Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
User Name
Password
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 19-08-06, 13:40   #1
ZARATUSTRA
 
Join Date: 18-06-05
Posts: 54
ZARATUSTRA has disabled reputation
Thumbs up Mesime Baze Mbi Letrat Me Vlere Dhe Shoqerite Brokere

Mesime baze mbi letrat me vlere dhe shoqerite brokere

Cka jane letrat me vlere?

Letrat me vlere jane instrumentet e rradhes

-akcione nga shoqerite akcionare,
-fleteobligacione,
-instrumente te tregut te parave,
-akcione dhe sektore ne fondet investive qe punojne sipas ligjit per investime te fondeve
-instrumente derivate financiare,
-vertetim per letrat me vlere nga jashte,
-instrumente tjera financiare te cilat sipas Komisionit llogariten si letra me vlere.

Cfare lloje te letrave me vlere ekzistojne?

Ekzistojne letra me vlere kreditore dhe pronesore.Ne te parat bejne pjese ceqet, fleteobligacionet , shenimet komerciale, vertetimet per depozita, perderisa akcionet jane letra me vlere pronesore.

Cka jane akcionet?

Akcionet jane letra me vlere pronesore te cilat perfaqesojne pjese te pandashme te teresise se shoqerise akcionare gjegjesisht pronarit te saj i mundesojne nje pjesemarrje proporcionale ne fitim dhe udheheqje me shoqerine.

Obligimet e pronarit te akcioneve ndaj personave te trete jane te kufizuara vetem ne vleren e deponimit te akcioneve.

Akcionet mund te jene te thjeshta dhe prioritare.Akcionet e thjeshta kane te drejte ne vote gjate sjelljes se vendimeve per punen e metutjeshme, ndersa akcionet prioritare nuk kane te drejte ne vote por gjate prioritet gjate marrjes se dividendes.

Cka jane fleteobligacionet?

Fleteobligacionet jane letra me vlere kreditore permes se cilave emetuesi i tyre obligohet qe marresit te fleteobligacionit qe t`ia paguaj ne kohen e caktuar vleren e kesaj letre me vlere gjegjesisht shumen e pageses nese ajo kryhet aty per aty....

Cka mund te beje me letrat me vlere te cilat i posedoj?

Sa i perket akcioneve ekzistojne dy mundesi se ju cka mund te beni me to , t`i shitni ato , ose t`i mbani me te gjitha te drejtat qe i fiton me mbajtjen e tyre.Te letrat kredituese mund ta prisni kohen e tyre te shfrytezimit me qellim qe te fitoni kamate *e qe eshte e ndaluar islamikisht , H.N." ose mund t`i shisni ne berze.

Cka eshte berza ose shoqerite brokere?

Berza eshte institucion financiar i lidhur me kohen e caktuar paraprake ne te cilen behet tregeti brenda standardeve te rrepta te percaktuara me pare.Ketu tregetohet me kapital, para , mall dhe derivate financiare....

C`fare lloje te berzave ekzistojne?

Berza financiare-Aty tregetohet me para, akcione, fleteobligacione, shenime komerciale....
Berza e mallrave-Aty tregetohet me marreveshje standarde per mallra.
Berza te perziera-Ketu tregetohet me te gjitha llojet e tregetimit...

Cka jane brokeret dhe pse me duhen ato?

Brokeri eshte ndermjetes ne tregetine me letra me vlere dhe ne tregun financiar i cili merre pjese ketu:

-ne emer dhe ne llogari te klienteve te vet "perfaqesues"
-ne emer te vet dhe ne llogari te klienteve te vet "komisioner"

Secili qe deshiron te tregetoj ne berze , patjeter duhet te kete brokerin e vet ku permes tij te jap urdhera per shitje apo blerje ne berze.

Si t`i shes letrat me vlere te cilat i posedoj?

Fillimisht duhet te siguroni nje broker si ndermjetesi i juaj ne berze.Brokerit me marreveshje i jepni leje qe ne emer tuaj te bleje dhe shes letra me vlere.Brokeri juaj verteton se ju jeni pronari i letrave me vlere te cilet jane ne shitje.Kur te kryher shiteblerja, bleresi paguan para ne llogari te shoqerise brokere e cila udhehiqet ne Banken Popullore te R.M. dhe diten e trete pas kryerjes se shitblerjes , ju paguhet shuma e letrave me vlere te shitura ne llogarin tuaj.Perderisa provizionin per brokerin tuaj e paguani ne momentin e marrjes se parave nga shitja e letrave me vlere.

Nese jeni pronar i disa akcioneve dhe deshironi t`i shisni atehere duhet t`i plotesoni disa rregulla te cilat nuk varen nga ju.Firma , ne te cilen jeni ju aksioner , patjeter duhet te jete ne listen e berzes , qe do te thote se edhe me pare eshte kryer shitje e atyre aksioneve nga ajo firme.Nese e plotesoni kete rregull , atehere duhet ta prisni daten e aukcionit dhe t`i jepni instrukcione brokerit tuaj per shitjen e ketyre akcioneve.Keto data te aukcioneve per te gjitha firmat i jep organi pergjegjes i berzes. Nese firma nuk eshte ne listen e berzes atehere duhet te prisni aukcionin e pare , per te cilen do ju njoftoj brokeri i juaj ose mediumet.

C`fare ndodhe nese nuk dua t`i shes ne ate cmim qe caktohet ne berze akcionet qe i posedoj?

Kur te lidhni marreveshje me brokerin atehere keni te drejte qe permes tij te depertoni ne berze me cmimet qe ju mendoni se jane reale per ju.Ekzistojne shume menyra te depertimit deri te cmimet dhe kjo ne njefare menyre ju jep nje mbrojtje dhe siguri juve gjate tregetimit.Nese ekziston cmim qe ju nuk e deshironi , atehere permes brokerit tuaj ju depertoni me nje cmim tjeter te cilin e paraqitni ne listen e berzes.Atehere letrat e juaja me vlere do te shiten vetem me cmimin qe ju caktoni ose cmim me i madh e asesi nder ate.Nese eshte ne pyetje limiti bleres i atyre cmimeve atehere ju keni te drejte qe te bleni akcione ne baze te cmimit qe e keni specifikuar ose cmim me i vogel.Forma e trete e depertimit deri te cmimet eshte cmimi i sunduar , te cilin e cakton brokeri i juaj dhe qe i jep te drejte qe te blej dhe shes akcione me vlere qe bejne pjese ne kete cmim e qe tregetohen ne berze.Keto depertime deri te cmimet kane kohe te caktuar te cilen ju vet e vendosni.


Perktheu nga gjuha Maqedone :Hamdi Nuhiju 18 08 2006
Kumanove

ky matrial eshte i nxjerrur nga veb faqeja maqedone www.eurobroker.com.mk


ZARATUSTRA Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 10:11.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.