Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
User Name
Password
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 01-06-06, 19:58   #1
Naki
Moderator
 
Naki's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Location: Nė Gjermani
Posts: 7,932
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Default Alergjit nga poleni i luleve dhe barit

Ditėt e para tė pranverės dhe temperaturat e larta kanė shkaktuar alergji te shumė persona, tė cilėt i janė drejtuar specialistėve pėr ndihmė. Poleni i luleve dhe barit qė sapo ka mbirė, janė shkaktarėt kryesorė tė kėsaj sėmundjeje shumė bezdisėse. E ndėrsa numri i vizitave pranė Poliklinikės sė Specialiteteve Qendrore ka arritur rreth 15 nė ditė, sipas alergologes Mira Xhixha, nėse koha vazhdon kėshtu, pritet qė brenda 3 javėsh tė ketė njė fluks tė madh me tė sėmurė alergjikė. Por ajo qė ėshtė mė problematike, sipas Xhixhės, ėshtė fakti qė shumė nga pacientėt neglizhojnė alergjinė nga poleni, duke kaluar nė azmatikė tė pėrjetshėm. Moshat mė tė prekura nga alergjia e polenit, sipas saj, janė moshat aktive, 20 deri nė 40 vjeē, por problematike janė edhe moshat e vogla, mbi 5 vjeē. Sėmundja dhe shenjat “Nė alergjitė e pranverės bėjnė pjesė kryesisht alergjitė nga polenit e barishteve, tė cilat rriten dhe zhvillohen nė kėto muaj”, - thotė Mira Xhixha, duke shtuar se polenet ēelin nė varėsi tė kohės dhe temperaturave. Sipas saj, hunda ėshtė e para qė shfaq shenjat e alergjisė nga polenit. “Kur poleni bie nė kontakt me mukozėn e hundės atėherė zhvillohet mekanizmi apo reaksioni alergjik edhe shfaqen shqetėsimet qė janė teshtimat e forta, kullim hundėsh, kruarje tė hundės ose tė lėkurės pranė saj, kruarje tė syve, enjtje pėrreth indeve tė syve, lotim tė syve dhe kollė”, - shpjegon alergologia, duke shtuar se kėto janė shenjat tipike tė njė alergjie pranverore nga poleni. Sipas saj, shqetėsimet nga hunda nė njė pjesė tė rasteve janė tė shoqėruara me shqetėsime nga sytė me konjuktivitin alergjik dhe tė dyja kėto shton ajo bėjnė atė qė quhet rrufė. Shkaktarėt dhe kėshilla “Shkaktarėt kryesorė janė barishtet dhe lulet e ndryshme, pasi poleni pėrhapet me kilometra larg”, - thotė Mira Xhixha, duke sqaruar se bari i zakonshėm ėshtė varianti mė i egėr i alergjisė, sepse poleni i saj ėshtė shumė i lehtė dhe pėrhapet lehtė nė ajėr. Ndėrkohė, ndotja e ambientit, sipas saj, ndikon fuqishėm mbi pacientėt me alergji pasi dhe poleni bėhet mė shumė acarues. Nė kėto ndotės, sipas saj, ndikojnė ndotja nga makinat si edhe pluhurat. “Kėta shkaktarė ia rrisin jetėn kėtyre polenėve nė ajėr dhe lehtėsohet hyrja e tyre nga hunda dhe goja dhe futen direkt nė mushkėri”, - pohon ajo. Neglizhenca dhe kėshilla “Pacientėt e neglizhojnė shpesh alergjinė e polenit dhe kjo padyshim qė ka pasoja”, - thekson Mira Xhixha, duke shtuar se njė alergji e tillė mund tė kthehet nė astmė tė pėrjetshme. Sipas saj, neglizhenca e alergjisė nga poleni mund tė sjellė edhe komplikacione tė tjera si sinozit, si pasojė e bllokimit tė vazhdueshėm tė hundėve, mungesė tė nuhatjes etj. Ndėrkohė, pėr tė shmangur kėto pasoja, ajo thekson qė sapo tė vihen re shenjat e para tė sėmundjes, pacientėt t’i drejtohen mjekut specialist dhe tė mos pėrdorin medikamente pa kėshillėn e tyre. “Nė ditėt me diell dhe shumė erė personat alergjikė nuk duhet tė dalin jashtė”, - thotė Xhixha. Gjithashtu, ajo kėshilloi qė alergjikėt tė mbajnė syze dielli kur ka erė, pėr tė shmangur kontaktin e polenit me sytė. Fėmijėt e vegjėl qė janė me alergji, sipas saj, nuk duhet tė luajnė nė lulishtet me bar, pasi kėto polene mund t’i marrin me vete nė rroba dhe flokė dhe kur shkojnė nė shtėpi, gjatė natės, duke pasur polenin nė flokė, ai me anė tė ajrit lėviz dhe futet nė mushkėri.

Marrė nga Shekulli


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 13:51.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.