Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
User Name
Password
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 09-05-12, 10:39   #1
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
GjIlAnAsI_cSi's Avatar
 
Join Date: 04-01-04
Posts: 1,211
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Default Atentatori i Ibrahim Rugovės?

Atentatori i Rugovės?


Agim Hoti pretendon se ėshtė autor i dy tentim atentateve ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Nga burgu i Dubravės, Hoti thotė se ata qė bėnė pazar me tė pėr tė vrarė janė Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj. Pėr kėto pretendime thotė se ka fakte qė do t’ua tregojė edhe hetuesve. Personat e pėrmendur, kėto deklarime i quajnė shpifje.
Agim Hoti ka kryer tentim atentatin ndaj ish Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Kėshtu sė paku thotė vetė Hoti.

Derisa po vuan dėnimin e tij nė burgun e Dubravės, pėr njė atentat tjetėr, ndaj Anton Berishės, ish-shefit tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit (ART), Hoti thotė se ka vendosur t’i hedhė nė shesh tė gjitha ato qė ka bėrė pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė.

Nė bisedė telefonike nga burgu pėr Express, Hoti pretendon se pėrveē atentatit qė ka kryer nė vitin 2007 ndaj Anton Berishės, ai vetė ka kryer edhe dy sulme tė tjera, njėrin nė vitin 2004, e tjetrin njė vit mė pas. Tė dy kėto tentim atentate ndaj ish-Presidentit Rugova.
Hoti pretendon se nė kėto raste nuk ka qenė i vetėm.
Qė tė dy sulmet ndaj ish-Presidentit, ai thotė se i ka kryer me urdhėr tė Xhavit Halitit, aktualisht deputet dhe nėnkryetar i Kuvendit tė Kosovės, Artan Nimanit, profesor nė UP si dhe Agron Haradinajtm i cili punon nė PTK.
Hoti pretendon se pėr kėto punė, ka marrė 5 mijė euro nė janar 2004.
“Unė jam ai i cili e kam gjuajtur bombėn mė 12 mars tė vitit 2004, nė oborrin e shtėpisė sė Ibrahim Rugovės, me urdhėr tė Xhavit Halitit, Agron Haradinajt e Artan Nimanit”.


__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 09-05-12, 16:11   #2
Arb
 
Arb's Avatar
 
Join Date: 09-10-04
Location: Little Dardania, NEW YORK
Posts: 11,552
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Default Re: Atentatori i Ibrahim Rugovės?

Hoti, Xhavit Haliti... mė pagoi ta vrisja Rugovėn

(iplotėsuar) - Agim Hoti pretendon se ėshtė autor i dy tentim atentateve ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Nga burgu i Dubravės, Hoti thotė se ata qė bėnė pazar me tė pėr tė vrarė janė Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj. Pėr kėto pretendime thotė se ka fakte qė do t’ua tregojė edhe hetuesve. Personat e pėrmendur, kėto deklarime i quajnė shpifje.
Agim Hoti ka kryer tentim atentatin ndaj ish Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Kėshtu sė paku thotė vetė Hoti.


Derisa po vuan dėnimin e tij nė burgun e Dubravės, pėr njė atentat tjetėr, ndaj Anton Berishės, ish-shefit tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit (ART), Hoti thotė se ka vendosur t’i hedhė nė shesh tė gjitha ato qė ka bėrė pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė.


Nė bisedė telefonike nga burgu pėr Express, Hoti pretendon se pėrveē atentatit qė ka kryer nė vitin 2007 ndaj Anton Berishės, ai vetė ka kryer edhe dy sulme tė tjera, njėrin nė vitin 2004, e tjetrin njė vit mė pas. Tė dy kėto tentim atentate ndaj ish-Presidentit Rugova.


Hoti pretendon se nė kėto raste nuk ka qenė i vetėm.


Qė tė dy sulmet ndaj ish-Presidentit, ai thotė se i ka kryer me urdhėr tė Xhavit Halitit, aktualisht deputet dhe nėnkryetar i Kuvendit tė Kosovės, Artan Nimanit, profesor nė UP si dhe Agron Haradinajtm i cili punon nė PTK.


Hoti pretendon se pėr kėto punė, ka marrė 5 mijė euro nė janar 2004.


