Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
User Name
Password
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 14-01-08, 23:29   #1
LABI
Alone Ranger
 
Join Date: 05-01-04
Location: Kosove
Posts: 7,498
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Default Ē'eshte Demokracia ?

Ėshtė e rėndėsishme tė ceket se demokracia si nocion nė vete por edhe si kategori/dukuri shoqerore-politike paraqitet ne kohen e shoqėrive tė para tė organizuara.

Nė mesin e autorėve qė ka dhanė njė kontributė tė ēmuar pėr teoritė e demokracisė, ėshtė edhe Gjovani Sartori . i cili pėrkufizimin mbi demokracinė e fillon me shpjegimin e fjalėve demos – popull ; kratis- pushtet, "Ka qėlluar qė demokracia tė jetė fjalė e tejdukshme ,domethėnė fjalė qė nderlidhet lehtė me kuptimin literal ,fjalė pėr fjalė ; demokraci do tė thotė "pushtet i popullit" ... Njė pėrkufizim literal sipas tij,por lidhur me kėtė Sartori thotė se ketu kemi zgjedhur vetėm njė problem gjuhėsor , kemi shpejguar njė emėr .Por siq e dime ushtrimi e kėtij pushteti nga i gjithe populli edhe fizikisht do tė ishte i pamundur.Pėr Sartorin pėrkufizimi demokracisė ėshtė njė problem shumė mė kompleks,ky vlerėson se pos tjerash demokracia kėrkon edhe njė pėrkufizim normative, e qė gjithėashtu nuk mund tė injorohet edhe pėrkufizimi pėrshkrues .

Vėshtruar nga kjo demokracia do tė mund tė pėrkufizohej ne kuptimin e ngushtė dhe tė gjėrė tė fjales: "Demokacia nė kuptimin e ngushtė tė fjales nėnkupton sistemin politik nė tė cilin sigurohet qeverisja(sundimi) i shumicės,apo mė saktė,qeverisja(sundimi) nė emer tė shumicės sė popullit,system nė tė cilin me kushtetutė dhe ligj ėshtė siguruar mundėsia reale qė qytetarėt nė mėnyrė tėdrejtėpėrdrejtė apo nėpėrmjet pėrfaqėsuesėve tė tyre tė marrin pjesė nė mėnyrė aktive nė jeten politike.

Ndėrsa nė kuptimin e gjėrė demokracia nuk nėnkupton vetėm qeverisjen (sundimin)e shumicės sė qytetarėve nė sistemin politik tė njė shteti,por edhe mardhėnjet demokratike nė tė gjitha sferat e jetės shoqėrore,funsionimin e institucioneve nė kuader tė rregullave tė shtetit juridik poziten dhe tė drejat e barabarta tė gjithė qytetarėve dhe funksionimin e sistemit politik nė bazė tė pluralizmit politik" .

Fjala demokraci njihet pothuajse nga tė gjithė, mirėpo njė pjesė e madhe e tyre e kanė keqkuptuar si koncept dhe mė pas bėjnė shpėrdorime nė emėr tė saj . Mirėpo, gjatė historisė edhe vet demokracia ka kaluar nėpėr disa faza tė saj , kėshtu psh: Samuel Hunttington thotė :.. "Historia e demokracisė nuk ėshtė pėrparim i ngadalėt dhe i parreshtur, por varg-valėsh qė pėrparojnė , tėrhiqen dhe pastaj pėrparojnė ngrihėn pėrpjetė."

Gjithėashtu, gjatė historisė njerėzit e kanė pėrshkruar atė nė forma tė ndryshme. Linkoln demokracinė e ka pėrshkruar : Demokracia ėshtė diqka qė i pėrket popullit , del nga populli dhe i shėrben atij."Demokracia nuk ėshtė vetėm njė sistem idesh dhe parimesh mbi lirinė, por pėrbėn gjithashtu njė sėrė praktikash, qė kanė marrė formė nė rrjedhėn e gjatė dhe shpeshėherė tė ndėrlikuar tė historisė. Me pak fjalė, demokracia ėshtė institucionalizim i lirisė "
Demokracia duhet theksu se gjithsesi del jasht kufijve tė pėrkufizimit strikt normative dhe literal tė asj, sepse demokracioa mbėshtet nė pjesėtaret e saj pra nė ata qė i japin frymė kėtij koncepti. Mbėshtetet tek qytetaret dhe vlerat e tyre tradicionale dhe moderne tė ndėrtuara kėto mbi themelet e diturisė e cila ėshtė shumė e nevojshme nė dhėnjen e vazhdushme tė ideve ,tė tė dhėnave, mendimeve e hamendjeve qė e pasurojnė dhe e ndėrtojnė nė vazhdimsi demokracinė.

