Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Tė ndryshme > Moda & Estetika
User Name
Password
Moda & Estetika Bukuria dhe estetika, veshjet, modelet mė tė reja shqiptare e botėrore.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 23-04-08, 19:07   #1
rilinda
 
rilinda's Avatar
 
Join Date: 29-06-04
Posts: 15,657
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Default Tendencat e fundit tė modės pėr sezonin e verės

Kjo verė do tė jetė e mbushur me ngjyra, lule e forma gjeometrike. Fustanet do tė jenė elementi mė i rėndėsishėm nga gjithė veshjet verore. Ato do tė jenė tė shkurtėr, deri te gjuri, si dhe deri nė fund tė kėmbėve. Dizenjoja dhe ngjyrat e tyre duhet tė variojnė prej gjatėsisė qė zgjidhni. Fustanet bust do tė vazhdojnė dhe kėtė verė tė kenė sukses, por ndryshe nga fustanet e tjera ato janė njėngjyrėshe.

Ngjyrat
Nė fustanet me lule do tė pėrzihen tė gjitha ngjyrat. Ka njė lloj thyerje tė tabuve tė kombinacioneve. Do tė shohim kontraste ngjyrash qė thyejnė njėra-tjetrėn dhe qė mė parė nuk kemi guxuar t'i veshim sė bashku. Pėr fustanet e gjata ėshtė mirė tė zgjidhni dizenjo shumė tė thyera pėr tė krijuar pamje mė tė kėndshme. E verdha ėshtė rikthyer fuqishėm kėtė vit nė fustane, bluza, funde, ēanta e sandale.

Ēantat
Ēantat nuk do tė bėjnė ndryshim nga pjesa tjetėr e tendencave tė kėtij viti. Ato janė gjithė ngjyra tė ndezura dhe tė mbushura me lule. Nėse nuk janė me lule dhe janė njėngjyrėshe atėherė do tė jenė tė ndezura. Ēantat do vazhdojnė tė jenė tė mėdha dhe akoma mė tė mėdha. Ėshtė mirė qė ato t'i mbani tek kyēi pasi nė shpatull nuk krijojnė efektin e synuar nga stilistėt.

Aksesorėt
Aksesorėt mė tė rėndėsishėm tė kėtij sezoni do tė jenė syzet. Ndryshe nga viti i kaluar, kur ato ishin tė errėta dhe tė mėdha dhe qėllimi ishte pėr tė fshehur njė pjesė tė madhe tė fytyrės, kėtė vit ato synojnė tė bien nė sy. Do tė jenė nė modė syzet me skelete me ngjyra tė cilat mund tė kombinohen shumė mirė me veshjen. Aksesorėt e tjerė si varėset, unazat etj, do vazhdojnė tė jenė nė pėrmasa tė mėdha dhe nė ngjyra nga mė tė ndryshmet e tė paparashikueshmet.


Pesė elementė tė rėndėsishėm tė kėtij sezoni


1. Fustanet me lule

Pėr kėtė sezon fustanet me lule janė njė element kyē. Mund t'i zgjidhni si tė doni pėr sa i pėrket gjatėsisė, mini, maksi, ose deri tek gjuri, e rėndėsishme ėshtė qė dizenjoja tė jetė e gjallė dhe me ngjyra. Kur tė zgjidhni mini zgjidhini me dizenjo gjethesh e lulkash, kur t'i zgjidhni maksi kėrkoni diēka mė tė guximshme ose me pėrthyerje mė tė mėdha. Lulet nė fustane janė interpretim i natyrės dhe jo imitim i plotė i saj.

Zgjidhini pėr formėn tuaj: Nėse i zgjidhni shumė tė gjerė do tė humbni siluetėn, nėse i zgjidhni shumė pas trupi ato do tė humbasin efektin "hipi" qė vazhdon tė jetė nė modė dhe kėtė sezon. Pėr t'i balancuar vini njė rrip nė mes qė tė jeni diku ndėrmjet.

Kėshilla e ekspertėve: "Njė fustan me lule ėshtė i lehtė pėr t'u veshur dhe kėrkon shumė pak aksesorė. Ai duhet tė pėrbėjė pikėn mė tė fortė tė paraqitjes suaj".



2. Xhaketat sportive

Xhaketat sportive janė gjithashtu njė element i rėndėsishėm i kėtij sezoni, me njė fokus tė ri tek shpatullat, tė cilat do tė jenė mė tė mprehta sesa kėndore. Mėngėt vijnė deri tek kyēi dhe duhet tė ngrihen lart pėr njė pamje praktike.


Zgjidhini pėr formėn tuaj: Zgjidhni njė version tė qepur mirė dhe qė ngushtohet nė bel. Shmangini xhaketat pa formė, kėtė sezon gjithēka ka lidhje me kėndet qė formohen.

Kėshilla e ekspertėve: "Zgjidhni xhaketat monopet pėr tė krijuar linja mė tėrheqėse. Sigurohuni qė tė mos pėrfundojė nė pjesėn tuaj mė tė gjerė pasi do e theksojė mė shumė.


3. Pantallonat me bel tė lartė

Pantallonat me ble tė lartė janė njė dhuratė e madhe pėr ata qė duan qė t'u duken kėmbėt e gjata. Shtojini kėsaj dhe faktin se e bėjnė belin tė duket mė i hollė dhe mund ta vrasim mendjen pa frikė se si ia kemi dalė deri tani pa to. Kėto janė njė zgjidhje e mirė pėr ato qė s'i kanė pėlqyer asnjėherė pantallonat e ngushta pas trupi qė mbizotėrojnė prej mė shumė se njė viti dhe tė cilat s'janė tė pėrshtatshme pėr ēdo lloj forme.

