Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
User Name
Password
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 08-12-07, 16:21   #1
LABI
Alone Ranger
 
Join Date: 05-01-04
Location: Kosove
Posts: 7,498
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Default Kombi dhe Nacionalizmi/ Konceptet e Eric Hobsbaum

data punimit 17/05/2006

HYRJE

Fillimisht para se tė filloi punimin e seminarit me temė “Konceptet e Eric Hobsbaum mbi kombin dhe nacionalizmin” do tė permendja arsyet dhe motivet qė me shtyen nė trajtimin e kėsaj temė.
Pėrshak tė sfondit tim- si studiues i sociologjisė dhe debatit jo formal tė kohės sė fundit qė po zhvillohet nėpėr media sidomos ato tė shtypura dhe ato elktronike me intensitet tė ndryshėm ,e siq duket kohėt e fundit po rritet gjithnjė e mė shumė ku edhe tash sė fundi edhe njė debat mjaftė cilėsorė pėr mendimin timė,por edhe rrjedha e procesit shtetėformues dhe zėra qė flasin rreth krijimit tė njė identiti tė ri apo edhe kombi i cili po kėshtu nė debatin qė pėrmendėm u debatua,e jo shumė kohė mė parė edhe konkursi pėr simbole shtetėrore.

Padyshim qė ndaj kėtij realiteti tė ri siq duket askush nuk po mundet tė qėndrojė indiferent,duket se tė gjitha shtresat shoqėrore po persiatin mbi kėtė fenomen social me po aq dije dhe rezonė qe disponojne,sikur tė gjithė disi i japin vetes tė drejetn ose marrin guximin qė tė diskutojnė ashtu siq vlersojnė qytetarėt pėr diqka qe ka tė bjėjė me ta dhe pėr ta.
Ndoshta e gjithė kjo ėshtė e ndikuar nga njė forcė e “panjohur” qė “pa vetėdijen” tonė i rrekemi temave tė ngjashme mbi kombin dhe nacionalizmin ,e kjo foce qe po na shtyen tė mendojmė pėr kėto gjėra mua me duket se ka emrin nacionalizėm.A po e kemi fatin qė si shoqeri tė shofim formimin e njė kombi tė ri duke u formuar njė shtetė i ri,cilat janė rethanat politico sociale qė po ndikojnė nė tė,apo rrethanat e e njė historie te re qė siq duket po vihet nė funsion tė permisimit tė njė historie tė mėhershme tė gabuar,cilėt janė fakorėt kulturor qė ndikojnė nė kėtė proces,kėtė mund ta kuptojmė “ndoshta duke u refruar kotekstev te ndryshme shoqėrore nė rrethan dhe periudha tė ndryshme historie.

Mirėpo, nė pėrpjkėje pėr tė kultivuar frymen e kulures komunikuse dhe dabatit konstruktiv nuk do mirrem me polemikat e kohes se kush ka drjete ose kush jo.apo se kush duhet te flet per keto tema ,kam pėrshtyjen qė debati i kohės jo rralė del nga kornizat e arsyes sė shkences.

Pėr kėtė kam vendosur qe problemin mbi kombin dhe nacionalizmin ta shtri nė rrafshin shkencor duke iu refereuar njė autori dhe njohėsi tė mirė tė kesaj fushe siq ėshtė ERIC HOBSBAUM,por nė mėnyre qė punimi qė te jetė sa mė I pasur do referohem edhe autorevė tė tjerė njohes tė mire njė ashtu siq jan ERNEST GELLNER e BENEDIKT ANDERSON tė gjithė kėta autorė eminentė dhe pika referimi pėr shumė studiue,autorė kėta tė cilėt pothuajse tėrė veprimatarinė e tyre jetėsorė u kushtuan problematikave siq janė kombi dhe nacionalzimi .


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.

Last edited by LABI; 08-12-07 at 16:46.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 08-12-07, 16:26   #2
LABI
Alone Ranger
 
Join Date: 05-01-04
Location: Kosove
Posts: 7,498
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Kombi dhe Nacionalizmi/ Konceptet e Eric Hobsbaum

Duke analziuar vepren e Hobsbaum do perqpiqem nė vazhdim tė spjegoi disa nga pikapamjet dhe qėndrimet e tij

· Nėntitulli i librit: “programi,miti dhe realiteti’,sqarimi i kėtyre koncepteve
· Pse merr pikėrisht merr titullin e librit “Kombi dhe nacionalizmi qė nga 1780.

· Si e pėrshkruan kombin Hobsbaum dhe si pasojė e ēka pėrkshruan procesin e shfqjes sė kombit
· Kur sipas hobsbaumit vie deri te konceptimi modern i kombit
· Cfare pėrfshinte dhe cafre ishte kombi sipas kėti konceptimi
· Ku ėshtė dallimi nė mes kombeve imagjinare qe merr per shmbull qe merr Gellner dhe kombeve konkret sipas Hobsbaumit

· Kush e kriojon kombin sipas Hobsbaumit dhe si pasojė e cka qfaqet kombi

· Cili ėshtė argumtni qė pėrvetėson nga studiuesi cek Hrohu


Por do tė sqaroi edhe pikapmejt e Gellner qė kanė tė bjėn me kėto
  • Si perkufizohet kombi dhe si nacionalizmi sipas Gellnerit
  • Ėshtė nacionalizmi ai qė krijon kombet dhe jo e kunderta,Pse sipas Gellner ,nacionalizmi e krijon,ndėrsa kombi nuk krijon nacionalizmin
  • Ēfarė thotė pėr industrializmin Gellner dhe pse mendon se kombi ēfaqet si pasojė e tij
Si dhe diqka mbi pikėpamjet e Benedict Anderson :


