Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
User Name
Password
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 26-07-08, 13:07   #1
Rizuana
 
Rizuana's Avatar
 
Join Date: 01-07-08
Posts: 788
Rizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėm
Default Cka duhet te dini gjate shtatzenise?

Me duket se jam shtatzėnė, por nuk jam e sigurt?

Nėse dėshironi ta vėrtetoni se a jeni shtatzėnė, ju mund ta zbuloni kėtė me anė tė testit pėr shtatzėni. Ekziston testi i urinės si dhe testi i gjakut i cili bazohet nė ndryshimet e sasisė sė hormoneve nė trupin e femrės.

Cilat janė shenjat e shtatzėnisė?

Shenjat e shtatzėnisė janė tė ndryshme tek njerėz tė ndryshėm. Ju mund tė mos keni fare, disa prej tyre apo tė gjitha shenjat e shtatzėnisė. Disa nga shenjat e shtatzėnisė janė:
1) Ndėrprerja e menstruacioneve
apo gjakderdhje tė vogla nė kohėn e ciklit menstrual
Mundimi dhe vjellja
3) Gjinjtė bėhen tė fortė, tė ėnjtur dhe tė ndjeshėm
4) Dobėsimi i organizmit (ligėshtimi)
5) Ndryshimi nė oreks
6) Urinimi i shpeshtė.
KUJDES: Disa nga kėto shenja mund tė jenė edhe pasojė e ndonjė sėmundjeje apo ndonjė ndryshimi tjetėr nė organizėm. Nėse jeni tė sigurt pėr shtatzėni gjithēka ėshtė nė rregull, e nėse jo, atėherė vizitoni mjeken tuaj pėr ekzaminime tė mėtejshme.

Ēka duhet tė bėjmė pėr njė shtatzėni tė sigurt dhe tė shėndoshė?

[/font]
Kujdesi shėndetėsor gjatė shtatzėnisė, prej momentit kur e kupton se je shtatzėnė e deri nė lindje, ėshtė shumė i rėndėsishėm. Ky tė mundėson qė tė kesh shėndet tė mirė pėr veten dhe nė tė njėjtėn kohė edhe pėr foshnjėn tė cilėn do ta sjellėsh nė jetė. Qė t’i arrini kėto ju duhet ta dini se:
Shtatzėnia normalisht zgjat 40 javė,
*tremujori i parė zgjat 12 javė
*tremujori i dytė zgjat 15 javė dhe
*tremujori i tretė zgjat 13 javė.

Kontrollat te mjekja janė shumė tė rėndėsishme

Kontrollat duhet tė bėhen njė herė nė muaj deri nė muajin e tetė, ēdo dy javė nė muajin e tetė dhe ēdo javė nė muajin e nėntė.
Gjatė kontrollave tė rregullta mjekėsore femra duhet t’iu nėnshtrohet kėtyre ekzaminimeve
ekzaminimi gjinekologjik, ku pėrcaktohet madhėsia e mitrės dhe rritja normale e frytit
- pasqyra e gjakut
- pėrcaktimi i grupit tė gjakut dhe Rh - faktorit
- shtypja e gjakut
- analiza e urinės (pėr proteina, glukozė, baterie, etj.qė mund tė jenė pasojė e diabetit, preklamsisė apo ndonjė sėmundjeje tjetėr) dhe
- testin e pastėrtisė (pėr ndonjė infeksion tė mundshėm).[/font]
[FONT='Trebuchet MS','sans-serif']Nėse nuk keni mundėsi ta vizitoni mjeken ēdo muaj atėherė mundohuni qė ta vizitoni atė sė paku katėr herė gjatė shtatzėnisė suaj edhe atė sipas kėtij kalendari
Nė tremujorin e parė – njė vizitė mjekėsore
Nė tremujorin e dytė–njė vizitė nė muajin e pestė dhe
Nė tremujorin e tretė –njė vizitė nė muajin e shtatė dhe njė nė muajin e nėntė.[/font]


Gjatė shtatzėnisė ju mund tė keni edhe kėto ankesa shėndetėsore:

* Lodhje
* Vjellje dhe mundim
* Urinim tė shpeshtė
* Kapsllėk
* Zgjerim tė venave tė kėmbėve
* Vėshtirėsi nė frymėmarrje
* Lodhje dhe pagjumėsi
* Hemoroide
* Kruarje
* Ngėrēe nė kėmbė dhe nė shputa si dhe
* Gjakderdhje tė vogla nga hunda dhe nga vagina
.

Ēka duhet tė keni kujdes gjatė shtatzėnisė?

Shtimi nė peshė prej 11 kilogramėve ėshtė normal gjatė shtatzėnisė. Ushqimi ėshtė shumė i rėndėsishėm gjatė shtatzėnisė. Gruaja shtatzėnė duhet tė hajė ushqim tė begatshėm me pėrbėrje ushqyese tė nevojshme si dhe me kalori tė mjaftueshme nė mėnyrė qė t’i plotėsojė nevojat e veta dhe tė frytit qė ėshtė duke u zhvilluar nė tė. Nuk duhet qė tė hani pėr dy persona pasi foshnjės suaj i mjafton ushqimi juaj nėse ju e merrni atė me sasi tė mjaftueshme. Ushqimi i begatshėm me materie ushqyese ju mundėson zhvillim normal tė foshnjės suaj, nėnės i ndihmon qė tė mos bie nė anemi gjatė shtatzėnisė, mbron nga infeksionet dhe ndihmon gjatė aktit tė lindjes.
Ushqimi bazė pėr gratė shtatzėna duhet tė jetė: mishi, qumėshti dhe prodhimet e tij, vezėt, pemėt dhe perimet, ndėrsa nė masė tė kufizuar mund tė merren edhe sheqernat, yndyrat dhe brumėrat. Mundohuni qė ushqimi juaj tė pėrmbajė hekur dhe acid folik, lėndė kėto tė rėndėsishme pėr ju dhe foshnjėn tuaj (ushqimet e pasura me hekur dhe acid folik janė: mishi, perimet e gjelbėrta, si: bizelja, spinaqi, mandej karrota, tė kuqtė e vezės, portokalli, lakra, etj. Marrja e lėngjeve ėshtė po ashtu shumė e rėndėsishme gjatė shtatzėnisė. Mundohuni qė tė pini sa mė shumė lėngje gjatė ditės (sė paku 2 litra gjatė ditės).



