Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
User Name
Password
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 07-01-12, 08:16   #1
murrizi
 
murrizi's Avatar
 
Join Date: 18-04-05
Posts: 3,482
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Default A do ta shpetojn Veseli e Krasniqi Pdk-n, apo do ta themelojn nje parti te re !?

Ne vazhdim intervista e Kadri Veselit dhene nje portali gjerman.















Intervistė e Kadri Veselit pėr GT: Njė identitet demokratik pėr Kosovėn

Intervistė me Kadri Veselin, ish shef i shėrbimit tė fshehtė tė UĒK-sė , dhėnė portalit gjerman GT, realizuar nga Norbert Giesder.

Ky burrė (Kadri Veseli) ka potencialin e njė ylli: Kush adhuron Robert De Niron, mund ta marrė pėr vėllanė e artistit tė famshėm. GT-ja ka zhvilluar njė intervistė m ish shefin e Shėrbimit tė fshehtė SHIK tė ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, i cili aktualisht po pėrgatitet ti hyjė politikės nė Prishtinė. Me tė diskutuam pėr Luftėn dhe paqen, krimin dhe misionin pėr njė Kosovė tė re e paqėsore – pėr njė Kosovė evropiane.
Mendova se nuk ishte rastėsi qė para restorantit prominent “Pouro” i cili ndodhet nė periferi tė qendrės sė vjetėr tė kryeqytetit, qėndronte njė makinė derisa afėr saj vėshtroja dy djem tė “sotėm” tė veshur me stil dhe sipas modės. Nė sy mė ranė veēmas xhaketat e tyre, tė cilat ndonėse nuk ishin si tė Xhejms Bondit, pa dyshim ishin nga e njėjta firmė qė mban dhe ai.

Ėshtė njė ditė e ftohtė e 12 dhjetorit 2011. Ish shefi i shėrbimit tė fshehtė tė UĒK-sė, tani e shpėrbėrė, mė ka ftuar pėr njė drekė nė tė cilėn duam tė bisedojmė pėr tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen e Kosovės. Kadri Veseli konsiderohet njėri nga politikanėt e mėdhenj tė sė ardhmes nė vendin e vogėl ballkanik, por me njė domethėnie tė rėndėsishme pėr Evropėn.
Por, aspak tė rastėsishme dhe aspak joserioze janė arsyet pėr tė cilat unė dua tė takoj burrin me tė cilin dua tė zhvilloj intervistėn nė restorantin e pėrmendur: Kadri Veseli ėshtė njė luftėtar karizmatik. Gjatė luftės, ai luftoi nė male derisa nė cilėsinė e shefit tė shėrbimit Informativ SHIK bashkėpunonte krah pėr krah me luftėtarėt ēlirimtarė qė mbėshteteshin nga amerikanėt. Sot Veseli vazhdon tė luftojė mė tej, por tani jo mė me armė por me kollare, i transformuar nė njė politikan modern. Ai tani ėshtė i angazhuar dhe do qė vendi i tij tė jetė shtet i sė drejtės ku gjen zbatim ligji dhe rendi.

Cila ėshtė e vėrteta nė njė vend ku fuqitė botėrore, interesat e tyre lakmitare pėr mineralet dhe pasurinė nėntokėsore tė tij, qė kanė njė rėndėsi tė madhe politike, ushtarake e gjeostrategjike, shpesh i fshehin prapa vellos pėr gjoja angazhimet nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut?

Si gazetar dhe kronist kam pėrpara njeriun i cili me shikon me sy tė sinqertė. Si gazetar qė jam duhet tė jem i rreptė:

“A keni vrarė ndonjėherė nė jetėn tuaj ndonjė njeri?” e pyes.

