Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
User Name
Password
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 15-10-11, 19:24   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,825
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Exclamation 1912-1915

Shpėrngulja e shqiptarėve nga Kosova pėr nė Turqi (1912-1915)



Familje shqiptare nė rrugė pėr nė turqi 1912.Programi serb pėr shpėrnguljen e shqiptarėve





Shqiptarėt qė ushtria serbe i ka dėbuar nga trojet e veta 1912.Programi serb pėr shpėrnguljen e shqiptarėveShpėrngulja e shqiptarėve nga Kosova ka filluar menjėherė pasi qė Mbretėria serbe e aneksoi Kosovėn nė vitin 1912. Paralelisht me shpėrnguljen e detyruar, ka vazhduar procesi i kolonizimin serb tė Kosovės.Shpėrngulja e shqiptarėve ka filluar edhe mė herėt nga viset veriore tė Shqipėrisė. Dėbimet e para tė njohura datojnė qė nė vitet 1877. Nė kėtė kohė janė dėbuar shqiptarėt qė kanė jetuar nė viset mė veriore qė janė prej Pazari tė ri, Kurshumlisė si dhe gjithashtu edhe prej vilajetit tė Nishit. Nė kėrrė kohė tė gjitha ata qė s'kanė mundur tė ikin janė vrarė, masakruar nga forcat e ndryshme serbo-malazeze. Kėshtu qė, ėshtė bėrė ndryshim i thellė i hartės demografike tė regjionit.
SHPĖRNGULJA E SHQIPTARĖVE PREJ KOSOVĖS NĖ TURQI 1912-1915 (XX)

Sipas dokumenteve qė gjenden nė Arkivin e Sekretariatit Federativ tė Punėve tė Jashtme nė Beograd, nė Fondin PO (Politēko Odelenje) nga Konsulati gjeneral jepen kėto tė dhėna pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nėpėr Selanik nė Turqi. Sipas dokumentit numėr 1246 tė pėrpiluar mė 12 prill 1914 jepen kėto shifra:

Nėntor 1912 nė Turqi shpėrngulen 8866 shqiptarė,
Dhjetor 1912 nė Turqi shpėrngulen 11493 shqiptarė,
Gjatė Janarit 1913 shpėrngulen 12087 shqiptarė,
Gjatė Shkurtit shpėrngulen 1288 shqiptarė,
Gjatė Marsit shpėrngulen 7553 shqiptarė,
Gjatė Prillit shpėngulen 6725 shqiptarė,
Gjatė Majit shpėrngulen 12813 shqiptarė,
Gjatė Qershorit shpėrngulen 9386 shqiptarė,
Gjatė Korrikut shpėrngulen 21045 shqiptarė,
Gjatė Gushtit shpėrngulen 29312 shqiptarė,
Gjatė Shtatorit shpėrngulen 13380 shqitparė,
Gjatė Tetorit janė shpėrngulur 14764 shqiptarė,
Gjatė Nėntorit shpėrngulen 17313 shqiptarė,
Gjatė Dhjetorit shpėrngulen 15502 shqiptarė,
Gjatė janarit tė vitit 1914 nė Turqi shpėrngulen 10182 shqiptarė,
Gjatė Shkurtit nė Turqi shpėrngulen 25060 shqitparė,
Gjatė Marsit nė Turqi shpėrngulen 12346 shqiptarė,
Gjithsej, sipas dokumentit, vetėm nė Turqi, janė shpėrngulur 239807 persona. Nė kėtė shifėr theksohet se nuk hyjnė fėmijėt qė ishin nėn moshėn 6 vjeēare. Gjithashtu, theksohet nė kėto dokumente, se nėpėr Kavallė kanė kaluar edhe 4 mijė familje myslimane, por edhe po aq pėrmes rrugės tokėsore. Tė gjithė kėta persona thuhet se i kanė ēuar nė Turqi me 395 anije evropiane.

Sipas tė dhėnave tė “Komitetit tė Kosovės”, gjatė Prillit tė vitit 1914 pėr nė Turqi janė shpėrngulur: 6520 shqiptarė.
Gjatė majit pėr nė Turqi janė shpėrnguljur 15414 shqiptarė,
Gjatė Qershorit pėr nė Turqi janė shpėrngulur 14821 shqiptarė,
Gjatė Korrikut pėr nė Turqi janė shpėrngulur 26237 shqiptarė,
Tė gjitha kėto tė dhėna i ka botuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, seksioni i Shkencave Historike (“Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije”, K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618).
Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Punėve tė brendshme tė mbretėrisė serbe (1912-1915) nė Kosovė ishte planifikuar tė kolonizohen 20 mijė serbė nė zonėn e okupuar nga serbėt dhe 5 mijė malazezė nė zonėn e Kosovės tė okupuar nga malazezėt.

Aneksimi serb i Kosovės

Shpėrngulja e detyruar e shqiptarėve nga Kosova, Dukagjini, Sanxhaku dhe nga Maqedonia, ka filluar nė luftėn e parė ballkanike nė tetor tė 1912.
Sipas dokumenteve tė diplomacisė serbe 281.747 njerėz janė dėbuar deri nė gusht tė vitit 1914, duke mos llogaritur fėmijėt deri nė moshėn gjashtė vjeēare.[2] Familjet shqiptare janė nga hapėsirat e sapo-pushtuara tė deportuara pėrmes Greqisė pėr nė Turqi. Pėr popullimin me myslimanė nga shtetet ballkanike ishte pėrcaktuar hapėsira e quajtur Anadoll, a pėr shqiptarėt e Halep dhe Bagdad, nė Siri dhe Irak.[3] Nė pronat e shqiptarėve tė dėbuar, qeveria serbe ka vendosur mbi 20.000 familje serbe, ndėrsa qevera e Malit tė Zi ka planifikuar t'i vendos 5.000 familje nė Dukagjin.