__________________
Krijesa mė e cuditshme nė Tokė: Njeriu!

Last edited by Rizuana; 26-07-08 at 13:10.
Rizuana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 26-07-08, 13:15   #2
Rizuana
 
Rizuana's Avatar
 
Join Date: 01-07-08
Posts: 788
Rizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Cka duhet te dini gjate shtatzenise?

Keshilla per shtatzenat:



Kujdesi i dhėmbėve

Qė nė fillim tė shtatzėnisė duhet tė bėhet kontrolli i dhėmbėve dhe tė rregullohen sa mė shpejt qė ėshtė e mundshme qė tė parandalohet prishja e mėtutjeshme e tyre. Nuk ben qė tė bėni fotografimin e dhėmbėve nėse jeni shtatzėnė, pasi rrezet e Rėntgenit mund tė dėmtojnė foshnjėn tuaj.

Marrja e barnave

Acidi folik preferohet qė tė merret dy muaj para shtatzėnisė si dhe gjatė muajve tė parė tė shtatzėnisė pasi ai merr pjesė nė formimin e trurit dhe tė shtyllės kurrizore tė foshnjės. Marrja e kalciumit ėshtė po ashtu e rėndėsishme gjatė shtatzėnisė pasi merr pjesė nė formimin e strukturės kockore dhe tė dhėmbėve. Marrja e kalciumit duhet tė fillojė nė muajin e pestė. Barnat e tjera gjatė shtatzėnisė merren vetėm me konsultimin e mjekes.
Vėrejtje: Mos merrni asnjė bar pa e konsultuar mjeken paraprakisht.

Ultrazėri

Ekzaminimi me ultrazė ėshtė njė ekzaminim i rėndėsishėm nė shtatzėni. Ultrazėri i parė duhet tė bėhet nė javėn e 8-12 tė shtatzėnisė. I dyti nė javėn e 20 ose tė 23-tė dhe i treti nė javėn e 36-tė tė shtatzėnisė. Kur shtatzėnia zhvillohet normalisht kėto ekzaminime me ultrazė janė tė mjaftueshme. Ultrazėri mund tė bėhet edhe mė shumė herė, varėsisht prej gjendjes sė shtatzėnisė dhe nė marrėveshje me gjinekologen.

Veshmbathja gjatė shtatzėnisė

Veshja gjatė shtatzėnisė ėshtė njė element i rėndėsishėm pėr ju:
Vishni rroba qė nuk e shtypin dhe nuk e shtrėngojnė barkun
- Mos pėrdorni rrypa pėr bel, qė e shtypin barkun
- Ėshtė e preferueshme qė rrobat tuaja tė jenė mundėsisht prej pambuku
- Pėrdorni kėpucė me take tė ulėta, shmanguni sa mė shumė nga kėpucėt me take tė larta.

__________________
Krijesa mė e cuditshme nė Tokė: Njeriu!

Last edited by Rizuana; 26-07-08 at 13:17.
Rizuana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 28-07-08, 00:28   #3
Rizuana
 
Rizuana's Avatar
 
Join Date: 01-07-08
Posts: 788
Rizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Cka duhet te dini gjate shtatzenise?

Marrėdhėniet seksuale gjatė shtatzėnisė


Disa njerėz mendojnė se gjatė shtatzėnisė nuk duhet kryer marrėdhėnie seksuale. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Nėse shtatzėnia zhvillohet nė mėnyrė normale dhe nėse ju dėshironi tė keni marrėdhėnie atėherė ju mund tė vazhdoni ato normalisht. Marrėdhėniet seksuale nuk lėndojnė fėmijėn pasi qafa e mitrės ėshtė e mbyllur plotėsisht. Nėse mė parė keni patur njė abort spontan, atėherė konsultoni mjeken pėr gjendjen tuaj dhe pėr mundėsinė e marrėdhėnieve seksuale gjatė shtatzėnisė.


Shenjat e lindjes sė parakohshme

Dhembjet pėrreth belit dhe ato tė barkut kur janė tė pėrsėritura (pandėrprerė) para kohės sė paraparė pėr lindje mund tė jenė shenja rreziku pėr lindje tė parakohshme. Nėse keni kėso lloj dhembjesh atėherė shtrihuni menjėherė nė shtrat dhe mbani kėmbėt mė lart se kokėn dhe rrini disa kohė kėshtu derisa dhembjet tė pushojnė. Nėse edhe mė tutje dhembjet vazhdojnė tė jenė tė njėjta atėherė kėrkoni ndihmė mjekėsore.