Ėshtė pyetja ime a parė qė ia shtroj Kadri Veselit, akoma pa u pėrshėndetur dhe pa shtrėnguar duart me tė.
Ai mė shikon me njė vėshtrim tė qartė dhe pėrgjigjet:
“E kam pasur njė armė – dhe e kam pėrdorur atė. Sigurisht nuk do tė isha ushtar i mirė, sikur tė mos dija tė qėlloja. Pra, kam qėlluar. Por me sytė e mi nuk kam parė tė kem vrarė ndonjė ushtarė armik. Pra, nuk mund ti pėrgjigjem me Po pyetjes suaj, por as nuk mund ta mohoj, sepse jam i sigurt qė kam qenė njė ushtar i mirė i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.”

Dhe pastaj mė shtrėngon dorėn. Ėshtė njė shtrėngim i fortė duarsh dhe jo njė shtrėngim sa pėr sy e faqe.

Sapo ulemi nė tavolinė Kadri Veseli mė shikon drejt nė sy dhe mė thotė: Kam dėgjuar shumė pėr ju si gazetar i njohur qė jeni dhe ėshtė nder pėr mua dhe pjesėtarėt e UCK-sė, qė ju interesoheni pėr bėmat tona, pėr nderin e rikthyer dhe pėr zhvillimet nė Kosovėn sovrane.”

Po ti dėgjoja nė telefon kėtė fjali, do ta kisha mbyllur me njėherė kufjen, por jemi nė restorant dhe tė ulur ballė pėr ballė nė njė tavolinė.

„Too much flattery, Mr. Veseli“, i pėrgjigjem unė ndėrsa fillojmė tė flasim pėr zhvillimet gjatė luftės sė viti 1999 dhe atyre deri nė themelimin e shtetit tė Kosovės me 2008

Ishte luftė dhe ka pasur krime tė tmerrshme

Ēfarė ndikimi kanė trazirat nė kufi me Serbinė nė vendimet e parlamenti tė Kosovės? Ēfarė implikime mund tė sjellin me veti deklaratat e partive politike? Si ka ndihmuar dikur Shqipėria fqinje dhe si po ndihmon tani? Si i definojnė kosovarėt zhvillimin e tyre kombėtar, etnik dhe sovran? Dhe a ka perspektivė pėr drejtuesit e shtetit sot, tė cilėt Serbia i akuzon pėr krime nė kohėn e luftės sa ishin pjesėtarė tė UCK-sė?

Ka qenė luftė dhe ajo nuk ka pėrfunduar thjesht me hyrjen e NATO-s dhe formimin e KFOR-it, thotė Veseli.

“ Nė tė vėrtetė ka pasur krime tė tmerrshme - nga tė dyja anėt.”, i them unė.

Veseli mė shikon nė sy dhe shton: Fėmijė qė kanė parė se si prindėrit e tyre janė vrarė nga nacionalistėt serbė, tė cilėt deshėn ta pastronin Kosovėn nga shqiptarėt etnikė, janė rritur dhe gjatė luftės i kishin kapur armėt nė dorė. Tani, pas ēlirimit, ata armė kanė mendjen e tyre dhe kanė filluar ndėrtimin e strukturave shtetėrore. Ka qenė njė luftė, luftė e ndyrė nė shumė fronte, thotė ish shefi i SHIK-ut. “ Ēfarė do kishit bėrė ju?” “Do tė kishit lejuar qė tė vriten dhe masakrohen prindėrit dhe fėmijėt tuaj?”, mė pyet ai me njė shikim tė zbutur.

“- Po ka pasur krime, por kjo nuk do tė thotė se duhet i tėrė njė komb tė fajėsohet pėr kėtė”, thotė Veseli. “ Ka qenė luftė, e megjithatė ne qė kemi luftuar pėr jetėn tonė dhe tė familjeve tona kemi pasur njė mision qė duhet ta ndjekim seriozisht.”

A keni miq nė kėtė rrugėtim tuajin? Sa po ndihmon Shqipėria? dėshiroj tė di unė.

