Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia > Fenomene Paranormale
User Name
Password
Fenomene Paranormale A egzistojnė fenomenet paranormale apo ato janė vetėm mashtrime tė persosura?



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 15-04-07, 23:29   #1
Dilaver
 
Dilaver's Avatar
 
Join Date: 29-09-03
Posts: 2,294
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Default Titanik

A egzistojnė fenomenet paranormale apo ato janė vetėm mashtrime tė persosura?



Nė 15 prill 1912 u fundos anija Titanik mė e madhja nė atė kohė. Nė udhėtimin e parė tė saj.


Tė gjithėve na ėshtė e njohur tragjedia mė e madhe detare nė historinė njerėzore e quajtur “TITANIK”, qė ngjau mė 15 prill 1912. Fundosjen e kėsaj anije gjigante dhe tejet tė pėrsosur - krenaria e anije-ndėrtimtarisė sė atėhershme angleze, ka pasur shumė paralajmrime dhe parathėnie nga mė tė ndryshmet, por nga tė gjitha ėshtė interesante romani i botuar, katėr vite para kėsaj tragjedie, i shkrimtarit anglez, Morgan Robertson, titulluar “Pa shpresa ”. Nė kėtė vepėr letrare, fundosja e anijės nė fjalė bėhet pikėrisht nė muajin prill, gjatė udhėtimit plotėsisht tė njėjtė tej - oqeanik, nė relacionin Angli-SHBA. Nga autori i romanit , kjo anije prezentohej si e arritur mė e madhe e anije-ndėrtimtarisė botėrore me gjasė minimale tė fundosjes. Merreni me mend, anija e trilluar nga romani i Robertsonit quhej “TITAN”. Ngjarjet dhe dramat njerėzore tė prezentuara nė te, janė plotėsisht identike me deklaratat e mėvonshme tė dėshmitarėve tė gjallė qė e kanė pėrjetuar fundosjen e “TITANIK-ut”. Edhe pėrshkrimi i anijes kolosale, sė bashku me dimensionet e saja, ka qenė gati identik me “TITANIK-un” faktik, vetėm gabimi i vogėl prej disa metrash, qė mud t’i falet shkrimtarit.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 15-04-07, 23:31   #2
Dilaver
 
Dilaver's Avatar
 
Join Date: 29-09-03
Posts: 2,294
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Default

Titaniku ishte i rrezikshėm


Njė njeri qė vdiq nė tragjedinė e “Titanikut” e kishte paralajmėruar tė shoqen se anija nuk ishte e sigurt dhe se njė tragjedi ishte e mundshme. Kėtė e vėrteton njė letėr qė ėshtė rishfaqur 95 vjet pas fatkeqėsisė sė madhe, e cila shkaktoi vdekjen e mė se njėmijė njerėzve. Ndėrsa pjesa mė e madhe e atyre qė udhėtonin nė klasin e parė tė anijes gjigante kishin mbetur tė habitur nga luksi i saj, Alfred Rowe e kishte paralajmėruar tė shoqen, Konstanca, se anija ishte shumė e madhe dhe e rrezikshme. Rowe, 59 vjeē, ishte afarist britanik qė ishte nisur drejt fermės sė tij nė Teksas dhe ndodhej nė anijen “Titanik” qė prej 24 orėsh. Nė mesazhin e tij, shkruar nė letrėn me kokėn e “Titanikut”, biznesmeni pėrshkruan se efekti i dallgėve tė shkaktuara nga nisja e transoqeanikut shkaktoi njė defekt tė rėndė me spirancėn e anijes “Nju-Jork”, qė pėr pak sa nuk u pėrplas me “Titanikun”. “Nėse dje pėrplasja me ‘Nju-Jorkun’ do tė kishte shkaktuar ndonjė defekt tė rėndė, do tė kishim shumė pak mundėsi shpėtimi”, tregon Rowe nė letrėn e tij, duke shtuar se do tė kishte dashur tė hipte mė mirė nė njė anije tjetėr. Letra ėshtė dėrguar mė 11 prill 1912 nga Kuinstoun, nė afėrsi tė Kork, nė Irlandė, ndalesa e fundit e “Titanikut” para se ai ta kalonte Atlantikun nė drejtim tė SHBA-sė. Dy ditė mė pas, anija u pėrplas me njė ajsberg dhe u mbyt. Sipas dėshmive tė asaj kohe, Rowe u hodh nė det dhe arriti tė kapej pas njė cope akulli, por mė pas u gjend i vdekur. Trupi i tij u gjend nė rrjetat e “MacKay- Bennett”, anija qė u mor me gjetjen e eshtrave tė viktimave tė “Titanikut” dhe u dėrgua nė Liverpul, qytetin e tij tė lindjes, ku u varros.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 27-07-11, 20:01   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,825
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: Titanik

