Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
User Name
Password
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 05-06-07, 22:28   #1
Era1
Moderatore
 
Join Date: 09-06-06
Location: Tirane
Posts: 362
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Default Ndryshon paga ne sektorin privat.

VENDIM

Nr.285, datė 4.5.2007



PėR PėRCAKTIMIN E PAGėS REFERUESE MUJORE, PėR EFEKT Tė LLOGARITJES Sė KONTRIBUTEVE Tė SIGURIMEVE SHOQėRORE DHE SHėNDETėSORE, DHE Tė TATIMIT MBi Tė ARDHURAT PERSONALE, SIPAS NOMENKLATURėS sė VEPRIMTARISė EKONOMIKE, PėR Tė PUNėSUARIT Nė SEKTORIN JOPUBLIK, qė KRYEJNė PUNė, Tė PAKUALIFIKUARA E Tė KUALIFIKUARA, SI DHE PėR PERSONELIN DREJTUES E TEKNIKO-EKONOMIK Tė TYRE



Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 3 tė ligjit nr.9645, datė 27.11.2006 “Pėr Buxhetin e Shtetit tė vitit 2007” dhe tė nenit 36 tė ligjit nr.8560, datė 22.12.1999 “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, me propozimin e Ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave



VENDOSI:



1. Kur administrata tatimore vėren se pagat e deklaruara nga punėdhėnėsit jopublikė, pėr efekt tė llogaritjes sė kontributit tė sigurimeve shoqėrore dhe tė tatimit mbi tė ardhurat personale tė tė punėsuarve tė tyre, nuk janė reale dhe nuk i pėrgjigjen vlerės sė tregut pėr shėrbimet e punėsimit, ajo ka autoritetin t’i rivlerėsojė, sipas niveleve tė pagave, tė dhėna nė kėtė vendim.

2. Paga referuese mujore, pėr efekt tė llogaritjes sė kontributeve tė sigurimeve, shoqėrore dhe shėndetėsore, si dhe tė tatimit mbi tė ardhurat personale pėr tė punėsuarit nė sektorin jopublik, qė kryejnė punė tė pakualifikuara e tė kualifikuara, si dhe pėr personelin drejtues e tekniko-ekonomik, sipas nomenklaturės sė veprimtarive ekonomike dhe tė kėrkesave tė vendit tė punės pėr kualifikim, pėrcaktohet nė seksionet A deri nė O dhe nė nėnndarjet, sipas klasifikimit nė tri kategori tė rretheve, ku ushtrohet veprimtaria e biznesit (tabelat, qė i bashkėlidhen kėtij vendimi). Pėr degėt e naftės, hotelerinė dhe peshkimin administrata tatimore mund tė zbatojė pagėn referuese tė pozicionit “Administrator/drejtor i pėrgjithshėm” tė rrethit tė Tiranės, pėr tė njėjtin pozicion pėr subjektet, qė ushtrojnė veprimtari nė rrethet e kategorisė sė dytė e tė tretė.

3. Nė kuptim tė kėtij vendimi, me termat e mėposhtėm do tė nėnkuptohen:

a) “Punė e pakualifikuar apo me kualifikim tė ulėt” punėt, qė nuk kėrkojnė kualifikim paraprak apo qė mund tė kryhen nga njė punėmarrės, i cili mund tė mos e ketė kryer ndonjėherė atė punė. Kėtu pėrfshihen, pa u kufizuar vetėm nė to, punė tė tilla, si pastrues, korrier, shitės, kamerier, paketues, lavazhier, pėrgatitės llaēi me krahė, transportues me krahė, punėtor ngarkim-shkarkimi me krahė, punėtor pėr gėrmim toke me krahė, qepės cope e lėkure, si dhe punėtorė pėr punė tė ngjashme.