“Po, kemi miq. Tė vėrtetė dhe tė shpifur (tė rremė). Unė jam shqiptar dhe jam krenar pėr kėtė. Por shtetėsia ime tani ėshtė kosovar. Edhe pėr kėtė jam krenar. Tani, ajo ēfarė duhet bėrė dhe mbetet pėr tu bėrė pėrpara, duhet ta bėjmė si kosovarė.”

Ēfarė ėshtė kjo qė duhet tė bėni?

“Ne nuk guxojmė ta mashtrojmė veten. Serbia ka humbur luftėn kundėr NATO-s, por vazhdon tė sillet sikur ėshtė fituese. Serbia nuk do tė pendohet kurrė pėr krimet e veta tė kryera. Bashkėsia ndėrkombėtare duhet t’i tregojė dhėmbėt asaj, ndryshe zjarri nuk do tė shuhet asnjėherė nga Serbia.”

Po Maqedonia ndihmon?

“Nė Maqedoni jetojnė shumė shqiptarė, por Maqedonia po bėnė politikė sė pari pėr vetė Maqedoninė. Megjithatė, ne nuk kemi pėr ti nxitur shqiptarėt kundėr qeverisė atje. Ne si kosovarė kemi nevojė pėr njė Maqedoni stabile ashtu siē kemi nevojė pėr njė Mal tė Zi stabil dhe njė Shqipėri prosperuese. Nė kėtė vende tashmė funksionon tregu i lirė dhe kjo na ndihmon mjaft. Me vendet tjera ndėrkaq mė shumė ka proklamata politike se sa njė efiēiencė reale dhe kėtė gjendje ne fakt duhet ta ndryshojmė.”

Me cilat prioritete?

“Prioritet ėshtė pavarėsimi nė tė gjitha fushat jetėsore: duam tė zhvillojmė ekonominė dhe tė pėrmirėsojmė mirėqenien e qytetarėve tanė. Shtetet evropiane qė duan tė na ndihmojnė nė kėtė rrugė janė tė mirėseardhura dhe ne do tė respektojmė “Rules of Law” qė na i kanė definuar.”


A ka kontakte me ekonominė gjermane?


“Po, por ata nuk mjaftojnė. Porsheja, Mercedesi dhe firmat tjera tė mėdha ende nuk janė nė Kosovė, ndonėse ne kemi mė shumė mundėsi tu ofrojmė atyre, se sa vendet tjera. Kėtė mundėsi e kanė kuptuar turqit. Aktualisht turqit po blejė gjithēka qė shitet nė Kosovė. Kjo para sė gjithash ėshtė njė pėrparėsi e madhe pėr ekonominė turke, por jo edhe pėr ambiciet tona pėr njė tė ardhme evropiane tė pėrbashkėt. Nė kėtė drejtim kjo mė shumė na dėmton.

Nė cilat lėmi po pėrfiton Turqia?

Kadri Veseli: “Aeroporti, Energjetika dhe Telekomi duket se pa kthyeshėm do tė blihen nga turqit. Personalisht konsideroj se ėshtė shumė e pa kėndshme qė ne si njė vend evropian ti nėnshtrohemi dhe biem nėn ndikimin kaq tė madh turk. Para njėqind vitesh ne mezi kishim dalė nga tirania 500 vjeēare osmane. Zhvillimet aktuale nė kėtė drejtim sjellin me veti rrezikun e njė vetėvrasjeje pėr ne. Njė vazhdimėsi e tillė do tė bllokonte tė drejtėn e kosovarėve tė vendosin pėr resurset e tyre kombėtare.”

I zė nė gojė Telekomin e Kosovės pėr tė cilin shumė shpejt do tė hapet njė tender ndėrkombėtar i shitjes. Ėshtė e vėrtetė, mė thotė Veseli. Nė Kosovė pėr shumė gjėra ende vendos misioni Euleks, UNMIK-ut dhe njė mik i gjithėfuqishėm amerikan: Ky i fundit preferon qė edhe Telekomi tė blihet nga turqit. “Do tė ishte mirė qė pėr kėtė tė interesohej edhe Telekomi gjerman. Ne jemi tė interesuar qė tė tėrheqim investues gjermanė nė Kosovė” thotė ai.

