Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
User Name
Password
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 15-04-11, 11:44   #1
lirik
 
Join Date: 09-02-07
Posts: 12,675
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Default Origjina e mohuar pellazge



lirik Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 15-04-11, 11:45   #2
lirik
 
Join Date: 09-02-07
Posts: 12,675
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Default AW: Origjina e mohuar pellazge

iliret origjina pellazge pellazget e vejter
q e nga kta pellazg vendas te vjeter
greket ardhacak piushtues vodhen
nga pellazget e vjeter nje sasi te madhe kulture
te vjeter vendase te krijuar aty me shekuj

greket ardhacak te ardhur nga vendet e egjiptit
te ardhur nepermes atzise s e vogel ne ballkan
me pushtimin etyre ata mbuluan komplet greqine

pellazgo iliret e vjeter gereket vodhen shumqka
legjenda pellazge hajna poashtu si sllavet e ardhur

Last edited by lirik; 15-04-11 at 11:53.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 15-04-11, 11:48   #3
murrizi
 
murrizi's Avatar
 
Join Date: 18-04-05
Posts: 3,482
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: AW: Origjina e mohuar pellazge

Quote:
Originally Posted by lirik View Post
iliret origjina pellazge q e vodhen greket greket ardhacak te ardhur nga vebndet e egjiptit nepermes atzise s e vogel ne ballkan mbukluan me pushtimine tyre pellazget e vjeter
O mos u gut bre toka t'nshoft ho...
sa mir e ke gjetė kėtė temė (qė d.m.th. je intersuar tė mėsosh pėr paraardhėsit tanė) por ti mos u ngut tash me prish, o lirik djali.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 15-04-11, 11:55   #4
lirik
 
Join Date: 09-02-07
Posts: 12,675
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Default AW: Origjina e mohuar pellazge

aha po murriz po kto tema i kam lexuar bre kur isha i ri antika ilire te autoret antik
.- veq tash jam duke i perforcuar
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 16-04-11, 09:08   #5
Pulebardha
 
Join Date: 28-10-09
Posts: 120
Pulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Origjina e mohuar pellazge

"e vertete" edhe ktynehere Turqit e kishin kalua Rumanine, Serbine, Greqine, e shume shtete tjera, dhe kishin arri^tź vetem Trojet Shqiptare me i Islamizua , dhe me u dhon aq shume fjale barbare... saqe nuk e dine sot, flet Turqisht apo Shqip...

Edhe keta Greket cudi si paskan mund me vjedhe gjithe at kulture... sigurisht, i kan mbush xhepat... dhe kan ike si majmunat neper druj prej gezimi...


Edhe sot Amerikanski po mesojne nga dhuna... e gjysen e fjaleve Shqipe i kane harrua... ndoshta edhe keta kan ardh me vjedhe pak kulture Shqiptare, neper xhepa... nuk i dihet nese gjojn naj send i mbushin edhe fluturaket...
Pulebardha Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 16-04-11, 11:21   #6
elvio
 
elvio's Avatar
 
Join Date: 21-01-10
Posts: 6,290
elvio has disabled reputation
Default Titulli: Origjina e mohuar pellazge

Zonja Kocaqi ka mbledhur shume fakte me kerkimet e saj ne lidhje me pellazget,edhe sapo libri i saj doli ne treg prej 264 faqesh
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 19-04-11, 05:40   #7
lirik
 
Join Date: 09-02-07
Posts: 12,675
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Origjina e mohuar pellazge

