Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
User Name
Password
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 01-12-07, 00:24   #1
Estella
...........
 
Estella's Avatar
 
Join Date: 09-11-07
Location: .........
Posts: 9,645
Estella has disabled reputation
Default qarkullimi i gjakut ne zemer

Qarkullimi i gjakut ne zemer ndodh me ane te arterieve dhe venave koronare. Arteriet fillojne ne afersi te aortes nderkohe qe kjo eshte akoma brenda asaj mbuleses qe quhet perikard (e cila mbeshtjell zemren dhe fiksohet ne diafragem)dhe ndahet ne 2 pjese : arteria e majte dhe arteria e djathte. Arteria e djathte eshte ajo qe leviz ne nje forme si kanal qe ndodhet ndermjet atriumin dhe ventrikulit (do te me falni ketu por jam mesuar qe parabarkushes ti them atrium,kurse barkushes ventrikul,kjo edhe per faktin qe me lehteson nese them psh kanali atrioventrikular etj. Nese e keni problem kete gje,ma thoni dhe e nderroj ) dhe kalon ne pjesen e pasme te zemres ne forme harku. Kurse ajo e djathta leviz ne nje forme kanali qe shtrihet gati mes per mes zemres (gjithmone ne sieprfaqe kjo gje) dhe perfundon edhe kjo ne pjesen e pasme. Nga keto ene gjaku fillestare ndahen degezime qe futen ne brendesi te zemres dhe qe furnizojne me gjak organin. Arteria e djathte furnizon me gjak atriumin e djathte,ventrikulin e djathte dhe rreth 1/3 e asaj cipes qe ndan ventrikulin e majte nga i djathti dhe qe quhet cipa interventrikulare. Kurse arteria e majte kap nje zone me te gjere duke perfshire nje pjese te ventrikulit te djathte,ventrikulin e majte,atriumin e majte dhe 2/3 e cipes nderventrikulare. Duhet te kemi parasysh dicka. Kapilaret qe futen ne brendesi te organit i japin gjak atij vetem kur zemra eshte ne diastole...dmth ne fazen qe nuk eshte e tkurrur dhe kete mund te kuptojme fare thjeshte sepse ne fazen qe eshte e tkurrur ka nje presion qe mbyll kapilaret . Kjo eshte shkaku pse nje takikardi mund te shkaktoje dhimbje,per arsyen se shpejtoj kohen e tkurrjes dhe sasija e gjakut qe arrin ne gjithe zemren eshte me e ulet (normalisht qe nuk eshte i vetmi faktor por nje nder to te themi). Kjo lloj shperndarje e arterieve na jep edhe nje ide te asaj qe mund te ndodhe nese bllokohet njera prej tyre. Si efekt terminal (pas iskemise...dmth mungeses se perkohshme te furnizimit me gjak) eshte infarkti i miokardit dhe hapesira qe do zeje eshte ne baze te arteries qe ka blloku dhe lartesise qe e ka blloku (sa me ne periferi aq me e pakte eshte zona qe le pa furnizim dhe aq me i pakte do jete edhe hapesira e infarktit).


__________________
Wir werden als Originale geboren und müssen aufpassen, dass wir nicht als langweilige Kopien sterben.
Estella Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 20:41.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.