Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
User Name
Password
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 02-06-07, 11:36   #1
Era1
Moderatore
 
Join Date: 09-06-06
Location: Tirane
Posts: 362
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Default Leonardo da Vinci.

Leonardo da Vinēi (origj. Leonardo da Vinci [leoˈnardo daˈvintʧi] / i njohur edhe si Da Vinci dhe Leonardo) lindi mė 15 prill 1452 nė Ankiano tė Vinēit; vdiq mė 2 maj 1519 nė Kėshtjellėn e Cloux (Kluks), Ambuaz. Ishte arkitekt i famshėm, shpikės, inxhinier, piktor e gdhendės (skulptor) italian i Rilindjes. Babai i tij - Ser Piero da Vinci - ishte ndoshta i pasur ose noter; e ėma njė fshatare me emrin Katerina. Pasi qė lindi para futjes sė mbiemrave modern evropian, emri i tij i plotė ishte "Leonardo di Ser Piero da Vinci".

Si piktor (vizatues), ishte nxėnės i Verrocchio (Verrokio), nė shitoren e tė cilit njohu bashkėnxėnėsin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), qė shquhej pėr stilin e tij ndėrtues tė hijshėm me vija tė prera e tė sakta. Kėto mėnyra tė di Credi-t nuk munguan tė ndikojnė Leonardon, por mė pas ishte radha e Lorencos tė mėsonte nga Leonardo.

Da Vinēi mund tė mendohet si njė kryetip i njeriut tė rilindjes dhe ėshtė pėrcaktuar shpesh si njė gjeni, pėr shkak tė shkėlqimit tė tij nė tė gjitha fushat e artit, pėr zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, qė duken njė pėrparim i madh nė krahasim me kohėn e tij.






Marre nga Wikipedia



Last edited by Era1; 02-06-07 at 11:38.
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 02-06-07, 11:37   #2
Era1
Moderatore
 
Join Date: 09-06-06
Location: Tirane
Posts: 362
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Default

Jeta


Mbi jetėn e Leonardo da Vinēit dihet shumė pak. Por qarkullojnė njė sasi e pambarimtė pasaktėsish e thjesht fantazish, pėrfundim i pesė shekujsh studimesh tė pėrafėrta.

Leonardo i firmoste punėt e tij vetėm me "Leonardo" ose "lo, Leonardo" ("Leonardi"). Prandaj referohet njė vepėr e tij si "njė Leonardo" e jo si "njė da Vinē". Ndoshta, nuk pėrdorte emrin e tė atit - me tė cilin pėrndryshe do tė punonte (krijonte) nė Firence – pasi qė ishte njė bir i paligjshėm.

Leonardo lindi nė 1452 nė Vinēi. E dimė orėn e datėn e saktė falė njė dokumenti tė shkruar nga gjyshi: "1452, lindi njė nip i imi, biri i Ser Piero, im bir nė ditėn 15 prill tė shtunėn nė orėn 3 tė natės. Pat emrin Lionardo. E pagėzoi prifti Piero di Bartolomeo da Vinci."

Thuhet se Leonardo (qė jetoi 5 vjet me tė ėmėn) ra njė herė nga krahėt e saj dhe njė herė tjetėr pas njė viti nga ballkoni.

Leonardo ishte vegjetarian pėr gjithė jetėn e tij. Piktor nxėnės nė shitoren e Verrokios, ku mori ndikim tė pikturės tejet realiste qoftė nga Verrokio, mbi tė gjitha edhe nga Lorenco di Kredi, nė kėto mėnyra mund tė referohet Shpallja e Uffizi (Galeri artesh nė Firence); filloi shumė shpejt tė vizatonte pėr vete nė Firence. Nga 1482 deri 1499 punoi pėr Ludoviko Sforca, Dukė i Milanos, ku pat shitoren e tij me nxėnės.

Shtatėdhjetė ton bronz qė u menduan pėr "Kalin e Madh", njė gdhendje (statujė) kali e Leonardos, u pėrdor nė vend tė tij pėr tė prodhuar armėt e nevojshme nga Duka pėr tė shpėtuar Milanon nga francezėt e Karl VII nė 1495.

Kur francezėt u rikthyen nėn udhėheqjen e Luigji VIII nė vitin 1498, Milano ra pa luftė, duke pėrmbysur Sforcėt.

Leonardo mbeti nė Milano pėr disa kohė, gjersa njė ditė gjeti harkėtarėt francez qė pėrdornin modelin e tij prej argjile nė pėrmasa reale tė "Kalit te Madh" si tabelė qitjeje pėr ushtrim. La atėherė Milanon sė bashku me Salai e me mikun e shpikėsin Luka Paqoli pėr Mantova, duke u zhvendosur dy muaj mė pas nė Venedik e kėshtu pėrsėri nė Firence nė fund tė prillit tė 1500.

Nė Firence hyri nė shėrbim tė Ēezare Borxhasė si arkitekt ushtarak e inxhinier.

Nė 1506 u kthye nė Milano, tani nė duart e Masimiliano Sforcės pasi qė mercenarėt zviceranė dėbuan francezėt.

Kėtu takoi Franēesko Melci, qė u bė njė mik i dashur e shok gjer nė vdekjen e Leonardit e pėr pasojė trashėgimtar i tij.

Nga 1513 deri 1516 jetoi nė Romė, ku qenė piktorė aktiv si Rafaelo e Mikelangjelo, edhe pse nuk pat shumė kontakte me ta.

