Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shkenca > Jurisprudencė
User Name
Password
Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 19-06-08, 22:46   #1
Dilaver
 
Dilaver's Avatar
 
Join Date: 29-09-03
Posts: 2,294
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Default Drejtėsia Shqiptare Dhe Strasburgu

Tryezė e rrumbullakėt nė "Marin Barleti"

DREJTĖSIA SHQIPTARE DHE STRASBURGU

Impakti i Konventės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut nė legjislacionin shqiptar

Universiteti Marin Barleti organizoi sot tryezėn e rrumbullakėt me temė "Drejtėsia shqiptare dhe Strasburgu". Ajo synoi tė paraqesė frymėn europiane tė sė drejtės brenda legjislacionit shqiptar, nė njė kohė kur tė gjithė synojmė Europėn dhe forcimin e shtetit ligjor (si parametėr pėr tė hyrė nė tė). Diskutimet u pėrqėndruan rreth implementimit tė Konventės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut nė legjislacionin shqiptar, sa kuptohet ajo nga administrata shqiptare, ku ndodhet praktika jonė gjyqėsore dhe ē'vend zė procedimi i mėtejshėm nė Gjykatėn e Strasburgut kur vendimet e marra bien nė kundėrshtim me Konventėn.

Interpretimi juridik i sfidės evropiane tė sė drejtės u paraqit nė punimet vjetore tė studentėve tė vitit tė dytė tė fakultetit tė drejtėsisė, qė ngacmuan debatin mes figurave tė ftuara publike - si Ēlirim Gjata (kryetar i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve), Spartak Ngjela (deputet), Njazi Jaho (jurist i shquar kostitucionalist), Agim Tartari (avokat penalist), Kozara Kati (drejtuese e Shoqatės sė tė Drejtave tė Njeriut), Fatmira Laskaj (kryetare e komisionit pėr Deklarimin e pasurive), Skėnder Haluca (nėnkomisioner i Avokatisė sė popullit) - dhe auditorit akademik tė Universitetit Marin Barleti ndėr tė cilėt prof. dr. Luan Omari (jurist dhe anėtar bordi), prof. Arben Puto (anėtar i Kėshillit Akademik), Pėrparim Kalo (anėtar i Kėshillit Akademik), prof. as. Luan Hajdaraga (ish-ministėr, pedagog), Erinda Bllaca (shefe e Drejtorisė Juridike nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe pedagoge e sė Drejtės civile nė UMB), Avenir Peka (kėshilltar i kryeministrit pėr Sigurinė Kombėtare dhe pedagog i tė Drejtės Publike), Erion Kristo (pedagog) etj.

Mė shumė rreth trajtesave

Janė njė risi e kurrikulave tė UMB prezantimi i punimeve vjetore duke nisur nga viti i dytė (dhe jo nė fund tė karrierės akademike), njė fillim ky i mbarė pėr brezat qė do pasojnė, me larminė qė jeta dhe jurisprudenca shqiptare jep herė pas here nė evoluimin e demokracisė nė Shqipėri.

Nė prezantimin e disa prej kėtyre punimeve nė tryezėn e sotme ia vlen tė theksohet tema e trajtuar mbi "E drejta zakonore" (mbajtur nga studentja Esilia Tabaku) e cila diti tė gėrshetojė traditėn zakonore tė sė drejtės shqiptare, me atė qė fatkeqėsisht pėrjetojmė si fenomen i shėmtuar dhe primitiv – gjakmarrja, fenomen i cili duhet njohur por edhe izoluar e parandaluar, pėr tė hyrė nė familjen evropiane. "Nuk ėshtė problemi se jemi njerėz tė egėr, hakmarrja ėshtė pjesė e natyrės njerėzore. Por nėse shihet vrasėsi nė rrugė, kjo nuk pėrballohet. Drejtėsia ka sens komun, jo sens teknik. Ligji ka karakter formal. Populli nuk merr pjesė nė vėnien e drejtėsisė. Ai qė ndėrmerr aktin e hakmarrjes abuzon me lirinė. Por mė shumė se vlerėsimi si inferior i kujt i drejtohet hakmarrjes, duhet tė kuptohet se kjo ndodh kur e drejta nuk funksionon." tha avokati Ngjela.

