Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
User Name
Password
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 22-06-06, 19:47   #1
Naki
Moderator
 
Naki's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Location: Nė Gjermani
Posts: 7,932
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Default Kėshilla pėr nėnat e reja

Ē'duhet tė dinė nėnat e reja?

Tė kujdeseni pėr foshnjėn tuaj ėshtė obligim shqetėsues dhe pėrgjegjės. Por, mos u shqetėsoni. Mė kryesore ėshtė tė jeni tė qetė dhe t'i ndiqni shenjat qė do t'ua japė bebja juaj, qė t'ju tregojė se ka nevojė pėr ju. Nė qoftė se nuk jeni tė sigurtė pėr diēka ose keni ndonjė pyetje rreth kujdesit pėr fėmijėn tuaj, lirisht drejtohuni te pediatri juaj. Asnjė pyetje nuk ėshtė e tepėrt. Shėndeti dhe mirėqenia e bebes tuaj ėshtė nė vend tė parė.

Kur tė thėrras mjek?

Patjetėr thėrriteni pediatrin nėse vėreni: temperaturė tė lartė mbi 37.6 C e matur nėn sqetull mjek (matni disa herė – mund tė jetė mė shumė i veshur ose temperatura e jashtme tė jetė mė e lartė), ndryshim nė sjellje (qan pa ndėrprerė, rėndė qetėsohet, nuk mund ta zgjoni), nėse nuk pi, nėse urinon pak (normalisht pelenat duhet tė jenė tė lagura gjatė ēdo ndėrrimi tė pelenave – 6 herė gjatė ditės), nėse vėreni mė shumė se 4 jashtėqitje si ujė gjatė 8 orėve, nėse nga sytė tajitet sekret i dendur dhe i verdhė, nėse shfaqet skuqen dhe nėse ka tė ėnjtur rreth kėrthizės, nėse paraqitet e verdhėza, nėse kollitet, nėse ka ndryshim nė ngjyrėn e lėkurės ose nėse thjesht ju duket se bebja “nuk duket mirė”.

Mėsoni t'i kuptoni sinjalet qė ua dėrgon bebeja juaj
Tė gjitha bebet kanė shumė mėnyra tė ndryshme me tė cilėt ua bėjnė me dije se ēfarė u nevojitet. Secila bebe e ka gjuhėn e saj speciale “gjuhėn e bebeve”, e cila dallon nga cilado tjetėr. Duke u kujdesur pėr beben tuaj, ju do tė mėsoni t'i identifikoni shenjat e saj. Kur bebeja juaj do tė luaj ose do tė jetė me ju, ato janė shenja qė ju thėrrasin tė afroheni. Kur ka nevojė pėr pauzė ose pushim, ajo dėrgon sinjale me tė cilat ju udhėzon se duhet ta lini. Nėse nuk i njihni dhe nuk i kėnaqni kėto sinjale, mė shpesh fėmija reagon me tė qarė. Ndiqeni shprehjen e fytyrės dhe sjelljen e fėmijės dhe do t'i kuptoni sinjalet!

Fakte qė duhet t'i dini
Duhet tė keni disa njohuri tė pėrgjithshme pėr bebet.

Bebet mė mirė shohin fytyra/objekte nė largėsi prej 20-30 cm. Ata mund ta dallojnė tė bardhėn nga e zeza dhe fytyrat e njerėzve.

Bebet duan tė ndėgjojnė zėra, por mė sė shumti e duan zėrin e nėnės/tė familjarėve. Ata e kthejnė kokėn kah vendi prej nga vjen zėri.

Shumica e bebeve duan qė t'i merrni nė pėrqafim, t'i mbani nė duar ose t'i mbėshtetni te qafa. Kėshtu ndjehen mė mirė dhe ndjehen mė tė sigurtė.

Gjatė javėve tė para tė jetės bebet nė mėnyrė refleksive qeshin. Diku nga 3-4 javė, bebja juaj ju qesh si pėrgjigje ndaj tė folurit tuaj dhe kujdesit tuaj.

Bebet normalisht i lėvizin duart dhe kėmbėt, ndonjėherė rrinė tė shtrirė qetė ose dridhen.

Cikluse tė ditės
Gjatė 24 orėve bebet kalojnė nėpėr disa cikluse/periudha, tė cilat ndėrrohen nė mes veti: periudha nė tė cilat flejnė e pastaj periudha nė tė cilat janė tė zgjuara.

Gjumė i qetė. Gjatė kėsaj periudhe bebja e juaj rri e shtrirė qetė, megjithatė kohė pas kohe mund tė shqetėsohet dhe tė dridhet. Mund tė jenė prezente lėvizje tė thithjes. Nė kėtė periudhė ėshtė shumė rėndė ta zgjoni, kjo nuk ėshtė kohė e mirė ta ushqeni ose t'i drejtoheni.