Nė 1515 Franēois I i Francės (Fransuaz I) rimori Milanon, e Leonardit iu besua pjesa kryesore e njė luani mekanik pėr bisedimet e paqes qė mbaheshin nė Bolonja, mes mbretit francez dhe Papa Leone X.

Nė vitin 1516 hyri nė shėrbimin e Francesko I me detyrėn piktor i parė, inxhinier e arkitekt i Mbretit ; iu lejua pėrdorimi i Clos Lucé, pranė Kėshtjellės sė Ambuazės, vendbanim i mbretit, bashkė me njė pension tė majmė. Leonardo e mbreti u bėnė miq tė mirė.

Vdiq nė kėshtjellėn e Cloux (Kluks), afėr Amboise nė Francė nė vitin 1519. Sipas dėshirės sė tij arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros nė Cappella di Saint-Hubert (Kapelėn e Shėn Hubertit) nė Kėshtjellėn e Amboise. Dukej qė Leonardo nuk ka patur kurrė lidhje tė ngushta me gra. Nė vitin 1476 u padit anonim pėr kontakte homoseksuale me njė model 17-vjeēar, Xhakopo Saltareli. Leonardo u padit sė bashku me tre tė rinj tė tjerė pėr sjellje homoseksuale e lėshua pėr mungesė provash. Pėr njė farė kohe Leonardo mbeti nėn mbikėqyrjen e "Zyrtarėve tė natės", njė lloj "mbrojtėsish moral tė rilindjes".

Clos Lucé nė Francė, ku vdiq Leonardoja nė vitin 1519





Marre nga Wikipedia

Last edited by Era1; 02-06-07 at 11:39.
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 02-06-07, 16:40   #3
rilinda
 
rilinda's Avatar
 
Join Date: 29-06-04
Posts: 15,657
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Default Arte


Arte



Monna Lisa, (La Gioconda)
(1503-1506)

Leonardo ėshtė i njohur pėr vizatimet e tij tė mrekullueshme, si "Darka e Fundit" e vitit 1498 qė gjendet nė Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shėn Maria e Hijeshive) qė mjerisht qė nga viti 1517 filloi tė pėrkeqėsohej korja e vezės sė pėrdorur nė pėlhurė, nė vend tė teknikes zakonore (tradicionale) tė vizatimit mural, afresku qė pėrfaqėsonte pėr tė njė pengesė tė madhe pasi qė nuk lejonte ripunime, as ndryshime ose bėrjen e vėllimit (mbivizatimit) dhe hijezimit.

Vepra mė e njohur ėshtė Mona Liza (e njohur mė mirė si La Gioconda (Lozonjarja), qė ruhet nė Muzeun e Luvrės nė Paris, pikturuar nė vitet 1503 - 1506. Ajo do tė pėrfaqėsonte tė gruan e tregtarit fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi kėtė janė zhvilluar teori tė ndryshme. Mė e fundmja , e parashtruar nga studiues gjermanė ėshtė marrė parasysh edhe nga ekspertė tė Muzeut tė qytetin e Shėn Pjetėrit, nė Rusi, bazohet mbi zbulimin e njė fakti tė ri : ravijėzimi i linjave tė fytyrės sė Mona Lizės me ato tė zonjės sė portretit tė Caterina Sforza-s tė Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasmina"). Nė kėtė pikė, do tė dilte se personazhi historik qė ka frymėzuar Leonardon nuk do tė ishte tjetėr se Caterina Sforza , nė atė kohė personazh me nam, sepse ishte tashmė zonjė e Forlģ-t e Imola-s.

Portreti nė fjalė i Caterina Sforza, tani i ruajtur nė pinakotekėn e qytetit tė Forlit mund tė shihet nė kėtė faqe: [1]

Sigurisht Leonardo ishte shumė i lidhur me kėtė portret, si dėshmi e faktit se e solli me vete nė Francė nė vitin 1517.



Darka e Fundit (1498)

Vetėm shtatėmbėdhjetė piktura tė tij e asnjė prej gdhendjeve tė tij kanė mbijetuar. Leonardo shpesh parahidhte (projektonte) piktura tė mėdhaja, me shumė shėnime e skica, vetėm pėr t“i lėnė nė fund nė projekte tė pambaruara.

Nė vitin 1481 iu vu detyrė vizatimi pėr njė altar : L'adorazione dei Magi (Adhurimi i tė diturve). Pas projektesh tė mėdhaja e shumė skica, vizatimi mbeti i pambaruar dhe Leonardo u nis pėr nė Milano, ku kaloi shumė vite duke bėrė plane e modele pėr njė gdhendje (shtatore) pėrkujtimore kali tė bronztė tė lartė 7 metra (Kali i Leonardos Milano). Pėr shkak tė luftės me Francėn, projekti nuk u pėrfundua kurrė. Falė njė nisme vetjake, duke u bazuar mbi disa projekte tė tija, njė shtatore e ngjashme u pėrfundua nė Nju Jork nė vitin 1999. Shtatorja i ėshtė dhuruar qytetit tė Milanos dhe gjendet tani nė hyrjen e Hipodromit tė Troto-s tė San Siro.

