Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Shkenca > Biologji
User Name
Password
Biologji Veēoritė fizike, sjellja e organizmave, klasifikimi i tyre, prejardhja dhe zhvillimi i llojeve e ndėrveprimi qė kanė njėra me tjetrėn nė lidhje me mjedisin.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 28-11-08, 19:11   #1
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Imunologjia-gjithecka rreth kesaj dege te Biologjise!

Nė kėtė njėsi Ju do te mesoni:
Rrugėt e ndryshme tė fitimit tė imunitetit
Mėnyrat dhe situatat e ndryshme tė imunizimit
Pėrparėsitė dhe mangėsitė e rrugėve tė ndryshme tė imunizimit
Arsyeshmėrinė pėr dizajnimin e vaksinimit
Rrezikun dhe dobitė e vaksinimit




Imunizimi ėshtė formė e mbrojtjes specifike ndaj mikroorganizmave mė tė shpeshtė patogjen. Imuniteti specifik mund tė arrihet pėrmes dy rrugėve: me imunizim pasiv dhe aktiv. Kėto rrugė tė imunizimit mund tė realizohen nė mėnyrė natyrore dhe artificiale .

Imuniteti pasiv
Ėshtė formė me tė cilėn fitohet imuniteti, pa ndikuar fare antigjeni nga jashtė nė sistemin imun. Ky lloj I imunitetit realizohet pėrmes bartjes sė gamaglobulineve ose tė serumit nga njė dhurues imun nė njė pranues tė paimunizuar mė parė. Si alternativė, pėr bartjen e imunitetit nga njė person nė njė tjetėr mund tė pėrdoren edhe limfocitet e njė individi tė imunizuar. Imuniteti pasiv mund tė arrihet nė mėnyrė artificiale apo natyrore

Imuniteti pasiv natyror
Imuniteti bartet prej nėnės tek foshnja pėrmes transferit placentar tė IgG ose transferit kollostral tė IgA.


Imuniteti pasiv artificial
Ky lloj imuniteti shpesh bartet nė mėnyrė artificiale pėrmes injektimit tė gamaglobulineve nga individėt tjerė qė janė imunė ose nga kafshėt e imunizuara. Kjo metodė e imunitetit zbatohet te disa raste dhe infeksione akute (difteria, tetanusi, fruthi, rabiesi etj.); te helmimet nga insektet, reptilėt, botilizmi, etj. dhe si masė profilaktike (hipogamglobulinemia). Te kėto raste, preferohet tė jepen gamaglobulinat me origjinė humane, edhepse nė disa raste edhe ato mė origjinė shtazore mund tė jenė efikase (helmimet, difteria, tetanusi, gangrene gazore, botulizmi). Pėrparėsi e kėsaj metode ėshtė sigurimi i imunitetit tė menjėhershėm, kurse mangėsitė kryesore janė se gamaglobulinet heterologe janė efikase vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr dhe shpesh mund tė japin ndėrlikime patologjike (sėmundja e serumit) dhe anafilaksė. Nė anėn tjetėr, serumet homologe e bartin rrezikun e pėrhapjes sė hepatitit dhe HIV-it.

Nė disa raste mund tė arrihet edhe transferi pasiv i imunitetit qelizor (neoplazitė, imunodeficiencat). Megjithėkėtė, ėshtė vėshtirė tė gjinden dhurues histokompatibilė dhe ekziston rreziku i sėmundjes grafti kundėr strehuesit.

Imuniteti aktiv
Ky ėshtė imunitet i prodhuar nga vetė organizmi dhe realizohet pas ekspozimit ndaj antigjenėve qė kanė shkaktuara sėmundje.
Imuniteti aktiv natyror
Ekspozimi ndaj mikrobeve tė ndryshme patogjene qon nė infeksione subklinike apo klinike qė rezultojnė nė pėrgjigjen imunitare mbrojtėse tė strehuesit kundėr kėtyre patogjenėve.
Imuniteti aktiv artificial
Ky lloj imunizimi arrihet pėrmes inokulimit tė mikroorganizmave patogjenė tė gjallė apo tė vdekur ose tė ndonjė pjese pėrbėrėse tė tyre. Vaksinat qė pėrdoren pėr imunizimin aktiv pėrbėhen nga mikrobet e gjalla tė dobėsuara, nga mikroorganizmat e vdekur, pjesėt pėrbėrėse tė tyre ose toksinave tė sekretuara tė detoksikuara.

Vaksina e parė e gjallė u pėrdor nga Eduard Xheneri kundėr lisė ( shiko seksionin e vaksinimit); edhepse teknika e variolizimit apo inokulimit tė qelbit nga pacientėt me raste tė moderuara tė lisė tek individėt e tjerė ėshtė zbatuar mijėra vite mė parė

Vaksinat e gjalla pėrdoren kundėr njė numri tė madh tė infeksioneve virale (polio, fruthi, rubella, variēella, hepatiti A, ethet e verdha, etj. figura 3). Shembulli i vetėm i vaksinave tė gjalla te bakteret ėshtė vaksina kundėr tuberkulozit (Mycobacterium bovis:BCG). Vaksinat e gjalla japin njė numėr shumė tė kufizuar tė manifestimeve klinike dhe imunitet pauses. Mirėpo, te personat me imunitet tė komprometuar ato mund tė bartin rrezikun e sėmundjeve tė rėnda. Vaksinat e vdekura virale pėrfitohen me aplikimin e nxehtėsisė, substancave tė ndryshme kimike apo rrezatimin UV (vaksinat kundėr polios-Sallku, gripit, tėrbimit, etj.). Ndėrkaq, shumica e vaksinave bakterore janė tė vdekura (vaksinat kundėr tifos, kolerės, murtajės, pertusis etj.)(figura 4). Vaksinat tjera bakterore mbėshteten nė komponentat e murit qelizor tė baktereve (hemofilus, pertusis, meningokoku, pneumonkoku, etj).Disa vaksina tjera virale (hepatiti B, tėrbimi) pėrbėhen nga antigjenet proteinike tė klonuara nė vektorė tė pėrshtatshėm (p.sh. nė mykrra). Nėse nė patogjenezėn e sėmundjeve element kryesor ėsht prodhimi i toksinave, atėherė pėr pėrfitimin e vaksinės pėrdoret forma e modifikuar e toksinės (toksoidi), si p.sh. vaksinat kundėr difterisė, tetanusit, kolerės etj.- figura 6). Kėto nėnnjėsi vaksinore janė tė dizajnuara pėr redukimin e problemeve tė toksiiteteit. Secila vaksinė posedon pėrparėsitė dhe mangėsitė e veta .

Nė hulumtim e sipėr janė edhe antitrupat anti-idiopatikė. Po ashtu, po hulumtohet edhe nė vaksinat me origjinė nga ADN-ja dhe peptidet imunodominante qė njihen nga molekulat e kompleksit MHC, veēanėsisht nė mbrojtjen nga infeksionet virale.
Imuniteti mbrojtės qė sigurohet nga vaksinat mund tė jetė i pėrjetshėm (fruthi, shytat, rubella, lia, tuberkulozi, ethet e verdha etj.) ose mund tė zgjasė shumė pak (p.sh. te kolera vetėm 6 muaj).

Imunizimi parėsor mund tė jepet nė moshėn 2-3 muajshe (difteria, pertusis, tetanus, polio) ose 13-15 mujshe (shytat, fruthi, rubella). Skemat e rekomanduara janė dhėnė nė tabelėn 1. Njė numėr i vaksinave tė tjera janė licencuar dhe janė nė pėrdorim nė SHBA pėr individėt apo grupete e caktuara tė rrezikuara.

Imunizmi aktiv mund tė shkaktojė ethe, rraskapitje dhe shqetėsim. Disa vaksina, poashtu, mund tė shkaktojnė dhembje nyjesh ose artrit (rubella), konvulzione, nganjėherė fatale (pertusis) ose ēregullime neurologjike (gripi). Alergjia ndaj vezėve mund tė zhvillohet si pasojė e vaksinave virale qė janė prodhura nė vezė ( fruthi, shytat, gripi, ethet e verdha).


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Last edited by ~AnnA~; 28-11-08 at 19:28.
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 28-11-08, 19:24   #2
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

te pergjithshme rreth Imunologjise:

Imunologjia ėshtė shkencė qė studion mbrojtjen dhe pėrgjigjen e organizmit tonė ndaj makromolekulave tė huaja ose mikroorganizmave invadues (virusėt, bakteret, fungjet, protozoat ose parazitėt). Pėrveē mikroorganizmave tė huaj, trupi i njeriut mund tė zhvillojė pėrgjigje imunologjike edhe ndaj proteinave vetanake ose molekulave tė tjera (sėmundjet autoimmune) dhe kundėr qelizave tė dėmtuara nė imunitetin ndaj virusėve dhe tumorėve.

Vija e parė e mbrojtjes ndaj mikroorganizmave tė huaj ėshtė bariera e jashtme-lėkura, qė pengon depėrtimin e mikrobeve nė brendi tė organizmit. Nėse mikrobet e kalojnė barierėn lėkurore apo mukotike, atėherė organizmi reagon menjėherė pėrmes disa qelizave qė pėrgjigjen ndaj pranisė sė tyre. Kėto qeliza janė makrofagjet dhe neutrofilet, tė cilat i fagocitojnė mikrobet e huaja dhe i shkatėrrojnė ato pa patur nevojė pėr ndihmėn e antitrupave. Pėrgjigja e menjėhershme vjen edhe nga disa komponenta mbrojtėse qė e privojnė mikrobin nga materiet e domosdoshme pėr jetė (p.sh. hekuri). Kėto komponenta hasen nė indin epitelial, nė sekrecione (lotėt dhe pėshtyma) dhe nė qarkullimin e gjakut. Kjo formė e imunitetit ėshtė e lindur ose jospecifike dhe gjithmonė ėshtė nė gatishmėri pėr t’u pėrgjigjur nė invadimin e mikroorganizmave nga jashtė.

Vija e dytė e mbrojtjes ėshtė imuniteti specifik, tė cilit i duhen disa ditė pėr t’u pėrgjigjur nė invadimin parėsor (infeksioni me njė organizėm qė nuk ka ndodhur mė parė). Te sistemi specifik imunologjik, vėrehet prodhimi i antitrupave (proteina tė tretshme qė lidhen me antigjenėt e huaj) dhe pėrgjigja qelizore imunitare, nė tė cilėn qelizat specifike i njohin patogjenėt e huaj dhe i shkatėrrojnė ato. Te virusėt dhe tumorėt, ky lloj i imunitetit ėshtė esencial pėr njohjen dhe shkatėrrimin e qelizave vetjake qė janė tė infektuara nga virusėt apo qelizat malinje tė tumorit. Pėrgjigja dytėsore ėshtė zakonisht shumė mė e theksuar sesa ajo parėsore pėr shkak tė aktivizimit tė qelizave memorike B dhe T. Nė kėtė seksion do tė shohim se si ndėrveprojnė qelizat e sistemit imunologjik me njėra tjetrėn pėrmes njė numri tė madh tė molekulave sinjalizuese me qėllim qė tė krijohet njė pėrgjigje e bashėkrenditur. Kėto sinjale realizohen pėrmes proteinave dhe stimulojnė qelizat e sistemit imunologjik. Kėtij grupi i takojnė limfokinet qė prodhohen nga qelizat e sistemit limfoid; si dhe citokinet e hemokinet qė prodhohen nga qelizat tjera tė sistemit imunitar.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 30-11-08, 10:03   #3
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

IMUNITETI I LINDUR (JOSPECIFIK)



I. PASQYRĖ E SISTEMIT IMUNOLOGJIK

Ne vazhdimisht jemi nė kontakt me agjentėt infektivė dhe nė shumicėn e rasteve jemi nė gjendje t’u rezistojmė kėtyre infeksioneve. Kėtė rezistencė ndaj infeksioneve na e mundėson sistemi ynė imunologjik. Sistemi imunologjik ėshtė i pėrbėrė nga dy nėnnjėsi: sistemi imunologjik i lindur ose jospecifik dhe sistemi imunologjik i fituar ose specifik (figura 1). Sistemi imunologjik i lindur ėshtė linja e parė mbrojtėse kundėr mikroorganizmave invadues, ndėrsa sistemi imunologjik i fituar vepron si linjė e dytė e mbrojtjes dhe po ashtu e fuqizon mbrojtjen gjatė ekspozimit tė pėrsėritur ndaj tė njėjtit patogjen. Tė dy nėnnjėsitė e sistemit imunologjik kanė komponentėt qelizorė dhe komponentėt humoralė me tė cilėt ato realizojnė funksionin mbrojtės (figura 1). Po ashtu, sistemi imunologjik i lindur ka strukturat anatomike, tė cilat funksionojnė si barriera ndaj infeksionit. Edhe pse kėto dy njėsi tė sistemit imunologjik kanė funksione tė ndryshme, ekziston bashkėveprim midis kėtyre sistemeve (p.sh. komponentėt e sistemit imunologjik tė lindur ndikojnė nė sistemin imunologjik tė fituar dhe anasjelltas).

