Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
User Name
Password
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 30-06-11, 14:57   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,864
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Regjistrimi i popullsisė

KMDLNJ: Regjistrimi i popullsisė proces i dėshtuar!






Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut vlerėson se regjistrim ėshtė proces i dėshtuar dhe nuk pasqyron numrin real tė popullsisė nė Republikėn e Kosovės, prandaj si i tillė nuk duhet tė pranohet. Sipas KMDLNJ-sė, rezultatet e kėtij regjistrimi mund dhe do tė prodhojnė pasoja politike.


Nė njoftimin pėr media thuhet se KMDLNJ, nė fillim tė procesit kishte vėrejtur se ka pasur disa parregullsi.

“KMDLNj, nė reagimet e mėhershme kishte tėrhequr vėrejtjen nė pėrjashtimin nga procesi i regjistrimit tė qytetarėve tė Kosovės qė pėrkohėsisht jetojnė jashtė vendit. Madje, ata i janė ankuar KMDLNj pėr kėtė diskriminim qė u ėshtė bėrė. KMDLNj ka parasysh faktin qė njė pjesė e qytetarėve qė jetojnė jashtė vendit nuk kanė qėndrim tė pėrhershėm ne vendet ku jetojnė. Po ashtu, njė pjesė e madhe e tyre ndikojnė shumė nė ekonomitė familjare nė Kosovė. Pra, janė pjesėmarrės kryesorė nė pėrcaktimin e kushteve socio-ekonomike tė familjeve kosovare e qė ėshtė qėllimi kryesorė i regjistrimit tė popullatės”, thuhet nė njoftim.

KMDLNj mendon qė pėrfshirja nė procesin e regjistrimit e tė gjithė atyre qė kontribuojnė nė pėrcaktimin e kushteve socio-ekonomike ėshtė njė shkelje qė duhet pėrmirėsua, ndėrsa mos pėrfshirja e tė gjithė qytetarėve ėshtė shkelje elementare e tė drejtave tė njeriut.

“KMDLNj mendon se procesi i regjistrimi ka pasur disa mangėsi. Pėrveē atyre qė u pėrmenden, procesi ėshtė pėrcjell me dobėsi edhe nė informimin e qytetarėve dhe nė trajnimin e regjistruesve. KMDLNj kėrkon nga institucioni pėrgjegjės qė tė rishikojė kėto dobėsi dhe tė fillojė njė regjistrim tė jashtėzakonshėm i cili duhet pėrcillet me njė fushatė tė fuqishme nė media”, thuhet nė komunikatė.

Ndryshe, sipas kėtij regjistrimi numri i banorėve qė ka Kosova ėshtė 1.733.872.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 01-07-11, 13:55   #2
Neferta
 
Join Date: 22-06-09
Posts: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Regjistrimi i popullsisė

Duke e pare ecurin e shpernguljeve te rinise tone nese regjisrimi behet edhe dy vite do te dalin shifra edhe me te vogla pra kush i ka fajet.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 01-07-11, 15:45   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,864
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: Regjistrimi i popullsisė

ASHAK: Regjistrim i pavlershėm i popullsisė





Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės nėpėrmjet njė komunikate ka bėrė tė ditur se nuk e konsideron tė vlershėm rezultatin e regjistrimit tė popullsisė nė Kosovė, prandaj sugjeron tė gjenden mėnyra pėr mbajtjen e njė regjistrimi tė ri, tė pėrgatitur si duhet.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės, kujton faktin se, qė me shpalljen e afatit tė regjistrimit tė popullsisė nė Kosovė u deklarua qartė se procesi nuk ishte i pėrgatitur si duhet dhe prandaj barte me vete rrezikun qė tė dėshtonte.

“Nė kumtesėn e saj tė datės 28 shkurt 2011, Kryesia e Akademisė kishte kėrkuar shtyrjen e afatit tė regjistrimit, pėr shkak se tashmė ishin vėrejtur pėrgatitje jo tė mjaftueshme profesionale, teknike dhe organizative, si dhe tendencat pėr politizimin e procesit”, thuhet nė komunikatė.

