Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
User Name
Password
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 13-06-11, 22:28   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,893
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Mitrush Kuteli

Dhimitėr Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi mė 13 shtator 1907 nė Pogradec, ndėrsa vdiq mė 4 maj 1967 nė Tiranė









Testamenti pėr fėmijėt: Duajeni vendin dhe gjuhėn deri nė vuajtje


Nė letrėn e lamtumirės, qė “mjeshtri i fjalės sė shkruar” ka lėnė para vdekjes, mė sė pari kėshillon fėmijėt qė tė “mos u shqasė zemra kundėr Shqipėrisė, as kur do tė vuajnė pa faj”, duke vazhduar me pėrjetimet nga terreni i letėrsisė, “njė tokė kjo tek gėlojnė gjarpėrinjtė e tė vrasin shokėt, se u bėn hije”. Po ēfarė thotė tjetėr nė tekstin e testamentit Mitrush Kuteli, gjeniu i letrave shqipe E dashur Efterpi,
Kėtė letrė, qė ėshtė, ndofta, e fundit, desha tė ta shkruaj me dorė, po nuk mund. Sot nuk e kam dorėn tė sigurt, mė dridhet. Ti s’je kėtu. Ke shkuar me Pandin nė Rrushkull pėr tė parė Poliksenin dhe Atalantėn. Tė nxita mė shumė unė. Nga brenga, nga malli. Jam vetėm nė shtėpi. Doruntina ka shkuar tė lozė me vajzat e Bajramit.
Mendjen e kam tė turbullt nga pagjumėsia, nga ėndrat e kėqia. Kur u ngrita, ti po bėheshe gati pėr nė Rrushkull. Kokėn e kisha, dhe e kam, tė rėndė. Ti shkove mė 7 e gjysmė. Pas 5 minuta ardhi Ilua i Sterjos e mė solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli.. Sipas mendjes sime shpėtoi. E kam zili. Vdekja ėshtė prehja e madhe, shkėputja nga dhembjet. Vėrtet, edhe nga gazet, por nė njė kohė, kur njeriu ėshtė shumė i sėmurė, i mėrzitur, vdekja ėshtė shpėtim: nga dhembjet fizike dhe shpirtėrore. Qė tė dyja tė rėnda. Ti e di sa dhembje tė tilla kam pasur nė kohėn e fundit. Njėra, qė ti ma di, ėshtė se si pasoje e tyre nuk jam i zoti tė punoj, tė krioj, tė paguaj bukėn qė mė jep shteti pėr vete e pėr fėmijėt. Unė s’kam qenė e s’dua tė jem kurrė parazit. Po ē‘tė bėj, grua? S’mund. Kokėn e kam tė turbullt. (…) Letrėn e nisa pėr tjetėr gjė: tė tė pėrsėrit porositė e mija tė fundit. Mė fal se tė mėrzit. Unė t’i kam thėnė kaq herė. Ta kam helmuar jetėn, sepse edhe mua ma kanė helmuar tė tjerėt. Dhe s’kam qėnė i zoti ta mbaj helmin pėr vete, siē mė takon. Ky qoftė helmi i fundit qė po tė sjell.
Ne u bashkuam, rrojtmė dhe bėmė fėmijė nė vjete stuhie: burg, urbanizėm, hotel. Po atėhere kisha shėndet dhe i kapėrxeva tė gjitha. Tani, ti e di.. I di ditėt dhe netet e mija. Sėmundjet dhe brengat mė brehnė, mė hėngėrn. Unė e shoh tani vdekjen si njė lirim nga dhembjet. Nuk e dua, po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, mė ēik. Mė vjen keq se do t’i le fėmijėt tė vegjėl, pa krah, mbase nė vobektėsi tė madhe, nė pamundėsi pėr t’u arritur synimeve. Pensioni im nuk do tė mjaftojė. S’kam “vjete shėrbimi”. Domosdo, 22 vjet jashtė. Edhe atje kam punuar sa jam shuar, por kėta vjete pune nuk peshojnė pėr efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta, pas vdekjes, kur tė pushojnė pasionet dhe urrejtjet, shteti ynė mund t’ju ndihmojė pėr hir tė punės sime sė kaluar: nė gazetari dhe letėrsi, qė nė moshė tė njomė, dhe sidomos nė fushėn ekonomike. Njė pjesė tė shkrimeve tė mija – shqip dhe rumanisht – janė aty, nė Bibliotekėn Kombėtare. Disa njerėz i dinė pėrpjekjet e mija kundėr kapitalit italian, kundėr grabitjeve gjermane. Kam punuar pa