Shkrimtari qė shkruajti fatin e Titanikut, 14 vjet para tragjedisė





Titaniku, gjiganti dhe i pamposhturi i kompanisė britanike “White Star Line”, ka qenė anija e parė e madhe dhe luksoze transatlantike tė kohėve moderne. Falė bazės sė tij teknike, ky kolos oqeanik duhej tė kishte qenė ekstremisht i sigurtė dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, kompania nuk e ndieu tė nevojshme tė vendoste njė numėr varkash shpėtimi tė mjaftueshme pėr tė gjithė pasagjerėt.

Ky pallat luksoz pluskues u fundos nė mėnyrė tė mjerueshme gjatė udhėtimit tė parė tė tij nė natėn e 12 prillit tė vitit 1912 pas pėrplasjes me njė ajzberg. 1500 pasagjerė humbėn jetėn.

Tregjedia e goditi shumė fort opinionin publik. Pėr njė anije me sisteme sigurie avangarde, njė tragjedi e tillė ishte tėrėsisht e paparashikuar.

Por, ndoshta e “paparashikuar” nuk ėshtė termi i saktė pėr t’u pėrdorur nė kėtė rast, meqenėse 14 vjet mė parė, nė vitin 1898, Morgan Robertson, njė shkrimtar amerikan i cili shkruante libra marinarėsh, publikoi njė roman tė titulluar “Futility”, nė tė cilin pėrshkruhet me detaje tė hollėsishme, e ardhmja tragjike e Titanikut.

Qė nė fillim tė librit mund tė lexohen fraza shumė domethėnėse tė tipit: “Anija me avull Titan konsiderohej si njė anije e pafundosshme. E pafundosshmja dhe e pamposhtura mbante nė bordin e saj numrin minimal tė varkave tė shpėtimit tė lejuar nga ligji”.

Por, analogjitė impresionuese tė dy anijeve, Titani imagjinar dhe Titaniku real, vazhdojnė edhe nė faqet vijuese tė romanit, tė cilat janė ekzaminuar njė pėr njė me detaje. Mė pas ėshtė publikuar libri i autorit Martin Gardner, i titulluar “The wreck of the Titanic foretold?” (Tragjedia e Titanikut e parashikuar?). Gardner nuk mendonte absolutisht se Robertson kishte parashikuar tė ardhmen e Titanikut dhe nė librin e tij shpreh se ngjasimet janė vetėm koincidenca dhe nė pėrputhje me ligjet normale tė statistikave tė probabilitetit. Megjithatė, nuk ka lėnė pa ekzaminuar detajet qė e bėjnė Titanin njė lloj fati tė parashikuar tė Titanikut pa anashkaluar sigurisht edhe dallimet ndėrmjet tyre:

- Para sė gjithash, anijet kanė pothuajse tė njėjtin emėr: Titan dhe Titanik.

- Titaniku ishte 882,5 kėmbė i gjatė ndėrsa Titani 800.

- Tė dyja anijet ishin prej ēeliku me 3 elika dhe 2 trarė tė mėdhenj.

- Tė dyja konsideroheshin si tė pafundosshme pėr shkak tė ndarjeve ujore: 19 tek Titani dhe 16 tek Titaniku.

- Titani kishte 92 dyer ujore, Titaniku 12.

- Tė dyja konsideroheshin fjalė pėr fjalė “anija mė e madhe pėr pasagjerė qė ėshtė ndėrtuar ndonjėherė”.