Shpallja e rezultateve preliminare tė regjistrimit tė popullsisė nė Kosovė, pėr fat tė keq, siē thuhet mė tej nė komunikatė, e vėrtetoi shqetėsimin e Kryesisė sė Akademisė, se procesi jo vetėm qė do tė dėshtonte, por do tė linte pasoja tė shumėfishta shoqėrore, politike dhe profesionale.

“Shkaqet e dėshtimit tė regjistrimit tashmė janė tė njohura si pėr profesionistėt e pėrfshirė ose tė papėrfshirė nė proces, ashtu edhe pėr opinionin e gjerė, kėshtu qė nuk mendojmė se ėshtė e nevojshme tė pėrsėriten me kėtė rast”.

“Kryesia e Akademisė e sheh tė nevojshme tė njoftojė opinionin, i cili ėshtė i shqetėsuar me tė drejtė, se nuk e konsideron tė vlershėm rezultatin e kėtij regjistrimi, prandaj sugjeron tė gjenden mėnyra pėr mbajtjen e njė regjistrimi tė ri, tė pėrgatitur si duhet”, thuhet nė fund tė komunikatės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 13-07-11, 12:11   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,864
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: Regjistrimi i popullsisė

Suksesi i politikės sė Sllobodan Millosheviqit





Nexhmedin Spahiu


Sikur tė mos ishte politika e Millosheviqit pėr boshatisjen e shqiptarėve nga Kosova, nė regjistrimin e 2011-shit Kosova do t’i kishte 3.2 milion banorė

Kosova ka rreth 1.7 milion banorė. Ky ėshtė rezultati i regjistrimit tė popullsisė mė 2011. 30 vite mė parė Kosova kishte 150 mijė banorė mė pak. Kjo tė jep pėrshtypjen sikur Kosova ėshtė Skandinavi ku mortaliteti ėshtė mė i madh se nataliteti dhe vetėm ardhjet e azilantėve nga mbarė bota e mbajnė numrin e qėndrueshėm tė popullsisė.

Nataliteti prej 3% siē e pat Kosova pėr 3 dekada dyfishon popullsinė e njė vendi

Kosova gjatė kėtyre 30 viteve kishte shtimin e popullsisė rreth 3% nė vit. Rrjedhimisht numri i popullsisė pėr 30 vite (30 X 3% = 90 % plus shtimi progresiv ne pėrqindje) ėshtė dyfishuar.

Kosova mė 2011 duhej t’i kishte 3.2 milion banore. Dhe tani tė gjithė pyesin ku u ”avulluan” 1.5 milion banorė tė Kosovės. Lufta i mori rreth 15 mijė veta, qe i bie vetėm 1% e kėtij numri tė “avulluar”. Ku mbetėn 99% tė kėtij 1.5 milionėshi?
Vallė kaq shumė banorė kosovarė i mori mėrgimi gjatė kėtyre 3 dekadave?

500 mijė azilkėrkuesit kosovarė

Pėrllogaritjet tregojnė shifrat rreth 500 mijė azilkėrkuesve kosovarė gjatė tre dekadave. Ēka harrohet kėtu? Harrohet se kėta 500 mijė veta ishin pikėrisht brezat qė ishin nė pjellori e sipėr: tė rinjtė pak para martese ose sapo tė martuar. Kjo ishte pjesa mė vitale e popullsisė sė Kosovės. Kėshtu, nėse kanė mėrguar 500 mijė veta tė kėsaj kategorie ėshtė e pritshme qė ky numėr tė jetė trefishuar nė mėrgim nė ndėrkohė qė shtimi brenda nė Kosovė mezi ka zėvendėsuar tė mėrguarit.

Shembulli i familjes sime

Pėr tė parė se si duket kjo nė terren do ta marr shembullin e familjes sime.
Mė 1981 ne u regjistruam 10 veta. Gjyshi, gjyshja, baba, nėna, tre vėllezėrit dhe tri motrat.