Shtypja e lartė e gjakut
Gjatė shtatzėnisė duhet qė tė bėni matjen e rregullt tė shtypjes sė gjakut.
Gruaja shtatzėnė qė ka shtypje tė lartė tė gjakut ka kėto ankesa:
zhurmė nė vesh
- miza para syve
- dhimbje nė lukth dhe
- skuqje nė fytyrė.
Shtypja e lartė e gjakut zakonisht paraqitet pas muajit tė pestė, por te disa femra kjo mund tė paraqitet qysh nė fillim tė shtatzėnisė dhe kjo ngadalėson zhvillimin e fėmijės. Nėse vėreni se keni shtypje tė lartė tė gjakut, kėrkoni menjėherė ndihmė mjekėsore.

Ėnjtja e trupit

Nėse gjatė shtatzėnisė keni njė ėnjtje tė kėmbėve, duarve dhe fytyrės e cila pėrcillet me kokėdhimbje, marramendje dhe nganjėherė me pamje tė mjegulluar kėto janė shenja rreziku dhe duhet menjėherė tė lajmėroheni te mjekja.

Gjakderdhja vaginale

Gjakderdhjet nga vagina po ashtu janė shenjė rreziku gjatė shtatzėnisė. Nėse keni gjakderdhje gjatė kohės kur jeni shtatzėnė atėherė kėrkoni ndihmė mjekėsore.

__________________
Krijesa mė e cuditshme nė Tokė: Njeriu!

Last edited by Rizuana; 28-07-08 at 00:29.
Rizuana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 28-07-08, 18:52   #4
Rizuana
 
Rizuana's Avatar
 
Join Date: 01-07-08
Posts: 788
Rizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Cka duhet te dini gjate shtatzenise?

Femrat shtatzena te cilat thithin cigare, percjellin kancerogjenet te femijet e tyre.

Duke iu referuar studimeve mė tė reja, ėshtė vėrtetuar se femrat shtatzėna tė cilat pinė duhan ua pėrcjellin foshnjeve tė tyre, gjegjėsisht fetusėve nė zhvillim, substancat active tė cilat shkaktojnė kancer.

Gjatė analizimit tė urinės sė marrė nga foshnjet e porsalindura tė nėnave tė cilat kanė pirė duhan gjatė periudhės sė shtatzėnisė, hulumtuesit e Universitetit tė Minesotės - “Qendra pėr Kancer”- nė Mineapolis, kanė zbuluar njė pėrzierje kimike qė ėshtė derivat i nikotinit –nitrosaminoketoni (NNK). Kjo substancė kimike, e gjetur vetėm nė duhan, rrit llojllojshmėrinė e kancerėve te foshnjat e reja.
__________________
Krijesa mė e cuditshme nė Tokė: Njeriu!
Rizuana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 31-07-08, 12:57   #5
Rizuana
 
Rizuana's Avatar
 
Join Date: 01-07-08
Posts: 788
Rizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Cka duhet te dini gjate shtatzenise?

Ushqimi

Ushqimi i shtatzėnės nė muajt e parė nuk duhet tė ndryshojė shumė nga ushqimi para kėsaj kohe nėse ka qenė normal dhe kualitativ
.

Mirėpo, dalėngadalė e rritni sasinė e kalorive ashtu qė ta ushqeni foshnjen tuaj e cila ėshtė duke u zhvilluar.

Disa pėrbėrės tė ushqimit si: acidi folik dhe aluminat janė shumė tė rėndėsishėm pėr shtatzėninė. Shumicėn e kėtyre pėrbėrėsve mund t'i merrni duke ngrėnė ushqim tė llojllojshėm, pėrveē acidit folik i cili duhet tė merret nė formė tė tabletave.
Vitaminat konsumohen me perime dhe majėn fermentuese, me mėlēinė, mishin dhe ushqimet e tjera. Nė qoftė se nė gravidencė vėrehet se pėrkundėr ushqimit normal shtatzėnės i mungojnė vitaminat, ajo mund t'i merr ato nė formė tė preparateve medicinale. Mirėpo, nuk duhet tė merrni asnjė vitaminė shtesė pa u konsultuar me mjekun, sepse disa vitamina shtesė nėse merren mė shumė se sa qė ėshtė e nevojshme, siē janė: vitamina A dhe vitamina D mund tė shkaktojnė anomali te fetusi juaj.

Njėra nga lėndėt e shkėlqyeshme ushqimore qė duhet rekomanduar shtatzėnave ėshtė edhe qumėshti. Ky ėshtė i pasur me alumina, yndyra, hidrate karboni, vitamina dhe kalcium. Pėr kėtė arsye duhet rekomanduar ēdo shtatzėne qė tė konsumojė 250-500 gramė qumėsht tė freskėt nė ditė.


Shtatzėna e ushqyer drejt gjatė gravidencės nuk duhet tė fitojė shumė dhe shpejt nė peshė. Duhet ditur se shtimi i peshės sė shtatzėnės nė asnjėrin muaj nuk duhet t'i kalojė 1500 gramė dhe se shtimi i pėrgjithshėm i peshės qė nga fillimi gjer nė mbarim tė gravidencės nuk duhet tė jetė mė tepėr se 8 kilogramė ose mė sė tepėrmi 10 kilogramė.