Shpėrngulja nga Mbretėria Jugosllave

Me kthimin e ushtrisė serbe nė vitin 1918, Shpėrngulja me dhunė e shqiptarėve, pa tė drejtė kthimi, ka vazhduar deri nė luftėn e dytė botėrore.[5] Nė periudhėn e Mbretėrisė Jugosllave, "njėsi fluturuese" tė ushtrisė, policisė dhe ēetnikėve i kanė torturuar dhe vrarė popullsinė shqiptare.[5] Nga 1918 deri nė 1938, ushtria i ka djegur dhe shkatėrruar 320 fshatra shqiptare. Vetėm nė periudhėn 1918-1912, janė vrarė 12.346 persona, janė burgosur 22.150 persona, janė vjedhur 50.515 shtėpi dhe janė djegur 6.125 shtėpi.[6][7] Sipas tė dhėnave nga Instituti i historisė nė Prishtinė, nė periudhėn e viteve 1919-1940 nė pėrgjithėsi janė dėbuar 255.878 myslimanėt nga Mbretėria Jugosllave nė Turqi, nga tė cilat :Shqiptarėt : 215.412
Turqet : 27.884
Boshnjakėt : 2.582
Krahas shpėrnguljes nė Turqi ka ekzistuar edhe njė shpėrngulja mė tė madhe nė Shqipėri. Sipas disa tė dhėnave, vetėm nė vitin 1921 nga hapėsirat jugosllave nė Shqipėri janė shpėrngulur rreth 40.000 persona. Pėrveē Turqisė dhe Shqipėrisė, shqiptarėt kanė ikur edhe nė Evropė dhe nė Amerikėn Veriore, dhe nė kėtė mėnyrė janė krijuar diaspora shqiptare tė shumta nė ato vende.
Kontaktet e para shtetėrore ndėrmjet Mbretėrisė SKS dhe Turqisė shpėrnguljes sė shqiptarėve janė zhvilluar nė vitin 1926 janė themeluar platforma tė reja tė ministrisė Jugosllave tė argokulturės, qėllim i sė cilės ishte eskpatrimin e shqiptarėve mund tė arrihet vetėm si njė proces afatgjatė, pasi qė as Jugosllavia nuk ka mjete tė mjaftueshme as rrethanat ndėrkombėtare nuk lejojnė lejuar tė vendoset pėr njė afat tė shkurtė. Pas vendosjes sė diktaturės, Mbretėria e Jugosllavisė ka intensifikuar pastrimin etnik tė shqiptarėve, ku rol udhėheqės kishte Klubi kulturor Serb, i pėrkrahur nga administrata shtetėrore


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 15-10-11, 19:30   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,825
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to Zero Cool Send a message via Skype™ to Zero Cool
Default Titulli: 1912-1915

Qeveria Jugosllave nė 1935 ka mbajtur takime me pesė pėrfaqėsuesit nga pesė ministritė dhe Shtabi gjeneral e pėrpiluan projektin "mbi dėbimin e elementit josllav nga Serbia Jugore" Ndėrmjet pėrfundimeve tė tij ka dominuar prurja urgjente e njė konvente bilaterale me Turqinė dhe Shqipėrinė. Me marrėveshjen ishte e paraparė ēlirimi nga tė gjitha detyrimet e tatimeve dhe tė ushtrisė pėr tė gjithė ata qė nė mėnyrė vullnetare kanė hequr dorė nga shtetėsia jugosllave dhe transport pa pagesė pėr ata qė pronėn e tyre tė patundshme t'ua jepnin shtetit. Sugjerimet e shtabit gjeneral janė pranuar si masa pėr "dėbim me sukses dhe tė shpejtė tė popullsisė josllave“ nė Turqi dhe Shqipėri.[10] Masat kanė nėnkuptuar edhe shuarken e propagandės kundėr shpėrnguljes qė ėshtė udhėhequr nga Tiranė, shpesh duke thirrė rekrutėt shqiptarė nga hapėsirat kufitare nė ushtrime ushtarake, ndalesė nė pranim nė shėrbimin shtetėror "persona qė vijnė nė konsideratė pėr shpėrngulje", transferimi i nėpunėsve josllav nė treva tė tjera tė vendit, "nacionalizimi i objekteve gjeografike dhe mbiemrat personal" etj.
Turqia nė fillim tė 1936 shprehu gatishmėrinė pėr arritjen e njė marrėveshjeje formale me Jugosllavinė pėr transferimin e 200.000 banorė qė janė tė ngjashėm me mentalitetin turk, ata nė Turqi "do tė asimiloheshin lehtė".
Duke kritikuar politikėn afatgjate tė dėbimit tė shqiptarėve, akademiku dhe politikani serb Vasa Ēubrilloviē sugjeroi mėnyra pėr zgjedhjen e "problemit shqiptarė" me pastrime etnike nė masė tė madhe tė Kosovės nga Shqiptarėt. Ēublirlloviēi mė 1937 e bėri projektin e Dėbimi i Shqiptarėve pėr qeverinė e Stojadinoviēit, qė duhej ta ndiqte qeveritė shtetėrore.
“ Arnatutėt ėshtė e pamundur t'i shtypėsh vetėm me kolonizim gradual... Mėnyra e vetme dhe mjet i vetėm ėshtė dhuna brutale e njė qeverie shtetėrore e organizuar... ku ne gjithnjė kemi qenė mbi ta.
Qeveria e Beogradit ka organizuar formacione paramilitare ēetnikėt qė janė udhėhequr nga Kosta Peēanac, Miliē Krstiē, Jovan Babunski, Vasilije Trbic dhe tė tjerė, qė i kanė organizuar ekspedita dėnueses duke kryer dhunė, terror dhe plaēkitje e organizuar. 7 tetor 1938 : ministria e ushtrisė e Mbretėrisė Jugosllavisė ka urdhėruar qė tė vazhdohet me aksionin e dėbimit tė shqiptarėve, ndėrsa komanda III e armatės sugjeroi masa qė duhet ta kryejnė nė mėnyrė tė "qėllimshme, sistematike, por edhe energjike" dhe nė kohė sa mė tė shkurtė duhet tė thyhen masa kompakte tė mėdha tė shqiptarėve. Armata nė lidhje me kėtė tregon njė rol tė rėndėsishme qė duhet tė udhėhiqet nga ana e Kisha mbrotja popullore dhe iniciativa private.
Gjatė kohės shumė tė vėshtirė pėr shqiptarėt nėn administrimin monarkik tė serbėve Partia komuniste Jugosllave ka vepruar nė Kosovė, duke faleminderuar pėr autonominė dhe barazinė vėllazėrore tė popujve, ishte kundėr dėbimit tė shqiptarėve nė Turqi, konfiskimin e pronave tė tyre dhe terrorit kundrejt tyre.