Ende kur ishte nė Firence iu besua njė afresk madhėshtor pėr njė mur tė Salone dei Cinquecento nė Palazzo della Signoria: La battaglia di Anghiari (Beteja e Angiarit), rivali i tij Michelangelo duhej tė pikturonte murin pėrballė. Pasi pati bėrė njė larmi tė pabesueshme studimesh parapėrgatitore tė punės, la qytetin e murali nuk u mbarua pėr shkaqe teknike pėr tė cilat qe vetė pėrgjegjėsi kryesor.




__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-06-07, 19:06   #4
rilinda
 
rilinda's Avatar
 
Join Date: 29-06-04
Posts: 15,657
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Default

Misteret e gjenisė sė Da Vinēit

Atij i mungonte vetėm njė gjė; qė nė kohėn e tij, nė epokėn e Rilindjes Evropiane, tė rizbulimit tė klasikes antike, nė fakt dukej se ishte diēka e patolerushme. Ai nuk zotėronte as latinishten e as greqishten. Ėshtė disi e habitshme pėr ēdo njeri qė dėgjon pėr bėmat e tij, kur has nė fakte tė reja e konstaton se natyra i kishte dhėnė atij shumė dhunti, tė cilat ai u pėrpoq gjatė gjithė kohės t‘i vinte nė zbatim e t‘i shfrytėzonte me modesti. E atij, pėr shumėkėnd, nė krah i ka qėndruar jo vetėm talenti i spikatur.


Leonardo da Vinci ėshtė bėrė sot nė kohėt moderne, njė nocion mė vete kur vjen puna pėr pikturėn, pasi veprat e tij, e sidomos e famshmja "Mona Lisa" dhe "Darka e Fundit", janė relike me vlera tė paēmueshme. Por vepra e tij nė tėrėsi, pėrtej asaj tė cilėsuar tė famshme dhe e mirėnjohur, qė ai la pas, pėr shumėkėnd akoma ėshtė e panjohur dhe e pastudiuar mirė.
Nėse hedh sytė sot nė dorėshkrimet e tij, e vėshtron jetėn qė ai bėnte, mbetesh i habitur, ndėr tė tjera edhe me faktin, se si ai ia ka dalė asokohe tė merrej edhe me pikturėn, ndėrkohė qė ėshtė dashur t‘ia kushtojė kohėn shumė eksperimenteve e njė veprimtarie studimore, gjė e cila me kushtet e mundėsitė qė tė ofronte koha, kushtonte, sigurisht, shumė kohė, mund e djersė.

Konstruktor armėsh luftarake
Si inxhinier dhe shpikės, Leonardo da Vinēi, interesohej sė pari pėr sferėn ushtarake. Ai ishte njė gjeni universal nė ēėshtjet e armėve e shpikjeve ushtarake. Ndėrsa trupat e Papės nė vitin 1470 rrethuan Firencen, ai zhvilloi plane pėr projektimin e armėve e makinave luftarake. Kėshtu, ai konstruktoi njė top shumė-funksional pa kundėr-reagim, i cili i parapriu principit tė tipave modernė tė artilerisė malore. Arma nė fjalė mbante 10 gjyle, tė cilat bėnin tė mundur shkatėrrimin e linjave armike.
Ai projektoi edhe njė bosht apo bazament cilindrik me prerje trekėndėshe nė fund, mbi tė cilin nė tri radhė vendoseshin gjithsej 33 gryka topash. 11 nga kėto gryka mund tė lėshonin zjarr nė tė njėjtėn kohė, 11 tė tjerė mbusheshin e bėheshin gati, kurse ata 11 qė mbeteshin si pėrfundim, ftoheshin e prisnin tė rinisnin ciklin. Kėshtu zjarri nė njė farė mėnyrė, mbeste gjatė gjithė kohės i pandėrprerė. Para se shpikjet e tij tė gjenin zbatim praktik nė front, nė vend ra sėrish paqja, e nuk qe nevoja qė ato tė provoheshin konkretisht sė bashku me pasojat qė do linin. Shumė projekte vijuan mė pas nė letėr pėr Leonardon, e qė patėn njė fat tė ngjashėm me ato qė theksuam mė lart, duke mos e marrė kurrė "patentėn" si shpikje tė mirėfillta nė histori. Ato nuk arritėn kurrė tė kapnin njė stad tė atillė saqė t‘i pėrgjigjeshin merakut e kujdesit, me tė cilat vetė.



Da Vinēi ishte marrė...
Nė moshėn 30-vjeēare, ai i ofroi Ludovico Sforza-s, zotit tė Milanos, shėrbimet e tij si njė ekspert i ēėshtjeve tė armatimit e taktikave ushtarake. Ai i dėrgoi princit njė memorandum tė detajuar me skica tė panumėrta, nė tė cilat ai pretendonte se mund tė ndėrtonte tė gjitha llojet e armėve e makinave luftarake, si dhe tė vinte nė jetė struktura arkitektonike, tė cilat Ludovico Sforza, mund t‘i pėrdorte me pėrparėsi nė rast tė ndonjė konflikti tė armatosur.
Nė njė dokument qė vjen nga ajo kohė, e ku jepet nė mėnyrė tė detajuar edhe korrespondenca me kryezotin e Milanos, bėhet fjalė ndėr tė tjera, edhe pėr ura tė ēmontueshme, qė mund tė transportoheshin e zhvendoseshin me lehtėsi, duke pėrbėrė kėsisoj edhe paraardhėset e mirėfillta tė tė ashtuquajturave "Urat Bailey", qė u pėrdorėn nė mėnyrė masive gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