Disa rregulla tė pėrgjithshme:
1. Merrni ushqim nė mėnyrė tė rregullt
2. Merrni ushqim tė ndryshėm
3. Pini sa mė shumė lėngje. Qumėshti, lėngjet dhe supat janė fluide shumė tė rėndėsishme.
4. Nėse merrni vitamina merrni vetėm sipas kėshillave tė mjekut
5. Merrni ushqime tė pasura me kalcium.
__________________
Krijesa mė e cuditshme nė Tokė: Njeriu!
Rizuana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 31-07-08, 13:36   #6
Rizuana
 
Rizuana's Avatar
 
Join Date: 01-07-08
Posts: 788
Rizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Cka duhet te dini gjate shtatzenise?

Zhvillimi i foshnjes ne 3 mujorin e pare

Shtatzėnia llogaritet prej ditės sė parė tė menstruacioneve tė fundit dhe jo ditės sė hedhjes sė spermės nė mitėr.


Arsye e kėsaj ėshtė se njė numėr i vogėl i femrave (10-15%) e ka ciklin e plotė i cili zgjat 28 ditė, kėshtu qė, nuk mund tė llogaritet dita e saktė se kur ka ndodhur bashkimi i spermatozoidit me qelizėn vezė.
Rreth ditės sė gjashtė pas
bashkėdyzimit blastocista kapet pėr mukozėn e mitrės dhe futet nė tė
derisa indi makuzal i mitrės e mbulon atė nė
tėrėsi. Nė kėtė moment
shtatzėnia veē ka filluar dhe nyja embrionale e ka marrė formėn e
njė disku tė shtypur. Tash atė e ushqen trofoblasti i cili rritet afėr
mukozės sė mitrės. Tani pėr herė tė parė nėna e ushqen dhe e mbron atė.

Java e katėrt
Tani zigoti arrin nė mitėr qė pėr pak noton lirshėm e pastaj pėrforcohet pėr
mukozėn e mitrės. Zhvillohen qendrat prej tė cilave zhvillohen organet
qė janė tė domosdoshme pėr vazhdimin e mėtutjeshėm tė
shtatzėnisė. Disku embrional bėhet nė formė ovale. Embrioni shihet dhe
ka madhėsi sa njė pikė.

Java e pestė
Nė javėn e pestė fillon tė zhvillohet sistemi nervor, organet sensitive,
indi epitelial, mushkėritė, zorrėt, indi kockor, muskujt, trakti urinar
dhe organet gjenitale. Nė fund tė kėsaj jave embrioni ėshtė i gjatė
rreth 2 mm dhe pėrafėrsisht ēdo ditė i dyfishohet vėllimi. Disku e
dhe organet e jashtme tė frymėmarrjes. Nė njėrėn anė tė embrionit
lajmėrohet njė e ngritur prej tė cilės do tė zhvillohet koka kurse nė
anėn tjetėr formohet njė bisht pjesa mė e madhe e tė cilit do tė humbet
dhe prej saj do tė mbetet vetėm kocka.
Gypi i zemrės tregon njė zgjatje dhe nga ajo formohet zemra.
Lidhja me qarkullimin e gjakut me nėnėn vendoset dhe kėshtu hormonet e formuara te embrioni gjenden edhe nė qarkullimin e gjakut tė nėnės.


Java e gjashtė
Zemra e vėrtetė ende nuk e ka marrė formėn pėrfundimtare. Ajo
pėrbėhet prej dy kanaleve tė lidhura me kapilarė tė gjakut dhe kėshtu
qarkullimi ėshtė vendosur dhe zemra “troket”.
Nė ultrazė embrioni shihet nė formė tė disa vijave paralele nė mes tė
cilave shihet puna e zemrės dhe tani me siguri dihet se beba ėshtė e
gjallė. Embrioni tash e ka kokėn, bazėn e trurit dhe katėr tė ngritura prej
tė cilave mė vonė do tė formohen duart dhe kėmbėt. Tani formohen
buzėt, nofullat dhe dhjetė folikulėt e dhėmbėve. Embrioni tani ka gjatėsi
6 mm dhe peshon sa 1-2 kokrra tė farave tė mollėve.

Java e shtatė
Nga ato katėr tė ngriturat tani veē formohen duart dhe kėmbėt dhe
vėrehen shenjat ku do tė rriten gishtėrinjtė. Shtylla kurrizore dhe
truri veē janė zhvilluar, koka duket si e njeriut por ėshtė mė e madhe
se trupi dhe ėshtė e kthyer kah trupi. Nė fundin e javės sė shtatė nė
ultrazė (jo te tė gjitha rastet) vėrehen lėvizjet e shkurtra tė kokės
pėrpara dhe prapa dhe pjesa e fundit e trupit i lėviz anash. Embrioni tani
ka gjatėsi 13 mm.

Java e tetė
Edhe pse shumica e organeve vitale janė formuar ato ende nuk e kryejnė
funksionin e tyre. Zemra e embrionit troket dy herė mė shpejt se sa zemra e personit tė rritur, pra, rreth 140-150 herė nė minutė. Tani janė formuar sytė, veshėt dhe buzėt tė cilat embrioni mund t'i hapė. Duart dhe kėmbėt
janė mjaft tė gjata ashtu qė beba mund t’i lėvizė dhe kėto lėvizje shihen
nė ultrazė. Beba ka gjatėsi 2.2 cm dhe peshon 2.5 gram.

Java e nėntė
Nė kėtė javė shputat dhe gishtat e duarve janė mė mirė tė zhvilluara sesa
shputat dhe gishtat e kėmbėve. Beba tash i bėn lėvizjet mė tė
ndėrlikuara duke pėrfshirė rrotullimin, largimin dhe afrimin e dorės.
Gjatėsia e bebės tash ėshtė 3.5 cm dhe peshon 3 gram.