Edhe pse sistemi imunologjik i lindur dhe sistemi imunologjik i fituar funksionojnė sė bashku nė mbrojtjen kundėr mikrooorganizmave invadues, ata ndryshojnė nga njėri tjetri nė disa aspekte. Sistemit imunologjik tė fituar i nevojitet njė kohė pėr tė reaguar ndaj njė organizmi invadues, ndėrsa sistemi imunologjik i lindur pėrfshin mekanizmat mbrojtjės, tė cilėt, nė pjesėn mė tė madhe, janė pjesė pėrbėrėse dhe tė gatshme pėr t'u mobilizuar me rastin e infeksionit. E dyta, sistemi imunologjik i fituar ėshtė antigjen-specifik dhe reagon vetėm ndaj organizmave qė kanė shkaktuar atė pėrgjigje. Kurse, sistemi imunologjik i lindur nuk ėshtė antigjen-specifik dhe reagon nė mėnyrė tė njėjtė ndaj organizmave tė ndryshėm. Nė fund, sistemi imunologjik i fituar demonstron memorien imunologjike. Ai "mban mend" kontaktin e mėparshėm me njė organizėm invadues dhe reagon mė shpejt pas kontaktit tė sėrishėm me tė njėjtin organizėm. Ndėrkaq, sistemi imunologjik i lindur nuk demonstron memorie imunologjike.

Tė gjitha qelizat e sistemit imunologijk kanė origjinė nga palca e eshtrave dhe kėtu bėjnė pjesė qelizat mieloide (neutrofilet, bazofilet, eozinofilet, makrofagjet dhe qelizat dentritike) dhe qelizat limfoide (limfocitet B, limfocitet T dhe qelizat vrasėse natyrore (ang. natural killer cells- figura 2), tė cilat diferencohen nė rrugė tė ndryshme (figura 3). Nga qeliza paraardhėse (amė) mieloide nė palcėn e eshtrave zhvillohen eritrocitet, trombocitet, neutrofilet, monocitet / makrofagjet dhe qelizat dentritike, ndėrsa nga qeliza amė limfoide zhvillohen qelizat NK, limfocitet T dhe limfocitet B. Pėr zhvillimin e limfociteve T, paraardhėsit e limfociteve T duhet tė migrojnė nė timus ku ato diferencohen nė dy lloje tė limfociteve: limfocite T ndihmėse CD4+ dhe limfocite T precitotoksike CD8+. Nė timus prodhohen dy lloje tė limfociteve T ndihmėse: limfocitet TH1, tė cilat ndihmojnė limfocitet CD8+ precitotoksike tė diferencohen nė limfocite T citotoksike, dhe limfocitet TH2, tė cilat ndihmojnė limfocitet B tė diferencohen nė plazmocite, tė cilat sekretojnė antitrupa.

Funksioni kryesor i sistemit imunologjik ėshtė dallimi nė mes indit vetanak dhe indeve tė huaja. Kjo aftėsi pėr tė dalluar tė veten nga e huaja ėshtė e nevojshme pėr mbrojtjen e organizmit nga invazioni i patogjeneve dhe pėr tė eliminuar qelizat e veta tė ndryshuara ose tė modifikuara (p.sh. qelizat malinje). Meqenėse ka organizma, tė cilėt mund tė shumėzohen brenda qelizave (viruset, disa baktere dhe parazitė) ose jashtė qelizės (shumica e baktereve, mykrat dhe parazitėt), janė zhvilluar komponentė tė ndryshėm tė sistemit imunologjik pėr tė realizuar mbrojtjen kundėr llojeve tė ndryshme tė patogjeneve. Ėshtė e rėndėsishme tė mbahet mend se infeksioni me njė organizėm nuk nėnkupton patjetėr sėmundjen, me qenė se sistemi imunologjik nė shumicėn e rasteve do tė jetė nė gjendje ta eliminojė infeksionin para se tė paraqiten shenjat dhe simptomat e sėmundjes. Sėmundja paraqitet vetėm atėherė kur ka numėr tė madh tė shkaktarit tė infeksionit, kur organizmat invadues janė shumė virulentė ose kur sistemi imunologjik ėshtė i komprometuar. Edhe pse sistemi imunologjik, nė shumicėn e rasteve ka rol mbrojtės, po ashtu ka raste kur ky sistem ka efekte tė dėmshme. Gjatė inflamacionit, i cili ėshtė pėrgjigje ndaj njė organizmi invadues, mund tė ketė njė shqetėsim lokal dhe dėmtim tė indit tė shėndoshė pėrreth, si rezultat i produkteve toksike tė prodhuara nga vetė pėrgjigjja imunologjike. Po ashtu, nė disa raste pėrgjigjja imunologjike mund tė jetė e drejtuar ndaj indeve tė vet organizmit duke rezultuar me sėmundje autoimune.

II. IMUNITETI JOSPECIFIK

Sistemin imunologjik jospecifik (tė lindur) e pėrbėjnė: barrierat anatomike, molekulat sekretore dhe komponentėt qelizorė (tabela 2). Nė mesin e barrierave anatomike mekanike bėjnė pjesė lėkura dhe shtresat e brendshme epiteliale, lėvizjet e zorrėve dhe lėvizjet e cilieve bronkopulmonale. Tė shoqėruara me kėto sipėrfaqe mbrojtėse janė edhe agjentėt kimikė dhe agjentėt biologjikė.

A. Barrierat anatomike ndaj infeksionit

1. Faktorėt mekanikė

Sipėrfaqet epiteliale formojnė njė barrierė fizike, e cila ėshtė e palėshueshme pėr shumicėn e agjentėve infektivė. Prandaj, lėkura vepron si linjė e parė mbrojtėse kundėr organizmave invadues. Deskuamimi i epitelit tė lėkurės po ashtu ndihmon largimin e baktereve dhe agjentėve tė tjerė infektivė, tė cilėt ngjiten nė sipėrfaqet epiteliale. Lėvizjet pėr shkak tė prezencės sė cilieve ose peristaltikės ndihmojnė largimin e mikroorganizmave nga rrugėt e frymėmarrjes dhe traktit gastrointestinal. Efekti shpėrlarės i lotėve dhe i pėshtymės ndihmon parandalimin e infeksioneve nė sy dhe nė gojė. Efekti kurthues i mukusit, i cili mvesh traktin respirator dhe atė gastrointestinal, ndihmon mushkėritė dhe sistemin tretės nga infeksioni.

2. Faktorėt kimikė

Acidet yndyrore nė djersė frenojnė rritjen e baktereve. Lizozima dhe fosfolipaza nė lotė, pėshtymė dhe sekretin e hundės mund tė zbėrthejnė murin qelizor tė baktereve dhe destabilizojnė membranat bakterore. Aciditeti i lartė nė djersė dhe lėngun e lukthit parandalon rritjen e baktereve. Defensinat (proteina me masė tė vogėl molekulare) tė cilat janė gjetur nė mushkėri dhe traktin gastrointestinal kanė aktivitet antimikrobik. Surfaktanti nė mushkėri vepron sikur opsoninat (substanca tė cilat ndihmojnė fagocitozėn e grimcave nga fagocitet).


3. Faktorėt biologjikė

Flora normale nė lėkurė dhe nė traktin gastrointestinal mund tė pengojė kolonizimin e baktereve patogjene duke sekretuar substanca toksike ose duke garuar me baktere patogjene pėr materie ushqyese ose pėr t'u ngjitur pėr sipėrfaqe tė qelizės.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 30-11-08, 10:04   #4
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

B. Barrierat humorale kundėr infeksionit

Barrierat anatomike janė shumė efektive nė pengimin e kolonizimit tė indeve me mikroorganizma. Megjithatė, kur ekziston dėmtim i indeve, barrierat anatomike janė tė dėmtuara, prandaj mund tė ndodhė infeksioni i indeve. Kur agjentėt infektivė depėrtojnė indet, njė mekanizėm tjetėr mbrojtės fillon tė veprojė, i emėrtuar si inflamacion akut. Faktorėt humoralė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė inflamacion, i cili karakterizohet me edemė dhe sjellje tė qelizave fagocituese nė vendin e inflamacionit. Kėta faktorė humoralė gjenden nė serum ose krijohen nė vendin e infeksionit.

1. Sistemi i komplementit – Sistemi i komplementit ėshtė mekanizmi mbrojtės kryesor humoral nė mbrojtjen jospecifike (shih kapitullin pėr komplementin). Komplementi i aktivizuar mund tė shkaktojė lėshueshmėri tė rritur tė kapilarėve, sjellje tė fagociteve, lizė dhe opsonizim tė baktereve.

2. Sistemi i koagulimit – Varėsisht nga shkalla e dėmtimit tė indit, sistemi i koagulimit do tė aktivizohet ose nuk do tė aktivizohet. Disa produkte tė sistemit tė koagulimit mund te kontribuojnė nė mbrojtjen jospecifike pėr shkak tė aftėsisė sė tyre pėr tė rritur lėshueshmėrinė e enėve tė gjakut dhe duke vepruar si agjensė kemotaktikė pėr qelizat fagocituese. Po ashtu, disa produkte tė sistemit tė koagulimit kanė veprim direkt antimikrobik. P.sh. beta-lizina, njė proteinė e prodhuar nga trombocitet gjatė koagulimit mund tė lizojė shumė baktere Gram pozitive duke vepruar si detergjent katjonik.

3. Laktoferina dhe transferina – Kėto proteina e kufizojnė rritjen e baktereve duke e lidhur hekurin, njė faktor esencial pėr bakteret.

4. Interferonet – Janė proteina, tė cilat kufizojnė shumėzimin e viruseve nė qeliza.

5. Lizozima – Zbėrthen murin qelizor tė baktereve.

6. Interleukina-1 – Il-1 shkakton ethet dhe prodhimin e proteinave akute tė fazės akute tė infeksionit, disa prej tė cilave kanė veprim antimikrobik, sepse mund tė opsonizojnė bakteret.


C. Barrierat qelizore ndaj infeksionit

Pjesė e pėrgjigjes inflamatore ėshtė sjellja e eozinofileve polimorfonukleare dhe makrofagjeve nė vendin e infeksionit. Kėto qeliza janė linja kryesore e mbrojtjes nė sistemin imunologjik jospecifik.

1. Neutrofilet – Leukocitet polimorfonukleare (ang. polymorphonuclear cells PMNs, figura 4) mbėrrijnė nė vendin e infeksionit ku fagocitojnė organizmat invadues dhe mbysin ato me rrugė brendaqelizore. Po ashtu, leukocitet polimorfonukleare kontribuojnė nė dėmtimin e indit pėrreth, i cili ndodh gjatė inflamacionit.

2. Makrofagjet – Makrofagjet indorė (figura 5, 6, 7) dhe monocitet e sjella nė vendin e infeksionit (figura 4 dhe 8), tė cilat diferencohen nė makrofagje, po ashtu marrin pjesė nė fagocitozė dhe mbytjen brendaqelizore tė mikroorganizmave. Pėrveē kėsaj, makrofagjet janė nė gjendje tė mbysin qelizat e infektuara ose tė ndryshuara tė organizmit pėrmes mbytjes jashtėqelizore. Madje, makrofagjet kontribuojnė edhe nė riparimin e indit dhe veprojnė si qeliza antigjen prezantuese (ang. Antigen Presenting Cell – APC) tė cilat janė tė nevojshme pėr indukimin e pėrgjigjes imunologjike specifike.

3. Qelizat vrasėse natyrore (ang. natural killer -NK) dhe qelizat vrasėse tė aktivizuara me limfokine (ang. Lymphokine Activated Killer-LAK) – NK dhe qelizat LAK mund tė mbysin nė mėnyrė jospecifike qelizat e infektuara me viruse dhe qelizat kanceroze. Kėto qeliza nuk janė pjesė e pėrgjigjes inflamatore por janė tė rėndėsishme nė imunitetin jospecifik ndaj infeksioneve virale dhe nė mbikqyrjen e tumoreve.