Ne librin "Shqiptarėt…" autori francez Edvin Zhak, nxjerr lidhjen qė ekziston ndėrmjet gjuhės shqipe dhe asaj pellazge. Gjė tė cilėn, fatkeqėsisht, studiuesit shqiptarė, njerėzit e gjuhėsisė, me tituj dhe grada, nuk e pranojnė madje ironizojnė kur autorė tė tjerė nxjerrin kėtė fakt tashmė i studiuar dhe i konkluduar nga shumė burime. Se cili ėshtė qėndrimi i gjuhėtarėve shqiptarė, mjafton tė shikoje reagimin e zotit Mancaku nė emisionin Top-Show, pėr katragjyshėt e shqiptarėve. Ai kundėrshtoi zotin Aref, autorin franko-shqiptar qė ka bėrė njė libėr pėr prejardhjen e shqiptarėve, pėr konkluzionet e tij pėr lidhjen shqiptaro-pellazge, qė autori e ka nxjerrė pas njė studimi 30 vjeēar, por qė historianėt e lashtėsisė e kanė thėnė me kohė dhe mjafton vullneti dhe dėshira pėr t'i lexuar dhe interpretuar drejt faktet e thėna pėr tė kuptuar historinė reale. Zoti Mancaku kundėrshton faktin se kuptimi i fjalės Athina ėshtė i lidhur me shqipen dhe studiues tė huaj i japin kuptim at-thėna etj. Sipas studiuesve shqiptarė janė tabu studimet e deritanishme tė bėra pėr historinė dhe gjuhėsinė shqiptare nga studiues tė izoluar dhe ēdo tezė e hedhur ndryshe bėn reaksion. Duket qė shqipen e shikojnė tė influencuar nga latinishtja dhe qė kuptohet greqishtja ėshtė mė e vjetėr dhe gjuha e Homerit ėshtė ajo greke. Kėtyre studiuesve nuk u ka rėnė fare nė vesh fakti se vetė emri i Homerit shpjegohet nga shqipja, apo qė studiues tė ndryshėm dhe vetė babai i historisė Herodoti e konsideron Homerin si pellazg qė unifikoi gjuhėn dhe kulturėn pellazge. Se interesimi i tij pėr pellazgėt vjen nga fakti se ai vetė ishte i tillė. Se Homeri i kėndon njė periudhe kur grekėt as qė ishin nė Ballkan. Por tė gjitha kėto janė tė huaja pėr studiuesit shqiptarė.

Lexoni autorin francez qė t'u vijė turp pėr studiuesit shqiptarė.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 19-04-11, 05:40   #8
lirik
 
Join Date: 09-02-07
Posts: 12,675
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Origjina e mohuar pellazge

PELLAZGĖT

Termi i vjetėr "pellazgė" vazhdon tė mbetet mė i mistershėm se kurrė, pasi studiuesit e kanė ende tė vėshtirė tė gjejnė kuptimin e tij tė saktė. Pėr kėtė arsye, shumė gjuhėtarė tė njohur preferojnė ta zėvendėsojnė atė me termin "parahelen", kur flasin pėr gjuhėn e popullit qė ishte mė i hershėm se grekėt nė Ballkan. Megjithatė, Herodoti dhe Straboni kanė lėnė dorėshkrime tė shumta rreth pellazgėve. Po kėshtu edhe Tuqididi, Dionisi i Halikarnasit, Plini Plak, Hesiodi, Homeri, Eskili, Sofokliu, Europidi, Virgjili e shumė tė tjerė. Duke qenė se jetuan shumė mė afėr asaj periudhe tė historisė njerėzore, dėshmia e tyre pėr pellazgėt duhet tė ketė mė shumė peshė. Pellazgėt erdhėn nė Ballkan nė kohėt parahistorike para ilirėve dhe quhen nga Korkuti "paleoindoevropianė". Ata ishin pararendės tė ilirėve, qė mė pas u bėnė pararendės tė shqiptarėve. Sipas shkrimtarėve tė hershėm, pellazgėt banonin tė shpėrndarė nė rajonin Ballkano-Egjeas, duke pėrfshirė kėtu tė gjithė Ballkanin, bregdetin Egje tė Azisė sė Vogėl dhe Kretėn. Gjuha e tyre pellazge cilėsohej si "barbare", d.m.th. jogreke. Studimet gjuhėsore tregojnė se ky popull la gjurmėt e tij nė Ballkan nėpėrmjet terminologjisė paragreke tė emrave tė njerėzve, vendeve dhe hyjnive - emra, qė nuk kanė asnjė lidhje me greqishten, por qė

mund tė shpjegohen nėpėrmjet ilirishtes dhe shqipes.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 19-04-11, 05:41   #9
lirik
 
Join Date: 09-02-07
Posts: 12,675
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Origjina e mohuar pellazge

LIDHJET E SHQIPTARĖVE ME PELLAZGĖT

Studiuesi i parė i kohės sonė, qė i pėrcaktoi shqiptarėt e sotėm si pasardhės tė pellazgėve, ishte Johan Fon Han, i cili i vazhdoi kėrkimet e veta historike e gjuhėsore gjatė 40 vjetėve qė shėrbeu si konsull i Austrisė nė Janinė. Poeti dhe studiuesi arbėresh nė Itali, Jeronim De Rada, mbrojti tė njėjtėn tezė, duke provuar se toponimet pellazge mund tė shpjegohen vetėm nėpėrmjet gjuhės shqipe. Mė 1879, njė vit pasi Kongresi i Berlinit mohoi legjitimitetin e Shqipėrisė, Pashko Vasa e mbėshteti kėtė argument, duke botuar nė Paris dhe nė Berlin, nė gjuhėn frėnge e shqipe, veprėn e tij tė njohur E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt. Ai vuri nė dukje se, kur njerėzit janė tė detyruar tė shpėrngulen, ata i emėrtojnė vendet e reja sipas atyre tė vjetrave, tė cilat u duhej t'i braktisnin. Kėshtu, emri i lashtė i Maqedonisė ishte Emathia (shqip: e madhja) dhe pellazgėt, tė detyruar tė shpėrngulen nė drejtim tė trevave tė sotme shqiptare, e emėrtuan krahinėn malore Matia ose Mat. Virgjili pohon se heronjtė e mundur tė Trojės bėnė tė njėjtėn gjė kur u shpėrngulėn nė Butrint; po kėshtu edhe arbėreshėt kur mbėrritėn nė Italinė e Jugut.