b) “Punė e kualifikuar” punėt apo profesionet, qė kėrkojnė aftėsim profesional dhe qė nuk mund tė kryhen nga njė punėmarrės pa kualifikim paraprak apo qė nuk e ka ushtruar ndonjėherė atė punė a profesion. Njohuritė e shprehitė e domosdoshme pėr njė veprimtari tė kualifikuar profesionale nė nivelin e punėtorit tė kualifikuar, pėr njė specialitet tė dhėnė, mund tė jenė fituar nga punėmarrėsi pėrkatės, nėpėrmjet arsimit profesional, kurseve tė formimit profesional apo dhe gjatė praktikės. Punėmarrėsit, qė punojnė nė punė tė kualifikuara, si:



- Nė sektorin e ndėrtimit (murator, karpentier, suvaxhi, shtrues pllakash, bojaxhi, betonues, izolues, zdrukthėtar ndėrtues, montator, saldator, hidraulik, elektricist etj., tė krahasueshme).

- Nė sektorin e industrisė sė veshjeve dhe atė tė lėkurės e kėpucėve (modelist, prestar, lustrues etj., tė krahasueshme).

- Nė sektorin e prodhimit tė mobilieve (modelist, zdrukthėtar, tapicier, mobilist, lustrues etj.).

- Nė sektorin e ushqimit social (recepsionist, kuzhinier, banakier, pastiēier, picier etj., tė krahasueshme).

- Nė sektorin e mediave (reporter, gazetar, kameraman etj., tė krahasueshme).

Nuk mund t’i kryejnė kėto punė e profesione, nėse nuk kanė kryer, paraprakisht, njė shkollė profesionale, njė kurs formimi profesional apo nuk e kanė pėrfituar kėtė profesion gjatė praktikės.

c) “Personel drejtues dhe tekniko-ekonomik”, pa u kufizuar vetėm nė to, punėmarrėsit, qė kryejnė detyrėn apo funksionin e menaxherit tė degės a tė njėsisė, drejtuesit e degės, njėsisė, sektorit, repartit, zėvendėsdrejtori, juristi, noteri, avokati, inxhinieri, teknologu, ekonomisti, financieri, agronomi, mjeku, farmacisti, stomatologu, laboranti, lektori, web-masteri, faqosėsi, redaktori, specialisti teknik, ekonomik, i shitjeve, blerjeve, pėrgjegjėsi i sektorit, degės, repartit, instruktori etj., tė krahasueshme.

ē) “Administrator/drejtor i pėrgjithshėm”, pa u kufizuar vetėm nė to, punėmarrės, qė kryejnė detyrėn apo funksionin e drejtorit tė pėrgjithshėm ekzekutiv tė shoqėrisė, tė administratorit tė pėrgjithshėm, kryeredaktorit, rektorit, dekanit etj., tė krahasueshme.

4. Vendimi nr.42, datė 31.1.2007 i Kėshillit tė Ministrave “Pėr pėrcaktimin e pagės minimale mujore, pėr efekt tė llogaritjes sė kontributeve tė sigurimeve, shoqėrore dhe shėndetėsore, sipas nomenklaturės sė veprimtarisė ekonomike pėr punėmarrėsit e sektorit privat, qė punojnė nė punė tė kualifikuara, si dhe personelin drejtues tekniko-ekonomik tė tyre”, shfuqizohet.

5. Ngarkohet Ministria e Financave pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare.



Kryeministri

Sali Berish


Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 07-06-07, 18:52   #2
Era1
Moderatore
 
Join Date: 09-06-06
Location: Tirane
Posts: 362
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Default