Konventa Jugosllave-Turke

Aktivitetet shtetėrore nė dėbimin e myslimanėve kulminoi me nėnshkrimin e konventės Jugosllave-turke. Nga 9 deri 11 korrik 1938 nė Stamboll u mbaj njė varg i takimeve nė pėrgatitjen e marrėveshjes Jugosllavi-Turqi mbi dėbimin e shqiptarėve. Anėt kanė rėnė dakord qė nė afat prej gjashtė viteve tė zhvendosen 40.000 familje shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi nė zona tė zbrazta Anadolli. Konventa jugosllve-turke u nėnshkrua mė 11 prill 1938, a ėshtė dashur tė hyjė nė fuqi kur tė ratifikohen nga parlamentet e tė dy shteteve. Zhvendosja e shqiptarėve ėshtė dashur tė lirojė toka tė punueshme pėr serbėt nga rajonet pasive. Artikulli 2 i konventės ka paraparė ekspatririmin nė tėrėsi tė shqiptarėve nga shumė qytete, nga tė cilat janė : Prizren, Ferizaj, Prishtinė, Kaēanik, Gjilan, Preshevė, Pejė, Istog, Mitrovicė, Gjakovė, Vushtrri, Drenicė dhe tė tjerė. Gjatė pesė viteve tė para, nga 1939 deri nė 1944, ishte e paraparė qė nė Turqi tė vendosen 25.000 familje shqiptare, dhe nė dinamikėn nė vijim.4000 familje nė 1939,
6000 familje nė 1940,
7000 familje nė 1941 dhe 1942 si dhe
8000 familje nė 1943 dhe 1944.Sipas marrėveshjes, njė familje mund t'i ketė deri nė 250 anėtarė, kėshtu qė 40.000 familje mund tė pėrmbajė mė shumė miliona njerėz. Ratifikimin dhe realizimin e kėsaj konvente e kanė penguar mosmarrėveshjet financiare, kampanja shqiptare kundėr dėbimit dhe shpėrthimi i Luftės sė dytė botėrore. Edhepse kjo marrėveshje nuk ėshtė as e ratifikuar e as e kryer sipas planit, ka pasur pasoja tė rėnda nė pozicionin dhe ė ardhmen e popullatės shqiptare.Si pasoja tė pastrimit etnik afatgjatė dhe kolonizimit tė hapėsirave shqiptare, ka ardhur deri te ndryshimeve tė rėndėsishme nė strukturėn etnike tė popullatės. Gjithashtu, pėr shkak tė zbatimit tė masave tė dhunės nė raport tė grupeve etnike janė bėrė shumė tė tensionuara, veēanėrisht ndėrmjet vendaseve dhe kolonialistėve serb, qė ka pas pasoja nė thellimin e konfliktit shqiptaro-serb.



Pushtimi serb i Shqipėrisė 1912-1913.



Heqja e lapidareve te abdylit Frasherit dhe e Ymer prizrenit



Zhdukja e elementit shqiptar Lapidarėt e Lidhjes sė Prizrenit

PS: Shperngulja ka vazhdu deri me 1938. Vetem Italia Fashiste dhe Gjermnania Naziste vetem e ka njoft Shqipnin natyrale. Pastaj shperngulja vazhdon prej 1945 sidomos prej Shkupit-Dibres-Plaves-Gucis-Mitrovices dhe lugine e Presheves.
by zc
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 20-10-11, 09:32   #3
sherri
J.H.N.K.SH
 
sherri's Avatar
 
Join Date: 13-06-05
Location: Rruga e qumshtit Nr- 3
Posts: 4,746
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Default Re: 1912-1915

KRYENGRITJA E LUMĖS NĖ NĖNTOR 1912 - Shkruan Sheradin Berisha nga faqja pashtriku.org


von Shoqėria "Bashkimi Shqiptar", Freitag, 25. Februar 2011 um 11:43


Dihet mirėfilli se Lufta e Parė Ballkanike shpėrtheu nė tetor 1912 nga shtetet e “Aleancės Ballkanike” qė e pėrbėnin Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia. Nė kėtė luftė Shqipėria akoma pa u ēlirua pėrfundimisht nga pushtimi pesė shekullor i perandorisė osmane, u detyrua t“ia kthente armėt pushtuesve tė ri edhe pse pėr shqiptarėt ishte njė periudhė jashtėzakonisht e disfavorshme, pas kryengritjes sė pėrgjithshme tė verės 1912.
Mobilizimi i shqiptarėve kundėr synimeve
Serbepėr dalje nė detin adriatik
Nė gjysmėn e dytė tė tetorit 1912, ndėrsa vazhdonin operacionet pushtuese tė ushtrisė serbe mbi tokat shqiptare, nė Kosovė e gjetiu, nė krahinėn e Lumės, tė Opojės, Vėrrinit, Gorės, Hasit, Dibrės... u organizuan kuvende tė shumta dhe nė saje tė kushtrimit tė lėshuar nga mbledhja e jashtėzakonshme e komitetit ”Shpėtimi” tė mbajtur nė Shkup, me 14 tetor 1912, filloi mobilizimi i pėrgjithshėm pėr ta pėrballuar agresionin pushtues serb. Nė javėn e parė tė nėntorit, armata e III serbe pasi pushtoi Rrafshin e Kosovės dhe atė tė Dukagjinit, synonte pushtimin e Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme pėr tė dalur nė brigjet e detit Adriatik. Qysh mė 5 nėntor 1912 kur gjenerali famėkeq Bozhidar Jankoviq hyri nė Prizren me regjimentet e Divizionit ”Shumadia-1”, nisi rigrupimin e forcave tė tij, pėr operacionet drejt Adriatikut. Pėr tė realizuar kėtė plan ushtarak, komanda serbe, kishte krijuar dy njėsi tė veēanta, qė morėn emrin si ”njėsitė e bregdetit” dhe repartet e kėtyre njėsive u pėrzgjodhėn nga divizionet ”Shumadia-1” dhe “Drina-2” tė dislokuara nė Prizren e Gjakovė.

