėndron nė heshtje kokėvarur i pikėlluar. E bija e mbretit qė s'ia dėgjon mė kėngėn pyet njerėzit:
- C'ka Ymer Aga qė s'po i ndihet zėri ?
Ymer Aga i thonė - ka ditė qė s'po ha e s'po pi, s'po vė gjumė nė sy e s'po i bie ciftelisė.
- Ma thėrrisni kėtu Ymer Agėn!
I vete Ymer Aga sė bijės sė mbretit.
- C'ke ti Ymer agė ? - e pyet e bija e mbretit . Pse s'ha bukė e pse s'pi verė, pse si bie ciftelisė.
Ymer Aga pėshon e ia kthen:
- Nuk ha dot e nuk pi dot, moj bijė e mbretit, as ciftelisė nuk i bie dot. Kam parė njė ėndėrr tė keqe.
- C'ėndėr ke parė Ymer Agė?
- Kam parė shtėpinė tė nxirė e tė shembur, babanė tė vdekur e tė harruar, nėnėn gjallė por tė verbuar. Edhe kam parė se vasha ime po martohet. Unė veē njė natė kam ndenjur martuar me vashėn time, tė nesėrmen mė erdhi kartė tė nisem pėr luftė. U nisa, luftova e rashė rob. Ne kemi bėrė me besa besė qė vasha tė mė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė nėntė vjetėt e nėntė ditėt ajo tė martohet e trashėgohet. Tė nėntė vjetėt shkuan, tani po shkojnė dhe tė nėntė vitet. Tė falem moj bijė e mbretit, a nuk i thua babait tė mė lėshojė pėr ca ditė, tė shkoj nė shtėpi sa tė flas me vashėn e pastaj tė khehem prapė nė burg.
- I them Ymer Agė por im atė, mbreti, kėrkon nėntė qese aspra qė tė lėshojė.
- E ku ti gjej unė kėto nėntė qese moj bijė e mbretit.
Unė kam nėntė vjet qė jam rob i zėnė ...
- C'mė lė ti peng mua o Ymer Agė qė tė tė lė tė shkosh ?
- Tė le besėn time o bijė e mbretit .
E bija e mbretit e di se Ymer Aga ėshtė shqiptar dhe se shqiptari vdes dhe nuk e shkel besėn. i Thotė:
- Ngrihu Ymer Agė, shalo kalė dorinė e pėr tri ditė arri nė Ulqin.
Shokėt e Ymer Agės fillojnė e qajnė:
- Mjerė ne Ymer Agė po shkon e na le vetėm!
Ymer Aga kthehet e u thotė:
- C'keni o shokė qė po qani? Nė qofsha gjallė do kthehem prapė. Kėtu njė orė e mė parė do presim bashkė si ta kemi tė thėnė. Tė mirėmbetshi.
- Udhė e mbarė Ymer Agė, dalsh faqebardhė!
Shalon ai shpejt kalė dorinė, i hip e merr vrapin drejt pėr nė Ulqin. Kali ikėn si shigjetė , lė pas njė
vrazhdė pluhuri qė ngrihet lart. Mbetėn prapa male e fusha, dalin pėrpara male tė tjera, fusha tė tjera.
Vrapo dori qė tė arrijmė tė bukurėn pėrpara se tė martohet. Ik e ik e ditė e natė me shkumė tė kuqe nė gojė ... Doriu ėshtė i kėputur, Ymer Aga ėshtė i drobitur. Veshėt i buēasin por tė dy shkojnė e
shkojnė ... Pėr tri ditė e tri net shkojnė nė vend. E ja tek zbardh Ulqini i bukur shqiptar, buzė detit
tonė ...
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 20-04-06, 16:48   #6
Reana
 
Join Date: 18-04-05
Location: Manhattan
Posts: 6,108
Reana has disabled reputation
Default

(-vijon-)