Ēfarė ndodhi gjatė kėtyre 3 dekadave (1981-2011). Gjyshi e gjyshja vdiqėn. Tri motrat u martuan dhe shkuan nė familjet tjera dhe tri nuse erdhėn nė familjen tonė. Qė tė gjithė ne, bashkė me nuset tona, lėshuam Kosovėn mė 1991. Mbetėn nė Kosovė vetėn baba e nėna. Secilit nga ne i lindėn nga 2 fėmijė. Unė me gruan time u kthyem nė Kosovė kurse dy vėllezėrit me familjet e tyre ngelėn nė mėrgim.

Ne regjistruam ata qė mėrguan, por jo edhe fėmijėt e tyre

Nė regjistrimin e vitit 2011 u regjistruam 6 veta (baba, nėna, unė, gruaja dhe 2 fėmijėt), 2 vėllezėrit i regjistruam si diasporė, por jo edhe 4 fėmijėt e tyre tė lindur nė Perėndim.

Kėshtu, sikur tė mos ishte politika e Millosheviqit pėr boshatisjen e shqiptarėve nga Kosova, nė regjistrimin e 2011-shit ne do tė regjistroheshim 14 veta (baba, nėna, 3 vėllezėrit, 3 nuset dhe gjashtė fėmijėt), por tani u regjistruam vetėm 6 veta dhe vetėm 2 si diasporė. Kjo fotografi familjare ėshtė plotėsisht e pėrputhshme me shifrat e pėrgjithshme tė regjistrimit nė Kosovė.

Lexues tė nderuar, secili nga ju bėjeni njė kėso llogarie nė familjet tuaja dhe pak a shumė do tė jetė kjo situatė. Kėsisoj e kuptoni pse Kosova e 3.2 milion banorėve ngeli 1.7 milion.

Rezultati i politikės sė Millosheviqit

Sikur tė mos ishte politika e Millosheviqit nuk do tė ishte ndalur as zhvillimi i shkollave, bizneseve etj, kosovarėt do tė zgjeroheshin drejt territoreve rrallė tė banuara tė Serbisė dhe nuk do tė asimiloheshin siē po asimilohen dalėngadalė ata qė kanė ngelur nė mėrgim. Dikush do tė thotė se ēfarė lidhje ka numri i popullsisė me kualitetin e popullsisė pėr shtet formim e komb-formim? Ka lidhje, por jo direkte. Numri mė i madh, konkurrenca mė e madhe, dhe shndėrrimi i sasisė nė cilėsi dhe anasjelltas.

Ndėrhyrja nė fazėn e masės kritike tė zhvillimit tė Kosovės

Njė tjetėr fakt ėshtė se nė ndėrkohė, me njė ballafaqim kaq tė dendur me Perėndimin, kosovarėt janė civilizuar dhe, mė tutje, nataliteti i tyre nuk do tė jetė si mė parė, por do tė jetė si ai i Evropės. Kėsisoj, Serbia ka siguruar qė territori i saj tė mos jetė i dyndur nga shqiptarėt. Pra Millosheviqi ka vepruar pikėrisht kur shqiptarėt e Kosovės ishin nė fazėn e masės kritike tė zhvillimit. Ky edhe ishte qėllimi i politikės sė tij i shprehur nė mėnyrė eksplicite nė memorandumin e Akademisė sė Shkencave e tė Arteve tė Serbisė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 15-09-11, 13:35   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,864
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: Regjistrimi i popullsisė

Rreziku real dhe radikal prej regjistrimit etnik



Adri Nurellari


1:24 / 15.09.2011

Nė vendin tonė, sikurse nė vende tė tjera tė Ballkanit, procesi i regjistrimit tė popullsisė ėshtė pritur me shqetėsim tė spikatur gjatė kėtij viti. Burimi i tensionit vjen kryesisht prej komplikimeve dhe konflikteve ndėretnike qė ka rajoni ynė dhe pavarėsisht nga pėrpjekjet e qeverisė sonė pėr tė minimizuar impaktin e censusit etnik, rreziku qė vjen prej rezultateve tė kėsaj ēėshtje delikate ngelet shumė i madh. Aq delikat ėshtė dimensioni politik i regjistrimit etnik tė popullsisė sa jo vetėm Shqipėria, por edhe Maqedonia ėshtė detyruar qė ta shtyjė pėr nė tetor procesin qė ishte parashikuar tė zhvillohej nė prill.