“Unė jam ai i cili e kam gjuajtur bombėn mė 12 mars tė vitit 2004, nė oborrin e shtėpisė sė Ibrahim Rugovės, me urdhėr tė Xhavit Halitit, Agron Haradinajt e Artan Nimanit”.


Por ata tė cilėt i akuzon ky i burgosur se e kanė paguar pėr tė kryer njė veprim tė tillė, Hotin e quajnė vetėm njė njeri qė ėshtė i sėmurė mentalisht.


Pavarėsisht kėsaj, Agim Hoti me bindje tė plotė pretendon se kėta tė dy persona, bashkė me Xhavit Halitin, janė tė vetmit qė e kanė paguar atė pėr tė dy tentim atentatet ndaj ish-Presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova.


“Unė e kam kryer atentatin e parė nė vitin 2004 ndaj Rugovės. E kam gjuajtur bombėn nė shtėpinė e tij, me urdhrin e atyre qė i pėrmenda”, thotė Hoti.


Mė tej, ai deklaron se sulmin tjetėr qė ka ndodhur njė vit mė pas ndaj ish-Presidentit e ka kryer vetė, dhe me tė njėjtit urdhra nga tė njėjtit njerėz.
“E kam ndrequr dinamitin dhe e kam instaluar nė njė kontejner. Jam ulur nė njė qebaptore kinse pėr tė ngrėnė dhe me teledirigjues ėshtė aktivizuar, kur makina e tij ka kaluar andej”.


Madje ai thotė se pėr tė gjitha kėto qė thotė, ka dėshmi. “I kam tė gjitha mjetet elektronike, kapsulat me tė cilat ėshtė dirigjuar bomba, e tė gjitha i kam”, thotė Agim Hoti.


“Nė parking poshtė hotel Grandit, jam takuar me Artan Nimanin, i cili m’i ka dhėnė tė hollat pėr ta blerė topin e dorės. Prej asaj kohe e kam ruajtur Presidentin te varri i dėshmorit Afrim Vitia, rrugės pėr nė ‘Velani’”, thotė ai.


E pas shumė dėshtimeve dhe presioneve qė Hoti thotė tė ketė pasur, tregon se e kanė detyruar ta instalojė bombėn te ndėrtesa e “Sllovenia Sportit” nė Prishtinė.


“Njė ditė para se Rugova tė takohej me Solanėn, unė kam shkuar nė kėtė pjesė tė qytetit dhe kam bėrė pėrgatitjet”, pohon Hoti.


“Pėr krejt kėto i kam marrė 5 mijė euro. Jam paguar vetėm pėr sulmin e parė dhe pėr sulmin e dytė nuk jam paguar kurrė, pasi mė kanė thėnė se nuk e kam kryer punėn deri nė fund”, thotė Hoti, duke shtuar se tė gjitha kėto qė thotė, u qėndron prapa dhe ka vendosur t’i bėjė publike vetėm pėr njė arsye.


“Tė gjitha kanė pėrfituar nė kurriz timin. Kanė marrė miliona me thasė qė Agron Haradinaj i ka sjellė nga Suedia, derisa unė po kalbem nė burg”, thotė ai.
Ai kėto pretendime pėr tė cilat thotė se ka fakte, ka vendosur t’ua thotė edhe hetuesve.


Kjo nuk hera e parė qė Agim Hoti pėrmend emrat e Agron Haradinajt e Artan Nimanit se kanė qenė personat kryesorė qė kanė porositur vrasje me pagesė.
Madje Artan Nimani nė vitin 2007 ėshtė paraburgosur pėr shkak tė tentim atentatit ndaj Anton Berishės.


“Unė Agim Hotin e njoh pasi edhe mė herėt mė pati bėrė shantazh pėr atentatin ndaj Anton Berishės. Madje kam qenė edhe i akuzuar atė kohė pėr shkak tė kėsaj pune”, sqaron Nimani, nė banesėn e tė cilit, Agim Hoti, nė kohėn kur ka ndodhur tentim atentati, i kishte fshehur armėt. “Policia i pati gjetur ato armė dhe unė kam vuajtur kot dėnim 2 muaj e mė”, pohon profesor Nimani.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 09-05-12, 17:54   #3
Kercovari
 
Join Date: 20-09-04
Location: Zuerich/ch
Posts: 16,003
Kercovari has disabled reputation
Send a message via MSN to Kercovari
Default Re: Atentatori i Ibrahim Rugovės?