· Si pėrkufizon kombin Andersoni nga aspekti antropologjik
· Pse sipas Andersonit kombi ėshtė imagjinuar dhe nė ēfarė aspektesh ėshtė ai i imagjinuar


Bazuar nė autoret qė kam pėrzgjedhur me rastin e trajtimit tė temės nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se ciles nga katėr shkollat kam vendosur t'i refereohem pra ėshtė ajo qė quhet Shkolla e Modernizmit (drejtimi tretė).

Do preferoja tė bėja vetėm njė digression tė shkurtėr mbi kėto shkolla;

Drrejtimi i parė ėshtė PRIMORDIALIZĖM-sipas sė cilės origjina duhet tė kėrkohet tek prejardhja,etniciteti,gjuha,feja,territory etj.
Drejtimi i dytė - PERENNIALISM-d.m.th. pėrjetėsi sipas sė cilės rrnėjt e kombit gjenden nė tė kaluaren.
Drejtimi i trete - Shkolla e Modernizmit
Drejtimi katėrt –ETNOSIMBOLIZMI HISTORIK
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.

Last edited by LABI; 08-12-07 at 16:29.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-12-07, 16:31   #3
LABI
Alone Ranger
 
Join Date: 05-01-04
Location: Kosove
Posts: 7,498
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Kombi dhe Nacionalizmi/ Konceptet e Eric Hobsbaum



Para se te filoi tė mirrem me konceptet e HOBSBAUM mbi kombin dhe nacionalizmin e shofė te aryseshme dhe te nevojshme qė tė jap njė pasqyrė tė shkurtėr tė asaj se ēfarė ėshtė etnia duke i u referuar Urs Altermatt:
Ndėr studiues tė kėsaj fushe janė edhe Nathan Glazer dhe Daniel P. Moynihan tė cilėt japin pėr etnicitetin si nocion kėtė pėrkufizim : “Ka njėfarė legjitimiteti , kur vrenė se disa forma identifikimi qė mbėshtetėn nė realitetin shoqėrorė tė ndryshėm nga njėri-tjetri si feja, gjuha dhe prejardhja kombėtare – kanė tė gjitha diēka tė pėrbashkėt , aq sa farkohet pėr to njė term qė u referohet tė gjithėve (Etniciteti)”[1].

Gjithashtu nė vazhdim vlerson se pothuajse tė gjithė studiuesit dhe teoricientėt e Etnisė identifikojnė dy grupe themelore etnike : popullin dhe kombin . Populli ėshtė njė formė e shoqėrisė globale qė vjen pas gjinisė dhe fisit , por qė i paraprin kombit. Historikisht faza popullore i pėrgjigjet shoqėrisė skllavopronare dhe feudale . Qė tė mund tė pėrcaktohet kategoria e popullit , do tė duhej tė bėhej dallimi nga njė anė nė mes tė popullit e tė gjinisė e fisit, e nga ana tjetėr nė mes tė popullit dhe kombit . Populli dallohet esencialisht nga gjinia dhe fisi qė janė shoqėri tė lidhjeve tė gjakut , ndėrsa populli ėshtė njė shoqėri territoriale .
Populli ėshtė grup shumė mė i madh se fisi dhe kryesisht krijohet me shpėrbėrjen dhe shkrirjen e fiseve tė ngjashme, respektivisht me bashkimin e tyre nė shoqėri mė tė mėdha.
Edhe pėr popullin ėshtė karakteristike pak a shumė etnia e pėrbashkėt. Nė tė vėrtetė nuk ka popull me prejardhje etnike tė kulluar , nė secilin popull gjenden tė shkrira elemente tė ndryshme etnike.
Ajo ēfarė ėshtė sfiduese pėr terrocinėt e kėsaj fushė eshet pėrcaktim I elementėve se ēka e percakton kombin apo ēka e ben ate qe tė identifikohet si kombė,edhe vetė HOBSBAUM indentifikon kėtė problem dhe mė pas vlerson…”Janė bėrė pėrpjekje tė shumta qė tė pėrcaktohen kriteret e kombėsisė ose pėr tė shpjegura pse disa grupe janė “kombe”e disa tė tjera jo,mė sė shpeshti duke u bazuar nė ndonjė kriter tė vetėm,sikurse gjuha dhe etniciteti ,ose duke u bazuar nė njė ndėrthurje kritersh tė tilla,si gjuha,territory perbashkėt,hisotria e pėrbashkėt,tipare kulturore e shumė tė tjera”.[2]
Hobsbaum konkludon se kėto kritere siq janė gjuha ,etniciteti apo ēfaredo tjeter janė tė paqėndrueshme ,kuptimisht tė papėrckatuara dhe po ashtu tė padobishme Por Hobsbaum tėrheq vėmendjen se pikėrisht kėto kritere janė shumė tė pėrshtatshme dhe teper tė dobishme pėr qėllime propagandistike.
Para se tė kalojmė tek HOBSBAUM ,gjithashtu mund tė themi se edhe per kombin ekzsojnė pėrkufizme tė shumta ,madje thuhet qe gjdo nacionalizėm nxjerr edhe teoricientet e vetė,madje Hugh Seton Ėatson vjen nė pėrfundim qė se nuk mund tė ketė pėrkufizm shkencor tė kombit .
Edhe vetė ALETRMATT bėnė njė retorike m pyetje:…“Ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė kombi? Pėr ēfarė arsye Portugalia ėshtė shtet kombėtar, kurse Katalonja (ende) jo ? Pėrse Zvicra ėshtė njė shtet i tillė , kurse Siebenburgeni/Transilvania nuk ėshtė? Pėr q’arsye e ndjejnė vetėn hungarezėt nė Sllovaki , nė Rumani , nė Ukrainė dhe nė Vojvodinė si pjesė tė kombit hungarez, kurse zviceranėt italishtfolės nuk e njihnin vetėn si pjesė tė italianėve? Pėrse janė myslimanėt boshnjak nė krahinėn e Sanxhakut komb , ndėrsa myslimanėt fqinjė nė pjesėn serbe njė bashkėsi fetare? Pyetje pas pyetjesh qė tė ēojnė mu nė mes tė tematikės sė kombit, shtetit dhe etnicitetit dhe qė ilustrojnė shumėkuptimshmėrinė e koncepteve dhe ndryshueshmėrinė e identiteteve”[3]