I parapriu shpikjeve tė mėdha

Mė vonė, Leonardo projektoi edhe njė urė me bazament tė rrotullueshėm, realizimi i konstruksionit tė sė cilės u bė realitet vetėm nė shekullin e 20-tė. Pėr tė pushtuar kėshtjellat, ai propozoi tė hapnin tunele nė disa pika tė rėndėsishme strategjike dhe tė minonin sipėrfaqen e nėndheshme. Ai pėrmend nė projekt, edhe faktin se duheshin hapur kanale ku do kalonte uji, nė mėnyrė qė tė shkatėrroheshin ngadalė themelet e njė kėshtjelle qė nuk ishin prej shkėmbi natyral, e ku gėrryerja do bėnte punėn e saj. Leonardo, gjithashtu ndėrmori edhe njė projekt tjetėr, duke konstruktuar njė rruzull, apo gjyle tė madhe, e cila rrotullohej duke lėshuar flakė tė stėrmėdha nė njė bazament tė caktuar me konstruksion hekuri. Biografėt e studiuesit e veprės sė Leonardos, sot thonė se ai me kėtė hap, i parapriu le tė themi, konceptit tė motorėve tė raketave.
Njė shpikje tjetėr ishte dhe njė lloj bombe gazi, e cila ishte e mbushur me pluhur baruti, squfur e copa gjylesh. Ajo duhej tė shpėrthente nė njė hark kohor, qė nuk ishte mė i gjatė se sa njė lutje "Ave Maria" - theksojnė studiuesit nė njė nga pasazhet kushtuar shpikjeve tė gjeniut tė madh. Pėr t‘u shėnuar janė sidomos disa plane, qė ai kishte pėr ndėrtimin e njė paraardhėsi tė tankut, tė cilin Da Vinci e kishte ndėrmend me kohė. Kėtu, nė fakt bėhet fjalė pėr njė kėshtjellė lėvizėse nė formė konike. Nė bazamentin e saj ishin projektuar porta ku do tė dilnin grykat e zjarrit, tė cilat nė shumė aspekte tė kujtojnė tanket e sotėm. Ky lloj masivi luftarak, do tė vihej nė lėvizje pra me anė tė njė sistemi manivelash, llozesh e vinēash tė dėshmuara qartė pėr mėnyrėn se si duhet tė funksiononin, nė skicat e dorėshkrimet e Da Vinēit.

Kėto shpikje, sikurse edhe shumė tė tjera tė bėra prej tij, ishin tė destinuara tė mbeteshin vetėm nė letėr, derisa erdhi koha e shpikjes sė motorit me djegie tė brendshme, shekuj mė vonė. Da Vinēi zhvilloi edhe njė armė, e cila u projektua dhe u zhvillua nė ofiēinėn, ku ai kryente eksperimentet e qė ia vlen vėrtetė t‘u kushtohet vėmendje. Kėshtu ai projektoi njė lloj topi me avull, ku uji i nxehtė futej nė njė gyp tė gjerė. Me fuqinė qė ēlironte avulli, mund tė shtynte mė pas gjylen nga presioni deri nė njė distancė tė konsiderueshme. Ėshtė pėr t‘u vėnė re sidomos forma elegante e topit nė fjalė, e cila pėr kohėn ishte njė risi shumė e madhe dhe inovatore. Pėrveē kėsaj, Leonardo ndėrmori hapa tė tillė qė synonin tė ēonin pėrpara artin luftarak, duke parė pėrparėsitė e njė arme tė vjetėr si katapulta, tė cilėn e studioi dhe ia pėrmirėsoi rendimentin.

I mahnitur nga fluturimi

E dimė tė gjithė se Leonardo ishte shumė i pasionuar edhe pas fluturimeve. Leonardo ishte njė vėzhgues shumė i mprehtė nė radhė tė parė i fenomeneve natyrore, mekanike, fizike e kimike. Pėr sa i pėrket fluturimit, dėshmohet se ai u mor me kėtė fushė studimi pėr 25 vjet me radhė, duke mos lėnė pas dore siē theksuam mė parė, edhe fusha tė tjera. Kėto studime ishin ndėr tė tjera, edhe arsyeja se pse ai nuk provoi ndonjė teknikė mė tė thjeshtė fluturimi. Ai duket se ka dashur vėrtetė tė imitojė zogjtė e insektet, e iu kushtua studimit tė lėvizjeve tė krahėve tė tyre deri nė detaj. Deri sa vdiq, ai mbeti i mahnitur nga aftėsitė e kėtyre gjallesave pėr tė fluturuar, apo dhe nga "koncepti i Ornithopterit", megjithėse ai kishte bėrė gati me kohė shumė skica, qė sot tė ngjajnė se i kanė paraprirė projektimit tė njė helikopteri.
Leonardo la pas njė seri skicash, ku nė fokus kishin fluturimin, e qė janė pėrmbledhur nė "Codex Atlanticus". Sipas mendimit tė shumė ekspertėve e studiuesve tė tij, e tė fushave qė ai studioi, kėto paraqesin nė njė farė mėnyre edhe projektet e para evropiane pėr fluturimin.
Shpikėsi e novatori i talentuar, megjithatė nuk ka lėnė tė shkruar kurrkund, nėse ai ia arriti tė testonte ndonjėherė ndonjė pajisje fluturimi. Kėto i dhanė udhė mė pas edhe spekulimeve. Por njė rindėrtim i ideve tė tij sot mbi fluturimin human nė kohėt e Da Vinēit, tė bėn tė vihesh vėrtetė nė mendime pėr gjeninė e tij. Po kėshtu, shpirti i tij gjenial arrti tė jepte njė version tė parashutės nė formė piramidale. Edhe kėto shpikje, tė rindėrtuara sot nė praktikė, pa dyshim se funksionojnė. Historia e teknikės, sigurisht se do kishte vijuar ndryshe, nėse Da Vinēi do tė kishte mundur t‘i vinte nė jetė, qė nė kohėn e tij shumė nga projektet qė skicoi.