E pyes edhe pėr pasuritė minerare dhe minierėn e kromit qė shtrihen midis Malishevės dhe Llapēevės, e cila ėshtė aktivizuar aktualisht nga njė konsrocium nėn udhėheqjen gjermane. Kjo ėshtė miniera mė e madhe e kėtij elementi nė gjithė Evropėn.

Ėshtė e vėrtetė, thotė Veseli. Ai pėrshėndet para sė gjithėsh traditėn e sipėrmarrjes gjermane, e cila ka synime tė rrisė investimin nė Kosovė. Pastaj me njė zė tė mendueshėm mė thotė: “Ka edhe shumė mundėsi tė tjera tė panumėrta pėr investime nė sektorin e minierave dhe pasurive minerale. Ne jemi tė pasur me qymyr. Mė shumė se 70 pėr qind e sipėrfaqes nė Fushėn e Kosovės ėshtė qymyr. Sidomos pas katastrofės qė ndodhi nė centralin atomik tė Fokushimės nė Japoni, ėshtė shtuar shumė interesi pėr shfrytėzimin e qymyrit. Por edhe kėtu, pėr fat tė keq, nė listat pėr licenca janė renditur sipėrmarrje nga shtete tė tjera, e jo nga Gjermania. Duket se firmat gjermane janė tė dezinformuara qėllimisht nga konkurrentėt pėr kushtet i investimeve nė Kosovė. Edhe pėr termocentralin e ri interesimi kryesor ėshtė nga turqit tė ndjekur pastaj nga njė firmė indoneziane.”

Veseli mė shikon nė sy dhe mė thotė me njė gjermanishte tė qartė: “ Para sė gjithash ushtarakėt evropian na shpėtuan nga gjenocidi serb. Por ekonomia e vendit, nė kundėrshtim me interesat tona po u shitet vendeve jashtė kontinentit evropian. Kėshtu kemi pėrshtypjen se po shitemi dhe ne. Qėndrimi ynė ėshtė se Kosova ėshtė njė vend i destinuar pėr investime evropiane dhe jo qė pasuritė tona tė shkojnė nė Azi. Ani pse ne jemi 90 pėr qind mysliman, ne nuk kemi ambicie islamiste apo radikale - jemi myslimanė pragmatikė.”

Ndėrsa flet, Vesli rrudh krahėt: “E ēka tė bėjmė?” thotė. Nuk ėshtė se aktron. Por sidoqoftė, nė sytė e tij duke njė shkėndijė shprese:

“Gjasat tona janė tė mėsojmė biznesin. Ndoshta ėshtė shansi e vetėm. Duhet ta mėsojmė biznesin, ta mėsojmė shpejt. Kjo vlen pėr politikė, ekonomi por edhe pėr format tjera tė strukturave nė shoqėri. Sot nė jetėn e biznesit nė Kosovė flitet turqisht, e ne duam tė flasim gjermanisht. Duam qė nė Kosovė tė kemi Institutin Gėte. Fondacionin Fridrich Ebert tashmė e kemi kėtu, por ne duam edhe institutet tjera kulturore dhe arsimore gjermane, qė t’i kemi nė Kosovė. Donacionet dhe investimet e deritashme gjermane janė shumė bujare dhe tė dimensionuara me vend, por ato nuk mjaftojnė. Ne duam investime qė nė vendin tonė tė krijojmė vende tė reja tė punės dhe tė kemi punėdhėnės qė kanė shprehi, disiplinė dhe kulturė evro-perėndimore, ose mė ė mirė gjermane.”