4. Eozinofilet – Eozinofilet (figura 6a dhe b) nė granulat e tyre kanė proteina, tė cilat janė efikase nė mbytjen e parazitėve tė caktuar.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 30-11-08, 10:05   #5
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

III. FAGOCITOZA DHE MBYTJA BRENDAQELIZORE

A. Qelizat fagocituese

1. Neutrofilet/Leukocitet polimorfonukleare
Leukocitet polimorfonukleare janė qeliza fagocituese tė lėvizshme, tė cilat kanė bėrthamė tė segmentuar. Ato mund tė identifikohen nė bazė tė bėrthamės karakteristike tė tyre ose nė bazė tė prezencės sė njė antigjeni nė sipėrfaqe tė qelizės tė quajtur CD66. Ato kanė dy lloje tė granulave, pėrmbajtja e tė cilave merr pjesė nė karakteristikat antimikrobike tė kėtyre qelizave. Granulat primare ose granulat azurofilike, tė cilat gjenden me shumicė nė leukocitet e reja polimorfonukleare, pėrmbajnė proteina kationike dhe defenzina tė cilat i mbysin bakteret; enzimet proteolitike tė ngjashme me elastazėn; katepsinėn G qė shėrben pėr tė zbėrthyer propteinat; lizozimėn pėr tė zbėrthyer murin qelizor; dhe mieloperoksidazėn karakteristike, e cila merr pjesė nė formimin e komponimeve baktericide. Lloji tjetėr i granulave tė gjetura nė leukocitet e pjekuara janė granulat sekondare ose specifike. Kėto granula pėrmbajnė lizozimė, komponenta tė NADPH oksidazės, tė cilat marrin pjesė nė prodhimin e produkteve toksike tė oksigjenit dhe laktoferinėn, njė proteinė lidhėse e hekurit dhe proteinėn qė lidhė vitaminėn B-12.

2. Monocitet/Makrofagjet - Makrofagjet janė qeliza fagocituese, tė cilat kanė bėrthamė karakteristike nė formė tė veshkės. Ato mund tė identifikohen morfologjikisht ose sipas prezencės sė markerit sipėrfaqėsor CD14. Pėr dallim nga PMN, ato nuk pėrmbajnė granula, por kanė shumė lizosome, tė cilat kanė pėrmbajtje tė ngjashme me atė tė lizosomeve.

B. Pėrgjigjja e fagociteve ndaj infeksionit

Neutrofilet qarkulluese dhe monocitet pėrgjigjen ndaj sinjaleve ndihmėse (SOS) tė cilat krijohen nė vendin e infeksionit. Sinjalet SOS pėrfshijnė peptidet qė pėrmbajnė N-formil-metioninė tė cilat lirohen nga bakteret, peptidet e sistemit koagulues, produktet e komplementit dhe citokinat qė lirohen nga makrofagjet indorė tė cilėt kanė rėnė nė kontakt me bakteret nė inde. Disa nga sinjalet SOS stimulojnė qelizat endoteliale nė afėrsi tė vendit tė infeksionit, ashtu qė ato prodhojnė molekula qė aderojnė qelizat, siē janė molekula ICAM-1 dhe selektinat, tė cilat i lidhin komponentėt nė sipėrfaqe tė fagociteve dhe bėjnė qė fagocitet tė ngjiten (adherohen) nė endotel. Molekulat vazodilatatore qė prodhohen nė vendin e infeksionit shkaktojnė dėmtimin e lidhjeve nė mes tė qelizave endoteliale dhe pėr pasojė qelizat fagocituese e kalojnė barrierėn endoteliale duke u “shtrydhur” ndėrmjet qelizave endoteliale me anė tė procesit tė diapedezės (figura 9). Kur fagocitet dalin nė inde, disa nga sinjalet SOS i tėrheqin fagocitet nė vatrėn e infeksionit pėrmes kemotaksės (lėvizjes nė drejtim tė gradientit tė rritur tė materies kimike). Sinjalet SOS po ashtu aktivizojnė fagocitet, gjė qė rezulton me fagocitozė tė rritur dhe mbytje brenda qelizore tė organizmave invadues.


Figura 10

Aderenca e baktereve pėrmes receptorėve
C. Fillimi i fagocitozės (figura 10)

Qelizat fagocituese nė membrėnėn e tyre kanė receptorė tė ndryshėm pėrmes tė cilėve agjensėt infektivė lidhen pėr qeliza. Kėtu bėjnė pjesė:
1. Receptorėt Fc – Bakteret me antitrupat e klasės IgG nė sipėrfaqe tė tyre kanė regjionin Fc tė ekspozuar dhe kjo pjesė e molekulės mund tė lidhet pėr receptorin Fc tė fagociteve. Lidhja e receptorit Fc kėrkon bashkėveprimin e mėparshėm tė antitrupave me antigjenin. Lidhja e baktereve tė mbėshtjellura me IgG pėr Fc receptorin rezulton me fagocitozė tė sforcuar dhe rritje tė aktivitetit metabolik tė fagociteve (shpėrthimi respirator).

2. Receptorėt pėr komplement – Qelizat fagocituese kanė receptorė pėr komponentėn e tretė tė komplementit, komponetėn C3b. Lidhja e baktereve tė mbėshtjellura me komponentėn C3b pėr kėtė receptor po ashtu rezulton me fagocitozė tė sforcuar dhe stimulim tė shpėrthimit respirator.

3. Receptorėt scavenger – Receptorėt scaverger lidhin lloje tė ndryshme tė polianjoneve nė sipėrfaqe tė baktereve gjė qė rezulton me fagocitozė tė baktereve.


. Receptorėt Toll-like – Fagocitet kanė lloje tė ndryshme tė receptorėve Toll-like - receptorėt qė njohin strukturėn (ang.Pattern Recognition Receptors - PRRs), tė cilėt njohin struktura tė ndryshme tė molekulave tė quajtura strukturat molekulare tė shoqėruara me patogjenitet (ang. Pathogen Associated Molecular Patterns - PAMPs) nė shkaktarėt e infeksionit. Lidhja e shkaktarit infektiv pėrmes receptorėve Toll-like rezulton me fagocitozė dhe lirimin e citokinave inflamatore (IL-1, TNF-alpha dhe IL-6) nga fagocitet.





D. Fagocitoza

Pas ngjitjes pėr baktere, fagociti fillon tė lėshojė pseudopodiet pėrreth bakteres. Pasi qė pseudopodet e rrethojnė bakteren dhe e gėlltisin atė, formohet njė fagosom. Gjatė fagocitozės granulat ose lizosomet e fagocitit bashkohen me fagosomėn dhe e zbrazin pėrbėrjen e tyre. Si rezultat ėshtė formimi i fagolizosomės, e cila pėrmban bakteren dhe pėrbėrėsit e granulave ose lizosomeve.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 01-12-08, 09:46   #6
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

SISTEMI I KOMPLEMENTIT



I. FUNKSIONET E KOMPLEMENTIT

Historikisht, termi komplement (C) apo sistemi I komplementit (SK) ėshtė shfrytėzuar pėr t’iu referuar komponentės termolabile tė serumit, e cila ka qenė e aftė qė tė shkatėrroj bakteret (kjo komponentė e humb aktivitetitn nėse serumi nxehet pėr 30 minuta nė 56˚C). Megjithatė, sot dihet se sistemi i komplementit kontribuon nė mbrojtjen e organizmit edhe pėrmes rrugėve tjera. SK mund tė ndihmojė procesin e fagocitozės pėrmes opsonizimit tė baktereve; rekrutimit dhe aktivizimit tė qelizave tė ndryshme, pėrfshirė kėtu edhe qelizat polimorfonukleare dhe makrofagėt; pjesėmarrjes nė rregullimin e pėrgjigjes imunitare pėrmes antitrupave si dhe mund tė ndihmoj nė eliminimin e produkteve tė fundit siē janė komplekset imune dhe qelizat apoptotike. SK, poashtu mund tė ketė efekte tė dėmshme pėr makroorganizmin (strehuesin); kontribuon nė procesin inflamator dhe dėmtimin indor si dhe mund tė provokojė proceset anafilaktike.

SK, pėrbėhet nga 20 proteina tė ndryshme tė serumit (tab.1), tė cilat prodhohen nga qeliza tė ndryshme, pėrfshirė hepatocitet, makrofagėt dhe qelizat epiteliale tė zorrėve. Disa nga proteinat e SK lidhen pėr imunoglobulinat apo komponentet e membranės qelizore. Tė tjerat janė proenzime, tė cilat, kur aktivizohen, lidhen pėr njė apo mė shumė proteina tjera tė SK. Nėse ndodhė kjo ndėrlidhje, nga disa proteina tė SK ndahen pjesėza (fragmente), tė cilat aktivizojnė qelizat e tjera, rrisin lėshueshmėrinė vaskulare apo shkaktojnė opsonizmin e baktereve.


RRUGĖT E AKTIVIZIMIT TĖ SISTEMIT TĖ KOMPLEMENTIT

Aktivizimi i SK mund tė zhvillohet nėpėrmjet katėr rrugėve (Figura 1): rrugės klasike, rrugės sė lecitinės, rrugės alternative dhe rrugės sė lizės apo rrugės sė atakut membranor. Rruga klasike dhe ajo alternative pėrcillen me aktivizimin e C5 konvertazės dhe rezultojnė me prodhimin e komponentės C5b, e cila ėshtė esenciale pėr aktivizimin e rrugės sė atakut membranor.

A. RRUGA KLASIKE

Aktivizimi i komponentės C1

C1, ėshtė proteinė me shumė njėsi e cila nė vete pėrmban tri proteina tė tjera (C1q, C1r, C1s). Kjo proteinė lidhet pėr regjionin Fc tė molekulės sė IgG dhe IgM, i cili regjion mė parė ka hyrė nė interaksion me antigjenin. Jonet e Ca++ dhe Mg++ janė tė domosdoshme pėr realizimin e lidhjės sė komponentės C1 me antitrupat, ndėrsa kjo lidhje nuk mund tė ndodhė me antitrupat tė cilėt nuk janė tė lidhur me antigjenet. Nė disa raste komponenta C1 mund tė lidhet me imunoglobulinat e grumbulluara edhe pa praninė e kėtyre joneve (p.sh. IgG e grumbulluara). Kjo lidhje mund tė realizohet pėrmes komponentės C1q e cila duhet gjithsesi tė jetė e lidhur me sė paku dy molekula tė antitrupave pėr tė qenė fikse. Lidhja e komponentės C1q rezulton me aktivizimin e komponentės C1r e cila mė pas aktivizon komponentėn C1s. Rezultati i gjithė kėsaj ėshtė formimi i komponentės C1qrs aktive, e cila nė fakt paraqet njė enzim, i cili do tė ndanė komponentėn C4 nė dy fragmente C4a dhe C4b.



Aktivizimi i komponentės C4 dhe C2 (gjenerata e C3 konvertazės)

Fragmenti C4b i krijuar do tė lidhet pėr membranėn qelizore derisa fragmenti tjetėr C4a do tė lirohet nė ambientin mikroqelizor. Komponenta ‘’C1qrs’’ do tė veprojė edhe nė komponentėn C2 duke e ndarė atė nė dy fragmente tė reja, C2a dhe C2b. Fragmenti C2a lidhet pėr membranėn qelizore, sė bashku me fragmentin C4b, ndėrsa fragmenti C2b lirohet nė ambientin mikroqelizor. Rezultat i bashkėveprimit tė fragmenteve C4bC2a ėshtė krijimi i C3 konvertazės, e cila mė pas do tė vepron nė komponentėn C3 duke e ndarė atė nė fragmentet C3a dhe C3b.



Aktivizimi i komponetės C3 (gjenerata e C5 konvertazės)

Fragmenti C3b sė bashku me C4b dhe C2a do tė lidhen pėr membranėn qelizore, ndėrsa fragmenti C3a lirohet nė ambientin mikroqelizor. Bashkėveprimi i fragmenteve C4bC2aC3b rezulton me krijimin e C5 konvertazės e cila njėherit paraqet edhe fundin e rrugės klasike tė aktivizimit tė komplementit.

Shumė produkte tė rrugės klasike tregojnė aktivitet tė fuqishėm biologjik dhe nė kėtė mėnyrė ndihmojnė nė mbrojtjen e organizmit. Disa nga kėto produkte mund tė shprehin edhe efekte tė dėmshme, nėse prodhimi i tyre ndodhė nė mėnyrė tė pakontrolluar. Nė tabelėn 2 janė pėrgjithėsuar aktivitetet biologjike tė komponenteve tė rrugės klasike.