-vazhdon-
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Last edited by rilinda; 07-06-07 at 19:13.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-06-07, 19:08   #5
rilinda
 
rilinda's Avatar
 
Join Date: 29-06-04
Posts: 15,657
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Default

Da Vinci, human?
Da Vinci ia kishte frikėn pasojave qė mund tė shkaktonin armėt e projektuara prej tij. Kėshtu, nė njė letėr tė tijėn drejtuar Ludovico Sforza-s, Leonardo kishte vizatuar njė seri skicash tė makinave tė tij luftarake dhe ndanė, apo rreth tyre kishte vendosur edhe viktimat e mundshme, qė ishin dhėnė aty tė bėrė copa-copa, gjė e cila me shumė gjasa iu kthye atij mė vonė nė njė makth. Shpirti i tij prej artisti, mund tė ketė ndikuar qė shumė nga skicat apo projektet e tij tė mos u jepte udhė pėrfundimtare, pėr shkak se ai, ndryshe nga shumėkush tjetėr nė kohėn e tij, kishte arritur me kohė njė pjekuri e mentalitet tė atillė qė nuk do t‘ia lejonte vetes qė shpikjet e tij tė kishin pasoja fatale nė fatin e shumė tė pafajshmėve. E kjo, sigurisht se nuk ka ardhur nė vitet e tij tė rinisė, por pas njė reflektimi qė ta jep vetėm mosha e koha, theksojnė disa nga njohėsit e tij.

Spekulimet rreth homoseksualitetit tė Da Vinēit

Njė klishe e cila rrethon gjithashtu mitin e Leonardos, ėshtė edhe pretendimi se ai paskėsh qenė homoseksual. Ky fakt, nė literaturė ka gjetur sot njė pėrhapje tė gjerė e ajo duket se ėshtė ndikuar shumė nga tezat e mendimet e Frojdit, i cili duke folur mbi psikoseksualitetin, para sė gjithash "i referohet disa copėzave nga kujtimet e fėmijėrisė sė Leonardo da Vinēit". Babai i psikoanalizės, Frojdi, nė hyrje tė librit tė tij fut fragmente nga njė ėndėrr e njohur e Leonardos, qė nė fokus kishte njė zog tė madh, njė "Milan", i cili zbret me forcė nga qielli dhe e godet nė fytyrė Da Vinēin me organin e tij seksual, qė nė format mitologjike tė realizuara nė ėndėrr, mund tė ishte dhe thjesht bishti, apo njė krah i zogut, gjithsesi jo tė zakonshėm.
Pa dyshim se kėtu shumėkush do tė thoshte se ky ishte vetėm njė vizion imagjinar, i cili me shumė gjasa bėri qė Leonardo tė mbetej i mahnitur nga ideja e fluturimit qė nė fėmijėri, siē u vėrtetua edhe mė vonė, e tė mos kishte asnjė lidhje me ato ēka Frojdi shkruan apo pretendon. E nga ana tjetėr, shumėkush pretendon se Frojdi, ndėrsa ka studiuar jo vetėm ėndrrat, por edhe skicat e Leonardos, nuk ka ditur t‘u bėjė atyre njė interpretim tė mirė, dhe fjala "Milan" ėshtė pėrkthyer apo kuptuar si "galė". Frojdi, ėshtė nisur nga fakti se kjo mund tė simbolizonte perėndeshėn egjiptiane tė guximit, por qė gjithsesi ishte njė simbol i feminilitetit dhe me shumė gjasa, organi seksual mund tė simbolizonte edhe thithkat e gjoksit femėror.
Nė fakt "Milan", ose "nibbio" nė italisht, ishte njė simbol mashkullor ashtu sikurse dhe fajkoi apo skifteri. E nga kjo lojė me gjinitė e emrave tė zogjve, tė cilat, sigurisht, duke u zhvendosur nga gjuha nė gjuhė ndryshojnė, mund tė ketė ardhur edhe keqkuptimi, sipas disa prej studiuesve tė Da Vinnēit e kritikėve tė Frojdit. Pėrveē kėsaj, Frojdi nuk e njihte "Codex Trivulzianus" tė Leonardos, qė pėrmban njė seri fjalėsh e listash fjalėsh, qė hedhin dritė disi mė qartė mbi errėsirėn e misticizmin qė rrethon mendimet e Leonardos ngandonjėherė.
Raymond S. Stites, pėrmbledhės i njė vepre studimore mbi psikoanalizėn, thotė ndėr tė tjera se "pas njė studimi tė hollėsishėm tė ‘Codex Trivulzianus‘ arrijmė nė pėrfundimin se Leonardo, rezulton njė burrė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės; me nevoja normale seksuale e shumėēka ai e sheh si trillim tė Frojdit, qė i ka dhėnė mė pas shkas legjendave mbi dėshirat seksuale ‘perverse‘ tė Da Vinēit". Por gjithashtu, ekzistojnė edhe fakte apo mėnyra tė tjera pėr tė dėshmuar njėrėn apo tjetrėn tezė.