Hobsbaum nė pėrkufimit e tij mbi kombin dhe nacionalizmin duhet thanė qė mjaft pėrqafon shumė nga koncepet e Gellnerit,ashtu siq ėshtė rasti me pėrkufizmin e Hobsbaumit mbi nacionalizmin....”Termin “nacionalizėm” unė e kam pėrdorur nė kuptimin e pėrcaktuar nga Gellneri:..Nacionalzimi nė thelb ėshtė njė parim sipas tė cilit njėsia politike dhe njėsia obėtare duhet tė pėrputhen”.[4]
Ndėrsa sa I pėrket kombit Hobsbaum jep kėtė pėrkufizim:….”Sikurse mė tė shumtėt e studiusėve serioze tė kėsaj problematike unė nuk e konsideroj “kombin”si entiet social parėsor e tė pandryshueshėm.Ai i pėrket njė periudhe historike tė veēantė dhe relativishtė tė vonė ai ėshtė entiet social vetėm pėr ate se ka tė bėjė me njė lloj tė caktuar shtetti territorial modern.me “shtetin komb”dhe nuk kak kuptm te flitet per komb dhe kombesi shkeputurzai nga realietet historik”.[5]
Nė mėnyrė tė ngjashme e argumentonte mė 1983 antroposociologu britanik Ernest Gellnernė esenė e tij “Nacionalizmi dhe Modernja”. Ai nėnvizonte rolin qendror tė industrializmit : “Procesi i industrializmit u zhvillua nė faza e nė kushte tė ndryshme; ai lindi rivalitete tė reja me humbje dhe fitime tė reja. Profetėt dhe komentuesit e epokės industriale , ēoftė nga e majta qoftė nga e djatha , shpesh i kanė mveshur ati internacionalizėm, mirėpo ia mbėrriti pikėrisht e kundėrta : epoka e nacionalizmit ! Sipas Gellnerit tė poseduarrit e njė kombėsie nuk ėshtė njė tipar i qenėsishėm i njerėzimit , por tani kjo ėshtė bėrė tė duket si e tillė .
Gellner thotė se,nė tė vėrtetė , kombet, ngjashėm si shtetet, janė njė rastėsi , dhe jo njė domosdoshmėri universale . As kombet dhe as shtetet nuk ekzistojnė nė tė gjitha kohėt dhe nė tė gjitha rrethanat. Pėr mė tepėr, kombet dhe shtetet nuk janė e njėjta rastėsi . Nacionalizmi e konsideron qė kėto ishin tė pėrcaktuara njėri pėr tjetrin; qė cilido prej tyre pa tjetrin ėshtė i pakompletuar, dhe qė paraqet tragjedi .

[1] Altermatt, Urs “Etnonacionalizmi nė Evropė. Fq.49

[2] Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta,fq 5

[3] Altermatt .Urs “Etnonacionalizmi nė Evropė”,Fq. 25

[4]Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta,fq 9


[5]Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta,fq 9
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-12-07, 16:34   #4
LABI
Alone Ranger
 
Join Date: 05-01-04
Location: Kosove
Posts: 7,498
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Kombi dhe Nacionalizmi/ Konceptet e Eric Hobsbaum