Gjumė aktiv. Nė kėtė gjendje mund tė vėreni se bėn lėvizje me trupin dhe fytyrėn, lėvizje tė thithjes dhe tė tė qeshurit, ndėrsa kapakėt e syve kohė pas kohe pėrpėliten. Nė kėtė gjendje, bebeja juaj mund tė zgjohet lehtė.


Pėrgjumėsi. Nė kėtė gjendje pėrgjumėsie bebeja juaj ėshtė pak e hutuar dhe bėn lėvizje tė ngadalshme (hiqet). Mezi i ngre kapėt e syve. Kjo ėshtė gjendja qė i paraprin zgjuarjes. Pritni qė tė shihni a do tė flejė ende ose do tė zgjohet. Qė ta zgjoni nė kėtė periudhė i jepni tė shohė diēka, tė ndėgjojė ose tė pijė gji.

Zgjuarsia. Nė gjendje tė zgjuar bebeja juaj bėn lėvizje tė ndryshme. Sytė e saj janė tė hapura, ndėrsa shikimi i kthjellėt. Lehtė fokusohet nė fytyrė, zė ose lėvizje tė objekteve dhe ėshtė i pėrgatitur tė jetė me ju. Mundohuni t'i flisni qetė, i jepni tė shohė diēka, tė ndėgjojė, tė pijė gji. Ēelsi i suksesit ėshtė tė mos bėhet asgjė me forcė, por gradualisht, hap pas hapi.

Zgjuarsi aktive. Nė kėtė gjendje, aktiviteti i fėmijės tuaj ėshtė mė i madh (bėn lėvizje tė ndryshme, proteston). Kohė ėshtė tė mundoheni t'i jepni gji.

Tė qarėt
Kur qanė bebja bėn grimasa dhe lėvizje tė shumta tė trupit. Me tė qarėt bebja tregon se e ka mjaft nga ajo qė ia bėni dhe se duhet tė ndėrpritni ose tė provoni me diēka tjetėr. Prindėrit duhet tė mėsojnė ta kuptojnė tė qarėn. E qara ėshtė gjuha e bebes.

E gatshme pėr lojė

Shenjat qė vijojnė tregojnė se bebja juaj ėshtė gati pėr lojė: ndėrpret me lėvizjet, ju ngacmon – sheh nė fytyrėn tyaj, ju afrohet, i kthen sytė kah ju, ju qesh, kėrkon ushqim, zvarritet, gugat, kokėn e ka tė ngritur, fytyra ėshtė e qartė. Kur do t'i vėreni kėta shenja ėshtė koha t'i flisni, ta shėtisni, ta ushqeni ose tė luani.

Koha ėshtė ta ktheni barkas
Bebet duhet tė flejnė nė shpinė. Megjithatė periudha tė shkurta duhet t'i kalojnė tė shtrirė nė bark. Kjo ndikon mirė pėr muskujt e qafės dhe e stimulon zvarritjen.

Shenja qė tregojnė se bebeja do ta leni tė qetė (i flihet)
E kthen kokėn anėsh, qan, shpinėn e lakon, e zė gjumi, shtyhet anėsh, i kthen sytė nga ana tjetėr, e mbledh ballin, kapakėt e syve i bienė, bėn grimasa etj. Duhet tė ndėrpritni me atė qė e keni bėrė gjer atėherė (pirje gji, luajtje, mbajtje nė dorė). Ndonjėherė beben vetė do ta zėrė gjumi ose vetėm me njė pauzė tė vogėl.

Shenja qė tregojnė se do tė pi gji
Kapakėt e syve i lėviz shpejt, bėn lėvizje tė thithjes me gojėn dhe me gjuhėn, i vė duart nė gojė, bėn lėvizje me trupin, lėshon zėra tė caktuara. Duhet tė keni kujdes nė kėto shenja, e jo ashpėr tė lėvizni me orėn, qė ta ushqeni fėmijėn. Mos e zgjoni nga gjumi i thellė qė t'i jepni gji, kjo mund tė jetė frustruese edhe pėr beben edhe pėr ju.

Si ta qetėsoni kur ėshtė e shqetėsuar
Kur bebja juaj ėshtė e shqetėsuar, mund ta ndihmoni me disa aktivitete, qė zakonisht e qetėsojnė.

Ia tregoni fytyrėn tuaj qė tė sigurohet se jeni aty, e luhatni, vendoseni nė krevatin e tij, i flisni me zė tė qetė, e merrni nė duar, i kėndoni ose i gugatni, ia ndėrroni pelenat qė tė jetė tė thata dhe tė ndjehet konfort, pėrkėdheleni te koka, kėmba ose shpina, i ofroni tė pijė.

Ndonjėherė bebeja do tė qetėsohet vetė pa asnjėfarė ndihme. Atė e bėn ashtu qė i thith gishtat ose tėrė shuplakėn, i afron duart kah goja, e ndėrron pozitėn e shtrirjes, kėrkon tė shohė fytyra dhe tė dėgjojė zėra.