Atentatore i dyshuar..dje u lirua nga akuzat Ramush Haradinaj sot kemi atentator te Rugoves...Dhashte Zoti hengshi koken tuaj kur keni prirje dhe kurajo te demtoni veten me lloj lloj shpifje dhe genjeshtre...
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 09-05-12, 19:48   #4
Neferta
 
Join Date: 22-06-09
Posts: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: Atentatori i Ibrahim Rugovės?

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,71868
Nese munde ti besohet keti njeriu po del se vertet ose shantazhon per para ose eshte i shantazhuar ne kompezim te lirimit te tije disi.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 10-05-12, 10:53   #5
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
MemphiSx's Avatar
 
Join Date: 11-12-03
Location: StAteS Of GjAkOvA
Posts: 12,416
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to MemphiSx
Default Re: Atentatori i Ibrahim Rugovės?

Quote:
Originally Posted by Kercovari View Post
Atentatore i dyshuar..dje u lirua nga akuzat Ramush Haradinaj sot kemi atentator te Rugoves...Dhashte Zoti hengshi koken tuaj kur keni prirje dhe kurajo te demtoni veten me lloj lloj shpifje dhe genjeshtre...


Edhe ata qe thurnin genjeshtra kinse Ibrahim Rugova po i pergatit kto atentate vet,per me iu rrit prestigji ne populle,e hongrishin kryt e vet...e tpari e tdytin...!!!

Pse kercove se ki dit ti se kan tentu me vra Ibrahim Rugoven a???
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 10-05-12, 13:10   #6
Kercovari
 
Join Date: 20-09-04
Location: Zuerich/ch
Posts: 16,003
Kercovari has disabled reputation
Send a message via MSN to Kercovari
Default Re: Atentatori i Ibrahim Rugovės?

Quote:
Originally Posted by MemphiSx View Post
Edhe ata qe thurnin genjeshtra kinse Ibrahim Rugova po i pergatit kto atentate vet,per me iu rrit prestigji ne populle,e hongrishin kryt e vet...e tpari e tdytin...!!!

Pse kercove se ki dit ti se kan tentu me vra Ibrahim Rugoven a???
Une e kam dite se ka pas tentativa atentatesh ndaj Rugoves por pyetja shtrohet se kur ka qene ky atentatore deri dje..ku ka qene hetuesia,prokorori etj po dalin sot pas lirimit te Haradinajt.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 10-05-12, 15:57   #7
sherri
J.H.N.K.SH
 
sherri's Avatar
 
Join Date: 13-06-05
Location: Rruga e qumshtit Nr- 3
Posts: 4,746
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Default Re: Atentatori i Ibrahim Rugovės?

Haliti: Prokuroria tė mė hetoj pėr akuzėn e Hotit

Deputeti nga radhėt e Partisė Demokratike tė Kosovės, Xhavit Haliti ka reaguar tė mėrkurėn lidhur me akuzat e Agim Hotit, se Haliti e ka urdhėruar atė tė kryej atentat ndaj ish –presidentit Ibrahim Rugova, duke e cilėsuar si shpifje.

Ai i ka bėrė thirrje publike Prokurorisė sė shtetit qė ta hetoj pėr akuzėn e Hotit ndaj tij.

“Dėshiroj tė sqaroj opinion publik se akuza qė bėn ndaj meje qytetari i panjohur pėr mua, Agim Hoti, nė gazetėn ‘Express’ tė datės 9 maj, se gjoja unė e paskam urdhėruar atė tė kryej atentat ndaj ish –presidentit Ibrahim Rugova, ėshtė njė shpifje e radhės kundėr meje. Agim Hotin, kurrė nuk e kam takuar, kurrė nuk kam pirė qoftė edhe njė kafe me tė, e as qė ia kam dhėnė dorėn ndonjėherė. Jam i bindur se e Hoti i porositur nga dikush tjetėr, duke shpifur ndaj meje, ka pėr qėllim qė tė mė dėmtoj nė opinion”, shprehet Haliti.