Studiuesi J.Thomopullos radhiti njė numėr emėrtimesh tė tilla dhe, veē kėsaj, tregoi se si fjalėt etruske kishin tė njėjtėn rrėnjė me pėrgjegjėset e tyre nė shqip. Njė tjetėr studiues modern, Spiro Konda, vuri nė dukje shembuj nga Odiseja e Homerit, ku emrat e maleve janė kompozita tė pėrbėra nga njė emėr shqiptar me prejardhje nga banorėt vendas pellazgė dhe nga pėrgjegjėsi i tij nė gjuhėn e banorėve grekė, qė erdhėn nė vend tė tyre. Kėshtu, mund tė pėrmendim kompozitėn Gyropetra, tė pėrbėrė nga fjala shqipe gur dhe ajo greke petra, e cila do tė thotė gjithashtu "gur'. Po kėshtu, ndeshet edhe fjala Megallopetras Gyres, njė kombinim i "gur i madh" nė greqisht dhe "gur" nė shqip. Veē kėsaj, ka shumė variante tė fjalės shqipe mal dhe pėrgjegjėses sė saj greke oros, si p.sh., Maleiaon oros. Duke vėnė nė dukje pėrhapjen e gjerė tė gjuhės dhe tė popullit pellazg, ai vėrejti njė kompozitė tė ngjashme edhe nė emėrtimin e malit Maliegy, afėr Budapestit, ku mal ėshtė nė gjuhėn shqipe dhe egy ėshtė pėrgjegjėsi i tij nė hungarisht. Njė tjetėr studiues, Xhaxhiu, ka vėnė nė dukje, gjithashtu, variantet e shumta tė fjalės shqipe pyll, tė gjetura nė ishullin pellazg tė Lesbos dhe nė Epir. Ai ėshtė shprehur si mė poshtė: "Fakti qė pellazgėt, tė sulmuar nga farefisi i tyre grek, u detyruan tė tėrhiqeshin nga ultėsirat pėr nė pyje dhe nė male, shpjegon pėrdorimin e gjerė tė emrave tė vendeve, qė kanė rrėnjėt shqipe pyll, mal dhe gur."