Udhėtimi i pazbuluar nė Orient?

Njė ngjarje tjetėr me rėndėsi nė jetėn e Da Vinēit ka qenė edhe njė udhėtim qė ai bėri drejt Orientit, tė cilin ai nuk e pėrmend kurrkund nė shėnimet e tij, e ndoshta nė asnjėrin prej shumė librave, qė deri mė tani janė shkruar pėr tė, e veprėn qė ai la pas. Kjo ka qenė aventura mė e madhe e Leonardos - udhėtimet e tij nė Orient, tė cilat me shumė gjasa, ia ndryshuan plotėsisht jetėn e konceptin mbi tė, gjeniut tė madh.
Njohuritė mbi kėto ndodhi bazohen para sė gjithash nė disa letra, qė Leonardo ia shkroi Devadarit tė Sirisė (e krahasueshme me titullin e njė nėnmbreti), kur ai i prezantohet atij si njė njohės i shkėlqyer i inxhinierisė ushtarake dhe i problematikės sė rajonit tė Lindjes sė Afėrme e tė Mesme, ose thjesht Orientit, siē njihej mė shumė asokohe. Historianėt mė tė shumtė, duket se nuk i kanė kushtuar ndonjė vėmendje kėtij detaji, por mjaftohen me idenė se kjo i takon njėrės ndėr legjendat qė vėrtiten rreth imazhit tė Leonardos, si gjeni e personalitet me famė interkontinentale, e njohės i mirė i kulturave edhe jo kristiane.
Nė biografinė kushtuar gjeniut tė madh "Leonardo fiorentini", qė nė fakt ėshtė vetėm njė kėngė lavdėrimi rreth mitit romantik tė Leonardos, Rachel Annand Taylor shkruan se: "Ėshtė e pamundur qė tė besojmė se Leonardo kishte hyrė nė shėrbim tė njė sulltani apo princi oriental dhe tė ketė shkelur vetė mė pas Orientin, pa lėnė asnjė gjurmė apo episod tė ndikimit oriental nė shėnimet apo legjendėn qė pasoi veprėn e tij".
Porse nga ana tjetėr, tė tjerė thonė se kjo ka qenė plotėsisht e mundur. Jean Paul Richter, qė ka nxjerrė nė botim njė vepėr dyvėllimėshe me titull "The Notebooks of Leonardo da Vinci"(Dorėshkrimet e Da Vinēit), shkruan se: "Ne nuk kemi asnjė informacion tė sigurt mbi historinė e bėmave e tė jetės sė Leonardos gjatė viteve 1482-1486. Ėshtė e pavėrtetuar me dėshmi dokumentare, nėse ai tek e fundit, banoi asokohe nė Milano, apo nė Firence. Mungesa e njė dokumentacioni tė tillė, apo zhdukja nga historia e pėr njė periudhė tė tillė kohore, i jep shkak shumėkujt tė mendojė se ai mund tė ketė ndenjur fshehtazi nė Orient.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Last edited by rilinda; 07-06-07 at 19:10.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-06-07, 11:39   #6
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Join Date: 12-11-06
Posts: 2,129
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Default vepra artistike e DA VINQIT

http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=21339
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-06-07, 12:30   #7
Era1
Moderatore
 
Join Date: 09-06-06
Location: Tirane
Posts: 362
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Default

Shkencė dhe inxhinieri


Ende mė mbresėlėnėse se punėt e tij artistike qenė studimet e tij nė fushėn shkencore e inxhinierie, regjistruar nė librin e tij tė shėnimeve qė zėnė pothuajse 8.000 faqe shėnimesh e skicash qė ndėrthurin (kombinojnė) artet dhe shkencėn.

Leonardo ishte majtosh dhe pėrdori shkrimin pasqyror (ose shkruante nga e djathta nė tė majtė) gjatė gjithė jetės sė tij.

Afria e tij me shkencat ishte e llojit vėzhgues: ai kėrkonte tė kuptonte dukuritė duke i pėrshkruar e rifiguruar gjer nė hollėsitė mė tė imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet (shpjegimet) teorike. Sipas Leonardos, << shkenca ėshtė bija e pėrvojės >>. Ai qe i pari qė pėrdori atė qė ne sot quajmė "Mėnyrė shkencore", jo pėr mė tepėr mbi afrinė e tij praktike nė kėrkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore) sepse edhe shumė dijetarė tė tjerė para Leonardos (p.sh. Taleti nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi) tashmė vepronin nė kėtė mėnyrė, por pėr afrinė e tij matematikore tė asaj qė Leonardo pėrkufizonte << arsye tė pafundme tė natyrės qė nuk qenė kurrė nė pėrvojė >> (me njė fjalė: qė s“kanė ndodhur kurrė). Pra, besohet tė jetė e drejtė qė Leonardos t“i njihet merita t“i ketė dhėnė jetė mėnyrės shkencore . Gjatė jetės sė tij ,projektoi (parahodhi) njė enciklopedi tė madhe, qė bazohej mbi skicat e hollėsishme tė ēdo gjėje. Megjithėkėtė, pasi qė atij i mungonte njė edukatė formale e latinishtes dhe matematikės, Leonardoja dijetar (shkencėtar) nuk u njoh (u injorua) nga studiuesit e tij bashkėkohorė.