interes vetiak, bile kundėr intereset vetiak. Nuk kam ndjekur kurrė pasurimin tim, sepse ky pasurim mund tė bėhej vetėm me dy mjete: me vjedhje (ka njėmijė e njė mėnyra vjedhjeje dhe unė s’kam pėrdorur asnjėrėn) dhe me tradhėti, duke u shėrbyer tė huajve pėr tė grabitur vendin dhe duke marrė para pėr kėtė shėrbim. Zgjodha rrugėn e kundėrt: luftėn kundėr atyre qė donin tė grabisnin, atyre qė grabisnin. Nuk i ndala dot tė tėra, jo se s’desha, jo se kisha interes,po se s’munda. Kaq munda, kaq bėra. Kundėr grabitjeve italiane, kundėr grabitjeve gjermane, kundėr grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurrė udhėn e rehatit vetjak, udhėn e “urtė e butė e lugėn plot”. Kam punuar shumė, kam dashur shumė, kam gabuar shumė. Tani jeta shkoi, nuk kthehet dot, nuk ndreqet dot. Tė kam treguar se gjermanėt do tė mė varnin pėrpara bashkisė, kur muarr vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhės sė re qė donin tė bėnin. Mė shpėtoi fati. Nuk do tė skuqem kurrė nga turpi as me veprimin tim nė ditėt e para tė ēlirimit. Punova si i marrė, luftova kundėr grabitjeve jugosllave. Aq mė fort nuk mund tė skuqem nga turpi pėr veprimtarinė time praktike – nė fushėn ekonomike – nė Rumani. Edhe atje kundėr gjermanėve. Unė kam pasur gjithnjė, si bir i njė populli tė vogėl, njė urrejtje tė madhe kundėr idesė sė zezė “popuj mbi popuj” ose “tė mėdhenj mbi tė vegjėl”, por “popuj pėrkrah popujsh”. Ky parim ka ushqyer nė mėnyrė tė vetėdijshme dhe tė pavetėdijshme, automatikisht,veprimtarinė time. Kam qėnė kundėr rusėve, sepse ata mbajnė nėn vete dhe shkombėtarizojnė popuj tė tjerė, kundėr gjermanėve sepse kanė shfrytėzuar dhe zhdukur popuj tė tjerė, kundėr englezėve pėr tė njėjtėn arėsye. Biri i njė populli tė vogėl nuk mund tė bėnte ndryshe. Nė Rumani kam luftuar,aq sa mund tė luftojė njė njeri i vogėl, kundėr shfrytėzimit tė kapitalit vendas dhe tė huaj. Kėtė qėndrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Njė nga pasojet e para ka qėnė njė “skedė e zezė” nė aparatin gjerman tė Vjenės, mė 1940-41. Pėr kėtė “skedė tė zezė” ardhi e mė foli dikush nė bankė: “Ē’po bėn kėshtu? Nuk di ē‘tė pret? Pse kundėrshton qė vėndin e kapitalit ēifut ta zerė kapitali m i k gjerman?” Unė di njė gjė: kapitali s’mund tė jetė kurrė m i k, po vetėm k a p i t a l. Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron pėr fitime. Dhe fitimet s’kanė kurrė tė mbaruar. Njėja kėrkon tė bėhet dy, dyja katėr, katra tetė, mija dhjetė mijė, milioni qindmilion e kėshtu me radhė. Nė dėm tė njerėzve, tė popujve. Si ish drejtor tri bankash (gjithnjė i varfėr) di se fitimi i vjetėr nuk ngopet me fitim tė ri, siē nuk ngopet deti me ujė. Do tė mė njohė dhe do tė mė kuptojė dikush, tė paktėn pas vdekjes? Nuk di. Desha tė mė kuptonte dhe njihte jo pėr nder e lavdi, po qė fėmijėt e mij – tė cilėve u le trashėgim punėn dhe ėndrat e mija – tė mos vuajnė pėr bukė sa janė tė vegjėl, tė ndjekin studimet dhe tė gjejnė udhėn e tyre nė jetė. Jam i sigurtė se po tė vlerėsohej nė kėtė drejtim puna dhe pėrpjekjet e mija nė tė kaluarėn, fėmijėt nuk do tė vuanin. Nisa tė shkruaj njė letrė tė shkurtėr lamtumire, dhe u nxeva – ndonse mė buēasin veshėt e mė dhemb koka prapa – dhe shiko se ku arrita.
Dėgjo!
Shenjat nuk i kam tė mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem pėr nė zyrė a pėr shėtitje dhe mė priten kėmbėt, mė mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaēe. Netet i kam skėterrė, siē e di vetė. Kėto tė gjitha thonė se nuk e kam tė gjatė. Pra mos u hidhėro se po tė porosit edhe njė herė.
