Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
User Name
Password
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 29-11-06, 16:02   #1
Naki
Moderator
 
Naki's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Location: Nė Gjermani
Posts: 7,932
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Default Ēregullimi i tė ushqyerit

Fėmijėt nė vitet e pubertetit shfaqin oreks tė zmadhuar por pėr shkak se rriten pėrkundrejt ngrėnies sė zmadhuar nuk trashen. Kjo ėshtė dukuri normale. Nėse fėmija ha sasi tė mėdha, tė pazakonshme tė ushqimit - dhe pas asaj ndjehet fajtor ose kėtė e mban nė fshehtėsi – ėshtė e mundshme tė vuaj nga ērregullim specifik i tė ushqyerit qė quhet tejngopje.

Ē'ėshtė sėmundja e “tejngopjes” (binge)?
Shumica e njerėzve ndjehen mirė kur hanė. Ushqimi asocon nė festimet tona mė tė mira. Te njerėzit qė vuajnė nga ky ērregullim ndryshon qasja ndaj ushqimit. Nė fillim ata ndjejnė kėnaqėsi, por mė vonė faj dhe shqetėsim. Pėr pak kohė, kėta njerėz hanė sasi tė mėdha tė ushqimit, duke mos u kontrolluar dhe kjo pėrsėritet rregullisht. Ata nuk kanė asnjėfarė kontrolli mbi atė sesa hanė dhe kur duhet tė ndėrpresin mė ngrėnien. Sjellja e tillė bėhet mėnyrė e tė ushqyerit dhe zakonisht zėvendėsohet me dieta pėr dobėsim. Ky ērregullim duhet tė dallohet nga tejngopja normale dhe nga ērregullime tjera tė tė ushqyerit:
  • Fėmijėt dhe tinejxherėt ndonjėherė hanė shumė, por kjo nuk do tė thotė qė vuajnė nga “tejngopja”. Nė periudhat e rritjes intensive, ata kanė nevojė pėr mė shumė materie nutritive qė t'i kėnaqin nevojat pėr rritje.
  • Shumica e njerėzve kohė pas kohe tejngopen, zakonsiht gjatė festave dhe kjo nuk ėshtė sėmundje.
  • “Tejngopja” duhet dalluar nga ērregullimet tjera tė tė ushqyerit, siē janė bulimia nervoz e dhe anoreksia nervoz e . Njerėzit me bulimi hanė sasi tė tepėrta tė ushqimit duke e pėrsėritur kėtė, dhe pėr kėtė ndjehen tė turpėruar dhe tė fajtorė. Ndonjėherė kjo sėmundje quhet „binge-purge“ sindromė, qė tregon se pas tejngopjes vijon vjellje e ushqimit ose pėrdorin laksantė qė tė pengohet trashja.
  • Anoreksikėt vuajnė nga uria duke shkaktuar me kėtė rrezik potencial pėr organizmin e tyre.
  • Te anoreksia atletike, pacientėt qė ta zvogėlojnė peshėn e tyre ushtrojnė nė mėnyrė kompulsive.
Ėshtė vėshtirė qė tė vlerėsohet numri i njerėzve qė vuajnė nga ky ērregullim, pasi qė shumica e tyre turpėrohen tė kėrkojnė ndihmė. Ende mė shumė janė deficitare informatat sa fėmijė vuajnė nga ky ērregullim, por tė rriturit gjatė tretmanit shpesh potencojnė qė problemet e tyre me ushqimin kanė filluar qė nga mosha e fėmijėrisė ose e adoleshencės. Pėr dallim nga shumica e ērregullimeve tė tė ushqyerit, nga tė cilat mė shumė vuajnė gratė, nga ky ērregullim njėlloj vuajnė tė dy palet.