Java e dhjetė
Gishtat janė plotėsisht tė zhvilluar dhe nyjet formohen. Koka rritet
shpejt pėr shkak tė vendit tė nevojshėm pėr trurin. Bishti qė ka qenė
i pranishėm mė nuk ekziston. Gjatėsia mbetet 3.5 cm kurse pesha rritet
dhe bėhet 5 gram.

Java e njėmbėdhjetė
Beba tash quhet fetus dhe jo embrion. Kjo do tė thotė qė nė kėtė
javė pėrfundon zhvillimi i tė gjitha organeve tė kokės.
Periudha kritike e ndieshmėrisė veē ka kaluar. Vezorėt dhe testisėt janė tė formuar, te meshkujt formohet edhe penisi. Koka pėrbėn 1/3 e gjatėsisė sė
trupit. Gjatėsia e fetusit tash ėshtė 5.5 cm ndėrsa peshon 10 gram.

Java e dymbėdhjetė
Nė kėtė javė shihet koka e rrumbullakėt dhe simetrike. Shihen sytė e
mbyllur, shtylla kurrizore, duart dhe kėmbėt. Fetusi noton dhe ju
pėrkdhelė edhe pse nėna nuk e ndien kėtė. Fillojnė lėvizjet e kafazit tė
krahėrorit dhe i ngjajnė frymėmarrjes. Tani fetusi e ka gjatėsinė 6.5 cm
dhe peshon 18 gram.

Java e trembėdhjetė
Beba juaj tani i ushtron muskujt e buzėve qė janė tė nevojshėm pėr
thithje. Koka nuk ėshtė mė joproporcionale nė krahasim me trupin.
Gjatėsia tani ėshtė 7.5 cm dhe pesha 30 gram.
__________________
Krijesa mė e cuditshme nė Tokė: Njeriu!
Rizuana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 02-08-08, 09:28   #7
Rizuana
 
Rizuana's Avatar
 
Join Date: 01-07-08
Posts: 788
Rizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Cka duhet te dini gjate shtatzenise?

Zhvillimi i foshnjes ne 3 mujorin e dyte

Java e katėrmbėdhjetė


Nė javėn e katėrmbdhjetė tė gjitha pjesėt e trupit pjeken dhe zhvillohen.Koka merrė propurcionin qė i ngjanė kokės sė lindur. Qafa ėshtė mė e zhvilluar dhe mjekrra e fetusit nuk mbėshtetet mė pėr gjoksi. Kėtė javė fetusi ka gjatėsi 9 cm dhe peshė 60 gram.
Pėr nėnat: lirohuni, keni kaluar tre muajshin e parė me plotė mundime…tash ėshtė mė qetė. Nėse nuk jeni shtatėzėnė pėr hėrė tė parė tani ėshtė koha qė tė veshni rrobat e shtatėzanisė, kurse nėse bėhet fjalė pėr shtatėzaninė e parė pėr kėtė ende ka kohė.

Java e pesėmbėdhjetė

Kėtė javė beba fillon tė thithė gishtin!
Beba i ngjan njeriut, kėmbėt janė mė tė gjata se duartė dhe skeleti ėshtė mirė i zhvilluar. Tani janė zhvilluar edhe shumė qendra nervore. Nervat e trurit zhvillohen dhe pėr pak kohė do tė fillojnė tė shkojnė informatat prej organeve tjera nė tru dhe prej trurit nė organet tjera. Beba ka gjatėsi 12 cmm dhe peshon 100 gram.

Java e gjashtėmbėdhjet

Me lėvizje tė ndryshme tė fytyrės, fetusi i juaj shpreh ndienjat e tij, por fatkeqėsisht kjo nuk duket nė ultraza. Kėtė javė zhvillohen mushkėritė fetale dhe fėmiu bėn ushtrime tė frymėmarrjes ēdo ditė. Tani fetusi ka gajtėsi 16 cm dhe peshė 135 gram.
Pėr nėnat: Nėnat tė cilat kanė qenė shtatėzėnė edhe mė parė tani mund t’i ndiejnė lėvizjet e para tė bebės. Tash ėshtė koha pėr kontrollin e parė nė ultraza.

Java e shtatėmbėdhjetė

Kėtė javė paraqiten vetullat dhe qerpikėt.
Beba ka gjatėsi 18 cm dhe peshė 185 gram. Pėr nėnėt: Barazpesha hormonale rregullohet, dhe ju kthehet dėshira pėr marrėdhėnie intime.

Java e tetėmbėdhjetė

Lėkura e fetusit ėshtė e tejdukshme dhe e hollė sepse ende nuk e ka indin nėnlėkuror. Kėtė javė zhvillohen veshėt dhe beba juaj tani e ndėgjon zemrėn tuaj dhe punėn e zorrėve…kėto janė tinguj mė tė cilat do tė mėsohet beba juaj, dhe kėtė mund ta vėrtetoni pas lindjes sė bebės kur tė vendosni bebėn tuaj tė mbėshtetur pėr gjoksi. Beba ka gjatėsi 21 cm dhe peshė 235 gram
Pėr nėnat: Tani mund t’i ndieni lėvizjet e para tė bebės. Pesha juaj duhet tė shtohet qė nga fillimi i shtatėzanisė deri tani vetėm 4 kg, dhe kujdes nė ngrėnien e tepėrt. Mbani higjenėn e gojės.