Islam Spahija
Krijimi i reparteve serbe pėr nėnshtrimin e Lumės me rrethinė

Pėr tė evituar ēdo rrezik qė mund tė kėrcėnonte tė ashtuquajturit ”njėsitė e bregdetit”, qė do tė operonin nė drejtim tė Adriatikut, nėpėrmjet Luginės sė Drinit (Lumės), komanda e armatės sė tretė krijoi ”repartin e Lumės”, i cili mori pėr detyrė tė pushtonte kėtė krahinė dhe krahinėn e Hasit, Vėrrinit, Opojės, Gorės…, tė ēarmatoste shqiptarėt dhe tė godiste pa mėshirė ēdo rezistencė tė tyre.1
Nė repartet ushtarake pėr pushtimin e Lumės u angazhuan rreth 16 mijė trupa, pasi sipas tė dhėnave tė komandės serbe, pa “pėruljen e Lumės” dhe zotrimin e brigjeve tė Drinit nuk mund tė realizoheshin planet strategjike tė proklamuara nga qeveria serbe e Nikolla Pashiqit.

Pėr kėtė qėllim gjenerali Jankoviq, iu drejtua popullit tė Lumės me njė letėr ku kėrkonte tė plotėsohen kėto kėrkesa:
1. Qė paria, hoxhallarėt dhe tė pasurit tė vijnė nė bisedime pa armė;
2. Paria tė garantojė dorėzimin e pushkėve nga fshatrat e veta, nėse duan tė jetojnė nė ”rehati” me ne, e ky ėshtė kushti kryesor;
3. T“i ēarmatosin shqiptarėt e ardhur nga Kosova, llapjanėt, hasjanėt, prizrenasit, dukagjinasit etj, tė cilėt ndodhen nė mesin e tyre dhe ata qė kanė luftuar kundėr nesh;
4. Ta dorėzojnė, ose sė paku tė tregojnė ku ndodhet Isa Boletini, ta dorėzojnė Ramadan Zaskocin, Riza Beun, Islam Spahiun nga Kolesjani dhe Bajram Daklanin;
5. Qė parija t“i prijė ushtrisė serbe dhe tė informojnė pėr lėvizjen e rezistencės pėrreth, dhe
6. Qė ēdo fshatė t“i japė nga 5 vet peng e tė qėndrojnė nė Prizren, qė tė jemi mė tė sigurt. Nėse kėto kushte nuk plotėsohen, tėrė pasuria dhe fshatrat kanė pėr t“u bombarduar.2
Kėto kushte ultimative nė asnjė mėnyrė s“u pranuan nga populli dhe paria e Lumės dhe trevat tjera pėrreth, andaj si rrjedhim soldateska serbe nisi operacionet ushtarake pėr pushtimin e Lumės dhe tė krahinave tjera pėrreth.
Qėndresa shqiptare pėrballė operacioneve pushtuese serbe

Pėrballė operacioneve pushtuese tė ushtrisė serbe, u gjendėn mijėra luftėtarė shqiptarė tė krahinave tė Lumės, Hasit, Vėrrinit, Opojės e Gorės, si dhe tė atyre qė ishin tėrhequr nga thellėsitė e Kosovės, pas pushtimit tė saj. Me kėtė rast malet e larta tė Pashtrikut, ( ku shtrihej krahina e Hasit dhe Malėsia e Gjakovės), si dhe degėzimet natyrore tė Sharrit - /(malet e Gjalicės (Pikllimės) dhe tė Koretnikut, matanė Drinit tė Bardhė), ku gravitojnė fshatrat e trevės sė Vėrrinit, tė Opojės dhe tė Gorės/, nga fortesa natyrore u shndėrruan nė fortesa lufte.

Njė pamje nga rrafshi i Opojės, Koretniku/ Pashtriku.

Duke pas parasysh kėto pozita gjeostrategjike, forcat shqiptare u pozicionuan nė vijėn frontale: Malėsia e Gjakovės (Qafa e Morinės - Qafa e Prushit) - Has (Planej-Gorozhup) - Qafa e Zhurit - Vėrri (Billushė - Jeshkovė - Lybeqevė - Lez) - Sharr (pjerrėsit perėndimore tė “Gurit tė Zi” - Opojė (Gryka e Llapushnikut.)
Nė organizimin e qėndresės shqiptare u shquan krerėt:
- Ramadan Zaskoci,
- Ramadan Ēejku,
- Qazim Lika,
- Islam e Sali Spahia,
- Hoxhė Mehmeti,
- Osman Lita,
- Cen Daci,
- Bajram Gjana,
- Dervish e Nezir Bajraktari,
- Myftar Nika,
- Nexhip agė Bilali,
- Sylė Elezi,
- Ahmet Ilaz Qehaja,
- Jemin Gjana tė gjithė nga Luma,
- Elez Isufi,
- Cuf Xhelili e
- Xhafer Doda nga Dibra,
- Bajram Curri nė Malėsi tė Gjakovės,
- Rexhė Ali Bajraktari nga Hasi,
- sheh Hasani nga Prizreni,
- Jahja Sait Sahiti nga Kuki i Opojės,
- Kapllan Opoja,
- Nail Hyseni - Dani i Rapēės sė Gorės,
- Esat Berisha,
- Abdyl Osmani,
- Arif Krusha e shumė tė tjerė.3
Qendrat komanduese tė luftės u vendosėn:
1. Nė Llapushnik (Brezne) tė Opojės, nė krye me Qazim Likėn;
2. Nė Krumė tė Hasit, nė krye me Rexhė Ali Bajraktarin; dhe
3. Kėshilli Qėndror i Luftės nė krye me Ramadan Zaskocin u vendos nė Qafė tė Kolesjanit, nė majėn e quajtur Tabe, nga ku shihej qartė Rrafshi i Lumės.