Studiuesit vėnė nė dukje se gjuhėt e vdekura zakonisht lėnė gjurmė nėpėrmjet emėrtimeve tė lumenjve, tė maleve dhe tė dukurive tė tjera tė qėndrueshme tė natyrės, ashtu siē ka ndodhur me emėrtimet e indianėve tė Amerikės. Njė emėrtim i tillė ėshtė Larisa, fjala pellazge pėr "kala", qė pėrdorej gjerėsisht nė botėn e lashtė pėr tė shėnuar njė qytet tė fortifikuar. Kjo fjalė, qė ndeshet ende nėpėr harta, vėrteton pėrhapjen e gjerė tė popullsisė pellazge. Atlasi i Botės Klasike i Sheperdit paraqet njėmbėdhjetė qytete apo vendbanime me emrin "Larisa". Njė Larisė e tillė ndodhet nė Asiri, nė bregun e lumit Tiger, dhe shumė tė tjera nė Azinė e Vogėl. Njėra prej tyre, qė ndodhet afėr Trojės, pėrmendet nga Homeri si shtėpia e "pellazgėve tė ashpėr nga fushat e pasura, pjellore tė Larisės". Qytetet e Ballkanit, qė mbanin njė emėr tė tillė, ishin: njėri nė lumin Peneus, nė viset e Argosit pellazg, nė Thesalinė Qėndrore; njė Larisa Kremaste, nė pjesėn jugore tė Akeia-Ftiotis, dhe njė tjetėr, qė sot quhet Tekos, pranė lumit Larisos, i cili derdhet nė Detin Jon, poshtė kepit veriperėndimor tė Gjirit tė Korintit, nė Elia tė Akeas. Kjo mund tė na ndihmojė tė vlerėsojmė pohimin e rėndėsishėm tė albanologut Otto Blau, se mbishkrimet e lashta mbi pllakat e gurit, tė zbuluara nė Kretė e Lemnos mė 1897-99 dhe pėr njė kohė tė gjatė tė padeshifrueshme, mund tė deshifrohen nėpėrmjet gjuhės shqipe.
Veē kėtyre qė thamė mė lart, del edhe problemi i gjuhės sė mistershme tė etruskėve tė lashtė nė Italinė Qėndrore. Pėr njė kohė tė gjatė mendohej se ajo nuk ka patur asnjė lidhje me gjuhė tė tjera tė njohura. Megjithatė, vitet e fundit, njė studiues italian, Filipo Koareli, nė shkrimet e tij rreth Qyteteve Etruske tė Italisė, deklaroi se gjuha misterioze e etruskėve ishte ngushtėsisht "e lidhur me gjuhėn parahelene tė Lemnosit". Lemnosi ėshtė njė ishull pellazg nė perėndim tė Trojės pellazge. Studiuesja bashkėkohėse me origjinė shqiptare, Nermin Vlora Falaski, ėshtė autore e njė studimi tė dytė rreth qytetėrimit evro-mesdhetar, tė titulluar Gjuha Etruske, njė gjuhė e gjallė. Duke shfrytėzuar veprat e studiuesve tė tjerė, qė nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme, dhe duke analizuar epigrafet e shumta etruske, ajo arriti nė pėrfundimin se etruskėt ishin pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė pellazgėve, qė populluan pjesėn mė tė madhe tė trevave mesdhetare. Teksti prej 176 faqesh, nė italisht dhe anglisht, ėshtė ilustruar me 49 fotografi me ngjyra dhe 53 riprodhime origjinale tė mbishkrimeve etruske. Gjithashtu, jepet edhe njė transkriptim me shkronja latine i ēdo fjale etruske, pėrgjegjėset e saj nė italisht, anglisht e shqip, si edhe njė pasqyrė e alfabeteve pėrkatėse. Teza e saj mjaft bindėse pretendon se kėto mbishkrime etruske mund tė interpretohen vetėm nėpėrmjet idiomės pellazgo-ilire, tė ruajtur nė gjuhėn shqipe. Studiuesit shqiptarė mund tė mos jenė shumė objektivė, por fakti ėshtė se, pas studimit tė epitafeve mbi varret, kolonat dhe qeramikėn etruske, tė gjetura nė Peruxhia e gjetkė nė Toskanė, ata mund ta krahasonin kėtė gjuhė vetėm me dialektin toskė tė shqipes. Edhe vetė emėrtimi italian pėr kėtė trevė etruske ėshtė Toskana, vendi i Toskėve, emėr ky identik me atė tė shqiptarėve tė jugut. Megjithatė, kjo ēėshtje u takon specialistėve. Sidoqoftė, mund tė thuhet se, padyshim, kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė koincidencė tė rastit. Hulumtimi i fjalorit karakteristik tė kėtij populli parahelen bėri qė studiuesi francez Luis Benlov tė arrinte tė njėjtin pėrfundim nė librin e tij La Grčce avant les Grecs (Greqia para grekėve), tė botuar nė Paris mė 1877. Ai vėrejti se "shumė emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, tė cilat nuk mund tė shpjegohen nga etimologjia e fjalėve greke, mund tė shpjegohen fare mirė nėpėrmjet njė gjuhe jogreke. Deri mė sot vetėm njė gjuhė ėshtė e aftė tė hedhė dritė mbi kėto emra: kjo ėshtė gjuha shqipe. Prandaj autori i kėtij punimi ėshtė i detyruar tė mbėshtesė tezėn se shqiptarėt e sotėm janė pasardhės tė popullsisė, e cila jetonte para ardhjes sė grekėve nė trevat pėrgjatė Adriatikut e deri nė Halis" (x,xi). Halis ishte njė lumė nė lindje tė Azisė sė Vogėl.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 19-04-11, 05:42   #10
lirik
 
Join Date: 09-02-07
Posts: 12,675
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Origjina e mohuar pellazge