Mė tutje ky vazhdon,mirėpo para se kėta tė mund tė bėheshin tė pėrcaktuar njėri pėr tjetrin , secili prej tyre u desh tė shfaqej dhe shfaqja e tyre ishte e pavarur dhe e rastėsishme. Ėshtė e siguritė qė shteti u shfaq pa ndihmėn e kombit. Disa kombe me siguri u shfaqėn pa bekimin e shtetit tė tyre. Ėshtė mė e debatueshme ajo se a mos ideja normative e kombit , nė kuptimin e saj modern , e presupozonte ekzistencėn paraprake tė shtetit ... Ēfarė ėshtė atėherė kjo ide e rastėsishme, por nė kohėn tonė nė dukje universale, dhe normative e kombit?
1) Dy njerėz janė tė njė kombi tė njėjtė nėse dhe vetėm nėse ata e kanė tė pėrbashkėt kulturėn e njėjtė , ku kultura mė tutje e ka domethėnien e njė sistemi tė ideve, tė shenjave, tė asociimeve dhe tė mėnyrave tė sjelljes dhe komunikimit.
2) Dy njerėz janė tė njė kombi tė njėjtė nėse dhe vetėm nėse ata ia pranojnė njėri-tjetrit se i takojnė tė njėjtit komb. Me fjalė tė tjera , kombet i bėnė njeriut, kombet janė krijime tė bindjeve, tė besnikėrive dhe tė solidariteteve tė njerėzve. Njė kategori e thjesht e personave (tė themi banorė tė njė territori tė dhėnė , apo folės tė njė gjuhe tė dhėnė ) shėndrrohet nė komb nėse dhe kur anėtarėt e kėsaj kategorie me vendosmėri ia pranojnė njėri-tjetrit disa tė drejta dhe obligime reciproke duke u mbėshtetur nė anėtarėsinė e pėrbashkėt nė tė . Ėshtė njohja e tyre e njėri-tjetrit si partnerė tė kėtij lloji, dhe jo atributet e tjera tė pėrbashkėta, ēfarėdo qė ato tė mund tė jenė , ajo e cila ata i shėndėrron nė njė komb i ili e ndan kėtė kategori nga jo-anėtarėt.
Secila nga kėto pėrkufizime tė pėrkohėshme , ai kulturor dhe ai voluntarist , e ka njė meritė. Secila nga ta e vecon njė element i cili e ka njė rėndėsi tė mirėfillėt pėr tė kuptuarit e nacionalizmit .Ėshtė e qartė , secili nga kėta ėshtė i rėndėsishėm dhe me vend, por po aq e qartė , asnjėri prej tyre nuk ėshtė as pėr sė largu i mjaftueshėm .

Sa i pėrketė kombit dhe nacionalizmit dhe procesit se kush kujt i paraprinė Gellner jep kėto vlerėsime:
Ai thotė qė kombet i bėnė njeriu dhe i jep elemente me tė cilat edhe e pėrkufizon kombin pra : “kultura e pėrbashkėt dhe vullneti pėr tė jetuar bashkė nė kontekstin e shoqėrisė industriale”. Gellner pėrmend kontekstin industrial sepse shfaqja e shoqėrisė industriale sipas tij ėshtė e rastėsishme, ndėrsa si vazhdimėsi e kemi shfaqjen e nacionalizmit qė e konsideron si pashmangėshmėri nė shoqėrinė industriale dhe nė njė mėnyrė kjo nuk ėshtė e rastėsihshme .
Dhe nga kėto mund tė nxjerrim konkluza se shfaqja e njė kombi ėshtė rastėsi , ndėrsa shfaqja e parimit nacionalist nė kėtė epokė industriale nuk ėshtė rastėsi.
Mirėpo, sipas Gellnerit asnjėra nga pėrkfuzimet e mėsipėrme nuk janė tė kėnaqshme dhe tė mjaftueshme.
Ndėrsa nacionalizmin Gellner e pėrkufizon : “Si njė parim sipas tė cilit njėsia politike dhe njėsa kombėtare duhen tė pėrputhen”

Thamė mė lartė se nacionalizmt Gellner thote ...” nacionalizmi ai i cili i krijon kombet dhe nuk ėshtė e kundėrta. Duhet pranuar, nacionalizmi e pėrdor shumėzimin e kulturave para-ekzistuese tė trashėguara historikisht, megjithatė ai i pėrdor ato nė njė mėnyrė tepėr selektive, dhe tė shumtėn i transformon radikalisht...Gjuhė tė vdekura mund tė ringjallen , tradita tė shpiken , dlirėsi burimore tė paprishura fare dhe nė tėrėsi tė trilluara mund tė ripėrtrihen. Por ky aspekt prerazi shpikės, kulturalisht krijues, ėndėrrimtar, i zjarrit nacionalist, nuk bėnė qė kujtdo ēoftė t’i lejoj tė vijė nė mėnyrė tė gabuar nė pėrfundimin se nacionalizmi ėshtė njė shpikje ideologjike e rastėsishme, artificiale, e cila mund tė mos kishte ndodhur fare, vetėm sikur ata mendimtarė tė mallkuar evropian, ndėrhyrės dhe ngatrrimtar, tė pa pėrmbajturqė ta lėnė tė mirėn rehat , tė mos e sajonin atė dhe tė mos e injektonin rastėsisht nė sistemin e qarkullimit tė gjakut tė bashkėsive politike pėrndryshe tė qėndrueshme .
Padyshim qė kur bėhet fjalė pėr kombin dhe nacionalizmin nuk mund tė anashkalohet edhe teoria e Benedikt Andersonit dhe pikėpamjet e tij. Ky kombet i quanė komunitete tė imagjinuara , dhe ky ėshtė njė pėrkufizim nė frymėn antropologjike si thotė edhe vetė . Sipas tij , kombet janė tė imagjinuara sepse dhe tek kombi mė i vogėl qė ekziston antarėt e tij nuk do tė jenė nė gjendje t’a njohin njėri tjetrin, nuk do t’i takojnė kurr , dhe se ėshtė i imagjinuarė si i kufizuarė, sovranė dhe si bashkėsi .
Ndėrsa sa i pėrketė nacionalizmit Anderson sygjeron qė kjo tė kuptohet duke e rėndtiur nė sistemet e mėdha kulturore nga tė cilat edhe u shfaq nacionalizmi, e jo tė renditet nė ideologji.