- Tė dyja mund tė mbanin deri nė 3.000 pasagjerė.

- Titani transportonte 3.000, ndėrsa Titaniku 2.235.

- Titaniku kishte 66.000 tonelata vėllim uji tė zhvendosur, Titani 45.000 tė tilla

- Tė dyja anijet kishin shumė pak varka shpėtimi: 20 Titaniku dhe 24 Titani.

- Titaniku udhėtonte me 22.5 nyje kur u pėrplas me ajzbergun, Titani me 25 nyje.

- Tė dyja anijet e filluan udhėtimin e tyre nė muajin prill.

- Tė dyja u pėrplasėn me njė ajzberg dhe tė dyja nė mesnatė.

- Titaniku udhėtonte nė qiell tė hapur pa hėnė, ndėrsa Titani me mjegull tė ndriēuar nga hėna.

- Tė dyja anijet u fėrkuan me ajzbergun nė anėn e djathtė tė pėrparme.

- Tė dyja pėrshkonin vijėn qė lidh New Yorkun me Anglinė.

- Pėr Titanikun ishte udhėtimi i parė i inaugurimit nga Anglia pėr nė New York, ndėrsa Titani pėrshkontedrejtimin e kundėrt pėr herė tė tretė.

- Tė dyja anijet ishin pronė e njė kompanie britanike me qendėr nė Liverpul.

- Nė tragjedinė e Titanikut humbėn jetėn 1.520 pasagjerė, ndėrsa tek Titani 3.000.

Ndoshta kjo listė e detajuar mund tė duket pak e mėrzitshme, por ėshtė e domosdoshme dhe e paevitueshme pėr tė krijuar njė ide rreth kėtyre “koincidencave” shumė tė ēuditshme. Megjithatė, me njė shikim tė shpejtė duket qartė se numri i dallimeve mes dy anijeve dhe ndėrmjet imagjinares dhe realitetit ėshtė mė i vogėl se ai i ngjashmėrive.

Parashikuesit e fatit bėjnė njė numėr tė madh parashikimesh, pasi e dinė se ndėrmjet gamės sė madhe shpesh tė anashkaluar tė gabimeve tė tyre, do tė ketė patjetėr ndonjė parashikim qė do tė koinēidojė me realitetin. Por, nė rastin e kėtij romani tė anlizuar mirė pėr vite me radhė nuk mund tė jemi tė sigurt qė bėhet fjalė pėr koinēidenca. Ka kaq shumė fakte qė pėrputhen nė mėnyrė tė ēuditshme me njė realitet ndoshta tė parashikuar tė njė tragjedie.

A mund tė flitet me tė vėrtetė pėr “koinēidenca”?

Gardner, skeptiku dhe analizuesi i fakteve tė librit tė Robertson ėshtė tėrėsisht i bindur pėr kėtė dhe jep njė sėrė argumentesh pėr tė hedhur poshtė spekullimet e mundshme. Ai thotė se koinēidencat ndėrmjet Titanit dhe Titanikut janė tė shumta nė numėr pasi pėrveē rastėsisė sė thjeshtė, luan njė rol shumė tė rėndėsishėm edhe arsyetimi logjik i ndjekur nga autori i romanit.

Duke dashur tė shkrujė njė histori rreth njė katastrofe gjigante detare, ishte e thjeshtė tė zgjidhte pėrplasjen me njė ajzberg, pasi nė ato kohėra ishte njė rrezik shumė i frikshėm pėr detarėt. Periudha mė e rrezikshme pėr udhėtimet ishta pranvera, kur i ngrohti fillon tė shkrijė akullin polar, duke formuar kėshtu ajzberg gjigantė pluskues. Nė kėtė mėnyrė, ishte logjike qė tė zgjidhte muajin prill pėr katastrofėn.

Ishte gjithashtu e logjikshme qė kjo anije tė konsiderohej nė roman si e pafundosshme pasi njė bindje e tillė i shton tragjedisė njė ironi tė hidhur, qė e bėn historinė mė interesante dhe tėrheqėse. Pėrsa i pėrket tė dhėnave tė shumta teknike tė anijes, qė ishin gati identike me atė realen, ėshtė disi e vėshtirė tė flitet pėr rastėsi tė thjeshtė. Kėtė rast Gardner e shpjegon vetėm me njė alternativė, qė Morgan Robertson, shkrimtar tregimesh marinare, ishte padyshim tejet i informuar dhe i ditur pėr sa i pėrket teknikave detare.