VERIFIKIMI I ALFABETIT PELLAZG

Shkrimi i njė gjuhe tė folur pėrbėn njė histori mjaft interesante. Alfabeti pellazg, me sa duket, ka ardhur te ne nėpėrmjet fenikasve. Pasi, ashtu siē e perfeksionuan zejtarėt fenikas zejtarinė egjiptiane, nė atė masė sa mbreti Solomon i thirri pėr tė ndėrtuar tempullin e tij nė Jerusalem, po nė atė mėnyrė fenikasit zėvendėsuan hieroglifet e ndėrlikuara egjiptiane me alfabetin e parė, nė tė cilin ēdo tingull shprehej me anė tė njė simboli tė thjeshtė. Madje, edhe mallrat e tyre mė tė ēmuara prej metali, qelqi e fildishi nuk ishin aq tė rėndėsishme sa ky sistem shkrimi, qė u pėrhap nga tregtarėt e tyre anembanė pellgut tė Mesdheut. Shumė nga popujt qė huazuan simbolet fenikase, i modifikuan ato nė mėnyrė qė tė shprehnin tinguj tė ndryshėm tė gjuhės sė tyre. Nė tė vėrtetė ėshtė pohuar se "ēdo alfabet i botės sė qytetėruar e ka prejardhjen nga alfabeti fenikas". Karakteret apo simbolet pellazge nuk kanė mbijetuar nė dorėshkrime, por ato janė gjetur nė mbishkrime mbi gur, qeramikė e, mė vonė, nė monedha. Alfabetet e ndryshme, gradualisht, u bėnė shenja dalluese tė kulturave apo qytetet-shteteve tė ndryshme. Pėr rrjedhojė, kur kolonitė greke e rrethuan pellgun mesdhetar e, madje, kaluan edhe pėrtej tij, secila prej tyre pėrdorte shkrimin karakteristik tė shtetit nga e kishte prejardhjen. Kėshtu, p.sh., shkrimi kalkidik, i pėrdorur nė Kumae dhe Neapolis, nė Kampinia tė Italisė sė Jugut, ishte ai i qytetit tė origjinės, Kalkis, nė ishullin grek tė Eubeas. Shkrimi dorik, i gjetur nė Korkyrė (Korfuz) dhe Sirakuzė, ishte nga qyteti i origjinės, Korinti. Mirėpo, kėto alfabete tė ndryshme shpeshherė shtonin ose humbisnin simbole gjatė pėrshtatjes sė tyre me dialektet vendase. Edhe alfabeti etrusk nuk u zbulua nga mbishkrimet nėpėr vazo, tė importuara nga Athina e Korinti dhe tė gjetura nė varret etruske, por nga ato nė varret e monumentet e tyre prej guri. Kėto mbishkrime, sipas autoriteteve shkencore, pėrcaktojnė origjinėn e alfabetit etrusk nga Kalkisi i Eubeas.

Tabelat krahasuese dėshmojnė pėr origjinėn e njėjtė tė alfabetit etrusk dhe tė katėr alfabeteve tė tjera italike: latin, faliskan, umbrian dhe oskan. Nga krahasimi i ngjashmėrive dhe i ndryshimeve tė kėtyre katėr alfabeteve, Isak Tejlor pati mundėsi tė rindėrtonte alfabetin amė, tė pėrdorur nga kolonėt e parė nė Itali, dhe e cilėsoi atė si "pellazg". Alfabeti pellazg i rindėrtuar ėshtė krahasuar me atė etrusk dhe katėr tė tjerėt nė tė njėjtėn tabelė. Veē kėsaj, monedhat e prera nė Kalkis pėrmbajnė shkronja, nga tė cilat mund tė rindėrtohet edhe alfabeti i tyre. Tejlori pohon se njė krahasim midis dy rindėrtimeve pėrcakton pėrfundimisht se alfabeti pellazg i Italisė e kishte prejardhjen nga alfabeti primitiv i Kalkisit. Ky pėrfundim mbėshtetet, gjithashtu, nga fakti se monedhat e hershme etruske ndoqėn standartet e peshės dhe format numizmatike tė monedhave eubease, kur mbishkrimet pėrdornin tė njėjtin alfabet. Nga ky studim krahasues i disa alfabeteve tė lashtė shohim se grekėt dhe romakėt i bazuan alfabetet e tyre nė atė fenikas dhe, veē kėsaj, pėrfitojmė alfabetin pellazg tė rindėrtuar. Gjithashtu, pėrcaktojmė origjinėn pellazge tė popullsisė etruske nė Itali, gjė qė mbėshtet

shkencėrisht pohimet e Tuqididit, Dionisit, Virgjilit e tė tjerėve.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 19-04-11, 05:42   #11
lirik
 
Join Date: 09-02-07
Posts: 12,675
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Origjina e mohuar pellazge