Zgjidhini pėr formėn tuaj: Zgjatini kėmbėt duket veshur sandale me takė njėsh dhe lėrini tė bien deri tek fundi i sandales pėr gjatėsi akoma mė tė madhe.

Kėshilla e ekspertėve: "Zbuteni kėtė veshje me njė bluzė shumė femėrore. Lulkat dhe xhufkat me njė dizenjo delikate janė elementi kyē i kėsaj veshjeje.


4. Fundet e plota

Rrofshin fundet. Po ta vendosim nė terma ushqimesh, fundet janė pudingu i kėtij sezoni. Ato do tė pėrbėhen nga disa shtresa. Do jenė me lule e me valė duke prodhuar imazhe shtresash. Kėto do rikthejnė feminilitetin qė ishte mbėrthyer pas fundeve me prerje mashkullore dhe do rikthejnė ngjyrat e hareshme qė i pėrkasin pranverės dhe verės.
antidote.

Zgjidhini pėr formėn tuaj: Kėmbėt duken mė tė gjata nėse fundi ėshtė mbi gju. Fundet e gjata me ngjyra njėshe bien mė shumė nė sy dhe krijojnė mė shumė personalitet.

Kėshilla e ekspertėve: "Fundet e plota pasqyrojnė nė mėnyrė perfekte romancėn e sezonit. Ato janė njė pjesė femėrore esenciale pėr garderobėn e pėrditshme".


5. Sandale me platformė

Formula e thjeshtė pėr vėnė takė nė gjithė pjesėn e kėmbės ėshtė gjeniale. Ju shton peshė pa pasur nevojė tė qėndroni nė taka tė holla dhe duke qenė se fokusi ka kaluar nga ēantat tek kėpucėt, kėshtu mund tė bėni pėrshtypje. Pėrpiquni tė pėrdorni ngjyra shkėlqyese, tė cilat sigurisht nuk do tė mungojnė kėtė sezon.

Zgjidhini pėr formėn tuaj: Zgjidhini sandalet apo kėpucėt pranverore me mė shumė se njė ngjyrė pėr tė shmangur efektin dramatik qė krijon njė ngjyrė e vetme e ndezur.

Kėshilla e ekspertėve: "Pantallonat e gjera nė fund nėnkuptojnė se ju duhet tė filloni tė ndryshoni dhe kėpucėt. Njė sandale me platformė druri e zgjasin kėmbėt, si dhe ju ofrojnė rehati nė tė ecur.



Syzet

Ashtu si nė ēdo veshje tjetėr, ngjyrat do tė aplikohen kėtė sezon dhe tek syzet. Tashmė ka perėnduar tendenca e syzeve tė mėdha tė errėt qė mbulojnė thuajse gjysmėn e fytyrės. Kėtė sezon do tė jenė nė modė syzet me skelete me gjithė ngjyrat e ylberit.


Ēantat

Ēantat nuk janė asnjėherė tė njėjta si nė dimėr dhe nė verė, por kėtė sezon ngjyrat e lulet do tė mbizotėrojnė mė shumė se asnjėherė nė vitet e fundit. Gjithė stilistėt e njohur kanė hedhur nė treg ēantat e tyre me lule.



Sandale gladiatori

Janė tendenca mė e famshme e kėtij sezoni. Ato janė tė sheshta dhe me shumė rripa dhe vijnė nė tė gjitha format dhe ngjyrat e mundshme. Sandalet e sheshta do tė bėjnė njė rikthim tė fuqishėm nė kėtė sezon.



Fustanet


Mjafton tė kenė shumė ngjyra tė ndezura dhe tė jenė pak tė gjera sa pėr tė krijuar njė stil prej hipije dhe ju jeni plotėsisht brenda tendencave tė sezonit. Fustanet do tė kenė gjatėsi tė ndryshme dhe ato tė gjatė deri nė fund tė kėmbėve janė shumė nė modė.


Aksesorėt

Aksesorėt vazhdojnė tė jenė nė pėrmasa tė mėdha dhe kėtė sezon dhe me forma nga mė tė ndryshmet. Aksesorėt me forma insektesh dhe kafshėsh do tė jenė shumė nė modė, ndėrkohė qė larmia e ngjyrave do tė jetė si tek ēdo element tjetėr i kėtij sezoni.



Meshkujt


Meshkujt e kanė kaluar vitet e fundit maninė e ngjyrave. Rrobat e tyre kėtė sezon nuk janė mė me ngjyra tė ēmendura, por u pėrkasin ngjyrave tė tokės dhe ngjyrave njėshe. Veshjet do tė jenė ose serioze ose sportive, i ka ardhur fundi kombinimit tė xhaketave serioze me atlete. Edhe atletet do tė jenė njėngjyrėshe dhe tė thjeshta dhe me lidhėse, jo ngjitėse.


Nuanca orientale

Njė segment i stilistėve mė tė njohur botėrorė i kanė dhėnė disa prej tendencave tė kėsaj vere disa nuanca orientale. Kėto nuanca orientale janė mė shumė pėr veshjet e mbrėmjes ose tė rasteve tė veēanta e jo pėr paradite apo pėr nė punė.


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 02:37.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.