Ėshtė e vėrtetė qė nė kohėn e tij, anijet nuk kishin ende karakteristikat avangarde dhe luksoze tė Titanikut, por qė nė atė kohė mendohej tė ndėrtoheshin anije shumė tė mėdha. Nė kėtė mėnyrė, Gardner thekson edhe njė fakt tjetėr tė rėndėsishėm.

Mė 17 shtator 1892, nė gazetėn “New York Times” ishte deklaruar ndėrtimi i njė anijeje tė emėrtuar “Gigantic”, e cila nė tė vėrtetė nuk u realizua kurrė, por nė projektin e pėrshkruar nė gazetė shfaqeshin tė dhėna shumė tė pėrafėrta me ato tė Titanit imagjinar.

Robertson mund ta ketė lexuar kėtė lajm, duke e pėrdorur mė pas si frymėzim ideal pėr detajet teknike tė romanit tė tij. Sipas argumentimeve tė Gardner, legjenda e njė tragjedie tė parashikuar tė Titanikut shkatėrrohet duke u katandisur nė njė tėrėsi koinēidencash dhe dijesh teknike tė shkrimtarit. Por, ka edhe njė anė tjetėr tė medaljes…



vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 27-07-11, 20:02   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,825
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: Titanik

vijimi

Rastėsi banale?

Njerėzit e shkencės sigurisht qė e kanė vlerėsuar shumė ftesėn e Gardnerit pėr tė pėrdorur logjikėn dhe racionalizmin gjatė ekzaminimit tė koinēidencave tė habitshme midis Titanit dhe Titanikut. Nė analizėn e fakteve, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė shpėrfillen principet e pėrllogaritjeve tė probabilitetit dhe nuk mund tė transportohesh emocionalisht nga historia mahnitėse e shkrimarit me aftėsi parashikuese tė fatit dhe nė kėtė rast tė tersit.

Megjithatė, do tė ishte gjithashtu gabim t’i japėsh njė fuqi kaq tė madhe ligjeve tė statistikės sė probabilitetit. Nėse njė majmun arrin qė duke shtypur rastėsisht shkronjat nė tastierė tė formojė fjalėn “tani”, nuk mund tė ēuditemi. Ka shumė probabilitet qė tė shtypėsh katėr shkronja rastėsisht dhe tė formosh njė fjalė qė ka kuptim. Por, nėse majmuni arrin tė shkruajė “tani kam uri”, do tė ishte mėse e ēuditshme, pasi probabiliteti qė duke shtypur shkronja tė rastėsishme nė tastierė, tė formohet njė sekuencė ose njė fjali qė ka kuptim, atėherė kjo do tė ishte gati e pamundur.

Duke pėrdorur kėtė analogji me romanin e Robertson, duhet tė pranohet ideja se njė numėr kaq i madh koinēidencash nuk mund tė jetė thjesht produkt i rastėsisė. Megjithatė, Gardner nė librin e tij na fton qė tė analizojmė jo vetėm rastėsinė, por edhe arsyetimin logjik tė ndjekur nga shkrimtari.

Ndoshta gjithēka ėshtė shumė e logjikshme, e megjithatė nuk ka mundėsi qė autori, gjatė shkrimit tė romanit tė gjendej pėrballė njė sėrė zgjedhjesh dhe taktikave logjike pa patur asnjė alternativė tjetėr. Titani i tij mund tė ishte pėrplasur me njė anije tjetėr, ose mund tė kishte shpėrthyer si pasojė e problemeve teknike tė saj, ose madje tė ishte pėrplasur me njė shkėmb tė pashėnuar nė hartė. Pėrplasja me ajzbergun nuk ėshtė e vetmja mundėsi.