Hobsbaum nė analizėn e tij rreth kombit dhe nacionalizmit ndoshta edhe me titullin e librit tė tij “Kombi dhe Nacionalizmi qė nga viti 1780” , jep me tregu pėr njė pikėpamje .Fillimisht , Hobsbaum konsideron qė nė njė mėnyrė cdo gjė fillon qė nga 1780 , pra paraqet fillimin e dekadės nė tė cilėn ndodhė Revolucioni Francez. Ai thotė ėshtė pikėrisht epoka e revolucioneve, ajo qė krijoj parakushtet pėr shfaqjen e kombeve.
Mė lartė cekum se Gellner thotė : nacionalizmi shfaqet njė herė e pastaj ky krijon kombin. Ndėrsa Hobsbaum thotė qė : nacionalizmi dhe shteti krijojnė kombin . Dhe ky ėshtė rezultat i njė procesi politikė i paramenduarė dhe i udhėhequrė nga shteti , nė kėtė rastė lidhet me nėntitullin e librit : “Programi, miti , realiteti” ku siq thotė autori libri ėshtė pėrshkrim i njė realitetit i cili paraqet krijimin e njė programi politik i cili shfrytėzon mitet tė cilat krijohen nė popull gjatė njė periudhe tė cilėn autori e quan “protonacionalizėm popullorė” .
Pėr analizėn e cėshtjes kombėtare Hobsbaum propozon dy kėndvėshtrime nga lartė qė do tė thotė vėshtrim i ndikimit tė politikave udhėheqėse nė krijimin e kombit si dhe kėndvėshtrime nga poshtė qė do tė thotė vėshtrimė i asaj se cfarė ndodhė nė popullė ndaj tė cilit ushtrohėn politikat .
Hobsbaum gjatė studimit tė tij shumė u referohet autorėve tė tjerė , krahason konceptet me ta dhe shpeshherė pėrvetėson pikėpamje tė tyre . Nė mesin e tyre ėshtė edhe studijuesi qekė Miroslav Hroh , ku huazon njė argument mbi “ndėrgjegjėn kombėtare” .: “ndėrgjegja kombėtare zhvillohet nė mėnyrė tė pabarabartė ndėrmjet grupeve tė ndryshme sociale dhe rajoneve tė ndryshme tė njė vendi …Tė shumtėt e studiuesve do tė mund tė pranonin se ciladocoftė natyra e grupeve sociale qė fitojnė mė herėt atė qė quhet ndėrgjegje kombėtare , fshatarėt do tė jenė ata qė prekėn tė fundit prej saj”[1]

[1] Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta,fq 12
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-12-07, 16:36   #5
LABI
Alone Ranger
 
Join Date: 05-01-04
Location: Kosove
Posts: 7,498
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Kombi dhe Nacionalizmi/ Konceptet e Eric Hobsbaum

Po nga ky autorė Hobsbaum , huazon ato qė quhen faza tė lėvizjeve kombėtare dhe pėrmend tri faza :
Faza A: Ka pasur vetėm karakterė kulturorė , folkloristik , letrarė , e pandikime politike.
Faza B: shfaqėn nismėtarėt dhe militatntėt e idesė kombėtare
Faza C: ėshtė faza kur programet nacionaliste fitojnė pėrkrahje massive .