Me census nėnkuptohet procesi i mbledhjes, pėrpilimit, vlerėsimit, analizimit dhe publikimit tė tė dhėnave demografike, ekonomike dhe sociale tė popullsisė. Ndryshe nga ē'gėnjejnė promovuesit e regjistrimit etnik e fetarė, censusi nė tė vėrtetė ka njė impakt shumė tė madh politik dhe zyrtar dhe nuk ėshtė sondazh i thjeshtė elektoral nga ato qė kanė mbushur televizionet nė zgjedhjet e kaluara. Kėshtu pėr shembull nė njė vend si SHBA censusi mbi popullsinė pėrcakton numrin e kongresmenėve qė i takojnė ēdo shteti, harta e zonave tė tyre zgjedhore si dhe numrin e elektorėve qė dalin nga njė shtet pėr tė zgjedhur presidentin. Censusi ėshtė gjithashtu thelbėsor nė politikat publike duke shėrbyer nė pėrcaktimin e shpenzimeve qeveritare dhe kanalizimin e shėrbimeve publike. E njėjta gjė vlen edhe pėr investitorėt tė cilėt nėpėrmjet censusit e kanė mė tė lehtė tė hartojnė plane biznesi.

Mirėpo nėse pėrtej aspekteve demografike dhe social-ekonomike, pėrfshihen edhe elementet etnike, atėhere rezultatet e censusit bėhen edhe mė sensitive sepse nė varėsi tė tė dhėnave tė nxjerra dalin edhe detyrimet ndaj shtetit pėr sa i pėrket garantimit tė tė drejtave dhe kėrkesave tė minoriteteve etnike. Mjafton tė shihet rasti i Maqedonisė pėr tė kuptuar se ndryshimi i numrave qė lidhen me elementin etnik janė thelbėsorė pėr jetėn politike tė njė vendi. Politikat e pastrimit etnik dhe kolonizimit tė ndėrmarra nga sllavėt kanė bėrė qė qytete historike shqiptare si Manastiri dhe Prilepi sot tė mos kenė mė shumė se 20% tė popullsisė shqiptare. Mirėpo sipas marrėveshjes sė Ohrit ėshtė e lejueshme pėrdorimi zyrtar i simboleve kombėtare dhe gjuhės vetėm atje ku shqiptarėt janė mė shumė se njė e pesta. Pra ėshtė censusi etnik ai qė vendos nėse lejohet gjuha shqipe nė Manastir, nė qytetin ku edhe u vendos pėr alfabetin e kėsaj gjuhe. Shqiptarėt atje gjithmonė kanė pretenduar pėr njė manipulim tė tė dhėnave dhe prandaj edhe sot organizimi i censusit etnik ėshtė motiv tensioni dhe ėshtė zvarritur pėr nė tetor.