Nėse rruga klasike nuk kontrollohet mė tutje, do tė vazhdojė prodhimi i fragmenteve tė tjera tė sistemit tė komplementit (C2b, C3a dhe C4a). Prandaj, duhet tė ekzistojė patjetėr njė mėnyrė e cila e rregullon aktivitetin e rrugės klasike tė aktivizimit tė komplementit. Tabela 3 pėrshkruan rrugėt pėrmes tė cilave rregullohet aktiviteti i rrugės klasike.
Rėndėsia e komponentės C1-INH nė rregullimin e aktivitetit tė rrugės klasike mė sė miri shihet te rastet kur mungon kjo komponentė. Ėshtė vėretjur se mungesa (deficienca) e komponetės C1 INH pėrcillet me zhvillimin e sėmundjes sė angioedemės hereditare.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 01-12-08, 09:54   #7
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

RRUGA E LECITINĖS

Rruga e lecitinės (Figura 3) ėshtė shumė e ngjashme me rrugėn klasike. Kjo rrugė fillon pas lidhjes sė manozė-lecitinės (mannose binding lecitin-MBL) pėr sipėrfaqen e murit bakterial. Kjo lidhje realizohet pėrmes manozės e cila pėrmban polisaharide dhe nė momentin kur ndodh kjo lidhje do tė krijohen dy serinė proteaza, MASP1 dhe MASP2 (MBL-associated serine proteases). MASP1 dhe MASP2 luajnė rol tė ngjashėm sikurse fragmentet C1r dhe C1s tė rrugės klasike, gjegjėsisht MBL luanė rolin e fragmentit C1q tė rrugės klasike. Krijimi i kompleksit tremolekular MBL/MASP-1/MASP2, rezulton me aktivizimin e MASPs dhe mė tutje ndarjen e kompnentės C4 nė fragmented C4a dhe C4b. Fragmenti C4b lidhet pėr membranėn qelizore, ndėrsa fragmenti C4a do tė lirohet nė ambientin mikroqelizor. MASP e aktivizuar do tė veprojė gjithashtu nė komponentėn C2 duke e ndarė atė nė dy fragmente tjera - C2a dhe C2b. Nė vazhdim fragmenti C2a sė bashku me C4b lidhen pėr membranėn qelizore, ndėrsa C2b lirohet nė ambientin mikroqelizor. Rezultat i veprimi tė kompleksit C4bC2a ėshtė krijimi i C3 konvertazės. Ky kompleks vepron nė komponetėn C3 duke e ndarė atė ne dy fragmente C3a dhe C3b. Fragmenti C3b sė bashku me kompleksin C4bC2a do tė lidhet pėr membranėn qelizore, ndėrsa fragmenti C3a do tė lirohet nė ambientin mikroqelizor.

Aktiviteti biologjik dhe proteinat rregullatore tė rrugės sė lecitinės janė tėrėsisht tė ngjashme me ato tė rrugės klasike.

Rruga alternative fillon me aktivizimin e komponentės C3. Pėr t’u aktivizuar kjo rrugė janė tė nevojshėm faktori B, D dhe jonet e Mg++, tė cilėt normalisht ndodhen nė serum.

1.Skema e pėrgjithshme e formimit tė fragmentit C3b

Nė kushte normale nė serum nė menyrė spontane do tė hidrolizohet njė sasi fare e vogėl e komponetės C3 e cila rezulton me prodhimin e fragmentit C3i. Faktori B lidhet pėr fragmentin C3i dhe nė kėtė mėnyrė nxisin reaksionin e faktorit D, i cili mė pas vepron nė faktorin B duke krijuar nga ai fragmentin Bb. Kompleksi C3iBb vepron ngjashėm sikurse C3 konvertaza dhe mė pas ndan komponentėn C3 nė fragmentet C3a dhe C3b. Pas formimit tė fragmentit C3b, faktori B do tė lidhet pėr tė dhe ky kompleks mė pas mund tė zbėrthehet nga faktori D. Rezultat i veprimit tė kompleksit C3bBb ėshtė krijimi i C3 konvertazės e cila mė pas do tė vazhdon tė gjenerojė mė shumė fragmentin C3b. Nėse ky proces vazhdon pa u kontrolluar atėherė komponenta C3 e sistemit tė komplementit do tė harxhohet nė tėrėsi, prandaj prodhimi spontan i fragmentit C3b ėshtė i kontrolluar nė mėnyrė strikte.



2. Kontrollimi i skemės sė pėrgjithshme

Fragmenti C3b i prodhuar spontanisht lidhet pėr membranėn qelizore autologe dhe hyn nė interaksion me DAF (decay accelerating factor) dhe kėshtu do tė bllokohet lidhja e faktorit b me fragmentin C3b dhe rrjedhimisht edhe formimi i sasive te reja tė C3 konvertazės. Pėr mė shumė, DAF nxit zbėrthimin e fragmentit Bb nga komponenta tjetėr C3b, tė cilat kanė ndikuar nė formimin e C3 konvertazės dhe nė kėtė mėnyrė e ndalon krijimin e mėtutjeshėm tė C3b. Disa qeliza posedojnė receptorėt 1 pėr sistemin e komplementit (CR1). Lidhja e C3b me CR1 nxit zbėrthimin enzimatik tė fragmentit C3b pėrmes faktorit I. Lidhja e C3 konvertazės (C3bBb) pėr CR1 gjithashtu do tė ndikojė nė disocimin e fragmentit Bb nga kompleksi. Prandaj mund tė themi se ato qeliza tė cilat e posedojnė CR1 luajnė rol nė kontrollimin e skemės sė pėrgjithshme tė krijimit tė C3 konvertazės. Sė fundi, faktori H mund tė lidhet pėr fragmentin C3b i cili mund tė jetė i lirė apo i lidhur pėr qelize dhe kėshtu tė nxit zbėrthimin enzimatik tė fragmentit C3b pėrmes faktorit I. Nga ajo qė u tha mė sipėr mund tė konkludohet se kontrollimi i skemės sė pėrgjithshme tė krijimit tė C3 konvertazės mund tė bėhet pėrmes bllokimit tė krijimit tė C3 konvertazės, disocimit (zbėrthimit) tė C3 konvertazės ose pėrmes zbėrthimit enzimatik tė fragmentit C3b. Rėndėsia e kontrollimit tė kėsaj skeme mė sė miri ėshtė ilustruar te pacientėt me deficiencė gjenetike tė faktorit H apo I. Te kėta pacientė, deficienca e komponentės C3 pėrcillet me mundėsi tė rritura pėr infeksione tė ndryshme.

3. Stabilizimi i C konvertazės pėrmes aktivatorit sipėrfaqėsor

Nė momentin kur komponenta C3b do tė lidhet pėr aktivatorin pėrgjegjės tė rrugės alternative, njėkohėsisht do tė lidhet edhe pėr faktorin B, i cili nė mėnyrė enzimatike ėshtė i lidhur edhe me faktorin D dhe e gjithė kjo lidhje rezulton me formimin e C3 konvertazės (C3bBb).

Komponenta C3b ėshtė mjaft rezistente ndaj zbėrthimit nga faktori I, prandaj C3 konvertaza nuk zbėrthehet menjėherė dhe kėsaj i kontribon edhe stabilizimi nga aktivatori sipėrfaqėsor. Stabilizimit tė kompleksit i ndihmon edhe lidhja me C3bBb pėrmes properdinės. Aktivatorėt e rrugės alternative janė komponente sipėrfaqėsore tė agjensėve patogjenė, siē janė: LPS e bakterieve Gram negative, murit bakterial tė disa baktereve tjera dhe kėrpudhave. Lidhja e C3b pėr aktivatorin sipėrfaqėsor, ndikon qė C3 konvertaza e formuar tė stabilizohet dhe tė vazhdoj krijimi i sasive tė reja tė komponentės C3a dhe C3b, pėrmesė zbėrthimit tė komponetės C3.

4.Gjenerimi i C5 konvertazės

Njė pjesė e komponentės C3b e cila gjenerohet nga ndėrlidhja dhe stabilizimi i C3 konvertazės me aktivatorin sipėrfaqėsor, lidhet me kompleksin C3bBb dhe formon njė kompleks tė ri C3bBbC3b. Ky kompleks i ri paraqet C5 konvertazėn e rrugės alternative. Gjenerimi (krijimi) i C5 konvertazės paraqet edhe fundin e rrugės alternative. Rruga alternative mund tė aktivizohet nga njė numėr i madh i baktereve Gram-negative (mė tė shpeshtat: Neisseria meningitidis and Neisseria gonorrhoea), disa bakterie Gram-pozitive, njė numėr i caktuar virusėsh dhe parazitėsh dhe kjo rezulton me lizėn e kėtyre organizmave (mikroorganizmave). Prandaj, rruga e aktivizimit tė komplementit ofron njė mundėsi tjetėr pėr mbrojtjen e organizmit nga lloje tė ndryshme tė mikroorganizmave patogjen, para se tė fillojė veprimi i antitrupave. Deficienca e komponentės C3 rezulton me rritjen e ndjeshmėrisė ndaj mikroorganizmave tė lartpėrmendur. Rruga alternative e aktivizimit tė komplementit mund tė konsiderohet si rrugė mė primitive derisa rruga klasike dhe ajo e lecitės me gjasė kanė prejardhje nga kjo rrugė.


Duhet tė kujtojmė se rruga alternative paraqet vijėn e parė tė mbrojtjes ndaj agjensėve infeksiozė dhe njėherit mėnyrėn jospecifike tė rezistencės dhe mbrojtės nga infeksioni duke pėrjashtuar participimin e antitrupave.

Shumė baktere Gram-negative dhe disa Gram-pozitive, shumė virusė, parazitė dhe eritrocite heterologe agregojnė imunoglobulinat (veēanėrisht IgA) dhe disa proteina tė tjera (p.sh. proteazat, produktet e rrugės sė koagulimit) dhe nė kėtė mėnyrė mund tė aktivizojnė rrugėn alternative. Proteina, cobra venom factor (CVF) ėshtė studiuar veēanėrisht nė kuptimin e aktivizimit tė rrugės alternative.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 01-12-08, 09:55   #8
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

Rruga e lizės (litike) RRUGA E ATAKUT MAMBRANOR (LIZĖS)
C5 konvertaza e cila mund tė ketė prejardhjen nga rruga klasike (C42a3b), e lecitinės (C42a3b) ose ajo alternative (C3bBb3b), vepron nė komponentėn C5 duke e ndarė atė nė C5a dhe C5b. C5a mbetet nė fazėn fluide, ndėrsa C5b menjėherė hyn nė reaksion me C6 dhe C7 dhe ngjitet (insertohet) pėr membranė. Mė pas, aktivizohet komponenta C8 e cila mė tutje stimulon aktivizimin e disa molekulave tė C9. Kėto molekula formojnė pore nė membranėn qelizore, pėrmes tė cilave pėrmbajtja qelizore derdhet jashtė dhe kėshtu shkaktohet liza qelizore. Liza qelizore nuk ėshtė proēes enzimatik dhe mendohet se paraqitet si pasojė e dėmtimit fizik tė membranės qelizore. Kompleksi i pėrbėrė nga C5bC6C7C8C9 quhet ndryshe edhe kompleks i atakut membranor (membrane attack complex-MAC).

Fragmenti C5a, i cili krijohet pėrmes rrugės sė lecitinės shpreh disa efekte tė fuqishme biologjike. Ky fragment ėshtė njė ndėr anafilatoksinet mė tė fuqishme. Gjithashtu, karakterizohet me efekte tė kemotaksisė pėr neutrofilet dhe stimulon proēeset respiratore nė kėto qeliza si dhe stimulon makrofagėt pėr prodhimin e citokineve. Aktiviteti i kėtij fragmenti kontrollohet nga inaktivizimi i karboksipeptidazės B (C3-INA).

Njė pjesė ė kompleksit tė formuar C5b67, mund tė ndahet nga membrane qelizore dhe tė futet nė fazėn flutide, tė lidhet pėr qelizat qe ndodhen atypari dhe tė shkaktojė lizėn e tyre. Dėmtimi i kėtyre qelizave normalisht parandalohet nga Proteina S (vitronectin), e cila lidhet pėr kompleksin e tillė tė lirė C5b67 dhe e okupon atė duke pamundėsuar kėshtu lidhjen pėr qeliza tjera.



Rregullimi i komponentės C1rs (C4 konvertazės) pėrmes C1-INH PRODUKTI AKTIV BIOLOGJIK I AKTIVIZIMIT TĖ KOMPLEMENTIT

Aktivizimi i komplementit rezulton me prodhimin e shumė molekulave aktive biologjike tė cilat mund tė kontribojnė nė rezistencėn e organizmit, anafilaksinė dhe proēesin inflamator.

Prodhimi i kininės

Fragmenti C2b i cili krijohet nga rruga klasike e aktivizimit tė komplementit, ėshtė njė prokininė e cila mund tė kalon nė formėn e saj aktive biologjike duke iu nėnshtruar transformimit enzimatik nga plazmina. Teprica eventuale e C2b mund tė inaktivizohet pėrmes C1 inhibitorit (C1-INH), i cili quhet edhe serpinė. Normalisht ky faktor bėn zhvendosjen e C1rs nga C1qrs kompleksi (Fig.10). Deficienca gjenetike e C1-INH rezulton me mbiprodhimin e fragmentit C2b dhe kjo shoqėrohet me paraqitjen e edemės angioneurotike hereditare. Kjo gjendje mund tė trajtohet me Danazol, i cili stimulon prodhimin e C1-INH apo me ε-acidin amino kaproik i cili zvoglon aktivitetin e palzminės.