Njė pamjen nga Qafa e Kolesjanit.

Pėr tė mos lejuar kalimin e trupave serbe matan lumit, pėrgjatė Drinit tė Bardhė, kėshilli i luftės, organizoi me kohė prita nė fshfilluan operacionet e armatės III serbe nė drejtim tė Lumės.atrat: Shalqin, Domaj, Gjinaj, Brut, Ura e Vezirit... Prita tė tilla u ngritėn edhe nė brigjet perėndimore tė Drinit tė Zi si: nė Kolsh, Mamėz, Surroj, Tejdrinė...4 Nė kėto pozicione ishin forcat mbrojtėse shqiptare, kur mė 9 e 10 nėntor 1912
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 20-10-11, 09:34   #4
sherri
J.H.N.K.SH
 
sherri's Avatar
 
Join Date: 13-06-05
Location: Rruga e qumshtit Nr- 3
Posts: 4,746
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Default Re: 1912-1915

Beteja e parė e pėrgjakshme nė “Qafė tė Zhurit”

Beteja e parė e pėrgjakshme nė kufijtė e Lumės u zhvillua nė “Qafė tė Zhurit” dhe vijoi deri nė grykėn e Morinės. Nė kėtė lokalitet ushtria serbe pėr 2-3 ditė rresht pėsoi goditje tė rėndė, duke lėnė nė fushėbeteja shumė tė vrarė e tė plagosur dhe armė. Pas kėtij dėshtimi, ushtria pushtuese serbe nė shenjė hakmarrje, nė fshatin Zhur i mori peng 37 shqiptarė, tė cilėt mė pas i dėrguan nė Prizren me qėllim qė tė ushtrohet presion nė popull, pėr tė mos e pėrkrahur edhe mėtutje kryengritjen.
Ushtria serbe pas njė riorganizimi me reparte tė reja u nisė sėrish nė drejtim tė Lumės. Forcat shqiptare, tani pėrballė reparteve tė divizionit ”Shumadia-1”, pėr tė mos u dėmtuar u tėrhoqėn duke zhvilluar luftime sporadike, pėrgjatė brigjeve tė Drinit tė Bardhė dhe shpateve tė Koretnikut e tė Gjallicės, nė mėnyrė qė tė bėhej njė pėrgatitje sa mė e mirė pėr njė qėndresė mė tė fuqishme. Repartet serbe me goditjet e vazhdueshme qė i bėnin luftėtarėve lumjanė, nga fusha e Morinės e deri nė Pėrbreg, hap pas hapi u futėn nė brendėsi tė Lumės, deri nė Bicaj dhe u dislokuan nė hapsirat fushore tė kėtij fshati.
Tėrheqja taktike e luftėtarėve shqiptarė dhe pozicionimi
i tyre nė vendet kyqe pėr goditjen e forcave serbe
Tėrheqja e luftėtarėve shqiptarė u bė jo vetėm pėr shkak tė epėrsisė serbe nė numėr tė ushtarėve dhe nė armatim tė rėndė, por me kėtė rast u pėrdorė procesi luftarak taktik: qėndresa - thyerja - tėrheqja, si ligje objektive tė luftės, pėr ta futur armikun nėpėr kurthe, nė mėnyrė qė ta ndėshkonin mė pas me mėnyrat e tyre origjinale tė luftimit 5.
Kėshilli komandues i luftės i pėrqėndruar nė Tabe (Qafė tė Kolesjanit), me kohė kishte siguruar prapavijėn edhe nė tėrthoren: Pėrbreg - Gjegjėn - Bardhoc - Morinė - Vėrmicė - Shkozė - Dobrusht - Zhur - Vėrri (Billushė - Jeshkovė - Lez...), e cila njėkohsisht luante rol tė dyfishtė:
1. mbėshtetje tė sulmit mbi forcat armike dhe
2. mbrojtje e prapavijės - tė shpinės sė luftėtarėve nė Lumė, ndėrsa fshatrat e Dollovishtit e tė Opojės siguruan krahėt e mbėshtetėn veprimet nė Grykėn e Vanjave, nė Qafėn e Zbinecit e tė Llapushnikut. 6
Nė mėngjesin e 15 nėntorit 1912, Kėshilli i Luftės dha urdhėr pėr tė sulmuar repartet serbe nga disa drejtime tė frontit. Falė konfiguracionit tė terrenit malor, motit tė keq (me shi e bubullim) edhe pse tė varfėr nė mjete lufte, lumjanėt tė lėshuar si ortek mbi forcat armike, nė kodrat e Kolesjanit arritėn t'i asgjėsojnė qindra ushtarė serbė, ndėrsa nga radhėt e tyre ranė dėshmorė: Ibrahim H. Zeqiri - bajraktar i Radomirės, Nexhip Dullė Visha nga Kolesjani, Rexhep Jonuz Taci, Selman Asllan Nėrguti, Halim Shehu e Daut Basha nga Shtiqni etj.7 Ndėrkohė pėr shkak tė rezistencės sė fuqishme, forcat serbe u tėrhoqėn nga Kolesjani dhe kodrat e Gabricės dhe u pozicionuan nė brigjet jugore tė Shejės dhe nė brigjet lindore tė Drinit tė Zi, ndėrsa forcat shqiptare kaluan nė vijėn: fshati Mustafaj - Osmanaj - Bushat (Kodra e Bushatit).
Rigrupimi i forcave shqiptare