Derisa po vuan dėnimin e tij nė burgun e Dubravės, pėr njė atentat tjetėr, ndaj Anton Berishės, ish-shefit tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit (ART), Hoti thotė se ka vendosur t’i hedhė nė shesh tė gjitha ato qė ka bėrė pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė

E thirre prokurorin qe e ka n'dore ky bastared,! po nuk do ta kete gjithmon ka edhe pak kohe deri sa te ndertohet ai burgu i siguris se lart n'kufi me shkini qatje :P:P
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)

Last edited by sherri; 10-05-12 at 15:57.
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 10-05-12, 20:11   #8
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
MemphiSx's Avatar
 
Join Date: 11-12-03
Location: StAteS Of GjAkOvA
Posts: 12,416
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Send a message via MSN to MemphiSx
Default Re: Atentatori i Ibrahim Rugovės?

Qishtu thojshin edhe kta kriminelat qe jan denu sot,kur ju dul Bllaca publikisht hahahah!!

Ani mkujtohet kur dilshin ne RTK(PDK) e thojshin se njohim kush osht ky Bllaca,kurr se kem pa ahahaha sikur Xhaviti se paska thone!!
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 12-05-12, 10:49   #9
Arb
 
Arb's Avatar
 
Join Date: 09-10-04
Location: Little Dardania, NEW YORK
Posts: 11,552
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Default Re: Atentatori i Ibrahim Rugovės?

“Mė thanė se Rugova ishte tradhtar i kombit..”

EULEX-i heton atentatet ndaj Rugovės
I burgosuri Agim Hoti ka zgjeruar akuzat ndaj nėnkryetarit tė parė tė Kuvendit tė Kosovės, Xhavit Haliti, duke thėnė se ka qenė nė mesin e urdhėrdhėnėseve pėr tentim-vrasjen ndaj ish -kreut tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit (ART), Anton Berisha.



Kėto atentate, qė kanė ndodhur nė vitin 2007, kanė nxjerr fajtor Hotin, i cili tashmė po vuan dėnimin nė Burgun e Dubravės. “Edhe pėr rastin e Anton Berishės kanė pasur gisht Xhavit Haliti dhe Agron Haradinaj. Pėr kėtė atentat asnjėherė nuk kam marr tė holla”, ka thėnė Hoti. Qėllimi i vrasjes sipas tė dėnuarit Hoti ka qenė pėr ēėshtje tė bizneseve. “Xhavit Haliti, Artan Nimani mė kanė thėnė ta vras Anton Berishėn, pasi po ua prish punėt qė i kanė ata me kompanitė finlandeze, holandeze e qė ua ka dhėnė mė pas sllovenėve”, ka deklaruar Hoti.



Ai ka treguar se me Xhavit Halitin dhe Etrur Rrustemin pėr herėn e fundit nė vitin 2007 ka pirė kafe nė picerinė ‘Aurora’ nė Prishtinė, qė gjendet nė rrugėn ‘Nėnė Tereza’. Hoti nuk ka hezituar tė tregojė edhe njė herė mė gjerėsisht mbi atentatet ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke thėnė se ka qenė i urdhėruar nga Xhavit Haliti, Agron Haradinaj dhe Artan Nimani. Hoti ka thėnė se pas dėshtimit pėr ta vrarė Rugovėn, ai ishte urdhėruar edhe mbi dhjetė herė tė tjera tė bėjė atentat mbi presidentin, por kėtė nuk e kishte bėrė pėr shkak se nuk kishte pasur mjete.



“Mė thanė se Rugova ishte tradhtar i kombit..”

“Kur ka dėshtuar atentati i parė, kam pasur presione nga grupi tė cilėt mė thoshin se tash nuk e ke arritur qėllimin dhe duhesh patjetėr ta bėsh atentatin e dytė, i cili ka qenė te vetura.



Ndaj Rugovės mė kanė thėnė tė bėj prapė atentat. Kėtė e kanė thėnė Xhavit Haliti, Agron Haradinaj, Artan Nimani. Unė i kam thėnė se nuk kam mjete financiare pėr tė blerė gjėra pėr atentat. Mė kanė thėnė se bėj ēka tė duash. Pėr kėtė rast kanė qenė nė pyetje milionat. Me dhjetėra herė mė ėshtė kėrkuar tė bėj atentat ndaj Rugovės, por njėkohėsisht kam pasur presione shumė tė mėdha nga ky grup”, ka thėnė Hoti.