1.Kur tė vdes mos bėni lajmėrime nga ato qė ngjiten nėpėr muret. Vdekja ėshtė njė ngjarje qė i takon atij qė vdes dhe shtėpisė sė tij. Pse ta dijė bota? S’dua!
2. Dikur kisha dashur tė varrosesha nė Pogradec, pranė babajt e nėnės ose lart nė gėshtenjat, nė Shėn e Djelė. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi ėshtė njė ngatėrresė. Varrosmėni kėtu, nė Tiranė. Gjith Shqipėri ėshtė! Nuk dua asnjė shkrim mbi varr. Vetėm njė kryq, si babaj, gjyshi, stėrgjyshi.
3 (…)
4. Fėmijėt i porosit ta duan vendin dhe gjuhėn tonė gjer nė vuajtje.
Tė mos u shqasė zemra kundėr Shqipėrisė as kur do tė vuajnė pa faj. Atdheu ėshtė atdhe, bile atėherė kur tė vret. Kėtu kanė lindur, kėtu tė rrojnė me mish e shpirt, qoftė edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanė prirje pėr letėrsi. Le tė mbarojnė studimet nė ndonjė degė praktike – ajo, fizikė; ay, mjekėsi ose ndonjė fakultet tjetėr, fjala vjen, pėr arėsimtar – dhe le tė merren edhe me letėrsi. Por jo si profesjon kryesor. Profesionismi nė letėrsi, nė vėndin tonė, ėshtė, hė pėr hė, njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur, them, pėr atė qė s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarprinjtė. Tė vrasin shokėt, se iu bėn hije. Dhe kur nuk u bėn hije do tė thotė se nuk je i zoti pėr letėrsi. Dorėshkrimet ja u le atyre tė dyve, sidomos Pandeliut. Tė mos i prekė askush! Ay do tė rritet, do lexojė shėnimet e parealizuara, do t’i pėrpunojė. Pėr kėtė duhet tė grumbullojė mė parė shumė kulturė. Talenti, prirja nuk vlejnė asgjė pa punė, pa kulturė.
Askush tė mos mė prekė dorėshkrimet para se tė mė rritet djali! I vini nė arkė, i mbyllni!
Polikseni dhe Atalantė! Pandeli dhe Doruntinė! Tė doni njėri tjetrin, tė ndihmoni njėri tjetrin, tė duroni njėri tjetrin! Mos vini re vogėlsirat, mos u grindni pėr vogėlsira, pėr asgjė. Hithni tutje inatin, se ay ėshtė burim i shumė tė kėqijave. Pėrpiqi tė mos ju rritet mėndja. Inati dhe mendjemadhėsia na kanė bėrė dėme tė mėdha. Na prishnė. Zemra juaj tė mos njohė urrejtjen, grindjen, mėrinė. Urtėsi,butėsi, zemėrgjėrėsi! Hapni sytė pėr ēdo hap qė bėni nė jetė. Jeta mund tė prishet nga njė hap i gabuar, vetėm nga njė hap. Pastaj vinė greminat. Kur t’ju vijė koha, martohuni. Tė dėgjoni zėrin e zemrės, po edhe tė arėsyes. Shpesh zemra tė shpje nė udhė tė gabuar, nė qoftė se nuk e drejton arėsyeja. Mos i kėrkoni shumė jetės, sepse jeta ėshtė koprace nė mirėsi. Mos ėndėroni ato qė nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mėngjezit, qė sjell mėndjemadhėsinė. Do t’i kėrkoni jetės aq sa mund t’ju japė. Mos mė qani! Mbahuni! Unė e rrojta jetėn, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin tė tjerėt kur qani. Mė dėgjoni? Lotėt janė tė kotė. Kush vdes nuk ngjallet. Unė asqė dua tė ngjallem, asqė dua ta filloj jetėn pėrsėri. Mjaft! Kėtė porosi mos e shkelni. Efterpi, mė fal pėr kėtė mėrzitje tė fundit! Mbahu dhe jepu zemėr fėmijėve. Bėj siē tė porosita. Mos ndrysho asgjė. Nuk dua njerėz nė varrimin tim. Mė tė shumtit vinė pėr sehir, pėr formė. Unė i kam urryer ngahera varrimet e bujėshme, me kallaballėk. Edhe disa fjalė: kuptohet se nuk do tė lajmėrosh as njerėzit e tu, kėtu ose nė Korēė, me pėrjashtim tė Foqit dhe Nestit. (…)
Tė pėrqafoj, tė lutem tė mė falėsh dhe lamtumirė.
Yti, Dhimitraq
11 korrik,1966. Tiranė.(e hėnė)