Kėshilli i luftės, pas njė rigrupimi tė forcave shqiptare nė teren, mė 16 nėntor pa ndėrpre vazhdoi mėsymjen drejt forcave serbe dhe pėrleshjet gjakosėse u zhvilluan kryesisht nė krahun e majtė tė pėrroit tė Shejės. Pikėrisht nė kėto ēaste kritike pėr kurorėzimin e suksesit, nė Lumė arritėn qindra dibranė nė krye me udhėheqėsit e shquar Elez Isufin, Isuf Xhelilin, Xhafer Dodėn etj, tė cilėt nė fushat e betejės sollėn edhe 2 - 3 topa qė dikur ua kishin zėnė turqve. 8


Elez IsufiIsuf Xhelili
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 20-10-11, 09:35   #5
sherri
J.H.N.K.SH
 
sherri's Avatar
 
Join Date: 13-06-05
Location: Rruga e qumshtit Nr- 3
Posts: 4,746
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Default Re: 1912-1915

Ushtria serbe e qėlluar (sulmuar) nga tė gjitha anėt, nė panik braktisi fushėbetejėn, duke lėnė edhe shumė tė vrarė e tė mbytur nė Dri dhe nė pėrroin e Shejės. Pėr tė pėrfituar nga situata e krijuar, Kėshilli i luftės tashmė nga Kolesjani ishte zhvendosur nė fushėn e Zborit - Nangė, dhe aty pėrcaktoi dy drejtime sulmuese (me 3 grupe) pėr ndjekjen e mėtejshme tė pushtuesve serbė:
- Grupi i parė: u drejtua, nė krahun e majtė nėpėr rrugėn kėmbėsore qė tė shpiente nga Nanga nė Gostilė - pėr nė Kullė tė Lumės;
- Grupi i dytė: nė rrugėn kėmbėsore qė tė ēonte nga Nanga nė Shtiqėn, Pėrbreg e deri nė Morinė,
- Grupi i tretė: (nė rolin e rezervės) u pėrdorė si mbėshtetje pėr tė dy krahėt (grupet) e sulmit. 9
Ndėrkaq forca tjetėr goditėse qė kishte tė bėnte me fatin e Betejės sė Lumės, ishte organizimi i qendresės nė tė dy krahėt e Drinit tė Bardhė:
a. Nė tėrthoren Pėrbreg - Gjegjėn - Bardhoc - Morinė - Qafa e Zhurit - Vėrri (Billushė) - Guri i Zi (Opojė) - Sharr dhe
b. nė krahun tjetėr Has (Pashtrik) - Malėsi e Gjakovės.
Pėr tė penguar shkuarjen e forcave tė reja serbe nga Prizreni nė drejtim tė Lumės, luftime tė ashpra u zhvilluan edhe nė trevėn e Vėrrinit. Nė vijėn Dobrusht - Qafa e Zhurit - Billushė - Lez - Leskovec, pati luftime ballore dhe anėsore. Repartet serbe nė kėto luftime pėrpiqeshin qė tė shpėrthejn vijėn frontale nė Vėrri, me qėllim tė depėrtimit nė Opojė e Gorė prej nga mendohej tė sulmoheshin nga prapa lumjanėt, mirėpo nuk patėn sukses.
Vendimi i Kėshillit Komandues pėr tė goditur
armikun nė tė gjitha frontet e luftės
Nė kulmin e qėndresės pėr vdekje a liri, Kėshilli Komandues i Luftės qė pėrbėhej nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, Hoxhė Mehmeti, Elez Isufi, Ramadan Ēejku, Ramadan Kovaēi, Kadri Shahini, Jemin Gjana etj, sipas vendimeve tė marra nė njė mbledhje, mė 17 nėntor 1912 nisėn operacionet goditėse nė tė gjitha frontet e luftės. Malėsorėt lumjanė, tė ngujuar nėpėr kullat e fshatrave: Nangė, Gostil, Shtiqėn, Pėrbreg dhe nė shpatet lindore tė Gjallicės e Koretnikut (Pikllimės) si dhe nė brigjet e tė dy Drinave (tė Ziut e tė Bardhit), e tė ngazllyer nga fitorja e bujshme e Qafės sė Kolesjanit, forcat e armikut u sulmuan nga tė dy krahėt (lindje-perėndim) dhe u ndoqėn kėmba kėmbės.
Repartet ushtarake serbe u pėrpoqėn tė rigrupohen e tė pozicionohen sėrish nė Kodrėn e Galipės e nė Zbor tė Nangėve, por kėto pėrpjekje gjithashtu dėshtuan keq. Repartet shpartalluese serbe pasi humbėn edhe nė kėtė fushėbetejė qindra ushtarė tė tjerė, braktisėn edhe vijėn mbrojtėse Shtiqėn - Drini i Zi. Nė kėto sulme lumjanėt trima veprojnė rrufeshėm, dhe gjatė luftimeve bien dėshmorė: Abaz Zezi, Baftjar Tahiraj, Baki Maliq Domi, Bektash Gjoka, Dervish Trota, Dullė Dema, Halil Dema, Halil Himaj, Hasan Shabani, Ismail Neziri, Jashar Shehu, Mehmet Allaraj, Mehmet Limani, Muharrem Mema, Mustafė Dogjani, Ramadan Koldashi, Rrustem Shehu, Shaqir Basha, Shaqir Dauti, Tahir Smajli, Zenel Mema, Haziz Xhaferi, e shumė tė tjerė.10 Luftimet pėrfundimtare u zhvilluan nė brigjet e lumenjve Drini i Bardhė - Drini i Zi, ndėrsa ato me tė pėrgjakshmet nė Kullė Lumė.
Mbeturinat e reparteve serbe qė i shpėtuan asgjėsimit nė rajonin e Bicajt, sė bashku me repartet e rajonit tė Kullės sė Lumės, kishin arritur tė dilnin nė bregun e kundėrt tė lumit Luma, poshtė Pėrbregut, dhe tė pozicionohen nė vijėn: Pėrbreg - Kulla e Lumės. Pėr kėto ngjarje, burimet serbe thonė se “gjatė tėrė ditės sė 17 nėntorit 1912 u zhvilluan luftime tė rėnda midis aradhave serbe e shqiptarėve, qė sulmonin nga tė gjitha anėt, veēanėrisht nga bregu i majtė i lumit Luma, duke rrezikuar forcat serbe qė tė hidhen nė Dri e tė shkėputeshin nga Prizreni. Mė i forti qe zjarri i shqiptarėve nga bregu i djathtė i Drinit tė Bardhė. Edhe togjet gjuajtėse qė u dėrguan nė atė krah nuk mundėn t“i largojnė prej andej lumjanėt e hasjanėt, tė cilėt me njė zjarrė anėsor tė fuqishėm, u shkaktuan humbje tė rėnda forcave serbe. Nė kėto rrethana, bateria e gjymtuar e topave malorė nuk mundi tė zinte pozicione e tė aktivizohej nė luftime”.11
Fitorja e kryengritėsve shqiptarė nė Lumė