I burgosuri nė mes tė tjerash ka deklaruar se arsyeja se pėr ēka ėshtė kėrkuar vrasja e Rugovės ėshtė se Xhavit Haliti, Agron Haradinaj dhe Artan Nimani i kishin thėnė se presidenti ėshtė tradhtar i kombit dhe pjesė e UDB-sė sė Serbisė. “Mė kanė thėnė se Rugova ėshtė tradhtar i kombit , UDB-sė sė Serbisė dhe ashtu e kam konsideruar edhe unė. Pėr mua Ibrahim Rugova kurrė nuk ka qenė president”, ėshtė shprehur Hoti.



Ai ka pranuar se njė ditė pas publikimit tė deklaratave tė tij EULEX-i ka filluar hetimet pėr rastin e atentatit ndaj presidentit Ibrahim Rugova. “Pėrfaqėsuesit e EULEX-it kanė qenė nė Burgun e Dubravės dhe m’i kanė marr tė dhėnat e mia personale. Brenda kėsaj jave, EULEX-i do tė vijė nė burg dhe do tė mė marr nė pyetje pėr rastin e Ibrahim Rugovės”, ka thėnė Hoti. Ndėrsa i kontaktuar nga gazeta, zėdhėnėsi i misionit tė EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka thėnė se ka kėrkuar informata nga prokuroria lidhur me kėtė rast, dhe se tash pėr tash nuk ka pėrgjigje.



“ Atentatori” i Ibrahim Rugovės ka treguar pėr organizimin e dy atentateve ndaj presidentit, duke thėnė se ato janė bėrė nė vitin 2004 dhe 2005. “ Unė Agim Islam Hoti nga Polaci, komuna e Skenderajt (1981), deklaroj me plot vullnet dhe dėshirė pėr hir tė opinionit publik dhe drejtėsisė qė me datėn 12 mars 2004 e kam hedhur bombėn nė rezidencėn e shtėpisė sė dr. Ibrahim Rugovės. Jam nisur nga Qendra Studentore, konvikti i parė nga barakat nga ora 15: 45 dhe nga ora 14:30 kam qenė te rezidenca e Rugovės dhe ia kam hedhur bombėn.



Pastaj jam larguar nė kėmbė nga parku i ‘Velanisė’ dhe jam kthyer nė barakat e konviktit”, ka treguar Hoti pėr atentatin e parė. “Mė datėn 13 mars 2005 te objekti i quajtur “Sllovenia Sporti” nė orėn 00:00 tė natės e kam lėnė dinamitin apo eksplozivin nė njėrin nga kontejnerėt. Atė ditė herėt nė 7 e 30 tė mėngjesit kam shkuar dhe kam hyrė me njė qebaptore afėr “King Kazinos”, ku mund ta shihja kontejnerin qė kisha vendosur eksplozivin. Nė xhep kam pasur tele-dirigjuesin dhe posa ėshtė ofruar makina e presidentit Rugova, unė e kam shkrepur eksplozivin dhe e ka qėlluar direkt makinėn e tij.



E kam marr vesh nga televizionet se Havier Solana nesėr do tė vijė ta takojė Rugovėn dhe qysh herėt kam dalė nė orėn 7 e 30 kam dal te vendi dhe e kam pritur momentin e duhur. Kjo ėshtė bėrė me urdhėr tė Xhavit Halitit, Agron Haradinaj dhe Artan Nimani”, ka treguar Hoti duke shtuar se ai ka fakte dhe dokumente, si teledirigjuesin dhe kapsulat elektronike. Hoti ka treguar se dinamiti qė ėshtė pėrdorur pėr tentimvrasjen e presidentit Rugovės ka qenė e tipit TNT me madhėsi tė njė paqete cigaresh.


Dinamiti

“Njė pjesė tė dinamitit e kam pasur nga lufta, ndėrsa tė tjerat i kam mbledhur edhe nėpėr shoqėri. Dinamiti ka qenė TNT, me madhėsi sa njė paqetė e cigares. Nuk kam pasur mundėsi tė siguroj mė shumė dinamit, se po tė kisha, ajo veturė nuk do tė ekzistonte. Me aq kapacitet sa kam pasur e kam organizuar vrasjen”, ka deklaruar Hoti. Por pėr kėto atentate Hoti ishte paguar me 5 mijė euro, ndėrsa 500 euro tė tjera i kishte marrė si shpėrblim, me tė cilat kishte kryer mė pas njė blerje tė njė topi tė dorės.