Taksa e Sheshte, favorizon kapitalistet


Eksperte te ekonomise paralajmerojen se vendosja e takses se sheshte ku tatimi mbi te ardhurat personale ulet deri ne 10 per qind, do te shkarkojne barren e detyrimeve nga biznesi tek individet, qe kane nje page nga 14 mije leke deri ne 141 mije leke, qe perfaqesojne nivelin e mesem dhe ate me te ardhura te uleta te shoqerise. Sipas perllogaritjeve te bera nga Qendra Studimore e Kontabilitetit nje individ, i cili merr sot nje page prej 25 mije lekesh do te paguaje rreth 810 leke detyrim me shume me taksen e re, krahasuar me ate aktualen. Ndersa nje tjeter me pagen 35 mije leke, edhe pse qeveria ia ka bere zero taksen per 10 mije lekeshin e pare, serish ai do te paguaje tatim prej 1310 lekesh me shume se me pare. Nderkaq duke perfshire ketu edhe llogaritjet per sigurimet shoqerore dhe sigurimeve shendetesore, ketij punonjesi me kete page do ti duhet te paguaje 3500. Sipas drejtuesit te Qendres Kerkimore te Kontabilitetit, prof Agim Binaj taksa e sheshte ne vetvete poerfaqeson nje politike mirefillazi te djathte por qe le ende ne pikepyetje se mbi cmodele ekonomie po vepron qeveria. Sipas Binaj, modeli i percaktimit te pages minimale i referehohet atij amerikan i cili favorizon kapitalin dhe nuk ka qellim kryesor luften kunder inforamlitetit. “Po ndiqet politika e takses se sheshte, domethene te perfitoje ai qe ka kapitale me te medha, ose ai qe ka te ardhura me te medha. Dhe qellimi i kesaj eshte qe une si nje njesi ekonomike duke paguar me pak tatim mbi te ardhurat te kem mundesi per investime. Pra duke pasur mundesi per investime te punesoj me shume njerez”,shprehet binaj. Por nga ana tjeter ekspertet vecojne rishtazi edhe pse percaktimi i pagave minimale ka kaluar ne vendin qeveria ai ende nuk ka gjetur konsultim me grupet e interesit. Kjo do te sjelle ndryshime per te caktuar me mire. Gjithshtu prof Binaj drejtuesi i Qendres studimore te Kontabilitetit thote qe ajo qe favorizohet me taksen e sheshte eshte kapitali, ndersa persa i perket luftes se informalitetit kjo skeme do te kete rezultat, por ky rezultat nuk do te jete i madh. “Ajo qe lufton informalitetin eshte administrimi ne cdo hallke pra vendosja e dokumentacionit ne cdo hallke. Te deklarohen tea ardhurat ne hallken e fundit qe eshte biznesi i vogel. Sepse duke deklaruar te ardhurat nga biznesi i vogel, qe jane kasat regjistruese une do te arrij te rrise xhiron dhe te deklaroj cmimin real, pra nje mase kjo qe do te minimizonte informalitetin”, sakteson prof Binaj.

Nderkaq ajo qe mbetet me shqetesuese per Institutin e Qendres Studimore te Kontabilitetit eshte fakti qe vendimi i fundit i qeverise nuk ij eshte neshtruar procedurave tge diskutimit me biznesin. Pra sipas eksperteve te vetmit qe do te perfitojne nga zbatimi i takses se sheshte do te jene individet me te ardhura mbi 140 mije leke ne muaj. Keo jane efektet e takses se sheshte e cila rendon te varfrit, duke favorizuar te pasurit. Ne fakt, vendimi per rritjen e tatimit mbi te ardhurat, i shoqeruar nga ai i percaktimit te pagave minimale ne sektorin privat, do te kene si rezultat final nje rritje te ndjeshme te taksave per punonjesit me te ardhura te uleta. Prfa specialistaet druhen se kjo do te nxise me tej formalitetin pasi shumica e punonjesve nuk do te jene te interesuar te regjistrohen ne kompanite ku punojne. Por nga ana tjeter ministria e Financave thote se vendimi perf rishikimin e pagave ishte urgjente, pasi nga investigimet e kryera nga deget e tatim- taksave ka rezultuar nje shkalle e lartes abuzimi ne list pagesat e punonjesve.

BOX

Sipas perllogaritjeve te bera nga Qendra Studimore e Kontabilitetit nje individ, i cili merr sot nje page prej 25 mije lekesh do te paguaje rreth 810 leke detyrim me shume me taksen e re, krahasuar me ate aktualen. Ndersa nje tjeter me pagen 35 mije leke, edhe pse qeveria ia ka bere zero taksen per 10 mije lekeshin e pare, serish ai do te paguaje tatim prej 1310 lekesh me shume se me pare. Nderkaq duke perfshire ketu edhe llogaritjet per sigurimet shoqerore dhe sigurimeve shendetesore, ketij punonjesi me kete page do ti duhet te paguaje 3500.