Ai ishte gjithmonė i magjepsur nga fluturimi. Bėri studime tė hollėsishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina tė ndryshme fluturuese,pėrfshirė njė helikopter qė vihej nė lėvizje nga katėr njerėz (qė nuk do tė mund tė kishte fluturuar sepse do tė ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe njė deltaplan por qė ky do tė kishte mundur tė fluturonte.
Mori pjesė nė shumė autopsi duke bėrė njė numėr tė skicimeve anatomike tejet tė hollėsishme, duke projektuar njė studim tė plotė tė anatomisė njerėzore e krahasore.

Leonardo shfrytėzoi nė veēanti kėto dituri anatomike (mbase mė tė thellat e kohės sė tij) qoftė nė fushėn artistike ashtu edhe nė mekaniken: ėshtė i tiji projekti i parė i dokumentuar mbi njė robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495. Shėnime tė rizbuluara nė vitet 1950 nė kodikun atlantik dhe nė libėrtha shėnimesh xhepi qė datojnė rreth 1495 - 1497 tregojnė skicime tė hollėsishme mbi njė kalorės mekanik , qė ishte me sa duket nė gjendje tė ngrihej nė kėmbė, lėvizte krahėt, kokėn dhe nofullat, duke nxjerrė tinguj nga goja (falė njė mekanizmi tė pėrparuar goditės tė vendosur nė lartėsinė e gjoksit). Kalorėsi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta pėr t“i dhėnė shpirt njė prej festave Sforceske (Sforca, Dukė i Milanos) tė Milanos, sidoqoftė nuk ėshtė bėrė e ditur tė jetė realizuar sadopak.
Nė vitin 1502 Leonardo da Vinēi bėri njė skicim tė njė ure me njė shtrirje prej 240 metrash, si pjesė e njė projekti tė inxhinierisė qytetare (civile) pėr Sulltanin osman Beyazid II.

Ishte parashikuar qė ura do tė ishte vendosur mbi njė prej hyrjeve tė derdhjes sė Bosforit e njohur si Briri i Artė por nuk u ndėrtua kurrė. Vizioni i da Vinēit u ringjall megjithėkėtė nė vitin 2001 kur njė urė mė e vogėl, bazuar mbi skicimet e tij, u ndėrtua nė Norvegji.

Por,midis projekteve tė realizuara,ėshtė porti-kanal i Cesenatico (Ēesenės),vendi i njohur turistik sot nė krahinėn e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.

Shėnimet e tij pėrmbajnė njė numėr tė madh shpikjesh nė fushėn ushtarake: mitraloz dhe "tanke" tė lėvizura nga njerėz apo kuaj, bomba copėtuese, etj., edhe pse kishte bindjen se lufta ėshtė veprimtaria mė e keqe njerėzore.

Shpikje tė tjera pėrfshijnė nėndetėset, parashutėn, biēikletėn, njė aparat me rrota tė dhėmbėzuara qė ėshtė menduar si njehsuesi i parė mekanik,njė automobil (vetėlėvizės) shtyrė nga njė mekanizėm zemberek (sustė) dhe njė tezgjahu automatik realizuar sė fundi nga muzeu kombėtar i shkencės dhe i teknikės qė prodhon 2 cm pėlhurė nė minutė.
Nė vitet qė kaluan ai projektoi nė Vatikan njė pėrdorim industrial tė energjisė diellore, nėpėrmjet pėrdorimit pasqyrash tė lugėta (konkave) pėr ngrohjen e ujit.

Nė astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hėna silleshin rreth tokės dhe se hėna pasqyronte dritėn diellore sepse ishte e mbuluar me ujė.

Leonardo nuk botoi as i shpėrndau pėrmbajtjet e shėnimeve tė tija. Ata mbetėn tė fshehura deri nė shekullin XIX dhe nuk patėn asnjė vlerė tė drejtpėrdrejtė pėr zhvillimin e shkencės dhe teknologjisė deri nė kohėt tona. Mbi kėto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, nė librin e tij "Inxhinierėt e lashtėsisė", e mendon Leonardon jo tė parin e inxhinierėve modernė sesa "tė fundit tė atyre tė lashtėsisė",duke saktėsuar se pas kohės sė Leonardos filloi praktika e pėrhapjes dhe botimit tė zbulimeve shkencore.

Nė vitin 1994, njė prej librave tė shėnimeve tė Leonardos,i ashtuquajturi "Codice Hammer" (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates pėr 25 milionė dollarė. Por shumė nga skicimet e da Vincit janė sot pronė e familjes mbretėrore britanike.