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 13-06-11, 22:29   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,893
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: Mitrush Kuteli

Kur troket nė portėn e Efterpi Paskos nė Tiranė

Streha ku jeton e shoqja e Mitrush Kutelit, ndodhet diku pėrballė restorant “Durrėsit”, nė katin e parė tė njė pallati me tulla silikate. Pas trokitjeve nė portė, na fton tė futemi brenda e zonja e shtėpisė. Nė vėshtrimin e parė na rrėmben moria e librave dhe rregulli i pėrsosur nė vendosjen e objekteve, pas tė cilave ėshtė dora dhe pėrkujdesja e gruas qė na uron mirėseardhjen me njė zė tė ėmbėl si shushurimė. Ėshtė njeriu mė i afėrt i shkrimtarit elegant dhe pėrkthyesit tė stėrfuqishėm, njohur nė kohėn e vet si njė makineri e pashtershme, Dhimitėr Paskos apo Mitrush Kutelit.
Megjithėse e thyer nė moshė, ka ruajtur diēka nga rinia e saj, qė duket nė fluidrinėn e tė servirurit tė kafesė dhe brishtėsinė e tė shprehurit. Nga mėnyra si reagon kur e pyet pėr jetėn me Mitrushin (nė ēdo rast pėrmend emrin Dhimitėr), tė kujton njeriun qė krenohet me zgjidhjen qė ka bėrė. Paēka se i ėshtė dashur tė stėrmundohet shumė me daktilografimin e dorėshkrimeve tė gjigandit tė letrave shqip, qė ndryshe nga tė tjerėt e kalibrit tė tij, qėndroi njė herė para trupit gjykues, duke u dėnuar me pesė vite nė burg. Efterpi ka qenė lexuesja e parė, shijuesja e parė e prodhimeve tė makinerisė sė sofistikuar me dy emra – Dhimitėr Pasko dhe Mitrush Kuteli. (Ende sot, shumėkush ngatėrron emrin e vėrtetė me pseudonimin). Ajo pranon tė flasė pėr shumėēka nga jeta e tė shoqit, ndėrkohė qė rezervohet t’i kthehet pjesės sė burgut. Ashtu si dikush refuzon tė tregojė ėndrrėn e keqe qė ka parė njė natė mė parė. Sidoqoftė, 88-vjeēarja qė ka ndarė pėr 20 vjet gėzimet dhe hallet me Kutelin e madh, nuk heziton tė flasė pėr brengat e tij, dorėshkrimet e pabotuara, librat e sakatuar nga censura, e deri te testamenti i mbyllur nė sirtar, i destinuar pėr t’u lexuar pas vdekjes.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 13-06-11, 22:30   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,893
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: Mitrush Kuteli