BURIMET E INTERNETIT
Angioedema trashėguese
Trashėgimia Mendeliane on-line (NIH)
Anafilatoksinat

C4a, C3a dhe C5a (nė gjendje tė hiperaktivitetit) tė gjitha janė anafilatoksine tė cilat shkaktojnė degranulimin e bazofileve dhe mastociteve si dhe kontraksionin e muskujve tė lėmuar. Efektet e padėshiruara tė kėtyre peptideve i parandalon dhe kontrollon karboksipeptidaza B ( C3a-INA).

Faktorėt kemotaktik

C5a dhe MAC (C5b67) janė faktorė kemotaktik. C5a poashtu ėshtė njė faktor i fuqishėm i aktivizimit tė neutrofileve, bazofileve dhe makrofagėve e gjithashtu mund tė indukojė edhe adhezionin (ngjitjen) e molekulave pėr qelizat endoteliale vaskulare.

Opsoninet

C3b dhe C4b tė ngjitura pėr sipėrfaqen membranore tė mikroorganizmave, lidhen pėr CR1 e qelizave fagocituese dhe kėshtu provokojnė fagocitozėn e tyre.



Produktete tjera aktive biologjike tė aktivizimit tė sistemit tė komplementit

Prodhimet e zbėrthimit tė komponentės C3 (iC3b, C3d dhe C3e) pėrmes receptorėve tė caktuar gjithashtu mund tė lidhen pėr qeliza tė ndryshme dhe kėshtu tė modulojnė funksionin e tyre.

Nė pėrgjithėsi mund tė themi se sistemi i komplementit merr pjesė gjithashtu nė mbrojtjen specifike dhe jospecifike tė organizmit dhe gjeneron (krijon) shumė produkte biologjike tė cilat mund tė kenė edhe rol tė rėndėsishėm patofiziologjik

Deri sot njihen shumė gjendje tė deficiencave gjenetike kryesisht tė komponentės C tė sistemit tė komplementit, por deficiencat e komponetės C3 janė mė seriozet dhe ndonjėherė edhe fatale. Deficiencat e sistemit tė komplementit gjithashtu mund tė vėrehen te sėmundjet imunokomplekse ( p.sh. SLE) si dhe te infeksionet bakterore akute dhe kronike, infeksionet virale dhe ato me parazitė.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 02-12-08, 11:18   #9
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

Antigjenet

I. PĖRKUFIZIMET

A. Imunogjenet
Substancat qė shkaktojnė pėrgjigje specifike imunologjike.

B. Antigjenet (Ag)
Substancat qė reagojnė me prodhimet e pėrgjigjes specifike imunologjike ose me antitrupat.

C. Haptenet
Substancat qė nuk janė imunogjene, por mund tė reagojnė me antitrupa. Haptenet janė molekula tė vogla, tė cilat veēmas, nuk mund tė indukojnė pėrgjigje imunologjike, por kėtė mund ta bėjnė nėse lidhen me njė molekulė tjetėr bartėse. Haptenet e lira mund tė reagojnė me produktet e pėrgjigjes imunologjike pasi kėto tė jenė nė dispozicion. Haptenet kanė veti antigjenike, por jo imunogjenike.

D. Epitopet ose determinantat antigjenike
Janė pjesėt e veēanta tė antigjenit, tė cilat lidhen me antitrupa.

E. Antitrupat (At)
Janė proteina specifike qė prodhohen si pėrgjigje ndaj njė imunogjeni dhe reagojnė me antigjenin.





II. FAKTORĖT QĖ NDIKOJNĖ NĖ IMUNOGJENITET

A. Substanca imunogjene

1. E huaja
Sistemi imunologjik normalisht i dallon molekulat e veta nga ato tė huajat, prandaj vetėm molekulat e huaja ushtrojnė veprim imunogjen.

2. Madhėsia
Nuk ka ndonjė madhėsi tė caktuar mbi tė cilėn njė substancė do tė jetė imunogjene. Megjithatė, sa mė e madhe tė jetė njė molekulė, aq mė i madh do tė jetė veprimi i saj imunogjen.

3. Pėrbėrja kimike
Zakonisht, nėse njė substancė ėshtė komplekse nga aspekti i pėrbėrjes kimike, atėherė ajo do tė ketė veprim mė tė fuqishėm imunogjen. Determinantat antigjenike krijohen me sekuentimin primar tė mbetjes nė polimer dhe/ose strukturėn sekondare, terciare apo kuaternare tė molekulės.

4. Forma fizike
Antigjenet nė formė thėrmizash, zakonisht kanė veprim mė tė theksuar imunogjen sesa ato tė tretshėm. Poashtu, antigjenet e denatyruar janė mė imunogjen sesa ato qė ndodhen nė formėn native.

5. Zbėrthyeshmėria
Pėr tė zhvilluar pėrgjigjen imunitare, shumica e antigjeneve (antigjenet qė varen nga limfocitet T) duhet paraprakisht tė fagocitohen, tė pėrpunohen dhe pastaj t’iu prezentohen limfociteve ndihmėse T(T-helper cells) pėrmes qelizave qė prezentojnė antigjenin. Prandaj, antigjenet qė fagocitohen mė lehtė nga qelizat mbrojtėse tė organizmit, janė mė imunogjen.




B. Sistemi biologjik

1. Faktorėt gjenetik
Substancat e ndryshme mund tė kenė veprim tė ndryshėm imunogjen. Disa substanca mund tė kenė efekt imunogjen te njė njeri, por jo te disa tė tjerė (reaguesit dhe joreaguesit). Individėt e caktuar mund tė kenė mungesė ose dėmtim tė gjeneve qė kodojnė pėr receptorėt e antigjeneve nė limfocitet B dhe T; apo mund tė kenė mungesė tė gjeneve qė iu nevojiten qelizave antigjen-prezentuese pėr t’i prezentuar antigjenet tek limfocitet T.

2. Mosha
Mosha, poashtu mund tė ndikojė nė imunogjenitet. Zakonisht, personat shumė tė moshuar dhe ata shumė tė rinj kanė aftėsi mė tė kufizuar pėr prodhimin e pėrgjigjes imunologjike ndaj substancave imunogjeneve.

C. Metoda e dhėnies

1. Doza
Doza e dhėnies sė imunogjenit mund tė ndikojė nė imunogjenitet. Ekziston njė dozė e caktuar e antigjenit, mbi ose nėn tė cilėn pėrgjigja imunologjike nuk do tė jetė optimale.

2. Rruga
Pėrgjithėsisht rruga subkutane ėshtė mė e mirė sesa ajo brendavenoze ose intragastrike. Rruga me tė cilėn jepet antigjeni, poashtu mund ta ndryshojė natyrėn e pėrgjigjes imunologjike.

3. Adjuvantėt
Substancat qė mund ta rrisin pėrgjigjen imunologjike ndaj njė imunogjeni quhen adjuvansė. Nganjėherė, pėrdorimi i tyre kufizohet pėr shkak tė efekteve tė padėshirueshme anėsore siē janė ethet dhe inflamacioni.



III. PĖRBĖRJA KIMIKE E SUBSTANCAVE IMUNOGJENE
A. Proteinat
Shumica e substancave imunogjene kanė pėrbėrje proteinike. Kėto proteina mund tė jenė tė pastra apo pėrzierje nė trajtė tė glikoproteinave ose lipoproteinave. Nė pėrgjithėsi, proteinat e kanė efektin mė tė madh imunogjen.

B. Polisaharidet
Polisaharidet e pastra dhe lipopolisaharidet, poashtu kanė veprim tė mirė imunogjen.

C. Acidet nukleike
Acidet nukleike zakonisht kanė veti tė dobėta imunogjene. Megjithatė, kėto cilėsi mund tė shtohen nėse kanė rradhitje njėvargore ose janė tė lidhura bashkė me proteinat.

D. Lipidet
Nė pėrgjithėsi, lipidet nuk kanė veprim imunogjen, edhepse nganjėherė mund tė kenė veti tė hapteneve.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 02-12-08, 11:20   #10
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

IV. LLOJET E ANTIGJENEVE
A. Antigjenet e pavarura nga limfocitet T
Antigjenet e pavaruara nga limfocitet T janė antigjene qė mund tė stimulojnė drejtpėrdrejt qelizat B pėr tė prodhuar antitrupa, d.m. th. pa patur nevojė pėr ndihmesėn e limfociteve T. Zakonisht, polisaharidet janė antigjene tė pavarura nga limfocitet T. Pėrgjigja e antitrupave ndaj kėtyre antigjeneve dallon nga pėrgjigja ndaj antigjenėve tė tjerė.

Veēoritė kryesore

1. Struktura polimerike
Kėto antigjene karakterizohen me praninė e njė determinante tė njejtė antigjenike, e cila pėrsėritet disa herė (figura 1).


2. Aktivizimi poliklonal i limfociteve B
Shumica e kėtyre antigjeneve mund tė aktivizojnė klone tė caktura tė limfociteve B qė janė specifike pėr antigjene tjera (aktivizimi poliklonal). Varėsisht nga aftėsia e tyre pėr tė aktivizuar poliklonet e limfociteve B, antigjenet e pavarura nga limfocitet T ndahen nė dy grupe: antigjenet T1 dhe T2. Tipi 1 i kėtyre antigjeneve karakterizohet me stimulim poliklonal, kurse tipi 2 nuk e ka kėtė aftėsi.

3. Rezistenca ndaj zbėrthimit
Antigjenet e pavaruara nga limfocitet T janė mė rezistentė ndaj zbėrthimit andaj jetojnė mė gjatė dhe vazhdojnė ta stimulojnė sisitemin imunitar.


Figura 2
Antigjenet varėse nga limfocitet T veēohen me disa kopje tė determinantave tė ndryshme antigjenike B. Antigjenet e varura nga limfocitet T
Kėto antigjene nuk mund ta stimulojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė prodhimin e antitrupave pa ndihmesėn e limfociteve T. Nė kėtė grup antigjenesh bėjnė pjesė proteinat. Nė aspektin strukturor, kėto antigjene karakterizohen me disa kopje tė determinantave tė ndryshme antigjenike (figura 2).



V. KONJUGANTĖT BARTĖS TĖ HAPTENEVE

A. Pėrkufizimi
Konjugantėt bartės tė hapteneve janė molekula imunogjene me tė cilat lidhen haptenet me lidhje kovalente. Molekula imunogjene quhet bartės.
Figura 3

Konjugantėt bartės tė hapteneve kanė determinanta native antigjenike tė bartėsit si dhe determinantat e reja tė haptenit B. Struktura
Nė aspektin strukturor kėto konjugantė karakterizohen me praninė e determinantave native antigjenike tė bartėsit dhe determinantat e reja qė krijohen nga hapteni (determinantat e haptenit)- figura 3. Determinanta e krijuar nga hapteni pėrbėhet nga hapteni dhe disa pjesė tė ngjitura. Antitrupat e krijuar ndaj determinantės do tė reagojnė poashtu edhe me haptenin e lirė. Nė konjugimet e tilla lloji i bartėsit e pėrcakton se a do tė jetė pėrgjigja e varuar apo e pavarura nga limfocitet T.


Figura 4


Determinantat antigjenike janė zakonisht tė kufizuara nė ato pjesė tė antigjenit qė kanė qasje mė tė lehtė pėr antitrupa (janė dhėnė me ngjyrė tė zezė pėr kėtė proteinė qė pėrmban hekur)

VI. DETERMINANTAT ANTIGJENIKE

A. Determinantat e njohura prej limfociteve B

1. Pėrbėrja
Determinantat antigjenike qė njihen nga limfocitet B dhe antitrupat e prodhuar nga limfocitet B krijohen nga pjesėt parėsore tė polimerit (determinantat lineare spo sekuenciale) dhe/ose nga struktura sekondare, terciare apo kuaternare e molekulės (determinantat konformacionale).

2. Madhėsia
Nė pėrgjithėsi, determinantat antigjenike janė tė vogla dhe kanė numėr tė kufizuar tė pjesėve - 4 deri 8 sosh (aminoacidet dhe sheqernat). Vendi lidhės i njė antitrupi do tė akomodojė njė determinantė antigjenike prej afėrsisht 4-8 pjesėsh.

3. Numri
Edhepse teorikisht secila prej 4-8 pjesėve mund tė formojė njė determinantė tė veēantė antigjenike, nė praktikė, numri i determinantave antigjenike pėr njė antigjen ėshtė shumė mė i ulėt. Zakonisht numri i determinantave antigjenike ėshtė i kufizuar nė ato segmente tė antigjenit me tė cilat kanė qasje antitrupat (figura 4 – determinantat antigjenike janė dhėnė me ngjyrė tė zezė).