Kapja e Kullės sė Lumės me luftime tė pėrgjakshme shėnonte pragun e fitores sė betejės. Forcat shqiptare, nė mbrėmjen e ditės sė 17 nėntorit, pasi arritėn tė pozicionohen nė vijėn: Drini i Bardhė - Uki i Vjerrė - Gjegjėn - Shpati perėndimor i Koretnikut - Bardhoc, sulmuan karvanin me qerre, me kafsh tėrheqėse tė mbeturinave serbe qė tentonin tė tėrhiqeshin nė drejtim tė Prizrenit. Nė kėto luftime tė pėrgjakshme kur hordhitė barbare serbe vėrtet patėn humbje tė mėdha nė ushtarė e nė materiale lufte, u martirizuan edhe shumė lumjanė, si: Halil Taci (Gjegjėn), Hamza Dema (Morinė), Hazir Mhola (Bicaj), Isuf Ramadani (Morin), Jemin Dema (Bardhoc), Jakup Tota (Barruē), Liman Ēejku (Lusėn), Ramadan Nerguti (Gjegjė), Rrahman Duraku (Morin), Selim Gėrmizi (Bardhoc), Sinan Ēejku (Lusėn), Shaban Coka (Ujmisht), Shaqir Nerguti (Gjegjėn), Zenel Nerguti (Gjegjėn), Bajram Ramadani (Pėrbreg) e shumė tė tjerė. Nė Betejėn te vendi i quajtur “Uki i Vjerrė” u plagos edhe udhėheqėsi i moshuar lumjan Islam Spahia, i cili nuk iu nda luftės qė nga Qafa e Kolesjanit e deri nė Bardhoc.12
Me luftėn te „Uki i vjerrė“ mbaron seria e betejave tė pėrgjakshme nė Lumė, ku rezultoi me shkatėrrimin e forcave serbe dhe dėbimin e atyre pak mbeturinave ( njėsive serbe) deri afėr Prizrenit. Humbjen e madhe tė ushtrisė serbe, nė Lumė mė qartė e ka shprehur nė kujtimet e veta Kosta Novakoviq, pjesėmarrės nė ato luftime.

Novakoviq ka shkruar: ”Unė nuk do tė zė nė gojė detyrėn e parė tė repartit tonė tė Lumės - ēarmatimin e Lumės, qė ai nuk arriti ta kryejė, kėshtu qė nė rastin tjetėr do tė kthehem nė punėn e tij dhe tė komandantėve, punė tė cilėn e paguam me jetėn e njerėzve, duke humbur shumė municione, ushqim dhe kafsh... pas disfatės sė plotė nė Lumė, pas katėr netėve tė pandėrprera pa gjumė, pas tėrheqjes nga pozita afėr fshatit Bicaj, pas kalimit nė ujė deri nė brez, reparti i Lumės, i cili u pėrforcua edhe me njė batalion, mė 18 nėntor u detyrua tė tėrhiqet i shpartalluar e rraskapitur deri nė pikėn e fundit dhe mbėrriti nė fshatin Zhur, 8 km larg Prizrenit...” 13
12 mijė ushtarė serbė kockat e tyre i lanė nė Lumė!

Sukseset e arritura nė kėto ditė luftimesh nxorėn nė pah aftėsitė dhe taktikėn e zgjuar tė luftėtarėve shqiptarė, tė cilėt duke u mbėshtetur nė kushtet konkrete tė vendit dhe nė traditat e tė parėve tanė, shpartalluan pushtuesit serbė, tė shumtė nė numėr dhe tė armatosur me armė mė moderne tė kohės. Po kėshtu studimet e bėra, tradita gojore, por edhe folklori ynė popullor (kėngėt historike), japin disa tė dhėna pėr numrin e ushtarėve serbė tė vrarė nė Lumė.
- Sipas opinionit tė lumjanėve numri i serbėve tė humbur ka qenė 16 mijė.
- Sipas tė dhėnave nga historia ushtarake serbe, ky numėr shkon deri nė 18 mijė.
- Sipas studiuesit Essat Bilali, nė revistėn ”Shqiptari i Lirė” dhe shumė studiuesve tjerė shqiptarė, shifra sillet nė 12 mijė ushtarė serbė qė i lanė kockat e tyre nė Kullė Lumė .14
Pėrjetėsimi i Betejės sė Lumės nga rapsodi popullor

Rapsodi popullor kėtė ngjarje historike e pėrjetėsojė edhe pėrmes vargjeve si:


”Ka hi serbi n“at“Prizren,
po i thot`Lumės: ”Lirom ven!”
Nuk jam mbreti, po jam Luma,
t“mushi gjiksin plot me plumba!”