FJALORI DHE GJUHA PELLAZGE

A.J. Van Vindekens, profesor nė Universitetin e Luvenit, nė Belgjikė, ka shkruar rreth njė gjuhe tė lashtė indoevropiane, tė cilėn e quan pellazge. Ai nguli kėmbė se shumė fjalė nė greqishte mund tė shpjegohen si tė prejardhura nga njė gjuhė parahelene, tė cilėn e quajti pellazge. Struktura morfologjike e emrave tė pėrveēėm dhe e toponimeve pėrkon me njė gjuhė paragreke. Ata qė u vendosėn tė parėt nė pellgun e Egjeut, para ardhjes sė grekėve, i quan "proto-indoevropianė". Pjesa e parė e punimit tė tij pėrfshin studimin fonetik tė zanoreve dhe tė bashkėtingėlloreve pellazge. Pjesa e dytė merret me formimin e emrave, nė mėnyrė tė veēantė me prapashtesimin, emrat e pėrveēėm dhe toponimet. Emrin e perėndeshės Athina, pėr shembull, e shpjegon si tė prejardhur nga fjala at (baba), e gjetur nė shqipe e nė gjuhė tė tjera indoevropiane, por me njė prapashtesė femėrore, qė e bėn atė nėnė. Van Vindekens vėrejti se toponimet pellazge gjenden tė pėrhapura nga Azia e Vogėl e deri nė Itali, por veēanėrisht nė Iliri dhe nė Greqinė e sotme. Kėto emra vendesh ndeshen nė Greqi mė me shumicė se nė ēdo vend tjetėr, kurse emrat pellazgė tė njerėzve dhe tė hyjnive gjenden vetėm nė greqishte. Kjo e bėri Van Vindekensin tė besonte se popullsia mė e dendur, qė fliste gjuhėn pellazge, ndodhej nė Greqi. Mė tej, ai shtoi se gjuha ilire ishte zhdukur, duke lėnė pas vetėm disa emra tė pėrveēėm, tė cilėt gjenden nė dorėshkrimet greke e latine. Sikur gjuha ilire tė ishte ruajtur si greqishtja, ai besonte se numri i emrave tė pėrveēėm dhe i fjalėve tė tjera do tė dėshmonin se popullsia pellazge nė Iliri do tė kishte po atė dendėsi tė madhe si nė Greqi.

Grekėt, ilirėt dhe italianėt gjetėn nė brigjet mesdhetare njė gjuhė, nga e cila huazuan njė numėr tė madh fjalėsh qė shėnonin sende tė njohura e tė panjohura. Ata e asimiluan qytetėrimin pellazg, duke e pasqyruar kėtė nė fjalorin e huazuar. Janė identifikuar shumė fjalė pellazge, qė pėrdoren pėr tė shėnuar kafshė tė tilla si: gomar, derr, pėllumb, salamandėr e hardhucė, si edhe fjalė tė tjera qė shėnojnė bimė, minerale, vegla muzikore, lojėra, lundrim, tregti, ndėrtim, artin e luftės, gjueti, familje, shoqėri e besim. Prania e kaq shumė huazimeve dėshmon se grekėt, ilirėt dhe italianėt as e zhdukėn dhe as e dėbuan menjėherė popullsinė pellazge, tė cilėn e gjetėn nė ato treva. Pushtuesit duhet tė kenė bashkėjetuar me vite tė tėra me pellazgėt, duke huazuar, kėshtu, njė pjesė tė mirė tė fjalorit tė tyre.

Van Vindekens arriti nė pėrfundimin se grekėt, ilirėt dhe italianėt nuk mund tė kenė qenė indoevropianėt e parė, qė u vendosėn nė Evropėn Jugore dhe nė Azinė e Vogėl. Ata janė paraprirė nga pellazgėt. Ndonėse nuk e datoi ardhjen e pellazgėve, ai ishte i sigurt se ata u vendosėn nė gadishull para ardhjes sė fiseve helene tė Jonėve, aty midis viteve 2000 e 1600 p.e.s. Vetėm atėherė kur pakica jone u pėrforcua me ardhjen e eolėve dhe akejve, rreth vitit 1500 p.e.s., si edhe me dorėt luftėtarė, rreth vitit 1000 p.e.s., ata ishin nė gjendje tė nėnshtronin pellazgėt e tė zėvendėsonin qytetėrimin e tyre. Autori ėshtė i bindur se pellazgėt u larguan nga djepi i tyre indoevropian nė tė njėjtėn kohė me hititėt, shpėrngulja e tė cilėve sigurisht qė i paraprin asaj tė grekėve...