Rrėfimi Kutelian si antropologji e jetės shqiptare

Nga Neli Naēo

Mitrush Kuteli ėshtė njė nga autorėt mė nė zė tė letėrsisė shqipe i njohur si njė njeri shumėdimensional, por lidhja mė e fortė e tė cilit ka qenė me fushėn e letrave. Ėshtė konsideruar shpesh me dy vlerėsime tė cilat e ngrenė lart midis autorėve tė letėrsisė shqipe tė tė gjitha kohėrave. “Mitrush Kuteli bashkė me Ernest Koliqin, ėshtė themelues i prozės moderne shqipe dhe njėri ndėr autorėt mė tė njohur tė modernitetit shqiptar. Madje ka mendime qė Kutelin e shohin bashkė me Lasgushin si autor themelor tė gjithė letėrsisė moderne shqiptare.” (Sabri Hamiti, Letėrsia Moderne nė Vepra letrare 8, faqe 605).
Si autor qė themeloi prozėn moderne shqiptare ai mbahet si krijuesi i rrėfimit dhe rrėfenjės kategori tė panjohura nga letėrsia shqipe, por tė lėvruara nė letėrsi tė tjera ballkanike dhe evropiane kultura nga tė cilat Kuteli kishte njohje shumė tė thellė. Pjesė integrale e kulturės sė tij si erudit ishte edhe letėrsia rumune dhe ajo ruse tė cilat Kuteli i ka njohur deri nė themel siē e dėshmojnė edhe pėrkthimet e tij tė mėvonshme. Nė disa pėrpjekje tė rėndėsishme letrare Kuteli ėshtė paraqitur si njė shkrimtar i cili shenjėzon rrymėn e realizmit magjik nė letėrsinė shqiptare.
Nė mėnyrė pak mė tė ndryshme disi mė origjinal e mė tė paklasifikueshėm mbase edhe me syrin e shkrimtarit e sheh Martin Camaj kur pohon: “Mitrush Kuteli sot ka vendin e vet nė letėrsinė shqiptare, sigurisht jo atė vend qė ia caktuan historiografėt nė vėllimet e kritikės e tė periodizimit tė letėrsisė sonė. Diēka e tillė arsyetohet me faktin sepse Kuteli na paraqitet si letrar e si njeri kulture si vetje fort komplekse. Si i tillė, nuk i pėrket asnjė rryme letrare plotėsisht apo mbetet mik tri ditėsh, vetėm pėr kalim, kudo qė tė vendoset brenda kallėpeve tė –izmave.” (Martin Camaj, Hylli i Dritės, Nr. 3-4, faqe 82-83).
Ky pluralitet mendimesh pėr veprėn nė prozė tė Kutelit tregon se vepra gjeneron mendim dhe domethėnie tė re, ėshtė vepėr e pasur dhe shumėshtresore, vepėr qė tė ofron mundėsi tė shumta interpretimi, por ėshtė edhe shumė tėrheqėse dhe goditėse tipar ky pėr vepra tė rėndėsishme tė artit.
Proza e Kutelit e parė nė tėrėsi mė ofron njė mundėsi qė ta shoh nė katėr hipostaza.