Karakterisitika themelore e kombit modern dhe e gjithėēkaje qė lidhet me tė ėshtė pikėrisht moderniteti . Kėshtu vlerėson Hobsbaum , madje thotė se kjo ėshtė tani mė e pranuarė gjerėsishtė. Ai bėnė njė studim tė thukėt me pėrpjekje pėr tė gjetur pėrdorimin pėr herė tė parė tė fjalės “nacion”. Si njė njohės i njė numėri tė madhė gjuhėsh , ai u intersua pėr etimiologjinė pėr herė tė parė tė kėsaj fjale , dhe hulumtoj njė mori fjalorėsh si spanjoll, francez , anglez dhe pas njė analize tė tillė qė bėnė ai gjenė nė fjalorin e Akademisė Mbretėrore Spanjolle se njė kuptim i tillė i fjalės nuk ėshtė pėrdorur para vitit 1884. Mirėpo , Hobsbaum vlerėson se : “ cilido coftė kuptimi i vėrtetė dhe i mirėfillėt apo i cfarėdollojshėm i kombit duket se ky term vazhdon tė ishte krejt i ndryshėm nga kuptimi i tij modern . Kėso dore ka qenė nevoja pėr tė hyrė me tej nė shqyrtimin e ēėshtjes duhet tė pranojmė se koncepti i kombit nė dėmethėnjen e tij moderne, politike pėr nga thelbi ėshtė historikisht mjaft i ri . Me tė vėrtetė nėnvizohet nė njė tjetėr monument gjuhėsorė. Nė Neė English Dictionary vinte nė dukje se kuptimi i vjetėr i kėsaj fjale shėnonte sidomos njėsinė etnike, ndėrsa tek pėrdorimi i mėvonshėm theksohet sidomos nocioni i njėsisė politike dhe pavarėsisė”. [1]
Duke analizuar konceptet e Hobsbaumitkombin dhe nacionalizmin vėrehet perspektiva politike e tij, prandaj edhe thotė se : “kupėtimi parėsorė i kombi tai qė hasėt mė dendurė nėpėr tekste ka qene kuptimi politik. Ai ishte i barabartė njėkohėsisht me popullin dhe me shtetin , sikundėr mund tė vėrehet nė Revolucionin Amerikan dhe pastaj nė Revolucionin Francezė, njė barazim qė shohim sot nė shprehje tė tilla si shteti-komb”.[2]
Kjo bėnė qė tė kuptojmė qė te koncpeptimi modern i kombit sipas Hobsbaumit vije pas Rev. Francez dhe atij Amerikan, dhe sipas kėtij koncepti kombi ėshtė : “njė tėrėsi qytetarėsh , sovranitetit kolektiv i tė cilėve konstituonte njė shtet si shprehje e vullnetit tė tyre politik, sepse cfarėdo tjetėr qė tė ishte kombi elementi i qytetarisė dhe i pjesėmarrjes apo i zgjedhjes sė vullnetshme tė masave asnjėherė nuk mungonte nė kėtė koncept”.[3]
Ky ėshtė kombi i Revolucionit sipas Hobsbaumit ku thotė se : nuk mund tė gjejmė asgjė tė pėrbashkėt me programet e mė vonshme nacionaliste kritere tė ngjashme si etniciteti, gjuha, feja, territori pėr tė jetuarė bashkė . Vetė Barreri nė raportin e tij mbi gjuhėt drejtuarė Komitetit tė Shpėtimit Publikė ngėrthenė dy koncepte krejt tė ndryshme mbi kombin : “ Konceptimi demokratik , revolucionar dhe ai nacionalist, barazimi shtete-komb-popull u pėrshtatėt qė tė dyve, porse pėr nacionalistėt kriimi i entiteteve politike bazohej nė ekzistencėn paraprake tė njė komuniteti qė e dallon vetėvetėn nga tė huajt .Ndėrsa konceptimi demokratik revolucionar fokusohet nė barazinė ndėrmjet popullit sovran tė qytetarėve e shtetit i cili nė raport tjetėr tė njerėzimit pėrbėnė njė komb”.[4]
Hobsbaum ka ofruarė disa kritere tė cilat sipas tij lejonin qė njė popullė tė klasifikohet si komb dhe nė praktikė thotė qė kanė qenė kryesisht tri kritere : Kriteri parė – ishte lidhja e tij historike me njė kombekzistues ose me njė qė kishte pasur njė tė kaluarė tė afėrt dhe mjaft tė gjatė .
Kriteri i dytė – ishte ekzistenca e njė elite kulturore tė ngulitur prej kohesh, qė zotėronte njė gjuhė amėtare tė shkruarė kombėtare, si pėr letėrėsinė dhe pėr administratėn.
Kriteri tretė – ishte aftėsia e provuarė pėr pushtime.
Sa i pėrketė asajė se sa kanė qenė nė gjendje tė shpjegojnė kombin teoritė e hershme liberale dhe marksiste Hobsbaumthotė se asnjėra nga kėto teori nuk ishte nė gjendje tė jepte ndonjė qėndrim konsistent. Hobsbaum thotė se teoria liberale ishte nė konfuzion dhe jokoherente . Ndėrsa pėr markėsisten thotė se shkonte nga mohimi i plotė i rėndėisė sė kombit ( sipas markėsit proletariati nuk ka kombėsi) .

Kėtu siq dukej disi Hobsbaum nė njė mėnyrė e cekė dhe e kritikon konfuzionin dhe jo koherencėn e teorisė liberale, mirėpo nuk thotė pothuajse asgjė mbi konfuzionin dhe mungesėn e koherencės tė teorisė marksiste .
Sa i pėrketė teorisė liberale – borxheze pėr kombin ,tė cilėn teori Hobsbaum pra si e pamė ai e konsideronte tė mangėt mendon se: “nė pjesėn qė mbetėt nga ky kapitull detyra jonė ėshtė ajo e rindėrtimit tė njė teorie koherente liberalo-borxheze tė kombit, pak a shumė nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse arkeologėt qė rindėrtojnė intineraret e tregėtisė duke marrė si pikėnisje depozitat e monedhave”[5]