Java e nėntėmbėdhjetė

Rritja e bebės nuk ėshtė shumė e shpejtė, tash ajo mė shumė shton peshė. Formohet indi yndyrorė i cili i ndihmon nė rregullimin e temperaturės trupore. Formohen edhe folikulat e dhėmbėve tė pėrhershėm. Beba ka gjatėsi 23 cm dhe peshė 285 gram
Pėr nėnat: Barku juaj tani rritet rreth 20%.

Java e njėzetė

Nė lėlurėn e fetusit fillon tė formohet “verniks kazeoza” njė lyerje e bardhė e cila e mbron lėkurėn e fetusit nga lėngu amniotik. Fetusi u pėrgjigjet nė prekje, me shtypje tė lehtė palpative tė nėnės shkakton lėvizjet e fetusit. Nėse beba ėshtė femėr nė kėtė kohė do tė formohet mitra dhe kanali i vaginės i cili do tė zhvillohet gradualisht. Gjatėsia e besės ėshtė 25.5 cm dhe pasha 340 gram.
Pėr nėnat: Tani mirta juaj do tė rritet nga 1 cm nė javė, dhe ėshtė koha pėr kontraollin e dytė nė ultraza.

Java e njėzetė e njė

Nė tėrė lėkuren e fetusit do tė lamėrohet “lanugo”, qimet e vogla dhe tė rralla. Dėgjimi ėshtė aq i zhvilluar saqė beba mund t’i ndėgjoi zėrat nga jashtė. Gjatėsia e besės tani ėshtė 28 cm dhe pasha 400 gram.
Pėr nėnat: Kujdes nė barazpeshėn e ushqimit.

Java e njėzet e dytė

Qendrat e trurit zhvillohen shumė shpejt sidomos ato qė janė pėrgjegjese pėr tė menduarit, mėsuarit dhe tė kujtesės. Edhe kockat tani janė dukshėm mė tė forta dhe lėkura bėhėt mė e trashė dhe mė pak e tejdudshme.
Pėr nėnat: Ėshtė e mundur tė lajmėrohen problemet nė zgjėrimin venave. Beba lėviz edhe mė shumė sidomos atėhetė kur ju pushoni.

Java e njėzet e tretė

Madhėsia e trupit tė fetusit tani ėshtė defenitivisht nė proporcion me madhėsinė e kokės dhe fetusi ngjan me tė pasalindurin. Nėse ėshtė mashkull tani zhvillohen mirė skrotumi, kurse nėse ėshtė femėr vezoret, tė cilat pėrmbajnė mė miliona qeliza vezė tė cilat fillojnė tė shkatėrrohen tė cialt deri nė momentin e lindjes mbesin vetėm 10 % tė tyre. Gjatėsi e bebės ėshtė 31 cm dhe pasha 440 gram.
Pėr nėnat: Edhe pse koha ndoshta nuk ėshtė shumė e ftohtė ju do tė ndieni tė ftohtė pėr shkak tė shumėzimit tė homoneve !

Java e njėzet e katėrt

Beba juaj e ka tė zhvilluar ritmin ditor, dhe kėtė e vėreni se si i ndryshon aktiviteti i bebės gjatė gjithė ditės, herė herė ėshtė shumė aktive pastaj mė e dobėt deri nė qetėsi tė plotė. Zemra e bebės mund tė ndėgjohet me ndėgjojse tė thjeshtė. Tani ka gajtėsi 33 cm dhe peshė 500 gram.
Pėr nėnat: Nė trup mun t’iu paraqiten disa vija tė zeza tė cilat zhduken pas lindjes, shkaku i tyre ėshtė shumėzimi i hormoneve.

Java e njėzet e katėrt

Zhvillimi i trurit ėshtė shumė i komplikuar sepse zhvillohen edhe funksione tė tjerė tė cilat janė tė nevojshme pėr bebėn pas lindjes. Beba rritet edhe 1 cm dhe shton edhe 100 gram tė tjera.
Pėr nėnat: Lajmėrohen mundimet si: shtrėngime, frymėmarrje mė e vėshtirėsuar.

Java e njėzet e gjashtė

Yndyra nė indin nėnlėkuror zhvillohet edhe mė tutje me shtimin e peshės. Tani ka gjatėsi 35 cm dhe peshė 700 gram.
Pėr nėnat: Nėse nga gjinjėt vėreni se ju del njė lėng i verdhė mos u merakosni, fjala ėshtė pėr kolostorumin, qumėshtin e parė i cili zakonisht lajmėrohet edhe para lindjes dhe kjo nuk ėshtė jonormale nėse ju lajmėrohet tani.

Java e njėzet e shtatė

Kapakėt e syrit janė aq tė zhvilluar sa beba juaj mund t’i hap sytė dhe shikon nė mitren tuaj, po ashyu e vėren edhe driten qė depėrton nėpėr shtresat e barkut. Beba juaj e ushton gėlltitjen dhe e thith gishtin e madh duke ushtruar frymėmarrjen. Nėse beba juaj lind tani qė ėshtė para kohe ka gjasa me mbijetu. Gjatėsia e bebės ėshtė 36 cm dhe pasha 800 gram.
Pėr nėnat: Pėrgatituni pėr lindje, lingamentet e juaja vetėm po lirohen…Ky lirim dhe ky shtrėngim mund tė shkaktoi dhembje therrėse dhe nė ēdo shtatėzani tė ardhshme kjo dhembje mund tė jetė edhe mė e madhe
__________________
Krijesa mė e cuditshme nė Tokė: Njeriu!
Rizuana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 26-08-08, 16:31   #8
Rizuana
 
Rizuana's Avatar
 
Join Date: 01-07-08
Posts: 788
Rizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Cka duhet te dini gjate shtatzenise?