Pra demokracia me njė mėnyrė frymon atėherė kur pėr te kujdesen vetė ata pa tė cilėt nuk do tė kishte kuptim, qytetaret e saj qė me pjesėmarrrjen e gjėrė tė tyre do tė muden ti bėjnė ballė trondijeve jo tė rralla qė i bėnė kėti sistemi, sepse qdo shoqėri dhe gjdo brez duhet ndertuar demokracinė bazuar mbi parimet vlerore tė sė kaluarės dhe pėrshtatur ato shoqėririsė nė ndryshim.

Sipas njė teologu amerikan Rajnold Nibur "aftėsia e njeriut pėr drejtėsi e bėnė deomkraciinė tė mundur ndėrsa prirja e njeriut pėr padrejtėsi e bėnė deomkracinė tė domosdoshme".
Dejana Reviq, pėr demokraciinė shkruan;’ėshtė njė process, njė mėnyrė tė jetuari dhe tė punuari sė bashku. Ajo evulon dhe nuk mbetet nė vend. Ajo kėrkon bashkėpunim, kompromis dhe tolerancė midis gjithė qytetarve. Vendosja e demokracisė ėshtė teper e vėshtirė dhe aspak e lehtė. Liri do tė thot pėrgjegjėsi, jo ēlirim nga pėrgjegjėsia".

SHKENDIJAT E PARA TE DEMOKRACISĖ


Sikurse edhe jetėt tona ashtu edhe demokracia ka njė fillim . E kjo zakonisht nga shume mendimtare, dijetare qe terehequr nga kjo fjale ., pike reference , adrese te pare te kėrkimit kane pasur Greqinė Antike ; tek qytet-shteti i Athinės, i Sokratit , Platonit, e Aristotelit nė shek: -V-.p.e.s
Nėpėr literature tė shumta qė kanė pėr objekt studimi sistemet politike dhe format e qeverisjes, kur flitet pėr demokracinė pėr fillet dhe praktikat e para tė saja , shumė nga to i referohen periudhės antike .
Periudhė kjo , qė pėrshpjegim dhe ilustrim tė saj , autorė tė teorive tė demokracisė pėrdorėn shprehje,terminologji, nocione pėr tė identifikuar atė si : demokraci antike, demokraci e poliseve, klasike, horizontale, demokraci e drejtpėrdrejt...
Nocione kėto tė cilat u dedikohen pėrshkrimit tė njė periudhe historike qė ndėrlidhen me format e para tė organizimit shoqėrorė, pėrkatėsisht organizimit tė Athinės dhe Romės.
Kjo lloj qeverisje u bė e realizueshme me Reformėn e Solonit 595 p.e.r. Nė njė periudhė kur Athina po pėrjetonte njė krizė lidershipi – pėr tė udhėhequr me mbarvajtėjėn dhe punėt e saj. Me kėtė reformė, Athinės ju vunė themelet e Rep. Demokratike. Sipas kėsaj reforme tė rregullimit shoqėrorė , i tėrė demosi (populli) mblidhej nė njė kuvend tė pėrbashkėt i quajtur Eklezia , nė tė cilėn demosi vendoste pėr ligje, konventa , paqė dhe luftė.

Se ēfarė forme e demokracisė ishte do tė pėrpiqem t’a ilustroj nėpėrmjet njė fjalimi pėrkujtimor tė Perikliut: "Ne kemi njė kushtetutė qė nuk emiton ligjet e tė tjerėve. Mė shpejt sesa kopjojmė tė tjerėt, ne bėjmė vetė njė model. Kjo kushtetutė quhet demokraci, sepse qytetin e qeverisė shumica dhe jo vetėm pak njerėz. Sipas ligjit jemi tė gjithė tė barabart pėrpara drejtėsisė, por respekti varet nga ndihmesa qė jep . Nė jetėn politike nuk parapėlqehėsh pse i pėrket njė klase tė caktuar, por sepse shfaqė zgjuarėsi. Kur ke ndonjė dobi nga shteti, nuk ka ndonjė pengesė pse je i varfėr ose nga familja e parėndėsishme., ne i zbatojmė vendimet shtetėrore nga respekti pėr autoritetet tona dhe nga respekti pėr ligjet, nė mėnyrė tė vacant ato qė mbrojnė njerėzit qė vuajn mė shumė. Kėtu bėhet fjalė edhe pėr ligjet e pashkruara , pėr tė cilat tė gjithė jemi njė mendje se ėshtė turp t’i thyesh".
Nė dukje tė parė mund edhe t’i ngjajė njė fjalimi ta zėmė tė njė lideri tė sotėm apo tė njė vendi qė e synon idealin e demokracisė , por nėse tėrhekim njė paralele nė mes tė formės tė menduarit tė njė njeriu tė shek: -V- dhe tė njė njeriu tė sotėm tė shek: XXI, mbi atė se si do tė duhej qė njė shoqėri tė jetė funksionale dhe tė themi ideale duket se nuk dallon. Sa ishte nė tė vėrtetė kėshtu kur kemi parasysh se nė poliset greke tė gjitha tė drejtat vlenin vetėm pėr "qytetarėt e plotė", pra vetėm pėr njė pakicė tė popullėsisė. Femrat, tė huajt , skllevrit dhe banorėt tė cilėt nuk gėzonin statusin e qytetarit tė plotė drejtat e tyre i kishin tė kufizuara. Mė pastaj e dhėna tjetėr se nga 300 mijė banorė tė Athinės sė asaj kohe vetėm 30-40 mijė ishin qytetarė tė mirėfillėt .