Rrėfimi Kutelian si gjuhė dhe magji e saj

Ajo qė bie menjėherė nė sy nėse ne lexojmė njė rrėfim tė Kutelit ėshtė natyrshmėria e tė shprehurit dhe menjėherė pas saj zbulimi tė ēon drejt njė pasurie tė pafundme gjuhėsore qė Kutelit i ka shėrbyer si njė material i dorės sė parė pėr ngjizjen e veprės sė artit. Njė gjuhė qė ėshtė vjelė nga pasuria gjuhėsore lokale, por nuk ka kufizime nė tė lexuarit dhe tė shijuarit e veprės sė artit prej receptorit sepse pėrdorimi i gjuhės si nė njė vepėr tė madhe tė ēon drejt perceptimit tė veprės si liri absolute dhe nė kėtė kuptim vepra e humbet receptimin si njė vepėr vetėm ose ngushtėsisht lokale. Vepra e Kutelit komunikon me tė gjithė lexuesit falė lirisė qė tė imponon vepra e tij. Duke folur pėr marrėdhėnien e gjuhės me letėrsinė gjuhėtari Edward Sapir thotė: “Nė artin e madh ekziston iluzioni i lirisė absolute. Shtrėngesat formale tė imponuara nga materiali – kupto gjuha – nuk perceptohen; ėshtė sikur ekzistonte njė anė e pakufishme e hapėsirės midis shfrytėzimit tė plotė tė formės prej artistit dhe mė sė shumtės qė materiali lejon nga natyra e tij. Artisti intuitivisht i ėshtė dorėzuar tiranisė tė pashmangshme tė materialit, duke bėrė natyrėn e tij tė egėr tė shkrihet lehtėsisht me konceptin e tij. Materiali “zhduket” pikėrisht sepse nuk ekziston asgjė nė konceptin e artistit qė tė tregojė se ndonjė material tjetėr ekziston.” Kuteli e ka synuar natyrshmėrinė e gjuhės shqipe dhe tregimet e tij u janė nėnshtruar pėrpunimeve tė shpeshta qė rrėfimi tė tingėllonte sa mė i natyrshėm. Rrėfimet dhe rrėfenjat e tij u janė nėnshtruar pėrpunimeve tė vazhdueshme pėr t’i pasuruar me mjete tė reja “kate a degėzime tė reja” sipas konceptit tė vetė autorit. Ai ėshtė pėrdorues i materialit tė pafund gjuhėsor qė e pėrpunon stilistikisht nėpėrmjet enumeracionit dhe sinonimisė, krahasimeve, krahinorizmave dhe shprehjeve frazeologjike dhe pleonazmave, njė kozmosi gjuhėsor tė pranishėm tė veshur me njė mjeshtėri rrėfimi deri nė iluzionin e sipėrpėrmendur tė lirisė absolute.
Ky material gjuhėsor ėshtė veshur me magjinė e rrėfimit oral, njė letėrsi ku “...do tė na duhet tė pranojmė se proza e Kutelit ėshtė nga ato nė tė cilat elementet e gojshmėrisė janė tė pranishme edhe nė letėrsinė e shkruar.” (Aurel Plasari, Kuteli midis tė gjallėve dhe tė vdekurve, faqe 28). Duke folur pėr letėrsinė ruse pėr tregime simotra me ato tė Mitrush Kutelit autori Mikhail Bahtin shkruan: Elementi i skaz-it nė kuptimin e drejtpėrdrejtė (njė orientim drejt tė folurit oral) ėshtė njė faktor i qenėsishėm nė tregimin e rrėfimit. (Mikhail Bakhtin, Diskurs mbi tipologjinė e prozės, nė Lexime mbi poetikėn ruse, faqe 47). Oraliteti, elementėt e gojshmėrisė janė njė tipar i prekshėm i prozės Kuteliane qė dallohet lehtėsisht nė rrėfimet “Gjonomadhė e Gjatollinj”, “Natė prilli”, “Rinė-Katerinėza”, “Natė mujaji maj” “Fshati im e pi rakinė”, por gjithashtu edhe “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”. Nė tė njėjtėn kohė oraliteti ėshtė edhe njė mėnyrė e shpejtė nė procesin e njė receptimi tė shpejtė e tė drejtpėrdrejtė tė veprės prej lexuesit. “Oraliteti me mekanizmat e tij, e sidomos me formulat e shprehjes, i krijon lexuesit lehtėsira psikologjike pėr asimilimin artistik, duke i krijuar atij atmosferėn e komunikimit ė stėrlashtė tė letėrsisė orale.” (Luan Topciu, Pasqyra letrare, faqe 52).
Ky tipar njė nga mė tė rėndėsishmit nė veprėn e Kutelit e bėn atė njė autor tė papėrsėritshėm nė gjithė letėrsinė shqiptare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 13-06-11, 22:31   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,893
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: Mitrush Kuteli