Java e njėzetetetė

Tani fėmija juaj merr frymė sikurse qė merr frymė edhe pas lindjes, vetėm se tash thith dhe nxjerr lėngun amniotik.
Gjatėsia e bebės ėshtė 37 cm dhe pesha 900 gram.

Java e njėzetenėntė

Nė ultrazė fetusit i shihen tė gjitha detalet e secilit organ. Nė kokė i rriten flokėt. Gjatėsia e fetusit ėshtė 38 cm dhe pesha 1000 gram.
Pėr nėnat: Trupi juaj e merr njė formė interesante nė mėnyrė qė tė shfrytėzojė edhe pak hapėsirė pėr rritje tė bebės suaj. Kur organet e juaja qė gjenden nė zgavrėn e abdomenit ngriten mbi nivelin e diafragmės, kafazi juaj i krahėrorit do tė zgjerohet pėr disa centimetra dhe nė kėtė mėnyrė mushkėrive iu sigurohet hapėsirė mė e madhe. Mushkėritė e juaja punojnė nė mėnyrė efikase dhe nxjerrin sasi mė tė mėdha tė ajrit nė krahasim me kohėn para shtatzėnisė. Ēdo atlet do ta vėrejė kėtė.

Java e tridhjetė

Nė kėtė javė i rritet sasia e indit yndyror nėnlėkuror. Beba i hap sytė dhe e shikon mitrėn dhe nė kėtė mėnyrė i ushtron muskujt me tė cilėt mė vonė do tė ketė mundėsi tė fiksojė fotografitė.
Gjatėsia e bebės tani ėshtė 39 cm dhe pesha 1100 gram.
Pėr nėnat: Problemet me fjetje rriten gjithnjė e mė shumė. Ju pengon barku, nė shpinė nuk mund tė shtriheni dhe jeni e shqetėsuar. Pėr kėtė arsye, kur keni mundėsi qė tė fleni shfrytėzojeni rastin!

Java e tridhjetenjėtė

Organet janė tėrėsisht tė formuara pėrveē mushkėrive sepse ende nuk janė tė hapura tėrėsisht alveolat qė ajri tė mund tė hyjė lirisht nė to.
Gjatėsia e bebės ėshtė 40 cm dhe pesha 1400 gram.
Pėr nėnat: Nė javėt e fundit beba liron rreth 0,5 l urinė nė ditė nė lėngun amniotik dhe e thith pak, mė pak se kėtė sasi gjatė ditės. Ndoshta, kjo ju duket jo e kėndshme por jashtėqitja e bebės ėshtė sterile. Sasia e madhe e lėngut amniotik tregon se beba nuk po e gėlltit atė mjaft dhe pėr kėtė arsye mund tė lajmėrohen probleme shumė serioze.
Mund tė lajmėrohen edhe kontraksionet e mitrės.

Java e tridhjetedytė

Lėkura e bebės e ndėrron ngjyrėn nga e kuqja e mbyllėt nė ngjyrė trėndafili. Beba e merr njė pozitė tė caktuar nė mitėr e cila nuk do tė thotė se ėshtė pėrfundimtare. Gjatėsia e bebės ėshtė 40,5 cm dhe pesha 1600 gram.
Pėr nėnat: Mitra ėshtė rritur mjaft shumė dhe e zė vendin mė tė madh tė zgavrės sė barkut. Edemat (tė ajurat) nė duar dhe nė kėmbė janė normale. Nėse lajmėrohen nė pjesėn e sipėrme tė trupit dhe nė fytyrė menjėherė vizitoni mjekun!

Java e tridhjetetretė

Mbėshtjellėsi i barkut tė fetusit, i cili e mbulon lėkurėn, bėhet mė i trashė. Thonjtė nė tė gjithė gishtėrinjtė rriten. Tani beba merr pozitėn pėrfundimtare me kokė tė kthyer nga hapja e qafės sė mitrės. Gjatėsia e bebės tani ėshtė 41.5 cm dhe pesha 1800 gram.
Pėr nėnat: Nė kėrthizė ndodhin disa ndryshime: Kur beba me shpinė mbėshtetet nė tė ajo do tė del jashtė, kurse kur largohet ajo do tė kthehet nė vendin e vet.

Java e tridhjetekatėrt

Edhe pse mushkėritė janė tėrėsisht tė formuara nuk ėshtė e sigurt se beba nuk do tė ketė problem me frymėmarrje. Gjatėsia e bebės ėshtė 43 cm dhe pesha 2300 gram.

Java e tridhjetepestė

Do tė zvogėlohet sasia e lėngut amniotik. Mitra do tė zgjatet pėrkohėsisht. Beba ndonjėherė lėviz.
Gjatėsia e bebės ėshtė 44.5 cm dhe pesha 2300 gram.

Java e tridhjetegjashtė

Nėse lind tani beba ka gjasa tė jetoj nė 100% tė rasteve. Gjatėsia ėshtė 46 cm dhe pesha 2500 gram.
Pėr nėnat: Ka mundėsi qė koka e bebės tė lėshohet poshtė, por ka mundėsi qė kjo tė ndodh pak para lindjes. Nėse kjo ndodh ju mund tė merrni frymė mė lehtė sepse ėshtė zvogėluar presioni nė zgavrėn e barkut dhe mushkėritė mund tė lėvizin lirshėm.