Rreziqet dhe komplikimet
  • Pasi qė shumica e njerėzve me kėtė ērregullim janė tė trashė, rreziqet mė tė shpeshta shėndetėsore janė tė njėjta si te trashėsia dhe pėrfshijnė diabet, tension tė lartė, kolesterol tė rritur, sėmundje tė qeskėzės tėmthore, sėmundje tė zemrės dhe disa lloje tė kancerit.
  • Pėrveē komlikimeve fizike, mund tė paraqiten edhe probleme psiqike si depresioni, ankthi, ndjenjė faji ose turpi. Kėta fėmijė mund tė refuzojnė tė shkojnė nė shkollė, pasi qė ndjehen tė turpėruar nga problemi.
Shenjat dhe simptomat
  • Mund tė jetė e vėshtirė tė pėrcaktohet a vuan fėmija juaj nga “ngrėnia e pakontrolluar” me tejngopje, sidomos nėse bėhet fjalė pėr tinejxher nė periudhėn e rritjes sė shpejtė, kur ju duket se do tė hanė gjithēka ē'ka nė shtėpi.
  • Disa simptoma e ndajnė fėmijėn qė ha pa kontroll nga ai me “oreks tė shėndoshė”. Prindėrit duhet tė dyshojnė pėr problemin kur do tė zbulojnė se mungon sasi e madhe e ushqimit nė shtėpi, pėr tė cilėn nuk mund tė paramendohet qė ėshtė e mundshme ta konsumojė njė fėmijė. Vėrejnė qė fėmija ha sasi tė madhe tė ushqimit pėr kohė tė shkurtė. Kjo mund tė potencohet nga stresi emocional (p.sh. konflikt nė shtėpi, konflikt me arsimtarėt dhe ngjashėm). Fėmija ndjehet i turpėruar ose i gėrditur nga sasia qė e ha. Nė dhomėn e tij gjenden kontejnerė tė fshehur me ushqim. Mėnyra e tij e tė ushqyerit ėshtė e parregullt, lėshon ushqime, ha shumė ushqim “xhank”, ha nė orė tė pazakonshme (p.sh. vonė natėn).
Cili ėshtė shkaku pėr “ngrėnie tė pakontrolluar”?
Shkaku ėshtė i panjohur, por ėshtė vėrtetuar se gjysma e njerėzve qė vuajnė nga ky ērregullim gjithashtu kanė histori tė depresionit. Mbetet e paqartė, a shpie “tė ngrėnurit tė pakontrolluar” nė depresion ose njerėzit me depresion janė mė tė prirur ndaj kėtij ērregullimi. Shpesh epizodat e “tejngopjes” janė tė provokuara nga ndjenja e hidhėrimit, pikėllimit, bezdisė ose ankthit.

Si pėrcaktohet diagnoza?
Diagnozėn e pėrcakton mjeku pasi ta studiojė mirė mėnyrėn e tė ushqyerit dhe problemet emocionale tė fėmijės suaj dhe mesin familjar. Pėveē kėsaj, mjeku do tė bėjė ekzaminim komplet fizik dhe disa teste laboratorike qė tė vlerėsojė eventualisht a janė prezente komlikime nga trashėsia dhe nga ushqimi joadekuat.

Tretmani
Shfrytėzohen forma tė ndryshme tė terapisė. Pėr shembull, terapia familjare dhe terapia kognitive bihejviorale i mėson njerėzit pėr teknikat me tė cilat do t'i monitorojnė dhe ndryshojnė shprehitė e tė ushqyerit dhe mėnyrėn se si reagojnė nė stres. Kėshillat e mjekut ndihmojnė qė pacienti t'i kuptojė raportet me tė tjerėt dhe tė punojnė nė sferėn qė e shkakton ankthin. Nė kombinim me masat paraprake, nė disa raste mjeku do tė ordinojė barėra kundėr depresionit. Si edhe te ērregullimet tjera tė tė ushqyerit nuk ka bar tė shpejtė pėr “binge” ngrėnien. Tretmani mund tė zgjas ė disa muaj ose mė shumė, derisa nuk pranohet raport mė i shėndoshė ndaj ushqimit.

Ku tė drejtoheni pėr ndihmė?
  • Pediatri juaj
  • Psikologu / Psikiatri pėr fėmijė
Marrė nga shėndeti


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 08:02.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.