Pėrsa i pėrket serisė sė ēuditshme tė koinēidencave nė karakteristikat teknike tė dy anijeve, Gardner insiston se autori i romanit mund tė kishte lexuar fare mirė artikullin e “New York Times”, nė tė cilin flitet pėr ndėrtimin e anijes mė tė madhe tė asaj kohė tė emėrtuar “Gigantic”, projekt i cili nuk u realizua kurrė. Por, sa ngjashmėri ka Titani me Gigantic?

John Paul Eaton ėshtė personi qė ka ndjekur studimet e mėdha rreth Titanikut. Ka shkruar libra rreth kėtij argumenti dhe gjithashtu ėshtė kėshilltar i Shoqėrisė National Geographic dhe i dy muzeumeve detarė. Ky studioz i mirėnjohur ka arritur nė pėrfundimin se detajet teknike dhe shifrat e deklaruara pėr ndėrtimin e Gigantic nuk janė tė ngjashme me ato tė pėrdorura nga Robertson pėr ndėrtimin e anijes sė tij imagjinare. Titani dhe Gigantic ngjajnė vetėm nė shpejtėsinė e tyre dhe nė numrin e elikave, ndėrsa gjatėsia, kuajt fuqi dhe emrat e tyre janė tė ndryshme.

Nė kėtė mėnyrė, Eaton ka hedhur poshtė teorinė se Robertson ka pėrdorur artikullin e famshėm tė “New York Times” dhe informacionet teknike qė lidheshin me ndėrtimin e Gigantic. Tė dhėnat tregojnė se Titani ėshtė shumė herė mė i ngjashėm me Titanikun se sa me Gigantic e megjithatė, Gardner insiston se ka mundėsi qė nė kohėn kur Robertson ka shkruar romanin, kompania “White Star” tė kishte bėrė publik emrin dhe projektin e ndėrtimit tė Titanikut.

Natyrisht, ky ėshtė njė dyshim qė mund t’i vijė shumė njerėzve, por eksperti J.P Eaton nuk ka ndenjur pa e shprehur skepticizmin e tij rreth kėsaj hipoteze, duke thėnė se emri i anijes sė re, pra Titanik, ėshtė bėrė publik nė vitin 1907, ndėrsa romani ėshtė publikuar nė vitin 1898 dhe sigurisht ėshtė nisur tė shkruhet kohė mė parė.

Por, a ka mundėsi qė ndonjė informacion tė jetė pėrhapur fshehurazi para deklaratės zyrtare tė kompanisė “White Star”? Edhe sikur kjo hipotezė tė ishte e vėrtetė, pėrhapja e fshehtė e informacionit nuk do tė mund tė mbėrrinte kurrė nė veshin e Robertson, pasi nė kohėn kur ai shkroi romanin e tij, Titaniku as nuk ishte ideuar dhe as projektuar. Eaton deklaron se ideja pėr realizimin e Titanikut pėrkon me tė njėjtin vit kur ėshtė bėrė publik emri dhe projekti i tij: viti 1907.

Pikėrisht nė atė vit u bė edhe takimi historik mes J. Bruce Ismay, president i “White Star” dhe Lord Pirrie, president i sipėrmarrjes sė ndėrtimeve “Harland” dhe “Wolff”.

Me gjithė studimet dhe ekzaminimet e shumta, shkencėtarėt nuk kanė dashur tė shprehin njė opinion konkret rreth ēėshtjes Titan-Titanik, nė mėnyrė qė studimet e tyre tė mos bėhen pre e spekullimeve dhe legjendave urbane.

Sigurisht qė Gardner mund tė ketė patur tė drejtė pėr arsyetimet e tij e megjithatė ėshtė gjithashtu e ēuditshme se si njė shkrimtar i tetėqindės ka arritur tė shkruajė njė libėr me kaq shumė koinēidenca me ngjarjen reale dhe me detajet teknike tė ndėrtimit tė anijes. Janė shkruar shumė libra mbi katastrofa imagjinare qė mund tė kenė koinēiduar rastėsisht me ndonjė reale.

Por, a mund tė ketė ngjashmėri aksidentale kaq tė saktė nė detaje? Pyetja vazhdon tė qėndrojė e hapur…


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 16:20.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.