Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
User Name
Password
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 07-08-12, 17:35   #1
murrizi
 
murrizi's Avatar
 
Join Date: 18-04-05
Posts: 3,488
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Default Ismail Qemali-Plaku i Pavarėsisė sė Shqipėrisė

2 fotot e pabotuara sė varrimit tė Ismail Qemalit





VLORĖ- Dy fotot qė shoqėrojnė kėtė shkrim botohen pėr herė tė parė. Ato publikohen nga studiuesi vlonjat, Fahri Shaska, i cili i ka siguruar ato nė arkivat e kohės.
Studiuesi Shaska, thotė se, "nė kėto dy foto, tė zverdhura nga dekadat, evokohen momentet kur trupi pa jetė i Plakut tė Pavarėsisė, pėrcillej nė varrezat e familjes, nė fshatin Kaninė, aty ku do tė prehej deri nė vitin 1932.

"Ėshtė njė ceremoni mjaft domethėnėse, ku ka marė pjesė gjithė populli i Vlorės e mė gjerė, pėr tė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit heroin e tė gjithė shqiptarėve", thotė Shaska.

Nė njė prononcim pėr ATSH-nė ai pėrsėrit faktin se Ismail Qemali vdiq nė Peruxhia, ku ndodhej i ftuar nga qeveria italiane pėr tė arritur njė bashkėpunim mbi tė ardhmen e Shqipėrisė. Ishte njė moment, kur Plaku i Vlorės do tė fliste pėrpara gazetarėve, por nuk arriti pėr shkak tė turbullirave qė ndjeu dhe rėndimit tė mėtejshėm tė gjendjes shėndetėsore.

Ai ndėrroi jetė nė 24 janar tė vitit 1919, por nė Shqipėri do tė transportohej dy javė mė vonė. Gjatė kėsaj kohe, trupi i tij u balsamos, duke ja hequr gjithė organet e brendshme ēka, sipas Shaskės, hoqi mundėsinė pėr njė ekspertim tė plotė mjekėsor tė kufomės dhe nxjerrjes sė njė pėrfundimi tė saktė pėr shkaqet e vdekjes.

"Trupi pa jetė i Ismail Qemalit, i shoqėruar nga tre djemtė e tij, Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Jashtme italiane, u transportua nė 8 shkurt me tren nė Brindisi dhe mė pas u vendos nė bordin e anijes ushtarake "Alpino" pėr t’u dėrguar nė Shqipėri, ku mbėrriti mbrėmjen e 10 shkurtit", tregon historiani vlonjat.

Dy ditė mė pas, nė 12 shkurt, sipas Shaskės, u organizua edhe ceremonia madhėshtore e pėrcjelljes nė varrezat e familjes Vlora, nė Kaninė. Por, kėtu evokohet edhe njė moment i rėndėsishėm, ai i mbėshtjellės sė arkivolit me Flamurin Kombėtar, ēka nuk ishte lejuar mė parė nga komanda e trupave italiane tė pushtimit, qė kishin zaptuar Vlorėn prej pėrfundimit tė Luftės sė I Botėrore. Kėshilli bashkiak nuk lejoi qė flamuri italian tė mbante tė mbėshtjellė arkivolin ku ishte vendosur trupi i Ismail Qemalit, por kėrkoi qė ai tė vishej me flamurin kuq e zi.

Sipas Shaskės, nė atė kohė Vlora ndodhej nėn pushtimin italian dhe komanda e trupave tė pushtimit, e trembur nga ndonjė rebelim urdhėroi qė nė ceremoni tė mos pėrdorej asnjė flamur shqiptar.

(d.b/BalkanWeb)
Por, kėshilli bashkiak, kėmbėnguli pėr tė kundėrtėn, ēka u pranua nga komanda italiane. Arkivoli me flamurin e kuq me shqiponjėn e zezė, qė sipas historianėve ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesė nė mars 1913, kur ai bėri njė vizitė nė Vlorė dhe qė e mbante djali i madh i patriotit, Et’hem Bej Vlora, u nis pėr nė Kaninė, gjė qė pasqyrohet edhe nė njė nga dy fotot qė shoqėrojnė shkrimin. Karroca ku ndodhej arkivoli tėrhiqej nga gjashtė kuaj dhe shoqėrohej nga dy rreshta ushtarėsh.

Kortezhi udhėhiqej nga dymbėdhjetė kurora qė mbaheshin nga djemtė e Vlorės, anėtarė tė shoqėrisė "Djelmoshat e Vlorės". Nė korteun e pėrmortshėm pėrfshiheshin qindra qytetarė, njerėz tė thjeshtė, pėrfaqėsues nga shkollat, nga shoqėria, banda ushtarake, reparte tė zgjedhura dhe drejtuesit mė tė lartė tė ushtrisė italiane tė pushtimit, krerėt e komuniteteve fetare.

Pėrpara se tė zbritej nė banesėn e fundit, flamuri qė mbėshtillte arkivolin do tė merrej nga djemtė e Plakut tė Vlorės pėr t’u pėrdorur sėrish nė ceremoninė e rivarrimit nė 28 nėntor tė vitit 1932, nė Sheshin e Flamurit nė Vlorė, aty ku ndodhet edhe sot.

"Varrimi i Ismail Qemalit, ishte njė apoteozė madhėshtore e tė gjithė popullit pa dallim dhe njė kurorė qė ai e fitoi me punėn e tij tė madhe nė shėrbim tė vendit tė tij", citon Shaska, thėnien e njė historianeje, qė e vlerėson kėshtu ceremoninė e varrimit tė Ismail Qemalit.



__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 02:36.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.