ORIGJINA INDOEVROPIANE E GJUHĖVE PELLAZGE, ILIRE DHE SHQIPE
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 19-04-11, 05:44   #12
lirik
 
Join Date: 09-02-07
Posts: 12,675
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Origjina e mohuar pellazge

ORIGJINA INDOEVROPIANE E GJUHĖVE PELLAZGE, ILIRE DHE SHQIPE
FAMILJET E GJUHĖVE

Studiuesit e gjuhėsisė vėnė nė dukje se gjuhėt moderne nuk janė tė izoluara, por i takojnė njė familjeje tė veēantė gjuhėsh simotra, disave prej tė cilave mund t'u gjendet edhe gjuha amė e pėrbashkėt. Duke shkuar sa mė thellė nė kėtė proces rindėrtimi historik, del e qartė se shumė prej kėtyre gjuhėve amė e kanė prejardhjen nga njė gjuhė e pashkruar, edhe mė e lashtė, tė cilėn studiuesit e quajnė "indoevropiane". Njė diagramė skematike, qė pasqyron marrėdhėniet midis gjuhėve tė ndryshme indoevropiane, tregon, pėr shembull, se gjuhėt marathi, urdu, hindu dhe bengali bėjnė pjesė nė familjen sanskrite, ndonėse vetė kjo e fundit tani ka dalė jashtė pėrdorimit. Por sanskritishtja ishte pjesėtare e familjes indike dhe, sė bashku me iranishten, formonin grupin indo-iranian, i cili, nga ana e tij, e kishte prejardhjen nga njė bazė indoevropiane. Ēuditėrisht, ky diagram tregon se ndėr 47 gjuhė moderne me bazė indoevropiane vetėm dy prej tyre, shqipja dhe armenishtja, kanė njė prejardhje tė drejtpėrdrejtė nga indoevropianishtja, pa ndonjė prind tė ndėrmjetėm gjuhėsor. Aspektet teknike tė kėsaj ēėshtjeje u takojnė specialistėve. Mirėpo duket i pakundėrshtueshėm fakti qė shqipja ėshtė njė nga gjuhėt mė tė vjetra indoevropiane dhe shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė vjetėr indoevropianė
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 19-04-11, 05:45   #13
lirik
 
Join Date: 09-02-07
Posts: 12,675
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Origjina e mohuar pellazge

KARAKTERISTIKAT E FAMILJES INDOEVROPIANE

Gjuhėt indoevropiane, pra, pėrbėjnė njė familje gjuhėsh, disa tė gjalla e disa tė vdekura, tė cilat kanė lidhje farefisnie me njėra-tjetrėn dhe paraqesin ngjashmėri midis tyre. Gjuhėt indoevropiane kanė disa shkallė ngjashmėrie nė fjalorin e tyre, nė sistemin fonetik e nė strukturėn gramatikore, sigurisht me ndryshimet pėrkatėse si rezultat i evolucionit shekullor. Strukturat e tyre gramatikore, pėr shembull, karakterizohet nga sistemi i gjinisė, i numrit dhe i rasave pėr emrat, pėremrat e mbiemrat, si edhe nga sistemi i zgjedhimit pėr foljet. Fondi indoevropian ka kontribuar, gjithashtu, pėr fjalorin e pasur tė gjuhėve simotra, duke pėrfshirė edhe shqipen. Fatkeqėsisht, ky fond nuk arriti tė merrte kurrė trajtėn e njė gjuhe tė shkruar. Por specialistėt e gjuhėsisė nuk e kanė ndėrprerė punėn e tyre tė madhe hulumtuese. Ata janė tė bindur se, duke krahasuar njė fjalė nė disa gjuhė simotra, shpesh mund tė arrihet te njė rrėnjė e pėrbashkėt. Prapashtesat dhe mbaresat e ndryshme, qė i shtohen rrėnjės, dėshmojnė se kėto gjuhė simotra kanė njė sistem tė zhvilluar lakimi apo zgjedhimi, ashtu si greqishtja e vjetėr dhe latinishtja, ose edhe shqipja e sotme. Nė kėtė mėnyrė, studiuesit kanė zbuluar me qindra fjalė tė parme, tė cilat mendojnė se e kanė origjinėn nė njė gjuhė tė pėrbashkėt. Disa prej kėtyre fjalėve nė shqipe janė: ditė, natė, dimėr, i lehtė, i thellė, punė, zemėr, ujk, ujė, i rėndė, jam, kam, bie, ha, pi e shumė tė tjera. Ky fond i trashėguar arrin nė mė shumė se 2000 fjalė tė parme, qė nuk janė pak po tė kemi parasysh se prej tyre janė formuar fjalė tė tjera tė pėrbėra, si p.sh., nga "punė" kemi: punėtor, punonjės, punim, punishte, mbipunė, punėtori, punėdore, ditė-punė e shumė tė tjera. Pėr shkak se fjalė tė tilla tė parme gjenden nė gjuhėt e folura nga Evropa Veriore gjer nė Indi, atėherė gjuha e pėrbashkėt hipotetike ėshtė quajtur indoevropiane.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 19-04-11, 05:45   #14
lirik
 
Join Date: 09-02-07
Posts: 12,675
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Origjina e mohuar pellazge