Pėr ta kuptuar akoma mė mirė se ēfarė implikimesh politike mund tė shkaktojė njė census etnik me vetėdeklarim mjafton tė shikohen debatet qė kanė lindur nė Mal tė Zi pas organizimit tė censusit gjatė prillit tė kėtij viti. Konkretisht si pasojė e presioneve asimiluese, largimit masiv tė shqiptarėve i shkaktuar prej diskriminimit etnik, mos-regjistrimit tė emigrantėve si dhe manipulimeve nė procesin e regjistrimit tė popullsisė, pakica shqiptare ka rezultuar nė 4.9% nė censusin e sivjetshėm nga rreth 7% qė ka qenė njė dekadė mė parė. Pas kėtij censusi qeveria malazeze ka ndryshuar ligjin zgjedhor dhe ka vendosur t’ua heq tė drejtėn e pesė deputetėve tė garantuar qė pakica shqiptare ka pasur deri tani dhe ta ēojė nė 3, prej 81 deputetė qė ka parlamenti i shtetit fqinj. Shumica sllave e Malit tė zi ka disa vite qė e ka pasur ndėr mend qė ti pakėsojė tė drejtat e pakicės shqiptare dhe ta zvogėlojė numrin e deputetėve qė i takojnė, mirėpo priti sa tė bėhej censusi i dyshimtė i kėtij viti qė ta vinte nė jetė kėtė objektiv sepse nėpėrmjet rezultatit tė censusit ata mund ta justifikonin kėtė veprim nė sytė e ndėrkombėtarėve perėndimor. Njė tjetėr implikim politik ka ndodhur nė aspektin e gjuhės. Nga njėra anė 28.73% e popullsisė ėshtė vetėdeklaruar me etni serbe pėrkundrejt 44.9% qė ėshtė deklaruar se ėshtė malazeze mirėpo nga ana tjetėr kur ėshtė bėrė vetė-deklarimi i gjuhės vetėm 36.97% ėshtė shprehur se flet gjuhėn malazeze kurse 42.8 pretendon se flet gjuhėn serbe. Pėr rrjedhojė sot kanė nisur debate intensive tė brendshme nė Malin e Zi qė lidhen me gjuhėn zyrtare sepse rezultati i censusit i jep tė drejtė minoritetit serb qė tė kėrkojė qė gjuha serbe tė jetė gjuhė e dytė zyrtare e pranishme kudo nė Malin e Zi dhe qė ēdo dokument shtetėror tė jetė e shkruar nė cirilikėn serbe pėrveēse nė formėn latine tė malazezēes.

Pėrkthyer nė rastin e Shqipėrisė lejimi i futjes sė vetėdeklarimit etnik nė kėto kushte do tė thotė qė nėse censusi nxjerr njė pėrqindje mė tė lartė individėsh tė vetėdeklaruar “grekė”, atėherė shtetit tonė i del si detyrim qė tė pranojė mbajtjen e gjuhės dhe simboleve greke si dhe sponsorizimin e shkollave greke ne troje ku historikisht ka pasur veē shqiptarė. Duke patur parasysh kushtet e fukarallėkut qė trashėguam prej komunizmit e situatėn ku na katandisi tranzicioni i mbrapshtė post-komunist, pėrpjekjet e kahershme pėr shkombtarizimin e jugut dhe greqizimin e popullsisė toske kanė pasur sukses tė ndjeshėm nė dy dekadat e fundit. Sikur tė mos mjaftonin me gllabėrimin e mbi 10mijė km2 dhe pastrimin etnik dhe asimilimin prej Ambrakisė nė jug e deri nė Konispol nė veri, e prej Parges dhe Igumenicės nė perėndim e deri nė Follorinė e Kostur nė lindje, shovinistėt e pangopur grekė ende vazhdojnė tė mėsyjnė mė nė thellėsi tė truallit autokton shqiptar. Ende nė murin pėrballė parlamentit nė sheshin Sintagma tė Athinės mund tė lexohen tė gdhendura emrat e Gjirokastrės e Korēės tė pretenduara si troje greke.