Marre nga Wikipedia
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-06-07, 12:31   #8
Era1
Moderatore
 
Join Date: 09-06-06
Location: Tirane
Posts: 362
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Default

Arkitekturė dhe urbanistikė

Leonardo ka lėnė njė sasi tė mirė studimesh arkitektonike, skica ndėrtesash dhe projekte urash. Pėrsosi projekte inxhinierie bashkėkohore, si ato tė Francesco di Giorgio (Franēesko di Gjorgjo) ose tė Filippo Brunelleschi (Filipo Brunesleski), i fortė nga ndihma e matematikanit Luka Paēoli dhe nga dituria e teksteve klasike e bashkėkohore, qė mund tė ketė ndodhur gjatė ndenjės nė Milano, ku pat mundėsinė tė kryente kėrkime e studime mbi problemet e arkitekturės, inxhinierisė ushtarake e qytetare, mekanikės sė lėngjeve, akustikės, balistikės, optikės dhe statikės. Si arkitekt ushtarak Leonardo ėshtė vėnė nė rendin e ditės nga propozimet e ekspertėve mė tė mėdhenj tė kohės sė tij. Pas vitit 1500 do t“i pėrkushtoje vėmendje studimit tė ujėrave, duke lėnė pas dore prodhimin e modeleve mekanike.

Nuk dihet nėse Leonardo tė ketė ndėrhyrė fuqimisht nė projektimin e shumė godinave, por ka dėshmi dhe skica qė tregojnė se ai i“u pėrkushtua projekteve - si bashkėkohės tė tjerė - nė konceptimin (krijimin) e njė qyteti ideal, tė strukturuar mbi mė shumė nivele rrugore: nė nivel mė tė ulėt karrot, nė atė mė tė lartin kėmbėsorėt. Nuk bėhej fjalė pėr njė ide tė parealizueshme tė njė artisti largpamės, por pėr njė projekt konkret, tė studiuar nė kėndvėshtrimin e njė realizimi tė mundshėm pėrkujtimor, pėr tė cilin megjithėkėtė nė atė kohė mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik.

Spikatės ėshtė realizimi i portit-kanal Ēesantik, vendi i njohur turistik sot nė krahinėn e Forli - Ēesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.

Marre nga Wikipedia

Last edited by Era1; 08-06-07 at 12:31.
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-06-07, 12:38   #9
Era1
Moderatore
 
Join Date: 09-06-06
Location: Tirane
Posts: 362
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Default

Disa vepra te tij (jo ato qe ka vendos Legenda)

Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-06-07, 12:42   #10
Era1
Moderatore
 
Join Date: 09-06-06
Location: Tirane
Posts: 362
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Default

Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-06-07, 12:43   #11
Era1
Moderatore
 
Join Date: 09-06-06
Location: Tirane
Posts: 362
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Default

Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-06-07, 12:45   #12
Era1
Moderatore
 
Join Date: 09-06-06
Location: Tirane
Posts: 362
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Default

Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-06-07, 19:01   #13
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Join Date: 01-10-03
Location: drejt dritės
Posts: 2,654
4peace has disabled reputation
Default

*

Shkrime/te dhena mjaft interesante per Leonardon.

Nje gje duhet ditur:
Leonardo ka qene, vec tjerash, piktori me i madh qe ka pasur bota. Prandaj, kush e merr per detyre per ta pershkruajtur fizionomine e tij duhet te jet i te njejtit rang ame me i larte se ai.
Sic u permend diku, po e marr vetem si shembull, vet "babai" i psikoanalizes, Freudi, ka qene diku afro 700-1200 vite mbrapa Leonardos. Paramendoni sikur dikush te jet ne rangun e Freudit e te shkruaj dicka per 700-1200 vitet e ardhshme?!

Leonardo, pra, ka qene i te njejtit rang me Jezusin (Isanė a.s.), keshtuqe nga kendveshtrimi i tyre seksi nuk luan rol primar, sic eshte (p.sh. rasti me ne, si krijesa me te uleta.

Per kete arsye, nga biografet dhe analistet e shumte, te dyte "akuzohen" per homoseksualitet - cka eshte absurde.

Njesoj qendron puna edhe tek marrja e ushqimit: disa thone se ka(nė) qene vegetarian, disa te tjere se ka qene vegan. Tek njerezit e rangut te tille ngrenia e mishit eshte e demshme. E demshme eshte edhe vet marrja e ushqimit ne sasi te atilla sic e marrin ne, si krijesa me te uleta. Ushqimi kryesor i tyre eshte drita/nuri apo, sic quhet ndryshe - prana.

Ishte kjo vetem sa per info/rrumbullakesim.


Ju falemnderit!


***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 12-09-07, 00:21   #14
yllbardh
 
yllbardh's Avatar
 
Join Date: 05-05-07
Location: Danimark
Posts: 771
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Default

Info e shkurtė pėr Leonardo da Vinci

Leonardo da Vinci ishte aqė i pėrkushtuar njėkohėsisht tė gjitha projekteve, tė cilat ishin nga lėmi tė ndryshme sa qė thonte se i mungonte koha dhe pėr kėtė shkak qysh nga mosha e re filloi tė flinte vetėm nga katėr orė nė ditė. Kėtė gjumė ky nuk e bėnte tė plotė katėr orė por cdo tė katėrtėn orė dremiste nga njė qerek dhe nė kėtė mėnyrė i rifreskuar vazhdonte punėn e tij ditė dhe natė. Kishte aqė shumė projekte nė tė njėjtėn kohė sa qė njė numėr i madh i tyre mbeti i papėrfunduar nė formė tė skicave tė panumėrta, tė cilat edhe sotė frymėzojnė shumė e shumė studiues tė ndryshėm.
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 14-09-07, 13:47   #15
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
egi's Avatar
 
Join Date: 21-05-07
Location: ne boten belly dance
Posts: 7,832
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Default

Leonardo da Vinci i ka zbuluar/ krijuar kepucet me take te nalt.
Falimenderit Leo


__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 07:49.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.