Java e tridhjeteshtatė

Beba juaj i humb qimet me tė cilat ka qenė e mbėshtjellur nė tėrė trupin pėrveē nė krahė, nė duar dhe nė kėmbė. Beba tani prodhon vet hormone. Mė e rėndėsishmja prej tyre ėshtė kortizoni i cili ndihmon nė pjekjen pėrfundimtare tė mushkėrive. Gjatėsia e bebės tani ėshtė 47 cm dhe pesha 2750 gram.

Java e tridhjetetetė

Beba ėshtė e gatshmė pėr lindje. Zorrėt i ka tė mbushura me mekon e cila ka ngjyrė tė gjelbėrt tė mbyllėt dhe ėshtė jashtėqitja e parė qė do ta nxjerrė beba juaj. Kjo pėrmbajtje shkakton lėvizje tė zorrėve dhe kjo lėvizje e zorrėve mund tė nxjerrė jashtėqitjen gjatė kohės sė lindjes, por kjo ndodh zakonisht pas lindjes. Te meshkujt testiset janė tė lėshuara nė skrotum (qese). Gjatėsia e bebės ėshtė 48 cm dhe pesha 3000 gram.
Pėr nėnat: Problemet me jashtėqitje rriten. Hani pemė tė ziera dhe kivi!

Java e tridhjetenėntė

Organet e bebės punojnė ashtu siē punojnė edhe pas lindjes.
Gjatėsia e bebės ėshtė 49 cm dhe pesha 3200 gram.

Java e dyzetė

Beba ka marrė pozitėn mė tė pėrshtatshme pėr daljen jashtė. Trupin e ka tė pėrkulur.
Gjatėsia e bebės ėshtė 50 cm dhe pesha 3500-4000 gram.

Pėr nėnat: Urime! Ēdo moment pritet tė shkoni pėr lindje, tė gjitha mundimet pėr pak ēaste pėrfundojnė dhe do t'i kujtoni vetėm momentet e mira.
__________________
Krijesa mė e cuditshme nė Tokė: Njeriu!
Rizuana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 15-09-08, 08:44   #9
Rizuana
 
Rizuana's Avatar
 
Join Date: 01-07-08
Posts: 788
Rizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Cka duhet te dini gjate shtatzenise?

Stresi gjatė shtatzėnisė sjell skizofreni te fėmija



Stresi perkufizohet si, nje shpėrndarje mendore ose emocionale, brenga ose hidherim, si pasojė e njė shtypje apo lodhje mendore. Nga ana e vet, kjo shtypje apo lodhje mendore vjen si pasojė e nje ngjarjeje jashtė pėrvojave tė pėrditėshme, qė pėrjeton njeriu.

Stresi mund te veproje mbi cilin do dhe te pėrjetohet me frike, tmerr dhe humbje te shpresave. Shkaku mė i rendomtė qe shpie nė njė pasojė tė tillė ėshtė psh: njė kėrcėnim serioz pėr jetėn,pėr humbjen e fėmijės apo tė bashkėshortit, pėr shkatėrrimin e njė mardhėnie te ndieshme. Trauma mund tė pėrjetohet pas njė aksidenti ne grupe njerezish, luftera, fatkeqesi natyrore etj.

Nė gjendjėn fizike tė njė njeriu te stresuar shfaqen keto simptoma: dhimbje koke, ndryshim oreksi,luhatje tensioni, lodhje tė shpejtė, pagjumėsi, rėnie ne peshe, ethe, dhimbje muskujsh, rrahje tė forta tė zemres etj.

Nėnat tė cilat kalojnė forma tė ndryshme tė stresit gjatė periudhės sė shtatzėnisė, shtojnė mundėsinė qė tek fėmijėt e tyre tė paraqitet rreziku i shfaqjes sė skizofrenisė. Periudha e shtatzėnisė ėshtė periudhė shumė delikate qė duhet t’i kushtohet njė kujdes i veēantė. Trajtimi, ushqimi, puna dhe veprimtaritė e pėrditshme shoqėrohen me probleme tė ndryshme gjatė shtatzėnisė. Tė gjitha gratė qė pėrjetojnė stres gjatė shtatzėnisė dhe e kalojnė atė me probleme tė ndryshme, fėmijėt e tyre pėrfundojnė nė skizofreni.

Ēdo grua kur ėshtė shtatzėnė ėshtė shumė e ndjeshme dhe ndryshon emocionalisht. Kėto ndikojnė edhe te fėmijėt. Ata fėmijė, nėnat e tė cilėve kanė stres tė madh gjatė shtatzėnisė, do tė kenė probleme fizike, sėmundje tė zemrės e sėmundje tė ndryshme dhe rreziku qė ata fėmijė tė jenė skizofrenė ėshtė 67 %.
Skizofrenia ėshtė sėmundje psikike me simptome qė pėrfshijnė halucinacionet, deluzionet dhe ndryshimet e shpejta qė ndikojnė nė gjendjen shpirtėrore. Shfaqja e infeksioneve tė ndryshme gjatė shtatzėnisė, gjendjet e vazhdueshme me grip e me strese njihen si shkak kryesor i paraqitjes sė skizofrenisė te fėmija. Gjatė periudhės sė shtatzėnisė gruaja duhet tė pushojė, tė shėtitė dhe tė jetė e qetė.




__________________
Krijesa mė e cuditshme nė Tokė: Njeriu!

Last edited by Rizuana; 15-09-08 at 08:47.
Rizuana Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 20:05.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.