Nuk ka dyshim se njė ndėr ēėshtjet mė me rėndėsi pėr demokracinė ėshtė mėnyra e zgjedhjes sė pėrfaqėsuesve dhe udhėheqėsve tė tjerė.

Nė fillim ishte njė pėrfaqėsim i drejtpėrdrejt siq e siq na deshmon historia e lashte nė Greqinė Antike . Megjithėse edhe kėtu nuk kishin tė drejtė qė tė pėrfaqėsohen qė tė gjithė... Mė vonė kjo formė e pėrfaqėsimit nėse mund tė themi evoluoi nėpėrmjet tė pėrzgjedhurėve, dhe ky evoluim u paraqit jo si rezultat i njė mirėkuptimi dhe besimi tė plotė nė pėrfaqėsuesit por si nevoj dhe shkak i numrit tė madh tė popullėsisė.

Tani nė ditėt tona , forma mė e pėrhapur e demokracisė si pėr qytetet le tė themi me 50 mijė banorė ashtu edhe pėr ato me 50 mil.ban , ėshtė demokracia e pėrfaqėsuar , ku qytetarėt zgjedhin zyrtarėt e tyre qė drejtojnė vendin dhe jetėn e tyre.
Duke pėrfaqėsuar, kėta merren me probleme tė ndėrlikuara shtetėrore , hartojnė ligje dhe drejtojnė programet pėr tė mirėn e pėrpashkėt , sė paku edhe nėse nuk e bėjnė kėtė , kėshtu do tė duhej .

Hegeli e konsideron tė rėndėsishėm rolin e shoqėrisė nė zgjedhjen e pėrfaqėsuesve dhe lidhur me kėtė shprehet . "Pėrderisa kėta pėrfaqėsues janė tė shoqėrisė civile duhet tė caktohėn nga shoqėria si shoqėri. Shoqėria duhet tė ndėrmarr caktimin e pėrfaqėsuesve ashtu siq konstituohet me bashkime, komuna , korporata. Dhe nė kėtė mėnyrė futet nė jetėn politike, edhe pse ėshtė krijuar pėr qėllime tė tjera."
Konceptin e pėrfaqėsimit e pėrkrah edhe Monteskje, madje pati edhe ndikim, ky vlerėsonte se as nė qytete tė vogla , e as tė mėdha populli nuk mund tė ushtroj nė mėnyrė tė drejt pėrdrejtė demokracinė ; dhe pėr kėtė atė qė nuk mund ta bėjė vet duhet ta bėjė nėpėrmjet pėrfaqėsuesve.

Pikėrisht e meta e demokracisė antike sipas Monteskjes ka qenė pjesėmarrja e gjallė e popullit nė ushtrimin e politikės, populli nuk ėshtė pėr kėtė punė...

Nė disa raste kėta autorė tė cilėt rolin e pėrfaqėsuesve dhe funksionimin e tyre e mbėshtetin me elemente afektive dhe ideale: "tė zgjedhurit nga populli frymėzohen nga krenaria pėr pėrgjegjėsinė qė u ėshtė dhėnė ; ata frymėzohen nga shpirti kolektiv ( ata janė pak); populli i zgjedh pėrfaqėsuesit e tij nga shtresat e pasura, kėta kanė shumė gjėra pėr tė ruajtur ... Edhe nė ditė tė qeta ata e mbajn njė sy hapur mbi lėvizjet e pushtetarėve dhe janė instrumente tepėr tė ndjeshme qė sinjalizojnė nė kohė"


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.

Last edited by LABI; 14-01-08 at 23:32.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 02:12.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.