Rrėfimi kutelian dhe koha

Njė nga tiparet mė tė rėndėsishme ku Mitrush Kuteli ėshtė nė pararojėn e gjithė shkrimtarėve shqiptarė ėshtė edhe loja me kohėn qė ai ndėrmerr veēanėrisht nė dy rrėfime tė tijat. Kuteli ėshtė kėshtu shkrimtari i parė shqiptar qė operon me kohėn jo thjesht duke e trajtuar nga pikėpamja e kohės narrative por duke e vėzhguar mė thellė si njė kategori ontologjike, si njė dimension i njė lloji tjetėr ndaj tė cilit njeriu ėshtė i pafuqishėm pėr tė vepruar. Koncepcione tė ngjashme nė mendimin filozofik ndeshim tek filozofėt e quajtur neotomistė dhe me ndonjė pėrfaqėsues tė dalluar si Jacques Maritain. Nė letėrsi koncepte afėrsisht tė ngjashme nė vepra tė tjera kemi edhe nė tregimet e Jorge Luis Borges ose, nė mėnyrė jo kaq tė drejtpėrdrejtė dhe thelbėsore, por konceptualisht tė ngjashme nė dramėn e Sartre-it “Me dyer tė mbyllura”. Dy rrėfenjat ku Kuteli e pėrdor kohėn si njė kategori ontologjike janė “Natė muaji maj”, punuar pas njė pėrralle tė dėgjuar nė Pogradec mė 1928 edhe mė 1943 dhe “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” mbaruar mė 1947.
Tė dyja veprat i nėnshtrohen njė konceptimi afėrsisht tė ngjashėm tė kohės, i cili pasohet me njė deformim tė saj (ky deformim shfaqet nė njė moment tė caktuar) nė momentin kur njeriu hyn nė dimensionin e vetė ATIJ (Zotit), pėr tė vazhduar pas daljes nga dimensioni i Zotit pėrsėri nė rrjedhė normale si kohė, por me pasoja tė pakthyeshme pėr personazhet. Ekziston edhe njė forcė vertikale (nga lart poshtė) mbi linjėn horizontale tė kohės, siē ėshtė mallkimi tek “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, forcė e cila e “ngrin” kohėn nė njėrin nga dimensionet e saj ose e zgjat deri nė momentin e faljes dhe ēlirimi nga premtimi, po ta quajmė kėshtu, (nga poshtė lart) forcė qė e bėn kohėn tė rrjedhė shpejt dhe nė mėnyrė jovepruese mbi personazhin duke e vendosur nė situatė tė pazakontė kur ai pėrballet me rrjedhėn e kohės qė nė mėnyrė reale rrjedh. Ashtu si oraliteti ėshtė pasojė e rikrijimit tė lėndės mitologjike tė krijuar nė vepėr (Luan Topciu, Pasqyra letrare, faqe 53), po ashtu edhe loja me kohėn ėshtė pasqyrė e lėndės mitologjike qė Kuteli shfrytėzon. Jo rastėsisht tė dyja rrėfenjat mbajnė si shėnim nga vetė autori se vijnė nga pėrralla e legjenda tė dėgjuara drejtpėrdrejt nga letėrsia orale. Sidoqoftė Kuteli mbetet autori i parė qė ka pėrdorur lojėn me kohėn si njė prosede tė fuqishme letrare dhe akoma ka pėr tė hulumtuar nė poetikėn e saj.

Rrėfimi Kutelian dhe miti

Njė pėrbėrės shumė i rėndėsishėm i rrėfimit Kutelian ėshtė edhe miti. Miti ėshtė fuqi pėrbėrėse nė prozėn e vendeve ballkanike, nė prozėn popullore dhe tė kultivuar tė letėrsive shqiptare dhe rumune tė cilat Kuteli i ka njohur mė sė miri. Si fuqi pėrbėrėse qė lidhet me tė shenjtėn miti krijon. Vetė ndarja e Kutelit pėr krijimet e tij nė rrėfime e rrėfenja ėshtė s’duket edhe prania e mitit nė to. Sipas Mircea Eliade “miti i korrespondon njė nevoje tė thellė fetare, disa gjakimeve morale, disa detyrimeve tė rendit social dhe madje disa ekzigjencave praktike. Nė qytetėrimet primitive, miti plotėson njė funksion tė nevojshėm: ai shpreh, nxjerr nė pah dhe kodifikon besimet; merr nė mbrojtje dhe imponon parimet morale; garanton efikasitetin e ceremonive rituale dhe ofron rregulla praktike qė mbeten tė pėrdoren nga njeriu.” (Mircea Eliade, cituar sipas Luan Topēiu, Pasqyra letrare, faqe 53). Nė rrėfenjat e njohura fort mirė pėr lexuesin “Natė muaji maj”, “Lugetėrit e fshatit tonė”, “I pasuri qė ish i varfėr fort” “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” miti ėshtė pėrbėrės i rėndėsishėm me njė funksion tė fortė tėrheqės nė magjinė e rrėfimit, ėshtė njė mit i nxjerrė nga rrėfenjat popullore qė do tė thotė se ėshtė vetvetiu i kodifikuar sipas parimeve tė kodeve letrare ballkanike kėshtu qė lexues – dėgjuesi e asimilon shumė shpejt atė.
Kėto kodifikime janė me vlera etnike shqiptare, me vlera qė nisin nga folklori thjeshtėsisht shqiptar i pastėr, vlera qė tė kujtojnė menjėherė letėrsinė shqiptare arbėreshe tek “Rinė-Katerinėza” ose fryma ilire qė mbizotėron tek “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” e shoqėruar me njė gjuhė tė pėrshtatur sipas kėtyre modeleve leksikore e sintaksore me njė frymė arbėreshe tek rrėfenja e parė qė pėrmendėm dhe me njė frymė religjioze arkaike tė ndėrtuar sipas modeleve ungjillore tek e madhe ėshtė gjėma e mėkatit.
Nganjėherė edhe nė rrėfimet e Kutelit qė duket se janė tė zhveshura nga lėnda mitologjike ndihet nė mėnyrė mė tė fshehur, jo tė drejtpėrdrejtė ndikimi i mitit si dicka zanafillore qė duket sikur ka humbur, por qė shfaqet nė forma tė nderimit e respektit. Nė tregimin “Si u takua Ndoni me Zallorėt” nderimi qė fiton Ndoni si kėngėtar, pasi ka humbur respektin si qenie njerėzore tė kujton idenė e Northrop Frye se kėngėtari nė shoqėritė e hershme ėshtė parė si njė pjesė e sė shenjtės dhe ky kod i kthen Ndonit statusin e respektit tė humbur si qenie.