Politikat rekrutuese ndaj popullsisė arumune shqiptare, investimet ndjellėse nė infrastrukturėn e jugut, propaganda e njė kishe ortodokse tė shkombtarizuar qė ka ngelur rob nė duar greke, joshja me viza, karta homogjenėsh e pashaportash greke nė njė kohė kur ne ishim tė mbėrthyer prej gardhit tė Shengenit, shantazhi ndaj emigrantėve tanė nė Greqi dhe korruptimi i dhjetėramijėrave me pensione tė majme qyl kanė bėrė qė shumė shtetas shqiptarė tė jenė tė gatshėm ta shesin identitetin kombėtar e tė deklarohen nė mėnyrė tė pabesė ndaj shtetit tonė. Vetėdeklarimi etnik ėshtė i arsyeshėm vetėm pas njė dekade kur tė ketė pėrfunduar tamam tranzicioni shqiptar, shteti ynė tė jetė konsoliduar e zhvilluar, identiteti kombėtar tė mos jetė mė i nėpėrkėmbur si sot dhe popullsia shqiptare tė mos jetė mė aq lehtė e manipulueshme dhe e shantazhueshme sa ē'ėshtė sot. Mjafton tė shikohet se qindra mijėra mbajnė kartėn e homogjenit, se si vllahėt vetėquhen grekė e jo latinė,se sa shumė emigrantė tanė kanė ndryshuar emrin e nuk u mėsojnė shqipen fėmijėve e se si PBDNJ ia ka dalė hera herės tė sigurojė rezultat elektoral edhe nė vende si Poliēani apo Mirdita, pėr tė kuptuar qė pėrmasat e atyre qė mund tė vetėdeklarohen grekė pėr interesa meskine, ėshtė me tė vėrtetė alarmant dhe mund ta vėrė shtetin tonė nė pozicion shumė tė vėshtirė nė tė ardhmen e afėrt. Nėse numrat e fryrė tė minoritetit grek tė pretendoheshin deri tani konfirmohen prej njė censusi etnik tė organizuar nga vetė shteti shqiptar qė i nxjerr nė sasi tė larta atėherė i hyjmė njė rruge pa kthim. Konventat e shumta ndėrkombėtare qė kemi nėnshkruar dhe presioni i perėndimorėve nė mėnyrė tė pashmangshme do na detyrojė njė shtim tė stėrmadh tė diskriminimit pozitiv pėr minoritetin grek e nuk ėshtė ēudi qė tė na ēojė edhe nė ndonjė detyrim pėr tė aplikuar garantimin e njė kuote me njė numėr tė caktuar deputetėsh grekė nė parlamentin tonė siē bėhet 10 deputetėt qė ka 5 pėrqindėshi serb nė Kosovė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 21-09-12, 15:30   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,864
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Thumbs down Titulli: Regjistrimi i popullsisė

Numri i banorėve nė Kosovė ėshtė 1.739.825





Prishtinė, 21.09.2012

Sipas rezultateve pėrfundimtare, 1.739.825 ėshtė numri i banorėve qė jetojnė nė territorin e Kosovės, duke pėrjashtuar komunėn e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveēanin dhe pjesėn veriore tė Kosovės.

Procesi i regjistrimit tė popullsisė, ekonomive familjare dhe banesave, kishte filluar mė 1 prill tė vitit tė kaluar dhe nė disa komuna pat zgjatur mė shumė se 15 ditė.

Regjistrimi i fundit nė Kosovė, nė tė cilin kishin marrė pjesė tė gjitha etnitė, ishte mbajtur mė 1981.

Sipas tė dhėnave tė Entit tė Statistikave tė Kosovės, nė regjistrimin e popullsisė sė vitit 1981, Kosova kishte njė popullsi prej 1.584.440 banorėsh.

Sipas vlerėsimit tė vitit 1991, nė regjistrimin e bojkotuar atėbotė nga shqiptarėt, Kosova kishte 1.956.196 banorė (Rel).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 25-09-12, 21:26   #7
jonuzi
jonuzi
 
Join Date: 27-01-06
Location: Gjithandej
Posts: 346
jonuzi has disabled reputation
Default Re: Regjistrimi i popullsisė

Ne nje nga komunat e Kosoves sipas Entit te Satistikave te Kosoves, ishin 6900 banore, a sipas KQZ - es ne kete komune jane mbi 12 mij votues... kur ti perjashtosh ketu femijet deri ne moshen 18 vjeqare, del se ne kete komune ka me shume votues per 150 % se sa banore...Rrnof Kosova jone demoratike :D


__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
jonuzi Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 19:21.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.