B. Determinantat antigjenike qė njihen nga limfocitet T

1. Pėrbėrja
Determinantat antigjenike qė njihen nga limfocitet T krijohen me sekuencė primare tė aminoacideve nė proteina. Limfocitet T nuk i njohin antigjenet qė kanė natyrė polisaharide apo tė acideve nukleike. Prandaj, polisaharidet janė tė pavaruara nga limfocitet T, gjersa proteinat, zakonisht janė antigjenė qė varen nga limfocitet T. Pėr njohjen e determinantave nga limfocitet T kėrkohet qė kėto antigjene paraprakisht tė zbėrthehen nė peptide tė imta. Prandaj, determinantat antigjenike nuk ka nevojė tė jenė tė lokalizuara nė sipėrfaqet e ekspozuara tė antigjenit. Peptidet e lira nuk njihen nga limfocitet T, por ato lidhen me molekulat e koduara nga kompleksi kryesor i histokompatibilitetit (major histocompatibility complex - MHC). Prandaj, molekula e njeh vetėm kompleksin e krijuar nga peptidi dhe molekulat MHC.

2. Madhėsia
Zakonisht determinantat antigjenike janė tė vogla dhe janė tė kufizuara nė 8-15 aminoacide.

3. Numri
Edhepse secila prej 8-15 pjesėve tė mbetura mund tė krijojė njė determinantė tė ndarė antigjenike, nė praktikė numri i determinantave antigjenike pėr njė antigjen ėshtė shumė mė i vogėl. Determinantat antigjenike janė tė kufizuara nė pjesėt e antigjenit qė kanė aftėsi pėr t’u lidhur me molekulat e MHC. Ky fakt i sqaron dallimet e pėrgjigjes antigjenike te individėt e ndryshėm.



Figura 5


Superantigjenet aktivizojnė njė fraksion tė lartė tė limfociteve T pėr dallim nga antigjenet tradicional qė varen nga qelizat T VII. SUPERANTIGJENET
Kur sistemi imunologjik e njeh njė antigjen tradicional qė varet nga limfocitet T, atėherė vetėm njė fraksion i vogėl i popullacionit tė limfociteve T (njė nė 104 -105) ėshtė i aftė qė ta njohė antigjenin dhe tė aktivizohet (pėrgjigja monoklonale/oligoklonale). Megjithatė, ekzistojnė disa antigjene qė nė mėnyrė poliklonale e aktivizojnė njė numėr tė madh tė limfociteve T, madje deri nė 25% tė tyre. Kėto antigjene quhen superantigjene (figura 5).

Shembuj tė superantigjeneve janė: enterotoksina stafilokoksike (helmimi me ushqim), toksina stafilokoksike e shokut toksik (sindromi i lėkurės sė pėrvluar), toksinat stafilokoksike eksfoliative etj. Edhepse mė sė miri janė studiuar superantigjenet bakterore, ekzistojnė edhe superantigjene nga radhėt e virusėve dhe mikroorganizmave tė tjerė.

Sėmundjet e shoqėruara me ekspozim ndaj superantigjeneve shfaqen pjesėrisht pėr shkak tė hiperaktivizimit tė sistemit imunologjik dhe lirimit tė citokineve bioaktive nga limfocitet e aktivizuara T.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Last edited by ~AnnA~; 02-12-08 at 11:24.
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 06-12-08, 16:14   #11
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

IMUNOGLOBULINAT – STRUKTURA DHE FUNKSIONI

I. DEFINICIONI

Imunoglobulinat (Ig)


Janė molekula glikoproteinike tė prodhuara nga plazma-qelizat (plazmocitet) si pėrgjegje ndaj njė imunogjeni qė veprojnė si kundėrtrupa. Emėrtimi imunoglobulinė rrjedh nga konstatimi i migrimit tė tyre bashkė me proteinat globulare kur serumi, i cili pėrmban kundėrtrupa vendoset nė njė fushė elektrike (fig.1)
Figura 1 Ndarja elektroforetike e proteinave tė serumit


II. FUNKSIONET E PĖRGJITHSHME TĖ IMUNOGLOBULINAVE

A. Lidhja e antigjenit

Imunoglobulinat lidhen nė mėnyrė specifike nė njė ose disa antigjene pėrafėrsisht tė njejta. Lidhja e antigjenit nga ana e kundėrtrupave ėshtė funksion parėsor i kundėrtrupave dhe mund tė rezultojė me mbrojtjen e strehuesit. Valenca e kundėrtrupave i referohet numrit tė determinanteve antigjenike qė mund tė lidh njė kundėrtrup i vetėm. Valenca minimale e kundėrtrupave ėshtė dy, por nė disa raste ajo ėshtė edhe mė e madhe.

B. Funksionet efektore

Shpeshherė lidhja e njė kundėrtrupi pėr antigjen nuk ka efekte tė drejtėpėrdrejta biologjike. Pėrkundėr kėsaj, efektet e rėndėsishme biologjike janė pasojė e “funksioneve efektore” dytėsore tė kundėrtrupave. Imunoglobulinat ndėrmjetėsojnė njė mori funksionesh efektore. Zakonisht, aftėsia pėr tė bartur njė rol tė veēantė efektor kėrkon lidhjen e kundėrtrupit pėr antigjenin e tij. Secila nga imunoglobulinat nuk mund tė ndėrmjetėsojė tė gjitha funksionet efektore. Funksionet e tilla efektore pėrfshijnė:

1. Fiksimin e komplementit. Kjo rezulton me lizėn apo shkatėrrimin e membranės qelizore dhe lirimin e molekulave biologjikisht aktive (shiko kapitullin e dytė)

2. Lidhjen nė lloje tė ndryshme qelizash- Qelizat fagocitare, limfocitet, pllakėzat e gjakut (trombocitet), mastocitet dhe bazofilet posedojnė receptorė qė lidhin imunoglobulinat. Njė lidhje e tillė mund tė aktivizojė qelizat pėr tė kryer funksione tė caktuara. Disa imunoglobulina lidhen gjithashtu me receptorėt nė trofoblastin placentar e cila rezulton me kalimin e kundėrtrupave nėpėr placentė. Si rezultat i gjithė kėtyre ndodhive, kundėrtrupat e transferuar me origjinė nga nėna (maternale) sigurojnė imunitet te fetusi dhe te i porsalinduri.

Figura 2A. Struktura bazike e imunoglobulinave


Figura 2B.Mbėshtetur nga Division of Undergraduate Education of the National Science Foundation.


Figura 2C Shiriti i kundėrtrupit tė parė intakt i kristalizuar (IgG2A). Harris, L. J., Larson, S. B., Hasel, K. W., Day, J., Greenwood, A., McPherson, A. Nature 1992, 360, 369-372.


Figura 2D
Kundėrtrupi rrotullues.


III. STRUKTURA THEMELORE E IMUNOGLOBULINAVE

Struktura themelore e imunoglubulinave ėshtė e ilustruar nė figurėn 2. Megjithėse imunoglobulinat e ndryshme mund tė dallojnė nė aspektin strukturor, tė gjitha janė tė ndėrtuara nga njėsitė e njėjta bazike.

A. Zingjirėt e lehtė dhe tė rėndė

Tė gjitha imunoglobulinat kanė strukturė tė ndėrtuar nga katėr zingjirė si njėsi tė tyre themelore. Ato pėrbėhen nga dy zingjirė identikė tė lehtė (23kD) dhe dy zingjirė identikė tė rėndė (50-70kD)

B. Lidhjet disulfide

1. Lidhjet disulfide ndėrzingjirore - zingjirėt e rėndė dhe tė lehtė dhe dy zingjirėt e rėndė mbahen sė bashku pėrmes lidhjeve disulfide ndėrzingjirore dhe pėrmes ndėrveprimeve jokovalente. Numri i kėtyre lidhjeve ndėrzingjirore disulfide ndryshon nė kuadėr tė molekulave tė ndryshme tė imunoglobulinave.

2. Lidhjet disulfide brendazingjirore - brenda secilit zingjir polipeptidik ekzistojnė gjithashtu lidhjet brendazingjirore disulfide.

C. Regjionet variabile (V) dhe konstante(C)

Pas krahasimit tė bėrė nė rėnditjen e aminoacideve nė llojet e ndryshme tė zingjirėve tė rėndė e tė lehtė, ėshtė bėrė e qartė se qė tė dy zingjirėt mund tė ndahen nė dy regjione varėsishtė nga variabiliteti nė rėnditjen e aminoacideve. Kėto janė:

1. Zingjiri i lehtė-VL (110 aminoacide) dhe CL (110 aminoacide)

2. Zingjiri i rėndė-VH ( 110 aminoacide) dhe CH (110 aminoacide)

D. Regjioni nyjėtues

Ky ėshtė njė regjion nė tė cilin krahėt e molekulės sė kundėrtrupit formojnė strukturė nė formė tė shkronjes Y. Emėrtohet si regjion nyjėtues ngase ekziston njė lloj fleksibiliteti i molekulės ne kėtė pikė.

E. Domenet

Pamjet tredimensionale tė molekulės sė imunoglobulinės tregojnė qė kjo molekulė nuk ėshtė plotėsisht e drejtė siē ėshtė paraqitur nė fig. 2A. Pėrkundėr kėsaj, ajo ėshtė e palosur nė regjione globulare ku secila nga kėto pėrmban njė lidhje disulfide brendazingjirore (fig 2B-D). Kėto regjione emėrtohen si domene.

1. Domenet e zingjirit tė lehtė- VL dhe CL

2. Domenet e zingjirit tė rėndė-VH, CH1-CH3 ( ose CH4)

F. Oligosakaridet

Karbohidratet janė tė lidhura nė domenin CH2 nė shumicėn e imunoglobulinave. Sidoqoftė, nė raste tė caktuara karbohidratet mund tė gjenden tė lidhura edhe ne lokacione tė tjera.

Figura 3. Struktura e regjionit variabil





Pėrktheu: EKREM MALOKU, MD
1.Asistent mėsimor i Fiziatrisė, Universiteti i Prishtinės, Fakulteti i Mjekėsisė, Prishtinė
2. Hulumtues shkencor nė Departamentin e Neuroshkencės, Universiteti Illinois nė Ēikago, SHBA
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 06-12-08, 16:28   #12
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

IV. STRUKTURA E REGJIONIT VARIABIL

A. Regjionet hipervariabile (HVR) ose regjionet pėrcaktuese tė komplementaritetit

Krahasimet e renditjes sė aminoacideve tė regjioneve variabile tė imunoglobulinave kanė treguar qė pjesa mė e madhe e kėtij variabiliteti ėshtė e pranishme nė tri regjione tė ashtuquajtura regjione hipervariabile ose regjionet pėrcaktuese tė komplementaritetit tė ilustruara ne figurėn 3. Kundėrtrupat me specificitet tė ndryshėm (p.sh. pozita tė ndryshme kombinuese) kanė regjione tė ndryshme pėrcaktuese tė komplementaritetit, pėrderisa kundėrtrupat me specificitet tė njėjtė kanė regjione identike pėrcaktuese tė komplementaritetit (p.sh. CDR ėshtė regjion kombinues i kundėrtrupit). Regjionet e tilla pėrcaktuese tė komplementaritetit janė gjetur nė zingjirėt e lehtė dhe tė rėndė.

B. Regjionet strukturore

Zonat nė mes regjioneve pėrcaktuese tė komplementaritetit nė kuadėr tė regjionit variabil emėrtohen si regjione strukturore (figura 3). Bazuar nė ngjashmėritė dhe dallimet nė regjionet strukturore, zingjirėt e lehtė dhe tė rėndė tė imunoglobulinave mund tė ndahen nė grupe dhe nėngrupe. Kjo pėrfaqėson produkte tė gjeneve tė ndryshme tė regjionit variabil.

Figura 4. Fragmentet e imunoglobulinės: raportet strukturė/funksion


V. FRAGMENTET E IMUNOGLOBULINAVE: RAPORTI STRUKTURĖ/FUNKSION

Fragmentet e imunoglobulinave tė prodhuara nga digjestioni proteolitik janė treguar tė jenė mjaft tė dobishme nė sqarimin e raportit strukturė/funksion nė imunoglobulina.

A. Fab

Digjestioni me papainė e bėn ndarjen e molekulės sė imunoglobulinės nė regjionin nyjėtues para lidhjeve H-H ndėrzingjirore disulfide. (figura 4).Kjo rezulton me formimin e dy fragmenteve identike qė pėrmbajnė zingjirin e lehtė dhe domenet VH dhe CH1 tė zingjirit tė rėndė.

Lidhja e antigjenit: kėto fragmente janė emėrtuar Fab fragmente ngase pėrmbajnė vendėt lidhėse tė kundėrtrupit pėr antigjen. Ēdo Fab fragment ėshtė monovalent pėrderisa molekula origjinale ka qenė bivalente. Vendi kombinues i kundėrtrupit formohet nga VH dhe VL. Njė kundėrtrup ka aftėsi tė lidh njė determinantė tė caktuar antigjenike ngase ka kombinacion tė veēantė tė VH dhe VL. Kombinimet e ndryshme tė VH dhe VL rezultojnė mė kundėrtrupa qė mund tė lidhin detreminanta tė ndryshme antigjenike.