Rrėfimi Kutelian si antropologji e jetės shqiptare

Duke filluar tė tregojė ngjarjet e njė mikrokozmosi lokal Kuteli ka ndėrtuar paralelisht njė makrokozmos tė botės shqiptare. Nėpėrmjet mikrokozmosit lokal qė ai e njėh mė mirė ka farkėtuar gjithė botėn shqiptare si njėkohėsisht si realitet dhe si mit, si pozitivitet dhe si negativitet, si harmoni dhe si dis-harmoni, si sipėrfaqe dhe si thellėsi, si vlerė dhe si antivlerė dhe tė gjitha kėto me synimin mesianik tė pėrmirėsimit tė kėsaj bote brenda karekterologjisė sė saj. Janė shumė tė holla problemet qė trajton Kuteli nė rrėfimet e tij si “Mė kot”, “Gjonomadhė dhe Gjatollnj”, “Si u takua Ndoni me Zallorėt”, “Xha Brahua i Shkumbanores”, “Qetėsi pėrpara fėrtyme” “Vjeshta e Xheladin Beut”, “Lumi i madh”. Ajo problematikė e jetės lokale ėshtė njėkohėsisht problematikė e jetės kombėtare, ajo vlerė e jetės lokale ėshtė automatikisht vlerė e jetės kombėtare, veshja lokale gjuhėsore ėshtė vetėm materia gjuhėsore qė shkrimtari zotėron mė mirė pėr tė krijuar veprėn a artit por nė veprėn e Kutelit ne fare natyrshėm kalojmė nga njė topografi materiale lokale nė njė topografi shpirtėrore shqiptare me tė gjitha detajet e saj.
Vepra e Kutelit kalon nga gėzimi fėminor si vlerė e botės shqiptare nė tregimet “Vendosa tė shkoj nė mėrgim”, “Pėr kumbulla” tek shpėrbėrja e karakterit tė individit nė rrėfime si “Vjeshta e Xheladin beut” duke ftuar pėr njė mesianizėm tė kėsaj bote shqiptare dhe tė kėtij karakteri shqiptar. Nganjėherė po ta shohim me kėtė sy rrėfenja si krijim me karakter mė mitologjik dhe folklorik mund tė konsiderohet vetėm si njė nėnvariant e rrėfimit sepse universi i jetės shqiptare e ka njė pjesė tė sajėn botėn mitologjike dhe folklorike dhe jo tė ndarė por tė shkrirė njėsh me tė.
Nganjėherė edhe kur ėshtė nė kėrkim tė vlerave universale si nė rrėfenjėn “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” ai duket se ka nėnshtresuar vlera tė cilat e karakterizojnė antropologjinė e shqiptarit nė pėrgjithėsi. I paraqitur me doza tė njė karakteri etnik shqiptar, si ilirian ėshtė edhe karakteri Tat Tanushi i cili ėshtė i portretizuar kėshtu “Edhe si ish shpejtė nė zemėrim – si kanė qėnė e janė tė gjithė ilirianėt, edhe atėherė kur kanė hirin e Zotit – thirri me zė tė vrazhdėt.”
Mė shkon pėrshtat thėnia e Martin Camajt i cili duket se e ka ndier qė Kuteli ėshtė njė vlerė e dimensionuar nė gjithė hapėsirėn shqipfolėse i cili thotė “Bile si njeri dhe si poet ai Dhimitėr Pasko e Mitrush Kutel mund tė quhet toskė e gegė.”
Edhe nė kėtė kuptim pėr tė hulumtuar antropologjinė e jetės sonė ne kemi pa dyshim pėr ndihmėn e Kutelit.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 20:08.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.