- Ah, Ulqin, Ulqin tėrė jetėn tė kam pasur nė zemėr. Nėntė vjet tė kam parė natė pėrnatė nė ėndėrr. Nėntė vjet kam dashur qė tė puth dheun. Valėt thyhen njėra pas tjetrės nė breg. Era fryn e fortė. Pėrsipėr fluturojnė pulėbardhat... Ja tek nxin shtėpia e Ymer Agės. Ai shikon si nėpėr gjumė. Jam a s'jam kėtu, i ėshtė tharė gjuha pėr njė pikė ujė. Qėndron nė njė krua qė tė lahet e tė pijė, aty gjen tė ėmėn plakė. Ai e njeh ajo se njeh.
- Mirė se tė gjej o e mira nėnė!
- Mirė se vjen o rob i zėnė!
- Ku mė di ti se jam rob i zėnė?!
- Nga flokėt e gjata qė tė varen supeve. Nga na vjen ti o rob i zėnė?
- Vij nga ajo e zeza Spanjė!
- A mos e ke parė Ymer Agėn tim? A mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė? E kam parė sot e tri javė moj e mira nėnė. Ymer Aga u vra, vetė e lava, vetė e qava e tė shtatėzėn ia ndava. Plaka nis vajin e vajton, Ymer Aga e bėn zemrėn gur e nuk i rrėfen tė vėrtetėn. i thotė:
- C'jan ata njerėz qė nxijnė tej moj e mira nėnė? C'janė kėta topa qė po bien kodrave?
- Janė krushqit e atij qenit Veli Pashės qė kanė marrė nusen e po shpien nė shtėpi. Topat qė bien janė topat e dasmės.
- C'nuse kanė marrė moj e mira nėnė?
- Nusen e tim biri , tė Ymer Agės ...
Ymer Aga i bie kalit e u del krushqve pėrpara.
- Mirė se ju gjej o krushq dasmorė
- Mirė se vjen , o rob i zėnė. Nga na vjen ti , o rob i zėnė?
- Nga ajo e zeza Spanjė
- A mos e ke parė Ymer Agėn apo mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė?
- Kam tri javė qė e kam parė. Ymer Aga u vra. Vetė e lava e vetė e qava e tė shtazan ia ndava.
Krushqit gėzohen, qeshin; nusja qan nėn duvak ...
Ymer Aga hidhet e thotė:
O krush o dasmorė! Ymer Aga mė ka lėnė njė amanet: t'i them nja dy fjalė kėsaj vashe.
- Thuj tri e sa tė dush, o rob i zėnė
Ymer Aga i afrohet koēisė dhe pyet nusen:
- A e njeh Ymer Agėn, moj vashė?
- Si ta njoh e mjera unė e mjera nje natė tė fjetur, nėntė vjet pa pjekur .. Ajo e zeza nėnė me pat thėnė se ka njė shenjė nė llėrėn e djathtė, qė ia ka kafshuar kali Ymer Aga pėrvesh llėrėn e djathtė e i tregon shenjėn. Nusja e njeh, gėzohet. I zbret koēisė, hedh mbi krye duvakun e nusėrisė e u thotė krushqeve:
- udhė e mbarė, o krush bujarė, se unė po marr burrin e parė! Ky ėshtė Ymer Aga im. Burrė e kisha e burrė e kam pėr jetė e mot!
Ymer Aga e hedh nė vithe tė doriut edhe shkon drejt nė shtėpi. Kthehet pastaj edhe sjell nėnėn.
Tė nesėrmen i hip prapė doriut edhe merr udhėn e Spanjės. "Ti, dori, tė mė zbardhesh faqen, se i kam dhėnė fjalėn bijės sė mbretit! "Ulqini i bukur shqiptar mbetet persėri prapa. Kali vrapon ditė e natė...
Po ē'na ndodh andej, nė atė tė zėzė Spanjė? Mbreti se dėgjon e se sheh Ymer Agėn. Pyet e i thonė se Ymer Agėn e ka lėshuar e bija qė tė kthehet nė vendin e vet. Ai thėrret sakaq tė bijėn e i shfyen:
- ē'u bė Ymer Aga robi ?
- E lėshova unė o im atė, qė tė takohet me vashėn e tij se do t'ia merrte dikush tjetėr. Mė dha besėn: pėr tri ditė vjen prapė. Sot mbarojnė tė tri ditėt e do tė kthehet. mbreti zemėrohet.
- Jo tė gėnjeu nuk do tė kthehet!
Jep urdhėr t'i presin kokėn sė bijės nė krye tė shkallėve.
Prit o im atė, gjersa tė ngryset, se Ymer Aga do tė kthehet medeomos. Ai se shkel besėn
- Jo, kush shkon nuk vjen prapė. Ėshtė si zogu i kuvlisė: posa ia hape, iku...
Do tė kthehet se me ka dhėnė besėn.
- Besa ėshtė njė fjalė, dhe fjalėn e merr era. Atė e shkelin dhe mretėrit.
- Mbretėrit e shkelin, Ymer Agė shqiptari nuk e shkel, o im atė... Nė atė ēast dukej tej njė kalorės qė vjen vrapė, duke lėnė mbrapa njė fashė pluhuri. Sa tė mbyllesh e tė hapėsh sytė, kalorėsi hyn nė portė tė kėshtjellės. I zbret kalit tė shkumėzuar dhe i falet sė bijės sė mbretit:
- Rrofsh e qofsh, moj bij' e mbretit! e mbajta besėn. Unė vajta e u ktheva. Rob isha, rob jam prapė.
Mbreti e shikon i ēuditur nga kryet e shkallėve e thotė
- Ymer Ago shqiptar , ti paske qėnė me tė vertetė burrė i besės! Tė lumtė!
pastaj kthehet e u jep urdhėr rojeve:
Ymer Agėn ta lironi tė shkojė ku tė dojė. Burrė qėnka e burrė qoftė! Lėshoni dhe tė nėntė shokėt qė ka.
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 17-03-07, 23:27   #7
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Join Date: 12-11-06
Posts: 2,129
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Wink

ooohhhhhh, INTERESAAANT!!!!

edhe REANA na qenke adhuruese e "LEGJENDAVE"......
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 17-03-07, 23:35   #8
Pupi
 
Join Date: 11-02-07
Posts: 2,517
Pupi has disabled reputation
Default

Quote:
Originally Posted by legenda
ooohhhhhh, INTERESAAANT!!!!

edhe REANA na qenke adhuruese e "LEGJENDAVE"......
Pasi qe qenka nderhyr ketu kaq pa lidhje nga ana e kesaj te vetshpallure "legend".
Me duhet patjeter te shtoj se :
Reana eshte Shpirti i forumit, pra gjenerator jete ne lemit e shumta shkencore, politike dhe analitike.
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 18-03-07, 00:46   #9
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Join Date: 09-11-06
Posts: 4,027
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Default

Pupi, po mundohesh te besh petlla me uje, porse kot, ato behen me vaj.

Mirembetsh

ps. legenda, te pershendes, nje nate te qete te deshiroj, ndoshta do vi hahaha ne ender hahahahahaaaaaaaahha


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 18:52.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.