Kur vikati Islam spahija:
”Bini djem, se shkoi Shipnija!”
“Bini djem-thrret Ramadani
-bini djem se shkoi vatani!”

Gryka e Shejės po rredh gjak,
po i thot Drinit: ”Ndihmom pak
Ndihmom pak, n“dash me m“ndihmue,
kllade t“mdhaja jam tuj ēue”.

Krajli i serbit ban: ”Medet,
m“faroi Luma askerin krejt!
ma faroi askerin e ngrat
burrat me pushk`e grat me spatė”.

“Kadal, krajl u mlofsh me morre,
dymdhetmi t`metėn pa vorre!”
Djemt“e Lumės hiq s“kan dert,
ka ni luftė bajn“vjet pėr vjet,
luft“ me krajl e luft“ me mbret...”

(...)

Hasi shpat e gur e kep
vend pėr vend pushka kėrset
shkoj kukuja shpi pėr shpi
I preu Hasi 3 mijė shkijė...”

(...)

Krejt Opoja u mlu n`zi
Prej Prizrenit ter n“Dri
Tre ditė luftė e tre ditė zi
u vranė shkije pėrmi tre mijė...” 15

Pėrfundim

Ndonėse nė mėngjesin e 18 nėntorit 1912, mori fund beteja e Lumės, ku forcat shqiptare triumfuan kundėr armatės III serbe, nė Manastir zhvillohej njė betejė tjetėr ndėrmjet forcave shqiptare dhe reparteve tė armatės I-rė serbe, qė nė histori njihet si Beteja e Manastirit. Nė kėtė kuadėr vlerėsojmė se Beteja e Lumės, Beteja e Manastirit si dhe rezistenca shqiptare nė veri (Shkodėr) dhe nė jug (Janin) kanė rėndėsi tė madhe historike, pėr faktin sepse nė njė mėnyrė a tjetėr, krijuan rrethana tė favorshme pėr mbajtjen e Kuvendit Kombėtar nė Vlorė, mė 28 nėntor 1912, ku u shpallė Pavarėsia e Shqipėrisė.
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 20-10-11, 09:37   #6
sherri
J.H.N.K.SH
 
sherri's Avatar
 
Join Date: 13-06-05
Location: Rruga e qumshtit Nr- 3
Posts: 4,746
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Default Re: 1912-1915

Pėrfundim

Ndonėse nė mėngjesin e 18 nėntorit 1912, mori fund beteja e Lumės, ku forcat shqiptare triumfuan kundėr armatės III serbe, nė Manastir zhvillohej njė betejė tjetėr ndėrmjet forcave shqiptare dhe reparteve tė armatės I-rė serbe, qė nė histori njihet si Beteja e Manastirit. Nė kėtė kuadėr vlerėsojmė se Beteja e Lumės, Beteja e Manastirit si dhe rezistenca shqiptare nė veri (Shkodėr) dhe nė jug (Janin) kanė rėndėsi tė madhe historike, pėr faktin sepse nė njė mėnyrė a tjetėr, krijuan rrethana tė favorshme pėr mbajtjen e Kuvendit Kombėtar nė Vlorė, mė 28 nėntor 1912, ku u shpallė Pavarėsia e Shqipėrisė.

Lapidari nė Qafė tė Kolesjanit, nė pėrkujtim tė Betejės sė Lumės 1912.

R e f e r e n c a t

1. Th.Muzaku: Politika e serbisė Kundrejt Shqipėrisė gjatė Luftės Ballkanike, Tiranė 1987, fq.145; /K.Novakoviq: Nėpėr Shqipėri (Kujtime)
”Dy Drinat”,1 ,1998, fq.32; /B.Ratkoviq: Prvi Ballkanski rat, Beograd 1978, fq.261. Sh.Hoxha: Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002, fq.173.
2. Dr.Xh.Shala: Marrėdhėniet shqiptaro - serbe 1912-1918, Prishtinė 1990, fq.64
3. Sh.Hoxha:Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002, fq182; /Sh.Braha: Gjenocidi serbomadh dhe qėndresa shqiptare (1884-1990), Gjakovė 1991, fq.148
4. Dr.V.Kasapi: Mrekulli e natyrės, Kėshtjellė e historisė, Tiranė 1998, fq.69
5. Po aty
6. Xh.Martini: Elez Isufi, Tiranė 1994, fq.29
7.Dr.V.Kasapi, vepėr e cituar, fq.72
8. Xh.Martini, vep.e cit. fq. 29/Q.Mataj: Hoxhė Mehmeti 1867-1927, Kukės 2002, fq.135
9. Dr.V.Kasapi; vepėr e cituar, fq.74. Q.Mataj:vepėr e cituar, fq.114
10. Sh.Hoxha: Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002, fq.187.
11. Borivoje Ratkoviq: Prvi Ballkanski Rat 1912-1913, Beograd 1978, fq. 262-275. Sh.Hoxha: vepėr e cit. fq.188
12. Sh.Hoxha: vepėr e cituar, fq.188
13. K.Novakoviq: Nėpėr Shqipėri ”Dy Drinat”, 1, 1999, fq.32 / Sh.Hoxha: vep. e cit. fq. 189.
14. T.Kolgjini: Luma dhe luftat e saj, Tiranė 1993, fq.38; Sh.Braha: Beteja e Drinit kundėr agresionit serbė (nėntor 1912), Prizren
2000, fq.108.
15. Sh.Hoxha: vepėr e cituar, fq.3. Sh.Braha: vepėr e cituar, fq.151
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 20-10-11, 14:00   #7
Neferta
 
Join Date: 22-06-09
Posts: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: 1912-1915

Serbet ne ate kohe kan menduar qe me nje plane te detajuar ta zgjedhin qeshtjen shqiptare,www.antikvarne-knjige.com/elektronskeknjige/detail-item_id-8



Last edited by Neferta; 20-10-11 at 14:02.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 13:39.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.