Le ti kthehemi tash njė fazes proto-nacionalizėm popullorė te cilen e pėrmendėm mė heret dhe rėndėsinė e saj,si elemente tė kėsaj faze Hobsbaum pėrmendė : gjuhėn , ndonėse thotė se ėhstė njė kriterė i vėshtirė i pėrkatėsisė sė njė kombi , ai kėtu e vėnė nė pahė dallimin mes “gjuhės amėtare” tė cilėn ja mėson nėna fėmijės nga “gjuha kombėtare” – Hobsbaum kėtė e quanė njė konstrukt gjysėm artificial e cila sidomos nėpėrmjet shtypit dhe arsimit imponohet e qė bėnė tė jetė mė e qėndrueshme dhe mė jetėgjatė. Dhe kėtė Hobsbaum e pėrshkruanė si iluzion optik. Nė kėtė rastė si shembull ai merr shqiparėt ku thotė qė ka qenė njė faktorė majfė unifikues : “ ishte e natyrshme qė themeluesit e nacionalizmit shqipėtarė ta kėrkonin identitetin kulturorė tek gjuha, pėrderisa feja dhe pėrnjėmend pothuajse gjithėcka tjetėr nė Shqipėri ishte faktorė ndarės mė shumė se unifikues, siq thoshte Naim Frashėri “ tė gjithė jemi njė fisė i vetėm , njė familje e vetme”[6]
Si kriterė tjetėr tė proto nacionalizmit, pėrmendė etnicitetin , qė nė faktė paraqetė ndjenjėn e pėrkatėsisė sė pėrbashkėt . Si njė ndjenjė me prejardhje dhe me stėrgjyshėr tė pėrbashkėt, prej ku rrejdhin karakteristikat e grupit etnik. Si kriter i kėtij proto-nacionalizmi Hobsbaum pėrmend edhe fejėn ku thotė se u krijon mundėsi grupeve etnike qė tė fitojnė cilėsi nė formimin e kombit. Ndėrsa faktorin mė tė rėndėsishėm tė ēimentimit tė proto-nacionalizmit e merr kombin-historik, ku merrė si shembuj rusėt dhe anglezėt .
Ėshtė interesant tė cekėt fakti se Hobsbaum vlerėson se gjuhėt shumohėn me shumimin e shteteve dhe jo anasjelltas . Sigurisht se kjo apriori do t’na bėjė tė mendojmė mbi gjendjen nėpėr tė cilėn po kalon Kosova sot dhe mbi zėrat pjesėtarėt e shoqėrisė civile tė cilėt shpeshtohėn gjithnjė e mė shumė mbi identitetin e vetė gjuhėsorė qe e ka dhe ka pas Kosova .

[1] Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta,fq 18

[2] Ibid

[3] Ibid

[4] Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta,fq 22

[5] Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta,fq 54

[6] Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta,fq 53
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.

Last edited by LABI; 08-12-07 at 16:37.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 08-12-07, 16:39   #6
LABI
Alone Ranger
 
Join Date: 05-01-04
Location: Kosove
Posts: 7,498
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Kombi dhe Nacionalizmi/ Konceptet e Eric Hobsbaum

Mė lartė folem pėr gjuhėn kombėtarė tė cilėn Hobsbaum thamė se e konsideron si konstrukt artificial nė vazhdim do tė pėrshkruajė efektin e shtetit tė cilin e identifikon Hobsbaum nė fuqizimin e kėsaj forme tė nacionalizmit tė quajtur nacionalizėm gjuhėsorė.

Ky thotė se shtetet moderne u krijuanė nė Epokėn e Revolucioneve, dhe pas njė revolucioni tė principatave evropiane tė shek: XVI dhe XVII ku shtetin e pėrcakton : “shteti pėrcaktohej si njė territorė (mundėsisht nė vazhdimėsi dhe jo i copėzurė) , banorėt e tė cilit nėn tė njėjtin autoritet shtetėrorė dhe qė ndahėn nga teritore tė tjera tė kėtij lloji prej kufijsh tė pėrcaktuarė qartė .

Ai e ushtronte autoritetin e vete politico-administrativ ndaj kėtyre banorėve nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė, dhe jo me sisteme tė ndėrmjetėme sundimtarėsh e korporatash autonome . Ai pėrpiqej me sa ishte e mundur tė impononte mbi territorin e vet tė njejtat ligje institucionale dhe administrative (por jo fetare, apo ideologjike qė nga epoka e revolucionit).”[1]

Ai pėrshkruan aparatin e fuqishėm tė shtetit dhe mundėsinė e depėrtimit tė tij nė cdo pore tė jetės njerėzore nėpėrmjet organeve dhe mekanizmave tė tij e nė veēanti imponimin e mėsimit tė njė gjuhe zyrėtare duke filluarė nga arsimimi i detyruarė fillorė nėpėrmjet shtypit e tregėtisė .
Mirėpo, me zhvillimin e mė tutjeshėm tė shoqėrisė evropiane dhe me arritjen e njė pjekurie kulturore dhe politike , nė njė mėnyrė bėhen tė ndėrgjegjėshėm pėr forcėn e vetė dhe kėrkojnė tė vėjnė kontrollin mbi shtetin e tyre dhe tė vendosin pėr vetėn e tye. Hobsbaum thotė se shumė intelektualė nė kėtė kohė vihen nė mbrojtje tė gjuhėve tė vjetra qė sipas tij do tė thotė njė mbrojtje e njė sistemi tė jetės dhe traditės sė vjetėr tė njė shoqėrie .

Por pėrveq kėsaj u bė qė nacionalizmi nė kėtė periudhė kohore 1870 -1918 bėnė qė tė lindin teori raciste dhe theksimi i vetė racizmit nė shoqėri.
Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se forca ndikuese e nacionalizmit forcohet me zbehjen e ndikimit tė religjionit e sidomos nė kohėt moderne kėtė e pranojnė edhe vetė B. Anderson , E. Gelner, U. Ultermatt. Dhe sipas tyre kjo pėrfaqėson njė formė “tė fesė moderne”, duke e ditur faktin qė religjioni ka shuarė nė mėnyrė tė dukshme diferencat dhe dallimet nacionale raciale .
Por cilat janė gjasat qė nacionalizmit tė jetė i shmangėshėm nė tė ardhmėn kjo siq duket varėt nga rrjedhat e ngjarjeve nė shoqėritė tona. Kėshut psh : Hobsbaum thotė se : “ sidoqė nacionalizmi vazhdonė tė jetė i pashmangshėm , gjithėsesi ai nuk pėrbėnė nė atė forcėn historike qė pėrfaqėsonte nė epokėn midis revolucionit francez dhe fundit tė kolonializmit imperial mbas luftės sė dytė botėrorė” .[2]