Krunat nga Suedia

“Nė dhjetor tė vitit 2004, Agron Haradinaj ka sjellė dy thasė kruna, monedhė e Suedisė dhe ato tė holla i kanė marrė Agron Haradinaj, Artan Nimani, Mimoza Krasniqi dhe i kanė dėrguar nė Shqipėri dhe i kanė bėrė euro. Ka qenė ditė acar nė janar kur nė parkingun e Hotelit Grand nė pėrdhese, Artan Nimani m’i ka dhėnė 5 mijė e 500 euro. Me 3 mijė e 500 euro e kam blerė top dore, ndėrsa nė rrugėn ‘Velania’ kam ruajtur dhe kam blerė njė BMĖ, 1 mijė 200 euro dhe aty e kam ruajtur Rugovėn, por nuk ka ardhur”, ėshtė shprehur ai.


Ia kėrkoi 100 mijė euro Xhavit Halitit pėr shėrbimet

Por pėr tė gjitha kėto atentate qė ka kryer Hoti ka urdhėruar vėllanė e tij tė kėrkojė 100 mijė euro nga Xhavit Haliti, ku ky i fundit nė bisedė me tė ia kishte premtuar. “Vėllai im ka bashkėbiseduar me Xhavit Halitin para njė jave nė numrin e telefonit tė tij ( i njohur pėr gazetėn) dhe i ka treguar se unė po ia kėrkoj 100 mijė euro pėr shėrbimet e mia. Xhaviti i ka premtuar vėllait se do t’i japė 100 mijė euro nė ditėn e enjte, pra mė 3 maj, por nuk ka ndodhur”, ka treguar Hoti. Por Hoti nuk ėshtė ndalur me kaq.



“Unė kam njė porosi pėr Xhavit Halitin, Agron Haradinaj dhe Artan Nimani: unė ju pres kėtu nė burg, tė rrimė bashkė. U kundėrpėrgjigjem atyre pėr akuzat qė m’i kanė bėrė se gjoja jam i ēmendur e u them, po ju pres nė burg, me ju do tė merret gjykata. Ka vend nė burg edhe pėr ju”, ka deklaruar Hoti.



Arsyeja se pėrse ai ėshtė shfaqur pas njė kohe pėr ta thėnė atė se ēka ka ndodhur nė atentatin ndaj Rugovės, sipas Hotit ėshtė se urdhėruesit e tij kanė bėrė miliona nė kurrizin e tij. “Deri dje mė kanė thėnė dil vraje Ibrahim Rugovėn e sot po bėjnė koalicion me partinė e tij, ose po ia vėnė emrin rrugėve e shesheve ‘Ibrahim Rugova’, si dhe po shkojnė e po pėrkulen para varrit tė tij.



Ata i kanė marrė paratė, janė bėrė milionerė”, ka theksuar Hoti. Edhe pėrkundėr pėrpjekjeve pėr tė kontaktuar me nėnkryetarin e Kuvendit tė Kosovės, Xhavit Halitin, nė lidhje me akuzat qė i janė drejtuar pėr urdhėr tė tentim-vrasjes sė Anton Berishės, ka qenė e pamundur. Atij i janė dėrguar mesazhe edhe pėrmes dy telefonave celularė qė ai posedon, por Haliti nuk ka kthyer pėrgjigje.


Ndėrkaq ditė mė parė Haliti pėrmes njė sqarimi pėr mediet pati mohuar se ka dhėnė urdhėr tė kryejė atentat ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova. Agim Hotin kurrė nuk e kam takuar, kurrė nuk kam pirė qoftė edhe njė kafe me tė, e as qė ia kam dhėnė dorėn ndonjėherė. Jam i bindur se e Hoti i porositur nga dikush tjetėr, duke shpifur ndaj meje, ka pėr qėllim qė tė mė dėmtoj nė opinion”, shprehet Haliti.