ZBULIMI I VENDIT TĖ ORIGJINĖS

Ku e ka burimin fondi indoevropian? Zbulimi gradual i kėtij fjalori indoevropian u ka dhėnė dorė shkencėtarėve tė rindėrtojnė mėnyrėn indoevropiane tė jetės dhe tė pėrfytyrojnė mjedisin e tyre. Ekzistenca e njė rrėnje tė pėrbashkėt pėr fjalėt fushė, kalė, shtėpi dhe mjaltė etj., dėshmon pėr njohjen e objekteve tė tilla jo vetėm nga pėrdoruesit e sotėm tė kėtyre gjuhėve, por edhe nga ata tė kohės parahistorike indoevropiane. Nė tė kundėrt, mungesa e njė rrėnje tė pėrbashkėt pėr disa fjalė tė pėrshkrimit tė mjedisit mund tė jetė me domethėnie tė madhe. Indoevropianishtja duket se ka njė rrėnjė tė pėrbashkėt pėr fjalė tė tilla si: borė, ujk dhe lis; ndėrkohė, njė rrėnjė e tillė mungon pėr fjalėt det, ishull, pėr pemėt e kafshėt tropikale si, palma, arra e kokosit, tigri e deveja. Kjo i bėri studiuesit qė, logjikisht, ta pėrcaktonin qendrėn ose bazėn indoevropiane pėrreth maleve tė Kaukazit apo Uraleve. Megjithatė, mungesa e dorėshkrimeve e bėn tė vėshtirė njė pėrcaktim mė tė saktė e mė dogmatik.

PĖRCAKTIMI I KOHĖS SĖ SHPĖRBĖRJES
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 19-04-11, 05:46   #15
lirik
 
Join Date: 09-02-07
Posts: 12,675
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Origjina e mohuar pellazge

Kur filloi gjuha amė indoevropiane tė degėzohej e tė shpėrbėhej nė gjuhė tė tjera tė vjetra tė mėvonshme, prej tė cilave do tė zhvilloheshin gjuhėt e sotme simotra? Pranohet pėrgjithėsisht se gjuha ka tendencėn e ndryshimit me kalimin e shekujve. Pėr shembull, gjuha angleze e katėr shekujve mė parė, e pėrdorur nė dramat e Shekspirit, tani ėshtė arkaike, por ende e kuptueshme; kurse anglishtja e vjetėr e 12 shekujve mė parė, qė ndeshim te Beovulfi, ėshtė fare e pakuptueshme. Njohja e ritmit tė kėtyre ndryshimeve gjuhėsore e pajis studiuesin me njė mjet matės tė pėrafėrt, me anė tė tė cilit ai mund tė pėrcaktojė kohėn qė duhet pėr kalimin nga njė gjuhė nė njė tjetėr. Gjuhėt mė tė vjetra indoevropiane tė shkruara, tė dėshmuara rreth vitit 1400 p.e.s., ishin hititishtja, sanskritishtja, gjuha mikenase dhe greqishtja. Kėto gjuhė tashmė kishin ndryshuar shumė nga njėra-tjetra. Gjuhėtarėt llogaritin se duhet tė jetė dashur nga 2000 deri nė 3500 vjet qė njė gjuhė amė tė merrte forma tė ndryshme. Kjo do tė thotė se indoevropianėt, si folės tė njė gjuhe tė pėrbashkėt, datohen rreth vitit 4000 ose 5000 p.e.s.

Shihet qartė se gjuhėsia hedh edhe dritė edhe hije nė kėrkimin tonė pėr origjinėn parahistorike tė popullit shqiptar dhe tė gjuhės sė tij. Prandaj, nė kėtė pikė, edhe ne po ua lėmė specialistėve qė tė merren me misterin e kėsaj ēėshtjeje. Por duhet theksuar se bashkėpėrkimi i pėrgjithshėm i mendimeve shkencore ėshtė se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janė pasardhėsit modernė mė tė afėrt tė ilirėve, pellazgėve dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bėn edhe mė tė qartė arsyen pėrse ky popull i vjetėr ėshtė mbajtur i patundur pas gjuhės dhe kulturės sė tij tė lashtė. Ndonėse atdheu i tyre ėshtė pushtuar shpesh nga grekėt, romakėt, sllavėt e turqit dhe ndonėse ata shpesh kanė pėrdorur gjuhėra tregtie, tė importuara gjetkė, njerėzit, qė sot njihen si shqiptarė, kanė ruajtur me vendosmėri e sukses gjuhėn, zakonet, traditat dhe identitetin e tyre tė lashtė, pellazg e ilir.


lirik Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 06:20.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.