Kėto fjalė tė Kadri Veselit duhet tė gdhenden nė gurė, mendoj unė. Janė fjali qė duhet tua pėrcjell njerėzve nė Gjermani dhe kėtė do ta bėj.

Veseli mė flet edhe imazhin e keq qė qėllimisht po shpėrndahet nė Evropė dhe Gjermani kundėr kosovarėve.

“A nuk ju duket e turpshme mėnyra se si nė Gjermani po bėhet njė propagandė kundėr kosovarėve ku po pėrhapet frika ndaj liberalizimit tė vizave pėr mė pak se dy milionė njerėz nė vend se opinioni tė informohej pėr mundėsitė e investimeve gjermane nė Kosovė? A nuk ėshtė e ulėt propaganda se si Kosova gjoja ėshtė shndėrruar nė eksportuese tė kriminalitetit?. Ėshtė njė fyerje e madhe pėr kėtė komb tė pėrvuajtur pėr mė shumė ėshtė gabim tė thuhet kjo, sepse kriminaliteti me viza e pa viza gjen rrugėn e vet. Kriminelėt kanė qenė nė Gjermani shumė kohė para se Kosova tė bėhej e pavarur. Liberalizimi i vizave ndėrkaq do tė sjellė kėmbim kulturash, mendimin e lirė dhe zhvillimin e miqėsisė. Por kjo heshtet nga propaganda, sepse edhe nė Gjermani ka forca qė duan tė pengojnė prosperitetin e ekonomisė gjermane nė Ballkan.”


Krenaria pėr identitetin kosovar.

Veseli flet edhe pėr “krenarinė e njė identiteti demokratik kosovar” dhe me kėnaqėsi e pėrsėrit mesazhin e tij kryesor: “Gjenerata e jonė ka njė mision. Ne duhet t’ia dalim qė njerėzit nė Evropė tė njohin identitetin kosovar nė kuptimin mė pozitiv tė fjalės, sepse ky ėshtė identiteti ynė evropian. Ne jemi nė shtėpinė tonė nė Evropė”

Ish shefin e shėrbimit tė fshehtė Kadri Veselin e pyes edhe pėr njė gjė tjetėr: a ekziston mė rreziku qė njė dhunė e re tė inspirohej nga kosovarėt nė Ballkan?

“Ky rrezik nuk ekziston mė. Ne vetė kemi vuajtur njė kohė tė gjatė nga dhuna dhe duam tė ēlirohemi nga kjo traumė dhe jemi nė rrugė tė mirė ta bėjmė kėtė”.

“- Ne kemi humbur njė gjeneratė nė luftė “ mė thotė Veseli derisa dalim nga restoranti dhe mė jep dorėn pėr tu pėrshėndetur. “Kėto kohėra tani i takojnė sė shkuarės – Na ndihmoni ju lutėm pėrmes informimit tė drejtė qė ato kohėra tė mos kthehen mė kurrė!”, mė thotė nė ndarje.

Mua mė pret taksi derisa Veseli ngrit edhe njė herė dorėn lartė nė shenjė pėrshėndetje duke hyrė nė makinė. E unė me taksi nisem drejt qendrės sė Prishtinės ku kam lėnė njė takim me njė zyrtar tė Qeverisė. Kur arrij atje, kėshilltari i tij mė njofton se termini im ėshtė shtyre, sepse nė takim ėshtė futur pa paralajmėrim ambasadori britanik. Tek fjala “pa paralajmėrim”, kėshilltari ngrit vetullėn sikur dėshiron tė thotė “ē’ti bėsh?”. Kėshtu ėshtė nė kėtė ditė tė ftohtė dhjetori nė kryeqytetin e Kosovės, kryeqytetin e evropianėve tė rinj….