B. Fc

Digjestioni me papainė gjithashtu sjell formimin e fragmenteve qė pėrmbajnė pjesėn e mbetur tė dy zingjirėve tė rėndė ku secili nga kėta zingjirė pėrmban domenet CH2 dhe CH3. Fragmenti ėshtė emėrtuar si Fc ngase lehtė i nėnshtrohet kristalizimit.
Funksionet efektore - funksionet efektore tė imunoglobulinės ndėrmjetėsohen nga kjo pjesė e molekulės. Funksionet e ndryshme ndėrmjetėsohen nga domenet e ndryshme nė kėtė fragment (figura 5). Normalisht, aftėsia e kundėrtrupit pėr tė bartur njė rol tė tillė efektor kėrkon lidhjen paraprake tė antigjenit; sidoqoftė ekzistojnė pėrjashtime nga kjo rregull.
C. F(ab’)2

Trajtimi i imunoglobulinave me pepsinė rezulton nė ndarjen e zingjirėve tė rėndė poshtė lidhjeve ndėrzingjirore H-H, qė rezulton me njė fragment, i cili pėrmban tė dy regjionet lidhėse antigjenike (figura 6). Ky fragment ėshtė emėrtuar si F(ab’)2 ngase ka qenė bivalent. Regjioni Fc i molekulės digjestohet nė peptide tė vogla nga ana e pepsinės. F(ab’)2 lidh antigjenin por nuk ndėmjetėson funksionet efektore tė kundėrtrupave
Figura 5. Fragmentet e imunoglobulinės: raportet strukturė / funksion



VI. KLASĖT, NĖNKLASĖT, LLOJET DHE NĖNLLOJET E IMUNOGLOBULINAVE HUMANE

A. KLASĖT E IMUNOGLOBULINAVE

Imunoglobulinat mund tė ndahen nė pesė klasė tė ndryshme, bazuar nė ndryshimet nė renditjen e aminoacideve nė regjionin konstant tė zingjirėve tė rėndė. Tė gjitha imunoglobulinat brenda njė klase tė caktuar do tė kenė regjione konstante tė zingjirėve tė rėndė shumė tė ngjajshme. Kėto dallime mund tė zbulohen me studimet sekuanciale ose me ato serologjike (psh.mė pėrdorimin e kundėrtrupave kundėr kėtyre regjioneve diferenciale).

1. IgG-zingjirėt e rėndė Gama

2. IgM-zingjirėt e rėndė Mu

3. IgA-zingjirėt e rėndė Alfa

4. IgD-zingjirėt e rėndė Delta

5. IgE-zingjirėt e rėndė Epsilon

B. Nėnklasėt e imunoglobulinave

Klasėt e imunoglobulinave mund tė ndahen nė nėnklasė bazuar nė dallimet e vogla nė rėnditjen e aminoacideve nė regjionin konstant tė zingjirit tė rėndė. Tė gjitha imunoglobulinat brenda njė klase do tė posedojnė renditje aminoacidike shumė tė ngjashme nė regjionet konstante. Kėto dallime zbulohen me metoda serologjike.

1. IgG nėnklasėt

a) IgG1-zingjirėt e rėndė Gama 1

b) IgG2-zingjirėt e rėndė Gama 2

c) IgG3-zingjirėt e rėndė Gama 3

d) IgG4-zingjirėt e rėndė Gama 4

2. IgA nėnklasėt

a) IgA1-zingjirėt e rėndė alfa 1

b) IgA2-zingjirėt e rėndė alfa 2



C. Tipet e imunoglobulinave

Imunoglobulinat mund tė klasifikohen edhe nė bazė tė zingjirit tė lehtė qė posedojnė. Dallimet nė zingjirėt e lehtė bazohen nė renditjen e aminoacideve nė regjionin konstant tė zingjirit tė lehtė. Kėto dallime zbulohen me metoda serologjike

1. Zingjirėt e lehtė Kapa

2. Zingjirėt e lehtė Lambda

D. Nėntipet e imunoglobulinave

Zingjirėt e lehtė gjithashtu mund tė ndahen nė nėntipe bazuar ne dallimet nė rėnditjen e aminoacideve brenda regjionit konstant tė zingjirit tė lehtė.

1. Nėntipet lambda

a) lambda 1

b) lambda 2

c) lambda 3

d) lambda 4

c) Lambda 3

d) Lambda 4

E. Nomenklatura

Imunoglobulinat emėrtohen bazuar nė klasėt, apo nėnklasėt e zingjirit tė rėndė apo tipit ose nėntipit tė zingjirit tė lehtė. Pėrveē nė rastin e njė definimi preciz, duhet tė supozoni qė tė gjitha nėnklasėt, tipet dhe nėntipet janė prezente. IgG ka kuptimin qė tė gjitha nėnklasėt dhe tipet janė prezente.

F. Heterogjeniteti

Imunoglobulinat e konsideruara si popullatė e molekulave, janė mjaft heterogjene ngase janė tė pėrbėra nga klasėt dhe nėnklasėt e ndryshme dhe secila posedon tipe dhe nėntipe tė zingjirėve tė lėhtė. Pėrveē kėsaj, molekulat e ndryshme tė imunoglobulinave mund tė kenė tipare tė ndryshme nė raport me lidhjen e antigjenit pėr shkak tė regjioneve tė ndryshme VH dhe VL.

Figura 6
Fragmentet e imunoglobulinės: raportet strukturė / funksion
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Last edited by ~AnnA~; 06-12-08 at 16:30.
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 06-12-08, 16:56   #13
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

VII. STRUKTURA DHE DISA VEĒORI TĖ KLASĖVE DHE NĖNKLASĖVE TĖ IMUNOGLOBULINAVE
A. IgG
1. Struktura

Struktura e nėnklasėve tė IgG-sė ėshtė paraqitur ne fig.7. Tė gjitha IgG-tė janė monomerė (imunoglobulinė 7S). Nėnklasėt dallojnė nė numrin e lidhjeve disulfide dhe gjatėsinė e regjionit nyjėtues.

2. Veēoritė

Ėshtė imunoglobulina mė e gjithanshme, ngase ėshtė e aftė tė bartė me vete tė gjitha funskionet e molekulės sė imunoglobulinės.

a) IgG ėshtė Ig kryesore ne serum -75% e Ig-sė ne serum i takon Imunoglobulinės IgG.

b) IgG ėshtė Ig kryesore nė hapėsirat ekstravaskulare.

c) Transferi placentar: IgG ėshtė e vetmja Ig qė e kalon barrierėn placentare. Ky transfer ndėrmjetėsohet nga receptori pėr Fc regjionin e IgG-sė i pranishėm nė qelizat placentare. Tė gjitha nėnklasėt e IgG-sė nuk e kalojnė njėsoj barrierėn; IgG2 nuk kalon nė mėnyrė aq efikase.

d) E fikson komplementin – ka dallime tė nėnklasėve nė efikasitetin e fiksimit tė komplementit;IgG4 nuk e fikson komplementin.

Lidhja me qeliza - makrofagjet, monocitet, polimorfonuklearėt(PMN) dhe disa limfocite posedojnė Fc receptorė pėr regjionin Fc tė IgG-sė. Tė gjitha nėnklasėt nuk lidhen njėsoj; IgG2 dhe IgG4 nuk lidhen ne Fc receptorė. Si pasojė e njė lidhjeje tė tillė nė Fc receptorėt nė PMN, monocite dhe makrofagje rezulton me njė internalizim mė tė mirė tė antigjenit. Kundėrtrupi e ka pėrgatitur antigjenin pėr gėlltitje nga ana e qelizave fagocitare. Termi opsonin pėrdoret pėr tė pėrshkruar substancat qė e ndihmojnė fagocitozėn. IgG ėshtė njė opsoninė e mirė. Lidhja e IgG-sė nė Fc receptorėt e qelizave tjera rezulton me aktivizimin e funksioneve tjera

B. IgM

1. Struktura

Struktura e IgM-sė ėshtė paraqitur ne fig.8. IgM normalisht ekziston si pentamer (imunoglobulinė 19S), por mund te ekzistojė edhe si monomer. Nė formėn pentamerike tė gjithė zingjirėt e rėndė dhe tė lehtė janė identikė. Nė kėtė mėnyrė, valenca teorikisht ėshtė 10. IgM posedon njė ekstra domen nė zingjirin mu (CH4) dhe gjithashtu posedon me njė proteinė tjetėr tė lidhur nė mėnyrė kovalente nėpėrmjet lidhjes S-S e emėrtuar si zingjiri J. Ky zingjir funksionon nė polimerizimin e molekulės nė pentamer.

2.Veēoritė

a) IgM ėshtė Ig e tretė pėr nga prania nė serum.

b) IgM ėshtė ėshtė Ig e parė e formuar nga fetusi dhe Ig e parė qė prodhohet nga qelizat B kur ato stimulohen nga antigjeni.

c) Si pasojė e strukturės pentamerike, IgM ėshtė fiksuese e mirė e komplementit. Nė kėtė mėnyrė, kundėrtrupat IgM janė mjaft efikas nė drejtim tė lizės sė mikroorganzimit.

d) Si rrjedhojė e strukturės sė saj, IgM-ja ėshtė gjithashtu Ig e mirė aglutinuese. Kėshtu qė, kundėrtrupat IgM janė shumė efikas nė drejtim tė grumbullimit tė mikroorganizmave pėr eliminim eventual nga organizmi.

e) IgM lidhet nė disa qeliza pėrmes Fc receptorėve.

f) Ig sipėrfaqėsore tė qelizave B.

Ig sipėrfaqėsore ekzistojnė si monomer dhe iu mungon zingjiri J, por posedojnė 20 ekstra aminoacide nė terminalin –C pėr ta bashkuar atė me membranė (figura 9). IgM nė sipėrfaqe tė qelizės funksionon si receptor pėr antigjenin nė B qeliza. IgM sipėrfaqėsore ėshtė e lidhur nė mėnyrė jokovalente me dy proteina shtesė nė membranėn e qelizės B tė emėrtuara si Ig-alfa dhe Ig-beta (fig. 10). Kėto proteina shtesė veprojnė si molekula pėrcjellėse tė sinjalit, meqenėse zgjatimi citoplazmatik i molekulės sė IgG-sė ėshtė shumė i shkurtėr pėr ta pėrcjellur njė sinjal. Kontakti nė mes Ig sipėrfaqėsore dhe njė antigjeni ėshtė i domosdoshėm pėrpara transmetimit tė njė sinjali nga ana e zingjirit Ig-alfa dhe Ig-beta. Nė rastin e antigjeneve tė pavarura T, kontakti nė mes antigjenit dhe Ig sipėrfaqėsore ėshtė i mjaftueshėm tė aktivizojė B qelizat pėr diferencim nė plazma qeliza qė prodhojnė kundėrtrupa. Sidoqoftė, pėr antigjenet e pavarura T, sinjali i dytė i siguruar nga qelizat T ndihmėse ėshtė i nevojshėm para aktivizimit tė qelizave B.

C. IgA

1. Struktura

IgA nė serum ėshtė monomer, por IgA e gjetur nė sekrecione ėshtė dimer (figura 11). Kur IgA ekziston si dimer, J zingjiri ėshtė i shoqėruar me tė.

IgA sekretore posedon gjithashtu njė proteinė tė shoqėruar me tė, emėrtuar si fragmenti sekretor apo fragmenti T. IgA nganjėherė referohet si imunoglobulinė 11S. Pėr dallim prej pjesės sė mbetur tė IgA-sė e cila prodhohet nė qeliza plazmatike, fragmenti sekretor prodhohet nė qeliza epiteliale dhe i bashkangjitet IgA-sė nė momentin kur ajo kalon nė sekrecione (figura 12). Fragmenti sekretor i ndihmon IgA-sė tė transportohet pėrgjatė mukozės dhe gjithashtu e mbron atė nga degradimi nė sekrecione.

2. Veēoritė

a) IgA radhitet e dyta pėr nga prania nė serum.

b) IgA ėshtė klasa kryesore e Ig nė sekrecione -lot, pėshtymė, kollustrum, mukus. Meqenėse ėshtė konstatuar nė sekrecione, IgA sekretore ėshtė e rėndėsishme nė imunitetin lokal.

c) IgA nuk e fikson komplementin, pėrveē nė rast tė agregimit.

d) IgA mund tė lidhet nė disa qeliza-PMN dhe disa limfocite

D. IgD

1. Struktura

Struktura e IgD-sė ėshtė paraqitur nė figurėn 13. IgD ekziston vetėm si monomer.