Ja sa rritet tatimi mbi pagat

Ishte Behet

14 000 140 260

20 000 440 560

25 000 690 810

30 000 940 1 060

35 000 1 190 2500

40 000 1 440 2 560

45 000 1 940 2 560

50 000 2 440 2 560

55 000 2 940 2 560

60 000 3 440 2 560

65 000 3 940 2 560

70 000 4 440 2 560

75 000 4 940 2 560

80 000 5 440 2 560

85 000 5 940 2 560

90 000 6 440 2 560

95 000 7 190 2 310

100 000 7 940 2 060

Gazeta Korrieri
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 27-06-07, 19:32   #3
Era1
Moderatore
 
Join Date: 09-06-06
Location: Tirane
Posts: 362
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Default

Pagat referuese, ja llogaritja e kategorive per sigurimet dhe tatimet

Zbatimi i vendimit te qeverise per llogaritjen e kontributit te sigurimeve shoqerore dhe atyre shendetesore, si dhe tatimit mbi te ardhurat nga tatimi, po perdoret nga tatimoret e shoqeruar edhe nepermjet nje udhezimi te nxjerre nga Ministria e Financave. Nxjerrja e ketij udhezimi nga Ministria e Financave i kalon me pas Drejtorise se Pergjithshme te Tatim-Taksave dhe me pas ajo ua kalon degeve neper rrethe. Udhezimi percakton qarte rastet kur do te merren parasysh pagat e reja referuese. Per ta paraqitur me lehte dhe te shpjegueshem, eksperte te Ministrise se Financave kane paraqitur edhe disa shembuj, ku me tipiku i perket sektorit te ndertimit. Objekt i vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 285, date 4.5.2007 jane pagat referuese mujore, per efekt te llogaritjes se kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, si dhe tatimi mbi te ardhurat nga punesimi, kjo per te gjithe te punesuarit, qe punojne ne personat juridike me kapital teresisht privat, ne biznesin e madh apo biznesin e vogel dhe ne shoqerite ku shteti shqiptar zoteron me pak se 50 per qind te aksioneve. Pra, te gjithe te punesuarit qe punojne ne personat fizike, ne biznesin e vogel apo ne biznesin e madh, do te paguajne kontributin e sigurimeve shoqerore, shendetesore dhe te ardhurat mbi tatimin mbi kete page te re referuese. Gjithashtu, udhezimi i nxjerre nga Ministria e Financave percakton se nuk jane objekt vendimi personat fizike te vetepunesuar, si dhe punonjesit e papaguar te familjes se tij, me te cilet ai punon dhe bashkejeton. Ne vleresimin e profesioneve apo punesimeve konkrete, per efekt te pages referuese, do te perdoret si reference edhe vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 272, date 8.5.1995, “Per miratimin e nomenklatures se profesioneve dhe punesimeve”.