Ndėrsa sa i pėrketė kombit Hobsbaum jep kėtė vlerėsim : “Kombi nė ditėt e sotme pokalon nėpėr njė proqesė tė dukshėm humbjeje tė njė pjese tė rėndėsishme tė funksioneve tė tij tė vjetra dhe konkretisht konstituimin e njė ekonomie kombėtare territorialisht tė kufizuarė e cila pėrbėnte njė bllok ndėrtimi nė ngrehinėn e madhe tė ekonomisė botėrore . Sipas Hobsbaum e vetmja ekonomi kombėtare qė ende funksionon nė fund tė shek: XX ėshtė ndoshta ajo Japoneze”.[3]
Se cila do tė jetė e ardhmja e kombit dhe nacionalizmit dhe forcės sė tyre ndikuese apo ēka do tė bėhet me to Hobsbaum jep kėtė vlerėsim mbi to . “ Kombet dhe nacionalizmi do tė jenė tė pranishėm nė kėtė histori , por nė rolet e dorės sė dytė dhe shpeshėherė fare tė vogla”. [4]

Si konkluzionė pėr temėn qė kam trajtuar do tė filloi ta pėrmbyll me po ato pytje qė kam pas qė nė fillim tė punimitka ėshtė kombi , e ēka ėshtė nacionalizmi ? Kush kujt i paraprinė ? Kėto janė pyetje tė cilat janė bluarė nė mua pėr derisa kam trajtuar punimin ose nė pėrditshmerine time, tė njejat pyetej kan bluarė pothuajse dy shekuj nė kokat e autorėve elitė mbi kėto problematika . Pyetje kėto pėr tė cilat nė pėrpjekje qė tė gjindet pėrgjigja ėshtė bėrė motivi dhe ideali jetėsorė i shumė autorėve .
E gjithė kjo betejė akademike mbi argumentėt dhe kundėrargumentėt qė ofrohen quanė nė lindjenė e shumė shkollave tė cilat pėr periudhat e ndryshme kohore mbijetuan pėrderisa nuk u ofruan fakte tė tjera tė reja. Por ajo ēfarė mund tė nxjerrė njė bilancė mbi pikėpamjet e Hobsbaumit ėshtė , siq duket ky pėrshkakė traditės sė modernizmit tė gjthė ne me pėrjashtim tė ndonjė pikėpamje pėrqafojnė pjesen dėrmuese tė koncepteve por edhe atoqė ofrohėn nga pėrfaqėsuesit e kėsaj shkolle qė veq tij janė edhe pėrfaqėsues tė tjerė , siq ėshtė Gellner, Anderson,Hobsbaum. Tė cilėt nė njė mėnyrė bashkarisht plotėsojnė mozaikun mbi atė se ēfarė ėshtė kombi dhe ēfarė nacionalizmi. Vet casja e tyre ndaj problematikave qė trajtojnė len tė kuptojmėse tė gjithė kėta kanė trajtuar cėshtje tė vecanta mbi temėn e tė cilat “ndoshta” tė tjerėt prej tyre nuk janė marrur me kėto problematika.

Si pjesėtarė i njė shoqėrie qė territorialisht i takon Evropės e tė cilėn Hobsbaum e quanė vendlindje tė nacionalizmit mendoi se po aq sa ka te drejtė Gellneri me qasjen e tij kultorore ndaj nacionalizmit po aq ka te drejtė edhe Hobsbaum me qasjen politike qė bėnė ndaj kombit dhe nacionalzimit,mendoi se kemi shembuj nga shoqėrite tona qė tregojnė pėr ate se nacionalizmi me shtetin krijojne kombin,nuk do ti lejoja vetes qė nė menyrė tė verbėr nė menyre absolute tė pranoja cilen do nga teorite pa e vė nė funksion arsyen shkencore,madje kjo ne fakt do tė ishte ne kundershtim me parimet e saj,mednoi qė ekzizitmi i t ė kater drejtimimeve dhe hmubja e vleres te ndonjeres prej tyre ne periudha te cakura kohore lenė te kuptojme qe ky fenomen social ėshtė mė kompleks se qė duket pėr kėtė flet edhe etnosimbolizmi si drejtim i katert qė nuk mundemi tė mohojmė kontributin real qė i ka bėre modernizmit dhe perfaqesueseve te saj,por mund tė pėrfundoi se deri mė sot Shkolla e Modernizmit ėshtė ajo qė prinė me spjegimet e veta dhe ėshtė mė e thirrura dhe ka tė drejtė nė shumė argumenet qė ofron mbi kombin dhe nacionalzimin.




Literatura
1. Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta.Toena,Tiranė,1996
2. Gellner,Ernest. Nations and Nationalism
3. Anderson,Benedict. Imagined Communities
4. Altermat,Urs.Etnonacionalizmi nė Evropė.Phoenix dhe shtėpia e Libirt dhe Komunikimit.Tiranė.2002


[1] Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta,fq 80

[2] Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta,fq 169

[3] Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta,fq 181

[4] Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta,fq 191


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.

Last edited by LABI; 08-12-07 at 16:43.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 09:28.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.