Edhe i pėrfoluri tjetėr Artan Nimani ka mohuar se ka urdhėruar Agim Hotin tė bėjė atentat mbi Ibrahim Rugovėn dhe Anton Berishėn. Ai ka deklaruar se Hoti po bėn shantazhe tė organizuara qė mund tė jenė edhe me motive politike, edhe nė interes tė dikujt tjetėr. “Mendoj se ky ėshtė i shtyrė nga dikush, ka tendencė tė caktuara ndaj meje. Nuk e di pse mund tė ketė arsye, sepse unė tani nuk jam i kyēur as nė politikė e as nė biznes. Nuk e kuptoj pse”, ka deklaruar Nimani, duke shtuar se nga Hoti kishte pasur shantazhe mė herėt tė cilat do t’ia dorėzojė gjykatės.



Ndėrsa Agron Haradinaj nuk ka dashur tė flasė. “Tė gjitha ato qė i kam thėnė nė medie janė tė njėjta dhe vetė prokurori ka tė drejtė tė dijė mė shumė ”, ėshtė shprehur Nimani./Kosova Sot/
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 17-05-12, 13:37   #10
King Street
Jeta Eshte TEATER
 
King Street's Avatar
 
Join Date: 17-05-12
Location: Dardani e Lashtė
Posts: 262
King Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėm
Default Re: Atentatori i Ibrahim Rugovės?

Mė ne fund edhe LDK-ja reagoj

LDK kėrkon ndėshkim pėr ekzekutorėt dhe frymėzuesit e krimeve, dhe atentatorėt ndaj Rugovės

Lidhja Demokratike e Kosovės mė nė fund pas presionit tė iniciuar nė media nga “Bota sot” dhe njė grupi intelektualėsh nga Gjermania dhe anėtarėsia e strukturat e saj nė Gjermani e Zvicėr, ka kėrkuar publikisht ndriēimin e dy tentimatentateve ndaj presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, dhe tė vrasjeve tė rėnda tė kryera pas luftės. Deklaratėn e LDK-sė po e botojmė tė plotė, tė lėshuar pak ēaste mė parė.
“Lidhja Demokratike e Kosovės thekson se nuk mund tė ketė shoqėri tė lirė as shtet ligjor nė Kosovė pėrderisa nuk parandalohet e nuk dėnohet krimi. Deri mė sot nuk janė zbuluar e ndėshkuar ekzekutuesit e krimeve tė rėnda, tė vrasjeve e tė tentimvrasjeve tė shumė atdhetarėve e drejtuesve tė lartė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe veprimtarėve dhe zyrtarėve tjerė nė Kosovė.
Lidhja Demokratike e Kosovės u bėn thirrje qytetarėve tė Kosovės tė denoncojnė veprat kriminale, po ashtu u bėn thirrje organeve kompetente tė hetimit, tė ndjekjes e tė gjyqėsisė, qė tė zbardhen krimet e rėnda e tė ndėshkohen kriminelėt. Lidhja Demokratike e Kosovės tėrheq vėmendjen qė drejtėsia e vonuar ėshtė drejtėsi e munguar, kurse krimi i pandėshkuar ėshtė krim qė mund tė pėrsėritet.
Nė ditėt e fundit kanė dalė deklarata tė hapura pėr dy tentimatentate ndaj themeluesit e kryetarit tė LDK-sė, dr Ibrahim Rugovės, nė vitin 2004 dhe nė vitin 2005, pikėrisht nė kohėn kur Rugova ishte President i Republikės sė Kosovės. Ne besojmė fort se do t’i shėrbente drejtėsisė nė Kosovė dhe besimit nė shtetin e Kosovės qė Prokuroria e Kosovės dhe Prokuroria e EULEX-it tė trajtojnė tė gjitha kėto raste tė vrasjeve dhe tentimvrasjeve dhe tė sjellin para drejtėsisė, pėr tė marrė dėnimin e merituar, ekzekutorėt e krimeve tė rėnda dhe frymėzuesit e tyre. Besojmė qė thirrjes sonė do t’i bashkohen qytetarėt, qė e duan Kosovėn tė lirė e shtet tė sė drejtės, po ashtu edhe shoqėria civile e partitė politike. Presim qė t’i bashkohen kėsaj thirrjeje nė radhė tė parė pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Republikės sė Kosovės, Presidentja, Kryetari i Kuvendit e Kryeministri”. Bota Sot


__________________
Fitova Pavarsin emrin e ka Kosova ,Faleminderitnga Zemra Ibrahim Rugova
King Street Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 00:05.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.