Njihni zėrat e stomakut kur e mundojnė.

Lidhshmėria juaj me fėmijėn dhe zhvillimi i hershėm i trurit
Shkencėtarėt kanė vėrtetuar se relacioni juaj me fėmijėn ka ndikim mbi trurin e tij, nė mė shumė mėnyra. Mėnyra nė tė cilėn ju intereaktoni me fėmijėn tuaj nė vitet e hershme dhe eksperiencat tė cilat ia jepni, kanė ndikim tė madh nė zhvillimin e tij emocional dhe mėsimin. Bebet e mbajnė mend mėnyrėn se si i shihni, shprehjet e fytyrės tuaj, zėrin tuaj derisa i gugatni, kėndoni, flisni dhe lexoni. Ata e mbajnė mend ndjenjėn si i mbani nė duar dhe i luhatni, erėrat familjare bile edhe shijen e lėkurės tuaj. Ėshtė shumė e rėndėsishme prekja: e mbajtura nė dorė dhe luhatja e stimulon trurin e bebes tė lėshojė hormone tė rėndėsishme, qė i mundėsojnė tė rritet. Ēelsi i lidhjes sė fortė mes juve tė dyve ėshtė dashuria juaj. Shprehja e dashurisė tuaj ka ndikim mbi mėnyrėn nė tė cilėn truri i bebes i formon konekcionet. Nėse kėta konekcione pėrsėriten nė moshėn e hershme, ata do tė mbeten tė pėrjetshme. Nėse fėmijės nė moshėn e hershme rrallė i flitni ose i lexoni, ai mė vonė mund tė ketė vėshtirėsi nė tė shprehur. Hulumtimet kanė treguar se lidhshmėria me fėmijėn tuaj, i ndihmon mė vonė mė mirė tė ballafaqohet me stresin nė jetėn e pėrditshme. Kjo lidhshmėri i aktivizon sistemet biologjike qė janė tė rėndėsishme pėr adaptim nė stres. Fėmijėt me lidhshmėri tė fortė me prindėrit nė periudhėn e hershme, mė vonė mė lehtė adaptohen nė stres.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 11-08-07, 11:40   #2
rilinda
 
rilinda's Avatar
 
Join Date: 29-06-04
Posts: 15,657
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Default Barnat prej tė cilave duhet pasur kujdes gjatė shtatėzėnisė

Shume barna nuk jane testuar fare ne shtatzena dhe askush nuk e din se si ndikojne ne shendetin e fetusit.
Nese keni problem me shendet, qofte edhe pak dhe per kete shkak merrni ndonje bar, bisedoni me mjekun tuaj se a mund ta perdorni ate bar gjate shtatzenise. Asnjehere mos e nderpreni marrjen e barit pa u kosultuar me mjekun. Per disa barna eshte treguar se shkaktojne anomali te lindjes dhe per kete arsye duhet larguar marrjes se barnave pervec nese mjeku qe ua pershkruan barnat e din qe jeni shtatzene.
Disa barnave, per t'u eliminuar teresisht nga organizmi, u duhen disa dite, jave apo muaj, keshtu qe mundohuni ta nderpreni marrjen e barnave edhe para shtatzenise.
Gjate shtatzenise duhet ikur ketyre barnave:
- Antrogjenet (perdoren per sherimin e endometritit)
- Antikoagulantet (perdoren si preventive kunder koagulimit te gjakut)
- Antikonvulzivet (perdoren per sherimin e semundjeve epileptike)
- Antidepresivet (FLUOXETIN, BAROXETIN dhe INHIBITOReT tjere te SEROTONINeS)
- Antitiroidet (perdoren per mjekimin e hiperaktivitetit te gjendrres tiroide)
- Aspirin, Andol, Ibubrufen dhe barnat e tjera antireumatike (p.sh.: Voltaren dhe Ketonal qe jane kunder temperatures se larte dhe dhimbjeve)
- Barbituratet
- Benzodiazepin
- Barnat Kemoterapeutike sic eshte Metotrexat qe perdoret per mjekimin e tumoreve
- Dietilstilbestrol (qe perdoret per trajtimin e problemeve me menstruacione, te menopauza dhe kanceri i gjirit)
- Estrodiol (qe perdoret te kontraceptivet oral)
- Isotretinoin (qe perdoret per mjekimin e akneve)
- Litium (qe perdoret per mjekimin e crregullimeve maniake depresive dhe crregullimeve bipolare)
- Tetraciklin (antibiotik per mjekimin e infeksioneve)
- Streptomicin (antibiotik per mjekimin e tuberkulozes)
- Antihisteminiket josedativ (terfenadin, astemizol qe eshte kunder alergjise).


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 07:52.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.