2. Veēoritė

a) IgD ėshtė konstatuar nė nivele tė ulėta nė serum; roli i saj nė serum ėshtė ende i paqartė.

b) IgD primarisht ėshtė gjetur nė sipėrfaqen e e qelizave B, ku funksionon si receptor pėr antigjen. IgD nė sipėrfaqe tė qelizave B ka ekstraaminoacide nė terminalin-C pėr t’u bashkuar me membranė. Gjithashtu ėshtė e lidhur me zingjirėt Ig-alfa dhe Ig-beta.

c) IgD nuk e lidh komplementin.

d) E fikson komplementin – ka dallime tė nėnklasėve nė efikasitetin e fiksimit tė komplementit;IgG4 nuk e fikson komplementin.

Lidhja me qeliza - makrofagjet, monocitet, polimorfonuklearėt(PMN) dhe disa limfocite posedojnė Fc receptorė pėr regjionin Fc tė IgG-sė. Tė gjitha nėnklasėt nuk lidhen njėsoj; IgG2 dhe IgG4 nuk lidhen ne Fc receptorė. Si pasojė e njė lidhjeje tė tillė nė Fc receptorėt nė PMN, monocite dhe makrofagje rezulton me njė internalizim mė tė mirė tė antigjenit. Kundėrtrupi e ka pėrgatitur antigjenin pėr gėlltitje nga ana e qelizave fagocitare. Termi opsonin pėrdoret pėr tė pėrshkruar substancat qė e ndihmojnė fagocitozėn. IgG ėshtė njė opsoninė e mirė. Lidhja e IgG-sė nė Fc receptorėt e qelizave tjera rezulton me aktivizimin e funksioneve tjera

B. IgM

1. Struktura

Struktura e IgM-sė ėshtė paraqitur ne fig.8. IgM normalisht ekziston si pentamer (imunoglobulinė 19S), por mund te ekzistojė edhe si monomer. Nė formėn pentamerike tė gjithė zingjirėt e rėndė dhe tė lehtė janė identikė. Nė kėtė mėnyrė, valenca teorikisht ėshtė 10. IgM posedon njė ekstra domen nė zingjirin mu (CH4) dhe gjithashtu posedon me njė proteinė tjetėr tė lidhur nė mėnyrė kovalente nėpėrmjet lidhjes S-S e emėrtuar si zingjiri J. Ky zingjir funksionon nė polimerizimin e molekulės nė pentamer.

2.Veēoritė

a) IgM ėshtė Ig e tretė pėr nga prania nė serum.

b) IgM ėshtė ėshtė Ig e parė e formuar nga fetusi dhe Ig e parė qė prodhohet nga qelizat B kur ato stimulohen nga antigjeni.

c) Si pasojė e strukturės pentamerike, IgM ėshtė fiksuese e mirė e komplementit. Nė kėtė mėnyrė, kundėrtrupat IgM janė mjaft efikas nė drejtim tė lizės sė mikroorganzimit.

d) Si rrjedhojė e strukturės sė saj, IgM-ja ėshtė gjithashtu Ig e mirė aglutinuese. Kėshtu qė, kundėrtrupat IgM janė shumė efikas nė drejtim tė grumbullimit tė mikroorganizmave pėr eliminim eventual nga organizmi.

e) IgM lidhet nė disa qeliza pėrmes Fc receptorėve.

f) Ig sipėrfaqėsore tė qelizave B.

Ig sipėrfaqėsore ekzistojnė si monomer dhe iu mungon zingjiri J, por posedojnė 20 ekstra aminoacide nė terminalin –C pėr ta bashkuar atė me membranė (figura 9). IgM nė sipėrfaqe tė qelizės funksionon si receptor pėr antigjenin nė B qeliza. IgM sipėrfaqėsore ėshtė e lidhur nė mėnyrė jokovalente me dy proteina shtesė nė membranėn e qelizės B tė emėrtuara si Ig-alfa dhe Ig-beta (fig. 10). Kėto proteina shtesė veprojnė si molekula pėrcjellėse tė sinjalit, meqenėse zgjatimi citoplazmatik i molekulės sė IgG-sė ėshtė shumė i shkurtėr pėr ta pėrcjellur njė sinjal. Kontakti nė mes Ig sipėrfaqėsore dhe njė antigjeni ėshtė i domosdoshėm pėrpara transmetimit tė njė sinjali nga ana e zingjirit Ig-alfa dhe Ig-beta. Nė rastin e antigjeneve tė pavarura T, kontakti nė mes antigjenit dhe Ig sipėrfaqėsore ėshtė i mjaftueshėm tė aktivizojė B qelizat pėr diferencim nė plazma qeliza qė prodhojnė kundėrtrupa. Sidoqoftė, pėr antigjenet e pavarura T, sinjali i dytė i siguruar nga qelizat T ndihmėse ėshtė i nevojshėm para aktivizimit tė qelizave

C. IgA

1. Struktura

IgA nė serum ėshtė monomer, por IgA e gjetur nė sekrecione ėshtė dimer (figura 11). Kur IgA ekziston si dimer, J zingjiri ėshtė i shoqėruar me tė.

IgA sekretore posedon gjithashtu njė proteinė tė shoqėruar me tė, emėrtuar si fragmenti sekretor apo fragmenti T. IgA nganjėherė referohet si imunoglobulinė 11S. Pėr dallim prej pjesės sė mbetur tė IgA-sė e cila prodhohet nė qeliza plazmatike, fragmenti sekretor prodhohet nė qeliza epiteliale dhe i bashkangjitet IgA-sė nė momentin kur ajo kalon nė sekrecione (figura 12). Fragmenti sekretor i ndihmon IgA-sė tė transportohet pėrgjatė mukozės dhe gjithashtu e mbron atė nga degradimi nė sekrecione.

2. Veēoritė

a) IgA radhitet e dyta pėr nga prania nė serum.

b) IgA ėshtė klasa kryesore e Ig nė sekrecione -lot, pėshtymė, kollustrum, mukus. Meqenėse ėshtė konstatuar nė sekrecione, IgA sekretore ėshtė e rėndėsishme nė imunitetin lokal.

c) IgA nuk e fikson komplementin, pėrveē nė rast tė agregimit.

d) IgA mund tė lidhet nė disa qeliza-PMN dhe disa limfocite
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 06-12-08, 16:56   #14
~AnnA~
The End !
 
~AnnA~'s Avatar
 
Join Date: 11-11-08
Location: atje ku ndjehem e huaj...
Posts: 7,496
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

D. IgD

1. Struktura

Struktura e IgD-sė ėshtė paraqitur nė figurėn 13. IgD ekziston vetėm si monomer.

2. Veēoritė

a) IgD ėshtė konstatuar nė nivele tė ulėta nė serum; roli i saj nė serum ėshtė ende i paqartė.

b) IgD primarisht ėshtė gjetur nė sipėrfaqen e e qelizave B, ku funksionon si receptor pėr antigjen. IgD nė sipėrfaqe tė qelizave B ka ekstraaminoacide nė terminalin-C pėr t’u bashkuar me membranė. Gjithashtu ėshtė e lidhur me zingjirėt Ig-alfa dhe Ig-beta.

c) IgD nuk e lidh komplementin.



Figura 14 Struktura e IgE E. IgE

1. Struktura

Struktura e IgE-sė ėshtė paraqitur nė figurėn 14. IgE ekziston si monomer dhe posedon njė ekstradomen nė regjionin konstant.

2. Veēoritė

a) Ėshtė Ig me nivelin mė tė ulėt tė pranisė nė serum, meqenėse lidhet fort nė Fc receptorėt e pranishėm nė bazofile dhe mastocite, madje edhe para ndėrveprimit me antigjen.

b) IgE ėshtė e pėrfshirė nė reaksionet alergjike - si pasojė e lidhjes sė saj me bazofile dhe mastocite, IgE ėshtė e pėrfshirė nė reaksione alergjike. Lidhja e alergjenit pėr IgE nė qeliza rezulton me lirimin e mediatorėve tė ndryshėm farmakologjikė qė japin simptome alergjike.

c) IgE ka rol edhe nė sėmundjet parazitare dhe helmintike (nematode). Meqenėse niveli i IgE-sė nė serum rritet nė sėmundjet parazitare, matja e nivelit tė IgE-sė ka rol diagnostik nė infeksionet parazitare. Eozinofilet posedojnė Fc receptorė pėr IgE dhe lidhja e eozinofileve pėr helmintet e mveshura me IgE rezulton me mbytje tė parazitit.

d) IgE nuk e fikson komplementin.




Figura 15
Kundėrtrupi rrotullues © 2000 Antibody Resource Page
Antibody Concepts Clinical Implications of Human Immunoglobulin Classes
Adaptuar nga:F.T. Fischbach nė "A Manual of Laboratory Diagnostic Tests," 2nd Ed., J.B. Lippincott Co., Philadelphia, PA.



IgG

1. Niveli i kėsaj Ig rritet tek:

a) infeksionet kronike granulomatoze

b) infeksionet e tė gjitha llojeve

c) hiperimunizimi

d) sėmundjet e mėlqisė

e) kequshqyeshmėria e rėndė

f) disproteinemitė

g) sėmundjet e shoqėruara me granulomat hipersenzitive, ērregullimet dermatologjike dhe mieloma IgG

h) artriti reumatoid

2. Niveli i kėsaj Ig ulet tek:

a) agamaglobulinemia

b) aplazioni limfoid

c) mungesa selektive e IgG-sė, IgA-sė

d) IgA mieloma

e) proteinemia Bens-Jones

f) leukemia kronike limfoblastike

IgM

1. Niveli i kėsaj Ig rritet tek:

a) makroglobulinemia Valdenstrom

b) tripasonomiaza

c) aktinomikoza

d) bartoneloza

e) malaria

f) mononukleoza infektive

g) lupusi eritematoz

h) artriti reumatoid

i) disgamaglobulinemia

Vėrejtje:Te i porsalinduri, niveli i IgM mbi 20 ng/dl ėshte njė indikacion pėr njė stimulim in utero i sistemit imunitar dhe stimulim nga ana e virusit te rubellės, citomegalovirusit, sifilisit apo toksplazmozės.

2. Niveli i kėsaj Ig ulet tek:

a) agamaglobulinemia

b) ērregullimet limfoproliferative

c) aplazioni limfoid

d) mieloma IgG dhe IgA

e) disgamaglobulinemia

f) leukemia kronike limfoblastike



IgA

1. Rritet nė rastet e:

a) sindromės Viskot- Aldrich

b) cirozės sė mėlqisė (nė shumicėn e rasteve)

c) stadeve tė caktuara tė sėmundjeve tė kolagjenit dhe atyre autoimune si artriti reumatoid dhe lupusi eritematoz

d) infeksionet kronike pa bazė nė deficiencat imunologjike

e) IgA mieloma

2. Ulet nė rast tė

a) ataksisė telangiektazisė hereditare (e trashėguar)

b) gjendjeve me deficienca imunologjike ( si p.sh. disgamaglobulinemitė, agamaglobulinemia kongjenitale dhe ajo e fituar dhe hipogamaglobulinemia)

c) sindromit tė kequshyeshmėrisė

d) aplazionit limfoid

e) mielomės IgG

f) leukemisė akute limfoblastike

g) leukemisė kronike limfoblastike



IgD

1. Rritet nė rast tė

a) infesioneve kronike

b) mielomės IgD

IgE

1. Rritet nė rast tė:

a) Sėmundjeve atopike tė lėkurės

b) rinitit alergjik

c) astmės

d) shokut anafilaktik

e) mielomės IgE

2. Ulet nė rast tė:

a) agamaglobulinemisė

b) hipogamaglobulinemisė pėr shkak tė metabolizmit tė ērregulluar ose sintezės sė imunoglobulinave


Figura 7
Struktura e IgG



Figura 8 Struktura pentamerike e IgM sė serumit



Figura 9 Struktura e sipėrfaqes qelizore tė IgM



Figura 10 Receptori i antigjenit tė limfociteve B


Figura 11 Struktura e IgA
http://pathmicro.med.sc.edu/mayer/stru-11.jpg


Figura 12. Origjina e IgA tė tretshme



Figura 13 Struktura e IgD


Figura 14 Struktura e IgE


Figura 15
Kundėrtrupi rrotullues
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Last edited by ~AnnA~; 08-12-08 at 09:19.
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 15-12-08, 21:28   #15
gjini
 
gjini's Avatar
 
Join Date: 13-11-04
Location: Midis Europes
Posts: 3,086
gjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

respekt per keto shkrime dhe desha te beje nje pyetje ne lidhje me keto shkrime
jon te kopjuara apo ti i ke perkthye dhe i qe qite kestu si te perkthyera??
te lutem mos me keqkupto por vetem desha te dij se punim shum te mira dhe po gezohem qe keto tani mundem edhe shqip ti lexoj.


gjini Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 06:10.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.