Kjo u pasua nga kuptimi shumė i qartė, i detajuar dhe me nivel tė lartė tė tė kuptuarit, tė "Konventa Europiane e tė Drejtave tė Njeriut" (prezantuar nga studentja Edlira Osmani) ku spikati pėrzgjedhja e duhur e neneve tė Konventės nė tė cilat Shqipėria aderon, por jurisprudenca e saj herė pas here, nė vendimet qė jep, harron t'i zbatojė. Sipas Kozara Katit ėshtė pėr tė pyetur sa gjyqėsori shqiptar ėshtė i pėrgatitur tė zbatojė nenin 116 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė referuar hierarkisė sė zbatimit tė Konventės Europiane dhe marrėveshjet e tjera mbi tė drejtat e njeriut, tė ratifikuara nga parlamenti shqiptar?

Trajtesa nė vijim "E drejta e jetės" (e studentes Matilda Xhambazi) nxori nė pah rėndėsinė prioritare tė tė kuptuarit me thelb tė privilegjit tė tė ardhurit nė jetė dhe tė jetuarit mirė e shėndetshėm nė njė shoqėri civile e qytetare.

Kumtesa e katėrt (mbajtur nga studenti Jurgis Ēurbja), pėrmblodhi njė temė si "Ekstradimi", ku u pėrballėn disa politika (si ajo e periudhės sė Zogut me atė qė realiteti penal sot nė Shqipėri zotėron.

Ky takim u finalizua me trajtesėn "Tradita autoritare e sistemeve qeverisėse nė Shqipėri" (mbajtur nga studenti Denis Prifti), ku spikati fryma sa historike pėr tė kuptuar mė saktė rrugėn qė ka ndjekur qeverisja nė Shqipėri dhe ku me tė drejtė lind pyetja "si do tė jetė e ardhmja e qeverisjes dhe lidershipit brenda shoqėrisė shqiptare?"
Sipas prof. Luan Omarit sistemi qeverisės nė fund tė vitin 1990 nuk u pėrmbys nė mėnyrė tė dhunshme: lėvizjet studentore dhe reagimet e qeverisė s'patėn karakter tė tillė, dhe e njėjta vlen dhe pėr vitin 1997 qė ishte mė shumė rezultat i anarkisė sesa i pėrmbysjes me dhunė i klasės qeverisėse. Erion Kristo pėrmbylli ndėrhyrjet duke kujtuar se "Nuk janė vetėm juristėt qė duhet t'i japin ritėm shoqėrisė, por dhe shoqėria duhet t'ua japė atyre. Fakti qė nė Shqipėri vrasėsit mund tė qarkullojnė tė lirė ėshtė shenjė se, jo vetėm Gjykata, por sistemi nuk funksionon nė Shqipėri. Vetėm duke parė ē'nevoja kemi, do tė dimė tė gjejmė zgjidhjet, pa i importuar ato atėherė kur paralajmėrohemi se, nė tė kundėrt, rrezikohet aderimi i vendit tonė nė marrėveshje e organizma tė caktuara ndėrkombėtare".

Siē u theksua nė pėrfundim tė tryezės sė rrumbullakėt "Drejtėsia shqiptare dhe Strasburgu - Impakti i Konventės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut nė legjislacionin shqiptar" ideuar nga Eni Ēobani (pedagoge e departamentit tė Drejtėsisė dhe Minorit nė Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė Universitetin Marin Barleti), tė hysh nė Europė s'do tė thotė vetėm tė pėrkthesh e tė pėrshtatėsh ligje nga vende tė huaja, por duhet tė fillohet tė merret kultura e tyre, tė merret qytetaria evropiane, duke ditur tė pėrshtatet me tradicionalizmin kombėtar. Ndaj tė ftuarit vlerėsuan ndėrgjegjėsimin qė debate tė tilla me specialistė tė vendit mund tė ngjallin nė brezin e ri e mė gjerė. Sfida evropiane e sė drejtės ėshtė vėrtet e vėshtirė, por jo e pamundur.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 08:31.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.