Paga referuese, si operohet

Pagat referuese te percaktuara ne vendim, sipas llojeve te veprimtarise dhe rretheve ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, zbatohet sipas rasteve te ndryshme, ku fillimisht per te punesuarit si administratore, drejtor i pergjithshem apo drejtor ne subjektet e regjistruara ne rrethet, ndahet ne tri kategori, pervec subjekteve qe jane regjistruar ne degen e Tatimpaguesve te Medhenj ne Tirane (DTM), apo te klasifikuar si tatimpagues te medhenj ne rrethe te tjera, do te merren paga e percaktuar per rrethin perkates, ku subjekti ka te regjistruar qendren e veprimtarise. Me pas, per te punesuarit si administratore, drejtor i pergjithshem apo drejtor, ne subjektet e regjistruara ne Degen e Tatimpaguesve te Medhenj apo te klasifikuar ne tatimpaguesit e medhenj, te cilet kontrollohen nga DTM, si page referuese mujore, per efekt te llogaritjes se kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore dhe tatimit mbi te ardhurat nga punesimi, do te merren paga e percaktuar ne vendim ne kolonen e pare te aneksit bashkelidhur vendimit (DTM), sipas kategorise te rrethit perkates ku subjektet jane regjistruar. Per te punesuarit si drejtues te degeve apo njesive dhe per specialistet me arsim te larte, te cilet punojne ne qendren e subjektit, ne subjektet e regjistruara ne rrethet, sipas tri kategorive te percaktuara ne vendim, pervec subjekteve qe jane regjistruar ne Degen e Tatimpaguesve te Medhenj Tirane (DTM), apo te klasifikuar si tatimpagues te medhenj ne rrethe te tjera, si page referuese mujore do te merret paga e percaktuar ne kolonen e kater te aneksit bashkengjitur vendimit, ne varesi te rrethit ku punojne. Me pas, per te punesuarit si drejtues te degeve apo njesive dhe per specialistet me arsim te larte, te cilet punojne ne qendren e subjektit, subjekte te regjistruara ne Degen e Tatimpaguesve te Medhenj apo qe klasifikuar ne tatimpaguesit e medhenj, kontrollohen nga DTM, me pagen referuese mujore qe do te merret (paga) e percaktuar ne kolonen e trete te aneksit bashkengjitur vendimit (DTM), ne varesi te rrethit ku punojne. Per te punesuarit si teknike dhe specialiste ne zbatim, punetore te kualifikuar dhe punetore te pakualifikuar, si page referuese mujore do te merret paga referuese sipas aneksit bashkengjitur me vendimin, ne varesi te rrethit ku ata punonjes, pavaresisht nga rrethi ku eshte regjistruar subjekti. Sa me siper, si “teknike dhe specialiste ne zbatim”, kuptohet te punesuarit, pavaresisht nga niveli i tyre arsimor, te cilet punojne direkt ne zbatim ne procesin e prodhimit, ndertimit, sherbimit, transportit, tregtise, si specialiste, teknike mjeshter te krahasueshem, duke drejtuar apo mbikeqyrur punen e te tjereve.

Gaezeta Korrieri
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 17-07-07, 19:52   #4
Era1
Moderatore
 
Join Date: 09-06-06
Location: Tirane
Posts: 362
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Default

V E N D I M

PĖR

PĖRCAKTIMIN E PAGĖS MINIMALE NĖ SHKALLĖ VENDI


Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 111, tė ligjit nr.7961, datė 12.7.1996, “Kodi i Punės i Republikės sė Shqipėrisė”, dhe tė neneve 2 e 5, tė ligjit nr.8487, datė 13.5.1999, “Pėr kompetencat pėr caktimin e pagave tė punės”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, Kėshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Paga bazė minimale, mujore, pėr punonjėsit, nė shkallė vendi, qė ėshtė e detyrueshme tė zbatohet nga ēdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, tė jetė 16 100 (gjashtėmbėdhjetė mijė e njėqind) lekė.

2. Paga bazė minimale mujore jepet pėr 174 orė pune nė muaj, tė kryera gjatė kohės normale tė punės.

3. Paga bazė minimale orare tė jetė 93 (nėntėdhjetė e tre) lekė.

4. Shtesat me karakter tė pėrhershėm jepen mbi pagėn bazė.

5. Vendimi nr.245, datė 27.4.2006, i Kėshillit tė Ministrave, “Pėr pėrcaktimin e pagės minimale nė shkallė vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2007.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 18-07-07, 21:56   #5
Dilaver
 
Dilaver's Avatar
 
Join Date: 29-09-03
Posts: 2,294
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Default

Quote:
Originally Posted by Era1


V E N D O S I:



1. Paga bazė minimale, mujore, pėr punonjėsit, nė shkallė vendi, qė ėshtė e detyrueshme tė zbatohet nga ēdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, tė jetė 16 100 (gjashtėmbėdhjetė mijė e njėqind) lekė.
Sa dollar apo euro po i bie kjo page 16100 leke
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 24-07-07, 21:16   #6
Gentiani
...
 
Gentiani's Avatar
 
Join Date: 27-06-04
Location: Luginen e dashurise !
Posts: 4,053
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Default

Quote:
Originally Posted by Dilaver
Sa dollar apo euro po i bie kjo page 16100 leke
diku 130 Euro. 1 Euro = 122 Lekė


Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 22:13.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.