(Pėrktheu nga gjermanishtja Fadil Gashi)


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 07-01-12, 10:14   #2
Neferta
 
Join Date: 22-06-09
Posts: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: A do ta shpetojn Veseli e Krasniqi Pdk-n, apo do ta themelojn nje parti te r

. Nuk e presin me ra fare. Miu eshte i pari qe e heton termetin
Andaj jo ky e ai po nje pjese shum e madhe e ketyre ''baballarve te kombit''
se shpejti do te terhiqen , do te dezertojn nga partija dhe do ti tradhtojn ''idealet '' partiake , pra ketyre ''tradhtarve te kesaj partije dikush tjeter do ti duartrokite se e ben nėmin e erdhen te ne .
Lakuriqi sheh edhe pa sy dhe nuk i duhet kallauz per mbijetese.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-01-12, 12:44   #3
Zanzi/M
mire ....
 
Zanzi/M's Avatar
 
Join Date: 12-01-10
Location: Prishtine
Posts: 1,776
Zanzi/M has disabled reputation
Default Titulli: A do ta shpetojn Veseli e Krasniqi Pdk-n, apo do ta themelojn nje parti te r

Se pari Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi nuk i kane raportet dhe aq te mira qe te bashkthemlojne nje parti prej fillimit.

Kadri Veseli shume ka gjasa te behet nen-kryetar i pare i partise kur kjo parti do ta mbaj kongresin ne prill te ketij viti. Padyshim qe Kadri Veseli do ti jep fryme te re PDK-se duke pas parasysh zhvillimet e fundit ne kete parti.
Zanzi/M Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-01-12, 17:22   #4
Zanzi/M
mire ....
 
Zanzi/M's Avatar
 
Join Date: 12-01-10
Location: Prishtine
Posts: 1,776
Zanzi/M has disabled reputation
Default Kadri Veseli flet per ish-okupuesin Turk

GT: Nė cilat lėmi po pėrfiton Turqia?

Veseli: Aeroporti, Energjetika dhe Telekomi duket se pakthyeshėm do tė blihen nga turqit. Personalisht konsideroj se ėshtė shumė e pakėndshme qė ne si njė vend europian t’i nėnshtrohemi dhe tė biem nėn ndikimin kaq tė madh turk. Para njėqind vitesh, ne mezi kishim dalė nga tirania 500’vjeēare osmane. Zhvillimet aktuale nė kėtė drejtim sjellin me vete rrezikun e njė vetėvrasjeje pėr ne. Njė vazhdimėsi e tillė do tė bllokonte tė drejtėn e kosovarėve tė vendosin pėr resurset e tyre kombėtare.

Last edited by Zanzi/M; 07-01-12 at 17:24.
Zanzi/M Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 07-01-12, 21:45   #5
Neferta
 
Join Date: 22-06-09
Posts: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Kadri Veseli flet per ish-okupuesin Turk

Quote:
Originally Posted by Zanzi/M View Post
GT: Nė cilat lėmi po pėrfiton Turqia?

Veseli: Aeroporti, Energjetika dhe Telekomi duket se pakthyeshėm do tė blihen nga turqit. Personalisht konsideroj se ėshtė shumė e pakėndshme qė ne si njė vend europian t’i nėnshtrohemi dhe tė biem nėn ndikimin kaq tė madh turk. Para njėqind vitesh, ne mezi kishim dalė nga tirania 500’vjeēare osmane. Zhvillimet aktuale nė kėtė drejtim sjellin me vete rrezikun e njė vetėvrasjeje pėr ne. Njė vazhdimėsi e tillė do tė bllokonte tė drejtėn e kosovarėve tė vendosin pėr resurset e tyre kombėtare.
Le mos e shpush ket pune njeher ma kana e tani spo ma kana me qen keshtu. Resurset natyrore dhe ato asete fitimprurese ua falet turkut me perqindje e tash jo turku se cfurku. Ju mbetshin ne fyte se kur ishte koha te mendonit ju fitonit e tani eshte koha te ekzistoni dhe keni filluar te mendoni.


Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 02:36.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.